Erëmira Çitaku dhe Cagatay Akyol u paraqitën me një mbrëmje të ngrohtë muzikore

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare është mbajtur koncerti recital me flaut dhe harpë nga Erëmira Çitaku dhe Cagatay Akyol, shkruan KultPlus.

Herë Çitaku dhe Akyol, e herë të dy bashkë, në mbrëmjen e së mërkurës e kanë mbajtur nën emocione të vazhdueshme audiencën e tyre.

Koncerti që ishte i shoqëruar nga flauti i Erëmira Çitakut dhe harpa e Cagatay Akyol, është udhehequr nga kompozitorja kosovare Dafina Zeqiri Nushi, e cila përmes tyre prezantoi premierën botërore të këngës “Flowing”. Koncerti është realizuar në bashkëpunim me festivalin “Tingujt e Flautit”, i cili si projekt ka filluar të realizohet me hapjen e konkursit ndërkombëtar për pranim të veprave të reja te faqja e internetit “Composer’s Site”, konkurs ky i cili zgjati dhy muaj. Konkurs i cili na dha veprat nga kompozitorja amerikane Rain Worthington dhe kompozitori JinHee Han.

Mbrëmja ka filluar me këngë nga kompozitori polak Witold Roman Lutosławski, të ekzekutuara me ëmbëlsinë që Erëmira i jepte flautit. Çitaku ka shpjeguar bashkëpunimin e ngushtë me Akyol dhe mënyrën se si janë zgjedhur këngët që do të luheshin.

“Veprat që po përcillen nga harpa dhe flauti im i kemi zgjedhur në bashkëpunim me Akyol, dhe janë këngë që ia nxjerrin gjithë zërin dhe potencialin artistit,  si harpës si flautit”, ka treguar Çitaku. Këngë si “Cafe 1930” nga kompozitori argjentinas Astor Piazzolla dhe “Entr’acte” nga kompozitori francez Jacques Jbert kanë arritur të tregojnë hitoritë e tyre dhe të na vënë përballë emocioneve më të forta.

Duke e përkëdhelur ngrohtë dhe me shumë finesë harpën, instrumentisti turk Cagatay Akyol ka performuar dhe një pjesë solo. Mund të ndjehej dashuria që ka për harpën teksa tregonte një histori pas çdo kënge që performonte.

“Harpa është një nga instrumentet më të vjetra dhe të bënë ta ndiesh çdo emocion” ka thënë Akyol para se ta ekzekutonte në harpë këngën si “La saurce”, “5 Danse ungariese” dhe “Hittie Suitti”. Përveç performancës së jashtëzakonshme të tij, pas çdo kënge ai tegonte për autorin, për vitin dhe rrethanat se kur është shkruar kënga dhe emocionin që i sjellë atij secila këngë e zgjedhur. “Të gjithë këta janë kompozitorë të viteve 1800 dhe 1900, që ishin jo vetëm njohës të mirë të muzikës por edhe të dashuruar marrëzisht pas saj” ka thënë Akyol. Të pyetur nga KultPlus për përgatitjet Akyol është shprehur se kanë punuar shumë. “Kjo është një muzikë për një audiecë me shije të hollë dhe të dhënë pas detajeve prandaj na është dashur të punojmë e të ushtrojmë shumë që gjithcka të jetë perfekte.” ka thënë Akyol.

Koncerti dhe i gjithë projekti është mbështetur nga programi Kultura për ndryshim, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, Qendra Multimedia dhe Instituti Gëte.

Përkrahës të tjera kanë qenë Komuna e Prishtinës, Filharmonia e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare. Rrona Jaka/KultPlus.com  

GlobalMusica Fest do të mbahet në Mitrovicë

GlobalMusica Fest është aktivitet i një rëndësie të veçantë që grumbullon mbi 100 pjesëmarës aktiv të moshave të ndryshme, të cilët do promovojnë vlera artistike përmes muzikës së mirëfillt të nënqiellit tonë dhe vendeve tjera.


Synimi kryesor është integrimi i artistëve të rinjë në regjionin tonë dhe skenën ndërkombëtare e botërore.
Ky projekt ka për qëllim të krijojë e të u jap mundësi për tu angazhuar njerëzve të artit muzikor, të cilët duan të shpalosin aftësitë e tyre, por edhe të fitojnë njohuri dhe të fillojnë një jetë të re artistike, e pse jo edhe një karrierë me shumë suksese në të ardhmen.

Në tre mbrëmjet festive, do prezantohen muzikant, të cilët duke interpretuar, krijuar, shijuar artin e kultivuar, shpiejnë drejtë sensibilizimit estetik dhe cilësorë.
Mbrëmja e parë ju dedikohet fëmijëve – Artistë të Vegjël/ GlobalMusica Kid’s
Mbrëmja e dytë me Artistë të Ri / GlobalMusica Junior
Mbrëmja e tretë prezantohen Artistë të botës/ GlobalMusica Artist

Ky event organizohet nga Shoqata e Muzicientëve duke u mbështetur nga Kuvendi Komunal-Kabineti Komunal/ DKRS- Drejtoria për Kulturë Rini e Sport dhe në partneritet të Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë.
Sponzor: Kuvendi Komunal Mitrovicë, Kisha Katolike, Pixel’s .

Kjo ngjarje do të mbahet më 20, 21 dhe 22  qershor prej orës 18:00  të Kisha Katolike Mitrovicë.  

Moto e festivalit GlobalMusica Fest:
Robert Schumann: “To send light into the darkness of men’s hearts – such is the duty of the artist.”
“Të dërgosh dritë në errësirën e zemrave të njerëzve – është detyra e artistit”/KultPlus.com

5 anarkitë e Shqipërisë! Analiza më e qëlluar për shqiptarët e shkruar nga Fan Noli…

Noli është nga ato figura komplekse që rrallë mund t’i kuptosh drejt, pasi gjithmonë ka diçka të fshehur brenda çdo fjale. Në gjithë fjalimet që Noli ka mbajtur, është vlerësuar shumë realiteti që ai shpreh dhe mënyra e mendimit dhe perceptimit të tij.

Ndaj edhe sot do të flasim për një nga fjalimet e tij të mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1924, ku tregon për pesë anarkitë që ka Shqipëria. Ja si shprehet ai:

Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive:

E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…

(Pjesë nga fjalimi i mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1924, por që tingëllon njësoj aktual edhe sot)

Erson Zymberi vjen me premierën e shfaqjes “UN INSPEKTORI”

Më 28 qershor në Teatrin “Adriana” në Ferizaj shfaqet premiera e komedisë “UN INSPEKTORI” me tekst të David Farr dhe regji të Erson Zymberit.

“UN INSPEKTORI” eksploron lakminë njerëzore, imoralitetin, korrupsionin dhe zhvatjen e shtetit. Një prej adaptimeve më të veçanta të një vepreje, e cila i qëndron besnike veprës origjinale “Revizori” të Gogolit.

E përditësuar me elegancë e plot sharm dhe e përshtatur me akualitetet e politikës së shekullit XXI, shfaqja sjellë momente e situata super komike bashkë me një trajtim imagjinativ regjisorial. Repriza do të jepet më 29 qershor./KultPlus.com

“Loja e Yjeve” dhe koncerti i Gjurmëve mbledhin mbi 18 mijë euro për bamirësi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mbi 18 mijë euro janë mbledhur nga dy aktivitetet bamirëse, “Loja e Yjeve” nga Granit Xhaka e Milot Rashica dhe nga koncerti i rok grupit “Gjurmët”.

“Në kuadër të aktiviteteve 20/20, këtë qershor, Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitetet bamirëse “Loja e yjeve” dhe Koncertin e Grupit “Gjurmët”. Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë. Ndërsa shuma e mbledhur 8,800€ nga koncerti i grupit “Gjurmët” do të përdoren për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70-të vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës në Facebook.

Tutje thuhet se, “Komuna e Prishtinës falënderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, grupin muzikor “Gjurmët” dhe mysafirët artistë që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”.

Muzeu i Louvreit nis rezervimet për ekspozitën “Leonardo da Vinçi”

Muzeu i Lovreit ka hapur rezervimet për ekspozitën e madhe me veprat e Leonardo da Vincit. Këtë e ka bërë katër muaj para hapjes së saj, e që pritet të jetë një prej ngjarjeve madhore me të cilën shënohet 500-vjetori i vdekjes së maestros së Renesancës. Mundësia për rezervime është hapur të hënën, përderisa autoritetet kanë bërë me dije se për ngjarjen që nis më 24 tetor nuk do të ketë bileta në formë klasike, por vetëm nëpërmjet ueb-faqes ticketlouvre.fr.

“Për shkak se presim që të ketë shumë radhë, ekspozita do të jetë e qasshme vetëm në orare të caktuara, me qëllim të sigurojmë që vizitat të jenë sa më të rehatshme”, thuhet në njoftimin e Muzeut të Louvreit. “Kjo vlen për të gjithë vizitorët, përfshirë edhe ata që kanë qasje të lirë në muze”, shkruhet më tej.

Muzeu i Louvreit, krahas veprave të tjera, ka në pronësi kryeveprën e Leonardo da Vincit, “Mona Lisën”, ashtu sikurse edhe 22 vizatime. “Mona Lisa” ishte në mesin e tri veprave të preferuara të Da Vincit krahas “Shën Ana, Zoja, fëmija dhe engjëlli” dhe “Shën Gjoni Pagëzori”, të cilën e solli me vete në Francë, ku vdiq 500 vjet më parë, më 2 maj.

Ekspozita përfshin rreth 120 vepra të tij – piktura, vizatime, dorëshkrime, skulptura dhe të tjera artefakte – të huazuara nga disa prej institucioneve me prestigjioze evropiane e amerikane, si Koleksioni Mbretëror i Britanisë, Muzeu Britanik, Galeria Kombëtare e Londrës, Pinakoteka e Vatikanit, Muzeu Metropolitan i New Yorkut dhe Instituti i Francës. Negociatat me Italinë ende vazhdojnë pasi Qeveria e krahut të djathtë revokoi atë që autoritetet franceze kishin arritur me Qeverinë paraprake. Të dyja palët ende nuk kanë një marrëveshje definitive për veprat që mund të huazojnë.

Vetëm vitin e kaluar Muzeu i Louvreit ka shënuar 10.2 milionë vizitorë, përderisa ekspozita me veprat e maestros, e cila do të jetë e hapur deri më 24 shkurt të 2020-s, pritet të jetë një rekord më vete.

Leonardo u lind më 15 prill 1452 në Anchiano, në rrethinën e Komunës e Vincit në Toskanë. Prindërit e tij, një noter dhe një vajzë 16-vjeçare nuk ishin të martuar, kështu që Leonardo u rrit me gjyshin e tij. Ai e dashuronte vizatimin dhe kështu arriti të merrte një pozitë në studion e skulptorit të njohur Andrea del Verrocchio. Verrocchio realizoi të hyra nga familja Medici – tregtarët dhe bankierët që kontrolluan Firencën me fuqinë dhe paratë e tyre për shekuj.

Por sikur bota të përqendrohej vetëm te pikturat e tij, do t’i hynte në hak Leonardo da Vincit. Për një arsye, pasi pas vetes nuk ka edhe aq shumë piktura. Vetëm një duzinë e mirë i atribuohet qartësisht atij. Kësisoj ai ka lënë prapa skica studimesh anatomie, kopje e shkrime të shkruara në pasqyrë, që nuk kanë të bëjnë fare me artin, sikur dizajnime për tanke, avionë ose pajisje për zhytje. Ai gjithashtu ka konstruktuar ura dhe ka dizajnuar qytete të tëra, por shumica e ideve të tij nuk u realizuan kurrë.

Firence, Milanoja dhe Roma – kryeqendra të Renesancës ishin domeni i tij. Aty ai gjeti klientët e tij: familje të pasura e në mesin e klientëve bënte pjesë edhe Papa. Më 1516, Mbreti Francis I i Francës e ftoi atë në shtëpinë e tij, e pagoi mirë dhe i dha atij liri që të përkushtohej në projektet e tij. Një nga detyrat e tij ishte të organizonte festime të mahnitshme atje.

Gjeniu universal vdiq më 2 maj të vitit 1519 në Château Clos Lucé. Legjenda thotë se ai dha frymën e fundit në duart e mbretit të Francës/AFP.

Vështrimi i hënës

Poezi nga Bujar Meholli

Muzg vjeshtor, sa madhështor që je ti!

Më kredh vështrimin në horizontet e përflakura,

në hapësirat e pafundme qiellore. Ç’dëlirësi!

kur dëgjoj meloditë magjepsëse të tejzgjatura…

Nën dritat e zbehta kuqaloshe të dhomës sonë,

hamë darkën, sodisim pikturat sensuale në mur,

gjerbim kafetë, në mbrëmje vonë,

dhe unë ia them një serenade si trubadur…

E dashur, endacakja hënë nga lart na vështron,

dhe zbret fare lehtë, në tonën dritare,

shijon parfumin tënd që e adhuron,

siç adhuron qiejt, dhe hapësirat e pafundme detare… /KultPlus

Eliza Hoxha i fton adhuruesit e artit që të hynë në këpucët e viktimave të dhunës seksuale

Pas debutimit të suksesshëm në festivalin FemArt, ekspozita është shfaqur për herë të dytë në Muzeun kombëtar të Kosovës, në nder të ditës ndërkombëtare të eliminimit të dhunës seksuale, shkruan KultPlus.

Ekspozita e Elizës na qon në një botë të errët të historive të dhimbshme dhe me plot viktima. Në fjalën hyrëse Feride Rashiti, nga Qendra kosovare për Reabilitim, ka treguar sfidat që e përcjellin në punën e saj me viktimat e dhumës seksuale.

“Zeri i tyre i mekur i hidhëruar dhe i padëgjuar ishte lënë në harresë. Kemi pasur mundësi  të gjithë ne që të flasim e të komunikojmë me këto gra pa e ditur që ato po tregojnë, ndoshta jo me gojë e me zë, por me gjeste e me mimika historinë e tyre. Sot po i japim fund neglizhimit duke u bërë ne të gjithë fytyra e këtyre grave” ka thënë Rushiti.

Kurse Eliza, e emocionuar para të pranishmëve, ka treguar për punën e saj të gjatë si aktiviste, duke e përdorur njëkohësisht artin e saj në favor të lëvizjeve shoqërore.

“Kjo ekspozitë nuk sjellë shumë gëzim por na bënë të reflektojmë. Këto janë vetëm copëza të historive të cilat janë injoruar për gati 20 vite. Heshtja e këngës, një projekt muzikor i cili ka filluar për t’i dhënë fund heshtjes,  por ka qenë i mjaftueshëm, Arti është mjet politik, prandaj kjo ekspozitë është një thirrje për njohjen e dinjitetit të  viktimave të dhunës. Mos u mundoni vetëm ta njihni historinë e tyre por edhe t’i kuptoni ato”, u shpreh Eliza e emocionuar dhe me zërin që i dridhej.

Historitë e grave të dhunuara, të shkruara mbi xham, i ftojnë të gjithë adhuruesit e artit që në një mënyrë alegorike ta përvetësojnë dhimbjen, tmerrin dhe tragjedinë duke u bërë fytyra e këtyre historive. Duke i ftuar që te qëndrojnë jo vetëm pas historive si të tilla por edhe pas grave të dhunuara, në mbështetje dhe duke iu dhënë kurajo që të mos ta mbajnë apo ta fshehin këtë tragjedi të tmerrshme.

 Përkrah historisë së zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, qëndrojnë historitë e shumë grave të tjera të cilat kanë thyer stigmat dhe kanë gjetur guximin që ta ndajnë me të gjithë historinë e tyre nga lufta në Kosovë./RronaJaka/KultPlus.com

Origjina e këngës, “Lulet e Majit”

“Lulet e Majit” ishte një serenatë që muzikanti Pjerin Ashiku, e kompozoi gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa punonte në torno. Këngën ia dedikoi një personi të rëndësishëm për të.

Ndër vite kjo këngë është kënduar në Shkodër, Korçë dhe Gjakovë, e madje ka patur dilema për origjinën e saj. Por, kantautori Gjokë Vata insiston se autori i vetëm është Pjerin Ashiku.

Kënga popullore është në krize dhe po humbet identitetin e saj shqiptar, thotë Vata, teksa bën apel që të vlerësohen ata që kanë bërë art të vërtetë. /TCh/

Të famshëm në paqe, dembelë në luftë

Ernest Hemingway

Toronto Star Weekly/13 mars 1920

Shumëkush drejton gishtin kah kanadezët të cilët shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të punuar nëpër fabrika municionesh dhe që tani kërkojnë pesëmbëdhjetë përqindëshin e pagave të tyre amerikane. Gjatë luftës së fundit me Gjermaninë, një numër torontianësh të moshës për ushtri shprehën dëshirën të ndihmonin në luftë duke emigruar në Shtetet e Bashkuara për të kontribuuar me krejt ekspertizën e tyre në fabrika municioni. Me mbledhjen e tubave të parave nëpërmjet punës së tyre patriotike, ata tani kërkojnë të kthehen në Kanada dhe të marrin pesëmbëdhjetë për qind të parave nga ShBA-ja. Me qëllim që t’i ndihmojmë këta njerëz sypatrembur, të cilët ndihmuat luftëtarët, kemi përgatitur një përmbledhje se “Si të bëhesh i famshëm edhe si dembel”.

Natyrisht se ishte më e udhës që një punëtor municioni të kthehej në një qytet tjetër se në atë prej të cilit ishte larguar. Qytetarët e qytetit të lindjes mund t’ia kenë keqkuptuar motivet dhe rreziqet me të cilat ishte përballur gjatë punës për prodhimin e municioneve.
Vështirësia e parë që duhej të kapërcehej do të ishte emblema e misioneve luftarake tejoqeanike në kuadër të Forcës Ekspeditive Kanadeze. Kjo natyrisht se është e zorshme të menaxhohet. Nëse dikush ju pyet se pse nuk e mbani emblemën, kthejani me arrogancë: “Nuk kam pse të fryhem për shërbimin ushtarak!”

Duke ia plasur kështu në fytyrë, me siguri se e bëni të ndihet në siklet këdo që ende fryhet për shërbimin ushtarak. Dhe nëse ju rastis t’ju pyesë dikush në ndonjë mbrëmje vallëzimi nëse e keni takuar ndonjëherë kolonelin Smithers në Francë, ose nëse ndonjëherë keni pasur punë me majorin MacSwear, lirisht kthejani ftohtë: “Jo”, sa për ta hequr qafe. Kjo do t’ia tregojë atij ose asaj vendin dhe, mbi të gjitha, kjo është e gjitha çfarë mund të themi.
Është e udhës që të shkoni në ndonjë dyqan të teshave e koteshave të përdorura të ushtrisë dhe të blini një xhup ushtrie. Asi që vishet midis dimrit, me qëllim që të mund të fryheni para të gjithëve se keni kryer tamam shërbim ushtarak e nuk keni qenë pjesë e MC-së (Kryqit të Ushtrisë). Nëse nuk mund ta gjeni ndonjë xhup të trashë dimri, atëherë blini një palë çizme ushtrie. Kështu do t’ia mbushni mendjen kujtdo që e takoni se shërbyet në ushtri.

Xhupi i trashë dhe çizmet e ushtrisë do t’ju hapin rrugë që së paku njëherë të njiheni si pjesë e njerëzve të kthyer nga lufta, që është qëllimi i parë që dëshironi ta vini në pah nga koha e luftës. Gjykimi juaj, se kjo ishte arsyeja pse morët udhë drejt Shteteve të Bashkuara, tani do të justifikohet, do t’i gëzoni përfitimet e shkuarjes në luftës dhe nuk do t’ju dalë asnjë pengesë para vetes.

E udhës do të ishte që të mësonit edhe vargjet e “Mademoiselle from Armentiéres” dhe “Madelon”. Këndoni vërshëllueshëm këto balada fetare derisa prisni ndonjë makinë në rrugë dhe krejt do t’ju marrin për luftëtar të kthyer nga lufta. Dhe nëse nuk jeni njeri gjaknxehtë, mos provoni fare t’i mësoni fjalët e atyre dy himneve të vjetra.

Blini ose huazoni një histori të mirë lufte. Mësojeni me kujdes dhe kështu do të jeni të zotë të flisni me urtësi për çdo pjesë të frontit. Dhe në të vërtetë, ju mund të flisni fije e për pe sa për të provuar se jeni një veteran mesatar që flet me ndonjë pasaktësi, por që nuk bën kushedi farë dëmi nëse nuk mund të verifikohet. Ushtari mesatar ka kujtesë mesatare për gjynah kur vjen puna te emrat dhe datat. Përfitoni edhe prej kësaj. Me pak studim të kujdesshëm, mund ta kuptoni se ata që thonë se ishin në filan vendi, nuk kanë lidhje me luftën, sepse juve ju ndihmon në këtë pikë fakti se në ushtri të gjitha ditët janë të njëjta në të shumtën e rasteve. Dhe këtë më së miri e vërteton një rreshter rekrutimi kur thotë: “Çdo ditë në ushtri është si e diela në fermë”.
Dhe tani që ju ua keni mbushur mendjen të gjithëve se gëzoni statusin e veteranit të luftës dhe heroit të mundshëm, pjesa e mbetur është puna më e lehtë. Tregohuni modest dhe jo rrahagjoks, dhe nuk do të keni kurrfarë telashesh. Nëse dikush në zyrë ju drejtohet me “major”, vetëm çojani dorën, qeshuni dhe pabujshëm theksoni: “Jo, jo bash major”.

Pas këtij muhabeti do t’ju njohin në zyrë për kapiten.
Tani që keni shërbyer në front, jeni patriot i dëshmuar dhe zyrtar i denjë, ju ka mbetur vetëm edhe një gjë. Rrini fikall vetëm në dhomë natën. Me kujdes të madh, hidhjani një sy çekut të bankës. Pastaj kthejeni prapë në tavolinë, aty ku e morët.
Në fund, dilni para pasqyrës e shikojeni veten në drita të syve, dhe kujtojeni se janë 56 mijë kanadezë të vdekur në Francë dhe Flanders. Pastaj fike dritën dhe futja gjumë.

(Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”. Në katër ditët në vazhdim do t’i publikojmë katër reportazhe të tjera të Heminguejit)

“Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”, koncerti zhvillohet nesër tek Amfiteatri i Tiranës

Koncerti “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë” do të  vijë për publikun nesër në  Amfiteatrin e Tiranës tek Liqeni. Në  këtë koncert janë bërë bashkë  tetë  artistë  të  njohur, ku secili do të  këndojë  nga tre këngë . Këngëtarët vijnë  me këtë  koncert, duke ia dedikuar qytetit të  Tiranës, skenës së madhe të të gjithë artistëve.

“Të  gjitha rrugë t që  të  çojnë  në  Tiranë  është një  koncert që  do të  ketë  një  jetë  të  gjatë  edhe do të  vazhdojë  edhe në  vazhdim. Kemi disa surpriza, kemi menduar për një  shorte, edhe do të  ketë  edhe shumë  dhurata, që  do të  jepen në  fund të  koncertit”, shprehet këngëtarja Rovena Dilo.

Ndërsa, këngëtarja e këngës popullore, Maya Aliçka, e quan këtë koncert, një iniciativë shumë të mirë, sepse ka bërë bashkë artistë artistë të mirëfilltë të skenës sonë.

“Është  kënaqësi, sepse që të gjithë  kolegët që  janë  këtu, janë  të mrekullueshëm m edhe mera shumë të fortë të tregut. Është kënaqësi për mua, që të tillë emra janë bashkë”, shton Aliçka.

Këngëtarja Lori Kaçka, e cila do të vijë për publikun me këngën “I papamë” , shton edhe se: “Edhe pse jam korçare, nesër kam menduar që  të  këndojë  një  porpuri të  Veriut, “Vallja e Tropojës” dhe të  Rugovës, mendova që  ta sjell në  një  lloj kolazhi”.

Organizatori i koncertit na zbulon edhe emrat e artistëve të  tjerë  pjesëmarrës.

“Janë  gjithashtu artistët Eranda Libohova, Remzie dhe Nexhat Osmani, Selami Kolonja, Gili, Orgesa Zaimi”, shprehet Eraldo Rexha.

Koncerti zhvillohet në  datë  20 qershor në  Amfiteatrin e Tiranës tek Liqeni.

Kinemaja solare që udhëton në Kosovë

A keni dëgjuar ndonjëherë për një furgon që udhëton anembanë Kosovës për t’i mundësuar dashamirësve të filmave shikimin e dokumentarëve dhe filmave të ndryshëm vetëm me ndihmën e rrezeve te diellit, transmeton KultPlus.

Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me DokuFest sjellin Kinemanë Solare afër jush ne qytete të ndryshme të Kosovës. Kjo kinema do të ju mundësojë një eksperiencë unike të të shikuarit të filmave në ambient të hapur. Filmi që do të shfaqet është Rafea: Solar Mama. Të gjitha shfaqjet fillojnë në ora 21:00

14 Qershor 2019 – Prishtinë (Sheshi Zahir Pajaziti)
20 Qershor 2019 – Mitrovicë (Kej, tek Ura e Ibrit) në bashkëpunim me 7 Arte
21 Qershor 2019 – Pejë (Pllatoja para Teatrit Istref Begolli) në bashkëpunim me Anibar
22 Qershor 2019 – Prizren (Ortakoll, Parku te Bunkeri)

Synimi ynë është që të rrisim vetëdijen mbi rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe të nxisim përdorimin e teknologjive dhe ideve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga vetë këto burime. Kujdesi më i madh ndaj ambientit që na rrethon na ndihmon të sigurojmë një zhvillim të qendrueshëm në Kosovë.

Kinemaja Solare është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë (European Union Kosovo) dhe i zbatuar nga BGF dhe INDEP;

E Ardhmja është e Gjelbër, Vepro Tani!/KultPlus.com

Mahatma Gandi: E kam adhuruar femrën si mishërim i gjallë i shpirtit të shërbimit dhe sakrificës

Një “jo” e buruar prej bindjes së thellë është më e mirë se një “po” e buruar për hir të të tjerëve ose, edhe më keq, për të shmangur dëmet.

Një i poshtër është i pazoti ta dëshmojë dashurinë; kjo është privilegj i të zotëve.

Njeriu është fryt i mendimeve të tij, çfarë mendon, ashtu shndërrohet.

Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.

Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.

Një politikë është një bindje e përkohshme e përcaktuar që të ndryshojë, por kur është e mirë, duhet të përkrahet me zell hyjnor.

Një parim është shprehje e përkryerjes, dhe teksa qeniet e papërkryera si ne nuk mund ta praktikojnë përkryerjen, ne trashëgojmë çdo moment kufizimet e kompromisit të tij në praktikë.

Një religjion që nuk i merr parasysh realitetet praktike dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre, nuk është religjion.

Një trupë e vogël me shpirtra të vendosur, mbushur me besim të pamasë në misionin e tyre, mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Një betim është një akt i kulluar religjioz, i cili nuk mund të bëhet me pasion. Ai mund të bëhet vetëm me një mendje të kthjelluar, të pastër dhe me Zotin si dëshmitar.

Njeriu i dobët është i drejtë aksidentalisht. Njeriu i fortë dhe jo i dhunshëm është i padrejtë aksidentalisht.

Të gjitha religjionet e botës, ndërkohë që mund të ndryshojnë në gjëra të tjera, të gjitha shpallin se asgjë nuk ekziston në botë përveç së Vërtetës.

Gjithmonë syno harmoninë e plotë të mendimit, të fjalës dhe bëmës. Gjithmonë syno t’i pastrosh mendimet e tua, dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë.

Përballja sy më sy përfundon vetëm duke e bërë qorre gjithë botën.

Zemërimi dhe intoleranca janë armiqtë e mirëkuptimit.

Zemërimi është armik i jo dhunës dhe krenaria është përbindëshi që e kapërdin atë.

A janë bindjet një gjë kaq e thjeshtë si rrobat që njeriu mund t’i ndërrojë si të dojë? Bindjet janë të tilla për njerëz që jetojnë epoka dhe epoka.

Si qenie njerëzore, madhështia jonë bazohet jo aq në aftësinë tonë për ta ribërë botën – ky është një mit i epokës atomike – sa në aftësinë tonë për ta ribërë veten tonë.

Ji ndryshimi që ti dëshiron ta shohësh në botë.

Përpara fronit të të Gjithëfuqishmit, njeriu do të gjykohet jo nga veprimet e tij, por nga qëllimet e tij. Sepse vetëm Zoti i lexon zemrat tona.

Vetëm për besimin tim në Zot, unë do të isha bërë një maniak i çmendur.

Kapitali në vetvete nuk është i keq; përdorimi i gabuar e bën të keq. Kapitali në një formë ose në një tjetër do të duhet gjithmonë.

Mirëkuptimi i përbashkët është sensi i realizuar i proporcionit.

Rrëfimi është si një fshesë që fshin ndyrësinë dhe lë një sipërfaqe të ndritshme e të pastër. Unë ndjehem më i fortë nga rrëfimi.

Zhvillimi konstant është ligji i jetës, dhe një njeri që gjithmonë përpiqet të ruajë dogmat e tij në mënyrë që të duket konsistent, e çon veten në pozicion të gabuar.

Kultura e mendjes duhet të jetë në shërbim të zemrës.

Secili nga ne duhet të gjejë paqe brenda vetes. Dhe paqja për të qenë reale duhet të jetë e paprekur nga rrethanat e jashtme.

Secili i lutet Zotit sipas bindjes së tij.

Edhe nëse ti je në pakicë ndaj një të tille, e vërteta është e vërtetë.

Kushdo që dëshiron mund ta dëgjojë zërin e brendshëm. Ai është brenda secilit.

Besimi nuk është diçka që ta kapësh, është një gjendje në të cilën rritesh.

Besimi…duhet mbështetur në arsye…kur besimi bëhet i verbër, vdes.

Frika ka dobinë e saj, por poshtërsia asnjë dobi.

Frika e vdekjes na bën të shmangim vlerat dhe religjionin. Sepse dëshira për vlera është dëshirë për besimin religjioz.

Në fillim të shpërfillin ty, pastaj të përqeshin ty, pastaj të luftojnë ty, pastaj ti fiton.

Për mua çdo sundues është alien që sfidon opinionin publik.

Liria ia vlen me çdo çmim. Ajo është frymëmarrja e jetës. E çfarë nuk do të paguante njeriu për jetën?

Lirinë nuk ia vlen ta kesh, nëse nuk përfshinë lirinë për të gabuar.

Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia nuk janë pronë ekskluzive e asnjë race apo religjioni.

Lavdia qëndron në përpjekjen për t’ia arritur një qëllimi dhe jo në arritjen e tij.

Zoti ekziston, edhe nëse e gjithë bota do ta mohonte atë. E vërteta qëndron, edhe nëse nuk ka asnjë mbështetje të publikut. Ajo është e vetëmbështetur.

Nganjëherë Zoti provon t’i lerë për në fund ata që dëshiron t’i bekojë.

Zoti, ashtu si e vërteta, kanë qenë për mua një thesar i pamasë. Qoftë Ai për të gjithë siç është për mua.

Lumturi është kur çfarë ti mendon, çfarë ti thua dhe çfarë ti bën janë në harmoni.

Pakënaqësia konstruktive është pararprijëse e progresit.

Mospajtimi i ndershëm është shpesh shenjë e mirë e progresit.

Jam i përgatitur të vdes, por kjo nuk përbën shkak për të cilin të jem i përgatitur të vdes.

Unë besoj në barazinë e gjithkujt, përveç reporterëve dhe fotografëve.

Unë besoj në të vërtetën themelore të të gjitha religjioneve të mëdha të botës.

Unë besoj se njeriu është ushtari më i fortë, sepse guxon të vdesë i paarmatosur.

Unë besoj se mendja njerëzore apo shoqëria njerëzore nuk janë të ndarë në reparte të quajtura sociale, politike apo religjiore. Të gjitha veprojnë dhe ndërveprojnë mbi njëra tjetrën.

Unë mendoj se jam një individ i thjeshtë i gabueshëm si çdo vdekëtar tjetër. Por prapë jam i zoti të kem aq përultësi sa të rrëfej gabimet e mia dhe të bëj kthesë.

Unë bëj çdo të keqe që mundem, përpara se të mësoj ta shmang atë? A nuk mjafton ta njohësh të keqen, për ta shmnagur atë? Nëse jo, ne duhet të jemi mjaft të sinqertë sa të pranojmë se ne e duam të keqen aq shumë sa të heqim dorë prej saj.

Unë nuk dua ta parashikoj të ardhmen. Jam i përkushtuar të kujdesem për të sotmen. Zoti nuk më ka dhënë mua nën kontroll momentet e ardhshme.

Unë kam parë gjithashtu fëmijë duke mposhtur me sukses ndikimet e një trashëgimie të keqe. Kjo i detyrohet të qenit një atribut i kulluar i shpirtit.

Unë nuk kam asgjë të re që t’ia mësoj botës. E Vërteta dhe Jodhuna janë të vjetra sa rruzulli. E vetmja që kam bërë ka qenë përpjekja t’i eksperimentoj në një shkallë sa më të gjerë të mundshme.

E kam adhuruar femrën si mishërim i gjallë i shpirtit të shërbimit dhe sakrificës.

E di se çrrënjosja e zemërimit nga gjoksi i dikujt është gjëja mëe vështirë. Kjo nuk mund të arrihet nëpërmjet përpjekjes sate personale. Mund të bëhet vetëm me hirësinë e Zotit.

Unë e dua Krishtin tuaj, unë nuk i dua krishterët tuaj. Ju krishterët jeni aq të pangjashëm me Krishtin tuaj.

Unë i shikoj vetëm cilësitë e njerëzve. Duke mos qenë vetëm i pafajshëm, unë nuk dua t’i paragjykoj fajet e të tjerëve.

E kundërshtoj dhunën, sepse kur duket se ajo bën mirë, e mira është vetëm e përkohëshme; e keqja që ajo bën është e pëhershme.

Unë hedh poshtë çdo doktrinë religjiore që nuk i thërret arsyes dhe është në konflikt me moralitetin.

Supozoj se me udhëheqje kuptoheshin muskujt; por sot ajo ka kuptimin të jesh bashkë me popullin.

Do të doja më mirë të shfarosej raca njerëzore se të ishim më keq se bishat duke e bërë krijesën më fisnike të Zotit, femrën, objekt të lakmisë sonë.

Do të mirëprisja me gjithë zemër bashkimin e Linjdes dhe të Perëndimit duke siguruar që të mos ndodhte me forcë brutale.

Nëse bashkëpunimi është një detyrë, unë them se edhe mosbashkëpunimi në disa rrethana është njësoj një detyrë.

Nëse nuk do të kisha pasur sensin e humorit, do të kisha bërë vetëvrasjes prej shumë kohësh.

Nëse durimi është një vlerë, ai duhet të zgjasë deri në pambarim. Dhe një besim i gjallë duhet të zgjasë deri në mesin e stuhisë më të zezë.

Nëse duam ta mësojmë paqen e vërtetë në këtë botë, dhe nëse jemi vërtetë kundër luftës, duhet ta fillojmë këtë mësim që tek fëmijët.

Imitimi është lëvdata më e çiltër.

Në një mënyrë të njerëzishme, ti mund ta tundësh botën.

Në çështjet e ndërgjegjës, ligji i shumicës nuk ka vend.

Në lutje është më mirë të kesh një zemër pa fjalë se fjalë pa një zemër.

Rritja rehatisë materiale nuk çon kurrsesi në rritje morale.

Përpjekja e pafundme për të qenë njeriu më i mirë është detyrë; është shpërblimi ynë. Gjithçka tjetër është në duart e Zotit.

Ndërvartësia është dhe duhet të jetë sa ideal aq dhe vetëmjaftueshmëri. Njeriu është një qenie sociale.

Intoleranca tradhton besimin e dikujt në çështjen e tij.

Intoleranca është në vetvete një formë e dhunës dhe një pengesë për të rritur shpirtin e vërtetë demokratik.

Është më mirë të jesh i dhunshëm, nëse dhuna është në zemrat tona, se të vëmë maskën e jodhunës për të mbuluar pazotësinë tonë.

Është e lehtë të jesh miqësor me miqtë. Por të jesh miqësor me dikë që është armiku yt është thelbi i religjionit të vërtetë. Të tjerat janë biznese.

Është shëndeti pasur e vërtetë dhe jo copat e arit e të argjendit.

Jam i bindur në besimin se forca e shpirtit rritet në përpjesëtim me nënshtrimin që ia bëjmë mishit.

Cilësia e punës sonë është ajo që kënaq Zotin dhe jo sasia.

Nuk është e udhës të jesh i sigurtë për mençurinë e dikujt. Është e udhës të kujtojmë se edhe më i forti mund të dobësohet dhe se edhe më i zgjuari mund të gabojë.

Ashtu si njeriu nuk mund të jetojë në një trup tjetër përveçse në trupin e tij, ashtu dhe kombet nuk duan të jetojnë nën kombet e tjera, sado fisnikë dhe të mëdhe ata mund të jenë.

Drejtësia që jep dashuria është një dorëzim, drejtësia që jep ligji është ndërshkim.

Le të përpiqet dhe të gjejë secili se, si rezultat i lutjeve të përditshme, ai i shton diçka të re jetës së tij, diçka që nuk mund të krahasohet me asgjë.

Le të kemi aq guxim sa të kemi një vdekje martiri, por le të mos lakmojë asnjë nga ne martirizimin.

Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh gjithmonë.

Njeriu bëhet aq i madh saktësisht sa ai punon për mirëqenien e të tjerëve,

Burri nuk mund të jetë kurrë i barabartë në shpirtin e shërbimit me të cilën natyra e ka pajisur atë.

Njeriu dështon në realizimin e idealit të lartë, në momentin që fillon t’i shumëfishojë dëshirat e tij ditore. Lumturia e vërtetë e njeriut varet vertet në kënaqjen e tij.

Njeriu jeton i liri vetëm nga gatishmëria e tij për të vdekur; nëse për këtë është nevoja, bë duart e vëllait të tij, kurrë duke vrarë.

Njeriu duhet ta harrojë zemërimin e tij para se të shkojë të flejë.

Moraliteti është kontrabandë në luftë.

Moraliteti është bazë e gjërave dhe e vërteta është lënda e gjithë moralitetit.

Jeta ime është mesazh.

Pothuaj çdo gjë që bëni është pa rëndësi, por është e rëndësishme që ju e bëni atë.

Asnjë kulturë nuk mund të jetojë nëse tenton të jetë ekskluzive.

Askush nuk mund të më plagosë pa lejën time.

Jodhuna dhe e vërteta janë të pandashme dhe e përmbajnë njëra tjetrën.

Jodhuna është një kryeradhë e besimit.

Jodhuna është forca më e madhe në duart e njerëzimit. Është më e fuqishme se arma më e forë e shkatërimit, krijuar nga naiviteti i njeriut.

Jodhuna, e cila është një cilësi e zemrës, nuk mund të vijë nga thirrja ndaj trurit.

Jodhuna është kryeradha e parë besimit tim. Është dhe kryeradha e fundit e lakmisë sime.

Paqja e shpërblen vetveten.

Varfëria është forma më e keqe e dhunës.

Pushteti është dy llojesh. Njëri arrihet nga frika e ndëshkimit dhe tjetri nga aktet e dashurisë. Pushteti i bazuar në dashurinë është një mijë herë më frutdhënës e i përhershëm se ai që rrjedh nga frika prej ndëshkimit.

Lutja është instrumenti më i fuqishëm i veprimit.

Lutja nuk është kërkesë. Është dëshirë e shpirtit. Është pranim i përditshëm i dobësisë së dikujt.

Lutja është çelësi i mëngjesit dhe qiriu i mbrëmjes.

Perëndia ka caktuar orën e saj për çdo gjë. Ne nuk mund të komandojmë asgjë, ne vetëm mund të përpiqemi.

Pastërtia e jetës personale është një kusht i pazëvendësueshëm për të ndërtuar një edukim të mirë.

Vetërespekti nuk njeh konsiderata.

E vetmja mënyrë për të gjetur veten tuaj është ta humbësh veten në shërbim të të tjerëve.

Ndryshimi midis asaj që duam dhe asaj që mund të bëjmë do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.

Njeriu i mirë është miku i të gjitha gjallesave.

Zëri i njeriut nuk mund të arrijë kurrë largësinë që e ka në zotërim ende zëri i vogël i ndërgjegjes.

Ligji i sakrificës është njëlloj në gjithë botën. Për të qenë frutdhënës kërkon sakrificën e më të zotëve dhe më të panjollosurve.

Qëllimi kryesor i jetës është të jetojmë me drejtësi të mendojmë me drejtësi, të veprojmë me drejtësi. Shpirti mund të lëngojë kur të gjitha mendimet ia kushtojmë trupit.

I vetmi tiran që pranoj në këtë botë është zëri brenda meje.

I dobëti nuk fal kurrë. Falja është cilësi e të fortit.

Ka në këtë botë njerëz kaq të uritur, saqë Zoti mund t’u shfaqet atyre vetëm në formëne bukës.

Ka një gjykatë më të lartë se të gjitha gjykatat, është gjykata e ndërgjegjes.

E vetmja gjë që mund të bëjmë ndaj jetës është rritja e shpejtësisë së saj.

Ata që dinë si të mendojnë, nuk kanë nevojë për mësues.

E vërteta nuk e dëmton kurrë një çështje të drejtë./Elida Buçpapaj

Një rrëfim i tmerrshëm: Si ma dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën

Publikuar nga Agron Tufa

Agron Canaj, një inxhinjer elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të. I vendosur në kundërshtimin e tij, mbas dy muajsh i thirrur një mbrëmje në zyrën e hetuesit, gjëndet para një skene të llahtarëshme : bashkëshortja 42 vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë. Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më : “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë.” Pranon të bëjë kompromisin me djallin e të padisë veten dhe shokët për biseda të lira, të cilat kishin si bosht alternativat që jepte regjimi : “Ose të ruanim personalitetin tonë, ose të ktheheshim në lakenj që gëzonin frutet e servilizmit të tyre.”

Pasojat janë të menjëherëshme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni me dhjetë të tillë dërgohet në Spaç, ku gjen një mjedis tepër të ftohtë, sepse “Atje shoku im nuk pranoi as të më fliste me gojë. Për të unë isha një tradhëtar. Ndoshta kishte të drejtë, por ai nuk i dinte kushtet që më detyruan t’a bëja një gjë të tillë. “ Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza “ndodheshin në qiell”. Do të njohë të vërtetën e plotë mbas dhjetë vjetësh, kur kthehet në shtëpi e gjen nënën, i vetmi njeri që i qëndroi pranë në tragjedinë e tij. E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe :

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto rradhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim. A e mban mënd natën e Sigurimit ? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë prè e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve. Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmëndur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvrasjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia.”

Andrra dhe SYTË, pjesë e Pop Kultur Berlin

Fatime Kosumi, e rikthyer në skenë me emrin Andrra, do të koncertojë në Berlin.

Në gusht të këtij viti, Andrra do të këndojë në kuadër të Pop Kultur Berlin. Me datë 23 gusht ajo do të mbajë koncert në Palais ndërsa një natë më parë do të jetë pjesë e një bisede, në Kino in der Kulturbrauerei.

Andrra do t’i performojë në këtë koncert për herë të parë disa prej këngëve të saj më të reja.

SYTË nga Kosova poashtu do të jenë pjesë e këtij programi, me koncertin e tyre me 23 gusht në Soda Salon.

Pop Kultur Berlin kësisoj e ka shpallur programin për vitin 2019-të me plot këngëtarë dhe emra të ndryshëm. / KultPlus.com

Vidhet statuja e Marilyn Monroe

Nuk ka ndonjë të dyshuar

Statuja e Marilyn Monroe në bulevardin e Hollywood-it është vjedhur mëngjesin e së martës. Policia e Los Angelesit po e heton rastin.

Statuja e yllit të ekranit qëndronte mbi bulevardin që kremton arritjet e femrave në filma nga kultura të ndryshme. Një dëshmitar i rastit raportoi se pa një mashkull derisa po e përdorte një sharrë hekuri dhe po e hiqte figurën e Marilyn Monroe.

Nuk ka ndonjë të dyshuar dhe hetimi po vazhdon. Monroe kishte vdekur tragjikisht në vitin 1962 në moshën 36-vjeçare. Konsiderohet si njëra ndër aktoret më ikonike të Hollywood-it.




Portreti i Lasgush Poradecit nga Ismail Kadare

Ajo çka, në vend që të më mundonte, më mahniste gjithmonë, sa herë që takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e së pamundurës.

Ishte e pamundur të merreshe vesh me të si me të tjerët. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje në portë, aty për aty gjithçka tjetërsohej.

Tjetër logjikë në të biseduar, tjetër kod, të tjera fjalë, të mbështjella me kuptim tjetër. Diçka mungonte përherë, e diçka qe e tepërt. Ai vetë ishte aty, i vëmendshëm për gjithçka, e megjithatë, ti e ndjeje se sa ç’ishte , aq edhe mungonte.

Më e habitshmja ishte se ty të pëlqente kjo, se nuk doje aspak që të prishej kjo magji, ashtu si nuk doje që fjalëve që thuheshin t’u ikte dysia, velloja me të cilën sapo ishte mbështjellë dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre të mirëfillta, që ngjanin tani të zbehta.

Një njeriu meskin do t’i dukej i krisur, një tjetër mund të mendonte se atë mjegullirë ia krijonte pleqëria. Por s’ishte as e para, as e dyta.

Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg, megjithatë, përse nuk nisesha me ngut, me panik, për të mos humbur kohë? Përse nuk kam shkuar më shpesh, thosha me vete. Dhe prapë shkoja rrallë. S’kisha kurrfarë droje se do ta shqetësoj. Ai më priste përherë me kënaqësi, madje më çonte fjalë t’i shkoja. Ishte një pengesë e tjeterfartë. Pengesa që shkakton ëndrra. Askush nuk ngutet të shkojë drejt saj. Sepse, në fund të fundit, vonesa dhe ngadalësia bëjnë pjesë në mekanikën e saj.

Të shkoje tek ai, ishte më shumë se të dilje jashtë shtetit. Të dukej se dilje jashtë kohës, jashtë sistemit të zakonshëm të të menduarit. Edhe një hap dhe kishe ndjesinë se do të kapërceje kufijtë e jetës për të shkelur në shkretinë danteske.

Prej vitesh, qysh pas mbarimit te Luftës së Dytë Botërore, ai kishte qenë përherë i tillë: i gjallë dhe i vdekur njëkohësisht. Shumë gjimnazistë, që e bënin në mësim, e kujtonin të vdekur. Të tjerë ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallë, por as të parët, as të dytët nuk habiteshin nga kjo. Ishte një gjendje e dyzuar që i shkonte atij dhe shumë njerëz qenë mësuar me të, si me dikë që e kundrojnë përherë nën syprinën e ujit. Ishte nga të rrallët njerëz dhe, ndoshta , i vetmi shkrimtar i madh që arriti për një kohë aq të gjatë , duke qenë i gjallë, të përjetojë vdekjen e tij.

Pamja e tij e jepte shpeshherë në mënyrë të saktë këtë dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinë të zezë. Në një rast të tillë të dukej e natyrshme ta pyesje nëse dilte apo shkonte drejt arkivolit. Më e çuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mëshirës së mundshme, e pikëllimit që ai qe harruar pa të drejtë, thërrmohej si një enë kristali sapo ndeshej me të.

Kur ai hynte në kafenetë e Pogradecit, shkrimtarët që vinin për verim kishin ndjesinë se po strukeshin nga një stuhi e padukshme. Ai ishte i paparashikueshëm, gërryes si acid, i rrezikshëm, i beftë. E qeshura e tij ishte si e tejtejshme, pa gëzim, mërzitja e tij e papikëllueshme. Kështu e kishte edhe zemërimin, luksoz, të ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që larg, si të stolisur me argjend.

Por gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura e tij. Gjë më të pangjashme me bisedën e përditshme, nuk mund të përfytyroje dot. Ndonëse ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje për gjëra të ditës, ajo e kishte kryekëput të ndryshme gjithçka: ndërtimin e saj, logjikën, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papërftueshme, të mendoje që ai ose ti, në fillim të bisedës, të thoshit diçka për kohën, shëndetin, ose shprehjen ç’të reja kemi? Ai mund të shikonte ftohtë, të mos përgjigjej dhe të harronte që ti ishe aty. Çdo takim me të ishte përherë befasues, jashtë çdo skeme dhe parashikimi…

…Mekanizmi i kohës së tij ecte herë përpara, herë mbrapsht e herë në vend. Edhe oraret ashtu i kishte: çohej nga gjumi në orën 11. Hante mëngjes. Flinte përsëri në 12. Hante drekën në 5 mbasdite. Flinte në 6. Çohej në 8 dhe punonte gjer më 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpëtonte çdo cilësimi. Ai ishte aristokrati dhe fshatari njëkohësisht, vjenezi i përkorë dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herë të kujtonte aktorin gjermano-shqiptar të viteve ’30, Aleksandër Moisiun, herë grekët e lashtë të mbështjellë me zhgun jashtëkohor, e herë Papa Gjon Pali II.

Gjatë udhëtimeve në shumë vende të botës më ka qëlluar rasti të njihem me njerëz të pazakonshëm, nobelistë, filozofë, aktorë, politikanë, shkrimtar të mëdhenj, por gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm , më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur. Kam biseduar për të me njerëz që i kishte edhe më të afërt: të shoqen, vajzat, gruan që ka qenë pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diçka më shumë prej tij.

Me sa duket, kodin zbërthyes ai e mori me vete në varr. Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister.

Ismail Kadare “Ftesë në studio”/arratisje.al

Obsesioni për tragjeditë në ekranet e vogla!

Suksesi i befasishëm i dramave të bazuara në fakte shkatërrimtare, si “Chernobyl” (Çernobili) dhe “When They See Us” (Në sytë e tyre), na flet për publikun që nuk e kërkon gjithmonë eksapizmin, shkruan Rebecca Nicholson. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi sjell më poshtë.

Para se të përfundonte, seriali “Chernobyl” është votuar në IMDb si më i miri i të gjitha kohëve. Kjo ka nxitur kompaninë “Sky Studios” – që bashkë-prodhoi serinë me HBO-në – që të dyfishojë investimet në përmbajtje origjinale, e të konkurrojnë me lojtarët tjerë, si Netflix.

Netflix ndërkohë po ia del mbanë: seriali me regji nga Ava DuVernay, “When They See Us”, është më i shikuari – që nga premiera më 31 maj.

Të dy ngjarjet e vërteta, që janë të tmerrshme e jo eskapiste, po i tërheqin shikuesit.

Përgjatë katër episodeve brutale, “When They See Us” dramatizon rastin kur disa djem me ngjyrë dhe hispanikë akuzohen gabimisht nën akuzat për përdhunimin e një të bardhe që bënte vrap nëpër Central Park të Nju-Jorkut, e që gjoja u rrah dhe u la e vdekur. Ata që nuk e dinë rastin, tronditen nga dështimi i drejtësisë; ata që e dinë mbajnë mend se adoleshentët u dënuan me nga gjashtë deri 14 vjet dhe se u liruan kur fajtori i vërtetë u rrëfye në vitin 2002.

DuVernay shfaq shkatërrimin që shkakton hetimi i egër dhe paragjykues racist policor. I shohim familjet dhe jetët e shkatërruara, jo vetëm nga padrejtësia, por edhe nga sistemi i korruptuar penal. Kjo nuk është e lehtë për t’u parë. Madje, episodi i fundit që përqendrohet tek Korey Wise, i vetmi nga pesë të pestët që u dërgua në burgjet e të rriturve, është tronditës, i dhunshëm… i tmerrshëm!

Ngjashëm, shikuesit kanë mundur të dinë se çfarë pritet nga pesë episodet e shkëlqyera të serisë “Chernobyl”, që rindërton me profesionalizëm fatkeqësinë më të keqe bërthamore në botë dhe pasojat e saj. Seriali nis me vetëvrasjen e një burri, nën mbikëqyrjen e KGB-së, dhe shpejt kalon te shpërthimi. Nga aty, kalohet te tentimet për të shmangur dështimin, e për të dëshmuar pastaj koston njerëzore të asaj që ndodhi dhe sakrificat që u bënë.

Si tregime të vërteta, “Chernobyl” na paralajmëron për rreziqet e mashtrimeve të qeverisë dhe manipulimin e fakteve, të cilat nuk duken aq të largëta. “When They See Us” përdor pamjet arkivore të Donald Trumpit duke dhënë një intervistë raciste dhe reklamën e tij të tmerrshme ku bën thirrje për kthimin e dënimit me vdekje. Pasojat e të dy dramave i shohim në të sotmen.

Years and Years” (Vite e vite), seria me regji nga Russell T Davies që do të nis së shpejti në HBO, nuk e tregon të vërtetën si seritë e sipërpërmendura, por imagjinon të ardhmen e afërt që mund të ndodhë: luftën bërthamore, katastrofën klimatike, ngritjen e të djathtës ekstreme, krizën masive të refugjatëve… Kjo është ftesë për stres dhe shqetësim; nuk është përvojë e mirë ta shikosh. Por, megjithatë lë gjurmë dhe kërkon vëmendjen tonë. /KultPlus.com

Sonte fillon ekspozita e qeramikës me punimet e fëmijëve

Studio e qeramikës URA, sonte do e bëjë hapjen e Ekspozitës së fëmijëve, ME punimet e tyre të qeramikës, ku do jetë e hapur deri me 24 qershor, ku sonte ekspozita do të filloj prej ores 20:00.

Pas përfundimit të kursit të qeramikës për fëmijë Studio URA ju fton të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës së qeramikës së fëmijëve.

Me këtë rast do të prezentohen punët e para të realizuara të qeramikës të pjesëmarrësve te vegjël.

Në ditët e sotme kur çdo gjë ecën drejtdigjitalizimit dhe teknologjisë kursi i qeramikës kishte për qëllim që fëmijëve t’u jepet mundësia në një ambient ndryshe nga e përditshmja dhe përmes trajtimit të argjilës të kenë mudësi të shprehin kreativitetin e tyre e njëkohësisht t’u ofrohet mundësia e njohjes së një bote shumë të lashtë e modeste siç është bota e qeramikës e cila ofron dhe mudëson shumë.

Pjesëmarrësit: Era Haxhibrahimi, Dora Dushi, Kenza Begolli, Siar Deshishku, Renea Fetahu, Era Fetahu, Herona Fetiu, Jeta Mehmeti, Tea Krasniqi, Dinah Kryeziu.

Ekspozita do të mbahet në ambientet e Studios URA, me lokacion Bregu i Diellit, Qendra tregtare, nga data 19.06.2019 – 24.06.2019 prej 20:00h

Me datën 22 qershor në Prizren promovohen dy librat e autorit Osman Goranci

Në ambientet e shoqatës për kulturë dhe art “Fidani” të Prizrenit, me datën 22 qershor duke filluar nga ora 18:00, do të bëhet promovimi i dy librave më të rinj të autorit Osman Goranci, “Zonja me maskë” dramë dhe “Aufwiedersehen herr dili” komedi.

Për dramën “Zonja me maskë”, Hysen Këqiku thotë se ajo “ofron tekst dramatik të përmasave univsersale, i mbrujtur me figura, tablo ngjarjesh të nxjerra nga metafora. Sintetizimi i ngjarjeve të shkruara me një përmbajtje lirike, tek lexuesi dhe spektatori, krijojnë një ndjenjë dhe emocion që i bën të mishërohen me tërë qenien në rrjedhën e ngjarjes e cila pa dyshim se shkakton dhembje për pësimet e personazheve në vorbullat e jetës, e posaçërisht në shoqëritë në etapa kalimtare” derisa Arben Rashkaj për komedinë “Aufwiedersehen herr dili” shprehet: “Është një dramë dhe thirrje e përhershme publike drejtuar shoqërisë tonë në përgjithësi, por edhe institucioneve të BE-së të cilat po e mbajnë të izoluar tash e sa kohë një popull të tërë dhe shumë të vuajtur. /KultPlus

Gazeta e famshme italiane “La Stampa” shkruan për Gëzim Myshketa, e quan “bariton të jashtëzankonshëm”

Këngëtari i njohur shqiptar Gëzim Myshketa, i cili ka korrur mjaft suksese dhe ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj dirigjentësh si Bruno Aprea, Fasolis Diego, Daniel Oren, Dante Ferretti, e të tjerë, sot ka zënë vend në faqen e gazetës së famshme italiane “La Stampa” e cila i ka kushtuar artikull të veçantë Myshtekës, e veç tjerash atë e ka cilësuar si “bariton të jashtëzakonshëm” /KultPlus

Rita Ora anulon pjesëmarrjen në Festivalin e Solsticit në Islandë

Rita Ora përmes rrjetit social Facebook, konfirmon mos-prezencën për përformim në Festivalin e Solsticit në Islandë, Rita ka kërkuar falje të gjithë fansave të saj, ku ka përmendur që do të ishte shumë e lumtur nëse do të ishte pjesë e festivalit për t’i ndarë të gjithë ato momente të mira me ta.

Rita është shprehur “Unë kam pasur probleme me ri-infektim, me një infeksion në gjoks, dhe jam këshilluar nga mjekët e mi që të marr pushim për t’u shëruar, isha kaq e ngazëllyer për kohën që do e kaloja në Islandë, dhe të bëhem pjesë e festivalit. Unë asnjëherë nuk bëjë ndonjë anulim, pa një arsye të fortë, pasi jam mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për të përformuar, dhe e dua përformimin. Jam veçanërisht e dëshpruar dhe zemerthyer për fansat e mi të mrekullushëm, kërkoj falje që nuk do jem aty, ju dua të gjithve dhe faleminderit për mbshtetjën”, ka përfunduar Rita Ora postimin e saj. KultPlus.com

Pikturat me pelikan që e ndryshuan përgjithmonë artin

Më 17 gusht 1603 – ata e zgjodhën ditën për lidhjet e shkëlqyera astrologjike të Jupiterit, Saturnit dhe Merkurit – një grup miqsh shkuan bashkë në Romë për të themeluar një shoqëri për studimin dhe regjistrimin e botës natyrore. 

Ata donin të yshtnin rrëqebullin, që besohej të ishte më symprehti prej kafshëve, kështu që e quajtën veten Akademia e Rrëqebujve. Misioni i tyre ishte të zhbironin natyrën me syrin e mprehtë të maces gjahtare të natës. 

Ekspozimi nga Instituti Barber i këtyre kryeveprave të historisë natyrore është një udhëtim drejt agimeve të shkencës bashkëkohore. Sytë e mprehtë të shohin kudo që je. Një pelikan këqyr me një kokërdhok të ashpër, i rrethuar nga qerthuj të lëkurës vjollcë që i ngjajnë orbitës së planetëve. Një mace afrikane shikon një tjetër prej tyre, që gjithashtu i kthen të pasmet e veta për të parë sehirxhiun – rrëqebujt ishin të interesuar në gjëndrën e anusit si burim i parfumit të vlefshëm. 

Këto vizatime të ngjyrosura janë paraardhëset e çdo filmi apo fotografie moderne mbi natyrën. Kur një dokumentar televiziv vëren sesi një sloth mundimshëm drejtohet nga pema, stafi i kameramanëve vijojnë hapat e artistit të panjohur që prodhoi pikturën e një slothi të Amerikës Jugore. 

Në të vërtetë, ai është një nga studimet më pak të sakta, pasi që Akademia e Rrëqebujve nuk kishte një sloth të gjallë për ta vëzhguar, përveç copëzave të eshtrave dhe lëkurës, si dhe tregimeve të udhëtarëve nga Bota e Re. Një vizatim, që në pamje të parë duket sikur tregon korale dhe shkëmbinj, si një klasifikim shkencor bashkëkohor i natyrës, por këto thesare janë të renditura pjesërisht sipas fuqisë magjike: korali ishte një afrodiziak; kuarci i shkëlqyer këshillohej për shëndetin. 

Megjithatë, mes perlave okulte në këto piktura uji janë mbetjet që përfshijnë një guaskë molusqesh spirale, dhëmbë të vjetër peshkaqeni, dhe një tub të trashë të fildishit të fosilizuar që akademia e mori për një asht gjigant para se të vendoste se duhej të ishte i ndonjë lloj elefanti – më saktë, një fosil mamuthi. Është e pamundshme të stërtheksohet rëndësia e këtyre kryeveprave të artit shkencor, derisa historiani i artit David Freedberg rastisi në to në një dollap në Windsor Castle më 1986, ku ndodheshin prej shekujsh, lidhja e tyre e harruar me një nga akademitë e para shkencore të Evropës. 

Ky lloj i ri i artit i nisur nga rrëqebujt u bë pjesë e “Muzeut të letrës” të Cassiano dal Pozzo, një avokat, diplomat dhe shkencëtar amator i shekullit të 17-të. 

Këto albume të mësimeve të hollësishme me gjasë morën rrugën drejt Koleksionit Mbretëror të Britanisë. Ato janë përzgjedhur nga studentët e historisë së artit në Universitetin e Birminghamit nga një grumbullim i madh në Bibliotekën Mbretërore – dhe ata kanë bërë një punë të paqme. Ka madje edhe një çantë plot me fosile dhe minerale të vërteta nga muzeu universitar i gjeologjisë për t’u krahasuar me kabinetin virtual të kurioziteteve të Cassianos. Këto imazhe janë dëshmi të shkëlqyeshme të një çasti revolucionar në art dhe shkencë. 

Në vitet 1600, shkenca ishte një ndërmarrje pamore. Më i njohuri anëtar i Akademisë së Rrëqebujve ishte astronomi pionier dhe fizikani Galileo Galilei. Në vitin 1610, Galileo nxori një libër të vogël të quajtur “Lajmëtari xixëllues”, në të cilin jo vetëm përshkruan, por edhe ilustron me vijëzimet e tij atë çka pa kur iu drejtua me teleskop qiellit të natës. Vizatimet e tij të vrazhda të kores me kratere të hënës e kthyen kosmologjinë në rrugë të mbarë, për shkak se deri atëherë mendohej se ajo ishte veçse dritë parajsore në qiell. 

Duke treguar që sateliti ynë është një shkëmb solid në hapësirë, Galileoi dha prova të forta për besimin kopernikian që edhe toka ishte një rruzull shkëmbor në orbitën përreth diellit. I njëjti lloj i syrit zhbirues, me të cilin Galileo themeloi shkencën e sotme empirike, shfaqet kudo në ekspozitë. Është veçanërisht i fuqishëm në vizatimet e Vincenzo Leonardit. 

Akuareli i tij, ku shihet një limon i zakonshëm që duket sikur ka gishtërinj apo zgjatime është po aq i mahnitshëm dhe i huaj sa dromca e sipërfaqes së një planeti të tejlargët. Kjo është një vepër e madhe arti. Nuk merr asgjë të mirëqenë sa i përket limonit, por analizon konturat e panjohura të këtij limoni unik, të shpërfytyruar e sui generis. Kjo është një mënyrë e re e të parit, që refuzon të kufizohet nga konvenca, pritja apo mirësjellja. Në një pikturë tjetër tronditëse, Leonardi këqyr copëza të një lloj iriqi të analizuar. Ai tërheq flegrat e feçkës dhe dy putrat e thyera, duke i shkoqitur secilën në një jastëk, secilin thua, secilën qime, me një hollësi të jashtëzakonshme. 

Habitesh nëse ka përdorur lente sikur Galileo. Ky është një studim shekuj përtej kohës së tij – Charles Darwini sigurisht se do ta konsideronte si të vlefshëm. Sa e sigurt ishte të shihje botën përmes thjerrëzave shkencore në Italinë e shekullit të 17-të, ku Kisha Katolike po e ripohonte veten triumfalisht kundër Reformës Protestante? Jo aq e sigurt. Shkencëtari Giordano Bruno u dogj për së gjalli në Campo de’ Fiori të Romës. Galileo u spraps pasi u kërcënua me tortura nga Inkuzicioni. Revolucioni shkencor u shty drejt nëntokës. Nuk duket e çuditshme pse Cassiano dal Pozzo, që iu desh t’i luftonte dyshimet se ai ishte ateist, lejoi që vizatimet e tij shkencore të përhumbnin në grumbullin e madh të studimeve antikuariane. 

Edhe devocioni i dukshëm mund të bëhet subversiv nëse bën shumë përpjekje. Në një pikturë që Cassiano mbikëqyri në zinxhirët e një martiri të hershëm krishterë, artisti i kushton vëmendje secilës hollësi të ndryshkut në metalin e vjetruar. Devocioni bëhet arkeologji. Është vetëm disa hapa larg datimit me karbon. Analizimi është një sjellje e rrezikshme për t’u kredhur brenda tij. /KultPlus

Përurohet memoriali “Shqiponja” në Podujevë

Në 20 vjetorin e çlirimit të Podujevës, është përuruar memoriali “Shqiponja” te rrethi rrotullimi i rrugës Prishtinë – Merdare”, në Podujevë.

Gazetari Marin Mema me prejardhje nga Shqipëria ka thënë se përulet para luftëtarëve që zgjodhën të luftojnë për lirinë.

“Dua të përulem para jush me shumë sinqiritet, të përulem për gjithë atë që keni kalaur ju dhe familjet tuaja. Për atë që kanë ëprballaur nënat, baballarët, gjyshërit. Përulem përball sakirificës së luftëtarëve, veprës së tyre, asaj vepre q ënuk vdes kurrrë. Kishte shumë prej tyre që mund të bënin një jetë komode, pa lufutar, por zgjodhën të luftojnë, të vdesin për kombin flamurin dhe gjakun e tyre”, ka thënë ai duke shtuar se ky monument simbolizon sakrificat, transmeton Telegrafi.

“Simbolizon lotët, e nënave, baballarëve, fëmijëve që sot nuk kanë një varr ku të prehen. Që ende nuk dihet ku dergjen dhe sjep askush përgjegjësi. Por simbolizon edhe të ardhmen që ne vet duhet ta ndërtojmë, sepse askush nuk na e ndërton. E ardhmja është forcimi i ekonomisë tonë kombëtare. Sot pasuritë e torjeve shqiptare grabiten, masakrohen. Sot po na ikin gjithë të rinjët nga trojet shqiptare dhe kjo është e pafalshme. Duhet të dijmë të ndërtojmë të gjithë të ardhmen”, ka thënë ai.

Komandanti i zonës operative të llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se nuk lejuan ndarjen në kohën e luftës e nuk lejojnë as sot.

“Nuk ka ndjesi më të mirë se nën intonimin e flamurit kombëtar, të mblodhemi pranë monumentit të lirisë në promovimin e këtij memoriali. Në fund shekullin e kalaur Zoti e dhuroi ëpr shqiptarët tri shkronja të arta UÇK. Të gjithë të mbledhur rreth saj, kush me armë e kush me ndihmë ne nuk lejuam ndarjen në atë kohë e nuk lejojmë as sot në liri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se e gjitha bota u vu në drejtim të kauzës së shqiptarëve për liri.

“Shekulli 21 dekada e parë do të jetë fundi i armiqësive të shqiptarëve në rajon, të përkrahur nga NATO, SHBA dhe shtetet tjera, ne do të ndërtojmë një strategji të re që do të krijojë miqësi me të gjithë përreth dhe kjo shqipnojë që po zbulojmë sot do të fluturojë e lirë për rreth”, ka thënë ai. /KultPlus