Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e 5-të të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, do të sjellin për publikun kosovar ekspozitën e famshme “Lule Mosmëharro 2020 – 2021” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, ekspozitë që do të hapet më 30 qershor, kurse për publikun e gjerë do të jetë e hapur prej 1 korrikut deri më 11 shtator të këtij viti, shkruan KultPlus.
Lule Mosmëharro është një instalacion lulesh gjigande të krijuara nga pëlhura që do të prezantohen nën kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ndërtesë kjo arkivore e kujtesës dhe dijes kolektive.
Krahas bukurisë së tyre madhështore, secila lule veçmas në këtë instalacion – qoftë boshtra, farat e palmës, luleqershija, luleftoi, ose karanfili – ngërthejnë në vetvete një domethënie si për historitë personale, gjithashtu edhe për lidhjën e të dy artistëve me njëri tjetrin. Këto lule gjithashtu shërbejnë si përkufizues të potencialit që kujtesa personale mbartë më vete për ta rishkruar gradualisht kujtesën kolektive. Lulet e prezantuara mishërojnë format e dashurisë, dëshirat seksuale, intimitetin, lidhjet, dhe identitetin, në përgjithësi, e sidomos të atyreve që janë vazhdimisht të lënë, e të lëna anash, apo të shtypur, e të shtypura nga politikat dhe normat regresive të krijuara nga shoqëria.
“Këto lule po i sjellim në Prishtinë për të festuar moskonformizmin, një nxitje për një vizion për ndryshim, një ftesë për të ëndërruar, një thirrje për diversitet.” Kanë thënë Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano.
Kurse kuratorët e edicionit të tretë Autostrada Bienale Joanna Ëarsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu.
Lule Mosmëharro kanë thënë se arti i thërret dëshirës për transformim të thellë në shoqëri, dhe mundëson aty krijimin e lidhjeve mes pikëpamjeve të ndryshme.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që po prezantojmë instalacionin e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos, një instalacion që me një ndjeshmëri të veçantë u jepë dëshirave dhe nevojave të njeriut një formë poetike e plotë imagjinatë”, kanë thënë ata.
Lule Mosmëharro poashtu e mbështetë kampanjën qytetare për të drejta të barabarta në Kosovë, veçanërisht për komunitetin LGBTQI+, fushatë kjo që kërkon nga hartuesit e Kodit të ri Civil të përfshijnë aty të drejtën e martesës mes personave të gjinive të njëjta, si dhe mes personave të gjinive joheteronormative, duke fuqizuar kësisoj fushatën me bukuri lulesh – që tanimë është bërë edhe imazhi i kësaj kauze.
Lulet e Halilajt dhe Urbanos do të hapen me 30 qershor, 2021, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, një ndërtesë me nëntëdhjetë e nëntë kupola përmes së cilave hedhet dritë dielli mbi një arkitekturë mahnitëse ku gërshetohen stili tradicional me shprehjen moderniste.
Petrit Halilaj ka lindur në Kostërrc, në vitin 1986, ndërsa u rrit në mes të Italisë e Kosovës. Alvaro Urbano ka lindur në vitin 1983 në Madrid, Spanjë.
Dy artistët të cilët janë edhe çift mes vete, jetojnë e veprojnë në Berlin. Përmes pikëpamjeve të formuar nga lidhja e tyre, Halilaj dhe Urbano viteve të fundit kanë krijuar mjedise, situata e performanca që trajtojnë temat e bashkëjetesës, e gjithashtu kanë trajtuar ndërveprimet që ndodhin mes mjedisit natyror dhe atij të ndërtuar. Lulet paraprakisht kanë qenë të eksponuara në Pallatin e Kristaltë në Museo de Reina Sofia në Madrid (2020), në Art Quadriennale në Romë (2020), si dhe në Berghain në Berlin (2020), ku artistët u takuan për herë të parë para shumë vitesh.
Lule Mosmëharro e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos dhe Sunfloëer Fields e Anges Denes janë dy projektet publike të cilat Edicioni i 3-të i Autostrada Biennale i sjellë në bashkëpunim me Manifesta 14 Prishtina.
Lule Mosmëharro e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos dhe Sunfloëer Fields e Anges Denespërkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Autorësia fotografike: Petrit Halilaj & Alvaro Urbano, 2 dhjetor 2015 (Farat e palmës), 10 maj 2016 (Qershia), 5 shtator 2017 (Karafil), 2020, Courtesy: artistët, ChertLüdde, Berlin; kamel mennour, Paris; Travesia Cuatro, Madrid. Prodhuar nga: Museo Nacional Centro de Arte Reina Sofia, fotografia: ImagenSubliminal./ KultPlus.com
KultPlus me mbështetje të Komunës së Prishtinës do të organizojë një punëtori me Kosta Zhongën, i njohur për fëmijët si Xhaxhi Piktori, i cili bashkë me fëmijët, për ditën e 1 Qershorit do të kalojë një pasdite kreative në KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.
Ky organizim do të nisë në ora 16:00 dhe parashihet të zgjasë deri në ora 19:00, ku janë të ftuar fëmijët që të jenë pjesë e këtij organizimi, të cilët bashkë me Xhaxhi Piktorin do të kalojnë çaste të paharruara në krijimin e pikturës puzzle me 32 pjesë, të cilat në fund të krijimit do të bëhen bashkë dhe do të formësojë pikturën e krijuar nga fëmijët pjesëmarrës.
Poashtu do të ketë edhe realizime të tjera kreative, duke përfshirë ato me pipza, pjata plastike, letra jeshile, luledielli si të Van Gog në 3D dhe krijime të tjera kreative.
Fëmijët pjesëmarrës përpos që do të kënaqen duke krijuar, poashtu do të shoqërohen edhe me nga një pije. /KultPlus.com
Kauza e të drejtave dhe lirive të gruas është shumë serioze që disa feministe mediokre të tallen me të.
Deri vonë as në Evropë gratë nuk kishin të drejtë vote dhe shpesh as të drejtë fjale. Në Francë atyre iu dha e drejta e votës tek në vitin 1946 dhe pavarësia bankare në vitet 80. Nga ajo kohë gjërat megjithatë kanë avancuar falë hapjes së mentaliteteve dhe sidomos falë anagzhimit të shumë aktivisteve që e kanë shenjuar shekullin 20.
Përpjekja vazhdon edhe sot por sot duket sikur gjërat nuk avancojnë më siç dhe sa do duhej. Sot kauzen e gruas e uzurpojnë disa oportuniste që në trajnimet ojq-iste vetquhen feministe.
Në realitet feminizmi kurrë s’ka pasë armiq më të fortë sesa feministet e sotit që nga thellësia e mediokritetit të tyre dhe varfëria intelektuale në raport me temat e kësaj kauze, veç sa e dëmtojnë këtë përpjekje fisnike.
Nga mosdije dhe nga ngutia për faktorizim, mbrotja e grave sot është kthyer në luftë për ndarjen e tyre nga pjesa tjetër e shoqërisë duke i zevendesuar edhe raportet miqsore me raporte armiqsore. Pretendimi se mashkulli me automatizem dhe në çdo rrethanë përbën rrezik për femren është absurditet dhe provë injorance. Sikurse është marrëzi pretendimi se komplimentimi i një femre për bukurinë e saj përbën ngacmim seksual. Janë me fat që s’jetojnë më ato aktivistet e vërteta të kauzes femrore e nuk shohin e dëgjojnë si nëpërkëmben sot përpjekjet e tyre fisnike nga komitat e feministeve të instagramit. E lumja Simone Veil…
Gratë s’kanë nevojë të mbrohen nga ato që frustrimin personal e kamuflojnë në kauzë publike kinse për altruizem. Gratë kanë nevojë veç të kuptohen nga gratë dhe burrat pa u izoluar në ‘ishujt imagjinarë’ të feminizmit injorant. Pa u barrikaduar në shoqëri duke refuzuar edhe kontaktin, edhe komplimentin edhe hijeshinë e sharmimit të papritur nga një shikim…
Mos i ofendoni gratë ju gra që gratë s’i kuptoni!/KultPlus.com
Në Presidencën e Kosovës, me iniciativë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka nisë ekspozimi i veprave, që ka për qëllim promovimin e artistëve të Kosovës, shkruan KultPlus.
Kjo iniciativë ka nisë me vendosjen e pikturës së piktores së re Yllka Leti, e cila nëpërmjet të artit të saj po e sensibilizon edhe shoqërinë kosovare për sëmundjen fibroza cistike.
Në këtë nismë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mërkurën ka pritë në takim Ardianë Pajazitin, kryeredaktore e KultPlus dhe udhëheqëse e Galerisë “KultPlus Caffe Gallery”, piktoren Yllka Letin dhe Lindita Letin, e cila është nëna e Yllka Letit, por njëherit edhe nënkryetare e Shoqatës “Fibroza Cistike”, në Kosovë.
Kjo pritje nga ana e presidencës ka ardhë si rezultat i iniciativës së KultPlus Caffe Gallery, ku është hapë ekspozita e Yllka Letit, ekspozitë që ka karakter shitës, me qëllim të sigurimit të mjeteve për të blerë ilaçet, pasi që Yllka Leti vuan nga sëmundja fibroza cistike.
Ardiana Pajaziti në takimin me presidenten ka thënë që Yllka Leti ka kapërcyer vetveten duke u shndërruar në zërin e fëmijëve të shumtë të Kosovës që përballen me këtë sëmundje.
“Është për tu admiruar guximi i Yllka Letit, e cila është shndërruar në zërin e fëmijëve të cilët vuajnë nga e njëjta sëmundje, dhe në të njëjtën kohë po e sensibilizon shoqërinë kosovare për këtë sëmundje edhe nëpërmjet artit të saj”, ka thënë Pajaziti.
Kurse presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare, e cila po mbështetë artin e artistëve me nismën e këtij prezantimi, por në të njëjtën kohë ka premtuar që do të punojnë fort për të mbështetur fëmijët me fibrozë cistike.
KultPlus ju sjell të plotë postimin e presidentes së Vjosa Osmanit.
Dje filluam me ekspozimin e veprave të artit në Zyren e Presidentes së Republikës së Kosovës – një traditë që do e kultivojmë me shumë dashuri. Ekspozimi i veprave të artit, përveç se po e hijëshon këtë Zyre, po bëhet edhe me qëllim të promovimit të artistëve tanë dhe të ngritjes së vetëdijës për kauza të rëndësishme.
E veçanta e kësaj nisme është që piktura e parë që e kemi ekspozuar është piktura e Yllka Letit. Yllka, e cila është dashuria vet, që prej lindjes ballafaqohet me fibrozën cistike, e cila është një çrregullim gjenetik që prek më së shumti mushkëritë, por edhe mëlçinë, pankreasin, veshkat dhe zorrën. Në afat të gjatë, fibroza cistike shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje si rezultat i infeksioneve të shpeshta të mushkërive.
Në Kosovë janë 215 fëmijë të regjistruar me fibrozë cistike. Yllka u bë zëri i tyre përmes një ekspozite të mbajtur vitin e kaluar. Piktura e Yllkës i dha një frymë tjetër zyrës e do punojmë shumë fort për t’i dhënë frymë kauzës së saj, si dhe për të mbështur fëmijët me fibrozë cistike dhe familjet e tyre në vendin tonë./ KultPlus.com
Ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”, që po mbahet në “Ahoy Arena” në Roterdam, Holandë.
Eurovision 2021, është një nga ngjarjet më të mëdha të drejtpërdrejta, të zhvilluara deri më tani në pandemi.
Në natën e parë gjysmëfinale performojnë përfaqësuesit e këtyre shteteve: Në natën e dytë gjysmëfinale që do të mbahet më 20 maj, do të interpreton Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma”. Nata finale mbahet më 22 maj./KultPlus.com
Komuna e Gjilanit është bërë me Muze Etnologjik, institucion që është vendosur në një ndër objektet më të vjetra dhe më të konservuara të Komunës së Gjilanit, shkruan KultPlus.
Për këtë investim ka njoftuar kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili ka ndarë edhe pamje nga ceremonia. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Hazirit.
Jam shumë i lumtur që sot e inauguruam Muzeun Etnologjik në Gjilan, i cili është vendosur në njërin nga objektet më të mira, më të vjetra dhe më të konzervuara.
Muzeu, i cili është projekt i bashkëpunimit ndërkufitar me Kumanovën, do të hapet për qytetarët dhe turistët, duke ofruar vlerat etnologjike, ndërkaq Muzeu i Qytetit do t’i ruaj vlerat arkeologjike deri në historinë më të re të Gjilanit.
Falëmnderit të gjithë atyre që janë angazhuar, e në veçanti mbështetësin financiar që janë fondet e BE’së. Falëmnderit për mbështetjen dhe prezencën shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, shkëlqesinë së tij, ambasadorin Tomas Szunyog. Falëmnderit për partneritetin e madh edhe kryetarin e Kumanovës, mikun tim Maksim Dimitrievski. Urime!/ KultPlus.com
Jasna Duricic, aktorja boshnjake e cila shkëlqeu në rolin e Aidës në filmin “Quo Vadis, Aida”, film që ishte në mesin e pesë filmave të nominuar për Oscars, në kategorinë e filmave të huaj, së fundi është duke bërë provat e fundit që të jetë në shfaqjen “Gishti”, shfaqje kjo e dramaturges kosovare Doruntina Basha, por që për publikun sarajevas do të vjen me regji të Ana Tomoviq, shkruan KultPlus.
Kjo shfaqje do të prezantohet më 28, 29 dhe 30 maj në skenën e Teatrit të Sarajevës, ku kjo dramë që është e vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, flet për marrëdhëniet e komplikuara mes vjehrrës dhe nuses, të cilat humbën djalin, përkatësisht bashkëshortin në luftën e fundit të vitit 1999.
Bashkë më Duriqiq do të luajë edhe aktorja Milica Stefanovic, dhe të dyja janë shprehë të lumtura për këtë paraqitje me këtë dramë e cila luhet për dhjetë vjet nëpër teatro të ndryshme të rajonit por edhe më gjerë. Shfaqja është produkt mes kooproduksionit të teatrit Biref dhe Fondacionit Hartefakt./ KultPlus.com
Prof. dr. Bardhyl Çaushi është njëri ndër figurat më të ndritura shqiptare të shekullit XX i cili zë vend të merituar në panteonin intelektual e kombëtar të diturisë dhe atdhetarisë.
I lindur me 15 gusht 1936 në Gjakovë dhe i arsimuar me filloren në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, drejtësinë në Shkup (1959) e magjistraturën në Beograd (1978), profesori i nderuar, përmbylli ciklin e gjatë të arsimit në Zagreb në vitin 1989 ku u doktorua për drejtësi.
Pas eksperiencës profesionale një dekadëshe (1959-1969) prej gjyqtari në Gjykatën Komunale Gjakovë dhe në Gjykatën e Qarkut në Pejë ushtroi veprimtarinë pedagogjike universitare në harkun kohor prej gati tri dekada, prej 28 maji 1970 deri në vitin 1999, fillimisht si bashkëpunëtor i lartë profesional për lëndën E drejta romake në Fakultetin juridik-ekonomik të Universitetit të sapothemeluar të Prishtinës (13 shkurt 1970) i cili në vitin akademik 1971/72 ndahet në Fakultetin juridik dhe Fakultetin ekonomik. Prej vitit akademik 1980/81 deri në fund të jetës është profesor i lëndës E drejta romake. Prof. Bardhyli ishte njeri prej gjithsej 54 bashkëpunëtorëve profesional, prej të cilëve 33 ishin me mësim në gjuhën shqipe dhe njeri prej 17 magjistrave në Fakultetin juridik.
Në këtë kontekst, do thënë kalimthi se Bardhyl Çaushi ishte njëri ndër mësimdhënësit e parë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjakovë që kishte nis punën mbi gjysëm shekulli më parë, në vitin akademik 1967/68 e cila nga viti akademik 2012/13 u shnderrua në Universitetin “Fehmi Agani”.
Kuvendi i Serbisë në vitin 1990 mori vendim për masa të dhunshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 1991 ato masa i implementoi. I ndodhur në këto kushte, Kuvendi i Universitetit të Prishtinës më 26 nëntor 1991, pos tjerash, zgjodhi rektorin e ri prof. dr. Ejup Statovci dhe vendosi vazhdimin e mësimit në gjuhën shqipe jashtë lokaleve legale (zyrtare) të uzurpuara nga policia serbe.
Në vazhdën e përpjekjeve për mbarëvajtjen e mësimit, prof. Bardhyli, tok me shumicën e kolegëve të tij, do vazhdoi punën deri në fund të jetës si profesor i juridikut në sistemin paralel me mësim në gjuhën shqipe në Prishtinë në kushte të ambienteve private (“shtëpi-shkolla”) të improvizuara si salla apo klasë mësimi duke aplikuar metoda tradicionale (p.sh. ligjërata). Në funksion të afirmimit të këtij Universiteti dhe ringjalljes së veprimtarisë studentore në rrethana të këtilla të rënduara, Unioni i Pavarur i Studentëve mbajti protestat më 1 tetor 1997.
S’do mend se profesori Bardhyl do të kujtohet e përkujtohet me nderim të lartë prej dhjetëra brezash sepse e qoi përpara traditën e profesorit themeltar në kohën e autonomisë së rrënuar (1989-1999). Vepra e tij është pjesë e vyer e trashëgimisë akademike të mësimdhënësit të pasionuar.
Ç ‘është e vërteta, në rrugëtimin e tij prej pedagogu universitar do mbahet mend gjatë si figurë qendrore e së drejtës romake të plejadës së profesoratit juridik prishtinas të tre dekadave të fundit te shekullit XX (1970 -1999) figurë që ende nuk është përsëdytur, kujtoj unë.
Përndryshe, prof. dr. Bardhyl Çaushi prej vitit 1993 deri në frymën e fundit, përkrah aktivitetit pedagogjik në Prishtinë, ushtroi edhe veprimtarinë avokatore në Gjakovë. Ndërkaq, për vitin akademik 1999/2000 ishte zgjedhur Dekan i Fakultetit të Drejtësisë duke pasuar pararendësin, prof. dr. Ragip Halili (1997/98).
I brumosur me parimet (maksimat) juridike të dala prej të drejtës romake – në njerën anë dhe i fisnikëruar me të drejtën zakonore shqiptare – në tjetrën anë, kjo figurë gjigante prej juristi la pas vetes veprën e veshur me tisin e krenarisë kombëtare shqiptare me të cilën mbështillej vepra e tij intelektuale, konkretizuar me atdhetari patetike.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi ishte edhe studiues e dijetar eruditë në botën shkencore juridike shqiptare të kohës.
Në këtë sens, veprimtarinë studimore e kishte promovuar me shkrimin studimor “Shkurorëzimi për shkak të jetës së padurueshme të bashkëshortëve” publikuar në revistën “Përparimi”, (Prishtinë, nr. 6/1970). Të theksojmë kalimthi se në gamën e shkaqeve (rrethanave) të jetës së padurueshme bashkëshortore, pos tjerash, artikullshkruesi, përmend: ”mënyrën e edukimit dhe shkallën e arsimimit, ndryshimet në pikëpamjet për jetën, martesën dhe familjen, ndryshimet e mëdha në vjet, impotenca seksuale”, etj.
Ndërkaq, në artikullin: “Një vështrim, historik – krahasues rreth çështjes së autonomisë së vullnetit dhe interpretimit të kontratave” që ishte botuar në dy revista: “Pravni zivot” (Beograd nr. 1/1971) dhe Përmbledhje punimesh – Zbornik radova”, 1961-1971 (Prishtinë, 1972), me argumente të thelluara bazë artikullshkruesi kishte ngritur tezën sipas së cilës “principi i autonomisë së vullnetit i shkruar në Kartën e të drejtave të njeriut dhe qytetarit si dhe Code civil u bë njëri nga preokupimet më të mëdha shkencore të doktrinës së atëhershme juridike në tërë Francën e bile edhe anë e mbanë Europës borxheze”.
Në shkrimin “E drejta e parablerjes sipas të drejtës zakonore shqiptare” (E drejta-Pravo”, nr. 1/78) autori filimisht thekson se e drejta zakonore shqiptare njeh të drejtën e parablerjes vetëm mbi sendet e paluajtshme. Më pas gjen se Kanuni i Lek Dukagjinit nuk përmban këtë institut juridik. Por, “brendësia e këtij nocioni juridik rregullohet me të gjitha modalitetet e veta në tërësi me paragrafet 464-472 të Kanunit të Lek Dukagjinit”, kishte shpjeguar ai. Sipas tij, e drejta e kontraktuar e parablerjes bazohet në një marrëveshje paraprake kontraktuale. ”Pleqnarët gjykues” gjatë vendosjes për sendet e paluajtshme respektonin pajtimin e vullneteve të palëve dhe formën e kontraktimit, pohon autori.
“Besa një ndër mbështetjet e vazhdimësisë iliro-shqiptare”, botuar në Përmbledhje punimesh”, botimi II, 1974 në fakt ishte diskutim i prof. Çaushit në Kuvendin I mbi ilirët mbajtur në Tiranë prej 15-20 shtator 1972.
Mes tjerash, ai mëtonte se besa ishte rrjedhojë e kushteve dhe rrethanave historike ndër shekuj nëpër të cilat kaloi popullata ilire dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët. Besën e shihte si “vlerë etike të kulturës sonë autentike shpirtërore” e cila kishte ndikim në “marrëdhëniet juridike e të tjera”. Vlera morale e besës vjen në shprehje te respektimi i mikut dhe pajtimi i hasmërive, shprehej ai. Pohonte se besa ishte më e fortë se format më rigoroze të punëve juridike romake duke shtuar se ajo ishte në epiqendër të drejtës zakonore shqiptare – Kanunit të Lek Dukagjinit, Kanunit të Skënderbeut, Kanunit të Musë Ballëngjinit, etj.
Pjesë integrale e krijimtarisë shkencore të prof. dr. Bardhyl Çaushit përbën edhe artikulli “Testamenti në të drejtën romake” (“E drejta” nr. 1-2/98). Testamenti këtu trajtohet përgjatë periudhës fillestare, klasike dhe postklasike. Sipas tij, historikisht, testamenti “paraqitet si njëri ndër institutetet më të vjetra të kësaj të drejte” i cili “lajmërohet me shfaqjen e pronës private mbi mjetet e prodhimit”. Testamenti aspironte disponimin e së drejtës pronësore nga trashëgimtarët pas vdekjes së testatorit. Ishte punë e njëanshme formale juridike “në rast vdekjeje”, vlerëson autori. Si “institut ishte i panjohur për shoqërinë e parë gjentile të Romës, kur mjetet e prodhimit ishin në pronësi kolektive”, vëren autori. Ai specifikon spektrin e gjërë të trajtave të testamenteve: testamenti tabulae (me shkrim); testamenti verbal (nunkupativ); testamenti pretorian; testamenti olografik; testamenti alografik, etj. Artikullin e përfundon duke trajtuar elementet e përmbajtes së testamentit: emërimin e trashëgimtarëve, masën trashëgimore, mënyrën e ndarjes dispozitat sekondare (urdhëresat dhe kushtet); substitutet testamentale; legatet dhe fideokomiset.
Në vijim do t’i përkujtojmë disa tituj tjerë të shkrimeve të profesor Bardhylit: “Kontrata mbi dorëzanin në të drejtën romake (ad promissio)”, botuar në Përmbledhje punimesh – Zbornik radova, Fakulteti juridik Prishtinë, 1977; “Kontrata e shitblerjes në të drejtën romake” (Përmbledhje punimesh – Zbornik radova, Fakulteti juridik, Prishtinë, 1978, nr. VI); Kontrata mbi huan në të drejtën zakonore shqiptare” (Përparimi, Prishtinë, 1980, nr. 3); “Besa – bona fides ngjajshmëritë dhe ndryshimet midis tyre” (Përparimi”, Prishtinë, 1978, nr. 5; Bashkëshortët dhe shkurorëzimi i martesës, (fejton,gazeta “Rilindja, Prishtinë, janar 1971).
Ndryshe, prof. dr. Bardhyl Çaushi kontribuoi në shkencën juridike deri në frymën e fundit. Ç’është e vërteta, teksa ishte në fazën e përfundimit të hartimit të tekstit universitar “E drejta romake” në vitin 1999, piromanët e shtetit serb e kallën shtëpinë e tij gjatë kësaj lufte dhe kësisoj asgjësuan edhe dorëshkrimin konkret i cili do t’ishte një prurje me vlerë origjinale me të cilën do begatohej fondi i trashëgimisë së shkencës juridike shqiptare dhe i krijimtarisë së tij shkencore.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi shquhet edhe në fushën e përkthimeve. Është shqipëruesi i parë nga serbokroatishtja i tekstit universitar “Sistemi ekonomik i Jugosllavisë” (Gjorgje Mileviç) në vitin 1965. Ndërkaq, në vitin 1971 shqipëroi edhe tekstin tjetër universitar “E drejta romake” (Ivo Puhan), në vitin 1971.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi si anëtar i Komisionit për ndryshime kushtetuese (1968) në Kushtetutën e Jugosllavisë (1963) gjatë përsiatjeve të thella kishte marrë shtysë nga pozita e rëndë kushtetuese e Kosovës. Ndaj, gjakonte me devotshmëri sikundër avancimin e statusit kushtetues të saj (Republikë) ashtu edhe zgjerimin e funksionit legjislativ të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave. Krahas profesorit te nderuar tij u dalluan edhe intelektualet: Gazmend Zajmi, Fehmi Agani, Ali Hadri, Rezak Shala, etj.
Pas përpjekjeve të gjata dhe sfiduese të intelegjencisë shqiptare të kohës dhe jo vetëm, në vitin 1974 u aprovua Kushtetuta jugosllave, ndërsa për herë të parë Kushtetuta e Kosovës. Me to Kosova u cilësua element konstituiv i federatës jugosllave gjë që shënonte ngjarje kulmore juridike, politike e kushtetuese për kushtet dhe rrethanat e kohës. Kështu, edhe pse pozita e këtillë e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dukej e ngjashme me republikat jugosllave. Megjithatë, Kosova nuk ishte e barabartë me to.
Në fakt, pozita juridike kushtetuese e Kosovës filloi së dobësuari në vitin 1989 me rrënimin e autonomisë së Kosovës përmes amandamenteve në Kushtetutën e Serbisë (1989) dhe vazhdojë së rrënuari me nxjerrjen e Kushtetutës së Serbisë (1990) dhe ligjeve që i atribuoheshin: veprimit të organeve republikane në rrethana të veçanta (1990); ndërprerjes së punës së Kuvendit dhe Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (1990); marrëdhënies së punës në rrethana të veçanta (1990); ndërprerjes së punës së Kryesisë së Kosovës (1991) dhe me vendime të ngjashme.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi do të mbetet zë i veçantë në këtë proces shtetformues me angazhimin e tij për hartimin e dy dokumenteve burimore të vetëpërcaktimit politik, me kryehartues akademik Gazmend Zajmin. Dokumenti i parë ishte Deklarata kushtetuese për Kosovën njësi e pavarur dhe e barabarte me njesitë tjera të federatës-konfederatës jugosllave. Ky akt u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 2 korrik 1990. Këtu u anulua Vendimi i këtij Kuvendi i 23 marsit 1989 mbi “dhënien e pëlqimit” në amandamentet e Kushtetutës së Serbisë të 28 marsit 1989 dhe rrjedhimisht u derogua Rezoluta e Kuvendit të Prizrenit e vitit 1945 mbi bashkangjitjen e Kosovës Serbisë. Mirëpo, këtë Deklaratë e anuloi Gjyakata Kushtetuese e Jugosllavisë nga presioni i shtetit serb, s’do mend. Dokumenti i dytë burimor i vetëpërcaktimit politik ishte Kushtetuta e Republikës së Kosovës, miratuar nga Kuvendi legal dhe legjitim më 7 shtator 1990. Akti juridik suprem konfirmoi se Kosova dhe populli shqiptar i saj deklarohen politikisht njësi të barabarta me republikat tjera në rendin e ri kushtetues federal apo konfederal jugosllav. Ndryshe, është pikërisht kjo Kushtetutë e cila shenon shpalljen e pavarësisë, përkatësisht aktin e parë të njohjes së subjektivitetit të Kosovës dhe të shqiptarëve në Jugosllavi.
Të dy këto dokumente me rëndësi jetike për procesin e shtetformimit, u pasuan me të tretin dokument burimor për përcaktimin politik – Rezolutën e 18 tetorit 1991 mbi Republikën e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran bashk me vendimin mbi mbajtjen e referendumit për këtë.
Ndryshe, kryeprotogonisti ynë kishte dëshmuar në seancën e Gjykatës kushtetuese të Jugosllavisë të 30 majit 1991 ku po vlerësohej vendimi i Gjykatës kushtetuese të Serbisë, datë 7 shkurt 1991 me të cilin qe refuzuar propozimi i Gjykatës së Punës së Bashkuar të Kosovës të 9 korriku 1990 për konstatimin e jokushtetushmërisë së Ligjit për veprimin e organeve republikane në rrethana të veçanta të 26 qershori 1990 dhe ishte hedhë poshtë e njejta kërkesë.
Duke shpalosur dëshminë e vet me qartësi e thellësi analize, meditimi profesional dhe stili elokuent narrativ, prof. dr. Bardhyl Çaushi, atëbotë Kryetar i Shoqatës së Juristëve të Kosovës, pos tjerash, ishte shprehur: “Serbia i jep vetes të drejtë që pa vrarë mendjen për rregullativën kushtetuese federative nëpër dyer të vogla anësore të fut gjendjen e jashtëzakonshme dhe të shpall ekzistimin e rrethanave të jashtëzakonshme në pjesën e territorit të Serbisë duke u shmangur me këtë rast që të thotë qartë se fjala është për Kosovën si njerën nga njësitë federale, pozita e së cilës, të drejtat dhe detyrat e saj janë të përcaktuara në mënyrë të prerë me Kushtetutën ende në fuqi të RSFJ të vitit 1974 … si territor i banuar me popullatën shqiptare mbi 90 % si territor në të cilin shqiptarët jetojnë me shekuj dhe mijëvjeçar si popull autokton … Kosova po shndërrohet në terren për asgjasim vandal juridik të cdo gjëje që është shqiptare … si në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor … edhe në arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi, bile edhe në sport, … se përmes zbatimit arbitrar … ka pasuar përjashtimi masiv nga puna ekskluzivisht i punëtoreve shqiptarë … Delegimi i kompetencave të gjykatave dhe organeve tjera … paraqet një akt të uzurpimit të vrazhdë të pushtetit në dëm të organeve të judikaturës dhe të administratës së Kosovës… Prandaj propozoj që Gjykata e nderuar Kushtetuese e Jugosllavisë të konstatojë jokushtetushmërinë e Ligjit mbi veprimin e organeve republikane në rrethana të veçanta dhe të njejtin ta heqë nga sistemi jonë, edhe ashtu i eroduar juridik”.
Para gjyqtarëve të kushtetuesës jugosllave dhe audiencës profesionale , kishin dëshmuar edhe juristët e mirënjohur kosovarë: prof. dr. Esat Stavileci, Nike Lumezi, Gani Tigani, etj.me ekspertizat dhe oponencat e tyre shkencore e profesionale
Përkundër prezantimeve të dëshmitarëve kosovarë, kushtetuesja jugosllave kishte lënë në fuqi vendimin e kontestuar te kushtetuesës serbe.
Përndryshe, prof. Bardhyli, ky atdhetar i shquar, ishte përfshirë tok me akademikë, intelektual, studentë, etj. në Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve dhe Ngatërresave në Kosovë tash e 31 vite më parë (1990-1992) udhëhequr nga prof. Anton Çetta që rezultoi me shtrirje dore të mijëra familjeve shqiptare në Kosovë të cilët jetonin të hasmuara ndër vite e dekada për motive gjakmarrjeje dhe hakmarrje.
Në fushën e organizimit politik prof. dr. Bardhyl Çaushi ishte Këshilltar për arsim i Presidentit Ibrahim Rugova dhe përfaqësues i delegacionit kosovar për arritjen e Marrëveshjes së arsimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi është nderuar nga institucionet më të larta të Kosovës me Medalen e Artë të Pavarësisë për meritat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Presidenti Ibrahim Rugova, me 30 shtator 2005; Medalen e Artë “Mësues i Merituar” nga ish-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe me Medalen e Arte Presidenciale te Meritave.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi është njëri ndër tetë profesorët e Universitetit të Prishtinës të cilët u vranë gjatë luftës së viteve 1997-1999 në Kosovë. Profesori Bardhyl, u shua sot e 22 vite me parë, më 10 maj 1999, pikërisht në dhjetëvjetorin e doktoraturës së tij, në moshën 62 vjeçare duke u ekzekutuar nga dora vrastare e forcave të armatosura serbe. Kjo ngjarje tragjike trishtoi jo vetëm familjen e qytetarët e Gjakovës por edhe botën akademike, komunitetin studentor dhe të tjerët gjithandej në hapësirat shqiptare. Trupi i pajetë i kthyer me shumë peripeci nga Batajnica serbe u rivarros më 30 shtator 2005 në ceremoninë mortore të varrimit të 13 martirëve në Varrezat e dëshmorëve në Gjakovë. /KultPlus.com
Kur për 20 vjet ke vjedhë në bandë politike, je kravatu falë bandave, je pasuru e qytetnu falë hajnisë e krimit, je shkollu e doktoru nga dhe për bandat, ke vjedhë e vjelë edhe spitalet e shkollat e madje ke vjedhë edhe n’statujat e heronjve…
…kush te merr seriozisht kur e ben opozitarin n’Kuvend o argat i dreqit!
Qyrranat që as nyjen e kravates s’dine me e lidhë i kërkojnë llogari Donika Gervalles e Albin Kurtit « per t’miren e vendit ». Te atij vendit që kund vend s’i lanë e kurrë vend s’e lanë me u bë. Të atij vendit që e vodhen dhe e zbrazen pa fijen e marres e n’fund edhe Serbisë për pak sa s’ia rikthyen.
Ikni o qesharakë e dilni përballë pasqyres para se t’i dilni popullit n’televizor si bisha e si analfabetë aksidentalisht t’gjetun n’Kuvend.
Qyrranat që as nyjen e kravates s’dine me e lidhë i kërkojnë llogari Donika Gervalles e Albin Kurtit « per t’miren e vendit ». Te atij vendit që kund vend s’i lanë e kurrë vend s’e lanë me u bë. Të atij vendit që e vodhen dhe e zbrazen pa fijen e marres e n’fund edhe Serbisë për pak sa s’ia rikthyen.
Ikni o qesharakë e dilni përballë pasqyres para se t’i dilni popullit n’televizor si bisha e si analfabetë aksidentalisht t’gjetun n’Kuvend./ KultPlus.com
“Korça Short Film Fest” fton të gjithë kineastët shqiptarë që të aplikojnë me filmat e tyre në thirrjen e fundit të këtij viti, e cila do të jetë e hapur deri më 15 Maj, shkruan KultPlus.
“Të gjithë kineastët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë filmat e tyre të shkurtër përmes platformës Filmfreeëay duke përdorur kodin: Korca2021”, thuhet në njoftimin e organizatorit, të cilët kanë njoftuar se aplikimi është pa pagesë.
“Korça Short Film Fest” do të organizohet në muajin korrik./KultPlus.com
Kreshnik Zhabjaku, është bariton shqiptar që jeton dhe punon në Nju Jork(SHBA), pasi u largua nga Shqipëria pas trazirave që ndodhën në vënd në vitin 1997.
Sot, qytetar i botës dhe një artist me një karrierë të admirueshme, vijon karrierën e tij 20 vjecare, me sukses në SHBA, Europë dhe më gjërë.
Kur e pyet për lidhjen e tij me këngën, thotë që e nuk mban mënd të mos ketë dashur ndonjëherë të këndojë , ndërsa e qënura bariton në një nga metropolet e botës, e bën të ndihet mirë dhe i jep vitalitet .
Kreshnik Zhabjaku, studimet e para i kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja”, me pedagoge, Ermelinda Papariston dhe më pas në Akademinë e Arteve me artisten e madhe Nina Mula, pedagoge të cilat sikundër thekson ai në këtë intervistë, i dhanë bazën e suksesit të tij muzikor .
Zhabjaku, ka kryer Masterin në Konservatorin Mannes College of Music 2003 NYC dhe është fitues, “Këngëtari më i mirë” i “Mbrëmjes së Romancës Shqiptare” 1996.
Fitues i “Arleen Auger Memorial Fund Scholarship” dhe “Motrat Qirjazi Scholarship” 2001 NYC, fitues i Çmimit “Franco Gentilesca”NY 2002, Finalist i “Nico Castel International Master Singer Competition” 2011, NYC.
Ai është përshëndetur fuqishëm nga gazeta Washington Post: “…një recitalist në lule te karrierës së tij” dhe nga Gazeta Houston Chronicle që shkruan: “… Kreshnik Zhabjaku zoteron një zë të embel, te fuqishëm dhe prezencë në rolin kryesor…”
Karriera e tij operistike njeh role të ndryshme. Si solist në Operën Kombëtar Shqiptar ka kënduar rolin e Massetto-s, Mozart Don Giovanni, Gaudenzio në Signor Bruschino dhe Figaro në Il Barbiere di Seviglia të dyja të Rosinit. Me Opera in the Heights ka kënduar rolet Bel Core nëL’elisir D’amore, Donizetti, dhe Don Giovanni te Don Giovanni, Mozart. Për këtë rol Gazeta Huston Press shkruan: “Në rolin e shthurur të Don Giovanit Kreshnik Zhabjaku të bën ta shohësh me një qetësi të këndshme. Rolin e percjell me një seksualitet të natyrshëm. Kjo është arsyeja që zonjat e ndjekin me vëmendje. Zëri i tij ngjitet mbi muzikën e Moxartit me shkathtësi pa e shqetësuar…”
Kreshnik Zhabjaku, ka kënduar rolin e Eneas në Dido &Eneas të H. Purcell me One World Symphony, NYC, Belcore në L’Elisir D’amore, Donizetti, Germont në La Traviata Verdi dhe Figaro në Le Nozze di Figaro me Rogue Opera, Oregon.
Ai ka kënduar në Festivalin Ndërkombëtar Bel Canto at Caramoor në Katonah, NY 2005 dhe 2007. Count Zetate “Vejusha Gazmore”, Franz Lehar me Manhattan Lyric si dhe shumë role të tjera.
Kreshnik Zhabjaku, do të jetë në Shqipëri në muajin qershor, i ftuar nga Albanian Excellence, një qëndër që promovon nga viti 2012, suksesin shqiptar, e cila në bashkëpunim me Bashkitë Pogradec, Korcë, komunat Dibër e Strugë (Maqedonia e Veriut), do të organizojë një tur koncertor më kuintetin Albanian Excellence dhe sopranon e mirënjohur me banim në Nju Jork, Deshira Ahmeti.
“Promovimi dhe prezantimi i këngës qytetare është mëse e nevojshme sot”, thotë baritoni i mirënjohur në këtë intervistë ndërsa shprehet se,”ka mall dhe emocion për Shqipërinë dhe për publikun shqiptar”.
“Publiku në Shqipëri më dha duartrokitjet e para dhe të ngrohta. Janë gjëra të paharrueshme” cilëson ai.
F.N : Kreshnik, çfarë ndjesie ju jep sot e qënësia juaj bariton në një nga metropolet e botës ?
K.ZH: E qënura bariton në një nga metropolet e botës, më bën të ndihem mirë dhe sigurisht që më jep vitalitet .
F.N: A është e vëshirë është të bëhesh bariton ?
K.ZH : Sigurisht ka vështirësitë e veta po rruga e këngëtarit klasik ka vështirësi të mëdha nga që trajnimi dhe mirëmbajtja e vokalit është jetike. Zëri baritonit ka veçantinë e tij sepse quhet si materiali kadif (i ngrohtë) i zërave.Pikërisht, këtu qëndron për mua, vështirësia e baritonit, për të arritur këtë perfeksion .
F.N: Kur e kuptuat ju këtë vështirësi ?
K.ZH : Kjo vështirësi për mua, ka qënë gjithmonë e pranishme, pasi kur je i ri duhet gjithmonë balanca e gdhëndjes së timbrit tënd autentik me ngrohtësinë që i kërkohet tipit të zërit.
F.N: A e kujtoni kohën kur ju lindi dëshira të këndoni e të mendoni se:” po unë … do ja kushtoj jetën këngës “ ?
K.ZH : Unë nuk mbaj mënd asnjëherë të mos kem dashur të këndoj. Vij nga një familje artistësh, nëna ime ka qënë pianiste/coach/komcertmaster për 36 vjet në TKOB , ndërsa babai Ismail Zhabjaku regjisor filmash në Kinostudio. Motra ime Azeta Kola Zhabjaku, ka studiuar për piano dhe flaut, ndërsa sot jeton në Amerikë ku ka marrë titullin PhD në Historinë Botërore. Me pak fjalë që i vogël kam qënë gjithmonë nën praninë e instrumentave muzikorë dhe këngëtarëve të mrekullueshëm të Operas Kombëtare.
F.N: A kujton ndonjë ndodhi nga fëmijëria juaj ?
K.ZH: E bukur ka qënë momenti rreth moshës 6 ose 7 vjeç kur mbasi kisha dëgjuar me muaj e vite provat e Operas Traviata e kisha memorizuar dhe mami kur po bënin prova skenike në një pushim më thotë Kreshnik : “hajde kendo”, dhe më vuri mbi piano për të kënduar pjesë nga opera. Si Alfredon ashtu dhe Violetën edhe babain Giorgio.
F.N: Ka patur ndonjë moment që jeni dorëzuar e keni thënë: “nuk mundem më …”
Ne se jo… pse ?
K.ZH: Ka patur momente sidomos kur erdha në Amerikë, që lodhja e të qënurit artist është më e madhe se dëshira për të kënduar. Por vullneti nuk më ka munguar asnjëherë dhe ajo më ka shtyrë në momente të caktuara. Dashuria për artin klasik gjithmonë ka qënë jeta ime.
F.N Cfarë do të kujtonit nga studimet në Tiranë , sa të vlefshme kane qënë për karrierrën tuaj ?
K.ZH: Studimet në Tiranë kanë qënë baza e karrierës sime artistike. Kam pasur fatin të studioj në Liceun Artistik “Jordan Misja” me Ermelinda Papariston një edukator i përkushtuar. Dhe më pas kam pasur fatin të studioj me artisten e madhe Nina Mula. Këtu është edhe rritja ime si këngëtar. Do të kujtoja nga të gjitha nivelet e edukimit tim përkushtimin e mësuesve dhe pedagogëve atë asaj kohë. Nga që doja rezultate të larta pedagogët e vinin re dhe kërkonin më shumë nga unë. Ka qënë kjo, që kur fitova konkursin në Mannes College of Music mu ofrua bursë dhe mbaj mënd (më vjen për të qeshur) kur fillova orën e parë të solfezhit pedagogja Ms. Aaron më thotë: “nuk duhet të jesh në këtë nivel, është bërë gabim. Duhet të jeshë në klasën e pianistëve dhe violinistëve. Solfezh 3”
F.N: Si dhe pse shkuat të jetoni e të punoni në Nju Jork ?
K.ZH: Mbasi përjetova ngjarjet e vitit 1997, nuk kishte më kuptim qëndrimi im në Shqipëri. Unë u bëra pjesë e departamentit të solistëve në Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, por pasiguria më shtyu për t’u larguar.
F.N: A mund të përshkruani një ditë tuajën në metropolin e botës?
K.ZH: Ka vështirësitë e saj, por kënaqësia është shumë më e madhe. Takimi me artistë nga e gjithë bota është një ndjesi e mrekullueshme. Muzikë ka kudo në të gjithë lagjet e NYC kështu që ndihesh si në shtëpi.
F.N:Cfarë ka përfituar Kreshniku në karrierën e tij profesionale në Nju Jork ?
K.ZH: E them gjithmonë NYC, ka qënë i mrekullueshëm në jetën dhe karrierën time artistike si në Opera ashtu dhe në jetën koncertale.
F.N: Po në anën personale ?
K.ZH : Edhe nga ana personale jam i dashuruar se çfarë afron NYC.
F.N: Cilat janë rolet më pikante që keni interpretuar ?
K.ZH: Figaro te Berberi i Sevilies (Rosini), Oniegin te Evgeni Oniegin (Çajkovski) dhe Don Giovanni (Moxart) .
F.N: Roli i jetës tuaj dhe pse ?
K.ZH: Oniegin mund të them. Muzikaliteti dhe fuqia emocionale e Çajkovskit ka qënë dhe është e magjishme për mua.
F.N: Cili është qëllimi i largët që keni ju në karrierën tuaj muzikore ?
K.ZH: Të vazhdojë gjithmonë rrugën që kam nisur dhe shpresoj që të jem mbartës i denjë i muzikës që përfaqësoj.
F.N :A keni idhull në jetën tuaj artistike ?
K.ZH: Nëna dhe babai im.
F.N: Bashkëpunimi juaj i parë me Albanian Excellence ka qënë kënga Silent Night , në dhjetor të vitit të kaluar . Pse ju bashkuat kësaj iniciative të AE që në fakt ishte një mesazh mirësie ndaj viktimave e situatës së krijuar nga Covid19?
K.ZH: Bashkëpunimi me AE ka qënë një ndër projektet më me vlerë humanë të jetës time jo vetëm për mesazhin e mrekullueshëm që përcolli por ishte kënaqësi të jesh brënda një grupi të mrekulkueshëm artistësh.
F.N: Po bashkëpunimin me sopranon e mirënjohur Dëshira Ahmeti si do ta konsideronit ?
K.ZH: Çfarë të them për Dëshirën…?, jo vetëm që e njohim njëri tjetrin qysh në Akademinë e Arteve ku dolëm nga duart e zysh Ninës por, për mua, kënaqësia që ndjej kur jemi bashkë në projekte të ndryshme është e dyfishtë. Në nivelin human ajo dhe familja e saj janë miq të vyer në familjen tonë dhe si kolege është një artiste e rëndësishme për Maqedonin, Shqipërinë dhe më tej.
F.N: Së shpejti në muajin qershor, ju do të vini në Shqipëri … Si ndiheni ?
K.ZH: I mallëngjyer dhe plot dashuri.
F.N: Do të jeni protagonist i një turi koncertor në disa qytete ne Shqipëri dhe në Maqedoninw e Veriut … së bashku me kuartetin Albanian Excellence ?
K.ZH: Edhe një herë e theksoj që është kënaqësi të punosh me artistë të denjë.
F.N: A keni mall dhe emocion për Shqipërinë dhe për publikun shqiptar …?
K.ZH: Absolutisht. Publiku në Shqipëri më dha duartrokitjet e para dhe të ngrohta. Janë gjëra të paharrueshme.
F.N: A mendoni që iniciativa e Albanian Excellence për të sjellë ne një interpretim të ri, muzikë mirëfilli shqiptare, do të ketë sukses ?
K.ZH: Patjetër promovimi dhe ekspozimi i këngës qytetare është mëse e nevojshme sot.
F.N: A keni një mesazh për artëdashësit shqiptarë që do ju ndjekin në këtë koncert ?
K.ZH: Hajdeni të kalojmë një mbrëmje të ëmbël me muzikën e krijuar nga vetë populli. Të zhvishemi nga hija e virusit dhe të kënaqemi me njëri tjetrin.
F.N: Po nje mesazh për popullin shqiptar kudo ku ai jeton ?
K.ZH: Mesazhi im është të ruajmë vlerat e mira të të parëve dhe të kujtojmë gjithmonë si nga spektri politik por edhe ai krahinor që jemi një dhe të përbashkët në arritjen e objektivave të kombit.
Komentuesit, mes tyre dhe historiani Auron Tare, kanë zbuluar se për cilin shqiptar bëhet fjalë. Bazuar në periudhën në të cilën flitet dhe miqësinë e francezit, sipas tyre shqiptari nuk është askush tjetër veç Faik Konicës.
U publikua një histori të shkëputur nga një novelë e shkrimtarit francez, Gijom Apoliner (frëng. Guillaume Apollinaire), i cili shkruante lidhur me zakonin e rrëmbimit të gruas nga shqiptarët.
Komentuesit, mes tyre dhe historiani Auron Tare, kanë zbuluar se për cilin shqiptar bëhet fjalë. Bazuar në periudhën në të cilën flitet dhe miqësinë e francezit, sipas tyre shqiptari nuk është askush tjetër veç Faik Konicës.
“Apoliner ishte mik i Konicës, i cili parashikoi gjenialitetin e poetit të madh. Ndoshta me këtë tregim, Apoliner ka dashur të na japë një portretizim artistik të Konicës. Vetë Konica ka folur për zakonin e rrëmbimit, në malësitë e Shqipërisë së Veriut,”-shkruan një prej komentuesëve. Ndërsa Tare me mbështet duke shkruar: Sigurisht që është Konica. Kush mund të ishte tjetër?
PJESË NGA NOVELA:
Shqiptarët janë burra të pashëm, fisnikë, të guximshëm, me prirje për vetëvrasje, gjë që padyshim do t’i bënte njerëzit të dridheshin për racën e tyre nëse cilësitë e tyre riprodhuese nuk do të kundërpeshonin mërzinë e tyre për të jetuar. Një shqiptar të cilin e njoha gjatë një qëndrimi të gjatë në Bruksel më la përshtypje të paharrueshme dhe të caktuara për një komb i cili, së bashku me skocezët, ndoshta, është më i vjetri në Evropë. Ky shqiptar kishte mikeshë një angleze që e bënte të vuante si vetëm ata që janë të elitës së njerëzimit mund të vuajnë nga dashuria. Vajza e re, e hipnotizuar nga prania mashkullore e rrëmbyesit të saj, buzëqeshi, e kënaqur në të gjitha kuptimet e fjalës dhe, kur ishim në vagonin e një treni që u nis drejt Erbestal, drejt kufirit, shqiptari po puthte (përqafonte), sa të ikte shpirti, më të nënshtruarën e grave.
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Ai është njohur si poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes. dosja.al/ KultPlus.com
KultPlus ju sjell të plotë fjalimin e Albin Kurtit në Parlamentin Evropian
Fjalimi im para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian
Good evening. Bonsoir. Guten Abend. (Mirëmbrëma)
I nderuar Kryesues, të nderuar anëtarë, të nderuar miq, është nder të jem këtu me ju sot.
Së pari, më lejoni të ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që i keni dhënë vendit tonë dhe gjithashtu për rezolutën tuaj të fundit, e cila mirëpret dhe riafirmon perspektivën e zgjerimit për Kosovën dhe liberalizimin e vizave.
Fluturimi nga Prishtina për në Bruksel zgjat diku më pak se 3 orë, mirëpo për të ardhur këtu ne duhet t’i tejkalojmë disa barriera të mëdha të shkaktuara nga kufizimi i vizave, keqperceptimi, dhe paragjykimet.
E di që nuk jam udhëheqësi i pari që po flas në këtë institucion të nderuar, edhe udhëheqës të tjerë nga Kosova kanë folur para meje, në rrethana dhe kohë të ndryshme. Sot po ju flas si Kryeministër i një shteti sovran e të pavarur, i vogël por i rëndësishëm, i varfër por plot shpresë, i ri por i lashtë në të njëjtën kohë, i cili disa herë ka mbrojtur vlerat tona të përbashkëta evropiane.
Si popull kemi vuajtur pushtime nga perandori dhe regjime të ndryshme, të cilat deshën të na asimilojnë gjuhën dhe kulturën tonë, t’i marrin tokat tona dhe ta shuajnë ekzistencën tonë, fushatë e cila preku kulmin në vitin 1999 nga gjenocidi dhe dëbini i afër 1 milion njerëzve nga Kosova më 1999.
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota u bë së bashku për të mos lejuar që mizori dhe tmerre të tilla të përsëriten në Evropë, megjithatë ato ndodhën në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
71 vjet më parë, gjersa Evropa po pastronte rrënojat e mbetura nga lufta, kohë kur vuajtjet ishin ende të mëdha, urrejtja dhe mosbesimi mbizotëronin dhe drejtësia nuk kishte ardhur në vend, lindi ideja e bashkëpunimit përmes institucioneve të përbashkëta.
Baballarët themelues të Bashkimit Evropian kishin përjetuar shkatërrimin e fuqishëm të luftës, dhe ishin dëshmitarë të anës së errët të arsyes njerëzore. Aty ku të tjerët panë luftë të pashmangshme, ata panë mundësinë për paqe dhe bashkëpunim, dhe kur të tjerët panë konkurrencë, me ç’rast fitorja e njërit është humbja e tjetrit, ata panë mundësinë që të gjithë të fitonin.
Historia është një seri e gjatë mësimesh të vështira. Por mbase pjesa më e rëndësishme për të mësuar është se paqja kërkon edhe drejtësi, por edhe përgjegjësi. Ne e dimë se pa gjyqet e Nurembergut dhe gjunjëzimin e Willy Brandt, pajtimi nuk do të ndodhte kurrë.
Bashkimi Evropian u ndërtua përmes betejës kundër fashizmit, dhe paqja evropiane ka në themel antifashizmin.
Pra, asnjëherë nuk duhet ta marrim si të mirëqenë as BE-në dhe as paqen, dhe duhet të kujtojmë se paqja nuk është thjesht mungesa e konfliktit të dhunshëm, por prania aktive e drejtësisë së vërtetë. Një paqe e drejtë me një shtet të mirëqenies që funksionon për të gjithë pa marrë parasysh kombësinë, fenë dhe gjininë.
Kjo gjë më sjell te Kosova dhe te dialogu i shumëpërfolur me Serbinë.
Kosova e pranon dialogun me Serbinë, dëshiron t’i zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura, dëshiron marrëdhënie paqësore dhe bashkëpunim paqësor, në mënyrë që të dy vendet tona dhe popujt tanë të mund të punojnë dhe jetojnë në harmoni, krah për krah dhe së bashku.
Pikërisht për këtë arsye, 13 vjet më parë, pas një procesi negociatash në Vjenë, i udhëhequr nga një i dërguar special i Kombeve të Bashkuara, me pëlqimin e demokracive botërore, Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur. Pavarësia ishte kompromis i bazuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila shpalli Kosovën, një popull i përbërë nga 95% shqiptarë, si shoqëri multietnike; krijoi komuna me shumicë të komunitetit serb, dhe zona të veçanta të mbrojtura brenda territorit për vendet fetare, dhe shumë të drejta të tjera të zgjeruara dhe të veçanta, sidomos për komunitetin serb.
Sot, në parlamentin tonë, serbët dhe pakicat e tjera nuk i kanë vetëm vendet e rezervuara, por një shumicë të dyfishtë mbi shumë ligje dhe Kushtetutë. Të drejta të cilat as që mund të krahasohen nga afër me shtete të tjera evropiane.
Këto nuk janë vetëm opinione për t’u debatuar, por fakte për t’u përballur.
Ata që më kanë përcjellë mua dhe Lëvizjen të cilës i përkas, e dinë që si aktivist që nga fillimi kam kundërshtuar të drejtat e veçanta dhe zonat e veçanta, dhe kam avokuar për pavarësi dhe vetëvendosje si një e drejtë që na takon neve si popull.
Tani si Kryeministër, i cili ka fituar mbi 50% të votave në vend, detyra ime e parë është të mbroj sovranitetin, pavarësinë dhe kushtetutën tonë. Pra, ne jemi për dialog, por dialog që është i përgatitur mirë dhe me parime, i drejtë dhe i barabartë. Prandaj, më lejoni t’i përmend këto parime:
E para është pranimi i realitetit. Kjo do të thotë që ne nuk mund të kthehemi në kohën para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës, bazuar në pakon e Ahtisaarit ishte një kompromis. Hapja e kësaj pakoje nënkupton hapjen e një liste dëshirash e shtysash, gjë që do na çonte në ngjarje të paparashikueshme dhe pasoja të padëshiruara.
E dyta është pranimi i së vërtetës. Serbia duhet të pranojë krimet dhe keqbërjet e saj në të kaluarën në Kosovë. Për të ndaluar gjenocidin, NATO-s iu desht të bombardonte Beogradin në Serbi sepse ishte Beogradi me regjimin e Millosheviqit ai që bëri gjenocid në Kosovë. Ishte aparatura shtetërore me zyrtarët qeveritarë dhe një zinxhir komandues i njohur për të gjithë. Megjithatë, pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe pas regjimit të Millosheviqit, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe krimet e luftës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës, Serbia po identifikohet më afër me to.
E treta është barazia e përfaqësuesve. Në çdo tryezë ne ulemi si të barabartë për të zgjidhur problemet ekzistuese dhe jo për të krijuar probleme të reja. Kosova nuk është një çështje në dialog, por një palë e dialogut, dhe kjo duhet të kuptohet mirë para çdo raundi të ri të bisedimeve me Serbinë.
E katërta, qytetarët duhet të jenë përfituesit fundor. Dialogu nuk mund të bëhet për ruajtjen e reputacionit ose karrierës së politikanëve në detyrë, por me përmirësimin e jetës së qytetarëve në terren. Kjo do të thotë që ne ofrojmë zgjidhje reale për problemet reale, siç është fati i personave të zhdukur, prej të cilëve një e treta nuk janë shqiptarë, të tilla si sigurimi i ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike të pandërprerë, ndërtimi i rrugëve dhe urave, dhe afrimi i komuniteteve rreth një qëllimi të përbashkët. Ky është lloji i dialogut që ne duam të ndjekim dhe që është në përputhje me parimet e BE-së mbi përfshirjen, bashkekzistencën, solidaritetin dhe drejtësinë.
Ne duhet të adresojmë borxhet, trashëgiminë dhe reparacionet e luftës;
– Përafërsisht 3 miliard euro në dëmin pasuror dhe jopasuror të pensioneve të papaguara.
– Mbi 400 milionë euro në dëmin pasuror dhe dëmin jopasuror të keqpërdorimit të rrjetit të energjisë elektrike.
– Pasuritë e Kosovës në Serbi dhe të ish-republikave të tjera të RSFJ-së, statusi i të cilave nuk është adresuar ende.
– Reparacionet e luftës të cilat duhet të përfshijnë garancitë e mos-përsëritjes, dëmshpërblimit dhe kompensimit.
Këto janë gjëra për të cilat duhet të flasim dhe t’i zgjidhim, dhe për të cilat qeveria ime është plotësisht e përkushtuar.
Evropa i ka dhënë botës aq shumë, por gjithashtu ka nxjerrë shumë mësime, përmes luftës dhe iluminizmit, shtypjes dhe revolucionit, dhe ka gjetur paqe vetëm përmes pranimit të realitetit dhe të vërtetës.
Kjo është ajo që ne kërkojmë. Një pasqyrë që ne të shohim veten dhe të njohim veten sepse historia nuk mund të injorohet sepse mund të përsëritet.
Çdo pranverë, Kosova mban zi dhe kujton masakrat nga regjimi serb në 1998 dhe 1999, në çdo cep të vendit.
Deri më sot, ne ende kemi 1632 persona të zhdukur dhe 22 vjet pas luftës, familjet e tyre ende nuk mund të vendosin lule në varret e tyre dhe të pikëllohen në mënyrën tradicionale. Plagët e tyre janë plagët tona, vuajtjet e tyre janë vuajtjet tona. Kjo është arsyeja pse çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i personave të zhdukur. Nëse nuk mund të bëjmë përparim në këtë fushë, atëherë është vështirë të bëjmë ndonjë përparim në ndonjë fushë tjetër.
Pra, nuk duhet ta injorojmë historinë, sepse injorimi i saj do të nënkuptojë injorimin e mësimeve që janë shkruar në varrezat e këtij kontinenti.
Bashkimi Evropian është projekti më i suksesshëm në botë për paqe, prosperitet dhe mirëqenie. Por përparimi dhe prosperiteti juaj duhet të ndahen.
Unë e falënderoj këtë institucion që mbështetë Kosovën në kohën e saj më të vështirë dhe që kërkon në mënyrë pro-aktive për ta çuar përpara Kosovën në rrugën e saj të BE-së, por ne duhet të bëjmë më shumë.
Shtetet kombe të BE në Këshill nuk duhet të bllokojnë vullnetin demokratik në parlament. Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave dhe të marrë një rrugë të qartë drejt integrimit në BE pa veto dhe pa bllokime.
Ne nuk duhet të kërkojmë të kopjojmë një BE në Ballkan përmes disa iniciativave të cilat vetëm mund të vonojnë anëtarësimin tonë, por ne duhet të rrisim bashkëpunimin tonë rajonal në mënyrë që ai ta bëjë procesin e anëtarësimit më të lehtë dhe më të shpejtë.
Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet e BE-së dhe ne duhet të trajtohemi si anëtarë të ardhshëm, jo si fqinjë. Sa më shpejt që të ecim drejt BE-së, aq më e sigurt do të bëhet Evropa dhe e lirë nga ndërhyrjet e huaja që kërkojnë destabilizim.
Si përfundim, unë besoj se është në interes të BE-së dhe Evropës që të dalin me një Mini-Marshall, plan i cili do të shpejtonte reformat dhe anëtarësimin e plotë. Plani Marshall i ShBA-së shpëtoi dhe ndërtoi Evropën dhe krijoi mrekulli ekonomike, tani është koha që BE-ja të shpëtojë dhe të ndërtojë Ballkanin Perëndimor.
“Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik të Prishtinës sot i ka kujtuar personalitetet e muzikës popullore, rapsodët, valltarët, kompozitorët e instrumentistët që kanë vdekur gjatë kohës së pandemisë.
Me këtë rast, studiues, etnomuzikologë e folkloristë nga Prishtina, Tirana e Shkupi, kanë folur për veprën dhe personalitetet e disa prej figurave e kulturës shqiptare, të cilët me punën dhe veprën e tyre që e lanë trashëgim, u bënë të pavdekshëm.
Për jetën dhe veprën e këtyre figurave të rëndësishme kulturore kanë folur: Visar Munishi, Bekim Ramadani, Arian Sukniqi, Albin Sadiku, Holta Sina, Krenar Doli e Visar Munishi./ KultPlus.com
Promovimi i arsimit, shpërndarja e maskave falas, mbrojtja e mjedisit kundër padive për shpifje, fitimi i Çmimeve të ndryshme rreth regjisë, bashkëpunimi me artistë përtej kufijve për thyerjen e stereotipave, janë këto vetëm disa kontribute nga kandidatët për çmimin ‘Evropiani i vitit 2021’, të shpallur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, shkruan KultPlus.
Bashkimi Evropian në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që për të gjashtin vit radhazi do të dhurojë Çmimin Evropian të Vitit për një individ ose institucion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave Evropiane në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Përkushtimi i madh ndaj vlerave evropiane ka ardhur nga shumë persona dhe institucione, me ç ‘rast janë përzgjedhur kandidatët për këtë vit, siç janë: Shoqata e Matematikës në Kosovë, Arlinda Murtezi, Grupi jozyrtar i Kosovës ‘Anti-SLAPP’, Blerta Basholli dhe Dardan Aliu i njohur si ‘DJ Respekt’.
Votimi për zgjedhjen e fituesit do të realizohet përmes komenteve duke shënuar një reagim specifik si: like, kujdes, dashuri, HAHA dhe WOW, që duhet të vendosen poshtë fotos të publikuar nga European Union Kosovo. Ky votim do të jetë i hapur deri të premten në ora 22:00./ KultPlus.com
Një foto e një familjeje të re duke përgatitur me gëzim një vakt në shtëpinë e tyre në Kinë ka fituar një çmim të madh të fotografisë për ushqim.
Li Huaifeng është shpallur ‘Fotografia për Ushqim e Vitit 2021’ për një imazh të titulluar ‘Taste’ (Shije), e kapur në Licheng, Shanxi.
“Kjo foto është teknikisht e jashtëzakonshme në përdorimin e saj të dritës dhe përbërjes”, thotë themeluesja dhe drejtoresha e çmimeve Caroline Kenyon, transmeton Klan Kosova.
“Por ajo që e ngre atë në nivelin e rëndësisë historike është thellësia e tregimit dhe emocionit të saj. Imazhi tregon për një vit izolimi dhe jetese brenda, duke jetuar në komunitete të vogla të familjes së ngushtë. Këtu, skena është larë me dashuri. Një shkrepje e jashtëzakonshme që tregon në mënyrë të përsosur se fotografia nuk ka nevojë për shumë punë për të qenë e shkëlqyeshme ose e paharrueshme”.
“Ky imazh mbetet në mendje”, tha ajo./ klankosova/KultPlus.com
Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi sapo ka njoftuar se po shpalosë një faqe të re në histori, duke prezantuar Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World, shkruan KultPlus.
Kajtazi sapo ka njoftuar për këtë sukses, e cila ka treguar për këtë sukses.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj e cila e ka shoqëruar edhe me video.
Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju.
“This year’s competitors come from 15 countries, including Madagascar and the Republic of Kosovo – neither of which have ever featured in the competition before.”
Në kuadër të eventeve “Kallzona diçka…”, Shoqata e Informatikës e mbajti eventin e tretë. Tema ishte “Orientimi i adoleshentëve në karrierë”. Mysafire ishte Zana Tabaku nga projekti Junior Geeks, i cili është mbështetur edhe nga Ambasada e SHBA.
“Junior Geeks” është një set i ligjëratave që e ka për qëllim ta nxisë kurreshtjen e nxënësve të studiojnë në fushën e TIK. Filloi më 2018 me Zana Tabakun, Shpend Lilën dhe Elida Taranin si alumni të Ambasadës së SHBA. Është hera e parë në Evropën Juglindore që fitohet një projekt i tillë. Target i këtij projekti janë të rinjtë në grupmoshat 14-18 vjeç. Junior Geeks i përmban 14 module, si: Game development (Zhvillimi i lojërave), Software Engineering (Inxhinierimi i Softuerit), Hardware Engineering (Inxhinierimi i harduerit), Cyber-security (Siguria kibernetike), Intro to Blockchain (Hyrje në teknologjinë Blockchain të valutave elektronike), Enterpreneurship (Ndërmarrësia), Body Language and Soft Skills (Gjuha e trupit dhe aftësitë “e buta” të ndërveprimit me njerëz), Artificial Inteligence and Machine Learning (Inteligjenca Artificiale dhe Mësimi i Makinave), Social Media (Mediat Sociale), Design, 2D & 3D Motion Graphics (Dizajni grafik dhe lëvizjet 2D dhe 3D), Basics of Algorithms and Coding (Bazat e algoritmeve dhe të kodimit), Robotics (Robotika) etj. Projekti ka filluar më 2018 vetëm në 3 komuna: Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë. Ka pasuar Science Camp (Kampi shkencor) tre-ditor. Ideja ka qenë që nxënësit të ndahen në ekipe ta zhvilluar një ide në në temë të caktuar (p.sh. ndryshimet klimatike, muzika etj.). Viti i parë ka qenë kryesisht në baza vullnetare, me buxhet modest. Sfidat kanë qenë më shumë në aspektin administrativ e organizativ.
Ky grup ka nisur me rreth 90 nxënës, prej të cilëve 70 kanë përfunduar në kampin shkencor. Janë të paktën 6 studentë të konfirmuar që janë regjistruar në Shkencë Kompjuterike në fakultet. Pastaj Ambasada e SHBA ka ofruar mbështetje për zgjerim në 9 komuna në rajonet kryesore të Kosovës: pos në Prishtinë, Pejë, e Mitrovicë, edhe në Podujevë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Skënderaj. Grupi i Graçanicës është konvertuar në një grup të ri në Prishtinë.
Ky brez i dytë është ende në proces. Science Camp është planifikuar të mbahet në qershor ose shtator varësisht nga zhvillimet me pandeminë. Kërkesa dhe interesimi i nxënësve është shumë më i madh në seanca të drejpërdrejta me prani fizike se sa online. Kurreshtja e nxënësve pjesëmarrës është mbresëlënëse.
Është interesante përbërja gjinore e nxënësve: ka më shumë vajza se djem, dhe vajzat kanë qenë më të interesuara. Ndoshta deri në 55% shkon pjesëmarrja e femrave në ekip.
Përkundër faktit se pjesëmarrja e femrave në fushën e TIK duket se është problem social e jo trend i interesimit të vërtetë, në Kosovë është rritur shumë pjesëmarrja e vajzave në sektorin e TIK.
Ideja e projektit ka qenë themelimi i klubeve të TIK nëpër shkolla – ku nxënësit mund të vazhdojnë të pavarur. Planet janë të vazhdohet me Junior Geeks 3. Qëllimi është të shkohet edhe në pjesët rurale të Kosovës. Interesimi dhe dija e nxënësve nëpër qyteza është mbresëlënës. Aplikimi – kur të fillojë pjesa e tretë e projekt – është online në platformë (juniorgeeks.net): zakonisht janë rreth 10 pyetje me pikë, me të cilat filtrohen nxënësit. Pjesëmarrja është pa pagesë – përkrahet nga Ambasada e SHBA. Mbulohen ligjëratat, ushqimi etj. Një impakt që arrihet me këtë projekt është se u ndihmon nxënësve ta kuptojnë a janë për TIK apo jo. Me këtë projekt fitojnë edhe fakultetet – studentë më të përkushtuar që e dinë se ku kanë ardhur. U potencua se TIK nuk është STEM (Science, Technology, Engineering, Mathematics – Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). STEM i përfshin edhe fushat tjera (Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia etj.). Ka pasë takime me Drejtoritë e Arsimit të komunave relevante. Në Gjakovë përdoret JCK, në Prishtinë ICK, e në komuna tjera janë përdorur shkollat publike. ICK është partneri kryesor Në edicionin e ardhshëm ndoshta do të përfshihen bursa nga kolegjet e universitetet.
Bisedën e moderoi Astrit Desku, bashkëthemelues i Shoqatës së Informatikës dhe njëri nga ligjëruesit në projekt./ KultPlus.com
Shpalosja e ndërtimit unik dhe të detajuar deri në perfeksion të instrumentit muzikor inovativ bashkëkohor ‘Octo’, së bashku me tema të shumta eksploratore që ngërthehen në zejtarinë muzikore, në kuadër të ‘Magmus Fest’, në Kino Armata është publikuar libri i titulluar ‘Octo’ nga profesori Librun Jupolli, shkruan KultPlus.
Pasi dashamirësit e muzikës kishin zënë vendet e tyre së bashku me dritat e errëta që hijeshonin ambientin e Kino Armata, organizatorët po bëheshin gati për fillimin e promovimit të librit, i cili përfshin një periudhë 12 vjeçare mbi punën profesionale të Jupollit të inovacionit muzikor duke filluar nga përpjekjet e tij në ndërtimin e ‘protezave muzikore’ në vitin 2009, kur ai edhe e ka ëndërruar këtë koncept, e pastaj mekanizmin e titulluar “The Piano Backbone”, duke vazhduar me ‘dy pedale’ të reja për piano, finalizimin e ndërtimit të instrumentit nga Kosova në vitin 2010, që njëkohësisht është instrumenti i tij i parë inovativ dhe i cili konsiderohet i vetmi i atij lloji në botë, për të përfunduar me 4 instrumente tjera.
Përvoja 12 vjeçare e tij me inovacion muzikor, shkencë muzikore, inovacion në ndërtim të instrumenteve, shembuj të llojllojshëm me krahasime me më shumë se 20 instrumente të tjera me tela të Evropës/Afrikës/Azisë, klasifikimin e parë historiografik të instrumenteve në organologji të bazuar nga perspektiva e ndërtimit, llojet më të ndryshme të shkrimit muzikorë, teknikat e ndryshme kompozicionale moderne/post-moderne dhe elementet kompozicionale që mund të përdoren në ‘Octo’ dhe jo vetëm, janë shpalosur më së miri në këtë libër në një mënyrë të përpiktë të detajuar deri në perfeksionimin e fundit.
Ky libër vjen si produkt nga puna doktorate të cilën profesori e ka përfunduar vitin e kaluar në muajin dhjetor. Po ashtu, libri jo vetëm që tregon për përvojën e Jupollit nga eksperiencat personale dhe performancat e tij profesionale në instrumentin ‘Octo’ në më shumë se 15 shtete të Evropës, por përfshin edhe një numër të madh të kompozitorëve të ndryshëm që janë njoftuar me instrumentin dhe kanë pasur rastin ta shohin se si përdoret duke filluar të shkruajnë e të kontribuojnë për të.
Sipas Jupollit, në mesin e tyre ishin edhe instrumentistët e veçantë sic janë: Astrit Stafa dhe Visar Kuci, të cilët e përdorin në mënyrë të veçantë instrumentin. Ndërsa, Stafai është njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj të librit duke shpalosur shumë shembuj të ndryshme.
Libri ndahet në gjithsej 6 kapituj të cilat ndahen në segmente të shumta duke përfshirë një gamë të gjerë dhe informuese të temave të llojllojshme, duke filluar nga aspekte teknologjike-teknike të instrumentit, 3 sistemet të organizimit të ambitusit, format e ndryshme të instrumenteve shqipe ku ka formate të tjera se si është zhvilluar zejtaria me qafa të ndryshme, procedura e konceptualizimit të instrumentit, sistemi i akordimit, dizajnimi i qafës, referenca nga instrumente ekzistuese, teknikat e gishtërinjëve, interpretimet e shkallëve, akordet specfike komplekse, frazat komplekse, potenciometrat e instrumentit, kompozimi për ‘Octo’ në solo e deri tek përdorimet e ndryshme me ansamble të ndryshme nga folklori duke përfunduar në ato moderne.
Pastaj shqyrtohen edhe instrumentet hibride, instrumentet elektrike, instrumentet tonike, instrumentet elektro-akustike, instrumente digjitale dhe të gjitha format e tjera që lidhen me zhvillimin e ndërfaqeve muzikore. Po ashtu, përfshihet edhe rotacioni që konsiderohet shërbim ndaj studentëve që janë të interesuar për simbolet e ndryshme për shkrim mikrointervalorë por edhe ndaj kompozitorëve që ata të kanë të gatshme një skemë dhe një reference shumë të thjeshtë të përdorimit për të gjithë ambituset, në një mënyrë shumë të thjeshtë të secilit tel, si përdoren tingujt dhe si shënohen ato.
Pra i gjithë kapacitetit i instrumentit duke përfshirë atë tingullor dhe analogjik me efekte të veçanta dhe se si riprodhohen shkallët e ndryshme që tashmë janë përdorur në Evropë, duke futur këtu edhe mënyrën se si riprodhohet sistemi jonë në çifteli.
Jupolli në këtë promovim, përpos shpalosjes së gjithë trupit të instrumentit, ka përmendur edhe një rast të veçantë rreth zejtarisë muzikore ku për herë të parë një zejtar profesional do të sjellë kontributin e tij edhe tek ne.
“Një prej zejtarëve profesional nga Turqia që jeton në Mitrovicë, është duke kontribuar në servisimin dhe ndërtimin e shumë instrumenteve të ndryshme harkore duke punuar që ai të sjellë zejtarinë e profesionin e tij edhe tek ne. Ky do të jetë rasti i parë ku do të organizohet një ‘workshop’ i parë nga ai”, tregon Jupolli.
Për Jupollin, libri në mënyrë shumë të drejtpërdrejt ngërthen në vete një enciklopedi rreth informacionit muzikor dhe instrumentit ‘Octo’ i cili ka 8 dalje prandaj ky është një prej instrumenteve të vetme ku mund të krijohet një autogomi nga vetë instrumenti. Ndërsa sfida e veçantë e tij, mbetet edhe përgatitja e instrumentit që të ketë risi por edhe të mos jetë e komplikuar nga ana e aspekteve fizike që ndërlidhen me interpretimin e rëndësishëm.
Koncepti i dyfishtë i instrumentit ndërlidh 3 sisteme tingullore që përdoren, duke filluar nga gjysmëtoni ku pjesa e parë e qafës përfshin fushën e parë deri tek e shtata, sistemi i dytë fillon nga fusha e shtatë deri tek e dymbëdhjeta dhe sistemi i tretë nga e dymbëdhjeta deri në fushën e njëzetekatër. Ndërsa në një mënyrë proporcionale, ambitusi i instrumentit që është pesë oktava e gjysmë, përmban tre oktava e gjysmë në 3 sisteme që mund të riprodhohen për secilin sistem.
Veçantia e këtij instrumenti sipas Jupollit është edhe aspekti i pikëzimit që është mbajtur në mënyrë tradicionale që çdo instrumentist të ketë qasje në gjysmë tonin duke ruajtur sistemin tingullor të dëshiruar, pavarësisht shtesave mikrointervalore. Po ashtu, trupi i Octo-s është ndërtuar nga magneti i veçantë i formuar specfikisht në Kaliforni, nga një ndërtues shumë i veçantë i magneteve për instrumente elektronike, i cili ka formuar një ndarje të veçantë të sistemeve të tetë daljeve,
“Ne kemi menduar se si të kontrollohet tingëllima e secilit tel, përmes një sistemi me dy potencioneta që janë të vendosura një mbi një, ku njëri e kontrollon volumin ndërsa tjetri kontrollon tonin”, tregon Jupolli.
Ai tutje ka folur edhe për përgatitjen teknike që ky instrument përmban dhe për të cilin do të duhej një libër i tërë.
“Përgatitja teknike për këtë instrument mund të ketë një libër të veçantë sepse të dy aspektet që janë ngërthyer në këtë instrument janë vetëm hapi i parë, pavarësisht që kanë kaluar 12 vite, instrumenti kalon në një rrugëtim të gjatë derisa arrin në formën më të mirë. Edhe ‘Octo’ është duke kaluar në këtë rrugëtim”, shpreh Jupolli.
Dallimi i instrumentit ‘Octo’ nga instrumentet e tjera elektronike ndodh në momentin kur kyçet efekti në dalje, ajo hetohet nga ambitusi por në ‘Octo’ secila dalje ofron pavarësi të tingëllimës. Pra, instrumenti është cilësuar si një mundësi e përdorimit në mënyrë të pavarur për secilin tel që formon ngjyrë dhe timbër.
Pas përfundimit të promovimit të librit nga profesori Liburn Jupolli, të pranishmit patën rastin të diskutojnë rreth instrumentit dhe degëve diversive të llojit të tij.
“Magmus Fest” është organizuar nga shtëpia botuese MAGMUS në bashkëpunim me organizatën Raise Your Hand for Help, Komunën e Prishtinës dhe Kino ARMATA./ KultPlus.com
Kengo Kuma & Associates nga Tokio dhe OUD+Architects i përfaqësuar nga Bekim Ramku nga Prishtina, janë partnerët e projektit të sallës koncertale “Gërmia” në Prishtinë, të cilët edhe kanë dalë fitues në garën ndërkombëtare të shpallur nga Komuna e Prishtinës, shkruan KultPlus.
Por Bekim Ramku ka njoftuar për KultPlus se në këtë projekt kanë edhe partnerë tjerë të inxhinierisë strukturale, makinerisë, akustikës dhe ujit, punë kjo që i është besuar ATTEC nga New York dhe ATTEC, ENMAR & SES Acoustics nga Stambolli.
Arkitekti Ramku ka shpjeguar për KultPlus se pse e bën të veçantë këtë projekt, duke vënë theksin në fasadën kryesore të objektit.
“E veçanta e projektit është se projekti ynë e ruan të plotë fasadën kryesore të objektit të Gërmisë, për më shumë të gjitha fasadat e jashtme që nuk janë modifikuar së tepërmi në dekadat e fundit kthehen në pamjen origjinale të tyre. Pra nga çdo anë që shikohet objekti, pamja e tij do jetë ajo origjinale”, ka thënë Ramku për këtë projekt, që do të shënojë njëherit edhe sallën e parë koncertale në Kosovë, në këtë format më profesional.
Ramku ka shpjeguar se projekti përfshinë dy salla koncertale, sallën e madhe që përfshinë 800 ulëse, dhe e dyta që dedikohet për koncerte të jazzit do të jetë me 200 ulëse, hapësirat tjera përcjellëse për ushtrime, dhoma individuale për muzicientë, menagjmentin, bari, restorani…
“Projekti respekton në plotësi elementet me vlerë të objektit, dhe në hyrjen kryesore të saj propozon një holl të ndërtuar me elemente të drurit, që është edhe materiali i preferuar i Kuma-san, ku edhe gjendet hyrja për në sallën kryesore dhe galerinë e qytetit”, ka thënë Ramku, i cili ka treguar për KultPlus se sfiduese fillimisht ka qenë themelimi i këtij partneriteti mes Kosovës dhe Tokios, përkatësisht bindjes së arkitektit Kengo Kuma që të jetë pjesë e kësaj gare, pasi që, sipas Ramkut, dihet botërisht që arkitektët e mëdhenj nuk i preferojnë konkurset e hapura.
Mirëpo, pavarësisht faktit se ky projekt ka dalë fitues i garës, në këtë garë janë vlerësuar edhe dy projekte të tjera, ai me çmimin e dytë nga Shkëlqim Osmani, dhe me vendin e tretë projekti i Arbër Sadikit. Dhe si të tillë, të tre mund të jenë kandidatë potencial për këtë objekt, pasi që Komuna e Prishtinës, varësisht prej buxhetit mund të zgjedhë në mes këtyre tre projekteve.
Ramku ka thënë për KultPlus se personalisht si arkitekt nuk e vlerëson si të duhur këtë metodë, që pavarësisht vlerësimeve të propozimeve, të ketë hapësirë që mos të vendoset për projektin fitues./ KultPlus.com
Uta Ibrahimit i është dhënë mundësia për ekspeditën e radhës, e cila është ftuar bashkë me shtatë gratë më të mira të botës që të ngjitet në majën e “Dhaulagirl”, dhe kjo ngjitje njëherësh e bën që kosovarja Uta Ibrahimi të bëhet ballkanasja e parë që ngjet shtatë majat më të larta në botë, shkruan KultPlus.
Mirëpo, për këtë ngjitje alpinistes kosovare i duhet ndihmë e shpejtë financiare, në vlerë prej 13 mijë eurove, pasi që ekspedita do të nisë pas një jave.
KultPlus ju sjell kërkesën e Federatës Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës për këtë ekspeditë.
Te dashur shok e shoqe, Faleminderit krejt qe jeni mbledh se bashku, per me e ndihmu vazhdimin e ekspeditava. Kane mbet edhe pak dite, e kam nevoje edhe për shume mbeshtetje … Nji thanje e vjetër … pika pika, mbushet pusi Ju faleminderit me shume dashuri Postimi nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK Kërkesë për mbështetje të alpinistes tonë, Uta Ibrahimi!!! Të dashur miq, Uta Ibrahimi këto ditë ka ngjitur majën e saj të 6-të, nga 14 majat më të larta 8000 metërshe në botê, majën Annapurna në Himalaje, dhe edhe një herë na ka bërë krenarë si Kosove dhe si komunitet e Federatë Bjeshkatare. Sot kemi kuptu qe Utës iu ka ofruar një mundësi pas kthimit nga Annapurna, gjatë qëndrimit në kampin bazë. Ajo është ftuar të ngjitet edhe në majën e 7-të, Dhaulagiri, t’i bashkëngjitet një ekspedite prej shtatë grave nga më të mirat në botë. Çka vlen të theksohet, është se Uta është ne kampin bazë, dhe e aklimatizuar, kështu që shpenzimet për ketë ekspeditë do të jenë shumë herë më të vogla se po ta bënte veçmas ketë majë. Ekspedita fillon për një javë dhe koha është shumë e shkurtër kështu që nevoja për ta ndihmuar, është shumë urgjente. Kjo ngjitje do ta bënte Utën ta thyejë rekordin ekzistues, dhe të bëhet e para nga Ballkani që ka ngjitur 7 majat më të larta në botë. Kostoja e kësaj ekspedite është rreth 12-13,000 Euro dhe Uta nuk ka mundësi të ngrisë fonde nga vendi ku është. Ne si Federatë po mundohemi të bëjmë çfarë është e mundur, për t’ia mundësuar këtë ngjitje pra, ju lusim që aq sa keni mundësi të kontribuoni në xhirollogarinë në vijim si dhe ta shpërndani këtë postim sa më shumë. Për me shume detaje shihni faqen e Utës ne linkun https://utalaya.com/ Xhirollogaria: 2020-0001-7141-6535 Teb Bank Për pagesa jashtë vendit: Përfituesi: Flutura Ibrahimi Banka e përfituesit: TEB Sh. A. Prishtinë, Kosovë Swift/BIC code: TEBKXKPR IBAN i përfituesit: XK052020000171416535./ KultPlus.com
Pjesë të punimit në të cilin është përshkruar ky lloj janë dy profesorë nga Fakulteti i Agrobiznesit Astrit Bilalli dhe Milaim Musliu.
Punimi është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, e cila boton lloje të reja për shkencën (shih linkun: https://www.facebook.com/BioDataJournal).
Lloji i emërtuar si Potamophylax coronavirus, i takon një rendi të vogël të insekteve ujore, që janë të ndjeshme në ndotjen dhe degradimin e ekosistemeve ujore. Aktualisht ky lloj është vetëm në Kosovë në Bjeshkët e Nemuna, pjesa burimore e Lumëbardhit të Deçanit.
Për përshkrimin dhe analizimin e këtij lloji janë përdorur teknikat më të avancuara molekulare, filogjenetike dhe morfologjike.
Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë.
Pjesë e këtij hulumtimi gjithashtu janë profesorë nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Vjenës dhe Universiteti Gießen në Gjermani
Linku i punimit: https://bdj.pensoft.net/article/64/ KultPlus.com
Pasioni për aktrimin, regjinë, zhanrin fantastiko-shkencorë dhe jo vetëm, solli premierën e shfaqjes ‘Yjësitë’ nën regjinë e Nol Sahatçiu dhe Feray Derviş dhe nën skenarin e dramaturgut britanik Nick Payne, e cila për një orë e gjysmë ngërtheu publikun në intimitetin dhe rëndësinë e temave të shumta sensitive duke bërë që muzika, dritat, veshjet e ndryshme dhe aktrimi i protagonistëve të jenë një kryevepër verbuese e cila u shoqërua me hilet diktuese e rrëqethëse, që kjo shfaqje solli mbrëmë në Termokiss, shkruan KultPlus.
Gjithçka nisi në momentin kur para se shfaqja të fillonte, nën prezencën e rrezeve të diellit që po perëndonte, të cilat depërtonin brenda nga ku edhe dritaret ishin të vendosura, të pranishmit zunë vendet e tyre duke mbushur komplet karriget në hapësirën e Termokiss, duke pasuar kështu në një qetësi mbizotëruese.
Pas disa minutave të gjata të cilat u shoqëruan më një muzikë drithëruese nën manovrimin e Dren Suldashi dhe nën ndriçimin e veçantë nga Dritëro Krasniqi, publiku u fut në brishtësinë e atmosferës e cila gradualisht po bëhej gati për fillimin e shfaqjes.
Nën intensitetin e madh të dritave verbuese që kapluan vendin, në një platformë misterioze mbi të cilin ishte vendosur një divan në ngjyrë të zezë, nisi edhe shfaqja e cila për tematikë ka marrëdhënien emocionale, romantike dhe personale të dy personazheve protagonistë, Rolandi nën aktrimin e Nol Sahatçiu dhe Marianne nën aktrimin e Feray Dervis, të cilët njëkohësisht ishin edhe regjisorë të kësaj shfaqje.
Në një fillim konfuz për shumë kë por e cila do të zbulohej më vonë, shfaqja përfshin jetën e Rolandit i cili është një bletar dhe shet mjaltë nga kosheret e bletëve ndërsa Marianne e cila është një kozmologe e cila është e pasionuar pas mekanikës kuantike, modelimit antikozmologjik, realitetin e yjësive dhe besimin se ekzistojnë universe të shumta që ndikojnë në jetën e njerëzve duke drejtuar rrjedhën e tyre.
Pikërisht, edhe struktura e shfaqjes kishte për qëllim shpalosjen e vazhdueshme të skenave të shkurtëra por të njëjta, të cilat përsëriteshin disa herë por me ndryshime të vogla duke dërguar kështu në idenë se ata po jetonin në universe paralele, teksa vendimet e tyre për të ardhmen po finalizonin edhe rrjedhën e shfaqjes që po drejtohej drejt një fundi të paparamenduar.
Brenda katër mureve të ambientit të ngrohtë, të pranishmit herë qeshnin me ndonjë situatë e herë tjera fokusimi i tyre i fuqishëm reflektohej në sytë e tyre për të kuptuar edhe kompleksin e shfaqjes e cila njëkohësisht mbështillej në një zgavër të thjeshtësisë kur jetët e dy karaktereve të cilët tërhiqeshin në drejtime të ndryshme me rezultate të ndryshme.
Por pasi që personazhet të jenë bashkuar së bashku, një rrëfim i dy anshëm bënë që ata të ndahen për shkak të një tradhtie të ndodhur herë nga vajza e herë nga burri, duke shpalosur kështu dy personalitete krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Më vonë, ata ndeshen në klasë vallëzimi dhe kështu ribashkohen përsëri duke rifilluar lidhjen e tyre e cila do pasoi në aktin e martesës.
Kurse për të treguar më shumë se si erdhi ideja për realizimin e shfaqjes dhe procesin e provave, për KultPlus ka folur vetë regjisori i shfaqjes, Nol Sahatçiu.
“Ideja erdhi atëherë kur fitova një fond nga Komuna e Prishtinës, fillimisht për realizimin e një shfaqjeje tjetër por pastaj vendosa në këtë skenar të zhanrit fantastiko-shkencor dhe ekzistencial, të cilin e kam përkthyer vetë që ka zgjatur 2 muaj, kurse 2 muaj të tjerë kanë zgjatur provat dhe realizimi në tërësi. Kurse shfaqja është interesante, sepse gruaja është personazhi më dominant, intelektual dhe inteligjent por që as burrit nuk i mungon inteligjenca që shkon krahazi në hap në lidhjen mes çiftit”, tregon Sahatçiu.
Sipas tij, si çdo vepër artistike që ka kompleksitetin e saj dhe sfidat e ndryshme, edhe gjatë procesit të kësaj vepre është hasur në një vështirësi në komunikimin mes njerëzve duke pasuar në disa keqkuptime të vogla por të cilat janë tërësisht natyrale. Prandaj, për të nuk ishte e lehtë për të bashkëpunuar me 4 njerëz, e sidomos kur ai paramendon se si ndodh bashkëpunimi në një ekip rreth 20-30 persona, për çka duhet të jesh një regjisor shumë i aftë dhe të punosh me njerëz profesionalë.
Tutje ai ka folur edhe për temën e shfaqjes, të cilën ai e cilëson si një temë që se ka parë të trajtuar shumë shpesh e për të cilën së bashku me kolegen e tij, Feray Dervis kanë rënë në dashuri me shikim të parë duke vendosur që ta realizojnë atë.
“Tematika është shumë interesante sepse po ndodhin skena të njëjta por me ndryshime të vogla, por çka më ka pëlqyer shumë është ideja se çka nëse ekzistojnë universet paralele dhe çka nëse jemi njëkohësisht duke jetuar në të gjitha prandaj vendimet që i marrin personazhet vendosin se në cilin paralel do të futen ata”, shpreh ai për KultPlus.
Për fund, ai ka shprehur pëlqimin e tij rreth reagimeve të publikut dhe pasionit të tij rreth aktrimit, regjisë dhe zhanrit fanta-shkencë.
“Për mua personalisht, më pëlqen shumë fanta-shkenca dhe e dua punën që ne e bëmë, e për të cilën do të vazhdojmë të bëjmë përsëri. Andaj edhe në këtë natë do të veçoja reagimet e audiencës sepse në momentet kur ata qeshnin ose kur futeshin në një qetësi totale e cila pasonte me një koncentrim të thellë, ishin pikërisht këto momentet më të mira për mua, por edhe fakti që nuk gabuam ishte një gjë e mirë”, përfundon Sahatçiu.
Ndërsa, reprizat e shfaqjes ‘Yjësitë’, do të mbahen në datat: 23 Prill, 14 dhe 21 Maj./KultPlus.com
27 filma të formuara nga dhe rreth romëve nga e gjithë bota që eksplorojnë jetën, familjet rome, artin, personazhet e famshme, realitetin e historisë dhe përvojës dhe antigjipsizmin, do të shfaqen përgjatë festivalit ”Rolling Film Festival”, shkruan KultPlus.
Pikërisht mbrëmë ka filluar hapja e ”Rolling Film Festival” në Kino Armata në Prishtinë, festival ky i cili këtë vit shënon edicionin e gjashtë me radhë dhe i dedikohet heronjve të komunitetit rom, udhëtimi i të cilëve ka qenë i jashtëzakonshëm.
Pasi të pranishmit zunë vendet e tyre në sallë dhe dritat e zbehta zëvendësuan ndriçimin e atyre të mëdha, filloi ceremonia e hapjes së festivalit pikërisht nën organizimin e Rolling Film Festival, Roma Veristas Kosovo dhe Roma Film House ‘Romawood’, me ç’rast u shfaq videoja e cila prezantoi imazhin e festivalit të vajzës Manon Mustafa dhe trailerin e filmave si: ‘Daniel’ nga regjisorja Lorenta Barbatovci dhe ‘Genesis’ nga regjisori Arpad Bogdan.
Pas ceremonisë së hapjes, për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të këtij festivali, i pranishëm ishte drejtori ekzekutiv i Roma Versitas Kosovo, Avni Mustafa.
“Festivali ka filluar në 2009 dhe është një mundësi unike për të bërë bashkë njerëzit që i përkasin kombeve, kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme, për të festuar dhe njëkohësisht promovuar kulturën rome”, tha Mustafa.
Po ashtu, në këtë ceremoni të hapjes e cila promovon kulturë, i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për tu takuar me të pranishmit në një ngjarje kulturore.
“Sinqerisht, për mua është për tu admiruar një punë e jashtëzakonshme e cila bëhet nga organizata të ndryshme jo qeveritare dhe institucione jo të pavarura drejt realizimit të ngjarjeve kulturore në Prishtinë. Ne së bashku me këto organizata dhe festivale duhet të bashkëpunojmë dhe të sjellim sa më shumë aktivitete të tilla”, thotë Berisha.
Sipas tij, ne të gjithë jemi një dhe Prishtina e i gjithë planeti është shtëpi për të gjithë, me të drejta të barabarta në edukim, arsim dhe në aktivitete kulturore, prandaj edhe Drejtoria e Kulturës është duke punuar për listën finale të festivaleve në Prishtinë ku mendohet që edhe Rolling Film Festival të futet në listën e festivaleve zyrtare në Prishtinë.
Tutje ai ka falënderuar stafin për punën e tyre të madhe dhe organizatorët e këtij festivali që kanë sjellë këtë festival në Prishtinë. E po ashtu me këtë rast ai ka cituar një pjesë interesante nga një kumtesë të Presidentes Vjosa Osmani, kur është realizuar ekspozita e vajzave rome në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Përmes ngjarjeve të tilla ne tregojmë se si fuqia e artit mund të jetë pikënisja më e mirë për të thyer barrierat dhe për të luftuar stereotipat”, përfundon kështu citimin Berisha.
Pas këtyre fjalimeve të përzemërta, të pranishmit patën mundësinë të shohin nga afër filmin ‘Daniel’, një film i metrazhit të shkurtër nga Lorenta Barbatovci, që për qëllim ka shpalosjen e udhëtimit të vështirë të dy fëmijëve romë, Daniel Serifovic dhe Berfina Jasarevic, të cilët njëkohësisht ishin edhe aktorë kryesorë të këtij filmi të xhiruar në Kosovë dhe ndryshimin e perspektivës se si publiku e sheh komunitetin rom në rrugë, në shkollë dhe në çdo vend.
Pas përfundimit të filmit, audienca pati rastin të dëgjojë më shumë rreth këtij filmi dhe se si erdhi ideja që ky film të realizohet, nga vetë regjisorja e filmit.
“Unë gjithmonë kam dashur që të realizojë këtë film prandaj prita që të ngrihem më shumë në aspektin profesional që ky film të dalë në mënyrën më të mirë. Kështu, takova fëmijët në Graçanicë, kurse në imagjinatën time personazhi i djalit duhet të ecte si një burrë i vogël dhe kur e pashë ecjen e Daniel, vendosa në atë moment që ai të ishte pjesë e filmit. E njëjta ndodhi edhe me Berfinën kur e pashë atë, vendosa që ajo i përkiste personazhit të një vajze të qetë dhe të ndrojtur”, tregon Barbatovci.
Sipas saj, karakteri i Daniel i përngjan atij të një rebeli në mënyrën më të mirë, një rebel që ndjek pas atë që ai dëshiron, ëndrrat e tij dhe mos humbjen e besimit në vetvete. Prandaj, ajo edhe e dashuron këtë film duke e cilësuar si eksperienca e saj më e mirë në të gjithë jetën e saj.
Tutje ajo ka treguar se projekti i saj i radhës do të për komunitetin rom dhe në të përsëri do të jenë pjesë Danieli dhe Berfina.
Ndërsa, filmi i dytë ‘Genesis’, i realizuar nga regjisori Arpad Bogdan nga Budapesti, tregon një histori të bazuar në ngjarje të vërtetë ku në një nocion biblik të tre familjeve të ndryshme, jeta e të cilave ndryshon thelbësisht kur grupi neo-nazist përfshihet në jetën e tyre.
Rolling Film Festival nga data 16 prill deri më 20 prill, do të shfaqë gjithsej 27 filma që përfshijnë: dokumentarë, të shkurtra dhe animacion. Po ashtu, këto filma mund ti ndiqni në formën online në linkun: https://online.rollingfilm.org/. KultPlus.com