‘E pashë kufomën para se ta nxirrnim, kufoma ishte aq e bukur sa më shkoi mendja ta puthja aty në vend’

Nën hije

Besa Kalaja

Në çastet më të turbullta të jetës së saj qëlloi që në vend të kishte një luftë. Luftë as e madhe, as e vogël nga këndvështrimi ynë. Nga këndvështrimi i saj nuk e dimë pasi ajo kurrë nuk foli qartë për luftën, edhe pse ne ia drejtonim pyetjet në formën: Kur ju vdiq djali në vendin tuaj kishte një luftë? Besoni që ai vdiq pasi nuk iu dha ndihma e duhur? Mos dyshoni që ai qëllimisht u mbyt?

Asnjë përgjigje.

Maria kishte dhjetë ditë që kishte ardhur. Kishte edhe një ekip, që në fakt ende s’e kishte sepse misionin e nisi me ditë të tëra vonesë, çfarëdo që i bie ajo. Ma do mendja që të gjithë të intervistuarit e thanë që këtu ka pasur një luftë, më tha ajo. Luftë që besohet të ketë qenë e tmerrshme. Mbarë për një fillim besoj, morëm ca fakte, na mbetet të ndërtojmë të vërteta, të vërteta luftërash.

Pas një sëmundje të gjatë dhe pa diagnozë, ai shkoi. Kishte kohë që e deshi më shumë jetën tjetër, asgjë nuk e mbante më këtej. Në shtratin e dergjjes nana ia lexonte librin me poezi. Për çdo ditë po të njëjtin libër, të vetmin. Sikur mendonte që ky ritual përsëritës ishte një fije për mbajtjen e tij në jetë. Nuk ishte. Fëmija i vetëm i vdiq sot paradite.

Duhet ta marrim trupin e pajetë, mjeku i tha. Autopsinë nuk mund të kryejmë në këso kohe. E kuptoi mu në atë sekondë sa e pavend e absurde ishte fjalia. Krejt këtë nuk ia tha pa një dhimbje të madhe në shpirt, pasi ajo e pa që i ishin skuqur sytë. Me gjasë kishte qarë.

Të vdekurin e mbështollën. E larguan nga dhoma. Aty mbeti kujtimi i tij dhe fytyra e trishtuar e nënës. Për herë të parë shikoi në oborr. Bari ishte harlisur, qentë po loznin. Qielli ishte errësuar. Shiu nuk ishte larg. Dhimbja ia kishte errësuar shikimin.

Zonjë, trupin duhet varrosur, ia tërhoqi vërejtjen ai. E pa që ishte e përhumbur, prandaj me lehtësi e tërhoqi nga krahu dhe aty në qoshe të dhomës boshe po mbante duhmën e djalit të saj, e pyeti se a i kishte kushtet për ta varrosur.

„Jo“, i tha kjo.

„Si t’ia bëjmë?“ – u ngrys mjeku.

„Nuk e di“, tha ajo, „dhe as nuk dua ta di më. Aq më bën a varroset apo jo.“

Unë do t’i ndërmarr të gjitha masat dhe do ta varros, por, e dini, besoj që edhe unë njëjtë si ju jam i rrezikuar. Nuk po me shohin në sy për të mirë, zonjë.

E vendosën, djali duhej të varrosej në kodrën që ishte afër spitalit dhe mundësisht të bëhej në mbrëmje.

Katër veta po e bartnin kufomën në krah. Meqë djali ishte i zhvilluar dhe zakonisht thuhet se kur vdes njeriu bëhet edhe më i rëndë, i bëri ata që nën hundë ta shanin atë.

Mbase të mos i kishin premtuar mjekut, do ta rrokullisnin kufomën në moçalishtën që ishte krijuar afër spitalit.

Shi kishte rënë gjatë gjithë kohës. Nuk e kishte ndërmend të ndalej. Kjo e bënte edhe më të vështirë bartjen e kufomës. Varrmihësve këmbët po u rrëshqisnin. E menduan disa herë që kufomën ta hidhnin. Zvonko insistonte për të kundërtën pasi mjeku, miku i tij i fëmijërisë, i ishte lutur të mos e bënte një gjë të tillë. Ai e dinte që shumica do ta mundnin për këtë, prandaj ishte kujdesur që ta merrte një armë me vete.

Hej Zvonko, ia bëri Dragani ky djali që po e bartim kishte qenë i bukur e i formuar. E pashë kufomën para se ta nxirrnim. Mjeku e mbështolli me një basmë të bardhë sepse tha kështu i mbështjellin të vdekurit ata. Zvonko, i tha Dragani, kufoma ishte aq e bukur sa më shkoi mendja ta puthja aty në vend, ta mbaja në shpatulla, ta përkëdhelja. Kisha dhe një inat. Pse ky më i bukur se unë. Pata dëshirë të shfrenuar t’ia përdhosë kufomën siç bëri Akili i madh me kufomën e Hektorit. Hektorit të fisëm e të bukur.

Zvonko u rrënqeth, sigurisht Dragani në mendimet e tij më djallëzore do ta tredhte djalin e vdekur.

Shiu s’kishte të ndalur.

Këmbët u rrëshqisnin. Terreni ishte bërë shumë i vështirë. Dragani tha se, edhe pse po i lante shiu atij po i vinte era sikurse një qeni të ngordhur. Shokët e fajësonin Zvonkon për gjendjen. Ai insistonte se ishte e tmerrshme ta varrosnin pa kurrfarë adeti. Milenko të cilit nuk i ishte dëgjuar zëri gjatë tërë natës provokoi duke i thënë Zvonkos se kishin harruar ta thërrisnin një hoxhë.

Hoxha do të vinte apo edhe ai do të kundërshtonte? Jeta është e ëmbël edhe për një hoxhë, apo jo Zvonko? As ai nuk do që të vritet si qeni në rrush. Përveç Zvonkos që i kishte rënë në kokë për këtë djalë vërtet askush nuk do ta varroste në këso kushte. Cili ishte motivi për ta varrosur armikun? Askush s’e mori vesh.

Kur me në fund mbërritën në kodër, i lëshoi fuqia. Bashkë më të ra arkivoli. U thye. Pa bërë shumë zhurmë e rregulluan disi. Filluan hapjen e varrit pa e ditur që kjo ishte puna më e vështirë e asaj nate. Balta po ngjitej për lopate. Djemtë e lutën disa herë Zvonkon ta linin kufomën aty sepse me gjithë ato kufoma që ishin bërë këtë pranverë kush do të merrte vesh për këtë.

Zvonko nuk po dorëzohej. Nuk i mjaftonte vetëm lopata, gropën e hapte edhe me duar. Aty në gropë po ulërinte Dragani. Hektor i bukur, na varrose, ë? Ti qëndron lart e ne jemi poshtë. Në varrin tënd. Për besë Zvonko ai po qesh me ne, i tha. Shikoje bukuroshin se si i ka dalë shpatulla nga basma dhe qesh me ne. Me ne të vdekurit.

S’mund të bëj asgjë, tha Dragani. Gjithçka rreth nesh është shkretuar. Nuk po punojnë më as shtëpitë publike. Kemi frikë po thonë. Nënën ua q… Ato kanë frikë. Nuk kanë frikë të shkojnë me ata si po u thonë forcat speciale e po kanë frikë nga ne. Lekë nuk kemi vëllaçko, për këtë nuk na ofrohen. Për këtë Zvonko, pasi jam mbushur, desha ta përkëdhelja këtë djalin e bukur të cilin ti e do më shumë se mua. Shih sa lart qëndron prej nesh. Mospërfillës.
Ai mbi dhe ne nën të. Është dashur të ishte e kundërta. Unë nuk jam idiot. E di që jemi kurthuar këtu dhe pjesërisht për këtë e kemi fajin vetë. Gjithë kohën po na thonë varrosni tanët mos të mbesin mbi dhe po, xhanëm, çfarë na u desh ky tani. Dragani ishte ndezur, nuk ndalej së foluri.

Me vete kishte një shishe me ujë që të tjerëve iu duk si një thesar në mes të shkretëtirës. Na jep pak ujë, e luti Ivani. E tërhoqi për mënge dhe i tha se gjatë tërë natës ishte treguar i keq me Zvonkon. Ai ia krisi një të qeshure histerike, ndërsa hapi krahun e palltos dhe i tregoi shishen me raki. Do të çmendesha, vëlla, do të çmendesha po të mos ishte kjo, tha me gjysmë zëri e buza po i dridhej. Ende nuk po mund të besoj që nuk na vranë sonte. Dragani mori frymë thellë dhe u hesht.

Zvonko shikoi gropën e madhe. I kujtoi gropën e fëmijërisë në të cilën fshihej për të qenë më afër qiellit. Nga aty nuk mund të shihte asgjë tjetër veç se atë, qiellin, nga një perspektivë krejt tjetër. Ndihej i shkallmuar dhe i vetmuar aty, por në gropë ishte bota e tij. U tremb, mendja i kishte shkuar më larg se ç’duhej, tek vetja.

U ul në baltë. Djersët po i shkonin ballit. Iu kujtua që mjeku i kishte dhënë një letër. Ivani ia futi dorën në xhep me rrëmbim. Për një moment ky u tremb, sepse mendoi që po ia merrte armën. Në letër ke emrin e djalit, vendose në varr, i tha Ivani.

Zvonko u kthjell për një moment. Futi dorën në xhep. Letra ishte aty, por emri ishte fshirë. S’i t’ia bëjmë Ivan? – tha ai. Aq jam i lodhur sa nuk më kujtohet si e kishte emrin, ani pse e shënova me dorën time. Si nuk më shkoi mendja se mund të më fshihej. Çfarë të bëj tash?

Përfundoje cigaren, i tha Ivani. Ivani s’e kuptoi që Zvonko tashmë ishte mundur nga lodhja.

Gjithmonë e kam vuajtur faktin se autoriteti i ushtruar mbi mua ka qenë nga dikush që ka qenë fare idiot. Thua Ivan që kjo është arsyeja që unë jam ky që jam. I druajtur. Të betohem që nëse i teket Draganit të ma marrë revolen, mund ta bëjë për dy sekonda. Kurrë në jetë, Ivan, se kam shkelur as edhe një buburrec. Kam ethe tani, po më shkojnë mornica trupit. Mund ta bësh për mua t’ia marrësh atij një pikë raki. Nuk dua të vdes pa e shijuar vetëm pak. Lutu të mos vdes Ivan, lutu. Dua t’ia mësoj shijen jetës së vështirë. Tani që erdha në grupin tuaj, grupin e varrmihësve dua t’ia ndiej erën jetës së vështirë. Gishtat e mi, duart e mija nuk kanë prekur kurrë dhe. Tani dua ta rrotulloj të tërin vet, t’i gjej viktimat e tjera, t’i varros. Mjaft i keni përdhosur duke i hedhur në moçalishtë, Ivan. Sa mund të kenë qenë më thuaj, 10, 20, 100? Më thuaj, Ivan. Ty ta kam besën, të përbehem në Zot më thuaj, Ivan?

Zvonko kishte të ftohtë, po vdiste nga të ftohtët. Donte të ikte. Por ishin larg, shumë larg. Se kuptonte më ç’iu desh kjo kodër kur mund ta linin në moçalishtë, aty në ujë.

Me gjasë tani i vdekuri është ngrohur, e unë po ngrij, po ngrij si kryq dreqi në fund të janarit – tha ai. S’mund të jemi vëzhgues pasivë– i tha Ivanit. Ti je i arsyeshëm. Ne duhet t’i gjejmë viktimat e tjera dhe t’i varrosim, (duke i kërcitur dhëmbët), dua ta bëj këtë sa më shpejt. Që sonte në mbrëmje. Të marr një fletore, të bëj një plan.

Nën hijen e blirit, në kodrën prej nga shihej i tërë qyteti, e varrosën. Një djalë në të njëzetat e hershme e mbuloi dheu, e kjo të shemb shpirtin. Ai dhe do të qëndrojë me shekuj mbi të. Veç, mos e dhëntë Zoti që dheu të rrëshqasë. Me gjasë nuk do të ndodhë një gjë e tillë, ishin kujdesur që ta varrosin afër blirit që kishte lëshuar rrënjë. Sa mund të jenë të gjata rrënjët e një bliri për besë nuk e di, kurrë kush nuk interesohet për to. Sa mospërfillës që jemi, cektësia jonë tregohet edhe në këtë rast. Mjaftohemi me aromën dhe pamjen e tij të këndshme. Rrënjët çfarë na duhen? Me siguri për të na i ruajtur varret.

I vunë një kryq varrit dhe me kaq përfundoi kjo punë.

……….

Nën blirin që i bënte hije varrit pa emër, nën marramendjen e aromës së këndshme të tij, ne filluam një bisedë. Mbase më seriozja prej kur Maria ka ardhur këtu. Më ishte bërë pjesë e familjes, ani pse shpesh nuk pajtoheshim. Ja, për shembull, si në këtë bisedë që qëlloi të ishte e fundit nga bisedat e gjata që i kemi zhvilluar.

Erdhi fundi, ne po zhvendosemi, më tha ajo.

Si erdhi fundi, çfarë po mendon? – e pyeta unë.

Misioni ka përfunduar, ajo.

Cili mision? Ku ka përfunduar? Këtu apo atje prej nga vjen ti? – unë.

Këtu përfundoi – më tha.

I thashë nëse e kishin kuptuar të vërtetën për ne.

Të vërtetat – ma preu ajo në shumës.

Kemi luftëra të tjera para nesh. Na duhen edhe ca për ta argumentuar tezën tonë – fliste e sigurt ajo.

Cilën tezë? – i thashë unë.

Që lufta është çështje perspektive, ja ku po ta them – ajo.

Edhe Lufta e Dytë Botërore ishte çështje perspektive? –unë.

Ma merr mendja që po – ajo.

Sheh gjëkundi shenja të saj ti? Unë kam udhëtuar në gjithë Evropën dhe nuk pashë gjë, veç hamendësime.

Po të gjitha këto vrasje, tërë kjo dhimbje a nuk mjafton? – unë.

Si pa të keq, u shkëput nga biseda e u përfshi në urgjencat e momentit.

Disponimi më ka rënë për toke, më tha. Më nuk e di çfarë të mendoj. Me të gjithë këta njerëz që kam punë këtyre ditëve kam marramendje. Shumicën prej fakteve jam duke i harruar. Ndihmë nuk pres prej askujt. Nuk kam para për t’i paguar, nuk kam as për vete dhe nuk e di si do t’ia dal. Presionin prej familjes e kam të madh. Po më thonë të gjej një punë për të qenë Maria. Njerëzit e vdekur askujt asgjë nuk i kanë sjellë.

Gjatë gjithë kohës Maria më pati përkrah. As kjo distancë minimale nuk mjaftoi për ta kuptuar që plagët e luftës më përkisnin edhe mua. Isha tepër e lodhur t’ia vë fajin vetes, ta gjykoja si të paaftë për të transmetuar dhimbjen. Me sa duket distanca në mes nesh s’kishte fare lidhje me hapësirën. Ne thjeshtë s’ndanim të njëjtën kohë.

Këtë e gjeta në shënimet e Marisë:

Nuk dyshove kurrë që djalin ta mbytën?

Jo – përgjigja e saj me gjysmë zëri.

Ishte i pashëm, një ushtar i mirë do të bëhej. Se mendove që për këtë ai më nuk është në këtë botë?

Jo – ajo, shkurt.

E kishe të vetmin mbase e menduan të të mundonin me këtë?

Jo – ajo.

Këto janë shënimet për gruan që humbi djalin e saj të vetëm në spital, në atë që mendohej se ishte luftë dhe e cila ishte në vlugun e saj.

Mendoni se ju bëtë punën tuaj në mënyrë profesionale?

Ishte luftë – ai.

E çka ka të bëjë kjo me ju? – Ti nuk je ushtar, je mjek.

Isha mjek në kohë lufte.

Shënim: Djali vdiq në spital, është ndër të vdekurit e thjeshtë, jo viktimë lufte.

Shënim: Në këto hapësira nuk ka pasur luftëra ashtu siç pretendohet. Ndërhyrjet nga të gjitha palët edhe ato ndërkombëtare krijuan bindje te popujt e këtij rajoni që këtu kishte pasur luftë.

Unë me ekipin po zhvendosemi në hapësira të reja. Atje ku mendohet që janë zhvilluar luftime. Jam pa gjumë dhe e turbulluar./

Tregimi “Nën hije”, është përzgjedhur në mesin e tregimeve më të mira të konkursit “Biber”, që këtë vit shënoi edicionin e tretë, që ka karakter garues në nivel rajonal./ KultPlus.com

Kadare, president nderi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Shkrimtari i madh Ismail Kadare do të jetë president nderi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Lajmi u bë ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se “për ne, kjo është një mbështetje ndaj një nisme, dedikuar librit shqip”.

“Të nderuar, të kemi si “kumbar” të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, shkrimtarin tonë të madh. Ismail Kadare do të jetë president nderi i këtij institucioni të ri. Gjatë një takimi në Paris, Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli ia ka propozuar shkrimtarit këtë rol të rëndësishëm, të cilin ai e ka pranuar”, shprehet Margariti.

Ismail Kadare, poet e prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX. /ATSh

Kjo ёshtё poema mё e vjetёr pёr Shёn Valentinin, dukesha vdiq pa e lexuar kurrë

Në burgun e Shën Valentinit të parë

Poema më  e vjetër e historisë  së  Shën Valentinit ishte shkruar në  burg. Më 1415, Charles Dukë  i Orléans, i dërgoi gruas së tij një poemë  për Shën Valentinin,  përderisa ai ishte i burgosur në Kullën e Londrës.

Poema e Shën Valentinit që Charles shkroi për gruan e tij nuk ishte  një  letër valentini e lumtur, por ajo ishte një dëshirë e dëshpëruar e tij, i gjendur ne katër muret e mbyllura:

Dukesha vdiq para se të mund të arrinte të  lexonte poemën e saj.

Këtu janë disa nga vargjet e poemës të përkthyera nga gjuha frënge: 

Unë jam tashmë i sëmurë nga dashuria,

Valentini im shumë i butë,

Meqenëse për mua ke lindur shumë shpejt,

Dhe unë për ju kam lindur shumë vonë.

Perë ndia e fal atë që ka larguar

Unë pë r ju për tërë vitin.

Unë jam tashmë i sëmurë nga dashuria,

Valentini im shumë i butë.

Epo mund të kem dyshuar

Se një fat i tillë,

Kështu do të kishte ndodhur këtë ditë,

Sa do të kishte urdhë ruar ajo dashuri.

Unë jam tashmë i sëmurë nga dashuria,

Valentini im shumë i butë./KultPlus.com

Letrat e Kurtit, Osmanit e Haradinjat pёr ditёn e tё dashuruarve

Që dashuria duhet të vazhdojë edhe pas 14 shkurtit dhe që dhuna nuk është pjesë e saj, kanë qenë disa nga porositë e personaliteteve si: kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Albin Kurti, në letrën e tij, ka shkruar:

“Dashuria na lëviz. S’na lë të qetë, por s’na bën të dhunshëm.”

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar:

“Dashuro me emocione dhe pa dhunë.”

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani

“Dhuna ndaj grave është e patolerueshme. Asnjë grua nuk duhet të përjetojë ferrin e dhunës”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga

Që dhuna nuk duhet të jetë pjesë e dashurisë, ka shkruar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila vazhdimisht ka lobuar kundër dhunës ndaj grave. /koha.net/


Elbenita Kajtazi me koncert nё Zagreb, shoqёrohet nga pianistja Alberta Troni

Me rastin e shënimit tё pёrvjetorit tё Pavarёsisё sё Kosovёs me 17 Shkurt, Kёshilli i pakicёs Kombёtare Shqiptare tё qytetit tё Zagrebit dhe  Ambasada e Republikёs sё Kosovёs nё Kroaci, organizojnё koncert artistik me Elbenita Kajtazi – Soprano dhe Alberta Troni – piano.

Koncerti do tё mbahet me 16 shkurt nё ora 18:00, nё Muzej Mimara Zagreb!  Koncerti i dedikohet ditёs sё shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs, ku sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi  e cila pёr vite me rradhё jeton dhe kёndon nё Teatrot e Operat e njohura shtetёrore tё Gjermanisё, nё bashkёpunim me pianisten dhe profesoreshёn e mirёnjohur Alberta Troni do tё sjellin njё program tё bukur artistik!

Programi i koncertit do tё ketё koncept tё veprave vokale dhe instrumentale! Arie te njohura nga W. A. Mozart, G. Puccini, R. Strauss, J. Massenet, si dhe vepra solo pёr piano nga F. Chopin dhe F. Liszt!

Nё progam nuk do tё mungojnё vepra tё kompozitorёve shqiptarё, qё do ti japin njё pompozitet koncertit dhe karakter datёs qё shёnon shtet ndёrtimin tonё./KultPlus.com

Kadare: S’e kam takuar më kurrë ish të dashurën

Po t’ju them se qysh nga mbarimi i fakultetit të letërsisë në Tiranë, ku ishim të dy, pra, qysh nga ikja ime në Moskë, dhe gjer më sot, në këtë ditë që po flasim, nuk e kam takuar kurrë, ju ndoshta s’do të më besoni.

Tirana, ndonëse kryeqytet i shtetit, nuk mund të përfytyrohej kurrë aq e madhe, saqë të mos e takoje asnjëherë ish-mikeshën tënde. Megjithatë, kështu ka ndodhur. Sa herë që flitej për zmadhimin e Tiranës, më shkonte ndër mend një gjë e tillë. Kur nga njëqind mijë banorë shkoi në dyqind mijë, mendova se kjo mund të përligjej disi. Por rastet e kundërta, domethënë të njohurit e shumtë, që më dilnin përpara, sidomos kur s’doja, ma hidhnin poshtë. Pastaj Tirana shkoi katërqind mijë, e më pas gjysmë milioni banorë, dhe tani mostakimi më ngjante i natyrshëm.

Por, kur një ditë në Paris, tek ecja më këmbë në St. Michel, u ndesha me botuesin tim gjerman nga Cyrihu, Egon Ammann, m’u kthye shpresa se takimit në Tiranë me vajzën e fakultetit të letërsisë do t’i vinte radha një ditë.

Nuk ndodhi asnjëherë, madje, edhe pas rastit të pabesueshëm kur, një mëngjes, në një bar të Nju-Jorkut, m’u afrua dikush që më përshëndeti: hello, jam Dan Pope, ju kujtohet, jemi takuar para ca vitesh në Central Park, e mblodha mendjen se mund të kryqëzohesha në rrugë me Dan Pope, madje me kinezë, që i kisha njohur në Shangai, veç me atë vajzën e fakultetit, në Tiranën e ngushtë, s’do të duhej të ndeshesha kurrë. Ishte e qartë se diçka e errët, por e epërme, e pengonte./KultPlus.com

Letra më e bukur e dashurisë në botë (FOTO)

Në javën e Shën Valentinit, mediet angleze kanë ribotuar atë që është vlerësuar si letra e dashurisë më e bukur e të gjitha kohërave, shkruan KultPlus.

Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Në prag të Shën Valentinit, një letër që ai i dërgonte të shoqes me rastin e 65- vjetorit të lindjes është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë.
Letra është shkruar në vitin 1994. Në këtë letër ai i uron ditëlindjen gruas së tij.
KultPlus ju sjellë këtë letër, ku shkruhet: 

“Po plakemi dhe po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë njëri- tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri- tjetrin si të dhënë. Por ndonjëherë, si sot, meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Ti më magjeps sërish dhe më frymëzon. Ti ndikon për mirë tek unë. Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time. Të dua shumë”./KultPlus.com

“Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik”

Thënie mbi dashurinë nga shkrimtarë të njohur.

Luis de Bernieres: Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bëjë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qenit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Çarls Doukins: Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë mënyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjesëza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.

C.S.Levis: Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Xhakomo Kazanova: Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!

Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”/ KultPlus.com

Thirrje poetike nga viti 1913

Sazan Goliku

Sa më e thekshme , sa më e rëndë ka qenë gjendja e kombit tonë në thepat e historisë, aq më me forcë e vrull ka reaguar shqiptari për të përballuar goditjet e jashtme e të brendshme, që të mos asgjësohet mes valëve egërshane të armiqve.

Një vit i tillë ka qenë 1913-a, kur Shqipërinë e prenë mes përmes dhe po rrezikohej të zhdukej fare nga harta e Europës. Pikërisht nga ai vit i mbrapshtë na vjen si një mesazh mesianik vjershat “Tomorrit”dhe “Janina” e V.Dranovikut,  me siguri ky një atdhetar i vërtetë. Nuk e dinim, është i vërtetë emri V.Dranovik apo emër letrar? Për këtë nuk thuhet gjë në fletoren Zgjimi” (nr.4, viti I, Korçë, 15 janar 1914) të drejtuar nga publicisti e botuesi i njohur korçar Dhori Kotti, ku është botuar së pari. Nga kërkimet e mëvonshme zbulova se “V.Dranovik” është veprimtari atdhetar e publicisti Vasil Vreto nga Postenani i Leskovikut.

Vjersha “Tomorrit” edhe sot, pas kaq vjetësh, tingëllon edhe si këshillë, edhe si kushtrim për t’u bashkuar si një trup i vetëm në këtë kohë krizash po dhe shpresëdhënëse. Autori, si gjithë rilindasit, i drejtohet me përgjërim e besim malit të Tomorit, simbolit të shenjtëruar të Atdheut. Me apostrofë të fuqishme, ku patosi atdhetar pulson në çdo varg e fjalë dhe me një ritmikë të qartë tirteane, vjersha  ndikon drejtpërdrejt në vetëdijen e tronditur dhe në ndjenjat e fashitura të lexuesit shqiptar. Autori i kërkon Baba Tomorit të mbledhë të rinjtë, që të njohë vëllai vëllanë, që t’i grishë për dashuri të shenjtë, që të ruajnë nderin e sedrën, pra u drejtohet bashkëkombasve për t’iu përgjigjur rrethanave dramatike dhe kushteve të reja tejet të vështira menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë.

Vjersha tjetër me titull “Janina”, botuar po në këtë numër të kësaj fletoreje, është një klithmë, ku dhimbja e revolta shpërthejnë e gjëmojnë në çdo varg e në çdo rrokje për atë ngjarje tragjike, për atë mynxyrë historike që i preu Atdheut  jugun, ashtu siç i prenë shovinistët sërbo-sllavë veriun e lindjen. Në strofën e fundit të kësaj vjershe autori bën një kapërcim nga dëshpërimi në një besim të papritur për perspektivën historike.

         Vjershat janë shkruar nga një autor që e njeh dhe përdor metrikën. Ai ka përdorur në të dyja vjershat tetërrokëshin trokaik dhe rimat kryesisht të alternuara, po dhe në disa strofa të puthura e të alternuara. Përsëritjet e fjalëve në trup të vargjeve forcojnë tensionin emocional që autori  indukton të bashkatdhetarët./KultPlus.com

                                                                                                            

“Gratë në Art” nxorën shpirtin artistik të grave të dhunuara

QKRMT dhe Monet, kanë hapur mbrëmë një ekspozitë, ku janë prezantuar punimet e grave në keramikë, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë është rezultat i bashkëpunimit të Blerta Surroit me gratë pjesëmarrëse në këtë projekt, të cilat edhe kanë prezantuar punën finale, që është prezantuar para një numri të madh të artdashësve.

“Përmes aktiviteteve në punë artistike, kjo nismë synon të angazhoj të mbijetuarat e luftës në Kosovë në punë kreative në artin e qeramikës.

Dhimbjet nga plagët e të kaluarës dhe vullneti për të luftuar stigmën që i rrethon do të përjetësohen në figura e elemente artistike për të frymëzuar ndryshimin brenda nesh”, thuhet mes të tjerash nga organizatori në lidhje me këtë ekspozitë./KultPlus.com

Teatri “Faruk Begolli”, aktivizon shfaqjet për fëmijë

Në regji të Kaltrërim Balajt, skenografi të Argjira Hoxhës dhe me aktorë Besnike Arifi dhe Burim Koprani, më 15 shkurt me fillim nga ora 11:00 në teatrin “Faruk Begolli” do të jepet shfaqja “Hëna dhe Dielli”.

Kjo shfaqje ka në qendër dy fëmijë e që është vazhdimësi e premierës, e cila është dhënë para 4 vjetëve.

Njihuni me përrallen e dramës:

Një vëlla dhe motër (7 dhe 9 vjeç) një ditë zgjohen me vonesë nga gjumi dhe nuk arrijnë për të shkuar në shkollë, kryejnë gjërat e mëngjesit (larja e fytyrës, pastrimi i dhëmbëve dhe ushtrimet fizike).

Për ta zëvendësuar ditën e humbur të shkollës, fillojnë të luajnë mësuesja dhe nxënësi. Hana fëmija më i madh në moshë bëhet mësuesja ndërsa Dielli nxënësi, duke luajtur hidhërohen mes vete, Hana  ulet të mësoj kurse Dielli insiston të luajë.

Hanës i pëlqen loja dhe zgjohet të luajë, por gjatë lojës humbasin njëri me tjetrin dhe fillojnë të frikësohen se mos i ka ndodhur diåka  tjetrit, më pas e kuptojnë se nuk kanë humbur, por ndodhen së bashku në shtëpi, por Hana inatoset edhe më shumë. 

Për ta kthyer në lojë Hanën, Dielli  ia bënë disa lojëra dhe i ofron ndihmë  në rregullimin e shtëpisë dhe bindet Hana ta vazhdojë lojën.

Fillojnë te luajnë dhe gjatë lojës i  bëjnë befasi njëri-tjetrit. Dielli e sjellë Palaqon për Hanën, ndërsa Hana e sjellë Hallo Kitty-n për Diellin dhe gjatë argëtimit e kuptojnë se i kanë bërë lojë njëri tjetrit.

Dielli e pranon me mirësi idenë e Hanës, kurse Hana hidhërohet dhe ashtu e inatosur shkon në dhomën e saj për të mësuar. Dielli i vetëm në skenë dhe i mërzitur nga sjellja e Hanës, fillon të flas vetë me vete dhe duke folur i pyet fëmijët për datën e cila rezulton në ditëlindjen e Hanës.

Bashkë me fëmijët në publik  e mësojnë vallen e pinguinit dhe pastaj e sjellë Hanën në skenë për t’ia treguar befasinë, pasi Hana ta sheh befasinë e Diellit pajtohet dhe vazhdojnë të festojnë me të gjithë fëmijët në publik.

Të rinjtë e kryeqytetit të kënaqur me gatishmërinë e ministres Dumoshi për t’i përkrahur të rinjtë

Ministrja Vlora Dumoshi ka pritur sot në një takim një grup të rinjsh nga Komuna e Prishtinës, me të cilët diskutoi për problemet, sfidat dhe pritshmëritë që kanë të rinjtë, jo vetëm të kryeqytetit por në tërë vendin.

Ministrja i njoftoi të rinjtë kryeqytetas për politikat dhe programin që ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për fushën e rinisë. Ajo gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë diskutoi por objektivat dhe strategjinë që ka MKRS-ja për të rinjtë, aktivizimin e tyre të mëtejmë në jetën sociale e institucionale dhe në avancimin e tyre në përgjithësi.

Ndër të tjera, ministrja Dumoshi i informoi të rinjtë se do ta kenë mbështetjen dhe përkushtimin e plotë të saj në bashkëpunimin me ta për të çuar përpara synimet e përbashkëta të MKRS-së dhe interesat e të rinjve përmes aktiviteteve e projekteve konkrete ku të rinjtë e Republikës së Kosovës, përpos shkëmbimit të përvojave të mira në kampet që do të organizohen me mbështetje të ministrisë, do të përkrahen edhe do të rritet bashkëpunimi me Këshillat për Veprim Rinor Lokal (KVRL-të) anë e kënd komunave të Kosovës.

Në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve të organizatave rinore, Ministrja Vlora Dumoshi, u shpreh se organizatat që merren me rininë do të subvencionohen në ngritje të kapaciteteve të tyre për të nxitur nismat kreative, për të përkrahur integrimi shoqëror të të rinjve përmes kulturës, sportit e rekreacionit, dhe organizimet tradicionale të të rinjve, siç është Dita Ndërkombëtare e Rinisë më 12 gusht.

Po ashtu ministrja u shpreh se do të angazhohet maksimalisht në mbështetje të të rinjve ku do të ketë rritje të vazhdueshme të buxhetit për këtë sektor jetik të shtetit të Kosovës, do të jetësohet strategjia për rini duke zbatuar aktivitetet që parashihen sipas planit të veprimit dhe programit që ka MKRS-ja për rininë në Kosovë.

Ministrja i kushtoi vëmendje dhe përmendi edhe përfaqësimin e të rinjve në nisma kombëtare e ndërkombëtare qofshin ato të rajonit apo më gjerë, duke e konsideruar se këto nisma janë edhe një përvojë e mirëseardhur për të rinjtë në Kosovë, të cilët do të kenë mundësinë e zbulimit dhe zhvillimit të interesave dhe talenteve të tyre. Këto përfaqësime rinore po ashtu do të rrisin kohezionin social ndëretnik mes të rinjve.

Nga ana e tyre, të rinjtë e uruan Ministren Dumoshi për detyrën e re dhe shpalosën disa prej ideve dhe pritshmërive që kanë prej saj si ministre dhe MKRS-së. Ata u shprehën të kënaqur me gatishmërinë e ministres Dumoshi për të mbështetur të rinjtë dhe theksuan se shpresojnë se do të gjejnë mirëkuptimin dhe përkrahjen për projektet që kanë për qëllim të realizojnë në të ardhmen. /KultPlus.com

Aktorja dhe aktori më i mirë në Oscars, Renee Zellweger dhe Joaquin Phoenix

Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin e Judy Garland në “Judy”,  kurse Joaquin Phoenix u shpall aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Joker”.

Rolet e të dyve kanë qenë nën llupën e kritikëve për të qenë edhe fitues në këtë akademi prestigjioze, shkruan KultPlus.

Mirëpo, filmi “Joker” ishte filmi shumë më i përfolur se sa “Judy” dhe çmimi për Renee Zellëeger është shumë më domethënës për aktoren, kur kemi parasysh vëmendjen e medieve të filmi “Joker” e jo te “Judy”./KultPlus.com

Si asnjëherë më parë, “Parasite” bën historinë në Oscars

Filmi jugkorean “Parasite” është zgjedhur filmi më i mirë i vitit në ceremoninë e sivjetme “Oscars”, duke u bërë filmi i parë me gjuhë jo angleze që fiton çmimin kryesor.

“Parasite” i Bond Joon-ho mundi Sir Sam në çmimin për regjinë më të mirë dhe mori gjithashtu dhe çmimin për skenarin më të mirë original.

Filmi është një satirë e egër sociale për dy familje nga klasa të ndryshme në Seul – një që jeton në varfëri në një gjysmë-bodrum dhe tjetra familje e pasur që jeton në një shtëpi të madhe,

“Ndjehem sikur do të zgjohem dhe të zbuloj se ishte vetëm ëndërr. Është shumë surreal”, tha Bong.

Producenti Kwak Sin-ae që mori trofetë, tha” Nuk ka fjalë. Nuk e kishim imagjinuar se do të ndodhte kjo. Unë ndihem sikur një moment i madh në histori po më ndodh pikërisht tani”./

“Vepra e Musinesë” botimi i radhës nga Meliza Krasniqi

Monografia  “Vepra e Musinesë” nga autorja Meliza Krasniqi do të promovohet të hënën në Institutin Albanologjik, promovim që do të mbahet në ora12:00, shkruan KultPlus.

Sali Bashota, studimin monografik të Meliza Krasniqit me titullin “Vepra e Musinesë” e vlerëson si një kontribut të çmuar në studimet e sotme shqiptare, në radhë të parë, për veçantitë e kërkimit, për përdorimin efikas të metodave të studimit, për karakterizime estetike, por edhe për cilësinë e mendimeve dhe të pikëpamjeve teorike.

“Është me interes trajtimi i fenomenit të minimalizmit, i cili nuk është trajtuar sa duhet në studimet shqiptare, prandaj autorja ka bërë një përpjekje të suksesshme dhe serioze në trajtimin e mozaikut minimalist në prozën e Kokalarit, veçanërisht në veprën “Siç më thotë nënua plakë””, ka shkruar mes tjerash Bashota, mbi librin e autores Krasniqi.

Kurse Gëzim Aliu ka vlerësuar se monografia, “Vepra e Musinesë”, është përpjekja e parë serioze për të trajtuar në tërësi veprën letrare dhe joletrare të shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari.

“Meliza Krasniqi i është qasur veprës së Musinesë përmes gërshetimit të metodave shkencore, nga analiza tekstuale e deri te metoda sociologjike. Studiuesja e ka të qartë se pa e ndërtuar kontekstin e veprës së M. Kokalarit nuk është i lehtë depërtimi në brendi të tekstit, prandaj edhe monografia, përveç një kapitulli të pavarur që gjendet në fillim dhe që ndërton Musinenë në pesë pamje, ka edhe pesë kapituj që lidhen me kontekstin, duke nisur nga Jeta e saj universitare e deri te mendimet e kritikëve për Veprën e saj”, ka shkruar Aliu, i cili ka spikatë se gjuha përmes së cilës Krasniqi shpreh mendimet është e qartë, e ndërtuar me fjali të shkurtra e koncize, pa ngarkesa teorizuese e terminologjike të tepërta, kështu që, sipas tij,  këtë monografi mund ta lexojë edhe një lexues joprofesional.

Meliza Krasniqi (1979) është studiuese e letërsisë, përkthyese; ka doktoruar në shkencat letrare. Është bashkëpunëtore shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ka botuar librin studimor “Shkreli prozator” (2015), ka përkthyer nga anglishtja veprën teorike “Aspekte të romanit” (2017) të Forsterit dhe “Hyrje në Poetikë” të Todorovit (2018). /KultPlus.com

Artistët e mëdhenj po zvogëlohen

Ardianë Pajaziti

Mbaj mend, kur pat vdekur aktori i madh Bekim Fehmiu, komuniteti i artistëve shpejt e shpejt pat organizuar ndezjen e qirinjve para Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe një grup i vogël i njerëzve u mblodhën në muzgun e mbrëmjes dhe ndezën qirinj, për të bërë homazh për figurën e madhe të Bekim Fehmiut.

Organizime të tilla, kur janë spontane dhe pa organizim shtetëror,  shpesh të lënë edhe një shije të keqe, sepse, në këto homazhe ka qasje gjithsecili, dhe pikërisht ata që do të duhej të pëshpëritnin një lutje apo ndonjë kujtim, mungonin, e disa që pikërisht vdekjet shfrytëzojnë që të tregojnë afri me të vdekurin ishin aty ballëhapur.

Bekim Fehmiu pat vdekur në qershor, dhe ishte një mbrëmje bukur e nxehtë. Mbaj mend që një aktor erdhi vetëm me pantallona e pa këmishë. Lart kishte të veshur vetëm një fanellë të brendshme. Dhe kur e mendoje elegancën skenike të Bekim Fehmiut, sharmin dhe suksesin e tij, më vinte të bërtisja kur shihja këtë burrë të djersitur që ndizte qiriun në emër të shpirtit të aktorit të madh.

Dhe me këtë homazh të vogël, ku në mesin e tyre kishte ‘artist’ me shpatulla të djersitura, përfundoi homazhi për artistin e madh Bekim Fehmiu, ndërkaq,  deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzuan kategorikisht që të mbanin një minutë heshtje për aktorin më përmasa të mëdha botërore.  

Dhe artistët e mëdhenj po zvogëlohen, bashkë me ta edhe familjet e tyre. Injoranca e shtetit, naiviteti i komunitetit edhe thurja e lavdeve nga jo meritorët, këto familje i detyron të mbyllen në guacën e tyre, dhe të përcjellin më të dashurit e tyre me një grup të vogël të njerëzve, por me një elegancë pothuajse sa të skenës.

Njësoj veproi familja e Bekim Fehmiut, të qetë erdhën nga Beogradi dhe ia mësynë Prizrenit, dhe shpërndanë hirin e trupit të Bekim Fehmiut te Drini i Bardhë, njësoj po vepron sot edhe familja e Nexhmije Pagarushës.

Duke respektuar amanetin e saj, edhe kjo artiste e madhe do të përcillet drejt vendlindjes së saj në Pagarushë të Malishevës, vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes.  

Edhe përkundër faktit se jeta e saj ishte shumë e bujshme, e pa krahasueshme, jo vetëm për kohën por edhe për ditët e sotme, ajo ka zgjedhë një ceremoni të thjeshtë, sepse ka parë shembuj e shembuj se si janë trajtuar figurat e mëdha të Kosovës, dhe si duket kanë qenë mjaftueshëm sa të përkujdeset vet për mënyrën se si do të varroset.

Megjithatë, vdekja e Nexhmije Pagarushës ishte një tjetër kambanë edhe për shtetin, presidenti i vendit mori vendim që 9 shkurti të jetë ditë zie për Kosovën, vendim që nuk mbahet mend të ketë ndodhur për vdekjen e një artisti në Kosovë.

Por nuk mjafton as një ditë zie, artistët e mëdhenj si Bekim Fehmiu e Nexhmije Pagarusha kanë merituar tjetër tretman, edhe nga shteti edhe nga shoqëria. Bekim Fehmiu shkëlqeu në botë, por iu kthye Drinit të Bardhë, e Nexhmije Pagarusha shkëlqeu me muzikën e saj, dhe si një perëndeshë po i kthehet Pagarushës, aty prej nga edhe na ka ardhë./KultPlus.com

Inva Mula: Në vitet e 70-ta, gra elegante kemi parë vetëm nga ekrani, Nexhmije Pagarusha ishte e tillë

Ardianë Pajaziti

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula është e trishtuar me vdekjen e artistes së madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, e cila ishte e njohur si “Bilbili i Kosovës”.

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula është e trishtuar me vdekjen e artistes së madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, e cila ishte e njohur si “Bilbili i Kosovës”.

Inva Mula do të niset në Prishtinë për ti dhënë lamtumirën e fundit mikes së saj, mikes së familjes Mula, dhe ajo tregon se në heshtje do ti thotë gjithë dashurinë që ka për figurën e madhe Nexhmije Pagarusha.

Në intervistën e dhënë për KultPlus, Inva Mula tregon për takimin e parë me Nexhmije Pagarushën, dhe aura e kësaj gruaje e ka përcjellë pothuajse gjatë gjithë jetës.

“Isha e vogël, në vitet e 70-ta kishte ardhur Nexhmije Pagarusha në Shqipëri, dhe ajo në atë kohë u shoqërua nga dy prindërit e mi”, tregon Inva Mula, e cila këtë takim e shpjegon sikur të ishte një përrallë, pasi që, përpos që e shijoi performancën e saj në skenë, po në atë kohë qëndroi afër asaj gruaje që ishte plot bukuri dhe elegancë.

Bukurinë, elegancën, interpretimin dhe aurën e Zonjës Pagarusha i shpjegon me shumë emocion, që sipas saj, atë emocion nuk e ka përjetuar nga asnjë grua tjetër.

“Erdhi në vitet e 70-ta në Shqipëri, dhe e shoqëruar edhe nga prindërit e mi shkuam në një shfaqje baleti, mbaj në mend se Nexhmije Pagarusha u ul në të njëjtin rresht ku isha unë, nuk e harroj kurrë atë emocion, u ul afër meje një grua e bukur, një grua elegante, dhe më befasoi shumë në atë Shqipëri të zymtë të viteve të 70-ta, ne jo që kishim parë një grua të tillë, por një elegancë si të Nexhmijes e kishim parë vetëm nga ekrani”, tregon Inva Mula për praninë e Nexhmije Pagarushës.

“Kjo ishte Nexhmija, gruaja që më dha goditjen me elegancën e saj, që nuk më ka ndodhur me asnjë grua tjetër”, tregon Inva Mula.

Por eleganca dhe bukuria e Nexhmije Pagarushës do të forcohej një mbrëmje më vonë, pas asaj të shfaqjes së baletit. Kishte ardhur koha që në mbrëmjen e radhës, Nexhmije Pagarusha të ngjitej në skenë dhe të paraqitej me një koncert recital.

“E mbaj në mend atë koncert, jo zëri, jo interpretimi, po aura, aura e saj më mbërtheu. Unë shoh Nexhmijen të dubluar nga një rreze që kishte përgjatë gjithë koncertit, unë i shikoja gjithë rrezet që i lëshonte, pra trupi i saj, qenia e saj ishte e mbushur dhe e rrethuar  me këtë aurë, që e kanë shumë pak artistë, dhe kjo është një ndër kujtimet më të bukura që kam për Nexhmijen”, ka kujtuar Inva Mula.

Artistja shqiptare Inva Mula, Nexhmije Pagarushën e vlerëson figurë artistike që do të mbetet në histori, njësoj si figurat historike. “Nexhmija do të jetë në piedestal të këtyre figurave, sepse tek ajo u grumbulluan elemente, të cilat vështirë mblidhen tok së bashku vetëm në një personalitet të fortë.

Duke e vlerësuar edhe vokalin dhe shtrirjen e saj, Inva Mula ka vlerësuar këngën “Baresha”, dhe duke iu referuar potencialit të saj artistik, Mula ka thënë se Nexhmije Pagarusha për kohën dhe rrethanat që veproi u bë ikonë.

“Ishte një figurë e kompletuar, me gjithë kompleksitetin që kishte, duhet kohë dhe studim për figurën e Nexhmije Pagarushës”, ka thënë Inva Mula, e cila vdekjen e saj e ka përjetuar me një trishtim të madh, sepse, ajo thotë se ka humbur miken, një shoqe të mirë të prindërve të saj, dhe një pjesë të jetës. Nexhmije Pagarusha ka vdekur më 7 shkurt në Prishtinë, dhe varrimi i artistes së madhe do të bëhet në një ceremoni të ngushtë familjare më 9 shkurt, në fshatin Pagarushë/KultPlus.com

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula është e trishtuar me vdekjen e artistes së madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, e cila ishte e njohur si “Bilbili i Kosovës”.

Inva Mula do të niset në Prishtinë për ti dhënë lamtumirën e fundit mikes së saj, mikes së familjes Mula, dhe ajo tregon se në heshtje do ti thotë gjithë dashurinë që ka për figurën e madhe Nexhmije Pagarusha.

Në intervistën e dhënë për KultPlus, Inva Mula tregon për takimin e parë me Nexhmije Pagarushën, dhe aura e kësaj gruaje e ka përcjellë pothuajse gjatë gjithë jetës.

“Isha e vogël, në vitet e 70-ta kishte ardhur Nexhmije Pagarusha në Shqipëri, dhe ajo në atë kohë u shoqërua nga dy prindërit e mi”, tregon Inva Mula, e cila këtë takim e shpjegon sikur të ishte një përrallë, pasi qw, pwrpos qw e shijoi performancën e saj në skenë, po në atë kohë qëndroi afër asaj gruaje që ishte plot bukuri dhe elegancë.

Bukurinë, elegancën, interpretimin dhe aurën e Zonjës Pagarusha i shpjegon me shumë emocion, që sipas saj, atë emocion nuk e ka përjetuar nga asnjë grua tjetër.

“Erdhi në vitet e 70-ta në Shqipëri, dhe e shoqëruar edhe nga prindërit e mi shkuam në një shfaqje baleti, mbaj në mend se Nexhmije Pagarusha u ul në të njëjtin rresht ku isha unë, nuk e harroj kurrë atë emocion, u ul afër meje një grua e bukur, një grua elegante, dhe më befasoi shumë në atë Shqipëri të zymtë të viteve të 70-ta, ne jo që kishim parë një grua të tillë, por një elegancë si të Nexhmijes e kishim parë vetëm nga ekrani”, tregon Inva Mula për praninë e Nexhmije Pagarushës.

“Kjo ishte Nexhmija, gruaja që më dha goditjen me elegancën e saj, që nuk më ka ndodhur me asnjë grua tjetër”, tregon Inva Mula.

Por eleganca dhe bukuria e Nexhmije Pagarushës do të forcohej një mbrëmje më vonë, pas asaj të shfaqjes së baletit. Kishte ardhur koha që në mbrëmjen e radhës, Nexhmije Pagarusha të ngjitej në skenë dhe të paraqitej me një koncert recital.

“E mbaj në mend atë koncert, jo zëri, jo interpretimi, po aura, aura e saj më mbërtheu. Unë shoh Nexhmijen të dubluar nga një rreze që kishte përgjatë gjithë koncertit, unë i shikoja gjithë rrezet që i lëshonte, pra trupi i saj, qenia e saj ishte e mbushur dhe e rrethuar  me këtë aurë, që e kanë shumë pak artistë, dhe kjo është një ndër kujtimet më të bukura që kam për Nexhmijen”, ka kujtuar Inva Mula.

Artistja shqiptare Inva Mula, Nexhmije Pagarushën e vlerëson figurë artistike që do të mbetet në histori, njësoj si figurat historike. “Nexhmija do të jetë në piedestal të këtyre figurave, sepse tek ajo u grumbulluan elemente, të cilat vështirë mblidhen tok së bashku vetëm në një personalitet të fortë.

Duke e vlerësuar edhe vokalin dhe shtrirjen e saj, Inva Mula ka vlerësuar këngën “Baresha”, dhe duke iu referuar potencialit të saj artistik, Mula ka thënë se Nexhmije Pagarusha për kohën dhe rrethanat që veproi u bë ikonë.

“Ishte një figurë e kompletuar, me gjithë kompleksitetin që kishte, duhet kohë dhe studim për figurën e Nexhmije Pagarushës”, ka thënë Inva Mula, e cila vdekjen e saj e ka përjetuar me një trishtim të madh, sepse, ajo thotë se ka humbur miken, një shoqe të mirë të prindërve të saj, dhe një pjesë të jetës. Nexhmije Pagarusha ka vdekur më 7 shkurt në Prishtinë, dhe varrimi i artistes së madhe do të bëhet në një ceremoni të ngushtë familjare më 9 shkurt, në fshatin Pagarushë/KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqen në Sanremo (VIDEO)

Këngëtarja e famshme shqiptare sapo ka perfomruar në Festivalin e famshëm “Sanremo”, në Itali, dhe performanca e saj është pritur me emocione të mëdha, shkruan KultPlus.

E përcjellë edhe nga valltarë, Dua Lipa ka shkëlqyer me performancën e saj, dhe ky festival tashmë nuk është një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.

Fillimisht në këtë festival ka performuar këngëtarja e famshme shqiptare Ana Oxa, pastaj Ermal Meta i cili ishte edhe fitues i Sanremo, kurse këtë vit Dua Lipa, e cila në këtë edicion ishte e ftuar speciale. Për më shumë, mund ta përcillni performancën e saj në  videon më poshtë./ KultPlus.com

Familja Pagarusha jep detajet e fundit për varrimin e artistes së madhe Nexhmije Pagarusha

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot në moshën 86-vjecare. Familja e saj ka lëshuar një njoftim ku thonë se të gjithë ata që duan të ngushëllojnë familjen Pagarusha dhe Mulliqi, mund ti takojnë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më 8 dhe 9 shkurt, ku edhe do të mbahen homazhe dhe mbledhje komemorative, shkruan KultPlus.

Poashtu, familja Pagarusha ka njoftuar edhe për ditën e varrimit, KultPlus ju sjell më poshtë komunikatën e plotë të lëshuar nga familja Pagarusha dhe Mulliqi.

 “Njoftim !

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00. 

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar

4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës./KultPlus.com

Si asnjëherë më parë, gratë më të fuqishme të Kosovës

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpërndarë në rrjetin social facebook një fotografi ku shihen gratë më të fuqishme të Qeverisë Kurti, shkruan KultPlus.

Në këtë fotografi shihet kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, nënkryetarja e këtij institucioni Arbërie Nagavci dhe ministret./KultPlus.com

“Znj. Ministre, çliroji mësuesit, ata nuk ndihen mirë si trup elektoral”

Rrahman Paçarizi

E dashur ministre e arsimit znj. Bajrami

Ky tekst,në kohën kur u shkrua (në shtator 2017) e kishte titullin “I dashur minister i arsimit, cilido që je”, meqë asokohe ende nuk dihej se cili do të ishte ministri i arsimit. Fatmirësisht tani e dimë kush është ministri. Mua më vjen mirë që jeni Ju, për sëpaku tri arsye: 1. Jeni mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës; 2. Keni përvojë të menaxhimit të së paku një ministrie; 3. Mbaj mend kohën kur kam raportuar në emër të Bordit të RTK-së, te Ju kam gjetur kritikuesen e ashpër, por profesioniste dhe të paanshme.

Tani, me lejoni, t’jua përsëris letrën (me ca ndryshime referencash), të cilën ministri i shkuar mund të mos e ketë lexuar fare:

Besoj që në momentin që e ke pranuar postin e ministrit, e di se në ç’gjendje është arsimi në Republikën e Kosovës. E di që ke ekspertizë në këtë fushë, por kjo s’ka shumë rëndësi në një qeveri ku postet duket të jenë krejt politike. Tekefundit, edhe disa nga paraardhësit tu kanë qenë me ekspertizë të mjaftueshme dhe profesorë universiteti, por ja që gjendja është kjo. Në një situatë të tillë, shpresoj që të jesh e fuqishme dhe të mos lejosh që rreth vetes të kesh informatorë të kryetarit të partisë sate, të shefit tënd zyrtar ose jozyrtar – kjo i ka fundosur ministrat e deritashëm të arsimit.

E dashur ministre,

Suksesi yt varet nga dashuria që ke për arsimin. Suksesi yt varet nga guximi yt. Suksesi yt varet nga vendosmëria jote. Suksesi yt varet nga ekipi që do ta kesh rreth vetes (përjashto zëvendësministrin që mund të jetë pjesë e pazarit për qeverinë). Duhet ta duash arsimin dhe t’i kesh fëmijët duke u shkolluar në Kosovë dhe gjithçka ta masësh me brengën tënde prindore (standardi i dashurisë ndaj atdheut tashmë është shndërruar në një idealizëm të rrallë për të cilin të përqeshin). Duhet të kesh guxim për të ndërmarrë veprime, të cilat mund t’i humbin vota partisë sate, por është çmim që do paguar. Mund të të mos zgjedhin kurrë më ministre, por më mirë një herë ministre e mirë, sesa ministre e recikluar dhjetëra herë. Shpërbërja e mbeturinave në sistemin e arsimit zgjat me shekuj, zonja ministre, ndaj kujdesuni që të mos na ndotet edhe më ky ambient. Vendosmëria jote është vendimtare për suksesin. Është vrapim në shtigje të gjata që kërkon mund, por gjithashtu është vrapim me pengesa e ato janë të shumta – militantët e partisë që duhet t’i punësosh e nuk duhet t’i punësosh; sindikatat që kujdesen për mirëqenien e mësimdhënësve e ti duhet të kujdesesh për cilësinë përpara mirëqenies së tyre dhe vota e partisë do të të sillen si gogolë kahdo që sillesh, pasi secili veprim yti idealist do t’i humbë vota partisë. Duhet të heqësh dorë nga mirënjohja ndaj partisë që të solli në këtë post, zonja ministre, pasi në dorën tënde janë rreth 300 mijë nxënës e studentë që ta kanë nevojën, pa çka se shumica dërrmuese e tyre janë fëmijë të prindërve që nuk të kanë votuar. Dhe, në fund, zonja ministre, suksesi yt varet nga ekipi yt, nga njerëzit që do të kesh rreth vetes. Qofsh a jo ekspert i arsimit (unë e që je) njerëzit rreth vetes merri njohës të fushës, njerëz që janë pjesë e arsimit, njerëz me dije e integritet që t’i trembin e largojnë militantët e partive, pasi vetëm ashtu mund të punosh. Sigurisht që këto ditë publikisht e jopublikisht do të të shkruajnë plot njerëz për të të dhanë “ekspertizën” e tyre. Harroji ata emra (edhe timin sigurisht) dhe merri idetë që t’i japin.

E dashur minister Bajrami,

Shkolla fillore në Kosovë e ka tashmë damkën e PISA-s. Pararendësi yt nuk i mori këshillat dhe gjendja e PISA-s vetëm sa u përkeqësua. Me llum partiak nuk fshihet ajo njollë. Më beso kur të them se as me floskula patriotike si abeterja e përbashkët, s’do të bësh gjë (nuk po them se Abetarja ka faj). E vërteta është se rezultatet e PISA-s nuk përmirësohen brenda një viti, por reforma e ka një afat fillimi dhe pastaj është e përhershme. Mësuesit janë konsideruar deri më tash trup elektoral. Të lutëm, mos i shih të tillë. Çliroji!

Shkolla e mesme është gati-gati hajgarellëk, ndërsa universiteti është vetëm gjithëpërfshirës. Universiteti si gjithëpërfshirje i konvenon politikës, por nuk është cilësor. Kosova që ka telashe ta ketë një UP-në cilësore, vështirë se mund të ketë kuadro të mjaftueshme (jo aso emergjente, se të tillë ka sa të duash) për t’i mbajtur shtatë universitete publike. Universitetet jopublike e kanë pasur shansin e tyre. U duhet dhënë shansi vetëm atyre që janë cilësorë. E di që është vështirë, se janë të fuqishëm financiarisht, por duhet të futen në sistemin e cilësisë, jo vetëm të kësaj formale, por edhe substanciale. Universitetet dhe shkollat jopublike janë rregullator i rëndësishëm i fushës së arsimit, por nuk duhet të jenë vetëm biznese. Ato që janë vetëm biznese e kanë kryer misionin e tyre – të tjerat kanë kontribuuar dhe duhet të vazhdojnë të kontribuojnë. Tekefundit shkolla jopublike ekziston vetëm për shkak të cilësisë – gjithëpërfshirja është veti e shkollës publike, zakonisht.

Fatmirësisht, mund të kesh në dispozicion disa organizata joqeveritare, të cilat për arsimin tashmë kanë bërë më shumë sesa vetë institucionet e shtetit. Mirëpo, sado të kenë vullnet, kapacitetet e tyre janë të kufizuara në regjistrimin e gjendjes, por kjo për ty është e mjaftueshme. Mos i largo dhe mbaji pranë vetes. Më beso, ashtu siç të kanë besuar qytetarët që të kanë votuar tash e sa mandate, zonja Bajrami.

E di që ke punë të vështirë. Zoti të ndihmoftë, nëse nuk e do ndihmën tonë!/KultPlus.com

Shembulli i presidentit të Ukrainës: Mos e vendosni foton time në zyre, vendosni fotot e fëmijëve tuaj

Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre. “Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim”.

Presidenti  i Ukrainës Vladimir Zelensky, gjatë vitit të kaluar kur edhe mori këtë pozitë të lartë shtetërore,  i bëri thirrje zyrtarëve të vendit të vendosin fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.

“Unë vërtet nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk është portret”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.

Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.

“Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim”./ KultPlus.com

Kryeministri Kurti premton ndërtimin e Teatrit dhe Operas

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, gjatë shpalosjes së programit të Qeverisë Kurti, ka specifikuar edhe investimet në kulturë, shkruan KultPlus.

Ai mes të tjerash ka thënë se do të ndërtojmë teatrin e operas dhe baletit, do të themelojmë Muzeun e Krimeve gjatë Luftës, Muzeun e Historisë dhe atë të Arteve Bashkëkohore.

KultPlus jus jell të plotë fjalimin e tij për planprogramin qeverisës, planprogram që është postuar nga kryeministri Kurti.

Të dashur qytetarë e përdorues të rrjeteve sociale, më poshtë po postoj tekstin dhe videon nga fjalimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës, në të cilin paraqita pikat e rëndësishme të programit të qeverisë së re:

Të nderuar deputetë të Kuvendit, të dashur qytetarë të Republikës.
Shkëlqesi, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë,
kryetarë të komunave,
familje të dëshmorëve,
të nderuar të pranishëm.

Më lejoni t’ia filloj prej asaj që është më e rëndësishmja, programi ynë qeverisës, për të cilin ekzistojmë ne edhe si përfaqësuese e së shpejti edhe si qeveri.
Programi i plotë do të publikohet në faqen zyrtare, por unë këtu po shpalos një pjesë të tij.
Kemi një program i cili adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetar. Me këtë program ne jetësojmë premtimet e 6 tetorit, të kësaj dite që shënoi ndryshimin e madh politik në vend, e të cilin ne sot po e institucionalizojmë së bashku me qeveri të re.

Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike
– Ashtu edhe siç po e shihni, prapa meje do të jenë 15 ministra dhe jo 21 sa ishin më herët.
– Do të kemi rreth 33 zv. ministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Pra më pak shpenzime në poste e në privilegje që të shpenzojmë më shumë në projekte zhvillimore.
– Do të departizohen e depolitizohen agjencionet dhe ndërmarrjet publike. Do të reduktojmë e ristrukturojmë ato e do të vendosim indikatorë të matshëm të përformancës për të rregulluar cilësinë e për të matur suksesin dhe dështimin.
– Do të departizojmë shërbimin e jashtëm përmes një rishikimi funksional të bazuar në performancë dhe rezultate.
Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit
Për të ndalur migrimin masiv, për të nxitur punësimin e për të rritur produktivitetin na duhet një program që nxit zhvillimin ekonomik, prandaj:
– Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrësisë në tërësi me fokus të veçantë ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe industritë prodhuese. Ndërmarrësit i shohim si partner kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik.
– Do të nivelizojmë garën për bizneset duke hequr monopolet dhe duke eliminuar evazionin fiskal. Në Kosovë sot ka më shumë treg të zi e të hirtë sesa treg të lirë. Këtë do ta ndryshojmë.
– Ndërmarrësit që duan të rrisin kapacitetet e të rrisin punësimit do të mbështetet përmes fondit zhvillimor, kurse qeveria do të punojë në zgjerimin e tregut për të rritur eksportet.
– Do të rrisim konkurueshmërinë në prokurimin publik dhe cilësinë në punë publike duke rritur transparencën dhe duke përmirësuar kriteret në dhënien e kontratave.
– Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet si e tillë dhe do të transformohet në një agjenci brenda Qeverisë.
– Do të themelohet Fondi Sovran i cili do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për të mundësuar investime të jashtme dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit.
– Do të marrim masa të cilat ndihmojnë punësimin e të rinjve e të grave në veçanti. Do të bëjmë subvencionimin e pagave për sektorin privat.
– Do të themelojmë Fondin Zhvillimor i cili do të ofroj mbështetje financiare për ide inovative.
– Do ta fuqizojmë Fondin e Kosovës për Garanci Kreditore që të rrisim kreditimin për kompanitë vendore.
– Do të jetësojmë Grantin e Katërt për Komuna për investime kapitale.
– Do të bashkojmë Administratën Tatimore (ATK) dhe doganat në një agjenci të vetme që të kalojmë mbledhjen e TVSh-së nga kufiri në brendi të territorit për të hequr ngarkesën që kanë bizneset sot.
Pra, më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta, më shumë garë të drejtë e pa favore, pa monopole e pa evazion fiskal, e më shumë mbrojte e qasje në tregje për bizneset që të nxisim zhvillimin e rrisim punësimin.

Do të jemi qeveri për mbrojtjen e punëtorit.
Për punëtorët më shumë të drejta dhe mbrojtje ligjore të garantuar.
– Programi “8 orë punë” do të promovojmë punën 8 orë në ditë – 40 orë në javë për punëtorët. Për ta arritur këtë synim do ta shtojmë numrin e inspektorëve të punës deri në 400.
Paga minimale e orët e punës maksimale do të mbrojnë produktivitetin dhe dinjitetin e punëtorit.
Buxheti 3 miliard euro
– Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit tonë qeverisës, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve publike në Bruto Produktin e Brendshëm.
Programi nacional i kursimeve
– Do të niset një Program Nacional i Kursimit katërvjeçar, nëpërmjet të të cilit do të reduktohen shpenzimet e luksit publik dhe do të evitohen të gjitha shpërdorimet financiare.

Do të jemi qeveri për bujqësi
Bujqit e fermerët tanë nuk janë lypsarë. Ata janë punëtorë të zellshëm që punojnë shumë e fitojnë pak. Mbështetjen duhet ta marrin ata që prodhojnë.
– Ne do të riorganizojmë plotësisht skemën e subvencioneve dhe skemën e granteve, bazuar në kritere të qarta dhe transparencë të plotë, duke u bazuar në produktivitet (sasi të prodhimit) e jo në sipërfaqe, në mënyrë që të përkrahet rritja e produktivitetit dhe në bashkëpunim me sektorin financiar, do të themelohet Fondi për Sigurime Bujqësore.
– Do të investojmë në sistemet e ujitjes së tokave bujqësore.
– Do të lehtësohet qasja në fonde për bujq nëpërmjet rritjes së mbulueshmërisë së kredive nga Fondi për Garantim të Kredive.
– Do të ndërtohet një skemë për subvencionim të normave të interesit për kreditë.
– Do të ketë një plan konkret që siguron çmimet minimale për produkte bujqësore nga ana e shtetit, pra një çmim dysheme, ku Ministria e Bujqësisë brenda një periudhe gjashtëmujore vjen me një plan konkret përfshirë kulturat bujqësore për të cilat aplikohen çmimet e referente.
(Pra, më shumë subvencione e grante që shkojnë te fermerët e vërtetë e jo fiktiv, më shumë ndihmë për të kultivuar produktet, më shumë qasje në financa e më shumë tregje e garanci për shitje e më shumë siguri në ushqim.)

Do të jemi qeveri për teknologji informative
Të rinjtë tanë janë e tashmja dhe e ardhmja jonë. Aftësive e talenteve të tyre duhet të ju ofrojmë hapësirën për zhvillim, prandaj:
– Qeveria e re do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës, në mënyrë që ata t’u përshtaten trendeve të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.
– Do ta krijojmë “Fondin për kredi për shkollim dhe stimulim të studentëve të dalluar”.
– Do të themelojmë qendra të teknologjisë me infrastrukturë të qëndrueshme dhe joshëse për kompanitë ndërkombëtare dhe vendore.
– Ligjet do t’i harmonizojmë me ligjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ligjet për privatësi të të dhënave dhe sigurinë kibernetike.
– Do të ofrojmë politika stimuluese për institucionet e teknologjisë, kompanitë e reja (“start-up”), si dhe kompanitë ekzistuese që merren me teknologji

Do të jemi qeveri për ruajtjen e Ambientit
(Zhvillimi jonë ekonomik nuk mund të bëhet në dëm të resurseve tona dhe në dëm të qytetarëve. Politikat tona duhet të mbështesin një ekonomi qarkore)
– Prioritet i veçantë do të jetë trajtimi i ajrit të ndotur, ruajtja e pyjeve nga degradimi dhe investimet për gjelbërim e ripyllëzim.
– Do të sigurohemi që kemi shfrytëzim racional të pyjeve krahas pyllëzimit të vazhdueshëm.
– Do të mbrojmë burimet ujore. Në Kosovë sot, ajri shihet e uji s’pihet. Dikur njerëzit kanë pirë ujin e lumenjve direkt, sot nuk munden as të lahen. Bagëtia nuk e pijnë më ujin e lumenjve në Kosovë. Duhet ta pastrojmë Kosovën.
– Do të përfundohen projektet për trajtimin e ujërave e të zeza dhe do të investojmë në menaxhimin e mbeturinave në mënyrë që mos të kemi deponi të hapura që e rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Do të jemi qeveri për rend dhe ligj, siguri dhe paqe
Siguria e jashtme do të jetë prioritet:
– Do të bëhen përgatitjet për avancim të FSK-së drejt ushtrisë në kohë optimale dhe përgatitjet për anëtarësim në NATO.
Vetingu në polici, prokurori, gjyqësi, AKI, ATK, Dogana dhe Njësi të Inteligjencës Financiare do të jetë prioritet.
Shteti i së drejtës duhet të garantojë barazinë para ligjit. Drejtësia jonë duhet të jetë e pavarur e paanshme dhe profesionale. Ne do të heqim ekzekutivin brenda drejtësisë e mbi drejtësinë. Me qeverisjen tonë s’do të ketë as individ e as parti e as kompani më të fuqishme se shteti. Do ta ndalojmë korrupsionin në institucione, do ta luftojmë korrupsionin në shoqëri.
– Do të ndërmerren hapa në drejtim të dekriminalizimit dhe kthimit të besimit në sistemin e drejtësisë dhe atij të sigurisë, përfshirë vetingun dhe krijimin e institucioneve të veçanta për luftim të korrupsionit. Vetingu fillimisht do të jetë i përgjithshëm, mandej i vazhdueshëm. Procesi i vetingut do të kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Afati orientues për vetingun e parë të përgjithshëm është 24 muaj.
– Do të rishikohet funksionimi i të gjitha task forcave dhe do të shuhen ato që konsiderohen të panevojshme për t’i hapë rrugë themelimit të “Zyrës Shtetërore e Hetimeve” në përputhje me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, si dhe
– Do të miratohet Ligji për kontrollin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili do të marrë parasysh praktikat ndërkombëtare të vendeve perëndimore.

Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm
– Në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak. Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tremujore, i cili do t’i ndihmojë FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes.

Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës
– Do të miratohet ligji për krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe agresionit. Do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”, i cili e mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës. Nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar, do të përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Do të jemi qeveri e arsimit e për arsimin
Zhvillimi jonë ekonomik kërkon fuqi punëtore të kualifikuar. Për të bërë këtë duhet të sigurohemi se në shkollat tona kemi cilësi e në fakultetet tona kemi përputhje të programeve me kërkesat e tregut. Çdo i katërti i ri në Kosovë nuk është as në punë e as në shkollë. Më shumë se gjysma e atyre që punojnë, këtë e bëjnë jashtë profesionit të tyre, vetëm çereku punon në profesion dhe as 10% nuk bëjnë punë që lidhen me profesionin e tyre.
Kosovës po i ikin njerëzit e ditur e të zot, po i ik truri. Në vendet e varfra ka më shumë njerëz të tejkualifikuar, pikërisht pse nuk e kanë të lidhur arsimin me ekonominë, nuk e kanë urëzuar hendekun e shkathtësive, dhe, kanë përfunduar me papunësi të lartë dhe varfëri të gjerë.
Prandaj një gjë është më e rëndësishme edhe se arsimi e ekonomia e kjo është lidhja e arsimit me ekonominë.
– Ministria jonë e arsimit do të ri-organizohet për të rritë funksionimin dhe efikasitetin.
– Do të investohet në modernizimin e infrastrukturës në arsimin e lartë.
– Do të investohet në kabinete, laboratorë e biblioteka.
– Do të bëhet vlerësim i plotë i kurrikulave arsimore për të mundësuar mësim-nxënie dhe mësimdhënie më të lehtë dhe më efikase.
– Në këtë drejtim, do të fuqizohet Instituti Pedagogjik në krijimin e kapaciteteve në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e vlerësimin e rregullt të zbatimit të kurrikulave.
– Do të ndihmohen komunat në planifikimin dhe ndërtimin e rrjetit të institucioneve parashkollore që të rrisim pjesëmarrjen në arsim parashkollor deri në 50% deri në vitin 2022.
– Do të rrisim vendimmarrjen në shkolla me përfshirje më të madhe të komunitetit dhe me rol më të fuqishëm të drejtorit të shkollës.
– Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë.
– Do të investohet në sigurimin e pavarësisë së plotë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
– Do të ri-themelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës si dhe do të zhvillohet dhe fuqizohet Fondi Kombëtar i Shkencës për të mbështetur projekte shkencore mbi baza të konkurrencës dhe prioriteteve kombëtare që i ka shteti ynë.
– Do të zhvillohet “Fondi i Ekselencës” i cili do të mbështetëse kuadrot premtuese me orientim në shkenca, në veçanti gratë që zgjedhin të studiojnë shkencat teknike e natyrore, brenda e jashtë vendit.

Do të jemi qeveri për Shëndetësi
Qasja në shëndetësi publike cilësore është e drejtë që nuk mund të i mohohet asnjë qytetari, pavarësisht se prej nga vjen e sa fiton, prandaj:
– Do të rritet buxheti për të siguruar furnizimin 100% me barna nga lista esenciale e barnave.
– Do të rritet buxheti në 50 milionë euro për blerjen e pajisjeve mjekësore për modernizimin e klinikave për të ofruar shërbimeve cilësore.
– Dhe, pas shumë viteve pritjeje e ankthi, qeveria do të bëjë funksionalë Fondin brenda dy viteve të para të qeverisjes. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve teknike të Fondit dhe funksionalizmin e Sistemit Informativ shëndetësor, si kusht kryesor për fillimin e punës së Fondit.
– Në konsultim me profesionistët shëndetësorë do të themelohet Instituti për Nënën dhe Fëmijën, ku do të hyjnë të gjitha klinikat që lidhen me nënën dhe fëmijën dhe Instituti për Kardiologji dhe sëmundje Kardiovaskulare.

Do të jemi qeveri për Politikat sociale
Vendi jonë është i varfër. E nga varfëria nuk dalim dot nëse ata që janë në fund nuk përparojnë. Progresi jonë shoqëror duhet të ndahet, duhet të shpërndahet. Askush nuk do të mbetet mbrapa. Kur edhe punon por nuk e ngop dot familjen bukë, ky është mjerimi nga i cili duan të arratisen njerëzit.
– Kjo qeveri do të synojë të kthej sensin e barazisë në shoqëri.
– Do të ndërmerret një reformë gjithëpërfshirëse e politikave sociale e cila do të rezultojë me një definim të qartë të kritereve për skemat sociale dhe do të jetësohen shtesat për fëmijë.
– Banimi do të bëhet i përballueshëm. Institucionet shtetërore do të përfshihen në ndërtimin e banesave që do të jenë të përballueshme për familjet e reja dhe familjet në nevojë që nuk mund të përballojnë blerjen e banesave me kushte të tregut.
– Do të ndërmerret një reformë e përgjithshme e skemave pensionale për t’i bërë këto skema më të qëndrueshme.
– Do të aplikohet rimbursimi për familjet me të ardhura nën 5.000 euro në vit.
– Do të intensifikojmë dialogun social për përcaktimin e pagës minimale.

Do të jemi qeveri e kulturës e për sportin
Ne mund të investojmë shumë në ministri të punëve të jashtme, në ambasada e në konsullata por shpeshherë më shumë njohje përveçse reputacion na sjellin medaljet e sportistëve e të artistëve se sa diplomatët.
– Do të ndërtojmë teatrin e operas dhe baletit.
– Do të themelojmë Muzeun e Krimeve gjatë Luftës, Muzeun e Historisë dhe atë të Arteve Bashkëkohore.
– Do të rrisim subvencionet dhe do të avancojmë diplomacinë kulturore.
– Do të financojmë projektet e qendrave multi-funksionale sportive.
– Do të investojmë në Qendrën Nacionale të Sportit në Prishtinë si dhe
– Mbështetje financiare për klubet garuese në garat ndërkombëtare.

Do të jemi qeveri për infrastrukturë:
Infrastruktura jonë duhet të jetë e plotë dhe funksionale. Ajo nuk duhet të jetë në shërbim të shteteve tjera si rrugë tranzit për të dalë në një shtet tjetër, por duhet të jetë e integruar me ekonominë tonë
– Projektet infrastrukturore do të hapin rrugë të reja, jo autostrada të mbyllura, që do të na lidhin kësisoj edhe më shumë. Do ta shpëtojmë fshatin nga emigrimi dhe do ta zhvillojmë atë duke e lidhur me ekonominë nacionale. Do të ndërtojmë aksin rrugor Prizren-Tetovë dhe atë Gjakovë-Shkodër, si dhe funksionalizimin e plotë të sistemit hekurudhor brenda Kosovës.

Do të jemi qeveri për energji
Çdoherë të vetëdijshëm për ambientin, ne duhet të shfrytëzojmë resurset tona me përgjegjësi dhe vetëm si zgjedhje të fundit në shërbim të zhvillimit ekonomik.
– Do të përdorim fuqinë energjetike dhe minerale në shërbim të zhvillimit ekonomik, por gjithnjë duke mbrojtur ambientin.
– Do të arrijmë cakun prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga burimet e ripërtëritshme në bruto konsumin final të energjisë.
– Do të krijojmë zonën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri për të arritur komplementaritet në prodhimin e energjisë dhe do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike për të mundësuar një treg konkurrues, transparent, jo-diskriminues dhe i orientuar drejt konsumatorit.

Do të jemi qeveri për Mërgatën
Mërgata jonë është jashtë shtetit por brenda kombit. Ata janë pasuria jonë e pashtershme që financuan luftën çlirimtare e që mirëmbajnë paqen sociale.
– Ne do të rrisim pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Do të inkurajojmë dhe garantojmë investimet e tyre.
– Do të lehtësojmë votimin dhe do të rrisim komunikimin përmes Këshillit Konsultativ të Diasporës.
Do të kemi Politikë të jashtme serioze dhe do të jemi qeveri e integrimit në BE
– Politika jonë e jashtme do të udhëhiqet nga parimet e mishëruara në Kushtetutë dhe standardet ndërkombëtare në fushën e diplomacisë.
– Dialogu zhvillohet për çështjet e raporteve bilaterale dhe të fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit, suksesionit të ish-Federatës Jugosllave, në të cilën Kosova ishte element konstituiv, si dhe për njohje të ndërsjellë midis dy shteteve.
– Me Serbinë do të kthejmë reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik e politik.
– Jam i gatshëm që të udhëheq bisedimet e ardhshme me Serbinë. Do të kem ekip gjithëpërfshirës për bisedime, në kuptimin politik, etnik, shoqëror dhe profesional. Nuk konsideroj që jam as më i mençuri, as më i dituri dhe as më i guximshmi në këtë shtet. Dhe, jam ai që jam, për shkak se jam bashkë me të tjerë.

Këto ditë më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë. Dhe, sot, ndodhem të nderuar deputet këtu para jush, plot 23 vjet si opozitar, dhe sot, këtu më ndan vetëm një votim i juaji nga përfundimi i karrierës sime politike të tillë çfarë njihej e dihej deri tani.
Ata që më kanë dashur si opozitar, besoj se do të duhej të më duan tash si pushtetar. Ata që nuk më kanë dashur si opozitar e kanë shansin të ma përfundojnë karrierën.
Ju faleminderit./KultPlus.com

Për herë të parë në historinë e Kosovës, timonin e Kuvendit e merr një grua

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje,gjegjësisht nga deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, i 65 mori vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjedhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Osmani.

 “Falëndëojë qytetarët e Kosovës, që asnjëherë nuk rreshti së besuar që vota e tij do ta sjellë ndryshimin”, ka shtuar ajo.

Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyr Qeverinë e Kosovës.

“Të jemi një Kuvend që do të mbikëqyr mirë dhe rreptë Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Kosovës dhe po e shoh kualitetin e grupeve parlamentare”, u shpreh ajo,

Kryeparlamentarja e zgjedhur ka premtuarn debat demokratik, gjuha korrekte ndaj njëri – tjetrit gjatë udhëheqjes së saj.n

/KultPlus.com