Elvira Sadriu dhe Rrezart Buzhala përfituesit e radhës së bursës për studime në Gjermani

Studentët e Kolegjit Universumhttps://www.facebook.com/universumcollege/ Elvira Sadriu dhe Rrezart Buzhala do të studiojnë me bursë të plotë një semestër në “The Philipps University of https://www.uni-marburg.de/en Marburghttps://www.uni-marburg.de/en” Gjermani në kuadër të BURSAVE ndërkombëtare që i ofron Kolegji Universumhttp://www.universum-ks.org për studentë.

Elvira dhe Rrezarti, janë një nga 103 studentët e Kolegjit Universumhttp://www.universum-ks.org që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 22 shtete tē BE-së dhe Turqi. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€.

Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në universitetet më prestigjioze të botës. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame

Këtë vit Kolegji Universum http://www.facebook/universumcollege ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 395 numrin e bursave për 2019/2020, pra studentët e Kolegjit Universumhttps://www.universum-ks.org/ këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 78 Universitete dhe në 22 shtete të BE-së. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame

Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, profesorë nga këto Universitete ligjërojnë në Kolegjin Universumhttps://www.facebook.com/universumcollege/. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebookhttps://www.facebook.com/universumcollege/ & instagramhttps://www.instagram.com/universumcollege/, kontaktoni në: +383 44 144 062 ose [email protected][email protected].

Në vend të shkrimtarit Ramiz Kelmendi, në një nga librat shkollorë vendoset fotografia e biznesmenit Ramiz Kelmendi

Nuk dihet se për cilin libër bëhet fjalë, por në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet një fotografi e nxjerrë nga një libër i teksteve shkollore, ku bëhet fjalë për një tregim të shkrimtarit të njohur kosovar Ramiz Kelmendi, shkruan KultPlus.

Po në këtë tekst shkollor, në vend të fotogarfisë së shkrimtarit Ramiz Kelmendit është vendosur fotografia e një Ramiz Kelmendi tjetër, atij të biznesmenit.

Tregimi “Në Oslo” me autor të shkrimtarit Kelmendi është ilustruar me atë të Ramiz Kelmendit, që njihet në Kosovë si pronar i Elkos./KultPlus.com

Gazetari i “The Guardian” brenda shtëpisë së diktatorit Enver Hoxha: E frikshme (FOTO)

Gazetari i “The Guardian” , Shaun Walker ka vizituar vilën ku jetonte diktatori Enver Hoxha.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Walker tregon disa fotografi nga brenda shtëpisë së Hoxhës të cilat i përshkruan si mjaft komode për periudhën që bëhet fjalë.

“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte, kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.

Zonat e jetesës janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria kishte për të ofruar në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.

Edhe pse shqiptarët nuk kishin qasje në literaturën e jashtme, Hoxha pëlqente libra dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë nga Parisi. Libraria kudo. Shumë prej tyre ishin tezat e tij ose literatura të tjera marksiste .

Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që çonte në një bunker për Hanoin paranojak që ikte nëse ishte e nevojshme/27.al

Le Miroir: Ja si argëtohen fëmijët në Elbasan (Foto ekskluzive)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Qershor 2019

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 4 janarit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me mënyrën se si argëtoheshin asokohe fëmijët shqiptarë në qytetin e Elbasanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Një vend feste në Elbasan, Shqipëri

Edhe pse shumë primitive, kjo rrotë e improvizuar i bën të lumtur fëmijët – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Disa shtylla telegrafi, trungje pemësh dhe dërrasash mjaftuan për të ndërtuar shpejt një rrotë rudimentare të cilën disa burra e shtyjnë me krahë.

Një daulle e madhe, dy flautë, dhe fëmijët, në grup e të lumtur, nxitohen të ulen në këtë “Rrotë të Madhe” për kënaqësinë e tyre më të madhe.

Kjo lojë argëtuese, nën drejtimin e një infermierje që i përket një misioni amerikan, nuk u ngjan aspak lojrave moderne franceze.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), linku i burimit :https://www.darsiani.com/la-gazette/le-miroir-1920-ja-si-argetohen-femijet-ne-elbasan-foto-ekskluzive/.

“Botimet shqipe në Malin e Zi” bën bashkë studiues dhe autorë

Takimi me temë “Botimet shqipe në Malin e Zi” bëri bashkë studiues dhe autorë të letërsisë në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës.

I organizuar në formën e një forumi, drejtuar nga Persida Asllani, drejtore e BKSH-së, poeti dhe bibliografi Gazmend Krasniqi, përkthyesi Dimitrov Popoviq si dhe studiuesja Liridona Sinishtaj, ky aktivitet erdhi si një takim i pritur për një temë të rëndësishme të kulturës e letërsisë shqipe, atë të botimeve shqipe në Malin e Zi.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e BKSH-së, Persida Asllani u shpreh se jemi dy vende në fqinjësi shumë të gjatë, të shtresëzuara në linja dhe në periudha nga më të hershmet, dhe gjithnjë kemi mbetur peng i nevojës për të njohur më mirë dhe për të kuptuar dhe pranuar më mirë njëri-tjetrin.

“Rruga më e sigurt dhe më cilësore është edhe ajo e artit, veçanërisht e letërsisë. Zërat dhe pena e poetëve dhe shkrimtarëve tanë, qasja që i bëjnë thellësisë njerëzore dhe identitetit tonë kombëtar, por edhe privat, janë ato që na bashkojnë, por edhe na pasurojnë”, tha Asllani.

Duke theksuar rëndësinë e botimeve shqipe në Malin e Zi, drejtoresha e BKSH-së, Asllani shtoi se fokusi i parë ka qenë autorët shqiptarë të Malit të Zi.

“Mënyra se si ata zhvillojnë letërsinë e tyre në raport me letërsinë shqipe, por mbi të gjitha në raport me kulturën dhe jetën e librit në Malin e Zi. Vlen të theksojmë se botimet shqipe në Mal të Zi prej shumë vitesh, po realizohen përmes një programi ambicioz, në kuadër të njohjes së letërsisë shqipe dhe autorëve shqiptar” vijoi ajo.

Në vijim të forumit, Gazmend Krasniqi duke vlerësuar krijimtarinë e poetit malazez, Pavle Goranoviq, si dhe vëllimin poetik “Stinët e humbura” (Onufri, 2013), sjellë në gjuhën shqipe nga përkthyesi dhe poeti Dimitrov Popoviq, theksoi se si te çdo poet post-modern, poetika e kësaj krijimtarie nuk priret nga ngjarjet apo sendet e shenjtëruara, siç jemi mësuar me poezinë e traditës.

Ndërsa, studiuesja Liridona Sinishtaj, në ligjëratën e saj u ndal në zhvillimin e letërsisë shqipe në Mal të Zi.

“Përfshirja e të gjitha botimeve shqip në Mal të Zi është e pamundur për një forum, prandaj do të merremi me letërsinë dhe autorët e saj duke u nisur nga disa piketa, të cilat i konsiderojmë të rëndësishme për njohur dhe kuptuar procesin letrar në këtë letërsi”, tha Sinishtaj./atsh

Aktori shqiptar në Hollywood, James Belushi: I dua rrënjët e mia

James Belushi është një nga aktorët shqiptar që ka arritur sukses në Hollywood dhe i cili është shumë i dashur nga publiku, shkruan KultPlus.

Mirëpo edhe pse i lindur dhe i formuar si personalitet larg Shqipërisë, përkatësisht në Çikago, Belushi asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij.

Ai është djali i një emigranti shqiptar mirëpo ndjehet krenar për origjinën e tij.

Në një postim në Facebook kujtoi me nostalgji kohën kur ndodhej në Shqipëri në vitin 2007.

“Duke u rritur në Çikago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia,”-shkroi 64-vjeçari.

Ndërsa postoi edhe disa momente nga aktiviteti në Kishën Katolike.

Dy yjet e kinemasë amerikane i kanë rrënjët e tyre në krahinën e vogël të juglindjes, buzë lumit “Devoll” me prindër 100% devollinj.

Ai bashkë me babain e tij, ka rrugëtuar drejt këtij fshati në vitin 1991 ku deklaroi për herë të parë se ndjehej krenar për origjinën.

Që adoleshent, John u bë shumë popullor pranë shokëve të tij. Shumë aktiv, ai merrej me sport por edhe me muzikë si baterist në një grup roku, dhe e shfaq talentin e tij të interpretimit nëpërmjet humorit. Nuk është çudi pra se pse The Blues Brothers pati një sukses aq të madh …

Pas shkollës së mesme, John shkoi për të studiuar dramë në Universitetin e Wisconsin dhe në DuPage College.

Vëllai i tij më i ri, James, ndërkohë diplomohet në arte dramatike në Universitetin e Southern Illinois Carbondale. Ai e nis karrierën e tij në një nga trupat e Çikagos, The Second City, ku kish interpretuar më parë edhe vëllai i tij./KultPlus.com

Çohet në vend amaneti i autores, përurohet “Ditari i një gruaje të Kosovës” i Sevdije Ahmetit

       Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” para një audience të zgjedhur u përurua libri i veprimtares Sevdije Ahmeti, e shquar për kontributin e dhënë për të drejtat e grave. Me recitimin emocionues të aktores Sheqerie Buqaj dhe Safete Rugova u hap ky aktivitet.

 Abdullah Zeneli nga Shtëpia Botuese “Buzuku” tha se ishte i emocionuar kur nisi këtë projekt. “Kemi botuar autorë të mëdhenj, fitues të Nobelit, e të tjerë, por libri i Sevdije Ahmetit më ka emocionuar shumë. Ky libër është ndër më të veçantët që “Buzuku” ka botuar”, u shpreh Zeneli.

Pjesë e përurimit ishin edhe figura të shquara nga jeta politike e kulturore. Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e cila ka shkruar edhe parathënien e këtij libri, tha se ndihet e nderuar që mori pjesë në këtë projekt. Figurën e veprimtares Sevdije Ahmetit, Jahjaga e vlerëson dhe e çmon shumë.

“Të shkruash dhe të flasësh për një grua si Sevdije Ahmeti nuk është e lehtë. Ajo ishte bashkë me gratë e Kosovës gjatë luftës dhe mbeti gjithmonë e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazinë e tyre edhe pas përfundimit të luftës. Edhe para se ta takoja personalisht, unë kisha dëgjuar më herët për veprën e saj. Ndihem shumë e privilegjuar që mu dha rasti të kontribuojë duke shkruar parathënien e librit”, tha Jahjaga

 Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nderim të veprës së saj, për të cilën u tha se ishte gruaja e parë që e bëri publike dhunën e ushtruar nga serbët. I impresionuar nga organizimi ishte edhe shkrimtari francez Juan Asensio, pjesë e panelit. “Sevdije Ahmeti ishte grua e guximshme. Mbrëmë e çova gjer në fund librin e saj. Ju gratë kosovare duhet të krenoheni sepse keni kontribuar shumë që ta fitoni lirinë”.

Asensio, po ashtu tha se vjen mirë kur sheh gjithë këtë pasuri kulturore në Kosovë. “Në Panair kam parë shumë tituj të përkthyer në shqip, madje edhe të autorëve francezë që nuk janë aq të njohur. Më bëri përshtypje përkthimi i shkrimtarit Robert Bolano. Ju përgëzoj!”, përfundoi francezi që po qëndron në Kosovë, duke marrë pjesë në kuadër të Panairit të Librit.

 Në fund, Urim Ahmeti familjar i veprimtares u shpreh i lumtur për organizimin dhe falënderoi të gjithë, duke uruar që të çohet në vend amaneti i Sevdijes, arsimimi dhe emancipimi i vajzave shqiptare. Pas përurimit, libri u shpërnda falas për pjesëmarrësit nga Shtëpia Botuese “Buzuku”, e po ashtu pati edhe koktej rasti./BujarMeholli/KultPlus.com

Alban Skënderaj krijon “Hapësirën e një ëndrre” së shpejti në Prishtinë

Kantautori më i suksesshëm shqiptar në dy dekadat e fundit, Alban Skënderaj, do të mbajë më datë 19 qershor, në sallën “1 Tetori” koncertin më të madh të karrierës së tij në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve, Prishtinë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tiranë, me tri netë të shitura në kohë rekord në Pallatin e Kongreseve, Skënderaj ndalon këtë herë në një tjetër stacion shumë të dashur për të, siç është Prishtina.

 I shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës, Skënderaj premton të sjellë një mbrëmje fantastike me muzikë të mirë. Janë me dhjetëra hite të tij, që kanë çuar peshë zemrat e publikut sa herë i ka kënduar dhe njësoj do të ndodhë edhe këtë herë.

 Biletat e koncertit kanë dalë tashmë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në pikën e shitjes në sallën “1 Tetori”, Prishtinë, online nga kudo ju jeni ne WWW.PENTAGRAMI.AL si dhe në të gjitha pikat Moneta – Moneygram në Kosovë, Rave Travel (Kosovë) dhe në të gjitha pikat EasyPay në Shqipëri.

Mos e mendoni dy herë, Albani nuk duhet humbur!/KultPlus.com

Beogradi shqetësohet që “Kosova planifikon” riparimin e Katedrales në Novobërdë

Mediat serbe në Beograd kanë ngritur alarmin, pasi “Prishtina planifikon riparimin e Kishës Shen Nikolla në Novobërdë” me qëllim që atë pastaj ta “prezantojë si kishë katolike”, transmeton Koha.net.

“Duke pasur parasysh të gjitha konfirmimet shkencore në lidhje me përkatësinë ortodokse të kishës Shen Nikolla në Kosovë, s’duhet të ketë frikë se shqiptarët njëmend mund ta përvetësojnë, por është e nevojshme të ndërmerren hapa shumë energjikë për mbrojtjen e saj, deri sa nuk është bërë vonë”, citohet të ketë deklaruar profesori Darko Tanaskoviq.

Sipas tij, “nëse shkohet në Kosovë dhe shihet se si reklamohet për turizëm kompleksi i Novobërdës, del qartë se bëhet fjalë për segment projekti të riparimit të një identiteti kulturor shqiptar jo ekzistues dhe historikisht të pavërtetuar”.

“Novobërda për ne është posaçërisht e rëndësishme meqë dëshmon jo vetëm për fuqinë shpirtërore, por edhe atë të përgjithshme shoqërore e kulturore të shtetit mesjetar serb në hapësirën e sotshme të Kosovës e Metohisë”, ka thënë Tanaskoviq

Sipas Tanaskoviqit, “riparimi i gjoja kishës katolike në Novobërdë, në strukturën origjinale të së cilës u bën ndërhyrje vandale, është pasqyrë se çfarë inxhenieringu pseudokulturor zbatohet”.

Dioqeza Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse të enjten ka shfaqur shqetësimin pas shkrimeve në shtypin e Kosovës se Institui Arkeologjik i Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, do të nisin punimet për konservimin e kishës katedrale të vjetër mesjetare serbe Shen Nikolla, të cilën mediat e Prishtinës gabimisht e quajnë katedrale në Artanë, ish Novobërdë”./KultPlus.com

Vasfije Krasniqi-Goodman në konferencën globale ‘Women Deliver’, rrëfeu historinë e saj

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, znj.Vasfije Krasniqi-Goodman, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Globale Women Deliver në Vankuver, ka qënë e ftuar si folëse kryesore në dy evente të rëndësishme, transmeton KultPlus.

Në panelin e organizuar nga Save the Children, “Parandalimi i dhunës seksuale në zonat e luftës” ajo ka ndarë historinë e saj dhe betejën 20-vjeçare për drejtësi.

Ndërkaq, sot ajo pati rastin, me prezantimin e saj në Power Stage, të bëjë thirrje për mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, në njohjen e këtij krimi si dhe vendosjen e drejtësisë.

Vasfije Krasniqi-Goodman theksoi gjithashtu nevojën që të luftohet stigma dhe të përkrahen viktimat.

Pjesëmarrjen në Konferencën globale Women Deliver, znj.Vasfije Krasniqi-Goodman po e shfrytëzon maksimalisht për t’i vetëdijësuar aktorët global mbi rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Luftën e Kosovës.

Vlen të përmendet se, tashmë znj.Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte./KultPlus.com

Jeta e Lasgushit, afër natyrës dhe larg ilaçeve

Është e bija e Llazar Gushos (pseudonimi letrar Lasgush Poradeci), poetit të parë modern shqiptar, lirikut më të madh kombëtar të shek. XX, e siç thotë e bija “e personalitetit që qëndron këmbëkryq në kulturën shqiptare”.

Marie Poradeci rrëfen për gazetën ‘Shëndet +’ disa detaje nga jeta e babait, marrëdhënien e saj me të dhe krijimtarinë e Lasgushit.

-Znj. Marie, para se të flasim për babanë tuaj dhe shkrimtarin tonë, do doja të flisnim pak për ju, për shkollimin, karrierën…

M. Poradeci: Nga partia u vendos që të vazhdoja për Ekonomik, sepse unë doja Letërsinë. Nëse nuk do të pranoja këtë zgjedhje që u bë për mua, do të mbetesha pa shkollë dhe do të punoja në fermë. Kam punuar si ekonomiste tek Ministria e Drejtësisë, në drejtorinë e auditit. Im atë preferonte mësuesinë. Kur u martua me mamanë time, ajo ishte mësuese dhe kishte mbaruar në Institutin “Nëna Mbretëreshë”. Mësueset punonin deri në orën 12:00. Pas orës 12:00, nëna vinte në shtëpi dhe merrej me përgatitjet për drekën dhe punë të tjera të shtëpisë. Motra e arriti të bëhej mësuese, vazhdoi letërsinë me korrespondencë!

-E përmendët që në rreshtat e parë babanë, dhe dëshirat që ai kishte lidhur me shkollimin tuaj. A të ka mbetur diçka tjetër peng apo merak që nuk e keni bërë sa babai ishte me ju?

M. Poradeci: Po tërë jeta është plot me pengje që i zbulon çdo ditë. I gjithë procesi i jetës është një njohje e vazhdueshme, një zbulim i vazhdueshëm. Kjo është bukuria e jetës. Ti je në zbulim të vazhdueshëm, siç thotë Nënë Tereza “Lumturia nuk është një destinacion, është një rrugë” domethënë kjo është bukuria e jetës, sfidat që ti përballon.

Çfarë ruani në memorien tuaj si kujtim të bukur nga babai?

M. Poradeci: Ora biologjike e babait tim nuk ishte njësoj me orën biologjike të shqiptarëve të tjerë. Ndryshe ngrihej, ndryshe hante, zgjohej në 10:00 në mëngjes dhe hante mëngjesin në 11:00, dilte hante drekën në orën 16:00 dhe kjo mënyrë e të jetuari i ishte imponuar të gjithë familjes. Tani që reflektoj për ato vite, e shikoj që nuk ngjanim me asnjë familje tjetër, sepse nuk ngjante babai me të tjerët. I imponoheshim jetës së tij, edhe pse ndoshta shpesh herë nuk na pëlqente.

– A kanë pasur njerëzit pritshmëri ndaj jush, prej imazhit apo emrit që kishte babai juaj?

M. Poradeci: Babai vërtet ishte shkrimtar/poet, por ai ishte njeriu më skurpuloz që kam njohur në jetën time, ishte jashtëzakonisht strikt. E gjithë dita e babit tim ishte e programuar, dhe me këtë korrektësi na mësoi edhe neve.

Për një fëmijë të vogël është e lodhshme, sepse ndryshe e shikon jashtë dhe ndryshe brenda, por pastaj thua kjo është nëna ime, ky është babai im dhe do mësohesh. Ata janë njerëzit më të dashur për ty.

Çdo prind ka forma të veta për të edukuar fëmijët. Babai im, nga shkollat që erdhi, me kulturën e jashtëzakonshme që kishte, s’të gënjente kurrë, çfarëdolloj moshe të ishe, 4 vjeç, 5 vjeç apo 10 vjeç, babi nuk të gënjente, por do gjente mënyrën se si të ta thoshte, që edhe të mos të gënjente, por edhe të tregonte për pyetjen që ti i kishe bërë. Aq sa mund të kuptojë një fëmijë.

-Po me nënën tuaj, çfarë marrëdhënie kishte?

M. Poradeci: Nëna ime e adhuronte babin tim! Nëse nuk mund ta adhuroje atë, nuk mund ta doje! Vetëm një dashuri e fortë, një adhurim dhe një ideal mund ta bënte të funksiononte ajo marrëdhënie. Pasi babi ishte shumë tekanjoz, i donte të gjithë njerëzit rreth vetës në dispozicion të tij. Ai ashtu ishte, nuk është se sillej ashtu për snobizëm. Mami e kishte mësuar që ajo nuk ishte martuar me Llazar Gushon, por me Lasgush Poradecin. Kështu që, dashuria i kalon të gjitha. Ata jetuan bashkë 44 vjet, derisa mami ndërroi jetë dhe 4 vjet më pas ndërroi jetë dhe babi.

-A mendoni se njerëzit e kanë kuptuar dhe interpretuar mirë botën e Lasgushit dhe krijimtarinë e tij?

M. Poradeci: Jo, jo, jo, në asnjë mënyrë. E kemi të vështirë ne, po ta kuptosh ti atë nuk është më ai një gjeni. Nuk e kupton dot!

– Pogradeci ka frymëzuar shumë herë Lasgushin për krijimtarinë e vet, çfarë kishte të veçantë ky qytet, përtej asaj që shohin të gjithë?

M. Poradeci: E adhuronte Pogradecin dhe thoshte që qytet më të bukur si ai nuk ka në botë. Kur babi përfundoi doktoraturën në Graz të Austrisë, ata i ofruan të qëndronte atje në katedrat e Albanologjisë, por ai nuk pranoi dhe u kthye në atdhe. Atëherë vendi kishte shumë nevojë për intelektual dhe do vinte në Shqipëri për t’i shërbyer Shqipërisë. Njëherë i kam thënë: “Po ti baba, a e ke kuptuar sa e ke paguar çmimin për t’u kthyer në Shqipëri dhe nuk ndenje atje”. Se atij i shkoi gjithë jeta dhe nuk u përmend kurrë, nuk iu botuan kurrë veprat. Dhe ai më tha: “ Jo, jo bijë e babkës se kur kujtoj Poradecin tim të dashur, jo”. Nuk jetonte dot pa Pogradecin.

Ne qëndronim 6 muaj në Pogradec dhe 6 muaj në Tiranë. Atje ishte një shtëpi shumë e vjetër. Ndërsa shtëpia e Tiranës ishte shumë e mirë e kishte ndërtuar babi në 1939 kur u martua me mamin. Në Pogradec rrinim muajt e verës. Nuk kishte komoditet por ishte klima që atij i bënte shumë mirë. Dhe kur shkonim dhe zbriste Qafë-Thanën sa e shikonte liqenin thoshte ja tani filluan të më skuqen faqet nga shëndeti.

Babi ishte njeriu më me regjim në botë që mund të ekzistonte.

-Çfarë regjimi mbante?

M. Poradeci: Babi ka qenë tërë jetën shëndetlig, u sëmurë nga mushkëritë që në moshën 17-vjeçare. Fati i tij i mirë ishte që kishte shkuar në Rumani, në Greqi etj. Por ne nuk e kemi parë atë të pijë ilaçe dhe të gjithë regjimin e vetë ai e kishte rregulluar me regjimin ushqimor dhe shëtitjet. Pra, ishte një shembull i përkryer i jetës së shëndetshme, e ushqimit, e shëtitjes, e fjetjes dhe të gjitha. Babi nuk merrte ilaçe!

Ju vetë i ndiqni këto rregulla apo këtë regjim?

M. Poradeci: Tani ne e kemi jetën më të stresuar se babai im. U vështirësua jeta, që në kohën e babit tim na u vështirësua shumë jeta. Mami na u sëmur shpejt, babi menjëherë pas saj. Si të thuash ne ishim këmbët dhe duart e tyre. Por prapë ne përpiqemi, e kemi si shembull: ha pak dhe rro shumë, thoshte babi. Ai nuk pinte as ilaçe tensioni, çdo gjë e rregullonte me zarzavate, fruta, me shëtitje dhe me klimën e Pogradecit.

-A mendoni se jetoi në një kohë që i jepte “lirinë” të ishte gjithçka që ai mbarte brenda vetes?

M. Poradeci: Babi jetoi në një kohë shumë të keqe, se babi heshti. Edhe nëse do të shkruante, do i thoshin pse nuk shkruan ti për partinë. Do të shkruash ti, por për partinë jo. Kështu nuk shkroi fare, që të mos shkruante për partinë.

-A ka ndonjë poezi apo material tjetër të pabotuar nga Lasgushi?

M. Poradeci: Jo nuk ka mbetur asgjë, janë botuar të gjitha. Nëse ndonjë nga miqtë mund të ketë marrë ndonjë shkrim të tij që ne nuk jemi në dijeni, por jo nuk ka.

Ne pas 1990-ës çfarë kemi gjetur i kemi botuar të gjitha me shpenzimet tona. Se këtu të gjithë u rreken të bënin dhe të nxirrnin librat e tyre, pa respektuar radhën. Nuk mund të shkosh nga A te Zh-ja, ti do ndjekësh radhën. Umberto Eco një gjeni, ka thënë mbylleni veprën time pas 10 vjetësh, gjykojeni. Këta tani vetë e bëjnë, vetë e promovojnë, vetë e shesin, shkatërrim kulture.

-A keni menduar të ribotoni ndonjë përmbledhje të tij, me një parathënie tuajën?

M. Poradeci: Do bëj një si e kam njohur unë babanë, por ka mbetur aty. Se tani u vështirësuan dhe punët me shtëpitë botuese, këtu çdo gjë u bë fallco. Këtu u bë frikë, u bë Shqipëria një vend i frikshëm. E keqkuptuan njerëzit lirinë.

-A mendoni se është vlerësuar mjaftueshëm figura e Lasgush Poradecit, apo talenti i tij krijues kapërceu çdo pengesë dhe sfidoi kohën?

M. Poradeci: I tërë Pogradeci babit tim i thoshin “zoti Llazar” dhe atij i thoshin “shoku Enver”. Atëherë kjo nuk lejohej, por i gjithë Pogradeci i thërrisnin Zoti Llazar ai ishte shoku Enver, 3 metra larg ishim por kurrë nuk takuan.

Gjuha shpreh nivelin kulturor të një populli.

-Po yjet, pse?

M. Poradeci: Babi bëri vëllimin e parë që u botua në Rumani dhe e quajti “Vallja e yjeve”, vëllimi i dytë ishte “Ylli i zemrës” dhe vëllimi i tretë do të ishte “Zemra ime”, që nuk u arrit të botohej se erdhi komunizmi. Ai të gjithë veprën e vetë e ka ndarë në cikle: “Vallja e jetës”, “Vallja e vdekjes”, “Vallja e përjetësisë” dhe “Ylli i zemrës” ishte ylli që do ta godiste atë në zemër, ishte vasha shqiptare me karakteristika që them se i gjeti tek nëna ime. Ndaj dhe martesa e tyre shkoi aq gjatë, sepse ato cilësi që ai donte i gjeti tek nëna ime. Nëna ime ishte një grua e mrekullueshme dhe një mësuese e merituar, por nuk bëhej mësuese e popullit sepse kishte burrin komunist. Kështu e kishin shkruar yjet dhe kështu ndodhi me ata të dy, ishte një marrëdhënie që nuk mund ta kuptojnë njerëzit e tjerë, se i kalonte caqet e të zakonshmes. Nëse pretendon që Lasgushi ishte i jashtëzakonshëm: një poet i jashtëzakonshëm nuk mund të ndërtojë një marrëdhënie të zakonshme. Jo për t’u bërë delirante këtu, por s’mundet, se ai zgjohej në orën 10:00, donte kosin, donte qumështin, donte zarzavatet, donte pak mish, bukën e bardhë, kështu do t’i përshtateshim atij, dhe këtë e bënim për hir të dashurisë, për hir të vlerësimit dhe respektit. E tërë jeta jote ishte siç ishte jeta e tij, ai të imponohej.

-Mund të më përshkruani një ditë të Lasgushit, të parë nga sytë e tu…

M. Poradeci: Për mua ai ishte babai im, ishte Llazar Gusho, dhe si të gjithë fëmijët që duan baballarët e tyre, ashtu e doja dhe unë, qëlloji që ishte dhe Lasgush Poradeci. Sepse, kur e di që babai yt është poet, është kënaqësi, por kur ti e di që ai rri këmbëkryq në kulturën shqiptare, është kulmi i kënaqësisë.

Kur rrinte në Pogradec, na mbante atje muajt e verës dhe ngrihej dhe na shërbente vetë. Të kesh baba Lasgushin kishte dhe pjesën e njeriut dhe ai ishte një njeri i zakonshëm. Por kur shkruan i vjen një perendi që i qëndron afër dhe ja mban dorën. Vetëm atëherë bëhej i jashtëzakonshëm.

-A shkruani ju?

M. Poradeci: Bëra vëllimin e parë me poezitë, të gjithë publicistikën në vëllimin e dytë, të gjithë korrespodencën e nënës dhe babait në vëllimin e tretë, të cilin e botuam për 100 vjetorin e babait. Pastaj në vëllimin e katërt kam bërë korrespondencën me Mitrush Kutelin, në vëllimin e pestë kam bërë korrespondencën me Asdrenin, kam botuar doktoraturën e babit ‘Dezertacion për Emineskun’, kam botuar një libër që ishte një dosje për shkollën shqipe të Pogradecit dhe nuk arriti ta bënte dot një libër. Kam gati dhe gjëra të tjera që nuk kam mundur t’i botoj, kam punuar shumë se e kam treguar babin në shumë dimensione që ai kishte. Botova pikturat e babit, albumin e pikturave, këto gjëra nuk njiheshin. Unë fillova të jepja dhe dimensione të tjera që kishte babi, gjithmonë i bën dashuria dhe jo detyrimi. I vetmi amanet që la ishte që arkiva të shkojë në shtet.

-Çfarë marrëdhënie kishit me babanë? Po e tij me motrën?

M. Poradeci: Këtu do të them diçka, një pyetje që ja bëja shpeshherë. Babi, kë do më shumë mua apo Kostandinën? Konstandina kishte emrin e gjyshes, nënës së babit, ndërsa unë Marie kam emrin e motrës së babit. Baba, kë do më shumë? Dhe ai thoshte, të dyjave njësoj ju dua. E pyesja prapë, po jo pak më shumë? E ngrinte tonin e zërit, “të dyjave njësoj ju dua”. Unë vazhdoja dhe këmbëngulja. Unë e kuptoj që ti e do Kostandinën dhe ai kthehej, unë të thashë 2 herë që njësoj ju dua. Ai më kthehej për të më thënë që ti do të më ngacmosh. Dhe më thoshte: “kur e kupton mos pyet”. Për hir të së vërtetës Kostandinën e donte shumë, se ishte vajza e parë dhe ishte shumë e urtë, ishte kopja e motrës së tij. Ai e kishte qejf se ajo ishte bionde autoktone, bionde sy bojëqielli. Fiks si shqiptarët!

-Përtej Lasgushit si poet, çfarë kishte një element të karakterit të tij që ju si fëmijë e adhuronit, e donit?

M. Poradeci: Babi nuk kishte vese, babi nuk gënjente, të fliste poshtë e lartë, ishte njeri shumë i lartë.

-Si e kishte komunikimin me ju?

M. Poradeci: Babin nuk mund ta imagjinoje të të përkëdhelte, siç bënte mami, apo të të thoshte zemra e babit. E vetmja përkëdhelje që të bënte ishte “o bij e babkës” kaq, por që të thoshte shpirti im, zemra ime, nuk i kishte këto shprehje.

Diçka që doni të ndani me ne….

Shqipëria për mendimin tim, Shqipëria do fillojë të bëhet atëherë kur të flitet për babin tim, kur ta shpërndajë ai të gjithë dritën që mban me vetën e vetë. Kur Shqipëria të fillojë të flasë për Lasgushin, atëherë do të bëhet.

-Një mesazh për të gjithë lexuesit e gazetës ‘Shëndet +’

M. Poradeci: Lasgushi ishte shembulli i gjallë i rregullit ushqimor, i shëtitjeve, i lëvizjes dhe sa më pranë natyrës. Sa më pak të ushqehesh, aq më shumë rron. Ushqehuni me ushqime të shëndetshme dhe larg ilaçeve.

Roboti Ai-Da do të hapë ekspozitën e parë me portrete njerëzish

Një robot humanoid do hapë ekspozitën e vet të artit në Oksford, duke përdorur një krah robotik dhe një kamerë të inkorporuar.

Roboti, i quajtur Ai-Da, pas matematikanes Ada Lovelace, thuhet të jetë robot i parë ultra realist, i aftë të vizatojë njerëzit duke përdorur syrin dhe një laps në dorë, sipas krijuesit të saj

Ekspozita e parë e Ai-Da’s, e emëruar ‘Unsecured Futures’, e cila hapet në Universitetin e Oksfordit më 12 qershor, do të shfaqë një përzgjedhje të punës së robotit, të zhvilluar duke përdorur proceset dhe algoritmet e inteligjencës artificiale.

Ekspozita do të përfshijë vizatimin, pikturën, skulpturën dhe video-artin, duke eksploruar kufijtë mes inteligjencës artificiale, teknologjisë dhe jetës organike.

Shkrimtari serb David: Kosova nuk është Serbi, as nuk do të jetë më kurrë

Shkrimtari Filip David ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë realitetin se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë më pjesë e saj.

Kosova nuk është Serbi e as që do të jetë ndonjëherë, edhe pse të gjithë në Serbi e dinë, ende është e vështirë që diçka si kjo të thuhet, deklaroi shkrimtari Filip David.

“Disa, që është çmenduri, shpresojnë në zgjidhje ushtarake, sikur në mënyrë të armstosur mund të kthehet Kosova si pjesë e Serbisë, edhe pse një marrëveshje e mirë me Kosovën do t’i mbronte pakicat serbe dhe monumentet kulturore serbe, duke sjellë stabilitet dhe duke thënë shembull për zgjidhjen e pyetjeve të hapura”, deklaroi David për portalin boshnjak “Klix”, transmeton lajmi.net.

“Serbia, fatkeqësisht nuk ka politikanë të gatshëm të arrijnë marrëveshje historike me shqiptarët. Këtë mund ta bëjnë vetëm shtetasit e mëdhenj, Vuçiq nuk është i tillë. Mediat nën kontrollën e tij çdo ditë bëjnë thirrje për përplasje të armatosura duke e mbushur popullin me gënjeshtra”, theksoi ai.

Ai theksoi se në Serbi është arritur deri në paradoks.

“Serbia ka raporte të këqija me Malin e Zi, Bosnjen, Maqedoninë e Kroacinë kurse në Evropë ka mbështetjen e partive ekstreme të djathta”, përfundoi ai./KultPlus.com

Në mesin e grave të portretizuara në instalacionin “Rimarrje” edhe Vasfije Krasniqi Goodman

Bujar Meholli

Përmes instalacionit “Rimarrje” portretet e 99 grave dhe vajzave u vendosën në monumentin e Newbornit, dhe do të qëndrojnë nga sot  (7 qershor ) deri më datën 14 qershor. Kjo seri interaktive e portreteve feston forcën, këmbënguljen e kontributin e grave nëpër sektorë të ndryshëm për drejtësi e barazi, shkruan KultPlus.

20 vjet pas përfundimit të luftës, gratë kosovare po rivendosin rrëfimet e tyre si lidere, inovatore, edukatore, artiste e atlete.

Në mesin e grave të portretizuara në ketë instalacion janë disa nga figurat e rëndësishme si: Vasfije Krasniqi Goodman, Atifete Jahjaga, Feride Rushiti, Jeta Xharra, Fëllanza Beqiri – Hoxha, Adelina Berisha etj.

E pranishme gjatë këtij aktiviteti ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila përgëzoi projektin të cilin e cilësoi si të domosdoshëm për rolin e gruas.

“Ky projekt është i domosdoshëm për rolin e gruas në Kosovë, rol të cilin e ka luajtur dekada me radhë dhe po inaugurohet në një moment shumë të rëndësishëm. Jemi vetëm disa ditë afër shënimit të 20-vjetorit të lirisë së Kosovës dhe ky projekt na pasqyron ne si shtet i ri. Jo rastësisht është vendosur përballë  monumentit të Heroinave, që po ashtu ka rëndësinë e vet për rolin e gruas në Kosovë, për angazhimin e saj, përkushtimin, e kontributin në këto dekadat e fundit dhe kjo përfaqëson më së miri se sa ka dhënë gruaja për Kosovën sepse ajo ka qenë pjesë e të gjitha proceseve në të cilat shteti ka kaluar, jo vetëm gjatë periudhës së rezistencës dhe luftës por veçanërisht edhe gjatë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës”, tha Jahjaga.

Ajo bashkëbisedoi me gratë dhe vajzat e pranishme në këtë ngjarje, derisa grupe fëmijësh bënë fotografi me të para monumentit të Ne7bornit, që gjatë këtyre ditëve do të ketë pamje të re dhe të veçantë./KultPlus.com

Lulzim Tafa, fitues i Çmimit prestigjioz për letërsi “Naji Naaman”

Poeti Lulzim Tafa është shpallur  fitues i sivjetmë i njërit prej Çmimeve kryesore prestigjioze ndërkombëtare për letërsi  “Naji Naaman 2019”, në Liban.

Çmimi “Naji Naaman” është çmimi më i lartë ndërkombëtar që ndahet në këtë shtet për krijuesit nga mbarë bota. Në njoftimin zyrtar të bërë në tri gjuhë, kryetari i jurisë ka bërë të ditur se në konkurrencë për këtë çmim kanë qenë 2386 shkrimtarë nga gjashtëdhjetë e shtatë vende të botës.

Ky është edhe një sukses i poetit kosovar, Lulzim Tafa i cili me krijimtarinë e tij ka depërtuar kudo në botë.

Tafa poezitë e të cilit po vlerësohen anë e kënd botës është njëri ndër poetët tanë më të njohur dhe me të përkthyer. Ai është përkthyer në disa gjuhë të botës përfshirë edhe gjuhën arabe si dhe është përshirë në shumë Antologji të letërsisë botërore.

Çmimi “Naji Naaman” i shtohet listës së çmimeve të shumta ndërkombëtare të Tafës, duke e bërë atë njërin prej poetëve shqiptarë me më së shumti çmime ndërkombëtare për letërsi./KultPlus.com

Edhe Aurela Gaçe i kundërpërgjigjet Bërnabiqit me një ton të acarueshëm

Këngëtarja Aurela Gaçe i është përgjigjur deklaratës së kryeministres serbe  Ana Bërnabiq, e cila i quajti shqiptarët ‘njerëz të ardhur nga mali’.

Këngëtarja ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Bërnabiqit përmes një thënie të Gjergj Fishtës.

‘Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë’, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin e postoi Gaçe.

 ‘Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me të, po hajt, meqe na permendi, t’ia kthejmje me të vërtetën historike’, shkruan Aurela./KultPlus.com

Carla Bruni vjen në Shqipëri, këto janë detajet e koncertit

Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, do të këndojë në Butrint.

Ajo do të jetë e ftuar më 21 qershor, datë që përkon me ditën e ‘Festës së Muzikës’. Ajo do t’i prezantohet publikut me 11 këngë nga albumi i saj më i ri.

Është zgjedhur një datë simbolike, 21 qershori, dita e “Festës së Muzikës”.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”.

https://twitter.com/MilenaHarito/status/1136734728684523525

“French touch (Prekje franceze)”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017./KultPlus.com

Bebe Rexha ngrit zërin fuqishëm kundër projektligjit për abortin

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, protestoi fuqishëm javë më parë projektligjin që u zotua në Alabama, për shndërrimin e abortit si proces ilegal.

Si rrjedhojë, Bebe Rexha në një prej koncerteve të saj ishte shfaqur në skenë me një bluzë, në të cilën shkruhej: “Vagina ime, zgjedhja ime”.

“Më vjen keq, unë thjeshtë e dua këtë bluzë të cilën e krijova”, kishte shkruar 29-vjeçarja në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka bërë të ditur se bluzat me një dizajn të tillë kanë dalë në shitje dhe janë të disponueshme që tani.

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ato mund të blihen ‘online’, përmes uebfaqes zyrtare të këngëtares që ofron këtë shërbim.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Bebe Rexha përmes këtij postimi të shpërndarë në InstaStory.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të fundit muzikor “Call you mine”, në bashkëpunim me grupin e famshëm The Chainsmokers.

Gjatë xhirimeve të “James Bond” shkaktohet një incident

Një shpërthim në setin e filmit të ri “James Bond”, në studiot “Pinewood”, ka lënduar një pjesëtar të ekuipazhit dhe ka dëmtuar skenën

Shpërthimi i dëmtoi ambientet jashtë studios së famshme të “007”-s, në Buckinghamshire ku po filmohet seria. Askush nga ata që punonin brenda në studio nuk është lënduar, por një pjesëtar i stafit jashtë ka pësuar lëndime të lehta.

E përditshmja “The Sun” shkruante se një shpërthim i trefishtë kishte ndodhur, pasi një skenë shkoi keq.

E gjithë kjo vjen pasi ylli i “James Bond”, Daniel Craig u lëndua muajin e kaluar ndërsa po xhironin në Xhamajka, çka e nënshtroi aktorin 51-vjeçar ndaj një operacioni të lehtë në kyç, që kërkonte dy javë rehabilitim. Filmi i 25-të i serisë “Bond” do të jetë i pesti i Craig në rolin e “007”-s.

Fituesi i çmimit “Oscar”, Rami Malek do të luajë në rolin negativ në filmin e shumëpritur, që do të përcjellë zyrtarisht Craig pas 13 vitesh si “James Bond”. Po ashtu kthehen Ralph Fiennes, Ben Whishaw, Rory Kinnear, Naomie Harris dhe Jeffrey Wright.

Prodhimi i filmit është shtyrë në mënyrë të përsëritur, për shkak të mospajtimeve me “skript”-in, çka ka bërë që të zëvendësohej regjisori Danny Boyle me Cary Fukunagan, në shtator. Filmi pritet të dalë në kinema në SHBA, Britani dhe Francë më 8 prill të vitit 2020.

Skënder Zogaj sjell dy vepra për Kolonel Ahmet Krasniqin

Tre libra janë promovuar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Dy nga librat e promovuar kanë për temë veprat e dhe jetën e Kolonelit, tashme të ndjerë, Ahmet Krasniqi.

“Shtatëmbëdhjetë Shtatori (Ditar nga Burgu)” dhe “Shqiptarët në luftë kroate” janë të përgatitura nga shkrimtari Skënder Zogaj.

Sipas recensentëve, të dy librat flasin për kolonelin më të mirë në mesin e ushtarakëve dhe përmes tyre mund të kuptoni më shumë rreth jetës dhe veprës së ish Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Librat e tij e lartësojnë më shumë. Ai u vra fizikisht por do të jetojë gjatë me vepra”.

“Këta dy libra janë pasuri e madhe për veprimtarinë shqiptare”.

Në Bibliotekën Kombëtare u promovua edhe “Vjeshta Shqiptare” nga Rifat Haxhiu.

“Nacionalisti më i mirë është ai që i dallon të metat e popullit të vet” – Shprehje nga ata që e bënë historinë

Harry S. Truman: “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se të jesh president është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”!

Nikita Khrushchev: “Politikanët janë kudo të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku s’ka lumë”!

Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që e lufton komunizmin”!

Voltaire: “O Zot! Më shpëto nga miqtë e mi, se nga armiqtë mbrohem vetë”!

John F. Kennedy: “Nëse jemi të fortë, forca jonë flet vet. Nëse jemi të dobët, fjalët s’na ndihmojnë”!

Robert Frost: “Liberali është ai që është aq tolerant sa që mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”!

Friedrich Nietzsche: “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq”!

Charles de Gaulle: “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që e thotë, befasohet kur të tjerët e besojnë”!

Margaret Thatcher: “Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”!

Ronald Reagan: “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”!

Stanley Kubrick: “Shtetet e mëdha kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”!

Mason Cooley: “Tre njerëz të braktisur në një ishull të izoluar, do të shpiknin shumë shpejt politikën”!

James Clark: “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrështetas mendon për brezin e ardhshëm”!

Ely Culbertson: “Politika, një emër diplomatik për ligjin e xhunglës”!

Will Rogers: “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të kuptoni se çdo parti është më e keqe se tjetra”!

Pierre Trudeau: “Në pikëpamje akademike përpiqeni ta pohoni të vërtetën absolute; në politikë kërkoni që të vërtetën t’ia përshtatni fakteve përreth jush”!

Alexis de Tocqueville: “Në politikë, një bashkësi e njerëzve që urrehen është pothuaj gjithnjë baza e miqësisë”!

Jesse M. Unruh: “Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”!

Georges Pompidou: “Një burrështetas është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes!

Bernard Baruch: “Votoni për njeriun që premton më pak, se ai do të jetë më pak zhgënjyes”!

Winston Churchill: “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni veç një herë”!

Soren Kierkegaard: “Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon”!

Harold Wilson: “Në politikë një javë është kohë shumë e gjatë”!

Boris Mashalov: “Kongresi është i çuditshëm. Dikush ngrihet të flasë e nuk thotë asgjë. Askush s’dëgjon, pastaj të gjithë bien dakord”!

Johann Wolfgang von Goethe: “Nacionalisti më i mirë është ai që i dallon të metat e popullit të vet”!

Marie Ebner: “Ne botë do të kishte më pak çaste të kobshme, nëse të këqijat s’do të bëheshin në emër të ndonjë të mire”!

Adolf Hitler: “Sa fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!”

Faik Konica: “Ati ynë që je në Qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”!

Sydney J. Harris: “Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: Ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmes dhe thënia – unë isha gabim”!

Konrad Adenauer: “Jetojmë të gjithë nën një qiell, por askush s’ka të njëjtin horizont”!

Dhjetë citate për Shqipërinë dhe shqiptarët

“O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu  e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.

I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.”

Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…””

                     Homeri (Iliada)

“Përveç trimërisë, që është e natyrshme te shqiptarët, ata janë krejt të çiltër, gjë që s’është karakteristike për orientalët.”

Fransua Pukëvil

“Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë.”

Napoleon Bonaparti

“Të rrept bijt e shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë veç t’ishin më të arrira.”

Xhorxh Bajron

Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë.

Aleksandër Duma

“Epiri, kjo Zvicër e antikitetit, kishte një monument lavdie nënprijësin e tyre Pirro, një komandant i përkryer.”

Alfred Gilleron

“Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.”

Aleksander Degrand Jules

“Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë.”

Fred Xhorxh Uilliams

“Shqiptarët kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë e kuriozë, të gëzueshëm e të hapët në miqësi.”

Franc Babuger

“Njeri i jugut, gjithmonë njeri i jugut, ai për të mos qenë i ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të vet. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash, për shokë e miq. Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrije i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste…” Stefan Cvajg 

Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?

Këtu vjen një përzgjedhje e përkufizimeve poetike mbi një fenomen të veçantë që është njëherësh më i patrajtë sesa arti, më i njëmendshëm sesa shkenca, dhe më filozofik sesa vetë filozofia. Këtu janë të mbledhura disa nga përceptimet më ngulitëse dhe të çdo kohe mbi dashurinë, të zgjedhura nga qindra vite histori letërsie- shijojini.

Gjithqysh unë rrekem te kumtimi se: Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, ndaj dashuria e përkushtuar është gjithnjë e çmendur, arsye mbi të gjitha arsye, urtësi e sfidave të pandalshme. Është forca që vë në lëvizje gjithçka, është motivimi i të drejtës sublime për të jetua, sido dhe kudo. Ajo është ajo që na sundon, është skllavëria jonë vullnetmirë. Është tançka shohim, ndjejmë, është metafizika e gjërave dhe gjendjeve.

Erich Fromm

Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!

OSHO

Një asket shëtitës u strehua në një fshat. Vjen një njeri dhe i thotë se dëshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjëherë?” Njeriu i përgjigjet: “Jo, unë asnjëherë s’kam gabuar në gjëra të tilla të shenjta. Asnjëherë nuk kam rënë aq poshtë, sepse unë dua të arrij tek Zoti”.

“Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?” – e pyet murgu i habitur. “Ua them të vërtetën” – vazhdon besimtari me bindje, “por, më falni, pse vazhdimisht më bëni të njëjtën pyetje? As që i jam afruar ndonjëherë dashurisë. Dua ta arrij Vetërealizimin, Hyjnoren”. Atëherë asketi i përgjigjet: “Ti duhet të më falësh, të lutëm, shko tek dikush tjetër. Përvoja ime më ka mësuar se nëse ke dashur të paktën dikë, këdoqoftë, nëse e ke pasur madje vetëm një shkëlqim dashurie, unë mund të të ndihmoj që ta zgjerosh atë, që të rritet e rritet e ndoshta të arrijë edhe te Zoti. Por, nëse ti nuk ke dashuruar asnjëherë, ti asgjë nuk ke në vete; në ty nuk ndodhet fara që të mugullojë në dru. Miku im, pa prezencën e dashurisë, unë nuk shoh kurrfarë mundësie të hapjes ndaj Zotit. Shko e kërko dikë tjetër!”

Xhakomo Kazanova

“Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!”

Leo Buscaglia

Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri. 

Kahlil Gibran

Dashuria i jepet të gjithëve pa dallim dhe gjithnjë, por disa nuk munden as ta shohin, as ta degjojnë, kjo sepse veshët dhe syt e tyre janë zënë nga iluzione ndjenjash dhe nga zhurmë fjalesh.

Kurt Vonegut:

Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Stendhal:

Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).

C.S.Levis:

Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemren askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes  me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Lemoni Sniket:

Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë.

Susan Sontag:

Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.

Çarls Bukovski:

Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.

Uilliam Shekspir:

Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje.

Ambros Biers:

Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa.

Katerin Hepburn:

Dashuria nuk ka të bejë me atë çfarë pret të marrësh-vetëm me atë çfarë pret të japësh – që është gjithçka.

Bertrand Rusel:

Nga të gjitha format e maturisë, maturia në dashuri është mbase vërteta më fatale e lumturisë.

Fjodor Dostojevski:

Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qënit i paaftë për të dashur.

Çarls Doukins:

Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky  është një argument i keq. Ka shumë menyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjeseza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme¨shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Paulo Koelo:

Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Xhejms Baldvin:

Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.

Haruki Murakami:

Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Antoine de Saint-Exupéry:

Dashuria nuk qëndron në soditjen e njëri tjetrit, por të shikuarit sëbashku më tutje në të njejtin drejtim.

Honore De Balzak:

Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.

Luis de Bernieres:

Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bejë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qënit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

E.M. Forster:

Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme.

Iris Murdok:

Dashuria është mundimi për të kuptuar qe diçka tjetër përveç teje është e vërtetë./përgatiti Albert Vataj/KultPlus.com