Edhe Tirana me slloganin “Bac, u kry”

Këtij slogani të kahershëm, thuhet në faqen zyrtare të këtij institucioni, që ka të bëjë me një ëndërr shekullore të shqiptarëve, tanimë iu shtua dhe një motiv tjetër: “Midis ëndrrës dhe realitetit”.

“Bac, u kry”, kështu nisë përshkrimin për ekspozitën e Eliza Hoxhës që është hapur në Tiranë, në faqen zyrtare të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ambinet ku edhe është hapur ekspozita, përcjellë KultPlus.

Këtij slogani të kahershëm, thuhet në faqen zyrtare të këtij institucioni, që ka të bëjë me një ëndërr shekullore të shqiptarëve, tanimë iu shtua dhe një motiv tjetër: “Midis ëndrrës dhe realitetit”.
Fotografi të cilat dokumentojnë rrugëtimin e shtetit të Kosovës prej viteve ’90 e deri më sot u shpalosen para publikut shqiptar në Tiranë. Nga pelikula e filmit janë zbardhur çaste lirie, ngazëllimi dhe entuziazmi në ditët e çlirimit, pavarësisë, por edhe sfida me të cilat sot përballet shteti i Kosovës, si çështja e të pagjeturve, grave shqiptare të prekura nga dhuna gjatë luftës, e deri tek mungesa e lirisë së lëvizjes.

Në këtë mënyrë Muzeu Historik Kombëtar dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, çelën ekspozitën personale të autores Eliza Hoxha me titull: “Midis ëndrrës dhe realitetit”.

Në çeljen e kësaj ekspozite ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini do të thoshte se 10 vite janë pak për Kosovën, por sipas tij, me siguri pas 10-të viteve të tjera shteti i ri i Kosovës do të ishte më i mirë dhe më i suksesshëm, sigurisht. “Ky përvjetor merr një rëndësi të veçantë pasi viti 2018 përkon dhe me 550-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, i cili po përkujtohet në të gjitha trevat shqiptare”, do të thoshte më pas ambadori Ukshini, i cili nuk do të harronte të vlerësonte dhe punën e autores së ekspozitës, Eliza Hoxha, që sipas tij është një artiste krejt e veçantë e cila ka shpërthyer talentin e saj në disa fusha të jetës.

Më pas fjalën e përshëndetjes do ta merrte drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi. “Ekspozita personale “Midis ëndrrës dhe realitetit” është një ekspozitë që na tregon të vërtetën historike të Kosovës. Luftën e saj për mbijetesë dhe fitoren mbi gjenocidin dhe dhunën sistematike serbe mbi shqiptarët e Kosovës. Vitet ’90 ishin të vështira për popujt tanë në të dyja anët e kufirit. Shqiptarët e Kosovës e gjetën veten e tyre duke kërkuar dhe luftuar për gjuhën, kulturën dhe vendin e tyre ndërsa shqiptarët e Shqipërisë luftonin për të drejtat e tyre ndaj një sistemi diktatorial. Në thelb të dy popujt kërkonin lirinë dhe plotësimin e ëndrrave, të cilat formësuan edhe karakterin tonë kombëtar”, tha Dr. Dorian Koçi. Më pas ai theksoi se bashkëpunimet mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Ambasadës së Kosovës janë iniciativa që pasurojnë kalendarin e përbashkët kulturor dhe zhdukin kufijtë administrativ mes dy vendeve tona.

Nga ana e saj autoria e ekspozitës, Eliza Hozha, e pranishme në këtë eveniment, do të shprehej se i përkiste një gjenerate që pati shumë ëndrra por që jo të gjitha mundën të ktheheshin në realitet. Ajo theksoi gjithashtu se i përkiste asaj gjenerate që përjetoi luftën, por dhe shpalljen e pavarësisë. Sipas Hoxhës, ekspozita e saj sjell në vëmendje atë që ka kaluar e që nuk duhet harruar asnjëherë.
Më pas të pranishmit vizituan ekspozitën në fjalë dhe u njohën me disa produkte të sjella nga Kosova enkas për këtë rast./KultPlus.com

Edhe Tirana ka pasur Romeon e Zhuljetën e vet: Faqebardhi e Bukuria

Shekspiri, po të jetonte në Tiranë, Romeon e Zhuljetën do t’i quante Faqebardhi dhe Bukuria.
Romeon dhe Zhuljetën i njohim të gjithë. Shekspirin po ashtu, e njohim.

Por, jo të gjithë e dimë që ndoshta në veprën origjinale, siç thuhet, Zhuljeta Kapuleti dhe familja e saj vinin nga Shqipëria.

Që mbiemri “Capuleti” (Kapuleti) vjen nga kapelet ose më mirë helmetat prej hekuri që mbanin ushtarët e ardhur në Itali nga Shqipëria në 1200-ën nën Republikën e Venedikut (burimi: Treccani)
Por, nuk dimë as që edhe Tirana kishte tragjedinë e saj analoge, si ajo e Romeos me Zhuljetën.
Atë e përbënin Bukuria dhe Faqebardhi.

“Oh Romeo, përse je ti, Romeo…!
“Oh Faqebardh, përse je ti, Faqebardh!”

Romeo dhe Zhuljeta tironas kanë ekzistuar vërtet, të paktën sipas legjendave dhe gojëdhënave të tironsave e banorëve të rrethinave të qytetit.

Nga lindin këto gojëdhëna urbane

Në rrugën Tiranë – Ndroq, nën një pemë të lartë, një rrap të moçëm gjendet një varr i madh që populli e njeh me emrin: “Varri i ashikut“. Thuhet se në atë varr janë varrosur që të dy të dashurit e pandarë edhe në jetën tjetër, Bukuria dhe Faqebardhi.

Varri i pati rezistuar mjaft luftërave, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u restaurua nga ushtarët italianë, të cilët aty afër kishin ngritur një repart të vetin.
Ngjarjen, populli e përcakton si me vendndodhje në një fshat afër Pezës. Faqebardhi ishte një djalë nga fshati Bozanxhije i Ndroqit.

Për këtë ngjarje ka shkruar në botimin e tij “Studime Shqiptare” edhe albanologu gjerman Johan Georg von Hahn në vitin 1850 – 1860 mbi udhëtimin e tij në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut.
Edhe historiani Kristo Frashëri e përmend këtë legjendë në botimet e tij mbi historikun e Tiranës.
Legjenda e dy të rinjve të dashuruar shpjegohet me tragjedinë që ndodh ditën e dasmës së Bukuries.
Bukurien e detyrojnë prindërit të martohet me një djalë kundër dëshirës së saj por, ajo donte Faqebardhin. Faqebardhi punonte si ndihmës në punishten e babait të Bukuries dhe ky i fundit e pati kundërshtuar me forcë lidhjen e tyre.

Ditën e dasmës së Bukuries, i dashuri i saj, Faqebardhi u del përpara krushqve që po shoqëronin nusen te dhëndri dhe u thotë që të ndalen e ajo martesë të pengohej sa ishin në kohë, pasi do të rezultonte një lidhje e gabuar. Krushqit nuk ia vënë veshin dhe vazhdojnë rrugën, atëherë Faqebardhi qëllon mbi nusen, të dashurën e tij, duke e vrarë. Më pas, shtrihet pranë saj dhe vret edhe veten.
Që aty, shpjegojnë gojëdhënat se ata u varrosën në të njëjtin varr në rrugën Tiranë – Ndroq, i ashtuquajturi “Varri i ashikut”.

Ja pra, që Shekspiri në Tiranë kishte një Zhuljetë e një Romeo tjetër. Më saktë, rreth Pezës homologët e personazheve të veprës madhështore shekspiriane qenë:
Bukuria dhe Faqebardhi…
/albania news

Shqiptarët patën shndërruar shtëpitë – shkolla, serbët i vranë tre qytetarë, sepse i mbrojtën nxënësit shqiptarë (VIDEO)

31 Janari i vitit 1992 shënon një nga ditët më të zymta të fshatit Uçë të komunës së Istogut. Në orët e hershme të mengjesit, banorët e fshatit dëgjuan krismat që vinin nga rruga gjarpërore e Uçës, ku mu aty mbetën të vrarë tre burra të këtij fshati, shkruan KultPlus.

Muharrem Hysenaj, Bajram Hoxhaj e Hasan Hysenaj do të mbeten tri figura heroike të fshatit e të Kosovës. Duke qenë se Kosova ndodhej në kohën e okupimi serb, e nxenësit nuk lejoheshin të mbanin mësim në objekte shkollore, atëherë organizimi i mësimit në shtëpi private apo shtëpi- shkolla u bë një formë e re e mobilizimit që nxënësit të vazhdojnë mësimin në gjuhën shqipe.

Edhe në fshatin Uçë si në shumë shtëpi shqiptare, banorët kishin hapur dyert për të pritur nxenësit e mësimdhënesit e kësaj ane. Një grup i fëmijeve derisa po shkonin në njerën nga këto shtëpi, ishin ndalur nga policia serbe që po vinte nga drejtimi i kundërt prej nga këta nxenës ishin nisur. Fëmijët ishin ndalur e ishin pytur për adresën se ku ishin nisur, derisa mundoheshint’i fshihnin librat në trupin e tyre. Krejt kjo situatë ishte zhvilluar shumë pranë dyerve të shtëpive të familjes Hysenaj dhe Hoxhaj, të cilat shumë shpejt ishin njoftuar për ndeshjen e fëmijëve me forcat policore serbe.
I shpejtë kishte qenë reagimi i tre kryefamiljarëve të këtyre familjeve qe duarzbrazur ishin ngjitur me vrull për t’i mbrojtur nxënësit e këtij fshati, të cilët pak momente më tutje do të bëheshin dëshmitarë të vrasjes së këtyre tre burrave.

Muharrem Hysenaj e Bajram Hoxhaj nuk iu mbijetuan plumbave të armikut, derisa Muharrem Hysenaj pat vdekur në spitalin e Pejës,Bajram Hoxhaj jep frymën e fundit në fshatin e tij. Të plagosur do te mbeteshin dy vëllezërit Asllan e Hasan Hysenaj dhe djali Imer Hysenaj. Hasan Hysenaj do të vuaj torturat e plagëve edhe shtatëmbëdhjetë ditë te tjera derisa më pas, trupi i tij do të shtrihet pranë dy trupave të dëshmorëve të tjerë Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhajt.

Shumë shpejt fshatarët nga lagjet e ndryshme do të vijnë në vendin e ngjarjes, aty ku do të gjejnë trupat e vdekur të dy prej bashkëfshatarve të tyre. Vrasësit e tyre ishin larguar me shpejtësi, për t’u kthyer me autoblinda e me armatime të shumta, tytat e të cilave po drejtoheshin dhe po mbanin në thumb masën e tubuar të fshatarëve. Me një shpejtësi të jashtëzakonshme lajmi do të depertonte në terë Kosovën, për ta bërë kështu fshatin Uçë, një adresë për t’u bashkuar në një hap më tej për t’u përballur me armikun. Sot emri i këtyre tre dëshmorëve është përjetësuar në emrin e shkollës së këtij fshati. E në vendin ku pat ndodhur krimi, 26 vite më parë, sot ndodhet lapidari në formë të librit, që simbolizon rezistencën e atyre viteve e sakrificën e tre burrave të këtij fshati. Fëmijët e kësaj shkolle, çdo vit shënojnë ditën e shkollës në këtë datë, derisa thurin vargje këngesh e poezish për këta tre burra. Zyrtarët komunal, së bashku me mesimdhënësit, familjarët e fëmijët e kësaj shkolle, në çdo 31 janar dorëzojnë kurora lulesh, në nderim të veprës së tyre./KultPlus.com

16 shkrimtarë që i dhanë fund jetës së tyre në mënyra nga më të ndryshmet

Studimet kanë treguar se shkrimtarët janë të prirur drejtë vetvrasjes dy herë më shumë se njerëzit e zakonshëm. Pavarësisht se lidhja mes aftë sisë kreative dhe problemeve mendore mbetet për t’u diskutuar, nuk mund të vëmë në dyshim se letërsia botërore ka pasur disa humbje, sepse shumë gjeni kanë pasur probleme me jetën e tyre.

Më poshtë , një listë me 16 autorë që i kanë dhënë fund jetës së tyre:

1.Gérard de Nerval (1808-1855)

Nerval ishte poet lirik e romantik, i cili vuajti nga melankolia për një kohë të gjatë. Pasi e dashura e tij e la, ai e vari veten në një prej shtyllave të ndriçimit rrugor.

John Berryman (1914-1972)
Poeti amerikan Berryman ishte vetëm 11 vjeç kur e ëma vrau veten dhe kjo tragjedi ndikoi krijimtarinë e tij artistike, ashtu si edhe jetën e tij. Ai kishte probleme me alkolin gjatë gjithë jetës dhe u shtrua disa herë në spital për t’u reabilituar. Me 7 janar të 1972, ai u hodh nga ura e Washington Avenue në Minneapolis.

Jack London (1876-1916)
I pari shkrimtar bilioner në botë, Xhek London, vuante nga çrregullime bipolare dhe mendohet se kjo sëmundje e çoi atë drejt vetëvrasjes. Kur po bënte udhëtimin e tij në Paqësor, ai u infektua nga një sëmundje tropikale dhe përgatiti një ilaç që përmbante opium, heroinë dhe mërkur për të shëruar veten. Por ky ilaq i dëmtoi mushkëritë. Ka ende dyshime nëse ai u vetëvra apo jo, mirëpo mendohet se përpjekjet e hershme apo temat e vetëvrasjes në krijimtarinë e tij, nuk janë të rastësishme.

4.Stefan Zweig (1881-1942)

Cvajg gjatë kohës që ishte në mërgim, vuante nga një nivel i lartë depresioni si shkak i gjendjes në Evropë dhe nuk mund ta përballonte zhgënjimin që ndjente. Ai kreu vetëvrasje në Rio de Janeiro sëbashku me të shoqen, më 22 shkurt të 1942.

Në një letër që kishte lënë, shkruhej:

“Çdo ditë e më shumë mësova ta dua këtë vend dhe nuk do të kisha kërkuar ta rindërtoja jetën time në asnjë vend tjetër, pasi bota e gjuhës sime u fundos dhe humbi për mua dhe mëmëdheu im shpirtëror, Evropa, shkatërroi veten.”

Virginia Woolf (1882-1941)
Shkrimtarja e njohur angleze Virginia Woolf vuante nga një depresion i lartë pasi mbaroi së shkruari librin e saj të fundit. Ajo ishte gjithashtu një ndër ato që u ndikua jashtëzakonisht shumë nga çrregullimi postraumatik i Luftës Botërore. Në 1941, ajo i mbushi xhepat me gurë dhe u hodh në lumin Ounes.

Walter Benjamin (1892-1940)
Kur Benjamin ishte emigrant në Paris, si një hebre, gjermanët pushtuan Francën dhe shtëpia e tij u plaçkit nga ushtarët nazistë. Ai pastaj u arratis drejt qytetit Portbou pranë kufirit me Spanjën, por në çdo kohë e ndjente frikën e kapjes nga nazistët. Prandaj, pra nga frika, kreu vetëvrasje me mbidozë të morfinës.

Sergei Yesenin (1895-1925)
Alkoli dhe problemet e tij në marrëdhëniet me femra bënë që Esenin ta kalonte një kohë të gjatë në një spital psikiatrik. Gjatë periudhës së Krishtlindjesh, ai e vari veten në një dhomë hoteli në Moskë. Ngjitur trupit të tij pa jetë u gjet një letër drejtuar mikut të tij Mayakovsky, e shkruar me gjakun e tij.

Vladimir Mayakovsky (1893-1930)
Njëlloj si miku i tij Esenini, edhe Mayakovsky ishte një nga ato që nuk mundi të bënte paqe me jetën e tij. Ai kreu vetëvrasje në Moskë kur ishte dëshpërimisht pesimist për mosbesimin e njerëzve mbi revolucionin.

Ernest Hemingway (1899-1961)
Autori amerikan Ernest Heminguej bëri një jetë të jashtëzakonshme. Vuajti nga depresioni, paranoja dhe alkolizmi gjatë gjithë jetës së tij. Ai e qëlloi veten në kokë në verën e vitit 1961.

Anne Sexton (1928-1974)
Sexton vuante nga depresioni dhe mania dhe ajo kishte tendenca vetëvrasëse të cilat i gjejmë edhe tek shkrimet e saj. Në librin “The suicide of Anne Sexton”, vdekja e saj përshkruhet me këto fjalë: “…ajo veshi pallton e vjetër të leshit të mamasë së saj, hoqi gjithë unazat, derdhi mbi vete një gotë me vodka, mbylli veten në garazh dhe ndezi motorrin e makinës së saj, duke gjetur vdekjen nga helmimi me monoksid karboni.”

Cesare Pavese (1908-1950)
Poeti, kritiku dhe përkthyesi italian Paveze mori një mbidozë të ilaçeve të gjumit dhe i dha fund jetës së tij në një hotel në Torino.

Romain Gary (1914-1980)
Romain ishte autori i vetëm që e fitoi dy herë Cmimin Goncourt, njërin me emrin e tij dhe tjetrin me pseudonimin e tij “Emile Ajar”. Ai ishte shumë i njohur si njeri i letrave, por ai njihej edhe si diplomat, si drejtor filmi dhe si aviator gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas vdekjes së diskutueshme të gruas së tij në 1979 Jean Seberg, Romain ishte ende nën presionin e kësaj tragjedie dhe me shumë mundësi kjo ndikoi që ai t’i jepte fund jetës së tij.

Primo Levi (1919-1987)
Levi tha se e kishte humbur besimin e tij në Zot kur ishte dërguar në Aushvic nga nazistët, sepse ishte bërë pjesë e grupeve anti-fashiste dhe kishte luftuar kundër regjimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në moshën 68 vjeçare, ai s’mund ta përballonte zbrazëtinë shpirtërore dhe u hodh nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.

Yukio Mishima (1925-1970)
Mishima ishte një nacionalist që krijoi ushtrinë e tij të krahut të djathtë politik të quajtur “Tatenokai”. Ai vizitoi selitë e Komandave Lindore në Tokio të Forcave Vetëmbrojtëse Japoneze me grupin e tij dhe e morën peng komandantin, duke shpallur kështu kërkesat e tyre. Pasi fjalimi i tij dështoi që të frymëzonte ushtarët, ai u kthye në zyrë dhe bëri aktin e “seppuku” (ritual japonez vetëvrasës). Një anëtar i Tatenokai, Hiroyasu Koga, e ndihmoi të kryente ritualin vetëvrasjes.

Sylvia Plath (1932-1963)
Poetja amerikane Sylvia Plath vuante nga një çrregullim bipolar ekstrem dhe i duhej të merrte antidepresant gjatë gjithë jetës. Përpjekja e saj e parë vetëvrasëse ndodhi kur ajo ishte në vitin e dytë të studimeve në Kolegjin Smith. Megjithatë ajo ia doli te diplomohej me sukses. Në 1963, ajo la qumësht dhe biskota për fëmijët e saj të vegjël, izoloi hapësirat e derës në mënyrë që gazi të mos rridhte ne dhomën tjetër, dhe kreu vetëvrasje duke futur kokën në furrë.

David Foster Wallace (1962-2008)
Një nga autorët më të talentuar të letërsisë bashkëkohore amerikane, David Foster Wallace vuajti nga depresioni për rreth 20 vite. Në shtator të 2008, ai i dha fund jetës së tij. Para kësaj ngjarjeje tragjike, Wallace dhe terapisti i tij kishin vendosur të ndryshonin mjekimin.

Përktheu & përshtati për Konica.al: Andreas Dushi

Kampanjë për të ndihmuar artistët për probleme shëndetësore, por jo edhe për politikanët

Gjendja jo e mirë shëndetësore e regjisorit Bekim Lumi dhe vështirësitë për të përballuar koston për shërimin e tij, ka bërë që miqtë e tij të shumtë, nëpërmjet rrjeteve sociale, të kërkojnë ndihmë financiare, në mënyrë që regjisori Lumi të kurohet, shkruan KultPlus.

Dhe jo një kampanjë të tillë kemi rastin të shohim kur sëmuren politikanët e vendit, pasi që ata vazhdojnë të kurohen nëpër spitalet më prestigjioze të shteteve të huaja, kurse kampanja të tilla organizohen për artistët, qytetarët…, të cilët, në mungesë të sigurimit shëndetësorë, edhe më tej kërkojnë ndihmë nga populli.

Artistët kanë thënë për KultPlus se një neglizhim nga shteti, sa i përket kurimit të tyre e kanë përjetuar edhe aktorët: Istref Begolli, Faruk Begolli, Hadi Shehu e shumë të tjerë. Dhe padyshim, ky tretman i Qeverisë së Kosovës, me standarde të dyfishta për qytetarët e saj, reflekton rrebelim te vetë qytetarët, por edhe te artistët.

Për të ndihmuar Bekim Lumin, tashmë me kontributin e tyre kanë dalë edhe vetë artistët, ku artisti Liridon Gashi ka nxjerrë në shitje pikturat e tij, ku mjetet do të shkojnë për Bekim Lumin, sikurse një ngjarje tjetër bamirësie e kanë organizuar Alketa & Maylinda, të cilat poashtu e kanë dedikuar për Bekim Lumin. Edhe teatro të ndryshme tashmë kanë njoftuar se disa shfaqje do të jepen me dedikim për Lumin, ku shitja e biletave do të shkojë poashtu për këtë kurim.

Për regjisorin Lumi, KultPlus ka kuptuar se Ministria e Shëndetësisë kishte ndarë një shumë të caktuar për kurimin e tij, por jo i mjaftueshëm për shërimin e tij, përderisa, për politikanët është një qasje tjetër.

Shkumbin Istrefi, aktor e producent ka thënë për KultPlus se në këtë rast, pa dashur të privilegjoj artistët, sipas tij, në sferën e shëndetësisë, shteti duhet të kujdeset më shumë për qytetarët e vet dhe t’ju ndihmojë përmes mekanizmave që në botë ekzistojnë.

“Sigurimi shëndetësor ende nuk funksionon (sigurimi i cili duhet të ndalet nga pagat). Ky sigurim duhet të mbulojë edhe trajtimin e sëmundjeve të renda, ku kostot janë të papërballueshme për individin dhe familjen. Duhet gjithsesi të rritet buxheti për shëndetësi, të stimulohet kërkimi, specializimi dhe pagat e mjekve. Është prioritet që të krijohen kushte që njeriut t’i ofrohet trajtim mjekësor kualitativ si në vende tjera”, ka thënë Istrefi.

Sipas tij, duhet të rritet niveli i përgjegjësisë së shpenzimit të mjeteve pa kontroll nga pushtetarët, fillimisht duke bërë planifikimet buxhetore të bazuara në nevojat e qytetarëve e pastaj në si p.sh. “shëtitje të grupeve të zyrtarëve” nëpër Evropë e Botë.
“ Sipas meje, më shumë ka rëndësi një jetë e njeriut se sa një foto e një zyrtari duke u ngërdheshur në Evropë. Më shumë ka rëndësi një jetë e njeriut se një autostradë që përpin qindra miliona euro”, ka thënë Istrefi.

Kurse regjisorja Zana Hoxha Krasniqi ka vlerësuar se një nga dëshmitë më të mëdha të dështimit të përkujdesit të shtetit për artistët kosovarë është mungesa e përkrahjes financiare për trajtimet e nevojshme mjekësore. “Duke e pasur parasysh që artistët kosovarë, nuk kanë sigurim shëndetësor e në shumicën e rasteve as të ardhura të rregullta. Për dallim të trajtimit preferencial në klinika jashtë shtetit të politikanëve (ku edhe ju mbulohen shpenzimet) të cilët edhe nga dëshmitë e deklarimit të pasurisë kanë grumbulluar pasuri të mjaftueshme. Rastet e tilla të dështimit të shtetit kanë qenë edhe më heret me Istref Begollin, Faruk Begollin, Hadi Shehun dhe vazhdojnë të ndodhin edhe me artistin Bekim Lumi. Fatkeqësisht në Kosovë ende nuk flitet për mbrojtjen dhe përkrahjen e vërtetë të artistëve të cilët janë edhe ambasadorët më të mirë të vendit tonë”, ka thënë Hoxha Krasniqi.

Ndërkohë, thirrja që është bërë për të ndihmuar Bekim Lumin ka këto të dhëna si më poshtë, dhe të gjithë ata që duan të ndihmojnë regjisorin, mund ti transferojnë mjetet e tyre në këto xhirollogari.

Bartësi i kontos: BEKIM LUMI
Adresa: Rr. “Theodor Muzaka”, H. 1, Nr. 10, Prishtinë, 10000, RKS, Kosovë
Numri i kontos: 1110251567000198
Banka: ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
Adresa e Bankës: Rr. George Bush, Nr. 16, Prishtinë, Kosovë
Ndërkaq, për banorët jashtë Kosovës, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të jenë edhe këto shënime shtesë:
Account No (IBAN): XK051110251567000198
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX
Bank Identification Code: PRCBDEFFXXX
Correspondent / Intermediary Bank: PROCREDIT Bank AG, Frankfurt am Main, Germany./KultPlus.com

Haki Stërmilli, ylli që me kalimin e viteve e shton shkëlqimin e vet

Nuk ka dyshim se Haki Stërmilli zë një vend të vlerësuar në historinë e letërsisë shqipe, për kontributin e çmuara që ai ka dhënë

Është nga ato personalitete të rëndësishme të letrave shqipe dhe veprimtarisë patriotike dhe dijetuese. Shkrimtari, gazetari, dramaturgu, atdhetari, janë ato shtresime ku ai dha më të mirën e tij, atë të një ylli që me kalimin e viteve e shton shkëlqimin e vet

Haki Stërmilli është nga ato personalitete të rëndësishme të letrave shqipe dhe veprimtarisë patriotike dhe dijetuese. Shkrimtari, gazetari, dramaturgu, atdhetari, janë ato shtresime ku ai dha më të mirën e tij, atë të një ylli që me kalimin e viteve e shton shkëlqimin e vet. Sepse sa më shumë që rrëmon në jetën dhe veprimtarinë e tij të shpaloset një realitet befasues, një e shkuar që koha ka guxuar ta nënshtrojë me harresë dhe errësirë. Asnjëherë nuk jemi të vonuar për t’iu rikthyer ridimensionimit të kësaj figure, opusit të këtij vepruese dhe krijuesi, me të cilin nuk na lidh vetëm një roman, por jo më pak e vlerësuar dhe e çmuar është krejt kolana e tij letrare dhe bedenat e larta të atdhetarit dhe patriotit, politikanit dhe ideatorit revolucionar.

Nuk ka dyshim se Haki Stërmilli zë një vend të vlerësuar në historinë e letërsisë shqipe, për kontributin e çmuara që ai ka dhënë në fushën e prozës, dramaturgjisë, letërsisë dokumentare etj. Por ajo që ngre vlerën e personalitetit të tij dhe duket se qëllimisht është mënjanuar është dhe veprimtaria dhe kontributi në lëvizjet politike dhe revolucionare për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Ai është pjesëmarrës në ngjarje të rëndësishme të historisë së re shqiptare dhe kjo gjen shprehje në gjithë atë çfarë përbën angazhimin e tij letrar dhe politik. Të paktë janë ato personalitete që kanë zënë vend në kujtesën e brezave, të cilët të kenë një jetë kaq të stuhishme sa Haki Stërmilli.

Jeta e Haki Stërmillit kalon nëpër disa etapa vendimtare të historisë sonë, që nga fundi i Rilindjes, shpallja e Pavarësisë, Lufta e Parë Botërore, vitet 20 të rimëkëmbjes së shtetit shqiptar, mërgimi politik, koha e monarkisë, pjesëmarrja aktive në Luftën Nacionalçlirimtare e deri në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe kontributi i tij në ngritjen e shtetit popullor dhe hapat e para të letërsisë së re.

Haki Stërmilli mbetet një figurë, personifikim i përsosur i patriotit dhe demokratit, e shkrimtarit dhe intelektualit popullor, i mbrojtësit të lirive dhe të drejtave të njeriut, grave në veçanti, ku romani “Sikur t’isha djalë” është një emblemë e kësaj aspiratë në traditën tonë letrare.

Haki Stërmilli u lind në Shehër të Dibrës më 17 maj 1895. Atje ai mori mësimet e para. Arsimin e mesëm e nisi në Manastir por nuk mundi ta përfundojë për shkak të Luftës Ballkanike. Mbasi qyteti i Dibrës mbeti jashtë kufijve e shtyu Haki Stërmillin për t’u vendos në Shqipëri ku edhe angazhohet për tu bërë pjesë e administratës shqiptare të asaj kohe. Në vitet 1915-1918 punon si sekretar krahinor në Mat dhe Peshkopi, pastaj si sekretar i parë i nënprefekturës së Matit. Vlen për t’u shënuar dhe puna e tij si mësues personal i motrave Zogolli, të cilat ndikojnë te një lidhje dhe konsideratë e Ahmet Zogut, me të cilin e lidh edhe suksesi dhe divergjencat. Është kjo afri dhe kjo ndarje që në vetvete përbën një etapë shumë të larmishme të jetës dhe marrëdhënieve të tij si politikan dhe patriot.

Në vitet 1920-1924 u përfshi në lëvizjen demokratike, më 2 shkurt 1922 Ahmet Zogu i propozoi Kryeministrisë emrin e Haki Stërmillit për Sekretar të Shifrës ekuivalenti i sotëm i një posti ky në ministrinë e Ekonomisë. Këshilli i Naltë nuk e dekretoi Stërmillin, por pas një viti, Ahmet Zogu, tani ministër, e dekretoi më 16 janar 1923 si sekretar i Sekretarisë Sekrete. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Naltë. Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Haki Stërmilli qëndroi deri më 16 prill 1924, e u largua përfundimisht pas largimit të Zogut dhe emërimit të Shefqet bej Vërlacit kryeministër dhe Ministër i Brendshëm.

Pas Lëvizjes së qershorit, Haki Stërmilli merr pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh sekretar i shoqatës dhe ku u rivendos Llazar Fundo kryetar.

Me rikthimin e Ahmet Zogut dhe Triumfin e Legalitetit mërgon drejt Italisë, Francës, Austrisë, Gjermanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Për një vit qëndroi në Bashkimin Sovjetik ku u takua edhe me Ali Kelmendin, bashkëpunoi edhe me KONARE-n. Më 1927 gjendet në Jugosllavi, ku qëndron në Manastir. Këtu më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, e vendosin në Korçë dhe pak ditë më pas në Tiranë ku e shoqërojnë në burg. Aty e takon miku dhe pasardhësi i tij në atë institucion që tashmë quhej Zyra Sekrete, Abedin Hoxha. Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit. Më 28 nëntor 1933 në sajë të një telegrami që i kishte dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe lirohet. Pas lirimit hapi një dyqan në rrugën Mbretnore, mbasi kishte bërë të mundur të punësohej te një firmë e huaj që shiste në Shqipëri llampat elektrike të firmës OSRAM. Shkruan më 6 prill 1939 “Ti leve o yll” për princin Leka.

Në biografinë e tij shënohej se më 31 korrik 1943 ishte hedhur në ilegalitet, kur kishte qenë në Tiranë. Më vonë do të zgjidhej në organet paralele të pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit në shtator 1943 e deri në anëtar i dalur nga kongresi komunist i Përmetit. Përfaqëson lëvizjen komuniste në mbledhjen e Mukjes. Për këtë shkak u zgjodh më 2 dhjetor 1945 dhe më 28 maj 1950 deputet. Pas 1945 ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv për Qarkun e Peshkopisë.

E tillë; e stuhishme, e gjerë dhe e larmishme, me plot të papritura dhe ulje-ngjitje, me zigzake, rrëzime dhe ringritje, ishte jeta e Haki Stërmillit. E pashëmbullt mbetet në vitalitetin e vet gjithë kjo gamë veprimtarie. Kudo ku një ngjarje ndodh, kudo ku një zjarr shpërthen, kudo ku fatet e atdheut vihen në kandar, kudo ku një zë i shërben një kauze të madhe, është ai me rolin dhe angazhimin e tij të paçmim, Haki Stërmilli.

Vepra e Haki Stërmillit

Një pjesë kaq vitale dhe kaq bujare, kaq e pranishme dhe kaq përfaqësuese për Haki Stërmilli është edhe përmendorja që ai ngriti në traditën modeste të letërsisë shqipe. Me gjithë veprimtarinë e tij si shef i parë i shërbimit inteligjent shqiptar, në kujtesën e njerëzve, Haki Stërmilli do të njihej më tepër si shkrimtar. Botoi veprat “Dibranja e mjerueshme” në vitin 1923. Për të vijuar me “Dashuni e besnikri” që daton më 1923, “Agimi i lumnueshëm” 1924, “Burgu” më 1935, “Sikur t’isha djalë” 1936 dhe “Trashëgimtarët tanë” 1950. Pas vdekjes më 1966 u botuan ditari “Shtigjet të lirisë” dhe “Kalorësi e Skënderbeut” në vitin 1968.

Romani “Sikur t’isha djalë” është ndoshta i vetmi roman, e vetmja vepër, e cila e lidh emrin e Hakli Stërmillit me njohjen dhe me popullaritetin që gëzon atëherë e sot. Romani është një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti. Ai zgjoi kërshëri dhe luajti një rol të pazëvendësueshëm në masën e lexuesve në të gjitha trevat shqiptare. Në vitet ’30, në vitet ’50 dhe deri në dhjetëvjeçarin e parë të Shek. XXI, romani ka njohur mbi 12 ribotime: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke shënuar një rekord të paarritshëm në historinë e letrave shqiptare. Romani “vë gishtin” në një lëmi të ndjeshme në jetën shoqërore shqiptare – tragjizmin e jetës së femrës. Përplasja e kulturave dhe e traditave, e konservatorizmit dhe mbeturinave të kodeve zakonore që kërkojnë harac gjithnjë e papushim, marrin në këtë vepër një goditje ekzekutuese.

Ky ishte Hakli Stërmilli. Kjo është ajo çfarë përfaqëson kjo figurë sa komplekse aq dhe dinamike, sa e gjallë aq dhe vepruese, sa pasionante aq dhe atdhetare e patriotike. Gjeografia e jetës dhe veprimtarisë së tij është tejet e larmishme. Atë e gjejmë kodo dhe gjithçka që ai ofron është një vlerë, është një çmim më të cilin e vlerësojmë dhe e çmon kujtesa dhe historia.

Hakli Stërmilli vdiq më 17 janar 1953 i sëmurë pas një lëngatë e gjatë, ndërkohë që ushtronte detyrën e deputetit të Rrethit të Peshkopisë në Kuvendin Popullor. U zëvendësua nga Jashar Menzelxhiut./gazeta 55

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Singapor deri në 1300 dollarë

Janë shitur të gjitha biletat për koncertin e Dua Lipës në muajin maj në Singapor. Këngëtarja kosovare, që së fundmi fitoi dy çmime në Brit Awards, është kthyer ndër këngëtarët më në trend në botë, pas hitit të vitit të shkuar “New Rules”.

Biletat për koncertin në “Esplanade Theatre” janë shitur për pak orë, por ajo që e veçon këtë koncert janë çmimet e disa biletave që në uebfaqe të ndryshme arrijnë edhe në më shumë se 1000 dollarë, shkruan “bandwagon”,shkruan koha.net.

Biletat origjinale dallojnë prej 50 eurove e deri në 100 euro, ndërsa në tregun online ka deri në 1300 dollarë. Lipa do të performojë në Singapor më 4 maj./KultPlus.com

Kulti i gjarprit te ilirët, sipas Albanologut Aleksandër Stipcevic

Sipas Albanologut Aleksandër Stipcevic, gjarpri ishte simboli me i rëndësishëm në pjesët e rajoneve ilire, përcjellë KultPlus.

Gjarpri konsiderohet si roje e shtëpisë dhe nuk lejohej të vritej, apo pritej. Për ilirët, gjarpri ishte një kult shumë i rëndësishëm, dhe të gjitha stolitë e tyre janë imitimi i dizajnit te kësaj krijese të bukur të natyrës, të cilët, të vetëdijshëm apo jo,jemi të gjithë të frikësuar e të trishtuar nga helmi.

Ne fakt,kjo është ajo qe na tregojnë Iliret e vjetër,krijesat dashamirëse nuk do të sulmohen nga burrat nëse nuk pengohen nga agresiviteti i tij./The Natural Albania

Driton Hajredini sjellë ekspozitën personale në Monet

Artisti Driton Hajredini do të prezantoi ekspozitën e tij personale javën që vjen, shkruan KultPlus.
Ekspozita e tij personale do të hapet në Galerinë Monet, javën tjetër, më 5 mars në ora 19:00. Ndërsa ekspozita do të qëndroi e hapur deri më 18 mars. /KultPlus.com

Piktura në shitje, paratë e mbledhura për shërimin e Bekim Lumit

22 vepra janë prezantuar nga Liridon Gashi në rrjetin social facebook dhe çmimet e këtyre pikturave nisin prej 100 deri në 300 euro. Dhe po sipas njoftimit të Gashit, tashmë janë shitur katër vepra.

Regjisori Bekim Lumi është duke u përballë me një sëmundje të rëndë dhe thirrjet për të ndihmuar financiarisht regjisorin Lumi, tashmë janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, shkruan KultPlus.

Dhe kësaj iniciative i është bashkuar edhe artisti Liridon Gashi, i cili veprat e tij i ka nxjerrë në shitje, që shuma e mbledhur nga këto punime ti dërgohet regjisorit Lumi.

22 vepra janë prezantuar nga Liridon Gashi në rrjetin social facebook dhe çmimet e këtyre pikturave nisin prej 100 deri në 300 euro. Dhe po sipas njoftimit të Gashit, tashmë janë shitur katër vepra, dhe pritet që të ketë edhe më tej blerës potencial që me shumën e mbledhur të ndihmohet Lumi.

Për më shumë mund të përcillni faqen e Liridon Gashit dhe këto punime të bëhen pjesë e koleksioneve të juaja./KultPlus.com

“Puthja e fundit” pjesa më e vështirë e Saimir Pirgut

Saimir Pirgu, tenori i njohur shqiptar, së fundi është ngjitur në skenën e “Gran Teatre del Liceu” të Barcelonës, i cili i mishëruar në rolin e Romeos ka shkëlqyer në partneritet me Xhulietën e kësaj shfaqje operistike, e cila është sjellë nga Aida Garifullina, njëherit, fitues e çmimit Operalia, përcjellë KultPlus.

Për këtë magji skenike kanë shkruar tashmë edhe mediet evropiane, ku kjo shfaqje operistike që është realizuar nga kompozitori francez Charles Gounod është dhënë pikërisht për 200 vjetorin e lindjes së këtij kompozitori.

Dhe kjo shfaqje, që i mungoi këtij teatri për 32 vjet me radhë, bëri bashkë Saimir Pirgun dhe Aida Garifullina, për të sjellë emocionet shekspiriane, në rolin e Romeos dhe Xhulietës. Saimir Pirgu për euronews ka thënë se Gounod është fokusuar në këtë shfaqje te të dashuruarit, sidomos te pika më e vështirë, skena te varrezat. “Ndonjëherë, kur këndoj këtë pjesë, emocionalisht është e vështirë për mua, sidomos kur them “Puthja e fundit”, ka thënë Pirgu.

Dhe në këtë shfaqje, dashuria e Romeos dhe Xhulietës triumfon me një përqafim për përjetësinë, skenë kjo që nuk është në veprën e Shekspirt, por që Pirgu thotë se kjo skenë në shfaqjen e Gounod, i jep një fuqi të pabesueshme.
Kjo shfaqje do të prezantohet sërish. Datat që janë rezervuar për këtë shfaqje janë më: 27 shkurt, 2 dhe 4 mars./KultPlus.com

Kaçamaku e Walker mbërthyen të pranishmit me koncertin e Filharmonisë së Kosovës

Përkundër temperaturave shumë të ulëta që mbizotëronin jashtë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë, ky koncert kishte mbledhur shumë shikues, që e shijuan atmosferën e ngrohtë të Filharmonisë së Kosovës.

Gili Hoxhaj

Filharmonia e Kosovës, mbrëmë solli dy vepra të mëdha që mundësuan që publiku prishtinas për të parën herë të shijoj vepra të përmasave të mëdha artistike. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, mbrëmë këto vepra i interpretuan nën dirigjimin e Alexander Walker nga Britania e madhe, shkruan KultPlus.
Përkundër temperaturave shumë të ulëta që mbizotëronin jashtë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë, ky koncert kishte mbledhur shumë shikues, që e shijuan atmosferën e ngrohtë të Filharmonisë së Kosovës. Shumë pranë publikut ndodhej pianisti kosovar, Misbah Kaçamaku që solli pesëdhjetë minuta lojë të veprës monumentale të kompozitorit të madh gjerman Johannes Brahms. Vepra “Koncert për piano nr.1 në d-mol” daton që nga viti 1858. Vepër të cilën autori Brahms e solli një vit më vonë në publik, e që ishte vepra e parë orkestrale e Brahms. Kurse mbrëmë, derisa publiku po shijonte këtë vepër, jo rrallëherë loja e pianistit Kaçamaku bëri që e tërë salla të përqendrohet në tingujt e pianos. Se kjo vepër do shumë punë, vërehej edhe nga përqendrimi i pianistit, i cili e kishte nuhatur me një përjetim muzikor, ndërsa mes sekondash të pushimit ai shpesh hidhte sytë lart e i kthente pranë tasteve të pianos. Ai tha se për pesë vite vetëm e ka studiuar këtë vepër, pa filluar ta ushtroj atë, derisa ka filluar gjashtë muaj punë intensive.

“Unë personalisht kam filluar të merrem me këtë vepër për pesë vite, herë duke e lënë e herë duke iu kthyer përsëri, por për gjashtë muaj jam ulur dhe kam punuar në të. Veprat e mëdha zakonisht janë të tilla që të marrin vite të tëra, derisa të njohësh”, u shpreh pianisti Kaçamaku për KultPlus.
Ai tha se për të katërtën herë punon me Filharmoninë e Kosovës, ndërsa thotë se është një kënaqësi e veçantë bashkëpunimi me ta, për shkak që janë tejet bashkëpunues e pozitiv.

Dirigjenti nga Britania, Alexander Walker, kishte shkelur në skenat e shumë vendeve të botës, e mbrëmë për të parën herë erdhi për të dirigjuar orkestrën e Filharmonisë së Kosovës. Një përkushtim e komunikim muzikor mes tij, pianistit e veçmas Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, reflektohej në çdo lëvizje të tij. Mbrëmë publikut prishtinas i sollën veprën e Bethovenit, “Simfonia Nr.8 në F-dur, Op.93”. Pas çdo pushimi dora e tij numëronte rreth pesë sekonda lart, deri sa shtrihej me shpejtësi për të filluar rrugëtimin e magjishëm muzikor, që Orkestra e dhuronte me shumë përkushtim. Kur dirigjentit i shtohej dhe buzëqeshja, ishte sinjali më i mirë për orkestrën që loja veçse po shkonte në drejtimin e duhur. Walker tha se ishte mahnitur nga puna e orkestrës dhe bashkëpunimit që kanë në mes vete që edhe e kushtëzon suksesin e lojës së tyre.

“Kur u ftova që të vij në Kosovës, isha pak i stresuar, sepse nuk e dija se çfarë do të gjej këtu. Këtu e gjeta një orkestër që është tejet e përkushtuar, shumë të etur për të punuar dhe ata e donin atë që unë bëja, e që është formular për një koncert të suksesshëm”, u shpreh dirigjenti britanik Alexander Walker.

Ai tha se atë e kishte mahnitur prania e shumë të rinjve në këtë koncert, gjë që jo shpesh i ndodh në koncertet e vendeve të tjera. “Gjëja më e mirë këtu ishte që në këtë koncert pash aq shumë njerëz, por jo vetëm fakti që kishte shumë audiencë por që në këtë audiencë kishte shumë njerëz të rinj”, tha Walker për KultPlus.

Duke qenë se pianisti Misbah Kaçamaku, kishte qenë edhe nxënës i profesoreshës Lejla Pula, ajo për KultPlus tha se ndihet e kënaqur nga interpretimi i tij sonte, që sollën një bashkëpunim të shkëlqyer me dirigjentin nga Britania e Madhe dhe me orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.
“Më vjen shumë mirë që publiku kosovar ka pasur mundësi ta shijoj këtë koncert të bukur nr.1 në d-mol të Johannes Brahmsit, e këtë vepër ta dëgjoi këtu me Filharmoninë e Kosovës”, tha profesoresha Lejla Pula.

Ajo tha se shembulli i pianistit Kaçamaku shërben me së shumti si inkurajim për pianistet e rinj t’i qëndrojnë besnik karrierës koncertale.“Unë kam shumë dëshirë që të krijohet një traditë e tillë dhe të vazhdoj këtu në Kosovë, në mënyrë që edhe gjeneratat e reja që janë të talentuar ta shohin perspektivën e tyre në skenën kosovare. Me këtë aktivitet edhe të Misbahut edhe të pianisteve të tjerë që kanë vullnet dhe dëshirë që t’i qasen edhe me tutje karrierës koncertale.
Koncerti i radhës nga Filharmonia e Kosovës, vjen në fillim të muajit mars, më 11 mars, në Kishën Katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë. /KultPlus.com

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTET KULTURORE-ARTISTIKE PËR OJQ DHE INDIVIDË PËR VITIN 2018

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTET KULTURORE-ARTISTIKE PËR OJQ DHE INDIVIDË PËR VITIN 2018

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Kulturësi ftonorganizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe Individët,programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturësqë të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:

• Profesional, tëcilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respekojnë standartet krijuese europiane dhe botërore;
• Promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendor në skenen artistike ndërkombëtare;
• Stimulues, të cilat kanë përqëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;
• Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;
• Inovativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrëne realizimit të tyre paraqesin risi për amientin krijues;
• Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artisitik;
2. OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushen ekinematografisë, teatrit, muzikës, artevizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari.
3. Vlera totale e planifikuar e ftesës është 750,000.00 mijëeuro.
• Shuma minimale e mbështetjes financiare për OJQ-të që mund të alokohet për çdo projekt është 2,000.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 30,000.00 Euro.

• Shuma minimale e mbështetjes financiare për Individë që mund të alokohet për çdo projekt është 500.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 5,000.00 Euro.

4. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë punedhe përfundon me datën
13 Mars 2018.
5. Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:
Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:
• të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora;
• të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
• të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
• të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
• të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.
• Vertetimin që OJQ-januk ka obligime tatimore (nga ATK).

6. Kriteret e përgjithshme për Individët:
• të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
• të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
• të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

7. Kriteret e vlerësimit:
Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:
• a posedon OJQ-ja, respektivisht Individi,kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë)
• a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
• a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
• sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat të ftesës publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon ftesa publike?
• a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
• a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
• a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
• a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

OJQ-tëdhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti (1) projekt në kuadër të kësaj ftese publike. Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 31 dhjetor 2018.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe Individët që dëshmojnë seprogrami i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës. OJQ-të dhe Individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit,si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit tëmbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.
Para nënshkrimit të kontratës, OJQ dhe Individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ dhe Individi nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ, respektivisht Individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.
Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e MKRS-së:https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Thirrja_per_projekte_kulturore_2018.zip.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e mëposhtme:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.
Do të konsiderohenpër mbështetje financiarevetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara tëftesës publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën:[email protected]

Lirim Ramosaj, shpallet “Mister Zvicra Romande 2018” (FOTO)

Në mesin e 11 djemve garues, djaloshi nga Carrabregu i Deçanit arriti të triumfoj duke u kurorëzuar me vendin e parë të këtij spektakli.

Lirim Ramosaj është shpallur mashkulli më i bukur në spektaklin “Mister Zvicra Romande 2018”. Në teatrin “De Beaulieu” në Lozanë të Zvicrës, të shtunën me 24 shkurtë është mbajtur spektakli i “Mister Zvicra Romande” i cili është spektakli më i njohur për kantonet frëngjisht -folëse në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Në mesin e 11 djemve garues, djaloshi nga Carrabregu i Deçanit arriti të triumfoj duke u kurorëzuar me vendin e parë të këtij spektakli.

Në kategorinë e femrave, “Miss Romande 2018” ka fituar vajza 20 vjeçare Margaux Matthey. Lirimi është 23 vjeçar me profesion automekanik.

Të dy fituesit janë shpërblyer me nga një orë të shtrenjtë dhe me një darkë në një hotel ekskluziv në Lozanë.

Le valaisan Lirim Ramosaj, elu Mister Suisse Romande 2018, pose pendant le passage en lingerie lors de la soiree de la finale de Miss et Mister Suisse Romande 2018, ce samedi 24 fevrier 2018 a Lausanne. (KEYSTONE/Valentin Flauraud)

Në vitin 2014, kurorën e më të bukurës së këtij spektakli e kishte fituar, shqiptarja Sindi Arifi.
La genevoise Margaux Matthey et le valaisan Lirim Ramosaj, elus Miss et Mister Suisse Romande 2018, posent lors de la soiree de la finale de Miss et Mister Suisse Romande 2018, ce samedi 24 fevrier 2018 a Lausanne. (KEYSTONE/Valentin Flauraud)

Dua Lipa me koncert edhe në Dubai, mrekullon audiencën (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa së fundi ka mbajtur një koncert në Dubai,e cila ka mrekulluar audiencën e atjeshme, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert shihen të kenë kënduar edhe të pranishmit, e cila me këngët e saj ka krijuar një atmosferë të ngrohtë.

Dua Lipa është duke u shndërruar një yll botëror, pasi që, koncertet e saj po zgjojnë interesim të madh në të gjitha anët e botës.

Dua Lipa së fundi u shpërblye me dy cmime në Brit Awards, cmime këto që vulosën edhe njëherë suksesin e Dua Lipës. /KultPlus.com

Rita Ora shënoi edhe një sukses në karrierën e saj (FOTO)

Rita Ora së fundmi ka realizuar këngen “For You” në bashkëpunim me Liam Payne, dhe që nga realizimi po e shijon suksesin e saj edhe përmes performancave te ndryshme, shkruan KultPlus.

Kënga “For You” që është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Frees”, sonte ka arritur që te mbledh mbi 50 milionë klikime në kanalin You Tube. Kujtojmë se publiku ka shijuar edhe një interpretim të mahnitshëm të kësaj kënge në skenën e madhe të Brits Awards 2018, që u mbajt gjatë kësaj jave./KultPlus.com

LONDON, ENGLAND – FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 *** Rita Ora attends The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by Mike Marsland/Mike Marsland/WireImage)

Dua Lipa për Rolling Stone: Në Kosovë e surprizuam babain tim

Dua Lipa së fundmi ka dhënë një intervsitë për revistën “Rolling Stone”, ku ka përshkruar rrugëtimin e saj artistik dhe qëndrimin në Kosovë dhe kthimin në Londër, shkruan KultPlus.

Dua Lipa po ashtu ka treguar për mundin e madh të prinderve, të cilët u larguan në Londër pasi vendi ishte në prag të luftes. Në këtë shkrim po ashtu thuhet se Dua Lipa ka qenë gjithnjë e rrethuar me muzikë falë babait te saj, që ka qenë pjesë e një grupi të njohur rok që quhet “Oda”.

“Ata fillimisht e bën më shumë sa për qejf”, ka thënë Dua Lipa, që më pas shtoi. “Por ata arritën që ta bëjnë një këngë shumë të mirë që quhet “Beso në Diell”. Unë kam mbajtur një koncert në Kosovë, para dy viteve, në të cilin unë me bendin tim vendosem ta befasojmë babain tim duke e kënduar pikërisht këtë këngë. Ishte aq e pabesueshme, për shkak se çdo njeri në publik këndonte me zë të lart”, ka shpjeguar tutje këngëtarja shqiptare, Dua Lipa./KultPlus.com

Dua Lipa për Rolling Stone: Këta janë 100 librat që dua ti lexoj

Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen Rollingstone, këngëtarja e famshme ka treguar edhe për pasionin e saj për leximin, përcjellë KultPlus.

Ajo ka treguar se ka listën e 100 librave që duhet ti lexoj, para se të vdes, pasi që, sipas saj, leximi e inspiron edhe për këngët e saj.

Ajo ka treguar se sapo ka përfunduar “The Girls” nga Emma Cline, kurse tash është duke lexuar “The Unbearbale Lightness of Being”.

Dua Lipa poashtu ka folur edhe për rrënjët e saj prej Kosovës, për këngën “New Rules”, që është inspiruar nga ish të dashurit. /KultPlus.com

Aktori që luajti në filmin “Shok” tashmë shënon suksesin tjetër në Berlinale

“Kiem Holijanda” është filmi që sapo u shpërblye me cmimin “Ariu i Kristaltë”, në festivalin prestigjioz “Berlinale”, shkruan KultPlus.

Filmi është shfaqur në kuadër të programit Generation 14plus në Berlinale – dhe ka përbrenda rrëfimin nga Kosova.

Dhe në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Andi e Florist Bajgora dhe Arbnexha Grabovci-Nixha.
Andi dhe Floristi jetojnë në një fshat të varfër në Kosovë. Duke shitur qumësht ata mbajnë familjen. Filmi 14-të minutësh vazhdon me historinë e Floristit i cili aspiron të udhëtojë për në Holandë.
https://www.youtube.com/watch?v=17FlAL1zhe8
Andi Bajgora është njëri nga aktorët e filmit “Shok”, filmi që ishte i nominuar për cmimin Oscar, kurse tash është pjesë e filmit tjetër që sapo shënoi suksesin ne Berlinale./KultPlus.com

“Kiem Holijanda” ku luajnë Andi e Florist Bajgora dhe Arbresha Grabovci Nixha, shpërblehet me “Ariun e Kristaltë”, në Berlinale

Arbresha Grabovci Nixha, vëllezërit Andi e Florist Bajgora si dhe regjisorja Sarah Veltmeyer janë prezantguar në festivalin e filmit në Berlinale me filmin “Kiem Holijanda” i cili është shfaqur në kuadër të programit Generation 14plus në Berlinale – Festivalin e Filmit në Berlin, shkruan KultPlus.

Andi dhe Floristi jetojnë në një fshat të varfër në Kosovë. Duke shitur qumësht ata mbajnë familjen. Filmi 14-të minutësh vazhdon me historinë e Floristit i cili aspiron të udhëtojë për në Holandë.
Filmi në fjalë ka për regjisore Sarah Veltmeyer nga Holanda dhe është një nga 16-të filmat në këtë kategori, shkruan KultPlus.

Ky film sapo u shpërblue me Ariun e Kristaltë. /KultPlus.com

Ky është kameramani kosovar që xhiroi Maskrën e Reçakut, pamje që tronditën botën

Masakra e Reçakut, është masakra që sinjalizoi botën për intervenimin e forcave ndërkombëtare për të shpëtuar Kosovën, shkruan KultPlus.

Këto masakra kanë ndodhë në vitin 1999, ku kameramani Sylejman Kllokoqi ishte një ndër kameramanët e parë që xhiroi ato pamje të tmerrshme, që më pas u shpërndanë nëpër mediet më prestigjioze të botës.

Kllokoqi ka përvoja të ndryshme në punën e tij prej kameramani, duke përfshirë ato në Kosovë, por edhe rolin e tij prek kameramani në Sarajevë, në periudhën kur ishte lufta atje./KultPlus.com

The bodies of 23 ethnic Albanians who had been shot death 15 January near the town of Racak lie near the roadside 16 January. US diplomat William Walker, head of an international observer mission in Kosovo, said that the deaths looked “like executions.”

Sunny Hill Foundation në Prishtinë, nën patronazhin e Dua Lipës

Me karakter bamirësie“Sunny Hill Foundation”, është organizatë bamirësie që është themeluar nën patronazhin e Dua Lipës, shkruan KultPlus.

Dhe Sunny Hill Festival që do të mbahet më 10 gusht, ku do të paraqitet edhe Dua Lipa duket të jetë organizim nga Sunny Hill Foundation.

Kjo organizatë është themeluar në vitin 2016 dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve në Kosovë, duke përfshirë zbutjen e varfërisë, forcimin e demokracisë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe pika të tjera që janë përfshirë në përshkrimin e kësaj organizate.

Kjo organizatë edhe ka anëtarë të bordit, ku duke u bazuar në faqen zyrtare të kësaj organizate shihen të jenë: Bujar Musa, Laura Kryeziu-Selimi, Laura Kryeziu-Selimi, Atifete Jahjaga, Shpend Ahmeti dhe Ruairí O’Connell. Edhe koncerti i fundit i Dua Lipës i organizuar në Kosovë është organizuar nga kjo organizatë./KultPlus.com

Sunny Hill Festival në Prishtinë, përpos Dua Lipës do të sjellë edhe këtë këngëtar të famshëm

Dua Lipa, ylli i muzikës botërore që së fundi shënoi suksesin në Brit Awards 2018 në Londër, ka vendosur të kthehet përsëri në Prishtinë, e cila do të paraqitet në Sunny Hill Festival në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Dua Lipa në Prishtinë do të prezantohet më 10 gusht, pas koncertit të fundit që pat realizuar në vitin 2017, po në Prishtinë.

Mirëpo, në këtë koncert përpos Dua Lipës do të merr pjesë edhe një artist tjetër shqiptar, poashtu një yll në ngjitje. Ai është Albert Stanaj, i cili do të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë, që ende nuk është zbuluar shumë për karakterin e këtij festivali.

Vetë Albert Stanaj ka shkruar në rrjete sociale, i cili është shprehur të jetë i lumtur për këtë paraqitje.“Hej Dua Lipa, nuk më pritet që të të bashkohem në Kosovë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hill’. I emocionuar që të performoj për herë të parë në Kosovë. Detaje të tjera së shpejti, shihemi”, ka shkruar Stanaj./KultPlus.com