A e keni ditur se ASU është duke eksploruar Marsin? Profesorët, hulumtuesit, stafi dhe studentët e Universitetit Shtetëror të Arizonës kanë marrë pjesë në mbi 20 misione hapësinore dhe janë gati të udhëheqin misionet e NASA Psyche dhe LunaH-Map. ASU është shtëpia e Shkollës për Eksplorimin e Tokës (the School of Earth and Space Exploration) dhe Hapësirës dhe ka një reputacion të shquar për inxhinierinë hapësinore, hulumtimin dhe inovacionin.
ASU ka krijuar dhe ka përdorur instrumente si Europa Thermal Emission Imaging System për teleskopët Europa Clipper dhe ShadowCam për t’i mbështetur misionet shkencore në Hënë, asteroidë dhe planete duke e përfshirë Marsin. Shkencëtari planetar dhe profesori i ASU, Jim Bell është hulumtuesi kryesor i NASA-s për Mastcam-Z, një lloj kjo kamere që është montuar në Mars.
ASU poashtu është duke punuar me Forcën Hapësinore të SHBA-ve (Space Force) përmes programit të tyre të Partneritetit Universitar për të krijuar mundësi për hulumtime të klasit botëror, fuqi punëtore dhe zhvillim lidershipi për të siguruar interesat e vendit dhe për të ruajtur avantazhin në hapësirë.
ASU u emërua universiteti më inovativ në vend për tetë vjet radhazi nga US News & World Report dhe konsiderohet si një nga universitetet kërkimore me rritjen më të shpejtë në SHBA. Universiteti gjithashtu renditet i gjashti në nivel kombëtar për shpenzimet e kërkimit – mbi 677 milion dollarë në 2021 – mes universiteteve që nuk kanë shkollë mjekësore dhe, i treti në nivel kombëtar për shpenzimet kërkimore të financuara nga NASA.
Festivali belg “Balkan Trafik” fillon fushatën hapjes së edicionit të tij të 17-të, në Prishtinë, në qendrën kulturore “Termokis”, më 20 -21 mars
E. Gashi
Shfaqja teatrale belge “Fritland”, prodhim i teatrit “De Poche” të Brukselit do të jepet në Prishtinë, në qendrën kulturore “Termokis” më 21 mars. Spektakli vjen në kryeqytetin kosovar përmes festivalit belg “Balkan Trafik”, shkruan albinfo.ch. Ky është edicioni i 17-të i këtij festivali prestigjioz që në Bruksel mbahet në muajin prill dhe bën prezantimin e kulturës muzikore ballkanike.
Përveç aktiviteteve muzikore, kësaj radhe drejtori i këtij festivali, Nicola Wieers, ka zgjedhur artisten Fitore Berisha Alisdottir për realizimin e një freske (murali), dhe shfaqjen “Fritland”, duke njohur suksesin e jashtëzakonshëm të kësaj të fundit, në Belgjikë.
Nën regjinë e regjisorit francez Denis Loujol, shfaqja rrëfen jetën reale të një të riu, emigrant shqiptar në Belgjikë, Zenel Laçi, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij e kalon duke shitur patate të skuqura (“pomfrit”) në dyqanin e babait. Kjo jetë për të ishte muze dhe burg njëkohësisht…
Rolin e vetëm në këtë shfaqje, e luan vetë protagonisti, pra, Zenel Laçi, aktor profesionist, i lindur në Belgjikë nga prindër shqiptarë, të emigruar atje, shkruan albinfo.ch.
Përmes shfaqjes “Fritland” dhe me rastin e “Javës së Frankofonisë”, në Prishtinë, në qendrën kulturore “Termokis”, në praninë e shumë gazetarëve të huaj, do të hapet fushata e Festivalit “Balkan Trafik” me një surprizë për spektatorin./ KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte të mërkurën në Tepelenë në ceremoninë e shpalljes zyrtarisht të Vjosës Park Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij në event, Rama u shpreh se nga sot Shqipëria mbron përgjithmonë lumin e egër të fundit të Evropës ndërsa premtoi se sipërfaqja e zonave të mbrojtura do të rritet.
“Për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk ishte një vendim i lehtë. Shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Me vjen mirë që ia dolëm kësaj ndërmarrje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës atyre që kontribuuan atyre që erdhëm deri këtu, dhe në mënyre të veçantë dy njerëz, Mirela Kumbaron dhe Adelinën, të cilat me shumë këmbëngulje dhe durim bashkërenduan shumë forca që u bën bashkë në këtë proces. Sot ne mbrojmë lumin e fundit të egër të Europës dhe patëm shumë europianë që u turren drejt nesh që të mos të këpusim tigrin tonë”, ka thënë Rama.
Sipas tij, është kënaqësi që atyre për përmes Vjosës të bëjnë një larje të ndërgjegjes së tyre. Është kënaqësi që mes tyre të njohim dhe të takojmë njerëz që janë vërtet bekimi i këtij planeti.
“Unë shpresoj që të gjithë të mos ikin tani në drejtim të paditur pasi e garantuan që tigri duk do të bëhet mace, por të qëndrojnë këtu me ne , por këtë pasuri të madhe ta kthejmë në mirëqenie, burim, zhvillmi ekonomik ,social dhe ekologjik dhe një model për të gjithë. Sot Shqipëria ka 21 % të territorit zonë të mbrojtur., e kemi gjetur shumë më pak kur morën detyrën. Duam ta çojmë në 30 % të territorit zonë e mbrojtur është një projekt shumë ambicioz. Ne sot jemi krenar për shumë gjëra të bëra në funksion të mjedisit”, ka thënë Rama./ KultPlus.com.
Isha fëmijë frikacak; por edhe kokëfortë, siç janë fëmijët. Padyshim, mamaja m’i plotësonte tekat, por nuk mund ta besoj se kam qenë aq i azdisur, s’mund ta besoj se një fjalë e ngrohtë, një vështrim i përdëllyer, duke më marrë qetësisht për dore, të mos e platitnin qenien time dhe të arrije çka dëshiroje. Dhe ti, në thelb, je njeri babaxhan dhe i dhembshur (ato çka po them nuk bien në kundërshti, flas për përshtypjen që kisha krijuar për ty në vogëli), por jo të gjithë fëmijët janë aq këmbëngulës dhe të guximshëm që të rendin kaq gjatë pas dashurisë, derisa të gjejnë atë. Ti di ta trajtosh një fëmijë vetëm sipas midesë sate, gjithë forcë, rrapëllimë e nerva të cingërisura dhe, në rastin tim, kjo të duket kaq e qëlluar, pasi doje të shihje tek unë një djalosh të fortë e guximplotë.
Sot, është e qartë, arrij t’i përshkruaj vetëm tërthorazi metodat edukative që përdorje në hapat e parë të jetës sime, por, sidoqoftë, arrij t’i ravijëzoj sërish në mendje, duke pasur parasysh periudhat e mëvonshme dhe mënyrën se si sillesh me Feliksin. Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se atëherë ishe mjaft më i ri, pra më i fuqishëm, më energjik, më i shpërqendruar, ishe më pak i kujdesshëm nga ç’je tani dhe i përpirë nga puna jote; mezi të shihja një herë në ditë dhe përshtypja që ngjallje tek unë ishte e thellë dhe kurrë nuk u nemit e s’u bë monotone. Nga vitet e para të jetës ndërmendësohej vetëm një ndodhi. Ndoshta e kujton edhe ti.
Një natë qarravitesha paprerë, sepse doja ujë, sigurisht jo për shkak të etjes, por ndoshta për të të bezdisur dhe për t’u zbavitur. Meqë kanosjet fjalërënda s’kishin bërë punë, më ngrite nga shtrati, më nxore në ballkon, mbylle derën dhe më le aty, për pak çaste, vetëm, në fill të këmishës. S’dua të them se nuk veprove drejt; ndoshta atë natë, me të vërtetë, s’ia dilje dot ndryshe që të preheshe në paqe; desha vetëm të të përshkruaj mënyrat e tua edukative dhe vragat që lan mbi mua.
Ai ndëshkim, sigurisht, më bëri më kokulur, por më trallisi në thellësi të shpirtit. Kurrë nuk arrita të vë në kandar ujin që kërkoja, kokëngjeshur si mushkë, dhe frikën pa anë e fund që ndieja teksa gjendesha jashtë. Edhe vite më vonë më kallte datën fantazia brejtëse sikur burri i stërmadh, im atë, vendi i fundit ku mund të përplasja kokën, mund të vinte natën, pa kufarrë shkaku dhe të më nxirrte vrikthi, nga shtrati në ballkon; pra, për të, s’isha veçse një zero me xhufkë.
„Nuk jam i pajisur me asgjë, nuk përmbledh në vetvete, për aq sa di unë, asgjë tjetër fituar nga jeta, absolutisht asgjë, duke përjashtuar dobësinë universale njerëzore. Por me këtë gjë, e në këtë kuptim, duhet të them se ajo është për mua një forcë kolosale. Unë kam thithur me forcë negativitetin e kohës që po jetoj dhe ai, negativiteti më rri aq afër, ngjitur fare, sa që unë nuk kam të drejtë ta luftoj, bile jo vetëm kaq, në një farë kuptimi e ndjej për detyrë ta përfaqësoj”. / KultPlus.com “Letër babait”, Franz Kafka
“Dita e Verës” është shumë e lashtë për nga koha dhe mënyra e kremtimit. Është festë pagane, jo fetare, që rrjedh nga lashtësia, atëherë kur njerëzit besonin tek Dielli, Hana, tek Planetët etj. dhe atyre i faleshin e i luteshin, që të sillnin shiun për të mbjellat, diellin që të piqeshin gruri, misri frutat e tj.
Ja si shkruante me stilin e vet elegant, gati 100 vjet më parë, Faik Konica.
“Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e lulevet, të shelgjevet.
Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falen perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës.
Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet.
Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë “. /KultPlus.com
Krahnuerhâpun, duert nân ijë, tanë k’ta burra, njâ u prì. Tan’ nji hap, frymën ndalin, kâmbët përtokë, njiherësh rrahin, kryet çuemun, me dvetë qíll…
Hou-uu, ho!
N’emën thrresin, vikâmë qesin… Rrqethet lisi n’rrâje t’veta, gjeth’e lvore zí po kânë, qyqja e malit, ndâli kângën, kanë dâlë burrat me qít’ gjâmë!
Hooou-ho!
Brrám nji hap, nji hap brrám…! Duert prej íj’s rr’zojnë kadâlë, duert gjak, nélt i çojnë, gjith’ prej dhimtet, krahnùert zblojnë…
Hou-ho, ho-oou-ho…t’mjer’t ná për ty!
Brrám nji kâmbë… nji zanë kján… Brrám nji hap… dragoi ndalet… Brrám! E bjeshka duert ka n’gjí… Brrám! E kroni s’bzân, gjys’ngrí… Burrat l’shohen me bâll’ râmun,
Oooo, t’mjer’t ná për ty!
Brrám nji hap, hooou-ho! Brrám! Brrám! Hou-hoooo! Gjâmë po bâjnë, duert nán ijë, tân’ k’ta burra, njâ u prì!/ KultPlus.com
Gary Lineker është rikthyer në TV, BBC në fakt ka vendosur të anulojë pezullimin e ish qendërsulmuesit të kombëtares angleze. Lineker u pezullua pas kritikave të bëra në rrjetet sociale për politikën e re të imigracionit të qeverisë britanike. Ai e krahasuar gjuhën e saj me atë të Gjermanisë naziste. Një prapaktheu, ajo e transmetuesit të famshëm, edhe për shkak të kaosit të fundjavës së fundit. Një pjesë e madhe e programeve sportive u anuluan për shkak të protestës së komentatorëve, analistëve dhe ish-futbollistëve në mbështetje të Lineker. Për të motivuar pezullimin e menjëhershëm të Lineker, BBC kishte pohuar se postimi i ish-futbollistit kishte shkelur rregullat e paanësisë së transmetuesit. Por nga ana tjetër kritikat theksuan shtypjen e lirisë së fjalës, duke protestuar hapur. Kjo situarë e detyroi BBC të anulonte pjesën më të madhe të programit të saj të fundjavës.
“Gary Lineker është një pjesë e vlefshme e BBC – komentoi pas heqjes së pezullimit, menaxheri i përgjithshëm Tim Davie -. Mezi pres që ai të prezantojë mbulimin tonë për Premier League fundjavën e ardhshme”. Ai shtoi se BBC do të rishikojë rregullat e saj të brendshme në lidhje me përdorimin e mediave sociale.
LINEKER: “DITË SURREALE, FALEMINDERIT PËR MBËSHTETJEN”
I menjëhershëm edhe komenti i vetë Lineker mbi çështjen: “Pas disa ditësh surreale, jam i kënaqur që ia dolëm ta kapërcejmë të gjithë këtë – tha ai -. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e pabesueshme. Veçanërisht kolegët e mi në BBC Sport, për shfaqjen e jashtëzakonshme të solidaritetit. Futbolli është një lojë skuadre, por mbështetja e tyre ka qenë e madhe. Unë kam prezantuar sportin në BBC për gati 3 dekada dhe jam jashtëzakonisht krenar që punoj me transmetuesin më të mirë dhe më korrekt. Mezi pres që të rikthehem në Match Of The Day të shtunën. Gjithashtu, do të doja të falënderoja Tim Davie për mirëkuptimin e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Ai ka një punë ku është pothuajse e pamundur t’i mbash të gjithë të lumtur. Veçanërisht kur bëhet fjalë për drejtësinë. Më vjen mirë që do të vazhdojmë të luftojmë betejat e duhura, së bashku”.
“Një mendim i fundit. Sado të vështira kanë qenë ditët e fundit, nuk krahasohen me detyrimin për të ikur nga shtëpia, përndjekja ose lufta për të kërkuar strehim në një vend të largët. Është emocionuese të shohësh ndjeshmërinë për situatën e tyre nga kaq shumë prej jush. Ne mbetemi një vend i njerëzve kryesisht tolerantë, mikpritës dhe bujarë. Faleminderit”.
Mbrëmja e 14 marsit ka ofruar një shfaqje të rrallë mbi Liqenin Artficial në Tiranë.
Me një regji mbresëlënëse 500 dronë u shfaqën me ndriçimin e tyre mbi liqen duke sjellë për të pranishmit momente emocionuese.
Një zemër e ndriçuar, harta e Shqipërisë dhe “Faleminderit Shqipëri” ishte figurat që dronët sollën për të pranishmit që kishin rrethuar Liqenin Artificial.
Shumë prej tyre i fiksuan momentet në celulare dhe pamjet po bëjnë xhiron e tyre në rrjetet sociale.
“Magjia e Tiranës” shkroi në rrjetet sociale kryeministri Rama i cili shpërndau videon e spektaklit.
Shfaqja ishte një orgnizim i Bashkisë së Tiranës në mbyllje të aktiviteteve të shumta me rastin e Dites së Verës në kryeqytet./ KultPlus.com
Shqipe Sylejmani shkruan: Është një nder i madh për mua të jem ndër të nominuarit e këtij viti për “G&G Awards: Fytyrat e Vitit” nga @srffacesandstories.
Shkrimtarja, publicistja dhe aktivistja e njohur Shqipe Sylejmani nga Kantoni Baselland është nominuar për titullin “G&G Awards: Fytyrat e Vitit”. Nominimi i saj është bërë në kategorinë “Brückerbauer:innen” (Ndërtues/e urash), shkruan albinfo.ch.
Këto janë fytyrat dhe historitë më emocionuese të vitit 2022, shkruan srf.ch. Më 1 prill 2023 do të prezantohet për herë të dytë spektakli “G&G Awards”. Shikuesit do të ndihmojnë përmes votimit në përcaktimin se kush do të jetë “Fytyra e Vitit”.
Redaktorët e emisionit “Gesichter & Stories” (nga SRF) “TELE” dhe “GlücksPost” prezantojnë për herë të dytë çmimin “G&G Awards”, transmeton albinfo.ch. Fytyrat dhe historitë më të mira të vitit 2022 do të nderohen në disa kategori, në mes tjerash ehde në atë të Ndërtuesve të urave.
Ja se si e përshkruan srf, të nominuarën, Shqipe Sylejmani. Shqiptarja kosovare ka ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare. Por ëndrra e saj për një jetë më të mirë këtu, i është turbulluar: asaj i është dashur të durojë ngacmimet lidhur me emrin e saj, madje edhe fyerjet raciste në Festivalin Zviceran të Mundjes dhe Alpeve (që u mbajt verën e kaluar). Si autore, 35-vjeçarja reflekton mbi jetën mes dy botëve.
Të kujtojmë: Shqipe Sylejmani është zgjedhur Personalitet i Vitit 2022 nga redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në kategorinë e kulturës dhe aktivizmit social.
Shqipja është e vetmja femër në këtë kategori ndërsa të nominuarit tjerë janë futbollistë dhe këngëtarë, të gjithë “secondos”, dmth qytetarë zviceranë, me prejardhje të huaj.
Ndërsa Shqipe Sulejmani ka bërë me këtë rast një postim në FB, ku shkruan: Është një nder i madh për mua të jem ndër të nominuarit e këtij viti për “G&G Awards: Fytyrat e Vitit” nga @srffacesandstories.
Nuk e di se me çfarë e kam merituar këtë, duke pasur parasysh atë që të nominuarit e tjerë bëjnë çdo ditë për kulturën dhe shoqërinë, përcjell albinfo.ch. U jam edhe më shumë mirënjohës atyre që tashmë e kanë vlerësuar pafundësisht kontributin tim me këtë nominim. Ka njerëz dhe projekte vërtet të shkëlqyera, të nominuar këtu dhe nëse dëshironi, jeni të mirëpritur të votoni për projektin tuaj të zemrës këtu. E fundit por jo më pak e rëndësishme: “FALEMINDERIT. Preke hunen, si thojn te na.”. (Këtë fjalinë, në fund fare, e ka shkruar shqip.
Votimin për Shqipen, mund ta bëni në linkun më poshtë:
Tom Cruise dyshohet se ndjen nevojën për të qëndruar larg nga ish-gruaja e tij, Nicole Kidman.
Aktori i “Top Gun: Maverick” mungoi dukshëm në Oscar 2023, pavarësisht se filmi u nominua për gjashtë çmime. Ai thuhet se donte të shmangte një “përplasje të vështirë” me Kidman nga i cili u divorcua më shumë se 20 vjet më parë. “Tom nuk ishte aty sepse Nicole ishte prezente dhe ai nuk donte një përplasje”, tha një burim për Daily Mail. Dyshja u martua më 24 dhjetor 1990 dhe adoptuan dy fëmijë; Isabella, tani 29 vjeç dhe Connor, tani 27 vjeç, të cilët thuhet se janë të dy anëtarë të Kishës së Scientology, si babai i tyre, Cruise.
Cruise bëri kërkesë për divorc në shkurt 2001, duke përmendur “ndryshimin e papajtueshëm” pasi dyshohet se u largua nga Kidman në të njëjtin vit. Ky veprim e la aktoren e “Big Little Lies” në “shok” të plotë pasi fansat dyshuan se martesa mori fund për shkak të refuzimit të saj për t’u bërë Scientologist. “Ajo e di pse, dhe unë e di pse, ne u divorcuam”,u shpreh Tom për Vanity Fair në 2013, duke u zotuar se do ta mbajë të fshehtë arsyen. “Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe i uroj më të mirën./Lapsi.al
Flamur Miftari do të prezantohet me ekspozitë në KultPlus Caffe Gallery, i cili do të sjell 15 vepra të punuara me vaj dhe akril.
Kjo është ekspozita e dytë personale artistit kurse në ekspozita kolektive ka marr pjesë edhe në disa ekspozita në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Flamur Miftari është diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Maqedoni dhe aktualisht është duke vazhduar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, në klasën e Zake Prelvukajt.
Ekspozita do të hapet më 20 mars në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery dhe do të rri e hapur për dy javë./ KultPlus.com
Mund të simulojë biseda, të shkruajë tekste, t’u përgjigjet pyetjeve dhe të japë përgjigje njerëzore: ChatGPT aktualisht po shkakton një ndjesi në mbarë botën. Shqiptarja Mira Murati luajti një rol kyç në zhvillimin e chatbot-it.
35-vjeçarja Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1988. Që në moshë të re ajo ishte e interesuar për matematikën, videolojërat dhe inteligjencën artificiale. Por në Shqipëri nuk kishte pothuajse asnjë mundësi për të zbatuar idetë e tyre. Kështu Murati shkoi në SHBA për të studiuar shkenca kompjuterike.
Pas diplomimit nga kolegji në Dartmouth (New Hampshire) me një diplomë inxhinierie, ajo fitoi përvojë në kompani të ndryshme, duke përfshirë një periudhë të shkurtër në Tesla.
Në vitin 2018, Murati më në fund zbarkoi në OpenAI. Si shefe e Teknologjisë (CTO), ajo nuk është vetëm përgjegjëse për zhvillimin e ChatGPT – Dall-E u krijua gjithashtu nën udhëheqjen e saj. / KulPlus.com
Aktori Shkelqim Islami, së fundmi ka sfiduar veten me shkrimin e skenarëve, shkruan KultPlus. Islami, ka shkruar mbi 30 skenare që sjellin kohën e stërgjyshërve tanë përmes tregimeve të shumta shqiptare, skenare këto qe shumica nga to kanë autorësinë e aktorit, ndërsa të pakta janë ato që ka marrë nga librat apo tregimet e dëgjuara.
Djemtë ushtarë, lindja që gratë asokohe kanë bërë në shtëpi, bestytnitë, gjakmarrja, mexha, kaqakët, grabitja e nuseve, e shumë e shumë tema të tjera, Islami i ka trajtuar nëpërmjet këtyre skenarëve, të cilët janë jetësuar nga produksione të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
Islami, për KultPlus, tha se shkrimin e ka pasion të kamotshëm, ndërsa u shpreh shumë falënderues për produksionet me të cilët ka punuar për besimin që ia kane dhënë.
“Shkrimin do thoja se e kam edhe të trashëguar nga i ndjeri babai im, i cili ka qenë shume i dhënë pas shkrimeve të shumta e kryesisht poezive. Unë jam jashtëzakonisht falënderues ndaj produksioneve me të cilët kam punuar për besimin që ma kanë dhënë.
Këto skenare janë të shkruara me vëmendje të madhe nga unë, dhe trajtimin jam mundu me e bërë të barabartë, pasi që, asokohe e dimë shumë mirë se çfarë roli kanë pasur gratë e çfarë burrat. Nëse shihen me vëmendje, këto skenare i japin një hapësirë shumë te madhe gruas dhe fjalës së saj, e poashtu rolit të saj kyç në familje e shoqëri”, tha Islami.
Këto tregime që janë të publikuara në kanalin e YouTube-së, kanë mbledhur një audiencë te madhe, ndërsa shohim që ka komente shumë pozitive për të gjitha temat e prekura. “Jam befasuar nga reagimet pozitive qe kam marrë nëpër rrjete sociale me këto tregime. E këto komente me kanë bërë që të punoj edhe më fort në këto skenare. Në këtë rrafsh, një duartrokitje e madhe shkon për kolegët e mi, aktorët e dalluar shqiptar ne Maqedoninë e Veriut, e po ashtu edhe regjisorët e producentët”, pohoi Islami.
“Tash së fundmi kam shkruar 19 tregime popullore për produksionin Seven Images – producentin Driton Ramadani, e të cilat janë realizuar nën regjinë e Musa Isufit. Ndër këto tregime do kisha veçuar HEROI-n, që në skenar kam shkruar edhe një këngë qe i këndohet pikërisht HEROI-t, të tregimit”, tregoi Islami. Vlen të theksohet se këto tregime kanë filluar të bëhen edhe nga produksione të tjera, mirëpo zanafillen e realizimit e kanë nga aktorët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që nga vitet e 80-ta./KultPlus.com
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit, ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole, ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion, ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”! Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’ gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’ dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur, ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur; dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet! Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe, më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!” Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet… Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira! Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri: te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe, dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe… kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar, nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera… Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut, fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri, mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri, dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura, kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë, bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë… Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë. Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë, ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj, nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’ nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror, ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur, Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!/KultPlus.com
Konkursi kombëtar “Gjuha jonë sa e mirë“, nismë e Radio Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me MAS, çel sot premierën, ekskluzivisht në ekranin e RTSH Shkollë.
Me pjesëmarrjen e 52 shkollave nga e gjithë Shqipëria, ky rrugëtim i të rinjve të klasave të nënta, përballë njëri tjetrit, premton jo vetëm njohuri të reja por edhe argëtim e zbavitje.
Të parët në garë, plot emocione dhe të vendosur për të përfaqësuar denjësisht qytetet e tyre, vijnë shkollat 9 vjeçare: “Gjergj Kastrioti”, Lezhë; “Branko Kadia”, Shkodër ;”Migjeni” Pukë-Fushë Arrëz dhe “ALI Podrimja”, Tropojë
“Gjuha jonë sa e mirë”, nga sot, vjen çdo të martë dhe të enjte 17:00 në RTSH Shkollë/ KultPlus.com
Boksierja e Kosovës Donjeta Sadiku me një video mesazh i është drejtuar Qeverisë së Indisë që të rishqyrtojë vendimin për dhëninen e vizës për pjesëmarrje në garat e boksit, ku sipas saj, i është bërë e padrejtë, shkruan KultPlus.
Ajo ka bërë thirrje që ti bashkohen edhe të tjerët në këtë thirrje publike.
Më poshtë është videoja e Donjeta Sadikut./ KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e Kosovës ka organizuar ceremoni për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadiku (foto) e cila fitoi medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit të Femrave që u mbajt në Stamboll. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )
I pyetur për vendndodhjen e pikturave, ai thotë: “Ishin falsifikime, i shita 150 euro në pazarin e plaçkave”. Ai nuk ka zbuluar bashkëpunëtorin e tij, shtetas shqiptar.
Në tetor 2020, pati ndodhur një vjedhje në Weinfelden në Thurgau. Dy persona kishin hyrë në një vilë dhe po kërkonin sende me vlerë, transmeton albinfo.ch. Por puna nuk shkoi siç ishte planifikuar: pronari i shtëpisë u kthye për habi, në shtëpi.
Ata pasataj kanë vepruar me shpejtësi dhe e kanë mbërthyer 80-vjeçarin. Siç shkruan “Thurgauer Zeitung”, njëri prej të dyve ka kërcënuar pronarin. Nëse nuk do të tregonte se ku i ruante pikturat e Pikasos, ai do t’i priste veshin.
Pasi gjetën atë që kërkonin, të dy u larguan nga shtëpia, duke e lënë pronarin të lidhur. Grabitësit vodhën sende me vlerë prej 75,000 CHF.
Njëri nga të dy, me shtetësi të dyfishtë kosovare dhe serbe, tani ndodhet para Gjykatës së Qarkut Weinfelden. Ai qe arrestuar në një tjetër vjedhje në dhjetor të vitit 2021, përcjell albinfo.ch. Një gjurmë e ADN-së kishte vërtetuar përfshirjen e tij në vjedhjen e pikturave të Pikasos.
Në gjykatë ai pranoi se kishte hyrë në vilë. Por ai e kishte bërë këtë nga nevoja: kishte humbur kursimet duke luajtur poker dhe nuk dinte si të udhëtonte për në atdheun e tij.
“Ne kishim frikë për jetën tonë sepse kishte armë të shumta në atë shtëpi,” thotë ai. Prandaj ai dhe shoku i tij e kishin lidhur plakun. Ai nuk dëshiron të tregojë emrin e kolegut të tij shqiptar, përndryshe do të vritej.
I pyetur për vendndodhjen e pikturave, 37-vjeçari pohon: “Ishin falsifikime, i shita 150 euro në pazarin e plaçkave”.
Por gjykata nuk është bindur nga deklaratat e tij. Kështu, ai u dënua me katër vjet e gjysmë burg efektiv. Kosovarit gjithashtu i është shqiptuar masa e dëbimit nga vendi për dhjetë vjet, transmeton albinfo.ch. Ai duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore dhe 25680 franga të tjera./albinfo.ch
Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Eduardo Galeano i cili ishte i njohur me krijimet e tij fillimisht në Spanjë, e më pas i përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës, shumë shpesh ka pasë deklarata të fuqishme, të cilat përkojnë edhe me ditët e sotme.
Ndërsa KultPlus ju sjell këtë deklaratë të famshme të Galeanos, që ka të bëjë me vdekjet, dasmat, dukjen e diturinë.
‘Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, ku dukja është më e rëndësishme se dituria. Jetojmë në kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen.’/ KultPlus.com
Shumë gra bëjnë pyetjen: të lindësh një fëmi: përse? Që të ketë uri, që të mërdhasë, që të tradhëtohet dhe të poshtërohet, që të vdesë në luftë ose nga sëmundja? Dhe mohojnë shpresën se uria e tij mund të ngihet, se mërdhitja e tij mund të ngrohet, se besnikëria dhe respekti t’i jenë miq, që ai mund të jetojë gjatë për të fshirë sëmundjet dhe luftën.
Femija(zeri)
Ndoshta ato kanë të drejtë.
Orjana-2
Ti nuk mund të flasësh. Cirkla jote jetësore është vetëm një nyjë qelizash të sapolindura. Ndoshta nuk është as jetë por mundësi për jetë. E megjithatë, do të jepja shumë që të më ndihmoje me një shenjë, me një sinjal. Nëna është e mendimit se unë ia dhashë shenjën, dhe prandaj më solli në jetë. Dëgjo, nëna nuk më dëshironte. Ishte zënë fill gamishit, në një çast shkujdesje të dikujt. Dhe, që të mos më lindte, çdo mbrëmje shkrinte një ilaç në ujë. E më pas e pinte dhe qante. Piu deri në mbrëmjen kur i dhahsë shenjën e parë të ekzistencës sime, në barkun e saj, dhe i rrasa një shqelm për t’i dhënë të kuptonte që të mos më flakte tutje. Ajo po afronte gotën te buzët. Megjithatë e largoi gotën dhe lëngun e derdhi përtokë. Disa muaj më pas rrokullisesha fitimtare nën rrezet e diellit, dhe nëse kjo ishte e mire, apo e keqe nuk di ç’të them. Kur jam e lumtur mendoj se është diçka e mirë, kur jam e trishtuar mendoj të kundërtën. Por, edhe kur nuk jam e lumtur, mendoj se do të më vinte keq po të mos kisha lindur, sepse asgjë nuk është më keq se sa hiçi.
Orjana-1
Nuk më ke goditur me shqelm, nuk më ke dërguar përgjigje. E si do mundje? Ekzistenca jote është aq e shkurtër: nëse do kërkoja pohimin e mjekut, do të buzëqeshte me shpoti. Por kam marrë një vendim për ty: do të lindësh. E vendosa pasi të pashë në fotografi. Nuk ishte pikërisht fotografia jote: ishte fotografia e një embrioni të çfarëdoshëm tri javësh, e publikuar në një gazetë bashkë me një reportazh për krijimin e jetës. Dhe, ndërsa e kundroja, frika m’u fashit: me të njëtën shpejtësi, me të cilën kish ardhur. Ngjaje me një lule të mistershme , me një orkidë të tejdukshme. Në majë dallohej një biçim koke me dy të dala, që më pas do të formonin trurin. Pak më poshtë, një lloj zgërbonje që do të formojë gojën. Tri javësh, je pothuajse i padukshëm, kështu shpjegon diçitura. 2 milimetra e gjysëm. E megjithatë, te ty rritet një hije e syve, një diçka që i ngjan shtyllës kurrizore. Zemra jote tashmë është e formuar, dhe madje e madhe: në krahasim me timen dhe është nëntë herë më e madhe. Pompon gjak dhe rreh rregullisht që prej ditës së tetëmbëdhjetë: a mund , pra, të të flak tutje? E ç’më intereson nëse ke zënë fill rastësisht apo gabimisht? A nuk zuri fill rastësisht e ndoshta gabimisht edhe bota ku tani marrim frymë? Disa mbështesin idenë se ne fillim nuk kishte asgjë, përveç një qetësie të pamasë , një heshtje të madhe të palëvizshme, pastaj ndodhi një përshkënditje, një shkulje, dhe ç’ka nuk ishte u bë. Pas shkuljes së parë vijuan të tjera: gjithnjë e më të paparashikuara, gjithnjë e më të pakuptimta, më të panjohura sesa vetë rrjedhojat. Dhe ndërmjet rrjedhojave çeli një qelizë, edhe ajo rastësisht, ndoshta gabimisht, e cila shpejt u shumfishua në miliona , miliarda, derisa lindën pemët, peshqit dhe njerëzit. Ti beson se dikush krijoi një dilemë para shpërthimit apo para qelizës? Beson se pyeti vetveten nëse do t’i pëlqente apo jo? Beson se ai shqetësohet për urinëm, për të ftohtin, për trishtimin etj.
Orjana-2
Unë e përjashtoj. Edhe nëse ky dikush ka ekzistuar, për shembull një zot i krahasueshëm me fillesën e fillesës, përtej kohës dhe hapësirës, kam frikë se nuk do të ishte kujdesur për të mirën dhe për të keqen. Gjithçka ndodhi, ngaqë mund të ndodhte, prandaj duhet të ndodhte, sipas një mujshie që ishte e vetmja e ligjshme. I njëjti arsyetim vlen edhe për ty. Marr përsipër përgjegjësinë e zgjedhjes. E marr këtë fakt pa egoizëm, bir, të betohem, nuk më habit fakti i sjelljes tënde në këtë botë. Nuk e përfytyroj veten duke ecur në rrugë me barkun e fryrë, duke të larë dhe duke të mësuar të flasësh. Jam grua që punoj: kam të tjera punë, ç’kuriozitet. Të kam thënë se nuk kam nevojë për ty. Megjithatë do ta çoj përpara shtatzaninë, të pëlqen apo jo ty. Do të ta diktoj mujshinë që m’u diktua edhe mua, edhe prindërve të mi, edhe gjyshërve të mi: deri te qënia e parë njerëzore, e lindur nga një qënie njerëzore, me dëshirë ose pa dëshirë. Ka mundësi se, nëse atij, ose asaj do t’i lejohej të zgjidhte, do të frikësohej dhe do të qe përgjigjur, nuk dua të lindë, jo!
Femja
Por askush nuk i kërkoi mendim, dhe kështu lindi , jetoi dhe vdiq, pasi solli në jetë një tjetër qënie njerëzore, së cilës nuk i pat kërkuar të zgjedhë, dhe po kjo e fundit bëri të njëjtën gjë, për miliona vjet deri tek ne, dhe çdo herë përbënte një mujshi, pa të cilën nuk do të ekzistonim.
Orjana-1
Bëj kurajë bir, mendon se fara e një peme nuk ka nevojë për kurajo kur shpon tokën dhe mugullon? Mjafotn një rrahje ere që ta shkulë, këmbëza e një miu që ta shformojë. E megjithatë ajo mugullon, reziston dhe rritet duke hedhur fara të tjera. Dhe bëhet pyll. Nëse një ditë do të këlthasësh: “Përse më solle në jetë, përse?” unë do të përgjigjem: “Bëra atë që kanë bërë pemët, për milion e miliarda vjet përpara meje dhe besoja se bëra mirë”.
Se ç’ka diçka të lavdishme në mbajtjen mbyllur brënda trupit tënd një tjetër trup, në të ndjerit dy njerëz dhe jo një. Madje, hera-herës të luzmon një ndjenjë ngadhnjimi dhe, në qetësin që shoqëron ngadhnjimin, asgjë nuk të shqetëson: as dhimbja fizike që do përballësh, as puna që do sakrifikosh, as lumturia që do humbasësh. Do jesh djalë apo vajzë? Do dëshiroja të ishe vajzë. Do dëshiroja që ti një ditë të përjetosh atë që po përjetoj unë tani: nuk jam aspak dakort me mendimin e nënës se të lindësh femër është fatkeqësi. Nëna, kur është e trishtuar, psherëtin: “Ah sikur të isha djalë”!
Femija
E di: e jona është një botë e ngritur nga burrat për vetë burrat.
Orjana-2
Diktatura e tyre është aq e vjetër sa shtrihet deri tek gjuha. Thuhet ” njeri” për të treguar mashkullin dhe femrën, thuhet “kalama” për të treguar djalin dhe vajzën, thuhet “bir” për të treguar birin dhe bijën, thuhet “makabritet” për të treguar vrasjen e një burri dhe të një gruaje. Në gojëdhanat që meshkujt kanë sajuar për shpjegimin e fillesës jetësore, krijesa e parë nuk është femër: është një mashkull me emrin Adam. Eva vjen më pas për argëtim dhe sherr. Në tablotë që zbukurojnë kishat, Zoti paraqitet një plak me mjekër të bardhë dhe asnjeherë një plak me flokë të bardhë. Dhe gjithë heronjtë e tyre janë meshkuj: që nga Prometeu, që zbuloi zjarrin tek Ikaro, që u përpoq të fluturojë, madje edhe më lart deri te Jezusi, të cilin e shpallin birin e Atit dhe të Shpirtit të Shenjtë: sikur gruaja që e lindi të qe një inkubator ose një mendeshë. E megjithatë, ose ndoshta për këtë, qënia femër ngërthen shumë magjepsje. Është një aventurë që kërkon një lloj guximi, një sfidë që nuk bezdis kurrë. Shumë gjëra do të ndërmarrësh nëse do jesh vajzë. Si për fillim, do të ndeshesh për të mbrojtur tezën se , nëse Zoti ekziston, mund të ishte edhe një plakë me flokë të bardhë ose një vajzë e bukur. Më pas do ndeshesh për të shpjeguar faktin se mëkati nuk lindi kur Eva këputi mollën: atë ditë lindi një virtyt i mrekullueshëm. Së fundi, do ndeshesh për t’u treguar të tjerëve se në brendësi të trupit tënd të lëmuar dhe të rrumbullakët ka një mëndje që këmbëngul të dëgjohet. Qënia mëmë nuk është zanat. Nuk është as detyrim, është vetëm një e drejtë ndrëmjet shumë të tjerave. Do të raskapitesh duke e përsëritur. Dhe shpesh, pothuajse gjithnjë, do të humbasësh.
Orjana-1
Por nuk duhet të ligështohesh. Ndeshja është më e bukur se fitorja , udhëtimi është më zbavitës se mbërritja: kur ke mbërritur në finish ose ke fituar, ke ndjesinë e një zbrazëtie të madhe. Po, shpresoj të jesh vajzë: mos ma vër re nëse të thërras bir. Dhe shpresoj që kurrë të mos thuash atë që nëna më thotë. Unë kurrë s’e kam thënë.
Por edhe nëse do të jesh djalë, përsëri do të jem e lumtur. Dhe ndoshta edhe më shumë, sepse do të poshtërohesh më pak, do të robërohesh më pak, do të shpërdorohesh me pak. Nëse do të jesh djalë, për shembull, nuk do të jetosh me frikën e përdhunimit në terrin e një rrugice. Nuk do të duhet një fytyrë e bukur për t’u pranuar që me shikimin e parë, një trup i bukur për të fshehur zgjuarsinë tënde. Nuk do të pësosh gjykime të liga kur të biesh në shtrat me atë që të pëlqen, nuk do të dëgjosh se mëkati lindi ditën kur t’i këpute mollën. Do të lodhesh shumë më pak. Do të ndeshesh më lehtësisht për të mbrojtur tezën sipas së cilës, nëse Zoti ekziston, mund të ishte edhe një plak me flokë të bardhë, ose një vajzë bukuroshe. Mund të mospërfillësh pa u shpotitur nga të tjerë, mund të dashurosh pa u zgjuar natën me ndjenjën e rrëshqitjes në hon, mund të mbrohesh pa mbetur i fyer.
Orjana-2
Sinqerisht, të tjera robëri dhe padrejtësi do të pësosh: e di, edhe për një mashkull jeta nuk është e lehtë. Meqënëse do të kesh muskuj më të fuqishëm, do të kërkojnë të mbash pesha të rënda, do të të diktojnë përgjegjësi të padrejta. Meqënëse do të kesh mjekër, do të zënë të qeshin nëse qan dhe nëse do kesh nevojë për dhembshuri. Meqënëse do të kesh një bisht përpara, do të të urdhërojnë të vrasësh ose të vritesh në luftë dhe do të kërkojnë bashkëpunim për të përcjellë tiraninë që ngritën në shpella. E megjithatë, ose ndoshta pikërisht për këtë, qenia mashkull do të jetë një aventurë po aq e mrekullueshme: një ndërmarrje që nuk do të zhgënjejë kurrë. Të paktën kështu shpresoj, sepse, nëse do të jesh djalë, shpresoj të bëhesh një burrë siç e kam ëndërruar gjithmonë: I ëmbël me të pambrojturit, i egër me mujsharët, zemërgjerë me atë që të do të mirën, I pashpirt me atë që komandon. Së fundi, armik i gjithkujt që përrallis se Jezusët janë bij të Atit dhe të Shpirti të Shenjtë: dhe jo të gruas që lindi.
Orjana-3
Bir, po përpiqem të të shpjegoj se të jesh burrë nuk do të thotë të kesh një bisht përpara.
Orjana-2
Ndoshta është tepër herët që të flas kështu. Ndoshta nuk duhet të flas për gjërat e shëmtuara dhe të trishta, ndoshta duhet të të përshkruaj një botë me pafajësi dhe hare. Por do të ishte njësoj sikur të të mashtroja, bir. Do të ishte njësoj sikur të të shtyja të besoje se jeta është një qilim i butë, mbi të cilin mund të ecësh zbathur dhe jo në një rrugë plot me gurë. Gurë që të pengojnë, gurë që të rrëzojnë, gurë që të vrasin. Gurë, ndaj të cilëve nevojiten këpucë prej hekuri. Por, edhe kjo nuk mjafton, sepse, ndërsa mbron këmbët, gjithnjë do të jetë një dikush që do marrë një gurë për të ta gjuajtur në kokë dhe…për sot mbarova, biri im, bija ime. E kuptove mësimin? Kushedi ç’do të thoshin disa, po të më dëgjonin. Do të më akuzonin thjesht si të çmendur apo thjesht si mizore?
Orjana-1
Pashë me kujdes fotografinë tënde dhe, pesëjavësh, je më pak se një centimetër i gjatë. Po ndryshon shumë. Më shumë se me një lule të mistershme, tani ngjan me një larvë shumë të hijshme , madje me një peshk të vogël, të cilit i dalin shpejt pendët. Katër pendë që do të bëhen më pas këmbët dhe krahët. Sytë janë që tani dy kokërrza shumë të vogla të zeza, me një rreth, rreth e përqark, dhe në fund të trupit ke një bishtëz! Diçitura thotë se në këtë periudhë është pothuajse e pamundur të dallohesh nga embrioni i çdo gjitari: nëse do ishe një maçok, do ngjaje pak a shumë siç je tani. Në të vërtetë nuk ke fytyrë. Nuk ke ende as trurin. Unë të flas, bir, po ti këtë nuk e di.
Orjana-3
Në terrin që të mbështjell, nuk përfill madje as ekzistëncën tënde: mund të të flak tutje dhe nuk do ta marrësh vesh kurrë. Nuk do ta mësosh kurrë, nëse të kam bërë një padrejtësi apo një dhuratë.
Orjana-3
Këtë natë fola me babanë tënd. I fola për ty. Ia komunikova në telefon sepse ndodhet larg dhe, duke u nisur nga ato që dëgjova, nuk I thashë kushedi se çfarë lajmi. Dëgjova, mbi të gjitha, një heshtje të thellë: sikur të ishte ndërprerë komunikimi. E më pas dëgjova një zë belbëzues, të ngjirur: “Sa duhen” Iu përgjigja gëzueshëm:” Nëntë muaj, besoj. Jo, jo më pak se tetë tashmë”. Atëherë, zëri pushoi së qëni i ngjirur dhe u bë i akullt: “Flas për para”. “Çfarë parash?” pyeta unë.
Femija-zeri
” Paratë për ta hequr qafe, apo jo?”
Orjana –3
Po, kështu tha” hequr qafe”. Sikur ti të ishe një deng plaçkash. Kur, me qetësinë e mundshme, i shpjegova se kisha qëllim krejt tjetër, humbi në një arsyetim të gjatë ku lutjet ua lanë vendin këshillave, këshillat kërcënimeve, kërcënimet lajkave. “ Mendo për karierën tënde, mbaj parasysh përgjegjësitë, një ditë mund të pendohesh, çfarë do thonë të tjerët” Qeshja, gati e zbavitur. Por u argëtova shumë më pak kur, i nxitur nga heshtja ime, përmbylli se shpenzimet mund t’i hiqnim gjysëm për gjysëm: në fund të fundit” të dy ishim fajtorë”. Ndjeva të përziera. Më zuri turpi për të. Ula receptorin me mendimin se dikur e kisha dashuruar. Vërtetë e kisha dashuruar? Një ditë unë dhe ti duhet të bisedojmë për këtë çështje të quajtur dashuri. Sepse e them me ndershmëri, nuk e kam kuptuar ende se përse bëhet fjalë. Dyshimi im është se bëhet fjalë për një mashtrim të stërmadh, të shpikur për ta mabajtur njerëzinë të qetë dhe për t’i hequr vëmëndjen.
Orjana-2
Frika e vetmisë, e mërzisë, e heshtjes? Nevoja për të pushtuar dhe për të qenë i pushtuar? Sipas disave, kjo është dashuria.
Orjana-1
Po sikur të të përkiste ty të më zbuloje kuptimin e atyre gjashtë shkronjave të pakuptimta? Pikërisht ty që më rrëmben nga vetja, më thith gjakun dhe më thith frymëmarrjen.
Një provë ekziston. Të dashuruarit që rrinë larg, ngushëllohen me fotografi. Dhe ndër duar mbaj gjithnjë fotografitë e tua. Tashmë është shndërruar në një ankth. Sapo vë këmbët në shtëpi rrëmbëj gazetën, llogaris ditët, moshën tënde, dhe të kërkoj. Sot mbush gjashtë javë. Ja, në moshën gjashtëjavëshe, me shpatullat e tua. Sa i këndshëm je bërë! Nuk i ngjan më një peshku, një larve, një gjeje pa formë, ngjan me një krijesë, me atë kokën tullace dhe ngjyrë rozë. Shtylla kurizore është e mirëvijëzuar, një rruazë e bardhë dhe e qartë në mes, krahët nuk janë më dy xhunga të paqarta dhe as pendë, por dy krahë. Të janë ngallur krahët! Më vjen t’i përkëdhel, të të përkëdhel të gjithin. Si ndjehesh atje në vezë? Në fotografi dukesh si i varur në një vezë të brishtë, që të kujton vezët prej kristali, brenda të cilave futet një trëndafil. Por, në vend të trëndafilit , je ti. Nga veza del një kordon që përfundon si një top i bardhë , i largët, me dëllëzime të kuqe dhe njolla të kaltra. E parë kështu duket si toka, e vëzhguar nga mijëra e mijëra milje larg. Po, është pikërisht sikur nga toka niset një fill i pambarimtë , i gjatë sa vetë ideja e jetës, dhe nga ato largësi të hershme mbërrin tek ty. Në mënyrë aq logjike , aq të kuptimtë. Po si ua zë goja disave kur thonë se qënia njerzore është një rastësi e natyrës? Mjeku më kish thënë të shkoja pas gjashtë javësh. Nesër do shkoj. Dhe gjilpëra qetësuese më vrimosin shpirtin duke këmbyer hovet e gëzueshme.
Me një zë midis solemnes dhe gëzimit, ngriti një copë letër dhe tha: “Përgëzime , urime zonjë” Automatikisht korrigjova:”Zonjushë”.
Orjana-2
Sikur ta kisha goditur me shuplakë . Solemniteti dhe gëzimi u zhdukën dhe, duke më vështruar ngultazi me mospërfillje të dëshiruar, u përgjigj” Ah”!
Orjana-1
Më pas mori stilografin, fshiu fjalën zonjë dhe shkroi zonjushë. Kështu, në një dhomë akullsisht të bardhë, nëpërmjet zërit të një mjeku akullsisht të veshur me të bardha, Shkenca më njoftoi zyrtarisht ekzistëncën tënde.
Orjana-2
Nuk më bëri përshtypje fare, meqënëse e dija tashmë dhe madje shumë më përpara se ajo.
Orjana-1
Kur isha mbi shtrat, infermierja u duk e zemëruar, sepse nuk i kisha hapur këmbët dhe nuk i kisha mbështetur mbi dy tërfuqet prej metali.
Orjana-2
Mjeku veshi një dorezë llastiku dhe rasalliti, rrëmoi, ngjeshi sikur deshte të shtypte, ngaqë nuk isha e martuar. Më në fund, nxorri dorën jashtë dhe tha: “Gjithçka mirë, gjithçka në rregull.”
Kam frikë se duhet të mësohesh me këto gjëra. Në botën që ti përgatitesh të hysh, dhe pavarësisht nga bisedat rreth kohëve që ndryshojnë , një grua jo e martuar në pritje të një fëmije, në të shumtën e rasteve shihet si një e papërgjegjshme. Në më të mirën e rasteve, si një ekstravagante, si një provokatore.
Orjana-1
Ose si një heroinë.
Orjana-2
Kurrë si një nënë e ngjashme me të tjerat. Farmacisti, tek i cili bleva pilulat e luteinës më njeh dhe e di mirë se jam e pamartuar. Kur i dhashë recetën, ngriti vetullat dhe më vështroi me tmerr. Pas farmacistit shkova te rrobaqepësi, për të porositur një pallto. Dimri po afron dhe dua që të rrish ngrohtë. Me gojën plot me gjilpëra me kokë për të shënjuar modelin e copës, rrobaqepësi filloi të më merrte masat. Dhe kur i shpjegova se masat duhet t’i merrte të bollshme, sepse isha shtatzënë, dhe në dimër do të isha e fryrë, u skuq nga tërbimi. Çapërleu gojën dhe pata frikë se po i gëlltiste të gjitha gjilpërat. Falë zotit, nuk i gëlltiti, por i ranë përtokë. I ra edhe metri, dhe më erdhi keq që i shkaktova aq pështjellim. E njëjta gjë ndodhi me komendatorin. Na pëlqen ose jo ne të dyve, komendatori është ai që më blen punën dhe na jep paratë për të jetuar.
Orjana-3
Babai yt telefonoi për herë të dytë. I drishej zëri. Donte të dinte nëse e kisha marrë konfirmimin. Iu përgjigja se po. Për herë të dytë më pyeti se kur” do ta rregulloja punën”. E ula për të dytën herë receptorin, pa ua vënë veshin fjalëve të tij. Ajo që nuk kuptoj është përse, kur një grua njofton shtatzaninë e saj të ligjshme, të gjithë gëzohen dhe përpiqen t’i heqin pallton nga duart dhe e lusin që mos lodhet shumë, që të qëndrojë qetë. Ç’gjë e bukur, përgëzime, ju lutem zini vend këtu. Ndërsa me mua rrinë të palëvizshëm, të heshtur ose flasin për abort. Sikur të thoshe një përbetim, një komplot për tu ndarë. Dhe ka çaste kur ndjehem e paqetë, kur pyes veten se kush do fitojë: ne apo ata? Ndoshta është faji i asaj telefonate. Ngjalli hidhësi që i mendoj të harruara, fyerje që i besoj të kaluara. Hidhësi-fyerje të shkaktuara nga fantazmat, falë të cilave kuptova se dashuria është një mashtrim. Plagët u mbyllën, blanat kanë mbetur paksa të dukshme, por një telefonatë e tillë mjafton t’i lëndojë përsëri. Si kockat e vjetra të thyera kur ndërron moti.
Orjana-1
Organi yt gjenital dhe organet riprodhuese kanë filluar të çelin. Ti e di nëse do të jesh mashkull, apo femër. Por ajo që më ndez më tepër, bir, është se janë formuar edhe doçkat. Tashmë shihen gishtërinjtë. Dhe tani ke një gojëz të vogël: me buz! Ke fillesën e një gjuhe. Ke zgavrat për njëzet dhëmbëzat. Ke sytë. Aq i vogël, as një centimetër e gjysëm, aq i lehtë, as tre gramë, ke sytë!
Nëse dua të të heq qafe, thonë, ky është çasti. Madje, çasti fillon tani.
Orjana-2
Me fjalë të tjera, duhej të kisha pritur që t’i të bëheshe një qënie njerëzore me sy, gishtrinj dhe gojë që të të vrisja. Më parë jo. Më parë ishe tepër i vockël për t’u dalluar dhe shkulur.
Femija
Janë të çmendur.
Orjana-2
Mikesha ime është e mendimit se e marra jam unë. Ajo, e martuar, ka abortuar katër herë në tre vjet. Kishte dy fëmijë dhe një i tretë është i papranueshëm, thotë. Edhe pulat nuk i klloçitin të gjitha zoçkat. Nëse çdo vezë pule do lindte një zoçkë, ky planet do të ishte një kotec.
Ti pyet veten se, pse prej disa ditësh të flas vetëm për këtë? As vetë se di. Ndoshta , sepse të tjerët më flasin ankthshëm. Ndoshta, sepse edhe vetë e kam menduar në një çast pa ma thënë të tjerët. Ndoshta sepse askujt nuk dua t’i rrëfej një dyshim që më helmon shpirtin. Vetëm mendimi për të të hequr qafe, sot, më vret dhe megjithatë qëllon ta marr parasysh. Biseda për pulat më çorodit.
Orjana-1
Ç’nuk do të jepja , bir, për të thyer heshtjen tënde, për t’u ndërfutur në burgun ku je i mbështjellë e ku të mbaj të mbështjellë, ç’nuk do të jepja për të të parë e për të dëgjuar përgjigjen tënde. Sigurisht, unë e ti jemi një çift i çuditshëm. Çdo gjë te ti varet nga unë dhe anasjelltas: nëse sëmuresh ti, sëmurem edhe unë, nëse vdes unë, vdes edhe ti. Por unë s’mund të komunikoj me ty dhe as ti me mua. Në atë që ndoshta është dija e pamasë, ti nuk njeh as fytyrën time, as moshën time, as gjuhën që flas. Ti shpërfill prejardhjen time, vendodhjen time, profesionin tim. Nëse do të më përfytyrosh, nuk ke as edhe një detaj për të zbuluar në jam e bardhë apo e zezë, e re apo e vjetër, e gjatë apo e shkurtër. Dhe unë pyes -vetveten nëse je apo jo njeri. Kurrë dy të huaj, të lidhur me të njëtin fat, nuk qenë më të huaj se ne. Kurrë dy të panjohur, të bashkuar në një trup, nuk qenë të panjohur e më të largët se ne.
Mos po tradhëtoj vendimin tim? M’u duk sikur ndjehesha e sigurt, sikur i pata kapërcyer lavdishëm të gjitha pasiguritë dhe hamëndjet. Përse kthehen tani, të kamufluara nga mijëra pretekste?
Orjana-2
Ndoshta për shkak të dhembjes që po rrotullon trutë? Për shkak të dhembjeve që më therin barkun.
Orjana-1
Duhet të mbahem e fortë bir. Duhet të kem besim tek vetja dhe te ti. Duhet të të mbaj deri në fund sepse, kur të rritesh, dua të jesh dikushi!
Orjana-2
Dikushi që nuk i ngjan as priftit që ulërinte në gjumë, as mikeshës sime dhe as doktor Munsonit, as policëve që i lidhnin gjyshes duart. I pari, të quan pronë të zotit, e dyta pronë të nënës, të tretët pronë të shtetit. Ti nuk i përket as Zotit, as shtetit, as mua. Ti i përket vetvetes dhe pikë.
Orjana-1
Në fund të fundit, je ti që more nismën dhe unë gaboja kur besoja të të imponoja një zgjedhje. Duke të të mbajtur, nuk bëj veçse i përulem urdhrit që më dhe kur u ndez pikla jote jetësore. Unë nuk zgjodha gjë, unë u binda.
Orjana-2
Ndër ne të dy, viktima nuk je ti, bir, por unë. A nuk është kjo që kërkon të më komunikosh kur sulmon si vampir trupin tim?… A nuk është kjo që kërkon të më riprodhosh kur më dhuron të vjellat? Ndjehem keq.
Orjana-3
Ndër të tjera, yt atë s’është bërë më i gjallë.
Mos ndoshta ndjehet fajtor për dashurinë që kemi bërë në shtrat? Një ditë gjyshja shkoi të rrëfehej dhe prifti i dha këtë këshillë: “Mos shko në shtrat me burrin tënd, mos shko” Në fund të fundit, për disa njerëz, faji i vërtetë i një burri dhe i një gruaje qëndron në dashurinë që bëjnë në shtrat. Thonë se, për të mos pasur fëmijë, mjafton të bëheshin të dëlirë. Epo mirë:meqënëse është e vështirë të përcaktosh kush duhet të mbetet i dëlirë e kush jo, bëhemi të gjithë të dëlirë dhe kështu shndërrohemi në një planet pleqsh. Miliona e miliona pleq të paaftë të krijojnë breza, ndërsa raca njerëzore shuhet, si në tregimet fantastiko –shkencore të mjedisuara në planetin Mars, në sfond, qytete të mrekullueshme që thërmohen: qytete të banuara vetëm nga fantazma. Fantazmat e atyre që mund të kishin qënë, por që nuk qenë. Fantazmat e fëmijëve të palindur. Ose bëhemi të gjithë homoseksualë, në të gjitha rastet rezultati do të jetë i njëjtë: një planet me njerëz shterpë, në sfond, qytete të mrekullueshme që copëzohen, ku jetojnë fantazma të fëmijëve të paardhur kurrë në jetë….
Orjana-1
Do t’i pëlqesh mamasë. Do t’i pëlqesh, sepse ajo mendon se një botë pa fëmijë do të mbaronte. Do t’i pëlqesh, sepse është e shëndoshë dhe e butë, me një prehër të madh e të butë kur të ulesh sipër, me dy krahë të shëndoshë e të butë për të të mbajtur dhe me një të qeshur që i ngjan një koncerti zilkash. Kurrë nuk e kam kuptuar sesi qesh ashtu: por mendoj se shkaku është, ngaqë ka qarë shumë. Vetëm kush ka derdhur shumë lotë, mund ta çmojë -jetën me bukuritë e saj dhe të qeshë me zemër. Të qash është e lehtë, të qeshësh është e vështirë. Shpejt do ta mësosh këtë të vërtetë. Gjithçka do të të bëjë të qash: drita, uria, gjumi.. Do të kalojnë javë, muaj, para se goja jote të hapet për një buzëqeshje, përpara se fyti yt të grafullojë një të qeshur. Por mos u ligështo. Dhe kur buzëqeshja do të mbërrijë, kur e qeshura do mbërrijë, duhet të ma dhurosh mua: për të më treguar se bëra mirë që nuk u tërhoqa nga biologjia teknologjike, se nuk të çova në barkun e një nëne tjetër më të mirë e më të durueshme se unë.
Orjana-2
Ja po filloj që këtu. Po filloj, duke të të lajmëruar se nuk do të jesh vetëm këtu poshtë dhe se, nëse do të çlirohesh nga të tjerët, nga shoqëria e tyre e përdhunët, nuk do t’ia dalësh mbanë. Këtu poshtë, një njeri nuk mund të përkujdeset për vetveten, siç bën ti. Nëse tenton, do çmendet. Në më të mirën e rasteve, dështon. Ndonjëherë dikush përpiqet. Dhe rend drejt pyllit ose detit, duke u betuar se nuk ka nevojë për të tjerë, se të tjerët nuk do ta gjejnë kurrë më. Por në të vërtetë e gjejnë. Ndoshta, është ai që kthehet. Dhe kështu, i mundur, hyn të bëjë pjesë në folezë, në ingranazh: për të kërkuar aty, kotësisht, dëshpërimisht lirinë e tij.
Nga anët tona, fjala liri është më e shfrytëzuara, pothuajse sa fjala dashuri, e cila, siç të kam thënë, është më e shfrytëzuara nga të tjerat. Do të takosh njerëz që bëhen copë për lirinë, duke pësuar tortura, ndoshta edhe duke pranuar vdekjen.
Orjana-1
Dhe unë shpresoj se do jesh njeri prej tyre!
Orjana-2
Por, në çastin kur do të bëhesh copë për lirinë, do të zbulosh mosekzistencën e saj, ose se shumë-shumë ekzistonte për sa kohë ishe në kërkim të saj: si një ëndërr, si një mendim ilindur nga kujtimi i jetës tënde para lindjes, kur ishe i lirë, sepse ishe vetëm. Unë vazhdoj të përsëris se je një i burgosur atje brënda, vazhdoj të mendoj se ke pak hapësirë dhe se tani e tutje do të qëndrosh edhe në terr: por në atë errësirë, në atë pak hapësirë, ti je i lirë sa ç’nuk do të jesh kurrë në këtë botë të pamasë e të pamëshirshme. Askujt aty brënda nuk duhet t’i kërkosh leje apo ndihmë, sepse pranë nuk ke njeri dhe kështu nuk e kupton skllavërinë. Këtu jashtë, në të kundërtën, do të kesh një mijë padronë. Dhe padroni i parë do të jem unë që, pa dashur, ndoshta edhe pa ditur, do të imponoj gjëra të drejta për mua e jo për ty. Psh. Ato këpuckat e vogla. Për mua janë të bukura, po për ty? Do të ulërasësh kur të t’i vesh. E megjithatë, unë do të t’i vesh, ndoshta duke mëtuar se ke ftohtë dhe pak e nga pak do të mësohesh. Do të përulesh, i nënshtruar, deri në dhembje nëse nuk do t’i kesh. Dhe ky do të jetë fillimi i një zinxhiri të gjatë skllavërie, ku hallka e parë do të jem gjithmonë unë, mëqenëse ti nuk mund të bësh dot pa mua. Unë që do të të mëkoj, që do të të mbuloj, do të të laj, që do të të mbaj në krah.
Orjana-1
Më pas do të fillosh të ecësh vetë, të ushqehesh vetë, të zgjedhësh vetë ku do të shkosh dhe kur të lahesh.
Orjana-2
Por atëherë skllavëri të tjera do të mbërrijnë. Këshillat e mia. Mësimet e mia. Udhëzimet e mia. Vetë frika jote për të më shkaktuar dhembje duke vepruar ndryshe nga ç’të kam mësuar. Do kalojë shumë kohë para syve të tu, para se unë të të lë të fluturosh si zogjtë që prindrit flakin nga foletë, ditën kur mësojnë të fluturojnë.
Orjana-1
Së fundmi, ajo kohë do mbërrijë dhe unë do të të lë të nisesh, do të të lë të kapërcesh rrugën i vetëm, me dritën e gjelbër dhe me të kuqen. Do të të shtyj drejt saj.
Orjana-2
Por kjo s’do ta shtoj lirinë tende, sepse ti do qëndrosh i lidhur me skllavërinë e ndjenjave, me skllavërinë e keqardhjes. Disa e quajnë skllavëria e familjes. Unë nuk i besoj familjes. Familja është një mashtrim, i ndërtuar ng ai që organizoi këtë botë për të pasur në hyqëm njerëzinë, për të shfrytëzuar më mirë nënshtrimin ndaj rregullave. Kur je fillikat ngre krye më lehtësisht, kur jeton me të tjerë nënshtrohesh më lehtë. Familja nuk është veçse zëdhënësja e një sistemi që nuk lejon mospërfilljen, dhe shenjtëria e saj nuk ekziston. Ka vetëm grupe burrash, grash e fëmijësh të detyruar të mbartin të njëtin emër dhe të strehohen nën të njëjtën çati: shpesh, duke urryer e mërihur njëri-tjetrin. Por keqardhja dhe lidhjet gjithashtu, janë të rrënjësora te ne si pemët që nuk u jepen as uraganëve, lidhje të pashmangshme siç janë uria dhe etja. Nuk mudn të çlirohesh prej tyre, edhe pse vë tërë forcën e vullnetit dhe logjikës tënde. Ndoshta mendon se i ke harruar dhe një ditë të bukur ngrenë krye, pandreqshmërisht, të pamëshirshme, duke shtrënguar litarin në qafë më të fortë se çdo gjarpër boa. Dhe të mbysin.
Bashkë më këto skllavëri, do të njohësh të tjera, të diktuara nga të tjerë, domethënë nga ata mijëra banorë të folesë. Do të njohësh zakonet e tyre, ligjet e tyre. Nuk e ke idenë sa mbytëse janë zakonet e tyre për t’u imituar e ligjet e tyre për t’u respektuar. Mos e bëj këtë, mos e bëj atë, bëj këtë e bëj atë.. Dhe nëse kjo është e pranueshme, kur jeton me njerëz që kanë një ide për lirinë, bëhet e skëterrshme kur jeton mes njerëzve mujsharë që madje të privojnë nga luksi për të ëndërruar lirinë: për ta realizuar në fantazinë tënde. Ligjet e mujsharëve sjellin vetëm një përfitim: atyre mund t’u kundërvihesh duke luftuar, duke vdekur. Ndërsa ligjet e njerëzve të mirë nuk të sjellin rrugëzgjidhje, sepse bindesh se pranimi i tyre është diçka e fisme. Në çfarëdo sistemi të jetosh, nuk mund të ngresh krye ndaj ligjit ku më i forti, më mujshari më pak bujari del fitimtar. Madje, edhe më pak, të kundërshtosh ligjin, sipas të cilit për të ngrënë duhen para, për të fjetur duhen para, për të pasur para duhet të punosh. Dhe të rrëfejnë plot histori për nevojën e punës, gëzimin e punës, për dinjitetin e punës. Mos u zë besë kurrë. Është një tjetër gënjeshtër e sajuar nga organizuesi i kësaj bote mbi bashkëjetesën. Puna është një përfrikësim që mbetet i tillë edhe kur të pëlqen. Gjithnjë punon për të tjerët e kurrë për vete.
Orjana-1
Kam shkruar për ty tri fibula. Ose më mirë, nuk i kam shkruar, sepse shtrirë nuk mundem: i kam menduar. Po të rrëfej njërën. Na ishte një herë një vogëlushe e dashuruar pas një manjole. Lulja manjolë qëndronte në mes të një kopështi dhe vogëlushja kalonte ditë të tëra duke e kundruar. E kundronte nga lart, sepse banonte në katin e fundit të një shtëpie që binte mbi kopsht, dhe e kundronte nga një dritare, e vetmja e hapur në atë krah. Vogëlushja ishte shumë e vogël dhe për të parë manjolën duhej të kacavirrej mbi një karrige ku nëna e kapte në befasi dhe i bërtiste “ O zot , po bie, po bie”. Manjola ishte e madhe, me degë, gjethe e lule të mëdha që hapeshin si shami të pastra dhe askush nuk i mblidhte, sepse ishin shumë lart. Kështu, kishin kohë të vjetëroheshin, të lëverdheshin dhe të binin pëllumthi përtokë. Vogëlushja ëndërronte që dikush të këpuste një lule sa ishte e bardhë dhe, në këtë pritje, qëndronte pranë dritares: krahët mbështetur mbi parvaz dhe mjerkën mbi krahë. Përballë dhe përreth nuk kishte shtëpi, ishte vetëm një mur që ngrihej thikë me anën e kopshtit dhe mbaronte te një ballkon ku ishin nderë rroba për t’u tharë. Kuptohej kur rrobat ishin tharë, sepse rrihnin erën si me shuplakë dhe atëherë dilte një grua për t’i mbledhur në një kosh, pastaj i merrte me vete. Një ditë, gruaja doli dhe në vend të mblidhte rrobat, nisi të kundronte manjolën: sikur po studionte mënyrën për të kapur një lule. Ndenji ashtu për një kohë, duke u menduar, ndërsa rrobat valviteshin në erë. Më pas erdhi një burrë dhe e përqafoi. Edhe ajo e përqafoi, dhe shpejt ranë mbi tokë duke fërgëlluar gjatë derisa u prehën në gjumë. Vogëlushja rrinte e habitur, nuk e kuptonte përse ata të dy flinin në ballkon dhe nuk merreshin me manolën, nuk përpiqeshin të kapnin një lule, dhe ajo e durueshme priste të zgjoheshin.
Orjana-2
Kur paparitmas ia behu një burrë tjetër: shumë i zemëruar. Nuk hapi gojë, por dukej qartë se ishte shumë i zemëruar, sepse u hodh menjëherë sipër të dyve. Më parë mbi burrin, i cili kërceu dhe ia mbathi, më pas mbi gruan që nisi të vrapojë midis rreshtave të rrobave. E ngriti përpjetë si pupël dhe e hodhi poshtë: mbi pemën e manjolës. Iu desh kohë të mbërrinte te manjola. Po kur mbërriti, ra zhurmshëm mbi degët sesa lulet e verdha që binin përtokë. Një degë u thye. Dhe në çastin kur dega u thye, gruaja u kap pas një luleje. Dhe e mori. Dhe mbeti aty pa lëvizur me lulen në dorë. Atëherë vogëlushja i bëri zë mamasë së saj. I tha:” Mama, hodhën një grua mbi manjolën dhe ajo e kapi një lule” Nëna iu afrua dritares, ulëriti se gruaja kishte vdekur dhe, që nga ajo ditë, vogëlushja besoi bindshëm se, për të mbledhur një lule, duhet të vdesë një grua.
Dhe ajo fëmijë jam unë.
Dhëntë Zoti që ti mos ta kuptosh siç e kuptova unë se më i forti, më mujshari, më pak bujari është ai që fiton. Zoti e dhëntë që ti të mos e marrësh vesh shpejt siç e mora unë, sidomos duke u bindur se gruaja është e para që paguan haraçin e një realiteti të tillë. Uroj ta humbasësh atë virgjëri me emrin fëmijëri, iluzion. Duhet të të përgatis që tani të mbrohesh, të jesh më i shkathët, më i fortë që ta heshësh atë nga ballkoni. Sidomos nëse do jesh femër. Dhe është ligj: ose mua ose ty. Ose shpëtoj unë ose shpëton ti. Do të gjesh belanë po ta harrosh: tek ne secili i bën keq dikujt tjetër, bir. Nëse nuk e bën këtë, vdes. Vdes më i dobti, që nuk është nevojshmërisht më i miri. Nuk kam mëtuar kurrë se gratë janë më të mira se burrat, se per shpirtbujarinë e tyre nuk meritojnë të vdesin. Të jesh I mirë apo i lig, kjo nuk ka rëndësi: këtu jeta nuk varet nga kjo. Varet nga një marrëdhënie forcash e bazuar mbi dhunën. Mbijetesa është dhunë. Do të mbathësh këpucë lukure, sepse dikush theri një lopë dhe e rropi për t’i marrë lëkurën. Do të ngrohesh me një peliçe, sepse dikush vrau një kafshë, qindra kafshë, për t’u marrë gëzofin. Do të hash mëlçinë e pulës, sepse dikush theri një pulë që s’i bënte keq askujt. Por edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe ajo i bënte keq dikujt: hante krimbat që vrimosnin paqësisht gjethet e sallatës. Gjithmonë, dikush për mbijetesë ha ose rrjep një tjetër: nga njerëzit deri te peshqit. Edhe peshqit hanë njëri-tjetrin: më të mëdhenjtë gëlltisnin më të vegjlit. E njëjta gjë me zogjtë, me insektet me çdo gjallesë. Me sa di unë, vetë pemët dhe bimët nuk e hanë njëra-tjetrën, ushqehen me ujë, diell e kaq. Por, ndonjëherë, edhe ato i vjedhin njëra-tjetrës diellin dhe ujin, duke ia zënë frymën e duke u shfarosur. A është rasti që ti të njohësh tmerre të tilla, ti që jeton, ushqehesh dhe ngrohesh pa hequr qafe njeri?
Orjana-1
Nuk e di nëse kjo tjetra është përrallë, por gjithsesi po ta rrëfej. Na ishte një herë një vogëlushe që besonte tek e nesërmja. Në të vërtetë, të gjithë i mësonin që të besonte tek e nesërmja: duke e siguruar se e nesërmja është më e mirë. Ia bënte të sigurt prifti kur gjëmonte me premtimet e tij në kishë dhe shpallte Mbretërinë e Qiejve. Ia siguronte shkolla kur i tregonte se njerëzimi ecën përpara dhe se një kohë njerëzit jetonin në guva, më pas në shtëpi pa termosifonë dhe më pas në shtëpi me termosifonë.
Orjana-3
Ia siguronte babai ku i sillte shembull historinë dhe mbështeste idenë se tiranët shpejt përfundojnë të humbur. Nga prifti, vogëlushja e kish hequr shpejt besimin.
Orjana-2
E nesërmja për priftin ishte vdekja dhe vogëlushes nuk i interesonte të jetonte pas vdekjes, në një hotel luksoz të quajtur Mbretëria e Qiejve. Nga shkolla e kish hequr pak më pas besimin, gjatë një dimri kur duart dhe këmbët iu mbuluan nga morthi dhe plagët. Po, ishte gjë e madhe që njerëzimi pat kaluar nga guvat e ngrohta me termosifona, por ajo nuk e kishte termosifonin.
Orjana-3
Babai kishte vazhduar t’i besonte symbyllurazi. Babai i saj ishte njeri I guximshëm dhe kryeneç. Që prej njëzet vitesh luftonte me disa mujsharë të veshur me të zeza dhe sa herë këta të fundit i çanin kokën, u përgjigjegj me guxim e kryeneçësi.” E nesërmja do të vijë”. Në ato vite qe lufta. Mujsharët e veshur me të zeza hiqeshin sikur do ta fitonin luftën. Po ai tundte kokën dhe, me guxim e kryeneçësi, pohonte:”E nesërmja do të vijë”
Orjana-2
Duke larë brekët e pista të tjerëve, u binda se e nesërmja jonë nuk kishte mbërritur dhe ndoshta nuk do të mbërrinte kurrë. Do të vazhdonin të na mashtronin me premtime: në një rruzare zhgënjimesh të lehtësuara nga ngushëllime të rreme, dhurata të mjerueshme, komoditete të mëshirshme për të na mbajtur butë. A do të mbërrijë ndonjëherë për ty e nesërmja ime? Për këtë kam dyshime. Prej shekujsh prej mijëvjeçarësh njerëzimi sjell në jetë fëmijë duke besuar se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e mirë se ajo e prindërve. Dhe më e mira qëndron në blerjen e një termosifoni mjeran. Sigurisht , termosifoni është gjë e madhe kur ke ftohtë: por, pa dyshim, nuk të jep lumturinë dhe nuk mbron aspak dinjitetin tënd. Me termosifonin vazhdon të pësosh prepotenca, keqardhje, përfrikësime dhe e nësërmja mbetet një gënjeshtër.
Orjana-1
Por, a ishte e drejtë kjo bir? A është e drejtë që t’i të lindësh për të vdekur nën shpërthimin e një bombe ose të pushkës së rreshterit leshator, të cilit i ke vjedhur, për shkak të urisë, një racion gjellë? Sa më shumë rritesh, aq më tepër kam frikë. Pothuajse më është venitur entuziazmi iparë, siguria e lavdishme e hapjes së të vërtetës tek e vërteta. Dhe në dyshime konsumohem gjithnjë e më shumë. Ky dyshim mashtrues që fryhet dhe shfryhet si mori dallgësh, herë duke mbuluar me dallgë bregun e qenësinë tënde, herë duke u tërhequr për të lënë gërmadha. Besomë nuk dua të të heq shpresën, të të çyt të bindesh: dua vetëm të ndaj me ty përgjegjësinë time dhe Ti t’i sqarosh vetvetes përgjegjësinë tënde. Ke ende kohë për t’u menduar , bir, madje dhe për t’u rimenduar. Përsa më përket mua, me baticë apo zbaticë, jam gati.
Orjana-2
Po ti? Je i gatshëm të shohësh se si shkapetet një grua te një pemë manjolë, të shohësh se si bien çokollatat mbi atë që nuk është nevojtar. Tani të pyes, nëse je gati të pranosh rrrezikun e larjes së brekëve të të tjerëve dhe të zbulosh se e nesërmja është një e djeshme. Ti që rri aty ku çdo e djeshme është e nesërme dhe çdo e nesërme është një fitore. Ti që nuk njeh ende më të keqen e të vërtetave: bota ndryshon dhe mbetet si më parë.
Orjana-1
Dhjetë javë. Po rritesh me një shpejtësi marramendëse.
Spazmat, të prerat në fund të barkut janë zhdukur.
Më dëgjon? Që kur ke mbylluar sytë, më duket se je i vëmëndshëm ndaj asaj që të tregoj, se ti përkundesh në një lloj pavetëdije. Zgjohu, jepi. Nuk do? Atëherë eja këtu pranë meje. Mbështete kokëzën tënde mbi këtë jastëk, ja kështu. Të flemë të dy, të përqafuar. Unë dhe ti, unë dhe ti…në shtratin tonë askush dhe asnjëherë nuk do të hyjë.
Orjana-3
Ai nuk lëvizi. Uli kokën dhe pëshpëriti: “ Sa e ashpër je, sa e ligë mund të jesh”. Më pas humbi në një ligjëratë të pafundme përqëndruar në faktin se : unë gaboja, se ti ishe i imi dhe i tij, se kishte menduar thellë, se kishte vuajtur, se prej dy muajsh po bëhej copë për ty, se më së fundi kish kuptuar sa e fisme dhe e drejtë qe zgjidhja ime, se një krijesë nuk duhet kurrë të hidhet, sepse një krijesë është një krijesë dhe jo send. Dhe të tjera banalitete të tilla. Në të vërtetë, e ndërpreva dhe bërtita: ”Sidoqoftë, nuk e ke ti brënda në trup, nuk ke për ta mbajtur ti brenda për nëntë muaj”. Dhe ai duke çapëlyer gojën dhe i habitur: “ Besoja se ti e dëshiroje, se e bëje këtë më kënaqësi.”
Atëherë ndodhi diçka e pakuptimtë: zura të qaj. Nuk kisha derdhur kurrë lot, ti e di, dhe nuk desha të qaj: sepse më poshtëronte, më shëmtonte. Por sa më shumë i largoja lotët, aq më shumë rridhnin, sikur diçka qe thyer. Provova edhe të ndizja një cigare. Lotët lagën cigaren. Dhe kështu babai yt la karrigen, erdhi drejt meje, më përkëdheli kokën. Me ndruajtje. Pastaj mërmëriti ” Po të bëj një kafe” dhe shkoi në guzhinë për të bërë kafenë. Kur u kthye e kisha marrë kontrollin e vetvetes. Ai jo. E mbante filxhanin si të qe një xhevahir, po e tepronte me përkujdesjen. Piva kafenë. Po prisja që ai të largohej. Nuk u largua. Më pyeti se ç’dëshiroja të haja. M’u kujtua që mikja ime s’kish ardhur dhe e kuptova se e kish dërguar ajo. Dhe inati më kaloi tek ajo, tek të gjithë ata që besojnë të më ndihmojnë me ligjet e folesë, koncepti i tyre jo logjik mbi të drejtën dhe të padrejtën. Mari, Jezus, Xhuzepe. E vetmja gjë e pranueshme në legjendë është pikërisht ai raport dysh.
Do desha t’I thosha : “Largohu që këtej, të lutem. Nuk kemi nevojë as për ty, as për Xhuzepen, as per…. Nuk na duhet një baba, nuk na duhet një bashkëshort, je i tepërt” por nuk mundja. Ndoshta me frenonte ndruajtja e atij që s’di të përzërë atë që ulet në tryezën tënde pa kërkuar leje. Ndoshta më frenonte një lloj mëshire që pak e nga pak po kthehej në mirëkuptim, në keqardhje. Duke lënë mënjanë dobësitë e tij, paburrërinë e tij, kushedi sa ishte tortuaruar edhe ai. Kushedi sa i kish kushtuar heshtja, diktimi i ardhjes me nje tufë lulesh të shëmtuara. Njeriu nuk lind si rezultat i partogjenezës, cirkla e dritës që kish shpuar vezën ishte e tij, gjysma e bërthamës që i kish dhënë edhe trupit tënd ishte e tij. Dhe fakti që unë harroja, ishte çmimi që paguanin për të vetmin ligj, që askush nuk e pranonte : se një burrë dhe një grua takohen, pëlqehen, dëshirohen, ndoshta duhen, dhe pas pak kohe nuk duhen më, nuk dëshirohen më, nuk pëlqehen më, ndoshta do ishin parapëlqyer të mos ishin takuar kurrë. E gjeta atë që kërkoja, bir: midis një burri e një gruaje ajo quhet dashuri, është një stinë. Dhe nëse në çeljen e saj kjo stinë është e gjelbër, në vyshkjen e saj është vetëm një pirg gjethesh të kalbura.
E lejova të përgatiste darkën. E lejova të hapte atë shishen shampanjë të pakuptimtë.( ku e mbante fshehur kur hyri) E lejova të bënte banjë.(Ndërsa lahej, fishkëllente sikur gjithçka ishte rregulluar). Madje e lejova të flinte këtu, në shtratin tonë. Por sot në mëngjes, sapo iku, ndjeva një lloj turpi. Dhe tani më ngjan se nuk e kam kryer një detyrë, se të kam tradhëtuar.
Orjana-2
Të shpresojmë se nuk do të kthehet më kurrë.
Orjana-1
Të ecësh në rrugë pas shumë ditësh regjim shtrati! Të ndjesh erën mbi fytyrë, diellin në sy, të shohësh njerëzin që ecën, të jesh i pranishëm në vorbullën jetësore! Sikur studioja e mjekimit të mos ishte larg, do lëvizja në këmbë duke kënduar. Me keqardhje i bëra me dorë taksisë. Shoferi ishte një shëmtarak. Tymoste një puro të trashë që më ndillte krupë, i jepte makinës, duke më bombarduar me frenime të papritura dhe të panevojshme. Pas disa metrash ndjeva një dhembje dhe hareja u mbyt me nervozizmin e zakonshëm. Tek studioja e mjekut kishte shumë gra me barkun deri tek goja. Kur sekretarja e tij m’u lut ta prisja, menjëherë u merakosa. Nuk më pëlqente të vihesha në radhë me gratë me bark të fryrë: s’kisha asgjë të përbashkët me to. As edhe barkun. Barku im i thatë, gjë që shihej me sy. Më në fund më erdhi radha, u zhvesha, u shtriva në shtrat. Të mundoi me gisht, duke kërkuar, duke rrëmuar, më pas hoqi dorashkën prej gome dhe me zë të akullt më pyeti:” Ju vërtetë e dëshironi këtë fëmijë?” Nuk u besoja veshëve. “Sigurisht. Përse?” iu përgjigja. “Sepse shumë gra thonë se e dëshirojnë e më pas, me nënvetëdije, nuk e dëshirojnë aspak. Ndoshta edhe pa e realizuar bëjnë gjithçka që krijesa të mos lindë” U fyeva. Nuk isha atje për të pësuar proçese ndaj besimit tim të mirë dhe as për të folur për psikanalizë, i thashë se isha atje për të njohur gjëndjen tënde. Ndryshoi tonin e zërit dhe u shpjegua me mirësjellje. Ishin disa gjëra që nuk kuptonte në këtë shtatzani. Mendonte se veza kishte zënë vend mirë. Mendonte se rritja e fetusit po ndodhte rregullisht. E megjithatë, diçka nuk shkonte mirë. P.sh. mitra ishte shumë e ndjeshme dhe kontrollohej me lehtësi të tepruar.: kjo ushqente dyshimin se gjaku nuk derdhej në plaçentë në mënyrë të përkryer. A kisha ndenjur pa lëvizur siç më kish këshilluar mjeku? Iu përgjigja se po. A kisha shmangur pirjen e alkoolit, a kisha tymosur më pak siç më kish këshilluar? Iu përgjigja se po. Nuk kisha bërë sforcime, mundime të tepërta? Iu përgjigja se po. A kisha pasur marrëdhënie seksuale? Përsëri iu përgjigja jo dhe ishte e vërtetë, ti e di: nuk e lejova një natë më parë të më afrohej, edhe pse ai përsëriste që kjo ishte një mizori. Atëherë u shfaq i mëdyshtë: “ A keni shqetësime” Iu përgjigja se po. “ A keni pasur ndonjë traumë psikologjike, ndonjë hidhërim” Iu përgjigja se po. Më nguli vështrimin pa më pyetur se ç’lloj traume, se ç’lloj hidhërimi, më pas më bëri të njohur tezën e tij. Ndonjëherë shqetësimet, angushtitë, gjendja e shokut janë më të rrezikshme se stërmundimet fizike, sepse shkjaktojnë spazma, kontraktime të mitrës dhe kërcënojnë seriozisht jetën e embrionit ose të fetusit. Nuk duhej të harroja se mitra lidhet me hipofizën, se çdo ngacmim mbarte menjëherë tek organet gjenitale. Një suprizë e dhunshme, një dhimbje, një gjaknxehtësi mund të provokojë shkëputjen e pjesshme të vëzës. Këtë mund ta bëjë edhe një nervozizëm I vazhdueshëm, një gjëndje ankthi e përhershme, dhe larg prej tij, qëllimi për të kapërcyer në fantashkencë ose në fantapsikologji, mund të flitej për një mendim ndjellvrasës. Kuptohet në nivelin e nënvetëdijes, dhe për këtë duhej absolutisht t’I imponoja vetes qetësi. Duhej të shmangia rreptësisht çdo emocion, çdo mendim të zi. Qartësi, qetësi, ishin parullat. Doktor, i thashë, është e njëjta gjë sikur të më kërkonit të ndërroja ngjyrën e syve: si të isha e qetë kur nuk e kam në natyrë? Më vështroi përsëri ngultaz me ftohtësi:” Kjo është punë për ju. Përpiquni vetë. Shëndoshuni” Pastaj më këshilloi spasmolitikë dhe barna të tjera. Nëse do vija re qoftë edhe një pikë gjaku, duhej të rendja tek ai.
U frikësova. Dhe madje u nevrikosa dhe me ty.
Orjana-2
Ç’mendon ti se jam unë: një kontenier, një qyp ku futet për t’u ruajtur një objekt? O zot, jam grua, jam njeri. Nuk mund të zhvidhos trurin dhe ta ndaloj të mendojë. Nuk mund të asgjesoj ndjenjat ose t’i pengoj të shfaqen. Nuk mund të shpërfill zemërimin , gëzimin, dhimbjen. Kam edhe unë reagimet e mia, mahnitjet e mia, ligështimet e mia. Edhe nëse do mundja, nuk do dëshiroja të shpërbëhesha për t’u katandisur në gjëndjen e një vegjetali, ose të një makine fiziologjike që lind dhe kaq! Sa shumë kërkues je, o bir. Së pari mëton të kontrollosh trupin tim dhe ta privosh nga e drejta e tij me elementare: lëvizja. Pastaj, mëton të kontrollosh deri mëndjen dhe zemrën time: duke i atrofizuar, asnjëanësuar, duke u vjedhur atyre aftësinë e të ndjerit, të menduarit, të të jetuarit. Arrin të akuzosh edhe pavetëdijen tënde. Kjo është e tepërt, e papranueshme. Bir, nëse duam të rrimë bashkë, duhet të bëjmë një pakt. Ja. Po të bëj një lëshim: po shëndoshem, kështu të dhuroj trupin tim. Por jo mëndjen time, reagimet e mia. Ato do t’i mbaj. Dhe me to mëtoj një bakshish: kënaqësitë e mia të vogla. Në të vërtetë, tani pi një gotë uiski dhe tymos një paketë cigare, njëra pas tjetrës, dhe rimarr të punoj, të ekzistoj si qënie dhe jo si qyp, dhe lotoj, lotoj, lotoj: pa të pyetur nëse të shkaktoj dhimbje. Sepse më ke ardhur në majë të hundës!
Orjana-1
Falmë! Me siguri kam qënë e dehur, e marrosur. Shiko sa bishta cigaresh, shiko këto shami! Është ende e lagur. Ç’krizë zemërimi e marrë, ç’skenë e neveritshme! Sa egoiste jam! Si je, bir? Shpresoj të jesh më mirë se unë. Unë jam e dërrmuar. Jam aq e lodhur sa do të doja të rezistoja edhe gjashtë muaj të tjerë, koha për të të nxjerrë ty në dritë, e më pas të vdesë. Ti do të merrje vendin tim në botë dhe unë do të pushoja. Nuk më duket shpejt: më ngjan se tashmë, ç’kisha për të parë e pashë, ç’kisha për të kuptuar e kuptova. E megjithatë, sapo të kesh dalë nga trupi im, nuk do ta ndjesh më nevojën time. Çdo grua e aftë të të dojë do të jetë një nënë shumë e mirë për ty: zëri i gjakut nuk ekziston, kjo është vetëm një shprehje. Nëna nuk është ajo që të mban në bark, por ajo që të rrit. Ose ai që të rrit.
Orjana-3
Mund të të çoj të babai yt. Pak më parë ardhi dhe më dhuroi një trëndafil blu. Më tha se bluja është ngjyra e mashkullit. Tani mendon edhe për ngjyrën. Natyrisht , dëshiron që të jesh djalë: lindja e djalit për të përbën një meritë më të madhe, një shenjë epërsie. I gjori. Nuk është faji i tij, sepse edhe atij i kanë treguar se Zoti është një plak me mjekër të bardhë, se Maria ishte një inkubator, se pa Xhuzepen nuk do kish mundur të gjente as stallë, se ai që ndezi zjarrin qe një burrë me emrin Promete. Nuk e përçmoj për këtë. Megjithatë them se nuk kam, nuk kemi nevojë për të. As edhe për një trëndafil blu. E urdhërova të largohej, të na linte të qetë. U largua duke iu marrë këmbët sikur të kishte ngrënë dru, u largua pa dhënë përgjigje. Pas pak edhe ne do të ikim: të punojmë. Komendatori më kujtoi mirëkuptimin e tij, por shtoi se duhej të respektoja detyrimet : një grua shtazënë mund të lërë angazhimin vetëm në muajin e gjashtë. Më rikujtoi edhe udhëtimin: duke kërcënuar me mirësjellje besëthyese se mund t’ia kalonte detyrën një mashkulli.
Orjana-3
Meqënëse një mashkulli nuk i ndodhin disa incidente.
Orjana-2
Me vështirësi e ndala tundimin për ta sulmuar dhe fillova t’i bëj bisht. Dhjetë ditët e ardhshme do të jenë të ashpra, duhet të fitoj kokën e humbur. Po të them: idea për të rimarrë veprimtaritë e mia më shkund nga kjo topitje, nga ky durim që më bën të ëndërroj vdekjen. Gjysma e së keqes, se ka hyrë dimri: nën pallto, barku i fryrë nuk do vihet re. Dhe, tani e tutje, do të rritet goxha. P.sh sot në mëngjes është më i fryrë. Fustani më rri ngushtë. Katërmbëdhjetë javësh, a e din sa je i gjatë ? Të paktën 10cm.
Orjana-1
Madje edhe placenta , tashmë është e vogël për të mbështjellë thesin amniotik, po tërhiqet mënjanë.
Orjana-2
Dhe ti po më pushton pa mëshirë!
Orjana-1
Nuk i trembem gjakut. Dhe të qënit grua është një shkollë gjaku: çdo muaj i ofrojmë vetes shfaqjen e tij të urryer. Por kur pashë njollën e vogël mbi jastëk, sytë m’u errësuan dhe këmbët mu prenë. Më pushtoi paniku, dëshpërimi dhe mallkova veten. Akuzova vetveten për çdo faj ndaj teje se nuk mundje të mbroheshe, se nuk mundje të ngrije krye, aq i vogël, i pambrojtur dhe në mëshirë të çdo teke timen, të çdo përgjegjëse timen. Njolla nuk ishte aq e kuqe . Ishte rozë, rozë e zbehtë. Dhe megjithatë ishte e mjaftueshme të më sillte mesazhin, të më lajmëronte fundin tënd. Mbërtheva jastëkun dhe vrapova tek mjeku. Mjeku u tregua papritshmërisht i sjellshëm. Më priti edhe pse qe darkë, më tha të qetësohesha: nuk po vdisje, nuk ishe shkëputur, kisha vuajtur dhe kaq, bëhej fjalë për një kërcënim dhe kaq, pushimi absolut do të rregullonte çdo gjë. Vetëm nëse do ishte absolut. Vetëm nëse nuk do zbrisja nga shtrati as edhe për të shkuar në banjo. Dhe për këtë do bëja mirë të shtrohesha në spital.
Jemi në spital.
Orjana-2
Përse duhet të të duroj një agoni të tillë? Në emër të çfarë gjëje? Në emër të një krimi të kryer, pasi përqafova një mashkull? Në emër të një qelize të ndarë në dy qeliza e më pas në katër e më pas në tetë, pafundësisht, pa dëshirën time, pa urdhërin tim? Apo në emër të jetës? E po mirë të jetës. E ç’është kjo jetë ku ti, akoma i paformuar, vlen më shumë se unë e formuar? Ç’është ky respekt ndaj teje, ndërsa ti më heq respektin mua? Ç’është kjo e drejtë e jotja për të ekzistuar, kur mban parasysh të drejtën time për ekzistencë? Ty të mungon humanizmi….humanizmi! Po a je ti qënie njerëzore? Po a mjaftojnë vërtetë një sumbull veze dhe një cirkël sperme pesë mikronëshe për të krijuar një qënie njerëzore? Krijesë njerëzore jam unë që mendoj dhe flas dhe qesh dhe qaj dhe veproj në një botë që lëviz për të ndërtuar gjëra dhe idera. Ti s’je gjë tjetër veçse një kukullth mishtor që nuk mendon, nuk flet, nuk qesh, nuk qan dhe vepron vetëm për të ndërtuar vetveten. Ajo që shoh tek ti, nuk je ti: jam unë! Të kam dhënë një vetëdije, kam folur me ty, por ndërgjegjja jote qe e imja dhe bashkëbisedimi ynë qe një monolog: monologu im! Mjaft me këtë komedi, me këtë përçatje. Nuk jemi njerëzorë për hir të së drejtës natyrore, përpra se të lindim. Njerëzorë bëhemi më pas, pasi kemi lindur, sepse rrimë me të tjerë, sepse të tjerë na ndihmojnë, sepse një nënë , apo grua, apo një burrë, apo nuk ka rëndësi se kush na mëson të hamë, të hedhim hapat, të flasim, të mendojmë, të sillemi si njerëz. Gjëja e vetme që na bashkon është litarthi kërthizor. Dhe nuk jemi një çift. Jemi një I persekutues dhe një i persekutuar. Ti në rolin e persekutuesit dhe unë në atë të të persekutuarit…U fute tek unë si hajdut dhe më vodhe barkun, gjakun , frymën. Tani do të më grabisësh tërë qetësinë time. Nuk do ta lejoj. Dhe meqënëse arrita të t’i thosha këto të vërteta të shenjta , e di si e përmbyll? Nuk shoh arsyen për të pasur fëmijë.
Do ta lë spitalin dhe do nisem për udhë. Pastaj, të bëhet ç’të bëhet. Në qoftë se do mundësh të lindësh, do të lindësh. Nëse nuk do mundësh të lindësh, do të vdesësh. Një gjë ta kesh të qartë; unë nuk të vras: thjesht nuk pranoj të të ndihmoj që ti të ushtrosh deri në fund tiraninë tënde!
Orjana-3
Më quajti vrasëse. I mbërthyer në veshjen e tij të bardhë, jo më mjek por gjykatës, bubulloi se nuk respektoja detyrat e mia themelore si nënë, grua dhe qytetare. Bërtiti se largimi nga spitali përbënte një punë të ligë, se çuarja nga shtrati ishte krim, por ndërmarrja e një udhëtimi ishte vrasje me paramendim dhe ligji duhet të më dënonte ashtu siç dënon çdo kriminel tjetër.
Dhe pothuajse në atë çast, ti lëvize. Bëre atë që kisha pritur , lakmuar prej muajsh. U zgjate, ndoshta u shtriqe, dhe më dhe një goditje të lehtë. Një shkelm të lehtë. Shkelmi yt i parë..Si ai që i dhashë nënës, duke i thënë që të mos më hidhte tutje. Këmbët m’u bënë mermer. Dhe për pak çaste mbeta me frymën pezull dhe tëmthat që më rrihnin. Ndjeva edhe djegësirë në fyt, ndjeva një lot të më verbonte. Pastaj loti u rrokullis poshtë, ra mbi çarçaf dhe bëri: paf! E megjithatë u çova nga shtrati dhe përgatita valixhen. Neser nisemi, thashë. Me aeroplan!
Orjana-1
E kupton sa kam ndryshuar? Që kur kam rimarrë jetën e përhershme, më duket se jam një tjetër: një pulëbardhë që fluturon. Vërtetë ka pasur një çast që dëshiroja vdekjen tënde? E çmendur. Jeta , drita janë kaq të bukura. Pemët, toka dhe deti po ashtu. Këtu ka shumë det: a të mbërrin era e mirë, shungullimi? Është bukur të punosh edhe kur brenda teje lëvrin një lumturi. Gaboja kur ngulja këmbë se në çdo rast puna të lodh dhe të poshtëron. Duhet të më falësh: inati, ankthi më bënin të shihja gjithçka të errët. Dhe meqë ra fjala për errësirën: tek unë rilindi padurimi për të nxjerrë jashtë. Dhe bashkë me të, frika, me të cilën të ligështova nëpërmjet fjalëve për lirinë mosekzistuese dhe për vetminë si kusht i vetëm i mundshëm. Harroji disa marrëzira: qëndrimi krah për krah na shërben. Jeta është një komunitet për të na ndihmuar, ngushëlluar. Edhe lulet pranë njëra-tjetrës lulëzojnë më mirë, dhe zogjtë shtegtojnë në trumbe, peshqit notojnë tufa-tufa. Ç’do të bëjmë vetëm? Do të ndjeheshim si astronautë në Hënë, të mbytur nga frika dhe nxitimthi për t’u kthyer mbrapsht. Bëj shpejt , kalo shpejt muajt që të mbesin, mos ki frikë të shohësh diellin. Aty për aty do të të verbojë me shkëlqimin e tij, do të të frikësojë, por shpejt do të shndërrohet në një hare, pa të cilën s’mund të jetosh. Pendohem që të kam dhënë gjthmonë shembuj të shëmtuar, që s’të kam treguar kurrë shkëlqimin e një agimi, ëmbëlsinë e një puthjeje, erën e mirë të ushqimit. Pendohem që s’të bëra kurrë për të qeshur. Nëse do gjykoja nga përrallat që rrëfeva, do të ishe i autorizuar të pohoje se jam një Elektra e veshur gjithmonë me të zeza. Tani e tutje duhet të më përfytyrosh si Piter Pan, gjithnjë I veshur me të verdhë, të gjelbër, të kuqe dhe gjithnjnë me qëllimin për të nderë shirita lulesh mbi çati, mbi këmbana, mbi retë që s’kthehen në shi. Bashkë do jemi të lumtur, sepse, në fund të fundit, edhe unë jam fëmijë. A e di sa zbavitem kur luaj? Sonte, duke hyrë në hotel, ngatërrova të gjitha këpucët jashtë dhomave dhe madje edhe porositë e mëngjesit. Në mëngjes plasi sherri. Një zonjë kish gjetur një palë këpucë burrash dhe kërkonte sandalet e saj me takë, një burrë kish gjetur dy atlete tenisi e kërkonte çizmet e tij, një tjetër protestonte sepse s’kish porositur një drekë Krishlindjeje, por një çaj me limon. Me veshin mbështetur në derë, dëgjoja dhe qeshja aq e zbavitur sa më dukej se isha kthyer në fëmijërinë time. Sa e lumtur isha, sepse çdo lëvizje ishte një lojë.
Bleva një djep. Pasi e bleva më erdhi ndër mend se, sipas disave, prania e djepit para ardhjes në jetë të fëmijës, sjell fatkeqësi ashtu si dhe lulet mbi shtrat. Por bestytnitë nuk më prekin më. Është djep Indian, si ato që mbahen si çantë shpine. Është i verdhë dhe i kuq si Piter Pani. Do të të mbaj mbi shpatulla, do të të marr gjithkund kështu dhe njerzit do të buzëqeshin duke thënë: pa shihni këta dy fëmijë të marrë.
Jo, jo, nuk do pendohem. Dhe vetëm duke respektuar veten tonë mund të kërkojmë respektin e të tjerëve, vetëm duke besuar në vetvete mund të kërkojmë besimin e të tjerëve. Natën e mirë, bir. Nesër fillojmë udhëtimin me makinë. Do të doja të shkruaja një poezi për të shprehur lehtësimin tim, besimin tim të rigjetur, dëshirën për të varur shirita lulesh mbi çati, mbi këmbana, mbi re, përshtypjen për të fluturuar si pulëbarhdë në kaltërsi, larg plehurinave, trishtimeve, mbi detin që nga lart ngjan gjithnjë i pastër. Në fund të fundit, guximi është optimizëm. Unë nuk isha optimiste, sepse më mungonte guximi.
Orjana-2
Na ishte një herë një grua që ëndërronte një copë hënë. Madje as një copë: por do t’i mjaftonte pak pluhur. Nuk ishte një ëndërr e parealizueshme, aq më pak e çuditshme. Ajo i njihte burrat që shkonin në hënë, vajtja në hënë ishte në modë në atë kohë. Burrat niseshin nga një pikë e Tokës jo larg prej këtej, me anije të vogla ose prej hekuri, të hapura në majën e një rakete shumë të gjatë, dhe sa herë që raketa çurgonte në qiell, duke oshëtitur, duke mbjellë lule zjarri si një kometë, gruaja lumturohej. Thërriste:”Go, go, go! Shko, shko, shko!” Më pas ndiqte zemërdredhur dhe xheloze udhëtimin e njrëzve që fluturonin tri ditë dhe tri netë , në errësirë.
Njerëzit që shkonin në hënë, ishin teveqelë. Kishin fytyra teveqele të gurosura dhe nuk dinin të qeshnin e të qanin. Hëna ishte për ta një ndërmarrje shkencore dhe kaq, një arritje teknologjike. Përgjatë udhëtimit nuk thoshin asgjë të bukur, por vetëm numra, formula dhe informacione të mërzitshme, nëse këmbenin shkëndija njerëzore ishte për të kërkuar lajme mbi një skuadër futbolli. Pasi kishin zbarkuar mbi hënë, dinin edhe më pak.
Ishin njerëz teveqelë, sepse u mungonte Shpirti.
Orjana-3
Megjithatë , ishte njëri që ngjante më i miri. Në të vërtetë, dinte të qeshte dhe të qante. Ishte një burrnac shëmtaraq, me dhëmbë të rrallë dhe shumë i frikësuar. Për të fshehur frikën qeshte si karagjoz dhe mbante flokët si karagjoz. Unë e kisha mik për këtë dhe sepse e dinte se nuk e meritonte hënën. Ndërsa më takonte, mërmërinte: “ Ç’do të them atje sipër? Unë s’jam poet dhe s’di të them gjëra të bukura dhe të thella.” Pak ditë para se të shkonte në hënë erdhi tek unë, për të më përshëndetur dhe për të më pyetur se çfarë të thoshte në hënë. Iu përgjigja se duhej të thoshte diçka të vërtetë, diçka të ndershme, p.sh. se ishte një burracak frikacak, sepse ishte burrac. Kjo i pëlqeu dhe u betua: “ nëse kthehem, do të të sjell një copë hënë. Pluhur hëne”. U nis dhe u kthye. Por u kthye indryshuar. Nëse i telefonoja për t’i kujtuar premtimin, përgjigjej përanshmërisht. Një mbrëmje më ftoi për darkë në shtëpin e tij dhe unë nxitova me besimin se do më jepte më në fund hënën. Në tryezë nuk isha e qetë, darka s’mbaronte kurrë. Kur mbaroi, tha: “Tani do të të tregoj hënën”. Nuk më tha, tani do të të jap hënën. Tha, tani do të të tregoj hënën. Por unë s’e vura re dallimin. Mbante ende flokë si të karagjozit dhe qeshte si karagjoz, nuk dyshoja se në qiell kish humbur dhe piklën e shpirtit që i atriuboja.
Me një të shkelur të syrit më shoqëroi në studion e tij. Duke luajtur, hapi një dollap të mbyllur me çelës. Brënda në dollap kishte disa objekte: një biçim beli, një biçim shtati, një tub..Të gjitha të mbuluara nga një pluhur i çuditshëm, ngjyrë gri i argjendë. Pluhuri i hënës. Zemra nisi të më rrahë fort. Me zemrën që rrihte fort zgjata dorën, kapa me delikatesë belin. Ishte i lehtë, pothuajse pa peshë, dhe pluhuri ishte një lloj pudre, një vello argjendi që bie mbi lëkurë qëndronte si një lëkurë e dytë argjendi, dhe nuk di të them ç’ndjeva kur pashë hënën mbi lëkurën time.
Faleminderit. Tani më jep pluhurin e hënës”. U bë menjëherë i ashpër: “Ç’pluhur të hënës?” “ Atë që më kishe premtuar…” “Sapo ta dhashë. Ta lashë ta prekje”. Besoja se po bënte shaka. Harxhova minuta më të gjata se vitet për të kuptuar se nuk po bënte shaka, se premtimi i tij ishte shteruar në aktin e prekjes ë belit. E njëjta gjë që bëhet me të varfërit kur u lejohet të kundrojnë një xhevahir në vitrinë ose të shohin nga larg një festë, në të cilën nuk duhet të marrin pjesë.
Sa më shumë përulesha, aq më shumë ai bëhej i ashpër. Më vështronte ftohtë dhe heshtte. Në fund, heshturazi, mbylli dollapin dhe doli nga dhoma. Nga salloni gruaja e tij pyeste nëse dëshironim kafe.
Mbeta pa lëvizur duke parë derën të mbuluar me pluhurin e hënës. Kisha hënën në dorë dhe nuk dija ku ta mbështesja, si ta ruaja: kontakti më i vogël do ta zhdukte.
Nga largësi të pafundme hëna kish mbërritur tek unë, ishte ulur mbi lëkurën time, dhe unë bëhesha gati ta hidhja tutje. Përgjithmonë. Edhe duke dashur nuk do të mundja të rrija ashtu, me gishta të tendosur, pa prekur gjë tjetër. Herët a vonë do t’i kisha mbështetur diku, e kupton, dhe gjithçka do zhdukej siç venitet tymi: për lojën mizore të një hajvani mizor. Tani mbi pëllëmbë shihej zbehtë një shkrolë vizash të ndotura, të shtrembra, dhe pamja e tyre më ngjallte neveri. Për të arritur në këtë gjëndje neverie, kisha ëndërruar dhe pritur aq shumë?
Kur u largova, hëna qe e bardhë dhe ndriçonte natën me dritën e saj të bardhë. E kundroje me sy të shuar dhe mendoje: sapo ekziston diçka e bardhë, e pastër, është gjithmonë dikush që e përdhos me fekalet e tij. Pastaj pyesje: Po përse?
Akti i dytë
Zë burri (kolonë zanore)
“Mitra ka humbur gjallërinë. Duke e rrëgjuar. Është e pranueshme të dyshojmë se fëmija nuk po zhvillohet mirë, se nuk po zhvillohet më. Duhet të bëjmë një ekzaminim biologjik, të presim edhe ndonjë ditë.”
Sidoqoftë është mirë t’ua them menjëherë. Ju keni të drejtë. Fëmija nuk po zhvillohet më. Të paktën që prej dy javësh dhe ndoshta tre. Bëni guxim, gjithçka mbaroi. Fëmija ka vdekur”
Orjana-1
Ndoshta ndodhi gjatë gjumit ku isha zhytur pas rrimarrjes së ndjenjave. Ose ndoshta gjatë kllapisë. Megjithatë ndodhi: e kujtoj me kthjelltësi. Ishte një sallë e bardhë, me shtatë kolltuqe dhe një kafaz. Unë ndodhesha brenda në kafaz dhe ata mbi kolltuqe, të vjetër dhe të paarritshëm. Në kolltukun e mesit kishte zënë vend mjeku që më kuronte para udhëtimit. Në të djathtë të tij qe ulur doktoresha në në të majtë komendatori. Pranë komendatorit qëndronte mikja ime…
Orjana-3
Dhe pranë kësaj të fundit babai yt.
Orjana-1
Pranë doktoreshës qëndronin prindërit e mi. Askush tjetër. Dhe asnjë objekt përreth ose mure ose përtokë. Por e kuptova menjëherë se po kryhej një proçes ku unë isha e akuzuara dhe ata të shtatë antarët e jurisë. Nuk provova panik, as një përhumbje. Me durim të vazhdueshëm fillova t’i studioja një nga një.
Orjana-3
Babai yt ngashërente me zë të ulët, duke mbuluar fytyrën si ditën kur u ul mbi shtrat.
Orjana-1
Prindërit e mi rrinin kokë-ulur sikur të ishin shtypur nga një lodhje vdekjeprurëse ose nga një dhimbje vdekjeprurëse. Mikja ime ngjante e trishtuar. Tre të tjerët, të padepërtueshëm.
Orjana-2
U ngrit mjeku dhe filloi të lexojë një letër:” e pandehur, këtu në sallë, kjo juri është mbledhur për të gjykuar krimin e vrasjes me paramendim, sepse keni dëshiruar dhe provokuar vdekjen e djalit me pakujdesinë, egoizmin, mungesën e respektit më elementar ndaj të drejtës për të jetuar”
Orjana-3
Më pas uli letrën, shpjegoi mënyrën e zhvillimit të proçesit. Secili do të fliste si dëshmitar dhe gjykatës, pra do të jepte me zë të lartë votën e tij: fajtore ose jo fajtore. Shumica e votave do të përcaktonte verdiktin dhe pas tij, në rast dënimi do të zgjidhej ndëshkimi. Ja, po fillonte. Atij i takonte fjala. Fjalia e parë u ngrit si erë e akullt.
Orjana-2
Një fëmijë nuk është si dhëmbi i prishur. Nuk mund të hiqet si dhëmbi dhe të hidhet në koshin e plehrave, midis pambukut të pistë dhe garzave. Një fëmijë është një krijesë, dhe jeta e një krijese është një vazhdim nga çasti i ngjizjes deri në çastin e vdekjes.
Pra, që në këtë fazë, e përsa kjo mund të ngjasë paradoksale, ndjehem i autorizuar të përdor fjalën vrasëse. Dhe shtoj: nëse njerëzimi do varej nga vëllimi, vrasja nga sasia, do të duhej të deduktonim se vrasja e një njeriu njëqindkilësh është më e rëndë se e një tjetri pesëdhjetëkilësh. Kolegia pranë meje të mos qeshë. Për tezat e saj kursej gjykimet, por për mënyrën e saj të ushtrimit të profesionit nuk kursej komentet: “ në atë kafaz duhet të qëndrojnë dy gra, dhe jo një”.
Megjithatë nuk jemi këtu për të gjykuar vdekjen e një qelize. Jemi këtu për të gjykuar vdekjen e një fëmije që kish mbushur tre muaj të jetës së tij të paralindjes. Kush, çfarë provokoi vdekjen? Rrethana për ne të panjohura por natyrore, dikush që i shpëtoi arrestimit, apo gruaja që shihni në kafaz? Unë mund t’ju sjell prova që më lejojnë të pohoj: vdekjen e provokoi gruaja që shihni në kafaz. Jo rastësisht dyshova tek ajo që në takimin e parë. Përvoja më bëri të njoh një foshnjëvrasëse pas një maske, dhe ishte një maskë që ajo e mbante mbi fytyrë duke thënë se e donte foshnjën. Ishte një gënjeshtër së pari ndaj vetes dhe më pas ndaj të tjerëve.
“ Dhe këtu jemi te krimi, zotërinj. Por para se t’ju ilustroj, ju them: hamendësojmë se njëri prej jush është i sëmurë rëndë dhe ka nevojë për një ilaç. Ilaçi është pranë jush, shpëtimi është tek lëvizja e thjeshtë e dikujt për t’jua dhënë. Ç’emër i vini atij që, në vend t’ju jap ilaçin, e hedh tutje ose e zevëndëson me një helm? I çmendur, fajtor për mungesë të ndihmës së shpejtë? Ah, jo: shumë pak. Unë e quaj vrasës. Zotërinj gjykatës, nuk ka dyshime se fëmija ishte sëmurë dhe se ilaçi më i shpejtë ishte palëvizshmëria. Por kjo grua jo vetëm që ia mohoi: i dha helmin e një udhëtimi që do të dëmtonte një shtatzani edhe më të lehtë. Orë e orë, e vetme në avion, në makinë, në rrugë pa rrugë, në vende gropa-gropa. Unë iu përgjërova. I tregova se në atë pikë fëmija i saj nuk ishte më një shumëfish qelizash, por një fëmi i vërtetë. E paralajmërova se do ta vriste. Më kundërvuri ashpërsinë e saj prej hekuri, nënshkroi një letër ku merrte përsipër çdo përgjegjësi, u nis, e vrau. Mirë: nëse do ishim përballë një gjykate të ligjeve të shkruara, do më dukej e vështirë të përballoja fajësinë. Nuk ishin sondat, as barnat, as ndrëhyrjet kirugjikale: sipas ligjeve të shkruara, kjo grua duhej të shfajësohej, sepse fakti nuk ekziston. Por ne, zotërinj, jemi një juri e jetës dhe në emër të jetës po ju them se qëndrimi i saj ishte më keq se sondat, barnat, dhe ndërhyrjet kirugjikale. Sepse qe hipokrite, frikacake dhe pa rreziqe të lejueshme.
“ Do jepja shumë për t’i njohur disa rrethana lehtësuese, për ta shfajësuar pjesërisht. Por nuk shoh ku dhe si. Mos ndoshta ishte e varfër, mos kishte mungesa ekonomike të tilla që nuk mund ta mbante fëmijën e saj? Absolutisht jo. Vetë ajo a pranon. Mos duhej të mbronte nderin e saj, sepse i përkiste një shoqërie që do ta përndiqte po të sillte në jetë një fëmijë të paligjshëm? Edhe kjo, jo. Ajo i përket një grupi kulturor, Iicili do ta bënte heroinë dhe nuk do ta sprapste, e megjithatë ajo nuk beson te rregullat e shoqërisë. Refuzon Perëndinë, atdheun, familjen, martesën, vetë parimet e bashkëjetesës. Krimi i saj zotërinj, nuk njeh rrethana lehtësuese. Sepse e kreu në emër të një lirie të paligjshme: liria vetjake, egoiste, që nuk merr parasysh të tjerët dhe të drejtat e tyre. Shqiptova fjalën” të drejtat”. E bëra për t’ju përgatitur për fjalën eutanazia. E bëra edhe që ju të mos të më përgjigjeni se duke lënë të vdesë fëmijën, ajo ushtroi një të drejtë të saj: t’i kursente bashkësisë barrën e një individi të sëmurë, d.m.th të gabuar. Nuk na takon neve të vendosim apriori kush është i gabuar dhe kush jo, nëse është apo jo i gabuar. Homeri qe i verbër dhe Leopardi gungaç. Nëse spartanët do t’i kishin hedhur nga shkëmbi Tarpea, nëse nënat e tyre do të ishin lodhur duke i mbajtur në gji, sot njerëzimi do të ishte më i varfër: përjashtoj faktin se një kampion olimpik vlen tepër se një poet i verbër apo i gjymtë. Përsa i takon sakrificës për të ruajtur në bark fetusin e një kampioni olimpik ose të një poeti të verbër a të gjymtë, unë ju kujtoj se raca njerëzore shumëzohet në këtë mënyrë: na pëlqen apo nuk na pëlqen neve. Dhe përmbyll: “ fajtore!”
Djali
Kolegu harroi të nenvizojë se pranë çdo Homeri lind një Hitler, se çdo ngjizje është një sfidë e ngarkuar me mundësi të shkëlqyera dhe të llahtarshme. Nuk e di nëse une do të isha një Homer apo një Hitler: kur vdiqa isha vetëm një mundësi e panjohur. Por, njoh këtë grua: është një realitet që s’duhet shkatërruar! Dhe ndërmjet mundësisë së panjohur dhe realitetit që s’duhet shkatërruar, përzgjedh të dytën. Kolegu duket i mundur nga kulti i jetës. Për këtë kult ai e rezervon për atë që mund të vijë dhe jo për atë që tashmë jeton. Kulti i jetës është një përrallisje dhe kaq. Edhe replika qe një fëmijë nuk është një dhëmb i prishur eshtë një replikë e bukur dhe kaq. Vë bast se kolegu im ka marrë pjesë në luftë. Dhe ka shtënë e vrarë duke harruar se edhe në moshën njëzetvjeçare një fëmijë nuk është një dhëmb i prishur. Nuk njoh foshnjvrasëse më të keqe se sa lufta. Lufta është një foshnjëvrasëse në masë, e shtyrë me njëzet vjet. Megjithatë ai e pranon, në emër të kushedi çfarë kultesh të tjera. Dhe nuk aplikon tek ajo tezën e vazhdimit të saj. Edhe si shkencëtare nuk mund ta marr seriozisht vazhdimin e saj: nëse do ta bëja. Do më duhej të mbaja zi sa herë që një vëze vdes e pllenuar, sa herë që dyqindmilion cirkla sperme nuk arrijnë të vrimojnë membranën. Edhe më keq; do më duhet të mbaj zi edhe kur pllenohet duke menduar për njëqind e nëntëdhjetë e nëntë milion dhe nëntëqind mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë cirkla sperme që vdesin të mundura nga e vetmja pikël sperme që ka vrimuar membranën. Edhe ato janë krijesa të zotit. Edhe ato janë të gjalla dhe përmbajnë elementët përbërëse të një individi. Nuk i ka vëzhguar kolegu asnjëherë në mikroskop? Nuk i ka parë kurrë të vrapojnë duke u tundur si një tufë fulterëzash, nuk i ka parë kurrë të lodhen e të ndeshen kundër zonës së tejdukshme; duke përplasur dëshpërimisht kokën, duke e ditur që dështimi është vdekje? Është një spektakël sfilitës: duke e injoruar këtë, kolegu im nuk tregon bujari ndaj seksit të vet. Nuk dua të bëj ironi por, meqënëse ai beson shumë te jeta, si mund të lërë të vdesin miliarda e miliarda cirkla sperme pa mundur të bëjë gjë? Mungesë ndihmë e shpejtë apo krim: brenda në atë kafaz duhet të qëndrojë edhe ai. Nëse nuk shkon, dhe madje menjëherë, tregon se na ka gënjyer, se konformizmi i tij turbullohet nga ai që shprehet se problemi nuk është lindja e një numri të madh njerëzish, por në kthimin sa më pak falkeq të ekzistencës së të lindurve.
Shtatzania nuk është ndëshkim i dhënë nga natyra për ta detyruar të paguajë ngjethjen e një çasti. Është një mrekulli që duhet të zhvillohet me të njëjtin spontanitet që bekon pemët, peshqit. Nëse nuk shkon normalisht, nuk mund t’i kërkosh një gruaje të qëndrojë shtrirë në shtrat për muaj e muaj si një paralitikë. Me fjalë të tjera, nuk mund të kërkosh nga ajo heqjen dorë nga veprimtaria e saj, nga personaliteti i saj, nga liria e saj. E kërkon vallë nga një mashkull që me atë ngjethje gëzon po aq e ndoshta edhe më shumë? Me sa duket kolegu im nuk u njeh grave të drejtën që u njeh meshkujve: shërbimi i trupit të vetvetes. Me sa duket ai e quan mashkullin një bletë e cila mund të endet lule më lule, gruan një sistem gjenital që i shërben vetëm krijimit. Kjo u ndodh shumë vetave në zanatin tonë: pacientet e parapëlqyera nga gjinekologu janë riprodhueset e qeta, të dhjamosura, pa probleme për lirinë. Por megjithatë nuk jemi këtu për të gjykuar mjekët, jemi këtu për të gjykuar një grua të akuzuar për vrasje me paramendim dhe të kryer me mendim dhe jo me hekura. Në bazë të elementeve të sakta nuk e pranoj akuzën. Ditën kur u diagnostikua se gjithçka shkonte mbarë, u pa tek ajo një lehtësim i madh. Ditën kur iu pohua se fetusi kish vdekur, u pa tek ajo një dhimbje e madhe.
“Thashë fetus dhe jo fëmijë: shkenca na e lejon këtë dallim. E dimë të gjitha se fetusi shndërrohet në fëmijë vetëm në çastin e kalueshmërisë , dhe që ky çast mbërrin në muajin e nëntë. Në raste të veçanta, në muajin e shtatë. Por pranojmë edhe që ishte një fëmijë dhe jo një fetus: përsëri krimi nuk do të ekzistonte. I dashur koleg, kjo grua nuk dëshironte vdekjen e foshnjës së vet: dëshironte jetën e vet. Dhe fatkeqësisht, në disa raste, jeta jonë është vdekja e një tjetri, jeta e dikujt tjetër është vdekja jonë. Ata që na qëllojnë, atyre dhe u qëllohet. Ligjet e shkruara këtë e quajnë mbrojtje të ligjshme. Nëse kjo grua dëshiroi pavetëdijshmërisht vdekjen e të birit, vdekjen time, e bëri për vetmbrojtje. Pra, nuk e quaj fajtore”!
Orjana-3
I poshtër! Hipokrit i poshtër! Ti që i telefonoje vetëm për t’i thënë që ta hiqte fëmijën! Ti që për dy muaj qëndrove i fshehur si dezertor. Ti që shkove tek ajo vetëm pas lutjeve të mia. Kështu bën gjithmonë, vërtetë? Na frikësoni dhe na lini vetëm dhe shumë shumë ktheheni te ne në emër të atësisë. E ç’ju kushton juve atësia? Një bark i shpupurisur nga një fryrje qesharake? Dënimi i aktit të lindjes, tortura e dhënies së gjirit? Fryti i atësisë ju hidhet në pjatë si supa e gatuar, ju vihet në shtrat si një këmishë e hekurosur. Do i jepni një mbiemër nëse jeni të martuar, dhe nëse të ikur as atë nuk i jepni. Çdo përgjegjësi, çdo vuajtje, çdo fyerje bie mbi gruan. E përdalë i thoni nëse ka bërë dashuri me ju. Fjala “ përdalë” nuk është në fjalor; përdorimi i saj është një gabim gjuhësor. Prej disa mijëvjeçarësh na impononi fjalët tuaja, normat tuaja, parimet tuaja. Gjithashtu prej mijëvjeçarësh na impononi heshtjen tuaj dhe na syrgjynosni me detyrën e nënave. Në çfarëdo grua ju kërkoni një nënë. Çfarëdo gruaje i kërkoni të luajë rolin e nënës: dhe nëse është vajza juaj. Thoni se nuk kemi muskujt tuaj e më pas shfrytëzoni lodhjen tonë për t’ju lustruar këpucët. Thoni se nuk kemi mëndjen tuaj e na shfrytëzoni zgjuarsinë tonë për t’ju administruar edhe rrogën. Fëmijë të përjetshëm, deri në pleqëri mbeteni fëmijë për t’u ushqyer, pastrua, shërbyer, këshilluar, ngushëlluar, mbrojtur nga pafuqitë dhe dembelitë tuaja. Unë ju përçmoj. Dhe përçmoj vetveten se s’mund të bëj dot pa ju, se s’mund t’ju bërtas më shpesh: jemi të lodhura në qenësinë nëna. Jemi të lodhura nga kjo fjalë që e keni shenjtëruar për interesin dhe egoizmin tuaj. Edhe mbi ju, zoti doktor, duhet të pështyj. Ju, që te një grua shihni vetëm një mitër dhe dy vezore, kurrë një mëndje. Ju, që para një gruaje shtatzënë, mendoni: “Më parë ka bërë qejf, e më pas vjen tek unë” Ju, , zoti doktor, nuk keni bërë kurrë qejf? Nuk e keni harruar ndonjëherë kultin e jetës? E mbroni kaq mirë në nivelin qelizor sa do ta quaja smiqar për atë çka kolegia juaj e quan mrekullia e mëmësisë. Por jo, e përjashtoj. Kjo mrekulli do të ishte një flijim për ju. Si mashkull, nuk do dinit ta përballonit. Këtu, zoti doktor, nuk po i bëhet proçesi një gruaje: po i bëhet proçesi të gjitha grave. Kam, pra të drejtë t’u kundërvihem juve e t’ju them: mëmësia nuk është detyrim moral. Nuk është as edhe një fakt biologjik. Është një zgjedhje ndërgjegjësore. Kjo grua kishte bërë një zgjedhje ndërgjegjësore, nuk donte të vriste askënd. Ishit ju, zoti doktor, që deshët të vrisnit duke i mohuar deri edhe përdorimin e mëndjes së saj: Prandaj në atë kafaz duhet të mbylleni ju, dhe jo për mosdhënie ndihme ndaj miliarda cirkëlash torollake sperme, por për tentativë gruavrasje. Pas kësaj, më duket e tepërt të deklaroj se e pandehura është e pafajshme.”
Orjana-1
Kam pasur dy dhimbje-tha babai. Dhimbja e parë, kur mora vesh ekzistencën e fëmijës. Dhimbja e dytë, vdekjen e tij. Shpresoj që këtu të mos provoj dhimbjen e tretë: të jem i pranishëm në ndëshkimin e sime bije! Nuk e di rrjedhën e ngjarjeve. As ju nuk e dini. Askush s’mund ta dijë, sepse askush s’mund të hyjë në shpirtin e tjetrit. Por, kjo është ime bijë: dhe për një baba fëmijët s’janë fajtorë, kurrë” menjëherë pas tij e mori fjalën nëna, tha: “Është fëmija im dhe e tillë do të jetë gjithmonë. Dhe fëmija im nuk mundet kurrë të bëjë gjëra të liga. Kur më shkruajti se priste një fëmijë, iu përgjigja: “ Nëse ke vendosur kështu, do të thotë se është e drejtë” Nëse do më kish shkruar se nuk e dëshironte, unë do t’i kisha dhënë të njëjtën përgjigje. Nuk na takon neve të gjykojmë, as edhe juve, nuk keni të drejtë as ta akuzoni, as ta mbroni. Sepse nuk jeni as brënda shpirtit e as brënda zemrës së saj. Asnjëra nga dëshmitë tuaja s’ka vlerë. Këtu ka vetëm një dëshmitar që do të mundte të shpjegonte rrjedhën e ngjarjeve. Ky dëshmitar është fëmija që nuk mund…
Djali
“ Nënë! Lermë të flas, nënë. Mos ki frikë. Nuk duhet të kemi frikë nga e vërteta. Veç kësaj, e vërteta u tha tashmë. Secili prej tyre tha një të vërtetë, dhe ti e di: ma ke mësuar ti që e vërteta ngërthen në vetevte të vërteta të ndryshme. Kanë të drejtë si ata që të kanë akuzuar si ata që të kanë mbrojtur, si ata që të kanë shfaqësuar si ata që të kanë dënuar. Por, gjykimet e tyre nuk kanë vlerë. Prindërit e tu kanë të drejtë kur thonë se nuk mund të hysh në shpirtin e tjetrit, se i vetmi dëshmitar jam unë. Vetëm unë, nënë, mund të shpjegoj si dhe përse e bëre.
Ishe aq e zonja kur më binde se lindja është e bukur dhe largimi nga hiçi është gëzim. Më thoshe se kur do kisha lindur, nuk duhesha të ligështohesha: as edhe të vuaja, as edhe të vdisja. Nëse dikush vdes, do të thotë se ka lindur, se ka dalë nga hiçi, dhe asgjë nuk është më e keqe se hiçi: gjëja e shëmtuar është se duhet të themi se nuk kemi qënë. Bindja dhe prepotenca jote më joshin. I ngjante vërtetë prepotencës së kohëve të vjetra kur jeta kish shpërthyer siç ma rrëfeje ti. Unë të besoja, nënë. Bashkë me ujin ku isha zhytur unë, thithja çdo mendim tëndin. Dhe çdo mendim i yti kishte shijen e një të papriture. A mund të ndodhte ndryshe? Trupi im ishte vetëm një projekt që zhvillohej brenda teje dhe falë teje; mëndja ime ishte vetëm një premtim që zhvillohej brenda teje dhe falë teje Merrja përjashtimisht atë që më jepje dhe shpërfillja atë që nuk më jepje: ti përbëje gllënjkat e mia të dritës dhe të ndërgjegjjes. Mendoja, se nëse sfidon gjithçka dhe të gjithë për të më shpënë te jeta, ajo është me të vërtetë një dhuratë fisnike.
Por pastaj u shumuan pasiguritë e tua, mëdyshjet e tua, dhe more të shkëmbesh joshje dhe kërcënime, dhembshuri dhe mllef, guxim dhe frikë. Një ditë për tu larë nga frika, më atriubove vendimin e ekzistencës. Pohove se iu binde një urdhrit tim, jo zgjedhjes tënde. Ti më akuzove për padronin tënd: ti viktima ime, dhe jo unë e jotja. Dhe më qortoje, më dënojë, sepse të bëja të vuaje. Madje arrite të më sfidoje duke shpjeguar se ç’ishte jeta te ju: një çark pa liri, lumturi, dashuri. Një pus akllavërie dhe dhune, nga i cili nuk do shpëtoja. Nuk lodheshe kurrë se treguari se nuk ka shpëtim në mizëri, se nuk i shpëton dot ligjeve të saj të errta. Manjolat janë për të plandosur në to gratë, çokollatën e hanë ata që s’kanë nevojë, e nesërmja është një njeri i pushkatuar për një copë bukë e më pas dhe një thes brekësh të ndotura. Përrallat e tua të trishta mbylleshin gjithnjë me një pyetje të trishtueshme: por , a është rasti që ti të dalësh nga foleza jote e paqtë për të ardhur këtu?
Asnjëherë s’më rrefeve se një lule manjole mund të këputet pa vdekur, se një çokollatë mund të hahet pa u poshtëruar, se e nësërmja mund të jetë më e mirë se e djeshmja. Dhe kur e kuptove ishte tepër vonë: kisha filluar vetvrasjen. Mos qaj, nënë, e kuptoj që këtë e bëje për dashuri, për të më përgatitur të mos dorëzohesha ditën, ku tmerri i ekzistencës do më shkelte. Nuk është e vërtetë se ti nënë nuk beson te dashuria. Beson aq shumë sa sfilitesh, sepse sheh aq pak dhe sepse ajo që sheh nuk është kurrë e përkryer. Ti je bërë prej dashurisë. Por a është e mjaftueshme të besosh në dashuri nëse nuk beson tek jeta? Sapo kuptova se ti nuk besoje tek jeta, se bëje një stërmundim për të jetuar dhe për të më shpënë edhe mua për të jetuar, i lejova vetes të parën dhe të fundit zgjedhje: të kundërshtoja për të lindur, të të mohoja për të dytën herë hënën..Tashmë mundja, nënë. Mendimi yt nuk qe më i yti: kasha timin personal. Ndoshta i vogël, i ravijëzuar, por i aftë të nxjerrë përfundimin : nëse jeta është torturë, përse të ankorohesh? Kurrë s’më pate thënë përse lindim. Dhe ishte mjaftueshmërisht e ndershme për të mos mashtruar me ligjet që kemi shpikur për t’u ngushëlluar.
Po unë të fal nënë! Mos u kthe me mua tek hiçi! Një herë tjetër do të vijë në jetë”.
Orjana-2
Po kujt i hyn në punë një fëmijë që vdes dhe një nënë që heq dorë nga të qenit e tillë? Moralistëve, juristëve, teologëve, reformatorëve? Në këtë rast pyesim se cili do ta shfrytëzojë këtë histori dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës së tyre? Meritoj solidaritet apo çnderim? U bëra nder moralistëve apo juristëve, teologëvë apo reformatorëve? Mëkatova duke të yshtyr drejt vetvrasjes dhe duke të vrarë, apo mëkatova duke të dhënë shpirt që të mungonte? I dëgjon tek flasin, tek bërtasin: ka fyer Perëndinë, jo, ka fyer femrat: ka shpotitur një problem, jo ka kuptuar se jeta është një rreng. Sikur dilema e qënies dhe e mosqënies të mund të zgjidhej me një sentencë a një tjetër, me një ligj a me një tjetër, dhe mos t’a takonte çdo krijesë ta zgjidhte vetë dhe për vete. Sikur gjetja e një të vërtete të mos vinte pikëpyetje mbi një të vërtetë të kundërt, dhe të dyja bashkë të mos ishin të vlershme. Cili është qëllimi i proçeseve të tyre, zënkave të tyre? Të vendosim ç’ka është e ligjshme dhe jo e ligjshme? Të vendosim ku është drejtësia?
Orjana-1
Bir, kishe të drejtë! Të gjithë kishin të drejtë! Edhe ndërgjegja është e përbërë prej shumë ndërgjegje: Unë jam ajo që secili prej jush e tha. Dhe lugaja trishtimi shtrihen para meje kotësisht të lulëzuara me krenari!
Orjana-3
Yt atë më shkroi prapë. Këtë herë është një letër që më shtyn të mendoj: Shkruan” Të njoh aq sa të shmang ngushëllimin, duke pohuar se bëre mirë që sakrifikove fëmijën për veten tënde sesa veten tënde për fëmijën. E di më mirë se unë( ti ma the duke bërtitur e duke më përzënë jashtë) se një grua nuk është një pulë, se jo të gjitha pulat klloçitin vezë, se shumë vezë i braktisin dhe të tjerat i pinë. As ne nuk i ndëshkojmë për këtë, ose nuk I ndëshkojmë më shumë sesa ndëshkohet natyra që vret me sëmundjet dhe tërmetet. Të njoh aq sa të shmang përsëritjen se mizoria e natyrës përmban një llogjikë dhe maturi: nëse çdo mundësi për ekzistencë do të shndërrohej në ekzistencë, do të vdisnim për mungesë hapësire. E di më mirë se unë se askush nuk është i domosdoshëm, se bota përsëri do ecte edhe sikur të mos kishe lindur Homeri dhe Ikaro dhe Leonardo Da Vinçi dhe Jezu Krishti: fëmija që deshe të humbasësh nuk të lë zbrazëti, zhdukja e tij nuk dëmton as shoqërinë, as të ardhmen. Të plagos vetëm ty, dhe përtej masës, sepse mendimi yt ka zmadhuar shumë një dramë, e cila, ndoshta , nuk është as dramë. ( E gjora e dashura ime: zbulove se të mendosh do të thotë të vuash, se të jesh I zgjuar do të thotë të jesh fatkeq. Mëkat që ka shpëtuar një pikë e tretë thelbësore: dhimbja është kripa e jetës dhe pa të nuk do të ishim njerëzorë.) Nuk po të shkruaj për të të qarë hallin. Po të shkruaj për të të përgëzuar, për të njohur fitoren tënde. Por jo, sepse ke shkundur mbi vete skllavërinë e një shtatzanie dhe të një mëmësie: sepse nuk kërkove nevojën e të tjerëve. Pikërisht e kundërta që më ndodhi mua. Eh, po. Smira ndaj atyre që besojnë tek Zoti më ka zënë aq shumë këta muajt e fundit sa është kthyer në tundim. Dhe iu nënshtrova tundimit. Për ty Zoti është një pikëpyetje, madje pikëpyetja e parë në zinxhirin e pambarimtë të pikëpyetjeve. Dhe vetëm kush sfilitet më pyetjet për të gjetur përgjigjet, ecën përpara: vetëm kush nuk i nënshtrohet rehatisë ndaj besimit tek Zoti për t’u kapur pas një argshi dhe për të pushuar, mund të rifillojë nga e para: për të kundërshtuar vetveten sërishmi, për të përgënjeshtruar vetveten, për t’iu dhënë sërishmi dhimbjes. Mikesha jonë më njofton se fëmija është ende brenda teje dhe ti kundështron ta heqësh, sikur kërkon të përdorësh atë për të ndëshkuar inkoherencën tënde dhe për të penguar veten të jetosh. Mendoj të informohem që ti të mos këmbëngulësh në këtë çmenduri. Më parë se të të lutem, po të lajmëroj se nuk do të këmbëngulësh gjatë. E do shumë jetën për të mos ndjerë thirrjen. Kur ajo do të vijë, t’i do t’i bindesh si ai qeni I Xhek Londonit që ndjek ujqërit duke ulëritur dhe shndërrohet në ujk me ta”.
Orjana-1
Duhet të ndeshem me lehtësitë e pikëçuditësve, duhet t’u mbush mendjen njerëzve të bëjnë më shumë pyetje. Duhet të shuaj mëshirën ndaj vetvetes dhe të bind veten se dhimbja nuk është kripa e jetës. Kripa e jetës është lumturia, dhe lumturia jeton: ajo qëndron në kërkimin e saj. Së fundmi, më duhet të qartësoj misterin me emrin dashuri. Po jo dashuria që rrotullohet në shtrat, duke prekur njëri-tjterin: dashuria që u bëra gati të njihja me ty.. E ndiej mungesën tënde, bir. E ndiej sikur të më mungonin një krah, një sy, zëri:
Orjana-2
Megjithatë më mungon më pak se dje, më pak se sot në mëngjes. E pakuptueshm?!. Do thosha se nga çasti në çast vuajtja po shuhet për t’u mbyllur në parantezë. Ujqërit kanë filluar të më thërrasin, dhe nuk ka rëndësi nëse ende janë larg: e ndiej se, kur do të afrohen, do t’u shkoj nag pas. Vërtetë kam vuajtur kaq shumë dhe kaq gjatë? Pyes veten me mosbesim. Njëherë lexova në një libër se ashpërsia e një ndëshkimi të hequr, ndjehet kur ne jemi çliruar nga ky ndëshkim dhe, të mahnitur, bërtasim: si munda të përballoj një ferr të tillë? Kështu duhet të jetë, dhe jeta është e jashtëzakonshme: i mbyll plagët me shpëjtësi marramëndëse. Sikur të mos mbeteshin shenjat e plagëve, sa nuk do të kujtonim se prej andej gufoi gjaku. Nga ana tjetër, edhe shenjat përvdiren. Zbehen dhe më pas përvdiren. Kjo do të më ndodhë edhe mua?
Do më ndodhë? Duhet të më ndodhë? Sepse kërkoj me ngulm. Kështu , tani do të heq portretin tënd nga muri, do heq dorë nga ndikimi i syve të tij të zgurdulluar. Dhe fotografitë e tjera do t’i fsheh. Madje do t’i bëjë copë-copë. Do bëj copë-copë edhe djepin që e kam mbajtur me vete si të qe arkivol. Do ta hedh në furrë për ta djegur. Dhe do dhuroj rrobat e tua. Madje do t’i gris. Dhe do marr takim me mjekun, do t’i them se pranoj, se do të të heq. Dhe ndoshta do të flas me tët atë, ose nuk ka rëndësi me cilin, dhe sonte do të dal me të. Sepse jam gjallë… aq gjallë sa nuk pranoj proçese, vendime as edhe faljen tënde…Dhe sepse ujqrit nuk janë tashmë larg. Janë këtu, dhe unë mund të të sjellë në jetë njëqind herë pa përgjuar ndihmën e Zotit a të dikujt tjetër…
Orjana-1
O Zot, ç’dhimbje! Papritmas, ndjehem keq. Ç’të jetë? Përsëri të prera në fund të barkut. Zgjaten deri në tru si atëherë, për ta vrimuar si atëherë…Po djersij. Temperatura rritet. Erdhi çasti ynë, bir…çasti i ndarjes..Dhe nuk do desha…Nuk dua..Nuk dua… të të shkulin si dhëmb i prishur, për të të hedhur më pas në plehurina ndërmjet pambukëve të ndotur dhe garzave. Po s’kam rrugë tjetër, nëse nuk të shkulin, do më vrasësh. Dhe ti gaboje, ti gabon, kur mendon se une nuk besoj tek jeta…Unë besoj tek ajo, besoj! Dhe më pëlqen. Edhe me padrejtësitë e saj, me trishtimet e saj, me poshtërsitë e saj…Dhe kam qëllim ta jetoj jetën me çdo kusht. Po vrapoj, bir. Dhe po të lë ngultas lamtumirën!
Orjana-3
Më në fund po të shoh. Ndjehem e tallur, sepse s’ke asgjë të përbashkët me fëmijën e fotografisë. Nuk je një fëmijë, je një vezë. Një vezë gri që pluskon në alkoolin rozë dhe brënda të cilit nuk dallohet gjë. Mbarove para se të bëheshe i dukshëm: nuk arrite kurrë të kishe thonjtë, lëkurën dhe të pafundmet pasuri që unë të dhuroja. Krijesë e fantazisë sime, ti arrite vetëm të realizoje dëshirën e dy doçkave dhe dy këmbëzave, diçka e ngjashme me një trup, përvijimi i një fytyre me një hunkë dhe dy sy tepër të vegjël. Dhe për dashurinë e një peshku të vogël sajova një kalvar, për shkak të të cilit rrezikoj të mbaroj vetë. Është e papranueshme. Po përse s’të hoqa më parë? Përse humba kaq kohë të çmueshme duke të lënë të më helmojë?
Orjana-1
Ndjehem keq, të gjithë duken të shqetësuar. Më kanë futur gjilpëra në krahun e djathtë dhe në pulsin e majtë,, nga gjilpërat nisen tuba të hollë që ngjiten gjarpërimthi deri tek shishet. Infermierja sillet rotull me hapa të lehtë. Herë-herë hyn doktori me një tjetër bluzë të bardhë dhe shkëmbejnë fjalë që nuk i kap por që tingëllojnë si kërcënime.
Orjana-3
Do jepja shumë sikur të vinin mikja ime dhe babai yt, ose edhe më mirë, prindërit e mi: m’u duk sikur dëgjova zërat e tyre. Po askush nuk vjen përveç dy bluzave të bardha: njëri, a është ai që më dënoi? Një çast më parë u nevrikos. Tha: “ Dyfishoi dozën”
Orjana-2
Dozën e kujt? Të ndëshkimit? Krimin e lava, duhet të filloj nga e para? Më pas tha: Shpejt, nuk e kuptoni se po na ikën? Kush po ikën? Ti jo… Ti tashmë ke vdekur…je i vdekur pa njohur domethënien e të qënit i gjallë: pa njohur ngjyrat, shijet, erërat, tingujt, ndjenjat, mendimin. Më vjen keq: për të dy ne. Kjo gjë më poshtëron. Ç’kuptim ka të fluturosh si një pulëbardhë në hapësirën e kaltër, nëse nuk lindin akoma të tjera pulëbardha për të fluturuar sërishmi në hapësirën e kaltër? Ç’kuptim ka të luash me fëmijë, nëse nuk lindin të tjerë fëmijë që të lindin të tjerë sërishmi për të luajur dhe zbavitur? Duhej të qëndroje! Duhej të luftoje, të fitoje! Shumë shpejt u dorëzove, shumë shpejt iu nënshtrove fatit: nuk u krijove për të jetuar. Kush friksohet prej përrallave, prej dy a tre paralajmërimeve?!
Orjana-1
I ngjaje tët eti: ai gjen rehati të prehet te Zoti, ti gjete rehati të preheshe pa lindur. Kush nga ne të dy tradhëtoi?
Orjana-2
Unë jo. Jam e rraskapitur, këmbët nuk i ndjej më, sytë më errësohen herë pas here dhe heshtja më mbështjell si zukatja e grenxave.
Orjana-1
Duhet të të regulloj një vend më të hijshëm: po ku? Ndoshta në rrëzë të manjolës. Fakti është që Manjola ndodhet larg: gjëndet në kohën kur unë isha e vogël. E tashmja është pa manjola. Edhe shtëpia ime është pa manjolë. Duhet të të çoj në shtëpi. Por, në mëngjes. Tani është natë: tavani i bardhë bëhet i zi. Dhe bën ftohtë. Më mirë vesh pallton për të zbritur poshtë. Shkojmë: do të të çoj në shtëpi. Sa do të desha të të shtrëngoja mes krahëve, bir. Por je aq i vockël: nuk mund të të mbaj në krahë. Mund të të mbështesë në pëllëmbën e një dore dhe kaq. Mjaft që era mos të të marrë me vete. Ja, një gjë që nuk kuptoj: era mund të të marrë me vete e megjithatë peshon rëndë, po më merren këmbët.
Orjana-2
Të lutem nëma dorën! Kështu! Të lumtë! Tani je ti që më drejton. Atëherë nuk je një vezë, nuk je një peshk: je një fëmijë. Më arrin te gjunjët. Jo, te zemra. Jo, te shpatullat. Jo, sipër shpatullave. Nuk je më fëmijë, je burrrë! Burrë me gishtërinj të fortë dhe të dashur.
Orjana-3
Kam nevojë për ty tani: jam plakë. Nëse nuk më mban, s’mund t’i zbres shkallët .
Orjana-1
Të kujtohet kur shkonim e vinim këtyre shkallëve, të kujdesshëm për të mos u rrëzuar, të shtrënguar në një perqafim ortakësh?
Orjana-2
Të kujtohet kur të mësoja të ecje vetë, ti sapo kishe filluar , dhe numëronim shkallët duke qeshur?
Orjana-3
Të kujtohet si mësoje duke u kapur pas çdo cepi, duke dihatur, ndërsa unë të vija pas me krahë të shtrirë?
Orjana-2
Të kujtohet dita kur u zumë, sepse nuk dëgjove këshillat e mia? Më vonë më erdhi keq. Desha të të kërkoja ndjesë, por nuk m’u bë.
Orjana-1
Të kërkoja nën qerpikë, po ashtu edhe ti, deri sa një buzëqeshje çeli me buzët e tua dhe morra vesh se ti më kishe kuptuar. Më pas, çfarë ndodhi? Mendimi po më shuhet…qepallat i kam plumb të rënda…Është gjumi apo fundi?
Orjana-3
Nuk duhet t’i dorëzohem gjumit, fundit. Ndihmomë të qëndroj zgjuar, përgjigjmu; qe e vështirë t’i përdorje flatrat? Të qëlluan shumë vetë?
Orjana-2
Po ti i qëllove? Të shtypën në mizërinë njerëzore? Iu nënshtrove zhgënjimeve dhe zemërimeve apo qëndrove në këmbë si dru i fortë? A e zbulove lumturinë, lirinë, bujarinë, dashurinë? Shpresoj që këshillat e mia të të kenë vlejtur. Shpresoj që ti kurrë mos të kesh këlthitur nëmën rrënqethëse: Përse Linda?!” Shpresoj të kesh përmbyllur se ia vlente barra qiranë: edhe pse me vuajtje, edhe pse me vdekje. Bën vërtetë ftohtë dhe tavani i bardhë është tamam i zi. Po mbërrijnë , ja manjola. Këputet një lule. Unë kurrë s’munda, ti do t’ia dalësh mbanë. Ngulur në majë të gishtave, zgjate njërën dorë. Kështu. Ku je ? Ishe këtu, më mbaje, ishe i madh, ishe burrë. Tani nuk je më. Është vetëm një gotë e mbushur me alkool, brenda të cilit pluskon diçka që s’do të kthehet në një krijesë mashkull, në një krijesë femër, që nuk e ndihmova të bëhej një burrë, një grua. Më pyet, përse duhej ta bëja unë, përse duhej ta bëje ti? Sepse jeta gjallon, bir! Më kalon i ftohti kur them se jeta ekziston, më kalon gjumi, unë ndjehem vetë jeta. Pa shiko, një dritë ndizet…disa zëra ndihen.. Dikush vrapon, bërtet, pikëllohet..Po diku tjetër lindin mijëra, qindra mijëra fëmijë dhe nëna të fëmijëve të ardhshëm: jeta nuk ka nevojë për ne të dy. Ti u shove. Tani po shuhem edhe unë. Po kjo nuk ka rëndësi.
Yjësi dronësh quhet spektakli që do të mbulojë qiellin e Tiranës nesër, e që për këtë ka njoftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, shkruan KultPlus.
Më poshtë është njoftimi i Veliajt.
Yjësi dronësh , një spektakël për të mos u humbur.
Nesër, ora 19:00 në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, 500 dronë, nën një qiell dritash për të parin dhe më të madhin drone show në Ballkan! / KultPlus.com
“Kno o zog i malit”, është një ndër këngët më të popullarizauar të muzikës popullore e cila ishte kënduar nga Qamili i Vogël, por që është sjellë në verzione të ndryshme edhe nga këngëtarë të tjerë, shkruan KultPlus.
Po tekstin e kësaj kënge e ka shkruar shkrimtari i njohur Rexhep Hoxha, i cili njihet për romanet për fëmijë “Lugjet e verdha” e “Verorja”.
KultPlus ju sjell dhe videon e kësaj kënge. Në këtë video dëgjohen ta kenë kënduar këtë këngë: Qamili i Vogël, Mazllom Mejzini e Ismet Peja./ KultPlus.com
Lady Gaga njihet jo vetëm për zërin e saj të bukur, por edhe deklaratat apo performancat e bujshme në evenimente. Në mbrëmjen e Oscars këngëtarja kishte veshur një fustan të zi që bënte kontrast me tapetin në ngjyrë shampanjë.
Marrë nga Versace, fustani dallohej për bustin e tij transparent dhe fundi i gjatë i zi, dhe një rrip në mes.Pavarësisht se mbërriti me vonesë, Lady Gaga nuk hezitoi të ndihmonte një fotograf i cili u pengua dhe ra në tapet. Ngjarja ndodhi teksa fotografi po përpiqej të kapte një foto nga afër të fustanit mahnitës të Lady Gaga-s.
Ndërsa përpiqej ta kalonte, ai u pengua dhe u rrëzua. Në atë moment këngëtarja ishte duke përshëndetur të pranishmit. Menjëherë më pas, ajo nxitoi për të ndihmuar fotografin.
Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë Lotët që kam derdhur, s’më janë dhe tharë Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete Që kur më ke lënë dhe s’të shoh ne jete!
Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë? S’të vjen keq për mua?S’të vjen mallë për djalë ? O ëngjëll I bukur mos meno në botë Kthehu të të shomë të na mbeten lotë
S’rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve? Motëmot që rrojtëm bashkë s’më urreve Atje tek rri janë qipariz’ e varre Kthehu të të shomë mos na lër përfare
Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë E ke lenë foshnje tani u bë burrë S’arrite ta rritje s’të ka parë kurrë
Për ty shumë herë çoç do të më thotë Por s’mund ti përgjigjem se më mbytin lotë Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë Duke psherëtitur te zot’ I vërtetë
O zot I vërtetë s’të erdhi keq për djalë Kur i more mëmën dhe më le të gjallë Të më keshe marrë do të qe më mirë Dhe të rronte mëma të rriste të birë Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë Doje dritë o qiell more dritën time dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime Tani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rroj Se dhe perëndinë tani s’e besoj.
S’rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve? Motëmot që rrojtëm bashkë s’më urreve Atje tek rri janë qipariz’ e varre Kthehu të të shomë mos na lër përfare. /KultPlus.com
Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së saj është me rastin e Ditës së Verës ajo përgatitet edhe si ëmbëlsirë në çdo rast e kohë.
Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes. Receta autentike e përgatitjes së ballokumes, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë, ka disa elementë specifikë të cilët bëjnë diferencën në shijen perfekte të saj.
Një nga përbërësit unik të ballokumes është finja. Ajo përgatitet nga hiri i zjarrit, e madje nënat e gjyshet e vjetra elbasanase kujdesen që të marrin hi nga zjarri me dru ahu.
Finja i jep ballokumes shkriftësinë tipike. Ndiqni më poshtë recetën autentike të përgatitjes së Ballokumeve sipas traditës së amvisave të Elbasanit.
Përgatitja e Ballokumeve të Elbasanit në Shtëpi
Përbërësit
1 kg sheqer (jo i bluar)
1 kg mielli misri i situr
500 gr gjalpë i freskët (sipas këshillës së amvisave të Elbasanit gjalpi duhet të jetë dhie)
8 kokrra vezë
Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)
Përgatitja
Si fillim, në enën e bakrit apo qelqit, hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët. Përzihet përmes një luge druri përreth 40- 45 minuta derisa masa të bëhet kremoze.
Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me radhë. Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës ose në mungesë të tij shtojmë pak qumësht.
AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit. Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokrriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.
Masa nis të punohet me dorë derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë. Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri.
Ballokumet vendosen me një distancë nga njëra tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes. Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë./AgroWeb.org/ KultPlus.com