Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Jazz-it

Dita Ndërkombëtare e Jazz-it u vendos nga UNESCO në bashkëpunim me Institutin Thelonious Jazz, në vitin 2011, duke e njohur rolin e xhazit në promovimin e lirisë, kreativitetit, dialogut ndërkulturor dhe duke bashkuar njerëzit nga të gjitha anët e globit. Sot, partnerët e shtatë kontinenteve të botës do të festojnë Jazz-in si një gjuhë universale të paqes në Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it.

Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s Audrey Azoulay dhe Ambasadori i Vullnetit të Mirë në UNESCO, Herbie Hancock ditë më parë kanë njoftuar se Dita Ndërkombëtare e Jazz-it këtë vit do të shënohet në Shën Petersburg të Rusisë. Në këtë qytet nikoqir të sivjetmë, do të organizohen programe të shumta arsimore dhe informuese, por theksi i veçantë do të jetë tek koncerti i jashtëzakonshëm me yje botërore të Jazz-it. Koncerti në fjalë do të transmetohet direkt në mbarë botën.

Po ashtu bëhet e ditur se shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it për vitin 2019-të do të shënohet në Shtëpinë e Operës, në Sidni të Australisë, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s./KultPlus.com

Dita Botërore e Vallëzimit do të shënohet edhe në Prishtinë

Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor (vallëzim) e cila do të mbahet në sheshin Zahir Pajaziti, nesër prej ores 17:30. Kjo ditë i dedikohet qytetarëve të Prishtinës ku janë të ftuar të gjithë me moton “Prishtina Vallëzon”.

Organizatorët bëjnë të ditur se në këtë festë do të përfshihen: organizimi i garave të para jo formale të VALLËZIMIT në mes të pesë shkollave fillore të Prishtinës e mbeshtetur nga Komuna e Prishtinës, prezentim i koregrafive nga shkolla vallëzimi të ndryshme(balet, valle popullore, vallëzime latine, modern, hip hop, zumba, etj), prezentim të koregrafive të ndryshme grupore dhe animacione vallëzimi dhe performansa të rastit nga qytetarët e Prishtinës. /KultPlus.com

Tef Palushi, gazmendi i miqve dhe i shoqnisë shkodrane

Kujtime përsonale prej Tef Palushit, nga Pjeter Logoreci

Një ndër madhështitë apo vlerat e shumta që ka qytetit iShkodres, asht humori popullor.Kurdoherëe në cdo situatë, qytetari i Shkodres asht mundue me perballue problemet e ditës me humor apo me ndonji “loje pa zarar” të sajueme aty për aty. Edhe ndër shtërngesat e mëdha të jetës nën diktaturë, në fatkeqsi familjare e natyrore (tërmete përmbytje),nëkatastrofa financiare apo ekonomike si ajo eskemave piramidaleose mbyllja e ndërmarrjeve e privatizimi i tyne, në kohën e eksodit apo mashtrimit me viza, në kohën e rrumujave të dhunëshmetë 97-ës, mbas ndonjëfushate të egër elektorale apo mitungu, mbas ndërprejevetëgjata tëdritave, në terr e pa uje,….qyteti ka marrë frymë nëpërmes humorit të dalë nga shpirti i paepun iqytetarve të tij…..

Shkodranët, të“thamë prej murrlanit” apo të“lagshtitun prej shiut e shirokut”, “të mërdhitun” në dimër e të“zhegitun” në verë, me bicikletë apo në mercedes, me xhepa bosh apo në lokal me një kafe, kanë pasuni optimizmin e mendimin pozitiv, tuj gjetë mundësinë me zbutësadopak problemet e mëdha, apo stressin “se duhet me u pagu fatura e shtrejtëaforfe e dritave” edhe pse në terr.

E kësaj atmosferengacmuese,i shtohen edhe “tëbamet” e figurave të njoftuna në qytet si “nana e qejfit”,përsona të lindun për humor,me mosha e profesione të ndryshme, qëme dhuntinë e tyne“ja zbukurojnë jetën Shkodres”, tue shpotitë problemet e ditës, me shumë inteligjencë e kujdes, si“me lojë”, për ti ikë rrezikut të keqkuptimit nga Shteti – Parti e nga njerzit e politizuem.Në kohë të ndryshme, dolën përsonazhe e emna të ndryshëm, të humorit të rrugës, të kafes, të festave familjare apo kolektive. Brezi im, pat fatin me “u rrit” me humorin e batutat e Pjeter Gjinit, Bik Pepës, Gjosho Vasisë, Tano Banushit, Paulin Prekës, Gëzim Krujës, Paulin Selimit, Mergim Muhjes apo Nexho Shabanit…
Sot shkrimin tim, dëshiroj tëja kushtoj, njëprejpërsonazhevemëgazmor e mëme humor të Shkodres, karikaturistittë talentuem, Mjeshtrittë Madh, Shtjefen Palushi. Tefa, sicthirret ai në qytetin tonë, ishte nji person inteligjent, shumëaktiv në artin shqiptar me krijimet e tija në karikatur, ku zotnonte (ashtu si në humor) një stil të vecantë. I dijtun e i edukuem, por që nuk “ta falte sekondin” në shkëmbim batutash, shumë social e miqsor, personalizohej në nji trup të vogël e të dobtë, me zhvillim të kufizuem fizik, gja që nuk e pengojaspak në të përditshmen e tij. Gjenialiteti i tij dallohej jo vetëm në krijimet e tija, qëzanë vendnë majat e Olimpit të karikaturës shqiptare, por edhe nëkontaktet e përditëshme e shoqnore nëqytet apo ambientet e ndërmarrjes ku punonte. Më poshtë, dishroj tëpërshkruej disa përjetime të mijat personale me Tefen (por dhe te tjera), qëshpresojse do të kënaqin fansat e tij apo lexuesit e shumtë të gazetës.

..nuk më kujtohet vjeti….. por di që ishte nji përvjetor i teatrit dheishte organizue një mbramje jubilare në shpinë e kulturës të qytetit (Shkodër) ku ishin të ftuem artistë të shumtë…e ndër to dhe Tefa. Për t´ju shmangë “rrumujës” dhe vrullit marramendës të atyne që vallzonin, Tefa kishte xanë nji karrigë në nji qoshe të sallonit, pranë dritareve që shihnin nga oborri e rruga e madhe. Atmosfera ishte ndezë, e ndërsa,pothujse të gjithë vallzonin,… Tefa po kuriozohej tuj pa “qeflitë” tuj u hjedhë e përdredhë për hatër tëparisë, drejtorisë e partisë. Ndër kto raste, edhe pse “nën synin vigjilent” të instruktorve të komitetit partisë të rrethit, gjindej ndonji shkak apo ndonji personazh për tu ba “viktimë” e lojnave ngacmuese, por pa të keq, të ndonji prej atyne që“nuk të lanë me dekë rehat”. E atë ditë dikush u kujtue me qitë ne lojë Tefen.

Një grup ngacmuesish, i kërkuen me lutje nji aktores të re që sapo kishte ardhëme punë në teatër, që ta “ftonte Tefen me kcye” …..Të gjithë sa ishin për rreth,të knaqun nga idea, e shihnin vajzën me sy lutës që sikur e shtynin drejt Tefës…. Sigurisht që edhe kuadrot e partisë ishin dakort se pa miratimin e tyne loja do tëkthehej në nji punë me “zarar” e ndoshta mund të ndëshkohej… Në fillim vajza nuk ndigjoj se ju duk e pabukur me u tall me nji “sakat”, por ma vonë, mbas kambëguljes së tjerve, edhe asaj filloj me ju dukë“interesant” propozimi…. Shumë kush në sallë e mori vesht “kurthin” që do ti bajshin Tefës dhe po priste të knaqej me reagimin…

Vallzimi i radhës….filloj muzika, …pista ishte bosh sipas parashikimit …të gjithë pritshin “ndodhinë”, kurioz për me pa Tefën se si do të reagonte…: …Vajza e re me hap të lehtë, përshkon pisten bosh tue u drejtue nga “viktima”…..A MUND TE KCEJME BASHKE…
Tefa, qe me inteligjencen e tij e kishte nuhatë “kurthin” e shokve, tue veshtrue me tallje ftyrat e qeshuna të atyne që e kishin organizue ktë lojë i pergjigjet…..ME KCY????? ….PO PREJ KU ME KCY MOJ MOLLE………?????, e tuj i ba me mundim me gisht nga dritarja e madhe e sallonit shton me buzë në gaz…..PREJ KATIT TE DYT-AAAA???????

…ishte koha e festivalit tëestradave të ndërmarrjeve në Shkodër dhe grupi i uzinës së telave ishte ndër ma të mirët. Axha Gjosho (Vasia),qëishte një ndër asat e humorit shqiptar, e pregadiste këtëtrupëme shumë pasion. U bamë nji grup dhe vendosëm me shku me pa provën gjenerale qëbahej në sallën e kulturës tëuzinës, në prani të drejtoreshës…. Me grupin ishte edhe Tefa….U nisëm prej stacionit te turizmi me autobuz “fizarmonikë” të linjës së qytetit. Disa u ulen ndej e do mbetem në kambë. Tefa zuni vend pranë dritares dhe meqenëse ishte nxehtë, kërkoj të hapte xhamin e dritares që kishte afër….Dora e gjymtume nuk po e lejonte, por ai prap po mundohej me kokëfortësi….Fatorinoja, nji grue e njoftun në Shkodër, sheh Tefen qi po hiqte zi, e qi donte me hapëse s´ban dhe i drejtohet
G…a: a të xen makina Tef-a…?????
Tefa: …poooo moooj G…., ba me i dalë përpara …..

…nji ditë përpara se me shkue ushtarë Pavlini (i vëllau i Tefës), në darkë u mblodhën një grup i ngushtë shokësh e i shkuene për kafe. Familja Palushi atë kohë banonte në pallatin pranë shpisë së kulturës së Shkodrës, i cili ishte ndertue dikur për të kenë zyrat e degës së mbrendëshme dhe nuk kishte asnjifarë sistemit për nji familje. Dhomat e projektueme për zyra ishin të vogla dhe mjaftonin dy divana (me llastiqe) e nji tavolinëme mbush ambientin e mos me pasë se ku me u sjellë. Shokët e Pavlinit mbushën dhomën e nuk kishte ku me hjedhë ma asnji “biskotë”. Të gjithë ulë në 2 divanat, për rreth tavolinës me nga nji gotë raki përpara….dera ishte e hapun mbasi nuk mund të mbyllej prej ngushticet e shokve të shumtë që kishin ardhë……Aty nga ora 8e pak(të darkës), po vjen Tefa…….mbramja e mirë….
Të gjithë ngrihen në kambë me respektue artistin e madh….
Tefa, i jep dorën atij qi pat ma afër tue i ba pyetjet e zakonshme kur dy vetë që njihen takohen: …. si je? si janë ka shpija? a je lodhë?….flitte me te dhe i tundte dorën…. e tuj përfundue me të i drejtohet të tjerve: ….ju tëtjerët jepnia dorën ktij…

…..Me thanë të drejtën, cilido shkodranë rrinte me kënaqësi të madhe me Tef Palushin, mbasi ishte një argëtim i vecantë, humor extra, pa kufi, pa të keq, unik… Edhe unë kur e shifsha i shkojsha, nganjiherëedhe me qëllim, për me e “ngacmu pak” sa me e qitë në gojë e me i hapë rrugë fantazisë së batutave të tij. Nji ditë hyna te klubi i veteranve ku zakonisht u gjejshin artistat, mbasi e kisha lanë me u taku me një autor ……. Në nji ndejse të butë (si tip kolltukut) në anën e majtë të lokalit ishte Tefa me nji gotë përpara, kishte marrë gazeten dhe po i hidhte nji sy. I afrohem e mbasi e përshendes e pyes se mos e ka pa autorin(që unë kerkojshe)?
Nuk e kam pa më thotë, po ulu e prite. U ula i knaqun që “ra në kurthin” tem. Më tregoj qi gazeta Jeta e Re kishte botue do karikatura e fjalë të tjera…..Ndërkohë në klub po hyn nji burrë i madh dhe i pashëm që për nga madhësia ishte sa nji mal. Në Shkodër ai ishte figurë e njohur e partisë dhe punonte në zyrat që ishin në katin e dytë apo të tretë të godinës. Babaxhani të habiste me numrin e madh të kambës sa me i terhjek vemendjen e kujtdo…
-Tefë, i tham, sa asht,….sa nji plep….
Tefa i hjedh një sy burrit që qëndronte në mes të lokalit duke i dhanë “direktiva” me zë të lartë një mvartësi dhe më përgjigjet:
…. E ka pasë plehin e mirë e ka lshu shtat….

…në familjen Palushi nuk ishte vetëm Tefa që kishte humor, por edhe i vellai Tonini apo motra Angjelina, nga të cilët kam ndigju disa herë batuta “me mbajtë barkun me dorë” prej gazit. Një herë u takova me Toninin i cili ishte mjeshtër i njohur në artistiken e Shkodrës. Ndërsa po bisedonim ai më zgjati kutinë e duhanit që ishte një punim me rrahje në bakër të cilën ai vetë e kishte realizue. Ndërsa po kundrojshe kutinë-art që me kishte zgjatur e pyes: ….mos asht duhan i fortë??
Tonini: ….sdi cka me të thanë….nuk e kam futë ala me u rrahë me kend….

..nji herë po kalojshe para shpisë së oficerave në Shkodër, kur rastësisht takoj Tefen me dy miqtë e tij, Paulinin e Gligorin, qi po delshin prej klubit aty. Tuj kenë qi kishim estraden e ndermarrjes dhe më interesonte një dekor, mendova me gjujtë rastin me e bisedue me Tefen….. Ndërsa po i tregoja Tefës për tematikat e shfaqjes, në trotuarin perballë (nga kinema republika) rastësisht po kalonte S.B, nje nenpunës i naltë i partisëi cili kishte pak kohë që për “merita” ishte transferue në Tiranë. Tefa, i cili i kishte ba komitetit një kërkesë për njëambient,studio punet (që ti jepej një dhomë ma shumë në pallatin ku jetonte, pasi ishte me aftësi të kufizueme) e përshendet S-ne. me qëllim që të merrte vesh prej tij ndonji lajm të mirë në lidhje me kërkesën qi i kishte baatij…..
S….: Tefë, edhe pse kam ikë, e kam lanë porosi që të interesohen për ty e ta ndjekin problemin tand deri në fund, e do të rregullohet ……
Tefa: faleminders shoku S……, kalosh mirë, ….E meqë kishte kenë nënjë klasë me të shoqen e S-së i thotë:…..selam bashkëshortes.(tuj shqiptue me zor emnin e grues së S-së)
Me të ndigjue “salamin” …gati e lëshovatuj u shtërngue me mbajtë tëqeshunen, mbasi …ishte një”batutë antiparti”…..

Nje natë, Tefa, ishte për darkë në familjen e L.GJ-it., nji muzikant me të cilin kishte ruejtë miqsinë qysh prej shkolle. Biseda ra për mikpritjen shkodrane, e Tefa, për me mbajtë biseden gjallë, i thotë grues së L-së, e cila ishte prej Gjinokastre…..e paske shtru taman shkodranshe, meze raki, pilaf me mish e mbrapa ambelcinë…!!!!
Na në Gjinokastër, – krenohet e zoja e shpisë,..kur na vijnë miq,e shtrojmë ma bukur se ju,…..gjellë të parë, tëdytë, të tretë, ambelcina e fruta…..
Tefa – …… po moj po…, por ju nuk të thirrni kurr….

…ishe koha e talonit të ushqimit, kur cdo familje merrte nji kg mish në muej. Nga eksporti vinte nji lloj mishi frigoriferi,qi dukej se ishtekofshë nga njëkafshëe madhe e shkodranët me humor thojshin se ….asht mish kanguri nga Australia…Mishi para se të shpërndahej, ashtu sic ishte i ngrimë coptohej me sopatë….E në Shkodër nuk pushonte humori i tavolinave nëkafe e klube. …Nënjë grup shoqnor ku ishte edheTefa, po tallshin me temën e ditës, …MISHI I KANGURIT…., e secili lëshonte nën za nji batutë. Njeni prej shokëve që rrinte nëperiferi të qytetit, tregohet ma “objektiv” … kur ske pulë han sorrë, e na në familje e hajmë se nuk kena tjetër.M´kan thanë qi asht mish kanguri, por unë e ha e knaqem me te.
Tefa: ..Po ti kenke me fat mor djalë, se prej atje kur rrin, tisi kanguri,me tre kërcime delke në piacë.

Gjatëviteve të socializmit, mundësia e udhtimit nga Shkodra për në Tiranë me tren, ishte e vetmja. Në trenin kinez, ku rraseshim si kinezët, uleshim ndër sedilet që ishin perballë njëra tjetrës dhe për 4 orë (deri në Tiranë), kishte pak variante për të “vra” kohën. Mvarej sipas fantazisë. Mujshe me gjetë fillin e nji bisede me personin perballë apo në krah, të flije me kokën të mbështetun në xham apo të lëshume mbrapa, por kishte edhe nga ato që fiksojshin me sy lakmues ndonji “bukuroshe” a ndoj “tip” përballë apo në krahin tjetër. Një nga ditët, i ulur në formacionin 6 vendesh në tren ndodhejTef Palushi, i cili udhëtonte për një aktivitet në Tiranë. Pranë tij,të ulur, burrë e grue fshatare nga Lezha. Grueja e ngarkueme me ushqime, filloj ti tregojë se shkonte te i biri që e kishte ushtarë diku afër Tiranës. Tefa, që nuk ja kishte qejfin bisedës, po i hidhte nji sy gazetës tuj e sjellë nëpër duer me vështirësi. Grueja, e cila vërejti problemet fizike të Tefës filloj ta fiksojë e të kuriozohej për Tefen.
Grueja: Po ti moj nanë, a je i martuem?Tefa i pergjigjet tue lujtëme mundimkokën në shenjë mohimit.
Grueja: Na kena tre djelm, dy janë të martuem e me fmi, jena familje e madhe. Po ti sa rob ke në shpi? Tefa fillon me u qeshë, me nji gaz qi dukej ma shumësi kollitje, tuj përsëritë fjalët e fshatares…..
Tefa: …Hahaha, sa rob ke n´shpi?…Hahaha…..Po pse moj shoqe, a po të dukem si skllavopronar…aaa?


….ndonjiherë qëllonte që ndojTip,qi embante vedin për të mendshem ose qi nuk e njihte mirë Tefen, mundohej me i drejtue atij ndonji batute tallëse, qëTefa e merrte me shumë sportivitet. Nji ditë do djelm qi po rrijshin si “të bukur” para vitrinës te farmacia e dugajve të reja, e ndalojnë Tefen “per me ndez cingaren” dhe njeni fillon me e “ngacmue”….
Djali: A e ke marrë vesht Tefë qi kanë dalë do hapa (ilace)….nji prej tyne me pi, bahesh 5 vjet ma i ri??
Tefa: …. E sa vjec je ba ti?
Djali: kam hi për 20.
Tefa: Pi nja katër prej tyne e hin edhe nji herëka ke dalë, se nuk i duhesh gja kujt.

Vjene, me 27.1.2015

Hapet audicioni për filmin artistik të metrazhit të gjatë “Zgjoi”

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Zgjoi” është në përgatitje për të zgjedhur aktorët që do të bartin rrëfimin e këtij filmi që është bazuar në një ngjarje të vërtetë, shkruan KultPlus.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe flet për Fahrinë, e cila kërkon burrin e saj të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kjo grua për të mbijetuar dhe për të siguruar mbijetesën për familjen e saj hapë një biznes në një zonë patriarkale, ku ambicia e saj për tu zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë ti ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për të gjetur paqen me bletët, ajo fillon të gjejë edhe paqen me veten për të jetuar dhe mbijetuar në një situatë të re për të.

Dhe mu për këtë rrëfim tash është hapur thirrja për audicion për aktore femra për të gjitha moshat mbi 18 vjet, role këto që kërkohen për dhjetë role që flasin. Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-itë e tyre në [email protected]./KultPlus.com

Shkrimtari arbëresh Ernesto Sabato: Nëna ime gjithmonë më fliste shqip

Sot 23 Prill, dita nderkombtare e librit, botojm një shkrim për Arbëreshin Ernesto Sabato.Familja e tijë kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sabato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij.Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë.Sabato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia.

Nga – Luan Rama

Ernesto Sabato, shkrimtari i shquar argjentinas dhe ndër më të mëdhenjtë e kontinentit latino-amerikan ka shumë vite që ka vdekur. Një shkrimtar që jetoi gjatë, shumë gjatë dhe që pothuaj një dhjetëvjeçar ai u shkëput nga letërsia, pasi nuk shikonte mirë nga sytë, çka e pengonte të shkruante. Atëherë ai iu kthye pikturës, të cilën e pëlqente që në rininë e tij.

Në moshë të thyer, ai pikturonte atje në kopshtin e tij, mes cicërimave të zogjve dhe muzikës klasike, shpesh Brahms, të cilin e pëlqente në veçanti. Shkrimtarin e takova pikërisht kur do të shkonte në Shqipëri, për të marrë “Çmimin Kadare”, por nuk ishte çmimi ai që e grishte të shkonte në Shqipëri.
Ajo që e shtynte ishte se para vdekjes, të mund të shikonte vendin e të parëve të tij, vendin nga ku ishin nisur pararendësit pas pushtimit të Shqipërisë nga perandoria osmane. Familja e tij kishte jetuar disa shekuj në Kalabri gjersa më në fund, familja kishte emigruar në Argjentinë, si shumë familje të tjera të shqiptarëve të Italisë së Jugut.

Unë u takova me Sabaton dy herë radhazi në “Hotelin Madison”, në Saint-Germain-des-Près, një ndërtesë tipike parisiene dhe e stilit të vjetër, ku ai vinte gjithnjë. Ashtu me syze të zeza për të mbrojtur dhe atë shikim të dobët që i kishte mbetur, edhe pse 85-vjeçar, ai ishte si një burrë në moshë mesatare, jo vetëm se ishte thjesht me një këmishë, por sepse nuk ishte i shëndoshë, pra kishte një trup atleti.

Nga Ernesto Sabato kisha lexuar kohë më parë një tregim të botuar në shqip si dhe librin e fundit të tij “Engjëlli i errësirave”, një roman tronditës, që më 1977 ishte shpallur në Francë si libri më i mirë i huaj i atij viti.

Atë paradite me diell, në hollin e poshtëm të atij hoteli simpatik në frymën e viteve 30’ të shekullit XX, në fillim zbriti impresario e tij, një grua rreth të pesëdhjetave, me një fytyrë të ëmbël. Një ditë më parë, ata kishin pasur një konferencë shtypi dhe tani ajo po interesohej për organizimin e takimeve të tjera me gazetarë, botues, intelektualë parisianë dhe miq të vjetër të Sabatos, i cili Francën e kishte si një atdhe të dytë.

Pas pak zbriti një burrë me shtat mesatar, jo i shëndoshë dhe me një palë syze të errëta, që kishte një buzëqeshje të gëzuar në fytyrë. Pikasa që mikesha e tij e shihte me një lloj adhurimi, madje dhe më shumë se kaq, çka më vonë mora vesh se pas vdekjes së gruas së tij, impresario bashkëjetonte me të, edhe pse kishin një diferencë prej afro 35 vjetësh.

Ai më shtrëngoi fort në krahë, me një dashuri që nuk kishte të bënte thjesht me mua, por me shqiptarët në përgjithësi. Ishte një takim që ai e kishte dëshiruar vite me radhë, por që nuk mund ta realizonte, siç më tha, gjatë kohës së diktaturës shqiptare.

Ishte i gëzuar gjithashtu edhe sepse shqiptarët kishin preferuar letërsinë e tij, edhe pse ai ishte mjaft modest dhe shpesh nihilist për romanet dhe shkrimet e tij. “Jam shumë i gëzuar që po shkoj në Shqipëri. Andej rrjedh gjaku i të parëve të mi, që nga koha e Skënderbeut!” Ndjeva në zërin e tij një lloj krenarie dhe gëzimi të pazakontë.

Ernesto Sabato ishte nga shkrimtarët më të mëdhenj latino-amerikanë krahas Borgesit, Gabriel Markez, Asturias dhe Kortazar. Njëkohësisht ai ishte një eseist i njohur që kishte shkruar shumë ese mbi artin, filozofinë dhe procesin krijues. Tri ishin romanet e vetme të tij, që e kishin bërë të njohur në të gjithë botën: “Tuneli”, “Alejandra” dhe “Engjëlli i errësirave”. Libri i fundit, ashtu si dhe në tërësi letërsia e tij, ishin të lidhura me çaste të rëndësishme të jetës së tij.

Ai kishte lindur më 24 qershor të vitit 1911, në Rojas, jo larg Buenos Aires, ku u vendos fillimisht familja e tij.

I ati ishte një italian, që instaloi një mulli në Rojas. Quhej Don Francisco Sabato. Në Argjentinë në atë kohë emigronin shumë arbëreshë, madje dokumentet e hershme flasin edhe për vitet 1860 kur ata vendoseshin në krahinën e Lujas.

Studimet e mesme Sabato i kreu në një kolegj të La Platas, larg familjes, ndërsa ato universitare në Buenos Aires. Në vitin 1938, si doktor i shkencave fizike e matematike të Universitetit të La Platas, ai mori një bursë nga Shoqata për Progresin dhe Shkencën, e drejtuar nga prof. Houssay, “Çmimi Nobel”, për të mundur që të studiojë rreth radioaktivitetit në Francë.

Kështu ai u nis të punonte pranë laboratorëve të Marie dhe Joliot Curie, në Paris. Më 1945 botoi romanin e tij të parë “El Tunel” (Tuneli) dhe u vlerësua me çmimin e parë për letërsinë në Buenos Aires. Më 1948, shkrimtari ekzistencialist francez Albert Camus, u mor me botimin e këtij romani në gjuhën frënge, botim i shtëpisë botuese “Gallimard”, çka e bëri atë menjëherë të njohur në të gjithë botën letrare.

Pas një sërë shkrimesh e librash kritikë dhe ese, ai botoi romanin e tij të dytë “Alejandra” apo në titullin origjinal “Sobre Heroes y tombas”, i cili u vlerësua me disa çmime ndërkombëtare.

Më 1974 botoi librin e tij të tretë të rëndësishëm “Abaddon el Exterminador” apo “Engjëlli i errësirave”, duke u vlerësuar me Çmimin e Madh të Nderit të shoqërisë së shkrimtarëve argjentinas, si dhe me çmime të tjera ndërkombëtare.

Sabato njihet si një autor i nderuar nga shumë çmime ndërkombëtare midis të cilave “Çmimi Servantes”, në Spanjë, “Çmimi Gabriela Mistral” në Uashington, “Çmimi Jerusalem” në Izrael etj. Ai është njëkohësisht dhe “Doctor Honoris Causa” i shumë universiteteve të botës dhe do të ishte nder për universitetin shqiptar që ai të kishte të njëjtin titull edhe në Shqipëri.

Ato ditë, në hollin e hotelit, unë e pyeta për jetën e tij, letërsinë, artin dhe angazhimin e tij politik. Dhe ja biseda jonë:

– Para se t’ju takoja, në një nga librat e botuar pashë një fotografi të nënës suaj, të cilën ju e krahasoni me perëndinë. Ju jeni në prehrin e saj, rrethuar edhe nga vëllezërit e tjerë. Fytyra e saj kishte diçka të ngjashme me gratë e Jugut të Shqipërisë të fillimit të këtij shekulli; ishte një fytyrë stoike.

– Nëna ime ka jetuar gjithnjë me nostalgjinë e të parëve të saj. Gjithmonë ajo fliste shqip me të vëllain e saj. Madje edhe sot më kujtohen disa fjalë shqip që kanë të bëjnë me bukën, shtëpinë… Ajo rridhte nga një familje e vjetër e vendosur në Kalabri, në “Magna Grecia” siç quhej atëherë, fill pas vdekjes së Skënderbeut, në fshatin San Martino.

Historia e Skënderbeut, e këtij princi mesjetar shqiptar më ka tërhequr gjithnjë: jeta e tij në oborrin e sulltanit në Stamboll, ikja me një grup kalorësish për të çliruar Shqipërinë, lufta e tij legjendare 25-vjeçare në mbrojtje të atdheut të vet, por edhe të Evropës… Jo më kot venedikasit e kanë cilësuar “princ të Krishterimit”. Pra, nga mijëra familje shqiptare që shkuan në Kalabri, nën mbrojtjen e mbretit të Napolit, mik dhe aleat i Skënderbeut, ishte edhe familja e nënës sime, e cila u vendos fillimisht në Santa Martino de Finita (përpara quhej Santo Martino de Finito).

Mbaj mend që gjyshja e nënës sime quhej Maria Gjuzepina e San Marcos (fshati ku jetonin në atë kohë), një grua e hekurt dhe me karakter të fortë, por edhe një grua e mrekullueshme.

Kur nëna ime u martua, ajo i kishte dhënë një unazë të vjetër të familjes me inicialet M. S. pra San Marco. Këtë unazë, para se të vdiste, nëna ime ia dha gruas sime, Matildës, ndërsa më pas ajo ia dha mbesës sime që quhet Marina Sabato. Kështu kjo unazë e vjetër shqiptare shtegton nga brezi në brez.

– A e keni vizituar ndonjëherë atë vend?

– Po, kam pasur shumë dëshirë të njihja vendbanimin e hershëm të të parëve të mi dhe prandaj dhe e kam vizituar. Tashmë dua të kthehem edhe një herë, ndoshta për herë të fundit. Dua të shkoj në kujtim të nënës sime që e thërrisja “mama”, dhe ta shoh patjetër atë fshat. Historia e gjyshes sime është interesante. Një shqiptar ra në dashuri me të, por ajo nuk donte të martohej. Më së fundi, ajo u martua me një shqiptar tjetër të quajtur Ferrari. (Ju e dini që në ato kohëra shumë shqiptarë morën mbiemra italianë, por në fakt mbiemri i tij i vërtetë ishte Papi). Në fakt, nëna e saj nuk donte që ajo të martohej me të, pasi vëllai i tij ishte një prift, një qejfli femrash, por mjaft elokuent e inteligjent. E shkreta mama, kur shkonte në kishë, ajo qante nga fjalët e priftit elokuent dhe kur vinte në shtëpi e urrente atë.

Në të vërtetë, prifti dhe vëllai i tij, rridhnin nga një familje shumë e pasur shqiptare, me titull “markez”, por më pas, ata e kishin humbur gjithë pasurinë e tyre. Vitet kaluan dhe gjyshi im vdiq shpejt, në moshën 40-vjeçare. Kështu shtëpia ra në krahët e nënës sime, atëherë 15-vjeçare. Pikërisht në këtë kohë, ata u detyruan të emigrojnë nga Kalabria në Argjentinë, si dhe shumë italianë e shqiptarë të tjerë, apo dhe emigrantë nga e gjithë bota: 80-90% e popullsisë së Argjentinës janë emigrantë.

– Dhe tani që po shkoni në Shqipëri, çfarë ndjeni?

– Emocione të forta. Mama për mua ishte një hyjni. Kjo ftesë që m’u bë ishte shumë prekëse për mua.

– Ju do të merrni në Shqipëri çmimin letrar “Kadare”. A keni lexuar diçka nga vepra e Kadaresë që konsiderohet shkrimtari më i madh shqiptar i ditëve tona.

– Fatkeqësisht unë nuk e kam lexuar veprën e Kadaresë dhe kjo për arsye se 16 vjet më parë, unë kam kaluar një sëmundje që ma shkatërroi shikimin duke u kthyer në një njeri gjysmë i verbër.

Unë nuk mund të lexoj. Kështu i jam kthyer pasionit tim të dikurshëm, pikturës, ku në tablo të mëdha mund të hedh vizionet e mia. Unë e takova Kadarenë para jush: m’u duk sa një tip timid e njëkohësisht një personazh i fortë, me një personalitet të fuqishëm. Kam dëgjuar shumë për egon e veprave të tij.

– Kam parasysh jetën tuaj të vështirë dhe në veçanti nëçastet e diktaturës ushtarake në Argjentinë. Përse ju nuk ikët nga Argjentina në atë kohë të errët dhe të kërkonit strehim politik, p.sh. në Francë apo gjetkë?

– Detyra ime ishte të qëndroja, edhe pse e dija se rrezikoja. Nuk di se si kam mbetur gjallë. Me sa duket ata e kuptuan se nuk mund të më zhduknin, se kjo do të kishte një jehonë ndërkombëtare. Megjithatë, ata shumë herë më kanë kërcënuar me vdekje. Madje, më kanë kërcënuar edhe me vdekjen e nipit tim. Më kujtohet një ditë, kur një nga djemtë e mi më tha: “Të mos harrojmë baba, se ka 30 milionë njerëz që nuk mund të ikin nga ky vend për shkak të diktaturës…”.

Unë personalisht nuk mund të gjykoj për ata që ikën në atë kohë. Shumë prej tyre, po të mos largoheshin dhe po të kapeshin, do të torturoheshin dhe vriteshin. Ato kohë në ikëm nga Buenos-Aires dhe u vendosëm në fshat. Gjatë një kohe jetuam në një bodrum pasi kishim frikën e bombardimeve. Unë gjithnjë kam qenë kundër diktaturave, të djathta apo të majta. Të gjitha diktaturat janë të këqija. Nuk ka diktaturë të mirë apo të keqe. Diktatura është diktaturë, siç ka qenë dhe te ju.

– Në rininë tuaj ju keni marrë pjesë në lëvizjen komuniste për disa vite me radhë dhe pastaj jeni larguar. Përse ka ndodhur kjo?

– Fillimisht isha një anarkist bashkë me disa miq dhe shokë të mi të shkollës. Merrnim pjesë gjithnjë në manifestimet që organizoheshin kundër qeverisë apo kundër fashizmit. Pastaj hyra në lëvizjen komuniste ku qëndrova pesë vjet me radhë. Isha një idealist i idealeve komuniste. Lëvizja komuniste e Buenos Airesit më dërgoi në një kongres botëror që zhvillohej në Bruksel dhe që kryesohej nga Henri Barbys.

Ishte koha kur në Moskë kishin filluar proceset kundër kundërshtarëve politikë të Stalinit. Ishte ky shkaku që unë nuk shkova në shkollat leniniste të Moskës, por u ktheva në Paris, ku ndenja për një kohë në një gjendje të mjerueshme. Ditë të tëra i kam kaluar pa bukë. Një mik, një trockist, më bëri një vend në dhomën e tij dhe shpesh për të fjetur ne mbuloheshim me gazetat e P. K. franceze Humanité. Pastaj u ktheva në Argjentinë dhe fillova studimet shkencore.

– Siç e dini, pas rënies së diktaturave në Europën e Lindjes, edhe në Shqipëri është vendosur një sistem demokratik, padyshim mjaft i brishtë për momentin dhe me shumë probleme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, pluralizmin politik dhe institucionet demokratike. Pra, cila është vlera e demokracisë, sipas jush?

– Kryesore në demokraci është liria e personit. Dihet që demokracia ka tri pushtete: së pari, Shteti Ligjor, me një “L” të madhe. Nuk mund të ndërtosh një demokraci pa ligje demokratike.

E dyta është Drejtësia, pra ajo që bën të zbatohen ligjet dhe e treta është Ekzekutivi, me një fjalë zbatimi i ligjeve, drejtimi i shtetit. Fatkeqësisht, shpesh ndodh që ekzekutivi të jetë në rend të parë. Sigurisht për demokracitë e reja duhet të aplikohen standardet ndërkombëtare të demokracisë, megjithëse është e vështirë një demokraci e kulluar.

Ajo nuk ekziston, është thjesht një ideal. Unë nuk i njoh problemet e brendshme që ka Shqipëria. Unë jam një shkrimtar dhe jo politikan. E rëndësishme është që Shqipëria nuk është më një diktaturë. Unë kurrë nuk kam qenë me të djathtën. Shpresa e një populli për mua është social-demokracia, pra demokracia-sociale, ja pse dhe unë jam gjithnjë një partizan për drejtësinë sociale dhe kundër pabarazisë e shfrytëzimit të egër kapitalist.

– Një personazh i librave tuaj, por edhe një personazh për të cilin janë shkruar disa libra kohët e fundit është militanti Ce Guevara. A e keni njohur personalisht?

– Jo, atë nuk e kam takuar kurrë. Ishte një personazh mitik. Me të kam pasur vetëm korrespondencë. Ishte një lloj “Don Kishoti”, i cili e la burokracinë politike kubane dhe iku për çlirimin e popujve. (Ndoshta kurrë nuk do të marrim vesh përse ai iku ashtu në mënyrë enigmatike. Sigurisht diçka ka ndodhur…). Vrasja e tij është diçka e trishtë. Kam shkruar për këtë. Ai ishte një hero dhe njerëzimi ka nevojë për heronj të tillë.

– Ju jeni një utopist?

– Sigurisht… unë jam një utopist. Në fakt, në brendësinë time jam një anarkist. Por kam një pozicion të pavarur. Jam një specie e vështirë, e komplikuar, të themi idealist. Për njerëzit praktikë, kjo që them ndoshta nuk shkon. Mund t’u duket si një ide e çmendur.

– Fundin e romanit tuaj “Engjëlli i errësirave” që konsiderohet si kryevepra juaj, ju e mbaroni me një epitaf ku shkruani për vetveten: “E. Sabato deshi të varrosej në këtë tokë me një fjalë të vetme mbi varrin e tij: “Paqe!”… Përse ky epitaf?

– Unë i kam shkatërruar e djegur pothuaj tre të katërtat e librave që kam shkruar. Si të thuash kam qenë një piromaniak dhe depresiv. Mendoj se një shkrimtar edhe me një libër mund të hyjë në histori. Dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme. Unë e kam njohur nga afër presidentin e Akademisë Suedeze të Çmimit Nobel. Disa herë kam qenë kandidat i këtij çmimi. Në fakt, ky çmim nuk më intereson. Pse? Pasi ka shkrimtarë të mëdhenj si Camus apo Thomas Man që janë nderuar me të, por ka edhe autorë mediokër. Një ditë i thashë atij se po ta merrja, paratë e atij çmimi do t’ua jepja shoqatave që të ndihmojnë të vobektit.

– Por në fund të epitafit ju kini shkruar “Paqe”. Përse?

– Sepse jeta ime ka qenë shumë e komplikuar dhe e vështirë. Ndoshta ngaqë dhe fëmijëria ime ka qenë shumë e trazuar. Them “paqe”, për të thënë: mjaft më me këtë gjendje. Paqe besoj se do të jetë vdekja./KultPlus.com

“Natën ma”, emocionon publikun në Teatrin Metropol

Nga autorja Marsha Norman, shfaqja “Natën ma” riktheu Ema Andrean si regjisore, në sallën e Teatrit Metropol të Tiranës me premierën këtë fundjavë për publikun.

Premiera, aktoret Ilire Vinca dhe Egla Ceno në rolet kryesore, u prit ngrohtë dhe me duartrokitje të shumta nga publiku. Shfaqja i dhuroi publikut që kishte mbushur sallën një përzierje emocionesh, lot, të qeshura, përqafime dhe përgëzime.

Vepra tregon fatin e një nëne, Telma 50 vjeçe dhe bijës së saj Xhesit, 30 vjeçe. Pjesa nis me rrëfimin e Xhesit, e cila duhet t’i thotë së ëmës që në mëngjes do të vdesë. Xhesi është një grua e divorcuar që jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndjehet e humbur, ku vuan njëkohësisht nga depresioni kronik.

Thelma është nëna e saj, e cila duhet të përballojë depresionin e së bijës. Një vepër e fortë emocionale, që do të vijë nën konceptin ndryshe të Andreas, e cila njihet për zgjedhjen ndaj veprave të forta, transmeton Ata.

Në role kryesore interpretojnë aktoret Ilire Vinca dhe Egla Ceno. Është hera e parë që kjo vepër ngjitet në skenën e një teatri në Tiranë, ndërsa më parë është vënë në skenën e Prishtinës. E shkruar nga skenaristja amerikane Marsha Norman më 1983, kjo dramë ka fituar Pulitzier dhe është nominuar për çmime të rëndësishme.

“Pikëllimi jep thellësi, lumturia jep lartësi, pikëllimi jep rrënjë, lumturia jep…

“Pikëllimi jep thellësi, lumturia jep lartësi. Pikëllimi jep rrënjë, lumturia jep degë. Lumturia është sikur një Lis që ngjitet lartë në qiell dhe pikëllimi është sikur rrënjët që shkojnë posht në thellësi të tokës.

Të dyja janë të nevojshme dhe sa më lartë që shkon Lisi, aq më thellë i shkojnë rrënjët, njëkohësisht. Sa më i madh lisi, aq më të mëdha do të jenë rrënjët e tij.

Në fakt, këto janë gjithmonë në proporcion. Ky është balanci, shkruan filozofia”

– Osho./KultPlus.com

Kur shteti rrezikohet nga politikanët!

(Çka tha sot , ndër të tjera, autori i romanit Dushkaja JusufBuxhovi gjatë promovimit në
Prizren)

E.Dujaka

Ditën ndërkombëtare të librit, shkrimtari JusufBuxhovi, e shfrytëzoi për një bashkëbisedim me dashamirët e librit dhe një grup studentësh të Prizrenit.

Shkas ishte promovimi i romanit “Dushkaja”, që u mbajt naë Bibliotekën e Qytetit. Shkrimtari Buxhovi gjatë këtij bashkëbisedimi u fokusua te raportet e shoqërisë me lirinë, te raportet e politikës me shtetin si dhe të raportet e shtetit me religjionet.

Rreth raporteve të shoqërisë me lirinë, Buxhovi tha se ato janë ngatërruar me çlirimin,ngaqë çlirimi jo vetëm që nuk ka sjellë lirinë e dëshiruar, por abuzimi me çlirimin nga disa “çlirimtarë”, një pushtim e ka zëvendësuar me tjetrin.

Rreth raporteve të politikës me shtetin, autori tha se ato janë absurde, ngaqë shteti i fituar me mund, nga pjesa më e madhe e klasës sonë politike është kthyer në një plaçkë dhe po luftohet nga ata sikur të ishte një mallkim dhe jo një vlerë me të cilën lidhet qenia jonë.

Edhe rreth raporteve të shtetit me religjionet, Buxhovi tha se ato janë të çrregulluara ngaqë kjo klasë e papërgjegjshme politike, që e ka katandisur vendin nga çdo pikëpamje, në vend se të mbrojë shtetin sekular, në vend se lirinë e besimit ta mbrojë si të drejtë elementare të njeriut, zuri ta keqpërdorë për qëllime politike dhe të pasurimit me anën e kontrabandimit me ndërtimin e objekteve të kultit, deri në atë masë sa që shtetit sekular t’i rrezikohet edhe fundamenti. E keqja më e madhe për Buxhovin, është se nga politizimi i religjionit (islamit politik), sot kemi dukurinë e ngatërrimit të identitetit kombëtar me atë fetar, me ç’rast, fetarizmi del para kombëtares!

Autori, po ashtu, foli edhe për nevojën e ridefinimit të shqiptarizmit në përputhje me rrethanat e reja të dy shteteve shqiptare në Ballkan (Shqipërisë dhe Kosovës) si dhe nevojës që formula e deritanishme e bashkimit kombëtar si ideologji e shekullit të kaluar, të zëvendësohet me atë të unionit të dy shteteve në kuadër të Bashkimit Evropian në bashkëpunim me vendet perëndimore.

Pritja e Nënëlokes

Poezi nga Brikenë Ceraja-Beka

Rrugëve të heshtura
Ecën Nënëlokja e kohës
Ka më se një orë
Që ndjek zërat që i dëgjon
Ka më se një javë
Bisedon me ta në heshtje
Ka një dekadë që ecën
Rrugëve të heshtura
Në pritjen e lindjes së re
Eh!…
Edhe pas një shekulli
Do ta presë kthimin e diellit
Do t’i presë eshtrat
O njerëz!
Ktheni kokën mbrapa
Shikoni Nënëloken
Rrugëve të heshtura
Ec e pret
Pret e ec
Pret kohën e pakohë
Pret lindjen e diellit
Pret e pret… /KultPlus.com

Kaltrina Maloku dhe Imer Pantina me libra për fëmijë për Ditën e Librit

Në Ditën Botërore të Librit, shkrimtarja Kaltrina Maloku, ka promovuar librin për fëmijë “Ma fal buzëqeshjen”.

Ceremonia e promovimit është mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Komunës, shkrimtarë, udhëheqës të shkollave fillore të Klinës, nxënës të këtyre shkollave, si dhe të pranishëm tjerë të fushës së letërsisë.

Po gjatë kësaj dite është promovuar edhe libri tjetër për fëmijë i shkrimtarit Imer Pantina, “Rreze në katër stinë”.

Libri më i ri i shkrimtares Maloku, kësaj radhe vjen me poezi për fëmijë, përmes së cilës shkrimtarja tenton të arrijë të bëj për vete edhe fëmijët, pasi që ky është libri i saj i parë kushtuar fëmijëve.
Më rastin e promovimit të këtij libri, shkrimtarja Kaltrina Maloku ka treguar se poezitë i ka shkruar me shumë dashuri për fëmijët. Me këtë rast, ajo ka falënderuar ShK “Jehona e Dukagjinit” që kanë mundësuar botimin e tij, si dhe recensentin Mahir Morina dhe lektorin Imer Pantina, të cilët sipas saj kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Shkrimtarja Maloku ka treguar se këtë libër me poezi ia ka kushtuar nipit të saj. “Falënderimin tim më të veçantë ia kushtoj atij që më dha idenë për të shkruar edhe një libër për fëmijë, nipit tim Gertit, të cilit edhe ia dedikoj këtë libër”, ka thënë Maloku. Ajo ka treguar se është shkrimtare e romaneve për të rritur, ndërkaq ky libër tha se është dhuratë për më të vegjlit.

Ndryshe, ky është libri i tretë me radhë i shkrimtares Kaltrina Maloku, e cila romanin e parë “Heshtja e Kohës”, e kishte botuar në vitin 2015, ndërkaq romanin e dytë “Britmat e Shpirtit” e kishte botuar vitin e kaluar./KultPlus.com

Dasma e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me Donikën, nëpërmjet fotografive (FOTO)

Në mesditën e së dielës, në Kalanë e Kaninës janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha anët që të shndërrohen në krushqi të dasmës së Gjergk Kastriot Skënderbeut me Donikën, ceremoni kjo që është përcjellë nga afër edhe nga KultPlus.

Bashkë me 60 arbëreshët e Italisë, Fate Valaj dhe Elida Jorgani kanë organizuar këtë ceremoni që në të njëjtën kohë, për të dytin vit me radhë po shënohet edhe Vallja e Fitores.

Vetë njëri nga organizatorët e kësaj ceremonie sapo ka bërë publike fotografitë e kësaj dasme, ku KultPlus ju sjellë edhe njëherë më afër këtyre emocioneve./KultPlus.com
























Dasmë e madhe në Kaninë, martohet Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donikën (FOTO)

Kalaja e Kaninës ishte mbushur me dasmorë nga të gjitha anët mbarëkombëtare, të cilët kishin ardhur të jenë pjesë e dasmës së madhe të Skënderbeut e të Donikës, ceremoni kjo që është organizuar në bashkëpunim me Arbëreshët e Italisë, Elida Jorgani dhe Fate Valaj, shkruan KultPlus.

Si në kohët e vjetra, Skënderbeu me helmetën e tij të famshme, me kostume shqiptare kishte hipur mbi kalin e bardhë që të merrte për nuse Donikën.

Arbëreshë, ansamble të ndryshme të këngëve dhe valleve nga Shqipëria e Kosova ishin krushqit e kësaj dasme të madhe që kishin mbushur Kalanë e Kaninës për të shënuar këtë festë të madhe, edhe njëherë, pas një periudhe pesë shekullore.

Dhe si sapo të martuar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Donika, të cilët performoheshin nga dy arbëreshë, kishin zënë vend në fronin e tyre dhe po përcillnin dasmën, por deri aty, sa nusja e Kastriotëve hudhi edhe tufën e luleve, bestytni kjo për të sjellë dasmën e radhës në këto troje.
Fate Valaj, njëri nga organizatorët është shprehur të jetë i lumtur që ka arritë bashkë me arbëreshët dhe Elida Jorganin të organizojnë këtë festë të madhe, duke uruar që manifestime të tilla që bashkojnë gjithë shqiptarët të mbahen edhe më shpesh.

Dhe trashëgimtari i Gjergj Kastriot Skënderbeut, që vjen nga gjenerata e pesëmbëdhjete, Loris Castriota Skenderbeg para të pranishmëve të shumtë ka thënë se mos të ishte kjo dasmë nuk do të ishte i pranishëm këto ditë në dasmë. “Kjo dasmë na ka mundësuar që të bëjë bashkë gjakun e shqiptarëve”, ka thënë ai, duke kujtuar se rrethanat historike kanë bërë që shqiptarët të jenë të ndarë në gjitha anët e botës. “Shqipëria ka një histori të shkëlqyer për të gjithë, dhe vetëm atëherë kur ta kuptojë Evropa rëndësinë e Shqipërisë, Shqipëria do të jetë pjesë e saj”, ka thënë Skenderbeg.

Më pas në këtë cermoni kanë folur edhe përfaqësues të tri komuniteteve arbëreshe nga Italia, të cilët e kanë shprehur dashurinë për këtë ritakim të shqiptarëve. E Elida Jorgani ka premtuar se kjo festë do të bëhet e përvitshme, dhe po me këtë festë do të takohen të gjithë shqiptarët.

Më pas, kjo dasmë e madhe është shënuar edhe me mbjelljen e pemës së paqes nga Skënderbeu dhe Donika, kurse më pas, kjo festë është shënuar me këngë dhe valle nga shumë ansamble, por me një hapësirë të theksuar për arbëreshët./KultPlus.com

Arbëreshët në Lezhë e Krujë: Gjaku nuk prishet

Mëngjesi i së shtunës kishte sjellë në Portin e Durrësit 60 arbëreshë nga Italia, të cilët kanë ardhur në pjesën tjetër të detit të shënojnë Vallen e Fitores, në 557 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, shkruan KultPlus.

Një festë të tillë gjithmonë e kanë shënuar në Itali, në pjesë të ndryshme ku janë shtrirë arbëreshët tash e mbi 500 vjet, por këtë traditë të tyre, të njëjtit po e festojnë tash e dy vite edhe në Shqipëri.

Krejt kjo festë bëhet për shënimin e fitores së betejave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndaj forcave otomane, dhe prijësi i tyre nga ana tjetër e detit, Pirro Qendro ka thënë për KultPlus se kjo iniciativë lindi si dëshirë,më pas për tu shndërruar në një realitet, dhe sipas tij, ansamble të ndryshme të arbëreshëve, të cilët prezantohen edhe me pika të ndryshme muzikore tashmë janë pjesë edhe e shumë festivaleve mbarëkombëtare.

Arbëreshët e Italisë, fillimisht kanë nisë prezantimin e tyre në Kalanë e Prezës, për të vazhduar më pas në Memorialin e Skënderbeut, e krejt në fund të Kalaja e Krujës,për të shënuar kështu paraqitjen e fundit të tyre të ditës së parë, pasi që, prezantime të ndryshme të këtij komuniteti do të paraqiten edhe përgjatë ditës së sotme dhe ditën e hënë.

Gjaku nuk prishet, ne jemi si dallëndyshet, kthehemi cdo herë në pranverë, dhe deklarata të ngjashme që tregojnë se ky komunitet nuk do të harrojë asnjëherë rrënjët, ishin vetëm disa prej deklaratave të cilët shprehën arbëreshët, mu pranë varrit të Skënderbeut, sikurse donin ti tregonin heroit të madh kombëtar, se pasardhësit e tij do të kthehen gjithmonë te rrënjët e tyre.

Noe Andreano, përfaqësues i Kazalvekios në Itali para të pranishmëve ka thënë se janë të nderuar që janë në Shqipëri. “Jemi shumë të nderuar që po shënojmë betejat e Skënderbeut, mbi të gjitha, historinë tonë. Dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet që të rujmë traditën dhe kulturën tonë. Atë që e bëjmë ne, edhe ju e bëni, sepse, gjaku nuk prishet”, ka thënë Andreano.

Kurse përfaqësuesi nga Lungro, Gjyzepino Santoniano përpos që ka treguar për gatishmërinë e arbëreshëve për të ardhur në Shqipëri dhe më gjerë, i njëjti ka bërë ftesë që edhe pjesa tjetër këndej detit të vizitojnë këtë komunitet që po ruan me kaq dashuri kulturën shqiptare, sikurse njëjtë është shprehur edhe pasardhësi i Gjergj Kastriot, Loris Castriota Skenderbeg.

Kurse Paulin Zefi nga Qendra Memoriale e Skënderbeut, përpos që ka uruar mirëseardhje për arbëreshët, ai ka shprehur një një mirëseardhje për të gjithë shqiptarët që po marin pjesë në këtë festë.
“Kur ju shohim juve, ne na duket sikur është ndaluar koha, ne në ju shohim se si ishim me të vërtetë para pushtimit osman, dhe domosdo na bëni të ndihemi krenarë në zemrat dhe shpirtat tonë”, ka thënë Zefi, i cili ka shprehur një lutje që një vizitë e tillë të bëhet edhe më shpesh, sepse, sipas tij, arbëreshët janë shembulli më i mirë se si mbahet gjallë kombi shqiptarë.

Kurse Elida Jorgoni, organizatore e këtij manifestimi ka thënë që shqiptarët këndej detit u zgjuan më në fund nga gjumi, pasi që, sipas saj, arbëreshët që 551 vjet festojnë clirimin e Krujës, kurse në Shqipëri, kjo festë po shënohet tash e dy vite. “U zgjuam më në fund nga ky gjumë vrastar”, ka thënë Jorgoni.

Ndërkohë, kjo festë e madhe arbëreshe është mbyllur me këngë dhe valle te Kalaja e Krujës. Përderisa arbëreshët po ngjiteshin rrugës për në Kalanë e Krujës, Ansambli I Këngëve dhe Valleve “Dasma”, nga Pozhorani i Vitisë, me këngë e valle po vinin në drejtim të arbëreshëve, një puqje kjo mu në majë të Kalasë, për të bashkuar shqiptarët andej e këndej detit, nëpërmjet këngës e valles.
Kurse sot pritet të jetë një festë e madhe, pasi që do të shënohet damsa e Gjergj Kastriot Skënderbeut me Donikën, ku krushqit do të shkojnë të marin nusen në Kalanë e Kaninës. /KultPlus.com

Koncerti i Tre Muskjeterëve në Prishtinë mbetet pezull, Elton Deda tregon arsyen

Në muajin prill është dashur të mbahet koncerti i Tre Muskjeterëve në Prishtinë, por një planifikim i tillë tash për tash nuk mund të realizohet, shkruan KultPlus.

Koncerti në përbërje të Elton Dedës, Redon Makashit dhe Aleksandër Gjokës ishte paraparë të mbahet në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, dhe për një organizim të tillë patën ardhur edhe vetë artistët që të koordinonin punët.

Mirëpo, një gjë e tillë duket se do të zvarritet.

Elton Deda ka thënë për KultPlus se ky koncert është lënë pezull për shkak të fondeve.
“Ne do ta bëjmë koncertin kur do ti gjejmë paratë. E kemi sqaruar që kemi shumë logjistikë me vete”, ka thënë Deda, i cili ka thënë se kur të jenë gati do të bëjnë edhe paralajmërimin.

Kurse ky grup me një koncert të ngjashëm u pat prezantuar në Tiranë dhe të njëjtin kishin dashur ta sillnin edhe në Kosovë. /KultPlus.com

Gratë dhe fëmijët nga Ulqini, prezantohen me ekspozitë në Galerinë Qahili

Gratë dhe fëmijët nga Ulqini do të prezantohen me një ekspozitë në Galerinë Qahili, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë do të prezantohet më 21 prill, prej orës 19:00, ekspozitë që vjen nga OJQ “Art Dulcinium”. Në këtë ekspozitë do të prezantohen piktura me motive nga Ulqini dhe veshjet tradicionale te Ulqini!/KultPlus.com

Kosova do të ndërtojë një shtëpi në Bienalen e Venedikut

Zbulohet tema e Pavilionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut për arkitekturë. Kuratorja Eliza Hoxha tregon më shumë detaje rreth ekspozitës gjersa vazhdon ftesën e saj ndaj qytetarëve për dhurimin e satelitëve. Satelitë këta që do merren nga shtëpitë e qytetarëve dhe do dërgohen në Venedik, në kuadër të ekspozitës, shkruan KultPlus

Alberina Haxhijaj

Pavilioni i Kosovës këtë vit fokusohet në periudhën e viteve të ’90, ku paralelizmi ishte një mënyrë e mbijetesës kolektive dhe e mobilizimit social të shqiptarëve etnik në kontekstin e pabarazive politike, etnike dhe ekonomike.

Për ta prezantuar Pavilionin e Republikës së Kosovës, kuratorja Eliza Hoxha ka zgjedhur që të paraqes shtëpinë si kompensim për qytetin. Gjithë kjo vjen pasi që përgjatë viteve të ’90-ta shqiptarët e Kosovës u përjashtuan nga të gjitha aktivitetet e jetës institucionale publike për shkak të situatës politike dhe konflikteve në ish-Jugosllavi. Si pasojë e kësaj shqiptarët e Kosovës krijuan sistemin paralel të institucioneve publike nëpër shtëpitë private në zonat periferike të qytetit.
Prandaj shtëpia jonë në bienale është shtëpi nga pamja e jashtme por që brenda është hapësirë publike. Pikërisht në këtë shtëpi vërehen dy elemente.

Fillimisht hapësira e pavilionit të Kosovë është e mbështjellë me pasqyra ku kjo krijon efektin e zgjerimit të hapësirës dhe hapjes si metaforë për lirinë psikologjike, por jo edhe atë fizike duke qenë se pasqyra njëkohësisht është barrierë fizike dhe ballafaqimi.

Në anën tjetër streha janë satelitët. Të privuar nga marrja e informacionit, gjatë viteve të 90ta, familjet kosovare kanë blerë antena satelitore. Çdokush, lehtësisht mund të shënjonte në mënyrë precize në peizazhin urban se cilat banesa u takonin shqiptarëve të Kosovës, thjeshtë sepse këto antena satelitore që dukeshin si qarqe të bardha, qëndronin të varura në ballkonet e tyre.
Ndërsa brenda për ti dhënë një dimension të ngrohtë hapësirës është do të vendoset një tepih i punuar në vek, i cili sjellë hartën mentale të viteve të 90-ta ku janë shënuar shtëpitë apo hapësira që kanë shërbyer gjatë këtij vite.

Kuratorja Eliza Hoxha tregoi se titulli “Qyteti është gjithandej” vjen për arsyeje se këto vite janë shquar për gjithëpërfshirje. “Pavilioni nuk ekspozon diçka specifike por vet si i tillë është një vepër në vetë. Tema e pavijonit tonë ka qenë shumë sfiduese, në kontekstin e temës së përgjithshme e që është hapësira e lirë. Shumë gjatë kam menduar se çka mundet Kosova me prezantu në kornizën e asaj se çka nënkupton hapësira e lirë në Kosovë dhe si realizohet ajo, kush e prodhon dhe si shfrytëzohet ajo. Konteksti i viteve të 90-ta, një kontekst shumë pak i eksploruar për shumë arsyeje mendoj që ka qenë moment shumë i mirë për me ju rikthye edhe me e rimendu e risjellë si një rrëfim më gjithëpërfshirës, pikërisht siç kanë qenë edhe ato vite. Dhe me e paketu siç është në këtë rast ekspozita në kuadër të Bienales së Arkitekturës”, është shprehur kuratorja Eliza Hoxha.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se për shtetin e Kosovës është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në një ngjarje të tillë. Sipas tij kjo është mënyra më e mirë që Kosova të shpalosë sfidat dhe rrëfimet e saj pas një viti mungesë apo mos pjesëmarrje në Bienalen e kaluar.
“Eliza ka përzgjedhur që në kuadër të kësaj temë të prezantohet Kosova me rrëfimin për vitet e 90-ta. Rrëfimi sa është i rëndësishme që të ndahet më të tjerët në kontekstin global besoj që është edhe në kontekstin lokal, për shkak se ne nuk kemi biseduar dhe nuk i kemi memorizuar akoma zyrtarisht shumë nga ngjarjet dhe temat që kanë ndikuar për shtetformimin e Kosovës”, tha ai. Sipas tij kjo ka rëndësi edhe për gjeneratat e reja që të njohin më mirë vendin e tyre dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.
Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut për arkitekturë, do të hapet më 24 maj në orën 14:15 në Arsenale./KultPlus.com

Thesari im

 Charles BAUDELAIRE

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur.
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.
E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.
Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.
Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.
Fëmijët që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.
E nëse gjithçka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.
E kam fshehur në fund fare
Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im!

Dua Lipa me “One Kiss” në BBC

Këngëtarja e famshme Dua Lipa sonte do të promovojë këngën e saj më të re “One Kiss” në BBC One, shkruan KultPlus.

Kjo këngë që tash për tash nuk ka videoklipin është pëlqyer mjaftë nga audienca, kurse kjo këngë ka ardhë në bashkëpunim me Calvin Harris.
Pikërisht edhe Harris do të jetë bashkë me Duan në këtë shoë që do të transmetohet prej orës 22:30./KultPlus.com

Akademik Rexhep Ismajli është zgjedhur anëtar nderi i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Amerikës

Akademik Rexhep Ismajli është zgjedhur anëtar i jashtëm nderi i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Amerikës. Njoftimin e ka bërë të mërkurën kryetari i Akademisë Amerikane, Jonathan F. Fanton.

“Ky nderim shënjon konsideratën e thellë që kanë drejtuesit e fushës suaj dhe anëtarët tanë”, shkruan në njoftim.

Akademia e Arteve dhe e Shkencës e Amerikës është themeluar më 1780 nga disa nga themeluesit e SHBA-së, Benjamin Franklin, John Adams, Thomas Jefferson e George Washington.

Në mesin e anëtarëve të saj janë mbi 200 fitues të Çmimit Nobel dhe të Çmimit Pulitzer.

Ndër emrat më të njohur që kanë qenë anëtarë të kësaj Akademie janë edhe Charles Darwin, Albert Einstein, Alexandar Graham Bell, Winston Churchil, Akiro Kurosawa, John Updike e Nelson Mendela. Në mesin e anëtarëve që janë pranuar sivjet është edhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Akademik Ismajli do të marrë pjesë në ceremoninë e pranimit në Cambridge, Massachusetts, në tetor të këtij viti.

Rexhep Ismajli (1947) është gjuhëtar, student i Andre Martinet-së në Paris, profesor i Universitetit të Prishtinës. Anëtar i ASHAK-ut është që nga viti 1993.

Në janar të këtij viti ai është zgjedhur edhe anëtar i përhershëm nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës (Linguistic Society of America (LSA) që është institucioni më i rëndësishëm shkencor për çështje të gjuhësisë, duke qenë autoriteti i vetëm nga Evropa Juglindore i zgjedhur në këtë institucion.

Dil moj nënë lajmëro dasmorët, se do shkoj unë partizane…

KultPlus ju sjell këngën “Nënë moj do pre gërshetin”, të Vaçe Zela. Sjell mjaft bukur nga Anjeza Shahini.
na na na na na naaaaaa….
nene moj do pres gershetin
e do dal malit perpjete
shoke e shoqe po ma presin
na ta bjeshk ku puthin rete

dil moj nane lajmero dasmoret
se do shkoj une partizane
mos me bej nuse zakoni
do marr pushke ne male te dal

Ref.:
ne mu t’ka ky rrip i pushkes
nene moj ne shi e n’er
do ta lidhe ne balle te luftes
do ta lidhe ne balle te luftes
me gershetin tim te prer
o mori nan
do ta lidhe ne balle te luftes
do ta lidhe ne balle te luftes
me gershetin tim te prer
o moj nan

ne te marrt malli per mua
dil degjo krismat nga mali
mbi lirin asgje nuk dua
se jam nuse partizani

mos i pyet zogjt neper pyje
ku kam qene e ku skam qene
gjurme me gjurme do le ca yje
te me gjesh kudo moj nane./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=ys1kRiSik1A

Në Ukrainë flitet shqip në 4 fshatra, ja lutjet e lashta

Shkruan Aleksander Novik.

Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të këtyre fshatrave e kanë dhënë studiuesja nga Moska N. V. Kotova, gjuhëtarja nga Minsku L. J. Demkodhe ekipi i albanologëve nga Leningradi / Sankt-Petërburgu me prof. A. V. Desnickaja në krye, të cilët patën punuar në terren gjatë viteve 1950–1970. Si rezultat e kësaj pune shumëvjeçare u krijua një varg punimesh për fonetikën, gramatikën dhe leksikun e së folmes së shqiptarëve të Ukrainës (Kotova 1956; 2017; Demko 1971; 1972; Sitov 1975; Voronina et al. 1996; Zhugra, Sharapova 1998, etj.). Në etapën bashkëkohore me hulumtimin etnografik dhe gjuhësor të fshatrave shqiptare të Ukrainës janë marrë studiues nga Sankt-Petërburgu me prof. A. A. Novikun në krye (Novik etj. 2016).

СЛАЙД 1E folmja shqipe në fjalë flitet në katër fshatra në jug të Ukrainës: Karakurt në rrethin e Bollgradit, qarku i Odesës (fshati quhej Zhovtnevoe nga 1944 deri në 2016; emri i vjetër Karakurt iu rikthye në kuadrin e fushatës së likuidimit të trashëgimisë ideologjike të komunizmit në Ukrainë në vitet 2014–2016); Georgievka, Devninskoe dhe Gammovka në rrethin e Priazovjes, qarku i Zaporozhjes (përkatësisht Tyshki, Taz dhe Xhandran; toponimet e vjetra njihen nga të gjithë banuesit dhe u përkasin vendbanimeve të tartarëve nogaj që kishin banuar në stepën e zonës së bregdetit Azov).

СЛАЙД 2Në ditët tona, sipas Censusit të vitit 2001, në territorin e Ukrainës banojnë 3.308 shqiptarë: 1.862 në qarkun e Odesës, 892 në qarkun e Zaporozhjes dhe 554 në qarqe të tjera,përfshirë këtu shqiptarët që vazhdojnë së banuari në të katër fshatra shqiptare të Ukrainës, si dhe ata që ikën në qytete ose u shpërndanë nëpër fshatra të qarqeve fqinje. Për sa i përket ruajtjes të së folmes së shqiptarëve të Ukrainës, sipas të dhënave zyrtare të Censusit, shumica e shqiptarëve të qarkut të Odesës kanë deklaruar se gjuha e tyre amtare është shqipja, kurse në qarkun e Zaporozhjes 608 veta u përgjigjën që gjuha e tyre amtare është rusishtja dhe vetëm 198 veta pohuan që kanë si gjuhë amtare shqipen.

Tabela 1. Shqiptarët e Ukrainës dhe gjuha e tyre amtare, sipas (Censusi 2001)

Popullsia e Karakurtit, sipas po atij Censusi,përbën 2.207 veta, ndër të cilat janë shqiptarët, bullgarët, gagauzët, ukrainasit, molldovanët, rusët dhe përfaqësuesit e etnive të tjera. Georgievka ka 446 veta, në fshatin Devninskoe banojnë 668 veta dhe në Gammovkën ka 479 veta. Shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, edhe pse përveç shqiptarëve në këto fshatra banojnë shumë rusë dhe ukrainas. Gammovka është i vetmi fshat në rajon me një numër relativisht të vogël banorësh gagauzë, të cilët pothuaj nuk flasin tani gjuhën e tyre.

Vëzhgimet tona sociolinguistike në fshatin Karakurt (vitet 2011–2013) tregojnë se në familjet shqiptare të fshatit e folmja shqipe vazhdon të përdoret rregullisht nga përfaqësuesit e të gjithë brezave, përfshirë këtu edhe fëmijë. Madje edhe nënat e reja dhe gjyshet preferojnë të flasin shqip me fëmijët, me qëllim që ata të mësojnë gjuhën e tyre amtare nga mosha e njomë(Morozova 2016). Situatën e fshatrave të rajonit të detit Azov e pasqyrojnë rezultatet e anketimit sociolinguistik të kryer më 2005 në fshatin Georgievka (Biçurina 2006). Brezi i vjetër dhe i mesëm zotëron mjaft mirë të folmen shqipe dhe e përdor në kuvendim me bashkëmoshatarët, kurse shumica e të rinjvee konsiderojnërusishten si gjuhë amtare dhe përdorin vetëm atë në komunikimin e përditshëm. Moszotërimi i së folmes shqipe prej brezit të ri buron te përfaqësuesit i brezit të mesëm, të cilët, sipas fjalëve të tyre, që në fëmijëri kishin për të përballuar vështirësitë në shkollë për shkak të njohurisë së dobët të rusishtes. Prandajata nuk janë përpjekur shumë që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë të folmen e tyre shqipe dhe akoma kanë prirje të hedhin poshtë vlerën dhe rolin e së folmes në kompetencat e tyre gjuhësore, meqë e zotërojnë mirë. Pavarësisht nga kjo, të rinjtë vazhdojnë të vetëdeklarojnë si shqiptarë dhe ia japin së folmes shqipe vlerësimet pozitive, ndryshe nga prindërit e tyre. Kjo do të thotë se “kthimi” i mëvonshëm i brezit të ri të sotëm te gjuha amtare dhe ruajtja e saj nuk mund të përjashtohet edhe në fshatrat e rajonit të detit Azov.

СЛАЙД 3E folmja e shqiptarëve të Ukrainës i përket toskërishtes veriore dhe zhvillohet në shkëputje nga arealja amtare gjatë një periudhe pothuaj gjashtëshekullore. Meqë shpërngulja e paraardhësve të shqiptarëve të Ukrainës nga trojet shqipfolëse ndodhi mjaft herët, në të folmen e tyre deri më sot paraqiten trajtat arkaike në fonetikë dhe në morfologji dhe ruhen tiparet dialektore të arealit “nënë”.

СЛАЙД 4Disa shembuj mund t’i gjejmë, ndër të tjera, në tekstin e lutjes “Ati ynë” në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës, incizuar nga A. A. Noviku gjatë bisedës me shqiptaren nga fshati Karakurt N. G. Kirçevën, lindur më 1970. Teksti është transkriptuar nga A. A. Noviku me alfabetin e shqipes standarde, duke përdorur edhe shenjatsuplementare, dhe u botua për herë të parë në (Novik 2016).

Lút’je

Parëndíe jóne,

Nd’i je lart,

Lle të ndríte jémra índ’e,

Lle të vínë mbretëríja índ’e,

Lle të bë́net kysh do ti,

Si lart, si mar dhéut.

Búken e góles na jep sot

Dhe mos na kall néva n’i mukátat

Dhe ma ndëléj mukátët tántë,

Si na i ndëlénem kush na bë́ri të lik.

Dhe na mbroj néva ga mukátët.

(Novik 2016: 539)

Lutje

Zotiynë,

Nëse je lart,

Le të ndritë emri yt,

Le të vijë mbretëria jote,

Le të bëhet qysh do ti,

Si lart, si mbi dhé.

Bukën e gojës jepna sot,

Dhe mos na kall ne në mëkatet

Dhe na fal mëkatet tona,

Si ne i falimata që na bënë të ligën.

Dhe na mbroj ne nga mëkatet.

(Përkthimi shqip i M. Morozovës)

Siç shihet nga teksti, e folmja në shqyrtim ruantiparet themelore dhe leksikun bazë të shqipes. Ndër tiparet arkaike të fonetikës shfaqet këtu ruajtja e l-së ndërzanore: g′oljǝ ‘gojë’. Në shumicën e të folmeve shqipe l-ja në pozitën midis dy zanoresh kapërfunduar në j. Deri më sot ajoshqiptohet vetëm në jugun e arealit toskë (në Çamëri) dhe në të folmet e diasporës shqiptare në Greqi, Itali, Bullgari dhe Ukrainë (Gjinari1960: 110; Domi, Shuteriqi 1965: 106; Desnickaja 1968: 272–273;Haxhihasani 1971: 154; ADGjSh 2007: 189–191, 196). Në sistemin përemëror,në vend të pronorit jotenë të folmen e shqiptarëve të Ukrainës përdoret forma dialektore índ’e, e cila i ngjan formësjənde në të folmen e Devollit (ADGjSh 2007: 296). Në fondin leksikor, bie në sy përdorimi i fjalëve bukur të vjetra, siç është, për shembull, folja ndëlej ‘fal’ të përdorur edhe nga arbëreshët e Italisë (Jeta Arbëreshe 2014: 15).

Kontaktet me gjuhët sllave gjatë shekujve

Gjatë disa shekujve e folmja e shqiptarëve të Ukrainës ka zhvilluar në kontakt me gjuhët sllave (bullgarishtja, rusishtja, ukrainishtja), turanike (gagauzishtja) dhe romane (rumanishtja / molldavishtja). СЛАЙД 5Që nga shek. XV–XVI paraardhësit e shqiptarëve të Ukrainës kishin jetuar në verilindje të Bullgarisë dhe e folmja e tyre kishte pësuar ndikimin e fortë të gjuhës bullgare dhe ndoshta gagauze. СЛАЙД 6Pas shpërnguljes së shqiptarëve në Perandorinë Ruse në fillimin e shek. XIX, e folmja e tyre vazhdoi të kontaktonte me gjuhët e fqinjëve, përkatësisht të bullgarëve dhe gagauzëve, gjithashtu të mërguar “nga përtej Danubit”. Në periudhën e përshkruar në botimet shkencore e folmja e shqiptarëve të Ukrainës u ndikua fort nga rusishtja, e cila duhet të përhapej gradualisht në fshatrat shqiptare të Ukrainës që nga çereku i dytë i shek. XX (Morozova 2013: 125–128).

СЛАЙД 7Ndikimi i gjuhëve fqinje bie në sy në të gjitha nivelet e sistemit gjuhësor të së folmes. Pasqyrimin më të qartë të kontakteve shumëshekullore e gjejmë në fusha të ndryshme leksikore, për shembull, në sistemin e termave të farefisnisë. Krahas fondit të burimit indoevropian (b’ir,‑i ‘bir’; b’íl|e,‑a ‘bijë’; vlla,‑u ‘vëlla’; mót|ёr,‑ra ‘motër’;dhë́nd|ër,‑ri / llî́nd|ër,‑ri ‘dhëndër’; gru,‑ja ‘grua’; nús|e, ‑a ‘nuse’, etj.) dhe huazimeve të vjetra latine (ndr’ík|ull,‑lla/ ndrî́k|ull,‑lla‘ndrikull’, prej lat. matricula), ky sistem ka përfshirë edhe shtresat e huazimeve nga gjuhë të tjera me të cilat kishte kontaktuar e folmja e shqiptarëve të Ukrainës, veçanërisht nga bullgarishtja dhe gagauzishtja. СЛАЙД 8Shih, p.sh., emërtimet e vëllezërve dhe motrave,kunetërve dhe kunatave në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës:

bát|e, -i1. vëllai i madh; 2. përdoret në vend të emrit për t’i drejtuar me nderim vëllait të madh; 3. kunat,vëllai i madh i burrit; 4. përdoret për t’i drejtuar vëllait të madh të burrit; 5. përdoret para emrit të një të moshuari në shenjë nderimi. Nga bullg.bate, bačo‘fjalë e përdorur për të thirrur vëllain e madh’. Khs. gagauz. bati,baty;

kák|o, -u 1. motra e madhe; 2. përdoret në vend të emrit për t’i drejtuar me nderim motrës së madhe; 3. kunatë,motra e madhe e burrit; 4. përdoret për t’i drejtuar motrës së madhe të burrit; 5. përdoret për të thirrur me nderim një grua të moshuar. Nga bullg. kaka‘motra e madhe’ (Voc.kako, përdoret për të thirrur motrën e madhe ose gruan e moshuar). Khs. gagauz. kaku;

drag’ínk|o, -u (Karakurt) / bashá(Georgievka) 1. kunat,vëllai i vogël i burrit a të gruas; 2. përdoret për t’i drejtuar vëllait të vogël të burrit a të gruas. Khs. bullg. draginko‘kunat, vëllai i vogël i burrit’, bašta‘baba’; gagauz. draginku,baša‘vëllai i vogël i burrit’;

kalín|o, -a(Karakurt) / k’irác|o, -a (Georgievka) 1. kunatë,motra e vogël e burrit a të gruas; 2. përdoret për t’i drejtuar motrës së vogël të burrit a të gruas. Nga bullg.kalina, fjalë e përdorur për të thirrur me nderim motrën e burrit; keracadial., vjetr. ‘qytetare; zonjë; mënyra e lidhjes së shamisë (ndër vajzat e reja)’ (< gr. κεράτζα). Khs.gagauz. kiraca /keraca‘motra e vogël e burrit’; jen’ísht|e,‑ja1. kunat, burri i motrës. 2. burri i motrës së madhe. Khs. gagauz. jenište. Bie në sy që të gjitha huazimet nga bullgarishtja dhe gagauzishtja dalin plotësisht të adaptuara dhe të integruara në tipat e lakimit të mbarë shqipes që ruhen mjaft mirë në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës. Këto dhe të tjera veçori që karakterizojnë gjendjen aktuale të së folmes së shqiptarëve të Ukrainës janë përshkruar në skicën tonë të gramatikës. Studimi i mëtejshëm dhe vlerësimi i ndikimeve të kontaktit gjuhësor mund të ndihmojnë, ndër të tjera, për të kuptuar më mirë jo vetëm shkaqet dhe kronologjinë e zhvillimit të inovacioneve në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës, por edhe faktorët dhe mekanizmat e përgjithshme që veprojnë gjatë evolucionit të dialekteve të ndryshme në situatën e kontaktit. Literaturë dhe burime ADGjSh 2007 — J. Gjinari, B. Beci, Gj. Shkurtaj, Xh. Gosturani, A. Dodi, M. Totoni. Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe. V. I. Università degli studi di Napoli l’Orientale, Akademia e shkencave e Shqipërisë,2007. 464 f. Biçurina 2006 — Biçurina N. M. Otnoshenie k jaziku kak faktor sohranenija titulnogo jazika v kaçestve sredstva mezhliçnostnoj kommunikacii [Vlerësimi i gjuhës si faktor i ruajtjes së gjuhës së kombit në funksionin e mjetit të komunikimit të përditshme] // Kommunikacija i konstruirovanie socialnih realnostej [Komunikimi dhe konstruktimi i realiteteve shoqërore] / Red. O. G. Filatova. Sankt-Petërburg: Roza mira, 2006. Pjesa I. F. 262–269. Censusi 2001 — Vseukrainskij perepis naselenija 2001 [Censusi gjithëukrainas i popullsisë]. URL: http://2001.ukrcensus.gov.ua (kontrolluar më: 10.04.2017). Demko 1971 — Demko L. J. O nekotorih osobennostjah gllagolnoj sistemi allbanskogo govora s. Karakurt [Për disa veçori të sistemit foljor të së folmes shqipe të fshatit Karakurt] // Voprosi fillollogii [Çështje të filologjisë] / Red. A. I. Kiselevskij. Minsk: Vishejshaja shkolla, 1971. Vip. 1. S. 60–66. Demko 1972 — Demko L. J. Allbanskij govor s. Karakurt (fonetika, morfollogija imeni i gllagolla) [E folmja e shqiptarëve të Karakurtit (fonetika, morfologjia e emrit dhe të foljes)]. Dis. … kand. filol. nauk. Leningrad, 1972. 247 f. Desnickaja 1968 — Desnickaja A. V. Allbanskij jazik i ego dialekti [Gjuha shqipe dhe dialektet e saj]. Leningrad: Nauka, 1968. 380 s. Domi, Shuteriqi 1965 — Domi M., Shuteriqi Dh. S. Një vështrim mbi të folmen shqipe të Mandricës // Studime filologjike 2, 1965. F. 103–119. Gjinari 1960 — Gjinari J.Mbi të folmen e Devollit // BUShT. SShSh. 1960. № 4. F. 103–137. Haxhihasani 1971 — Haxhihasani Q. Vёshtrim i pёrgjithshёm mbi tё folmen e banorёve tё Çamёrisё // Dialektologjia shqiptare. Tiranё: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 1971. Vëll. I. F. 118–193. Jeta Arbëreshe 2014 — Jeta Arbëreshe. Nr. 77, viti / anno XIII, janàr-theristì / gennaio-giugno 2014. Kotova 1956 — Kotova N. V. Materiali po allbanskoj dialektollogii (allbanskie govori Ukraini) [Materialet për dialektologjinë shqiptare (të folmet e shqipes në Ukrainë)] // Uçenie zapiski Instituta sllavjanovedenija [Vrojtime shkencore të Institutit të studimeve sllave]. Moskva, 1956. Vëll. XIII. F. 254–287. Kotova 2017 — Kotova N. V. Jazik allbancev Ukraini v seredine XX veka. Teksti i sllovarj. Kommentarii [Gjuha e shqiptarëve të Ukrainës në mesin e shekullit XX. Tekste dhe fjalor. Komente] / I. A. Sedakova (red. përgjegjëse), A. V. Zhugra, M. S. Morozova (red. shkencore). M.: Jaziki sllavjanskoj kulturi, 2017. Morozova 2013 — Morozova M. S. Govor allbancev Ukraini: evolucija dialektnoj sistemi v usllovijah jazikovogo kontakta [E folmja e shqiptarëve të Ukrainës: evolucioni i sistemit dialektor në kushtet e ndërveprimit gjuhësor]. Dis. … kand. filol. nauk. Sankt Petërburg, 2013. 183 f. Morozova 2016 — Morozova M. S. Allbanskij govor sella Zhovtnevogo v usllovijah jazikovogo kontakta: po materiallam ekspedicij 2011–2013 godov [E folmja shqipe e fshatit Zhovtnevoe në kushtet e ndërveprimit gjuhësor: në bazë të materialeve të viteve 2011–2013] // Acta Lin­guistica Petropolitana / Red. përgjegjës N. N. Kazanskij. Sankt-Petërburg: Nauka, 2016. Vëll. XII, pjesa 3. F. 149–170. Novik 2016 — Novik A. A. Dialektnie teksti [Tekste dialektore] // Novik A. A., Buçatskaja J. V., Dugushina A. S., Ermolin D. S., Morozova M. S. “Priazovskij otrjad”. Jazik i kultura allbancev Ukraini [“Ekspedita në detin Azov”. Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës] / Red. A. A. Novik (red. përgjegjës), M. S. Morozova, D. S. Ermolin. Sankt-Petërburg: MAE RAN, 2016. Pjesa I. Vëll. 2. F. 539–540. Novik etj. 2016 — Novik A. A., Buçatskaja J. V., Dugushina A. S., Ermolin D. S., Morozova M. S. “Priazovskij otrjad”. Jazik i kultura allbancev Ukraini [“Ekspedita në detin Azov”. Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës] / Red. A. A. Novik (red. përgjegjës), M. S. Morozova, D. S. Ermolin. Sankt-Petërburg: MAE RAN, 2016. Pjesa I. Vëll. 1. 912 f.; Vëll. 2. 672 f. Sitov 1975 — Sitov A. P. Gllagolnie innovacii i arhaizmi v govore allbanojaziçnih poselenij Ukraini [Risitë dhe arkaizmat foljorë në të folmen e fshatrave shqipfolëse të Ukrainës] // Lingvistiçeskie issledovanija. Voprosi stroja indoevropejskih jazikov [Studime gjuhësore. Çështje të strukturës së gjuhëve indoevropiane] / Red. T. M. Nikollaeva. Moskë, 1975. Pjesa I. F. 136–150. Voronina et al. 1996 — Voronina I., Domosileckaja M., Sharapova L.E folmja e shqiptarëve të Ukrainës / Përkthyes M. Vejzaj. Shkup: Shkupi, 1996. 208 f. Zhugra, Sharapova 1998 — Zhugra A. V., Sharapova L. V. Govor allbancev Ukraini [E folmja e shqiptarëve të Ukrainës] // Etnolingvistiçeskie issledovanija. Vzaimodejstvie jazikov i dialektov [Studime etnolinguistike. Ndërveprimi i gjuhëve dhe dialekteve] / Red. përgjegjës J. K. Kuzmenko. Sankt-Petërburg: Izd. ILI RAN, 1998. F. 117–151.

Në Mitrovicë u hap Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018

Në ambientet e qendrës se kulturës “Rexhep Mitrovica“ është hapur Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018

Ky panair tashmë është tradicional dhe organizohet nga nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi“ , ndërsa në panairin e organizuar për këtë vit marrin pjesë edhe nxënësit e shkollave tjera të mesme të Mitrovicës.

Anëtarët Këshillit organizativ Rexhep Avdiu dhe Endrit Haliti kanë thënë se në panair do të tregohen vlerat e nxënësve që kanë arritur në lëndët shkollore si Kimi, Fizikë, Biologji, Astronomi dhe sektori multimedial e teknologji, ato nga kultura e muzika dhe trashëgimia kulturore etj, si dhe do të ketë aktivitete nga fusha e bamirësisë.

Panairi është vizituar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci.

Kryetari Bahtiri e cilësoi këtë panair si ngjarje me rëndësi për qytetin për dëshmimin e punës së madhe që bëhet në këtë shkollë si burim i dritës dhe edukimit, raporton KALLXO.

“Puna juaj është tregues i mirë i aktiviteteve dhe angazhimit që bëhet në këtë shkollë, andaj ju do keni mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen për organizime të këtilla, sepse në ju mbetet e ardhmja e vendit” tha Bahtiri.

Ndërsa drejtori i gjimnazit Ismet Ferizi shprehu kënaqësinë që nxënësit e kësaj shkolle, ashtu sikur edhe në të kaluarën, me këtë organizmin pasqyrojnë punën e madhe që bëhët në këtë tempull të dijes në drejtim të edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja.

Në panair, i cili është organizuar që nga dita e merkurë, ndërsa sot është dita e fundit, po marrin pjesë rreth 200 nxënës.

Sipas një komunikatë të Komunës se Mitrovicës nxënësit janë organizuar në 28 sektorë.

Kurse panairi qysh në ditën e parë zgjoi interesim të madh te të rinjtë dhe qytetarët tjerë të Mitrovicës, raporton KALLXO.

Organizatorët presin që panairin ta vizitojnë rreth 6.000 qytetarë./kallxo.com

Ekspozita e Demush Avdimetaj, gërshetim i artit klasik me atë modern (FOTO)

Tridhjetëenjë punime në muret e Galerisë së Ministrisë (QAFA), janë përmbledhje e mijëra punimeve të autorit Demush Avdimetaj. “Simbiozë e Artit Klasik dhe Modern” quhet ekspozita e tij që paraqet elemente reale dhe të imagjinuara poetike, me kontura vizatimore grafike, piktoreske e skulpturore.

GiliHoxhaj

Çdo punim i tij në muret e Galerisë, ishte një dëshmi më tepër për kapacitetin krijues të këtij piktori. Punimet e tij preknin të dy fushat, vizatimin dhe pikturën, këto dy fusha të cilat me pasion i ka kultivuar gjatë gjithë karrierës së tij. Diku ngjyrat e punimeve janë më të ndritshme e shumëngjyrëshe, e diku në të errtën. Kjo ekspozitë që përmban punime të autorit edhe nga shekulli i kaluarpërmban shumë elemente nga historia, legjendat e mitet e historisë shqiptare, të cilat janë një reflektim që nga koha e Gjegj Kastriotit Skënderbeut, andaj në një nga punimet e tij, vizitori aty do të ndeshet edhe në figurën imagjinare të Gjergj Kastriotit.

Përveç kësaj jo dhe në pak raste, shihet edhe imazhi i femrës, që zë jo dhe pak vend të krijimtarinë e tij artistike.

Piktori Musë Prelvukaj ishte njëri nga të pranishmit e kësaj ekspozite. Ai për KultPlus tregoi se ka gati gjysmë shekulli bashkëpunimi dhe miqësie me piktorin Demush Avdimetaj, të cilin tha se e vlerëson si një ilustrator e piktor të shkëlqyer, e që ka dhënë një kontribut të veçantë edhe në ilustrimet për fëmijë në revistën letrare për fëmijë “Pioneri”.Në mungesë të kuratorit Nebih Muriqi, Prelvukaj lexoi disa nga fjalët e Muriqit për ekspozitën.

Muriqi thotë se e cilëson Avidemetajn si një ilustrator të dalluar e me talent që më vonë shndërrohet në një piktor befasues, me identitet të formësuar dhe talent të dalluar.

“Një krijues që nuk eksperimenton, nuk humbë se koti kohën e çmuar, frymëzohet nga ambienti ku jeton, nga dhimbja e popullit, nga jeta dhe mbijetesa e tij, nga drama e lufta për mbijetesë, nga balada, miti, tradita, epika popullore, historia, heroizimi, lufta, sakrifica dhe martirizmi. Këto motive të larmishme i freskon edhe fryma antike, nostalgjia për kohën, kur populli ynë ndeshej në dyluftim edhe me Perandorinë Romake”, shkruan Muriqi.

Demush Avdimetaj tregoi se ai fillimisht ia ka lenë në dorë kuratorit rreth 130 punime, prej të cilave i kishte zgjedhur tridhjetë. Punimet e tij janë të punuara me teknikë akrilik ndërsa dominojnë ato me ngjyra të tushit.

“Antikitetin të cilin e sjelli unë, njeriun e kësaj kohe e trajtoj taman në kohën skulpturale, gjithmonë shkoj duke e gdhend dhe duke e skulpturuar një problem që e kam marrë”, tha Avidemetaj.
Punimet e piktorit janë aq shumë të lidhura me vendin dhe të kaluarën e tij sa që ai edhe dhimbjen dhe dhe tundimet për liri, i ka reflektuar në punimet që solli mbrëmë.

“Lëndina e lotëve”, e shtjellon rastin e masakrës së Mejes, dhimbjen dhe humbjen nga kjo masakër. Në jo dhe pak raste shohim edhe gruan si subjekt i punimeve të tij artistike, ai tha se mundohet që në pikturat e tij, të sjellë fatin e saj.

Njëra nga punimet e tij asocon në legjendën për Rozafën, përmes të cilës ai ngërthen edhe një personifikim tjetër nga Kalaja e Shkodrës, duke treguar kështu fatin e grave që kanë qenë gjithnjë të mbyllura dhe të izoluara brenda ambienteve të shtëpisë.

”Gjithmonë shkoj duke e menduar të kaluarën antike por e vendosi figurën në një pozicion që tregon qëndrimin e saj apo ku është dhimbja dhe ndjenja, pra figurativisht mundohem të nxjerrë ndjenjën e individit”, tha tutje Avdimetaj.

Demush Avdimetaj u lind më 1949 në Strellc të Deçanit. Studimet e larta i ka mbaruar në Kosovë, në Fakultetin e Arteve, drejtimi i Pikturës. Deri më tani, Avdimetaj ka realizuar mbi 20 ekspozita personale, ndërkaq kjo është ekspozita e tretë me radhë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Karriera e tij artistike është përcjellë edhe me çmime e mirënjohje të ndryshme si ajo nga Akademia Evropiane e Arteve në Belgjikë në vitin 2006, nga Salloni i 36-të Ndërkombëtarë, po në Belgjikë, nga Salloni Mbarëkombëtarë i Gostivarit në vitin 2010, etj.

Ekspozita e tij do të qëndroj e hapur deri më 3 maj në Galerinë e Minsitrisë (QAFA)./ KultPlus.com



E njëjta agjenci që menaxhon Ermonela Jahon, ka marë edhe sopranon kosovare Elbenita Kajtazin

E njejta agjenci që menaxhon Ermonela Jahon, ka marë edhe sopranon kosovare Elbenita Kajtazin

Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi tashmë i është bashkuar agjencionit menaxhues, Zemsky Green. Agjencion ky i cili menaxhon emra të njohur të muzikës klasike, duke përfshirë edhe sopranon e njohur botërisht Ermonela Jaho, shkruan KultPlus.

Sopranoja Elbenita Kajtazi ka shfrytëzuar rrjetit sociale për të ndarë këtë lajm të cilin e ka konsideruar të mrekullueshme.

“Miq të dashur, jam e stërlumtur të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Nga ky muaj unë i jam bashkangjitur agjencionit të madh menaxhues Zemsky Green, agjencion ky që përmban emra të mëdhenj botërorë të muzikës operistike e një ndër ta edhe diva jonë Ermonela Jaho e cila është udhërrëfyesja ime dhe të cilës i jam dhe do i jem falënderuese gjithë jetën time, Ermonela gjithmonë citon një fjali, ‘ të bashkuar jemi më të fort’”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.

http://www.zemskygreenartists.com/roster/
Kujtojmë se një muaj më parë sopranoja Elbenita Kajtazi Në Glyndebourne të Anglisë, në një nga shtëpitë operistike më me nam, në konkursin Glyndebourne Opera Cup, ka fituar dy çmime, vendin e tretë si dhe çmimin e publikut./KultPlus.com