Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit kanë kryer ndërhyrje konservuese – restauruese në ikonën “Mbledhja e Kryeengjëjve”, marrë nga Kisha e Shën Mëhillit në Mingul të Gjirokastrës.
Ikona është pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.
Gjendja fillestare e ikonës ishte mjaft e degraduar, për këtë arsye specialistët realizuan ndërhyrjen e parë emergjente mbi të, për të vijuar më tej me ndërhyrjet konservuese – restauruese të cilat bënë të mundur nxjerrjen në dritë të një tjetër thesari./ KultPlus.com
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se këto mjete do të ndahen
nga kategoria e shpenzimeve rezervë, raporton Ekonomia Online.
“Propozoi që të ndahen mjete 500 mijë euro nga kategoria e
shpenzimeve rezerve dhe të transferohen në MKRS”.
Kryeministri gjithashtu ka njoftuar lidhur me aktivitetet
për ditën e Pavarësisë.
“Ju ftoj në një takim të dielën, dita e pavarësisë fillon
këtu. Pastaj dalim në një homazh, të gjitha institucionet kanë bërë një agjendë
shtetërore”.
“Ju lus që me 17 shkurt në ora 08:00 do të takohemi në këtë
sallë, nuk do të mbaj ndonjë fjalim të gjatë”.
Për shënimin e kësaj dite me 16 dhe 17 shkurt janë
parashikuar nj varg aktivitetesh.
Të shtunën bëhet nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga
Objekti i Qeverisë për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës:
Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.
Gjithashtu bëhet vendosja e punimeve artistike “Simbolet e
Pavarësisë” në sheshin “Skënderbeu”.
Kurse në sheshin “Adem Jashari” bëhet hapja e Panairit të
produkteve vendëse.
Në të gjitha rrethet kryesore te kryeqytetit do të vendoset
flamuri shtetëror.
Kurse më 17 shkurt në ora 08:00 do të mbahet mbledhja
festive e Qeverisë. Kurse në ora 08:30 bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës
së Kosovës.
Në ora 08:45 vendosjen kurora lulesh te shtatorja e ish
Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.
Në ora 09:45 vendosen kurora nga Presidenti, Kryetari i
Kuvendit, Kryeministri dhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama në kompleksin
memorial “Adem Jashari”.
Për në ora 10:45 është planifikuar mbajtja e seancë solemne
për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.
Për në ora 12:20 është paralajmëruar parakalimi i Trupave të
Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton EO.
Një koncert për paralajmëruar për në orën 19:30. /KultPlus.com
Dy vjet më parë, më 1989, kur jo vetëm në vendin tim por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende në këmbë, me mikun tim, laureatin e çmimit Nobel të paqes, Elia Weisel, ju kam dërguar një letër.
Në atë kohë, për një letër si ajo, në Shqipërinë komuniste dënoheshe me vdekje, megjithatë unë e ndjeva për detyrë t’ju drejtohesha juve, presídentit të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës, për t’ju kërkuar ndjesë në emër të popullit shqiptar, për qëndrimin armiqësor që mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBA.
Ju shkruaja, midis të tjerash, në atë letër se populli shqiptar, në kundërshtim me sunduesit komuııistë, kishte ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA dhe ju lutesha Juve, që pa ia vënë veshin fyerjeve të Tiranës të vazhdonit të ndihmonit këtë popull martir, si atë që vuante brenda kufijve të shtetit, si gysmën tjetër të tij, që vuante në Jugosllavi.
Dhe ja, pa u mbushur dy vjet, në marrëdhëniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur Sekretari i Shtetıt, Baker, u prit në mënyrë madhështore në Tiranë, isha i lumtur të vërtetoheshin fjalët që ju kisha shkruar më 1989, që në atë kohë mund të tingëllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA do të ketë te populli shqiptar, një mik të zjarrtë e të përhershëm. Nga ana e tyre, shqiptarët të zhgënjyer nga ato lidhje të mbrapshta në të cílat i çuan komunistët, janë sot më të etur se kurrë për miqësi të vërtetë.
Zoti President, sot kur një pjesë e botës, e sidomos ajo pjesë që posa është shkëputur nga e kaluara komuniste, po përpëlitet e s’gjen dot qetësi, njerëzimi mbarë përcjell me adhurim përpjekjet tuaja fisnike për rregullimin e saj. Në këtë kahje, jo vetëm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri që dëshiron një botë më të përkryer, ju drejtohem Juve, burrit të shtetit me të cilin e ardhmja e botës ka një lidhje të drejtpërdrejtë.
Për shumë dekada, një pjesë e botës në aksionet e saj politike e diplomatike, përballë problemeve të mëdha ka qenë shpesh herë e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. Në emër të një stabiliteti e qetësie false, këto dogma shpalleshin të shenjta e të pandryshueshme, paçka se kombe e popuj të tërë, të rrëzuar prej fatit, njëlloj si titanët e dikurshëm, vuanin e rënkonin prej tyre.
Tani është e qartë për cilindo, se ajo qetësi dhe stabilitet, që përligjej nga formulat gjoja të shenjta, nuk ka qenë veç një harmoni e gënjeshtërt. Nuk do të zgjatem për gjëra që ju i dini më mirë se kushdo dhe, prej të cilave jeni shqetësuar si rrallë kush. Do të dëshiroja vetëm që të tërheq edhe një herë vëmendjen tuaj, Zoti President, për popullin me fatin më tragjík, të krejt kontinentit evropian: shqiptarët.
Ky është i vetmi popull në historinë e Europës, që pas dy mijë vjetëve jetë u nda më dysh, që në fillim të shekullit të XX-të prej Fuqive të Mëdha. Ky është i vetmi komb, që në këtë shekull u shtyp prej dy díktaturave më të egra, që ka njohur bota: diktaturës së komunistëve shqiptarë dhe diktaturës së komunistëve serbë.
Ky gjymtim e kjo shtypje dyfishe, e ka lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë komb. Tani, gjysma e tij, ajo që jeton brenda kufijve të shtetit shqíptar, është duke e fituar më në fund lirinë. Por gjysma tjetër, ajo që ende ndodhet nën komunistët serbë, është në zi dhe në mjerim.
Zoti President i SHBA! Mendoj se është e palejueshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, të së drejtës universale dhe të Zotit, që ky komb të vazhdojë e të jetë i dënuar kështu.
Dhurata që iu bë terroristëve serbë që vranë më 1914 në Sarajevë, dukën Ferdinand të Austro-Hungarisë, duke u dhënë si shpërblim gjysmën e Shqipërisë, është një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit. Sa më shpejt që bota e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky krim, aq më mirë do të jetë.
Kur ju shkruaj këto fialë, unë nuk mendoj kurrë, që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm i arritur me aq mundime, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve. As nuk parashtroj kërkesa për veprime të ngutshme, brutale ose sensacionale.
Ajo që dëshiroj të shtroj para jush është kërkesa për një ndryshim parimor në qëndrimin ndaj popullit shqiptar. Në mbarirn të këtij shekulli, përpara shqiptarëve po ngrihet shansi historik, shansi që të korrigjohet faji që u bë ndaj tyre në fillim të shekullít.
A do të pranohet prej botës së sotme të qytetëruar e drejta e këtij populli, që të jetojë bashkë, në të njëjtën shtëpi, si të gjithë kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtë, në emër të tabuve ose të gjumit të qetë të dikujt?
Në qoftë se në vizionin e Europës së nesërme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike për zgjedhjen e saj në mënyrë paqësore, diplomatike, njerëzore, pa dbimbje e gjak për kërrkënd, mund të gjenden.
E tmerrshrne është se gjer më sot kjo ide nuk është pranuar. Por në kohën tonë, në kohën e triumfit të të drejtave të njeríut, triumf në të cilín SHBA kanë një vend nderi, të mos pranosh një ide të tillë, do të thotë të pajtohesh me të kundërtën.
Me një krim të tillë në ndërgjegje, bota e lirë s’mund të flejë e qetë. Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre.
Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime.
Duke ju falenderuar edhe një herë, ju personalisht dhe shtetin tuaj të madh, për vëmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President, se midis punëve dhe problemeve tuaja të shumta, do të vazhdoni të interesoheni për fatin e popullit tim martir.
Pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit tim më të thellë. /topkadare /KultPlus.com
“Sekreti i jetës, megjithatë, është që të rrëzohesh shtatë herë dhe të ngrihesh në këmbë tetë herë”.
“Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u realizuar: frika e dështimit”.
“Mbani mend se kudo që të keni zemrën, aty do të gjeni thesarin tuaj”.
“Është mundësia që një ëndërr të realizohet, ajo që e bën jetën interesante”.
“Gjithkush duket se ka një ide të qartë se si njerëzit e tjerë duhet të bëjnë jetët e tyre, por askush nuk e ka idenë për të vetën”
“Dashurojmë sepse dashurojmë. Nuk ka nevojë për arsye, për dashurinë”
“Fëmija mund t’i mësojë një të rrituri tre gjëra: si të jetë i lumtur pa kurfarë arsyeje, si të jetë gjithmonë i angazhuar duke bërë diçka, dhe si të kërkojë me gjithë fuqinë e tij, atë që dëshiron ta ketë”
“Kur gjen rrugën tënde, nuk duhet të kesh frikë. Duhet të kesh mjaftueshëm kurajë për të bërë gabime. Zhgënjimi, humbja dhe dëshpërimi janë mjetet që na jep Zoti për të na treguar rrugën”
“Mbaji mend ëndrrat e tua dhe lufto për to. Duhet të dish se çfarë dëshiron nga jeta. VEtëm një gjë i bën ëndrrat e tua të pamundura: frika nga dështimi”
“Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se çfarë prej tyre të bësh, kjo është dhimbja më e madhe”
“Të bësh gabime, kjo është pjesë e jetës. Çfarë do bota nga unë? Të mos ndërmarr risqe, të kthehem andej nga kam ardhur, sepse nuk kisha kurajën t’i thosha “po” jetës?
“Gjërat e thjeshta janë edhe më të jashtëzakonshmet, dhe vetëm të mençurit mund t’i shohin”. / bota.al/ KultPlus.com
Pianistja Lule Elezi dhe sopranoja Adelina Paloja janë prezantuar me një koncert të përbashkët në Strasburg të Francës, koncert ky që është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg të Francës, shkruan KultPlus.
Ky koncert që është
mbajtur në shënim të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka përfshirë
prezantimin e përbashkët të dy artisteve kosovare, për të vazhduar më pas edhe
me një prezantim të veçantë pianistik nga Lule Elezi.
Veprat e kompozitorëve
që janë prezantuar në këtë koncert kishin një përzgjedhje që përkojnë me këtë
festë të madhe, sikurse se: Ç.Zadeja, A. Mula, A. Catalani, F. Chopin, Ch.
Gounod, …
Koncerti është mbajtur në Association Parlementaire Européenne dhe ky koncert është përcjellë nga kori diplomatik ./KultPlus.com
Adresimi i çështjes së të pagjeturve në opinionin publik mbetet proces kompleks diskursiv dhe politik i cili i redukton të pagjeturit në numra dhe i tjetërson ata dhe familjarët e tyre në objekte.
Debatet e ngritura rreth kësaj çështjeje shtrihen kryesisht në rrafshin dhe nomenklaturën e mjekësisë ligjore, drejtësisë, të drejtave njerëzore, marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe aspekteve që lidhen me kompetencat, gjersa në anën tjetër kemi të bëjmë me një proces dehumanizimi të tërësishëm, ku subjektiviteti, përjetimi dhe narrativi personal zhvishet dhe reduktohet në njësi apo vlerë numerike.
Me
qëllimin parësor që t’u jepet zë familjarëve të personave të pagjetur dhe ky zë
të dëgjohet fuqishëm tek palët relevante, Integra dhe forumZFD, në bashkëpunim
me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur dhe me Kuvendin e Kosovës, do të
instalojnë një ekspozitë unike të titulluar “Të jetosh me kujtimet e të
pagjeturve”.
Hapja e kësaj ekspozite do
të bëhet me datë 15 shkurt duke
filluar prej ora 18.00h në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kjo ekspozitë e realizuar me
foto të fotografit Atdhe Mulla, të kuruar nga Eliza Hoxha, ndërtohet në baza të një hulumtimi të thukët, historive
gojore dhe fotografive të realizuara me familjarë të personave të pagjetur.
Ekspozita është e vendosur në hapësirat e Kuvendit të Republikës së
Kosovës kështu duke rezonuar mesazhe thelbësore simbolike rreth asaj se në
cilin drejtim graviton përgjegjësia më e madhe në raport me punën drejt
zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Çështja
e 1653 të
pagjeturve nga lufta në Kosovë ende nuk ka marrë përgjigje. Kjo ekspozitë është
planifikuar të hapet për shënimin e përvjetorit të 11-të të shpalljes së
pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe e vendosur në hapësirat e Kuvendit të
Kosovës me qëllim që të dërgoj një mesazh nëpërmjet gërshetimit të punës
hulumtuese, fotografisë dhe një koncepti kuratorial kreativ tek institucionet
publike, politik-bërësit dhe tek akterët tjerë të fushës së Drejtësisë
Tranzicionale drejtë zbardhjes së fatit të personave të pagjetur nga lufta e
fundit në Kosovë. Ekspozita gjithashtu ka për qëllim që t’i mbështesë
familjarët e personave të pagjetur në një proces që iu garanton të drejtën për
të ditur dhe statusin e dëshmitarëve historik, si dhe pjesëmarrjen në
formësimin e kujtesës kolektive.
Në
hapjen e ekspozitës do të marrin pjesë akterë të shumtë lokal dhe ndërkombëtar
duke përfshirë udhëheqësit politik, përfaqësuesit e familjarëve të personazhe
të pagjetur, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit artistik,
përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, etj.
Kjo
ekspozitë do të qëndroj e hapur në hapësirat e Kuvendit të Republikës së
Kosovës deri me datë 30 prill.
Kjo iniciativë fuqizohet nga Integra, forumZFD në Kosovë, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Swiss Cooperation Office Kosovo, Rockefeller Brothers Fund, dhe Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e qeverisë Gjermane. / KultPlus.com
Në shtandin e Kosovës në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Qendrës Kinematografikë të Kosovës dhe Tatino Films e cila do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikëqyrjen nga pesë ekspert ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit.
Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intenzive First Cut Lab Kosovo që fillon këtë vit.
Kryetarja e Këshillit Drejtues të QKK-së Ilire Vinca e cila
ishte edhe iniciatorja e kësaj marrëveshje, u shpreh e lumtur që ekspertët e
First Cut Lab do të ofrojnë njohuritë më të avancuara në ngritjen e nivelit
kinematografik.
Qëllimi e kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme.
”Jemi tejet të gëzuar për këtë bashkëpunim të ri i cili është i
pari për ne në Ballkan. Ne jemi të gatshëm ta përcjellim kinemanë e Kosovare
dhe filmat e saj në procesin e finalizimit dhe fillimit të rrugëtimit të tyre
ndërkombëtarë”, tha udhëheqësi i punëtorisë First Cut Lab Mathieu Darras.
“Me këtë marrëveshje besojmë të rrisim edhe më shumë kapacitetet profesionale në sektorin e kinematografisë së Kosovës”, u shpreh drejtori i QKK-së pas nënshkrimit të marrëveshjes./ KultPlus.com
Një ndër qendrat të vjetra tregtare në Danimarkë që në gjirin e vetë ka shumë figura prej dylli ka marrë një vendim interesant.
Menaxhementi ka vendosur që ta heq figurën e këngëtarit të
ndjerë, Michael Jackson nga frika se mund të jetë ofenduese për klientët pasi
artisti së fundi po akuzohet për ngacmime seksuale.
Charlotte Andersen, drejtoresha e marketingut në Redwood Center, një qendër tregtare në periferi të Kopenhagës, tha për TV2 se morën pesëmbëdhjetë ankesa për figurën e Jacksonit, kryesisht nga familjet me fëmijë.
Qendra ka njoftuar rreth organizimit të
një ekspozite me figurat e dyllit të yjeve kryesore botërore, duke përfshirë
Merilin Monroe dhe Julia Roberts.
Pas heqjes së figurës së këngëtarit që
ndërroi jetë në vitin 2009 u vendos që të zëvendësohet me figurën e Brad
Pittit.
Theksojmë se qendra tregtare me 75,500
metra katror u hapi në vitin 1966 dhe është ndër kryesore në Danimarkë.
Ndryshe, së fundi është shfaqur në ekranet e kinemave edhe një film dokumentar sa i përket keqtrajtimeve seksuale të Jacksonit. /Telegrafi/ KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Kalanë e Tiranës dhe kujdesin e Bashkisë Tiranë organizuan ekspozitën dokumentare dhe fotografike “99 vjet Tirana kryeqytet” që erdhi dhe si një risi në ambientet e mrekullueshme të Kalasë, përcjellë KultPlus.
Kjo ekspozitë është vazhdim i disa aktiviteteve që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka organizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës gjatë vitit 2018 dhe që do të vazhdojë dhe më tej. Gjithashtu DPA do të jetë prezente dhe në vazhdimësi në aktivitetet që Kalaja e Tiranës do të zhvillojë.
Në hapjen e ekspozitës të pranishëm ishin Administratorja e Kalasë së Tiranës Klodiana Toptani, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi.
Që në orët e para të hapjes, ekspozita pati shumë vizitorë dhe do të qëndroj e hapur dhe dy javë të tjera që të gjithë të njihen me historinë e 99 viteve. /KultPlus.com
Cikli “Thesaret e Arkivit” është program i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit i kuruar dhe prezantuar nga personalitete të mendimit dhe hulumtimit bashkëkohor.
Viti 1967 ishte ndër më vendimtarët e diktaturës komuniste. Udhëheqësi Enver Hoxha shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë dhe ndaloi të gjitha praktikat fetare. Pasi vuajtën për dy dekada, edhe ato pak kisha, xhami dhe teqe të mbetura u mbyllën ose u shndërruan në kinema apo qendra sportive.
Priftërinjtë dhe imamët u vunë përballë gjyqeve publike. Duke kopjuar Revolucionin Kulturor Kinez, komunistët e rinj shkuan në të gjithë Shqipërinë që të shkatërronin ndërtesat fetare dhe të bindnin njerëzit të hiqnin dorë nga besimi i tyre. Gjatë kësaj fushate të dhunshme, katër murgj të moshuar vdiqën kur u dogj Kuvendi Françeskan i Shkodrës.
Për këto ngjarje të rëndësishme u prodhua një dokumentar kontroversial i titulluar NË FLAKËT E REVOLUCIONIT (1967), me regjisor kamera operatorin e talentuar, Endri Keko. I xhiruar nga mjeshtrit Ilia Terpini dhe Niko Theodhosi, ky dokumentar bardhë e zi, i shfaqur shumë rrallë, sjell në vëmendje këtë moment kyç të historisë së vendit tonë. Drejtuesja e AQSHF, Iris Elezi, së bashku me profesorin e nderuar Ardian Ndreca, do të hedhin dritë mbi këtë kohë traumatike të Shqipërisë. Ju mirëpresim për një natë të paharrueshme, këtë të mërkurë, në 13 shkurt, ora 19:00, në Kinema Agimi. Filmi do të shfaqet në 35mm me titra në anglisht.
Kurimi i filmit, si dhe kumtesa e Prof. Ardian Ndreca ofrohen falas. Për të përballuar kostot e sallës dhe të projektimit, hyrja kushton 300 L. / KultPlus.com
Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit në arenën ndërkombëtare.
Këtë epitet bukuroshja jonë e përforcoi edhe gjatë 48 orëve të fundit duke u shpërblye me çmime për punë e palodhshme.
Këngëtarja prej ceremonisë së 61-të të ndarjes së çmimeve Grammy Awards u nda me dy trofe – “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.
Ajo ka marrë shumë përgëzime prej miqve dhe familjarëve si dhe prej një prej artistëve më të mëdhenj të botës së shoubizit, Lady Gaga.
Kjo e fundit, sipas 23-vjeçares, i dhuroi një puthje zeshkanes sa që gati nuk ia ndali trurin së funksionuari.
“Gjithashtu, Lady Gaga më dhuroi një puthje kur po ngjitesha për të marrë çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe ishte e mjaftueshme për të mu ndalur truri së funksionuari”, ka shkruar Dua në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit më të ri. /Telegrafi/ KultPlus.com
also @ladygaga blew me a kiss when i got up for best new artist and that was enough to stop my brain working— DUA LIPA (@DUALIPA) February 11, 2019
Më vjen keq prej djalit tim, që jam poet. Nuk mund të ja heq mutin nga bytha me një varg. Nuk mund të ja blejë një biskotë me një poezi. Më vjen turp nga djali im, që jam poet. Dhe duke ja puthur duart digjem në ferr sikurse Chinaski, në ferrin e vetvetes./ KultPlus.com
Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) ju fton të merrni pjesë në ngjarjen gjithë-ditore “Odisejë: Universiteti i Prishtinës ndër vite” që do të mbahet më 13 shkurt 2019 në Modelariumin e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për të shënuar 49 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, KITU organizon një ekspozitë për historinë e Universitetit, panele diskutimi dhe një mbrëmje argëtuese.
Hapja solemne do të mbahet të mërkurën në ora 10:30, dhe programi do të vazhdojë me ekspozitën dhe dy panel diskutime paradite.
Në ora 11:00 përfaqësuesit e organizatave anëtare të Koalicionit do të prezantojnë punën e realizuar gjatë vitit 2018 dhe do të diskutojnë sfidat kyçe të arsimit të lartë në Kosovë.
Në ora 13:00, do të mbahet një diskutim mes rektorit të UP-së Marjan Dema, Ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyqi, dhe drejtorit të Qendrës për Arsim e Kosovës, Dukagjin Pupovci, moderuar nga Adriatik Kelmendi, i cili do të transmetohet në emisionin Rubikon në Kohavision.
Në ora 19:00 mbahet një koktej rasti me muzikë live të performuar nga Bibera Trio.
Ekspozita do të jetë e hapur prej orës 10:30 deri në ora 21:30. /KultPlus.com
Para 74 viteve më 12 shkurt 1945 në Prizren nisi të dalë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, në frymën e Konferencës së Bujanit – të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën
e Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të
derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, shkruan në shtojcën monografi të gazetës së 22 Shkurtit 2008 “Rilindja 63 vjet –
Kosova në Rilindje drejt pavarësisë”.
Theksohet se, “numri i parë i gazetës Rilindja, që kishte katër
faqe, u radhit me dorë për rreth 72 orë dhe për këtë u deshën katër arka
shkronja shqipe të derdhura në plumb, që u sollën nga Tirana”.
“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit
të parë të gazetës Rilindja, që mbanë datën 12 Fruer (Shkurt) 1945 e që kishte
çmimin edhe 1 Lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të
veçantë.
“Jehona e vendit” ishte rubrika, ku janë të botuara 6 lajme e informata nga Kosova, e të 4 lajmet e tjera janë të jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që ende vazhdonte (Froni i Lindjes, i Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë).
Numri i parë i gazetës Rilindja u shtyp në një tirazh prej
mëse 3.000 ekzemplarësh dhe u shpërnda në gjithë Kosovën. Në fillimet e saj, në
rrethanat e një shkalle të lartë të analfabetizmit të asaj kohe në Kosovë,
gazeta Rilindja u përdor edhe për mësimin e shkronjave shqipe, shkrimit e
leximit.
Shkrimtari Esad Mekuli, drejtor përgjegjës në shënimin e
njëvjetorit të daljes së gazetës Rilindja më 1946, ndër të tjera, shkruante:
“… ‘Rilindja’ duhet të dalë çdo javë rregullisht…duhet të bahet
pasqyrë e veprimtarisë s’onë…”
Më 11 Qershor 1950, Rilindja (që rëndom dilte një here në
javë) njoftonte se, “tash e mbas del dy herë në javë, t’ejtën dhe të shtunën”.
Më pastaj, gazeta Rilindja shpeshtoi daljet dhe që nga fundi i
nëntorit të vitit 1958 filloi të botohet përditë.
E përditshmja Rilindja me fizionomi të re, me ngjyrën e kaltër, që
iu shtua faqeve bardhezi, filloi të dalë të dielën e 17 Prillit të vitit 1966.
Gazeta historike Rilindja në 19 Nanduer (Nëntor) 1946 jepte
lajmin e madh për abetaren e parë në gjuhën shqipe të botuar në Kosovë: “Sot
duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe e cila me punën vetëmohuese të
punëtorëve grafikë u shtyp, për një kohë relativisht të shkurtë…Abetarja përmban
58 faqe dhe asht shtypë në 5.000 ekzemplarë”.
Rilindja lindi në një kohë kur duhej luftuar analfabetizmi. Më 23 janar 1946 kjo gazetë botonte artikullin redaksional “Analfabetizmi asht anmiku i popullit”.
Ndërsa, ndonjë ditë më vonë shkruante se “afër 20.000 burra e
gra marrin pjesë në kurset për luftimin e analfabetizmit”. Rilindja e
datës 14 fruer (shkurt) 1947, në një titull të madh, shkrunte se në Kosovë
“Funksionojnë 2.485 kurse kundër analfabetizmit, ku janë përfshi 52.413
ndjekësa”.
Rilindja (e datës 1 janar) ka hyrë në vitin 1949 me një artikull
që angazhohej për të drejtën e shqiptarëve në “përdorimin e gjuhës së tyne
amnore” dhe shënon faktin se gjatë viteve 1945 -1949 në Kosovë “kanë mësue
shkrim-këndim mëse 100.000 analfabetë”.
Ndërkohë, krahas luftës kundër analfabetizmit, është zhvilluar
edhe aksioni për zgjerimin e rrjetit të bibliotekave. Sipas Rilindjes, në
fillimin e vitit 1949 në bibliotekat e Kosovës kishte 8.230 libra e broshura në
gjuhën shqipe. Kurset kundër analfabetizmit nëpër qytetet e fshatrat e Kosovës
kanë qenë tema e qindra shkrimeve në shumë numra e faqe të gazetës Rilindja.
Fushata – aksioni i Rilindjes për zhdukjen e analfabetizmit filloi qysh në
vitin 1945 dhe zgjati gati 7 vjet.
Më 1946 dhe 1947 Rilindja iu bashkua aksionit për emancipimin e
femrës shqiptare, ndërsa në vitet 1972 – 1975 aksionit për shkollimin e femrës
shqiptare.
Rilindja në 6 Gusht 1947 shkruante: “…Lufta kundër çarshafit
duhet të vazhdojë deri sa të zbulohet edhe femna e fundit. Tridhjetë mijë femna
shqiptare të zbulueme, në interes të popullit shqiptar kërkojnë që lufta kundra
çarshafit të vazhdojë deri në fund…”
Aksion tjetër i rëndësishëm në faqet e gazetës Rilindja ishte ai i
huasë popullore për ndërtimin e shkollave në Kosovë gjatë viteve 1970-1972…
“Universiteti i Prishtinës do të japë dritë, shkencë e kulturë”,
ishte kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës Rilindja në 16 Shkurt 1970.
Kështu gazeta historike raportonte gjerësisht për themelimin e Universitetit të
Prishtinës – kryeqytetit të Kosovës.
Festa e madhe dhe e shumëpritur e themelimit të
Universitetit të Prishtinës u mbajt më 15 Shkurt 1970 me mbledhje solemne të
Kuvendit të Universitetit, vetëm tre ditë pas festës së 25 vjetorit të
Rilindjes, e cila në fillimet e saj kishte botuar abetaren e parë shqipe të
Kosovës.
“Në Rilindja, që është edhe abetare e parë, i kanë rrënjët edhe
Universiteti, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, edhe shumë
zhvillime e aspiratat tona”, shkruan në Monografi.
Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga
Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore
e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968. Në prag të demonstratave
shqiptare, Rilindja ditën e diel të 6 Tetorit të vitit 1968 në ballinë kishte
shkrimin me titull “Përdorimi i lirë i flamujve kombëtarë”, që po riniste në
Kosovë për shqiptarët…
Rilindja e datës 6 Korrik 1962 shkruante se, Kosova “fitoi
këto ditë banorin e njimilionit…”
“Simbas regjistrimit të fundit të 31 marsit të vitit të
kaluem, në këtë teritor ka pasë 963.551 banorë…” shkruante gazeta duke
shtuar se “asht interesante” se në Kosovë “ka afër 40 mijë
mashkuj ma shumë se femna”.
Rilindja në 25 vjetorin e saj, në 12 Shkurt 1970, filloi të
dalë me gjuhën e njësuar letrare shqipe. Me këtë rast, në artikullin “Të
mësojmë me vullnet gjuhën letrare” bënte thirrje që gjuhës letrare t’i
kushtohet kujdes më i madh nga të gjithë.
Për këtë kishte angazhime e shkrime edhe vite më herët. Në Rilindja të 4 Dhjetor 1952, Idriz Ajeti (që në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës) shprehej “(…) Popujt e qytetnuem çmohen edhe përkah begatia, pasunija, përkah bamunia se sa kujdes i kushtojnë gjuhës së tyne amnore. Ata kanë themelata të posaçme që ruajnë dhe shtjellojnë gjithnjishëm mundësitë e saj shprehjore…”
Rilindja më 20 Nëntor 1971 informonte se një ditë më parë në
afërsi të Stadiumit të Prishtinës me një solemnitet rasti filloi ndërtimi i
Pallatit të Shtypit. Rilindja pasi kishte investuar në truallin e Pallatit
filloi edhe ndërtimin e tij, duke qenë udhëheqëse e punimeve dhe investitore.
Gazeta Rilindja në vitin 1972 (në shtator e tetor) shkruante
për zgjerime bashkëpunimi të Kosovës me Shqipërinë dhe për këtë nënshkrimin në
kryeqytetin shqiptar të protokolit mes Universitetit të Tiranës dhe
Universitetit të Prishtinës, bisedat në kryeqytetin kosovar mes
drejtuesve të “Kosova Filmit” dhe delegacionit të Kinostudios “Shpiqëria
e Re”, ardhjen e shkrimtarëve nga Shqipëria në Gjakovë e Prishtinë dhe bisedat
për shkëmbim të botimeve mes shtëpive botuese, Shfaqjen në Teatrin Kombëtar të
Prishtinës të “Gjenaralit të Ushtrisë së Vdekur”, që e solli i ardhur nga
Tirana Piro Mani si autor i dramatizimit e regjisor, derisa në premierë asistoi
edhe autori i romanit Ismail Kadare, siç shkruante kritiku teatror
Vehap Shita edhe në librin “Kur ndizen dritat”, botuar nga Rilindja, ku ka
punuar shumë vite…
Kosova po shkonte drejt Kushtetutës së vitit
1974, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi
konstituive me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga
shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit –
Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe
Maqedona…
Rilindja nuk u ndal edhe kur u ndalua me ndërhyrje
ushtarako-policore në shtypshkronjë nga regjimi okupues serb në 7 Gusht 1990,
edhe kur u dëbua kundërlishëm e padrejtësisht nga shtëpia e saj – Pallati i
Rilindjes në 21 Shkurt 2002 nga administrata e UNMIK-ut…Nga 18 Janari 1991
doli edhe me emrin “Bujku” gazetë e rezistencës, e lëvizjes e luftës për liri,
pavarësi e demokraci, me përcaktim e orientim të fuqishëm properëndimor
euroatlantik, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha.
Gazeta Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha në kohën e dëbimit
nga UNMIK e deri në numrin e fundit, pas datës 21 Shkurt 2002 deri kur doli
përditë, doli me numra të jashtëzakonshëm të kohëpaskohshëm e protestues duke e
bërë gazetën tradicionale edhe histori të Kosovës që nga koha e rreth një viti
pas Konferencës së Bujanit, e nisur në 31 Dhjetor 1943 dhe e përfunduar në
2 Janar 1944, deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurtin
historik 2008 e njohjet ndërkombëtare…
Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja
për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me
kryetitullin me shkonja ngjyrë
ari: Kosova shpalli pavarësinë bota e njeh shtetin më të ri.
Po në ballinë, nën
imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së
Kosovës, të Flamurit e Stemës së
shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve
në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë
ari: 17 Shkurti 2008 dita më e madhe shqiptare pas
28 Nëntorit 1912 të pavarësisë së Shqipërisë.
Lart te logoja po në faqen e parë
shkruante: Rilindja ju uron shpalljen dhe njohjen e Kosovës
shtet i pavarur.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi
doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë
dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave të
jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të
Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe të ardhëmes:
Kosova shtet në OKB. Dhe me paralajmërimin: Duke besuar në sundimin e ligjit në
shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë.
Pas 10 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në
ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 2018 të pritjes së
2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me
kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas
shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje
shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin…
Një nga titujt e kësaj ridalje simbolike të gazetës Rilindja
është: “23 Tetor 2018: Lajm i mirë nga Qeveria e Kosovës – Vendimi për
kryerjen e pagesës për shpronësimin e Ndërtesës së ish-Ndërmarrjes Shoqërore
Rilindja.
“Punëtorët e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja presin që në
2019-tën Qeveria të bëjë pagesën për shpronësim dhe të realizojnë 20
përqindëshin, se tepër shumë gjatë presin të drejtën – 17 vjet nga dëbimi i
dhunëshëm, i padrejtë e i kundërligjshëm nga adminisrata e UNMIK-ut në 21
Shkurt 2002 nga Pallati Rilindja, ku pastaj pas shpalljes së Pavarësisë së
Kosovës ka 10 vjet që janë vendosur disa ministri të Qeverisë së Shtetit të
Kosovës”, theksohet në shkrimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja që
ridoli simbolikisht pas 10 vitesh, botim digjital.
Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës
Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është
themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi
i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e
themeluar nga Misioni i OKB i pas luftës në Kosovë.
Në arsyetimin e kërkesës për privatizim
theksohet edhe se
emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një
vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë
dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe
se e çdo pallati, dhe kjo
duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.
“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht
do e nxjerrë këtë të përditshme
historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë
pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare,
do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit,
traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një
shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë
Kosovare të Privatizimit.
(Autori – kryeradaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes. Kryetar i Këshillit Drejtues nga zgjedhjet me votim të fshehtë-referendum të 7 Shkurtit 2002, që i mbajtëm për të krijuar legjitimitet përfaqësimi në luftën për të drejtën derisa kishim presionet e ultimatumet e UNMIK-ut për të na dëbuar nga puna dhe Pallati, që ndodhi disa ditë më vonë në 21 Shkurt 2002 dhunëshëm). /KultPlus.com
Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti veprimtarinë artistiko-kulturore tradicionale “Sofra Tiranase 2019”, që u organizua në Pallatin e Kongreseve, ku u shpalosën vlerat më të mira të kulturës dhe traditës shumëvjeçare të këngëve dhe valleve të Shqipërisë së Mesme.
Në prani të anëtarëve dhe miqve të shoqatës “Tirana”, personaliteteve të shoqërisë, artit dhe kulturës kryeqytetase, si dhe përfaqësuesve të familjeve të shquara tiranase, Meta shprehu urimet në këtë datë të rëndësishme historike të përvjetorit të shpalljes të Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.
“Tirana shënon këtë vit edhe 405-vjetorin e saj të themelimit si qytet. Vendimi i Kongresit të Lushnjës për shpalljen e Tiranës si kryeqytet ka qenë një vendim i gjetur dhe largpamës. Tirana ia ka dalë me sukses të luajë rolin promotor të civilizimit shqiptar. Qyteti dikur i vogël, me arkitekturë modeste është shndërruar tashmë në metropolin ambicioz dhe qendrën më të madhe ekonomike, administrative, politike, universitare, mediatike, sociale dhe kulturore të vendit”, – theksoi Meta.
Përgjatë një shekulli, vijoi Meta, Tirana rezulton qyteti me transformimin më të madh urban dhe njerëzor të Shqipërisë, në të cilin sukseset dhe sfidat e përparimit janë të lidhura shpesh me arritjet e mbarë vendit.
“Traditat tiranase si bujaria, mikpritja dhe solidariteti njerëzor ishin faktorë që i bashkuan shqiptarët e gjithë trojeve në një diversitet kulturor të larmishëm dhe harmonik. Në këtë 99-vjetor ne përulemi me mirënjohje ndaj kontributit, historisë, mikpritjes dhe trashëgimisë kulturore të komunitetit tiranas”, – u shpreh Kreu i Shtetit.
Duke nënvizuar rolin dhe kontributet e Shoqatës “Tirana” dhe gjithë organizatave simotra të saj në Shqipëri, Presidenti Meta vuri në dukje se se “ato janë frymëzuesit e një shoqërie të shëndetshme si dhe mbrojtës e kultivues të vlerave tona qytetare, etno-kulturore, atdhetare e historike”.
Presidenti Meta evidentoi disa nga personalitetet dhe familjet tiranase, të cilat kanë kultivuar e mbajtur gjallë traditën dhe krenarinë e kryeqytetit, duke shtuar se “ata janë aq të shumtë, saqë koha nuk do të na ndihmonte për t’i përmendur të gjithë”.
“Për këtë arsye, nga numri pafund i qytetarëve të shquar të Tiranës, sot do të përzgjidhja për vlerësim njërin prej tyre. Falënderoj kryesinë e shoqatës tuaj që ma lehtësoi përzgjedhjen dhe propozoi për vlerësim dhe dekorim, pikërisht atë që udhëheq me pasion e përkushtim për dekada me radhë shoqatën e Tiranës, Arben Tafajn”, – tha Meta.
Presidenti Meta vlerësoi kryetarin e shoqatës “Tirana”, zotin Arben Tafaj me titullin “Për merita të veçanta civile” me motivacionin: “Për shërbimin e çmuar dhe aftësitë e larta drejtuese në dobi të interesit të qytetarëve, institucioneve vendore, vlerave demokratike të shoqërisë shqiptare; si dhe në ruajtjen e përsosjen e traditës e trashëgimisë kulturore të qytetit të Tiranës”./k.s/KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti vizitoi Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë, një nga ndërtesat emblematike të qytetit juglindor, e vizitueshme në çdo kohë dhe periudhë nga qindra shqiptarë vendas dhe të diasporës.
Objekti është i amortizuar pothuajse në të gjithë elementët e tij arkitektonikë dhe konstruktivë.
Ministrja Margariti duke theksuar rëndësinë e këtij muzeu, vuri në dukje se duhet një rikonstruksion i plotë, si nga ana strukturore, ashtu edhe nga ana muzeale.
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë ka hartuar projektin e plotë të restaurimit dhe në kuadër të Samitit të Diasporës ky projekt do të prezantohet si një nga objektet e rëndësishme të historisë shqiptare.
Objekti parashikon restaurimin e të gjithë strukturës dhe elementëve tradicionalë, duke ruajtur të gjithë elementët. Projekti parashikon realizimin e sondazheve dhe analizat e nevojshme për objektin për të pasur një situatë të qartë të ndërhyrjeve.
Projekti është hartuar nga DRKK Korçë dhe parashikon edhe restaurimin e murit rrethues me muraturë guri, me elementë të kangjellave metalike, si edhe sistemim të oborrit me pllaka guri, pastrim i monumentit dhe trajtimi i sipërfaqeve gjelbëruese.
Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë, sot Muzeu Kombëtar i Arsimit, është monument i kategorisë së Parë i shpallur në vitin 1973. Kjo ndërtesë ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo, i cili e dhuroi banesën për shkollën shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri.
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, si dhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi. /A.T.SH. / KultPlus.com
Duhet të jesh i dehur gjithnjë. Kjo është e gjitha; zgjidhje tjetër s’ka. Që të mos ndjesh barrën e tmerrshme të kohës që shpinën ta thyen dhe përtokë të lëshon, duhet te jesh i dehur vazhdimisht.
Me se? Me verë, poezi, a virtyt, a ç’të duash. Vetëm dehu.
Dhe nëse ndonjëherë, në shkallët e pallatit zgjohesh, në barin e gjelbër të një hendeku, në vetminë pikëlluese të dhomës tënde, pija të ka dalë, e dehja të ka lënë, pyet erën, valën, yllin, zogun, orën, çdo gjë që fluturon, çdo gjë që rënkon, çdo gjë që rrotullohet, çdo gjë që këndon, çdo gjë që flet…
pyet ç’orë është; dhe era, vala, ylli, zogu, ora, do të përgjigjet: është koha për t’u dehur! Mos u bëj skllav martir i kohës, dehu, dehu papushim! Me verë, poezi, virtyt, a ç’të duash!/filozofia.al
Duhet të jesh i dehur gjithnjë. Kjo është e gjitha; zgjidhje tjetër s’ka. Që të mos ndjesh barrën e tmerrshme të kohës që shpinën ta thyen dhe përtokë të lëshon, duhet te jesh i dehur vazhdimisht.
Me se? Me verë, poezi, a virtyt, a ç’të duash. Vetëm dehu.
Dhe nëse ndonjëherë, në shkallët e pallatit zgjohesh, në barin e gjelbër të një hendeku, në vetminë pikëlluese të dhomës tënde, pija të ka dalë, e dehja të ka lënë, pyet erën, valën, yllin, zogun, orën, çdo gjë që fluturon, çdo gjë që rënkon, çdo gjë që rrotullohet, çdo gjë që këndon, çdo gjë që flet…
pyet ç’orë është; dhe era, vala, ylli, zogu, ora, do të përgjigjet: është koha për t’u dehur! Mos u bëj skllav martir i kohës, dehu, dehu papushim! Me verë, poezi, virtyt, a ç’të duash!/filozofia.al
“Balkan Girl Power”, titullohet ekspozita me 68 fotografi të 34 vjazave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, e hapur sot në Qendrën e Hapjes për Dialog (COD).
Ceremonia u hap nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano, e cila shprehu kënaqësinë e veçantë që ekspozita e parë në COD për vitin 2019 kishte në qendër femrën ballkanase me aspiratat për të qenë pjesë e integrimit në familjen europiane. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Artistja Lala Meredith Vula, e cila kuroi këtë ekspozitë, shprehu mirënjohjen për të gjithë njerëzit që u bënë bashkë në këtë nismë dhe COD që mirëpriti këto vepra të mrekullueshme.
Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Kontratën Shoqërore në Shqipëri, Olda Çeta, që udhëhoqi projektin, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, vajzat pjesëmarrëse dhe vlerësoi besimin dhe mbështetjen e Western Balkans Fund.
Në këtë ekspozitë janë përzgjedhur të prezantojnë punimet e tyre në zhanrin e fotografisë me tematika të ndryshme vajza nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Projekti ka bashkuar 35 vajza nga këto shtete për të dokumentuar përmes fotografisë jetën, ëndrrat dhe perspektivat e tyre. Mes vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë është edhe Alketa Haklaj. Ajo ka vendosur ta titullojë projektin e saj “Bardh e zi”. Alketa ka sjellë fotografi në formatin bardh e zi nga realiteti dhe jeta e grave shqiptare. Vajzat e tjera pjesëmarrëse vijnë me tematikën e adoleshencës, familjes, shoqërisë, natyrës, muzikës apo edhe artit.
Balkan Girl Power Exhibition do të jetë e hapur për publikun deri në datën 28 shkurt. /atsh
Projekti “Architecture through the butterfly effect” apo “Arkitektura përmes efektit flutur”, i studentit kosovar të arkitekturës, Benart Shala ishte më i votuari në Future Architects, në mesin e 100 projekteve nga e gjithë bota. E, ku projekti pas dy ditësh do të prezantohet në Lubjanë.
Para se ky projekt të paraqitet para masës në Lubjanë, publiku kosovar patën rastin sot që të dinë më shumë rreth tij. Kjo pasi studenti Shala atë që do ta bëjë në kryeqytetin e Sllovenisë e bëri në Prishtinë.
Ai, shpjegoi në detaje projektin, i cili i ka hapu rrugë së ardhmës së tij në arkitekturë.
Shala tregoi cili ishte qëllimi i prezantimit të sotëm dhe çfarë pret nga prezantimi në Lubjanë.
“Qëllimi kryesor parapërgatitje, pasnesër do ta prezantojë në Lubjanë. Pres që atje rreth 30 organizata evropiane janë dhe nëse iu pëlqen me më ftu në festivale. Idea kryesore është ke ra në sy për festivalet atje”, tha ai për Ndërtimi.info.
Ai, shtoi se një projekt i tillë do të mund të implementohej edhe në Prishtinë.
“Definitivisht do të mund me u implementu edhe tek ne me kosto të ulët. Nëse e kishim bo tek je ish kon në shesh me ndërru mentaliteti sa më afër njerëzve”, shtoi ai.
“Future Architecture Platform” prezanton dhe feston inovacionin, eksperimentimin dhe idetë e një brezi që do të dizajnojë arkitekturën dhe do të ndërtojë qytetet e Evropës në vitet në vijim.
Në dhjetorin e vitit 2017, në Modelariumin e Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, erdhi ekspozita “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, shkruan KultPlus.
Fotografitë e Fatos Lubonjës, kishin zënë po thuajse gjithë hapësirën e gjerë të mureve të këtij ambienti. Trishtimi i personazheve fshihej në një format të ngjyrave: bardhë dhe zi, por jo dhe një format të madhësisë. Përmes tyre reflektohet një mot i ftohtë, ku shihen radhët e traktorëve, në dheun plot pellgje e baltë. Fotografitë e tij sjellin një realitet të gjerë të shtrirë brenda një fushe në Kukës, ku shihen traktorët me karroceri të mbuluara me plastmase, ku traktori shërben si strehë për refugjatët. Ky trishtim edhe atë ditë ishte i vështirë i tejkalueshëm në sytë e shikuesit, një gjendje dëshpërimi depërtonte në sytë e secili e që dukej që secili ndante një rrëfim të ngjashëm me ato në fotografi.
“Këtë përjetim të kësaj drame njerëzore dëshiroj me e lanë në qetësinë e rrugëtimit të vet. Autori duket sikur është secili prej njerëzve të pagojë, të shtangun, pa asnjë shprehje ngushëllimi , e që i kapet veç shpresës së dokumentimit pa fjalë”, kështu ishin fjalët e kuratorit të ekspozitës Xhevahir Kolgjini, i cili thotë se me renditjen e fotografive ka vendosur që ta lë autorin me komunikim me audiencën si para 19 vitesh rranzë Gjallicës.
Vet Lubonja në prill të vitit 1999 në Kukës, ku edhe kishte
marr këto fotografi shkruan se edhe pse ka parë dhjetëra reportazhe mbi Kukësin
nëpër stacione televizive, asgjë nuk mund të ia zëvendësoj kontaktin e
drejtpërdrejtë se sa shkelja mes përmes e këtij realiteti.
“Syri i kamerës i strukur pas qelqit të trashë të
objektivit, nuk e ndjen dot ftohtësinë e shiut me suferinë që të hyn në palcë,
e erën e tmerrshme të shkurres e të përçit. Ai nuk e jep dot atë që ndjen dora
teksa i prek kokën një fëmije që dridhet nga të ftohtit, e mbi të gjitha nuk i
rrok të gjitha këto përnjëherësh”, shkruan Lubonja.
Lubonja ka dokumentuar Kukësin e viteve 99’të, i cili një
qytet prej 25 mijë banorësh, brenda një periudhe të shkurtër i shtohen edhe 32
mijë refugjatë, ndërsa kontakti i parë i
tij me këtë mjerim është në Pallatin e Kulturës së Kukësit, aty ku natën disa
prej tyre futeshin për të fjetur.
“Shkallët e tij janë të mbushura cyt me njerëz të rrazbitur,
të cilët nuk ke kurajë t’i shohësh në sy e le me t’u drejtosh kamerën”, kështu
Fatos Lubonja nxjerrë në pah edhe shpirtin e tij human derisa mundohet të
përmbush misionin e tij përmes fotografisë, kjo është arsyeja që ai
pozicionohet nga larg për të shkrepur fotografitë.
Edhe pse në këtë situatë, Lubonja thotë se me lindjen e diellit jeta po
gjallëronte edhe në këtë ferr, derisa përmes fotografive ai sjellë fytyrat e
qeshura të fëmijëve, të cilët shfaqen para një rrote në një park të Kukësit, i
cili është i mbushur po ashtu me refugjatë.
“Diku uji në kazanin e zi e ka filluar të ziejë, diku janë
mbledhur rreth e po hanë. Diku kanë hapur radion me bateri dhe dëgjojnë lajmet
e Tiranës. Ndonjë grua ka filluar të lajë. Fëmijët kanë zgjeruar shoqërinë dhe
vende-vende i sheh të luajnë”, shkruan shkrimtari Lubonja në katalogun “Bri
plagomës prej nga derdhet dhimbja”, përcjell KultPlus.
Lubonja, thotë se pjesa më e dhimbshme e kësaj tragjedie
janë fëmijët sepse janë më të pambrojturit por kur i sheh të luajnë dhe të
qeshin para kamerave , e kupton se nuk janë ata që e ndjejnë më së shumti këtë
tragjedi por janë pleqtë që kanë parë shtëpitë dhe krejt punën e tyre t’u
shkatërrohet.
Ekspozita ishte organizuar nga ADMOVERE dhe KFOS. /
KultPlus.com
Sot trajneri i kampiones botërore në xhudo Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka publikuar një fotografi mjaft interesante.
Fotografia tregon Majlinda Kelmendin teksa jep një intervistë për televizionin japonez ndërsa në televizionin francez jepet lajmi për triumfin e Dua Lipës në ngjarjen më të rëndësishme botërorë të muzikës siç është Grammy.
Edhe vet Kuka, ka shkruar se ndihet i motivuar me këto pamje, teksa ka theksuar se të rinjtë shqiptarë po e pushtojnë botën
“Pamja ime sot në Hotel në Paris! Majlinda intervistë për Tv Japonez ndërsa në TV Francez po flitet për Dua Lipën Të rinjtë Shqiptar po pushtojnë Botën!:, ka shkruar Kuka./ Insajderi.com
Bunkerët shqiptarë tërheqin sërish vëmendje në Perëndim. Përmes një shkrimi, ku mbizotërojnë fotot, BBC tregon frymëzimin e fotografit Robert Hackman për të krijuar një libër me fotografi, i cili dokumenton praktikisht një pjesë të bunkerëve të ndërtuar në Shqipërinë e viteve 1975-1989.
Llogaritet të kenë qenë 500 mijë të tillë në të gjithë vendin, e ndërsa disa kanë mbetur në gjendjen fillestare, të tjerë janë shndërruar në kafene, shtëpi, restorante, apo rezervuare uji.
Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, kur vendin e përgatisnin për perspektivën e një lufte shkatërruese nukleare, diktatori shqiptar Enver Hoxha i bindi shqiptarët se bota jashtë kërkonte rrëzimin e shtetit të tyre komunist. “Por, në vend që të prodhonte një kundërpërgjigje teknologjike, prodhoi masivisht bunkerë”, është shpjegimi i dhënë nga BBC, shkruan TCH.
Libri i Hackmanit, i quajtur “Metamorfoza”, i tregon bunkerët siç janë sot. Fotografi ka përcjellë aty edhe dëshmi të njerëzve, që rrëfejnë sesi për t’ua forcuar idenë e kërcënimit e për t’ua bërë më bindëse nevojën e bunkerëve, jepeshin rregullisht alarme të rreme ajrore./ KultPlus.com