Agim Sulaj fitues në Festivalin e Karikaturës“KrAgi”

Është mbajtur edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës në Kosovë, dhe fitues i këtij edicioni ka dalë karikaturisti shqiptar Agim Sulaj, shkruan KultPlus.

Në këtë festival kanë marë pjesë shumë artistë vendorë dhe të huaj, kurse cmime janë ndarë edhe në tjera kategori.

Cmimi i dytë ka shkuar për  Makhmudjon Eshonkulov nga  Uzbekistan, i treti për Samedin Latifi nga Kosova, kurse ai special për Arben Meksin nga Shqipëria. Me cmime speciale janë vlerësuar edhe Goran Ćeličanin nga Serbija, Jitet Kustana  nga Indonesia, Nahid Maghsoudi nga Irani dhe Raed Khalil nga Siria.

Poashtu janë ndarë cmime speciale edhe në kategorinë e temës së lirë, ku janë shpërblyer shumë karikaturistë ndërkombëtarë./KultPlus.com  

“Kjo është feja ime e thjeshtë, nuk ka nevojë për tempuj, mendja juaj, zemra juaj është tempulli”

  1. “Ndërsa merrni frymë, duani fort veten. Ndërsa kur nxirrni frymë, vlerësoni të gjitha Qeniet.”

2. “Koha kalon pa pengesa. Kur bëjmë gabime, nuk mund ta kthejmë orën mbrapa dhe të provojmë sërish. Gjithçka që mund të bëjmë është të përdorim mirë të tashmen.”

3. “Një zemër e hapur është një mendje e hapur”.

4. “Ne kurrë nuk mund të bëjmë paqe në botën e jashtme derisa të bëjmë paqe me veten.”

5. “Qëllimi nuk është të jesh më i mirë se një njeri tjetër, por më i mirë se sa vetja jote e mëparshme.”

6. “Sy për sy …. Jemi të gjithë të verbër”

7. “Një lugë nuk mund të shijojë ushqimin që mbart. Ashtu si, një budalla nuk mund ta kuptojë mençurinë e një njeriu të ditur nëse ai bashkëpunon me një uratar.”

8. Ka një thënie në Tibet, “tragjedia duhet të përdoret si burim fuqie. Pa marrë parasysh se çfarë lloj vështirësish, sa e dhimbshme është përvoja, nëse humbim shpresën tonë, kjo është fatkeqësia jonë e vërtetë.”

9. “Mos harroni se marrëdhënia më e mirë është ajo në të cilën dashuria juaj për njëri-tjetrin tejkalon nevojën tuaj për njëri-tjetrin.”

10. “Çdo ditë, mendoni ndërsa zgjoheni, sot jam me fat që jam gjallë, kam një jetë të çmuar njerëzore, nuk do ta humbas. Unë do të përdor të gjitha energjitë e mia për të përmirësuar veten time, për të zgjeruar zemrën time me të tjerët; për të arritur përndritje për të mirën e të gjitha qenieve. Do të kem mendime të mira ndaj të tjerëve, nuk do të zemërohem ose nuk do të mendoj keq për të tjerët. Unë do të përfitoj nga tjerët sa më shumë që mundem.”

11. “Rrënjët e të gjithë mirësisë qëndrojnë në tokën e vlerësimit”.

12. “Heshtja ndonjëherë është përgjigja më e mirë”.

13. “Heroi i vërtetë është ai që fiton kundër zemërimit dhe urrejtjes së tij.”

14. “Në luftën tonë për liri, e vërteta është arma e vetme që kemi.”

15. “Dijini mirë rregullat, kështu që mund t’i thyeni ato në mënyrë efektive.”

16. “Dashuria dhe dhembshuria janë gjëra të domosdoshme, jo luks. Pa ta, njerëzimi nuk mund të mbijetojë.”

17. “Zgjidh të jesh optimist, ndihesh më mirë”.

18. “Të mbetemi indiferentë ndaj sfidave me të cilat përballemi nuk na bën të sigurtë. Nëse qëllimi është fisnik, pavarësisht nëse realizohet brenda jetës tonë, është kryesisht e parëndësishme. Ajo që ne duhet të bëjmë është të përpiqemi dhe të këmbëngulim dhe të mos dorëzohemi kurrë.”

19. “Qëllimi ynë kryesor në këtë jetë është të ndihmojmë të tjerët. Dhe nëse nuk mund t’i ndihmoni, të paktën mos i lëndoni ata.”

20. “Nëse një problem mund të ndreqet, nëse një situatë është e tillë që mund të bëni diçka për të, atëherë nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nëse nuk është i rregullueshëm, atëherë nuk të ndihmon të shqetësohesh. Nuk ka asnjë dobi për t’u shqetësuar. ”

21. “Burimi i fundit i lumturisë nuk është paraja dhe pushteti, por zemra e pastër.”

22. “Kjo është feja ime e thjeshtë. Nuk ka nevojë për tempuj. Nuk ka nevojë për filozofi të komplikuar. Mendja juaj, zemra juaj është tempulli. Filozofia jote është thjesht mirësia.”

23. “Gjykoni suksesin tuaj me atë që duhet të jepni për ta marrë atë”.

24. “Është shumë e rrallë ose pothuajse e pamundur që një ngjarje të jetë negative nga të gjitha këndvështrimet.”

25. “Jepini atyre që doni krahë për të fluturuar, rrënjët për t’u kthyer dhe arsyet për të qëndruar.”

Koncerti i Jonas Brothers bashkon këngëtaret shqiptare Bebe Rexha dhe Ava Max

Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare që po arrijën sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Dhe yjet e muzikës pop nuk ngurrojnë të tregojnë mbështetjen për njëra-tjetrën.

Dy shqiptaret u takuan në koncertin e Jonas Brothers, ku ishin të ftuara për të performuar.

Bebe dhe Ava bënë fotografi me njëra-tjetrën në prapaskenë duke bërë simbolin e shqiponjës.

Pak kohë më parë, Bebe Rexha I bëri thirrje për bashkëpunim këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipas, Rita Orës dhe Ava Max.

Por nuk dihet nëse ky bashkëpunim do realizohet./Oranews/

Image

Xhaka tregon kush ia pagoi dënimin për shqiponjë

Granit Xhaka dhe Milot Rashica kanë dhuruar spektakël në Prishtinë, në një ndeshje bamirësie, që përfundoi 4:4.

Në këtë ndeshje, një gol shënoi edhe Xhaka, duke festuar me shqiponjë edhe pse kishte thënë se një gjë e tillë më nuk do të ndodhë, përcjell albinfo.ch.

Xhaka ndër të tjerash foli edhe për “shqiponjën” e bërë pas realizimit të golit në duelin me Serbinë në Kampionatin Botëror.

“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.

“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”, deklaroi Xhaka. Ai ishte dënuar me 10 000 franga.

Sonte përfundon “FemArt 7”

Artistet u bashkuan me moton “Me Liri kundër Marres” Sonte përfundon edicioni i shtatë i Festivalit të Artisteve dhe Aktivisteve, ku rreth 200 artistë e aktivistë nga vendi, rajoni e bota për gjatë 6 ditëve u bënë pjesëmarrës të aktiviteteve, të cilët përmes artit të tyre u bashkuan me moton “Me Liri kundër Marres”.

Gjatë këtyre ditëve artistët çuan mesazhin e festivalit që gratë duhet të jenë të lira, ta jetojnë jetën ashtu si duan dhe të marrin vendime mbi jetët duke përtej asaj që shoqëria patriarkale e konsideron “marre”. Në ditën e shtatë të festivalit Femart, në ora 20:00 – 23:30, në Teatrin ODA, do të organizohet koncerti FEMART FINALE. Festivali Femart është pjesë e iniciativës së 20 aktiviteteve për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës.

Vepra është emri, emri është mbiemri

Në kërkim të rrënjëve 

“Sislej ishte një fëmijë shumë i qetë dhe i bukur. Ai gjithmonë kishte sjellje të mirë dhe i ndiqte të gjitha rregullat, si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë. Ai shkonte në gjumë çdo natë në kohë dhe dhëmbët e tij ishin të bardhë si bora. Ai luante bukur në piano dhe në flaut. Në fundjavë e çonim për kalërim përpara aktiviteteve të tij të skautit. Ai gjithashtu shfaqte interes të madh për gjuhën frënge. Sislej gjithmonë ishte shumë i dobishëm për të tjerët. Përderisa shokët e tij dilnin të luanin jashtë pas shkollës, Sisleji kishte vendosur që kohën e tij pas shkollës ta falte për t’i ndihmuar të moshuarit në punët e tyre shtëpiake. Shpërblimi i tij vjetor ishte që gjithmonë në dimër të shkonte për ski me prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij” – Nëna. 

Që t’i qasem më korrekt veprës se Sislej Xhafës, desha të zbuloj diçka më tepër në rrënjët e tij, në po ato rrënjë që metaforikisht i ka paraqitur përmes pemës së ullirit gjatë ekspozitës së tij në Berlin në vitin 2017, ku megjithatë e tërhiqte vërejtjen “Don’t touchme”! Atë biografi që ma ofroi galeria GALLERIACONTINUA, të cilën ai e përfaqësonte, ishte kryekëput për veprën e Sislejt si artist. Atë që kërkoja ishte e thurur me shumë modesti në letrën e nënës, të cilën Sislej e lexoj para audiencës së Muzeut Metropolitan në vend që të fliste për veprën e tij, për çka në fakt ishte edhe i ftuar, shkruan albinfo.ch. 

Vetmiovale me “v” të vogël 

Vepra e Sislejt, me të cilën ai u paraqit në Art Basel 2019, ovoid solitude (vetmiovale), si edhe veprat e tij të tjera, pa dyshim që është shumështresore, si për nga mënyra se si ajo ofrohet, po ashtu edhe nga ajo se si vepra perceptohet dhe konsumohet.Shumështresshmëria e kësaj vepre manifestohet edhe në vështirësinë për ta kategorizuar atë, duke filluar nga kuptimi më i gjerë si vepër artistike, deri te përkufizimi i saj si një instalim performativ. Si shikues, gjendesh përpara një shitore shumë të madh dhe pa dritare, e tëra e bërë nga fletë të mëdha metali të hullizuara dhe të ngjyrosura në të bardhë, mu si muret e shtëpive të vjetra të gëlqerosura. Në mes të gjithë kësaj hapësire të bardhë gjendet një derë, ku qëndron i ulur qetë kubanezi ngjyrë-errët Raul. I qetë dhe pa ndonjë emocion të veçantë, Rauli, me një pjesë të trupit në dritë dhe tjetrës në errësirë, i përngjan dikujt që shëtit lirshëm mes botëve: asaj që shohim përjashta dhe asaj që pjesërisht shihet mbrapa tij. Nuk ka titull, po as ndonjë indikacion, që bën fjalë për ndonjë performans, instalim performativ, pikturë të gjallë ose, thjesht, se bëhet fjalë – në fakt – për një shitore të vezëve. Në të shumtën e rasteve vizitorët, mes tjerash, e përshkruanin veprën si shumëdimensionale, por edhe provokuese. Sisleji, në anën tjetër, pyetjes se a është vepra e tij provokuese, ai përgjigjet: “Arti nuk është provokues. Korrupsioni, padrejtësia, racizmi janë provokime. Arti është i bukur. Arti krijon dimensione të përvojës së jashtëzakonshme, ku krijohet një mundësi për pyetje. Literatura, filmi dhe arti, në përgjithësi, nuk janë provokime, por janë vetëm një përvojë magjike, personale, unike”, përcjell albinfo.ch.  

Unlimited 

Nuk është e rastit që vepra artistike e Sislejt të gjendet në hapësirën Unlimited të këtij manifestimi, sepse aty ishte artisti, ai i cili duhej t’ia vendos kufijtë asaj që ai ose ajo dëshiron ta prezantojë. Këtu Sislej Xhafa, si një ilegal i përkushtuar që është, i kalon kufijtë dhe përkufizimet tematike, kategorizuese, doktrinore, kohore dhe hapësinore, duke aluduar në artin si një prej mjeteve të vetme të civilizimit të sotëm, që denjësisht përfaqëson demokracinë, duke u shprehur: “Arti është si një mjet i jashtëzakonshëm i demokracisë. Ai lë hapësirë të pjesëmarrjes dhe, po ashtu, lë hapësirë të një dimensioni të një përvoje unike. Arti është e vetmja demokraci që ekziston në këtë shoqëri, në këtë civilizim. Për mua është shumë me rëndësi perceptimi, si dhe aspekti i pjesëmarrjes individuale. Kur flasim për demokraci, flasim për një akt praktik të pjesëmarrjes edhe të ndjenjave personale. Arti mund ta ofrojë këtë mundësi.” 

Vepra është emri, emri është mbiemri 

“Titulli është një element, një faktor shumë i rëndësishëm sa edhe vepra e artit…”. Kështu e filloi shpjegimin Sislej kur e pyeta se mos ndoshta heqja e titullit nga cilado vepër e artit do të linte më tepër hapësirë për shikuesin që të ndërmarrë rrugëtimin individual, pa shenja, drejt përjetimit të veprës artistike, që ai të vazhdojë më tutje: “Kur e krijon një titull, ai është një intensitet, krijon një hapësirë konceptuale edhe ofron një mundësi të perceptimit. Unë gjithnjë i qasem kësaj si momenti kur fëmijët lindin; ata e kanë një emër dhe një mbiemër. Për mua titulli është shumë i rëndësishëm për reflektimin e ndjenjave të mia ndaj veprës dhe kohës”.  

Mes ujit dhe impresionizmit 

Duhet ta pranoj se emri Sislej për mua ishte mjaft intrigues. Përpjekjet e pasuksesshme për ta gjetur kuptimin, rrënjën e emrit, u transformuan në pyetje konkrete: “Prej nga ky emër? Si ky emër? Kuptimi?”. Dhe, rrëfimi filloi: “Fillimisht babai ka dashur të ma vërë emrin Ujë!” Vetëm e paramendova sa i jashtëzakonshëm dhe njëkohësisht sa ordiner do të ishte një emër i këtillë. Po të mos ishte gjyshja, ndoshta unë sot do të bashkëbisedoja me Ujin. “Ajo ka insistuar që të mos ma vërë emrin Ujë”, e vazhdon rrëfimin Sislej “nga frika që mos ndoshta sa herë të kërkojë dikush ujë, unë të kthehem duke menduar se më thërrasin mua”. Këtu rrëfimi merr drejtim impresionist dhe babai vendos t’ia vërë mbiemrin e impresionistit Alfred Sisley-it, me ndryshim të shkronjës y në j, duke na sjellë përsëri te konkluzioni i përbashkët se vepra është emri, ndërsa emri është mbiemri. /albinfo.ch

Emina Çunmulaj surprizon 27 fëmijë, i dërgon në plazh për herë të parë

27 fëmijë kanë realizuar një ëndërr, ata të cilët nuk e kishin parë dhe shijuar asnjëherë plazhin me ndihmën e Emina Cunmulajt e realizuan, pasi modelja shqiptare u plotësoi këtë dëshirë duke i dërguar këta fëmijë në det.

Këta 27 fëmijë bashkë me Cunmulajn kanë kaluar ditën në Velipojë.

Emina Cunmulaj ka shkruar se shumica prej këtyre fëmijëve janë nga emisioni “Fundjavë ndryshe”, të cilëve u ka ndihmuar bashkë me të tjerët për ndërtimin e shtëpive dhe përmirësimin e kushteve./KultPlus.com

Fati tragjik i jetës së Viktor Hygosë, vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, fatkeqësi…

Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe i të gjitha kohërave.

Nderimet e ceremonisë së vdekjes (22 maj 1885), 83 vjeç u bënë nën Harkun e Triunfit dhe u varros në Panteonin e Parisit i shoqëruar nga një kortezh prej 2 milionë shpirtrash. Është babai i letërsisë franceze, nuk mjafton numërimi i veprave të tij në shumë fusha si poet, dramaturg, romacier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris. Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij.13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta.

Iu kundërvu Napoleonit, kudërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Peradoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti riovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”

Fama e tij ishte e pamasë.

Por zogu i fatkeqësisë vinte vërdallë…në 12 tetor të 1822 martohet me Adèle Foucher, një mike e fëmijërisë dhe disa vite më e madhe se ai. Një vit më parë i kishte vdekur e ëma, Sophie Trébuchet, vdekje që e kishte tronditur shumë. Nga martesa lindin 5 fëmijë, Léopold, Lèopoldine, Charles, François–Victor, y Adèle. Djali i parë i mbijeton vetëm 3 muaj. Leopoldine i vdes pa mbushur të 20-at, Charles vdes në moshën 45 vjeçare dhe Francois-Victor në të njëjtën moshë me Charles-in. Vdekje aspak të mëshirshme këto. Leopoldine bie nga varka në Senë, nuk di të notojë, i shoqi hidhet në ujë për ta shpëtuar dhe të dy mbyten. Charles vdiq nga tuberkulozi, François–Victor nga kanceri.

Përsa i përket Adelës, e mbijetuara e vetme, i kalon ditët e saj në një spital psikiatrik për shkak të një dashurie jo korresponuese. Përsëri një goditje tjetër. Eugene, vëllai i Viktor Hygoit ishte edhe ai i dashuruar pas Adele Foucher-it dhe kur këta u martuan u çmend dhe përfundoi në një çmendinë. Fatkeqësitë ende nuk kishin mbaruar. I ndodhur në ekzil nga Napoleoni III njohu Juliette Drouet e martuar me një skulptor dhe më pas një dashnore e një milioneri që e kishte çuar më parë në Gjermani dhe më vonë në Bruksel. Nata e parë e dashurisë ndodhi në shkurt të 1833, datë që Viktor Hygo e përdori në “Të mjerët” për dasmën e Mariusit dhe Kozetës.

Don Zhuan i padominueshëm nuk reshti së flirtuari dhe Adele e dënoi me një romancë të saj me kritikun letrar  Charles Augustin Sainte–Beuve, admirues i Hygosë. Adèle Foucher vdiq në moshën 46 vjeçare në krahët e Viktor Hygosë, i cili vazhdonte të ishte dashnor i Juliette Drouet dhe që mbeti për gjithë jetën deri në vdekjen e tij më 22 maj të 1885. Juliette Drouet kishte vdekur dy vite më parë nga kanceri.

Hygoi nuk i shkoi në funeral, por shkroi në anën e prapme të një fotografie këto fjalë: “50 vite dashuri. Ka qenë ndër më të bukurat martesa”. Përtej ngjarjeve politike, shkrimeve, tragjedive të fëmijëve të tij, çmendurisë së vajzës së tij të vetme të mbijetuar dhe e të vëllait të tij, përtej dashurive të tij, nuk kanë ndodhur rastësisht.

Romantikët, besimtarët e devotshëm të fateve tragjike, hijet, qiparisat që rrethojnë varrezat, sigurisht edhe varret, oguret e tmerrshme, trishtimi, melankolia nuk besuan kurrë në dritën, në lumturinë si dhe në gëzimin. Dhe Viktor Hygoi e përmbushi përjetësisht këtë dekalog, këtë rregull të lojës, këtë dënim,  këtë labirint pa rrugëdalje. / Burimi: Theworldneës.net – bota.al

Kur vajta për herë të parë në Kardhiq

Nga Naxhi Kasoruho

Nuk ka ndonjë moment të caktuar se kur ka qenë kontakti im i parë me zonën e Kardhiqit, por unë do ta quaj vajtjen time të parë në këtë krahinë 7 gushtin e vitit 1958, kur në Bandën Muzikore të Gjirokastrës shkuam për të marrë pjesë në përvjetorin e Batalionit “Asim Zeneli”, që u formua aty tek Rrepet në fushë poshtë fshatit Prongji buzë lumit të Kardhiqit.

Labëri mbushur me këngë

Isha prestar i Bandës Muzikore që e drejtonte mjeshtri i mirënjohur Tolo Njocka dhe duke qenë se ishte hera e parë që merrja pjesë në një ceremoni festive jubilare ndjeja emocion dhe një gëzim të pa përshkruar, prandaj më ka ngelur në kujtesë si një kujtim i bukur.

Duke qenë se këtë ditë dua ta konsideroj si kontaktin tim të parë me krahinën e Kardhiqit e njerëzit e saj, për mua nuk është një kujtim por edhe një eveniment me vlerë në ndërgjegjen time, të cilin po e kujtoj me nostalgji edhe tani pas 57 vitesh.

Para kësaj dite unë kisha parë shumë fshatarë që vinin nga krahina e Kardhiqit në Gjirokastër me qylafin e bardhë në kokë, si simbol i të qenit lab dhe që sillnin për të shitur napat me djathë të njomë apo kafshët e ngarkuar me dru-qymyr e gëlqere por edhe qengja e desh që i merrnim për dasma e festa të ndryshme familjare. Por këto kontakte me këta lebër, që na vinin në shtëpi ishin spontane dhe sekondare para asaj që pashë e ndjeva në festën e 7 gushtit si një kontakt i drejtpërdrejtë me vetë krahinën dhe banorët e saj. Si u vendosëm në anën e djathtë të tribunës, që ishte ndërtuar nën hijen e rrepeve e që ishte zbukuruar me flamuj të kuq e banderola që evokonin ato ngjarje, Banda ekzekutoi Himnin e Flamurit, që u përcoll në heshtje nga të pranishmit e shumtë. Atmosfera e festës ndihej në tërë hapësirën ku ishin ulur kardhiqiotët të ardhur nga fshatrat e krahinës, por edhe nga gjithë rrethi, nga bashkëfshatarë me banim në Tiranë, Vlorë e gjetkë. Dollitë e shumta, këngët epike kushtuar ngjarjes që i mblodhi rreth lapidarit më dukeshin shumë interesante dhe emocionuese sidomos përmbajtja e tyre me fjalët aq domethënëse. Që i vogël kam parë e kam qenë në shumë dasma në Gjirokastër, por kjo festë ishte shumë më tepër, më masive dhe më e zhurmshme ku merrte pjesë e gëzonte një krahinë e tërë, një popull i gëzuar që në një farë mënyre kishte lënë bosh e braktisur shtëpitë e fshatrat e kishte zbritur aty tek Rrepet, buzë lumit të Kardhiqit, jo vetëm për të festuar e nderuar të rënët, që flijuan jetën e vunë rininë e tyre në themelet e lirisë, por edhe për t’u çmallur e takuar me njeri-tjetrin në mënyrë kaq masive si në një tubim bese për t’i qëndruar krah për krah njeri-tjetrit, si në vargun e valles labe, si fishekët në gjerdan e si vargu i maleve. Duke ndjekur me vëmendje dhe emocion koncertin që u organizua me këtë rast, nuk e mendoja se kur të rritesha e të mbaroja shkollën për muzikë do të njihesha e bashkëpunoja shumë ngushtë dhe do t’i bëja miq të gjithë këta këngëtarë popullorë. Me kuriozitetin e një të riu e aq më tepër, që kisha filluar studimet për muzikë në Tiranë në Liceun Artistik “Jordan Misja” me impresiononin ato motive të polifonisë labe, që i shoqëronte një iso e stërgjatur si një gurgullimë ujëvare. Nuk pretendoj se mbaj mend ndonjë titull të ndonjë kënge apo melodi që u paraqit në atë koncert, madje nuk kujtoj asnjë nga këngëtarët, që me siguri do të kenë qenë më të dëgjuarit e krahinës, por ky koncert si kontakt i drejtpërdrejtë me këngën labe, ndikoi maksimalisht, që unë të doja, pëlqeja e vlerësoja më vonë këtë pasuri folklorike si vlerë të trashëgimisë tonë kombëtare. Ndonëse deri në kohë kisha dëgjuar shumë këngë popullore nga altoparlantët, që ishin vendosur në bedenat e Kalasë historike të Gjirokastrës, ky koncert i gjithi me këngë labe në një kontakt të drejtpërdrejtë më la mbresa e më krijoi emocione që i kujtoj me nostalgji dhe tani në “rininë e vonë.” Të gjithë e dinë atë thënien popullore për Labërinë se: “Po u mblodhën dy lebër ja marrin një kënge”. Kjo dukuri vërteton atë përmbajtjen që unë e kam vënë në titullin e librit: “Labëri mbushur me këngë“.

Labëri është ndër trevat e rëndësishme të vendit tonë me rite, zakone, histori e ngjarje lufte e përpjekje për liri e pavarësi, treva që ka nxjerrë figura të shquara të kombit tonë me kontribute të jashtëzakonshme në trashëgiminë tonë nga lashtësia deri në ditët e sotme. Për të gjitha këto janë shkruar me mijëra faqe librash si dhe janë regjistruar tashmë në memorien mbarë popullore e përcjellë me dashuri në breza. Në këtë trashëgimi të vyer si pjesë e identitetit tonë kombëtar një vend të rëndësishëm zë edhe folklori tradicional. Kënga është pjesë e jetës së labit. Ajo e ka shoqëruar atë në një udhëtim shekullor të pandërprerë e befasues, autentik, të veçantë e të papërsëritshëm në ambientet e shtëpisë e në lëmin e fshatit, në arë e në mulli, në stane e kudo, duke filluar nga linja e fëmijës me ninullat melodike të dashurisë së nënës e deri tek të qarët me botë kur e përcillnin të vdekurin në botën tjetër. Kënga polifonike labe si pjesë kryesore e polifonisë shqiptare është një pasur e jashtëzakonshme dhe perlë në gjerdanin e shndritshëm të folkloristikës sonë kombëtare. Për këto veçori organizata botërore e UNESCO-s e ka përfshirë polifoninë tonë në listën e pasurinë shpirtërore e botërore. Ndoshta që këtu e ka zanafillën dashuria ime për këngën gjirokastrite, këtë perlë të polifonisë tonë dhe të kaloj një jetë të tërë në mes këngëtarëve popullorë të qytetit tim të dashur. Po kështu e dua deri në pafundësi këngën polifonike labe prandaj kam punuar me përkushtim e pasion dhe së bashku me këngëtarët popullorë të krahinës së Kardhiqit e kemi prezantuar atë me gjithë madhështinë dhe dimensionin e saj në skenën e festivalit duke bërë të tronditen bedenat e Klasës Historike të Gjirokastrës.

Ja pra këto po mendoj tani që po shkruaj për këngëtarët e Labërisë këta korifenj virtuozë mes të cilëve njoha deri në imtësi traditat, zakonet, ritmet, këngët, vallet, polifoninë hyjnore të kësaj treve folklorike, të cilët i dua me tërë dashurinë e shpirtit dhe u jam mirënjohës për gjithçka që na lanë si vlerë unikale e të pazëvendësueshme të kulturës tonë kombëtare. Për të gjitha këto do të ndalem në një libër të titulluar “Labëri mbushur me këngë“, si shenjë respekti e vlerësimi të lartë që kam për artistët popullorë./gazeta telegraf

Armend Rexhepagiqi performon live në një klub nate (VIDEO)

Këngëtari Armend Regjepagiqi ka bërë një rikthim të madh sivjet në muzikë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Aida Baraku, ishin autorë të shumë prej këngëve të albumit “Fortuna”, të këngëtares Tuna Sejdi.

Kjo e fundit ka qenë të premten e ftuar në një nga klubet e qytetit në Prishtinë, për të performuar para publikut.

Të ftuar specialë ajo ka pasur dyshen Yll Limani dhe Armend Regjepagiqin.

Përveç këngës “Harrova” që e këndoi me Tunën, Armendi ka interpretuar para publikut edhe këngën “Dashurinë ku e kam”

Kjo performancë e tij është kontakti i parë direkt me një audiencë kaq të madhe, pas kaq shumë vitesh.

Performanca e tre artistëve në fjalë është mirëpritur ngrohtë nga publiku prishtinas.

“39 Shkallët” në regji të Ilir Bokshit së shpejti premierë në Teatrin e Kumanovës

Në Teatrin e Kumanovës nën përkujdesjen e regjisorit Ilir Bokshi po vijojnë provat për vënien në skenë të shfaqjes “39 shkallët”, një parodi nga romani i John Buchan, e adaptuar për në skenë nga Patrick Barlow dhe nga filmi i Alfred Hiçkok.

Aktorët e përzgjedhur për këtë shfaqje janë: Qazmedin Nuredini, Lena Kryeziu- Bokshi, Sefedin Shabani dhe Ismail Kasumi, etj. Premiera pritet të jetë nga fundi i këtij muaji.

“39 shkallët” është një parodi të shkëlqyer ku një burrë tenton të ndihmojë një grua agjente, e cila më pas vritet, ndërsa protagonisti i ngjarjes do të luftojë për të shpëtuar veten dhe të përballet me një grup agjentësh tjerë. Aktorët do të sjellin një shfaqje shumëdimensionale përmes personazheve, rekuizitave dhe ambienteve të ndryshme.

Barlow ka adoptuar romanin e Buchan duke i dhënë një frymë zbavitjeje në skenë, ku aktorë do të luajnë të gjitha personazhet nga romani dhe filmi i Hiçkokut.

“39 shkallët” po ashtu njihet përmes filmit bardh e zi të Alfred Hiçkok të vitit 1935. Instituti Britanik i Filmit këtë film e ka shpallur si një nga katër filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Por historia e “39 shkallëve” është më e vjetër se ky film, pasi që autori i veprës është John Buchan, që e kishte shkruar në vitin 1915. Ky roman më pas u adoptua në skenë nga Patrick Barlow, ndërsa kjo vepër ka arritur që të fitojë shumë çmime si komedia më e mirë, e luajtur në shumë teatro të botës. Në Brodway shfaqja është luajtur për 1200 herë për katër vite me radhë. (INA)

Në Mitrovicë iu lexua “Zanave”

Fondacioni Dhemetra organizoi një natë poetike nën titullin “Zanave” me çrast u lexuan poezi lirike të shkruara nga shkrimtarë mitrovicas duke filluar nga: Jakup Ceraja, Fahredin Gunga, Latif Berisha, Muhamed Kerveshi, Sabit Idrizi e Fazli Hajrizi.

Poezitë  dedikuar gruas, u lexuan nga gra të Mitrovicës si: Mevlude Skuroshi, Valdete Idrizi, Çamerie Ceraja, e Nora Prekazi Hoti.

Të pranishmit patën rastin të lexojnë poezi të autorëve në fjalë, si dhe të evokojnë kujtime nga jeta dhe vepra e autorëve të lartpërmendur.

Fondacioni Dhemetra  ka për qëllim  të zhvillojë e avancojë procesin e vendimmarrjes nga gratë në sferat e trashëgimisë kulturore dhe artit, andaj aktivitete të kësaj natyre pritet të organizohen edhe në muajt në vijim. Ky aktivitet u organizua në hapësirat e muzeut të qytetit në Mitrovicë dhe u mbështet nga qytetarë e dashamirës të krijimtarisë letrare./KultPlus.com

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i gazetares Elida Ramadani-O’Connell: “Si raportova nga lufta?” (VIDEO)

Gazetarët ishin ata që gjithë tmerrin që po ndodhte në Kosovë 20 vjet më parë ia treguan botës duke e kthyer vëmendjen këtu.

Dëshmitë e tyre bënë xhiron e botës duke treguar së miri për gjithë atë që po e përjetonin shqiptarët e Kosovës.

Elida Ramadani-O’Connell ishte njëra nga gazetaret e shumta që mes plumbave dhe zjarrit raportonte për Associated Press (AP).

Ajo në në një bashkëbisedim të Frontline Club në Prishtinë i realizuar në bashkëpunim me Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar se sa e rëndë ishte për të që të raportonte për Masakrën e Reçakut.

“Në Reçak, ne për disa ditë me radhë dëgjonim nga paramilitarët serbë që do ta bënin një operacion, por nuk e dinim se ku saktësisht”.

“Ne si Associated Press shkuam me ekipin ndërkombëtar. Kur ata u futën në fshat në orën 02:00 të natës edhe ne ishim aty. Dëgjuam të shtëna, thyerjen e dyerve dhe u fshehëm në mal”.

“Kur shkuam poshtë pamë një njeri pa kokë dhe trupat në luginë. Për mua si kosovare – e kisha edhe kameramanin po ashtu me vete – duke parë dhe duke mos qenë në gjendje të bëja diçka… Në një mënyrë mpihesh”.

“Duhet t’i  marrësh fotografitë, por njëkohësisht mundohesh t’i prekësh njerëzit për të parë nëse janë gjallë. Ajo që sheh është qetësi – nuk ka asgjë më shumë”.

Ajo ka treguar se për gazetarët frika më e madhe sesa rrezikimi i jetës së tyre ishte se filmimet e bëra mund t’iu merreshin.

“Frika tjetër që e kishim ishte se regjistrimet e bëra do të na konfiskoheshin dhe për neve që ishim gjallë ishte shumë me rëndësi që atë video ta dërgonim diku jashtë Reçakut. Ky ishte një operacion tjetër për të cilin duhej menduar”.

“Ne nuk mendonim për veten ose kameramanin, por gjithmonë mundoheshim që ta transmetonim atë realitet”.

Një nga raportimet e Ramadani-O’Connell ishte edhe ai për trenin famëkeq që barti pothuajse gjysmë milioni kosovarë të cilët u dëbuan nga toka e tyre me dhunë nga forcat serbe.

“Para trenit është një tregim interesant që është realitet. Unë kam qenë në Prishtinë dhe si shumica e gazetarëve kosovarë kemi qenë të mbyllur në bodrume”.

“Por, atë ditë erdhi policia dhe na largoi edhe neve jashtë. Kur kaluam nga Hotel ‘Grandi’, momenti që e kujtoj unë atë ditë është se ka qenë një grua serbe që nga banesa e saj po hidhte ujë të valë mbi qindra mijëra njerëzit që po kalonin aty”.

“Krejt u përvëluam, por kur arrita te treni pashë qindra mijëra njerëz. Ishte e pabesueshme se ishin gjithë ata njerëz aty, por ishte një qetësi totale – asnjë zë”.

“Për fat të mirë e kam pasë telefonin me vete dhe e thirra kameramanin spanjoll të AP-së, Miguelin, që ka qenë në Kosovë. I thashë se duhej të vinin patjetër dhe të xhironin trenin sepse i tregova se po e shihja pamjen e njëjtë si të deportimit të hebrenjve”.

“Migueli dhe një fotograf serb i Reuters i kanë bindur autoritetet serbe që të shkojnë dhe të xhirojnë trenin. Ajo ka qenë fotografia që e ka kthyer mendjen e bombardimeve të NATO-s”.

Por, si arriti Elida Ramadani-O’Connell ta mundë frikën dhe të raportojë gjatë luftës në Kosovë?

“Nuk e mendon frikën kurrë sepse gjithmonë je e lidhur me njerëzit. Unë për vete gjithmonë kam thënë që është detyra ime të tregoj se çfarë po ndodh këtu”.

“Kam qenë një nga shumë përkthyesit dhe producentët e Kosovës si Jeta Xharra, Fisnik Abrashi, Garentina Kraja, Nebi Qena, Safet Gashi dhe shumë të tjerë”.

“E kam parë si obligim sepse kam qenë shumë e lidhur me pjesëtarët e UÇK-së”.

“Sidomos në Obri kam qenë tërë kohën. Për mua dhe për Associated Press ka qenë shumë e rëndësishme të tregojmë që edhe pse mediat dhe pushteti serb kanë thënë që ‘jemi në armëpushim dhe UÇK-ja po na provokon’, ne të tregojmë të kundërtën”.

“Nuk ka qenë vetëm në Obri, ka qenë njëjtë në Dukagjin, Koshare dhe të gjitha vendet tjera”.

Ajo ka treguar se pas një lobimi shumë të madh, Associated Press ka vendosur që 50.000 tregime vetëm prej Kosovës t’i bëjë publike dhe të njëjtat mund të gjenden edhe sot në YouTube.

“Mom & Me & Mom”, vjen për lexuesit libri i shkrimtares Maya Angelou

“Mom & Me & Mom” është  libri i parë që vjen në shqip dhe i fundit i shkruar nga shkrimtarja Maja Angelou. Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën.

Në mënyrë mjeshtërore, Angelou ndërthur edhe vështirësitë që duhet të kalonte një njeri me ngjyrë e sidomos një grua në shoqërinë amerikane ku të bardhët kishin gjithmonë prioritet.

Lortea Behrami premton se Autobiografia e parë e të njëjtës autore, e titulluar “E di pse Zogu në kafaz Këndon”  do të vijë se shpejti në shqip për lexuesit.

Vdiq gazetari Lekë Zherka

Sot në moshën 56 vjeçare vdiq Lekë Zherka, drejtor shumëvjeçar i KTV-së.

Lekë Zherka karrierën e ka filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës nesër nga ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Sheshin 21, në Radiotelevizion 21. Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00./KultPlus.com

Kur ka vdekur Bekim Fehmiu, Kuvendi i Kosovës nuk mbajti një minutë heshtje

Roli i romit ‘Beli Bora’, në filmin “Mbledhësit e puplave”, në festivalin e Kanës, më 1967, i nominuar edhe për Çmimin “Oskar”, ia hapi dyert e kinematografisë botërore, kurse seriali televiziv ODISEU (1968) e bëri të famshëm, për çka edhe kërkohej nga regjisorë e producentë të njohur në filmat e të cilëve luajti role kryesore bashkë me aktorë më të mëdhenj të filmit, shkruan KultPlus.

Ishte aktori i pare që e shpërtheu perden e hekurt të diktaturës komuniste të Evropës Lindore, dhe luajti në shumë filma e seriale televizive. Aktori në shumë gjuhë në ish republikat jugosllave, Itali (ku ishte më i njohur), SHBA, Gjermani, Francë, Çekosllovaki, Tunizi… Ndërsa filmat e tij u shfaqen në të gjitha kontinentet dhe të titulluar në gjuhë të ndryshme.

Por jo njëjtë kishin menduar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që në krye me Jakup Krasniqin patën refuzuar të mbanin një minutë heshtje për vdekjen e aktorit të përmasave të mëdha. Një arsyetim që patën nxjerrë në atë kohë, ishte se propozimet e tilla duhet të kalojnë nëpër procedura. /KultPlus.com

25 serialet më të mira që janë transmetuar gjatë këtij viti

Mediumi i njohur ‘Complex’ i ka kushtuar një artikull serialve të këtij viti.

Ata kanë përzgjedhur 25 serialet më të mira që janë transmetuar gjatë këtij viti, transmeton Indeksonline.

Seriali më i mirë deri më tani cilësohet ‘Better Things’. Sezona e tretë e këtij seriali ka marrë komplimente të shumta. Performanca e yjeve si Pamela Adlon, Mikey Madison, Hannah Alligood, Olivia Eëard dhe Celia Imries është vlerësuar lartë. Kjo seri televizive është prodhim i ‘FX’.

Në pozitën e dytë gjendet ‘Barry’ që është prodhim i ‘HBO’.  Pastaj në listë gjendet “The Other Tëo”, prodhim i ‘Comedy Central’.

‘When They See Us’ zë pozitën e katërt. Deri më tani ky serial ka dal të jetë më i suksesshëm i ‘Netflix’.

Top 5-shën e përmbyll senzacioni i këtij viti ‘Chernobly’ që është prodhim i ‘HBO’.

Pa dyshim ai që ka zhgënjyer më së shumti është seriali “Game Of Thrones”. Sezona e fundit la shumë për të dëshiruar.

Bekim Fehmiu e kishte lënë testament që kjo poezi të recitohej në mbledhjen komemorative

“Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, për të cilën Bekim Fehmiu e kishte lënë testament që të recitohej në mbledhjen komemorative në Prishtinë.

Unë kam shkelur në gjak deri në gju
Dhe ëndrra më nuk kam.
Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerë
Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur.
Unë jam i etshëm për ajër, qumësht
Dhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi.
Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë
Dhe nuk kam ditur pse?
Vëllanë armik të madh e kam quajtur
Dhe jam sulur në errësirë përpara duke klithur
Dhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami
Fluturojnë në ferr.
Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjeban
Të dashurën grua ma përqafon
Se si vërshima pullazin ma shpartallon
Dhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem.
Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumësht
Dhe pakëz vesë,
Vesë të bardhë mëngjesi
Të tjerat i paqit për nder.

Postim i Bajram Mjekut./KultPlus.com

“Mbretrit lindin, nuk bëhen”, replika e Konicës në “New York Times” pasi u kërkua që industrialisti Harry Sinclair të bëhej mbreti i Shqipërisë

Në përfundim të Luftës së Madhe, apo Luftës së Parë Botërore, në Shqipëri nis një periudhë stabiliteti e vëmendja përqendrohet paralelisht në ngritjen e institucioneve qeverisëse dhe në ngritjen e ekonomisë.

Në fillim të viteve ’20, një ndër potencialet kryesore për të zhvilluar ekonominë e vendit ishte ajo e dhënies së koncesioneve të ndryshme për kompanitë e huaja.

Në kushtet kur Shqipërisë i ishte refuzuar një  hua ndërkombëtare nga Lidhja e Kombeve, që mbetej opsioni më i preferuar, qeveritarët shqiptarë iu drejtuar opsionit të dytë, atij të dhënies së koncesioneve për pasuritë natyrore që deri atëhere njiheshin por nuk ishin shfrytëzuar akoma.

Një nga pasuritë më të rëndësishme për të cilat studimet ishin premtuese ishte nafta.  Për këtë qëllim, në Shqipëri erdhën përfaqësues të kompanive më të mëdha të botës duke zhvilluar atë që mund të cilësohet ‘garë’ për të marrë të drejtën e eksplorimit e shfrytëzimit të naftës.

Kompani italiane, franceze, britanike e amerikane erdhën në Shqipëri për të kërkuar këto të drejta nga  autoritetet shqiptare. Në listën e këtyre kompanive, ishte edhe kompania e naftës “Sinclair” që në atë kohë konsiderohej një ndër shtatë kompanitë më të mëdha në Amerikë dhe një ndër kompanitë më të rëndësishme në botë.

Emrat e kompanive dhe të pronarëve të tyre u bënë shumë të famshme në Shqipërinë e fillimviteve ’20, ndaj edhe pronari i “Sinclair”, Henry Ford Sinclar ishte gjithashtu i famshëm dhe si të gjithë amerikanët gëzonte vlerësimin pozitiv të shqiptarëve edhe pse këta të fundit nuk e kishin takuar ndonjëherë industrialistin e famshëm.

Elemente që duhen evidentuar janë se shqiptarët gëzonin një adhurim për amerikanët sidomos pas rolit të luajtur nga Presidenti Thomas Woodrow Willson në moslejimin e copëtimit të territorit të Shqipërisë dhe falë rolit të luajtur nga misionarët amerikanë të Kryqit të Kuq Amerikan që erdhën direkt pas përfundimit të luftës në Shqipëri duke ndihmuar familjet shqiptare për kapërcimin e pasojave të luftës.

Ndaj, në rast se një amerikan do të propozohej si alternativë për detyrën më të lartë qeverisëse të vendit, në shembullin e Princ Vidit në 1914, pak ose aspak shqiptarë do t’i thonin JO kësaj alternative.

Rendi kushtetues

Konform vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, ishte përcaktuar se Shqipëria do të ishte një Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme, nën garancinë e Fuqive të Mëdha.

Në këtë mënyrë, Princi Wilhelm Wied u zgjodh për fronin e Shqipërisë por këtë detyrë e mbajti vetëm pak muaj, duke u detyruar të largohet nga Shqipëria pas trazirave.

Pas periudhës së Luftës kur Shqipëria administrohej nga trupat ushtarake ndërkombëtare, në vitet ’20 do të rikthehej diskutimi sërish se cili do të ishte rendi kushtetues i vendit.

Deri në atë periudhë, në fuqi mbetej Statuti Organik i vitit 1914 që juridikisht nënkuptonte se Shqipëria ishte principatë e që Princi Wilhelm Wied formalisht ishte akoma sovrani i vendit.

Megjithatë, pas Kongresit të Lushnjes në vitit 1920 dhe sidomos pas Statutit të Zgjeruar të Lushnjes u konfirmua edhe më shumë se rendi kushtetues do të ishte një tjetër. Vendimi i marrë ishte për përzgjedhjen e rendit kushtetues “Republikë” me një president të fortë, sipas modelit amerikan.

Por ndërsa Shqipëria po konsolidonte rrugën e vendosjes së rendit kushtetues Republikë, që praktikisht rrëzonte Statutin Organik të 1914 dhe si rrjedhojë edhe do të zhbënte “Mbretërinë e Wied-it”, në shtypin amerikan del një lajm për një ftesë të pazakontë.

Gazeta amerikane “Chicago Tribune” do të publikonte një artikull që më pas do të gjente reflektim edhe në New York Times me 17 dhjetor të vitit 1923. Në artikull evidentohej se një anëtar i misionit shqiptar në Romë i kishte thënë “Tribunës” se njëfarë milioneri amerikan i është ofruar froni i Shqipërisë së pasues i Princ Wied-it, me shpresën se ai mund ta vendoste vendin në një bazë financiare të shëndoshë.

Kjo gazetë në fakt, edhe pse nuk e ka konfirmuar emrin e milionerit amerikan, hedh dyshime se personi për të cilin bëhet fjalë është industrialisti i njohur amerikan Harry Ford Sinclair.

Shumë agjentë të fshehtë të zotit Sinclair janë parë të lëvizin nëpër Romë dhe Tiranë javën e kaluar. Ata janë në vëzhgim të të afërt nga policia politike e shumë vendeve europiane” shkruan gazeta.

New York Times nuk do të linte me kaq këtë lajm, por do t’i kushtonte vazhdimisht rëndësi.

Me 19 dhjetor të vitit 1923, gazeta do të publikonte një artikull me titullin “Të kënaqur me historinë e ‘mbretit’ Sinclair. Miqtë e tij në Wall Street e marrin me humor ‘ofertën’ shqiptare”.

Më tej, gazeta hedh dritë më shumë se çfarë ka ndodhur. Në artikull shkruhet se një fraksion i partisë monarkiste në Shqipëri ka thënë se është për amerikanin e naftës.

Raportime të ndryshme shkruajnë se froni i Shqipërisë i është ofruar Harry F.Sinclair, amerikanit të naftës, si pasues i Princit Wilhelm Wied me shpresë së ai mund të fusë vendin në baza ekonomike të shëndosha” shkruhet në artikull, por më tej evidentohet se kur është marrë mendimi i ortakëve të biznesit të Sinclair, këta të fundit u morën me të qeshur duke thënë vetëm se kompanitë e shumta që zotëronte industrialisti i njohur e mbanin atë më të ngarkuar me punë sesa do të mundeshin ndonjëherë financat e Shqipërisë.

Në artikull evidentohet gjithashtu se në zyrën e Sinclair kishin mbërritur shumë telegrame nga miqtë e tij me adresimin “Kink Sinclair”. Në këtë rast, bëhej fjalë për një lojë fjalësh Kink (ngërç)-King (mbret);pra “Ngërçi Sinclair” dhe jo “Mbreti Sinclair”. Më tej, ortakët e industrialistit të njohur shprehen se “Harry nuk do të ndërronte punën që ka as për postin e mbretit të Anglisë”.

Gazeta që shkruajti e para për ftesën shqiptare për industrialistin e famshëm amerikan shkon me tej kur jep detaje se nga erdhi oferta.

“Chicago Tribune” në dhjetorin e 1923 shkruan se “një telegram nga Tirana konfirmon se një seksion i partisë monarkiste shqiptare ka nisur të “tenderojë”informalisht  postin e mbretit për Harry F. Sinclair por një fraksion tjetër i drejtuar nga Aqif Pasha që ndodhet në Vienë, po punon për kthimin e Princ Wied-it”.

Nëse fraksioni monarkist, sipas gazetës, do të merrte pushtet në zgjedhje, atëhere ata do t’i ofronin zotit Sinclair postin e mbretit dhe koncesione ekskluzive për naftën në këmbim të një huaje domethënëse që ai do t’i jepte qeverisë.

Kush ishte Harry Ford Sinclair

Harry Ford Sinclair lindi në vitin 1876 në West Wirginia dhe u nda nga jeta në vitin 1956. Ai ishte një industrialist amerikan, themelues i Sinclair Oil.

Në vitin 1910 sëbashku me 3 biznesmenë të tjerë ai blen një bankë bujqësore të falimentuar që e shndërron.  Ai bëhet President i bankës. Në vitin 1916, me suksesin e madh të arritur, ai formon ‘Sinclair Oil’ nga asetet e 11 kompanive të vogla të naftës që i bashkoi.

Në të njëjtin vit, ai bleu një kompani që kishte në zotërim tubacione të shumta dhe rafineri të tjera. Kompania e tij arriti të bëhej kompania e 7-të më e madhe në Shtetet e Bashkuar.

Në vitin 1920 ai ishte përfshirë në një skandal dhe kishte kryer 6 muaj burg për pengim të jurisë gjatë procesit gjyqësor. Pas kësaj ai iu rikthyer jetës së mëparshme dhe shijoi pasurinë e tij derisa u nda nga jeta.

  

Reagimi i Faik Konicës: “Mbretërit, ashtu si poetët,  lindin, nuk bëhen”.  

Artikujt e shumtë që filluan të “ziejnë” në shtypin amerikan, e sidomos qasja ironike që kishte përmbajtja e tyre, sollën një fushatë reagimesh nga pala shqiptare. Në “lojë” futet Faik Konica, misionari amerikan që ishte në Shqipëri Charles Telford Ericksson dhe konsulli shqiptar A.B.Sula.

Me stilin e tij të veçantë të të shkruarit që e karakterizonte, Faik Konica i drejton një letër editorëve të New York Times me titullin “Nuk duhet një mbret amerikan. Në çdo rast, mbretëria e naftës ofron më shumë siguri se Shqipëria”.

Letra e publikuar edhe në gazetë me 21 dhjetor 1923 nis me fjalinë “Shtypi amerikan në ditët e fundit ka qenë viktime e një shakaje  budallaqe”.

Zërat se zotërisë Sinclair i është ofruar kurora e Shqipërisë janë, sigurisht, një shaka, një shaka me shije të dyshimtë, madje edhe i mungon edhe hiri i risisë. Është përsëritur aq shpesh edhe në kurriz të personaliteteve të tjera amerikane dhe është në mënyrë të pashpresë bajate.

Një fakt i vogël që do të mjaftojë për të hedhur në erë këtë shaka. Zgjedhjet për një konventë konstitucionale po mbahen tanimë në Shqipëri dhe si partia qeverisëse dhe ajo opozitare që me shumë gjasa do të fitojë, kanë shpalosur platformat e tyre për regjimin republikan, si më të përshtatshmin për Shqipërinë. 

Kështu që mesa duket nuk ka shanse për një monarki. Gjithsesi, mbretërit ashtu si poetët,  lindin, nuk bëhen” shkruan në letrën e tij Konica.

Më tej, në cilësinë e presidentit të Federatës Shqiptare, Konica shkruan se amerikanët janë të huajt më popullorë në Shqipëri dhe se askush nuk e harron kontributin e dhënë nga presidenti Willson dhe punën e bërë nga Kryqi i Kuq Amerikan në përfundim të Luftës së Parë Botërore.

Ndërsa e vlerëson Sinclair si “një amerikan të vlefshëm” Konica shprehet se “ai nuk është Amerika”.

Me siguri se ky zotëri i dashur ka qenë i pari që ka qeshur me këtë shaka. Mbretëria e naftës është më pak romantike se mbretëritë e tjera, është më domethënëse dhe më e sigurtë” e mbyll letrën e tij Konica.

Replikat që prodhoi “Marquise de Fontenoy”

Në debatin për “mbretin amerikan” të shqiptarëve do të përfshihej edhe Frederick Cunliffe-Owen, një shkrimtar britanik që jetonte në New York dhe që punonte si gazetar.

Ky i fundit, që njihej me pseudonimin “Marquise de Fontenoy” shkruante kryesisht për shoqërinë aristokratike e mbretërore europiane si dhe kishte eksperiencë diplomatike.

Ai mbante gradën e kolonelit dhe kishet marrë një serë titujsh nderi nga Britania deri në Serbi. Në rastin aktual, ai i kushton një editorial në New York Times propozimit për fronin shqiptar duke analizuar arsyet se pse shqiptarët po e bënin një kërkesë të tillë.

Në editorialin e tij, Cunliffe-Owen bën një përshkrim të gjatë se cilët janë shqiptarët dhe dhe ndalet mes të tjerash edhe në situatën politike dhe ekonomike të vendit.

Shqipëria njihet nga të gjithë dashamirësit e sportit në të gjithë Europën se ka një nga gjuetitë më të mira në botë por njihet edhe nga fuqitë e mëdha e të vogla si burimi i sherreve ndërkombëtare dhe shqetësimeve të brendshme, të cilat deri më tani u kanë zënë rrugën eksplorimeve dhe zhvillimit të resurseve të fjetura, sidomos fushave të pasura naftëmbajtëse” shkruan ai në artikull.

Më tej ai evidenton se arka e shtetit është bosh dhe se ka një rritje të ndjeshme të kriminalitetit.

Pas ofertës shqiptare për ‘mbretin e naftës’, sipas tij, fshihet nevoja e Shqipërisë për të pasur administrim ekonomik, eksplorim të rezervave të naftës si dhe për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e huaja.

Artikulli në fakt përmban disa pasaktësi historike por edhe mosnjohje të realitetit të Shqipërisë së vitit 1923, çka bën që të ketë dy reagime të njëpasnjëshme.

Reagimi  i parë vjen nga Charles Telford Erickson, misionari i njohur amerikan që jetoi rreth 30 vite në Shqipëri e që ngriti shkollën shqiptaro-amerikane bujqësore në Kavajë. Në replikën e tij, Erickson evidenton pasaktësitë historike që përmbante editoriali i Cunliffe-Owen, vlerëson lart shqiptarët dhe hedh poshtë pretendimin se ishte rritur kriminaliteti.

Misionari amerikan evidenton faktin se ka jetuar në Shqipëri dhe ashtu si Konica, shkruan se dy forcat kryesore që garojnë në zgjedhje janë për një rend kushtetues republikan. Gjithsesi, nëse ndodh ndryshe, Erickson shkruan se “do të jetë i pari që do të thërrasë ‘Rroftë Mbreti’ nëse shqiptarët do të zgjedhin monarkinë dhe si mbret amerikanin e naftës”.

Përgënjeshtrimi zyrtar dhe mbyllja e debatit

Debatit i jep fund një një shkrim zyrtar i konsullit shqiptar (A.B Sula) që në reagimin zyrtar hedh poshtë pretendimet se situata në Shqipërinë e pasluftës botërore është ende e pastabilizuar dhe se arka e shtetit është bosh.

Sot Shqipëria ka një buxhet të balancuar, që është e rrallë në mes vendeve europiane. Po ashtu Shqipëria nuk ka borxh publik duke u bërë një prej pak vendeve që e shijon një privilegj të tillë dhe në të njëtën kohë ka si monedhë arin.

Domethënë thesari nuk është bosh sikurse pretendon zoti Owen. Në kuadrin e lajmeve false të raportuara jam i detyruar që të shpreh qendrimin se pas eksperiencës së hidhur me Princ Wied-in në 1914 dhe në kuadër të ecurisë së përditshme të demokracisë me shtetet fqinje, shqiptarët janë të vendosur që të mos lejojnë despotizmin e një mbreti. Si rrjedhim, ata nuk ia kanë ofruar fronin asnjë princi e as zotit Harry Sinclair” shkruan konsulli shqiptar në reagimin drejtuar Neë York Times.

Ky reagim në fakt i jep fund debatit në shtypit amerikan! Shqipëria vijon rrugëtimin duke u shpallur në vitin 1925 Republikë dhe jo monarki.

Megjithatë, vetëm tre vite më vonë, fjalët e Konicës në New York Times nuk do të realizoheshin sepse në vitin 1928 Shqipëria u shpall monarki “me një mbret të bërë dhe jo të lindur”.

Marrë nga Scan

Kur Rade Serbedzija e Miroslav Tadic këndonin këngë për Bekim Fehmiun (VIDEO)

Aktori shqiptar Bekim Fehmiu i cili ishte një aktor me përmasa ndërkombëtare, shumë herë ka marë vëmendjen e kolegëve të tij, shkruan KultPlus.

Në këtë video të realizuar më herët shihet duke kënduar aktori i njohur Rade Serbedzija dhe Miroslav Tadic, këngë kjo e cila i dedikohet aktorit të madh Bekim Fehmiu. Kjo këngë titullohet “Pjesma za Bekima”, dhe tingujt e kësaj kënge janë mjaftë melankolike/KultPlus.com 

Propozohet që “Skena e vogël, e vogël” të emërtohet me emrin e Bekim Lumit

Në prag për përvjetorit të parë të vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, regjisori Ben Apolloni ka dalë me një propozim që njëra nga skenat e TKK-së të emërtohet me emrin e Bekim Lumit.

Më poshtë po ju sjellim reagimin e plotë nga Ben Apolloni.

Skena “Bekim Lumi”, ne Teatrin Kombetar

Propozim

Tani kur po behen nje vit nga ikja ne amshim e profesorit dhe regjisorit te shquar, Bekim Lumi, propozoj qe salla e Teatrit Kombetar, e njohur si “Skena e voge e vogel”, te pagezohet Skena “Bekim Lumi”.
Kjo skene duhet te sherbeje si laborator teatror eksperimental dhe Bekim Lumi eshte njeriu qe, ne Kosove, ka eksperimentuar, ka kerkuar forma te reja shprehese teatore, si askush tjeter. Kontributi i tij, pervec punes si regjisor, shtrihet edhe ne fushen e mesimedhenies por edhe ne fushen e botimeve, ku projekti i tij Revista “Loja”, ka qene dhe do te mbetet nje kontribut shume i madh per kulturen teatrore te Kosoves.
Prandaj, le ta vendosim emrin e tij ne skenen e Teatri Kombetar, sepse duke e nderuar Beken, nderohen te gjithe artistet qe kane punuar me te, qe kane mesuar prej tij, apo e kane ndjekur punen e tij.
Le te fillojme t’i çmojme vlerat, le t’u japim motiv njerezve qe duan te krijojne vlera!/KultPlus.com

Nëntë vjet pa Bekim Fehmiun

Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë, që thonë se ashtu lindin njerëzit me fat. Më 1939 u transferua në Shkodër, kurse kah mesi i vitit 1941 në Prizren. Si nxënës i gjimnazit të Prizrenit i bëri hapat e parë të aktrimit në Shoqërinë “Agimi” dhe Teatrin e qytetit, kurse më 1955 u pranua si aktor profesional në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë.


Ëndërronte të bëhej aktor i madh dhe i njohur në botë, prandaj në vjeshtë të vitit 1956, pas dhënies së provimit pranues, regjistrohet në Akademinë për Teatër e Film në Beograd, në klasën e profesorit Mata Millosheviq, ku diplomon më 1960, me notën më të lartë dhe bëhet aktori i pare shqiptar me akademi.
Menjëherë u pranua në Teatrin Jugosllav të Dramës, në Beograd, ku në një konkurrencë tejet të madhe nuk ishte lehtë që një shqiptar të fitonte role të mëdha, por edhe ato dytësore që i luante, shquhej me talentin e tij të rrallë. Rolet e personazheve më të njohura të dramave: Hamletin, Riçadrin e tretë, Otelon, etj…i luante në banesë, vetëm, pa publik.

Roli i romit ‘Beli Bora’, në filmin “Mbledhësit e puplave”, në festivalin e Kanës, më 1967, i nominuar edhe për Çmimin “Oskar”, ia hapi dyert e kinematografisë botërore, kurse seriali televiziv ODISEU (1968) e bëri të famshëm, për çka edhe kërkohej nga regjisorë e producentë të njohur në filmat e të cilëve luajti role kryesore bashkë me aktorë më të mëdhenj të filmit. Ishte aktori i pare që e shpërtheu perden e hekurt të diktaturës komuniste të Evropës Lindore, dhe luajti në shumë filma e seriale televizive. Aktori në shumë gjuhë në ish republikat jugosllave, Itali (ku ishte më i njohur), SHBA, Gjermani, Francë, Çekosllovaki, Tunizi… Ndërsa filmat e tij u shfaqen në të gjitha kontinentet dhe të titulluar në gjuhë të ndryshme.

E arriti kulmin në profesion dhe u bë njëri nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të filmit në shekullin XX, me përmasa botërore. Por nuk aktroi në shqip që mbeti ëndrra e tij e parealizuar.
Kishte jetë të Odiseut. E luajti aktin e fundit të dramës që quhet JETË, (15.06.2010) por prapa perdes, pa publik: skenarist, regjisor dhe aktor kryesor i së cilës ishte ai vet!!!
Dhe serish u kthye në Prizren, prej nga u mis në vjeshtën e vitit 1956, në urnën me hirin e trupit që, sipas dëshirës së tij, të hidhet në lumin Bistricë, përmes tij do të derdhej në Drin e Bunë dhe të arrijë në Detin Adriatik, dhe detet e oqeanet tjera të botës… ODISEU iu kthye Itakës: UJIT, DHEUT dhe QIELLIT të PRIZRENIT të cilin e ka dashur aq shumë, por ai nuk ia ktheu këtë dashuri…
Ishte kjo estetika e jetës dhe e vdekjes së aktorit të madh…

Mbeti HESHTJA me të cilën BEKIMI ka jetuar gjatë 20 viteve të fundit. Dhe kujtimi i amshueshëm por edhe injorimi i çuditshëm, që vazhdon t’i bëhet atij nga pushtetet e nivelit lokal e qendror të Kosovës, edhe në këtë vit jubilar! Shqiptarët ta falin çdo gjë, por suksesin JO.
Të vetin e vrasin dy herë (të gjallë e të vdekur), kurse të huajin e lartësojnë në majat më të larta!

Por shkëlqimi i figurës dhe veprës së Bekimit nuk do të zbehet kurrë. Bekim Fehmiu ka vdekw pikwrisht më 15 qershor, para nëntë viteve në Beograd./KultPlus.com

Artisti Milot i ftuar në Museum ChoaYang në Beijing

Artisti italo- shqiptar Alfred Milot Mirashi bashkë me artistin italian Michele Stanzione, galeristin Fiorentin Niccolo Raugei,  të ftuar në Chaoyang Museum of Urban Planing, prezantojnë Italinë në këtë evenimet të madh në Beijing.

Në këtë ekspozitë internacionale,  përveç tyre ishte edhe artisti kinez Liu Ruowang dhe 15 artistë të tjerë nga disa vende të tjera të botes.

Në këtë ekspozitë,  përveç këtyre artistëve të rëndësishëm global,  ndodheshin të ftuar mbi 100 fëmijë të talentuar nga e gjithë Kina. /KultPlus.com

Nëse shkoj…

Poezi nga Luan Rama

Nëse shkoj e dashur, diku, tutje mjegullës e botës,
kjo s’do të thotë që portën ta mbyllësh,
lëre hapur, dyert dhe dritaren, dehur në fllad,
pranvera shpejt do të vijë me buzët mbi lulen e qershisë,
gjithnjë do të jetë një shenjë e ëmbël që do më thërrasë
të vij sërish tek ti.

Nëse s’do marrësh lajm nga unë
kjo s’do të thotë harresë, përhumbje, mungesë,
të gjitha puthjet dhe përpëlitjet e tua djegin ende mbi trupin tim
përkunden lehtë si gjethe lisi në erë,
gjithnjë do të jetë një shenjë diku, mbi tokë, mbi det, nëpër qiell
të të thotë se unë përherë të jam kushtuar.

Nëse do të biesh në pusin e trishtit të madh,
nën kubenë e një zemre të vrarë dhe gjithçka e errët do të rrethojë,
dil në pragun e shtëpisë dhe shko në vreshtën tonë të dashurisë
vështroi atje lastarët e rinj që kërleshen në diell,
gjithnjë do të ndodhë diçka që ti do ta kuptosh se unë nuk jam larg,
por dhe i vdekur të isha,
sytë mi të shuar do të mbeteshin gjithnjë kthyer nga ty…/KultPlus.com