Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës “Amadeues” do të paraqitet me një koncert në Durrës, përkatësisht në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli”, shkruan KultPlus.
Kjo orkestër është duke u prezantuar mjaftë suksesshëm brenda dhe jashtë Kosovës, dhe paraqitja e radhës pritet të jetë një emocion për audiencën e Durrësit.
Më poshtë po ju sjellim njoftimin e plotë nga kjo orkestër.
Paraqitjeve jashtë Kosovës po i shtohet edhe koncerti në qytetin e bukur të Durrësit
Të mërkurën më 8 Maj, në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli”, kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës vijnë me koncert dhe program të bukur artistik.
Emocion dhe nder i veçantë të prezentojmë punën e mrekullueshme të muzicientëve të ardhshëm të Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë mes të tjerash se liria e shtypit është e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për demokracinë dhe të vërtetën.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e presidentes Osmani.
Liria e shtypit është e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për demokracinë dhe të vërtetën.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit mbështesim dhe inkurajojmë gazetarët, sikurse edhe riafirmojmë angazhimin tonë për ta mbrojtur të drejtën e tyre për të raportuar pa frikë dhe censurë, si dhe për ta mbrojtur sigurinë e tyre kur ata raportojnë nga vende ku ka mungesë sigurie. Siç u dëshmua edhe pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator 2023 dhe ditët që pasuan, roli dhe raportimi i mediave ka qenë kyç në mënyrë që institucionet e Kosovës të mund ta dëshmojnë para botës të vërtetën rreth atij sulmi.
Në një periudhë të mbingarkesës me informacione dhe kur po kërcënohen paqja e stabiliteti në botë dhe në rajonin tonë, beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente.
Lajmet e rreme minojnë demokracinë e paqen e në raste të caktuara edhe sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë nacionale, ndaj nevoja për t`iu kundërvënë atyre është më e madhe se kurrë dhe në funksion të mbrojtjes së të vërtetës.
Këtë betejë duhet ta bëjmë bashkë, institucionet, gazetarët dhe shoqëria civile, ngase vetëm bashkërisht mund ta mirëmbajmë një ambient ku e vërteta mbizotëron ndaj lajmeve të rreme dhe ku media është e lirë ta përmbushë rolin e saj si mbrojtëse e demokracisë dhe e të drejtës së qytetarëve për të qenë të mirinformuar./ KultPlus.com
“Qumështi i Poezisë” ështe një vepër e njohur e poezisë moderne shqiptare. Në veprën e saj, poetja eksploron figuracionin dhe simbolizmin për të shprehur ndjenjat dhe mendimet . Stili i Dije Demiri Frangu karakterizohet nga liria dhe imazhet e ngjyrosura që përdoren për të krijuar emocione të thella. Ajo përdor figura abstrakte dhe metafora që transmetojnë mesazhe të fshehura. Kompozicioni i brendshëm te “Qumështi i Poezisë” zhvillon tema të trajtuara me delikates ku përfshin organizimin e notave,harmonive,melodive dhe ritmit ndërsa sa i përket kompozicionit të jashtëm kjo përbëhet nga katër cikle të poezive siç janë : “Qumështi i poezisë”, “Sa drita e vetëtimës”, “1999”, “Ditë që flasin për vdekjen e mundshme”.Vepra na shfaqet si një udhëtim emocional që shtrihet që nga hyrja e parë deri në fund. Ajo përdorë elemente te natyrës, ndjenjat e dashurisë dhe mundimin për të shkruar poezi për të arritur në kuptimin e thellë të jetës.“Qumështi i Poezisë” është një vepër e jashtëzakonshme e poezisë aktuale shqipe, Dije Demiri Frangu me një talent të rrallë arrin të ngjyrosë fjalët me magjinë e saj të veçantë dhe të sjellë në jetë një botë të fshehur të emocioneve dhe mendimeve.Figuarcioni i përdorur në vepër krijon imazhe vizuale tërheqëse që zbresin përtej faqeve të librit. Ajo përdor figura të natyrës, objekteve të përditshme dhe simboleve të fshehura për të shprehur thelbin e përjetuar në rrugën e saj poetike. Nëpërmjet këtyre figurave, Dije Demiri Frangu na shpalos një univers të gjallë, ku çdo fjalë ka rëndësinë dhe fuqinë e vet.Stili i poetës është i unik dhe i frymëzuar nga surrealizmi dhe ekspresionizmi. Ajo sjell një freski të re në peisazhin e poezisë shqiptare duke na shtyrë të mendohemi dhe të ndihemi në mënyra të ndryshme para asaj që na servohet në krijimtarinë tonë letrare të bukur. “Qumështi i Poezisë” është i thurur me aq mjeshtëri ku Dije Demiri Frangu i ndërton poemat e saj në një rrugëtim emocional, ku çdo strofë dhe varg ka vendin e vet. Vepra përshkruan një udhëtim të jashtëzakonshëm, një udhëtim që na shpie në kuptimin thelbësor të jetës dhe ekzistencës.Me “Qumështi i Poezisë”, Dije Demiri Frangu na fton të marrim pjesë në një eksplorim të thellë të vetes dhe botës që na rrethon. Vepër e vërtetë e artit, kjo përmbledhje poetike na lë pafjalë dhe na jep mundësinë për të ndjehur, menduar dhe ëndërruar.Temat dhe motivet në veprën “Qumështi i Poezisë” janë të thella dhe të pasura ku shprehin një varg temash të ndjeshme dhe universale. Këtu janë disa nga temat dhe motivet kryesore të veprës:
Dashuria: Dashuria është një temë qendrore në veprën “Qumështi i Poezisë”. Ajo shpalos ndjenjat, vuajtjet, gëzimet dhe ankthin e dashurisë nëpërmjet metaforave dhe imazheve të përdorura nga poetja. Dashuria shfaqet si një fuqi e pashmangshme dhe si një burim frymëzimi për shkrimtaren.
Natyra: Motivi i natyrës është i pranishëm në vepër për të shprehur përjetimet poetës.Përmes elementeve natyrore si: deti, kopshti, pemët, poetja krijon një lidhje të ngushtë midis vetes dhe natyrës, derisa shpreh mrekullinë dhe hijeshinë e saj.
Identiteti dhe eksplorimi personal: përshkruan një udhëtim personal të poetës në kërkim të identitetit dhe vetëkuptimit. Ajo eksploron thellësitë e vetes dhe zhvillon një lidhje të veçantë me lexuesin, duke e nxitur atë të reflektojë mbi jetën dhe eksperiencat personale.
Ëndrrat dhe imagjinata: Poetja përdorë ëndrrat dhe imagjinatën për të shprehur ndjenjat dhe mendimet e saj në mënyrë të ndryshme. Përmes imazheve të ëndrrave dhe vizionet e ndjeshme ajo krijon një realitet të veçantë, ku emocionet dhe mendimet bien në një harmoni të veçantë. Kuptimi i jetës dhe ekzistencës: Një temë tjetër e rëndësishme në veprën “Qumështi iPoezisë” është kuptimi i jetës dhe ekzistencës. Ndjekja e një rrugëtim filozofik nëpërmjet poezive na shpie drejt reflektimit mbi çështjet e egzistencës, kohës, identitetit dhe kuptimit të jetës në mënyrë mjaft thelbësore. Përjetimet dhe emocionet e shprehura në këtë vepër janë: Ankthi dhe vuajtja: Vepra shpalos një ndjenjë të thellë ankthi dhe vuajtjeje, të cilat janë të ndërthurura nëpërmjet fjalëve dhe imazheve poetike. Ankthi dhe vuajtja reflektojnë ndjesitë e dobësisë dhe trishtimit që e kanë frymëzuar krijimtarinë e saj.
Rruga e krijimit dhe shkrimit: Vepra përshkruan një udhëtim të brendshëm të autorit në kërkim të inspirimit dhe krijimit. Ajo shpalos procesin e krijimit të poezisë dhe thelbin e pasionit të shkrimit, duke ndarë me lexuesin vështirësitë dhe gëzimet që shoqërojnë këtë rrugëtim kreativ.
Nostalgjia dhe kujtimet: Motivi i nostalgjisë dhe kujtimeve është i pranishëm në vepër për të sjellë në vëmendje emocionet dhe momentet e kaluara. Dije Demiri Frangu përdorë fuqinë e kujtimeve për të krijuar një lidhje të fortë midis të kaluarës dhe tashmes, duke ndikuar në ndjenjat dhe përjetimet e saj poetike.
Reflektimi mbi shoqërinë dhe realitetin: “Qumështi i Poezisë” është gjithashtu një reflektim mbi shoqërinë dhe realitetin që na rrethon. Ajo shpreh ndjenjën e izolimit, mungesën e lidhjeve dhe dëshirën për të ndryshuar botën dhe ndryshuar veten në një mënyrë më të mirë.
Këto temat dhe motivet që përmenda shtojnë kompleksitetin dhe gjerësinë e vepres “Qumështi i Poezisë” të Dije Demiri Frangu. Përmbledhja poetike na jep një pamje të thellë në botën e poetës ku ndjenjat, reflektimet dhe përvojat universal prekin lexuesin p.sh
Poezia “Nata sërish bëhët nënë e ëndrrave” është një poezi e shkurtër, por e ngarkuar me imazhe dhe emocione. Përmes figuracionit dhe simbolizmit, ajo na sjell në një botë të gjallë poetike dhe na inkurajon të reflektojmë mbi kuptimin e natës dhe fuqinë e ëndrrave.
Në këtë poezi, figura e natës përfaqësohet si një “nënë e ëndrrave”. Kjo shprehje simbolizon fuqinë krijuese dhe frymëzuese të natës, ku ëndrrat e njerëzve lindin dhe shprehen. Natën e perceptojmë si kohë të errët dhe të pazëvendësueshme, por në këtë kontekst, ajo bëhet një burim i fuqishëm për krijimtarinë dhe imagjinatën.Imazhet e mureve që plasen si ditët nga mërzia përshkruajnë një ndjesi të dhimbshme të ndarjes. Kjo mund të interpretohet si ndarja e realitetit dhe botës së brendshme, duke lënë hapësirë për imagjinatën dhe ëndrrat të lindin.
Muret plasnin si ditët nga mërzia
Shtrirë në dysheme pikturat ushtarët të plagosur
Perënditë piknin në formë zjarresh
Pëlcisnin tubat uji t’zi vërshonte dritaret
Merrte me vete librat e çartur
Fytyrën e hebreut -Filip Rut e bartë
Pikturat ushtarë të plagosur në dysheme mund të paraqesin dhimbjen dhe tragjedinë që ndodhin në botën tonë, dhe përhapin dhimbjen e vuajtjes dhe shkatërrimit.
Simbolizmi i perëndive që piknin në forma zjarrësh dhe pëlcisnin tubat me ujin e zi që vërshonte nga dritaret mund të përfaqësojë forcën dhe energjinë e frymëzimit. Kjo simbolizë përshkruan frymëzimin si diçka që vjen nga një burim i përjetshëm dhe që sjell ndriçim dhe freski.
Simboli i librit të çartur dhe fytyrës së hebreut – Filip Rut të bardhë mund të përbëjnë një referencë kulturore dhe historike, që shton një dimension të veçantë në poezi. Kjo mund të simbolizojë një udhëtim të brendshëm në kërkim të identitetit dhe të diturisë, ku librat dhe figura e Filip Rutit shërbejnë si udhërrëfyes dhe frymëzim. Poezia vijon me simbolin e pemës ku poetja tregon pemët që janë kthyer me rënien e lëkurës dhe 1000 copët e zemrës që janë shtrirë në tavolinë paraqesin ndarjen dhe humbjen. Kjo mund të reflektojë ndjenjat e dobësisë, trishtimit dhe vdekjes, por në të njëjtën kohë mund të shprehë edhe shpresën
Poezia “Ëndrrat janë kufoma të bukura” ka një figuracion simbolik të rrallë. Në këtë poezi, autorja përdor oqeanin si një simbol për imagjinatën dhe ëndrrat. Ëndrrat e zeshkëta shfaqen si kufoma të bukura të refugjatëve, ndërsa oqeani luan rolin e një mjedisit ku ëndrrat kalojnë dhe ku refugjatët bisedojnë me botën
Oqeani luan shkumën bën
Më tutje një kufomë e bukur fëmije
Bisedon me botën
Përmendet gjithashtu edhe qumështi i lehonave të oqeanit, i cili simbolizon një llojë ngushëllimi apo ndjenjë të ëmbël, por mund të jetë edhe një mënyrë për ta mashtruar atë femijën që përmendet në poezi. Figurat e përdorura në poezi dhe copëzat e shkëputura të këputura të shpirtit kanë një karakterë të rrallë dhe të ndjeshëm.
Poezia “Pëllëmba e zemrës” shpreh një ndjenjë të fshehur dhe një lidhje të thellë emocionale. Përdorimi i figuracioneve dhe simboleve ndihmon në thellimin e kuptimit artistik të poezisë.
Imazhi i “pëllëmbës së zemrës” përfaqëson një formë të fshehur të identitetit të poetes,diçka që vjen prej saj dhe lëviz fshehtas në brendësi. Ky përshkrim krijon një ndjesi të mistershme dhe ndjenjën se diçka e veçantë dhe tërheqëse po lëviz në brendësi të tij.
Referenca ndaj “mollëkuqja e fatit” dhe “pluhurit që ngrehin udhët” shfaqin një llojë lëvizjeje, një rrjedhjë që përfshin poezinë dhe i jep asaj një energji të veçantë.
Përmendja e “artrit të keq i eshtrave të mia” përshkruan një llojë vuajtjeje ose barrë të brendshme që poeti ndjen, një ngarkesë emocionale dhe dobësi fizike që shprehet nëpërmjet figurave simbolike.Gjithashtu, përdorimi i fjalëve “do të më vrisje” dhe “ta vrasësh brenda meje atë njëri” krijojnë një imazh të konfliktit të brendshëm dhe vuajtjes së poetes.
Poezia “Pëllëmba e zemrës” është e pasur me figuracione simbolike dhe imazhe të ngarkuara emocionalisht. Përmes tyre, poetja arrin të shprehë thellësinë e ndjenjave të fshehura dhe të tërheq lexusin që të lexoj.
“Qumështi i poezisë” është një vepër e mahnitshme që shpalos bukurinë e poezisë dhe fuqinë e saj të transformojë emocionet në fjalë të mrekullueshme.Përmes fjalëve dhe mjeshtërisë të saj artistike gjatë përshkrimit, Frangu na sjell në një botë magjike, ku poezia rrjedh si një burim i çmuar. Vepra na fton të zhytemi në gjërat më të vogla dhe më të mëdha të jetës dhe të krijojmë lidhje të reja dhe të thella me botën tonë dhe me veten tonë.
Perfundimi i kësaj përmbledhje poetike “Qumështi i poezisë” mund të jetë se poezia është një force e pazëvendësueshme që na lejon të shprehim ndjenjat tona më të thella dhe të ndërtojmë ura të papërmbysura midis nesh dhe botës. Nëpërmjet poezisë, ne mund të ngrisim zërin tonë dhe të krijojmë lidhje me të tjerët duke u ndier të kuptuar dhe të lidhur nëpërmjet emocioneve të përbashkëta.Përmbajtja e qumështit në veprën e Frangut gjithashtu simbolizon dhuntinë e rrjedhjes së lehtë dhe të shijshme të poezisë. Nëpërmjet vargjeve të saj, poezia na ushqen, na bën të ndihemi të ngrohtë dhe të mbushur me frymëzim. Ajo shërben si një burim i shpresës dhe i frymëzimit për të sfiduar ndjenjat negative dhe për të zbuluar bukurinë dhe thellësinë e jetës.
Pra, “Qumështi i poezisë” na lë me një kujtesë të thellë për fuqinë dhe rëndësinë e poezisë në botën tonë. Ajo na fton të zbulojmë magjinë dhe transformimin që mund të sjellë në jetën tonë dhe në lidhjen tonë me veten, me të tjerët dhe me botën që na rrethon.
Shënim: Punimi është paraqitur në lëndën “Letërsi aktuale shqipe”, që ligjerohet nga Prof. Dr. Sali Bashota, në studimet e nivelit master, dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë./ KultPlus.com
Më 6 maj është datëlindja e 619 e Gjergj Kastriotit e kjo festë do të shënohet me përurimin e shtatores në Gjakovë, përurim që do të bëhet më 4 maj, shkruan KultPlus.
Për këtë organizim është njoftuar në rrjetet sociale nga Bajram Kabashi, dhe më poshtë e keni të bashkangjitur njoftimin e plotë.
Me 4 maj 2024 në Gjakovë përurohet përmendorja e Gjergj Kastriotit, e fiancuar nga Gjergj Prenkoçaj.
Ndërsa pas dy ditësh, me 6 maj 2024 , në Prishtinë, sidomos para përmendores së Kryeheroit, do të organizohet një festë e madhe gjithëkombëtare për ditëlindjen e 619 të Gjergj Kastriotit, festë që e tejkalon përmasën e festimit të ditëlindjes së Arbërorit më të madh që e njef historia jonë.
Përpos organizatorëve Pal – Islam Idrizit, Basri Bekës e Raif Gashit , që shihen në këtë foto , organizimi do të ketë karakter mbarëkombëtar dhe do të përfshihet në të mbarë atdhetaria Shqiptare.
Pothuaj 25 vite pas çlirimit të Kosovës nga UÇK dhe NATO, më në fund populli Shqiptar po i merr punët e kombit në duartë e veta…!
Kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësime më dinjitoze të Kosovës, shkruan KultPlus.
Pas paraqitjeve të shumta dhe të suksesshme nëpër gara të ndryshme botërore, Kori Siparantum do të paraqitet në Vjenë, në Wiener Konzerthaus.
Për këtë prezantim të radhës ka njoftuar Memli Kelmendi i cili ka shtuar se ky prezantim do të transmetohet edhe në televizionin ARTE.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë të Kelmendit.
Të dashur miq,
Po fillojmë një lajm të jashtëzakonshëm për ne!
Nga data 4 – 8 MAJ 2024, Kori Siparantum do të udhëtojë për në Vjenë, ku do të ngjitet përseri në skenën prestigjioze për koncertin e datës 7 Maj në Wiener Konzerthaus, Großer Saalme me Orkestren Simfonike të Vjenës, Wiener Symphoniker me korin e njohur Wiener Singakademie me rastin e 200 vjetorit të Premierës së Simfonisë së Nëntë të Ludwig van Beethoven (Ludwig van Beethoven Symphonie Nr. 9 d-moll op. 125) Koncerti do të dirigjohet nga dirigjentja botërore Joana Mallwitz dhe do të transmetohet në ARTE.
Për detaje të tjera do të ju informojmë gjatë ditëve në vijim./ KultPlus.com
Mentor Arifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane.
Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, tha Osmani.
Nis sot në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, një ngjarje e artit pamor që sjell piktorë nga e gjithë bota dhe që është kthyer në një traditë. Me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, ky aktivitet artistik do të zgjasë nga data 2-10 Maj 2024, duke shënuar kështu vitin e 11-të të organizimit të këtij festivali të rëndësishëm për botën e akuareleve.
Qëllimi i këtij festivali është jo vetëm të prezantojë talentet më të mira botërore të akuarelit, por edhe të promovojë pasurinë kulturore, historike dhe turistike të Shqipërisë. Gjatë ditëve të festivalit, nëpër vende të bukura të Tiranës dhe përreth saj do të zhvillohen ngjarje interaktive, demonstrime live dhe itinerare artistike, duke sjellë piktorët në kontakt me peizazhet dhe traditat e vendit.
Një pjesë e rëndësishme e festivalit do të jetë ekspozita në Galerinë Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve në Tiranë, e cila do të prezantojë veprat e mjeshtërave të njohur të akuarelit. Ky moment do të mbledhë nën një çati profesorë, studentë, dashamirës të artit dhe përfaqësues të mediave, për të ndjekur shfaqjen e këtyre veprave të jashtëzakonshme.
Nëpërmjet demonstrimeve live dhe ekspozitave, festivali synon të promovojë Tiranën në arenën ndërkombëtarë, si edhe të edukojë e frymëzojë brezat e ardhshëm nëpërmjet artit dhe kulturës.
Ministri i Ministrisë së Kulturës Hajrulla Çeku ka marr pjesë në prezantimin e Petrit Halilaj në New York, përkatësisht në The Met, ku bëhet edhe artisti i parë shqiptar që prezantohet në këtë nivel kaq prestigjioz, shkruan KultPlus.
Më poshtë e sjellim reagimin e plotë të ministrit Çeku.
Artisti ynë Petrit Halilaj arriti që përmes artit të sjell një pjesë historie të vendit tonë në mesin e komunitetit më prestigjioz artistik të New Yorkut, duke na bërë secilin prej nesh krenar për të dhe Kosovën njëkohësisht.
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e hapjes së ekspozitës së tij “ABETARE” në muzeun e New Yorkut, The Metropolitan Museum of Art.
Ekspozita u frymëzua nga vizatimet e shkrimet e nxënësve në bankat e shkollës që ai ndoqi në Runik gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, ndërsa për prezantimin në MET zgjeroi hulumtimin në shkolla të tjera ku kishte konflikte, në Shqipëri e vende nga ish-Jugosllavia. Këto vizatime të shndërruara në skulptura metalike sjellin kujtesën kolektive dhe fuqinë imagjinative të brezave të studentëve, jetët e të cilëve u shënuan nga konflikte traumatike dhe ndarje territoriale gjatë luftërave në Ballkan.
Përtej arritjes individuale të tij, kjo është një arritje e madhe në fushën e diplomacisë publike. Petriti u bë shqiptari i parë nga Kosova që prezanton veprën e tij në The MET, duke hapur rrugën e promovimit e prezantimit të artit e Kosovës para publikut e artdashësve amerikan e më gjerë./ KultPlus.com
Ky kod i ri parashikon një sërë masash për deputetët të cilët do të thyejnë rregulloren.
Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka miratuar këtë të martë Kodin e Sjelljes.
Ky kod i ri parashikon një sërë masash për deputetët të cilët do të thyejnë rregulloren e kuvendit, duke ofenduar, sharë apo nxitur dhunë mes parlamentarëve. Masat ndëshkuese parashikojnë përjashtime nga seancat dhe masë administrative me mbajtjen e 50% të pagës së tyre.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi deklaroi për mediat në Kosovë se do të formohet edhe këshilli etikës, i cili do ta ketë përgjegjësi për të trajtuar rastet dhe për të përcaktuar masat ndëshkuese. Futja e Kodit të Ri vjen pas ofendimeve dhe përplasjeve fizike të ndodhura së fundmi gjatë kësaj legjislature në Kuvendin e Kosovës.
“Ndodhesha në Montevideo në një mëngjes shkrimtarësh. Në të vërtetë nuk e di saktësisht sa vite kanë kaluar qysh atëherë, tridhjetë ndoshta, nuk e mbaj mend.
Kish mjaft njerëz të shquar të pranishëm… Më tërhoqi sakaq vëmendjen një zonjë me një bukuri thuajse alarmuese. U ula menjëherë pranë saj. Biseduam për gjithçka bashkë. Për Argjentinën dhe Republikën Lindore (Uruguajin), për shkrimtarët e poetët e vendeve tona. Sigurisht, mbase për të tingëlluar dashamirës apo për ta lajkatuar, i thura lavde poetit uruguajan Herrera y Reissig. Kurse ajo, nga ana e saj lëvdoi poetin argjentinas Leopoldo Lugones.
Ishte një vazhdë shpërfaqje të virtyteve letrare të pareshtura. Teksa bashkëfolësja ime ngulmonte për dhuntitë letrare të argjentinasve, unë theksoja vlerat e Lindorëve të Uruguajit. Vijuam kështu gjatë dy orëve, që fluturuan në çast.
“E ka krijuar, Që ne bijtë vdekatarë prej mëkati, Me mujt me shkrue e vetëm me shkrue.” “Mahnitja e parë”
Fuqia e fjalës bukur të thënë arrihet përmes artit të poezisë, i cili zë vend të veçantë në zemrat e lexuesve. Ndër shekuj e vite, poetët kanë arritur që me shkrimet e tyre të prekin skajet e vetmisë e të harresës, të kujtojnë ndër vargjet e tyre Olimpin e lashtë, t’i drejtohen poezisë duke kërkuar nga kjo e fundit t’i shpëtojë, t’i nxjerrë nga humnerat e trishtimit, duke shkruar e ngushëlluar vetën me vargjet e tyre. Me përmbledhjen poetike “Mahnitja e parë”, Demë Topalli, arriti të sjell te lexuesit një poezi sa të veçantë, po aq edhe personale. Poezitë e poetit kosovar ruajnë shenjat identifikuese që e karakterizojnë poezinë e cila buron nga një penë e cila u dënua në përjetësinë e të shkruarit fjalët e pathëna. Vepra “Mahnitja e parë” ndahet në tri pjesë: “Zani i tretë”, “Zani i dytë” e “Zani i parë”, duke mos munguar brenda saj edhe studimet e shkruara nga Sabri Hamiti, Sali Bashota e Rifat Ismaili për krijimtarinë e poetit, Demë Topalli. Për Demë Topallin, arti i të shkruarit është një gjë e shenjtë, e këtë gjë e dallojmë në poezinë e titulluar “Shtëpia e bërë prej harrese”, ku poeti shprehimisht thotë: “Zot, Na ruaj nga mallkimi Me harrue me shkrue.”
Duhet me shkrue, me shkrue e me shkrue, thotë poeti i frikësuar nga harresa, e ky i fundit i dorëzohet poezisë, përmes të cilës arrin të ruaj kujtimet që koha vret, vargje këto të cilat i mbajnë kujtimet gjallë, se koha është dora që gjithçka ka vrarë. Figura “një mijë” në poezitë e Demë Topallit arrin të tejkalojë skajet e pafundësisë. Një mijë vjet, një mijë tundime, një mijë sy, shkruan poeti i cili kapërcen kufinjët e kohës, duke ndërlidhur individualen me mallin, me kujtime e tundimin e parë, mendimet që si plumbi të rëndojnë e rënien e parë, fjalët e thëna si urdhër i lashtë e mahnitjen e parë për një lule të paemër. Tundimi në vargjet e poetit është një fjalë, pastaj një fjalë që bëhet tundim, e më pas një mijë tundime që e ndjekin pas, mbuluar me terrinë e pafund të natës, errësirë kjo që do të kaplojë gjithçka. Poeti qan për kohët e kaluara, për pafajësinë e fëmijërisë, kur të gjithë janë të pastër porsi loti, kur ëndërrat janë më të mëdha se vetë bota, e kjo e fundit ndriçon me ngjyra më të ndritshme, duke dëftuar mes vargjesh për dhimbjen e shkaktuar nga një kohë që dogji e shkatërroi çdo gjë. Poeti sfidohet nga Kishtari i cili i thotë se nuk ka mbetur asgjë pa u thënë nën këtë Diell, e nga ky tundim buron dëshira e poetit për të shkruar e për të krijuar, për të përjetësuar gjëra të reja brenda vargjeve të cilat do ishin dëshmitare të krijimit të vargjeve të reja në të ardhmën: “E ke thënë, po harrove Që vetë ti je poezi vaji e gjëme… Ndoshta i gjithë ky tundim vjen Ngase ne kemi me u vdjerrë, me shkue; Por ti harrove se në këtë botë Kemi ardhë me lanë farën e me ikë Që të tjerët të vijnë, të reja me krijue.” Brenda vargjeve të poezive të tij, poeti arrin të dëgjojë heshtjen e të flas me gojë mbyllur, si një mjeshtër që nuk bënë zë, i heshtur mes fjalëve që vdesin, i braktisur nga koha e historia. I mbyllur në një kafaz për të cili i ishte premtuar lumturia, poeti kërkon të gjej rrugën e shpëtimin të sytë që ende dinë me pa, se nuk donte ta zinte terri në një iluzion muresh të vërbëra.
Poeti gjen ngushllimin në fjalët e shkruara, të cilat i karakterizon si një urdhër i lashtë, edhe pse kjo e fundit është si një gjë mizore që e vret dhe e tundon: “Po, krejt çfarë ka mbetur nga kjo rrugë S’është gjë tjetër pos një urdhër hyjnor Me shkrue e me shkue.” Ka çaste që na ngushtojnë mendjen e zemrën, porsi makthe nate, na dëfton poeti, i cili nuk do të braktiset nga fjalët e shkruara, nuk do që këto të fundit të simbolizojnë zbrazëti e të ftohin zemra, nuk do që vargjet e tij të vdesin ende pa jetuar: “Ka çaste, Kur mendimi mbyllet deri në errësim Dhe fjalët vijnë krejt të sfilitura, vdesin, Vdesin ende pa ra në letrën e bardhë.” Heshtja është krijimi i fjalës së shkruar që kumbon, një çasti që vlen sa një mijë të tjerë. Madhështia e vetmisë i dorëzohet penës së poetit i cili është dashnues i heshtjes e i qetësisë shpritërore të cilën e gjen mes vargjeve të poezive: “Me vdekë, Një mijë herë me vdekë E me u ngjallë bashkë me ty Përsëri, në Heshti.” Poeti, mallin e pafundësinë e të bukurës arrin ta fsheh në vargjet e poezive të tij, ndër drithërima hane, kur donte që të shihte botën me sy kange. Poeti shpreh mall për botët e largëta të krijuara nga mbretëria e vetmisë.
“Ti, lule paemër, apo ndoshta, Dritë e parë, e lashtë, ndezuri, Nganjëherë sikur vjen prej botëve Që kurrë s’i kanë parë këta dy sy.” Janë vargje nga poezia e titulluar “Për një lule të paemër”, ku paraqitet një poet i cili mbizotërohet nga ndjenjat, nga e bukura e nga një vetmi e përkryer me lulen e paemër, duke dëftuar për pamundësinë e të krijuarit të një emri që përshkruan të bukurën e mahnitëshme, nga e cila nuk mund të ikë. Poeti e quan vetën si një rastësi kohe, si një rrëfim të mbyllur karshi lules së paemër së cilës i lutet t’i vihet frikës përballë e të vie në këtë botë mëkatarësh, duke e parë këtë të fundit si të paarritshme: “Ti, lule e paemër, dritë e parë, Ndezuri, apo ndoshta, asgjë tjetër, Veçse përftyrim i një ëndrre të lashtë, Që gjakon, po s’mund ta rrëfejë asnjeri.” Poezia “Mahnitja e parë”, që mban edhe titullin e kësaj përmbledhjeje poetike, arrin të tejkalojë “errësinë” e poezive paraprake: “Tundimi i parë” e “Rënia e parë”, duke u qëndruar karshi dy poezive të përmendura, “Mahnitja e parë” arrin të përcjellë përmes vargjeve të bukurën e plotë të botëve të largëta, e cila ruhet nga një zjarr i lashtë e i perëndishëm. Një bote e cila në heshtje ruan të bukurën që kanë parë sytë prej drite, botë që ruajnë mallin e na bëjnë me qa. “Zani i dytë” nis me poezinë ku paraqitet një poet i lënë në errësi, i cili gjen vetën në misteret e kohës brenda një libri të pashkruar, të lidhur nyjë, një poet që bredh mes hijenash, duke u lutur të kthehet në Prishtinë. Poezitë e kësaj nënndarje karakterizohen me një lloj udhëtimi të shkurtër mes kohës e hapësirës, për të kaluar nga libri i pashkruar për te haberi i madh, lajmi i gëzueshëm që e presin të gjithë. Ndërtuar mbi misteret e miteve të shkruara ndër shekuj, krijimtaria e Demë Topallit na shpie në një udhëtim për të cilin nuk dimë në zgjatë një mijë vjet a është thjeshtë një ëndërr, një udhëtimi që fshihet në librin e pashkruar, në të fsheshtat e pathëna, në dhembjen e parë tek e cila fshihet burimi i gëzimit të madh, Haberi i mirë.
“Dola nga nata plot vrer Në fushëgjaku Shëmti e re hyri në një poetikë. Atje lart, një mijë vjet udhëtim Mora një grusht zjarr Ta sjellë këtu një Haber të mirë.” Te “Zani i parë”, apo nënndarja që karakterizon pjesën e fundit të kësaj përmbledhjeje poetike, e gjejmë një poet të fshehur midis botësh me stoli të rreme, një poet që tretet në natën e pafund e në errësirën e thellë. Ndër vargje dallojmë një poet sa të dëshpëruar, po aq edhe të zemëruar me të vërtetat me të cilat realiteti të thumbon: “Kjo natë që më treti në një thellësi Dhe pashë si fjala vdes Ende pa ra në fletën e bardhë Është e vërteta e këtij çasti.” Poeti kërkon t’i rikthehet të kaluarës, të rikthehet në fëmijëri, të kthehet në Lluga, duke dëftuar se edhe ndonse aty flinte pikëllimi i botës, prap në atë vend gjente një lule që çel në degën e tharë. Kjo përmbledhje poetike, shkruar nga Demë Topalli, ngërthen në vete përvojat personale të poetit, ky i fundit arriti të krijoj vargje që sillen në një labirint enigmatik poetik. Rikujtojmë se Demë Topalli, lindur më 1948, në Llugë të Istogut, vazhdon të merret me botimin e revistave letrare, të njohura ndër admirues të letërsisë, “Jeta e Re” dhe “Pioneri”. Krijimtaria e tij karakterizohet me përmbledhjet poetike: “Vera e ikur” (1972); “Druri i fatit” (1978); “Haberi i mirë” (1991) dhe “Sytë që dinë me pa” (2016).
Vepra poetike “Mahnitja e parë”, përcaktuar si antologji personale e poetit, është botuar tash së fundi, me një përzgjedhje të autorit nga krijimtaria e tij.
Shënim: Punimi është paraqitur në lëndën “Letërsi aktuale shqipe”, që ligjerohet nga Prof. Dr. Sali Bashota, në studimet e nivelit master, dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë.
Jetona Koçibelli, autorja, moderatorja dhe gazetarja e Top Channel, në ditën e gazetarëve do të prezantojë një ekspozitë të quajtur “BACKSTAGE SHOW”, me temë ‘Liria e medias është themeli i demokracisë’.
Ekspozita, përmes artit do të trajtojë konceptin e lirisë në media në një shoqëri demokratike, ndikimi i epokës digjitale apo se si funksionon sistemi ynë, të gjitha këto duke i krahasuar me periudhën komuniste dhe ndryshimin që gazetaria ka pësuar.
“BACKSTAGES HOW”, e kuruar në Qendrën për Hapje dhe Dialog, do të jetë i hapur për publikun nga data 4 deri në 9 maj, në oraret 9:30-14:00 edhe 17:30-20:30, tek Biblioteka e Kryeministrisë.
Në përshkrimin e saj në një postim në Instagram, Koçibelli e quan lirinë e medias një postulat universal, që ka vlerë në botën demokratike, sepse sipas saj, sa më shumë demokraci të ketë një shoqëri, aq më shumë liri do ketë dhe media.
“Pra, edhe media, është produkt i shoqërisë! Si të jetë shoqëria, atë fytyrë ka dhe media! Nisur nga episodet e shumta dhe jo vetëm, dilema është kjo: a është në të vërtetë demokratike shoqëria jonë, sistemi ynë? Në kronologjinë historike lind pyetja: A ishte demokratik apo çfarë sistemi kishte Shqipëria pas shembjes së regjimit komunist, kur filloi persekutimi e lincimi i gazetarëve të opozitar?”, shkruan kuratorja.
Kjo ekspozitë çel për publikun dilemën nëse: Liria është një nocion gjeneralist! “Sot kemi liri të shfrenuar falë epokës digjitale, ku kemi zëvendësuar paradoksalisht parrullën komuniste “Gjithë populli ushtar” me parrullën demokratike ‘Gjithë populli gazetar’”, thotë Koçibelli
I shumëprituri, instalacioni i komisionuar nga Muzeu Metropolitan i Artit për vitin 2024, i artistit kosovar Petrit Halilaj tashmë është i hapur për publikun, deri më 27 tetor 2024. Për instalacionin e tij të parë të rëndësishëm, në ambient të hapur, Halilaj ka transformuar terracën e Iris dhe B. Gerald Cantor të MET me një instalacion të shtrirë që eksploron ndërthurjen e realitetit dhe imagjinatës përmes botës së pasur të vizatimeve të fëmijëve. Skulpturat metalike janë frymëzuar nga shkarravinat dhe vizatimet e gjetura në bankat e shkollës, ku ai vijonte mësimet në Runik, Kosovë, si dhe në shkolla të tjera të rajonit, të cilat tani po pësojnë ndryshime të mëdha kulturore dhe socio-politike.
Instalacioni i komisionuar nga MET Abetare është i njëmbëdhjeti në serinë e krijimeve të komisionuara për ambiente të hapura.
“Me entuziazëm të lartë, Muzeu MET komisionoi dhe zbuloi instalacionin skulptural të Petrit Halilajt në terracën e Iris dhe B. Gerald Cantor, për të krijuar një bashkëbisedim të ndjerë në mes artistit, Muzeut, qiellit të Manhattan, dhe jo vetëm,” tha Max Hollein, Drejtori dhe CEO i Marina Kellen French të MET. “Puna inspiruese dhe shumëdimensionale e Petrit Halilajt, ka rrënjët në historinë dhe vendlindjen e artistit, megjithatë është vizionare dhe ndërkombëtare. Ajo shtjellon fuqishëm kompleksitetin dhe rolin e imagjinatës së fëmijërisë në tregimin e ngjarjeve historike.”
“Shkarravinat e zakonshme të nxënësve në bankat e tyre, në çaste monotonie apo shpërqendrimi, pëmbajnë fantazitë dhe ëndrrat e kokës së tyre,” tha Halilaj. “Fillova ta hulumtoj këtë si praktikë më 2015, dhe ishte e rëndësishme atëherë për mua që ëndrrat e shkollës sime në Kosovë t’i barti në Evropë, nga e cila pjesë e botës, vendi im ishte ende i izoluar. Tani në vitin 2024, shkarravina të panumërta nga bankat shkollore nga gjithë Ballkani po zbulohen në një kontekst dhe kontinent të ri. Puna ime këtu në Muzeun MET, i dedikohet të gjithë fëmijëve, në jetën e të cilëve luftërat në tërë botën lanë vragë të thella. Shpresoj që ëndrrat e tyre do t’na fluturojnë në një të ardhme më të bukur.”
Halilaj është i njohur për instalacione mbresëlenëse që mbartin vullnetin për të ndryshuar rrjedhën e historive personale dhe kolektive, duke krijuar botë artistike komplekse që kërkojnë hapësirë për liri, intimitet dhe identitet.
Komisionuar nga MET, vizatimet e fshehura në bankat e fëmijëve janë shndërruar në skulptura metalike tre-dimensionale, secila duke ruajtur origjinalitetin e tyre. Bashkë, ato sjellin në pah, kujtesën kolektive dhe fuqinë e imagjinatës së nxënësve, jeta e të cilëve u shënua me konflikte traumatizuese dhe ndarje territoriale. Kosova përjetoi një seri luftrash në rajonin e Ballkanit në vitet 1990, gjatë të cilave shumë fëmijëve iu mohua qasja në arsim për motive ideologjike. Abetare merr emrin nga libri që artisti dhe shokët e tij përdornin për të mësuar alfabetin në shkollë, ku çdo shkronjë lidhej me një mësim të ilustruar dhe me tekst.
Puna e Halilajt në MET ndanë ADN-në me korpusin e mëparshëm të punës së tij të vitit 2025 në Kolnischer Kunstverein që fokusohej në hulumtimin e Halilajt vetëm në Kosovë. Në MET, duke e hapur projektin kundrejt eksperiencave përtej kufijve gjeorgrafik, nacional dhe etnik në rajonin e Ballkanit, ai i komplikon kategoritë e kundërta dhe dualitetet që i pozicionojnë vendet kundër njëra-tjetrës, ose ideologjitë kundër njëra-tjetrës, Lindjen kundër Perëndimit që edhe ashtu kurrë nuk mund të përfaqësojnë plotësisht përvojat e një individi. Abetarja në MET, përmes simboleve dhe gjuhës, krijon një rrjetë lidhëse në mes kombeve dhe përvojave, njejtë si Merimanga, skulptura më e madhe në instalacion, që rrjetëzon këto përvoja me qytetin e Nju Jorkut, me Muzeun dhe me botën.
Në Abetare, referencat kulturore specifike për ideologjitë e ndryshme politike, fetare dhe heronjtë kombëtarë koekzistojnë me simbole më universale dhe afirmative ndaj kulturës pop, historisë së artit dhe sportit.
Të përhapura rreth Terracës së Iris dhe B. Gerald Cantor në MET, “vizatimet në hapësirë” bashkohen me arkitekturën dhe peisazhin përreth, duke krijuar një skenografi multivokale me një narrativë të hapur. Një shënim i i impulsit të përbashkët për rrëfim personal dhe për të lënë gjurmë, Abetare është një mundësi për zbulim dhe një ftesë për të zgjeruar kapacitetin tonë imagjinar drejt një të ardhmeje transformuese.
Rreth Artistit Petrit Halilaj është artist kosovar i lindur në vitin 1986, që përjetoi luftën në rajonin e Ballkanit gjatë viteve 1990. Pas një periudhe formuese në Itali, ku studioi artin në Akademine di Brera në Milan, ai u shpërngul në Berlin në vitin 2008, ku ende jeton dhe punon. Projektet e tij përfshijnë një portfolio të lloj-llojshme, skulpturë, vizatim, poezi dhe performancë. Shpesh duke inkorporuar rrëfime historish nga vendlindja e tij dhe duke i manifestuar ato si instalacione të mëdha dhe ambicioze, puna e tij shndërron marrëdhëniet personale, kujtimet dhe përvojat në skulptura. Puna e Halilajt ka fituar njohje ndërkombëtare me ekspozita të rëndësishme të mbajtura në Ocean Space të TBA21-Academy, Venedik (2023); Tate St Ives (2021); Museo Reina Sofia, Madrid (2020); Paul Klee Zentrum, Bernë (2018); Fondazione Merz, Turin (2018), Neë Museum, Neë York (2017); Hangar Bicocca, Milan (2015); Kölnischer Kunstverein, Cologne (2015); Bundeskunsthalle, Bonn (2015). Në vitin 2013, ai përfaqësoi vendin e tij në paviljonin e parë të Kosovës në Bienalen e Venedikut. Në vitin 2022, ai mori pjesë në Manifesta 14 që u mbajt në Prishtinë, Kosovë. Në nëntor 2023, një retrospektivë e punës së tij u hap në Museo Tamayo, Mexico City. Instalacioni i komisionuar në MET i Petrit Halilajt, Abetare është konceptuar nga artisti, në konsultim me Iria Candela, kuratoren e Estrellita B. Brodsky të Met-it për Artin Latin Amerikan në Departamentin e Artit Modern dhe Bashkëkohor. Ekspozita shoqërohet nga një publikim që përfshin një intervistë mes Halilajt dhe Candelas, dhe një shkrim nga David Breslin, Kuratori i Leonard A. Lauder në Departamentin e Artit Modern dhe Bashkëkohor në Met. Publikimi do të jetë në shitje në Dyqanin e Met-it. Katalogu është mundësuar nga Fondacioni i Mary dhe Louis S. Myers. Programet të tjera edukative do të postohen në faqen e internetit të Met-it sapo të jenë gati.
Seria e punëve të komisionuara në Terracën Iris dhe B. Gerald Cantor në MET, ka përfshirë punë nga Imran Qureshi (2013), Dan Graham (2014), Pierre Huyghe (2015), Cornelia Parker (2016), Adrián Villar Rojas (2017), Huma Bhabha (2018), Alicja Këade (2019), Héctor Zamora (2020), Alex Da Corte (2021), dhe Lauren Halsey (2023). ‘Abetare’ e Petrit Halilajt do të prezantohet në uebfaqen e MET, si dhe në Facebook, Instagram dhe Twitter përmes etiketave #CantorRoof dhe #MetPetritHalilaj.
Ekspozita e artistit Petrit Halilaj në MET mbështetet nga Bloomberg Philanthropies. Mbështetje shtesë i është dhënë edhe nga Fondacioni Diane W. dhe James E. Burke, Cynthia Hazen Polsky dhe Leon B. Polsky, dhe Fondacioni Edward John & Patricia Rosenwald./ KultPlus.com
Pianistja kosovare Ardita Statovci do të prezantohet me koncert recital në Washingtom DC, shkruan KultPlus.
Për këtë paraqitje ka njofruar vet Statovci e cila ka njoftuar se koncerti do të mbahet më 3 maj prej orës 19:30 në Washington Conservatory of Music.
Pianistja Statovci është prezantuar me shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, e cila është vlerësuar lart për performancën e saj pianistike./ KultPlus.com
Me rastin e Akademisë solemne organizuar në shenjë të 20 vjetorit të themelimit të Albanian University.
Prof. Dr. Hivzi Muharremi
Në sallën solemne të Internacional Hotel Tirana u organizuan: hapja solemne e Manifestimit qëndror në programin e paradites dhe Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 20 vjetorit të themelimit të këtij Institucioni Universitar me temën boshte: “Innovattion and Sustainobility: Challenges for a better future”.
Fjalën e hapjes në solemnite e kishte Rektori i Universitetit Prof. Dr. Pavllo Kongo ku ekspozeu i Rektorit u prezantu ne pika të shkurtëra rreth Historikut të Albanian University. Ai në mes të tjerash për ketë Universitet u shpreh: “ Albanian University është Institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë, i cili është licensuar në prill të vitit 2004, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqiperisë. Ky Institucion sivjet shënon 20 vjetorin e funksionimit të saj shumë të suksesshëm në të gjitha departamentet e fakultetve”. Pas përfundimit të Akademisë solemne në orët e pas ditës filloi Konferenca Shkencore me tema nga te gjitha Deprtamentet e Fakulteteve të Albanian University dhe përfundoi ditën e dyte të datës 27 prill 2024.
Në ketë manifestim pjesmarrës isha edhe unë nga Departamenti i dizajnit grafik të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara me temën: LEONARDO DA VINÇI (1452 – 1519) JETA DHE KRIJIMTARIA ARTISTIKE Në studimin t’im për jetën dhe krijimtarinë artistike të Leonardos, kryesisht ekspozeu i kumtesës sime është përqendruar në jetëshkrimin dhe krijimtarinë e tij artistike dhe shkencore. Nga punimi i studimit do t’i shkoqisë momementët më interesante të krijimtarisë artistike te kolosit artistit dhe shkenctarit më të njohur botëror veprimtaria e të cilit ka qenë shumë e begatë dhe i nduardnuarshëm. Krijimtaria artistike i të cilit fillon kah vitet e shtatëdhjeta të kuatroqentos.
Me prejardhje ka qenë toskan i lindur në fshatin Vinçi. Duke parë babai që Leonardo interesim të madh është duke i kushtuar pikturës ai vendos që disa vizatime t’ia dërgon piktorit dhe skulptorit të famshëm Andrea Verokios. Piktori i shquar ka qenë i mahnitur me punimet e Leonardos, sa që pa kurfarë dileme menjëherë e pranon në ateleun e vet si nxënës. Ishte viti 1470. Për talentin dhe universialitetin e tij më së miri dëshmojnë fjalët e nxënësit të tij Françesko Melcit dërguar në telegramin ngushllues familjës së Leonardo Da Vinçit ku në mes të tjerash thotë: “Cdo kujt sikurse edhe mua i dhimbëset humbja e një njeriut, të cilin natyra nuk do jet në gjendje edhe njëherë ta krijoj”, vdekja e Leonardo Da Vinçit është humbja më e madhe që ka pësuar arti italian e botëror”.
Këto fjalë nuk janë shkruar si fjalë mortore për një njeri të madh, por, ato përmbajnë një vlerësim shumë të saktë për personalitetin e piktorit. Me të vërtetë me mijëra vjet gjatë historisë së njerëzimit duhet kërkuar një përsonalitet të tillë sic ka qenë Leonardo Da Vinci. Vitet e kaluara në Firencë kanë përfunduar formimin themelor, shpirtëror e artistik të Leonardos. Pikërisht ky qytet i kulturës dhe traditës, i bujarisë dhe i lartësisë, do t’i lënë ndikim të përhershëm tek ai. Të gjitha lëvizjet e mëvonshme që do t’i ndërmer piktori drejtë veriut të Italisë dhe në jug të Francës, nuk kanë mundur t’ia zvetnojnë vetitë dhe frymën-shpirtin fiorentinase. Duhet theksuar se Firenca nuk është veçuar vetëm me artist të fushave të ndryshme pamore. Aty kanë vepruar edhe emra të njohur e të rëndësishëm nga fusha e filozofisë, shkencave ekzakte, poet dhe udhëheqës ushtarak. Leonardo është interesuar për idet e reja të pasaardhësve të Platonit, Këndveshtrimi i tij është kthyer në drejtim të shkencës. Andaj, edhe tërë periudha e parë e krijimtarisë artistike e Leonardos dëshmon pjekuri drejtë synimit që bota dhe arti duhen të shqyrtohen shkenctarisht. “I mjerrë është ai mjeshtër, shkruan Leonardo, vepra e të cilit shkon para shqyrtimit të tij; ai shqyrtim i cili sado pak shkon para veprës do të përparojë drejtë artit të përkryer”. Ky moment mendor i qartë për të cilin ishte bazë themelore e zhvillimit do të dominojë në të gjitha kompozicionët e Leonardos. Vepra më e njohur nga kjo periudhë është “Falja e Dijetarëve”, e cila është punuar në bazë të porosisë për njërin manastir afër Firencës. Leonardo nuk ka arritë ta përfundon këtë kompozim, ndonëse në atë kohë e ka lëshuar Firencën dhe ka vajtur në Milano. Kjo vepër njëherit paraqet edhe kthesën më të madhe në artin e rilindjës, e cila bashkë me veprën e Mazaços, “Zonja” nga Piza, apo “Tatimbledhësit” ndërpren tërë atë ç’ka ka ndodhur deri në këtë moment, dhe definitivisht e përcakton kahjen e drejtimit fiorentinas, krahas saj tërë pikturës italiane. Prej Firencës Leonardo ka arritë në Milano, ndërsa në vitin 1482 ka kaluar në shërbim të Lodovigo Moros, Dukës së hareshëm e galant të Milanos.
Ekziston letra të cilën Leonardo i’a dërgon Lodovigut, dhe ku shkruan tërë ajo që mund të realizohet nga dora e piktorit për te. “.. Unë di, shkruan ai, të ndërtoi ura të cilat lehtësisht mund të bartën… E di mënyrën se si mund të rrënohet çdo kështjellë, vetëm nëse nuk është ndërtuar në shkëmbinjë… mund të ndërtojë qerre të mbyllta e të sigurta për artileri… Unë di se si duhet pas rrethimit të qytetit të armikut ta lëshoj ujin nga istikamet (hendeqet)… ti punoj mburojat për sigurime të sulmeve, shkallët… Gjithashtu di që t’i realizoj top armë ushtarake, të cilët mund t’i punoj makinat e mbyllura, të sigurta me të cilat mund të deportohet me lehtësi në frontin e armikut. Në kohë të qeta mendojë se mund të jem i barabart me çdo mjeshtër në ndërtim të objekteve private e shoqërore… mund të realizojë vepra skulpturale në mermer, bronx dhe argjil, e gjithashtu si piktor, unë jam në gjendje të realizojë tërë atë ç’ka mund të realizojnë piktorët e tjerë… Gjithashtu po ju informoj se jam në gjendje ta ngrisë përmendoren kalorsiale për babain e juaj. Gjithashtu duhet cekur se Leonardo ka hulumtuar anatomin e trupit të njeriut, duke u shërbyer me autopsi, ka studjuar ligjet e valëve lëvizse, ka vëzhguar e analizuar flutrimin e zogjëve dhe të insekteve duke kërkuar principe konstruktive për krijimin e makinave fluturuese, harmonin e tingujve, zhvillimin e bimëve etj. Leonardo ka ditur edhe më shumë në fushën e fizikës, për makinat fluturake, në principe “më e rëndë se ajri; ai është kimist, mekanik, anatom, botanik, gjeolog…. Në bazë të kësaj letre të firmosur nga Leonardo shihet se fjala është për një përsonalitet universal, për një kolos dhe gjeni që pas vete më vonë do të lënë vepra kapitale jo vetëm për Italinë por padyshim, që emri i tij do të bëhet sinonim i të gjitha shkencave me të cilat do të mirret. Për Darkën e fundit – kryevepra nga kisha Santa Maria della Grazie, salla e ngrënies. Vepër e porositur nga duka i Milanos Lodovico Moro. Darka e fundit ka qenë motiv i shpesht që është përdor nga shumë krijues të pikturës italiane, ku zakonisht është evokuar si ilustrim i ngjarjës religjioze kur Krishti duke ndar apostujve bukë e verë thotë: “Ky është gjaku im dhe trupi im”. Për këtë arsye e ka pikturuar çastin kur Krishti shpall para apostujve tradhtinë e afërt të tyre duke u shprehur: “Sinqerisht po i’u them, njeri prej juve do të më tradhton”. Pra, idea kryesore për realizimin e pikturës është marr nga tregimi i Ungjilit. Vepra më e njohur në tërë opusin krijues të Leonardo da Vinçit është Mona Liza. Për portretin dhe buzëqeshjen e Mona Lizës është shkruar më se një herë. Vërshimi literar veç ka filluar me Vasarin: “Kush dëshiron të dijë se ç’nivel është arti kuadër të përmbaj natyrën, le ta kundron këtë portret. Gjithashtu duhet cekur se madhështin më të madhe portreti e arrinë me buzëqeshjen karakteristike, me duartë e kryqëzuara dhe peizazhin fiorentinë në prapavi. (40). Veprat nga periudha e mëvonshme e Leonardos janë: “Joan Pagëzuesi”, dhe “Bahusi” nga Luvri. Nga Leonardoja kanë mbetur mjaftë vizatime. Pjesa dërmuese e tyre kanë qenë në shërbim të ilustrimit të dorëshkrimeve të tija. Ndër më të njohurit janë: Portreti i Izabellës nga Esti, “Autoportreti”, “Fillesa në miter”, studimi i kokës së Krishtit për Darkën e fundit etj. Në vitet e mëvonshme të jetës Leonardo shumë më tepër i përkushtohet interesimeve të tija shkencore. Arti dhe shkenca për herë të parë janë sintetizuar në zbulimet shkencore të përspektivës së Bruneleskit; ndërsa në këtë drejtim vepra e Leonardos është kulminante. Ai mendon se artisti duhet të njoh jo vetëm rregullat e përspektivës por, edhe ligjet tjera të natyrës. Gjerësia e jashtzakonshme e hulumtimeve të tija është dëshmuar me qindra vizatime dhe shenime, për cka ka qenë i bindur se më vonë do t’i përmbledhë në një serë shqyrtimesh enciklopedike. Pra, lirisht mund të themi se Leonardo Da Vinci ka qenë shkenctar po aq sa ishte edhe piktor. Është vecuar në fusha të ndryshme të veprimtarisë hulumtuese dhe ka ardhur deri të rezultatet e reja. Ka hulumtuar anatominë e trupit të njeriut, duke u shërbyer me autopsi, ka studjuar ligjet e valëve lëvizse, ka vëzhguar e analizuar fluturimin e zogjve dhe të insekteve duke kërkuar principe konstruktive për krijimin e makinave fluturuese, ka studjuar efektet e dritës mbi objekte, format e shkëmbinjëve dhe reve, harmonin e tingullit, zhvillimin e bimëve etj. Në vitin 1506 Leonardo e braktisë Firencën.
Përveç një numri të madh të punimeve-vizatimeve, e ka bartur edhe portretin e vetë shumë të preferuar Mona Lizën dhe nga ky portret më nuk është ndarë asnjëherë. Pra përkundër tërë asaj që krijoj dhe u dëshmua si krijuesi më i njohur italian, fillojë një tatpjetë dhe dëshprim i vërtetë në shpirtin mjaftë suptil të krijuesit. Mirëpo, në ndërkoh nuk pushojnë ofertat dhe ftesat e mbretit francez Francoa I i cili e fton Leonardon që të vie në Shërbim të tij dhe ia lë në disponim kështjellën Klu në afërsi të Ambuazit. Aty, në nënqiellin e qetë të Loarit Leonardo do t’i kalon ditët e fundit të jetës, i koncentruar në shkrimet e veta dhe thellësisht i vetmuar me 2 maj të vitit 1519 i pushon të rrahurit e zemrës gjeniut më të madh të artit në përgjithësi. Edhepse fizikisht Leonardo Da Vinci largohet nga skena e artit dhe krijimtaria e tij e begatshme, ai – emëri i tij mbetet i shënuar në historinë e shpikjeve më të mëdha njerëzore të asaj kohe, ndërkaq, këto vepra të mëdha për brezat e reja mbesin si burim i pashtershëm i fitimit të njohurive mbi botën dhe cdo gjë tjetër që ndjen nevojë njeriu i sotëm.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipërisë nuk i duhet thjeshtë rritja e numrit të turistëve të huaj, por duhet që të kthehet në një destinacion për të gjitha kategoritë e turistëve. Rama të hënën Konferenca Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” tha se Shqipërisë nuk i duhet një turizëm masiv. Ai nënvizoi se 100 mijë turistë që konsumojnë shumë janë më mirë se 1 milion turistë që konsumojnë pak.
“Ne nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv. Ne nuk na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, ne na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe që arrin të formulojë një ofertë, ku nuk janë numrat në pamje të parë që kanë rëndësi, por është cilësia e numrave. Çfarë do të thotë cilësia e numrave, do të thotë që në varësi të konsumit të një turisti përcaktohet edhe sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen këtë interes, që të kesh 1 milion turistë që konusmojnë pak çdo ditë, apo sa interes ke që të kesh 100 mijë turistë më shumë që konsumojnë shumë çdo ditë. Ata 100 mijë që konsumojnë shumë mund të sjellin të ardhura më shumë se ata 1 milion që konsumojnë pak. Ama nuk e vendosin vendin nën presion e jashtëzakonshëm që lidhet me pastrimin, me trajtimin e mbetjeve. Pasi tjetër është të pastrosh dhe të trajtosh mbetje për 100 mijë dhe tjetër është të trajtosh dhe të pastrosh mbetje për 1 milion turistë”, tha Rama./EuroNews Albania
”Titan” është titulli i këngës së Besa Kokëdhimës, që do të përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision 2024”, që këtë vit do të mbahet në Suedi.
Kënga “Titan” është kompozuar nga vetë Besa në bashkëpunim me Kledi Bahitin dhe teksti nga Gia Koka. Videoklipi dhe kënga në total është nën drejtimin e një ekipi turk. Besa është e përgatitur për të rrezikuar. Që në fillim ajo e bëri të qartë se synonte të rinovonte këngën e saj. Rindërtimi është tërësisht në anglisht, me qëllim përcjelljen e mesazhit në mënyrë më efektive. Besa është shprehur në rrjetet sociale se kënga ka evoluar ndjeshëm nga versioni fillestar dhe dëshiron që të gjithë ta kuptojnë tekstin e saj prekës. Ajo sapo ka realizuar provën e parë në Malmo/ KultPlus.com
GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të veçantë të quajtur “Albanien und Kosovo: Fokus”, që është dedikuar për kinemanë nga Kosova dhe Shqipëria. Ky seksion është krijuar për të shfaqur një përzgjedhje të filmave të shkëlqyer nga këto dy vende, duke ofruar një platformë për të eksploruar kinemanë e tyre dhe për të prezantuar tregime dhe perspektiva unike.
Në këtë seksion, janë shfaqur një përzgjedhje e filmave nga Kosova dhe Shqipëria, duke përfshirë titujt si: “Era dhe lisi” nga Faruk Begolli, “I dashur armik”, “Daullet e Rezistencës”, “The Guardian”, “Another Day”, “Daybreak”, “117” nga Besim Sahatçiu, “Në kërkim të Veneres” nga Norika Sefa dhe “I Love You More” nga Erblin Nushi. Këta filma përfaqësojnë një gamë të gjerë zhanresh, përfshirë drama, komedi dhe dokumentarë.
Një mbështetje e veçantë për këtë fokus ka ardhur nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar kinemanë nga Shqipëria dhe Kosova, duke u bërë një ambasadore e fuqishme për filmin dhe kulturën e këtyre dy vendeve. Kjo mbështetje ka sjellë vëmendje të shtuar ndaj seksionit dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për kinemanë nga Kosova dhe Shipëria./ KultPlus.com
Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të rëndësishme ndërkombëtare.
Përveç premierës “Tango Nights” e cila do të shfaqet si premierë në New York të SHBAve në datën 31 maj, BKK në po të njejtin qytet, me dt 6 qershor, do të shfaq edhe baletin “Shtegtimi”, shfaqje kjo e cila është dhënë si premierë në Kalabri të Italisë, vitin e kaluar. / KultPlus.com
Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.
Ky udhëzim derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë.Sipas MSH-së, aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.
“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka përfunduar garën në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Ai pësoi humbje nga xhudisti bullgar, Mark Hristov, me Waza-ari, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ndryshe, edhe xhudisti Dardan Cena është eliminuar, pasi pësoi humbje në luftën e parë nga Manuel Parlati, në kategorinë deri në 73 kilogramë. / KultPlus.com
Ibrahim Berisha, “E drejta e thënies”, Kosova Pen Center, Prishtinë, 2023
I.
Në kohërat e vjetra, e drejta e thënies është shpallur si një nga vlerat më të larta qytetare dhe një prej themeloreve të demokracisë moderne. Është një fushë e lirisë individuale, e cila reflekton shkëlqimin dhe forcën e një shoqërie. Përtej thjeshtësisë së saj, e drejta e thënies është një testament për vlerën e çdo zëri unik dhe të ndryshëm, i cili kontribuon në mozaikun e një shoqërie të ndryshme dhe të pasur kulturore. Nëpërmjet artit, e drejta e thënies shpesh paraqitet si një simbol i lirisë dhe shpirtit kreativ të individit. Artistët e përdorin atë si një mjet për të shprehur mendime, ndjenja dhe përceptime, duke e bërë atë një ngjyrë të rëndësishme në paletën e tyre krijuese. Përmes muzikës, pikturës dhe letërsisë, ata ngrejnë zërin për të mbrojtur dhe për të promovuar lirinë e shprehjes në çdo kohë dhe vend. Megjithëse e drejta e thënies është një vlerë themelore, ajo vazhdon të ballafaqohet me sfida dhe kufizime në shoqëri të ndryshme. Censura, kufizimet ligjore dhe ndëshkimi për opinionet e lira janë disa prej sfidave me të cilat individët mund të përballen. Megjithatë, kjo nuk e shuajti zërin e lirisë së shprehjes, por e forcoi atë, duke ua bërë me shenjë qytetarëve ta mbrojnë dhe ta promovojnë këtë të drejtë themelore. Në aspektin letrar, e drejta e thënies është një temë që shpesh trajtohet në letërsi për të theksuar rëndësinë e lirisë së shprehjes për krijuesit e letërsisë. Shkrimtarët shpesh përdorin letërsinë për të reflektuar dhe për të sfiduar normat shoqërore dhe politike, duke i dhënë zë mendimeve të tyre në mënyra të ndryshme. Për shkrimtarët, e drejta e thënies është thelbësore për të shprehur përceptimet e tyre mbi botën dhe për të shprehur kritikën sociale në mënyra të ndryshme, duke ndikuar në ndërgjegjësimin e lexuesve dhe në diskursin shoqëror. Në poezinë dhe prozën letrare, e drejta e thënies shpesh trajtohet si një temë qendrore, duke theksuar lirinë e autorit për të shprehur veten dhe për të shfaqur realitetin nga perspektiva e tyre individuale. Kështu, letërsia bëhet një mjet i fuqishëm për të shpalosur kritikën sociale, për të reflektuar mbi çështje komplekse shoqërore dhe për të frymëzuar ndryshime në shoqëri përmes fjalës së shkruar. Në fund të fundit, e drejta e thënies është thelbësore për zhvillimin e letërsisë si një mjet i fuqishëm për të shprehur dhe për të ndikuar në shoqëri. Ibrahim Berisha, në librin e titulluar “E drejta e thënies” mundohet të pasqyrojë sipas mënyrës së tij këtë të drejtë themelore. Libri zbulon një realitet të përjetshëm në shoqërinë tonë, ku liria e shprehjes është një sfidë që ka ndikuar thellësisht në zhvillimin kulturor dhe shoqëror. Historikisht, shqiptarëve në Kosovë u është mohuar liria për të thënë dhe për të shkruar lirshëm, duke e kufizuar ndjeshëm aftësinë e tyre për të shprehur mendimet dhe për të publikuar të vërtetat. Kjo mungesë e lirisë së shprehjes ka lënë gjurmë të thella në shoqërinë tonë, duke krijuar një atmosferë të frikshme dhe të pabarabartë për shprehjen e opinionit dhe për shfrytëzimin e informacionit. Libri “E drejta e thënies” fokusohet në fenomenet kulturore që janë prodhuar si rezultat i kufizimeve të lirisë së shprehjes. Nëpërmjet analizës së këtyre fenomeneve, ne zbulojmë se si censura dhe ndëshkimet për shprehjen e lirë kanë ndikuar në krijimin e një klime të tensionuar dhe në frenimin e zhvillimit të kulturës së lirisë së mendimit dhe fjalës. Edhe pse sot ka pasur progres në lirinë e shprehjes në Kosovë, pasojat e mungesës së lirisë së shprehjes janë ende të dukshme në komunikimet publike. Në shkrimin e sotëm, refleksionet mbi këtë mungesë shfaqen në çdo sferë të jetës shoqërore, duke përfshirë mediat, politikën dhe kulturën. Kjo bën që shoqëria të përballet me sfida të vazhdueshme në rrugën drejt një shoqërie të hapur dhe të lirë. Megjithatë, nënshtrimi ndaj lirisë së shprehjes nuk ka qenë vetëm një problem i kaluar. Edhe sot, ka raste kur individët censurohen ose ndëshkohen për opinionet e tyre dhe këto raste theksojnë nevojën për vazhdimin e luftës për lirinë e fjalës dhe për respektimin e saj si një vlerë themelore shoqërore dhe demokratike.
Ibrahim Berisha, në një prej eseve “Liria apo i lirë” brenda këtij librit, ngre pyetje për kuptimin rreth këtyre nocioneve. Si duhen kuptuar, si “liri për të bërë diçka apo lirinë e plotë për të bërë çfarë apo si dëshironi?”. Ai referohet te emrat e njohur botëror, si Ciceroni e George Orwell, i pari përkufizon se “liria është mundësi për të jetuar si do vetë”, dhe i dyti, i cili thotë se “liria ka të bëjë me të drejtën për t`u thënë njerëzve atë që nuk duan të dëgjojnë”. Ibrahim Berisha e problematizon edhe më shumë çështjen rreth mundësisë së zotërimit të lirisë, duke pyetur nëse qeveria është kërcënimi kryesor për ta prekur atë. Po ashtu, “sistemet e vendeve nuk mund të krijohen dhe të funksionojnë pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të intelektualëve politikë me diskursin e tyre moralizues”. Prandaj, Ibrahim Berisha, në këtë libër u siguron një vend të gjerë intelektualëve dhe diskuton mbi rolin e tyre, duke thënë se “me intelektualët pa frymë kritike e origjinalitet profesional, frymëmarrja kolektive e secilit vend është e dobët dhe pa shenja se do të forcohet. Pa një plan real dhe pa një përgjegjësi për punët, nuk mund të ketë reformë, ndryshime”.
II.
Ibrahim Berisha (1955) është gazetar, poet, prozator, sociolog i komunikimeve dhe publicist. Në skenën letrare u shfaq me librin poetik “Gur që nuk prekesh” në vitin 1982, ndërsa një vit më vonë botoi “Fryma e shiut” një përmbledhje tregimesh, disa prej të cilave u përkthyen dhe u botuan në disa vende të Evropës. Pra, ai ka shkruar në poezi e prozë si dhe publicistikë e gazetari. Pjesë e botimeve publicistike vlerësohet të jetë edhe libri në fjalë “E drejta e thënies” (2023), që ndërtohet prej shtatëmbëdhjetë eseve, të cilat fokusohen në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtës së thënies, që janë instrumente të rëndësishme për të theksuar rëndësinë e lirisë së shprehjes në shoqërinë tonë. Këto ese shpesh argumentojnë se liria e shprehjes është një nga bazat themelore të një shoqërie demokratike dhe të lirë. Përmes analizës së rasteve konkrete dhe debatit intelektual, ato sjellin në vëmendje nevojën për mbrojtjen dhe përhapjen e lirisë së fjalës në të gjitha format e saj, duke përfshirë edhe ato që mund të jenë provokuese për disa individë. Autori përdor disa shembuj për të ilustruar rëndësinë e kësaj të drejte themelore. Ibrahim Berisha analizon historinë dhe shembujt e mëparshëm të censurës dhe kufizimit të lirisë së shprehjes për të argumentuar se çfarë ndikimi ka kjo në zhvillimin e shoqërisë dhe në lirinë individuale. Në këtë mënyrë, ai nxit ndërgjegjësimin e publikut dhe angazhimin për të mbrojtur dhe për të promovuar këtë të drejtë të jetës së shoqërisë. Gjithashtu, nxit debatin intelektual dhe vë në dukje rëndësinë e lirisë së shprehjes për zhvillimin e mendimit kritik dhe për dialogun shoqëror. Disa prej këtyre eseve janë: “Prishtinasit: Prishtina”, një shkrim për historinë e këtij kryeqyteti, që shpalos një mozaik të ndryshëm të zhvillimeve dhe sfidave që ky qytet ka përjetuar nëpërmjet kohërave. Përveç aspekteve të urbanistikës dhe arkitekturës së varfër të kryeqytetit, shkrimi reflekton mbi mungesën e një monografie të dedikuar për të, duke theksuar nevojën për të dokumentuar dhe për të përmirësuar njohuritë tona mbi historinë dhe trashëgiminë e tij kulturore. Gjithashtu, flet për ekzistimin e shkollave, kulturën aristokrate, artin, gazetat dhe revistat, për aspekte të korrupsionit në historinë e kryeqytetit, që përqendrohet në ndikimin e zhvillimit urbanistik e deri te keqpërdorimi dhe përfitimi nga copyright; “Universiteti: Studentët, Masivja, Identiteti”, me theks të veçantë për themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe historikut të tij nëpër kohë dhe situatat e krijuara politike, që përshkruajnë një realitet të dhimbshëm në historinë e arsimit në Kosovë gjatë periudhës së regjimit të dhunshëm. Kjo politikë e ashpër e regjimit kufizoi lirinë e shprehjes dhe e privoi popullatën shqiptare në Kosovë nga mundësia për të mësuar në gjuhën e tyre amtare. Si rrjedhojë, mësuesit dhe arsimtarët u bënë pjesë e një rezistence të vazhdueshme kundër politikave të diktaturës, duke rrezikuar gjithçka për të mbrojtur të drejtën e arsimimit në gjuhën shqipe. Pastaj pasonin përjashtimet dhe dënimet drastike të studentëve, veçanërisht në nivelin e arsimit të lartë, që kjo tregon për një situatë të rëndë dhe të padëshirueshme për komunitetin arsimor dhe studentët. Kjo konsiderohej një sfidë e madhe në zhvillimin e arsimit dhe shkencës në Kosovë, duke krijuar një brengë të thellë për të ardhmen e një brezi të tërë të rinjsh. Ndërkohë, përjashtimet dhe ndëshkimet e tilla treguan për një regjim jonjerëzor dhe të padrejtë, që përdori arsimin si një mjet për të kufizuar lirinë e individëve dhe për të ushtruar kontroll mbi shoqërinë. Në këtë kontekst, konflikti midis autoriteteve arsimore dhe regjimit u bë thelbësor për ruajtjen e identitetit dhe të drejtave themelore të popullatës shqiptare në Kosovë; “Risia pa të vërteta”, autori shtron pyetjen “Pse në Kosovë, thuajse tipike është gjuha e korruptuar publike?”. Gjuha e korruptuar, zakonisht, përfaqëson një situatë ku gjuha është përdorur në mënyrë të rreme, manipulative apo të papastër për përfitime personale, për të mbuluar veprime të dyshimta ose për të marrë kontroll mbi informacionin dhe përceptimin publik. Ky term mund të aplikohet në një gamë të gjerë kontekstesh, përfshirë politikën, median, biznesin apo edukimin. Në shoqërinë moderne, gjuha e korruptuar mund të jetë një shqetësim i madh për të drejtat demokratike dhe për rendin social. Përdorimi i manipulimit dhe desinformimit përmes gjuhës mund të çojë në zbehjen e besueshmërisë së institucioneve dhe në rritjen e cinizmit publik. Prandaj, është e rëndësishme për të identifikuar dhe përballuar këtë fenomen, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në komunikimin publik. Në këtë mënyrë, mund të ndërtohet një shoqëri më e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme, ku gjuha përdoret për të ndërtuar kuptimin dhe për të promovuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.
III.
Esetë tjera të këtij libri titullohen “Shkrimtarët “shtetërorë”: kori dëshpërues”, “Të shenjtit: Fama e dozave të mëdha”, “Denacifikimi”, “E drejta e shkelur: Pa RTP”, “Dëshira për të mashtruar”, “Komunikimi: familja këtu, fëmijët larg” etj., të cilat përshkruajnë disa tema të rëndësishme dhe qasje të shkrimtarit në librin e tij, duke shtrirë gamën e tij të interesave dhe reflektimeve në lidhje me lirinë, luftën, librin, leximin, akademizmin, të drejtën e autorit, plagjiaturën, teknologjinë dhe familjen. Shkrimtari nxit reflektim mbi këto tema në një mënyrë kritike dhe analitike, duke e shqyrtuar ndikimin e tyre në shoqëri dhe në jetën individuale. Liria dhe lufta janë tema që shkrimtari trajton në librin e tij, duke e shqyrtuar kuptimin dhe rëndësinë e tyre në kontekstin e shoqërisë së sotme. Autori përpiqet të kuptojë se si liria është ndikuar nga zhvillimet teknologjike dhe si lufta për të drejtat e njeriut ka ndryshuar nëpër kohë; tregon se si akademizmi fiktiv nuk është thjesht një problem në nivel individual, por ka ndikim të thellë në mënyrën se si dijet janë prodhuar, interpretuar dhe përdorur në shoqërinë tonë. Kjo analizë na lejon të reflektojmë mbi nevojën për transparencë, integritet dhe kritikë të shëndetshme në fushën e shkencës dhe për të zhvilluar strategji për të parandaluar përhapjen e praktikave të këqija të akademizmit fiktiv. Gjithashtu, shkrimtari i përkushtohet edhe temës së të drejtës së autorit dhe plagjiaturës, të nxitur nga teknologjia, duke shqyrtuar se si ndryshimet teknologjike kanë ndikuar në mënyrën se si kuptohet dhe mbrohet e drejta e autorit në botën moderne. Në fund, ai shqyrton ndryshimet në familje dhe bërthamën sociale shqiptare, duke vënë në dukje përdorimin e teknologjisë dhe shpërfaqjen e familjes në një kontekst të ndryshuar komunikues-emocional. Kjo analizë e gjerë e shkrimtarit shërben për të sjellë në vëmendje sfidat dhe mundësitë që shoqëria ka përpara, duke nxitur një diskutim të nevojshëm dhe reflektim për të ardhmen.
Shënim: Punimi është prezantuar në lëndën “Letërsi aktuale shqipe”, studimet MA, Dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë./KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar zgjidhje sa i përket Kodit Civil, i cili deri më tani nuk ka kaluar në Kuvend për shkak se një pjesë e deputetëve të VV-së kanë dalë kundër.
Kryeministri Albin Kurti në një ngjarje të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë në Berlin ka folur për Projektligjin për Kodin Civil, duke deklaruar se “vetë ai do të sigurojë votat”, për të kaluar ky projektligj, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në Kodin Civil parashihet ligj i veçantë për lejimin e bashkësive civile ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë. Kurti tha se është një ndër dy “gjërat që duhet të ndodhin” që Kosova të ketë sukses në kërkesën e saj për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Kurti është zotuar se Kosova pas Malit të Zi, do të bëhet vendi i dytë në Ballkan që u mundëson qytetarëve të drejtën e bashkimit civil të të njëjtit seks. Kurti tha se për këtë do të kërkojë mbështetje edhe nga partitë opozitare.
“Ne, qeveria e Kosovës, kemi zotime ndaj Këshillit të Evropës për të nënvizuar se i çmojmë dhe respektojmë vlerat e përbashkëta të të drejtave të njeriut mbi të cilat është ndërtuar. Ne do t’i mbajmë dhe do të tregojmë në këtë mënyrë se do të forcojmë institucionet. Qeveria jonë në këto tre vite në detyrë ka treguar se zhvillimi social-ekonomik dhe progresi demokratik ecin paralelisht. Ata nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin. Ata kushtëzojnë njëri-tjetrin pozitivisht.
Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimit civil të të njëjtit seks. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë.
Ne e bëjmë këtë sepse është e drejtë, sepse është në kushtetutën tonë dhe sepse e dimë që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë aktgjykime duke kërkuar që kjo të bëhet. Ne e dimë se ka vende në Këshillin e Evropës për një kohë të gjatë që e kanë injoruar gjykatën për këtë. Kosova do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë duam të frymëzojmë të tjerët”, ka thënë Kurti nga Gjermania.
Projektkodi Civil më 16 mars të 2022, ishte kundërshtuar nga një pjesë e madhe e deputetëve, për shkak të nenit i cili mendohet se çon drejt martesave të së njëjtës gjini.
Projektkodi Civil atë kohë nuk kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Mospajtimet e deputetëve ishin lidhur me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tashmë disa herë ka përsëritur se Projektkodi Civil do të miratohet në Kuvendin e Kosovës së shpejti./ KultPlus.com
epa10664551 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti attends a session titled ‘In the Spotlight: Future of Kosovo’ at GLOBSEC Security Forum in Bratislava, Slovakia, 31 May 2023. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK
Sot në mëngjes, Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, cila udhëheq delegacionin e kësaj organizate që po viziton Kosovën.
Alwaleed Philantropies janë në Republikën e Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nën patronatin e Presidentes së Kosovës ku do të dorëzohet një donacion i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë në QKUK nga ana e Alwaleed Philanthropies.
Presidentja Osmani ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës Alwaleed Philanthropies të udhëhequr nga Princi Alwaleed Bin Talal Al Saud, për këtë donacion që do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e qytetarëve tanë si dhe ka ofruar bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të tjera që janë në interes të qytetarëve të Republikës./ KultPlus.com