Në përvjetorin e tij të 42-të të vdekjes, sot kujtohet Elvis Presley, i cili ende sot mbetet mbret i muzikës rok.
Më 16 gusht 1977, bota humbi një legjendë muzikore, Elvis Presleyn, i cili ndërroi jetë në moshën 42 vjeçare.
Lindur në Tupelo të Mississippit më 8 janar 1935, Elvisi filloi një karrierë si muzikant pasi u transferua në Memphis. Në janar të vitit 1956, ai publikoi këngën e tij të parë “Hotel Heartbreak”, i cili u shndërrua menjëherë në hit në SHBA.
Prej atij momenti, popullariteti i Elvis Presley vazhdoi të rritet.
Fansat e Elvis Presley nga e gjithë bota do të ndezin qirinj para pronës së tij në Memphis, në shenjë të kujtimit për të. / Koha.net / KultPlus.com
Hasan Tahsini, një nga personalitetet e shquara të botës shqiptare, i arsimuar dhe i mirëformuar, ndihmoi jo vetëm në përhapjen e diturisë, por edhe në mbrojtjen e atdheut dhe çështjes kombëtare.
Emri i tij nuk ka qenë asnjëherë i harruar, përmendej thjesht si njeri i njohur nga bashkëkohësit e shekullit XIX, si dhe është fitues i titujve të ndryshëm.
Hoxhë Hasan Tahsini ka dy jetë: jetën e thjeshtë gati asketike, si njeri mes lindjes dhe vdekjes së tij fizike, dhe jetën e librave dhe veprës së tij intelektuale, që nuk i përfill, nuk kufizohet nga kufijtë kohorë.
E para është përkohshmëria njerëzore, e dyta pavdekësia e tij. Hoxha Tahsini ishte dijetar i përmbajtjes: i pjekur, i bindur se dija dhe shkenca janë në substancë universale. Ai është vlerësuesi maksimal i shkencave ekzakte si matematika, fizika dhe kimia.
Janë shkencat ekzakte dashuria dhe atributi i tij i përkorë
Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titulli “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e 350, një këngë të rrallë luftarake ilire – shkruan Aurenc Bebja, në blogun e tij Dars(Klos) Mat-Albania.
Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre, dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.
Vargjet dinamike, me shumë emocion dhe patos luftarak e atdhedashës janë befasuse për një komb si yni, që hitoria e ka përballur me luftra të njëpasnjëshme, ndjekur nga padrejtësitë varg, por pa mundur ta zhbëjnë as ta fshijnë këtë popull të lashtë, me ideale dhe virtyte të rralla.
Eja, trishtim, eja me hapa fletësh që bien nga degët, eja me hapa shiu që këputet nga fletët… Eja trishtim, eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje, eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje… Eja, trishtim, o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë, o strehë e qetësisë sime, o ëndërrime të mia, o gji i shpresës sime. Eja, trishtim, trishtim, eja.
-Paskemi ba fëmijë për botë, mor bir. Nuk bahet ky vend. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru, ka marre fund.
Plaku qe me flet pi kafe dhe me shikon drejt ne sy. Ai e plaka rrojne ne një nga shtepite perballe. Mua me kujtohen si cift i bukur ne mesomoshe, qe nisen themelet e shtepise perballe nesh me 1989. Ate vit familja jonë ikem ne Suedi; mbaj mend se si babai im i deprimuar, qe kish kuptuar qellimet e Serbise, perseriste netve: po bajme shpi per shki. Sot serbet kane ikur. Shtepia e komshive ka dy kat, me dy hyrje, per dy djemte. Por dy djemte jane sot ne Amerike. Ne rrugen ku jetojme ne Gjakove ka 22 shtepi. Te gjithe kane djem e vajza ne mergim.
Kjo kuptese me godet kete nadje si plumb ne balle. Gjakovaret jane ndoshta te vetmit qe s’kane patur tradite mergimi. Ne kohen e Shqipnise se vjeter, kur qytetaret turqishtfoles gjetke humbnin ne Turqi, paria shqipfolese e qytetit kufitar iken ne Shqipni. Qytetet tjera u ripopulluan me banore rrethesh dhe u kthyen ne katunde te medha, por gjakovaret nuk shiten pronat. Djemte e tyre ktheheshin nga Shqipnia si nacionaliste te arsimuar. Me vone, ne vaktin e Titos, keta burra te arsimuar i sherbyen atij si administratorë, duke nxjerre favore, shkollim shqip, flamur shqiptar, nje zhvillim industrial. Te kuptohemi, Tito ishte diktator dhe Jugosllavia shtet njepartiak, familja ime eshte nje nga ato qe vuajten burgun e persekutimin. Por edhe ferri ka rrathe te ndryshme, thone. Kur Tito u kujtua te ulte papunesise me mergim te rregullt ne Zvicer e Gjermani gjakovaret nuk iken, pse kishin pune ne shtepi. Gurbeti ne diktature te proletariatit boshatisi me fort fshatrat. Por ai ishte i kontrolluar, diktatura nuk u jipte pasaporta te gjitheve. E kish matur me kandar sa fshatare duhen, per te funksionar bujqesia.
Ky mergimi i pakontrolluar sot eshte tjeter bishe. Sot ka fshatra fantazme ne rrethin e Gjakoves. Shtepi te medha, rruge, kopshtie e ara. Te gjitha bosh, djerre, pa fryme njeriu. Te gjithe jane jashtë, kane marre dhe pleqte. Bagetine e kane therrur, puset mbyllur, dyert e ndryra me celes. Fshatrat tjera po shtirren rrembyeshem. Ne Rahovec kane gjetur nje menyre qe con gjithe rinine per Vlore e Itali. Nja dy ndertimtare kosovare ne Gjermani marrin atje gjithe rinine e fshatrave kufitare me Shqiperine. Ikin edhe qytetaret, per here te pare ne historine e qytetit — dhe ikin per te mos u kthyer me. Nuk bahet ky vend, me thonë te gjithe, njesoj si plaku i komshive. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru, ka marre fund.
Pasojat jane mishngjethese, kjo bisha e re e mergimit eshe murtaje e bardhe. Fshataret e mbetur nuk gjejne krahe pune. Blegtoret marrin nga 40 cent per liter qumesht, me shume se ne Suedi, por duhet te ulin rendimentet se s’kane punetore. Therrin lopë qumshtore. Bujqit zvogelojne parcelat. Duhet te automatizojne punen, por ato lloj investimesh duan lekë qe s’i kanë. E puna manuale do punetore.
Bisha e mergimit kafshon edhe qytetin. Per keto dite sa jam ketu kam fole me te gjitha shtresat e mundshme sociale. Nepunes, punonjes ne sektorin IT, ne polici, ne gjyqesor, VIP-a te estrades, doktore, doganiere, ndermarres te suksesshem. Te gjithe duan te ikin. Te shesin ndermarrjet, te heqin stetoskopet, te zhveshin uniformat, te dorezojne celesat e zyreve, te ikin, te ikin, te ikin. Kesaj radhe pa hajgare. Te ikin te mos u kthyer me kurre. Per dallim prej herave tjera, tashti me thonë qe duan te ikin edhe pasunaret. Cka me ndihmon parja nese semurem, kur nuk i besoj mjekut. Femijet na dalin te trashe nga shkolla, kemi mesues me diploma fallco. Nuk bahet ky vend, me thonë te gjithe. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru, ka marre fund.
Spitali i Gjakoves, qe sherben per tere qarkun me pothuaj 100 mije banore, nuk ka me repart te infeksioni, pse mjeku i vjeter ka dale ne pension. Nuk ka me as repart te oftamologjise, per te njejten arsye. Te gjithe presin me tmerr pensionimin e gjinekologut. Doktoret gjakovare jane sot shefa repartesh ne Gjermani, Zvicer. Fola me nje kardiolog qe punon jashtë, pse ike mor burre kur je mire me lekë. Ku ta coj femijen ne shkolle mo vlla, me pergjigjet. Po kur te semurem une. Edhe doktori ka nevoje per doktor, e une nuk u ze dot bese kolegeve te mi. A e di sa jane kapur me skandale, me operime te panevojshme, me turpe. Gjobiten, vazhdojne, si hic asgje. Nuk rrnohet ne nje vend ku ka vdeke morali. Nuk bahet ky vend. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru ky vend. Ka marre fund.
Mendoj krejt keto, tek pi kafe te komshite perballe. E shikoj plakun, te thinjur, me levizje te ngadalta. Plaka mezi leviz. Dikur ishin cift aq i bukur. Ajo qan sa here flet per djemte ne Amerike. E shikoj ate grua, e kujtohem si qante me denese parmbreme Niza, gruaja e ungjit tim, pse i iku vajza Rrezja per Amerike. Me iu dhimbe gurit e drunit. Me kujtohet si qante Rrezja, kur s’ish afer e ema. Si qante pastaj ne makine Orezana, vajza ime. Pse qan ti moj bije. Bab po ikin te gjithe, kur te vdesin pleqte nuk kemi me ku te kthehemi. Ne mbesim pa verat ne Gjakove. Ti mbetesh pa atdhe. Si mos me qa.
Mendoj te gjitha keto dhe me vjen nje deshire e papritur me ndeze nje cigare, une qe ka 7 vjet pa tymose. Po nuk ndreqe gje cigarja, i them vetes. E per ta nderruar muhabetin, e pyes plakun perballe se a ka ndermend ta suvatojë shtepine. I ka mbetur me tulla te kuqe ndersa une e di se ka para, me dy djemte ne Amerike. Mendoj se ndoshta nuk po gjen mjeshtra te mire. Por jo. Ai ndreq syzet mbi sy dhe fshan, me nje ton qe me kujton plakun tim me 1989.
—E pse me ba ate pune mor bir. Pse me ly nji shpi qe mshelet kur te vdesim na pleqte. Djemte nuk kthehen, se nuk bahet ky vend. Keta qe e kane kape, nuk shkapen kurre. Ka mbaru. Ka marre fund.
Një biznismen spanjoll ka blerë statujën që simbolizon gruan e detyruar të punojë në bordelet e ushtrisë japoneze.
“Statuja e femrës së paqes” simbolizon “gruan komforte”, një eufemizën që i referohet grave, shumicës së tyre koreane, që kanë punuar me detyrim në bordelot para dhe gjatë luftës së dytë botërore.
Kjo punë artisitike është tërhequr nga publiku në Japnoi pas pranimit të një numër të madh kërcënimesh.
Biznismeni Taxto Benet ka thënë se kjo vepër atistike do të vendoset në “Muzeun e Lirisë” të cilin po planifikon të hap në fillim të vitit të ardhshëm në Barcelonë.
Biznismeni në fjalë ka thënë se në atë muze do të promovohen piktura të ndryshme të cilat janë cenzuruara për çështje të ndryshme politike, etike, morale apo seksuale.
Pasi ka dëgjuar për zhurmën që ka shkaktuar në Japoni, ai e ka blerë këtë vepër, shkruan Reuters transmeton KultPlus.
Si një traditë e nisur 7 vite më parë, “Festa Përmetare” edhe këtë vit solli një atmosferë plot emocion dhe surpriza për banorët e zonës.
Festa përmetare i tha Përmetit ritmin dhe energjinë që kërkon vera. Përveç argëtimit , ky aktivitet jo vetëm promovoi vlerat, folklorin , kulturën dhe kulinarinë por bëri bashkë miqtë përmetarë ,turistët vendas dhe të huaj. Ndaj dhe kjo festë mund ta quhet festa e dashurisë , mallit dhe nostalgjisë.
Kryetarja e Bashkisë Alma Hoxha mirëpriti grupin e sazeve të Përmetit dhe gjatë takimit ju shprehu mbështetje për vlerat që mbartin ato , ruajtjen dhe vazhdimin e traditës përmetare.
Bashkia Përmet do t’i mbështes dhe inkurajoj këto lloj aktivitetesh jo vetëm thjesht si argëtim , por si mundësi për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave përmetare dhe si mundësi për zhvillimin e turizmit .
Gjithashtu së shpejti qyteti i Përmetit do të ketë dhe një kalendar aktivitetesh të larmishme.
Në një mbrëmje të qetë në KultPlus Caffe Gallery në kryeqytet, mes lotësh dhe me ndjenja krenarie është nderuar gazetarja dhe poetja Burbuqe Rushiti.
Ajo u “ngjall” në Prishtinë përmes krijmtarisë
së saj poetike vetëm dy javë pasi u largua nga kjo botë.
Të mërkurën e 14 gushtit, KultPlus në bashkëpunim
me katër artiste vendosën ta kujtonin Burbuqen, pena e së cilës prodhoi
gazetari, letërsi dhe tekste këngësh të cilat kanë lënë gjurmët e tyre.
Pjesët nga krijimtaria e saj poetike, nën shumë emocione i kanë lexuar Ilire Zajmi-shkrimtare, Anisa Ismajli-aktore, Shukrije Gashi-shkrimtare dhe Sibel Halimi- sociologe.
Të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan punën e Burbuqe Rushitit e kanë kujtuar këtë grua plot botë si një person njerëzor dhe profesional.
Në këtë mbrëmje post-mortum, Burbuqe Rushitin e nderuan me pjesëmarrje mbi njëqind të pranishëm, personalitete të rëndësishme të kulturës dhe medias në vend që mungesën fizike të poetes e zëvendësuan me prezencën e shpirtit të saj artistik.
Fotografia: Ferdi Limani
Derisa miqtë e kujtuan Burbuqen, Rinori – djali i Burbuqes, përshëndeti të pranishmit duke treguar se ai kishte një nënë të fortë e cila diti që edhe në ditët e rënda të sëmundjes dhe agonisë, të gjente buzëqeshje dhe pozitivitet duke e transmetuar atë edhe tek gjeneratat tjera.
Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV. Ajo është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.
Jam grua
Kurrë mos e paç dorën tënde mbi supin tim kur malli të kaplon nëse syrit tim sot në vend të shpresës lotit ja dhuron
Mos lejo, miku im
në muzg të t’mallkoj rinia ime e shkuar
nëpër ditët tua
Merrmë për dore si fëmijën, miku im, jam grua dhe nuk kam fuqi të kaloj nëpër këtë mal. Burbuqe Rushiti
Duke provuar të kthehet në kohë, me të njëjtat veshje, të njëjtin aksent dhe të njëjtën ndjenjë, ka filluar festivali dy ditorë i cili feston trashëgiminë që ka lënë pas Shekspiri.
Ende duke iu përmbajtur reputacionit të tyre hipster, lagjja lindore e Londrës ka qenë nën kërcënim në dekadat e fundit nga blloqet e kullave të qytetit të Londrës.
Nga historia e pasur e shekullit të 16-të të kësaj zone, pothuajse asgjë nuk mbetet. Kjo është një nga arsyet pse herë pas here, Shoreditch-ët provojnë ta ruajnë të shkuarën duke rikrijuar në mënyrë modeste shekullin 16, shkruan KultPlus. Kjo hapësirë shumë e vogël u lejon njerëzve që të sillen, të flasin e ta njohin edhe më nga afër Shekspirin.
Ky gjithashtu është themeli i tullave Tudor mbi të cilin u ndërtua Teatri në 1576, mbase shtëpia e parë me qëllime për të krijuar në Londër që nga koha romake, dhe më vonë, vendi ku aktori dhe dramaturgu i ri filloi të fitonte reputacionin e tij. / KultPlus.com
Flaka Haliti, një prej artisteve më të mira nga Kosova, është nominuar në listën e ngushtë për çmimin artistik Preis der Nationalgalerie.
Sonte do të hapet edhe zyrtarisht ekspozita e
katër artistëve të nominuar. Krahas Halitit, të nominuar në çmim janë Pauline
Curnier Jardin, Simon Fujiëara dhe Katja Novitskova.
Haliti, e lindur në vitin 1982 në Prishtinë, e krijon brenda kësaj ekspozite që mund t’i sjellë edhe çmimin e madh, një lokacion unik me instalacionin e saj. Piktura, mure ekspozuese dhe objekte të ndryshme rrëshqasin afër njëra tjetrës, me një robot të kaltër që i jep jetë instalacionit.
Koncepti lidhet edhe me kampin ushtarak dhe me
gjërat e mbetura prej një kampi të tillë, shkruan KultPlus.
Puna e Halitit vjen nën titullin ‘Is it you, Joe?’.
Ekspozita do të hapet në Hamburger Bahnhof
Berlin, dhe do të qëndrojë e hapur deri me 16 shkurt të vitit tjetër. Fituesi
do të zgjedhet në një ceremoni me 12 shtator, nga një juri ndërkombëtare.
Flaka Haliti është një prej artisteve më aktive nga Kosova, e cila jeton në Gjermani por ekspozitat dhe paraqitjet i ka të shpeshta në shumë shtete. Ajo e përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venedikut në vitin 2015-të, ndërsa ka fituar edhe çmimin Ars Viva Prize, shkruan KultPlus.
Fituesit e këtij çmimi në të kaluarën janë Agnieszka Polska (2017), Anne Imhof (2015), Mariana Castillo Deball (2013), Cyprien Gaillard (2011), Omer Fast (2009), Ceal Floyer (2007), Monica Bonvicini (2005), Elmgreen & Dragset (2002) dhe Dirk Skreber (2000). / KultPlus.com
Visar Kasa, një djalë i ri kosovar i njohur për zërin e tij të veçantë, ka lansuar dje videoklipin e këngës “Gin Tonic”.
Në një mbrëmje në kryeqytet ai edhe ka
performuar por edhe e ka lansuar videoklipin në fjalë.
Visar Kasa është kompozitor, pianist dhe
vokalist nga Kosova që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë. Atje kreu
studimet për kompozim dhe është pjesë e shumë projekteve muzikore: Kasa Trio,
Jam Jazz Ansamble, dhe gjithashtu Bicalko. Ai gjithashtu u rendit i 5ti në The
Voice of Austria dhe gjithashtu komponon edhe për artistë dhe bende të
ndryshme.
Duke eksperimentuar në zhanre të ndryshme muzikore ai tash sjellë në treg projektin e parë solo si single, duke u përgatitur gjithashtu për albumin e parë vitin e ardhshëm ku planifikon të bashkojë zhanre të ndryshme të muzikes, në bashkëpunim me muzikantë nga Austria dhe Kosova. / KultPlus.com
Në vend të tepihut të kuq, në këtë edicion të Festivalit të Filmit në Sarajevë do të shtrohet tepihu tradicional boshnjak, shkruan KultPlus.
Ky tepih është shtruar për ta nderuar dhe promovuar traditën vendase, si në film ashtu edhe në kulturë. Tepihu është blerë me financa të dhuruara nga kryetari i qytetit të Sarajevës, Abdullah Skaka.
Dizajni i këtij tepihu ka elemente boshnjake nga viti 1930, dhe është hera e parë që refuzohet tepihu i kuq standart për këso evente.
Ky edicion i Festivalit të Filmit në Sarajevë do të fillojë me 16 gusht dhe do të zgjasë deri me 23 të këtij muaji./KultPlus.com
Veç dashta me i than botës se, dashta me u pa n’pasqyrë e krejt andrrat me m’u vizatu n’dritë me pa a jam vetja që flas shoh e due!
Ani çka, ty te dué nuk t’kallxoj çdo dité prralla t’motit të ardhshëm si kam me i pre floktë a për fustanin e zanës që kur e vesh m’ban me fluturue e du me t’mar krahësh uné ty jo ti mue edhe pse ti ma lehtë m’qon nalt…
S’due me të tregu për andrrat që ia kallxoj vetit e pasqyrës ajo i vizaton me ngjyra si piktura fëmijësh t’lshueme vijash, balona qiellit.
Në vitin 1909 bankieri milioner francez dhe filantropisti Albert Kahn ndërmori një projekt ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve, dhe për popujt e botës.
Si idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”, për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.
Kahn përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh në më shumë se pesëdhjetë vende përreth botës, ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre, ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta dhe nga marshimi i globalizimit të shekullit të njëzetë. Ata dokumentuan në “true colour” shembjen e Perandorise Austro-Hungareze dhe asaj Otomane apo ushtarët e Luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijës së luftës.Misioni i parë i Arkivave të Planetit i planifikuar nga profesori Zhan Bryn (Jean Brunhes, 1869-1930) ishte për në Ballkan.
Rrugëtimi i saktë i misionit nuk është plotësisht i qartë, mirëpo dimë se Zhan Bryn dhe Ogyst Leon ndodheshin në Bosnje menjëherë para shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në fillim të tetorit 1912 dhe fotografuan Banja Llukën, Jajcën, Mostarin dhe Sarajevën.
Udhëtimi i tyre në Kosovë u krye në maj të vitit 1913 ku u bënë autokroma në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe Prizren. Prej Kosovës ekipi vazhdoi rrugën nga Shkupi për në Selanik, ku Leoni bëri gjashtëdhjetënëntë fotografi me ngjyra të qytetit, dhe prej Selanikut ata udhëtuan për në Bursë në Azinë e Vogël. /KultPlus.com
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, solli sot në vëmendje talentin e piktorit të diasporës Dastid Miluka e cili vjen me ekspozitë nga kostumografia popullore shqiptare.
“Dastid Miluka është një piktor i talentuar shqiptar që
jeton prej kohësh në Belgjikë, i cili vjen para publikut me një stil të veçantë
e goditës”, shprehet Majko.
Po ashtu Majko vë theksin te thelbi i ekspozitës që është
vendi i origjinës, Shqipëria.
“Me ekspozita këndej e andej kufijve, Miluka kësaj radhe i është përkushtuar një projekti ku punimet e tij do të jenë të frymëzuara nga ‘rrënjët’: vendi i origjinës, njerëzit e sidomos nga kostumografia popullore shqiptare”, shprehet ai. / atsh / KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes dy letrave të nënshkruara sot me anëtë së cilave iu është drejtuar kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga ai që të sigurohet dy lokacione, njëra për vendosjen e shtatores së legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri dhe tjetra për vendosjen e statujës për kampionen me famë botërore, Majlinda Kelmendi.
Me këtë rast, ministri Gashi tha se “kam kërkuar nga kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti që të bëhet ndarja e një lokacioni të përshtatshëm afër stadiumit “Fadil Vokrri”, për të vendosur shtatoren e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ndër vite në fushën e sportit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur që të ndërtojë shtatoren për legjendën e futbollit kosovar të ndjerin Fadil Vokrri.
Po ashtu, ministri Gashi kërkoi që të ndahet një lokacion i përshtatshëm për vendosjen e statujës së Majlinda Kelmendit. Dhe tha se “duke marr parasysh sukseset e xhudistes me famë botërore dhe fitueses së Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike si dhe fitueses së shumë kampionateve dhe garave ndërkombëtare, Federata Botërore e Xhudos ka vendosur për ta nderuar me ngritjen e një statuje në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë”. / KultPlus.com
Dëshira e madhe e jetës sime kishte qenë takimi me Nënën Terezë. Kjo dëshirë u realizua në verën e vitit 1988. Një koleg imi amerikan në ‘Zërin e Amerikës’ pranë Kombeve të Bashkuara më njoftoi atë ditë se Nëna Tereze pas takimit me seketarin e Përgjithshëm në kësaj Organizate, Havier Perez de Cuellar, do të bisedonte me gazetarët e akredituar pranë OKB. Unë në atë kohë isha korrespondent i VOA në Federal Plaza në York.
Pas bisedës telefonike me korespondentin amerikan Michael Dune mora taksin, ngase ai më priste në hyrjen kryesore. Në atë kohë nuk kisha akreditimet e duhura për këtë Organizatë. Takimin e Nënë Terezës me gazetarë e kishte organizuar një diplomat i lartë amerikan në OKB. Menjëherë sa filloi konferenca iu luta që të ma bënte të mundur edhe mua t’ia bëja asaj një pyetje, në cilësinë e korrespondentt të VOA për Shërbimin Shqiptar. Diplomati amerikan u tregua shumë i mire dhe ma bëri të mundur pyetjen time.
Unë para se të bëja pyetje i tregova Nënës Tereze se jam shqiptar. Asaj i erdhi mirë për këtë dhe buzëqeshi. Pyetja ime shoqërohej me një koment në lidhje me vizitat e saj në shumë vende komuniste siç kishin qenë Bashkimi Sovjetik, Vietnami,Kuba dhe vendet e Evropës Lindore. “Ju Nënë Tereza keni vizituar këto vende. A mendoni se një ditë do ta vizitoni edhe Shqipërinë?”. Ajo tha se në të kaluarën kishte bërë disa përpjekje për ta vizituar atë vend, por autoritetet shtetërore nuk ia kishin bërë të mundur. Nënë Tereza tha:” Lus Zotin dhe shpresojë që një ditë do të ndryshojnë mendimin.
Gazetarët e huaj qeshën në lidhje me pyetjen time hipotetike, siç e cilësuan ata, ngase Shqipëria në atë kohë ishte e mbyllur hermetikisht. Në vitin 1986 Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte kremtuar 40-vjetorin e themelimit dhe më këtë rast kishte ftuar Nënën Tereze për të mbajtur fjalimin kryesor me rastin e këtij 40-vjetori jubilar. Sekretari i kësaj organizate, De Cuellar në paraqitje kishte thëne: “Kjo është Nëna Tereze, duke e barazuar veprimtarinë e saj me veprimtarinë e Kombeve te Bashkuara. Por atë ditë delegacioni i Shqipërisë në OKB ishte larguar nga salla e Asamblesë së Përgjithshme në shenjë proteste kundër fjalimit të saj.
Të gjitha kanalet televizive amerikane tregonin karrikat e zbrazëta (empty chairs),bile Shqipëria sipas rëndit alfabetik ulej në rëndin e parë të Asamblesë. Shqiptarët e Amerikës u ndjen keq për sjelljet e tyre të mbrapshta dhe Amerika kishte krijuar një përshtypje shumë të keqe për Shqipërinë. Pas konferencës me gazetarët në OKB, Nëna Tereze më bëri me dorë për një bisedë private. Kur u ula pranë saj më bëri disa pyetje për çështje personale dhe për komunitetin. Ajo kishte shumë informata për komunitetin shqiptar të Amerikës, ngase ishte pritur me shumë nderime në Kishën Katolike Shqiptare në New York.
Monsinior Zef Oroshi dhe Dom. Rrok Mirdita i kishin bërë Nënës Tereze një pritje të mrekullueshme, ku kishin marrë pjesë edhe disa personalitete të shquara të Bostonit dhe Detroitit. Ajo më pyeti shumë për shqiptarët në New Yorkut. Gjatë asaj bisede iu luta për një takim të mundshëm me komunitetin shqiptar të këtij qyteti me rrethe. Pas dy ditësh, më 17 qershor, në meshën e orës 7 të mëngjesit u takuam në kishën “Shën Ritas” në Bronx, pranë Misionit të Saj Bëmirës”. Aty shqiptarët dhuruan një sasi të mirë ndihmash për të varfrit e saj. Shumica u fotografuan me Nënën Tereze. Pas pak iu luta që të bisedonim në gjuhën shqipe. Ajo tha: “Nuk kam folur në gjuhën shqipe për 60 vjet dhe e kam të vështirë, por do të përpiqem sa të kem mundësi”. Ajo tha: “Unë jam tue u lut për ju, Zoti kjoft me ju”. Dhe vazhdoi uratën e famshme shqiptare “Puna e Pendimit”. E tha pa asnjë vështirësi, me të gjitha thekset e gjuhës shqipe ashtu siç e kisha mësuar edhe unë nga Dom.Simon Filipaj në kishën e vendlindjes sime në Triesh. Të gjithë shqiptarët u larguam me përshtypje të mrekullueshme. Kishte qenë një përjetim i paharrueshëm. Pas disa ditësh Nënë Tereza më kishte dërguar një letër të veçantë falënderimi.
Më 15 gusht të vitit 1989 u ndodha rastësisht pranë një kompjuteri lajmesh në Zërin e Amerikës. Gjatë ditës disa herë ndalesha pranë atyre kompjuterëve për të parë lajmet më të reja. Atë ditë rreth ora 10 të mëngjesit vura re titullin e lajmit Nëna Tereze në Shqipëri (Mother Tereza in Albania). Pak herë kisha qenë aq i gëzuar siç kisha qenë më 15 gusht të vitit 1989. Kjo vizitë ishte realizuar “Ditën e Ngritjes së Zojës së Bekuar në Qiell”, që për të krishterët katolikë është njëra prej ditëve më të shenjta në kalendarin fetar. Pikërisht sot bota shqiptare po e kremton këtë ditë. Kjo është Dita e Nënës së Zotit Jezu Krisht. Në Evropë dhe në shumë vende të botës është festë e madhe fetare. Isha i lumtur që kjo vizitë u realizua vetëm një vit pas intervistës sime me Nënën Tereze. Ajo e kishte thënë me gojën e saj se dëshironte të vizitonte Shqipërinë dhe kjo bisedë ishte transmetuar disa herë nga Zëri i Ameriksës në gjuhën shqipe.
Për vështirësitë e saj për të vizituar Shqipërinë e dimë të gjithë. Vizita e saj në Shqipëri behej me ftesën e presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia. Papa Gjon Pali e kishte ndihmuar shumë vizitën e saj në Shqipëri. Bile para se të nisej nga Roma, Papa Gjon Pali i Dyte i kishte thënë Nënës Tereze: “Kujdesu për Shqipërinë” (Take care Albania). Udhëtimin e Nënës Tereze e kishin shoqëruar 3 motra të Misionit Bamirës. Pritja e Nënës Tereze në aeroportin Rinas kishte qenë shumë e thjeshtë, praktikisht askush nuk kishte dijeni për vizitën e saj në atë vend. Pas disa ditësh kishte vizituar presidentin e vendit Ramiz Alinë në zyrën e tij.
Ata kishin biseduar për disa çështje të rëndësishme, siç ishin liria fetare dhe të drejtat elementare të njeriut. Ramiz Alia kishte kundërshtuar se hapja e kishave dhe xhamive ishte kundër Kushtetutës së Shqipërsië. Por Nënë Tereza i kishte thënë: “Po ju e keni bërë atë kushtetutë dhe ju mund ta ndryshoni”. Më këtë rast Ramiz Alia i kishte dhënë Nënës Tereze shtetësinë shqiptare dhe pasaportën diplomatike ndërkombëtar dhe titullin “nderi i kombit”. Gjithashtu i kishte falur edhe një qilim artistikisht të qëndisur. Pas disa vjetësh Ramiz Alia kishte thënë se kurrë në jetën e tij nuk kishte qenë aq i qetë. Ai kishte thanë se përpara Nënës Tereze ishte ndjerë si një fëmijë pa ndjenja politike. Nëna Tereze ishte pritur me nderime në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, bile kjo Akademi kishte kërkuar realizimin e një filmi dokumentar për vizitën e saj atje. Nëna Tereze kishte vizituar edhe varrin e Enver Hoxhës dhe kishte vënë një tub lulesh pranë varrit. Pas disa ditësh kishte vizituar edhe Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj.
Por vizita e varreve të nënës Drane dhe motrës Age në varrezat e Sharrës kishte qenë shumë emocionale. Ajo kishte pasur një dashuri të zjarrtë për nënën e saj. Ndarja nga nëna Drane e kishte munduar tërë jetën. Bile Nëna Tereze ka thënë: “Atje ku është nëna, atje është atdheu”. Natyrisht se radio dhe televizioni dhe gazetat nuk i kishin dhënë rëndësi vizitës së Nënës Tereze në Shqipëri. Ata kishin bërë edhe veprime qesharake, por nuk mund te bënin shume, sepse ajo ishte ftuar për vizitë nga presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia. Edhe Sali Berisha e kishte pritur me nderime të mëdha siç kishin vepruar pothuajse të gjithë udhëheqësit e lartë të Shqipërisë.
Një ditë pas njoftimit zyrtar të lajmeve për këtë vizitë gazeta “The New York Timës” kishte botuar një karikaturë ku tregonte hartën e Shqipërisë dhe fluturimin e një pëllumbi drejtë atij vendi dhe në skajin tjetër të hartës shihej korbi ndërsa po largohej nga Shqipëria. Pëllumbi tregonte engjjllin në fluturim e sipër drejt Shqipërisëë dhe korbin djallin e mallkuar në largim e sipër.
Pas disa ditësh thirra në telefonin e Misonit Bëmirës në Vatikan dhe kërkova një intervistë me Nënën Tereze, pas vizitës në Shqipëri. Një motër e këtij misioni më tha se u kishte premtuar autoriteteve politike shqiptare se nuk do të jepte asnjë intervistë për vizitën e saj atje. Çprej 15 gushtit 1989 e deri atë ditë që vajti në amshim Nënë Tereza e vizitoi Shqipërinë disa herë, bile për 5 vjet themeloi 7 misione bamirëse në Shqipëri.
rënies së diktaturës Nënë Tereza u kujdesua për Shqipërinë më shumë se për asnjë vend tjetër në botë. Sot që është Dita e Zojës së Bekuar e Nënës së Zotit, është edhe 30-vjetori i vizitës së parë të Shejtreshës Shqiptare, Nenes Tereze në Shqipëri. /KultPlus.com
(Gjekë Gjonlekaj është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues në New York)
Këngëtarja Era Istrefi pas suksesit me këngën “Nuk e di” të cilën e solli në bashkëpunim me Nora Istrefin, sot ka sjell videoklipin e këngës më të re, shkruan KultPlus.
Kjo këngë vjen në bashkëpunim më reperin rus Eldzhey.
Kjo këngë para disa dite erdhi fillimisht në versionin audio, ndërsa sot me një videoklip +18. / KultPlus.com
Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi është shprehur e kënaqur me suksesin e 17-vjecares Mrika Nikqi, që arriti të ngjitet në 7 majat më të larta të botës.
“Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi përfundojnë projektin në ngjitjen e 7 majeve në 7 kontinentet e Tokës, ose ndryshe 7Summits. Kështu përveq që u bënë të parët shqiptar që e përfunduan këtë projekt, Mrika gjithashtu u bë vajza më e re në botë që përfundoi këto ngjitje.
Zemra mal për Mrikën”, ka shkruar alpinistja Uta Ibrahimi në rrjetin social Facebook.
Mrika Nikçi – 17 vjeçarja pejane, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, me dt. 15.08.2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë. Mrika sapo bëri historinë, në njërën anë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe, në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në Prishtinë është nderuar me një grafit gjigant
Dua është pikturuar përballë Prokurorisë së Shtetit, në sheshin “Edit Durham”. Kujtojmë se këngëtarja para fillimit të “Sunny Hill” ka dhuruar plot 150 mijë euro për një akademi muzikore për talentet e reja.
“Ky do të jetë përfundimisht një projekt i madh dhe diçka për të cilën ne jemi shumë të entuziazmuar. Mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Ne do t’i japim diçka komunitetit tonë”, ishte shprehur Dua Lipa në një deklaratë për mediat.
Ky mural është realizuar në kuadër të festivalit Gorilla Art Festival, të cilët përgjatë viteve kanë realizuar murale të ndryshme. Ky festival organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Artit /Lajmi.net / KultPlus.com
Edicioni i 38-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqipe pritet të nis së shpejti. Tashmë është gjithçka gati për fillimin e tij. Edhe në këtë edicion, shumë studentë e studiues nga mbarë rajoni do t’i trajtojnë problemet e gjuhësisë dhe letërsisë shqipe, shkruan KultPlus.
Më 19 gusht
me fillim nga ora 11:00, do të bëhet hapja zyrtare e Seminarit XXXVIII. Ky vit
do të jetë interesant për faktin se janë bërë 45 vjet që kur është themeluar
Seminari në Fakultetin e Filologjisë. Gjatë këtyre vjetëve ka pasur gjithsej 37
sesione, disa prej tyre të mbajtura edhe në Tiranë.
Përmbi 100
pjesëmarrës pritet të jenë në këtë edicion jubile, i cili shpërfaq edhe
vazhdimësinë e këtij Seminari ndër vite.
Për këtë
numër të madh të pjesëmarrësve nga mbarë bota, janë të entuziazmuar edhe
organizatorët. Drejtori i Seminarit Shkumbin Munishi, thotë se ndjehet i lumtur
që edicioni i ri është gati të fillojë.
“Do të
ketë mjaft pjesëmarrës dhe ne jemi të lumtur. Presim studiues nga shumë vende
të botës si nga Polonia, Gjermania, e me radhë. Do të organizojmë edhe kurset e
gjuhës e aktivitete tjera. Janë rreth 80 studiues që do të marrin pjesë në
aktivitetet shkencore”, thotë Munishi.
Në programin
bazë të Seminarit do të ketë edhe kurse intensive të mësimit të shqipes si dhe
ligjërata për letërsinë, kulturën shqipe si dhe referime, tryeza, e ligjërata
të përgjithshme.
Seminari,
padyshim që është një nga ngjarjet kryesore kulturore në vend. Tashmë me
traditë disadekadëshe, Seminari luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës
kulturore në vend si dhe krijon imazh pozitiv edhe në arenën ndërkombëtare me
studiuesit nga mbarë bota që i sjellë në Prishtinë.
Pjesëmarrësit në edicionin e 38-të të Seminarit, do të zbarkojnë në Prishtinë më 18 gusht. /KultPlus.com
Dialogjet e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij.
Një ditë, një nga filozofët e asaj kohe, i ofrohet Sokratit dhe i thotë: -Sokrat, a e din se çka dëgjova për studentin tënd? -Prit një moment. -Para se të më tregoni, do të deshiroja që së pari ta kaloni një test të shkurtër. Quhet “testi i tri pyetjeve”. -Para se të më flasësh për studentin tim, të shohim se çfarë doni të thoni. Testi i parë është e vërteta. A jeni i sigurtë se ajo çka doni të më tregoni është e vërtetë? -Jo! Vetëm dëgjova se po flitej rreth tij. Pra nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. A është ajo çka doni të më thoni për studentin tim diçka e mirë? Pyeti Sokrati… -Jo. Është pikërisht e kundërta e saj. U përgjigj filozofi. -Pra ju doni të më tregoni diçka të keqe rreth studentit tim… edhe pse nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. Filozofi i rrudhi pak krahët dhe filloi të ndjehej keq. Ndërsa Sokrati vazhdoi: -Ju ende e keni mundësinë ta kaloni testin. Është ende edhe pyetja e tretë; ‘Ana e dobishmërisë’. Ajo çka doni të më tregoni rreth studentit tim, a do të jetë diçka e dobishme për mua? Jo aspak. U përgjigj filozofi. -Mirë pra. Nëse ajo çka doni të më thoni, nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme, atëherë pse duhet të ma thoni o njeri? Filozofi nuk foli më asnjë fjalë dhe vazhdoi rrugën kokëulur.
Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni.
Sokrati besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje që do të na sjellin lumturi të përjetshme që ne e dëshirojmë. /KultPlus.com
Kjo është hera e parë që një femër 17 vjeçare në botë kompleton “Seven Summits”, njëherit alpinistët e parë shqiptarë që kalojnë me sukses këtë sfidë, si babë e bijë.
Mrika Nikçi – 17 vjeçarja pejane, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, me dt. 15.08.2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kan ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë. Mrika sapo bëri historinë, në njërën anë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe, në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm. Ata ndodhen në Kampin Bazë, dhe mbesim me shpresën dhe dëshiren e madhe që moti t’ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, prej nga do kemi kontaktin me ta me detaje dhe foto nga maja. Lajmin e bënë të ditur dyshja, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebbok/ KultPlus.com
Sër Valter Skot, shkrimtar, poet, historian, koleksionist i antikuareve, avokat i njohur skocez. Eshtë quajtur si themeluesi i romanit historik.
U lind në Edinburg më 15 gusht 1771, në familjen e juristit të kamur Valter Xhon (1729-1799) dhe Ana Rezerford (1731-1819), bija e profesorit të mjekësisë të Universitetit të Edinburgut. Ishte fëmija i nëntë, por nga 13 fëmijë, vetëm gjashtë prej tyre mbijetuan. Në janar të vitit 1772 i ra sëmundja e paralizës së fëmijës, humbi lëvizshmërinë e këmbës së djathtë dhe mbeti gjithë jetën i çalë.
E kaloi fëmijërinë në fermën e gjyshit të tij. Pavarësisht të metës fizike, që në moshë të re i befasonte të tjerët me mençurinë dhe kujtesën fenomenale. Lexonte shumë, veçanërisht autorët antikë, tërhiqej nga romanet dhe poezia, i kushtonte vëmendje baladave tradicionale dhe gojëdhënave skoceze.
Së bashku me shokët e tij të kolegjit organizuan “Shoqërinë poetike”, studioi gjermanisht dhe u njoh me krijimtarinë e poetëve gjermanë. I rëndësishëm për Valter Skotin ishte viti 1792, kur në Universitetin e Edinburgut dha provimet për avokat. Që nga ajo kohë u bë njeri i nderuar me një profesion prestigjioz dhe pati veprimtari avokatore. Në vitet e para si avokat udhëtoi në gjithë vendin, duke mbledhur edhe legjenda e balada popullore për herojtë skocezë të së shkuarës. I apasionuar pas poezisë gjermane, botoi me pseudonim përkthimin e “Lenora” dhe “Gjahtari i egër” të Byrgerit. Në vitin 1799 përktheu dramën e Gëtes “Gëci i Berlihingenit”.
Skoti është i pari autor anglez që pati njohje ndërkombëtare që në gjallje të tij jo vetëm në Europë por edhe në Australi e Amerikën e Veriut. Romanet dhe krijimtaria e tij poetike lexohen me ëndje nga lexuesi i sotëm si Aivenhoi, Rob Roi, Zonjusha e liqenit, Nusja e Lamermurit etj. Valter Skoti vdiq nga infarkti më 21 shtator 1832. /KultPlus.com