Bëhet një zbulim i madh në Egjipt, mund ta ndryshojë historinë

Një zbulim i ri arkeologjik ka dalë në dritë në Egjipt në nekropolin e Saqqara, 30 km në jug të kryeqytetit Kajro. Arkeologët nga Muzeu Egjiptian, Ministria Egjiptiane e Antikiteteve dhe Muzeu Kombëtar i Antikiteteve në Leiden të Holandës kanë zbuluar mbetjet e varrit të Panehsy, i cili daton në periudhën e hershme Ramesside (1250 para erës sonë).

Panehsy ishte në krye të tempullit kushtuar perëndisë Amun. Ekspedita arkeologjike ka nxjerrë në pah edhe disa komplekse funerale. Zbulimi hedh dritë të re mbi zhvillimin e nekropolit Saqqara në periudhën Ramesside.

Saqqara është nekropoli i kryeqytetit të lashtë egjiptian Memphis, i cili sipas traditës egjiptiane u themelua në vitin 3000 para Krishtit nga mbreti Menes, faraoni i parë i Egjiptit të bashkuar. Varri i Panehsy-t ka formën e një tempulli, me një hyrje monumentale dhe një oborr me një portik me kolona, në qendër të të cilit është një pus i cili u jep akses dhomave të varrimit nëntokësor. Në anën perëndimore, oborri është i rrethuar nga tre kapela.

Kompleksi funeral në formë drejtkëndëshe, me përmasa 13.4 metra me 8.2 metra, kufizohet në jug me varrin e famshëm të Maya, një zyrtar i lartë përgjegjës për thesarin e faraonit Tutankhamun. Muret prej qerpiçi të strukturës së sipërme të varrit të Panehsy-t janë ende në këmbë dhe arrijnë një metër e gjysmë lartësi dhe janë të zbukuruara me pllaka ballore gëlqerore, të cilat tregojnë relieve me ngjyra në të cilat dallohen varret e Panehsy-t dhe gruas së tij Baia, këngëtarja e Amunit dhe disa priftërinj. / KultPlus.com

Pacientët e paralizuar mund të ecin sërish falë një zbulimi të madh

Shkencëtarët kanë identifikuar një grup qelizash nervore që i ndihmojnë pacientët me paralizë të ringrihen në këmbë dhe të ecin sërish.

Këto qeliza nervore, të quajtura Vsx2, janë të pranishme në trungun e trurit dhe palcën kurrizore dhe luajnë një rol kyç në rikuperimin e funksionit motorik pas dëmtimit të palcës kurrizore.

Si pjesë e provës klinike, shkencëtarët angazhuan nëntë pjesëmarrës me paralizë të rëndë ose të plotë të shkaktuar nga dëmtimi i palcës kurrizore.

Pacientët morën trajtim me stimulim elektrik epidural (EES), një terapi eksperimentale që i ndihmon ata të rifitojnë lëvizjen dhe kontrollin e humbur.

Trajtimi EES përfshin implantimin e një pajisjeje të vogël mbi veshjen mbrojtëse të palcës kurrizore.

Studiuesit zbuluan se të gjithë pacientët e rifituan shpejt ose përmirësonin aftësinë e tyre për të ecur gjatë trajtimit dhe treguan përmirësime në lëvizshmëri pas pesë muajsh trajtimi dhe rehabilitimi./ atsh / KultPlus.com

3D Illustration Concept of Spinal Cord Vertebral Column Thoracic Vertebrae of Human Skeleton System Anatomy