Një prej artisteve shqiptare që po shënon sukses të madh në arenën ndërkombëtare është edhe Bebe Rexha.
Këngëtarja së fundi ka realizuar një kampanjë me “Sinful Colors”, markë për ngjyra të thonjve, me të cilën ka bashkëpunuar edhe më herët.
Në këtë kampanjë Bebe shfaqet tejet joshëse, teksa mbante ushqim në duar, ndërsa shprehet e lumtur që është sërish imazh i kësaj marke.
Ajo në një intervistë që dha së fundi për “Vogue” tregoi se gjatë vetizolimit po merret me përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare.
Për ndryshe, Bebe Rexha në këtë kohë është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, ajo me anë të një postimi ditë më parë tha se në këtë kohë po inspirohet për këngë të reja. / KultPlus.com
Bebe Rexha në rrjetin social Instagram, ka postuar disa fotografi nga fëmijëria e saj, gjatë kohës kur ajo dhe familja e saj udhëtonin për në Shqipëri, shkruan KultPlus.
Bebe ka postuar edhe fotografi të familjarëve të saj, duke i bashkangjitur mbishkrimit edhe figurën e flamurit kombëtar.
“Kthim pas me këto flokët e shkurtër kur kam udhëtuar në Shqipëri. Shikojini sa të gjatë i kam pasur flokët para se t’i prisja”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove të postuara
Vlen të ceket që Bebe Rexha gjithmonë tregon se sa krenare është me origjinën e saj shqiptare. / KultPlus.com
Ylli i muzikës, Bebe Rexha, po qëndron në shtëpi si shumë të tjerë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Këto ditë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare i ka shfrytëzuar për të provuar çdo lloj recete shqiptare, të cilat më pas i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Kjo është një mënyrë e mirë e Rexhës për ta promovuar kulturën dhe traditat shqiptare te publiku mbarëbotëror, transmeton Koha.
Së fundmi këngëtarja e cila si duket e gëzon pasionin për kuzhinën, ka publikuar në Instagram momente të gatimit të gjellës me qepë, e cila preferohet kryesisht nga veriu i Shqipërisë.
“Ushqim shqiptar, 2 orë që të zihen qepët”, ka shkruar Bebe krahas videos së përgatitjes së ushqimit.
Kujtojmë se Bebe Rexha, shquhet si një prej kantautorëve më të talentuara dhe më të suksesshme në Amerikë. Këngëtarja është me origjinë nga Dibra dhe është zhvendosur në SHBA qëkur ishte e vogël. Por, ajo mundohet në maksimum t’i ruajë traditat e vendlindjes, dhe shpesh e kemi parë duke postuar video ku ajo shihet duke vallëzuar me muzikë shqipe, duke e folur gjuhën amtare me familjarët e saj si dhe duke gatuar receta tradicionale shqiptare. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha, ka dhënë një mesazh për të gjithë njerëzit në botë, pas lajmit se një mik i saj ka humbur jetën nga koronavirusi.
Përmes këtij mesazhi, Bebe Rexha ka bërë një lutje për të
gjithë që mos ta marrin si shaka virusin COVID-19 i cili ka përfshirë botën.
“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga koronavirusi
në moshën 45 vjeçe. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju
lutemi”, ka shkruar Bebe duke kërkuar tutje që qeveria amerikane t’i marrë disa
hapa të tjerë shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi korona të jetë nën kontroll. Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, shkruar Rexha. / KultPlus.com
Prej se ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, Bebe Rexha është shumë aktive në Twitter ku po kontakton me publikun dhe ndjekësit e saj.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare para 12 orësh e ka bërë të ditur lajmin se një mik i afërt i shokut të saj, e ha humbur jetën si pasojë e koronavirusit në moshën vetëm 42-vjeçare. E shqetësuar nga ky lajm, Rexha po vazhdon t’iu bëjë thirrje njerëzve që ta marrin seriozisht rrezikun që COVID19 e paraqet, transmeton Koha.
Ajo madje ka bërë thirrje të Qeveria amerikane që të pezullohen përkohësisht pagesat e hipotekave, qirave dhe shërbimeve tjera, në mënyrë që populli të ketë mundësi ta kalojë më lehët periudhën e vetizolimit.
E prekur nga tregimet e disa fansave të saj të cilët kanë treguar që nuk po iu dalin paratë për t’u kujdesur për veten dhe familjet e tyre, Bebe Rexha e ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human, duke iu ofruar t’iu dërgojë të holla. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ditë që nuk është parë të ketë qenë aktive në rrjetet sociale.
Duke marrë parasysh pandeminë e përhapur dhe panikun që është krijuar në mbarë botën, për shkak të coronavirusit, artistja shqiptare vendosi që dielën të publikojë diçka për fansat e saj:
“Në djall dizajnerët e çantave. Në djall orët me diamante. Në djall dizajnerët e takave. Dua shëndet, lumturi dhe paqe”. “Nuk me intereson kush je. Një miliarder apo jo ne të gjithë përfundojmë në të njëjtin vend. Gjashtë këmbë poshtë dheut”. / KultPlus.com
Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” dhe si rëndom, vëmendje të madhe rrëmbyen yjet e muzikës me parakalimin e tyre mbi qilim të kuq.
Në mesin e
shumë të famshmëve që e hijeshuan këtë ceremoni, lëvdata për paraqitjen e tyre
morën edhe kantautoret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe
Njomza.
Lipa e cila
në ceremoni parakaloi e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dukej si
një engjëll i vërtetë me një fustan të bardhë sateni të disenjatores Vera Wang,
derisa komente të shumtë pozitive, këngëtarja kosovaro-britanike, morri për
modelin e flokëve dhe grimin e saj me shumë stil.
Rexha kishte veshur një kostum të zi të kombinuar në mënyrë të përkryer me një bluzë të brendshme në formë të rrjetës, dhe duke e ofruar kështu një dukje elegante dhe të mprehtë. Rexha po ashtu e prezantoi një shpërblim gjatë mbrëmjes, krahas yllit të muzikës Shania Twain.
Në anën tjetër Njomza, kishte zgjedhur që të përshtatej me qilimin e kësaj ceremonie, duke e veshur një fustan tejet tërheqës ngjyrë të kuqe, të kombinuar me një palë sandale me rripa. / KultPlus.com
Këngëtaret e famshme shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë në edicionin e ardhshëm të spektaklit të madh të talenteve “The Voice”në Amerikë .
Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e “The Voice” në Amerikë.
Përkatësisht ato do të jenë pjesë e skuadrës së ashtuquajtur “Blake” në edicionin e “The Voice”.
Dua Lipa (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)
Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers.
Ka qenë Bebe Rexha, ajo e cila ndau me fansat e saj në Facebook disa fotografi të kolegëve të saj, me të cilët do të bëjë rrugëtimin e saj në “The Voice”.
“Skuadra Blake, përpara!”, shkroi Rexha.
Mesa duket kjo eksperiencë do t’i afrojë edhe më tepër mes vete dy artistet që kanë origjinë shqiptare, dhe që janë mike të mira me njëra-tjetrën e kanë krenuar shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e tyre të shumta. /KultPlus.com
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha arriti edhe një sukses tjetër me këngën “Meant to Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Përveç se kryesoi toplistën e Billboardit për 50 javë vitin e kaluar, hyri në historinë e muzikës “country” dhe arriti miliona klikime, kjo këngë kryeson tabelën e këngëve më të mira të dekadës në këtë zhanër sipas Billboard. Lajmin e bëri të ditur artistja përmes një storie në Instagram, ku shkroi “wow”, transmeton KultPlus.
Me këtë këngë fitoi edhe shumë çmime. Kënga u publikua në tetor të vitit 2017 dhe arriti mbi 861 milionë klikime në YouTube. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur me famë botërore me origjinë shqiptare Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë këtë javë për të dhënë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe ka treguar disa detaje, lidhur nga jeta e saj personale dhe karriera, transmeton KultPlus.
Pyetjes nëse ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD!”
Ndër të tjera Bebe ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por që tashmë preferon më shumë muzikën pop. / KultPlus.com
Bebe Rexha ka arritur në Shqipëri për të ndihmuar nga afër të prekurit nga tërmetet.
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur në Shqipëri sot dhe ka folur për herë të parë pas ardhjes nga Amerika.
“Nuk jam e lumtur që kam ardhur në Shqipëri në këto rrethana por jam e lumtur që mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Kjo është shumë me rëndësi për mua”, ka thënë Bebe për T7 sapo ka arritur.
“Kur i kam dëgjuar lajmet, zemra më është thyer pasi që unë jam shqiptare, babai im është shqiptar dhe është shumë me rëndësi për mua që të mbështesë vendin prej nga jam”.
Bebe ka treguar edhe cilët janë planet e saj për të mbështetur të prekurit nga tërmetet.
Ajo thotë: “Plani im kryesor është që të vetëdijësoj njerëzit në gjithë botën për atë se çfarë ka ndodhur, mendoj se kjo është shumë me rëndësi. Gjithashtu kam mbledhur para me disa nga fansat e mi dhe qëllimi im është që të ndërtoj disa shtëpi dhe të ndihmoj disa njerëz. Pra, të jem pjesë e gjithë procesit, të siguroj që paratë po shkojnë në vendin e duhur derisa njerëzit kanë shtëpi në të cilat mund të jetojnë”.
Në fund këngëtarja ka thënë se ndihet shumë krenare dhe falëndreuese për Kosovën, pasi ata kanë ndihmuar shumë dhe ishte diçka shumë e bukur në gjthë këtë tragjedi, të shikojmë se si ata kanë hapur duart për shqiptarët.
Ajo gjithashtu shton se, megjithëse është lindur në New York, zerma e saj ka gjak shqiptar dhe gjithmonë do të mbështesë njerëzit e saj, pa marrë parasysh ku gjendet./ KultPlus.com
Bebe Rexha është nisur për në Shqipëri që të ndihmoj të prekurit nga tërmeti. Ajo kishte bërë të ditur se pas tërmetit në që ndodhi gjatë datës 2 dhjetor do udhëtoj në Shqipëri për të dhënë ndihmën e saj familjeve të prekura nga kjo tragjedi.
Këngëtarja tani me anë të disa postimeve njoftoi se bashkë me të atin e saj po nisen drejt aeroportit dhe nesër pritet që të mbërrijnë në Shqipëri.
“Babai im dhe unë po bëhemi gati të shkojmë në aeroport së shpejti për t’u nisur drejt Shqipërisë. Qëllimi im është që të t’i vetëdijësojë mediat rreth botës, të marrim ndihmë për vendin tonë dhe të gjejë zgjidhjen e duhur për paratë e mbledhura dhe të sigurohem se ato po përdoren për qëllime të mira. Shpresojmë që ndoshta do t’i ndërtojmë një apo dy shtëpi ose nuk e di, të shohim sa kushton. Dua t’i dorëzojë në duar të sigurta”, tha ajo. Lajmi.net/ KultPlus.com
Nuk kanë qenë të pakta donacionet që kanë dhënë personazhet shqiptarë për situatën në Shqipëri dhe kjo është vërtetë për t’u komplimentuar. Megjithatë, një video e Bebe Rexhës postuar pak më parë në Instagram, i ka bërë ndjekësit shqiptarë të lotojnë nga emocioni.
Në gjuhën angleze, Bebe shprehet se do të lërë turin e saj për dy ditë për të ardhur në Shqipëri në mënyrë që t’i dorëzojë vetë paratë që ka mbledhur si dhe të jetë në terren për të ndihmuar njerëzit që po kalojnë mbrëmjet jashtë në çadra.
Tërmeti në Shqipëri ka mobilizuar edhe këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha. Kjo e fundit ka hapur një fond online.
Ka qenë vetë Bebe e para që ka bërë donacionin duke dhuruar 10.000 dollarë teksa cakun e ka 50.000 në tërësi.
Mësohet se këngëtarja ka prerë edhe biletën për Shqipëri. Me datë 2 Dhjetor ajo do të jetë në Shqipëri për të qenë pranë të prekurve nga tërmeti me ndihmesën e saj. Klan Kosova / KultPlus.com
”Meant to be” kënga e që është publikuar në vitin 2017, ka qendruar për më shumë se 50-të jave në krye të listës së ”Billboard” , në zhanrin Country, duke bërë kështu që të shpallet kënga e dekadës, shkruan KultPlus.
Kënga tashmë ka 848 milion klikime në Youtube.
Ndërsa, tash së fundi në MTV, këngëtarja ishte fituese e çmimit “Kënga më e mirë ritmike”, e cila njëherësh ishte kategoria e vetme në të cilën ishte nominuar.
Ajo e fitoi këtë çmim për këngën e saj shumë të suksesshme “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, gjersa ishte e nominuar edhe për këngën tjetër “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin. / KultPlus.com
Këngëtarja me renome botërore e origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka zbuluar një nga idhujt e saj.
Ylli i
muzikës pop ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me të. Bëhet fjalë për
këngëtaren e famshme Dolly Parton.
Në një
postim në Instagram, Rexha dhe Parton ndajnë mendimin e përbashkët për të
sjellë një këngë.
“Po vdes.
Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni atë. Ajo është qëllimi im. Ndoshta një
bashkëpunim?”, shkruante në mbishkrimin e një videomesazhi të Partonit.
Në videomesazhin ndaj Rexhës, Parton shprehet: “Përshëndetje. Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Kjo më bën të lumtur”. / KultPlus.com
Artistet shqiptare kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në botë. Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max janë vetëm disa nga emrat e këngëtareve shqiptare që me famën e tyre kanë rritur në të njëjtën kohë edhe të hyrat falë karrierës së suksesshme profesionale, shkruan KultPlus.
Bebe Rexha përveç të tjerash sot gëzon një shtëpi superluksoze
në Hollyëood Hills, në California.
Këtë shtëpi Bebe e bleu në vitin 2018 me një çmim prej dy
milionë dollarësh.
Nga pishina luksoze e deri tek pikëpamjet gjithëpërfshirëse
të kodrës, në oborrin e shtëpisë i ka të gjitha. Oborri me mure dhe i mbyllur
po ashtu ndihmon në ruajtjen e intimitetit të artistes tonë.
Vizitorët mund të kalojnë ca kohë në dhomën e ndenjës, teksa
dhoma e gjumit përmban një tingëllimë të këndshme për lexim. Me dushin e saj me
avull, vaskën e sapunit dhe dyshemetë e ndezuara, dhoma ka gjithçka që
këngëtarja dëshiron të bëjë pas një dite të gjatë.
Shtëpia gjithashtu ka një kuzhinë të bardhë komode dhe një
suitë të plotë për mysafirë.
Për më tepër po ju sjellim fotografitë më poshtë. / KultPlus.com
Bebe Rexha mbrëmë ka qenë e pranishme në premierën e Maleficent: Mistress Of Evil në Los Angeles. Gjatë parakalimit na tapetin e kuq ajo shkëlqen me veshje nga disenjatorja shqiptare Dona Matoshi, shkruan KultPlus.
E veshur me një fustan të gjatë, të zi, Bebe është
dukur shumë elegante ku me këtë rast ajo është takuar me protagonisten e
filmit, Angelina Jolie. Ato krah njëra-tjetrës fotografohen teksa po
parakalonin në tapetin e kuq.
Bebe është
shprehur e lumtur për këtë takim, ku krahas fotografisë ajo ka shkruar: U
takova me mbretëreshën.
Por, e
lumtur që ka arritur të vesh një prej yjeve botërore, është shprehur edhe
disenjatorja Matoshi, teksa ka ndarë fotografitë e Bebes në Instagram.
“Maleficent 2″ vjen pas versionit të parë të filmit në vitin 2014. Regjisor i filmit është Joachim Rønning, i cili është i njohur për filmat si “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, dhe do të publikohet më 18 tetor. / KultPlus.com
Rita Ora dhe Bebe Rexha padyshim që janë ndër emrat shqiptarë më të njohur në botë, shkruan KultPlus.
Kësaj radhe
dy vajzat shqiptare kanë “pushtuar” ballinat e revistave të njohura botërore në
të njëjtën kohë.
Kjo gjë i ka
pëlqyer shumë edhe Elena Orës, motrës së Ritës e cila e ka shpërndarë
fotografinë e revistave në rrjetet sociale duke u shprehur krenare për to.
“Shumë e lumtur sot në aeroport gjatë rrugës për në Greqi, i kam këto dy kompani me vete, jeta ime është shumë e mirë. Dy vajzat shqiptare në ballinë në kohë të njëjtë”, ka shkruar Elena. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Bebe Rexha dje festoi ditëlindjen e saj. Pasiqë nëna e saj kishte ditëlindjen një ditë më pas, Bebe e befasoi atë në një mënyrë shumë të këndshme dhe interesante, shkruan KultPlus
Në videon e postuar në llogarinë e saj në Twitter, atmosfera duket shumë e këndshme dhe Bebe shkruan ” Ditëlindja e nënës time, një ditë pas times. Kështu i bëra surprizë një veturë dhe ne festuam në shqip”
Bebe këtë vit mbushë 30 vjeç dhe pas kritikave që morri nga producenti i saj, i cili tha se Bebe është shumë e vjetër për të qenë sensuale, ajo publikoi këtë këngë të titulluar ”Not 20 anymore”.
Kënga trajton një temë të ndjeshme, atë të tejkalimit të pasigurive që vijnë si pasojë e problemeve që të 20-tat i ngrehin pas vetes, shkruan KultPlus. /KultPlus.com
Mbrëmë është mbajtur një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, MTV Video Music Awards, shkruan KultPlus.
Në këtë
ngjarje nuk munguan as emra shqiptarë të cilët tashmë janë ndër emrat më të
lakuar në botën e muzikës.
Këngëtarja
shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte një prej tyre.
Pos paraqitjes
së mrekullueshme, ajo nga ky event nuk doli edhe pa një çmim.
Pas Rita Orës
e cila ishte fituese e këtij çmimi vitin e kaluar, është Bebe Rexha ajo e cila mbrëmë
ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, e cila njëherësh ishte
kategoria e vetme në të cilën ishte nominuar.
Ajo e fitoi
këtë çmim për këngën e saj shumë të suksesshme “Call you mine” në bashkëpunim
me The Chainsmokers, gjersa ishte e nominuar edhe për këngën tjetër “Say my
name” në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.
Duke
triumfuar në këtë kategori, Bebe Rexha ka lënë prapa këngët e tjera në nominim
si: “Solo” nga Clean Bandit dhe Demi Lovato, “Taki taki” nga DJ Snake, Selena
Gomez, Ozuna & Cardi B, “Happier” nga Marshmello & Bastille, dhe këngën
“Electricity” të kënduar nga shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, në
bashkëpunim me Silk City.
Bebe Rexha është dukur shumë e lumtur pas fitores së këtij çmimi teksa ka pozuar me trofeun në dorë. / KultPlus.com