George Clooney si Jay Kelly: Është koha që kinemaja dhe televizioni të ndalin adhurimin ndaj të pasurve

Filmi i ri komedi-dramë me George Clooney në rolin e një superylli të Hollivudit që udhëton nëpër Europë është vetëm një tjetër homazh i lëmuar për një përqindëshin më të pasur, dhe, për të qenë të sinqertë, kjo po bëhet e mërzitshme.

Të jesh tmerrësisht i pashëm, tmerrësisht i pasur dhe një yll i Hollivudit duhet të jetë një barrë e rëndë për t’u mbajtur. Të paktën, ky është mesazhi i filmit të ri Jay Kelly, një komedi dramatike nga regjisori Noah Baumbach (i njohur për The Squid and the Whale, Frances Ha dhe Marriage Story). Personazhi kryesor, Jay Kelly, luajtur nga vetë George Clooney, pra nuk është ndonjë shtrëngesë aktoriale, duket se ka një jetë të përkryer: një karrierë të lavdërueshme, një staf besnik dhe një mori çmimesh në sirtar. Por… ai po kalon një krizë ekzistenciale.

Jay është i shqetësuar se rolet që ka pranuar nuk kanë më peshë artistike dhe se nuk ka kaluar mjaft kohë me vajzat e tij, njëra prej të cilave është duke bërë “backpacking” nëpër Europë me shoqet. Por, siç pritet, nuk ka vend për panik. Jay e lë menjëherë projektin e ri filmik, por thjesht thërret një flotë Range Rover-ash për ta çuar te avioni privat që e dërgon në Paris. Prej andej, kap të njëjtin tren me të bijën dhe udhëton drejt Toskanës, ku do të marrë një çmim për arritje jetësore në një festival arti. E gjithë logjistika, siç pritet, menaxhohet nga ekipi i tij, me menaxherin (i luajtur nga Adam Sandler) që është aq i lodhur e i përkushtuar, sa mund të nominohet për një Oscar si aktor dytësor.

Edhe kur treni është plot, njerëzit e zakonshëm që takon gjatë udhëtimit e përshëndesin me admirim. Edhe pse nuk ka qenë babai më i përkryer, vajzat e duan ende. Çdo konflikt me babanë e tij egoist (Stacy Keach) apo me një mik të vjetër xheloz nga shkolla e aktrimit (Billy Crudup) zgjidhet magjikisht nga stafi. Edhe problemet e të pasurve duken… të paprobleme.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi kryesor i Jay Kelly, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe pritet të dalë në Netflix në dhjetor: kur një protagonist mund të realizojë çdo dëshirë me një të qeshur simpatike apo një telefonatë të shpejtë, çdo tension, konflikt apo ndjenjë e vërtetë zhduket.

Shikuesit mund të qeshin me disa batuta të mprehta dhe të kënaqen nga pamjet mahnitëse të Toskanës, por është e vështirë të ndjesh ndonjë lidhje emocionale me “krizat” e Jay-t. Sepse, në fund të fundit, çfarë është realisht në rrezik? Çfarë është më e keqja që mund t’i ndodhë?

Filmi, i bashkëshkruar nga Noah Baumbach dhe Emily Mortimer, i bashkohet një vale të gjatë filmash dhe serialesh amerikanë të viteve të fundit që janë fiksuar pas jetës së një përqindëshit, të pasurve e të famshmëve, një trend që u përforcua edhe më shumë nga suksesi i The White Lotus. Por ndryshe nga seriale si Succession apo The Perfect Couple, ku intriga, tradhtitë dhe ndonjë vrasje e bëjnë spektatorin të ndjejë se po sheh më shumë sesa thjesht kuzhina luksoze me pamje nga oqeani, Jay Kelly nuk ofron asgjë të tillë. Ky është një film që e trajton krizën e një burri super të suksesshëm si një dramë ekzistenciale të thellë, dhe pret që publiku ta marrë seriozisht.

Filmi hapet me një citat nga Sylvia Plath, një zgjedhje disi e ekzagjeruar për të nisur një histori për një aktor që po pyet veten nëse ka zgjedhur rolet e duhura në jetë. Ndërkohë, për pjesën tjetër të filmit, Jay trajtohet si një “gjysmëperëndi” e lodhur nga suksesi: ka skena nostalgjike nga e kaluara e tij, fjalime për madhështinë e karrierës së tij dhe muzikë melankolike me piano që e bën gjithçka të duket më dramatike nga ç’është në të vërtetë.

Po, ka edhe disa momente vetë-reflektimi dhe ndonjë kritikë të lehtë për jetën e privilegjuar, por në thelb, filmi e adhuron protagonistin e vet. Dhe kjo është zhgënjyese, sidomos kur kujton se Baumbach dikur ishte mjeshtër në satirën ndaj borgjezisë urbane. Tek The Squid and the Whale dhe Marriage Story, ai trajtoi me ironi të hollë personazhe të paaftë, të pasigurt dhe shpesh të padurueshëm. Këtu, ai duket se ka rënë në grackën e vetëpersonifikimit dhe glorifikimit.

Ndoshta kjo qasje e re ka lidhje me jetën e tij aktuale. Pas bashkë-shkrimit të filmit Barbie me partneren e tij Greta Gerwig, një sukses gjigant global, ndoshta Baumbach ndjen tashmë një afri më të madhe me jetën luksoze të Hollivudit. Por edhe nëse është kështu, nuk do të ishte keq të ruante pak nga ironia dhe vetëdija që e karakterizonte dikur.

Në fund, Jay Kelly nuk është domosdoshmërisht një film i keq. Është i kuruar, i bukur vizualisht dhe ka interpretime të mira (Adam Sandler bie në sy). Por ai është simbol i një tendence gjithnjë e më të lodhshme në kinemanë amerikane: filmat që nuk mund të ndahen nga botëkuptimi i super të pasurve – dhe që nuk arrijnë të thonë asgjë me vërtetësi për ta.

Filmi do të jetë në kinematë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar nga 14 nëntori dhe do të transmetohet në Netflix ndërkombëtarisht nga 15 dhjetori. Pritet që të gjejë një audiencë, falë emrit të Clooney-t dhe emrave të tjerë të njohur, por shumëkush mund të largohet nga ekrani me ndjesinë se ka parë më shumë një fushatë lavdërimi sesa një histori të vërtetë njerëzore./BBC/KultPlus.com

Antonio Banderas, nga Malaga në majat e Hollywood-it

Më 10 gusht 1960, në qytetin bregdetar të Malagës, në jug të Spanjës, lindi José Antonio Domínguez Bandera, i njohur sot në mbarë botën si Antonio Banderas. Ai do të bëhej një nga aktorët më të njohur spanjollë në kinemanë ndërkombëtare dhe një simbol i suksesit të artistëve evropianë në Hollywood.

Djallëzia e natyrshme, sharmi mesdhetar dhe energjia shpërthyese që ai do të sillte në ekran kishin rrënjët në fëmijërinë e tij të zakonshme në Malaga. Banderas u rrit në një familje modeste: i ati ishte polic, ndërsa nëna mësuese. I apasionuar pas futbollit, ai ëndërronte një të ardhme si sportist, por një dëmtim në këmbë i preu rrugën sportive. Pikërisht atëherë, në adoleshencë, zbuloi teatrin, një pasion që do t’i ndryshonte jetën, transmeton KultPlus.

Pas studimeve në Shkollën e Artit Dramatik në Malaga, ai u zhvendos në Madrid në fillim të viteve ’80, ku iu bashkua Teatrit Kombëtar të Spanjës. Fati i buzëqeshi kur takoi regjisorin Pedro Almodóvar, i cili do ta kthente në një ikonë të kinemasë spanjolle me filma si “Labirinti i dëshirës” (Laberinto de pasiones) dhe “Ligji i dëshirës” (La ley del deseo).

Por ishte viti 1992 kur Banderas bëri hapin e madh drejt Hollywood-it, me filmin “The Mambo Kings”, ndjekur nga rolet në “Philadelphia”, “Desperado”, “Evita”, “The Mask of Zorro” dhe shumë të tjerë. Ai u bë një nga aktorët e parë hispanikë që arriti sukses të madh në tregun amerikan, duke ruajtur identitetin dhe stilin e tij të veçantë.

Lindja e Antonio Banderas nuk është thjesht data e një aktori, është dita kur kinoja europiane fitoi një zë të ri dhe Hollywoodi zbuloi një yll të ndritshëm nga jugu i Spanjës. Që prej 10 gushtit 1960, rrugët e Malagës janë më të pasura me kujtimin e një djali që ëndërroi të bëhej legjendë, dhe ia doli./KultPlus.com

Në përvjetorin e vdekjes së Marilyn Monroe, ikona që nuk vdes kurrë

Më 5 gusht të vitit 1962, bota humbi një nga figurat më ikonike të kinemasë dhe kulturës pop, Marilyn Monroe. Sot, në përvjetorin e saj të ndarjes nga jeta, kujtojmë jo vetëm yllin e ndritshëm të Hollywoodit, por edhe gruan e ndjeshme pas buzëqeshjes së famshme dhe syve plot ëndërrim.

E lindur si Norma Jeane Mortenson më 1 qershor 1926, jeta e saj ishte e mbushur me kontraste: lavdi dhe vetmi, sukses të jashtëzakonshëm dhe pasiguri të thella. Monroe u kthye në një simbol të bukurisë, feminitetit dhe seksit, por gjithashtu mbeti një prej figurave më të keqkuptuara të shekullit XX.

Ajo u bë e njohur për rolet e saj në filma të tillë si “Gentlemen Prefer Blondes”, “Some Like It Hot”, dhe “The Seven Year Itch”, ku përmes karizmës dhe humorit të saj natyral, i dha jetë personazheve që mbetën të pavdekshëm. Por ajo ishte shumë më tepër se një “bjonde naive”, ishte një aktore që kërkonte role më të thella dhe respekt si artiste.

Përtej kamerave, Monroe luftoi me ankthin, depresionin dhe vetminë. Jeta e saj personale shpesh ishte nën lupën e medias, që e shndërroi në objekt spekulimesh dhe thashethemesh, duke e privuar nga intimiteti dhe qetësia që çdo njeri meriton. Vdekja e saj tragjike në moshën 36-vjeçare tronditi botën, duke lënë pas jo vetëm mistere, por edhe një ndjenjë të thellë humbjeje.

Në këtë përvjetor, kujtohet jo thjesht ylli i ekranit, por edhe gruaja që kërkoi dashuri, kuptim dhe liri në një botë që shpesh e trajtoi si një produkt. Kujtohet Marilyn për buzëqeshjen që ndriçonte ekranin, për zërin e butë që tingëllonte si melodi dhe për shpirtin që, edhe pse i lënduar, vazhdonte të besonte në dashuri dhe ëndrra.

Sot, figura e saj mbetet frymëzim për breza të tërë, një simbol i ndritshëm i një kohe të artë, por edhe një kujtesë e çmuar për rëndësinë e empatisë dhe humanitetit pas çdo emri të madh. Marilyn Monroe mund të ketë ndërruar jetë, por prania e saj ndjehet ende në çdo cep të kulturës moderne./KultPlus.com

Hollywood-i “zbarkon” në Shqipëri

Shqipëria nuk është më thjesht një destinacion i bukur, por tashmë edhe një partner i besueshëm për prodhime filmike.

Për herë të parë, përmes nismës “Fam Tour Albania”, Shqipëria po pret emra të mëdhenj të industrisë globale të filmit si HBO, Warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount, NBC-Universal e shumë të tjerë.

Përfaqësuesit e këtyre studiove po zhvillojnë një tur disaditor në qytete të ndryshme për të zbuluar nga afër bukuritë natyrore, historinë dhe traditat, lokacionet unike dhe mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.

Këto vizita në terren do t’u hapin rrugën projekteve të reja, investimeve dhe bashkëpunimeve që mund ta kthejnë vendin tonë në një qendër të re të produksionit filmik në Evropë.

Ndërkohë në takimin që liderët e studiove filmike mbajtën në Tiranë, ministri Gonxhja theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një ekosistem konkurrues për industrinë kreative, përmes stimujve fiskalë, reformave ligjore dhe investimeve në talente e infrastrukturë moderne.

“Catalyst Story Institute”, një nga institucionet më prestigjioze amerikane për zhvillimin e talenteve krijues, tashmë është pjesë e këtij vizioni me hapjen e qendrës Tirana Training Institute duke kontribuar në formimin profesional dhe ndërkombëtarizimin e sektorit./atsh/KultPlus.com

Tarifat e Trump për filmat rrezikojnë Hollywood

Vendimi i Donald Trump për të vendosur një tarifë për filmat e prodhuar jashtë vendit nuk është pritur mirë nga ekspertët e industrisë së filmit.

Ata sqarojnë se ky vendim do të çojë në çmime më të larta për prodhimet filmike dhe biletat e filmave.

“Ndoshta çmimet do të rriten. Ndoshta do të bëhet më e shtrenjtë të realizosh filma. Pra, ose do të xhirohen më pak filma, ose filmat që do të xhirohen do të jenë më të shtrenjtë. Këto kosto do të vijnë më vonë. Do të jetë më e shtrenjtë të shkosh në kinema. Biletat do të rriten dhe do të jetë më e vështirë për njerëzit të blejnë bileta për të parë filma. Rrjedhimisht, do të ketë më pak njerëz që do të shkojnë në kinema. E gjithë industria e filmit për momentin është në një krizë. Patëm Covid-in, i cili pati një ndikim të madh në xhirimin e filmave. Patëm protesta nga aktorët dhe producentët. Shtetet e Bashkuara e mbyllën prodhimin e filmave për një periudhë të gjatë kohore. Hollyëood dhe industria e filmit po përpiqen vërtet të rikuperohen  nga ato zhvillime të mëdha. Nëse i shtojmë këtyre kostot shtesë të prodhimit ose këto tarifa, kjo mund të ketë efekte katastrofike në industri. Nuk shoh asgjë pozitive që vjen nga kjo”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Një lëvizje e tillë e Trump rrezikon të shkatërrojë një industry që mbështetet tek vendet e huaja për të bërë filma.

“Ky vendim vjen pak përpara Festivalit të Filmit në Kanë do të thotë se kjo është gjithçka për të cilën do të flasë secili prej nesh. Ne shpresonim të flisnim për filmat, yjet dhe magjinë e kinemasë, por të gjithë do të flasin për Trumpin dhe tarifat dhe ndikimin e këtij vendimi në industrinë e filmit. Ndoshta ky ishte plani i Trump. Tani do të jetë Trumpi që do të jetë në qëndër të bisedave në Kanë dhe jo Tom Cruise”, Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Pavarësisht reputacionit historik të Los Angeles si qendra e kinemasë, studiot  e filmit me kalimin e viteve e kanë prodhuar filma në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia për të përfituar nga lehtësirat tatimore dhe kostot më të ulëta.

“Ka shumë arsye pse nuk po prodhohen më filma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryesorja ka të bëjë vetëm me paratë. Është bërë shumë e shtrenjtë të xhirosh në Shtetet e Bashkuara për shumë arsye dhe SHBA nuk ka lehtësime tatimore siç kanë disa vende të tjera, Australia, Kanadaja dhe shumë vende në Evropë. Tjetra ka të bëjë me stimujt financiarë që po i largojnë njerzit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa këta stimuj në vend dhe pa gjëra të tjera që mund ta bëjnë më të lehtë dhe më të lirë të prodhosh filma në Shtetet e Bashkuara, nuk shoh arsye që të xhirohen sërish filma në vend. Por ndoshta, në plan afatgjatë mund të ketë një ndikim”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Por cilat janë disa nga pasojat në plan afatgjatë në industrinë e filmit?

“Unë mendoj se një nga pasojat që mund të ketë është se studiot e filmit do të kërkojnë të prodhojnë filma në Evropë, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke i prodhuar ato në anglisht, duke i bërë ato ndoshta me talente amerikane, por duke bërë tërësisht prodhime evropiane për Evropën dhe duke përjashtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur bëhet fjalë për studio të mëdha filmike kjo do të jetë pak e vështirë për tu bërë. Do të jetë e vështirë që të bëhet diçka 100% jashtë SHBA-ve dhe pastaj të vuajnë ndikimin e tarifave”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Scott Roxborough thotë se ende nuk ka detaje se si do të zbatohen këto tarifa.

“Nuk ka fare qartësi se si do të funksionojnë këto tarifa, dhe për çfarë do të zbatohen. Le të marrim si shembull një film të madh amerikan si Minecraft që sapo doli në kinema. Është xhiruar kryesisht në Zelandën e Re dhe ka përdorur financime nga jashtë Amerikës. Por është ende një prodhim amerikan i financuar pjesërisht nga Shtetet e Bashkuara. A është pjesërisht një prodhim amerikan? A është ky një prodhim pjesërisht ndërkombëtar? Prodhimi ndërkombëtar ka tarifa të pjesshme apo jotarifore?  Është shumë e paqartë se si do të zbatohen këto tarifa”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Ndonëse Trump njoftoi se do të vendoste një tarifë ndaj filmave të huaj ai nuk dha detaje nëse tarifat do të shënjestrojnë filmat në platformat e transmetimit dhe ato që shfaqen në kinema dhe as nuk specifikoi nëse tarifat do të llogariten bazuar në kostot e prodhimit apo të ardhurat nga shitjet e biletave.

“Kur bëhet fjalë për platformat e transmetimit, ekziston një pyetje shumë e madhe se cilat prodhime të tyre do të konsiderohen ndërkombëtare apo jo dhe nëse do të aplikohen tarifat. Donald Trump i është referuar vetëm filmave në deklaratat e tij në lidhje me tarifat, por nuk është e qartë nëse ai do të përjashtojë prodhimet e Netflix. Po kështu, a do të aplikohen tarifa për Squid Game, një prodhim korean, dhe a do të duhet Netflix ta heqë nga platforma në SHBA apo t’u faturojë më shumë shikuesve amerikanë për të parë Squid Game ose The Crown ose Money Heist ose të gjitha këto prodhime të tjera ndërkombëtare që janë prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuara. Edhe prodhimet në gjuhën angleze, shumë prej të cilave nga janë bërë jashtë SHBA-së. Emily in Paris është një shembull i shkëlqyer i kësaj”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Situata ndërlikohet nëse vendet e huaja përgjigjen me një kundërtarifë.

“Nëse Evropa, për shembull, vendos të kundërpërgjigjet me tarifa, siç kanë kërcënuar të bëjnë me mallra të tjera mbi të cilat Trump ka vendosur tarifa, kjo mund të ketë një ndikim të madh. Sepse kur bëhet fjalë për filmat, Amerika eksporton shumë më tepër se sa importon. Shumica e tregjeve ndërkombëtare në Evropë, në Kanada janë tërësisht të dominuara nga filmat amerikanë. 70- 80% e tregut përbëhet nga filma amerikanë, kështu që një tarifë për të gjithë këto filma do të kishte një ndikim të madh në industritë lokale dhe në shitjet e Hollywood në nivel ndërkombëtar. Do të jetë interesante të shihet nëse vende individualisht janë gati për të bërë një lloj marrëveshjeje dypalëshe me SHBA-në”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Trump po përmend shqetësimet për sigurinë kombëtare si shkak për këtë vendim.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump pretendoi se industria amerikane e filmit po “vdes shumë shpejt”,ndërsa vendet e tjera ofrojnë “të gjitha llojet e stimujve” për të larguar prodhimin e filmave nga SHBA-ja. Trump më parë ka shprehur shqetësim në lidhje me zhvendosjen e prodhimit të filmave jashtë vendit.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në Janar, kreu Shtëpisë së Bardhë aplikoi tarifa për shumë shtete.

Ai argumenton se tarifat të cilat janë taksa të aplikuara për mallrat e blera nga vendet e tjera do të nxisin prodhuesit amerikanë dhe do të mbrojnë vendet e punës.

Por ekonomia globale është zhytur në kaos si rezultat i kësaj dhe çmimet e mallrave në të gjithë botën pritet të rriten.

Edhe para këtij njoftimi më të fundit, industria amerikane e filmit ishte prekur nga pasojat e politikave tregtare të Trump. Në Prill, Kina tha se po zvogëlonte kuotën e filmave amerikanë të lejuar në vend./KultPlus.com

Hollywood kundërshton lehtësimin e rregulloreve të IA

Më shumë se 400 emra të famshëm, përfshirë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të Hollywood-it, i kërkuan qeverisë të mos zbusë ligjet në fushën e inteligjencës artificiale (IA).

Sipas lajmit të “CBS News”, më shumë se 400 punonjës të industrisë së Hollywood-it kanë publikuar një letër të hapur duke i bërë thirrje qeverisë të mbrojë ligjet ekzistuese që zbatohen për IA-në.

Mes atyre që nënshkruan letrën, e cila gjithashtu kundërshton propozimin e OpenAI dhe Google për të përdorur materiale me të drejtë autori për të trajnuar inteligjencën artificiale, ishin emra të njohur si Ben Stiller, Ayo Edebiri, Cara Delevingne, Chloe Fineman, Cate Blanchett, Guillermo del Toro dhe Taika Waititi.

Në letër u paralajmërua se lirimi i ligjeve ekzistuese për trajnimin dhe zhvillimin e AI-së do të ndikonte negativisht në industrinë e Hollywood-it.

Hollywoodi ka luftuar prej kohësh kundër përdorimit të gjerë të AI-së, duke thënë se kjo do të minonte industrinë. Artistët janë kundër krijimit të kopjeve digjitale të tyre nga inteligjenca artificiale dhe përdorimit të këtyre kopjeve edhe pas vdekjes së tyre./  atsh/ KultPlus.com

Hollywoodi lufton për të mbajtur rolin e tij si kryeqyteti botëror i filmit

Pas shkëlqimit të sezonit të çmimeve të filmit që kulmon me Oscars të dielën, Hollywoodi po lufton një betejë për të mbajtur vendin e tij në qendër të biznesit global të filmit.

Asnjë nga 10 pretendentët më të mirë të filmit që do të festohen në Teatrin Dolby të Hollivudit nuk u filmua në Los Anxhelos, shtëpia e shumicës së kompanive të mëdha të filmit për më shumë se një shekull. I nominuari “Wicked”, për shembull – një prequel i filmit klasik “The Wizard of Oz” – u filmua në Britani.

Prodhimi i filmave dhe televizionit ka vite që po largohet nga Hollivudi, duke shkuar në vende me stimuj tatimorë që i bëjnë xhirimet më të lira. Anëtarët e ekuipazhit shpresonin për një rikthim në Los Anxhelos pas grevave të shkrimtarëve dhe aktorëve në vitin 2023, por statistikat tregojnë se rikthimi ka qenë i ngadaltë.

Zjarret që shkatërruan pjesë të Los Anxhelosit në janar përshpejtuan shqetësimet se prodhuesit mund të shikojnë diku tjetër dhe se operatorët e kamerës, kostumografët, teknikët e zërit dhe punëtorët e tjerë të prapaskenës mund të lëvizin jashtë qytetit në vend që të përpiqen të rindërtojnë në lagjet e tyre.

“Ka shumë njerëz që nuk kanë punuar për një kohë për shkak të grevave dhe gjithçkaje, dhe tani zjarret,” tha Samantha Quan, producentja e filmit të nominuar për Oscar “Anora”, filmuar në Brooklyn, New York dhe Las Vegas. “Unë mendoj se ka qenë një thirrje e mirë zgjimi për të gjithë që të shtyjnë që prodhimi të kthehet në Los Angeles.”

Avokatët kanë nisur një fushatë “Qëndro në LA”, duke shpresuar të përfitojnë nga vullneti i mirë ndaj Angelenos pas zjarreve. Një peticion kërkon që politikanët të heqin kufirin e stimujve tatimorë për xhirimet në qytet për tre vitet e ardhshme, si pjesë e përpjekjes për rikuperimin e zjarrit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ata gjithashtu po u bëjnë thirrje studiove që të angazhohen për të rritur prodhimin në LA me të paktën 10% gjatë tre viteve të ardhshme.

Gavin Newsom, guvernatori demokrat i Kalifornisë, ka propozuar rritjen e kredive tatimore të shtetit për filmin dhe televizionin në 750 milionë dollarë në vit, nga 330 milionë dollarë në vit.

Regjisorja Sarah Adina Smith, një organizatore e fushatës “Qëndro në LA”, tha se ajo e mbështeti këtë rritje, por i bëri thirrje shtetit të bëjë edhe më shumë, duke përfshirë lehtësimin e lejeve.

“Ne nuk po themi që gjithçka duhet të xhirohet në LA, por pothuajse kurrë nuk është më një opsion”, tha ajo.

Smith tha se ajo kishte zhvilluar një shfaqje në të cilën “e gjithë kultura e saj ishte LA dhe Malibu”.

“Kur erdhi koha për të buxhetuar atë shfaqje, ata na bënë të zgjidhnim midis Afrikës së Jugut dhe Australisë,” tha ajo. “LA nuk ka qenë kurrë një pretendent.”

“Kjo është ajo lloj gjëje që duhet të ndryshojë, sepse mendoj se është me të vërtetë dritëshkurtër nga ana jonë që të humbasim këtë industri dhe trashëgimi absolutisht të mahnitshme që kemi këtu”, shtoi ajo.

Më shumë se 21,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin “Qëndro nëLA”, duke përfshirë emra të mëdhenj si Kevin Bacon, Zooey Deschanel, Bette Midler, Keanu Reeves dhe Olivia Wilde.

Të dhënat e lejeve tregojnë se prodhimi në Los Anxhelos në 2024 ra në nivelin e dytë më të ulët në rekord, përpara vitit 2020 kur shpërtheu COVID-19. Prodhimi ra 5,6% nga 2023 në 2024 në 23,480 ditë xhirime, sipas FilmLA.

Një studim i drejtuesve nga ProdPro zbuloi se Kalifornia ishte vendi i gjashtë më i preferuar për të filmuar në dy vitet e ardhshme, pas Torontos, Britanisë, Vankuverit, Evropës Qendrore dhe Australisë.

Ndërsa studiot duke përfshirë Walt Disney dhe Netflix janë ende me bazw në Los Anxhelos, kjo mund të ndryshojë, tha shkrimtarja Alexandra Pechman, një organizatore e “Qëndro në LA”.

Aktori i njohur i Hollywood xhirime në Shqipëri: E dua Tiranën, është e ardhmja e Evropës

Çdo ditë e më shumë Tirana po kthehet në një destinacion të lakmuar për të gjitha kategoritë. Tundimit për të vizituar kryeqytetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as aktori dhe producenti i njohur amerikan Robert Miano. Aktori i njohur hollivudjan ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh, ku ka marrë pjesë në disa xhirime për një film të ri që po prodhohet me regjizor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka e Marin Hoxha.

Robert Miano e cilëson Tiranën si e ardhmja e Europës, dhe një qytet që duhet të zbulohet më shumë për shkak të njerëzve, ushqimit dhe energjisë së mirë. Miano është mjaft entuziast teksa shprehet se mezi pret të kthehet sërish në Tiranë.

“Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, shprehet Miano.

Ai ka luajtur krah emrave të njohur të kinematografisë amerikane si Al Pacino, Michael Madsen, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro./tema/KultPlus.com

Tirana promovohet si vend për xhirime filmash në Hollywood

Në datat 31 tetor deri më 5 nëntor, në Los Anxhelos u zhvillua Marketi Amerikan i Filmit, ku merrnin pjesë profesionistë nga e gjithë bota.

Në vendin ku kinematografia merr jetë ndryshe, aty ku kanë ndodhur eventet më të rëndësishme të kësaj industrie – pikërisht në Hollywood! – Tirana Film Office, si pjesë e Agjencisë së Industrisë Kreative (Agjenci në varësi të Bashkisë së Tiranës) ishte prezente përgjatë ditëve të marketit.

“Takimet me producentë amerikanë dhe aziatikë ishin ato që u veçuan nga pjesëmarrja e TFO në American Film Market. Promovimi i Tiranës si një lokacion ideal për xhirime erdhi si një propozim që tërhoqi maksimalisht vëmendjen e prodhuesve të filmit dhe regjisorëve të rinj, të cilët e panë kryeqytetin nga një tjetër këndvështrim. Përfaqësuesit e TFO njëkohësisht i njohën profesionistët e filmit me gjithçka që ofron industria vendase: nga kapacitetet e grupeve të xhirimit, deri tek mundësitë që ofrojnë studiot e prodhimit. Krijimi i Zyrës së Filmit erdhi thuajse dy vite më parë si ide e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për ta bërë Tiranën më të njohur dhe të aksesueshme në tregun ndërkombëtar kinematografik, e njëkohësisht për të shfaqur më të mirën e kryeqytetit nëpërmjet rrugës së filmit. Një sektor ky i cili vjen si vlerë e shtuar për Bashkinë e Tiranës dhe stategjitë promovuese përtej kufijve”, thekson Jonid Jorigji, drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë e Tiranës.

Përpos shkëmbimit të eksperiencave në prodhimin e filmit, përfaqësuesit e TFO u ftuan në studio e shtëpisë filmike Warner Bros Pictures, ku u diskutua më tej mundësia për bashkëpunime për projektet e ardhshme, duke e parë kështu Shqipërinë si lokacion të mundshëm filmik. E gjithë eksperienca në American Film Market, sëbashku me shumë nga pjesëmarrësit kryesorë në AFM do të jenë prezentë në eventin më të rëndësishëm kinematografik, Balkan Film Market. Ky i fundit do të mbahet në Tiranë në datat 13-17 dhjetor, duke sjellë këtë herë një frymë ndryshe në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojës për profesionistët e fushës audiovizive.

“Promovimi i kryeqytetit në aspektin kinematografik është gjithmonë në qendër të vëmendjes për Tirana Film Office, jo vetëm në Europë, por kudo ku industria filmike është në maksimumet e veta. Diçka është e sigurt: shumë shpejt do ta shohim Tiranën si imazh të ri në filma nga më të ndryshëm”, tha Jonid Jorgji nga Agjencia e Industrisë Kreative. /ATSH /KultPlus.com

Yjet e Hollywood-it nënshkruajnë një letër të hapur në mbështetje të Izraelit

Një numër i madh personazhesh të njohur nga bota e filmit dhe televizionit, duke përfshirë Gal Gadot, Jerry Seinfeld, Jamie Lee Curtis dhe dhe Chris Pine, kanë vendosur emrin e tyre në një letër që tregon mbështetjen e tyre për Izraelin.

Letra, e cila ka më shumë se 700 nënshkrime, u krijua nga organizata Creative Community for Peace dhe dënon vrasjet masive nga Hamasi.

Në të thuhet: “Ky është terrorizëm. Gjithçka që po ndodh është e keqe. Nuk ka asnjë justifikim ose racionalizim për veprimet e Hamasit.

Këto janë akte barbare të terrorizmit që duhet të thirren nga të gjithë. Ata janë një organizatë terroriste, udhëheqësit e së cilës bëjnë thirrje për vrasjen e hebrenjve kudo”.

Gjithashtu u kërkohet personazheve të njohur të sigurohen që nuk po përdornin platformën e tyre për të ndarë informacione të gabuara rreth ngjarjeve që kanë ndodhur javën e fundit.

“Ne shpresojmë për ditën kur izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë krah për krah në paqe”, përmbyllet letra. /abcnews

Hollywood-i në grevë, mijëra artistë dhe skenaristë kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje pagash

Shoqata e Aktorëve të Ekranit me qendër në Los Anxhelos ka hyrë zyrtarisht në grevë, duke shënuar fillimin e mbylljes më të madhe që Hollivudi ka parë 40 vjet.

Sindikata shpreson të detyrojë gjigantët e transmetimit të bien dakord me kërkesat për çështje që përfshijnë një ndarje më të drejtë të fitimeve dhe kushte më të mira pune.

Greva do të thotë se 160,000 interpretues do t’i bashkohen në një greve të veçantë skenaristëve.

Aktorët po kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune nga shërbimet e transmetimit, si dhe një zotim se inteligjenca artificiale dhe fytyrat dhe zërat e krijuar nga kompjuteri nuk do të përdoren për të zëvendësuar aktorët.

Yjet Cillian Murphy dhe Emily Blunt u larguan nga premiera e Oppenheimer kur filloi greva, sipas regjisorit Christopher Nolan.

Në një konferencë shtypi të enjten në Kaliforni, drejtori ekzekutiv i sindikatës dhe kryenegociatori tha se greva është “një instrument i fundit”.

“Ata na kanë lënë pa alternativë,” shtoi ai.

Të mërkurën, sindikata – e njohur zyrtarisht si Skuadra e Aktorëve të Ekranit- Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios, ose SAG-AFTRA – nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me studiot kryesore.

Prishja e bisedimeve bëri që komiteti negociues i sindikatës të votonte unanimisht për të rekomanduar fillimin e aksionit të grevës.

Grupi që përfaqëson studiot, Aleanca e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit, ose AMPTP, tha se “një grevë nuk është sigurisht rezultati që ne shpresonim pasi studiot nuk mund të funksionojnë pa interpretuesit që sjellin në jetë shfaqjet dhe filmat tanë televizivë”.

“Unioni ka zgjedhur për fat të keq një rrugë që do të çojë në vështirësi financiare për mijëra njerëz që varen nga industria,” shtoi deklarata e tij.

Një grevë e veçantë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës që kërkon paga dhe kushte më të mira pune ka vazhduar që nga 2 maji. Disa skenaristë janë kthyer në shkrimin e projekteve mbi ekonominë e koncerteve që nuk mbulohen nga kontrata midis repartit dhe Aleancës së Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit.

“Greva e dyfishtë” nga të dy sindikatat është e para që nga viti 1960, kur SAG drejtohej nga aktori dhe ish-presidenti amerikan Ronald Reagan. Greva e fundit e aktorëve u zhvillua në vitin 1980.

Një sindikatë e tretë, Shoqata e Drejtorëve të Amerikës, negocioi me sukses një kontratë në qershor dhe nuk do të marrë pjesë. /KultPlus.com

Aktorja e parë që nënshkroi kontratë në Hollywood

Aktorja Mary Pickford më 24 qershor të vitit 1916, bëhet ylli i parë grua që nënshkroi kontratë miliona dollarëshe në Hollywood.

Lindur në Toronto, Kanada më 1892, e pagëzuar si Gladys Mary Smith, ajo u bë aktore, regjisore dhe skenariste e njohur me emrin ‘e dashura e Amerikës’ në periudhën e filmit pa zë.

Vdiq më 1979, në Santa Monika, Kaliforni. /KultPlus.com

Stan Dragoti e James Belushi të veshur si arvanitas në Hollywood (FOTO)

Sot, në 69 vjetorin e lindjes së aktorit amerikan me prejardhje shqiptare, James Belushi, KultPlus ju risjell një fotografi të tij dhe artistit tjetër shqiptar po ashtu Stan Dragotit, me fustanellën shqiptare, të realizuar në vitin 1985.

James Belushi dhe Stan Dragoti, dy artistët e mirënjohur shqiptarë të Hollywood-it, kishin veshur kostumet arvanitase dhe ishin shfaqur në këtë fotografi fantastike në vitin 1985. Fotografia është publikuar në Gazetën “Illyria”.

Stan Dragoti është vlerësuar nga Shqipëria me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Në kohën e luftës së Kosovës, Stan Dragoti ishte një nga intelektualët shqiptaro-amerikanë më aktiv në mbrojtjen e të drejtave të kombit të tij. Stan Dragoti është me origjinë nga Dragoti i Tepelenës.

Ai është i biri i Asllan Dragotit, veprimtarit të shquar të Vatrës, mbështetësit të Fan Nolit. Rrënojat e shtëpisë së tij janë ende në fshatin tepelenas të origjinës. Stan Dragoti vdiq para disa viteve në moshën 86 vjeçare në Los Angeles.

James Adam Belushi, lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare.

Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934, në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnesë Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte i madhi John Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollywood-it dhe shoqërisë në SHBA./ KultPlus.com

Vdiq Stella Stevens, ylli i Hollywoodit që luajti krah Elvis Presleyt

Aktorja e Hollywoodit Stella Stevens, e cila luajti bashkë me Elvis Presleyn në filmin “Girls! Girls! Girls!” dhe me Jerry Lewis në “The Nutty Professor”, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Djali i saj tha për Hollywood Reporter se ajo kishte qenë në kujdes mjekwsor për disa kohë pasi ishte me sëmundjen e Alzheimerit.

Ajo mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin aksion “The Poseidon Adventure”, raportoi BBC.

Stevens ka punuar edhe në televizion, në seriale si “Murder She Wrote” dhe “Magnum, P.I”.

Stevens fitoi një Golden Globe për debutimin e saj në film në vitin 1959.

Tek “Girls! Girls! Girls!”, duke luajtur përballë Presleyt në vitin 1962, Stevens tha se nuk i pëlqente skenari, por Paramount i tha asaj se ishte e detyruar ta bënte atë sipas kontratës. / KultPlus.com

Grupi “Jonas Brothers” me yll në Hollywood

Grupi “Jonas Brothers” u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.

Tre vëllezërit që e përbëjnë grupin, Kevin, Nick, dhe Joe, ishin të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të yllit.

“Ky ka qenë një rrugëtim i çmendur dhe ne jemi shumë mirënjohës që kemi mundësinë ta ndajmë këtë pasion të muzikës për kaq gjatë me botën. Kemi kaluar shumë ulje-ngritje, por gjatë gjithë kësaj kohe kemi mbetur vëllezër dhe i kemi qëndruar besnik pasionit tonë për muzikën. Andaj dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë moment për t’i falënderuar prindërit tanë për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të palëkundur. Ata kanë qenë gjithmonë tifozët tanë më të mëdhenj dhe kanë qenë me ne në çdo hap të rrugëtimit”.

Gratë e secilit anëtarë të grupit, Sophie Turner, Danielle Jonas dhe Priyanka Chorpa, po ashtu e ndoqën ceremoninë.

Nick ishte ai i cili e përmbylli atë duke e paralajmëruar lansimin e albumit të ardhshëm, “The Album”, në maj të këtij viti.


“Mami dhe babi, ju duam shumë. Ne nuk do të ishim këtu pa ju, prandaj faleminderit. Dhe Franklin Jonas, edhe ty të duam gjithashtu. Jemi shumë mirënjohës që jeni këtu me ne. Për gruan time të bukur, ti je qetësia e shpirtit tim në çdo moment çmendurie dhe shkëmbi ku gjej mbështetje në kohë stuhie. Më pëlqen të jem i martuar me ty dhe të jemi prindër të përkushtuar, është dhurata më e madhe e jetës. Për vajzën time të vigël, Malti Marie. Mezi pres të kthehem këtu me ty pas 15 vitesh dhe të të turpëroj para shoqërisë. Dhe në fund fare, falënderojmë fansat tanë të mrekullueshëm, ata që janë këtu sot dhe të tjerët që po na ndjekin online. Ju jeni familja jonë, ju duam shumë dhe jemi falënderues për përkrahjen tuaj. Është një kënaqësi për ne të reflektojmë mbi këtë rrugëtim gati 20-vjeçar dhe ta festojmë atë këtu me ju. Por ne gjithashtu po shikojmë drejt së ardhmes dhe asaj që do të vijë më pas. Pra, mendoj se duhet ta bëjmë një njoftim të shpejtë. Jemi të ngazëllyer t’ju njoftojmë sot se albumi ynë i ri, ‘The Album’, do të publikohet më 5 maj. Mezi presim t’ju shohim në turne kah fundi i këtij viti. Faleminderit shumë të gjithëve”.

Disa prej albumeve të kaluara të grupit janë: “It’s About Time”, “Jonas Brothers”, “A Little Bit Longer” dhe “Lines, Vines and Trying Times”. Ata po ashtu kanë luajtur në projektet e “Disney Channel” si, “Camp Rock” dhhe “Jonas”.

Ndër vite, dy prej vëllezërve Jonas kanë gëzuar gjithashtu karrierë si solo artistë. Nick i publikoi albumet me titull, “Nick Jonas” dhe “Last Year Was Complicated”, kurse Joe Jonas ishte vokalist i grupit të shumëshpërblyer “DNCE”. Në vitin 2019 grupi “Jonas Brothers” u ribashkua dhe e publikuan albumin e titulluar “Sucker”, i cili e kryesoi toplistën “Billboard”.

AP

Regjisori Martin Scorsese feston 80 vjetorin, njëri ndër figurat kryesore të Hollywood

Njëra ndër figurat kryesore të epokës së re të Hollywood, padyshim që është Martin Charles Scorsese, i cili sot feston ditëlindjen e 80-të, shkruan KultPlus.

Scorsese është një regjisor, producent, skenarist dhe aktor amerikan, i cili ka prodhuar disa prej filmave më të shikuar ndonjëherë ndërkombëtarisht.

Goodfellas, Taxi Driver, Raging Bull, The King of Comedy, Mean Streets janë vetëm disa filma prej krijimtarisë së jashtëzakonshme të cilën e posedon tanimë ai.

Filmat e tij ndihen të gjallë, tërheqës – edhe kur personazhet e tij janë mafiozë ose përbindësha. Ato janë vepër e një besimtari të vërtetë.

Shumë njerëz nuk bien dakord se cili është filmi më i miri i tij, por padyshim që Goodfellas i dha një emër të madh regjisorit në fjalë./ KultPlus.com

“Top Gun: Maverick” thyen rekord në arkat filmike

Filmi i ri “Top Gun” i ka dhënë superyllit të Hollivudit, Tom Cruise fundjavën e parë të hapjes me 100 milionë dollarë (79 milionë funte) në arkë.

“Top Gun: Maverick” e sheh atë të ripërsërit rolin e tij si pilot i marinës amerikane Pete “Maverick” Mitchell nga filmi origjinal i vitit 1986.

Në tre ditët e para në kinematë e Amerikës së Veriut, vazhdimi I filmit fitoi rreth 124 milionë dollarë (98 milionë funte) nga shitjet e biletave, sipas Paramount Pictures të dielën.

Në mbarë botën, kjo shifër është ngritur në rreth 248 milionë dollarë (196 milionë).

“Këto rezultate janë qesharake, fantastike të jashtëzakonshme. Jam i lumtur për të gjithë. Jam i lumtur për kompaninë, për Tomin, për krijuesit e filmave”, ka thënë Chris Aronson

Dalja e dytë e 59-vjeçarit si Maverick pati gjithashtu hapjen e katërt më të madhe të çdo filmi në periudhën e Covid-it, pas më të shiturit Spider-Man: No Way Home, Doctor Strange në vendin e dytë në Multiverse of Madness dhe më pas. Batman./21Media/ KultPlus.com

Dua Lipa do të vazhdojë shkëlqimin e saj në Hollywood, merr një rol në filmin “Barbie”

Dua Lipa, përveç suksesit të madh në industrinë e muzikës, shkëlqimi i saj pritet të vazhdojë edhe në “Hollywood”, pasi raportohet se do të ketë një rol në filmin “Barbie” së bashku me mbretëreshën e aktrimit, Margot Robbie, përcjell KultPlus.

26 vjeçarja është duke mbajtur koncerte nëpër Evropë me albumin e saj “Future Nostalgia”, e tani do të vazhdojë të tregojë aftësitë e saja edhe në aktrim.

Filmi do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dua, siç raporton The Sun, do të luajë së bashku me aktoren e “Wolf Of Wallstreet”, Margot.

Këngëtarja me origjinë shqiptare debutoi në aktrim vitin e kaluar pasi mori një rol në “Argylle”, dhe pas rolit të saj të parë në ekranin e madh, Dua la shumë mbresa tek emrat e mëdhenj të industrisë.

Krahas këtij filmi, Lipa ka njoftuar të gjithë mbështetësit e saj se janë duke xhiruar pjesë të koncerteve për të përfunduar me një film në fund, për të mos harruar madhështinë që kanë përjetuar. /KultPlus.com

Pak histori nga Hollywood-i, kryeqyteti i kinemasë

Historia e Hollivudit fillon pak para Luftës së Parë Botërore, gjatë viteve 1910 ku qendra e kinemasë amerikane, gjeti në periferi të Los Anxhelosit një vend ideal për të xhiruar pamjet e jashtme të filmave, falë kushteve të favorshme klimatike dhe një ambjent jo larg detit, maleve dhe shkretetires, shkruan correrenelverde.it.

Afërsia me kufirin meksikan dhe largësia nga Nju Jorku përfaqësonte një avantazh të madh për drejtorët e rinj të pavarur, të cilët, për shkak të të ashtuquajturës “luftë e patentave” dhe luftës së dhunshme të zhvilluar nga Motion Pictures Patent Company (në 1909 kompania grupoi shtatë shtëpitë kryesore të prodhimit amerikan, përkatësisht Edison, Vitagraph, Biograph, Selig, Lubin, Essanay dhe Kalem), kanë gjetur në Hollywood vendin ideal për një industri filmi falas.

Në të njëjtën periudhë, disa nga protagonistët kryesorë të kinemasë amerikane vijnë në Hollywood, duke përfshirë Adolphe Zukor, themelues i Paramount Pictures Corporation, William Fox (Fox Film Corporation), Samuel Goldwyn (Goldwym Pictures Corp.), Carl Laemmle (themelues i Universal Foto).

Falë tyre lindin diploma të mëdha amerikane dhe krijohen ato struktura industriale, tregtare dhe teknike që kanë lejuar kinemanë amerikane të vendoset në të gjithë botën.

Gjatë viteve 1920, Hollywood u bë një sistem i vërtetë argëtimi, në të cilin producentë, aktorë, regjisorë, operatorë dhe tregtarë të të gjitha llojeve kontribuan për t’i dhënë jetë një industrie me përmasa gjigante.

Në të njëjtën kohë ekseset, ekstravagancat, pasuria, luksi, festat, ndonjëherë edhe krimet, skandalet me aktorë e regjisorë mbushin gazetat dhe gjallërojnë debatet; përmes përdorimit të mençur të mjeteve të reja të komunikimit, lind miti i Babilonisë së Hollivudit, siç u përkufizua nga regjisori Kenneth Anger.

Arti kinematografik dhe jeta private e profesionistëve të filmit u bashkua në një dimension të vetëm në të cilin shpesh është e vështirë të bëhet dallimi midis realitetit dhe trillimit, historive reale dhe historive të trilluara.

Publiku është dëshmitar i lindjes së yllit të ri të Hollivudit, ku jo vetëm individi, por e gjithë kinemaja u bë një model mitik. Nuk mungojnë modelet e shkëlqyera femra dhe meshkuj, duke përfshirë Rudolph Valentino, Mary Pickford dhe Douglas Fairbanks.

Në një kohë të shkurtër shtëpitë e reja të prodhimit (Paramount, Fox, First National, Unoversal, Metro Goldwyn Mayer) i japin jetë një kinemaje zhanresh që ka si karakteristikë të përbashkët cilësinë dhe kujdesin e produkteve.

Liria dhe eklekticizmi i temave të trajtuara dhe numri i madh i skenaristëve, regjisorëve dhe aktorëve lejojoi krijojimin e një industrie argëtimi që nuk ka të barabartë askund në botë.
Rezultati janë vepra që mund të shihen dhe admirohen si vepra argëtimi.

Në këtë prodhim mediatik pohohen disa autorë me vlerë të padyshimtë, mes të cilëve sigurisht Charles Spencer Chaplin, Erich Von Stroheim etje.

Gjatë viteve tridhjetë, ardhja e tingullit çoi në një sezon të ri të kinemasë amerikane; falë intuitës brilante të Warner Brothers, një prej kompanive kryesore të Hollivudit, kinemaja me muzikë dhe fjalim bëhet rruga e re e kinemasë botërore.

Industria amerikane rritet sipas rregullave të një organizate të ngurtë; filmi bëhet një produkt i paketuar sipas rregullave të sakta, me pak variacione dhe i aftë për të shkaktuar reagime të caktuara të parashikueshme dhe të parashikuara te spektatorët.

Zhanret klasike amerikane, nga western-i te muzikalët, nga melodrama te komedia, gjejnë te Capra, Cukor, Lubitsch, Vidor, Ford etje finalistë të jashtëzakonshëm filmash.

Pikërisht në këtë lloj pune të paracaktuar, në të cilën producenti mund të konsiderohet organizatori i vërtetë i industrisë së filmit dhe i ngjarjes së vetme në fjalë, shumë regjisorë janë në gjendje të gjurmojnë një përfaqësim të artikuluar të shoqërisë të re amerikane.

Pas periudhës së vështirë të makartizmit dhe krizës kulturore-artistike që pasoi, si dhe “gjuetisë së shtrigave” që çoi në largimin e shumë emrave të njohur të kinemasë hollivudiane, kinemaja e viteve ’60, si dhe artet e tjera, pa rifillimi i një produksioni të fokusuar në protestën dhe provokimin kritik./atsh/ KultPlus.com

DJ Khaled nderohet me yll në shtegun e famës në Hollywood

Producenti i famshëm i muzikës hip-hop, DJ Khaled, u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.

Ceremonia e zbulimit të yllit të tij u bë të hënën (11 prill) në Los Angeles dhe të pranishëm ishin disa prej kolegëve të tij më të famshëm në industrinë e muzikës, si Fat Joe, Jay-Z dhe Sean Combs.

“Ti je një pionier. Ti je një ikonë dhe një biznesmen i shkëlqyeshëm. Por, më e rëndësishmja, je një mik i mirë për të gjithë ne, një baba i mrekullueshëm, një burrë i përkushtuar dhe një prej njerëzve më të dashur që i kam takuar ndonjëherë. Energjia dhe etika jote e punës nuk ka të krahasuar. Ne të festojmë për gjithçka që ke arritur deri më sot, dhe gjithçka që i ke dhuruar skenës kulturore dhe industrisë së muzikës. Khaled do të thotë përgjithmonë”, deklaroi reperi Sean Combs.

Në fjalimin prekës dhe emocional para të pranishmëve, Khaled zgjodhi ta nderojë gruan e tij, Nicole Tuck dhe dy fëmijët Asahd dhe Aalam, raportoi të martën agjencia e lajmeve “AP”.

“Fillimisht dua ta falënderoj Zotin, të cilin e dua dhe e vlerësoj shumë. Po ashtu dua ta falënderoj gruan dhe dy djemtë e mi të bukur, ju dua shumë të treve. Pa juve nuk do të isha këtu ku jam sot. Nicole, e vlerësoj shumë çdo gjë që e bën për ne dhe që kujdesesh siç është më së miri për fëmijët dhe mua, sidomos kur e di që nuk jam një burrë i zakonshëm”, tha Khaled.

Ai shtoi se me këtë yll i është plotësuar ëndrra e kamotshme.

“Kjo është një ëndërr e shndërruar në realitet, por ëndrrat realizohen vetëm me punë dhe përkushtim. Unë kështu besoj, që ti mund të kesh ëndrra të mëdha për jetën, por nuk duhet t’i lësh të mbesin vetëm ëndrra. Duhet të punosh për t’i bërë ato realitet. Është emocion i veçantë për mua që vij nga Miami, të jem këtu sot duke i nderuar me një yll që e mban emrin tim në shtegun e famës në Hollywood. Jam shumë falënderues dhe ia dedikoj këtë arritje familjes dhe djemve të mi. Do Zoti që një ditë edhe ata të nderohen me yll në këtë bulevard”.

Gjatë karrierës së suksesshme muzikore, DJ Khaled i ka publikuar gjashtë albume dhe katër këngë, të cilat kanë kryesuar toplistat muzikore anembanë botës. Po ashtu ai është shpërblyer me disa çmime si dhe është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz “Grammy”. / KultPlus.com

A do të ishte një yll Hollivudi aktorja shqiptare?

Është ndër aktoret më të diskutuara, për bukurinë e saj. Me t’u shfqur në ekran, regjisorët panë tek ajo, mishërimin e një femre të bukur, inteligjente, të kujdesshme ndaj kritikave dhe të apasionuar pas punës. Kinemasë shqiptare do t’i shtohej kështu edhe një tjetër emër-simbol i bukurisë, origjinalitetit dhe talentit.

Rajmonda Bulku lindi në Tiranë, më 16 gusht 1958. Kur ishte gjimnaziste e vitit të të tretë, më 1976-ën, ajo do të deputonte për herë të parë në kinema, në filmin “Dimri i fundit”, me rolin e një vajze e cila, së bashku me gratë e tjera të fshatit u vijnë në në ndihmë luftëtarëve për lirinë e Shqipërisë. Filmi, do të vlerësohej në Festivalin II te Filmit.

Pas shkolles se mesme, nis punën si montazhiere në Kinostudion “Shqiperia e Re” e më pas, fillon studimet pranë Institutit të Larte të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës, në vitin 1985, po ne Tirane. Menjëherë pas diplomitit, emërohet aktore pranë Teatrit Kombëtar. Në skenën e teatrit, ajo ka luajtur disa role madje edhe kryesore, por Rajmonda Bulku u bë e njohur përmes kinemasë.

Me një karrierë prej thuajse dy dekadash në teatër, kujtojmë shfaqjet : “Vdekja e një komisioneri” në rolin e Letës; “Pallati 176” rolin e Irenës; “Unë dhe Melistofeli” në rolin e Margaritës; “Kati i 6-shte” si Irena; sërish Irena tek “Zgjimi”; Magjia e madhe”; si Marigoja në “Motrat”; si Sano në komedinë ”Në katin e dytë është parajsa”; Zehrjaja në dramën “Hijet e natës” etj.

Falë bukurisë, hijëshise fizike, sinqeriteti dhe vërtetësia, gjithashtu edhe aftësia aktoriale kanë bërë që Raimonda Bulku, të bëhet e njohur më shumë në ekranin e madh, e cila interpreton plot 20 role dhe madje, disa prej tyre edhe kryesore. Dy vjet më vonë mbas deputimit, në vitin 1978 spikat në “Nusja dhe shtetërrethimi”, falë komunikimit tëntë në rolin e nuses, nëpërmjet syve, mimikës dhe qetësisë së brendshme.

Në vitin 1984, me rolin e Jonës, në filmin “Duaje emrin tënd”, fiton Kupën e Festivalit V të Filmit Shqiptar. Një rol me një prirje të qartë psikologjike, ku përvuajtja ndaj një dashurie të pamerituar u përjetua thellë dhe me sinqeritet prej aktores.

Ndryshe nga roli i mësipërm, ku është më pranë specifikës së lojës në artin e kinematografisë, tek Magda në filmin “Vitet e pritjes” (1990), me të cilën u nderua me çmimin e parë në Festivalin IX të Filmit, ajo spikati me lojën aktoriale të tipit teatral, duke shpalosur anët dramatike, falë një lojë të fortë të brendshme psikologjike. Ndërsa në “Vdekja e kalit”, në rolin e Merit, aktorja shfaqet ndryshe: me rolin dhe puthjen që bëri bujë për kohën, ajo shafqi njëherësh tonet e buta dhe të brishta të një gruaje, të dashuruar, por fatkeqe.

Midis dhimbjes , ankthit të fshehur, ndjesisë së fajit dhe viktimizimit, ajo e interpreton rolin e vështirë të Dianës, në filmin “Të paftuarit” (1985), përkrah profesorit të saj, aktorit të shquar Vangjush Furrxhi, rol me të cilin fitoi Medaljonin e Festivalit VII të Filmit.

Në teatër, ajo interpretoi disa role të ndryshme, por jo në nivelin e suksesit në ekran, për shkak të përshtatshmërisë më të madhe me filmin, si zërin e ngrohtë, portretin e bukur, aftësine e përshtatjes me kamerën, për t`u shfaqur sa më e vërtete dhe e drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, në skenën e teatrit, Bulku ka interpretuar personazhe të vështira dhe me peshë psikologjike, si dhe me një sens shpotitës e sarkastik, sikurse ai i hyjneshës Athina, në shfaqjen “Stinë e mërzitshme në Olimp”, ne vitin 2002, dramë nga Ismail Kadare. Paksimi i ofertave nga kinemaja e bëjnë që t’i përkushtohet më shumë teatrit dhe një ndër rolet më të arrira të teatrit, për Rajmonda Bulkun është realizuar në vitin 2004, me dramen “Pjata e drunjtë” nga Morison, ku ajo spikat me interpretimin, duke pasur përkrah aktorin e madhtë skenës dhe akranit, siç ishte “Artisti i Popullit”, Sulejman Pitarka.

Paralelisht ajo ka interpretuar dhe vazhdon të interpretojë shumë role në Teatrin Kombëtar, në Tiranë. Ne vitet 2009-2013 u zgjodh deputete e Partise Demokratike në Parlamentin shqiptar. Pas politikës, ajo i është kthyer sërish pasionit të saj të përhershëm, aktrimit, sërish me disa role në skenën e Teatrit Kombëtar.

Me këtë rol, ajo gjithashtu fitoi çmimin e parë në festivalin e teatrove “Talia”, në vitin 2005, në Dibër, Maqedonisë. Po këtë vit, luan rolin e nënës në dramën e Vedat Kokones “Hijet e natës”. Në vitin 2006, vazhdon në teatër me një rol tjetër, atë të Aidës, në “Korbi i bardhë”, të Mihallaq Luarasit, ku bie në sy përpjekja për të krjuar karaktere të vërteta njerëzore, duke nxjerre në pah, tek e para, anën humane të personazhit dhe në radhë të dytë, atë tronditjen shpirtërore të gruas se dashuruar. Me një tjetër rol, atë të gruas në komedinë “Burri i gruas time”, ajo e thyen formatin e roleve të natyrës dramatike, duke hyrë në një hapësirë të re interpretative./konica.al/ KultPlus.com

Kur emri i shqiptarit John Belushi u shkrua në pllakat e Hollivudit

John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois, derisa vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prejardhjen shqiptare.

Në datën e lindjes së tij, kujtojmë momentin kur emri i tij u shënua në pllakat e Hollivudit.

Më 9 shkurt 1960 tetë pllakat e para të yjeve prej bronzi vendosen në Bulevardin e Famës në Hollivud, ku sot ndodhen më shumë se 2,500 yje të ngulitur në trotuare përgjatë Bulevardit prej 3 kilometrash, që vizitohet çdo vit nga mbi 10 milionë njerëz.

Këta Yje janë monumente të përhershme publike për arritjet në industrinë argëtuese, duke mbajtur një përzierje emrash; aktorë, muzikantë, regjisorë producentë, grupe muzikore, teatrale, karaktere imagjinarë, dhe të tjerët.
Aktori John Belushi është i vetmi shqiptar në këtë Bulevard.

Belushi vdiq më 5 mars 1982 në Hollywood, pasi kishte marrë në sasi të mëdha një përzierje drogash kokainë dhe heroinë.

Ai ishte 33 vjeç, i ri, por la gjurmë si komedian; 22 vjet pas vdekjes, Ylli me emrin “John Belushi” u vendos në Bulevardin e Famës. /KultPlus.com

Ikona e modës italiane, Nino Cerruti vdes në moshën 91 vjeçare

Ka vdekur në moshën 91-vjeçare Nino Cerruti, një nga stilistët dhe sipërmarrësit e mëdhenj italianë të modës, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Raportet thonë se ai ndërroi jetë në spital në Piemonte, ku ishte në proces e sipër të një kontrolleje për një operacion në kofsh.

Ai hapi butikun e tij të parë në Paris në 1967, derisa puna e tij u vlerësua shumë nga Amerika.

Më pas, në vitet ’80, ai filloi punën në Hollywood, duke dizajnuar rroba për yje, duke përfshirë Jack Nicholson, Michael Douglas, Sharon Stone, Julia Roberts dhe Tom Hanks.

Nino Cerruti in 1991
At home with his wife and son in Rome in 1988
Antonio Banderas, Prince Albert II of Monaco and Nino Cerruti at the Cannes Film Festival on 26 May 1995

18 vjeçarja mahnit me stilimet e saj unike

Qoftë një model i përditshëm apo një model i veçantë, të gjithë duam që flokët të duken në formën e tyre më të mirë.

Milena Diekmann është një stiliste 18 vjeçare, e cila krijon modele flokësh unike që edhe stilistët e famshëm të Hollywood-it do i kishin zili.

Milena filloi të praktikonte gërshetat te vetja që kur ishte në shkollën fillore. Kur ishte rreth 10 vjeç, ajo filloi të merrte mësime, mësoi shumë më tepër teknika dhe provoi modele flokësh më të ndërlikuara.

2 vjet më parë ajo mori parukën e parë sintetike, që i dha mundësinë të provonte modele flokësh më të ndërlikuara, raporton kosovarja.

Tani që ajo është 18 vjeçe dhe modelet e flokëve, që shohim në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ajo i bën në shtëpi.

Bright Side ka publikuar disa nga punimet më interesante të saj. / KultPlus.com