Për gjashtë orë, në Turqi zhvendoset pa u dëmtuar hamami i shekullit XIII

Një hamam i shekullit të XIII u zhvendos në një lokacion të ri për ta shpëtuar nga përmbytjet pas hapjes së një dige të re në Turqinë juglindore.

Hamami me peshë 1.500 tonë i epokës Artukide filloi të zhvendoset me transportues SPMT me 256 rrota në orët e mëngjesit të sotëm në një park kulturor në qytezën Hasankeyf në provincën Batman, raporton Anadolu Agency.

Hamami u transportua rreth tre kilometra larg nga vendi i tij origjinal.

“Gjashtë monumente të tjera do të transportohen gjithashtu. Hasankeyf do të mbrojë identitetin e saj historik”, tha për AA guvernatori i Batmanit Ahmet Deniz.

Rezervuari ujor i krijuar nga projekti i digës Ilisu do të përmbysë një pjesë të Hasankeyf-it, që gjendet 32 kilometra në juglindje të kryeqendrës së provincës Batman.

Qyteza Hasankeyf u shpall një zonë e mbrojtur në vitin 1981. Rreth qytezës ekzistojnë rreth gjashtë mijë shpella që përmbajnë mbetje të ritualeve krishtere dhe muslimane, si dhe një fortesë bizantine.

Transporti i hamamit përfundoi pas më shumë se gjashtë orëve nga nisja./KultPlus.com

“Pro-Rrymës” dhe në mbrojtje të natyrës erdhi mbrëmë në DokuFest

Alberina Haxhijaj – Prizren

Mbrëmë në kuadër të DokuFest-it erdhi dokumentari “Pro Rrymës” realizuar nga Elton Baxhaku, shkruan KultPlus.

“Pro Rrymës” është një dokumentim i përpjekjeve të komuniteteve lokale, organizatave mjedisore dhe aktivistëve të shoqërisë civile për t’u përfshirë në vendimmarrjen për fatet e lumenjve Valbonës dhe Vjosës, si dhe të zonave të mbrojtura përballë lejeve për projekte hidroenergjetike të qeverisë shqiptare.

Dokumentari sjellë sfidën e shekullit për mjedisin në Shqipëri, ku 526 hidrocentrale kanë marrë dritën e gjelbër nga autoritetet qendrore. Kjo është historia e rezistencës së banorëve dhe të aktivistëve mjedisor, kundër valës shkatërruese të HEC-eve në Shqipëri përgjatë dekadës së fundit.

“Në kohën kur po bënim xhirimet u premtua se do të hapej një mundësi e re drejt energjisë diellore, energjisë së erës dhe burimeve të tjera. Pasi që ekosistemi po dëmtohej rënd por kjo ishte një gënjeshtër e radhës. Projektet që ishin planifikuar për tu bërë pra me burime alternative të energjisë u anuluan dhe u ndryshuan. Për aq sa nuk u bë asnjë projekt përveç HEC-eve”, tregoi për publikun e pranishëm në platonë e DokuKino-së, Elton Baxhaku-regjisor.

Tutje ai tregoi se punimet e HEC-eve po vazhdonin që të realizoheshin dhe e vetmja pengesë që kishin, ishin banorët të cilët kundërshtoni. Pikërisht ky dokumentar paraqet edhe këmbënguljen e tyre për të shpëtuar natyrën në ‘luftë’ me shtetin e tyre i cili ka plane të kundërta.

Diçka tjetër që do mund të shihni në këtë dokumentar janë aktivitet e shumta kulturore dhe sportive të cilat janë mbajtur për të shpëtuar natyrën duke përfshirë koncertin e madh i cili mori shumë jehonë “Mos ma prek Valbonën”, apo marshimin me Kayak që u bë nëpër lumenjtë në gjithë Ballkanin pasi që një situatë të ngjashme po hasin shumë vende në këtë pjesë.

“Nuk është rasti i parë që hasim në Shqipëri, kur një i huaj vjen dhe bënë roli e ‘reflektuesit’ ai që na i hapë sytë duke na treguar se gjërat nuk janë mirë. Këtë e kemi parë edhe në rastin e Vjosës e sidomos në rastin e Valbonës ku shumë të rinj nga vendet e tjera kanë ardhur për të ndihmuar në mbrojtjen e ambientit. Por këta të rinj, nuk kanë dashur që të lidhen me asnjë parti, organizatë apo diçka të tillë ata thjeshtë kanë dashur që të na ndihmojnë pasi që e kanë vënë re se çfarë po humbim”, ka treguar ai.

Ajo që ky dokumentar vë në pah është edhe puna që kanë bërë pikërisht këta të ri duke përfshirë këtu edhe shkencëtarët të cilët kanë dokumentuar gjallesat të cilat ekzistojnë në këto pjesë të Shqipërisë e që më parë nuk janë ditur duke përfshirë këtu edhe “Puqemi”, një specie e re e cila është zbuluar.

Dokumentari “Pro Rrymës” dhe rezistencën për të mbrojtur ambientin do mund ta shikoni edhe sonte në Kino n’lum duke filluar nga ora 22:00, në kuadër të DokuFest-it në Prizren. /KultPlus.com

Action Bronson nesër në Prishtinë

Reperi shqiptaro-amerikan ACTION BRONSON nesër arrinë në Prishtinë për t’iu bashkuar kështu emrave më të mëdhenjë të muzikës botërore të momentit DUA LIPA dhe MARTIN GARRIX në SUNNY HILL FESTIVAL i cili do të mbahet me 10/11 dhe 12 GUSHT në Prishtinë.

Konferenca për media do të mbahet nesër me datë 7 Gusht në orën 18:30 në EMERALD HOTEL.

Arian Asllani, i njohur me emrin skenik Action Bronson është reper shqiptaro-amerikan nga Queensi i New Yorkut, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij dhe jo vetëm. Ai gjithashtu është autor i The Untitled Action Bronson Show, dhe Fuck That’s Delicious.

“Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të ‘Billboard’. Gjithashtu ai është nominuar në revistën ‘XXL’ për ‘Mixtape-in’ më të mirë të vitit. Revista në fjalë është një nga magazinat më të mëdha muzikore në Amerikë, ndërsa e ka zgjedhur këngën “Blue Chips” të Bronson të hyjë në nominimin për pese ‘mixtape-t’ më të mirë.

Përditshmëria e Albanit nga Bekim Guri, pasqyrë e realitetit në Kosovë

Alberina Haxhijaj – Prizren

Mbrëmë në Prizren në kuadër të DokuFest-it është dhënë premiera kombëtare e dokumentarit ‘Routine’ nga Bekim Guri, shkruan KultPlus.

Pasi i është djegur shtëpia e familjes së Albanit së bashku me dy vëllezërit e tij, e tërë familja ka pësuar shok, çrregullim mental dhe një varfëri të madhe. Ndër familjarët që e përjetuan dhe e pësoi më së rëndi është Albani.

Albani, një fëmijë i pastrehë e më shumë probleme në familje, përmes jetës së tij pasqyron shumë mirë edhe një realitet kosovar. Ai është lënë anash nga shteti dhe shoqëria, derisa mëton t’u bëjë ballë sfidave për mbijetesë. Kështu dokumentari “Routine” tregon jetën e një qenie njerëzore të pafajshme, jeta e të cilit drejtohet nga vendime të vështira dhe i cili kalon nëpër një udhëtim të vështirë.

Albani është një fëmijë që bredh rrugëve për të kërkuar të holla, një fëmijë që rritet me një baba të alkoolizuar i cili vdes pastaj, një fëmijë me të cilin tallen kalimtarët e rastit, një fëmijë që i mohohet hyrja në teatër, një fëmijë që kërkon bukë nga paragostitë që shërbehen nëpër festivale.

Kjo histori ka bërë që regjisori Bekim Guri të kthehet çdo vit, prej 2009-2018, natën e viti të ri në Kosovë për të takuar Albanin dhe për të sjellë një pjesë nga realiteti i tij i dhimbshëm.

Regjisori Bekim Guri i cili ka munguar në premierën e dokumentarit në Prizren e konsideron këtë film një realitet të hidhur të një përditshmërie dhe të një rutine e cila vazhdon e tillë për shumë vite.

“Një realitet, që tregon pasqyrën e jetës sociale në vendin tonë”, kështu e konsideron regjisori atë që paraqitet në dokumentar, tregon producenti i filmit Valon Jakupaj.

Regjisori e ka takuar rastësisht personazhin e dokumentarit, Albanin dhe pasi që ka pasur një kamerë me vete ka filluar që të xhirojë por historia e tij e ka bërë regjisorin të rikthehet çdo vit për të sjellë një pasqyrim sa më të plotë e të fuqishëm.

“Kjo çka patë është jeta e Albanit i cili jeton nëpër rrugët e Ferizajt. Dokumentari është një pasqyre e jetës së Albanit që pak a shumë është paraqitur edhe këtu. Xhirimet janë bo çdoherë në natën e viti të ri, kemi një vit kur regjisori nuk ka rritur që ta takojë Albanin por kjo është rrjedha e filmit pak e shumë. Jeta e Albanit e cila del në pah çdo vit, natën e Vitit të Ri”, u shpreh ai.

Filmi “Routine” do të shfaqet edhe sot, më 6 gusht në DokuFest, prej orës 22:00, në KINO N’LUM, në Prizren. /KultPlus.com

Prej cilës botë je ti?

Poezi nga Željko Krznarić. Përktheu Vlora Konushevci.

Prej cilës botë je ti
emrin e cilës lule e mban,
pse nuk je sikur gratë tjera
që kalojnë sikur era
emrin e të cilave as nuk e kujton,
puthjet e të cilave i harron
me mëngjesin e parë?

Prej cilës dashuri je ti,
prej cilit libër,
prej cilit roman
kur kështu, pa asnji plan,
e pa mend
zemrën në copa ma ndanë
e netët në ditë mi kthen?

Çfarë gruaje je ti
kur gjysma e jetës në ty më rri,
që më banë me vuajt
pse e gjithë kjo shumë shpejtë po shkon,
e vjeshta po afron
e lotët po më shihen për herë të parë?

Ti veç prej qiellit ke mujt me ardhë
se udhët e tjera unë i di
e me tjerat aty kam qenë n’vetmi.

Prej cilës botë je ti,
prej cilës lule e ke marrë atë temjan
që unë me të dashtë
e kurrë mos me të lanë?

Historia e Adem Rekës dhe reflektimi mbi kohën kur në Shqipëri ‘vlonin’ heronjtë

Alberina Haxhijaj – Prizren

Mbrëmë në kuadër të DokuFest-it erdhi në Kosovë historia e Adem Rekës i cili pas humbjes së jetës u shpall Hero i Punës Socialiste nga regjimi komunist në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Regjinë e filmit “Adem Reka” e ka bërë Ardian Arrëza. Ai është duke përfunduar studimet për regjisorë. Filmi ka ardhur si rezultat i një projekti i cili është realizuar në kuadër të studimeve.

Sipas tij sjellja e periudhës së komunizmit në Shqipëri përmes filmave bënë që shoqëria të reflektojë për atë kohë. Një reflektim të tillë e bënë edhe dokumentari për Adem Rekën, njeriu që u shpall hero edhe pse nuk ishte e tillë.

Historia e Adem Rekës është shumë e thjeshtë, ai u vra derisa punonte në Bigën lundruese në portin e Durrësit. Kjo mund të nxiste debat për sigurinë në punë tani mirëpo, në kohën e komunizmit, një rast i tillë nxiti shpalljen e një heroit. Kështu të urdhëruar njerëzit udhëtonin më qindra kilometra madje edhe nga Saranda për të ardhur dhe për të nderuar heroin e posa shpallur, Adem Rekën.

“Isha student në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe morën fjalën për Adem Rekën. Të gjithë u nisëm për ta nderuar, një shok i imi së bashku me disa të tjerë nuk erdhën. E mbaj mend këtë pasi që pas kësaj ngjarje jeta e shokut tim u shkatërruar, me të vërtet u shkatërruar, ai madje u përjashtua edhe nga fakulteti”, tregon njëri nga protagonistët e dokumentarit.

Ndërsa regjisori i dokumentarit, Ardian Arrëza, tregoi se kishte dëgjuar për Adem Rekën në qytetin e tij. Ai kishte dëgjuar debatin rreth asaj se a është ai heroi apo nuk është dhe pikërisht ky debat e nxiti që të hulumtonte më shumë për të.

“Pash historinë e Adem Rekës dhe mënyrën sesi ishte trajtuar nga koha e atëhershme, një kohë e cila kishte nevojë për të pasur heronj. Në Shqipëri nuk kishe fe, në fakt nuk kishte shumë dhe ishte e nevojshme që të kishte heronj. Pra nuk ishte vetëm rasti i Adme Rekës por kishte edhe raste të tjera kur një person i cili vdiste në vend të punës, shpallej hero”, tregoi Arrëza.

Mirëpo historia e shpalljes hero nuk ishte se pritej mirë nga familjarët. Në dokumentarë mund të shihni vajzën e Adem Rekës e cila shpalos më shumë detaj rreth pasojave që pati kjo në familjen e tyre, ku ata edhe u vënë në qendër të mediave në atë kohë.

“Mediat shkruan sesi nëna ime po udhëtonte me aeroplan me parat që shteti i ka ndarë për heroin, kur në fakt ajo asnjëherë në jetën e saj nuk hipi në aeroplan. Pastaj kur erdhi Enveri të ne, ai erdhi me njerëzit e tij dhe ata i bënin të gjitha për të madje edhe kafen që e piu, por mediat pyesnin: Si e pinte kafen Enveri?”, tregon në dokumentar ajo.

Gjersa shton tutje se ajo që ishte më e dhimbshmja ishte fakti se njerëzit detyroheshin që të marshonin dhe të vinin në nderime.

“Nëna ime gjithmonë thoshte: Përse po vinë gjithë këta njerëz, ata do na mallkojnë. Do thotë: ‘Ah more Adem Reka çka na bërë’”, kujton vajza e tij.

Ngjarja përmblidhet përmes materialit arkivor të kohës edhe rrëfimet e njerëzve që e kanë përjetuar atë, të cilat përfshijnë anëtarë të familjes së Adem Rekës. Të vërtetat e tyre dhe përfitimi nga rezultati ekspozon propagandën e regjimit. /KultPlus.com

“Kurrizi”, mburoja e nëndheshme e të rinjve në Prishtinë

Alberina Haxhijaj – Prizren

Mbrëmë në DokuKino përmes dokumentarit të shkurtër “Kurrizi”, të pranishmit u kthyen prapa në kohë për të parë rëndësinë që kishte ky lokacion për shqiptaret në vitet e ’90, si dhe për të zbuluar jetën kulturore që zhvillohej aty, shkruan KultPlus.

Për të përmbushur misionin e sivjetshëm të DokuFest-it, të zbulojmë përmes reflektimit se kush jemi, sigurisht që duhet të gërmojmë edhe të kaluarën dhe ta vëmë atë në pah.

Ndoshta ajo mund edhe të mos na kujtohet dhe të mos jemi të lidhur direkt me disa ngjarje të caktuar të viteve që kemi lënë pas por disa prej tyre kanë lënë aq shumë gjurmë në shoqërinë tonë sa nuk mund të iu shmangesh. E tillë ka qenë edhe historia e “Kurrizit”, për regjisoren Orgesa Arifi.

“Përzgjedhje e ‘Kurrizit’ si memorie kolektive e Kosovës jo vetëm e Prishtinës ka rrjedhur prej dëshirës time që më është ngujuar në nëndije e që gjithmonë më ka bë që më tregu tregime për të cilat shumë pak është fol”, tregon regjisorja Arifi.

‘Kurrizi’, një kompleks banesor dhe afarist në lagjen Dardania u bë një pikëtakim për të rinjtë shqiptar në vitet 1990. Lokalet të cilat u hapen nga shqiptarët bënë që në këtë pjesë të nëndheshme të zhvillohej jeta kulturore e Kosovës dhe jo vetëm kaq, pasi që “Kurrizi” ka një vend të posaçëm edhe social por edhe historik për Prishtinën.

“Kurrizi” u bë vendi ku lindën dhe u krijuan edhe shumë grupe muzikore, të tilla si “Terrori”, grupi që përbëhej vetëm nga femrat e që është përfshirë edhe në dokumentar.

Vendet si “London”, “Venusi”, më vonë “Blues”, “Piramida”, “Papiloni i Bekës”, “Hani i dy Robertëve”, “Bebe”, “Besniki”, “Bekimi i Sahatçisë” , “Gaz Domi”, “Gebo”, ishin vetëm disa nga vendet ku të rinjtë shqiptarë kalonin kohën.

“Fatmirësisht e kam parë pas dokumentarit tim që ka shumë arkiva dhe kjo vlen me u përmend për shkak se shumë pak është diskutuar për ‘Kurrizin’ në televizionet tona”, thekson regjisorja.

Tutje ajo tregon se gjithë ky dokumentar është bërë me qëllim që ‘Kurrizi’ të mos mbetet vetëm në mendjet e njerëzve që kane pasur fatin me e jetu atë periudhë. Ajo mendon që kjo pjesë është një oazë e kulturës së Kosovës, dhe si e tillë duhet që të dokumentohet.

“Kurrizi” u bë një vend ku të rinjtë shfaqni idetë e tyre dhe ndjeheshin pjesë e Evropës, një vend i sigurt ku ata ishin të mbrojtur nga të gjithë, prindërit e tyre, shoqëri por edhe policia. Edhe pse kjo e fundit shpesh herë hynte dhe kontrollonte të gjitha lokalet.

“Racia”, ashtu si quhej policia që e kontrollonte “Kurrizin”, në atë kohë ishin shpeshherë të ashpër dhe shumë njerëz u torturuan nga ta vetëm pse frekuentonin këtë vend. Në mesin e tyre ata që shpeshherë pësonin më shumë ishin studentët që vini nga qytet e tjera jashtë Prishtinës.

Të qëndrosh në Prishtinë derisa ishe i ri, i lindur në një qytet tjetër, nënkuptonte për pushtuesit serb se ti ishe student, student në “Universitetin e Prishtinës” të cilin e kishin mbyllur. Dhe kjo mjaftonte për të torturuar studentë, në kohën kur lindën edhe “Shtëpitë-Shkolla”.

“Protagonistët që i kam zgjedhur janë bërë në atë formë që të kem një barazi gjinore, pastaj profesione të ndryshme pasi që jo vetëm artistët kanë qëndruar aty. Ai vend u ka takuar të gjithëve dhe të gjithë kanë pasur diçka për të ndarë. Siç edhe e vërehet në film kanë pasur shumë gjëra të përbashkët dha kanë qëndruar shumë me njëri-tjetrin. Një union i cili ja vlen me u përmend e pse jo ndoshta edhe me u rikthye”, u shpreh regjisorja Orgesa Arifi.

Nita Luci, Ilir Bajri, Albin Kurti, Jehona Shaqiri, Vjosa Shala, Leart Zeqa, Astrit Salihu, Dritero Nikqi, Adrian Hasimja, Shkumbin Istrefi, Flutura Bekqeli Qena, Sali Shoshi, Nesim Maxhuni, Arben Islami, Bajram Bylykbashi – B.B. Poqi, Dardan Shkreli, Rrustem Geci, Arton Krasniqi, Lumnije Menxhiqi Shehu, Blerta Puka Mulhaxha, Drin Shala, Jeta Rexha, Kaltrina Thaçi, janë njerëzit të cilët kanë kontribuar në këtë dokumentar.

“Kurrizi është realizuar nga Arif Muharremi, Doruntina Basha, Orgesa Arifi, Fatos Mehmeti, Dritëro Mehmetaj, Anyla Berisha, Roland Sylejmani, Pëllumb Ballata dhe Kaltrina Thaçi. /KultPlus.com

Popullit tim

Poezi nga Esad Mekuli.

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit…
këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.

po! n’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.

kam dhanë, i dashtun…dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.

Tetë dekadat e Adem Demaçit

Nga Agim Vinca

Në vitin 1990, kur Adem Demaçi kishte hyrë në vitin e vet të 28-të të burgut, e përjavshmja “Danas” e Zagrebit, i vetmi organ i shtypit jugosllav që u bënte vend shkrimeve tona të pakta që merrnin në mbrojtje, pak a shumë, shqiptarët nga fushata e tmerrshme që zhvillohej kundër tyre në vitet ’80 (pas vitit 1981), në rubrikën e saj të rregullt “Ličnost tjedna” (Personaliteti i javës), botonte një shkrim për të burgosurin politik numër një në ish-Jugosllavi dhe ndër më të njohurit në botë, Adem Demaçin.

Jugosllavia e atëhershme, nën ndikimin e zhvillimeve në Evropën lindore e qendrore (në ish-Bashkimin Sovjetik, Poloni, Çeki etj.), po shkonte drejt pluralizmit politik dhe si rezultat i rrethanave të reja të krijuara, pritej lirimi i të burgosurve politikë, në mesin e të cilëve doemos edhe i të burgosurve politikë shqiptarë, të cilët ishin, në raport me numrin e popullsisë, pra proporcionalisht, më të shumtit në numër dhe të dënuar me dënime nga më të rëndat, disa prej të cilëve, madje, si Adem Demaçi me shokë, nga dy-tri herë radhazi.

“Čovjek sa transparenta” (Njeriu i tranparenteve) titullohej shkrimi i “Danas”-it, që Óiste në dy faqe për Adem Demaqin (kështu ia shkruanin emrin) dhe që sillte edhe fotograÒnë e tij, për herë të parë pas shumë vitesh e dekadash dhe që, siç mund të shihej qysh prej titullit, e paraqiste atë si lider politik të lëvizjes ilegale shqiptare për çlirim, si njeri që mobilizonte masat, me portretin e të cilit dilej në demonstrata, kryesisht në Perëndim, e të tjera të ngjashme.

Shkrimi ishte kryesisht pozitiv, por e paraqiste Adem Demaçin, autorin e romanit të famshëm Gjarpinjtë e gjakut, të shndërruar në legjendë, ashtu sikurse edhe autori i tij, vetëm si njeri politik, por jo edhe si krijues letrar, pra si shkrimtar.

I vetëdijshëm se në këtë mënyrë, Adem Demaçi paraqitej në mënyrë jo të plotë, madje të njëanshme, pata bërë një shkrim, në të cilin, duke përshëndetur veprimin e gazetës zagrebase, ia bëja me dije redaksisë dhe, nëpërmjet saj, edhe lexuesve, se Adem Demaçi, përveç se veprimtar politik, shumë i njohur dhe shumë i çmuar, ishte edhe shkrimtar, autor i një numri të konsiderueshëm tregimesh dhe i një romani, që kishin bërë bujë në kohën kur ishin botuar në Prishtinë, në gjysmën e dytë të viteve ’50 të shekullit XX, por që më vonë, pas rënies në burg të autorit, ishin ndaluar, ashtu siç ishte ndaluar edhe emrin i autorit të tyre, i cili, në Kosovë e gjetkë rreth tri dekada nuk mund të përmendej publikisht, pos në kontekst negativ: si armik i Jugosllavisë, çfarë edhe ishte në të vërtetë. (Armik i Jugosllavisë? Po.

I shtetit dhe i ideologjisë së tij, por jo edhe i popujve të saj, sepse Adem Demaçi, njeri me sens të rrallë politik dhe humanist i vërtetë, ka ditur ta bëjë gjithmonë dallimin mes popujve e regjimeve dhe nuk i ka bërë kurrë vend urrejtjes në zemrën e tij të madhe).

Në fund të shkrimit tim, të cilin Danas-i, për çudi, nuk e botoi, edhe pse më kishte botuar jo pak shkrime të tjera më parë, nënvizoja edhe një detaj, në dukje mbase të parëndësishëm, por që do ta ndjekë si fatalitet shkrimtarin ndër vite, faktin se emri i Adem Demaçit, në të vërtetë mbiemri i tij, shkruhej me ç” (të fortë) e jo me “q” (të butë), si thuhet në Kosovë, siç e kishte shkruar gazetari i “Danas”-it dhe siç do ta shkruajnë jo rrallë edhe vetë shqiptarët jo vetëm në atë kohë, por edhe më vonë, deri në ditët e sotme. Kjo ishte, siç kam marrë vesh, një nga arsyet (edhe pse jo e vetmja), që e shtyri autorin, shkrimtarin Adem Demaçi, të hiqte dorë për një çast nga emri i tij historik dhe ta nënshkruante kompletin e veprave të tij prej dhjetë librash, të botuar në vitin 2012, me Adem Dema e jo Adem Demaçi, veprim ky, i cili, megjithatë, mua personalisht, si lexues i veprës së Adem Demaçit dhe si studiues i saj, nuk më është dukur me vend!

Të ritheksojmë edhe një herë, edhe në këtë përvjetor jubilar, se Adem Demaçi, është jo vetëm veprimtar i shquar politik, njeri që bëri epokë, por edhe një krijues me talent të rrallë artistik. E them me përgjegjësi të plotë se po të mos e kishte Óijuar talentin e tij letrar për hir të çështjes kombëtare, Adem Demaçi do të ishte bërë një shkrimtar i përmasave të mëdha ose, siç kam thënë në një rast tjetër, sado hipotetike që mund të duket kjo gjë, Kadareja i Kosovës.

“Baca”, siç jemi mësuar ta quajmë me dashuri të gjithë ne kur Óasim për të, madje edhe ata që mund të jenë moshatarë të tij apo edhe më të moshuar se ai, i kishte të gjitha predispozitat për t’u bërë i tillë: talentin, imagjinatën, aftësinë e të vërejturit të fenomeneve jetësore, prirjen për tëkrijuar karaktere njerëzore, gjuhën e pasur, stilin lakonik, njohjen me themel të frazeologjisë popullore, zotërimin e gjuhës si sistem mjetesh shprehëse në të gjitha nivelet e saj, e të tjera.

Në librin Dosja Demaçi të historianitdr. Hakif Bajrami, haset, ndër të tjera, edhe një fjali, në të cilën thuhet: “në mesin e shkrimtarëve të Kosmetit konsiderohet si shkrimtari ma i talentuem”. Jam mahnitur kur e kam lexuar këtë fjali, tëshqiptuar nga njëri nga denoncuesit e tij. Përse? Për shkak se aty mësova, ku më së paku e prisja, se talentin si shkrimtar Demaçit nuk ia mohonin as ata që e denonconin e as ata që e burgosnin.

Përkundrazi, e konÒrmonin atë, duke pohuar me gojë plot se ai ishte “i talentuem”, madje shumë më i talentuar se ata vetë, por, ajme, kishte një të keqe të madhe: ishte armik i shtetit dhe jo një armik dosido, por i vendosur, trim e konsekuent deri në fund. Adem Demaçi i ri, ky idealist i vërtetë, sikurse edhe shokët e tij, që iu bashkuan dhe e mbështetën, kishte një ëndërr të madhe, heretike për kohën: ëndrrën e çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, prej së cilës ishte shkëputur padrejtësisht e me dhunë në vitet 1912-13.

Për hir të kësaj ëndrre, Adem Demaçi e sakriÒkoi talentin e tij si shkrimtar dhe karrierën e tij prej shkrimtari të dorës së parë. Kur ra në burg për herë të parë, në vitin 1958, me akuzën për “agjitacion e propagandë”, Ademi ishte emër i njohur në letrat shqipe në Kosovë.

Ish-studenti i shkëlqyeshëm letërsisë botërore, që me dijen dhe talentin e tij kishte çuditur edhe profesorët më të rreptë në Universitetin e Beogradit dhe gazetar i rubrikës së kulturës në të vetmen gazetë të përditshme shqipe në ish-Jugosllavi, “Rilindja”, ai kishte botuar, duke Òlluar nga viti 1953, në shtypin dhe periodikun letrar të Kosovës, kryesisht te “Jeta e re”, një varg tregimesh, me të cilat kishte përvetësuar lexuesit dhe kritikën letrare të kohës si një talent i rrallë në fushën e prozës, e cila atëherë ishte dhe, në njëfarë mase, vazhdon të jetë edhe sot deÒcitare në letërsinë shqipe të Kosovës.

Nuk harrohen tregimet e tij: Kur zoti harron, Mestani, Kthimi, Burija e Pizh Magjupit, Eu, Binak, eu…, Toka nuk sillet vetëm rreth boshtit të vet, Ezopi e të tjera, që shquhen për gjetjen e temës dhe të subjektit, për personazhet pikante, për nuancimet psikologjike, për gjuhën e gjallë e autentike, për ndjenjën e humorit dhe vlera të tjera, që i bëjnë ato modele të tregimit të shkurtër dhe si të tilla tërheqin edhe sot vëmendjen e lexuesit.

Pas një përvoje në fushën e tregimit, ku herë-herë shkëlqen si të ishte nxënës i Çehovit ose O’Henrit, i inkurajuar edhe nga suksesi që arriti tek lexuesit, Adem Demaçi do të kalojë në fushën e romanit.

Kur nuk ishte më shumë se 22 vjeç, ai botoi, në faqet e “Jetës së re”, në dy vazhdime, romanin e tij të njohur, Gjarpijt e gjakut, i cili, po atë vit (më 1958), falë përkujdesit dhe dashamirësisë së Esad Mekulit, do të botohet si libër më vete në edicionin e “Jetës së re”. Njohës i mirë i jetës dhe i mendësisë së popullit të vet, i plagëve dhe dhembjeve të tij, Adem Demaçi do të verë gishtin aty ku duhej: te plaga e hapur e vëllavrasjes dhe e gjakmarrjes, duke u angazhuar jo në mënyrë banale, por nëpërmjet situatash artistike, për kapërcimin e saj.

Pamja e fundit e romanit, ku njëri nga personazhet (Mustafa), kundërshtar i rreptë i zakoneve prapanike, pas përleshjes së dy familjeve, i drejtohet një fëmije, simbol i së ardhmes, me fjalët: “Shtypi, shtypi këta gjarpij të gjakut!…”, Óet jo vetëm për mesazhin e qartë të veprës, por edhe për mundësitë e mëdha krijuese të autorit të saj.

Se sa është treguar inventiv e largpamës Adem Demaçi në këtë vepër të papërsëritshme të prozës shqipe, Óet edhe motoja e vënë në krye të saj.

Vargjet emblematike: “Jo atyne që janë trima/ me ngrehë gishtin e krimit/ po atyne që janë trima/ me shtri dorën e pajtimit” shprehin në mënyrë lapidare preokupimin atdhetar e humanitar të shkrimtarit, të cilin ai përpiqej ta bënte pjesë të ndërgjegjes së popullit të vet. Jo rastësisht këto vargje, tridhjetë vjet më vonë, u bënë moto e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në vigjilie të viteve ’90, kur Adem Demaçi ende mbahej në burg, por fara që kishte hedhur ai tashmë kishte mbirë dhe kishte dhënë frytet e saj në tokën e plleshme të Kosovës

Gjatë viteve të burgut, jo vetëm të parit e të dytit, por edhe të tretit, më të gjatit, Adem Demaçi nuk mundi ta ushtronte profesionin e shkrimtarit.

Ndryshe nga ç’veprohej me intelektualët e tjerë disidentë të Evropës, atij nuk iu mundësua në burg që ta ushtronte zanatin e shkrimtarit. Në burgun e Stara Gradishkës, ku qëndroi në vitet e fundit, ai bënte punën e montuesit të stilolapsave, por atij vetë (çfarë ironie!) nuk i lejohej të shkruante.

Ky fakt, sikurse edhe qindra të tjerë, tregon qartë se sa ishte i rremë miti mbi liberalizmin e regjimit titist jugosllav, të cilin me të drejtë disa analistë perëndimorë e cilësonin si “stalinizëm antistalinist”.

Edhe pas daljes nga burgu Adem Demaçi arriti t’i befasonte lexuesit, duke dëshmuar se vitet e gjata të burgut nuk e kishin tharë shpirtin e tij krijues. Në vitin 1994 botoi romanin Libër për Vet Mohimin, në të cilin u përpoq të shprehte, në mënyrë alegorike, vizionin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe, rrjedhimisht, edhe ëndrrën për një pajtim të mundshëm historik mes dy popujve të armiqësuar, serbëve dhe shqiptarëve.

Ndryshe nga romani i tij i hershëm Gjarpijt e gjakut, ku gjejmë tipin e prozës sociale të mjedisit rural, me elemente herë-herë etnograÒke, në Libër për Vet Mohimin, Demaçi kultivon prozën urbane me elemente eseistike, që e hasim rëndom te shkrimtarët politikisht të angazhuar (Brehti, Sartri, Kërlezha etj.).

Protagonist i rrëÒmit është një intelektual shqiptar, ish-i burgosur politik, i cili, pas një qëndrimi të gjatë në burg, kthehet në vendlindje, ku sheh shumë ndryshime, por edhe një gjendje në thelb të pandryshueshme: atë të mungesës së lirisë kombëtare.

Shikuar nga aspekti tipologjik ai i takon kategorisë së personazheve-ide e jo të personazheve-karaktere, gjë që e sugjeron edhe emri i tij: Vet Mohim (nga fjala shqipe vetëmohim: Óijim i interesit vetjak për hir të interesit të përgjithshëm).

Së bashku me një grup miqsh, bashkëmendimtarë të tij, ky personazh ideograÒk, niset në kërkim të disa të vërtetave thelbësore me rëndësi jetike për jetën e banorëve të hapësirës ballkanike, por edhe për njeriun në përgjithësi.

Si të dilet nga kriza e krijuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë? Si të zgjidhet çështja shqiptare dhe veçanërisht çështja e Kosovës? Si të pastrohet Ballkani nga shpirtrat e këqij, nga demonët që luajnë me fatin e popujve?

Cilat janë rrugët më të drejta e më frytdhënëse për t’u mposhtur e keqja? Si të shpëtohet njeriu i sotëm nga rreziku që i kanoset prej teknikës? Si të shpëtohet natyra prej ndotjes? Si të çlirohet njeriu nga ankthi i vdekjes dhe a është i pavdekshëm shpirti i tij?

Njeri që pjesën dërrmuese të jetës e ka kaluar në burg, por pa e humbur kurrë lirinë e vet të brendshme, heroi i Demaçit, pas daljes nga “burgu i vogël” në “burgun e madh”, niset në kërkim të rrugëve të lirisë për vete dhe të tjerët, për “të vetët” dhe ata “të tjerët”, sepse askush nuk mund të jetë i lirë, sipas tij, duke e mbajtur në robëri dikë tjetër, duke e shtypur dhe shfrytëzuar atë. Mirëpo, si të arrihet kjo, në ç’mënyrë? – shtrohet pyetja.

Dhe përgjigjja është: “jo me dhunë, por me marrëveshje; jo me agresivitet, por me durim; jo me urrejtje, por me dashuri”. Për Demaçin më trim është ai që fal sesa ai që vret, ndërsa më fatkeq – ai që e shkakton sesa ai që e pëson vuajtjen. Kjo do të thotë se ÒlozoÒa e tij është ÒlozoÒ e mosdhunës, por kurrsesi jo e qyqarllëkut. Për të nuk është i huaj koncepti i Gandit se “dishepull i vërtetë është ai që i njeh dhembjet e tjetrit si të ishin

të tijat”, sikundër edhe parimi i lartë etik, i formuluar për mrekulli nga malësori ballkanas Mark Milani, se trimëri është ta mbrosh veten nga të tjerët, ndërsa burrëri t’i mbrosh të tjerët nga vetja.

Vepra e parë e Adem Demaçit e shkruar dhe e botuar pas daljes nga burgu, romani Libër për Vetmohimin, do të pasohet edhe nga një varg veprash të tjera të krijuara më vonë, siç janë: Heli e Mimoza, Nëna Shegë e pesë gocat, Shkrumbnajë e dashuri, Dashuria kuantike e Filanitdhe Alb Prometeu, një cikël prej pesë romanesh, të shkruara në vitet 2007-2012, pra në prag dhe pas shpalljes së pavarësisë, që Óasin për luftën dhe pasluftën në Kosovë, poema Tung vargu im, e vetmja vepër në vargje e këtij prozatori të spikatur dhe drama historiko-politike Politika dhe pushka, hedhur në letër në vitin 1970 në burgun e Pozharevcit dhe e përpunuar në vitin 2011-2012 në Prishtinë e Sarandë, e cila u botua për herë të parë në kuadër të kompletit.

Edhe në këto vepra Adem Demaçi vazhdon aventurën e tij krijuese, duke u bërë jehonë ideve të vetapolitike, por edhe shoqërore e ÒlozoÒke, që e kanë udhëhequr në jetë dhe të cilave ai ua ka kushtuar jetën dhe duke ndërfutur, kur më shumë e kur më pak, edhe elemente autobiograÒke, pa bërë në asnjë rast apologjinë e vetvetes, por duke mbrojtur gjithmonëpopullin të cilit i takon.

Kur në vitin 1957, ideologu i hegjemonizmit serb, shkrimtari Dobrica Qosiq, në një takim të mbajtur në Prishtinë, në ndërtesën e Komitetit Krahinor, i porosit shkrimtarët e Kosovës që “ta hapin hullinë e parë”, duke Òlluar “nga Òllimi” dhe duke shkruar vepra “në frymën e patriotizmit socialist jugosllav”, i vetmi që guxon t’i kundërvihet pikëpamjes së tij, duke ia dhënë përgjigjen e merituar, është i riu Adem Demaçi, i personiÒkuar në roman si Filani: ”Si duket shkrimtari nga Beogradi nuk e ditka se ne kemi letërsinë tonë. Ne nuk kemi nevojë ta Òllojmë letërsinë tonë nga e para; ne duhet të vazhdojmë aty ku e lanë shkrimtarët tanë të

mëdhenj: Pjetër Budi, Frang Bardhi, De Rada, Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Noli, Migjeni, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Lasgush Poradeci, Sterjo Spasse, Mitrush Kuteli…”. Në atë “ftohtësi akulli”, që mbretëron në sallë, në praninë Duçit famëkeq (Dushan Mugosha) dhe komitetlinjve të tjerë, dëgjohet zëri inkurajues i profesor Zekeria Rexhës: “Bravo Filan!”, alias Adem.

Ka pasur përpjekje që Adem Demaçi dhe ÒlozoÒa e tij krijuese të karakterizohen me pak fjalësi vijon: “realist në politikë, liberal në ideologji, hegelist në ÒlozoÒ, stoik në etikë dhe ithtar i postmodernizmit në letërsi”.

Edhe pse tingëllon bukur, cilësimi i mësipërm lë për të dëshiruar dhe është i diskutueshëm, veçanërisht togfjalëshi i fundit, i formuluar nën ndikimin e modës së postmodernizmit.

Më parë se postmodernist, ndonëse në veprën e tij nuk mungojnë as elementet postmoderne,sidomos te Libër për Vet Mohimin dhe Dashuria kuantike e Filanit, Demaçi si shkrimtar do të mund të quhej mbase postrealist, ithtar i një realizmi tëri, tëcilin ÒlozoÒ francez Rozhe Garodi (Roger Garaudy) e quante “réalisme sans rivages” (realizëm pa brigje).

Vepra letrare e Adem Demaçit është e hapur ndaj jetës, botës, natyrës, shoqërisë dhe e grish lexuesin për komunikim të hapur, jashtë skemave dhe klisheve, që nuk i honeps. Duhet të lexohet krijimtaria e Adem Demaçit për të parë se në themel të saj qëndron ideja sublime e lirisë së popujve si kusht i paqes dhe i prosperitetit.

Duhet të lexohen dhe rilexohen tregimet dhe romanet e tij – dhe të gjitha shkrimet e tjera të tij, letrare e publicistike – për të nxjerrë “mësim” prej tyre dhe për t’u kënaqur me to. Sepse, ta lexosh Adem Demaçin do të thotë të bëhesh pjesëmarrës i një “udhëtimi dramatik ÒlozoÒko-politik dhe artistik”, siç thotë një nga personazhet e tij./ KultPlus.com

Dhoskati i Gjirokastrës mirëpret vizitorët me gatime tradicionale dhe festë

Në këto ditë të nxehta gushti, pothuaj të gjithë janë zhvendosur në jug aty ku freskia, uji, natyra, mali dhe deti bëhen një dhe të pazëvendësueshëm me asgjë tjetër në botë.

Megjithatë, nuk janë të vetmet gjëra që mund të të kënaqin gjatë këtyre ditëve të nxehta. Për të gjithë ata që nuk preferojnë të rrinë gjatë gjithë ditës në diell, por preferojnë të vizitojnë vende që promovojnë kulturën, traditën dhe historinë tonë, ka gjithmonë hapësira.

Më 11 gusht, në Lunxhëri dhe në rrethinat e saj, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore, jo vetëm që do t’ua mbushin ditën, por edhe do të ju ushqejnë me informacione për traditat e lashta të kësaj zone, ashtu si edhe me recetat tradicionale që nuk duan t’ia dinë nëse bota ecën me shpejtësinë e dritës ato shijojnë edhe më shumë, sepse u janë besnike duarve të gjysheve.

Në Dhoskat, një prej fshatrave më të vizituara të zonës, do të organizohen një sërë aktivitetesh që promovojnë agroturizmin e këtyre rrethinave.

Banorët e zonës, njohësit më të mirë të produkteve organike të prodhuara në këtë vend, do t’ju ofrojnë të shijoni gjithçka të përgatitur nga duart e tyre. Duke nisur që nga trahanaja, te mjalti i luleve e gjithçka tjetër kjo zonë ofron, këtu do t’i gjeni të rralla e të pakrahasueshme me asnjë shije tjetër./ KultPlus.com

25 vite pa Esad Mekulin

Sot mbushen plotë 25 vite nga vdekja e poetit Esad Mekuli, shkruan KultPlus.

Esad Mekuli lini ne Plavë më 17 dhjetor të vitit 1916. Ishte poet dhe përkthyes shqiptar. Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Kreu doktoraturën në Beograd më 1959.

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare.

Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Esad Mekuli vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993./ KultPlus.com

Ksamili 30 vite më parë

Fotografi e rrallë e Ksamilit, në fund të viteve të 80-ta.

Ksamil, i njohur edhe si Skambil nga shqiptarë vendas, është fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë.

Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës.

Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël ku janë vendosur kafenetë.

Ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpive për mysafir, disa janë të hapura gjatë gjithë vitit, por disa hapen gjatë verës./ KultPlus.com

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore i ndahet Muslim Mulliqit – post mortem

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot për herë të parë ndau çmimet në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi”, shkruan KultPlus.

Përmes një ceremonie në ambientet e MKRS-së, ky çmim u tha se do të bëhet tradicional, ndërsa laureatët thanë se ky çmim është dashur të krijohet edhe më herët.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore iu nda Muslim Mulliqit – post mortem ndërsa Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” iu nda akademik Xhevdet Xhafës.

Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor iu nda Fatmir Krypës.

Pas ndarjes së çmimeve, erdhën falënderimet nga familja Mulliqi ndërkaq akademik Xhevdet Xhafa u shpreh shumë falënderues për vlerësimin e artit të tij nga të gjithë, duke e pas parasysh qe ka shumë vepra të mëdha në këtë fushë.

Çmimin e parë, në emër të familjes e mori gruaja e Muslim Mulliqit, Resmie Mulliqi e cila shprehi dëshirën e saj që kjo iniciativë e ministrit Gashi të vazhdojë edhe viteve tjera.

“Jemi të interesuar që ta mbështesim artin pamor. Ky çmim që jepet për herë të parë sot është dëshmi që ne respektojmë njerëzit që punojnë me artin pamor”, tha ministri Gashi në fjalimin e tij.

Dy çmimet e para kanë marrë shpërblime në vlerë financiare prej 5 mijë euro, ndërsa çmimi i tretë në vlerë prej 3 mijë euro./ KultPlus.com

Panairi i Librit në Ulqin, bashkon botuesit dhe pushuesit

Arti dhe kultura, janë jo vetëm ura lidhëse mes popujve, por edhe mjet për promovimin e tyre.

Dhe këtë fundjavë, Ulqini, dashamirës i aktiviteteve kulturore, multikulturës dhe diversitetit, mikpriti Panairin e Librit, “Ulqin 2018”.

I nisur që në vitin 2001, Panairi i Librit “Ulqin 2018”, i cili mbahet nga data 3 deri më 8 Gusht në shëtitoren e Plazhit të Vogël, u organizua nën kujdesin e Komunës së Ulqinit, falë edhe bashkëpunimit të Institutit të Librit dhe të Promocionit me Organizatën Turistike të Ulqinit dhe me Qendrën për Kulturë të Ulqinit, Mali i Zi.

Në ceremoninë çeljes së këtij edicioni, morën fjalën drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, drejtorja e përgjithshme e Institutit te Librit dhe Promocionit, Irena Toçi, shkrimtari Namik Dokle, ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviç, zv.ministri i Turizmit dhe i Mjedisit të Shqipërisë, Hajrullah Çeku dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.

Një event i mirëpritur nga pushues dhe dashamirës të librit dhe që përcjell mesazhin e bashkëpunimit në rajon, edhe këtë vit bëri bashkë 45 botues nga Tirana, Shkodra, Ulqini, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Tetova e Gostivari duke prezantuar me qindra botime të reja të realizuara brenda këtij viti.

Drejtorja e përgjithshme e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi u shpreh se ky panair mban në gjirin e vet punën e gjithë këtyre botuesve, që në mënyrë të përkushtuar, nuk ju ndan këtij panairi për 18 vjet me radhë. “ I falenderoj nga zemra që sjellin në qytetin e Ulqinit vit pas viti, botimet e tyre më të mira duke u krijuar mundësi të gjithë pushuesve dhe qytetarëve të Ulqinit që të mund ti njohin dhe pse jo ti lexojnë gjatë ditëve të tyre të pushimit”, u shpreh ajo.

Shkrimtari Namik Dokle, u shpreh se rëndësia e librit kuptohet vetëm nga ata që e lexojnë. Sipas tij, bota nuk mund të ishte kjo që është pa librin, pa kulturën, pa marrëdhëniet midis njerëzve popujve dhe shteteve.

Ministri i Kulturës të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviç, vlerësoi mbajtjen e këtij Panairi, që sipas tij, krijon një tjetër dimension të bashkëpunimit në rajon./ KultPlus.com

Festivali Multietnik i këngëve tradicionale me larmi të aktiviteteve

Festivali Multietnik i këngëve tradicionale, do të mbahet këtë vit më 23 gusht, në stadiumin e shkollës në Grnçare (Prizren).

Ky festival organizohet nga Shoqata e Kulturës PLEJADA Prizren nën patronazhin e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komunën e Prizrenit dhe Qendra Multimedia në kuadër të programit “Kultura për ndryshim”. Festivali tradicional do të organizohet në format më të gjerë, ku do të marrin pjesë një numër i madh këngëtarësh tradicional nga të gjitha komunitetet nacionale, në Kosovë.

Është hera e tretë që organizohet ky festival tradicional dhe sipas Shoqatës së Kulturës Plejada, çdo komunitet kombëtar do të ketë pjesën e tij të performancës në Festival me një numër të madh surprizash. Në edicionin e këtij festivali marrin pjesë të gjitha komunitetet në Kosovë dhe festivali synon të ruajë dhe promovojë këngët dhe vlerat tradicionale të Republikës së Kosovës.

Këshilli Organizativ i këtij Festivali thotë se për shkak të interesimit të madh të adhuruesve të traditës, kulturës dhe këngëve tradicionale, Festivali do të mbahet në hapësirën e stadiumit të shkollës në Grnçare./ KultPlus.com

Vdes Charlotte Rae

Charlotte Rae, ikona e ‘The Facts of Life and Diff’rent Strokes’ ka vdekur në moshën 92-vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Ajo vdiq të dielën pasi u diagnostikua me kancer të eshtrave në 2017, kështu thanë përfaqësuesit e saj për Entertainmet Weekly.

‘Tani nuk kam asnjë dhimbje. Ndihem kaq e lumtur që jam mbi tokë’, tha Charlotte për People në atë kohë.

‘Tani unë duhet të zgjedhë nëse dua të trajtohem përsëri për të jetuar. E dua jetën. Unë pata një mrekulli tashmë’./ KultPlus.com

Top 15 DJ me të ardhurat më të mëdha

Top DJ më të mirë në botë kanë filluar të kenë të ardhura jashtëzakonisht të mëdha, e kjo nuk ka ndryshuar edhe për sivjet.

Forbes ka bërë përmbledhjen e top 15 DJ me të ardhurat më të mëdha, listës të së i prinë Calvin Harris që së fundmi kishte lansuar “One Kiss” me Dua Lipën, e që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Koha.net.

Nga lista që ka publikuar Forbes shihet se më 2018 në top 15 janë të gjithë që përfitojnë më tepër se 10 milionë dollarë.

Calvin Harris mban vendin e parë me 48 milionë dollarë, i pasuar nga The Chainsmokers me 45.5 milionë, kurse në vendin e tretë është Tiësto me 33 milionë.

Në këtë listë nuk mungon edhe DJ holandez, Martin Garrix që këtë muaj do të perfomojë në Prishtinë në “Sunny Hill Festival”. Ai mban vendin e dhjetë me 13 milionë dollarë. Kurse në vendin e fundit është Afrojack me 10 milionë.

Top 15 DJ me të ardhurat më të mëdha janë:

15. Afrojack – 10 milionë dollarë

14. Dimitri Vegas & Like Mike – 10.5 milionë dollarë

13. DJ Snake – 11 milionë

12. Kygo – 11.5 milionë

11. Axëell Ingrosso – 12 milionë

10. Martin Garric – 13 milionë

9. Kaskade – 13.5 milionë

8. David Guetta – 15 milionë

7. Diplo – 20 milionë

6. Zedd – 22 milionë

5. Marshmello – 23 milionë

4. Steve Aoki – 28 milionë

3. Tiësto – 33 milionë

2. The Chainsmokers – 45.5 milionë

1. Calvin Harris – 48 milionë

Ministri Lluka: Dua Lipa më e fortë se shteti i Kosovës

The Guardian gjatë ditës së sotme i ka kushtuar një shkrim të veçantë festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet në fund të javës së ardhshme në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Duke theksuar se ky festival organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, prestigjiozja britanike në këtë shkrim nuk ka anashkaluar as situatën politike në të cilën ndodhet Kosova dhe rëndësinë që ka ky festival për shqiptarët.

Në mesin e disa komenteve, ka të tillë që kanë reaguar se më mirë do të ishte sikur ky festival të gjente mbështetje nga shteti, ku lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka duke thënë se rasti i Dua Lipës dëshmon se ajo është më e fuqishme se shteti, veçmas kur flitet për promovimin e Kosovës.

Më poshtë po ju sjellim edhe fotografinë mes këtij debati të shkurtër virtual.

Në ekspozitën e Londrës, një portret i Tefta Tashko Koços

Artistja e famshme shqiptare e viteve 30 të shekullit të kaluar, Tefta Tashko Koço, vazhdon të frymëzojë artistët e rinj shqiptarë.

Piktorja Suela Pulaha Brown ka krijuar një portret original në bojëra vaji, i cili është përzgjedhur të marrë pjesë në ekspozitën vjetore të Londrës.

Përfundojnë xhirimet e filmit “Shpata prej Druri”, filmi që gërsheton historinë e një jetimi të luftës së Kosovës

Pas një punë intensive rreth dy muajshe në Kosovë, kanë përfunduar me sukses xhirimet e filmit “Shpata prej Druri”, me skenar nga Selman Kılıçaslan dhe me regji të Emre Konuk, regjisor i njohur turk i cili me filmin “Çirak” ka fituar çmime të shumta në festivalet ndërkombëtare dhe në ato në Turqi, përcjellë KultPlus.

“Ikonë Sudio me sukses ofroi të gjitha shërbimet e produksionit për këtë projekt, njëhereshit kjo dëshmoi që Kosova është e gatshme të ofroj shërbime produksioni edhe projekteve të mëdha filmike ndërkombëtare, me ekip profesional si dhe sherbime teknike. Ky projekt i përfunduar me sukses hap dyert e një bashkpunimi me prokucionin Turk i cili realizon projekte të mëdha filmike ne Turqi dhe më gjërë”, shkruhet në postimin e Agon Ukës nga Ikonë Studio.

Uka tutje ka shtuar se ky produkt nuk do të ishte e mundur të realizohej sikurse mos të kishim përkrahjen e Institucioneve si dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ky shkrim bëhet që në mënyren më të sinqertë të faleminderohen të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e ketij projekt, dua në veçanti të faleminderoj ekipin e filmit, aktorët, Komunën e Mitrovices, Komunën e Prizrenit si dhe Policinë e Kosovës”, shkruhet tutje në postimin e tij.

Ky film sjellë historinë e Hajdarit. Babai i Hajdarit i cili ka lindur në fshatin Krushë të Vogël të Kosovës, Hyseini si personi i vetëm që ka shpëtuar nga një masakër e madhe e serbëve në këtë fshat në luftën e vitit 1999, është zhdukur. Pas disa vitesh me vdekjen e nënës së tij, Hajdari mbetet i vetëm dhe kujdesjen e tij e marrin xhaxhai Nexhati dhe gruaja e tij Fatimja. Hajdar i cili braktis edhe studimet universitare në drejtimin e historisë për shkak të kushteve ekonomike, kishte filluar të ndiqte një shenjë me dëshirën për të gjetur babanë e tij.

Të gjithë aktorët e filmit janë kosovarë, ku aktori kryesor me rolin e Hajdarit është Florist Bajgora. Përveç tij, në kastingun e filmit ndodhen aktorët e njohur si Ylber Bardhi, Fiona Gllavica, Mensur Safqiu, Bislim Muqaj, Ilir Prapashtica, Astrit Kabashi, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Ernest Malazogu, Artiole Hamdiju, Xhevdet Doda etj.

Për herë të parë producentët turq kanë xhiruar një film me gjuhë origjinale shqipen dhe me artistë nga Kosova, po në këtë vend./ KultPlus.com

“O sen s’kem pasë, po jemi dashtë” (VIDEO)

Albumi “One” që erdhi para tri viteve nga grupi “Troja”, u mirëprit nga publiku që s’kishte reshtur së dëgjuari “Trojë”-n përmes këngëve të albumit “Amaneti i Clown”-it, shkruan KultPlus.

Me një dinamikë të tingujve e zërit të thellë të Bujar Berishës, këngët e tij ishin bërë si një jehonë në përforcimin e zërave revoltues, që derisa dëgjojnë këngët e këtij grupi, i përcjellin në çdo fjalë.

Si pjesë e albumit “One”, kënga “A e man men” është veçuar nga shumë dëgjues të këtij grupi. Si një thirrje në të kaluarën, në kërkim të solidaritetit e dashurisë, kjo këngë u bë një rikujtim për historinë e dhimbjen e këtij vendi, e reflektim ndaj të sotmes.

KultPlus e sjellë këtë këngë së bashku me tekst, nga rok-grupi i përbërë nga vokalisti Bujar Berisha, Florent Bajrami në gitarë, Violand Shabani në trambor dhe Agron Ejupi në bas.

A e man n’men
A e man n’men a e manë?
Udhën deri ktu qysh kemi ardhë!

A e man n’men a e manë?
A e man n’men kush jemi kanë?
A e man n’men a e manë ti, venin tënd?
A e man n’men a e man, a e man n’men çfarë jete kemi ba?
A e man n’men a e man:
O send s’kem pasë…
Po jena dashtë.

A e man n’men a e manë?
Vajin e fëmijëve, n’men a e man?
A e man n’men, kur kemi thanë:
“A ka një Zot, Zot që na del krahë?”
A e man n’men a e man?
A e man n’men atë kohë vendin tënd?
A e man n’men a e man?
Kur u hap qielli engjëjt me i pa!

E kush kish thanë, kush kish thanë…?
E kush kish thanë, kush kish thanë…
Që n’kët ditë kemi me ardhë?

Rruga e suksesit të Bebe Rexhës në një fotografi

Bebe Rexha është aktualisht një prej këngëtareve më të kërkuara në botë, kur kihet parasysh se fansat e pëlqejnë shumë muzikën e saj.

Realizimi i disa hiteve muzikore, ka bërë qa ajo tashmë të ketë statusin e yllit dhe të interpretojë para dhjetëra mijëra njerëzve në koncertet që i mban anekënd botës.

Mirëpo, ajo nuk e harron asnjëherë fillimin e vështirë në karrierën e saj muzikore. Kështu, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, 28-vjeçarja ka treguar se ku ka nisur dhe ku është tash.

Started from the bottom now we here.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Bleta Rexha (emri i vërtetë i këngëtares) ka lindur në Brooklyn të New Yorkut (më 20 gusht 1989) nga prindër shqiptarë. Babai i saj, Flamur Rexha, ka lindur në Dibër të Maqedonisë, kurse nëna e këngëtares, Bukurije Rexha, ka lindur në SHBA, por familja e saj vjen nga Gostivari, shkruan telegrafi.

Duke qenë se bleta në anglisht është ‘bee’, këngëtarja vendosi që emrin skenik ta kishte ‘Bebe’.

Kjo gjyshe i dërgoi një letër gazetës spanjolle, kur ta lexosh do të shkosh të përqafosh tënden

Disa e quajnë cikli i jetës, për të tjerët është një shenjë e indiferencës së kohëve të sotme.

Kur jemi të rinj jemi plot energji dhe të rrethuar nga miqtë e të afërmit. Pastaj krijojmë një familje dhe e kufizojmë dashurinë tonë aty. Por kur fëmijët tanë rriten dhe nisin jetën tyre, ndodh që ne mbetemi vetëm, dëshpërimisht vetëm.

Një zonjë e moshuar, nënë, gjyshe dhe stërgjyshe ka rrëfyer gjendjen e saj për një gazetë spanjolle. Ne ju ofrojmë përkthimin e letrës prekëse që na fton të reflektojmë se si sillemi me gjeneratat e vjetra.

E ka titullin: “Ato që kam dhe ato që nuk kam”.

“Kjo letër përfaqëson bilancin e jetës sime: unë jam 82 vjeçe, 4 fëmijë, 11 nipër e mbesa, dy stërnipër dhe një dhomë prej 12 metrash katrorë, nuk kam më shtëpi, as të dashurit e mi, por kam dikë që sistemon dhomën, ajo përgatit mua ushqim për të ngrënë dhe më bën gati shtratin, ajo më kontrollon presionin e gjakut dhe më lexon peshoren, nuk i kam më të qeshurat me nipat e mi, nuk mund t’i shoh më teksa rriten, përqafohen dhe luftojnë, disa prej tyre vijnë për të më takuar çdo 15 ditë, të tjerë çdo tre ose katër muaj, të tjerët, kurrë.

Unë nuk bëj më qendisje apo vezë të mbushura dhe madje as mish të grirë. Kam ende sudokun tim që më argëton pak dhe më ndihmon të kaloj pak kohën’.

“Unë nuk e di se sa kohë më mbetet, por unë duhet të mësohem me këtë vetmi, dhe përpiqem të ndihmoj ata që mund të jenë më keq se unë. Kur unë jam vetëm mund të shikoj fotot e familjes sime dhe disa kujtime që kam sjellë nga shtëpia, dhe kjo është e gjitha.

Unë shpresoj se gjeneratat e ardhshme do të kuptojnë se familja është ndërtuar për të pasur një të ardhme (me fëmijët) dhe t’ua kthejnë prindërve tyre kohën që ata u dhanë teksa i rritën”./konica.al

Azet mirëpritet nga familja Rugova në rezidencën e presidentit historik

Reperi i njohur shqiptar me famë në Gjermani, Azet, së fundmi është kthyer në Kosovë për të mbajtur turin e tij të koncerteve në të gjitha qytetet e Kosovës.

Teksa po qëndron këto ditë në vendin prej nga vjen, Azet ka pasur rastin të takojë edhe disa prej figurave të rëndësishme në vend.

Sot (e diel) ai është mirërpirtur nga familja Rugova në shtëpinë e tyre.

Ai është shoqëruar për në disa nga ambientet e veçanta të muzeut të të ndjerit, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova./ telegrafi