Sot, shënohet 215 vjetori i lindjes së një nga figurat më të shquara në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Abraham Lincoln. Lincoln, i cili u lind më 12 shkurt 1809 në Hardin County, Kentucky, do të bëhej një nga presidentët më të respektuar dhe më të adhuruar në historinë e Amerikës.
Nëpërmjet shumë sakrificave dhe vendimeve të guximshme, Lincoln shënoi një epokë në historinë amerikane, duke drejtuar vendin përmes një prej periudhave më të turbullta dhe të ndryshueshme. Ai u zgjodh si president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1860, në një moment të trazuar për vendin, duke gjetur atë të ndarë midis qyteteve dhe idealeve kontradiktore të luftës civile.
Një nga momentet më të shquara të udhëheqjes së Lincolnit ishte shpallja e Emanicipacionit, në vitin 1863, e cila shpalli lirinë e robërisë për të gjithë skllevërit në territoret e rebelëve. Kjo shpallje, që e shënon një përparim të madh në luftën për të drejtat civile, theksoi vizionin dhe idealizmin e Lincolnit për një shoqëri ku të gjithë njerëzit kishin të drejtën për liri dhe barazi.
Megjithatë, sukseset dhe pengesat e Lincolnit nuk u kufizuan vetëm në sallën e Ovalit. Ai u përball me sfida të mëdha personale dhe politike, duke përdorur zgjuarsinë dhe aftësitë e tij diplomatike për të zgjidhur konfliktet dhe për të ndërtuar ura të reja për një të ardhme më të mirë për Amerikën.
Pas një karriere të shkëlqyer politike dhe përkushtimit ndaj unitetit kombëtar, fati e kishte të tijën në Teatrin Ford në vitin 1865, ku ai u vra nga një anarkist në moshën 56 vjeçare. Edhe pse ai nuk e pa kurrë Amerikën të rilindur dhe të bashkuar pas luftës civile, trashëgimia e tij mbetet e vlefshme edhe në ditët e sotme.
Abraham Lincoln vazhdon të jetë një shembull frymëzues i liderëve të gjeneratave të ardhshme për guximin, integritetin dhe përvojën e tij të thellë në të drejtën dhe të keqen. / KultPlus.com
Tek veprat dhe shkrimet e njerëzve më të përshpirshtëm përjetimet personale apo të tjetrit si shumë herë tregojnë fëmijërinë e vetminë. Luftërat, vrasjet, përndjekjet, mosbindjet datojnë qysh nga antikitekti ku gjaku dhe kundërshtari janë problem madhor. Mbreti nuk e arreston mbretin tjetër, por njerëzit e zakonshëm jo rrallë herë bëhen që të ketë njerëz që arrestojnë dhe vrasin. E gjithë kjo e përndjek narracionin ideo-tematik të autorit José Saramago tek libri i tij Ungjilli sipas Jezu Krishtit.
Në mes të kaosit letërsia çdoherë na sfidon me të bukurën, me dashurinë. Kjo duhet edhe të jetë detyra e secilit shkrimtar të epokave ku çdoherë e më pak dashurohet, përftyrohet e bashkëndjehet. Por në një histori dy mijëvjeçare kundrejt së bukurës projektoheshin fëlliqësi, gjuhë që është shpikur nga njerëzit që nuk njohin gjuhën e dashurisë, dhembshurisë dhe nuk kanë asnjë trohë feminiteti. Tek më të përshpirtshmit kur realiteti bëhet aq i rëndë saqë as përpjekja e tyre nuk i ndalon përndjekjet dhe vrasjet, aty shfaqen ëndrrat ku trupi nga parandjenjat e forta tkurret e përdridhet nga tmerri. Këto ëndrra e kishin përndjekur edhe Jozefin në veprën e Saramagos, tek thotë se po shkoj të vras tim bir në Betlehem. Ai kishte shtatë djem ndër ta dhe Jezusin dhe nga të cilët ndihmohej dhe ishin shembull i ekonomisë shtëpiake. Ëndrrat e kishin përndjekur edhe Jezusin për vdekjen e babait të tij, i cili i vetëm me vëllezërit në kasollen e tyre kishte mbathur sandalet e të atit, por kjo e kishte ngatërruar nënën dhe shikimin e të birit i cili jo rrallë herë tentonte të shfajësohej me urinë. Ajo tenton të gjej përgjigjje nga i biri se mos është sëmurë dhe ai i thotë se “është njëlloj sikur t’i kem këmbët dhe duart e lidhura, të thërras ty, por ti je larguar, thërras babanë, por ai vjen të më vrasë dhe në këtë çast zgjohem, si këtë natë, ashtu dhe natën e shkuar.”
Me ndihmën e skllaves Zelomi ai shoqërohet në shpellë kur mes mureve të errëta kërkon ta dëgjoj heshtjen dhe britmën e tij të parë të lindjes. Gjatë udhëtimit të tij në Jerusalem, takimit me bariun, gjetjes se qengjit vie një moment kur atë e futë në torbë dhe vrapon se kujton që Perëndia ka thënë “në qoftë se njeriu bashkohet me kafshën do të ndëshkohet me vdekje dhe ju do vrisni kafshën, gjithashtu mallkuar qoftë ai që mëkaton me çdo lloj kafshe” Gjithë përndjekjen e tij, këmbët e kulluara me gjak i kishte mjekuar një grua me të cilën fle dhe duket se aty merr fajin fillestar. Aty dhe sheh ëndrrën e dytë sikur babai vjen ta vrasë dhe gruaja i thotë se babai yt ka vdekur dhe se ti nuk di asgjë. Ai i thotë se në Betlehem kanë vdekur fëmijë për shkak të babait tim dhe në ëndrrat e tij ai vdes nga mijëra vdekje. Sërish kthehet në Nazaret ku në familje përçohet ngazëllimi kur kthehet fëmija i madh dashuri-dhembshuria. Ju sjelle edhe monedha e vetëm Lisia i mban sytë poshtë dhe është më e turbulluara që askush nuk do ta njohë përkatësinë e tyre. Sërish largohet. Sërish e kërkojnë.
Tek është duke arsyetuar gruan kurorëshkelëse, gati për t’u vrarë me gurë sipas ligjeve të Moisiut “ndaloni aty, le ta hedhë gurin e parë ai që prej jush është pa mëkate”. Një varg vrasjesh ia numron i ati nga Adalberti i Pragës, Anjeza e Romës, Apolini i Aleksandrisë, Aureja e Sirisë, Beatriçja e Romës etj. Koka të prera, vrasje me çekan, eshtër kau, turrë të druve, shigjeta, masakruar etj etj. Dhe kur i thotë Zoti nuk u mërzite nga 3 faqe vrasje që ja përmend Jezusi i thotë që këtë pyetje duhej të ja bëje vetës. Ende shpresonte se kjo është e gjitha gjersa merr lajmin se do këtë gjakosje e kasaphane, luftëra të reja, por ky nuk e kishte menduar se e priste Kryqi. Sa përmend inkuizicionin ai insiston të di për të, por ideja rreth tij ishte të vuante të tashmen nga pendimet që i përkasin së ardhmes nga Ai që nuk ka pendime dhe brerje ndërgjegjeje. Këtu mbase lind ajo se të gjithë duhet të jemi Ai, në mënyrë që mos të pendohemi e vihemi në faj. Inkuizicioni fundja është një polici, gjykatë që mund të arrestoj dhe dënoj, ku tymi i drurëve do ta errësoj qiellin nga rënkimet e agonisë. Kështu djalli nxjerrë përfitim nga vdekja, të tjerët japin lavdinë.
Pse autori është marrë aq shumë me religjionin është se sikur regjilioni, sikur jeta të ishin më ndryshe se ç’janë ndryshe do të ishte edhe gjendja, dhe gjërat, vdekjet nuk do të mbeteshin me buzëqeshjen enigmatike të të vrarëve që shoqërohen me befasinë e çastit, dashamirësinë përbuzëse dhe kurreshtjen e lodhur. Këtu edhe rrotullohen kuptimet e gjërave si faji e pafajësia, besimi e mosbesimi dhe rikuptimësohet historia mijëravjeçare e njerëzimit për vrasjet dhe arrestimet. Dhe pse-të janë fundi i kësaj tragjedie e cila po të ndjekte të ashtuquajturën vetmi nuk do të parashkruhej si fat.
Në mes të veprave të tij si Kaini, Udhëtimi i përkryer, Nata dhe ç’do të bëj me këtë libër?, Tjetri si unë, Verbëria, Le të ulërijmë dhe Ungjilli sipas Jezu Krishtit jo rastësisht jam ndalur të shkruaj për Ungjillin sipas Jezu Krishtit, për shkak të Tundimit të Fundit të Nikos Kazanxaqis dhe krahasimit të interpretimit të tyre, që në fund të fundit edhe Ungjilli edhe Tundimi i Fundit prekin sedrat e secilit që dëshiron të jetë edhe survejues edhe ndëshkues, por, të cilët as sot nuk e kanë kuptuar që nuk munden ta bëjnë njëkohësisht arbitrin dhe indiferentin, përballë një sistemi që më së paku rrëfen dashurinë dhe pasionin dhe më së shumti kultivon frikën e dëshpërimin. / KultPlus.com
Një festë në të gjithë botën për babanë e një prej teorive më të rëndësishme shkencore në histori, atë të teorisë së evolucionit.
Charles Darwin u lind më 12 shkurt 1809 dhe me teorinë e tij revolucionarizoi imazhin që kemi për veten dhe për origjinën tonë.
“Evolucioni ka pasur një ndikim të madh sepse ka të bëjë me jetën e gjithsecilit, ai trajton pyetjen se çfarë jemi ne, qenia jonë njerëzore dhe nga vijmë”, komenton Chiara Fabi, drejtuese e Njësisë së Koordinimit Shkencor të Muzeut të Historisë Natyrore të Milanos.
Për të përkujtuar ndikimin e jashtëzakonshëm të teorisë së evolucionit, lindja e natyralistit britanik që formuloi teorinë e tij në moshën 50-vjeçare është festuar për 20 vjet në të gjithë botën, më shumë se 20 vjet pas kthimit nga udhëtimi i gjatë në bordin e anijes ”Beagle”.
“Kur balenat kishin këmbë” është titulli i një prej iniciativave të planifikuara në hapësirat e Muzeut të Detit të Lashtë dhe Biodiversitetit, në Salsomaggiore Terme (Parma), i projektuar për fëmijët për të shpjeguar se si, të nxitura nga mutacione gjenetike të rastësishme dhe presioni selektiv, të gjitha speciet e gjalla në planet kanë pësuar transformime të thella gjatë miliona viteve.
Kjo ishte pikërisht një nga intuitat e mëdha të Darvinit në bazën e teorisë së evolucionit, mekanizmat më të thellë të së cilës, veçanërisht mungesa e një specieje superiore, nuk janë ende të lehta për t’u pranuar sot.
Një teori që, kur u propozua nga Darvini dhe paralelisht edhe nga Alfred Russel Wallace, ngjalli menjëherë polemika të hidhura.
Për këtë arsye, një nga objektivat e ditës ndërkombëtare është gjithashtu të frymëzojë njerëz nga e gjithë bota për të reflektuar dhe vepruar mbi parimet e guximit intelektual, kuriozitetit të përhershëm, të menduarit shkencor dhe urisë për të vërtetën, të mishëruara nga Charles Darwin./ KultPlus.com
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në bashkëpunimin me Shkollën 9-vjecare ”Ndre Mjeda” realizoi edicionin e pestë të “Çfarë fsheh qyteti”, edicion i cili u përqëndrua në Lagjen Parrucë.
Punimet e grupeve të ndryshme, të prezantuara përmes fotografish, intervistash e maketesh, u përqëndruan tek trashëgimia e humbur. Kjo trashëgimi u soll përmes gjurmimit të ngjarjeve, personaliteteve, ndërtesave, traditave, artizanëve të lagjes ku nxënësit banojnë, e të përcjella përmes kujtimeve të prindërve, gjyshërve duke ndërtuar kështu një mozaik historish që lidhen me kujtesën urbane të një hapësire që ata e jetojnë në përditshmëri.
Programi “Çfarë fsheh qyteti” është një program i Muzeut “Marubi”, i hartuar nga Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit, me mbështetjen e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër e përfshirjen e shkollave 9-vjeçare publike të qytetit.
Muzeu “Marubi” falenderoi pjesëmarrësit, stafin pedagogjik si dhe të intervistuarit për një mbasdite mbushur me histori të parrëfyera, të njërës prej lagjeve më të vjetra të qytetit./ atsh / KultPlus.com
Policia e Kosovës ka njoftuar për shkrimin e disa grafiteve me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike, në disa lokacione në Zubin Potok. Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Zubin Potok 11.02.2024 – 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
“Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.
” Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera aty. /Express/ KultPlus.com
Sot bëhen 12 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.
Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.
Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe./KultPlus.com
Sot, e hënë, 12 shkurt, në orën 12:00, në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës, trajton dy tema letrare.
Për temën e parë, “Veçoritë e përkthimit letrar” do të flasë pubicisti, përkthyesi e diplomati Avni Spahiu, ndërsa për temën e dytë “Si shkruhet poezia”, do të flasë profesori universitar dhe poeti Sali Bashota. Takimin e moderon Milazim Krasniqi.
Ky është aktiviteti i gjashtë i PEN Qendrës së Kosovë në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja”.
Projektin e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Kompania amerikane e neuroteknologjisë së miliarderit Elon Musk, Neuralink, e zhvendosi selinë e saj të korporatës nga Delaware në Nevada pasi një gjykatës i Delaware hodhi poshtë një marrëveshje për të paguar Musk 55.8 miliardë dollarë nga marrëveshja e tij me Tesla-n e vitit 2018.
“Asnjëherë mos e keni selinë e korporatës tuaj në shtetin e Delaware. Unë rekomandoj Nevadën ose Teksasin, nëse doni që aksionarët të vendosin”, shkroi Musk në platformën X (Twitter).
Ekspertët ligjorë thonë se shumica e korporatave kanë selinë në Delaware sepse ligjet e atij shteti favorizojnë korporatat, raporton AP.
“Delaware është miqësor me menaxhimin e korporatave, jo me aksionarët,” thotë profesori i biznesit dhe drejtësisë në Universitetin e Miçiganit.
Në fund të janarit, kancelarja e Delaware Kathleen St.
Në vendimin e saj, ajo e quajti paketën “mundësinë më të madhe të mundshme të kompensimit të parë ndonjëherë në tregjet publike me disa shkallë të përmasave”.
McCormick zbuloi se bordit të Teslës i mungon pavarësia nga Musk.
Avokatët e tij thanë se paketa duhej të qëndronte në formën e saj origjinale për t’i dhënë Musk një nxitje për të mos u larguar, një argument që nuk u pranua në gjykatë./alsatm/KultPlus.com
Xhorxh Uashington (sqt. Xhorxh Uashington, lindi më 22 shkurt 1732. Ai ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.
I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndejti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.
Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllevër gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Dellëuer në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.
Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.
Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetinVirxhinia. Babai i George Washingtonit, Augustine Washington (1693 deri 1743), ishte anglez, ndërsa për nënën, Mary Ball (1708 deri 1789), nuk ka informacione të sakta per prejardhjen Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi të atin dhe u rrit me gjysmë-vëllain e tij Lawrence.
Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ai së pari ishte gjeometër aktiv në luginën e Shenandoah. / KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e ri të Finlandës, Alexander Stubb.
Presidentja Osmani, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se pret me padurim që të bashkëpunojnë së bashku, për të mbrojtur vlerat e përbashkëta të demokracisë.
“Pres me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”, ka shkruar Presidentja Osmani në platformën X./KultPlus.com
Aston Barrett, i cili si basist dhe drejtor muzikor për Wailers bashkë me Bob Marley-n, vdiq të shtunën në Miami. Ai ishte 77 vjeç.
Shkaku i vdekjes, ishte dështimi i zemrës pas një sërë sulmesh, sipas djalit të tij Aston Barrett Jr, shkruan New York Times.
Barrett ishte tashmë i njohur në Xhamajka si një muzikant sesionesh kur, në vitin 1969, zoti Marley i kërkoi atij dhe vëllait të tij, Carlton, një baterist, të bashkoheshin me Wailers si seksioni i ritmit të grupit.
Më shumë se kushdo tjetër, bashkëpunimi midis Marley dhe basistit të tij i ktheu Wailers dhe vetë reggae në një fenomen global gjatë viteve 1970./KlanKosova/KultPlus.com
Kanina ose siç njihet ndryshe ballkoni i Vlorës, një nga fshatrat më të bukur në kurorën e gjelbër të qytetit bregdetar, po shkon drejt shpopullimit . Prej vitesh të rinjtë kanë zgjedhur të emigrojnë duke lënë vetëm të moshuarit.
Banorët e mbetur tregojnë se shkaku kryesor i largimit masiv është bërë gjendja e vështirë ekonomike.
“Nuk dëgjojmë më në fshat një zë fëmije apo të qarë fëmije , pasi nuk ka më fëmijë kanë ikur së bashku me prindërit duke na lënë vetëm në pleqtë.”
“Më ka marrë malli të mbledh njëherë fshatin si dikur , dhe do marr fizarmonikën do dal në sheshin e fshatit dhe do bëjë muzik për të mbledhur ata pak banorë, më shumë se 30 vite asnjë aktivitet kulturor nuk ka parë ky fshat, se nuk ka më rini, dhe qendra kulturore e shkatërruar.”
“Kam ngelur “ qyqar” shprehet një moshatar, asnjë nga fëmijët nuk është këtu kemi ngelur vetëm fare .´
Janë shumë pak të rinj që kanë mbetur, ndërsa edhe shkolla po shkon drejt mbylljes për shkak të numrit të ulët të nxënësve.
Ndërkohë, sipas banorëve shumë të huaj nga Italia, por edhe nga Kosova po kërkojnë të blejnë shtëpi në Kaninë
Në këtë fshat ka pasur më shumë se 2400 banorë, ndërsa sot nuk janë më shumë se 250. Shumica e shtëpive janë bosh ose të rrënuara./vizionplus.tv/KultPlus.com
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, do të mbajnë koncert festiv për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë, shkruan KultPlus.
Koncerti festiv i cili do të mbahet me Ansamblet Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë organizohet më 16. 02. 2024, në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq.
Tomas Edison u kthye një ditë nga shkolla me një letër në dorë. “Nënë këtë letër ma ka dhënë mësuesja. Më tha të mos e hap por të ta jap vetëm ty ta lexosh”.
Me sytë e përlotur nëna e tij filloi t’ia lexonte të birit me zë të lartë: “Biri yt është një gjeni, dhe kjo shkollë është shumë e vogël për të. Ne nuk kemi mjaft mësues të mirë për ta trajnuar, prandaj ju lutemi që ta mësoni vetë në shtëpi”.
Shumë vite më vonë, nëna e tij vdiq dhe Tomas Edisoni ishte bërë një nga shpikësit më të mëdhenj të kohës. Ndërsa kërkonte në sendet dhe letrat e të ëmës, në një cep të sirtarit të tavolinës së saj të punës, gjeti një letër të mbështjellë. Në të shkruhej: “Zonjë, biri yt është një mendje prishur (i sëmurë mendor). Ne nuk e lejojmë të kthehet më në këtë shkollë!”
Edisoni qau për orë të tëra dhe pastaj shkroi në ditarin e tij: “Tomas Alva Edison ishte një fëmijë mendje prishur, i cili me ndihmën e një nëne heroinë u kthye në gjeniun e shekullit”
Fjalët e një nëne kanë fuqi të paimagjinueshme. Ato burojnë nga një zemër që e sheh fëmijën e saj me sy ndryshe. Të tjerët mund ta shohin fëmijën tonë si më pak të talentuar, pa vlerë, pa asgjë të vecantë që mund të kontriubojnë për këtë shoqëri. Ajo që ka rëndësi është si i shohim ne si nëna fëmijët tanë. Cfarë shikojmë ne tek ata: potencialin brenda tyre apo portretin e pashpresë që të tjerët mund të na paraqesin për ta.
Le të bëjmë një pakt me veten për të mos u dorëzuar, por për t’i dhënë krahë potencialit të fëmijëve tanë ashtu si nëna e Tomas Edisonit. Le të flasim fjalë bekimi dhe jo mallkimi mbi fëmijët tanë, le t’u themi: t’i mundesh, në vend që ti nuk di të bësh asgjë. Le t’i themi ti vlen, në vend që t’i tregojmë se shoku apo shoqja e klasës janë më të mirë, më të aftë, më të zgjuar se ata. Le t’u flasim fjalë jete dhe shprese, sepse kështu bën Perëndia me ne.
Tomas Edison shpiku llampen inkadeshente, sistemin energjitik, telegrafin, mikrofonin etj. Ai i dha hov revolucionit industrial. / KultPlus.com
Në Fier është çelur ekspozita me piktura dhe skulptura e grupimit artistik “Muri” e cila do të qëndrojë e hapur për 10 ditë.
Grupimi artistik “Muri”, përbërë nga 13 artistë të arteve pamore çeli ekspozitën e pestë në Galerinë e Artit “Vilson Kilica” të qytetit të Fierit. Artistët sollën punimet e tyre në pikturë, skulpturë, karikaturë apo teknikë mikse.
Në të marrin pjesë Adrian Devolli, Mustafa Arapi, Violeta Kongo, Mira Kuçuku, Llambrini Dëna, Fatmir Tufina, Agron Polovina, Arben Meksi, Fatmir Minga, Leon Çika, Luan Boriçi, Idriz Balani dhe Marjana Goxhabelliu.
“Është një urë bashkëpunimi dhe prezantimi të punimeve më të fundit të këtij grupimi. Ai përbëhet nga disa nga personalitetet më të rëndësishëm të artit shqiptar si. Pikturë, skulpturë, karikaturë apo teknikë mikse ajo përveç vlerave të padiskutueshmë estetike është një mundësi për të kuptuar zhvillimet më të fundit të artit vendas. Si e tillë ajo është një mundësi për gjithë publikun artëdashës të qytetit tonë për tu lidhur e komunikuar me kolegët e tyre”, tha Arben Meksi.
Ky është edicioni i 5-të i “Muri”-t dhe ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 shkurt në qytetin e Fierit./Shqiptarja.com/KultPlus.com
Mbreti Charles është parë të dielën duke shkuar në kishë, në paraqitjen e tij të parë prej kur Pallati Buckingham ka njoftuar se ai është diagnostikuar me kancer.
Mbreti është parë i buzëqeshur me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla.’ Ai e ka falënderuar të shtunën popullin për mbështetjen e ofruar.
Sipas tij, të gjithë të prekurit me kancer e dinë që ato lloj urimesh janë inkurajimi më i mirë për të vazhduar.
Rreth 100 persona janë mbledhur të dielën afër kishës, duke e uruar nga largësia për shëndet të mirë.
Ai i ka pezulluar të gjitha paraqitjet publike derisa është duke u trajtuar për kancer dhe dy figura të larta mbretërore – përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin e Uellsit – do të paraqiten në vendin e tij.
Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer derisa ka qenë duke u trajtuar në Londër për një komplikim tjetër shëndetësor – prostatën e zmadhuar.
Ndonëse nuk dihet lloji i kancerit nga i cili vuan ai, Pallati e ka konfirmuar se nuk është kanceri i prostatës./ REL/KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu është adresuar komunitetit serb në Kosovë përmes një videoje në gjuhën serbe. Kurti ka thënë se arsyeja e rregullores së re të BQK’së nuk është ndalimi i dinarit por formalizimi i parave. Sipas tij, Serbia ka financuar terrorizëm, duke dërguar para me thasë për në Kosovë.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për fushatën e ngritur mbi baza të rrejshme, kundër institucioneve të pavarura të themeluara me Kushtetutë, siç është Banka Qendrore e Kosovës, për hir të ruajtjes së mënyrave tashmë të konsoliduara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke dërguar para të gatshme në thasë përmes kufijve të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.
“Më 1 shkurt të këtij viti, ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore për pagesat me para të gatshme. Kjo rregullore nuk i referohet dinarit dhe as nuk e përmend atë si të tillë. Prandaj, synimi i Bankës Qendrore është formalizimi i pagesës dhe procedurat lidhur me të, për dallim nga përpjekjet për të dëshmuar se qëllimi i saj është heqja e dinarit apo e ndonjë monedhe tjetër në Kosovë”, vijon ai.
Tutje, ai ka thënë se shuma e parave që vjen nga Beogradi, do të dihet saktësisht nga autoritetet e Kosovës. /Insajderi.org/KultPlus.com
Nelson Mandela konsiderohetnjë prej figurave më të shquara dhe frymëzuese të shekullit të kaluar. Ai ishte një luftëtar për të drejtat civile dhe lider i dalluar i Afrikës së Jugut, i cili bëri të pamundurën për të fituar lirinë dhe barazinë për popullin e tij. Kujtimi i tij ende gjallëron në zemrat e njerëzve të gjithë botës si një ikonë e paepur e luftës për drejtësi dhe paqe.
Nelson Rolihlahla Mandela u lind më 18 korrik të vitit 1918 në qytetin e Mvezo, në rrënojat e një shoqërie të ndarë prej apartheidit. Nëpërmjet arsimit të tij të lartë dhe përkushtimit të pashoqëruar ndaj shërbesës së të tjerëve, ai u bë një avokat i të drejtave të njeriut dhe një zë i fuqishëm i luftës kundër ndarjes së races.
Mandela shkëlqeu për herë të parë në skenën botërore gjatë viteve të 1940, kur filloi të drejtojë organizata kundër apartheidit dhe të ngrinte zërin për një Afrikë të Jugut të bashkuar dhe të lirë. Këto përpjekje i sollën atij burgun në vitin 1962, ku ai do të qëndronte për 27 vjet. Në këto vite, ai vazhdoi të mbajë flakët e shpresës dhe të rezistencës, duke u bërë një simbol i përhershëm i rezistencës kundër padrejtësisë.
Me rrëzimin e apartheidit në vitin 1994, Nelson Mandela u shpall Presidenti i parë i një Afrike të Jugut të bashkuar, duke i dhënë fund një periudhe të errët dhe të dhimbshme të historisë së këtij vendi. Ndërsa në pushtet, ai mbrojti vlerat e demokracisë, paqes dhe bashkëpunimit, duke ndihmuar vendin të shërbejë si shembull i frymëzimit për kombet e tjera të kërkojnë barazi dhe paqe.
Nelson Mandela u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, një tërheqje e përkushtimit të tij ndaj pajtimit dhe harmonisë ndërkombëtare. Ai e la këtë botë në vitin 2013, por trashëgimia e tij jetojë me të madhe nëpërmjet institucioneve të paqes dhe të drejtave të njeriut që mbajnë emrin e tij.
Edhe pas vdekjes, Mandela mbetet një udhërrëfyes i thellë për më shumë barazi, paqe dhe mirëkuptim mes njerëzve. Përvjetori i lindjes së tij shënohet me respekt dhe nderim nga miliona njerëz në të gjithë botën. Kujtimi i tij na inkurajon të kërkojmë vlera të larta, të mos dorëzohemi përpara sfidave dhe të punojmë nëpër bashkëpunim për një botë më të drejtë dhe më të qëndrueshme.
Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë dhe nderojmë jetën e Nelson Mandela, një shembull i rrallë i humanizmit dhe sakrificës për të mirën e të gjithë njerëzve. Le të marrim frymëzim nga jeta dhe veprat e tij, për të vazhduar të ndërtojmë një botë më të përbashkët dhe më të drejtë për të gjithë. / KultPlus.com
Sot, janë bërë 12 vite nga rënia e ortekut të borës në Restelicë të Dragashit.
Më 11 shkurt 2012, orteku i borës u mori jetën 10 anëtarëve të familjes Reka në Restelicë të Dragashit, përderisa një vajzë e vogël e quajtur Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte e vetmja që u nxjorrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.
Orteku i borës rrënoi 16 shtëpi të familjes Reka, të cilat gjendeshin në majën më të lartë të fshatit Restelicë.
Forcat e Sigurisë së Kosovës, atë kohë, organizuan aksionin e shpëtimit në kushte të vështira atmosferike si shkak i borës së madhe në tërë territorin e vendit./ KultPlus.com
I njohur për etikën e tij të punës së madhe, këmbëngulësisë dhe zgjuarsisë, Thomas Edison është njëri prej shpikësve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Nga llamba në fotografinë, gjatë jetës së tij Edison mbajti mbi 1000 licensa në Shtetet e Bashkuara në emrin e tij, pa përmendur edhe tjerat rreth botës.
Kontributet e tij të mëdha në energji elektrike, filma, inçizim të zërit madje edhe makina x-rreze ndryshuan botën në të cilën jetojmë sot. Së bashku me shumë arritje të tij, mentaliteti dhe etika e punës e Edison gjithashtu e shtyen atë drejt suksesit.
Më poshtë gjeni thëniet më të njohura të Thomas Edison:
‘’Shanset humbasin nga shumë njerëz për shkak se ajo është e veshur me pantallona dhe duket si punë’’.
‘’Fati i mirë shpesh ndodh kur mundësia takohet me përgatitjen’’.
‘’Për të shpikur, ju keni nevojë për imagjinatë të mirë dhe për gjëra të vjetra’’.
‘’Gjeniu është 1 përqind inspirim dhe 99 përqind djersë’’.
‘’Dobësia jonë më e madhe qëndron në dorëzimin. Mënyra më e sigurtë për të pasur sukses është që gjithmonë të provoni edhe njëherë tjetër’’.
‘’Unë nuk kam dështuar. Vetëm kam zbuluar 10,000 mënyra të cilat nuk kanë pasur sukses’’.
‘’Nëse do të bënim të gjitha gjërat për të cilat jemi të aftë, do të befasonim veten’’.
‘’Unë kam më shumë respekt për një njeri i cili ka një ide dhe arrin sukses me të se sa për një njeri i cili ka me mijëra ide dhe nuk bën asgjë’’.
‘’Gjithçka vjen te ai i cili bën kërkime përderisa pret’’.
‘’Gjithçka vjen te ai i cili bën kërkime përderisa pret’’./KultPlus.com
Poezia “Blasfemi” nga Migjeni, poezia e ndaluar dy herë nga qarkullimi, më 1936 dhe më 1944.
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona, e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne dhe nga këto lutje zemra zotit ende s’iu thye, por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme… Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke… Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme… O pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve. Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit, Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve O, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme, krahët i kanë varë pa shpresë-simbojt e shpresave të humbune me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme, kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna. / KultPlus.com
Qasjet e ndryshme të shpikësve për krijimin e një sistemi elektrik të standardizuar përfundimisht i larguan ata.
Thomas Edison njihet gjerësisht si një nga shpikësit më të rëndësishëm të historisë, një trashëgimi e lindur nga gjenialiteti i tij i padiskutueshëm në laborator dhe pamëshirshmëria e theksuar si biznesmen. Thënia e vjetër është se historia shkruhet nga fitimtarët, dhe në rastin e Edisonit, ai e rrotulloi narrativën e tij në kohë reale. Ndonjëherë, si në rastin e shpikjeve të zhvilluara nga bashkëkohësit si Nikola Tesla, kjo nënkuptonte paksa përkuljen e së vërtetës.
I lindur në vitin 1847, në fund të revolucionit industrial, Edison ishte pjesë e një valë të re shkencëtarësh dhe shpikësish që ndriçuan rrugën drejt epokës moderne. Laboratori i tij i famshëm kërkimor në Menlo Park, Nju Xhersi priti zhvillimin e inovacioneve që ende nënshtrojnë pjesën më të madhe të infrastrukturës sonë industriale dhe konsumatore, duke përfshirë gramafonin (i cili regjistronte dhe luante tinguj), filmat dhe llambën e dritës. Puna e tij atje ishte aq e rëndësishme sa qyteti në të cilin ndodhej Menlo Park tani mban emrin e tij.
I fiksuar pas punës së tij dhe i njohur si një shef kërkues, Edison kishte një ego po aq inkandeshente sa llambat e tij, një ndjenjë të madhështisë së tij që ishte padyshim e justifikuar. Ai ishte gjithashtu tepër konkurrues, i gatshëm të bënte gjithçka që kërkohej për të siguruar që ideja e tij të fitonte.
Edison shpiku ndriçimin DC, një zgjidhje më e sigurt për llambat harkore shpesh të rrezikshme
I lindur në Serbi, Tesla ishte një gjeni tjetër. Ndërsa Edison ishte një eksperimentues dhe kallajxhi i përjetshëm, Tesla ishte një llogaritës njerëzor dhe aftësia e tij për të përpunuar ekuacione komplekse të matematikës dhe fizikës në mendjen e tij e ndihmoi atë të arrinte suksesin e hershëm të karrierës në Evropë.
Pas një adoleshence nomade që kaloi duke udhëtuar dhe duke ndjekur mësime në të gjithë Evropën Lindore, Tesla u mbyll në Hungari në moshën 25-vjeçare, i punësuar për të punuar si inxhinier elektrik në Bursën Telefonike të Budapestit. Ai shkëlqeu atje, duke kanalizuar prirjet e punës që ai kishte shfaqur si student i mirë në Kroaci përpara se të linte shkollën. Brenda një viti ai shkoi në Paris për të punuar për kompaninë Continental Edison, një degë e biznesit të suksesshëm amerikan të shpikësit.
Në atë moment, energjia elektrike kishte filluar të ndriçonte rrugët e qyteteve në mbarë botën. Në fillim, shumica e qyteteve përdornin llamba me hark të tensionit të lartë për të ndriçuar qiellin e natës, por ndërsa ato shkëlqenin dhe mahnitën një qytetërim që gjatë gjithë historisë ishte qeverisur nga lindja dhe rënia e diellit, teknologjia e hershme e ndriçimit gjithashtu paraqiti një problem. : ishte shumë e rrezikshme . Ndriçimi me hark ushqehej nga stacionet e energjisë që pomponin më shumë se 3,000 volt energji elektrike në të njëjtën kohë, gjë që shpesh çonte në shkëndija, mbinxehje dhe shpërthime të plota në vende publike, duke rënë shira të energjisë elektrike mbi këmbësorët dhe duke ndezur zjarre me rregullsi.
Energjia elektrike e gjeneruar nga rryma direkte (DC) ishte një alternativë shumë më e sigurt, dhe sapo Edison zhvilloi një llambë inkandeshente të qëndrueshme dhe afatgjatë , ai u nis për të siguruar ndriçim për shtëpitë dhe ndërtesat në mbarë botën. Në vitin 1882, kompania e tij Edison Illuminating hapi stacionin e parë qendror të energjisë në botë në Pearl Street në Manhattan. Kompania përdori rrymë direkte për të dhënë 110 volt energji elektrike në ndërtesat e afërta – ajo filloi me 59 klientë – dhe siguroi një reduktim të ndjeshëm të rrezikut të një fatkeqësie aksidentale.
Tesla shpiku një sistem energjie me rrymë alternative
Për dy vitet e ardhshme, prodhimi elektrik DC i Edison-it përhapi dritën inkandeshente në një numër në rritje qytetesh në të gjithë vendin. Por për shtrirjen e saj në rritje, ajo kishte një dobësi të konsiderueshme: energjia elektrike e dhënë nga rryma direkte mund të udhëtonte vetëm kaq larg, veçanërisht në ato ditë të hershme. Si rezultat, shpikësit e tjerë vazhduan të zhvillonin atë që quhej rrymë alternative (AC), e cila mund të modulonte lehtësisht tensionin, duke përdorur transformatorë.
Tesla ishte një nga ata besimtarë të AC. Në vitin 1882, ndërsa punonte për postin e Edisonit në Paris dhe dilte në një shëtitje me një mik, Tesla u godit befas me zgjidhjen e një sfide inxhinierike që e kishte shqetësuar për disa kohë. Aftësia e tij për të vizualizuar të gjitha ekuacionet komplekse matematikore dhe bëmat inxhinierike erdhi në ndihmë, pasi Tesla ëndërroi mekanikën e një motori që gjeneron AC.
Zhvillimi dhe përmirësimi i gjeneratorit të rrymës alternative u bë diçka si një obsesion për të dhe në 1884, kur shefi i tij amerikan në Paris u thirr përsëri në Shtetet e Bashkuara, ai sugjeroi që Tesla të emigronte në perëndim. Dhe kështu në shtator të atij viti, Tesla mbërriti në Manhattan pas një udhëtimi të mundimshëm, në të cilin shumica e pasurisë së tij u vodhën gjatë një rebelimi në anije.
Tesla më në fund punoi për Edison, por të dy kishin ideologji kundërshtuese
Megjithatë, paratë nuk do të ishin një shqetësim për kaq gjatë. Tesla u përplas me vetë Edison, i cili e ftoi shpikësin emigrant të punonte për të në Edison Machine Works në Lower East Side të Manhatanit. Një letër rekomandimi nga shefi i tij i vjetër nuk e dëmtoi kauzën e tij.
Në atë kohë, Tesla kujtoi në një intervistë vite më vonë, se ai ishte i mahnitur nga shefi i tij i ri. “Ky njeri i mrekullueshëm, i cili nuk kishte marrë asnjë trajnim shkencor, por kishte arritur aq shumë, më mbushi me habi.”
Tesla u vu në punë në një sërë projektesh, duke përfshirë riparimin e sistemit të qarkut në Oregon, varkën e parë që u ndez nga energjia elektrike, rimontimin e gjeneratorëve DC dhe detyra të tjera. Vite më vonë, në një intervistë të kryer në 1921, Tesla kujtoi se i kishte bërë përshtypje Edisonit me rregullimin e tij të shpejtë të sistemit të ndriçimit të Oregonit, deri në atë pikë sa Edison e shpalli atë një “njeri të mallkuar të mirë”.
Shpikësi serb u ngarkua gjithashtu me krijimin e një sistemi ndriçimi me hark, por përdorimi i tij i energjisë AC nuk ishte me interes për Edison, i cili kishte një pasuri të investuar në energjinë DC dhe nuk donte të humbiste besnikërinë e tij. Më vonë, Tesla me sa duket do të thoshte se vetë Edison premtoi një shumë të madhe për të përmirësuar sistemin DC, më pas e tërhoqi ofertën kur Tesla i paraqiti punën e tij, duke pretenduar se ai “nuk e kuptonte humorin amerikan”, duke e zemëruar Teslën deri në atë pikë sa ai doli me furtunë dhe u nis vetë, i vendosur të kundërshtonte shpikësin e vjetër.
Më pas Tesla i licencoi patentat rivalit të Edisonit
Tesla punoi për Edison vetëm për rreth gjashtë muaj, dhe pas një kohe të kaluar duke gërmuar varre, ai mori para të mjaftueshme nga investitorët për të krijuar kompaninë e tij në Rahway, New Jersey, afër Menlo Park. Ata investitorë e hoqën kompaninë nga pushteti i tij, dhe vetëm në vitin 1887, me një fabrikë të re në Manhattan, Tesla ishte në gjendje të ndiqte me të vërtetë motorin AC.
Nuk do të kalonte shumë kohë përpara se të zotëronte makinën, pasi iu dhanë shtatë patenta të veçanta për mekanikën e saj të ndryshme në pranverën e vitit 1888. Menjëherë pas kësaj, ai i licencoi ato patenta te George Westinghouse, rivali kryesor i Edisonit në garën për furnizim e qytetet. Gara midis AC dhe DC do të përshkallëzohej prej andej, me Edison që tërhiqte pothuajse të gjitha ndalesat për të provuar se AC ishte i rrezikshëm, (edhe pse vdekja e famshme nga goditja elektrike e elefantit Topsy nuk ishte bërë e tij) për të diskredituar atë që përfundimisht do të dëshmonte një largësi.
Tesla vdiq pothuajse pa para, megjithëse kjo nuk kishte të bënte me Edison. Ai bëri një pasuri nga kontratat e tij me Westinghouse, por i humbi të gjitha përmes marrëveshjeve të dobëta të biznesit, investimeve të këqija dhe shpenzimeve në eksperimente madhështore që rezultuan një dështim. Rivaliteti i tij i supozuar me Edison ishte pothuajse nga shoqërimi dhe ndryshimi i mendimeve për çështjet shkencore, i theksuar vetëm në pamje të pasme si karriera e pabesueshme e Teslës, e cila shtrihej shumë më tepër se risitë e energjisë AC.
Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, sidomos nën petkun e bardhë të dëborës vijon të tërheqë të pasionuarit pas sporteve dimërore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje ku të pasionuarit pas sporteve dimërore i ushtrojnë ato në Valbonë e mbuluar nga dëbora.
“Me këtë energji të mirë që vjen nga Valbona, e preferuara e destinacioneve për sportet dimërore si freeriding, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.
Lugina e Valbonës e konsideruar një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse është një ndër më të frekuentuarat nga turistët vendas e të huaj.
Ajo është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996 dhe ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. E konsideruar si mrekullia e Alpeve ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri. / KultPlus.com
Tirana, kryeqyteti shqiptar, po bëhet gjithnjë e më popullor në mesin e turistëve që kërkojnë një eksperiencë unike udhëtimi. Një nga mënyrat më të mira për të shijuar një arratisje në Tiranë është të qëndroni në hostele. Qyteti është plot me akomodime miqësore dhe të gjalla, sipas revistës franceze të udhëtimeve “Voyages et Tourisme”.
“Hostelgeeks”, agjencia online e themeluar më 3 mars 2015, në Qipro, e specializuar në përvojën e hostelit, ju rekomandon tre vendet më të mira në Tiranë për një qëndrim të paharrueshëm.
Larg nga jeta moderne dhe e mërzitshme, këto bujtina janë të ngrohta, me dekorime origjinale dhe ofrojnë një atmosferë të favorshme për relaksim.
Ato janë gjithashtu akomodime tepër të përballueshme. Këto çmime janë një mesatare që mund të ndryshojë në varësi të sezonit.
Zbuloni këto tre vende të pabesueshme që do të përmirësojnë pushimet tuaja në Tiranë.
Trip’n’Hostel
E vendosur në lagjen Pazari i Ri, 300 metra nga qendra e qytetit, Trip’n’Hostel është i përshtatshëm për udhëtarët beqarë dhe pushuesit më të vjetër.
Ka disa dhoma të përziera me 4, 6, 10 dhe 12 krevate, si dhe dhoma dyshe private. E sofistikuar dhe e ngrohtë, ndërtesa është një vilë e vjetër italiane e ndërtuar në vitin 1910. Vila ka tre kate dhe dy lulishte.
Kati i parë përfshin një dhomë të madhe të përbashkët të stilit të vjetër me një atmosferë komode dhe dy oxhaqe.
Ekziston edhe një kuzhinë e përbashkët në bodrumin e parë. Përsa i përket dhomave të gjumit, ato ndodhen në katin e dytë dhe garantojnë netë të qeta.
Për të vëzhguar qiellin me yje, drejtohuni në tarracën e mrekullueshme të solariumit në çati.
Tirana Backpacker Hostel
Hosteli i parë që hapi dyert në Tiranë, në vitin 2005, Tirana Backpacker Hostel është një vilë mahnitëse 100-vjeçare e stilit italian.
Ndodhet në zemër të qytetit, 500 metra nga sheshi Skënderbej dhe është veçanërisht i përshtatshëm për çifte.
Shumëngjyrësh, mikpritës dhe dinamik, hosteli ka dhoma të përziera me 4 dhe 6 krevate, dhoma teke dhe dyshe, një bar, ambiente të përbashkëta të brendshme dhe të jashtme dhe një oborr të shtëpisë shumë interesant.
“Oborri i shtëpisë tërheq klientët gjatë gjithë ditës dhe natës. Aty do të gjeni shumë pemë mandarine dhe portokalli, divane dhe instrumente muzikore”, tha Hostelgeeks.
Hostel Vanilla Sky Boutique
Me konceptin “shtëpi larg shtëpisë”, kjo pronë i impresionon udhëtarët me mobiljet e dizajnuara me cilësi të lartë, dritat e bukura dhe stafin shumë të dobishëm.
Hoteli ndodhet në qendër të Tiranës, vetëm pak hapa nga atraksionet kryesore turistike.
Rekomandohet veçanërisht për gratë që udhëtojnë vetëm.
Ka një përzgjedhje mbresëlënëse dhomash, duke përfshirë dhoma me katër krevate, konvikte të përziera, një dhomë dyshe dhe një dhomë treshe me banjo private, një dhomë dyshe luksoze, si dhe një dhomë familjare.
Secila nga dhomat ka pamje nga rruga dhe disa madje kanë ballkone të gjerë. / KultPlus.com