Mes dhimbjes e dashurisë, Ramë Lahaj jetësoi Festivalin Operistik në Kosovë

Era Berisha

Fotografitë: Arben Llapashtica

Ngjyrat operistike të zërave që të lënë pa mend por të mbushura me emocione nga më të ndryshmet e që depërtojnë përtej lëkurës së njeriut për të arrirë në thellësinë e fshehur të tij, aty ku rrahjet e zemrës buçojnë furishëm teksa valëviten mes vete si një harmoni melodish, erdhi pikërisht nga mbizotërimi i tre zërave botërorë si: tenori Ramë Lahaj, sopranoja Lana Kos dhe baritoni Simone Piazzola, të cilët nën dirigjimin e veçantë të italianit Antonello Allemandi, mbrëmë atmosfera në sheshin ‘Skënderbeu’ u pushtua nga madhështia e zërave artistik, që porsi një ylber lëkundeshin në ngjyra diversive e magjishëm ndërlidheshin me tingujt e instrumenteve të cilat u gjallëruan nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, me ç’rast koncerti ‘Ramë Lahaj & Friends’ në kuadër të edicionit të parë të festivalit “Ramë Lahaj International Opera Festival”, pikturoi Prishtinën me ndjenja aq të fuqishme sa që gjurmën e pashlyeshme nuk do të donte ta zëvendësonte askush, shkruan KultPlus.

Zogjtë me vallëzimin e cicërimave të tyre, flladi i butë i netëve verore, dritat e ngrohta lartë në qiell, shushurimat e melodive që lehtas dëgjoheshin nga instrumentet e të cilat po bëheshin gati të ringjallen përsëri, dhe sytë e kalimtarëve që kthenin kokën për të njëqindtën herë për të shikuar se çfarë po ndodhte, ishin këto veçanti të bukura që po shoqëronin çdo njeri fiks një orë para se magjia operistike të zinte vendin kryesor në skenën gjigande të vendosur përballë audiencës. E gjysma e karrigeve tashmë ishin të mbushura plot teksa një varg njerëzish që nuk po i dihej fundi, me padurim po prisnin radhën për të hyrë brenda e disa të tjerë preferonin të shfrytëzonin shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ora shënoi 20:40 e duke filluar nga karriget e kuqe në fillim, të katërtat e të zezat mu në mes e deri tek ato të bardhat në fund, publiku tashmë kishte mbushur çdo hapësirë të mundshme për të shijuar atë që pas pak minutash do të fillonte e që në vete ngërtheheshin surprizat e shumta të njëpasnjëshme. Ndonëse qetësia absolute në një ambient të tillë është tejet e paimagjinuar, në publik mbizotëroi respekti i madh kur lëvizja e parë e dirigjentit të njohur italian, Antonello Allemandi papritmas theu pritjen e publikut e Orkestra e Filharmonisë së Kosovës filloi jetësimin e instrumenteve diversive të cilat qysh në sekondën e parë u shndërruan në trupa të dytë në skenë krahas instrumentistëve, lëvizjet e së cilëve për bazë kishin ashpërsinë e ëmbël që vërehej lehtësisht gjer në fund të audiencës.

Pas interpretimit të mahnitshëm e tejet emocionues të veprës ‘Baresha’, që shënoi fillimin e koncertit e njëkohësisht nderoi lartë ikonën, Nexhmije Pagarusha, në skenë doli tenori shqiptar Ramë Lahaj, i cili u mirëprit me duartrokitjet e publikut që pas disa sekondave pushuan për t’i dhënë rastin të marrë fjalën. Ai filloi me një fjalim të shkurtër, dukë falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre që me padurim prisnin magjinë e zërit të tij, e gjithashtu për të shprehur se Nexhmija gjithmonë do të mbetet në zemrat e çdo kujt, teksa fotografitë e saj lëshoheshin anash si një rrjedhë e bukur kujtimesh.

Një artist me famë ndërkombëtare që ka prekur skenat e mëdha botërore, Ramë Lahaj mu në mesin e Prishtinës të mbushur me artdashës e krijues artistik, me një qëndrim pingul në skenë e me një orkestër të tërë prapa tij, zëri i tij i cili posedonte nota të larta në çast zgjoi terqethët e qenies njerëzore që po përjetonin timbrin shkëlqyes të vokalit të tij unik, me ç’rast tingujt e këngës spanjolle u interpretuan në një mënyrë aq mbresëlënëse sa që kur zëri i tenorit arriti deri në kulm, ishte publiku ai që shikonte e dëgjonte me entuziazëm majën shurdhuese të talentit që Lahaj me një mjeshtëri madhështore e derdhte nga brendësia shpirtërore e tij.

Pas këtij interpretimi, në skenë performuan ndaras edhe dy yje botërore si baritoni Simone Piazzola dhe sopranoja Lana Kos. Piazzola i veshur në të zezë në një kostum klasik, interpretoi veprën ‘Nemico della patria’ e sopranoja Kos u shfaq me një fustan të bardhë duke dhënë një iluzion se një engjëll i bardhë sapo kishte shkelur këtë skenë magjepsëse e po këndonte pikërisht për publikun kosovar.

Sheshi kumbonte nga turma e brohoritjet e duartrokitjet e publikut që tashmë ishin bërë pjesë kyçe e çdo vepre të performuar dukë lënë gjurmë në atmosferën e krijuar kurse nuk munguan as video prezantimet e dedikuara për atdheun e mërgimtarët që shfaqeshin anash skenës e që ringjallnin kujtime e zgjonin emocione të veçanta e të ndryshme për qytetarët e Kosovës. Ndërkaq, pas përfundimit të këtyre videove që shikoheshin me admirimin e syve të pranishëm, tenori Lahaj bëri të ditur se një surprizë e vogël pas pak momentesh, nuk do të jetë më e tillë.

Përpara audiencës që nuk po ngopej dot me madhështinë e këtyre talenteve e tek të cilët gjithmonë vërehej uria e tyre për të dëgjuar hyjnizimin operistik të gërshetuar me simfoniken e Orkestrës së Kosovës, doli tenori i njohur botëror, Xhelal Bakraqi. Dëshmia se dashuria e papërmbajtur për operën e dëshira e madhe për ti dhuruar publikut tonë një natë që do ngelet në kujtesën tonë e ku harresa nuk vihej në pyetje, u shpalos mbrëmë më së miri nga vetë Bakraqi i cili pushtoi skenën me një timbër të jashtëzakonshëm, teksa duart e dirigjentit Allemando dhuronin imazhin e një dallëndysheje, krahët e të cilit përplaseshin në një harmoni të lëvizjeve të shpejta, precize e shumë delikate.

Në këtë natë e cila solli së bashku tenorin Lahaj, sopranon Kos dhe baritonin Piazzola, nuk do të kishte kuptim nëse të tretë së bashku nuk do të gërshetonin talentin e tyre në një tingëllimë të vetme e që në të vërtetë interpretimi i tyre së bashku pushtoi tërë Prishtinën duke kapluar zemrat e të pranishmëve në guaskën e ngjyrave të zërit që lehtësisht jehonte në qiellin e hapur të qytetit e depërtonin deri në mbulojën e shpirtit të publikut që kishte kohë pa dëgjuar një koncert të tillë të papërsëritshëm.

Ndërkohë, vepra e titulluar ‘O moj e bukura Arbëri’ nga Adhurim Grezda dhe Endrit Xerxa erdhi në një frymë të shumëpritur nga publiku që po adhuronte muzikën shqipe e edhe më shumë kur këndohej nga këta shqiptar të cilët prekin skenën botërore por rikthehen sërish në vendin e tyre për të performuar me sukses të plotë një program të pasur në përmbajtje e që pothuajse ulërinte në veshin e çdo kujt duke lënë momente të ngulitura thellë në shpirtin e publikut. Por kjo natë e cila në secilin moment frymonte copëza magjike, u përmbyll më herët, për arsye se tenori Lahaj në skenë bëri të ditur se dy orë para se koncerti të fillonte, nëna e tij fatkeqësisht kishe vdekur por dashuria e tij e madhe për të interpretuar para publikut kosovar nuk e ndaloi atë që të mos e anulonte koncertin.

Pas këtij lajmërimi të paparashikuar, gulçimet në publik ishin në numër të madh e lotët e tyre përcilleshin me duartrokitjet nga më të zjarrta që një njeriu mund ti përjetonte ndonjëherë në jetë. Andaj, programi i plotë i planifikuar nuk u interpretua por që ky koncert i cili filloi me emocione të hareshme e u mbyll me ndjenja të papërshkruara, vendosi përkufizimin e saktë se talenti i tenorit Ramë Lahaj kalon përtej çdo limiti e shpresa se një artist i tillë të rikthehet çdo vit në Prishtinë u vulos dukshëm në zemrën e secilës qenie njerëzore të pranishme.

Për të treguar më shumë rreth natë së mbrëmshme, për KultPlus foli tenori Xhelal Bakraqi.

“Ka qenë një natë e mrekullueshme, nuk e mbaj mend që ka pasur ndonjëherë kaq shumë njerëz në Prishtinë. Me të vërtetë ka qenë një koncert shumë i mirë andaj edhe unë u mundova ta dhuroj maksimumin nga vetja për të kënaqur të gjithë këta mysafirë sonte. Të gjitha veprat ishin të bukura sepse këngëtari e ngjall secilën vepër e edhe Orkestra më ka pëlqyer shumë. Por, në fund Lahaj na brengosi të gjithëve, por artistët gjithmonë janë pajtuar me të mirën e të keqën”, thotë Bakraqi.

Sipas tij, publiku është gjithmonë ai që lë më së shumti përshtypje sepse pa publik nuk ka performancë e tërheqja mes të dyjave është tejet e madhe.

Ndërsa, drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari për KultPlus e cilësoi këtë natë tejet të veçantë meqë për herë të parë po organizohet një festival operistik ku pjesë e tij është Filharmonia e Kosovës.

“Orkestra simfonike ka realizuar një program të larmishëm operistik dhe ajo se cka më ka bërë përshtypje është dëshmia se Prishtina e kombi ynë ka kulturë. Mbi 2,500 ulëse së bashku me shkallët e Teatrit dhe përqendrimi i jashtëzakonshëm nga orkestra e solistëve, tregon për një nivel të jashtëzakonshëm që seriozisht komuniteti artistik duhet ta ketë parasysh se tashmë mund të llogaritet një seriozitet i organizimit të koncerteve të muzikës klasike”, thotë Jashari.

Sipas tij, ajo se çfarë muzika klasike interpreton nuk është thjeshtë vetëm për 400 njerëz por për mijëra njerëz.

“Përcjellja me vëmendje e krejt publikut prezent në çdo moment dhe mos lëshimi i koncertit nga asnjë person, është arritja më e madhe krahas fillimit të një festivali mjaft të rëndësishëm e cila koincidon me fillimin e themelimit të institucionit të Operës së fundmi nga Qeveria e Kosovës”, përfundon Jashari për KultPlus.

Kjo ngjarje vjen si bashkëpunim ndërinstitucional në mes të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Filharmoninë e Kosovës. / KultPlus.com

Protestohet në Korçë kundër ardhjes së Bregoviqit

Disa qytetarë të Korçës kanë paralajmëruar protestë paqësore për të kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviq në festën e birrës, i cili u ftua nga Bashkësia e Korçës.

Sipas mediave lokale, organizatorët veçse kanë dorëzuar dokumentin në Komisariatin e Policisë që njofton për protestën që planifikohet të mbahet të dielën, njofton Klan Kosova.

“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviq në festën e birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët dhe që pritet të zhvillohet nesër”, bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës.

“Ju ftojmë të gjithë intelektualet, qytetarët nga të gjitha trojet etnike të jenë prezentë për të ndaluar këngëtarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviq. Protesta është PAQËSORE edhe e HESHTUR. Vendndodhja: katedralja ortodokse në Korçe, ditën e diel, data 08-08-2021, ora 11:00”.

Bashkia e Korçës dje gjatë ditës ka thënë se nuk do të anulojnë ftesën ndaj këngëtarit serb, përkundër reagimeve.

30 vjet nga pamja e anijes së ‘ëmbël’: Në sytë e shqiptarëve shihej uria, shpresa e konfuzioni

Nga Klevis Hoxhaj

Për shumë shqiptarë, Italia do të thoshte liri dhe shpresë për një jetë më të mirë”.

Kështu deklaronte kohë më parë, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, kur mirëpriste kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me eksodin e shqiptarëve.

8 gusht 1991. Atë ditë – tridhjetë vjet më parë – pamja e papritur e anijes “Vlora”, e tejmbushur nga njëzet mijë burra, gra dhe fëmijë shënoi një pikë kthese epokale për Italinë, shkruan në artikullin e saj “Corriere Della Sera”.

E përditshmja italiane, në vijim shkruan se në sytë e shqiptarëve shihej uria, lexohej shpresa e konfuzioni i atyre që erdhën nga një shtet i reduktuar për 41 vjet nën diktaturën buro-komuniste të Enver Hoxhës.

Në janar, raportet e para nga Tirana, duke përfshirë një nga Rai të “Isabella Stasi Castriota Scanderbeg” (i cili mbante në mbiemër lidhjen laike me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbej, i vrarë në 1468 pasi u rrek të kundërshtonte pushtimin e turqve), tregonin për një Shqipëri të rraskapitur.

Corriere përshkruan faktin se si përballja e italianëve me shqiptarët e sapoardhur ishte një “shok” i vërtetë.

“Ata nuk dukeshin sikur vinin nga disa milje detare, por nga një Itali e mjerë e shekullit më parë”, shkruan më tej e përditshmja italiane.

Marrëdhënia fillestare ishte shumë e mundimshme. Dhe me kalimin e viteve ajo gjithashtu do të përkeqësohej nga gabimet e pafalshme të kaq shumë emigrantëve të cilët, të mjerë, arkaik dhe të çmendur nga një diktaturë e izoluar nga bota, shpesh nuk respektonin as rregullat më elementare.

8 gusht 2021

Sot, lidhja që bashkon Italinë dhe Shqipërinë është më e gjallë se kurrë. Rajoni i Puglia-s dhe autoritetet shqiptare organizuan një sërë ngjarjesh për të përkujtuar zbarkimin.

Më 23 korrik, një kremtim i jashtëzakonshëm u festua në Kishën e San Nikolës, ndërsa në datat 5-8 gusht qyteti i Durrësit do të presë një ekspozitë të fotografes Eva Mexe.

Eva ishte vetëm 24 vjeç kur u ngjit në “Dolce nave” drejt Italisë, ku ajo ka jetuar që atëherë duke punuar si përkthyese dhe ndërmjetëse kulturore.

Kur 20 mijë shqiptarë iu afruan bregdetit italian, kryebashkiaku i atëhershëm i Barit, Enrico Dalvino, i priste në skelë.

Ai bërtiste: “Ata janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Ata nuk mund të kthehen, ne jemi shpresa e tyre e vetme”.

Këto fjalë janë të gdhendura aq shumë në zemrat e njerëzve të Barit saqë në vitin 2019 artistja Yasmine Pignatelli i ktheu ato në një vepër të titulluar “Ata janë njerëz”.

Për të festuar 30 vjetorin e zbarkimit, artistja krijoi një instalacion të dyfishtë në Durrës, Shqipëri.

“Ky është përfundimi i punës sime: një tingull i vetëm kaloi detin dhe asokohe dukej një pengesë e pakapërcyeshme”, shtoi Mexe.

2021…1991

“Vlora” ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar, e emërtuar prej qytetit në jugperëndim të Shqipërisë.

Më 7 gusht 1991, kur ajo u kthye nga Kuba me një ngarkesë kallam sheqeri, u sulmua gjatë zbarkimit. 20 mijë njerëz në bord detyruan kapitenin Halim Malaki, të lundronte në Itali.

Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindis-it, por sapo arriti, zëvendësguvernatori Bruno Pezzuto, e bindi kapitenin të lundronte drejt Bari-t, dhe koha e udhëtimit midis dy qyteteve u përdor për të paralajmëruar policinë dhe për të organizuar qendrat e pritjes.

Pasi “emigrantët” e pashpallur ende si të tillë mbërritën – u vendosën përkohësisht në “Stadio della Vittoria”.

Anija “Vlora” ishte episodi më i famshëm, por jo i vetmi. Pas rënies së diktatorit Hoxha në vitin 1985 situata nuk u përmirësua, dhe falë ndikimit të televizionit italian sinjalet e të cilit shkonin edhe përtej Adriatikut, duke filluar nga vitet ’90 njerëzit e parë vendosën të kalojnë detin në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Në shkurt 1991, dhjetëra qytetarë shqiptarë filluan të zbarkojnë në portin e Brindisi-t. Eksodi i parë masiv në qytet erdhi rreth 7 marsit të të njëjtit vit. /Albanianpost.com/ KultPlus.com

Liria të mendosh dhe të shkruash

Komunikime

Ibrahim Berisha

Problemi, prandaj mbetet përherë i diskutueshëm pse realitetet e njëjta, të vërtetat e njëjta, shkruhen si realitete të ndryshme, të vërteta të ndryshme.  Mbasi bëhet fjalë për një proces logjik, kuptohet thellësisht subjektiv, apo për një proces të subjektivizmit të objektives, atëherë arsyeja dhe emocionet personale, mund të kenë ndikimin specifik, për të bërë të dallueshëm një lajm nga tjetri, megjithëse bëhet fjalë për të ndodhurën e njëjtë, pra në kohë dhe hapësirë dhe me indikatorë të  njëjtë.

Shkrimtarët  dhe gazetarët e rinj bashkëjetojnë me dilemën se cili është raporti ndërmjet etikës dhe profesionales. Nëse janë të pajtueshme apo përjashtojnë njëra-tjetrën. Mund, një rrëfim të jetë etik dhe të mos jetë profesional (kjo vlen edhe për shkrimin letrar), dhe e kundërta, mund një rrëfim të jetë profesional po të mos përmbajë standardin minimal etik? Apo, vërtetë është ashtu siç thuhet aq shpesh: të jetë gazetaria bashkëkohore krijimtaria që bashkon etikën dhe profesionalen, në këtë rast, edhe estetiken.

Çfarë në të vërtetë përmban një rrëfim që të mund të vlerësohet me etikë? Publikja, posaçërisht ajo mediale, kërkohet të përmbajë fakte të vërteta, të verifikueshme edhe për një kureshtar. Pra, megjithëse nuk kemi të bëjmë plotësisht me metoda të shkencave ekzakte, për të mundur që përmes provës dhe rrugës së njëjtë të mbërrihet te rezultati i përsëritur saktësisht njësoj, edhe në gazetari, si një “fushë shkencash sociale”, të vërtetat, sa do që janë difuzive, ato do të duhej të provoheshin edhe nga vrojtues dhe shkrues të tjerë, për t’u besuar si të vërteta. Problemi, prandaj mbetet përherë i diskutueshëm pse realitetet e njëjta, të vërtetat e njëjta, shkruhen si realitete të ndryshme, të vërteta të ndryshme.  Mbasi bëhet fjalë për një proces logjik, kuptohet thellësisht subjektiv, apo për një proces të subjektivizmit të objektives, atëherë arsyeja dhe emocionet personale, mund të kenë ndikimin specifik, për të bërë të dallueshëm një lajm nga tjetri, megjithëse bëhet fjalë për të ndodhurën e njëjtë, pra në kohë dhe hapësirë dhe me indikatorë të  njëjtë.

Më efektive duket përpjekja e thjeshtësuar e shkruesit për të përcaktuar nëse diç është apo nuk është etike në tregimin e tij. Kjo matje vlerash, pjestohet përmes një procesi matematikor; është e mirë apo e keqe ajo që ka ndodhur, është shumë e mirë apo shumë e keqe; pastaj është e drejtë ajo që ka ndodhur; është e padrejtë kjo që ka ndodhur, është e ndershme kjo që ka ndodhur, është e pandershme, dhe ka plot vlera morale që, në një ndeshje subjektive, do të përcaktojnë standardin etik të një zhanri gazetaresk. Nëse fare ia  vlen që ai të bëhet pjesë e konsumit të përgjithshëm të një publiku të paracaktuar apo edhe papërcaktuar.

Mbasi zakonisht dilemat nuk kanë të përfunduar në qasjet etike në gazetari, prapë një e tillë paraqitet kur diskutohet për një të vërtetë që mund të mos jetë e drejtë, që mund të jetë e dëmshme për publikun. Njëkohësisht një e vërtetë mund të mos jetë e ndershme. Apo një e padrejtë mund të jetë e “ndershme”. Dilemat etike, sikurse dhe vetë vlerat, normat dhe gjykimet, po edhe sanksionet, janë pjesë e përhershme e punës së gazetarit. Prandaj, forca profesionale e një gazetari, është e kushtëzuar edhe nga koherenca e tij psiko-emocionale. Nëse gazetari merr përgjegjësinë plotësisht për atë që krijon, duke mos tentuar, të gjejë alibi për dilemat etike dhe profesionale. Në këtë rast, gazetari që vet merr përsipër përgjegjësinë për përmbajtjet e krijuara mediale, ndërton identitetin etik dhe profesional, ndryshe, krijon mundësinë të identifikohet me egon e tij personale. Të tillë gazetarë, respektojnë standardet më të larta etike dhe profesionale, duke vuajtur jo rrallë pasojën e qëndrueshmërisë dhe të vetëbesimit. Pa këto dy vlera, gazetari nuk mbërrin të influencojnë  në krijimin e besimit tek publiku, që është edhe agjens kryesor i vlerësimit të standardit etik dhe profesional të gazetarit dhe të medies.

Gjuha e urrejtjes është e pranishme, në mënyrë të sistemuar apo rastësisht, jo vetëm në shtetet në tranzicion, në shtetet e botës së tretë, por edhe në vendet e zhvilluara, me demokraci të konsoliduar. Fushatat zgjedhore në vendet evropiane, Austri, Holandë, Francë, Greqi, etj., kanë dhënë mjaft mesazhe dramatike përmes gjuhës së urrejtjes, gjuhë kjo edhe e partive nacionaliste. Liderët e ultra të djathtës në këto vende, kanë kërcënuar hapur emigrantët, po edhe kategori të grupeve apo gjithë grupet sociale të margjinalizuara. Kjo urrejtje përfshin jo pak njerëz nëse shihet më kujdesshëm se ku mund të prek ajo ( raca,  nacionalitete dhe etni, religjion, gjini, orientimi seksual,  mendimi politik dhe qëndrime të ndryshme, prejardhje  shoqërore, cilësitë ndryshme personale).

Gjuha dhe mendimi prodhojnë efekte negative, dhe ato janë parë fare mirë në një marrëdhënie interaktive nga shkrimtari George Orvell. Ai shkruante : “Në qoftë se mendimet e prishin gjuhën, gjuha po ashtu mund të prishë mendimet”. Gjuha e urrejtjes, e cila në nëntekst përmban referenca racizmi dhe forma tjera të presionit johuman,  përkufizohet përherë si kërcënuese e paqes publike, dhe ikën kundrejt parimeve qytetëruese për të ndërtuar paqen  publike. Paqja dhe toleranca të cilat inspirohen nga e vërteta janë agjensë ndikues thelbësor nëse  një shoqëri do të funksionojë brenda kufijve të lirisë dhe të sistemit demokratik.  Në demokracitë e zhvilluara, shpjegon Çomski, populli në mënyrë më efektive mund të kontrollohet nëpërmjet kontrollimit të mendimeve. Masmediet, sipas tij, shërbejnë si një sistem për komunikimin e mesazheve dhe simboleve ndaj popullatës së përgjithshme.  Çomski thotë se shteti do të kishte dashur që të kontrollonte mendjet tona, për qëllimet e saj në politikën që zbaton. “Por, në shoqëritë demokratike nuk mund të veprohet në atë mënyrë sepse shteti nuk mund të kontrollojë sjelljen tonë duke përdorur forcën. Mundet deri në njëfarë kufiri, por mundësitë e kontrollit të dhunshëm janë të kufizuara. Prandaj mëton të kontrollojë mendimet tona”.

Për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me interesin publik dhe të cilat qytetari duhet t’i dijë mbasi sjell gjykime për to mbështetur në fakte, duhet të zhvillohen debat publike, artikulime të opinioneve, nisur nga ato artistike, kulturore, publike përgjithësisht. Cila është në këtë kontekst  sfera e interesit publik dhe cila jo është vështirë të përcaktohet dhe më shumë kjo është çështje e krijuesve  që shkruajnë për to se sa i vetë asaj që shkruhet në ligje. Këtu mund të flitet për mundësinë e keqpërdrimit të pozitës së redaktorit, shkrimtarit, gazetarit dhe mosdefinimi i qartë i tij ndërmjet publikes dhe privates. Mund të bëhet fjalë për keqpërdorim nëse preket në jetën private të personit (personalitetit). Për këtë shkak ekzistojnë një varg normash që rregullojnë këtë çështje dhe përcaktojnë se deri në ç’masë mund të jetë interes i botimeve, radios, shtypit etj., jeta private e qytetarit. Po edhe e zyrtarit. Por, këtu duhet ndarë çështjet nga censura, ngase atëherë kemi të bëjmë më kufizimin e lirisë së mendimit. Mund t’i referohemi mendimit të Karl Jaspers kur  shkruan: ”Është e diskutueshme nëse në liri realizohen të vërtetat. Një është e sigurt, në shoqëritë me censurë, e vërteta, do të jetë e shtrembëruar”.

Vetëm në publikun ku funksionon mendimi i lirë, individi i lirë, mund të ketë krijim të lirë të mendimit dhe të shprehjes së opinioneve publike. E provuar është se demokracia dhe liria e mendimit janë dy çështje të të njëjtës medalje. Demokracia për nga natyra e të qenit (qeverisje) jeton dhe ushqehet nga mendimet e ndryshme. Për këtë arsye, kësaj forme të qeverisjes i nevojitet shumë krijimi i një klime të mirë sociale, e cila mundëson që të zhvillohen diskutime publike dhe ato të jenë racionale, të argumentuara dhe prore të mundshme për t’u kritikuar.

Funksioni i kontrollit, pastaj bartet në gjithë publikun në të cilin zhvillohet procesi i krijimit të mendimit, përkatësisht të opinionit publik. Publikja në këtë kontekst do të thotë që secili qytetar mund të marrë pjesë në krijimin e opinionit publik dhe gjithë procesi nuk zhvillohet në ndonjë hapësirë të vogël, të kontrolluar apo edhe të  mbyllur.

Konsumuesit lexues apo dëgjues, t ‘i krijohet shansi që mbështetur në dijet dhe informatat që ka të kontribuojë në procesin e krijimit të mendimit publik. Po kështu, koncepti “opinion publik” në vete përmban faktin se mendimi publik ka të bëjë me publiken, dhe jo me gjëra private. Kështu fenomenit publik i përkasin të gjithë qytetarët, të cilët mendojnë dhe flasin për bashkësinë në të cilën jetojnë në mënyrë që mendimet e tyre t’i formësojnë në përmbajtje të kritikës, refuzimit, propozimeve dhe pajtimit, të cilat edhe shprehen publikisht dhe ndikojnë në mendimin publik, opinion publik./ KultPlus.com

Dashuria

Poezi nga Andon Z. Çajupi 

E mban mënd, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s’rrojë,
vij’ e të kërkojë;
tl pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin’ a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
——
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
—–
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji! / KultPlus.com

Capital T ishte i ftuar në Festivalin e Korçës, e anulon për shkak të Bregovic (VIDEO)

Capital T ishte i ftuar që të përformonte në hapjen e evenimentit të Festës së Birrës në Korçë, mirëpo për shkak të ftesës së artistit serb Goran Bregoviç, ai ka anuluar përformancën e tij.

Ai u kërkoi falje fansave të tij për anulimin e përformancës së tij.

Gjithashtu i bëri thirrje Bashkësisë së Korçës që ta anulojnë përformancën e artistit serb.

https://www.instagram.com/tv/CSOxdzEg8da/?utm_source=ig_embed&ig_rid=73ed60b1-36f7-40d5-8656-2d5f535e0cb4

Flutura Açka për romanin e Ag Apollonit: Një roman që i bën nder letërsisë shqipe

Flutura Açka e ka vlerësuar lart romanin e shkrimtarit Ag Apolloni, që i dedikohet gruas heroinë, Ferdonije Qerkezit. Açka këtë prurje të Apollonit e vlerëson si një roman që i bën nder letërsisë shqipe.

KultPlus e sjell të plotë vlerësimin e shkrimtares shqiptare për romanin “Një fije shprese, një fije shkrepëse”.

“Një fije shprese, një fije shkrepëse”, romani ose dokuromani , siç parapëlqen ta quajë autori i tij, Ag Apolloni, është ndër veprat e fundit, në mos e fundit, që kam përgatitur si botuese e “Skanderbeg Books”. Nga tani e tutje, kolanat, veprat dhe autorët e tij, do t’i drejtojë dikush tjetër. Nga fati a nga valë që nuk e dimë se si na e drejtojnë fatin, jam e lumtur ta mbyll këtë ndërkohë të jetës sime me një autor kaq të talentuar sa Ag Apolloni.

“Një fije shprese, një fije shkrepëse”, i sapobotuar nga Skanderbeg Books, është botimi për Shqipëri i një prej romaneve më të bukur të shkruar për luftën e fundit në Kosovë. Ag Apolloni do të jetë përgjatë shtatorit në një takim me lexuesit në Shqipëri në një mbrëmje kushtuar letërsisë, kujtimeve, forcës së nënave që kanë humbur djemtë në luftë. Në sfondin e debateve të mëdha politike të kohës, romani merr një peshë edhe më të madhe, duke na kujtuar se çfarë na ka kushtuar Liria.

“Një fije shprese, nje fije shkrepëse”, tani në të gjitha libraritë e Shqipërisë. Çmimi 700 lekë.

Mos e lini pa lexuar, Miqtë e mi, nuk do të pendoheni!

Nga ballina e pasme:

[Nuk ndodh shpesh, por, ja, ndodh, që studiuesi i shquar i letërsisë të bëhet edhe krijues i shquar i letërsisë. Studiues i risive të letërsisë shqipe, Ag Apolloni, në romanin e tij të ri “Një fije shprese, një fije shkrepëse” u dëshmua krijues i shquar i letërsisë shqipe, u dëshmua shkrimtar i risive.]

REXHEP QOSJA

[Tani shtëpia e saj, nënë Ferdonijes, është një nga muzetë më të çuditshëm në botë, pasi është muzeu i mungesës. Të tjera nëna në Kosovën e pasluftës, të cilat kanë humbur të bijtë në beteja, mu si nëna Ferdonija, i kanë kthyer jetët e tyre në muze. Ecja e Pashkës si ecja e Demetrës dhe endja e Ferdonijes si endja e Niobës, në të martat dhe të shtunat e tyre epike tek përsëriten në pendulin tragjik të kohës, janë dëshmi të një fati që bota risjell tragjikisht. Ky tekst i Ag Apollonit, i shenjur si dokuroman, është ndër librat më të bukur të shkruar në shqip për luftën e fundit në Kosovë. Përtej dëshmisë dhe prapakthimeve që vijnë prej kujtimeve, është një rrëfim me intensitet të lartë shkrimor dhe estetikë të tillë që e bën tmerrin shtangës.]

FLUTURA AÇKA

[Romani i Ag Apollonit është njëkohësisht muze i të gjithë neve, ekspozitë artistike me tablo tmerri, dramë në vete, arkiv historik. Mbi të gjitha, është një vepër e jashtëzakonshme artistike.]

BLERIM SHALA

Fundjavë të mbarë, Miq!/ KultPlus.com

‘Patriotizmi shqiptar po organizohet dhe do të dyndet në Korçë, shteti duhet të ndërhyjë’

Lajmi se këngëtari serb, Goran Bregoiviç, do të këndojë para publikut shqiptar në “Festën e Birrës” në Korçë, ngjalli shumë reagime në Shqipëri, të cilët u shprehën kundër vendimit të organizatorëve.

Avokati Spartak Ngjela kërkon që shteti të ndërhyjë pasi patriotizmi shqiptar po organizohet dhe do të dyndet në Korçë për të mos e lejuar këngëtarin serb të japë koncertin e planifikuar

Reagimi:

Në këto momente, po krijohet tension në patriotizmin shqiptar kundër këngëtarit serb, të quajturit Goran Bregoviç, i cili po kërkon të këndojë në festën e birrës në Korçë, që fillon në datën 18 gusht.

Ky këngëtar paska kënduar një këngë kundër çlirimit të Kosovës.

Por ftesën, jo se ia ka bërë Korça, por ata që organizojnë festën apo panairin e birrës.

Nuk e njoh këtë këngëtar, se unë nuk e njoh fare muzikën serbe. Nuk e dëgjoj, se ajo më është dukur një melodi katundareske…

Por, më kanë shkruar shumë persona për këtë tip.

U interesova ta di kush është ky këngëtar. Sipas sugjerimeve që më bënë, dhe, për ato që pashë e më përkthyen, ardhja e tij sigurisht që është një turp shqiptar.

Shteti duhet të tregohet më i kujdesshëm në marrëdhënie të tilla.

Po cili shtet? Shteti i Edi Ramës dhe i Ilir Metës?

Ndërsa, shenjat janë që ndërkohë patriotizmi shqiptar po organizohet dhe do të dyndet në Korçë për të mos e lejuar këngëtarin serb të japë koncertin e planifikuar.

Por, edhe shteti duhet të ndërhyjë, se është e provuar që ky këngëtar ka kënduar një këngë në mbështetje të terrorit serb në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1999.

Sigurisht, muzika është universale, kjo dihet, por teksti terrorist i një melodie që sjell me vetë një këngë që ka inspirim terrorist, është amorale deri në krim.

Ajo që po del e provuar, sikurse e shprehëm, shihet që ky i quajturi Bregoviç, në vitin 1999, ka kënduar këngën me titull “Kallaçnikov”, në luftën e terrorizmit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

Kjo, sigurisht që me të drejtë ka prekur ndjeshmërinë patriotike të shqiptarëve, dhe protesta e tyre që mendohet të bëhet në Korçë gjatë panairit të birrës, është në organizim.

Bravo u qoftë!

Por, a do të arrijnë protestat ta ndalojnë këngëtarin Bregoviç të këndojë në Korçë?/ KultPlus.com

Fëmijë të infektuar me coronavirus, ministri Vitia paralajmëron masa

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar se do të ketë masa për ata që nuk janë vaksinuar.

Vitia para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se tashmë ka vaksina të mjaftueshme, termine dhe vaksinat janë të sigurta dhe sipas tij nuk ka asnjë arsye për tu mos u vaksinuar.

“Nuk mund të lejojmë që qytetarët të pa vaksinuar, për shkak të neglizhencës të kenë liritë e njëjta me ata që janë vaksinuar”, tha Vitia,. raporton Telegrafi.

Ai bëri të ditur se nga e hëna janë në takime intensive për rishikimin e masave të reja, e të cilat të gjitha do të jenë konform motivimit të qytetarëve për tu vaksinuar.

“Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”.

Sipas tij, me paraqitjen e variantit Delta është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do të ketë suksesin që kanë pasur para variantit Delta dhe në këtë drejtim ka rritur në 290 ekipe të vaksinimit në mbarë Kosovën.

“Procesi i vaksinimit do të vazhdojë me rritje të ekipeve të vaksinimit në qytete, si në Prishtinë ku  interesimi për tu vaksinuar është më i madh se ekipet që mund të përballojnë për momentin”, tha ndër të tjera ministri Vitia./ KultPlus.com

Kush e ftoi Bregoviqin në Korçë?


Ftesa për muzikantin serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të shumta.

Administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja i pyetur sot lidhur me Festën e Birrës dhe pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në këtë aktivitet ka sqaruar për televizionin News24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

“Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.

Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça./Panorama.al/ KultPlus.com

Nagavci thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe stafit teknik të shkollave të vaksinohen në mënyrë që në shtator të jenë të gatshëm të nisin mësimin me praninë fizike të fëmijëve në shkolla.

Nagavci në një konferencë për media dhe sa janë duke marrë masa që viti të nisë me praninë fizike, duke pasur kujdes për shëndetin dhe duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ajo tha se me ofrimin e kohës për fillimin e vitit të ri është rritur interesimi i mësimdhënësve për tu vaksinuar.

“…Do të thotë se kemi rreh 50 për qind të stafit të mësimdhënësve të vaksinuar”, tha ajo.

Nagavci tha se beson që mësimdhënësit do të kujdesen për shëndetin dhe të tjerëve në mënyrë që të jenë imun ndaj variantit Delta që po përhapet më shpejt se variantet tjera të COVID-19.

“Po synojmë që t’i kemi të gjithë mësimdhënësit dhe stafi tjetër edukativo-arsimor të vaksinuar”, tha ajo./ KultPlus.com

‘O dashuri fuqiplotë, që nganjëherë kafshën e bën njeri dhe njeriun kafshë’

William Shakespeare njihet si shkrimtari i cili artin poetik e ngriti në majat më të larta.

Sonte, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të tij

I kam rrëzuar muret me krahët e dashurisë, sepse pengesat prej guri nuk mund ta ndalin vrullin e dashurisë.

– Mund të bësh shumë gjëra me urrejtjen, por shumë më tepër arrin të bësh me dashurinë.

– O dashuri fuqiplotë, që nganjëherë kafshën e bën njeri dhe njeriun kafshë.

– Qesh me dashurinë ai që nuk ka qenë burgosur kurrë prej saj

– Të gjithë të dashuruarit betohen se do të bëjnë shumë më tepër se sa kanë mundësi dhe nuk kryejnë as atë që është e mundur. / KultPlus.com

‘Ti je i huaj dhe i një prej atyre ushtrive që na kanë vrarë’

Foto: Yannis Behrakis

Unë nuk e di i cilës ushtrie je ti, sepse asnjëherë nuk i kam njohur rrobat e ushtrisë dhe tani jam shumë plakë për t’i mësuar, por ti je i huaj dhe i një prej atyre ushtrive që na kanë vrarë.

Ti ke zanatin e mallkuar të luftës dhe je një prej atyre që më kanë bërë mua gjysmënjeriu, një copë plakë të shushatur, që vjen në këtë dasmë të huaj dhe rri në qoshe dhe lëviz buzët, duke biseduar me ty.

Asnjeri nuk e di ç’them unë, sepse të gjithë janë shumë të gëzuar dhe unë nuk dua t’ua prish gëzimin të tjerëve. Ngaqë nuk dua të prish gëzimin, po rri këtu në qoshe dhe lëviz buzët, duke mallkuar ngadalë, që të mos dëgjojë njeri. Dua të di përse erdhe ti në këtë dasmë dhe si të bënë këmbët që erdhe. Po nuk të pyes dot, se nuk dua të shqetësoj njeri. Pse nuk ngrihesh, të hedhësh kapotën krahëve dhe të ikësh në shi andej nga erdhe? Nuk e kupton që je i tepërt këtu, o i mallkuar?

Ti e kupton vetë që je i tepërt këtu. Ti e ndien që një njeri po të mallkon në Këtë dasmë, se mallkimi i nënës nuk vete dëm kurrë. Megjithëse të nderojnë, ti e kupton se nuk duhet të vije këtu. Mundohesh të fshehësh atë që kupton, por nuk e fsheh dot.

Monologu i plakës Nicë, pjesë nga romani „Gjenerali i ushtrisë së vdekur“. / KultPlus.com

‘Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri’ (VIDEO)

Një ndër këngët që dëgjuesve ia fal ndjenjën e nostlagjisë së atdheut është “Moj e bukura Arbëri”, e sjellur nga zëri magjik i Vaçe Zelës, shkruan KultPlus.

Kjo këngë nga Vaçe Zela është xhiruar nga RTSH në Institutin e Arteve, e shndërruar në një studio të televizionit, për programin e Vitit të Ri. Ky regjistrim u improvizua e mbeti një nga regjistrimet më dinjitoze të të pakrahasueshmes Vaçe Zela, nën regjinë e Mevlan Shanajt dhe Vera Grabockës.

KultPlus ua sjell tekstin dhe këngën “Moj e bukura Arbëri”:

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri./ KultPlus.com

Pasta me nutella, trendi i ri që po bën bujë në internet

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë ndarë me ndjekësit e tyre një recetë gatimi mjaft të çuditshme.

Pasta e shoqëruar me nutella duket se është trendi i ri i ushqimit.

Disa njerëz kanë ndarë fotografi të kësaj recete në Twitter, dhe përderisa për dikë është një shaka, të tjerët duket se e shijojnë vërtet pjatën, shkruan Dailymail, pëcjell Klankosova.tv

Fotot e makaronave me Nutella kanë marrë reagime nga më të ndryshmet, për disa komentues është nevrike diçka e tillë e disa të tjerë e presin mjaft pozitivisht këtë ide.

“Është me të vërtetë shumë e shijshme,” shkroi një tifoz në Twitter pasi e provoi këtë kombinim.

Por edhe ata që kanë qenë mjaft aventurierë për të provuar recetën, e dinë se nuk është shija e të gjithëve./ KultPlus.com

Green Fest vjen me moton “Ndrite qytetin”

Edicioni i njëmbëdhjetë i Green Fest, nën temën “Ndrite Qytetin” do të fokusohet në potencialet që do çonin drejt menaxhimit sa më efikas të qyteteve, me qëllim që të jenë sa ma gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme.

“Fokus i këtij programi sensiblilizues e hulumtues do të jenë potencialet ekzistuese në qytetin dhe rrethinën e Mitrovicës. Programi i përgjithshëm i festivalit përmban aktiviteteve të ndryshme si: ekspozita artistike, shfaqje filmash, diskutime, puntori, promovim libri, ligjërime, si dhe do përmbyllet me dy netë muzikore në qytetin e minatorëve”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, të cilët kanë njoftuar më tej se Green Fest përkrah industrinë kreative e inovative që të jenë sa më pranë qytetarëve drejt ndërgjegjësimit mbi ndryshimet klimatike dhe domosdoshërisë për të kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

“Duke ditur rolin jetik të qeverisjeve lokale, edicioni i 11’të i Green Festival del me thirrjen “Ndrite qytetin”, me shpresën se vendimmarrësit do të fokusohen për zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër (transport më efikas, ulje të ndotjes së ajrit), e do marrin parasysh kërkesat e qytetarëve për të shkuar drejt ndërtimit të qyteteve sa më gjithëpërfshirëse, të jetueshme dhe më të gjelbra”, thuhet më pas në këtë njoftim, të cilët kanë plasuar edhe programin e këtij edicioni.

Programi Green Fest 11  2021:

Hapja e Festivalit (16.08.2021) – lokacioni: Muzeu i Qytetit

Ekspozita artistike (16.08.2021) – lokacioni: Muzeu i Qytetit

Shfaqje filmash (17-20.08.2021) – lokacioni: 7 Arte & Muzeu i Qytetit

Green Talks (17-20.08.2021)- lokacioni: 7Arte

Puntoria “Ndrite qytetin” (17-20.08.2021) – lokacioni: Hapësira të Trepçës

Promovimi i  librit “See my soul” lokacioni: Muzeu i Qytetit

Nata e parë muzikore 21.08.2021- (Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Jericho dhe DJ Uran B) – lokacioni: QS “Fatime Xhaka”

Nata e dytë muzikore 22.08.2021- ( Eugent Bushpepa, SHEGA, Dj Wisse) –  lokacioni: QS “Fatime Xhaka”

Green Fest organizohet nga organizata kulturore 7Arte e cila ka për qëllim mbështetjen e artistëve kosovarë, si dhe zhvillimin dhe promovimin e një kulture të përbashkët evropiane.

Ky festival ka gjetur mbështetjen e institucioneve qendrore e lokale si: MKRS, DKRS…/ KultPlus.com

Kukafshehtas

Poezi nga: Gueorgui Konstantinov
Përktheu: Lulzim Tafa

Një ndjenjë spontane
më kthen në vendlindje,
e heshtur është tani
kodra e fëmijërisë sime.
I mbaj sytë mbyllur
duke e shtypur fytyrën
përballë lëvores së errët
Të një mani.
Me një zë kërcitës,
E pa mashtrim,
Numëroj deri në dhjetë…
Pastaj filloj të kërkoj
Shokët e mi të fëmijërisë
I kërkoj këtu, atje, kudo…
Por nuk i gjej më askund
Tani ata
janë fshehur nëpër tokë./ KultPlus.com

Kosovare Asllani siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike, lufton për të artën

Kosovare Asllani është pjesë e ekipit futbollistik të Suedisë që po merr pjesë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio, shkruan KultPlus.

Ekipi suedez sapo ka siguruar medaljen e argjendtë në këtë garë, por i njëjti ekip do të luftojë për medaljen e artë, pasi që nesër do të jetë në finale me Kanadanë.

Kosovare Asllani është lindur dhe rritur në Suedi dhe është një ndër futbollistet më të suksesshme.

Bashkë me vajzat tjera të ekipit do të luajnë nesër, lojë që do të zhvillohet në ora 4 të mëngjesit, sipas kohës sonë.

Ky është edhe një sukses për sportistet shqiptare, ku tashmë Kosova ka siguruar dy medalje të arta, nga Nora Gjakova e Distria Krasniqi, kurse Kosovare Asllani që është nën petkun suedez, ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë./ KultPlus.com

Ekspozita “Interpretations” solli 12 punime bashkëkohore në KultPlus Caffe Gallery

Krijimet e nëntë artistëve të rinj, të kuruara nga Bora Kelmendi kishin zënë vend në hapësirën e KultPlus Caffe Gallery, për të shënuar në mbrëmjen e së mërkurës edhe hapjen e kësaj ekspozite që ngërthente 12 vepra artistike, shkruan KultPlus.

“Interpretations” që solli krijimet e të rinjve, ngërthente emocionin e artistëve që e kishin prezantuar nëpërmjet pikturave, skulpturës dhe instalacionit.

Kurse kuratorja e kësaj ekspozite ka treguar për KultPlus se kjo ekspozitë ka ardhë si rezultat i një pune më të gjatë të artistëve të rinj pjesëmarrës, në realizimin e punimeve të tyre.

Këto krijime përfshijnë instalacione, miksmedia, projektime e skulptura të vogla, të gjitha të punuara me materiale të ndryshme.

Titulli i ekspozitës “Interpretations” apo “Interpretim”, sipas kuratores Bora Kelmendi i është referuar temave të ndryshme dhe lirisë së të shprehurit të këtij interpretimi apo një forme narrative nga autorët në punimet e tyre duke përfshirë një fushë multimediale.

“Titullin “Interpretim” e vendosëm për shkak që tema ka qenë e lirë, brenda saj ka pas liri në aspektin e interpretimit. Pra, kemi punime nga fusha e arkitekturës, dizajnit grafik, dizajn mode e arte vizuale”, ka thënë Bora Kelmendi për këtë ekspozitë, e cila në të njëjtën kohë ka ardhë edhe si rezultat i një bashkëpunimi me artistët pjesëmarrës.

Në anën tjetër, Majlinda Kelmendi pati një vlerësim shumë pozitiv për vullnetin dhe idetë që këta të rinj po i përçojnë përmes punës së tyre.

“Kjo është një ekspozitë mjaft interesante. Artistët e rinj janë bashkëkohorë dhe nga paraqitja e veprave të tyre e pamë se kemi një rini e cila i ka sytë tek zhvillimi”, ka thënë Kelmendi.

Ndërkaq, edhe vizitorët e shumtë të cilët ishin prezent, në perceptimet e tyre e cilësuan këtë ekspozitë si një risi ku secili punim transmeton forma të ndryshime interpretimi.

Kurse, sipas vet artistëve, bashkautorë të kësaj ekspozite, mesazhet që kanë dashur t’i përcillnin përmes interpretimeve të tyre në këto vepra artistike janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga tema e riciklimeve, gjendja emocionale njeriut në ditët e sotme, ndikimi i tij nga bota virtuale, thellësia e vet kuptimit të të qenit njeri me të gjitha sfidat dhe komplikimet jetësore… 

Arjanita Ismajli, njëra prej këtyre artistëve u shpreh se punimi i saj të cilin e ka titulluar ‘njeriu i varur’ interpreton thellësinë e vet kuptimit të jesh njeri, sfidat dhe komplikimet dhe lidhjen me paraqitjen e vetes.

“Mendimi im gjatë krijimit të këtij punimi ka qenë që përmes imazhit të shfaqur kaq thjeshtë, audienca t’i shtrojë pyetje vetes për definicionin e vërtetë të titullit ‘njeriu i varur’”, ka thënë Ismajli.

Ndërsa, studentja tjetër, Enxhi Fetahi tha sa përmes punimeve të saj ka paraqitur temën e riciklimit.

 “Kam tentuar të prezantoj botën se ku po jetojmë. Jemi në një cikël që ka nevojë për një natyrë, ka nevojë për riciklime të ndryshme. Pra ka nevojë me i shfrytëzu mbetjet të cilat ne mundemi me i kriju në vepra”, ka thënë Fetahi.

Duhet theksuar se prej 9 artistëve të cilët janë prezantuar me punimet e tyre, 3 nga ta janë paraqitur me nga 2 punime, duke e plotësuar kështu numrin prej 12 veprash artistike  të ekspozuara. Ata vijnë si studentë nga degët e arteve prej dy institucioneve të ndryshme akademike, Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjit Universum.

Ekspozita “Interpretations”, është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të projektit “Art dhe Artist të rinj”, dhe do të qëndrojë e hapur për dy javë./ KultPlus.com

Pritje për të artat e Kosovës në Pejë, Kuka: Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe

Komuna e Pejës ka organizuar një pritje madhështore për të artat e Kosovës, Distria Krasniqin e Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka, të cilët kanë shijuar këto momente, shkruan KultPlus.

Kuka ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga kjo pritje, mbrëmje që është shënuar edhe me fishekzjarrë.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e Kukës.

Peja ime …

Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe!

Kampionet tona Olimpike ngrohësisht u priten dhe përshendeten në vendlindje.

Kryetari Muhaxheri dhe Drejtoresha Syka u përkujdesen për pritje madhështore të ekipit tonë!

Faleminderit për pritje madheshtore Peja ime ❤️./ KultPlus.com

Polonia dhe Ukraina ia ndaluan koncertet Bregoviqit, ky i fundit e mbështeti pushtimin rus të Krimesë

Polonia dhe Ukraina i kishin anuluar koncertet e këngëtarit serb, Goran Bregoviq, për shkak të përkrahjes që ai kishte shprehur për pushtimin e Krimesë së Ukrainës nga Rusia.

Pavarësisht shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi pushtues rus në Krime dhe sanksioneve ndërkombëtare, Bregoviqi kishte mbajtur një koncert në Sevastopol të Krimesë, ku e kishte lavdëruar Rusinë dhe kishte thënë se shpresonte që Perëndimi “do të shërohet nga paranoja”.

Pas koncertit të mbajtur më 26 mars të vitit 2015, Bregoviqi ishte pyetur nga gazetarët nëse i frikësohej bojkotit. Ai kishte thënë: “Nuk mërzitem. Ne në Ballkan gjithmonë e kemi ndier madhështinë që vjen nga lindja, nga Rusia. Mendoj se Perëndimi gjithmonë ka shprehur një lloj paranoje për këtë. Shpresoj që kjo do të kalojë dhe se ata do të gjejnë një lloj ilaçi për këtë.”

Paraqitja e Bregoviqit në Sevastopol kishte rezultuar me anulimin e koncertit të tij, të planifikuar për 16 maj të atij viti në Kiev të Ukrainës, raporton Grupi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kharkiv.

Në të njëjtin vit – 2015 – Bregoviqi kishte planifikuar që të merrte pjesë edhe në një festival në Poloni, por koncerti i tij ishte anuluar pikërisht për shkak të mbajtjes së koncertit në Krimenë e pushtuar dhe përkrahjes që kishte shprehur për Rusinë./ gazeta express/ KultPlus.com

Rikthehet Festivali më i madh i shqiptarëve në Zvicër

Në vitin 2019 në Zvicër u mbajt festivali “Alba Festival”, një nga ngjarjet muzikore më të suksesshme në diasporë. Pas lehtësimit të masave të pandemisë Covid-19, ky event do të rikthehet, kësaj radhe edhe më fuqishëm.

Festivali do të mbahet në Zyrih, me datat 4 dhe 5 shtator, derisa përgatitjet për këtë spektakël në qiell të hapur, thuajse kanë përfunduar.

Edhe këtë edicion, prezantuese do të jetë një nga femrat më të suksesshme në botën e modës në Zvicër, Mimoza Lekaj, e cila ka dhënë detaje në lidhje me programin dhe mbarëvajtjen e këtij viti.

Ajo në emisionin N’NEJË ka thënë se tashmë janë disa emra të famshëm, që kanë konfirmuar që do të jenë pjesëmarrës, duke zbuluar kështu disa prej tyre. “Konfirmimet tashmë janë parë edhe në faqen tonë zyrtare në Instagram. Po ashtu edhe të gjitha informacionet e tjera, ku jemi mundu t’i bëjmë në disa gjuhë, ku çdo dy – tri ditë tregojmë për ndonjë artist të ri”, ka thënë ajo.

Interesim sipas saj kanë shprehur nga të gjitha vendet e botës, deri nga Amerika e largët. Pasi që edicioni i parë ka pasur bujë shumë të madhe, me 20 mijë pjesëmarrës. “Ma special këtë vit do të jetë, pasi që dy vite s’kemi pas mundësi ta bëjmë për shkak të pandemisë. Dhe jam e bindur që do të kënaqemi së bashku, pasi është festivali i parë pas pandemisë në Zvicër. Veç konfirmimit të Ledri Vulës dhe Orhidea Latifit – Kida, gjithashtu po e zbuloj se do të jetë edhe grupi Elita 5, por edhe shumë emra të tjerë të njohur nga muzika”, tregoi Lekaj./ rtk.live/ KultPlus.com

Anulohet festivali “Zurich OpenAir 2021”

Festivali i muzikës popullore, i planifikuar të mbahet nga 25 deri më 28 gusht, nuk do të zhvillohet këtë verë, transmeton albinfo.ch.

“Rregullat e rrepta të udhëtimit për artistët dhe udhëtimet e anuluara tërësisht kanë ndikuar në orarin aq shumë sa që nuk ka asnjë shans për të krijuar një formacion që plotëson standardet e cilësisë në një kohë kaq të shkurtër”, thanë organizatorët.

Biletat e blera tashmë do të kthehen. Vitin e ardhshëm Zurich OpenAir do të mbahet nga 24-27 gusht, sipas lejimit të Covid. /Albinfo.ch/ KultPlus.com

Super-aksioni The Suicide Squad, me një kast të mahnitshëm aktorësh, nga 5 gushti nis të shfaqet në Cineplexx

Skuadra e njohur e The Suicide Squad, rikthehet në ekranet e mëdha të kinemave sërish, dhe nga 5 gushti nis shfaqjen edhe në Cineplexx.

Filmi The Suicide Squad, arrin në kinematë botërore më 5 gusht, dhe në të njejtën datë do të filloj të shfaqet edhe në Cineplexx. Filmi i cili është ribërje e filmit Suicide Squad të vitit 2016, po vlerësohet nga kritikët si në nga filmat më të mirë dhe më argëtues të këtij viti. Me një super kast aktorësh, me emra të njohur si Margot Robbie, Idris Elba, John Cena, etj, filmi përfshin Super-antagonistët e DC, Harley Quinn, Bloodsport, Peacemaker dhe një koleksion i kriminelëve më të këqinjë në burgun Belle Reve, të cilët bashkohen me Task Forcën super sekrete X, dhe dërgohen në ishullin e largët, të mbushur me armiq, Corto Maltese, në një mision për të shpëtuar botën.

Trailer embedded: https://fb.watch/7aj7m3Ubyk/

Biletat për këtë super film mund t’i bleni çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni në të dy platformat, edhe në IOS, edhe në PlayStore. Më shumë informata rreth filmit, mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. ://www.cineplexx-ks.eu/movie/The-Marksman/)/ KultPlus.com