Haradinaj: Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik në Kosovë

Sot ka ndërruar jetë regjisori Bekim Lumi, i cili prej kohësh vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit, shkruan KultPlus.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si pikëllues lajmin e ikjes në amëshim të regjisorit Lumi, ndërsa e ka cilësuar si ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës.

“Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në postimin e Haradinajt.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh po përballej me një sëmundje të rëndë./ KultPlus.com

Thesarët historikë të Vlorës, tre muzeume për të mos u humbur

Turistët që vizitojnë Vlorën kanë aq shumë në ofertën e qytetit bregdetar, sa nuk do t’u mjaftonte koha e pushimeve të tyre. Deti, natyra e mrekullueshme, vendet e veçuara e të paprekura që duhen soditur, por edhe historia dhe kultura e këtij qyteti me rëndësi të veçantë në historinë e vendit, përbëjnë një pasuri të madhe që duhet programuar për t’u shijuar.

Kështu, pas një dite në plazhet e Vlorës, pasditja mund të jetë një moment i mirë për t’ia kushtuar muzeumeve.

Në qytetin e Vlorës ndodhen dhe funksionojnë 3 muzeume. Secili prej tyre përfaqëson vlera, problematikë dhe periudha të caktuara në historinë e rrethit.

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik) dhe Muzeu Etnografik, janë të vendosur në tre godina në pozicione të ndryshme në qytet. Madje, secila prej këtyre godinave përfaqëson dhe mbart në vetvete vlera të caktuara historike e arkitektonike.

Viti pas viti, numri i turistëve, veçanërisht atyre nga Kosova ka njohur rritje në vizitat e regjistruara në këto muzeume, veçanërisht në atë të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku gjenden pjesë të rëndësishme të historisë së kombit.

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare

Është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithçka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.

Për 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, që u krijua pas shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale.

Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.

Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)

Ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të veçantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962.

Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Plocës, Olimpias (Mavrovë) e më tej, Kioninës (Kaninë). Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të vecantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të veçanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924.

Në këtë muze, është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në momentin që u varros e deri në çastin kur u zbulua për t’u rivarrosur në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin e viteve ’80-të të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njerën prej të cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend, ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe një pjesë xhami.

Muzeu Etnografik

Është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik “Labëria” me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u çel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.

Ministri Gashi: Bota e artit shqiptar dhe jo vetëm, e ka humbur një prej pedagogëve dhe regjisorëve më të talentuar

Sot ka ndërruar jetë regjisori Bekim Lumi, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje, shkruan KultPlus.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka shprehur ngushëllimet e tij, ndërsa ka theksuar se skenës teatrore do t’i mungojë zelli dhe kreativiteti regjisorit Bekim Lumi.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të ministrit Gashi.

Lajmin për vdekjen e parakohshme të Bekimit, profesorit e regjisorit tonë të madh e të zellshëm, e morëm me pikëllim të madh.

Pas një lufte më shumë se dy vjeçare me një sëmundje të rëndë, bota e artit shqiptar dhe jo vetëm, e ka humbur një prej pedagogëve dhe regjisorëve më të talentuar.

Regjisori Bekim Lumi, i cili me shfaqjet e tij të shumta e që karakterizoheshin me aspektin minimalist dhe eksperimental, e ka përfaqësuar vendin tonë në shumë festivale teatrore brenda dhe jashtë Kosovës, duke e prezantuar suksesshëm artin teatror ku u nderua edhe me çmime të shumta.

Skenës teatrore të vendit tonë do t’i mungojë zelli dhe kreativiteti i Bekimit dhe për kulturën shqiptare ndarja e parakohshme e tij nga jeta nga beteja me sëmundjen, është një humbje e madhe.

Angazhimi dhe suksesi i tij për familjen duhet të jenë krenari dhe jo dhimbje kurse për ne, shokët, kolegët dhe artdashësit duhet të jetë nxitje dhe frymëzim.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Bekim Lumit.

Sinqerisht, KG

Thaçi: Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj

Sot ka ndërruar jetë regjisori Bekim Lumi, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje, shkruan KultPlus.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi këtë lajm e ka cilësuar si të dhimbshëm ndërsa Lumin si një njeri që në vazhdimësi ka kontribuar në fushën e artit.

“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruhet në postimin e presidentit Thaçi.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh po përballej me një sëmundje të rëndë./ KultPlus.com

Ndahet pasuria e George Michael, pjesa më e madhe i milionave do të shkojnë për bamirësi

Ylli i ndjerë i muzikës pop, George Michael, në testamentin e tij nuk i ka lanë asgjë të dashurit Fadi Fawaz.

Siç transmeton The Sun, pasuria e këngëtarit ka shkuar për bamirësi, pastaj për motrën e tij dhe personelin që ka punuar për të.

Kushëriri i Michael, Andros Georgiou, ka thënë se një pjesë e pasurisë së patundshme ka shkuar edhe për kushërinjtë e këngëtarit.

Andros, i cili është rritur bashkë me George, ka thënë se pjesa më e madhe i milionave do të shkojnë për bamirësi dhe për motrat e yllit të muzikës, Yioda dhe Melania.

Durrësi ‘pushtohet’ nga jahtet turistike

Një muaj i mbarë ka qenë korriku për portin e Durrësit, ku prej datës 1 deri më 24, plotë 81 jahte turistike janë ankoruar në këtë port.

Numri i jahteve turistike gjatë vitit 2018 pritet të dyfishohet, krahasuar me vitin e kaluar.

Zyrtarisht mësohet se në Durrës që nga viti 2017 është ankoruar një numër i madh jahtesh me gjatësi nga 30-100 metra, përgjithësisht prodhime të viteve të fundit në kantiere të njohura të botës.

Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë.
Nga fillimi i muajit janar 2018 në Durrës kanë mbërritur 214 jahte, ndërsa shifra e të gjithë vitit 2017 ka ndaluar në 294 jahte gjithsej.

Ndërron jetë regjisori Bekim Lumi

Ka ndërruar jetë regjisori Bekim Lumi, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje.

Për më shumë do të shkruajmë në vazhdim. Lumi ishte një prej regjisorëve më të mirë shqiptarë.

Kolegu i tij Jeton Neziraj e ka dhënë lajmin në rrjetin social Facebook.

Regjisori Bekim Lumi njihej për shfaqjet e tij me karakter minimalist e eksperimental. Ai e ka përfaqësuar Kosovën në disa festivale teatrore ndërkombëtare, në të cilat është nderuar me çmime të ndryshme. Para tri vitesh, ai, në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka krijuar shfaqjen “Nana dhe fëmija”, ndërkaq në Teatrin Laborator “Loja” shfaqjen “John Cage’s Hamlet”.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh po përballej me një sëmundje të rëndë.

Vushtrria nesër mirëpret diasporën me muzikë rock

Komuna e Vushtrrisë do të mbajë nesër duke filluar nga ora 20:00 një koncert me muzikë rock në Kalanë e qytetit, shkruan KultPlus.

Koncert ishte paraparë të mbahej javën e kaluar por ishte anuluar për shkak të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.

“Të dashur mërgimtarë, me keqardhje iu njoftojmë se aktivitetet e planifikuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport; Koncerti Rock i planifikuar të mbahet më 27.07.2018 e (premte), në Kalanë e Qytetit dhe Koncerti i AKV “Hasan Prishtina” i planifikuar të mbahet më 29.07.2018 e (diele) në Bajgorë, do të shtyhen për shkak të respektimit të vendimit për shpalljen e tri ditëve, DITË ZIE me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi”, ka njoftuar komuna e Vushtrrisë në faqen e saj zyrtare.

Njoftimi tutje tregon se koncerti rock do të mbahet më 30.07.2018 e (hënë) ora 20:00, në Kalanë e Qytetit, ndërsa koncerti i AKV “Hasan Prishtina” do të mbahet më 31.07.2018 e (marte) në ora 12:00, në Bajgorë”./KultPlus.com

Manastiri i Zvërnecit ‘ndez’ shpirtrat e turistëve përmes muzikës

Manastiri i Zvërnecit është kthyer mbrëmë në një skenë e një koncerti simfonik, që ka argëtuar turistët vendas e të huaj.

Në koncertin që u udhëhoq nga dirigjenti spanjoll Ricardo Casero interpretoi artisti shqiptar rezident në Itali Aulon Naci, sopranoja Nina Muho si dhe muzikantë të tjerë. Koncertin e rrallë për këtë ishull e ka ndjekur edhe kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda.

Manastiret janë vende mistike. Pak kush do të donte t’i vizitonte natën. Por një grup artistësh të zhanreve të ndryshme kanë rrëzuar të gjitha mitet, duke elektrizuar shpirtrat e turistëve në Manastirin e Zvërnecit me koncertin “Tinguj jete mes Tokës dhe Detit”.

Vizitorët nuk kanë qenë të zakonshëm. Kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë ndjekur këtë koncert së bashku me zyrtarët lokalë e dhjetëra të tjerë, vendas e të huaj, që kanë ndjekur me kërshëri këtë event. Ky aktivitet është një ndër dhjetëra të tilla që bashkitë dhe qeveria po organizojnë për ta bërë sezonin turistik tërheqës për ata që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.

Kryebashkiaku Leli tha se ishulli i Zvërnecit falë investimeve është kthyer në destinacion edhe për këmbësorët në çdo orë.

“Për here te pare ne ishullin e Zvernecit fale investimit dhe ndërtimit te urës qe lidh pjesën tokësore me ishullin për here te pare kemi sjelle ne ishull nje piano, ne ishull me një orkestër simfonike nga te gjithë muzikantet e larguar apo ata qe jetojnë këtu nen udhëheqjen e dirigjentit Aulon Naci”, tha ai, raporton shqiptarja.com. /KultPlus.com

Edhe dashuria mund të vdes

Poezi nga Federico García Lorca.

Sa të rëndë janë ditët.
Në asnjë zjarr nuk mund të ngrohem,
nuk më qesh më asnjë diell,
gjithçka është bosh,
çdo gjë është e akullt e pa mëshirë
madje edhe të shtrenjtat yje të qarta
më shikojnë pa ngushëllim,
qysh kur kam kuptuar në zemrën time,
që edhe dashuria mund te vdesë./ KultPlus.com

Sekuenca nga seriali britanik “Casualty”, ku luan aktorja Arita Sadiku

Glamradio ka publikuar disa sekuenca nga seriali britanik “Casualty”, ku luan edhe aktorja shqiptare Arita Sadiku, shkruan KultPlus.

Aktorja kosovare Arita Sadiku është pjesë e serialit britanik “Casualty”, serial ky i cili është në mesin e Top 10 serialeve më të mira në Britani.

Seriali “Casualty” shfaqet në BBC1./KultPlus.com

Bajroni dhe historia e byrekut nga Lunxhëria

Gatimet tradicionale që bëjnë banorët e Lunxhërisë kanë vjedhur zemra e turistëve ndër vite. Në mesin e të pasionuarve pas ushqimeve tradicionale ka qenë edhe shkrimtari Xhorxh Gordon Bajroni.

Kur Bajroni kaloi nëpër Lunxhëri dhe qëndroi në Labovë të Kryqit, Qestorat e gjetkë, në mes të ushqimeve të tjera, patjetër që i bënë edhe byrekun lunxhiot, me lakra, me cerepulicë brenda, erëza e çfarë jo tjetër.

Aq i shijoi byreku sa ai ka shkruar në kujtimet e tij, se e pyeti të zonjën e shtëpisë me se e kishte bërë byrekun kaq të shijshëm dhe i mbajti shënim gjithë përbërëse të tij.

Kur mbërriti në Londër, i thotë së ëmës t’i gatuante një të tillë me ç’kishte shkruar në listë, shkruan trahana-lunxheria.com.

Kur Bajroni provoi ta hante atë, u tha: “Faleminderit, por s’është si ai byreku që hëngra në Lunxhëri…”.

Parku Arkeologjik Kombëtar i Antigonesë është ndalesa kryesore e pothuajse çdo turisti që viziton Gjirokastrën, ndërsa fshatrat e Lunxhërisë kanë nisur të zhvillojnë turizmin malor, duke ofruar vizitorëve pasuritë natyrore të zonës.

Kërkesa e turistëve të huaj për të provuar gatimet tradicionale ka bërë që banorët e Lunxhërisë të shohin turizmin malor si një nga mënyrat, me të cilat mund të bëjnë biznes me produktet e tyre origjinale.

Gatimet vendëse ku kryesojnë bulmeti, mjalti i luleve dhe gatimet me saç, i joshin akoma turistët e huaj.

“Turistët preferojnë sidomos byrekun me lakra të pjekur në saç dhe mjaltin, i cili është artizanal dhe traditë e kësaj zone. Në dimër duan më shumë kulaçin e ngrohtë me djathë, por edhe petullat me mjaltë i pëlqejnë. U duken më të shijshme gatimet tona dhe të tilla janë sepse ne bëjmë çdo gjë vetë”, tregon 68 vjeçarja, Elisaveta Premti për gsh.al.

Krahina e Lunxhërisë është një trevë etnografike, me kostumet e veçanta të saj, e cila shtrihet përgjatë malit të Lunxhit përballë Gjirokastrës. /KultPlus.com

Kultura shqiptare para turistëve të huaj

Në Gjirokastër, sezoni turistik ka hyrë në fazën më intensive.

Për herë të parë këtë vit kultura shqiptare po paraqitet në shfaqje verore për turistët vendas e të huaj.

Atje u shfaq premiera e shfaqjes “Sokaku i të Marrëve”, e frymëzuar nga vepra e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, shkruan VOA./KultPlus.com

Plazhet e pikturuara të Shqipërisë

Plazhet e pikturuara dhe mesdhetare, me ujëra të kristalta gjenden edhe përgjatë Rivierës Shqiptare.

Saranda

Qyteti i vogël bregdetar i Sarandës ndodhet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe laget nga deti Jon. Ky bregdet është i rrethuar nga kodra me një florë e gjelbër dhe është një parajsë tokësore për adhuruesit e diellit.

Ksamili

Ky plazh me rërë në jug të Sarandës është një destinacion popullor për banorët vendas. Sidomos për notarët e kanotazhit, ku ndodhen tre ishuj të vegjël dhe janë një destinacion mjaft popullor.

Dhërmia

Ky plazh është veçanërisht mbresëlënëse për shkak të shkëmbinjve të tij të bardhë dhe guralecave. Ai shtrihet para një pylli të mrekullueshëm me pisha dhe është shumë i vizituar, veçanërisht në sezonin e verës.

Himara

Pavarësisht nga shumë turistë gjatë stinës së verës, ky është plazhi më i bukur në Shqipëri. Nëse shkoni në veri të saj, do të haseni me një plazh të gjatë të bardhë gëlqeror me ujë kristal të pastër të quajtur plazhi i Livadhit. Në jug të qendrës së qytetit të Himarës do të gjeni një tjetër plazh fantastik, plazhin e Potamit.

Jala

Nëse jeni duke kërkuar për një pushim relaksues plazhi, ky është vendi ideal për ju. Jala është një tjetër margaritar në Rivierën Shqiptare. Që nga viti 2000 ky plazh është një ëndërr dhe ka zhvilluar turizmin me hapa të shpejtë.

Borshi

Me një vijë bregdetare shtatë kilometra të gjatë, Borshi është nga plazhet më të gjatë në Shqipëri. Dhitë kullosin në ullishtet e bukura, para një peizazhi të mrekullueshëm malor. Megjithëse është një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, ky seksion deri më tani është kursyer nga bumet turistike,shkruan kosmo.at. /KultPlus.com

Kur Alida Hisku u këndonte vajzave të fshatit

Alida Hisku ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë, në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Ishte vetëm 13 vjeçare, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH.

Në Dhjetor 1974, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Vajzat e fshatit tim”, ku fiton çmimin e parë. Këngë e Enver Shëngjergjit me tekst nga Zhuliana Jorganxhi.

Anës e pas anes-o
Lumit te fshatit tim
Nga fushat vijne vashat so-ot
Djersa ne balle iu ndrin

Lumturine rrisin sot
Vashat tona duararta
Lule jane vete ato
Lulet e gezimit tone
Lulet e gezimit tone

Me buken e fushes-o
Me eren e malit o-o
Me kenge trimerie vashat
E kane rritur shtatin-o

Mes eres se fushes-o
Mes eres se malit-o-o
Rrisin dashurine vashat
Per djemte e fshatit-o

Anes e pas anes-o
Lumit te fshatit tim
Rriten vashat trimeresha
Ne roje te Lirise

Krahet e tyre ngjyre ar,
Sec i poqi dielli i jugut
Endrat e tyre kane ato
Kokra gruri stiv mbi toke
Kokra gruri stiv mbi toke

Me buken e fushes-o
Me eren e malit o-o
Me kenge trimerie vashat
E kane rritur shtatin-o

Mes buken e fushes-o
Mes eres se malit-o-o
Rrisin dashurine vashat
Per djemte e fshatit-o./KultPlus.com

DokuFest kërkon reflektim përmes diskutimeve të sivjetshme

Ndërtimi i hidrocentraleve brenda zonave të mbrojtura, kujtimet nga të ’90, roli i të rinjve në nxitjen e mobilitetit, qasja në drejtësi si luftim i stigmës për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë, e drejta e gruas në prona, janë disa nga çështjet që do të diskutohen në këtë edicioni, shkruan KultPlus.

Me qëllim që tema e sivjetme e DokuFest “REFLEKTIMI” të ofrojë një debat sa më të thellë, festivali ka zgjedhur me shumë kujdes një numër panelesh që do të mbahen përgjatë festivalit.

Reflekto të jeshilten në ty 06 Gusht – Ora 17:00

Zhvillimi i dëmshëm i hidrocentralit është një kërcënim i vazhdueshëm, jo vetëm për parqet kombëtare, por edhe rrjedhat e poshtme të rrymës afatgjata. Ndërtimi i hidrocentraleve brenda zonave të mbrojtura nuk është përjashtim, por më tepër si rregull në Ballkan. Në zonat me statusin më të lartë të mbrojtjes edhe hidrocentralet e vogla nuk janë të pranueshme si një zgjidhje e qëndrueshme.Panelistët:Elton Baxhaku – Regjisor i filmit dokumentar “Free Flow” – Shqipëri

Besar Likmeta – BIRN Albania – Shqipëri
Ena Bavčić – Civil Rights Defenders – Bosnjë and Herzegovinë
Aleksandra Bujaroska – Front – Maqedoni
Visar Azemi – Balkan Green Foundation – Kosovë

Ana tjetër e ’90 07 Gusht – Ora 17:00

Pavarësisht nga koncepti i përbashkët se ekziston një e vërtetë që mund të vërtetohet nga e kaluara dhe se zbulimi i saj do të sjellë drejtësi dhe llogaridhënie, kur mendojmë për të kaluarën, gjithashtu e lidhim me kujtimet, të cilat për nga natyra janë të pakapshme.Në Jugosllavi, kujtimet personale dhe të përbashkëta u instrumentalizuan nga rrëfimet shtetërore në vitet 1990, duke evokuar një të kaluar armiqësore dhe duke ushqyer konfliktet etnike midis njerëzve që jetuan së bashku për dekada të tëra. Përvetësimi i tyre gjithashtu solli në dritë mosmarrëveshjen ndërmjet rrëfimeve të mbajtura nga komunitete të ndryshme.Si mund të rrëfejmë një të kaluar të dhunshme tek “ish-armiqtë” tanë, perceptimet dhe interpretimet e së kaluarës të së cilëve janë formuar përmes tregimeve të ndryshme të ngjarjeve të njëjta?Është e qartë se të rinjtë sot nuk janë “armiq të mëparshëm”, në kuptimin që ata nuk morën pjesë në luftë, por megjithatë kanë një trashëgimi të vështirë, e cila është edhe një subjekt i ndjeshëm dhe mbart potencial për të sjellë paqen.A ka ndonjë mënyrë për t’i trajtuar përvojat e dhimbshme të së kaluarës, duke përdorur kujtime për procesin e shërimit?

Panelistët:Srbijanka Turajlić
Shkelzen Maliqi
Erëmirë Krasniqi
Moderator: Lura Limani

Duke reflektuar mbi rolin e të rinjve në nxitjen e mobilitetit dhe bashkëpunimit te të rinjve- Çfarë mund të bëjmë më shumë? 08 Gusht – Ora 17:00

Paneli i diskutimit do të fokusohet në bashkëpunimin dhe mobilitetin e të rinjve në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Panelistët do të ndajnë perspektivat e tyre se si kanë qenë të angazhuar në mbështetjen e shkëmbimeve rinore dhe çfarë mund të bëhet më shumë, me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit të të rinjve.

Panelistët:Kujtim Gashi – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Jehona Gjurgjeala – Drejtoreshë e OJQ TOKA
Arianit Jashari – ICHAT
Fatos Mustafa – Zëvendës Sekretar Gjeneral i RYCOModeratore: Krenare Gashi, RYCO

Qasja në drejtësi si luftim i stigmës për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë 09 August – 16:00 HRS

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet pas konfliktit në Kosovë, çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale akoma nuk është adresuar sa duhet dhe probleme kryesore mbeten stigma dhe qasja e tyre në drejtësi. Hapi i parë institucional si njohje nga shteti i Kosovës është padyshim kompenzimi pensional për këtë kategori por a është kjo e majftueshme?Çfarë duhet të bëjë shteti dhe shoqëria në Kosovë për destigmatizimin, qasjen e tyre në drejtësi dhe integrimin e tyre të plotë?

Panelistët:Atifete Jahjaga – Presidente e Kosovës (2011-2016) dhe kryetare e Bordit të Fondacionit Jahjaga
Igballe Rogova- Drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës
Flora Macula, Head of UN Women Office in KosovoModerator: Gresa Kraja,

DokuFest NUK ËSHTË PRONA JUAJ: Të kuptuarit e lidhjes midis dhunës në familje dhe te drejtave të pronës së grave në Kosovë 09 August – Ora 18:00

Shfaqja e dokumentarit “Nuk është prona juaj” nga Amanda Fisher, duke treguar rrëfimet e të mbijetuarve nga komunitetet e ndryshme të Kosovës. Më pas do të ketë panel diskutimi të udhëhequr nga OKB mbi mënyrën se sa jashtëzakonisht i vogël është numri i grave që kanë prona, për shkak të normave dhe zakonve që i lënë gratë të pambrojtura ndaj dhunës në familje.

Panelistët:Amanda Fisher, Regjisore, UNMIK
Flora Macula, Kryetare e UN Women në Kosovë
Luljeta Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e INJECT Initiative

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të eventeve që do të mbahen në Hamam në kuadër të DokuFest-it. /KultPlus.com

http://dokufest.com/sq/programi-panelet/

Për dyert që mbyllen

Poezi nga Sibel Halimi.

(Këshillë për timen bijë)

Në vetmi mësohu ta dëgjosh veten
Të gjërmosh në skutat e errëta e t’i rrish ball
Mësohu të ecësh vet
Edhe ashtu ishe gjithmonë
Por, heret a vonë do ta kuptosh
Mos e ndjek askend
Nëse së paku njëherë nuk e kthen kokën
E të sheh në sy
Për të kuptu nëse je në këmbë apo në gjunjë
Nëse je rrëzua njëherë
Ngrihu ngadalë
Është imazhi im e fjala “kici i mamit” që do të ndjek gjithmonë nga pas
Mësohu ta duash qetësinë tënde
Edhe atëherë kur nuk i beson
Nga kjo qetësi
Do të dalësh ti
Ecja nuk nënkupton gjithmonë lëvizje
Mësohu ta mbash kokën lart
të ndjekësh një yll edhe kur retë e mbulojnë
ajo do të ekzistoj për ty
Mësohu të duash
Të përqafosh
Të falësh buzëqeshje
Kur jeta të rrëzon e të përplas për toke
Vetja, të shpëton! /KultPlus.com

Fotografi nga Shqipëria e Veriut gjatë vitit 1913

Fotografi me ngjyra të rralla gjatë vitit 1913 në Shqipërinë e Veriut, Rajoni i Shkodrës (Shkodër).


Shqipëria, Scutari, një mirditor shqiptar që i përket ritit katolik.


Shqipëria, Scutari, një bareshë e vjetër në rrënojat e pazarit.


Shqipëria, Scutari, kalaja dhe fusha pjellore e lumit Juglindor të Bojanës (Buna).


Afër kalasë së Rozafës, anije me pirogë të ankoruara në një port të Bunës dhe rruga me gjurmët e karrocës.


Shqipëria, Scutari, pjesë e pazarit të bombarduar.


Shqipëria, Scutari, pranë pazarit: xhamia blu dhe mali.


Shqiperi, Scutari, një shtëpi e vjetër dhe dy malësore të Hotit.


Një shqiptare e besimit katolik, Shkodër.


Shqipëria, Skutari, manastiri i manastirit françeskan, muret e bombarduara. Grupi prej gjashtë personave përballë murit të manastirit françeskan.


Shqipëria, Scutari, një malesore me një djep në shpinë.

Fotografitë janë publikuar nga Albanian Historical Society në Facebook./ KultPlus.com

Oliver Dragojevic dhe këngët e tij që lanë gjurmë

KultPlus ju sjellë disa këngë të njohur nga Oliver Dragojevic. Hitet e tilla si “Oprosti Mi Pape”, “Magdalena”, “Vjeruj u ljubav” mbesin akoma në mendjen e adhuruseve të muzikës së tij.

Këngëtari i njohur kroat Oliver Dragojevic ka vdekur sot. Ai ka qenë një nga këngëtarët më të njohur në ish- Jugosllavi./ KultPlus.com

Arra e Babë Myslymit

“Arra e Babë Myslymit është një monument nature. Ajo ndodhet pranë qendrës së fshatit Pezë e Madhe, vetëm pak metra larg shtëpisë muze të Babë Myslimit. Është e lartë reth 12 m, ndërsa gjerësia e kurorës arrin në 4 – 5 m.

Të kjo arrë më 16 shtator 1942 u organizua Konferenca e Pezës, ku forcat politike shqiptare hartuan platformën e luftës çlirimtare nga pushtuesit e huaj fashistë. Në hijen e kësaj arre pushonte heroi i popullit Myslym Peza.
Më pas u tregua kujdes për ruajtjen e këtij druri, ndërsa përreth u shtuan edhe drurë të tjerë arre, mani, plepi, lisi, ligustra etj.

Që prej disa vitesh këtu është krijuar një park dhe pikë turistike që frekuentohet shpesh nga banorët e Tiranës. Çdo vit këtu përkujtohet mesazhi i madh pluralist i kësaj konference “të bashkohemi pa dallim klase, feje, krahine, dhe bindje politike”.

Në 3 – 4 vitet e fundit, plugimi i tokës përreth këtij monumenti në thellësinë mbi 35 cm dëmtoi sistemin rrënjor, ndaj arra po shkon drejt tharjes së plotë. Ky monument ka vlera historike e biologjike me rëndësi vendore. Për ta vizituar atë meret rruga automobilistike (25 km) Tiranë – Pezë e Vogël – Pezë e Madhe./KultPlus.com

Producentët nga Turqia filmojnë historinë e “jetimit të luftës së Kosovës”

Në Kosovë kanë nisur xhirimet e filmit “Shpata prej druri”, i cili fokusohet në historinë e “jetimit Hajdar”, babai i të cilit është zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Filmi do të jetë bardh e zi, ndërsa regjisor i tij është Emre Konuk, regjisor i njohur turk i cili me filmin “Çirak” ka fituar çmime të shumta në festivalet ndërkombëtare dhe në ato në Turqi.

Për herë të parë producentët turq xhirojnë një film me gjuhë origjinale shqipen dhe me artistë nga Kosova, po në këtë vend. Xhirimet e filmit po vazhdojnë në Mitrovicë, ndërkaq do të realizohen xhirime edhe në Prishtinë dhe Prizren.

Uğur Veli, i cili së bashku me Raif Inan janë bashkëproducentë të filmit, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) thotë se xhirimi i një filmi në një shtet tjetër, përveç vështirësive ka edhe avantazhe. Ai thekson se xhirimi i filmit nga një kompani turke në Kosovë është pritur pozitivisht dhe me ngrohtësi, si nga autoritetet ashtu edhe nga populli kosovar dhe shton se programi i setit, përfshirë edhe procesi i parapërgatitjeve ka ecur mjaft shpejtë.

Veli tregon se ideja e filmit ka dalur nga koncepti “i të qenit jetim”, duke shtuar se ashtu si në Turqi edhe në Kosovë gjithkush në familje ka një histori “të jetimit”. Sipas tij, dhimbjet e Kosovës për këtë çështje ende janë shumë të freskëta.

“Kur unë isha në shkollën e mesme, në Sarajevë kishte luftë. Edhe pse nga larg, e përjetuam dhe e ndienim atë. Kur isha në studimet universitare, në vitin 1998, filloi lufta në Kosovë dhe në atë periudhë kisha miq të cilët përpiqeshin për ndihma humanitare në këtë vend. Unë nuk kisha ardhur, por në një mënyrë e ndiqja historinë. Kosova është një shembull shumë i mirë për të treguar traumat dhe dhimbjet që përjetohen nga jetimët pas luftës”, thotë Veli.

Siç thekson ai, historia e filmit është përmbledhja e historive të shumta të përjetuara dhe të atyre që mund të përjetohen. Ai shton se kanë vendosur për xhirimin e një filmi të tillë, pasi që është prekur nga mbikqyrja e fëmijëve jetimë nga një kosovar, Haxhi Kemal, i cili është pronar i objektit të “Kullës së Jetimit” që ndodhet në Prizren.

Në film, shpjegon ai, nuk trajtohet historia e tij, por Haxhi Kemali ishte një dritë për filmimin e një historie të tillë. Sipas tij, ata në të vërtetë po e tregojnë historinë e Kosovës të mbetur në gjysmë.

“Kur shkoni në një vend dhe i xhironi ata persona në mjediset dhe kushtet e tyre të jetesës, atëherë ky bëhet një dokumentar. Nëse atë e xhironi në një mjedis, kohë, plato, kostume e dekore tjera, atëherë kjo bëhet doku-dramë. Me qëllim të reflektimit maksimal të vërtetësisë së kësaj historie, ne menduam që nuk do të ishte e përshtatshme xhirimi i një historie të Kosovës në një plato. Menduam që më e drejta do të ishte që të xhirojmë në këtë gjeografi, në këto objekte, në gjuhën e këtyre njerëzve dhe me aktrimin e këtyre njerëzve”, tha ai.

Skenari i filmit “Shpata prej druri”, i cili po xhirohet me mbështetjen e Fondit të Promovimit të Republikës së Turqisë, me bashkëproducimin e TRT-së (Radio-Televizioni i Turqisë) është shkruar nga Selman Kılıçaslan.

Të gjithë aktorët e filmit janë kosovarë, ku aktori kryesor me rolin e Hajdarit është Florist Bajgora. Përveç tij, në kastingun e filmit ndodhen aktorët e njohur si Fiona Gllavica, Mensur Safqiu, Bislim Muqaj, Ilir Prapashtica, Astrit Kabashi, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Ernest Malazogu dhe Artiole Hamdiju.

Filmi sjellë historinë e Hajdarit. Babai i Hajdarit i cili ka lindur në fshatin Krushë të Vogël të Kosovës, Hyseini si personi i vetëm që ka shpëtuar nga një masakër e madhe e serbve në këtë fshat në luftën e vitit 1999, është zhdukur.

Pas disa vitesh me vdekjen e nënës së tij, Hajdari mbetet i vetëm dhe kujdesjen e tij e marrin xhaxhai Nexhati dhe gruaja e tij Fatimja. Hajdar i cili braktis edhe studimet universitare në drejtimin e historisë për shkak të kushteve ekonomike, kishte filluar të ndiqte një shenjë me dëshirën për të gjetur babanë e tij.

Gjëja e vetme që kishte mbetur si kujtim nga babai i tij për 22 vjeçarin Hajdar, ishte një shpatë prej druri. Në kërkim të babait të tij të zhdukur, Hajdar në njërën anë bëhet dëshmitar i një qëndrimi prej dervishi të babait të tij, ndërsa në anën tjetër ndjek përgjegjësit serbë të masakrës së kryer në fshatin e tij./ KultPlus.com

Ambasadori Beqë Cufaj më aktivi në promovimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani

Shkrimtari e intelektuali nga Kosova që vepron prej vitesh në Gjermani, Beqë Cufaj nuk ka shumë kohë që kur është emëruar ambasador i Kosovës në Gjermani, shkruan KultPlus.

Jo shumë kohë pas angazhimit të tij në këtë detyrë, tashmë në rrjetin social Facebook, është hapur edhe faqja zyrtare e Ambasadës së Kosovës në Gjermani, e cila përfshin të gjitha aktivitetet e saj.

Në këtë link mund t’i bashkoheni kësaj faqeje, ku në vazhdimësi mund të njoftoheni me të gjitha aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

https://www.facebook.com/Embassy.Deutschland/

“Është absurde të mendosh se dikush s’mund ta dojë një femër gjatë gjithë jetës”

Thënie nga Honore de Balzac.

“Askush nuk e dashuron një femër thjesht se është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. Ne dashurojmë sepse thjesht dashurojmë”.

“Një ditë ke për të kuptuar se ka më shumë vlerë lumturia e dikujt tjetër, sesa lumturia jote”.

“Një bashkëshort i mirë nuk bie asnjëherë të flejë i pari në darkë dhe as zgjohet i fundit në mëngjes”.

“Sa më shumë dikush të gjykojë të tjerët, aq më pak dashuron ai person”.

“Është e thjeshtë të ulesh dhe të presësh lajme. Vështirësia qëndron tek fakti se duhet të çohësh dhe të realizosh veprime”.

“Një nënë që është nënë e zonja në rolin e saj, nuk është asnjëherë e lirë”.

“Dashuria është një lojë, ku gjithmonë do të jetë dikush që do të mashtrojë”.

“Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë”.

“Gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna”.

“Është absurde të mendosh se si dikush nuk mund ta dojë një femër përgjatë gjithë jetës. Është njësoj si të mendosh se një artist i mirë ka nevojë për disa violina që të ekzekutojë një melodi”.

Shtomë dashuri

Poezi e shkruar nga Nizar Kabbani.

Shtomë dashuri, dashuri shtomë ti,
O më e ëmbla krizë e times çmenduri.
Shtoma mbytjen zonja ime,
Vërtet deti më thërret,
Shtomë vdekje përmbi vdekje,
Më ringjall nëse më vret.

O më e ëmbla vajzë mes vajzave të universit,
Më dashuro.
O ti që për ty dashurinë dogja,
Mes krahëve më shtrëngo.
Nëse strehim prej meje kërkon ti,
Do të të strehoj në dritën e syve të mi.

Dashuria jote për mua është hartë,
Hartë është për mua dashuria jote.
Asnjë kuptim më nuk ka,
Harta e kësaj bote.

Jam kryeqyteti më i vjetër i dëshpërimit.
Jam gjurma e plagës së Faraonit.
Jam pluhur, pluhur që shtrihet,
Si i pëllumbit fluturim,
Prej Bagdadit deri në Kinë.

O harabel i zemrës sime,
O prill i shpirtit tim,
O rërë e detit,
O shpirt i shpirtit,
O pylli me ullinj,
O shije bore,
O shije zjarri,
O aromë dyshimi, e njëkohësisht besimi.

Kam frikë,
Kam frikë nga errësira,
Të lutem më ndriço.
Kam frikë,
Kam frikë nga e panjohura,
Të lutem më mbro.

Kam ftohtë,
Kam ftohtë e më mbulo.
Rri pranë meje e këndo,
Se që kur linda,
Vatan ku të mbështes kokën s’po gjej.
Një dashuri mikeje kërkoj,
Të më marrë, e prapa diellit të më hedhë.

O ndriçuesja e jetës sime,
Ti më freskon.
Je kandil për bletën time,
Rrugën i’a tregon.
Atje ku erë limoni kundërmon më ço.
E me krehër fildishi krihi flokët,
Më ledhato.

Për ty spirancën e ngrita,
Shtëpinë dhe të afërmit i lashë.
Damarët i preva,
Letërnjoftimin e grisa,
Këtë botë e braktisa.

Shtomë dashuri,
Dashuri shtomë ti.
O më e ëmbla krizë,
E times çmenduri.