Vidhet kurora mbretërore në Suedi

Një bandë hajdutësh kanë vjedhur dy kurora dhe një rruzull nga koleksioni i familjes mbretërore të Suedisë, duke arritur madje të arratisen me një motobarkë pas plaçkitjes.

“Artefaktet e paçmueshme u rrëmbyen nga një katedrale në Strangnas, rreth një orë larg periferisë perëndimore të kryeqytetit Stockholm, gjatë orëve të drekës së të martës”, ka deklaruar policia.

Grabitësit thyen xhamin e qelqtë, ku ruheshin dy kurorat dhe rruzulli që prej shekullit të XVII, sende të Mbretit Karl IX dhe bashkëshortes së tij, Mbretëreshës Kristina. Më pas, ata u arratisën me një motobarkë që i priste vetëm disa qindra metra më tej, në liqenin Malaren, i treti më i madh i Suedisë.

Deri më tani nuk është arrestuar askush, ndërsa nuk është identifikuar as edhe një i dyshuar i mundshëm, por policia ka vendosur të publikojë rastin e vjedhjes në mënyrë që të mund të rikuperojë artefaktet e vyera.

“Duam të përhapim informacionin dhe fotot e këtyre sendeve, në mënyrë që të mund të identifikohen si objekte të vjedhura”, tha zëdhënësi i policisë Thomas Agnevik.

Mbreti Karl IX ndërroi jetë në vitin 1611, ndërsa Mbretëresha Kristina në vitin 1625. Sendet janë aq të paçmueshme, saqë policia beson se vështirë të mund të shiten në treg të hapur.

“Ajo që ndodh zakonisht me të tilla objekte është se, herët a vonë ato do të rikuperohen. Kjo, për shkak se janë shumë të paktë ata njerëz, të cilët janë gati të zotërojnë të tilla sende me vlerë. Kemi shumë shpresë se do të mund t’i marrim mbrapsht ato”, tha Agnevik./KultPlus.com

Duaje jetën

Poezia e mrekullueshme nga Nënë Tereza.

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetminë absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndihesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë,
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri./KultPlus.com

“Java Arbëreshe” dëshmoi edhe njëherë se si ruhen gjuha dhe traditat

Instituti i Librit dhe i Promocionit, në bashkëpunim me Bashkinë San Giorgio Albanese, në provincën e Kozencës në Itali, në datat 21 deri më 29 korrik, organizuan edicionin e dytë të projektit “Java arbëreshe – 2018”, në kuadër të një projekti edhe më të madh rajonal “Festa dei popoli” (Festa e popujve).

Një grup i formuar nga studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura dhe Fakultetit të Artit Skenik (Universiteti i Arteve të Bukura në Tiranë) dhe nga piktorë të mirënjohur të peizazhit, pjesë aktive e kolonive të organizuara nga ILP ndër vite, u nis më datë 21 korrik nga Tirana drejt San Giorgio Albanese-s apo si i thonë banorët e tij arbëreshë, drejt Mbuzatit.

Gjatë Javës Arbëreshe nga grupi i të rinjve shqiptarë dhe të rinjve arbëreshë u realizuan disa vepra artistike dhe veprimtari kulturore.

Tri murale me temën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, qëndresën e tij dhe natyrën e bukur të San Giorgio-s, u realizuan nga studentët e arteve: Lidja Keçaj, Përparim Gjonaj, Ardian Engjëlli, Adri Sado, Mirjana Madhi, Endri Doce, të drejtuar nga profesori i tyre Shpëtim Kërçova, profesor pranë Universitetit te Arteve, Fakulteti i Arteve të Bukura.

Mbi njëzet piktura të realizuara nga piktorët pjesëmarrës, Viktor Bejkosalaj, Skënder Strica, Çaush Vathi, Jordan Finidiku, Shpëtim Xhema, Kudret Durollari dhe Osman Tonuzi, u ekspozuan ditën e fundit të këtij aktiviteti për kënaqësinë e të gjithë banorëve të qytezës. Në këto piktura u pasqyruan me art bukuritë e kësaj zone me një histori të lashtë e të gjatë ku arbëreshët ruajnë ende me mjaft dashuri e përkushtim si gjuhën ashtu edhe traditat me të cilat u nisën mbi 500 vjet më parë drejt brigjeve të Italisë për t’u strehuar në zonën piktoreske dhe bujare kalabreze. Kjo qytezë, ku përveç arbëreshëve dhe italianëve ka edhe mjaft emigrantë të ardhur në vitet e fundit për të gjetur strehim aty, për shkak të kushteve të vështira të jetesës në vendet e tyre, është një shembull i gjallë respekti dhe mirësie ndaj miqve në një tokë ku këto vlera kanë qenë ndër shekuj shtyllat e jetesës së qytetarëve të saj.

Gjatë kësaj jave grupi artistik shqiptar pati mundësinë të vizitonte dy qyteza të tjera, si: Corigliano Albanese (ku vizituan kështjellën e Dukatit e ngritur në shekullin e XIII) dhe qytetin e Acri-t.

Në Muzeun MACA (Muzeu i Artit Bashkëkohor në Acri) patën mundësinë të vizitonin ekspozitën e quajtur “Albania: The Spirit of Times”, e cila ishte kuruar nga Artan Shabani e Boris Brollo.

Në mbrëmjen finale u organizua një festë për të gjithë banorët, ku pjesëmarrësit në “Festa dei popoli” kishin përgatitur gatime tradicionale të vendeve të tyre. Grupi shqiptar përgatiti, me këtë rast, disa gatime tradicionale shqiptare, si: byrek me spinaq, patëllxhanë të mbushur, shëndetlije, biskota, të cilat u vendosën në stenda, ku gjendeshin gatime tradicionale nga vende, si: Nigeria, Afganistani, Siria, Egjipti etj.

Gjithashtu, grupi i talentuar i studentëve balerinë: Endri Sejati, Ema Bilbilaj, Fjoralba Hasanbelliu dhe Marigen Disha, të përgatitur nga prof.dr.asoc. Roberta Mone, pedagoge në Universitetin e Arteve, Fakulteti i Artit Skenik, kërcyen për kënaqësinë e të pranishmëve valle popullore të të gjitha trevave shqiptare, të cilat u finalizuan me zbritjen në shesh për të vallëzuar bashkë me publikun pjesëmarrës në koncert.

Ky aktivitet u organizua falë iniciativës dhe mikpritjes së kryetarit të Bashkisë së San Giorgios Albanese, Gianni Gabriele dhe zëvendëskryetarit të Bashkisë, Sergio Esposito, /KultPlus.com

“Karvani i Ballkanit” zbarkon edhe në Kosovë

“Karvani i Ballkanit”, i organizuar nga Fondi i Promovimit të Kryeministrisë, Komuna e Kyqykçekmexhesë, Instituti Junus Emre dhe Universiteti Trakya, së shpejti po vjen në Kosovë, përcjellë KultPlus.

Karvani niset nga Turqia, në Sarajevë, në Mostar, në Budva, në Tiran, në Ohër , në Gostivar dhe do të vazhdojë për Kosovë.

Më 3 gusht në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ndërsa më 4 gusht në Mamushë, do të bëhet promovimi i punimeve artizanale turke si: vallet folklorike nga rajonet e ndryshme të Turqisë, shfaqje teatrale të Haxhivat dhe Karaxhozit, shfaqjet e semazeneve, punime të ebrusë, qelqit dhe bakrit.

Përveç të tjerash do të shërbehet kafe turke, ëmbëlsira osmane, pambuk sheqer dhe sherbet./KultPlus.com

Shiko vetveten në sytë e të verbërit!

Nga Naser Shatrolli

Filmi i Zgjim Terziqit “A month” vjen si model i art në kuptimin e mbarështrimit, qasjes, estetikës, interpretimit, përkatësisht sensit të të bërit film njëherësh të natyrës dhe kondensit formal filmik, i cili quhet stil.

Nisë ftohtë, natyrshëm, arsyeshëm, pa u diktuar aktorët që janë në ekran, pa u tensionuar, pa e rritë as zero përqind volumin e të bërit art, për hir të aktrimit ose qëllimit – ja, më shikoni se çfarë di të bëjë unë, çfarë skenaristi jam unë, çfarë regjisori, ideatori, kreatori, ja çka jam duke bërë, kam talent për të kapur rrezet e hënës në pikun e shiut, meqë kam nuhatje, kam vesh e sy, po ju s’dini, s’kuptoni, s’kini lidhje, asnjëri këtu nga ju s’ka lidhje, veç unë di dhe kam lidhje, veç unë kam të drejtë me qenë i gjithëditur, veç unë kam të drejtë me marr mjete nga shteti, në fund, veç unë kam drejt me sha secilin!!!

Terziqi e shfrytëzon ekranin për të përfituar poena filmi assesi në kurrizin e pazarit komunitar artistik. I qaset idesë në mënyrën e tij, në frymën e tij, nuk shikon që të bie në kurthin e lotëve të një mendësie rutinore ose për të qenë rob i mesazhit filmik, ose, për të zbuluar shkretëtirën e Saharës në një vend ku bie shi çdo të dytën ditë. Filmi i tij ecën, rrjedhë, gjersa ai beson në përrallë parasegjithash, pastaj e sendërton tematikën me ëndjen e nevojës së personazheve por kurrsesi për apetitet e logjikës ballkanike, ose asaj botës “moderne” ja çfarë di unë!!!

Krijuesi i mirë që ka për qëllim me kriju film autorial nuk shpenzohet energjikisht lehtësisht! Art real nuk di të ketë bërë dikush duke sha e piskatë, mbylle, rri pas dere, «unë jam, s’ka tjerë, jam gjenial», «Unë e shpika filmin në teatër dhe anasjelltas». Kjo logjikë është duke e gërryer minierën kulturore sot, sidomos sot! Kam parë aq punë filmike, e teatrore, shumë janë, por për edukatë të qëndrueshme artistike le të flasi koha e tyre!

Terziqi ka projektin e parë me një volum të vogël – minor buxhetor, në bashkërendim me disa njerëz që duan të identifikohen si njerëz që s’kanë ambicie për të gënjyer vetveten!

T’ia falësh filmit 1 vit, 2, 3, ka kuptim nëse kërkon të gjitha stinët brenda ekranit të thjerrëzës sate, por, të thuash bëra film ose teatër për vite të tëra ndërsa kur e shikon në fondament shef rezultat t’pritshëm.

Andaj, një shije e mirë në servisin ekranor vjen kështu siç e pashë filmin e Zgjim Terziqit. Është njëmendërisht vlerë, urë besueshmërie në qasje, në rrahje të një ideje deri në fund, pa e stërmunduar ujkun gjersa tërë natën i shkreti mediton për të grabitur një dele të bardhë që sapo e ka lagë shiu nga dorë e Zotit – që i bie se e ka bekuar dikush dikë, ose, e kundërta, kjo do të quhej dhunë brenda dhuntisë dhe zhvillimeve ku do të bëhen pazare në t’zezë, të cilat, koha i varros si të tilla, sot për mot, ose, do të ngelen të kalbura, por, të përfolura gjer në kulmin e çatisë – aty ku del tymi prej druve të pazarit rutinor.

Filmi i Terziqit ka dal si film unik për një arsye – ka sy edhe pse personazhi i tij nuk sheh! Filmi ushqen moralin familjar, ushqen mëndje e sy të verbuara të një shoqërie të përhumbur, ka domenin jetik në syzhe.

Shikoje vetveten në sytë e të verbërit! /KultPlus.com

Bebe Rexha e mahnitshme në fotosesionin për ‘Fault Magazine’ (FOTO)

Bebe Rexha është ylli i radhës që ka zënë kopertinën e ‘FAULT Magazine’ për të cilët përveç që ka realizuar një fotosesion të mahnitshëm, ajo edhe ka diskutuar për suksesin e saj që ka arritur, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha ka diskutuar për albumin e saj debutues si dhe për rëndësinë që ka muzika dhe shkrimi i këngëve për të.

Në lidhje me këngën e saj “Meant to Be” ajo është shprehur se nuk e ka pritur suksesin e saj mirëpo beson që gjërat më të mira vijnë papritur.

Sipas saj prandaj edhe e ka titulluar albumin e saj “Expectations” pasi që gjithçka është e mundur.

“Kam menduar shumë për jetën dhe sesi unë kam pritur që gjërat në jetë time të shkojnë në një drejtim të caktuar por në fakt ato kanë ecur në një rrugë tjetër. Jeta është më e mirë kur thjesht ndjek ritmin e saj. Për mua ky album ka qenë i gjithi për mua dhe për të zbuluar rrugën time”, është shprehur ajo.

Këngëtarja po ashtu ka diskutuar edhe për këngët që ajo i ka shkruar vet dhe njëkohësisht ka qenë edhe bashkë producente e tyre.

“Për mua kompozimi i këngëve ka qenë gjithmonë një terapi”, është shprehur ajo.

Këngëtarja është shprehur se e ka akoma të vështirë që ta besoj suksesin që ka arritur pasi që i është dashur shumë mund.

“Asgjë nuk më është servuar në një pjatë të arit dhe nuk më është thënë ja merre, tani je një yll”, ka theksuar ajo.
Tutje këngëtarja është shprehur se e ka vështirë që t’i shijojë gjërat gjersa ato ndodhin pasi që është gjithmonë duke menduar se çfarë duhet bërë tutje./KultPlus.com
http://fault-magazine.com/2018/08/bebe-rexha-exclusive-covershoot-and-interview-with-fault-magazine/

Jennifer Lopez do të nderohet me çmim për arritje jetësore

Me plot emocion dhe lot në sy, Jennifer Lopez, i falënderoi nga zemra gjithë adhuruesit e saj dhe organizatorët e ceremonisë, “MTV Video Music Awards”, për shpërblimin special që do t’ia ndajnë sivjet për arritje jetësore.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Lopez, do të nderohet me çmimin “Video Vanguard Award”, bën të ditur “Express” i KTV-së.

Në të kaluarën, me të njëjtin çmim janë shpërblyer yjet si Beyonce, Rihanna, Kanye West dhe Justin Timberlake./KultPlus.com

Ministrat Gashi e Ademi vizituan Parkun Arkeologjik ‘Ulpiana’

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me ministrin e Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, kanë vizituar Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.

Ministri Gashi tha se ministria e kulturës do të vazhdoj edhe më tutje të mbështes punimet dhe gërmimet në parkun arkeologjik pasi që është një trashëgimi e rëndësishme kulturore për vendin tonë. Jemi dakordu të dalim pak te parku arkeologjik Ulpiana për të parë me afër procesin e gërmimeve qe po ndodhë që një kohë të gjatë këtu që do të vazhdoj edhe me tutje dhe për të treguar përkushtimin tonë që edhe vizitat e zyrtarëve të larte i sjellim në këtë aset të trashëgimisë kulturore për të treguar përkushtimin tonë”

Ministri Gashi tha se “Ulpiana tani po merr pamje jashtëzakonisht të bukur, një monument shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe tani po shtohet edhe si pikë turistike ku gjatë vitit 2018 kemi mbi 18 mijë vizitorë dhe kjo tregon se sa kanë qenë të rëndësishme investimet MRKS në këtë lojalitet të trashëgimisë kulturore”.

Ndërkaq ministri i kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi tha se sot gjatë takimit me ministrin e kulturës kanë biseduar rreth bashkëpunimit në mes dy vendeve në aspektin e kulturës

“Pata kënaqësinë që bashkë me ministrin dhe stafin e parkut Ulpiana të jem dëshmitarë të një pune cilësore të realizuar këtu dhe të shpreh habinë time qe edhe sa shumë punë ka për të u bere duke marrë parasysh qe vetëm 2% i punëve janë bere ndërsa gjithçka qe është bëre është mahnitëse e dëshmon per një trashëgimi kulturore”, tha Ademi./KultPlus.com

Ringrihet “Nëndetësja 105” e Pashalimanit, aset i ri i kulturës në Shqipëri

Specialisti i trashëgimisë kulturore shpirtërore Sejmen Gjokoli ka publikuar foto të “Nëndetëses 105”, e famshmja historike e Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë, duke na treguar se tashmë ajo është rindërtuar.

Duke e etiketuar si “një aset që fle në det”, Gjokoli thotë se tanimë do kemi një aset të rëndësishëm në shërbim të kulturës e historisë.

“E shkatërruar dhe e zhveshur tërësisht në vitin e mbrapshtë ‘97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait”, shkruan Gjokoli në rrjetin social “Facebook”.

Sakaq, ai thotë se dy ish-specialistë të teknikës së kohës, kanë punuar pa ndërprerë për ta ringritur e për t’i dhënë shkëlqimin e madhështinë e dikurshme./KultPlus.com

Postimi i plotë:

Kam kohë që i ruaj pa publikuar këto foto.

Prej dimrit që shkoi, ditës që pata rastin të vizitoj nga afër Nëndetësen 105, të famshmen historike të Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë.

E quaj fat atë moment kur për të parën herë do të hyja në “barkun” e një nëndetësje e ca më tepër kur ky mjet i sofistikuar ushtarak lidhet me një nga historitë më të lavdishme e më dridhëruese të ushtrisë shqiptare në vitet e luftës së ftohtë.

E shkatërruar dhe e zhveshur tërësisht në vitin e mbrapshtë ‘97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait.

Këtu do t’i shpëtonte edhe “skartimit” të çmendur kur simotrat u bënë skrap për pangopësinë.

Askush se di, ose më mirë të them fare pak e dinë që, pikërisht brenda kësaj nëndetësje, për rreth tri apo katër vite dy burra, dy ish specialistë të teknikës së kohës, kanë punuar pa ndërprerë për ta ringritur e për ti dhënë shkëlqimin e madhështinë e dikurshme.

Me thonj kanë punuar e ashtu një e nga një ja kanë gjetur e montuar paisjet, pjesët dhe aksesorët e rrjepur barbarisht.

Prej rrjetit elektrik, të ajrimit e aspirimit, vendkomandës, pultin e drejtimit, dhomën e silurave, krevatet e marinarëve, guzhinën etj. Gjer te dhomat zyra të komandantit e komisarit, të dya përballë njera tjetrës të ndara nga koridori i ngushtë.

Çdo gjë ashtu si ka qenë, në çdo detaj e paisje deri te vidat më të imta e ornamentet e varura.

Edhe boja e ngjyrat rigorozisht orgjinale, jashtë e brenda.

Tani thuajse e gatshme të presë e të përcjellë vizitorë duke shtuar kështu një aset të jashtëzakonshëm turistik jo vetëm për Vlorën.

Pa diskutim dita që do deklarojë startimin zyrtar të aksesimit të Nëndetëses 105, vendosur diku në një nga kalatat detare të Gjirit të Vlorës, do të shënojë edhe krijimin e një prej atraksioneve më madhore në fushën turistike e historike në hapësirën gjithë shqiptare.

Dhe me siguri atë ditë do flitet gjatë e mbase nuk do mungojë nderimi e vlerësimi për Neim Shehun e Ferdinand Hodon, dy mjeshtrat orikumas që 105-sën e shkretuar e rijetësuan për ta patur përsëri në ujrat adriatiko-joniane, tanimë të qeta por jo pak të lakmuara.

Tani për t’u treguar brezave se edhe për luftën e kemi të lashtë e gjëmimtare historinë…

Ndryshon tabela e KFOR-it turk në Reçak: Gjuha shqipe vendoset e para, fshihet serbishtja (FOTO)

Tabela informuese që kishte vendosur KFOR-i turk, si investitor i ndërtimit të rrugës nga Kompleksi Memorial i Reçakut deri te Kulla e Lirisë në Shtime, është ndryshuar brenda 24 orësh nga kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, pasi në atë tabelë gjuha shqipe ishte e fundit.

Zyrtari për informim në komunën e Shtimes, Gazmend Ademaj, për Gazetën Express ka thënë se KFOR-i turk si investitor e ka shkruar tabelën në gjuhën e vet dhe se këtë tabelë, kryetari nuk e kishte parë deri në momentin e prerjes së shiritit, e me të parë këtë skandal, ai kishte kërkuar që brenda një afati kohor prej 24 orësh, kjo tabelë të ndërrohet, dhe në vend të gjuhës turke, e para të vendoset gjuha shqipe.

“KFOR-i turk është investitor i kësaj rruge, prandaj edhe tabelën e ka bërë në gjuhën e vet. Kryetari nuk e ka parë tabelën, deri në momentin e përurimit, mirëpo, pasi e ka parë, ka kërkuar që ajo tabelë të ndërrohet, dhe ky përmirësim është bërë brenda 24 orësh”, ka thënë Ademaj për Express.

Kjo tabelë, menjëherë pas vendosjes, kishte bërë bujë të madhe, pasi i ishte dhënë prioritet gjuhës turke, serbe dhe asaj angleze, para asaj shqipe, madje, gjuha serbe ishte renditur e dyta në këtë tabelë.

Ndërsa, në tabelën e re të dërguar për Gazetën Express nga zyra e kryetarit, gjuha shqipe renditet e para, duke vijuar me gjuhën turke dhe angleze, ndërsa gjuha serbe nuk figuron fare në tabelën e re. /KultPlus.com

Përfundojnë punimet, Sheshi ‘Adem Jashari’ merr pamje të re (FOTO)

Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet, dhe sheshi “Adem Jashari” ka pamje të re. Ka më shumë hapësirë të gjelbër, dhe më shumë ulëse për pushim, përcjellë KultPlus.

Nesër, më 2 gusht, në ora 19:00, do ta bëhet edhe hapja e këtij sheshi, me disa aktivitete të organizuara nga Komuna.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti.

Ky shesh i cili ka gjendet në mes të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për vite të tëra ka qenë në gjendje shumë të keqe./KultPlus.com

Profesori amerikan: Përmes historisë së Kosovës, kam fituar respekt për forcat amerikane

Gili Hoxhaj

Kosova është bërë shtëpia e tij për tetë herë gjatë vizitave të shkurtëra. Profesori Curt Youngs nga Iowa e SHBA-së ka shpenzuar jo dhe pak kohë në Prishtinë ndërsa gjithnjë largohet me dëshirën për t’u kthyer përsëri. Derisa e përshëndet në gjuhën angleze, përshëndetja e tij është gjithnjë në gjuhën shqipe. Këtë formë të përshëndetjes e ka krejt të natyrshme, ndërsa as theksi nuk e tradhton. “Faleminderit”, “Mirëdita”, “Mirëmbrëma”, “Natën e mirë”, “Si jeni”, janë fjalët që e mbizotërojnë komunikimin e tij gjatë qëndrimit në Kosovë. Nga këtu, ai asnjëherë nuk kthehet duarzbrazur dhe asnjëherë nuk ka ardhur pa ndonjë qëllim për t’i kontribuar Kosovës, veçmas në fushën agroturizmit, ku është bërë si urë lidhëse e projekteve mes Kosovës e Iowa-s. Ai thotë se Kosova nga një vend i cili importon, duhet të kthehet në një vend i cili eksporton.

Përveç kujtimeve që krijon këtu, ai pothuajse secilën herë është kthyer me ndonjë libër a dhuratë që flet për Kosovën e identitetin e shqiptarëve. Në mesin e gjërave që ka nga këtu, mbizotërojnë librat që flasin për historinë e shqiptarëve. Në të hyrë në shtëpinë e tij, mysafirët nuk mund të dalin pa u njoftuar më shumë për shqiptarët, pasi që, në tavolinën e vendosur pranë derës kryesore, ai ka të vendosur plisin, çiftelinë, opingat e valltarëve, një mulli të vjetër të kafesë, një pllakë që përmban qytetet më të rëndësishme të Kosovës, e gjëra të tjera. Derisa pyetet për secilin qytet, ai me saktësi kujton monumentet më të rëndësishme të atij qyteti dhe në mënyrë të detajuar shpjegon kujtimet që ka marrë nga atje. Bisedat e përditshme me studentët gjatë qëndrimit këtu, ia kanë mundësuar që përmes secilit të mësoj diçka për Kosovën. Historia e këtij vendi, ka bërë që ai ta ndryshoj mendimin për forcat ushtarake amerikane. Historia e Kosovës, ka bërë që ai të ndihet tejet krenarë me vendin e tij. Rrethi i tij, në çdo ardhje këtu po zgjerohet e dëshira e atyre që duan ta takojnë veç po rritet.

Përgjatë vitit 2012 ka shijuar vizitën e parë në Kosovë, ku ai ka ardhur përmes departamentit amerikan, përmes një trajnimi lidhur me agrokulturën. Miku i parë i tij në Kosovë, ka qenë profesori Behlul Behluli i cili ligjëron në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës. Për tetë javë ai e ka trajnuar profesorin Behluli kur ka shkuar për të qëndruar në Iowa, ndërsa më pas programi kërkonte që trajneri të shkoj në vendin e personit të cilin e ka trajnuar, për t’u siguruar se teknologjia po zbatohet në mënyrë të suksesshme në atë vend.

“Kam ardhur në Kosovë në maj të vitit 2012 dhe për të qenë tërësisht i sinqertë kam lexuar mjaft shumë për Kosovën para se të vij, edhe pse unë ndihesha mjaft i sigurtë që të vij këtu pasi që e njihja profesorin Behluli dhe ai më ka thënë që të mos shqetësohem, pasi vendi është i sigurte dhe më nuk ka luftë. Është një vend i qetë e paqësor, herën e parë që fluturova, duke ardhur për nga Frankfurti, nuk prisja të shoh malet, nuk di pse prisja që Kosova të jetë e rrafshët si Iowa”, shpejgon profesori Youngs.

Pas ardhjes së tij këtu, ai menjëherë kishte udhëtuar nëpër shumë qytete e fshatra të Kosovës. Duke e shikuar Kosovën në aspektin e zhvillimit të fushës sëagroturizmit, ai thotë se ka pasur ndjesinë sikur po ecën shumë hapa prapa, derisa është njoftuar me zonat më të thella të Kosovës.

“Ka shumë tokë për agrokulturë në Kosovë dhe kur erdha këtu profesori Behluli më tregoi shumë vende, qytete e fshatra, ferma të ndryshme por mu duk sikur po kthehem një hap mbrapa, pasi që e pash se fusha e agrokulturës nuk është e zhvilluar sa duhet, e kam parë që industria moderne të cilën ne e përdorim në SHBA nuk përdoret edhe në Kosovë. Në statistika e kam parë se më shumë se 20 % e qumështit këtu importohet dhe nga vizita e parë e kam vërejtur që shumë nga toka bujqësore nuk janë të përdorura dhe disa nuk janë të përdorura në mënyrën e duhur”, shprehet Youngs.

“Shpresoj fort që Kosova nga një vend që importon ushqim dhe shpenzon paratë në vende të tjera, të kthehet në një vend i cili eksporton, veçmas produktet e qumështit, duke ndihmuar kështu ekonominë e Kosovës”, është dëshira më e madhe e tij.

Ardhja për të tetën herë në Kosovë, e për të pestin vit në kuadër të Universiteti Ndërkombëtar Veror të Prishtinës, ka bërë që rrethi i tij profesional këtu të zgjerohet mjaft shumë. Veç kësaj, ai njeh një numër të madh studentësh nga Kosova, me të cilët vazhdon miqësinë edhe pas përfundimit të universitetit, madje Courts thotë se koha e qëndrimit këtu nuk po i mjafton për t’i parë të gjithë ata që duan ta takojnë atë në Kosovë.

“Studentët këtu janë të mrekullueshëm, shumica e tyre janë nga Kosova, disa janë nga Maqedonia e Shqipëria. Para dy viteve, në kursin tim kam pasur studentë nga nëntë vende të botës dhe ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Studentët këtu janë shumë të shoqërueshëm, të etur për të mësuar dhe me një dëshirë të madhe për t’u argëtuar dhe për të njoftuar njerëz të rinjë”, tregon për KultPlus profesori nga Iowa.

“Njerëzit e Kosovës i kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për mua”

Edhe pse ka vizituar shumë vende në botë, e ka krijuar lidhje me njerëz të ndryshëm, ai thotë se njerëzit në Kosovë e kanë bërë shumë të lehtë depërtimin e tij në jetën e kulturën e tyre, madje Youngs shton se është e vështirë që dikush të vij një herë në Kosovë dhe të mos dëshiroj ta vazhdoj shoqërinë me njerëzit që jetojnë këtu.

“Dëshira ime më e madhe është që tërë bota të ketë paqe, fatkeqësisht mediat në përgjithësi e portretizojnë Kosovën jo dhe aq mirë. Ne kemi dëgjuar shumë gjëra të këqija për Kosovën, e kuptoj që mediat këtë e bëjnë edhe për arsye përfitimi dhe për të fituar më shumë lexues, por unë dua të jap kontributin tim që të shfaq pikëpamjen time të mirë për Kosovën, se sa të afërt janë njerëzit këtu dhe sa herë që kam mundësi, dua të shpenzoj kohë me kosovarët, t’u ndihmoj atyre nëse ka ndonjë mënyrë në të cilën mund t’ju ndihmoj. Gjatë karrierës time profesionale kam vizituar më shumë se 30 vende të ndryshme, dhe njerëzit në Kosovë e kanë bërë shumë më të lehtë për mua që të jem i pranishëm në jetën e tyre, në kulturën e tyre, ata kanë hapur zemrën e tyre për mua dhe kanë hapur shtëpitë e tyre për mua”, shprehet Youngs.

Ai ka vizituar rreth 15 vende të Kosovës. Ka vizituar Prizrenin, Prekazin e Mirushën për katër herë. Ai thotë se ka vizituar Muzeun Etnologjik dhe Galerinë Kombëtare të Kosovës e shumë vende të tjera dhe se përmes vizitës në këto vende ka mësuar për të kaluarën e traditën që po vazhdon edhe sot.

“Ushqimi këtu është shumë i veçantë, për shembull flija është unike dhe nuk e kam gjetur diku tjetër, po ashtu dhe qebapat. Gjatë qëndrimit këtu kam parë edhe veshje tradicionale, dhe vallëzime tradicionale të performuara nga ansambli “Shota” dhe ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë, shoh një entuziazëm të paparë në kulturë dhe art këtu”, shprehet Youngs.

Duke qenë se ai flet disa fjalë në gjuhën shqipe, ai tregon edhe procesin se si po mëson ngadalë nga kjo gjuhë dhe përshtypjet që ka kur i dëgjon të tjerët duke folur.

“Në fillim nuk e kam ditur asnjë fjalë në gjuhën shqipe, më pas e kam marrë dhe e kam shikuar alfabetin dhe e kam parë që ka më shumë shkronja se alfabeti i gjuhës angleze, dhe sa herë i dëgjoj kosovarët teksa flasin, tingulli i fjalëve të tyre më duket shumë i vështirë t’u përgjigjem edhe unë në gjuhën shqipe. I kam mësuar disa fjalë si “po”, “jo”, “faleminderit”, “mirëdita”, mirëmbrema”, “ditën e mirë”, “a je mirë”, jam duke mësuar ngadalë dhe mendoj se duhet të jem një student më i mirë sa i përket gjuhës shqipe. Kuptoj më shumë nga të lexuarit se sa nga të folurit, në një koncert të muzikës, unë arrija ta lexoja programin dhe ngadalë po arrij të kuptoj më shumë”, tregon ai.

Në mesin e shumë kujtimeve këtu, ai veçon vizitën në Vushtrri, atje ku kishte përjetuar qëndrimin në veshje kombëtare, derisa studentët i kishin sugjeruar edhe se si t’iu përshtatej me qëndrim këtyre veshjeve.

“Studentët në Kosovë janë shumë të lumtur për vendin e tyre kështu që ata me një grup të studentëve më kanë ftuar që të shkojmë në Vushtrri me autobus. Atje e kam parë kalanë dhe urën e gjatë dhe të bukur. Më kanë treguar se është një nga qytetet më të vjetra të Kosovës, derisa qëndruam në restaurantin afër urës, filluam të ecim në disa dyqane, derisa njëra po shiste rroba tradicionale, kështu që studentët i kërkuan gruas që po punonte aty nëse do të mund t’i vishja për një fotografi, ishte shumë e këndshme dhe u pajtua. Kështu që ata më treguan edhe si të dal në fotografi si një “burrë shqiptar”, është një eksperiencë që nuk do ta harroj kurrë”, shprehet profesori nga SHBA.

“Askush në Amerikë nuk do ta këpuste degën nga pema, dhe të njëjtën t’ia dhuronte ndonjë të panjohuri”

Profesori Curt Youngs tregon se sa herë që vjen në Kosovë, njerëzit nuk hezitojnë ta ndalin në rrugë dhe ta pyesin “A jeni amerikan” dhe pas kësaj duan që të ndajnë një kafe apo drekë me të. Në detaje kujton bujarinë e një burri nga Kamenica, që donte t’i dhuronte gjithë pemën me qerëshi, si shenjë mirënjohje ndaj popullit të tij. Ky rast ia kishte dëshmuar edhe një herë, dashurinë e fortë që shqiptarët e ushqejnë për popullin amerikan.

“E di që është pjesë e kulturës së tyre, njerëzit këtu kanë një mikpritje të jashtëzakonshme, por për mua ishte edhe shumë brengosese, sepse e di situatën financiare të njerëzve këtu. Eksperienca që më ka ngelur më së shumti në mendje, është në Kamenicë, derisa me profesorin Behluli dhe një koleg nga Iowa, ne jemi ndalur në një klinikë veterianare,dhe kemi shkuar në një restaurant në Kamenicë, dhe derisa po largoheshim, profesor Behluli donte të hante qershi, pasi që ishte muaji maj. E pamë një njeri derisa po mblidhte qershitë, profesor Behluli e ndali veturën dhe unë isha ulur me të në ulësen e parë, dhe kolegu im ishte ulur prapa në veturë bashkë me profesorin tjetër nga Iowa . Ai e vërejti që jemi dy amerikanë në veturë dhe na tha që të zbrisnim nga vetura. Ai u ndal së mbledhuri qershia dhe na ftoi tek shtëpia e tij, ku u ngjit në pemën e qershisë dhe këputi një degë nga pema e qershisë duke më thënë “Nëse ke nevojë për më shumë qershi dhe këto nuk janë të mjaftueshme, të lutem ma thuaj dhe do ta këpus tërë pemën që t’ua dhuroj”. Kolegu im dhe ynë stepëm dhe menduam “Askush në Amerikë nuk do ta këpuste pemën dhe t’ia dhuronte dikujt që as nuk e njihte”. Kjo ma tregoi shumë qartë për ndjenjat e fuqishme që kosovarët kanë ndaj njerëzve të SHBA-së”, shpjegon mes emocionesh profesiori Youngs.

“Për herë të parë në jetë jam ndjerë krenarë që forcat amerikanë kanë bërë dicka të mirë për botën”

Qëndrimi për disa ditë këtu, veçmas ekskurzionet në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, ia kanë mundësuar të shkëmbej shumë biseda me studentët e Kosovës. Historitë e studentëve për fënijërinë e vështirë që kanë bredhur maleve gjatë kohës së luftës e histori të tjera të dhimbshme të familjeve kosovare, kanë bërë që te Youngs të ngjallin ndjenja të forta të keqardhjes për atë çfarë i ka ndodhur këtij vendi, në të njëjtën kohë duke i ngjallur ndjenja të forta të krenarisë për vendin e tij që vendosi t’i jap fund vuajtjes së Kosovës.

“Ata më treguan se si i kanë larguar nga shtëpitë gjatë kohës së luftës dhe disa janë nisur drejt malit, ata frikësoheshin edhe të ndiznin zjarrin për t’u ngrohur dhe për të gatuar ushqimin dhe kështu vendndodhja e tyre mund të zbulohej e kjo tregonte se sa të rrezikuar ndiheshin ata. Disa më treguan për largimin e tyre në kampet e Maqedonisë, dhe për herë të parë në jetë jam ndjerë aq krenar që forcat amerikane kanë bërë diçka shumë të mirë për botën. E di që serbet nuk janë pajtuar me këtë vendim, por kur lexoj dhe dëgjoj historitë e tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë, e kuptoj vendimin e SHBA-së që kanë filluar kampanjën e bombardimeve për ta ndaluar atë tragjedi dhe kam fituar respekt për forcat amerikane dhe mendoj se ndërhyrja e tyre në vende tjera ka të bëjë me gjëra të ngjashme të cilat ne nuk i dijmë”, tregon ai.

KultPlus.com

‘Dora e Zotit’, ura që po mahnitë gjithë botën

Për të gjithë ata që duan ta lënë besimin e tyre në dorë të Zotit, një urë e re gjigante në Vietnam është vendi i parë që duhet të vizitohet.

Ura e artë në Vietnam, që është rreth 900m e lartë, ka pamjen e duarve të cilat duken sikur e mbajnë urën në skajin e një mali.

In this photograph taken on July 31, 2018, visitors walk along the 150-meter long Cau Vang “Golden Bridge” in the Ba Na Hills near Danang. Nestled in the forested hills of central Vietnam two giant concrete hands emerge from the trees, holding up a glimmering golden bridge crowded with gleeful visitors taking selfies at the country’s latest eccentric tourist draw. / AFP PHOTO / Linh PHAMLINH PHAM/AFP/Getty Images

Kjo urë është bërë një destinacion i madh turistik sapo është hapur, transmeton Gazeta Express.

Arkitekti i urës deshi që t’iu jepte njerëzve ndjenjën e ecjes nëpër duart e Zotit, por pranoi se u befasua se si selfiet e njerëzve janë bërë hit nëpër botë.

Thaçi takohet me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka takuar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin, shkruan KultPlus.

Thaçi ka thënë se në kuadër të këtij takimi ka biseduar me Dacin lidhurme zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës”, ka shkruar Thaçi. / KultPlus.com

Kumbaro: Zhvillimi industrial ‘zbulon’ arkeologjinë

Shqipëria zbulon sitin më të madh arkeologjik, ku ruhen tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Michele Elia, Menaxher i TAP në Shqipëri vizituan një nga sitet e gërmimeve arkeologjike në gjurmën e gazsjellësit TAP në Shqipëri, ku janë zbuluar vendbanime të periudhës prehistorike e deri në mesjetën e vonë, si dhe shumë objekte arkeologjike.

Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP është zhvilluar paralelisht me proceset arkeologjike.

“Dua të theksoj se gazsjellësi TAP është një ndër bashkëpunimet më të mira që ne kemi me zhvillimet industriale dhe që tregon në të njëjtën kohë që nuk janë të papajtueshme trashëgimia kulturore dhe zhvillimi industrial i vendit, mjafton të kemi bashkëpunim dhe të ruajmë standardet”- u shpreh Kumbaro.

Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari. Përmes këtij projekti është krijuar mundësia të zbulohen site arkeologjike dhe vendbanime të rëndësishme për njohjen, hulumtimin dhe ekspozimin e trashëgimisë sonë arkeologjike.

Michele Elia theksoi se “TAP është shumë i vëmendshëm në këtë projekt, nuk sheh vetëm ndërtimin e tubave, që në fakt është tërësisht infrastrukturë, por edhe gjithçka me të cilën përballet në rrugëtimin e saj kthehet në oportunitet për territorin, qoftë nga pikëpamja sociale ambientale, apo kultore. Ne jemi të impenjuar të ruajmë nivelin më të lartë të standardeve, jo vetëm rajonale por edhe ndërkombëtare”.

Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, rreth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike (bronzi i vonë), e deri në periudhën Otomane. Këto materiale janë në proces studimi. Me shumë interes arkeologjik në këtë gërmim është zbulimi i një vendbanimi të periudhës neolitike.

“Në të gjitha sitet e hapura që realizohen në bashkëpunim me arkeologët, jo vetëm gërmimet kanë qenë interesante, por ka qenë një treg pune shumë i rëndësishëm për punonjësit e trashëgimisë kulturore. Kemi mbi rreth 100 arkeologë dhe ndihmës arkeologë të punësuar, që tregon se potenciali I zhvillimit industrial sjell dhe potencial te zhvillimit të tregut të trashëgimisë kulturore”, u shpreh Kumbaro.

Realizimi i gërmimeve arkeologjike, zbulimi i siteve të reja arkeologjike po mundësohet vetëm falë projektit TAP, përgjatë zbatimit të të cilit janë zbatuar kriteret dhe standardet më të larta të zbatimit të ligjit në fushën e trashëgimisë kulturore. /KultPlus.com

“The Raft” hapë edicionin e 17-të të Dokufest-it

The Raft me regji të Marcus Lindeen do të jetë filmi që do ta hapë edicionin e shtatëmbëdhjetë të DokuFest-it që do të mbahet në qytetin e Prizrenit, shkruan KultPlus.

Filmi prek ngjarje të vitit 1973, derisa pesë burra dhe gjashtë gra duke lëvizur përmes Atlantikut në një traget si pjesë e eksperimentit shkencor që studion sociologjinë e dhunës, agresionit dhe tërheqjes seksuale në sjelljen njerëzore.

Edhe pse projekti u bë i njohur në shtyp si “Trageti i Seksit”, askush nuk e priste atë që ndodhi në atë udhëtim tremujor. Përmes materialit të jashtëzakonshëm të arkivit dhe një ribashkim të anëtarëve të mbijetuar të ekspeditës në një riprodhim të plotë të tragetit, filmi tregon historinë e fshehur prapa asaj që është përshkruar si “një nga eksperimentet në grup më të çuditshme të të gjitha kohërave”./ KultPlus.com

Ermal Meta për vizitën e fundit në Shqipëri: U ndjeva një hero, pa qenë i tillë

Deri para pak kohësh Ermal Meta qëndronte i veçuar, duke shkruar këngë për të tjerët. Tani, pas suksesit në Sanremo, shfaqet në TV dhe mbush sheshet. Dhe pavarësisht ndarjes së dhimbshme nga e dashura e tij historike, ai dëshiron të rifillojë përsëri: “Në jetë nuk ka përfundime, vetëm fillime”.

Ermal Meta gjithmonë ka kitarën me vete, duart e tij mbështeten në tingujt e saj “Të luaj është gjëja e parë që bëj në mëngjes, kur ngrihem”, shprehet Meta në një intervistë për revistën italiane “Donna Moderna”.

Ai buzëqesh, duket pak i lodhur, ka muaj që nuk ndalon, përkundrazi vite. Në tre vitet e fundit i ka ndryshuar jeta: nga Sanremo Giovani di Odio deri këtë vit kur u ngjit sërish në skenën e Ariston si fitues, së bashku me Fabrizio Moro, me këngën ” Non mi avete fatto niente”.

Këngët që ai shkroi për të tjerët tani janë të tijat dhe këndohen nga mijëra fansa, që e kanë duartrokitur në TV, tek “Amici” dhe e ndjekin atë në mediat sociale.

Ermal luan para se të fillojë intervista. Këndon në mes dhe në fund. Duke vendosur se deri në çfarë pike të tregojë për veten, si gjithmonë. Preferon që të tregojë të jetë muzika.

Kur nuk i pëlqen të flasë për jetën personale, pasi e ka kënduar në albumin e fundit “Non abbiamo armi”.

Është gjithçka ndarja pas 9 vitesh me spikeren radiofonike Silvia Notargiacomo; dhimbja që provoi për Caro Antonello; dëshira për të ecur përpara në këngën e re “Io mi innamoro ancora”.

Le të fillojmë nga këtu. A jeni dashuruar përsëri ?

Sigurisht, jeta vazhdon. Kjo këngë flet për dëshirën për të filluar. Çfarë tjetër mund të bëjmë? Ka pjesë të udhëtimit që bëni me disa njerëz dhe që ndonjëherë përfundojnë. Por për mua nuk ka përfundime, vetëm fillime. Karriera ime është provë e kësaj: deri në dy vjet e gjysmë më parë po shkruaja këngë për të tjerët, u mbylla në gropën time. Unë kurrë nuk e kisha imagjinuar arritjen e qëllimeve të tilla të mëdha.

Çfarë efekti të bën sot?

Ka një përzierje të kënaqësisë dhe mosbesimit. Kam luftuar për të arritur këtu. Ndonjëherë bëja hapa mbrapa, por gjithnjë për të arritur diku. Ashtu si kur mendova se fati im ishte vetëm një autor, pasi me grupet e së kaluarës nuk kishte funksionuar. Por, le të themi se në këtë Silvia ishte thelbësore.

Në çfarë kuptimi?

Më ndihmoi të mos i besoja fatit tim. Më mbajti në krahë kur nuk isha në gjendje të ecja. Është merita më e madhe që ka pasur.

Është normale, shpesh, të mos ia dalësh vetëm.

Nuk mund t’ia dalësh kurrë i vetëm. Dhe takimet e duhura janë gjithashtu të dobishme: thjesht mendoni për “jo”-të që kam marrë para se të arrij në kompaninë time të tanishme diskografike, Mescal. Kështu që mësova të them: “Ok, nuk jam i kënaqur”. Në punë, për shembull, unë them se si duhet bërë diçka, por nuk u jap kohë të tjerëve për të kuptuar se si e dua. Ka shumë pak njerëz që i besoj: problemi është se nuk bëhet fjalë vetëm për muzikën.

Si ia bëni atë atëherë?

Besimi sillet rreth familjes sime dhe asaj lloj dashurie që duket si një lehtësim që ju mban dhe ju mbron.

Duke folur për familjen: e juaja është nga Shqipëria. Ju jeni kthyer kohët e fundit nga Tirana për një koncert të madh. Çfarë provove?

Ishte shumë bukur, kishte 100,000 njerëz në shesh. Më dhanë çelësin e qytetit. Në atë moment kuptova shumë gjëra: ndoshta shumë vite më parë kam shkruar “Sperare” për të arritur në këtë moment. Për t’u kthyer, në anën e kundërt, kur unë isha larguar. U ndjeva një hero, pa qenë kështu: në fund të fundit, jeta e vetme që arrita të shpëtoja deri më tani ishte e imja.

Historia juaj është një histori shumë aktuale në një periudhë të porteve të mbyllura.

Nëse ajo që po ndodh tani në Itali të kishte ndodhur 24 vjet më parë (Ermal arriti në Bari nga Shqipëria me nënën e tij, një vëlla dhe një motër në vitin 1994, kur ishte 13 vjeç), unë nuk do të isha këtu për të shkruar këngë, të bëja muzikë, të shkojë në TV dhe të luajë në koncerte. Dhe si unë, shumë të tjerë. Kufijtë ekzistojnë. Por e di që ekzistojnë njerëzit para kufijve, duhet të japim një shans për jetën. Më lëndoi të lexoja disa gjëra kohët e fundit. Nuk ekziston një e drejtë lindjeje më shumë se një tjetër. Sot është një pjesë e botës që vuan dhe përpiqet të shpengojë ekzistencën e saj, të mos vdesë. Shumë vite më parë, kjo pjesë e botës ishte për mua, sepse isha në të. Megjithatë, zgjidhjet nuk duan të gjenden. Ky mendim më frikëson.

Mendimi juaj, megjithatë, ku është tani?

Tek fjalët. Unë tashmë kam njëzet këngë. Dhe po shkruaj një libër, një lloj ditari reflektimesh, gjysmë poezi, tekstesh që kurrë nuk do të bëhen këngë. Tani për tani, unë jam plotësisht i përkushtuar koncerteve ‘live’ momenti më i rëndësishëm për mua. Por, vitin e ardhshëm do bëj një pushim që të jem në gjendje të bëj një disk të ri./ ata

Amira

Nga Miruna Vlada, përktheu Rozafa Kelmendi.

Që nga atëherë
kurrë më nuk i kam lënë flokët të më rriten
kisha flokët më të gjata në lagje

nëna ime e mbylli vetën në bodrum
dhe filloi të bërtiste
pasi që më pa.

I dëgjova tek flisnin në kuzhinë
‘Flokët e saj shpenzojnë shumë ujë
të gjithë ujin tonë për një javë
ajo s’ka çare pa i la flokët
por ne nuk do të kemi asgjë për të ngrënë
çfarë të bëjmë ?’

Fqinja jonë kishte gërshërë të mëdha rrobaqepësie
asaj nuk iu drodh hiç syni
kur i thashë që nëna më kishte dërguar.

Isha 16 vjeçe. Ishte një lojë.
doja të dukesha si djalë
doja të shpëtoja familjen time.

Kam mësuar të heq dorë lehtë
nga ato që kam vlerësuar më së shumti
kështu mbijetova, bashkë me familjen time.

Duart e saj u drodhën pak
po pëshpëriste një lutje derisa i shkurtonte
kur mora grumbullin e flokëve të zeza
në dorën time (duhet të ketë peshuar 2 kilogramë)
i ndjeva të lagura dhe të pista pak.

Fqinja jonë filloi të qante
dhe mallkonte Karaxhiqin
Edhe sot mund ta dëgjoj:

Oh, Josip Broz, në duar të kujt na ke lënë?

E dini, gratë më të moshuara janë më histerike
çdo humbje është e pandreqshme për to
edhe floku i prerë i lëndon
ato i ndjejnë humbjet thellë në shpirtin e tyre
thua se asgjë nuk mund të rritet sërish
edhe pse flokët gjithmonë rriten prap

ajo dhe nëna ime po më çmendnin.
Nuk arrija t’i kuptoja
kudo rreth nesh ishte vdekja
e ato po vajtonin flokët e mia

vëllezërit e mi s’do të kishin pasur çfarë të hanin
ishte e kuptueshme që unë të shkurtoja flokët
për të kursyer ujë
pasi që çdo familje kishte të drejtë
vetëm në 5 kova uji për një javë
flokët e mia
do të shpenzonin të paktën 2
ishte matematikë, jo tragjedi
ose unë nuk do t’i laja dhe do të mbushesha me morra
ose do t’i laja dhe do të lija familjen e uritur për 2 a 3 ditë

Epo,
në rastin tonë, matematika është tragjedi
si do të ishte e mundur të na mbetej diçka e natyrshme këtu?

Dëshiroja të mos rriteshin më hiç
që mos t’kisha nevojë t’i shkurtoja gjithë kohën.

I mbajta në një kuti
I mora me vete kudo.
Është sikur të kem gati valixhen gjithë kohën.

Megjithëse, frikësohem t’a hap
dhe ta shoh në sy brendësinë.
I vie erë e keqe.

Kur sheh kutinë,
burri im më thotë
‘Është një grumbull flokësh, i papërdorur
le të bëjmë diçka të mirë me të
le t’a shesim atë në një dyqan parukesh’.

Ai ka dëgjuar disa nga tregimet e familjes sonë
sipas të cilave kisha pasur flokët më të shkëlqyeshme në lagje.
Ato kishin arritur madhështi mitologjike në tregimet e tyre
ato ishin të pamatshme
ndoshta, flokët e zeza më të gjata në botë.

Tani, nuk ka më mitologji
është nostalgji
e ftohtë, si akull.

Jo, jo
unë nuk dua t’ia jap askujt ato
i lë të rriten aty, në kuti
i mbaj këtu
dhe e di se ndoshta një kokë diku
që po bëhet tullace dita ditës për shkak të citostatikëve
do të kishte nevojë për to
por unë nuk mund ta bind veten t’i dhuroj
u vie erë e keqe
ato flokë janë ushtari im
i vdekur për liri
unë nuk mund t’i dhuroj ato
unë nuk dua t’i falë ato, a është kaq e vështirë për t’u kuptuar?

Shkoni në dreq të mallkuar me të gjitha kokat e juaja tullace
unë nuk do t’i jap ato
nuk më intereson kanceri juaj
as paruket tuaja
unë jam shëndosh
unë që kam mbijetuar rrethimin më të gjatë në historinë moderne ushtarake.

Ndonjëherë shkoj në bodrum që të marrë nënën time
dhe e gjejë atë në errësirë, pa mend
duke goditur kokën e saj në mur

‘Do t’i mbaj, nënë, mos u brengos
I kam mbledhur të gjitha
dhe do t’i marr në shtëpi
unë nuk do të humbas asnjë fije floku.
Do të kemi supë gjatë gjithë javës.’/ KultPlus.com

Regjisorja Lyce Grosejan prezantohet në Anibar me “Vizioni i femrës për seksin në animacion”

Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, sjellë regjisores Luce Grosejan nga Franca, shkruan KultPlus.

Ajo do të ligjerojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”.

Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar vizionin mashkullor të seksit, vizionin performativ, duke u fiksuar në dëshirën dhe epshin mashkullor.

Fatmirësisht në industrinë e animacionit ka regjisore të cilat vendosën ta eksplorojnë, dokumentojnë, dhe ofrojnë prezantime të reja të seksit në animacion.

Në vitin 2014 Luce Grosjean themeloi “Seve Films”, një kompani shpërndarëse me qëllim promovimin e filmave të studentëve në festivale të animacionit, por edhe për të regjisorëve të rinjë të talentuar.

Grosjean në vitin 2017, iu bashkua Miyu Productions për të krijuar Miyu Distribution, të specializuar në shpërndarjen në festivale dhe në shitje ndërkombëtare. Ajo është anëtare aktive në disa organizata në industrinë e animacionit sikurse “Les Femmes s’animent”, dhe organizata “Women in Animation”.

Grosejean, gjatë festivalit do jetë po ashtu edhe pjesëmarrëse në panelin i cili ndërlidhet me temën e edicionit të 9-të të festivalit që është 50/50 dhe në kuadër të kësaj organizohet paneli me temën: “Puna drejt barazisë në industrinë e filmit”.

The Vision of Woman about Sex in Animation” do mbahet më datën 16.08 në orën 14:00-16:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

Në anën tjetër “Puna drejt barazisë në industrinë e filmit” do mbahet më datën 15.08 në orën 17:00-18:00  në Galerinë e Arteve në Pejë.

Ardhja e saj mbështetet nga Ambasada Franqeze në Kosove. /KultPlus.com

KKTK: Në rastin e Manastirit të Deçanit kemi respektim të ligjit dhe jo triumfues të ndonjë subjekti

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore: Në rastin e Manastirit të Deçanit kemi respektim të ligjit dhe jo triumfues të ndonjë subjekti

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ka publikuar sot një sqarimin për zhvillimet e fundit në zonën e veçantë të mbrojtur në Manastirin e Deçanit, shkruan KultPlus.com

Sipas Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore në rastin e Manastirit të Deçanit kemi të bëjmë më respektim të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës dhe jo me triumfues të ndonjë subjekti të caktuar.

Më poshtë sjellim sqarimin e plotë:

Manastiri i Deçanit është një ndër katër (4) monumentet që gjenden në Republikën e Kosovës, dhe përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, si pasuri e përbashkët e gjithë njerëzimit. Si monument më rëndësi universale mbrohet nga Republika e Kosovës me ligjet e trashëgimisë kulturore dhe konventa ndërkombëtare.

Manastiri i Deçanit me propozimin e Ministrisë se Kulturës Rinisë dhe Sportit është shpallur aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në vitin 2016, dhe është përfshirë në listën e aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit. Në përputhje më Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Vendimin e KKTK-së, Manastiri i Deçanit ka zonë të mbrojtur prej 839.60 Ha.

Në bazë të Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura neni 5 pika a). në zonat e veçanta të mbrojtura ndalohen këto aktivitete: “ndërtimet apo zhvillimet industriale, të tilla si eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve tranzite në zonat rurale; dhe b) ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit”.

Gjithashtu edhe në Ligjin për Planifikim Hapësinor neni 18 paragrafi 4 ndalon këto aktivitete: “ndërtimi i rrugëve magjistrale dhe regjionale; ndërtimi i godinave më të larta dhe atyre që nuk janë në harmoni me ndërtesat ekzistuese fqinje;zhvillimi i veprimtarisë së industrisë së rëndë; instalimi mbitokësor i furnizimit të rrymës elektrike, telekomunikacionit, përçuesve digjital, etj; veprimtaritë dhe ndërtimet që ndikojnë në shpyllëzim, tjetërsim apo ndotje të mjedisit; dhe planifikimi hapësinor urban dhe rural nga niveli lokal”.

Prandaj, nëpërmjet kësaj shkrese dëshirojmë të informojmë opinionin publik dhe akteret e përfshirë në këtë proces, se në rastin konkret kemi të bëjmë më respektim të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës dhe jo me triumfues të ndonjë subjekti të caktuar.

Në sipërfaqet dhe zonat e mbrojtura janë të ndaluara aktivitetet e lartcekura, dhe sot ka mundur të jetë rastësi Manastiri i Deçanit, kurse në të ardhmen mund të kemi edhe ndalime të tjera në sipërfaqe të mbrojtura ose zona përreth lokaliteteve arkeologjike dhe monumenteve të tjera të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, dhe krejt kjo është në frymën e respektimit të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare.

Kërkojmë nga akteret dhe institucionet përgjegjëse që janë të përfshira në procese të tilla që të jenë bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, transparent dhe të informohet opinioni publik drejt dhe më kohë për të gjitha veprimet. KKTK kërkon që trashëgimia kulturore të respektohet si pasuri dhe vlerë e përbashkët që i shërben të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës.

Ditë më parë u vendos që pesë kilometrat e rrugës, e cila e lidh Deçanin me kufirin e Malit të Zi përmes zonës së mbrojtur të Manastirit, të mos asfaltohen. /KultPlus.com

http://www.kultplus.com/trashegimia/manastiri-i-decanit-fiton-nuk-e-lejon-ndertimin-e-rruges-per-ne-mal-te-zi/

Maqedonia dhe Kosova dakordohen për kalendar të përbashkët kulturor

Gili Hoxhaj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot ka pritur në vizitë zyrtare Ministrin e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademin,i cili ka një muaj që ka marr timonin për ta udhëhequr Ministrinë e Kulturës në Maqedoni, shkruan KultPlus.

Pas këtij takimi të dy ministritë u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës, ndër të tjera duke veçuar se janë dakorduar që në muajin shtator të nënshkruajnë kalendarin e përbashkët mes këtyre dy vendeve, duke thënë që këtë hap do të dërgojnë edhe më tej në krijimin e një kalendari trepalësh mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ministri Gashi tha se ndihet i nderuar që të jetë nikoqir i vizitës së parë jashtë vendit nga ministri Ademi. Ai tutje u shpreh se qëllimi i kësaj ftesë ndaj ministrit Ademi ka qenë pikërisht thellimi i bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë atje.

“Qëllimi i ftesës është thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e kulturës dhe sot gjatë takimit u dakorduam që Ministria e Kulturës së Kosovës dhe ajo e Maqedonisë ta kenë një marrëveshje të re, të përbashkët, për aktivitetet kulturore edhe në Kosovë edhe në Maqedoni, duke e pasur gjithmonë parasysh që një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Maqedoni dhe Maqedonia ka një mërgatë të madhe shqiptare, jemi dakorduar që t’i autorizojmë institucionet tona të kulturës në mënyrë që të kemi aktivitete dhe data të përbashkëta”, tha ministri Gashi, duke shtuar se shqiptarët edhe andej edhe këndej kanë një kulturë të përbashkët dhe jemi të interesuar si dy kolegë, homologë, ministra të kulturës që aktivitetet e kulturës të jenë aktivitete përbashkëta.

Ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi tha se është nder i veçantë qe vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e realizoi në Kosovë. Ai tha se bashkëpunimi i mirë që ka ekzistuar në mes Kosovës e Maqedonisë do të zhvillohet dhe më tepër.

“Kosova me Maqedoninë, në veçanti me shqiptarët e Maqedonisë na lidhin shumë, na lidhin aspekte kombëtare, familjare, gjithashtu emocionet janë të përbashkëta gjithnjë kur flasim për temat që i përkasin sferës së kulturës. Është nder për mua që gjatë takimit me Ministrinë patëm mendime të përbashkëta lidhur me atë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft të mira dhe kanë mundësi akoma të zhvillohen, veçmas në sferën e kulturës”, u shpreh ministri Ademi.

Pas këtij takimi, të dy ministrat vazhduan me vizitë në Parkun Arkeologjik “Ulpiana”. / KultPlus.com

Koleksioni me portretet e akademikëve shqiptarë u promovua mbrëmë në Akademinë e Shkencave

Ditët e fundit Akademia e Shkencave e Shqipërisë mori një nismë për të mbledhur vepra të arteve vizuale, pikturë, skulpturë, vizatime e të tjera, ku pasqyrohen portretet e akademikëve shqiptarë. Më pas ato u ekspozuan në sallën e kryeore të Akdamisë.

Kjo nismë u përkrah dhe nga familjarët e akademikëve, të cilët kanë dhuruar punë ekzistuese apo kanë porositur portrete të tyre të bëra rishtazi nga autorë të njohur.

Punimet janë shumë cilësore, ku përmendim portretet në vaj të Aleks Budës dhe Tish Daisë, realizuar nga piktori Nikolin Ivanaj, portreti i akademikut Teki Biçoku realizuar nga piktori Ruben Hajnaj, portreti i Bedri Dedes realizuar nga piktori Adrian Devolli.

Apo punimet në bronz të Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit, realizuar nga skulptori Qazim Arifi, shkruan ata.gov.al.

Salla ku janë ekspozuar veprat në Akademinë e Shkencave merr vlerë më të madhe edhe me praninë e personazheve me kontribut shumë të rëndësishëm në këtë institucion. /KultPlus.com

Hashim Thaçi dekoron Shyhrete Behlulin

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot këngëtaren Shyhrete Behlulin, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i cili i ka ndarë këngëtares Medaljen Presidenciale të Meritave

“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqip”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.

Sipas presidentit me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra. /KultPlus.com

Miratohet projekti për restaurimin e Kishës së Shirqit, vendit ku martoheshin princërit

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin për: “Restaurimin e Rrënojave të Kishës së Shirgjit” në Shkodër, shkruan KultPlus.

Rrënojat e Kishës së Shirgjit ruhen në bregun e majtë të lumit të Bunës. Muret e kishës kanë nisur të ngrihen në shek. VI, në nder të dy martirëve të kishës bizantine, Sergit dhe Bakut. Kisha ka qenë një ndërtesë trenefshe me një arkitekturë tepër të veçantë.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konsoliduese dhe konservuese në muraturën e gurit dhe në afresk.

Kisha e Shirgjit ishte e njohur për martesat që realizonin princërit.

“Historianët pohojnë se kisha ka qenë vendi i preferuar i princërve malazezë e shqiptarë, kryesisht për martesat e tyre. Helena e Rashës, princesha e Bizantit dhe vajza e perandorit latin, Balduin, ka qenë një ndër figurat më të lidhura me Kishën e Shirqit. Pikërisht këtu ajo ka bërë kurorëzimin e saj. Sipas dokumenteve historike, princesha helene në vitin 1290 ka bërë rikonstruksionin e kishës”, shkruan Shkodra.net.

Arkitektura e kishës është tepër e veçantë. Është një përzierje e stilit roman me atë gotik. Sipas historianëve, Kisha e Shirqit ka ruajtur formën e plotë të saj deri para 200 viteve. Që nga ajo kohë ajo është shkatërruar gradualisht. /KultPlus.com