Kush është Osho, indiani që e quajti Nënë Terezën mashtruese

Rajneesh (11 dhjetor 1931-19 janar 1990), i njohur edhe si Acharya Rajneesh, dhe së fundmi si Osho, ishte një mistik indian dhe udhëheqës i lëvizjes Rajneesh në Indi.

Gjatë jetës së tij ai u pa si një udhëheqës i ri i diskutueshëm i lëvizjes fetare. Në vitet 1960 ai udhëtoi nëpër Indi si një folës publik dhe ishte një kritik vokal i socializmit, Mahatma Gandhi. Rajneesh theksoi rëndësinë e meditimit, ndërgjegjësimit, dashurisë, festimit, guximit, krijimtarisë dhe humorit që ai e konsideronte si të shtypur nga aderimin në sistemet e besimit statik, traditën fetare dhe socializimin.

Një lider i diskutueshëm, ai kishte miliona ndjekës në mbarë botën, dhe gjithashtu mijëra kundërshtarë. Besimplotë dhe i sinqertë, ai ishte një folës i talentuar i cili kurrë nuk u largua nga shprehja e pikëpamjeve të tij mbi tema të ndryshme, madje edhe ato që konsideroheshin tabu nga shoqëria konservatore. Ai u rrit për të qenë një adoleshent rebel dhe vuri në pikëpyetje normat ekzistuese fetare, kulturore dhe shoqërore në shoqëri. Ai filloi punën e tij si një mësues shpirtëror njëkohësisht, ndërsa nisi një karrierë profesionale si profesor filozofie. Përfundimisht ai dha dorëheqjen nga puna e tij akademike për t’u përqëndruar në karrierën e tij shpirtërore. Gjatë një periudhe kohe ai e ngriti veten si një mësues feje shumë popullor, jo vetëm në Indi, por edhe ndërkombëtarisht.

Ai gjithashtu shtoi lloje të reja të praktikës së meditimit.

Osho, për shqiptarët u bë më i njohur pas kundërvënies së tij ndaj veprave të Nënë Terezës. Ai tregonte për një letër që ia kishte shkruar Nënë Tereza, disa ditë pasi kjo e kishte fituar çmimin Nobel për paqe. Letrës, ajo ia kishte bashkëngjitur fjalët që Osho i kishte shkruar në gazetë: Mashtruese, sharlatane dhe hipokrite. Sipas tij mashtrues nuk ishte vetem ai person që mashtron dikë, por edhe që mashtron vetëvetën. Ai e konsideronte Nënë Terezën në këtë nivel. Sipas tij, shenjtorja me origjinë shqiptare nuk kishte pasur qëllime të këqija, por duke mashtruar vetëvetën, ka mashtruar edhe të tjerët. “Ajo ka qenë duke shërbyer të varfrit, por të varfrit kanë qenë duke u shërbyer prej shekujsh dhe varfëria nuk është zhdukur. Varfëria nuk është dukeu zhdukuar, duke i shërbyer ata”, konsiderontr mistiku dhe mësuesi spiritual nga India. Sipas tij, pranimi i çmimit Nobel nga Nënë Tereza, është një arsye pse atë e konsideron mashtruese të pavetëdijshme. Ai e justifikon këtë edhe duke shtuar se paratë e Nobelit nuk dihet se nga vijnë.

Osho arsyetonte tutje duke thënë se e ka quajtur Nënë Terezën “sharlatane”, sepse një njeri religjioz nuk do ta pranonte çmimin Nobel në asnjë mënyrë. Osho madje hidhte dyshimet se nga i kishte siguruar Nënë Tereza gjithë ato fonde për ushqime.

Megjithatë, ai mbetet një figurë popullore për gjithë botën, ndaj kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij. Disa nga aforizmat më të famshme janë:
– Ju ndiheni mirë, ju ndiheni keq, dhe këto ndjenja janë duke dalur nga vetëdija juaj, nga e kaluara juaj. Askush nuk është përgjegjës përveç jush. Askush nuk mund t’ju bëjë të zemëroheni dhe askush nuk mund t’ju bëjë të lumtur.
– Largojeni idenë për t’u bërë dikush, sepse ju tashmë jeni një kryevepër. Ju nuk mund të përmirësoheni. Ju duhet vetëm duhet ta dini, ta kuptoni atë.
– Pyetja e vërtetë nuk është nëse jeta ekziston pas vdekjes. Pyetja e vërtetë është nëse jeni gjallë para vdekjes.
– Jeta fillon aty ku mbaron frika.
– Frika më e madhe në botë është mendimi i të tjerëve, dhe momenti kur nuk keni frikë nga turma, ju nuk jeni më një dele, ju bëheni një luan. Një zhurmë e madhe lind në zemrën tënde, zhurma e lirisë.
– Bëni sa më shumë gabime, duke kujtuar vetëm një gjë: mos përsërisni të njëjtin gabim. Dhe do të zhvilloheni.
– Nëse e doni një lule, mos e këpusni atë. Sepse në qoftë se ju e merrni atë ajo vdes. Pra, nëse e doni një lule, lëreni të ekzistojë. Dashuria nuk ka të bëjë me posedimin. Dashuria ka të bëjë me vlerësimin.
– Ju keni nevojë për pushtet vetëm për të bërë diçka të dëmshme. Përndryshe dashuria është e mjaftueshme, dhembshuria është e mjaftueshme.
– Miqësia është dashuria më e pastër. Është forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu vetëm jep e shijon.

Demi Lovato dërgohet me emergjencë në spital

Këngëtarja Demi Lovato është dërguar me emergjencë në një spital në Los Angeles shkaku i mbidozës me heroinë, raporton TMZ.

25-vjeçarja është dërguar në spital pasdite nga shtëpia e saj në Hollywood Hills.

Tabloidi amerikan raporton se nuk dihet gjendja e saj.

Muajin e kaluar Lovato kishte bërë të ditur se u ishte kthyer drogave pas gjashtë vjetësh esëll. / KultPlus.com

Ishulli Java konsiderohet më i bukuri në botë

Kur përmendim fjalën “ishull” gjithmonë na shkon ndërmend dielli, rëra, oqeani dhe pemët e palmave.

Sipas një studimi të bërë nga agjencia “Travel & Leisure” nuk ekziston një formulë e vetme për përkufizimin e parajsës.

Bazuar në aktivitetet, atraksionet natyrore, plazhet, ushqimi e mikpritja, mijëra udhëtim-dashës kanë votuar për ishujt e tyre të preferuar në botë.

Mes shumë votash të dhëna për Hauain, Bora Boran apo Tahitin, ishulli indonezian Java mori vendin e parë.

Kjo është renditja e ishujve më të bukur në botë sipas anketimit:

1. Java, Indonesia
2. Bali, Indonesia
3. Lombok, Indonesia
4. Maldives
5. Waiheke Island, New Zeland
6. Palawan, Philippines
7. Mauritius
8. Cebu, Philippines
9. Paros, Greece
10. Tasmania, Australia

Lumi i Istogut shndërrohet në zonë turistike

Istogu është njëri prej vendeve që ka bukuri të shumta natyrore, me vende atraktive për rekreacion dhe turizëm.

Rrëzë bjeshkëve, rrjedh lumi i Istogut, i njohur edhe si Burimi i Istogut, i cili është shndërruar në një pikë turistike për vendin.

Qytetarët gjatë orëve të mbrëmjes këtë vend po e përdorin si shëtitore në ajër të pastër.

Zyrtari i Trashëgimisë Kulturore në Istog, Enver Boletini thotë për RTV Dukagjinin se Burimi i Istogut tani ka pamjen që gjithmonë ka merituar.

“Në mënyrë korrekte vendit iu ka kthyer një ndërtim ashtu siç duhet, për t’u shndërruar në hidromonument. I falënderohet Komunës së Istogut dhe Unionit Evropian që kanë investuar në këtë vend”, thotë Boletini.

Ai thotë se ky vend paraqet potencial të madh turistik, sidomos të turizmit rural, sepse ka elemente të trashëgimisë kulturore, lumenj, male e fusha.

“Burimi i Istogut ka 2,500 litra ujë në sekondë, dhe buron në lartësi mbidetare 480 metra. Është burim i fuqishëm i ujit, dhe është shumë i pastër nga aspekti i bakterieve, i konstatuar nga një institut gjerman”, shprehet Boletini./KultPlus.com

Ekspozita me fotografitë e rralla të Mehmet Pashë Derrallës

Krijuesi i ushtrisë së parë shqiptare, Mehmet Pashë Derralla, vjen përmes fotove dhe dokumentave për herë të parë për publikun përmes një ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar, ku në mënyrë kronologjike paraqitet jeta e ministrit të parë të Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës.

Figura e Mehmet Pashë Derrallës kujtohet në 175-vjetorin e tij të lindjes në këtë ekspozitë kronologjike nga viti 1912 e deri në ditët e sotme.

Kuratori Arsim Zeneli shprehet: “Janë fotografi që i kam grumbulluar prej 7 vitesh. Po ashtu ka dokumenta austriake, turke, sllavo-maqedonase dhe franceze”.

Për rreth një javë, në Muzeun Historik Kombëtar, publiku ka mundësi që të njihet nga afër me jetën e kësaj figure.

“Është e rëndësishme për shkak se në vitin 1912 nuk kishte dalje fotografike, për shkak se ishin të rrezikuar në trojet shqiptare dhe ai po organizonte ushtrinë, do të thotë Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Brendshmen. Është një figurë e lënë në harresë dhe ne sot, bashkë me Muzeun Historik Kombëtar, po i kthejmë kujtesën kombit tonë për shkak se Mehmet Pashë Derralla, por edhe familja e tij, dhanë gjithçka për Shqipërinë. Pranuan që të largohen nga Tetova dhe të humbisnin pasurinë, por nuk pranuan që Shqipëria të gjunjëzohej”, thotë Zeneli.

Pas kësaj ekspozite, kuratori Arsim Zeneli do të përgatisë materialin e plotë të cilin do t’ia dorëzojë Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllimin për ta rikthyer në vendin që i takon këtë pjesë të munguar të historisë./KultPlus.com

Michael dhe Janet Jackson, foto e rrallë nga fëmijëria (FOTO)

Michael Jackson, i pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e tij në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Motra e tij, Janet Jackson, një tjetër yll në fushën e artit, vazhdon të sjellë projekte të reja. Madje këto ditë ajo është duke xhiruar një videoklip të ri i cili pritet të dal shumë shpejt.

Michael dhe Janet jackson, janë parë shumë shpesh bashkë nëpër evente të ndryshme, por KultPlus ju sjellë një fotografi të rrallë të dy artistëve kur ishin të vegjël. /KultPlus.com

Janet Jackson me një klip të ri

Janet Jackson po jep gjithçka për albumin e saj të radhës.

Këngëtarja ka punuar pa ndërprerje në albumin e saj, të parin pas tre vjetësh dhe së fundmi është duke realizuar xhirimet për klipin e radhës.

Ajo është parë duke xhiruar në Brooklyn në New York, e shoqëruar nga disa valltarë. Të gjithë ishin të veshur me rroba plot me ngjyra, ndërsa Janet kishte edhe një shall në kokë. Klipi do të publikohet së shpejti./KultPlus.com

Tragjedia në Greqi përmes fotografive

I gjithë rajoni grek i Attikas është përfshirë nga zjarri masiv në male, nga i cili kanë vdekur 74 persona. Zjarri është më i ashpri që ka prekur vendin në një dekadë, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga shtetet tjera.

Rreth 74 persona tashmë është konfirmuar se kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në malet e rajonit Attika në Greqi. Kjo konsiderohet të jetë kriza më e madhe me zjarre në vend në disa dekada. Më i prekuri në këtë rajon është fshati turistik Mati.

A house is threatened by a huge blaze during a wildfire in Kineta, near Athens, on July 23, 2018. – More than 300 firefighters, five aircraft and two helicopters have been mobilised to tackle the “extremely difficult” situation due to strong gusts of wind, Athens fire chief Achille Tzouvaras said. (Photo by VALERIE GACHE / AFP) (Photo credit should read VALERIE GACHE/AFP/Getty Images)

Ekipet e shpëtimit tashmë kanë gjetur trupat e disa viktimave të rritur dhe fëmijë, e për të cilët është raportuar se u gjetën të karbonizuar e të përqafuar mes vete.
A man holds his son as a wildfire burns in the town of Rafina, near Athens, on July 23, 2018. (Photo by ANGELOS TZORTZINIS / AFP) (Photo credit should read ANGELOS TZORTZINIS/AFP/Getty Images)

Në anën tjetër, mijëra zjarrfikës janë duke luftuar me zjarrin e autoritetet kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare.
Megjithatë, tashmë disa shtete, sidomos fqinje të Greqisë, janë ofruar për të ndihmuar vendin.

Fotot e mëposhtme janë marrë nga Huffington Post i Greqisë./KultPlus.com

Rescuers and volunteers help local people evacuate the village of Mati during a wildfire near Athens, on July 23, 2018. – At least five people have died and more than 20 have been injured as wild fires tore through woodland and villages around Athens on Monday, while blazes caused widespread damage in Sweden and other northern European nations. More than 300 firefighters, five aircraft and two helicopters have been mobilised to tackle the “extremely difficult” situation due to strong gusts of wind, Athens fire chief Achille Tzouvaras said. (Photo by ANGELOS TZORTZINIS / AFP) (Photo credit should read ANGELOS TZORTZINIS/AFP/Getty Images)

A firefighter reacts as a house burns during a wildfire in Kineta, near Athens, on July 23, 2018. – More than 300 firefighters, five aircraft and two helicopters have been mobilised to tackle the “extremely difficult” situation due to strong gusts of wind, Athens fire chief Achille Tzouvaras said. (Photo by VALERIE GACHE / AFP) (Photo credit should read VALERIE GACHE/AFP/Getty Images)
Two women evacuate the village of Mati during a wildfire near Athens, on July 23, 2018. – At least five people have died and more than 20 have been injured as wild fires tore through woodland and villages around Athens on Monday, while blazes caused widespread damage in Sweden and other northern European nations. More than 300 firefighters, five aircraft and two helicopters have been mobilised to tackle the “extremely difficult” situation due to strong gusts of wind, Athens fire chief Achille Tzouvaras said. (Photo by ANGELOS TZORTZINIS / AFP) (Photo credit should read ANGELOS TZORTZINIS/AFP/Getty Images)
A firefighter stands in front of a burning house during a wildfire in Kineta, near Athens, on July 23, 2018. – More than 300 firefighters, five aircraft and two helicopters have been mobilised to tackle the “extremely difficult” situation due to strong gusts of wind, Athens fire chief Achille Tzouvaras said. (Photo by VALERIE GACHE / AFP) (Photo credit should read VALERIE GACHE/AFP/Getty Images)
ATHENS, GREECE – JULY 23: An inside view of a damaged house after a fire broke out in Rafina area, northeast of Athens in Greece on July 23, 2018. (Photo by Ayhan Mehmet/Anadolu Agency/Getty Images)
Cars are seen burned as a wildfire rages at the village of Mati, near Athens on July 23, 2018. – At least five people have died and more than 20 have been injured as wild fires tore through woodland and villages around Athens on Monday, while blazes caused widespread damage in Sweden and other northern European nations. More than 300 firefighters, five aircraft and two helicopters have been mobilised to tackle the “extremely difficult” situation due to strong gusts of wind, Athens fire chief Achille Tzouvaras said. (Photo by ANGELOS TZORTZINIS / AFP) (Photo credit should read ANGELOS TZORTZINIS/AFP/Getty Images)
A firefighter tries to extinguish hotspots during a wildfire in Kineta, near Athens, on July 23, 2018. – More than 300 firefighters, five aircraft and two helicopters have been mobilised to tackle the “extremely difficult” situation due to strong gusts of wind, Athens fire chief Achille Tzouvaras said. (Photo by VALERIE GACHE / AFP) (Photo credit should read VALERIE GACHE/AFP/Getty Images)
Cars are blocked at the closed National Road during a wildfire in Kineta, near Athens, on July 23, 2018. – More than 300 firefighters, five aircraft and two helicopters have been mobilised to tackle the “extremely difficult” situation due to strong gusts of wind, Athens fire chief Achille Tzouvaras said. (Photo by VALERIE GACHE / AFP) (Photo credit should read VALERIE GACHE/AFP/Getty Images)

[caption id="attachment_60728" align="alignnone" width="640"]

[caption id="attachment_60729" align="alignnone" width="640"]
[caption id="attachment_60730" align="alignnone" width="640"] The next day of the wildfire in Mati, Nea Makri, about 30 km east of Athens, East Attica, July 24, 2018. / Η επόμενη μέρα της πυρκαγιάς στο Μάτι της Νέας Μάκρης, Ανατολική Αττική, 24 Ιουλίου 2018.

The next day of the wildfire in Mati, Nea Makri, about 30 km east of Athens, East Attica, July 24, 2018. / Η επόμενη μέρα της πυρκαγιάς στο Μάτι της Νέας Μάκρης, Ανατολική Αττική, 24 Ιουλίου 2018.



Konfrontimi verbal mes Policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve në Prishtinë

Dhjetëra aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve protestuan të martën në Prishtinë para Galerisë Kombëtare të Kosovës, në kundërshtim të ekspozitës “Tetë lopë Kosove” të artistit kosovar Sislej Xhafa, i cili për një vepër artistike i mbajti të mbyllura tetë lopë në një ahur të improvizuar në hapësirat e galerisë.

Por në përfundimin e protestës aktivistët nuk u lejuan nga Policia e Kosovës që t’i vendosnin pankartat që kishin përgatitur në kundërshtim të ekspozitës dhe keqtrajtimit të kafshëve.

“Sis’lej Baglat”, “Galeria e Ahurit”, “Stop qasjes antopocentrike” dhe parulla të tjera të aktivistëve nuk u lejuan të ngjiteshin në muret e ahurit të improvizuar, pasi Policia e Kosovës paralajmëroi arrestimin e tyre nëse do vepronin ndryshe.

“Unë e thash atë çka duhet me u respektu. Ty nuk ta ndaloj me i vendos ato, mirëpo pasi e kryn kundërvajtjen vjen me ne në stacion”, i drejtohet polici njërit prej aktivistëve që dëshiron të vendos pankartat në murin e ahurit të improvizuar.

E pas paralajmërimit të policëve, aktivistët u tërhoqën, por megjithatë pankartat e tyre i vendosën në pjesë të tjera të hapësirave në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve. / KultPlus.com

Artistë të rinj italianë performojnë në Tiranë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Artistë të rinj nga Casertana, pjesëtarë të Compagnia della Citta&Fabbrica Wojtyla, të cilët janë mirëpritur me performancën e tyre në Teatrin Kombëtar Eksperimental edhe në 2016-n, ku korrën sukses të jashtëzakonshëm, janë artistet e parë ndërkombëtare që shfaqen në mbështetje të nismës intelektuale në mbrojtje te historisë kulturore të Shqipërisë.

Teatri Kombëtar, i ngritur në një ndërtesë historike, ndërtuar nga italianët në vitet ‘30, ka qenë këto dekada dëshmitar i rilindjes kulturore e këtij vendi, pas një periudhe të gjatë shtypjeje nga diktatura. Por ai rrezikon tani të shembet, për t’i bëre vend një projekti shumëfunksional me hotele, qendra tregtare e shërbimesh me sipërfaqe rreth 9o mijë metra katrore, ku përfshihet “edhe” një teatër i ri. Nisma ka hasur një rezistencë të fortë nga shtypi, si dhe institucione kombëtare e ndërkombëtare.

Artistët italianë u bashkohen kështu atyre vendas në një refleksion të përbashkët mbi rrezikun e fshirjes së plote të historisë dhe kujtesës, në një qytet që tashmë po anon nga mosruajtja e asnjë dëshmie të rrugës së vështirë ku ka kaluar kultura e tij.

Apelit të të gjithë atyre që po përpiqen t’i mbushin mendjen presidentit Meta, kur ka mbetur edhe vetëm një javë që ai ka mundësi të rrëzojë ligjin, artistët e rinj të Fabbrica Wojtyla i bashkohen me një ndërhyrje plot tinguj e fjalë këtë 24 korrik, në sheshin para Teatrit Kombëtar, nxjerrë nga shfaqja “Monodialogje” e autorit dhe regjisorit italo-shqiptar Patrizio Ranieri Ciu, vepra e të cilit ka kontribuar në ringjalljen e identitetit intelektual shqiptar. Njëkohësisht, një grup artistësh shqiptarë do ta interpretojnë tekstin edhe në shqip duke regjistruar kështu një simbiozë artistike e intelektuale që është në fund të fundit edhe arsyeja e ekzistencës së teatrit.

Mjaft e veçantë do të jetë prania e një performance historike, një moderneje dhe një performance muzikore, si një përfaqësim i përvojës universale teatrore dhe i së drejtës për të ruajtur këtë histori.

Kështu, simbolet e Napolit, Kampanjës dhe Italisë do të zbresin në Tiranë, si përfaqësues të Komedisë së Artit; origjina e Teatrit, aktori i zi, si përfaqësues i avanguardës dhe Zëri i Jugut me këngët tradicionale dhe disa pjesë moderne, të ndërkallura mes së shkuarës dhe të tashmes, si metaforë e Teatrit Kombëtar, që ka qenë, është dhe duhet të jetë zemra e muzikës, kërcimit dhe teatrit shqiptar./KultPlus.com

Spice Girls po ribashkohen (VIDEO)

“Spice Girls” përfundimisht do të ribashkohen në vitin 2018.

Të paktën kështu ka deklaruar një nga anëtaret e këtij grupi ikonik, Mel B.

“Përfundimisht ne do të ribashkohemi. Në fakt, do ta takojë Geri (Halliwell) më vonë gjatë ditës së sotme. Ne jemi motra, në fund të fundit, dhe çfarëdo që kemi kaluar së bashku ishte një udhëtim i mrekullueshëm, fantastik. Ne jemi gjithmonë bashkë”, ka thënë Mel B në një intervistë në Loose Talk.

Ka shumë vite që po flitet se grupi i famshëm i vajzave do të ribashkohet dhe kthehet në një turne.

Madje kishte raportime edhe vajzat janë duke e planifikuar një turne gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani.
https://www.instagram.com/p/BetHgykFPFO/?utm_source=ig_embed
Por po ashtu u tha gjatë tërë kohës së Victoria Beckham nuk do të jetë më pjesë e grupit.

“Njëra është më e vështirë të bindet. Shpresoj se edhe ajo të na bashkëngjitet”, ka thënë këngëtarja duke refuzuar të tregojë se për kë po flet, ndonëse nga fansat menjëherë u tha se bëhet fjalë për Victorian, ndryshe e njohur si Posh Spice.

Ribashkimi, i përfolur tash e sa kohë, duket se do të ndodhë më shpejt se sa që e pritni.

Mel B ka thënë se vajzat do të rikthehen në skenë këtë vit.

Se Spice Girls po kthehen në skenë pas shumë kohësh, u tha qysh në muajin shkurt të vitit të kaluar, kur të gjitha anëtaret e grupit u panë me menaxherin e tyre, në shtëpin e Gerit në Londër.

Në fakt, pikërisht për shkak të këtij takimi ishin ngritur shumë pikëpyetje nëse grupi do të rikthehet në skenë.
Sipas TMZ, Ginger, e njohur si Ginger Spice ishte shumë e interesuar që të bëjë bashkë grupin por nuk dëshironte të organizojë një turne.

Gjatë viteve, është raportuar se Victoria Beckham nuk dëshiron të jetë më pjesë e një rikthimi të Spice Girls. /KultPlus.com


‘Zare dil te fiku’, nga e mrekullueshmja Tefta Tashko-Koço (VIDEO)

Tefta Tashko-Koço, artistja që më zërin e saj të veçantë dhe tejet emocionues bëri për vete zemrat e publikut shqiptarë, njihet si një këngëtare e shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare, shkruan KultPlus.

Interpretimet e saj janë vlerësuar gjithmonë dhe ende gjeneratat e kaluara e kujtojnë me mall dhe nostalgji kohën kur ajo interpretonte dhe vazhdojnë t’i dëgjojnë këngët e saj me shumë dashuri.

Tefta Tashko-Koço ishte sopranoja, që për herë të parë në repertorin e koncerteve të saj, krahas arieve të klasikëve botërore, futi dhe kënge popullore qytetare shqiptare. Janë të paktën 89 këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë që ajo i këndoi. Madje 36 prej tyre i regjistroi në pllaka gramafoni në Itali dhe Francë.

Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpellier, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në Konservatorin Superior të Parisit. Në vitin 1930, Tefta bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote Neço Mukon.

Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muziktarëve të shuar popullore të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesëmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj.

Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkëngjisnim edhe këngët popullore të përpunuara nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”. Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37-vjeçare. /KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=DdwQZxh6JO8

“Sis’lej baglat” dhe “Galeria e Ahrit”, mbahet protesta për lopët e ekspozitës së Xhafës

Një numër i vogël i qytetarëve, sikundër që organizimet në Facebook premtojnë shumë, ishin të pranishëm sot para Galerisë Kombëtare të Kosovës, për të protestuar rreth asaj që po konsiderohet një debat tjetër i këtyre ditëve në Kosovë – trajtimi i lopëve si pjesë artistike në ekspozitën e fundit nga artisti shqiptar Sislej Xhafa.

‘Vuajtja nuk është ART’, ‘ Galeria e Ahrit’, ‘Kafshët nuk i durojnë zhurmat e qytetit’ ishin disa prej mbishkrimeve në pankartat të cilat i bartnin sot protestuesit në një protestë të paralajmëruar prej kohësh nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, shkruan KultPlus.

“Në Kosovë e dijmë mirë se qysh trajtohen kafshët, e dijmë këtë prej qenëve endacakë por edhe atyre me pronar e shoqërues. Jemi të vetëdijshëm që këtu po mbahen disa lopë dhe si organizata për të drejtat e kafshëve po e mbajmë një protestë simbolike për të reaguar ndaj artistit dhe disa artistëve tjerë të cilët e pamë se kanë reaguar shumë keq” tha në protestë Elza Ramadani, një prej aktivisteve si pjesë e organizimit të protestës.

“Ne nuk jemi kritikë të artit, nuk na intereson arti dhe as shija e Xhafës apo artistëve tjerë. Ne veç jemi të dëshpëruar me institucionet që po na marrin për qesharak” vazhdoi tutje Ramadani.
Protesta ishte paralajmëruar nga United for Animals – UFA, pasi artisti Sislej Xhafa ka marrë tetë lopë të cilat do të qëndrojnë tek Galeria Kombëtare e Kosovës, si pjesë e ekspozitës “Love you without knowing”.

Në protestë ka folur edhe Driton Gusia – aktivist, duke treguar se është absurd fakti se është harxhuar një shumë e madhe e parave për një ekspozitë të tillë, dhe se kjo nuk është hera e parë që protestohet për të drejtat e kafshëve dhe kundër keqtrajtimit të tyre.

Grupi i aktivistëve ka treguar se natën kur ndodhi koncerti i Elvana Gjatës në kryeqytet ata kanë vizituar lopët në Galeri, dhe besojnë se ato kanë qenë të terrorizuara nga zhurma dhe nga ambienti afër koncertit kur janë lëshuar fishekzjarret. / KultPlus.com

Dennis Quaid: Kokaina ishte përfshirë shpesh në buxhetin e filmave

Aktori i famshëm amerikan Dennis Quaid ka dhënë një intervistë për “Megyn Kelly Today”, rrjetin televiziv amerikan NBC, ku ka folur për rolin e ardhshëm të Presidentit të 40 të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan.

Në një bisedë, e cila u zhvillua në rënçin e Reganit në Kaliforni, Quaid zbuloi se ai ishte presidenti i preferuar i tij.

Aktori ka folur hapur për martesën me aktoren Meg Ryan, 18 vjet pas shkurorëzimit, për të cilën thotë se kishte mbetur nën hijen e aktores pasi ishte për një kohë nën ndikimin e substancave narkotike.

Kokainë konsumonte çdo ditë të jetës së tij, ku më pas për shumë vite luftoi që ta mposhte varësinë ndaj saj. Për shkak të kokainës, ai qëndronte zgjuar gjatë gjithë natën, ku mund të flinte vetëm një orë.

“Unë u rrita në vitet 70-ta dhe 80-ta, kur marrëdhënia me kokainën ishte krejtësisht e ndryshme”, tha aktori. “Kokaina shpesh është përfshirë në buxhetin e filmave”, tha ai.

“Kam kaluar natën dhe net duke iu lutur Zotit për të më marrë jetën sa më shpejt që të mundet. U nxita që të mos e bëja më kurrë, sepse vetëm një orë gjumë kam fjetur në atëkohë”, tha aktori 64-vjeçar amerikan.

Ai u ndalua së konsumuari drogë, vetëm në saje një program rehabilitimi shumë të vështirë. /KultPlus.com

Kur do të flasësh o Ali Podrimja

Një poezi e njohur e Ali Podrimjes, dhe ndër më të pëlqyerat edhe të vetë shkrimtarit, është “Kur do të flasësh o Ali Podrimja”. Poezia është shkruar në vitin 1990, një vit i cili ishte dëshmitar i ndryshimeve në sistemin jugosllav dhe fillimit të vuajtjes për shqiptarët në këtë sistem.

Në shuplakë fiket ylli
na shikon në sy dhe përbihesh
shpinën pa na kthyer asnjëherë o ali podrimja

Rri atje nën qiellin e ftohtë dhe hesht me vjet
beson ende
në njeri

E emri të falsifikohet
mbiemri nënshkrimi datëlindja
emir i nënës i babait i vendlindjes i të parit
përrallat fëmijërore vallet lodrat
heronjtë këngët vajet kremtet

Mbi gjuhën tënde të lashtë mbi fisin
shqirren
dhe derdhen përronj të zez

E ti hesht o ali podrimja
beson ende
në njeri

Në hone të errta në bodrume mesjetare
elaborate emërtime të çuditshme rrënime
mallkime
lehje ndjekje kyçje
gjueti e egër

Ndizen fiken qirinj erë temjani pikojnë fjaët
trupat rezervati
nën sjetull të fatit dheun marrin fëmijët
Gruaja end e shkreh pëlhurën
në Kullë letre
Mbi kokë zgjatet hija sorrat korbat qiellit
kaçurrelat e verdha kreh
me një grusht dhé në gji
nisesh larg larg

Në Evropën mondane je albanais
arbëresh në Itali në Greqi arvanitas
arnaut në Turqi hamdurlah
në Amerikë mish konservash
e asgjë tjetër
e asgjë tjetër

Kushedi sa gjuhë flet zoti yt
E ti hesht o ali podrimja
beson ende
në njeri
Por por
kur do të flasësh o burrë i dheut
apo më parë duhet të lindësh
Kulmin tënd ç’e mbulojnë myshqet

Ali Podrimja

Tamara, atje ku investimet shndërrojnë bukuritë natyrore në pasuri

Tamara, një fshat në Malësinë e Kelmendit është një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare. Deri para shtrirjes atje të Programit të Rilindjes Urbane, ajo çka prezantonte Tamara ishte një mrekulli natyrore, por njëherësh, dëshmi e harresës përmbi dy dekada dhe mungesës së vizionit për ta zhvilluar si të tillë.

Sot, Tamara ka një shëtitore të re në 5 mijë metra katrorë, është bërë rikonstruksioni i çative të shtëpive karakteristike të zonës, është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër të fshatit, janë mbjellë pemë përgjatë shëtitores si dhe janë vendosur sistemet e ndriçimit.

Programi i investimit të qeverisë me një fond prej 56 milionë lekë, ka arritur të ndërthurë peizazhin natyror me karakteristikat alpine të zonës, duke e kthyer Tamarën në një burimin të fuqishëm ekonomik për mbi dy mijë banorët e saj dhe një aset të çmuar të turizmit kombëtar.

Por nuk mbaron këtu, qeveria ka projektuar tashmë një projekt të qartë për zhvillimin e turizmit në trevat alpine, ku bën pjesë edhe Tamara. Ndërtimi i rrugës së re të Vermoshit dhe ndërhyrjet e bëra në Tamarë, pritet të shtojnë impaktin e shumëfishtë të fluksit të vizitorëve.

Ndonëse investimet e realizuara deri tani u kanë kthyer shpresën familjeve në Tamarë, për t’i shndërruar bukuritë natyrore në pasuri për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka bërë publik në faqen e tij hapjen e tenderit për rehabilitimin e fshatit Tamarë, në veri të vendit dhe përmirësimin e rrugës për në Vermosh. Afati i fundit i ofertave është 23 gushti, sipas njoftimit dhe punimet e ndërtimit duhet të përfundojnë në 10 muaj.

Punimet konsistojnë në rehabilitimin e pjesës qendrore të fshatit Tamarë, duke ruajtur karakteristikat e tij arkitektonike dhe rindërtimin e një rruge 750 metra që çon në kufirin me Malin e Zi.

Punimet infrastrukturore janë pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve dhe zonave bregdetare shqiptare, bashkëfinancuar me një hua prej 28.7 milionë euro (33.4 milionë dollarë) nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Europës (CEB) dhe një kontribut prej 6 milionë eurosh nga qeveria shqiptare, sipas FSHZH.

Ofertimi do të bëhet përmes procedurave të hapura të tenderit, bazuar në udhëzimet e CEB-it për prokurimin e furnizimeve, punëve dhe shërbimeve dhe është i hapur për ofertuesit nga çdo vend.

Vermoshi është një tjetër pikë e atraksionit turistik malor të Shqipërisë. Por ndonëse rruga ka gjatësi vetëm 70 kilometra, për të shkuar nga Kopliku, në Shkodër, në Vermosh duhen rreth katër orë udhëtim i lodhshëm. Pas ndërtimit të rrugës deri në Tamarë, aktualisht po punohet për lotin e dytë të rrugës, nga Tamara në Vermosh.

Me përfundimin edhe të këtij segmenti, deri në Vermosh do të mund të shkohet në më pak se 90 minuta, nëpër një rrugë mbresëlënëse. Nga ballkonet panoramike të projektuara përgjatë gjithë itinerarit mund të shijosh bukuritë natyrore të Malësisë së Kelmendit, shoqëruar me informacion mbi gjeografinë, historinë dhe kulturën e kësaj treve. /e.xh/ /a.g/KultPlus.com

Panairi i Librit “Ulqini 2018” edhe këtë vit me të ftuar të veçantë

Panairi i 18-të i Librit “Ulqini 2018”, aktivitet ky i cili organizohet nën kujdesin e Komunës së Ulqinit dhe falë bashkëpunimit të Institutit të Librit dhe të Promocionit me Organizatën Turistike të Ulqinit dhe me Qendrën për Kulturë të Ulqinit, Mali i Zi, do të mbahet nga data 3 deri më 8 gusht në shëtitoren e Plazhit të Vogël, pranë lokalit “Hollegro”, përcjellë KultPlus.

Panairi i sivjetshëm realizon vazhdimësinë e traditës së organizimit të kësaj veprimtarie që pritet me shumë interes nga qytetarët e Ulqinit dhe pushuesit, të cilët e kanë shumëfishuar numrin e banorëve të Ulqinit gjatë këtij sezoni. Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Shkupi, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

Do të jenë ata që përfaqësohen vazhdimisht në veprimtari të tilla me karakter kulturor kombëtar, që vijnë nga e gjithë hapësira shqiptare e rajonit tonë dhe që janë nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare pas viteve ’90. Rreth 50 botues do të jenë të pranishëm gjatë ditëve të Panairit, ose do të dërgojnë botimet e tyre më të mira të përfaqësuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit.

Në Panairin e Librit në Ulqin parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen letërsi artistike të autorëve shqiptarë e të huaj, por edhe histori, botime enciklopedike, guida turistike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, albume e katalogë gjithfarësh etj., për lexuesit ulqinakë dhe pushuesit.

Është traditë e Panairit të Librit në Ulqin që të ketë në çdo edicion të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore apo politika. Kështu, në vitet e mëparshme, shiritin e inaugurimit të kësaj veprimtarie e kanë prerë personalitete të tilla, si Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Jevren Brkoviç, Luan Starova, Zuvdi Hoxhiç, Sreten Asanovië, Aleksandër Stipçeviç, ministrat e Kulturës të Shqipërisë e të Malit të Zi, akademikë e parlamentarë të të dyja vendeve, si dhe ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani. Ndërsa në 5-vjetorin e këtij Panairi, prenë shiritin e tij presidentët e dy vendeve, Alfred Moisiu i Shqipërisë dhe Filip Vujanoviç i Malit të Zi.

Në ceremoninë e hapjes, ditën e premte, më 3 gusht, ora 20:00, do të jenë të pranishëm edhe shkrimtari dhe ish-politikani i njohur shqiptar, Namik Dokle, si dhe shkrimtari dhe ish-ministri i Kulturës së Malit të Zi, Pavle Goranoviç. /KultPlus.com

Ka filluar protesta kundër trajtimit të lopëve nga artisti Sislej Xhafa (FOTO)

Është paralajmëruar që sot në ora 16:30 të mbahet protestë para Galerisë Kombëtare të Kosovës nga aktivistët për të drejtat e kafshëve – United for Animals – UFA.

Kjo protestë po vjen pas hapjes së ekspozitës së artistit kosovar të njohur ndërkombëtarisht Sislej Xhafa, i cili në ekspozitën e titulluar “Të dua pa e ditur”, përveç të tjerash ka edhe veprën “Eight Kosovo Coës”, ku në oborrin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, është ndërtuar një ahur në të cilin janë gjithsej tetë lopë që qëndrojnë dhe do të qëndrojnë aty përgjatë 1 muaji, shkruan KultPlus.

Protestuesit tashmë kanë filluar të mblidhen para Galerisë Kombëtare ku edhe po vendosin pankarta me mbishkrime të ndryshme kundër kësaj ekspozite. Ata potencojnë se nuk janë kundër artit po kundër trajtimit që po ju bëhet lopëve.

Ndërsa, sot gjatë ditës, ende pa filluar protesta, udhëheqësit e Galerisë Kombëtare të Kosovës, kanë thirrur konferencë për media ku u bë e ditur e gjithë mirëmbajtja e lopëve. Në konferencë të pranishëm ishin drejtoresha e galerisë Arta Agani, përfaqësuesi i Këshillit Drejtues të galerisë Driton Axhami dhe pronari i lopëve Arben Avdiu.

Si fillim Arta Agani, tha se është e dhembshme që detyrohet të diskutojë çështje të cilat sipas saj duhet të jenë të nënkuptuara dhe të bazuara në kredibilitetin e institucionit të cilin ajo drejton dhe MKRS.

Ndërsa, sa i përket krejt kësaj ‘zhurme’ që është krijuar rreth kësaj ekspozite, vetë artisti Sislej Xhafa është deklaruar vetëm me një fjalë të cilën ia kishte dërguar drejtoreshës së GKK-së, për ta lexuar.
“Unë jam vegjetarian, ju dua pa e ditur”, ka thënë Xhafa./KultPlus.com

Shkrimtari Ymer Elshani dekorohet pas vdekjes me Medalje Presidenciale

Shkrimtari Ymer Elshani pas vdekjes është dekoruar me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova shkrimtarin e njohur të letërsisë për fëmijë, intelektualin dhe pedagogun, Ymer Elshani”, ka shkruar Thaçi, përcjell KosovaPress.

Thaçi ka thënë se Elshani dhe familja e tij u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ymer Elshani lindi më 1948 në Korroticë të Poshtme të Drenasit. Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane.

Ai u vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë./KultPlus.com

‘Lirindja’, homazh ndaj veprës së shkrimtarit Martin Camaj

Më 31 korrik, promovohet numri i pestë i zinës “Lirindja”, shkruan KultPlus.

Numri i pestë sipas njoftimit në rrjetin social Facebook, është një koleksion i letërsisë bashkëkohore, prozë e poezi dhe kritikës së artit.

“Lirindja” në numrin e pestë vjen me dizajnin homazh vizuel i veprës së poetit dhe shkrimtarit Martin Camaj.

‘Turra e tyne jan’ miq, jan’ shokë
Që ecin e ecin e ecin…
Nata i mbulon e bâhen hija,
Por ecin e ecin e ecin….’

– Martin Camaj

“Lirindja”, promovohet të martën e 31 korrikut, me fillim nga ora 19:00 në Soma./ KultPlus.com

Nënshkruhet memorandum për kompleksin “Rexhep Malaj” në Hogosht të Kamenicës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në këtë takim, ministri Gashi e kryetari Kastrati kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Kompleksi Rexhep Malaj” në fshatin Hogosht.

Memorandumi do të zbatohet gjatë vitit 2018, projekt për të cilin MKRS do të investojë me vlerë financiare prej 50 mijë euro.

Ministri Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore. “Si MKRS zotohemi se do të angazhohemi maksimalisht që të investojmë në fushën e kulturës e të trashëgimisë” .

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati shprehu falënderim të veçantë për ministrin për përkushtimin e vazhdueshëm në sektorin e kulturës, rinisë, sportit e trashëgimisë për qytetarët e Kamenicës por edhe për nënshkrimin e këtij memorandumi. Kastrati tha se kompleksi do të jetë në shërbim të kujtesës për qytetarët e Kamenicës dhe jo vetëm./ KultPlus.com

“Nata e Gjergjit” vjen përmes Etno Fest, sjellë për herë të parë një grup Arbëreshësh nga Italia në Kosovë

Viti 2018-të, sjellë edicionin e tetë të Etno Fest, shkruan KultPlus. Kësisoj, këtë vit ky festival është ndarë në dy sesione.

Sesioni i parë ndryshe i quajtur si Sesioni Verorë, mbahet më 4 dhe 5 gusht në Fshatin Kukaj, ku tashmë edhe është bërë publikimi i programit që do të përmbajë ky sesioni i Etno Fest-it.

Nata e parë më 4 gusht, sjellë “Natën e Gjergjit”, e cila vjen në frymën e kujtimit dhe nderimit të heroit kombëtar Gjergj Kastioti ndërsa nata e dytë më 5 gusht paraqet “Natën e Diasporës” një manifestim gjithëpërfshirës për dhe me mërgimtarët.

“Çuditërisht ende nuk kemi përgjigje nga komisioni shtetëror për shënimin e përvjetorit të Skënderbeut, a do të na përkrahë a nuk do të na përkrahë për t’i dhënë këtij eventi frymën institucionale. Sidoqoftë do t’i mbajmë dy eventet me ato që mundemi dhe që kemi, e ju të dashur qytetarë, ju bashkatdhetarë jeni të mirëpritur si gjithnjë. Prezenca dhe ndihma juaj është vitale për vazhdimin e këtij festivali”, thuhet në njoftimin e stafit organizativ të Etno Fest.

“Nata e Gjergjit”, për herë të parë një grup Arbëreshësh nga Italia do të performojnë në Kosovë me rastin e këtij eventi së bashku me Pleqtë e Krujës” dhe Kastriotët e Ferizajt.
Ekspozitat dhe konferenca shkencore si dhe performanca tjera do ta bëjnë të veçantë “Natën e Gjergjit” kryeheroit kombëtar.

Sa i përket programit të “Natës së Diasporës”, është një program i ngjeshur me vizita të ndryshme, ekspozita, mbrëmje poetike, debat, program muzikor, e shumë ngjarje të tjera.

Rikujtojmë se Sesioni Vjeshtor i Etno Fest, mbahet nga data 1 deri më 5 shtator, ndërsa programi nuk është bërë ende i ditur./ KultPlus.com

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo do të ngjiten në skenën e Teatro Real të Madridit

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho dhe tenori Placido Domingo janë dukë bërë provat e fundit për shfaqjen operistike “Thais”, që do të shfaqet në Madrid të Spanjës, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje operistike do të prezantohet në skenën e Teatro Real të Madridit më 26 korrik dhe pritjet për këtë bashkëpunim janë mjaftë të mëdha.

Ermonela Jaho tashmë njihet për role të mëdha dhe të rëndësishme, sikurse që është edhe roli i kësaj shfaqje ku Jaho do të prezantohet në rolin e Thais. Ajo deri më tashti është prezantuar në teatrot më prestigjioze të botës, duke u shpërblyer shumë herë edhe me çmime të rëndësishme./KultPlus.com

Paris-Soir (1935): Aleksandër Moisiu dhe “Unaza Iffland”, fundi i një tradite shekullore prej kohës së Gëtes

Aurenc Bebja

Paris-soir ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1935, në faqen n°9, një histori tepër të veçantë, në lidhje me Aleksandër Moisiun (1879 – 1935).
Bëhet fjalë për një unazë, e cila trashëgohej në Gjermani brez pas brezi deri në momentin e ndarjes nga jeta të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare.

Kujt i përkiste kjo unazë në fillim ? Cili ishte personi që i dha fund kësaj tradite ? Po me unazën, çfarë u bë ? Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, tekstin e plotë gazetës franceze :

“Një artikull i shkurtër i botuar në shtyp njoftoi kohët e fundit vdekjen, në Vjenë, të Moisiut, aktorit më të madh gjerman, të cilin parizienët e duartrokitën pak vite më parë në skena të ndryshme të kryeqytetit. Vdekja e Moisiut godet me një gur të zi historinë artistike dhe teatrore gjermane, jo vetëm për faktin e zhdukjes së aktorit të madh, por dhe për pasojat kurioze në vijim.

Në fakt, me rastin e kësaj vdekje mori fund përgjithmonë një traditë shekullore, ajo e unazës së Iffland-it. August Vilhelm Iffland (1759 – 1814) ishte, në kohën e Gëtes (1749 – 1832), artisti dhe autori më i admiruar i Gjermanisë. Zonja De Staël ka thënë për të : “Është e pamundur të bartësh më tej origjinalitetin, entuziazmin komik, dhe nuk besoj se ne kemi parë në Teatrin Francez një talent kaq të kompletuar dhe të papritur se ai.”

Me pak fjalë, Iffland-i la trashëgimi një nga unazat e tij, që të përcillej nga aktori më i mirë gjerman, që do ta zëvendësonte, atij, që ai do ta konsideronte si zëvendësuesin e tij në artin dramatik. Kjo traditë vazhdoi dhe unaza kaloi nëpër duart e shtatë aktorëve të famshëm për të përfunduar në gishtin e Albert Basserman (1867 – 1952), si një lloj vlerësimi artistik.

Albert Bassermann, i cili është 70 vjeç (68 vjeç), në fakt nuk është i panjohur për ne, sepse një film vjenez, “Dashuria e Fundit”, për të cilin ai është një nga interpretuesit kryesorë, po shfaqet aktualisht në një ekran parizien. Atij i përkiste kujdesi delikat që të linte trashëgimi unazën e Iffland-it. Cili do të ishte fatlumi i zgjedhur ? Tashmë, disa emra qarkullonin, por…

Por Albert Bassermann mori pjesë në ceremoninë mortore të Moisiut, aktorit çifut gjerman të strehuar në Austri. Në momentin e vendosjes së arkivolit, ai hodhi unazën e famshme mbi trupin e të ndjerit. Skena gjermane vdiq ! – tha ai. Unë nuk do t’ia jap askujt këtë unazë. Dhe ja se si ky premtim, i cili përjetësonte traditën e artit “të pastër” gjerman, tani e tutje i është besuar rojes së përjetshme, por vigjilente të Moisiut jo-arian.”/KultPlus.com