Protestë kundër trajtimit të lopëve nga artisti Sislej Xhafa

Plot diskutim ka nisur së fundmi rreth ekspozitës së Sislej Xhafës në kryeqytet.

Artisti i cili gëzon famë gjithandej nëpër Evropë, ka ‘acaruar’ aktivistët për të drejtat e kafshëve të cilët nuk po pajtohen me faktin se disa lopë janë brenda një hapësire ku po trajtohen keq.

“Kafshët nuk duhet të konsiderohen si objekte keqtrajtimi. Ato nuk mund të burgosen për hir të të ashtuquajturit “art”. Për kafshët, kjo që po u ndodhë, nuk është art! Ne i themi artistit dhe Galerisë Kombëtare të Artit, që kafshët nuk janë argëtim! Ato me dhunë dëtyrohen të qëndrojnë në hapësira të mbyllura, të errëta, të nëveritshme dhe të mundimshme. Arti duhet të jetë dicka qe prekë shpirtin dhe mendjen e njeriut pa mënyra tortoruese dhe abuzive mprapa. Lopët që janë duke u mbajtur në një shtallë të improvizuar tek Galeria e Arteve është thjesht neglizhencë e njeshmërisë njerëzore dhe mos përgjegjësi etike. Na takon neve si qytetarë, qe t’ia kalojme “artistit: Sislej Xhafës” një mesazh me një vetëdije të thjeshtë (common sense), që në ditët e sotme, mund të vetshpallet çfarëdo vepre si “art” – por ne, nuk do ta tolerojmë aktin e keqtrajtimit të kafshëve, në mënyrë që ju ta shprehni “artin” e juaj, që jep vuajtje. I bëjmë thirrje të gjithëve, që të bashkohen, që ta ngrisim zërin dhe të protestojmë kundër këtij keqtrajtimi. Vuajtja nuk është art! Speaking up for you, by loving you”.

Kësisoj është paralajmëruar një protestë me datën 24 korrik, para Galerisë Kombëtare të Arteve, atje ku edhe u hap ekspozita e artistit Sislej Xhafa ku mes tjerash vepra “Eight Kosovo Cows” ka zgjuar debat dhe polemika.

Protesta po organizohet nga aktivistët për të drejtat e kafshëve – United for Animals – UFA, ndërsa do të nisë në ora 16:30. / KultPlus.com

“Mbretëresha e errësirës!”

Një modele afrikane është bërë shumë e famshme në “Instagram”, aty ku tregon me krenari bukurinë e ngjyrës së lëkurës së saj.

Nyakim Gatwech, 25-vjeçarja nga Sudani Jugor quhet Mbretëresha e Errësirës për shkak të lëkurës së saj , shkruan koha.net.

Modelja jeton në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e përdor “Instagramin” jo vetëm për të treguar trupin, por edhe për të qenë avokate e diversitetit dhe të flasë për ata që nuk kanë mundësi t’u dëgjohet zëri.

“E dashura lëkura ime e errët, e nxirë nga dielli, e djegur apo çfarëdo që mund të të quajnë: ti je shumë e bukur dhe kam dashuri të pakufi për ty sepse ti je e imja”, shkruan në Instagram modelja./KultPlus.com

Gjeniu shqiptar që po mahnit Italinë

Ende nuk i ka bërë 18 vjeç, por ai ka arritur të shkëlqejë në Itali falë rezultateve të larta në mësime.

Nxënësit shqiptarë që shkëlqejnë në shkollat e huaja jashtë vendit janë krenari jo vetëm për familjen e tyre, por edhe Shqipërinë.

Robert Kici është nxënësi nga Shkodra që po mahnit italianët, aq sa këto të fundit e kanë cilësuar si supergjeni.

Djali shkodran studion në Institutin Teknik për Turizmin ‘Marco Polo’. Për të ka shkruar edhe gazeta më prestigjioze në Firence ‘La Nazione-Firence’.

Në artikullin për djalin shkodran media italiane shkruan se ai është vlerësuar me nota maksimale në të gjitha lëndët.

‘Nuk jam një tip shumë atletik,-pranon Roberti për gazetën italiane, teksa shton-në një farë mënyre e prisja, por të shikosh të gjitha këto nota të mira e zeza mbi të bardhë ma ka mbushur zemrën me gëzim’.

Ai thotë se ende po e mendon se për çfarë do të studiojë në universitet.

Shkodrani thotë se studion 4-5 orë në ditë.

Superstudenti, siç e quan gazeta italiane, ka mbaruar vitin e katërt të Institutit për Turizëm ‘Marco Polo’.

Roberti çdo vit fiton bursën e studimit që shkolla i akordon vetëm tre nxënësve më të mirë të Insitutit për Turizëm dhe Liceut të Gjuhëve të huaja. Madje supergjeniu shkodran ka shkëlqyer edhe jashtë Italisë. Ai në muajin prill ka qenë në Maltë ku mori pjesë në një projekt europian Erasmus dhe fitoi pjesëmarrjen./KultPlus.com

Kino Lumbardhi tanimë i Komunës së Prizrenit

Pas 19 vitesh paqartësi në lidhje me statusin pronësor të Kino Lumbardhit, kërkesa e Komunës se Prizrenit për kthim të pronës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit është pranuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur më 17 korrik 2018.

I themeluar në mes të shekullit XX, “Kino Lumbardhi” është ndër kinematë e vetme në Ballkan me sallë të mbyllur e të hapur. Për 70 vite ka qenë qendër e shfaqjeve të filmave, festivaleve dhe e aktiviteteve kulturore në qytetin e Prizrenit. Pas çaktivizimit të ndërmarrjes shoqërore “Bistrica”, kinemaja u la në degradim, ndërsa qyteti i Prizrenit mbeti pa kinema. Si reagim, në vitin 2002, një grup qytetarësh themeluan DokuFest-in, për ta rikthyer kinemanë në këtë qytet për filmdashës dhe për të kërkuar aktivizimin e “Kino Lumbardhit”.

Siç mbahet në mend, pas luftës kinemaja ka qenë subjekt i debateve dhe i nismave të ndryshme për rrënimin e saj. Shoqëria civile e Prizrenit ka reaguar nëpërmjet Iniciativës për Mbrojtjen e “Kino Lumbardhit” në 2007 dhe 2014, e udhëhequr nga DokuFest dhe EC Ma Ndryshe, në mbështetje edhe të 58 organizatave dhe 8000 qytetarëve, nënshkrues kundër rrënimit dhe tjetërsimit të Kino Lumbardhit.

Aktivizimi qytetar ka korrur sukses në 2015, kur kërkesa e parashtruar nga kjo iniciativë u pranua dhe “Kino Lumbardhi” ka fituar statusin e monumentit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.

Për të vazhduar iniciativën, përfaqësuesit e saj kanë themeluar Fondacionin Lumbardhi dhe në marrëveshje me AKP-në i kanë rihapur dyert e kinemasë, duke e kompletuar fazën emergjente të restaurimit dhe funksionalizimit të saj dhe duke e vënë në shfrytëzim të mbi 60 organizatave dhe shoqërive gjatë këtyre 3 viteve.

Komuna e ka vlerësuar angazhimin qytetar për kthimin e kinemasë dhe ka shprehur gatishmërinë për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e pronësisë se saj, duke e adresuar një kërkesë në Qeveri të Kosovës dhe duke ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim. Po ashtu, Komuna e Prizrenit prej fillimit të mandatit qeverisës ka pasur bashkëpunim pro-aktiv me Fondacionin Lumbardhi, duke e diskutuar planin e menaxhimit të hapësirës, duke mbajtur takime me donatorë dhe palë të ndryshme për të siguruar financimin për ri-vitalizimin e plotë të tij.

Ky bashkëpunim do të vazhdojë derisa kinemaja e dikurshme të kthehet në funksion të plotë si institucion kulturor multi-funksional.

Komuna e Prizrenit dhe Fondacioni Lumbardhi falënderojnë Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë akterët e përfshirë në plotësimin e kërkesës shumëvjeçare të qytetarëve të Prizrenit. /KultPlus.com

Godina e Teatrit Kombëtar në grahmat e fundit, shikoni çarjet që kanë pësuar muret (VIDEO)

Godina aktuale e Teatrit Kombëtar është në grahmat e fundit dhe rrezikon realisht jetën e artistëve që japin shfaqje aty, por edhe të publikut artdashës.

Prova më e qartë e saj janë këto pamje të siguruara nga redaksia ku shihet se muret e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, nga krahu i godinës ku dikur ka qenë ish-Ministria e Zhvillimit Urban dhe sot ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit, po shkatërrohen e po bien copa-copa.

Kjo anë e godinës nuk është vënë re më pare sepse ka qenë e rrethuar për shkak të punimeve që po kryheshin deri para disa ditësh, për restaurimin dhe rikonstruksionin e ndërtesës së ish ministrisë së Zhvillimit Urban.

Gjendja e godinës së Teatrit Kombëtar bëhet edhe më alarmante, për shkak se çarja e mureve ka nxjerrë në pah edhe materialet me të cilat është ndërtuar ajo që në kohën e italianëve. Duket qartë se ajo nuk ofron më asnjë kusht sigurie, ndërsa shenjat e lagështirës janë kudo.

Ekspertët dhe arkitektët kanë kohë që japin alarmin për këtë godinë, e cila nuk ofron më asnjë kusht sigurie dhe prova për të gjithë janë këto foto dhe video e xhiruar sot në mëngjes.

Godina e Teatrit Kombëtar u ngrit përkohësisht nga italianët dhe jo për të shërbyer si teatër. Për ndërtimin e saj janë përdorur materiale me kosto të ulët, si popullit, tallash e alga deti, ç’ka shihet qartë edhe në video. Materialet e përdorura për ndërtimin e godinës janë një përzierje substancash vegjetale (të tallashit të drurit të plepit, produkt skarco i fabrikës së shkrepëseve dhe alga deti) të mbrojtur me çimento./KultPlus.com

Era Istrefi në studio me artistin e njohur kosovar, projektet e reja po vijnë (FOTO)

Këngëtarja kosovare Era Istrefi e cila së fundi është prezantuar në ceremoninë e finales së Kampionatit Botëror të Futbollit, tashmë është kthyer në Kosovë, shkruan KultPlus.

Mirëpo ajo menjëherë është parë të jetë aktive në karrierën e saj muzikore, duke mos harruar kolegët e saj të Kosovës.
Ajo sot është parë në studio muzikore me këngëtarin e njohur kosovar Capital T, lajm ky që është bërë i ditur edhe nëpërmjet rrjeteve sociale./KultPlus.com

Sevdai Radogoshi kërkon përjashtimin e publikut nga gjykimi për sulm ndaj motrës

Sevdai Radogoshi, i akuzuar për veprën penale të rrahjes, sot ka dalë para Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Radogoshi i njohur si ‘Qumili’, po akuzohet nga Prokuroria për rrahje ndaj motrës së tij Floranta Radogoshi, shkruan kallxo.com.

Në fillim të seancës Radogoshi i kërkoi gjykatësit përjashtimin e publikut nga salla, me arsyetimin se rasti i tij ka të bëjë me çështje familjare edhe pse ai është figurë publike.

“Unë nuk kam dëshirë të kem publik në sallë, kush është ky publik që nuk e njoh unë, unë kërkoj nga gjykata që të përjashtohen nga gjykimi gazetarët e rrjeteve sociale, sepse po shkruajnë “shkarravina”. Është çështje familjare, andaj kërkoj që të përjashtohet publiku, sepse unë jam figurë publike dhe pasi që të mbaron i gjithë rasti unë vet do i thërras gazetaret”, deklaroi ai.

Ndërsa e dëmtuara Floranta në lidhje me kërkesën e të akuzuarit deklaroj “nëse është ligjërisht e lejueshme, mua nuk më pengon askush, gjykata vendos”.

Pas kësaj gjyqtari mori aktvendim që të përjashtohet i gjithë publiku, me arsyetimin se çështja është familjare.

Sipas aktakuzës në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje në mes tyre, duke i kërkuar që e dëmtuara ta lirojë shtëpinë, i akuzuari dyshohet se i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarës dhe për një moment përdor forcë ndaj saj, duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe më pas e tërheq për hunde.

Me këto veprime i akuzuari Sevdai Radogoshi, dyshohet ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor./KultPlus.com

Studimi thotë: 65 % e shqiptarëve nuk kanë para për pushime

Sezoni veror ka hyrë në kulmin e tij, por për shumë shqiptarë pushimet janë një luks, që atë nuk mund t’ia lejojnë vetes.

Sipas një studimi të financuar nga Komisionin Europian, 65 për qind e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura as për të përballuar një javë pushime larg shtëpisë.

Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të madhe nga vendet e tjera fqinje, ku pjesa e familjeve qe nuk përballojnë dot pushime varion nga 38 deri në 47 për qind.

Pushimet në Shqipëri janë një privilegj i pakicës, ndërsa pjesa më e madhe e familjeve duhet të luftojnë për të përmbushur nevojat e mbijetesës. / KultPlus.com

Azem Shkreli, dorëshkrimin e fundit ia kishte dorëzuar këtij shkrimtari të njohur

Azemi , miku im
Azem Shkreli ishte nga shkrimtarët e parë të Kosovës që njoha nga afër . Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha dëgjuar të më tregonte ndonjëri, se jeton në Prishtinë një poet me emrin Azem Shkreli , se ka një pamje të tillë dhe se flet kështu apo ashtu dhe kaq. Por kur shkova për herën e parë në Kosovë në vjeshtën e 1972-së për Ditët e Poezisë që organizoheshin në Gjakovë e takova edhe Azemin mes grupit të shquar të poetëve të asaj ane të Shqipërisë. Në fillim më bënë përshtypje lëvizjet e tij të përhershme si veriu. Ai ulej pak në tryezë dhe papritur ngrihej, shkonte të takonte ndonjërin, kthehej për të qëndruar pakëz në tryezë dhe ikte përsëri ,se dikush e priste në ndonjë anë. Por edhe kur rrinte në tryezë , shpesh heshtëte me sy të përhumbur diku dhe dukej sikur nuk dëgjonte asgjë nga ç’flitej. Vetëm kur fjala vinte tek poezia dhe tek arti në përgjithësi dhe kur ndizej ndonjë polemikë , sytë e tij dilnin nga përhumbja duke shkrepëtirë, shikonte me kokën mënjanë dhe pastaj hidhej për të pohuar apo mohuar ndonjë mendim . Atëherë harronte të lëvizte nga tryeza dhe bëhej një bashkëbisefues i mirë. Megjithatë ai nuk fliste shumë . Kjo ishte përshtypja ime e parë në takimet e fillimit me Azem Shkrelin .
Në ato takimet poetike të Gjakovës , ku lexonim nga një vjershë poetët pjesëmarrës , unë lexova disa vargje kushtuar nënës sime, që fillonin:
Nëna ime , e bukura Hatixhé,
Më e bukura nga gjithë fshatarkat,
Atje në minder mbi një dyshemé,
Më polli mua kur u kthye nga arat.
Azem Shkreli gjithë ato ditë që qëndrova në Prishtinë, sa më takonte , e bënte zërin si timin, më imitonte dhe përsëriste:
-Dritëro!
-Hë, Azem?-përgjegjesha unë.
Dhe ai qëndronte para meje, duke më imituar në recitim dhe duke përsëritur vargjet:
Nëna ime , e bukura Hatixhé,
Më e bukura nga gjithë fshatarkat…
Pastaj qeshte dhe tundte kokën:
-E, Dritëro, nëna ime e bukura Hatixhé? Edhe ti boll i bukur ke dalë!…
Kaluan vitet dhe ne u bëmë miq. Sa herë që vinte në Tiranë , kur ishte drejtor i Teatrit të Prishtinës dhe më vonë drejtor i Kosova Filmit, ne takoheshim herë në Hotel Dajti dhe herë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, takoheshim edhe me Beharen, të shoqen e tij , një grua e dashur, e këndshme në kuvendime , e pashme dhe atdhetare. Por më vonë , pas lëvizjeve për liri dhe pavarësi në Kosovë, në fillimin e viteve 80-të, dhe pas mbylljes së kufinjve , rrallë takoheshim. Vetëm në vitet 90-të , filluan përsëri të vinin në Tiranë poetët e Kosovës, si zogj shtegtarë, të vinin nga vendet e tjera të Evropës, nga Gjermania, Zvicra apo Austria. Ne këtej po nuk mund të lëviznim për në Kosovë për ato arsye që përmenda . Megjithatë , në vitin 1992, pas Mbrëmjeve Poetike të Strugës, unë dhe gruaja ime Sadija, morëm guximin dhe shkuam në Prishtinë , duke e kaluar kufirin me Maqedoninë së fshehurazi . Në Prishtinë ne fjetëm atë natë gushti në shtëpinë e mikut tonë të dashur, Ali Aliut , që bashkë me të shoqen e tij Merza, grua fisnike dhe e palodhur për mysafirët, na pritën ngrohtë dhe mirë. Të nesërmen dolëm nëpër Prishtinë, e cila nuk e kishte atë gëzimin e njëzet vjetëve të shkuar , por dukej sikur ishte mbuluar nga një hije e rëndë si teneqe, hije e pushtimit të egër sërb. Nën këtë hije si teneqe ne u takuam me Rexhep Qosen, me Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e të tjerë. Mes tyre takuam
edhe Azem Shkrelin. Ai na tha se gruan e kishte të sëmurë rëndë nga veshkat dhe ne vumë re një trishtim në sytë e tij . Por Azemi ishte i çuditshëm! Na ftoi për drekë në shtëpi , edhe se Beharen e kishte të sëmurë.

Në shtëpi ne e gjetëm Beharen duke punuar për tryezën e mysafirëve. Kishte një fytyrë gati gri, fytyrë prej të sëmuri të vërtetë, por sëmundjen mundohej ta vinte poshtë me punën. U përqafuam dhe u ulëm bashkë me Ali Aliun , që ishte me ne. Pastaj erdhi edhe Ibrahim Rugova dhe një tjetër që nuk më kujtohet. U ul edhe Beharja në tryezë dhe ne shijuam gjellët e saj të mira. Azemi, në fillim i heshtur, u gjallërua. Duke pirë ne filluam të flisnim për politikën , dhe vetëm për atë, për gjendjen në Tiranë , për rrugën e demokracisë në Shqipëri, për genocidin sërb në Kosovë, për problemet e Lidhjes Demokratike e me radhë. Azemi, i menduar, donte t’ia ndryshonte drejtimin bisedës:
-E po, si nuk folëm për letërsinë!- tha ai dhe psherëtiu.
-Kur gjëmojnë topat, hesht muza!- përsërita unë një shprehje latine.
Vërtet , Azemin e shqetësonte letërsia : si do ecte ajo në kushtet e reja të ndryshimeve demokratike pas rënies së sistemit të socializmit totalitar, cilat do të ishin raportet mes shkrimtarëve dhe çfarë lidhje do të kishin shkrimtarët e Shqipërive këtej dhe andej Drinit. Këto shqetësime ai i kishte të sinqerta, pasi ishte një shkrimtar i vërtetë, një poet i shquar me një origjinalitet të papërsëritshëm. Ai është njê poet modern i një natyre të veçantë. Në poezinë e ti shkrihet fryma kombëtare me frymën evropiane me një harmoni të natyrshme, duke krijuar një variacion të lakmueshëm në artin poetik. Vargjet e tij janë metrikë dhe ametrikë , të matur e të lirë , po gjithmonë të shoqëruar me muzikalitetin poetik. Në to ndjehet shqetësimi për kohën dhe njeriun, kombin dhe lirinë. Në gjithë poezinë e Azem Shkrelit mbizotërojnë zogjtë dhe guri. Këto janë dy simbole apo metafora të qëndresës dhe ëndrrës , që përbëjnë jetën. Edhe vëllimi i fundit poetik , i botuar pas vdekjes, në qendër ka këto dy metafora. Këtë e tregon edhe titulli”Zogj dhe gurë”. Unë këtë libër e kam lexuar në dorëshkrim para nja dy muajve se të vdiste Azemi .Ai erdhi në shtëpi tek unë , si gjithmonë kur ndodhej në Tiranë , dhe ma dha dorëshkrimin në gjysma letrash .
-Ky është libri im i fundit-tha ai.
-Jo i fundit , por i gjashtëmbëdhjeti !- thashë unë duke qeshur.
-Fjala që vjen !- tha ai i skuqur pakëz.
Unë pastaj e pyeta për Ali Podrimjen se çfarë po bënte, biseduam për Fahredin Gungën dhe e kujtuam me dhimbje për vdekjen e tij të papritur. Folēm
për Din Mehmetin dhe për poezinë e tij , që unë e çmoj shumë, e me radhē.
Pastaj kujtuam ato shtatë-tetë ditë të vitit 1992, kur ai bashkë me Ali Podrimjen banuan në shtëpinë time . Në ato ditë mbrëmjeve polemizonim për partitë e majta dhe të djathta në Shqipëri. Unë mbroja të majtën , ata anonin nga e djathta. Kur polemika ndizej. Azemi ngrihej në këmbë me kokën mënjanë dhe me duart në xhepa, ndërsa Aliu shtrihej në kanape me krahun nën qafë. Heshtnim për një çast dhe pastaj fillonim e lexonim vjetsha. Ata kishin qenë në Vlorē dhe kishin shkruar vargje me motive nga ai qytet dhe nga deti .
-E , Azem? Poezia nuk na zemëron si politika!-thosha unë.
-Po të mos ishte poezia , do të kishim ngrënë njëri-tjetrin , siç ke thënë ti njëherë!- kujtonte Azemi një thënien time të vjetër diku në ndonjë tryezë.
Pas disa ditëve nga çasti që ma la dorëshkrimin “Zogj dhe gurë”, erdhi dhe e mori, doemos të përcjellë me lavdërimet e mia të përzemërta. Kur hyri në shtëpi ai ishte skuqur dhe merrte frymë me zor.
-Janë të larta këto shkallët tuaja!- i tha ai Sadijes.
Dhe këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej tij .
20 Janar 1998
Dritëro Agolli

Ciara lanson videoklipin “Level Up” (VIDEO)

Ciara ka publikuar projektin e saj të ri me videoklip.

Videoklipi elektrizues vjen në formë të një himni të vallëzimit që e tregon atë që pikërisht ajo di të bëjë më së miri.
Klipi i përqendruar në vallëzim është xhiruar nga vet Ciara dhe Parris.

Ciara, që festoi përvjetorin e dytë të martesës me Russell Weilson këtë muaj, po bën gati edhe albumin e ri për të cilin ka premtuar më shumë hite vallëzimi.

“Dua ta bëj botën të vallëzojë”, u shpreh ajo për Haper’s Bazaar kohë më parë.

Ciara ka kohë që s’ka lansuar projekte dhe pritet që gradualisht të rikthehet me hite tjera. / KultPlus.com

BE mbështetje turizmit kulturor si një nga shtyllat e promovimit të vendit

Turizmi kulturor por edhe ai i aventurës kanë rritur vitet e fundit numrin e turistëve të huaj që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit organizoi ditën e sotme në Tiranë një takim informues me operator turistik mbi projektin e mbështetur nga Bashkimi Europian për projekte investuese dhe promovuese në turizëm.

Konkretisht, Bashkimi Europian financon këtë projekt për pesë vende të Ballkanit Perëndimor, një projekt i cili do të ketë një kohëzgjatje tre vjeçare duke dhuruar grante për turizmin, pra duke e shndërruar në një shtyllë të fortë në ekonominë e vendit por dhe të promovimit të Shqipërisë si një aset me vlerë në sytë e turistëve.

Projekti konsiston në dy shtylla kryesore, në turizmin kulturor dhe në turizmin e aventurës si dy nga polet më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vendit dhe si një nga risitë e viteve të fundit dhe që po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku u shpreh se ” në takimin e sotëm u prezantua një skemë e granteve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) i cili ka të bëj me projekte të bashkëpunimit rajonal në turizëm kryesisht në atë kulturor dhe në turizmin e aventurës si dy nga shtyllat kryesore të cilat kanë një rritje këto vitet e fundit në rajon”.

”Qëllimi është ti nxisë operatorët dhe organizatat të cilat merren me turizmin të bashkohemi për të promovuar rajonin si një destinacion të përbashkët turistik përmes kulturës dhe aventurës”, u shpreh Çeku.

Ai shtoi se ”ky takim i sotëm kishte një interes të madh nga njerëzit të cilët merren me turizëm në Shqipëri dhe ku vitet e fundit po shohim një bashkëpunim të madh të operatorëve turistik në Shqipëri me vendet e rajonit”.

”Turizmi rajonal do të jetë plotësues me përpjekjet tona për ta zhvilluar në Shqipëri i cili do të sjellë impakt në shtrirjen gjithë vjetore të turizmit, shtim të numri të turistëve si dhe një zhvillim ekonomik të vendit. Në këtë mënyrë turizmi na shërben si një kontribues i rëndësishëm i ekonomisë së vendit dhe rritjes së punësimit”, përfundoi zv/ministri Hajrulla Çeku.

Bukurosh Reçi një operator turistik në vend u shpreh se ”kjo nisëm ishte fantastike sepse turizmi kulturor ka një boom të gjerë në gjithë botën dhe veçanërisht në Europë pasi Europa është e pasur shumë me histori dhe trashëgimi kulturore. Nisma e marr nga Bashkimi Europian i shërben Shqipërisë për të krijuar tregun ballanik për turistët e huaj që vizitojnë vende të vogla si Shqipëria për t’i njohur ata me trashëgiminë”. /KultPlus.com

Filmi i Gentian Koçit në Cinelink Co-production Market

‘A Cup of Coffee and Neë Shoes On’ është projekti i Gentian Koçit i cili është përzgjedhur në raundin e dytë të Cinelink Co-production Market, që këtë vit do të mbahet në kuadër të Festivalit të Filmit në Saerajevë, shkruan KultPlus.

Filmi bashkëproduksion mes Shqipërisë e Greqisë e rikthen regjisorin shqiptar në Festivalin e Filmit në Sarajevë, që do të nisë me 10 gusht.
Vitin e kaluar, aktorja Ornela Kapetani morri çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë pikërisht me film të Koçit.

CineLink Co-production Market është kategoria ku filmi shqiptar do të shfaqet, në festival, dedikuar projekteve filmike në zhvillim. Kjo platform e zhvillimit të fillmit konsiderohet të jetë më e rëndësishmja në Evropë, ku projektet filmike që përzgjidhen në këtë plaformë, janë filma potencial për festivalet më prestigjioze në Evropë e më gjerë.
Filma të tjerë nga Serbia, Mali i Zi, Hungaria, Franca, Azerbajxhani, Sllovenia e Belgjika do të jenë pjesë e të njëjtit program që është pjesë e festivalit prestigjioz që fillon me 10 deri me 17 gusht. /

Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha vijnë si piktura të mahnitshme në ekspozitën e Dëfrim Jupës

Mbrëmë është mbajtur ekspozita personale e piktorit, Defrim Jupa.

Kjo ekspozitë e mbajtur në Monet Art & Gallery, ka sjellë punimet e fundit nga piktori i jashtëzakonshëm kosovar.
Ai me anë të artit abstrakt të pikturimit solli anën e bukur të femrës.

Ndër pikturat e realizuara në mënyrë fantastike janë edhe ato të “çikave tona”, Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipës.

Tri yjet shqiptare tashmë kanë pikturimin e tyre të jashtëzakonshëm në ngjyra të gjalla.

Vet piktori thotë se kjo ishte një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës së tij.

“Eventi i djeshëm ka qenë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës time, pasi që ka qenë edhe ekspozita ime e parë që për mua është ndjenjë e veçantë për faktin që shënon një fillim të realizimit të ëndrrave të mia”.

“Pjesëmarrja ka qenë e mahnitshme dhe atmosfera ishte shumë e mirë”, u shpreh piktori për Telegrafin.

Prezent në këtë ekspozitë ishin artistë të njohur si Blerta Syla, Veli Blakçori, Merita Maloku, e personalitete të ndryshme nga skena politike.

Kjo është hera e parë që artistë shqiptarë sjellin të rikrijuar në pikturë me ngjyra të gjalla yjet botërore shqiptare si Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /KultPlus.com



Motër Prema: Misionaret e Dashurisë nuk merren me shitje fëmijësh

Zhdukja e një fëmije “të shitur” nuk ka të bëjë “aspak me Kongregatën e Misionareve të Dashurisë”. Për murgeshat shtohen “mitet, informacionet e shtrembëruara dhe lajmet e rreme… së bashku me aludime pa bazë”. Tregimi dhe mbrojtja e motër Premës, pasardhëses së dytë të shën Nënë Terezës, në krye të Kongregatës.

“Shitja” e një fëmije të sapolindur nga ana e një punonjëseje të motrave të Nënë Terezës në Ranchi të Indisë, shkaktoi, ditë më parë, arrestimin e një murgeshe dhe hapjen e hetimeve për të gjitha shtëpitë, ku Misionaret e Dashurisë kujdesen për fëmijët. Sipas personaliteteve të ndryshme në vend, rasti po instrumentalizohet politikisht. Në deklaratën e saj të parë zyrtare, eprorja aktuale e motrave të Nënë Terezës, motër Mary Prema, krahas me besimin në ligjin e gjykatat, ngre zërin kundër “miteve të përhapura, informacioneve të shtrembëruara dhe lajmeve të rreme… si edhe kundër aludimeve pa bazë”, objekt i të cilave janë motrat e shenjtores shqiptare të bamirësisë. Motër Prema vë në dukje zellin e çuditshëm denigrues të disa zyrave qeveritare, që deri pak javë më parë e ngrinin në qiell punën e murgeshave e përfundon, duke u lutur për të gjithë të prekurit nga ngjarjet. Deklarata e eprores së Misionareve të Dashurisë u bë e njohur dje nga Shtëpia Nënë në Kalkutë dhe u botua nga Agjencia katolike AsiaNews. Ja deklarata e plotë:

Deklarata e motër Premës
Jemi thellësisht të trishtuara e të mërzitura për zhvillimet e fundit në shtëpinë e Misionareve të Dashurisë Nirmal Hriday në East Jail Road të Ranchi-t. Ndërsa shprehim besimin tonë të plotë në procesin gjyqësor në vijim, dëshirojmë të shprehim edhe keqardhjen për sa ka ndodhur, si edhe dënimin tonë pa mëdyshje për veprime individuale, që s’kanë të bëjnë aspak me kongregatën e Misionareve të Dashurisë. Po bashkëpunojmë plotësisht me hetuesit e jemi të gatshme për të pranuar çdo hetim të lirë, të ekuilibruar e të drejtë. Në këtë kuadër, sidomos duke pasur parasysh mitet e shumta, informacionet e shtrembëruara dhe lajmet e rreme, që përhapen së bashku me aludime pa bazë për motrat e Nënë Terezës, është e rëndësishme t’i tregojmë ngjarjet, ashtu siç kanë ndodhur me të vërtetë.

Motër Concelia është emëruar përgjegjëse e seksionit të “nënave të pamartuara” në Nirmal Hriday, East Jail Road, Ranchi, më 6 qershor 2017. Kishte përgjegjësi për pranimin, mjekimin spitalor, këshillimin, regjistrimin, shoqërimin e nënave dhe të të sapolindurve, si edhe për daljen e tyre nga qendra, në kuadrin e Komitetit për Kujdesin ndaj Fëmijëve (Cwc).

Zonja Anima Indwar (punonjësja e arrestuar) filloi të punonte në Nirmal Hriday në janar 2012. Fillimisht si ndihmëse seksioni e pastaj, si anëtare e grupit që kujdesej për nënat pa bashkëshort. E mësoi shumë mirë punën dhe e ndihmoi me aftësi motër Concelian. Në këtë mënyrë, zonja Anima Indwar fitoi besimin e motrave të Nirmal Hriday. Kështu, kur motër Concelia kishte punë urgjente, zonja Anima Indwar i shoqëronte vetë nënat “single”, fëmijët dhe kujdestarët e tyre në Sadar Hospital, në Institutin Rajendra për Shkencat Mjekësore apo në zyrën e Komitetit, sipas rastit.

Më 29 qershor 2018, rreth orës 12.30, një përfaqësuese e Zyrës për Mbrojtjen e Fëmijëve, zonja Seema dhe anëtarë të tjerë të Ndihmës Sociale, rreth pesë vetë, erdhën në Nirmal Hriday. Kërkuan regjistrat e pranimit dhe të rezidencës, që përmbajnë informacione për të gjithë banorët e shtëpisë. Sekuestruan regjistrat e Nirmal Hriday pa dhënë asnjë çertifikatë për këtë. Ndër regjistrimet për “nënat pa bashkëshort”, këta përfaqësues zgjodhën në veçanti atë për zonjën Karishma Toppo e fëmijën e saj. Zonja Karishma Toppo u pranua në Nirmal Hriday më 19 mars 2018 dhe e lindi fëmijën e saj më 1 maj 2018. Pas lindjes, zonja Karishma Toppo deklaroi se do t’ia dorëzonte foshnjen Komitetit. Kështu, zonja Anima Indwar, zonja Karishma Toppo dhe kujdestari i saj e morën fëmijën nga Nirmal Hriday për ta dorëzuar. As Nirmal Hriday, as murgeshat nuk mundën të siguroheshin në asnjë mënyrë për dorëzimin efektiv të fëmijës në Komitetin Cwc. Kjo, sepse edhe vetë Komiteti nuk e ka zakon t’i japë ndonjë çertifikatë Shtëpisë, pasi e ka marrë në dorëzim fëmijën, bir i nënës së pamartuar.

Më 3 korrik 2018, e pyetur nga Komiteti për Kujdesin ndaj Fëmijëve, zonja Anima Indwar pranoi se fëmija i zonjës Karishma Toppo nuk i është dorëzuar Cwc. Pas këtij pranimi, Komiteti e çoi në polici. Edhe fëmija i zonjës Karishma Toppo iu dorëzua Cwc-së nga zonjat Anima Indwar dhe Karishma Toppo, po atë ditë.

Më 4 korrik 2018, motër Concelia dhe motër Marie Deanne, eprore e Nirmal Hriday, u morën në pyetje nga policia. Motër Concelia u arrestua, ndërsa motër Marie Deanne, pasi u mbajt deri në orën 7 të mbrëmjes së ditës së mëpasme, u la e lirë.

Mbrëmjen e 4 korrikut 2018, pas asnjë paralajmërim, Cwc dhe përfaqësuesja e Zyrës për Mbrojtjen e Fëmijëve, zonja Seema, morën me vete 11 nëna të pamartuara, një nënë me fëmijën e vet dhe një nga kujdestarët e shtëpisë. Ato gra janë poshtëruar thellësisht e turpëruar publikisht, pasi u tërhoqën jashtë shtëpisë para shumë mediave. Për arsye të panjohura, më 6 korrik 2018, shtëpia jonë e Shishu Bhawan-it në Hinoo u bastis nga policia dhe nga Cwc-ja. 22 fëmijët, që banonin në shtëpi, u morën me vete nga Cwc-ja, përfshirë edhe një fëmijë njëmuajsh. Gjatë qëndrimit në Cwc, njëri nga fëmijët u sëmur rëndë dhe u shtrua në terapi intensive në Rani Hospital. Edhe regjistrimet dhe regjistrat e kësaj shtëpie u morën nga përfaqësuesit zyrtarë, pa asnjë lloj çertifikimi. Është e dhimbshme që Cwc-ja t’i rezervojë një trajtim të tillë një shtëpie, që vetëm dy javë më parë, vetë përfaqësuesit e tij e quajtën “ambient të shkëlqyer për kujdesin e fëmijëve”.

Duke ndjekur gjurmët e themelueses, shën Nënë Terezës, Misionaret e Dashurisë kujdesen për të varfërit, për të braktisurit e për të mjerët që nga viti 1950. Sot kanë 5167 murgesha, aktive e kundruese, me 760 shtëpi në 139 vende. Në Indi, Misionaret e Dashurisë kanë 244 shtëpi, përfshirë ato në Jharkhand. Me punën tonë, u japim një shtëpi të sëmurëve nga gërbula, tuberkulozi, Sida, fëmijëve dhe të rriturve me probleme fizike e mendore, sigurojmë fjetore, dispensa për kurimet e para mjekësore, shtëpi për gratë në vështirësi, për vajzat në rrezik, për gra shtatzënë të braktisura, për gra, që varfëria dhe uria i kanë nxjerrë në rrugë.

Kongregata e Misionareve të Dashurisë impenjohet ta vazhdojë shërbimin e vet për më të varfërit e të varfërve, me zemër e falas, për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe të brishtëve, pavarësisht nga kritikat e pabazuara e të paprecedent, që duhet të përballojmë sot. Kemi besim të plotë në ligjin e në Gjykatat, në hetimet e autoriteteve e, jemi të bindura se do të mbizotërojë drejtësia.

Lutemi për të gjithë ata, që janë prekur nga zhvillimet e fundit dhe i kërkojmë Zotit t’i bekojë të gjithë ata, që na qëndrojnë pranë në këto çaste të vështira e të dhimbshme, duke ia besuar Hyut gjithë njerëzit vullnetmirë. Nëna jonë, Shën Tereza e Kalkutës, ndërmjetësoftë për ne pranë Atit të Gjithpushtetshëm. Motër Mary Prema.

“Where the wild roses grow”, kënga që sjellë historinë e gruas që u vra nga i dashuri i saj (VIDEO)

Gruaja që u vra nga i dashuri i saj.

Cila ishte Elisa Day, që Nick Cave e bëri këngë dhe e këndoi me Kylie Minogue.

Kënga “Where the wild roses grow” (Aty ku rriten trëndafilat e egër), që këndohet nga i zymti Nick Cave dhe e “këndshmja” Kylie Minogue, i referohet vrasjes së një gruaje nga i dashuri i saj.

Duke kënduar të alternuar rrëfejnë secili nga ana e tij, njohjen e tyre. Dashuria që i bashkoi dhe shëtitja vdekjeprurëse në lum. Aty ku burri, vrau të dashurën e tij me një gur.

“Kur u shkrua “Aty ku rriten trëndafilat e egër” kisha Kylie në mendjen time”, tha Cave, që kërkonte këngëtaren e duhur, me të cilën do të bashkëpunonte për këtë këngë. Kur kompozoi “Aty ku rriten trëndafilat e egër”, ia dërgoi dhe sigurisht Minogue pranoi, pasi bashkëpunimi me Cave ishte edhe ngritje artistike. Cave u frymëzua për këtë këngë kur dëgjoi historinë “Doën in the Willow Garden”. (Poshtë në kopshtin e Willow), aty ku një burrë vret të dashurën e tij të bukur dhe e hedh në lumë.

Në vargjet: “Aty ku rriten trëndafilat e egër” fillimisht përshkruhet dashurinë e tyre e rrufeshme.

Nick Cave: Nga dita e parë që e pashë, e dija se do ishte një dhe e vetme. Shihte brenda syve të mi dhe buzëqeshte, sepse buzët e saj kishin të njëjtën ngjyrë me trëndafilat që rriten në lumë, të përgjakshëm dhe të egër.

Kylie Minogue: Kur trokiti në derën time dhe hyri në dhomë, të ngjethurat u larguan brenda në sigurinë e përqafimit të tij, do bëhej i pari im, dhe me kujdes fshihu me dorën e tij lotët që derdheshin mbi fytyrën time.

Cila ishte dita Elisa Day? Emri Elisa Day që përdor Cave në këngën e tij i referohet një gruaje e cila, sipas legjendës, jetonte në Europë në periudhën mesjetare dhe të gjithë thoshin se bukuria e saj krahasohej me trëndafilat e egër që rriten në brigjet e lumit.

Vazhdimi i këngës.

Nick Cave: Ditën e dytë i ofrova një lule, ishte gruaja më e bukur që kisha parë dhe i thashë: “E di se ku rriten trëndafilat e egër kaq ëmbël, të kuq dhe të lirë”.

Kylie Minogue: Në ditën e dytë erdhi vetëm me një trëndafil të kuq dhe tha: “do më japësh ndjenjën e humbjes dhe vuajtjen tënde?” i bëra shenjë me kokë “po”, teksa isha shtrirë në shtrat tha: “në qoftë se të tregoj trëndafilat, do të më ndjekësh nga pas?”

Sipas legjendës mesjetare, e cila ka karakteristikat e këngëve popullore, vajzën e dashurojë një burrë i cili mbërriti në qytet. Ai iu afrua dhe i kërkoi të shkonin në lumë. Atje ai e vrau, e goditi me një gur në kokë.

Kylie Minogue: Ditën e tretë më shpuri te lumi, më tregoi trëndafilat dhe u puthëm dhe gjëja e fundit që dëgjova ishte një fjalë pëshpëritëse në çastin që u gjunjëzua mbi mua me një gur në grushtin e tij.

Nick Cave: Ditën e fundit e shpura atje ku rriten trëndafila dhe u shtri në breg, era frynte e lehtë si vjedhës teksa i dhashë puthjen e lamtumirës. Thashë, “e gjithë bukuria duhet të vdesë” dhe u përkula dhe mbolla një trëndafil në mes të dhëmbëve të saj.

Kylie Minogue: Më thërrasin trëndafil i egër, por emri im ishte Eliza Day. Pse më quajnë kështu, nuk e di, emri im ishte Eliza Day. – Ngjarje nga Historia Botërore. /KultPlus.com

Ermonela Jaho interpreton “Suor Angelica”, mahnit Mynihun (VIDEO)

Ermonela Jaho sjell një interpretim të jashtëzakonshëm në rolin e Anxhelikës, duke përcjellë një brishtësi të thellë përmes një toni plot dritë dhe më pas vërtetë shpërthyes, kur personazhi arrin pikën psikologjike të thyerjes.

Kështu e nis kritika gjermane përshkrimin e interpretimit të sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duke iu referuar rolit të saj “Suor Angelica” (“Motër Anxhelika”) në operën me të njëjtin titull, vënë së fundmi në skenën e Mynihut.

Ermonela Jaho sjell një performancë të jashtëzakonshme si Motër Anxhelika, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme përmes timbrit të zërit dhe zbërthimit psikologjik që i bën personazhit të saj.

Motër Anxhelika kapet pas një vizioni qiellor: Pasi ka humbur prej dy vitesh djalin e saj të vetëm, ajo vendos të bëjë jetën e murgeshës si një shpagim, teksa beson se e dëgjon djalin e saj duke e thirrur që të takohen në parajsë.

Në tentativë për të kryer vetëvrasje, Motër Anxhelika pi helm, por shpejt kupton se ka kryer një mëkat të vdekshëm dhe mallkon veten për ndarjen e përjetshme nga i biri. Ky subjekt i operës së famshme, shkruar nga Giacomo Pucini, u vu për herë të parë në skenë në vitin 1918, por vijon të pëlqehet në mbarë botën edhe pas një shekulli, shkruan atsh.

Pas suksesit në “Bayerische Staatsoper Munchen”, 26 korriku do ta gjejë Ermonela Jahon sërisht krah Placido Domingos, në Operën e Madridit me një tjetër premierë. /KultPlus.com


Studentët e ‘Opera studios’ në PISU përmbyllin kursin me koncert përcjellë në piano nga Simon Despalj

Gili Hoxhaj

Më shumë se dhjetë studentë për dy javë kanë ndjekur kursin e “Opera Studios”, ku për dy javë së bashku me profesoreshën e njohur Merita Juniku e profesorin Simon Despalj kanë përgatitur programin me vepra të Bizet, Mozartit e kompozitorëve të tjerë.

Ky kurs përveç studentëve të muzikës, ka mbledhur edhe studentë të cilët nuk janë pjesë e kësaj dege por që në kuadër të këtij kursi, kanë përjetuar një eksperiencë tërësisht ndryshe. Ditët e para të kursit kanë qenë njoftim me veprat, duke kaluar çdo ditë në kompletim të programit që profesoresha Merita Juniku përgatiti për studentët.

Sot për ta finalizuar gjithë këtë punë, pas çdo ditë provash për dy javë rresht, ata sonte u rreshtuan krah njëri-tjetrit për të nisur programin artistik me veprën “Una favurita laorima” me solist Etrit Nuren e përcjellë me piano nga pianisti kroat e kompozitori i njohur Simon Despalj. Kjo nuk është hera e parë që në agjendën e tij, ai i ka të ndara ditët për të ushtruar së bashku me studentët shqiptarë, disa prej të cilëve për herë të parë ndjeknin një kurs që kishte të bënte me muzikën klasike.

Ai tregoi për KultPlus se ka ardhur shpesh në Kosovë por kjo është hera e tretë që vjen në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës. Thotë se ndihet mirë këtu dhe këto ditë të qëndrimit këtu në kuadër të këtij kursi, i kanë dhuruar një eksperiencë të veçantë.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu, shoh shumë njerëz të cilët i kam takuar dhe më parë. Dua ta falënderoj Merita Junikun sepse ajo i ka përgatitur studentët para se unë të vij në Kosovë pasi që është një periudhë e shkurtër për të sjellë një koncert të mirë, kështu që është shumë mirë që ata përgatiten më herët. E shijova lojën time në piano, dua të cek që kam udhëtuar këtu e kam parë gjëra të reja”, tregoi Despalj.

Despalj i cili edhe më parë ka qenë pjesë e këtij kursi, thotë se nuk është hera e parë që punon me studentë të cilët i përkasin fushave të tjera, jashtë fushës së muzikës.
“Ata reagojnë shumë mirë ndaj muzikës dhe janë shumë të lumtur që patën mundësi ta kenë një koncert, kështu që këtu ishin disa që i përkisnin fushës së muzikës dhe natyrisht se pjesët më të rëndësishme u takonin atyre. Ishte një kombinim i bukur. Mendoj që ky program është një ide shumë e mirë”, tregoi kompozitori e dirigjenti Despalj.
Besart Halilaj, Diona Kurti e Dea Xhemajli ishin në qendër të këndimit, derisa përcilleshin nga ansambli vokal i përbërë nga Arianita Saramanti, Dafinë Millaku, Erjona Mulaj, Fjolla Hajrizaj, Gresa Kabashi, Halime Gagica, Xhevahire Saramati, Mentor Hoxha, Sadik Kuqi e Vigan Dalipi.

Kryevepra “Carmen” ishte ajo që e mbylli programin.

Tri pjesë të kësaj vepre deri në “L’amour est oiseau” nga zëri i solistes Dea Xhemajli, përcjellë kohë pas kohë nga ansambli vokal sollën meloditë e fundit në përmbyllje të programit. Në mesin e autorëve të njohur, nuk mungoi as vepra e njohur shqiptare “Hej ju male” e kompozitorit Çesk Zadeja, e që erdhi në interpretimin e Besart Halilajt. Derisa vepra e njohur “Carmen”, vinte përmes solistes Xhemajli, dy nga anëtarët e ansamblit vokal, Vigan Dalipi e Halime Gagica, e përcillnin edhe me lëvizje të trupit, derisa vallëzonin në vals.

Solistja Dea Xhemajli tregon se as për të nuk është hera e parë që merr pjesë në këtë program. Ajo tregoi për KultPlus se është kënaqësi veçmas kur punon me profesionistë si profesoresha Juniku e profesori Despalj.

“Është kënaqësi kur punon me profesionistë si profesorët e këtij kursi, ishte një eksperiencë e veçantë puna me studentët e rinj të cilët kanë shijuar për herë të parë një eksperiencë të tillë muzikore. Sonte ishte një ndjenjë shumë e mirë që së bashku ta prezantojmë këtë punë para publikut”, tregoi Xhemajli.
Fjolla Hajzeraj është studente e gazetarisë, e cila pas eksperiencës me këtë kurs vitin e kaluar, ka vendosur që të jetë pjesë e tij edhe këtë vit. Ajo thotë se përveçse ka shijuar aktivitetet e tjera që PISU i sjellë, po ashtu ka arritur të mësojë më shumë për muzikën klasike.

“Falë profesoreshës Merita Juniku dhe profesorit Simon Despalj këto ditë mësova që bashkë me korin të interpretoj disa nga veprat më të njohura botërore. Të kalosh dy javë në shoqërinë e tingujve të përsosur të muzikës klasike, duke u begatuar me mësime të vyera nga profesorët dhe duke qenë në mesin e miqve të mrekullueshëm, ka qenë ideale për të krijuar një mozaik kujtimesh të bukura”, tregoi Hajzeraj për KultPlus.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për disa ditë radhazi ka qenë nikoqire e 300 studentëve nga vendi, rajoni dhe bota, të cilët kanë marrë pjesë në gjithsej 15 kurse në kuadër të edicionit të 18-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar në Prishtinë. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon videoklipin e “I’m A Mess” (VIDEO)

Bebe Rxha ditë më parë kishte publikuar si audio këngën “I’m A Mess”, kurse sot këtë këngë e sjell me videoklip.

“I’m A Mess” është pjesë e albumit të saj debutues “Expectations”, transmeton Koha.net.

Bebe Rexha së fundmi është nominuar në VMA në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” me “Ment to be”, një projekt i përbashkët me grupin e muzikës country “Florida Georgia Line”./KultPlus.com

Bletari, roli i ardhshëm i Nik Xhelilajt në “Milk & Honey”

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë në Prishtinë u dha premiera e filmit “Zer” ku luan shqiptari Nik Xhelilaj, i cili tashmë i është përveshur punës për të realizuar projekte të tjera filmike. Personazhi i tij i ardhshëm do të jetë një bletar, shkruan KultPlus.

Aktori Nik Xhelilaj është duke bërë xhirimet në Berlin të Gjermanisë për serialin Milk & Honey.

“Për momentin jam duke xhiruar një serial në Gjermani në Berlin, aty luajë një bletar i cili kur nuk i ecën puna me mjaltin u bënë edhe ‘favore’ grave. Është një skenar shumë i mirë, një histori shumë e lezetshme ku jemi katër shok. Dhe unë jam shoku emigrant në këtë film”, u shpreh ai për KultPlus.
Sipas tij pjesëmarrja në këtë serial e bënë të lumtur pasi që do të ketë mundësi që të shoh edhe pjesë të tjera të Berlinit.

Në audicion personazhi i aktorit Xhelilaj kishte kombësi tjetër por pas audicionit është vendosur që ai të jetë shqiptar duke e bërë rolin e tij edhe më origjinal.

“Është hera e parë që është një prodhim jashtë Shqipërisw dhe ku shqiptari nuk paraqitet si mafioz por është një personazh shumë interesant. Shpresoj qw kwtw serial ta blejë ndonjë televizion në Shqipëri apo edhe në Kosovës pwr ta transmetuar sepse wshtw një projekt ku luan një aktor shqiptar dhe besoj do ishte interesantpwr shikuesit shqiptar, pse jo”, u shpreh ai.

Momentalisht aktori Nik Xhelilaj është duke luajtur në një serial në Turqi ku janë xhiruar katër seri dhe do të vazhdojnë xhirimet përsëri. Edhe në këtë serial ai portretizon një shqiptar nga Prizreni i cili është terrorist.
“E mira e serialit është që histori e tij çdo herë ndryshon kështu që do presim sesi do të rrjedhë historia e prizrenasit”, u shpreh ai.

Aktori Nik Xhelilaj po qëndron në Prishtinë në kuadër të Prifilm Fest, ku u paraqit premiera e filmit “Zer” në të cilin rolin kryesor e ka ai. /KultPlus.com

“Gjumë dhe Dashuri”, premiera e radhës në PriFilm Fest

Alberina Haxhijaj

Filmi ‘Gjumë dhe Dashuri’ me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi e me regji nga Arsim Haliti u dha mbrëmë premierë në PriFilm Fest, shkruan KultPlus.

Në kuadër të edicionit të 10-të të festivalit të filmi, PriFilm Fest, një vend të veçantë po e zënë produksionet vendore. “Gjumë dhe Dashuri” është filmi i radhës i cili erdhi mbrëmë në kuadër të këtij festivali. Premiera e të cilit u dha te platoja në sheshin “Zahir Pajazit”.

Film flet për Astritin, i cili përpiqet që të shërojë vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtatzënë. Ky lajm e trondit Astritin. Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana. Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës së tij.

Pikërisht tematika që ka filmi e bënë këtë film të veçantë u shpreh producenti Valon Bujupi sipas të cilit pika kulminante e filmit është biseda në mes të Astritit dhe Zanës.
“Tradita dhe mentaliteti janë diçka që lidhen me këtë film e që vërehen të gjeneratat më të vjetra. Këtë mund ta gjejmë te babai, te Astriti dhe te konflikti i tij me gruan e tij. Astriti brenda vetës e ka një konflikt. Ai përpiqet që ta shpëtoj vajzën por në anën tjetër i kushton vëmendje asaj se çfarë thonë të tjerët për të dhe familjen e tij”, u shpreh Bujupi.

“Gjumë dhe Dashuri” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa xhirimet për këtë film kanë përfunduar për 13-të ditë pune dhe është xhiruar në 5 lokacione të ndryshme.

“Buxhetin që e kemi kërkuar nga QKK-ja, ka qenë 60 mijë euro mirëpo na kanë ofruar vetëm 35 mijë euro kështu që të gjithë filmin e kemi realizuar me këtë buxhet. Kemi bërë shumë reduktime mirëpo merita më e madhe për realizmin e filmit i takon ekipit të cilët kanë punuar shumë”, u shpreh Bujupi.

Sipas tij dashuria për projektin dhe besimi që ka pasur ekipi në këtë film ka bërë që ata të vazhdojnë punën.
“Nëse e marrim dhe e analizojmë skenarin dhe filmin, për mendimin tim, filmi e ka tejkaluar skenarin. Kjo është diçka shumë e mirë pasi që i jam frikësuar skenarit. Kam menduar se ndoshta nuk kemi material të mjaftueshme mirëpo tani jemi shumë të kënaqur me rezultatin”, u shpreh producenti Bujupi

Filmi “Gjumë dhe Dashuri” në PriFilm Fest ka ardhur si projeksion special dhe nuk është në garë, ndërsa pritet që rrugëtimin e tij ta vazhdojë edhe në festivale të tjera.

“Falënderojmë shumë PriFilm Fest i cili na ka ofruar mundësin për të qenë pjesë e tyre dhe që vazhdimesh na përkrahin. Këtu do të apeloja tek të gjitha festivalet vendore që të kenë përkrahje më të madhe sidomos për projektet vendore pasi që buxheti me të cilin po realizohen filma është i vogël”, përfundoi Valon Bujupi.

Edicioni i 10-të i Pri Film Fest vazhdon deri më 22 korrik. Për programin e plotë të PriFest mund të klikoni në këtë link, e ku do të njoftoheni për filmat dhe të gjitha ngjarjet që do të ndodhin këtë javë në kuadër të Prifest./KultPlus.com

Turisti nga Kosova thotë se e larguan me dhunë nga apartamenti në Durrës

Një turist kosovar nga Prizreni po pretendon se është larguar me dhunë nga apartamenti i tij privat që kishte rezervuar për t’i kaluar pushimet verore. Thotë se nga njëri apartament në Durrës është larguar me dhunë dhe nën kërcënime, raporton Insajderi.

Turisti nga Kosova që nuk ka dashur t’i përmendet emri por vetëm inicialet B.K ka thënë për Insajderin se është larguar me dhunë nga apartamenti së bashku me të dashurën e tij.

Sipas pretendimeve të tij, ai kishte rezervuar dhe kishte paguar për të qëndruar disa net në atë apartament, por që sipas tij dy ditë para se t’i skadonte rezervimi ai ishte larguar me dhunë.

B.K, pretendon se pronari me djemtë e tij dhe punëtorët i trokitën në gjashtë të mëngjesit në derë për ta urdhëruar largimin nga aty. Ndërsa thotë se nuk iu kthyen as paratë dhe as nuk qëndroi për netët e paguara.

“Së bashku me të fejuarën time isha në Durrës dhe kisha zgjedhur një apartament privat për ta kaluar pushimin. Por dy ditë para se të largohem, para se të skadonte marrëveshja, pronari me djem dhe me punëtorë në ora 6 të mëngjesit ka ardhur në dhomë dhe më ka nxjerrë jashtë”, ka deklaruar ai.

Ai pretendon se ishte kërcënuar nga pronari se nëse nuk e liron dhomën do të ballafaqohej me probleme.

“Unë i tregova se kam edhe dy ditë me qëndruar, por nuk dëgjonte thoshte se marrëveshja ka qenë kështu. Më tha për gjysmë ore e liron banesën ose i kemi punët keq. Mu dashtë me dal nga aty s’kisha llogari mu mbyt për dy ditë”, ka deklaruar ai.

Më tej ai sqaron se më pas nuk kishte gjetur fare apartament për ta kaluar edhe një natë, por thotë se u detyrua të kthej në Kosovë më herët.

“Shikova mos po gjej për 1 natë ndonjë apartament tjetër aty afër, ama nuk gjeta dhe u ktheva krejt në shpi, çka me bë. Po mua vizitat në Durrës kanë marrë fund sepse nuk shkojë më”, ka pretenduar B.K.

Insajderi gjatë sezonit verorë kur kosovarët ia mësyjnë bregdeteve shqiptare do të jetë i fokusuar në raportimin për brengat e turistëve kosovarë në Shqipëri. Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për këso probleme të kosovarëve ashtu siç inkurajon të gjithë ta bëjnë një gjë të tillë në rast të keqtrajtimeve apo pa rregullsive. / KultPlus.com

Edhe tortë për rekomandimin e vizave

Në Odën e Ekonomike të Kosovës sot është kremtuar rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarë të Kosovës.

Është prerë edhe torta e janë thënë fjalë të mira për këtë që tashmë nga politikanët e quajnë “lajm të mrekullueshëm”.

Foton nga ky manifestim në Facebook e ka publikuar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Ai me këtë rast edhe ka shkruar:

“Liberalizimi i vizave, qytetarëve të Kosovës ua lehtëson jetën, dhe veçanërisht është lajm i mrekullueshëm për bizneset në vend. Në vizitën e sotme në Odën Ekonomike të Kosovës, rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë për të rritur parametrat në ekonomi, si dhe për të vazhduar partneritetin me sipërmarrësit dhe bizneset. Bizneseve në vend me ndërtimin e termocentralit “Kosovës së Re” u garantohet stabilitet energjetik. Po ashtu, kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore që na lidhë me shtetet fqinje e më gjerë. Komunave u kemi siguruar hapësirë të veçantë për zona ekonomike. Kurse, politikat fiskale i kemi ndër më të mirat në rajon. Ekonominë po e orientojmë drejt partnerëve tanë strategjikë dhe me lëvizjen e lirë në vendet e BE-së do të fuqizohen lidhjet ekonomike me Europën”.

Ministri Kujtim Gashi viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Parkun Arkeologjik Ulpiana, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, punimet tjera në bashkëpunim me UniversitetinL’Ecole Normale Superiore-Paris dhe Universitetin e Prishtinës, sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar.

Gjatë kësaj vizite ministri Gashi u shpreh: “Sot jam këtu që të shoh nga afër punimet të cilat po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, në procesin e gjurmimeve të rregullta arkeologjike, të konservimit-restaurimit por edhe të mirëmbajtjes së parkut arkeologjik në përgjithësi. Po ashtu, gjatë kësaj vizite dua të shoh nga afër punime tjera specifike të cilat zbatohen në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, universitete dhe institucione tjera shumë të rëndësishme e që në rastin e Ulpianës kanë qenë në numër të konsiderueshëm”.

Ai tha se e vlerëson angazhimin e Institutit Arkeologjik, arkeologëve, profesorëve të Universitetit L’Ecole Normal Superiore Paris (me karakter shkencor, kulturor dhe profesional) dhe atyre të Universitetit të Prishtinës. Po ashtu ministri përgëzoi studentët e Universitetit Veror që iu kanë bashkangjitur këtij ekipi profesional.

Ministri Gashi tha se Parku Ulpiana do të ketë mbështetje të vazhdueshme: “Parku Arkeologjik Ulpiana, do të ketë mbështetje të vazhdueshme deri në funksionalizimin e plotë të tij, në kuptimin e punimeve, krijimit të kushteve më të mira për vizitorë dhe promovimit të këtij parku”. Ai i inkurajoi që këtë mbështetje ta kthejnë në angazhime të shtuara dhe në shkëmbim të përvojave mes kuadrosh profesionale dhe që gjeneratave të reja tu mundësohet të marrin më shumë njohuri dhe përvojë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, theksoi se “nga ky park, paraprakisht lokalitet arkeologjik ka shumë të rinj që kanë filluar angazhimin e tyre si praktikantë, kurse sot studiojnë në universitete prestigjioze në Evropë por edhe udhëheqin projekte të gërmimeve brenda Kosovës. E rikonfirmoj se është shembulli më i mirë që duhet ndjekur”.

Në fund të fjalës së tij, ministri Gashi tha se nga ekipi përgjegjës pret që “të finalizoj Planin e Menaxhimit dhe një botim, në formë të Monografisë për Parkun Arkeologjik Ulpiana./KultPlus.com

Turistë spanjollë vizitojnë pikën turistike të Byshekut

Një grup turistësh spanjollëvizituan pikën turistike të Byshekut pranë qytetit të Elbasani. Pasi vizituan qytetin dhe vendet e tij historike me në qendër kalanë mesjetare, objektet kulturore dhe ato të kultit, udhëtuan për në Byshek të shoqëruar nga të rinjtë e “Smilr Albania”.

Elbasani dhe zonat rreth tij përbëjnë një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike dhe turistike. Pika më e afërt turistike me qytetin e Elbasanit, Bysheku aktualisht duket se po rimerr shkëlqimin e dikurshëm të një destinacioni turistik.

Rruga automobilistikë që të çon për atje është e riparuar dhe ka lehtësuar lëvizjen e vizitorëve drejt këtij vendi piktoresk. Banorët e fshatrave të komunës Shushicë ku bën pjesë Bysheku, po shfrytëzojnë ardhjet turistike për të tregtuar prodhimet e tyre.

Elbasani ka dhe mjaftë monumente të natyrës në periferinë e tij si Llixhat Termale, Gjinari turistik dhe historik, Pylli aluvial i Shushicës , Liqenet e Seferanit dhe plot vende të tjera interesante. Një veçori kulturore e tradicionale është dhe mikpritja vendase dhe gatimet e shijshme tradicionale të Elbasanit./ KultPlus.com