Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dënoi ndarjen e Çmimit Nobel të Letërsisë për shkrimtarin Peter Handke, i njohur si mbështetës i politikave të ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç, i gjykuar për krime lufte.
“Dhënia e Çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përpos shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha Erdoğan në një mesazh me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut.
Handke njihet si një admirues i madh i Millosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.
“Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Ai po ashtu është mohues e gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës.
Handke ka pretenduar se boshnjakët muslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk beson se serbët kanë kryer genocid në Srebrenicë,raporton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.
Handke gjithashtu kishte vizituar Millosheviçin në burg dhe ishte përpjekur të dëshmojë në favor të tij.
“Unë jam këtu për Jugosllavinë, për Serbinë, për Sllobodan Millosheviçin”, ishte shprehur Handke në një eulogji të vitit 2006 për Millosheviçin.
Me fitimin e Çmimit Nobel, Handke do të marrë gjithashtu 9 milionë krona suedeze (952.000 dollarë), si dhe një medalje dhe një diplomë. /KultPlus.com
Nëse jeni në mesin e personave që iu pëlqejnë filmat e frikshëm, atëherë kemi disa lajme të mira për ju.
Një studim i kryer nga Universiteti Westminster, i publikuar së pari në ‘The Telegraph’, ka zbuluar se shikimi i filmave të frikshëm mund të ndikojë që shikuesi t’i djegë deri në 113 kalori. Pra, kjo parimisht është ekuivalente me një ecje 30-minutëshe.
Por kjo nuk do të thotë se do t’i shijoni përfitimet e ajrit të freskët në natyrë duke qëndruar në shtëpi.
Për të rënë në këtë përfundim, shkencëtarët i kanë matur rrahjet e zemrës, oksigjenin dhe lirimin e dyoksidit të karbonit derisa dikush ishte duke shikuar film horror.
Në fund të studimit, rezultatet kishin treguar se numri i kalorive të djegura ishte rritur dukshëm deri në fund të filmit.
Ndërsa, sipas pjesëmarrësve, filmi më i frikshëm ka qenë ai i regjisorit Stanley Kubrick “The Shinning”, ku mesatarisht kishte ndikuar që shikuesit të djegin mbi 184 kalori për 2 orë e 26 minuta. /KultPlus.com
Në ditën kur mbahet ceremonia e dorëzimit të Nobelit të Letërsisë, shoqatat e myslimanëve të Bosnjës i dërguan akademisë suedeze një mesazh të qartë me një pankartë gjigande të vendosur në zemër të Sarajevës, në të cilën janë shkruar fjalët “Turp të të vijë”.
Ato kanë denoncuar vendimin që çmimi prestigjoz t`i jepej shkrimtarit austriak, të shumëpërfolur për qëndrimin pro-serb dhe mbështetjen e Sllobodan Milosheviçit.
Përzgjedhja e Akademisë Suedeze, e njoftuar në tetor, shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë.
Autori 77-vjeçar do ta marrë çmimin nga Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf në një ceremoni zyrtare me laureatët e tjerë të këtij viti, një event që do të pasohet nga një banket gala, ku do të marrin pjesë më shumë se 1200 të ftuar specialë, por që duket se do të pritet me protesta. / KultPlus.com
“Le Temps” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1921, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga ajo greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Kisha shqiptare ndahet nga ajo greke
Na shkruajnë nga Korça :
“Lëvizja separatiste fetare në Shqipëri e udhëhequr nga imzot Fan Noli, president i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, sapo mori formë.
Kisha shqiptare është shkëputur nga ajo greke dhe ky lajm, i shpallur nëpërmjet një manifesti, është përshëndetur me entuziazëm nga popullsia ortodokse.
Kisha shqiptare, pas atyre rumune, serbe dhe bullgare, bëhet kombëtare dhe shkëputet nga patriarkana e Fanarit”. /KultPlus.com
Rreth 21 vite më parë, më 15 janar 1999, u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në fshatin që pak kush ia dinte emrin, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.
Në fshatin Reçak, i cili gjendet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, dy dekada më parë, i shpëtoi vdekjes Aziz Beqiri, të cilit iu masakrua nipi dhe gjashtë të afërm të tjerë.
Tre muaj para masakrës së Reçakut, ishte vendosur misioni i OSBE-së, detyra e të cilëve ishte që të siguroheshin që po ndaleshin luftimet mes forcave serbe dhe UÇK-së. E, shefi i misionit ishte Ëilliam Ëalker, një ish-diplomat amerikan.
E këtë masakër presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur një krim të fabrikuar. Ai ka akuzuar edhe Ëalkerin për falsifikim të saj.
Sipas Aziz Beqirit, për këtë masakër di e gjithë bota dhe nuk do të ketë mundësi të mohohet nga askush.
“Ky ka dalë prej partisë radikale, Vuçiqi prej Sheshelit, Daçiqi ka qenë i Millosheviqit, nuk kemi çfarë presim ne prej tyre të na njohin viktimat, ose të na kërkojnë falje. Unë e kam një çudi me serbët e Kosovës që po bien pre e politikës të vetë tyre…Ne nuk presim mirë me fol as Daçiqi as Vuçiqi, por ne nuk bën si të thirrin ata në bisedime me shku, pa i qit disa kushte. Le t’i pranon viktimat, le të kërkon falje ndaj viktimave, jo vetëm të Reçakut por të Kosovës”, thotë Beqiri.
Ai ka pasur edhe një mesazh për politikbërësit në Kosovë. Beqiri po kërkon që të mos shkohet në dialog derisa kjo masakër e me qindra të tjera, po mohohen nga shteti serb.
“Mesazhi im, unë kisha thënë që në dialog mos të shkojnë pa i njohur viktimat e Kosovës, jo vetëm të Reçakut. Edhe me iu kërku falje, tani le të bisedojnë me serbët e Kosovës, ta shohim se çfarë po duan ata, e pastaj edhe për nivel të shtetit, le të shkojnë edhe në Beograd. Mirëpo pa i njohur viktimat mos të shkojnë atje, sepse nuk ju japin ata ‘politanka’, as nuk kanë për ta njohur pavarësinë, pa ju qit kushte bashkësia ndërkombëtare edhe evropiane”, shton Beqiri.
Ndryshe, reagimi i Vuçiqit ka ardhur pasi një gjykatë në Kosovë dënoi me dy vjet burg një ish-ministër serb në Qeverinë e Kosovës, i cili e kishte quajtur masakrën trillim./ KultPlus.com
Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm në detyrë, sot në një konferencë për shtyp ka paraqitur koleksionin e mbi 10 mijë dokumenteve që i janë dorëzuar Prokurorit Special të Kosovës për krimet e luftës të kryera dhe gjenocidin nga Serbia në Kosovë.
“Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë mizoritë e së kaluarës. Ne ia kemi borxh viktimave të këtyre krimeve kundër njerëzimit. Ne ia kemi borxh edhe vetvetes: ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë nëse ndriçojmë ditët e errëta të së kaluarës. Është një detyrim moral ndaj njerëzimit. Detyra historike është të dokumentohen torturat, vrasjet, përdhunimet, dëbimet me forcë dhe krimet e tjera të luftës të kryera nga forcat e qeverisë serbe dhe jugosllave kundër shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998-1999. Kosova duhet të tregoj fushatën e koordinuar dhe sistematike për të terrorizuar, vrarë dhe dëbuar shqiptarët e Kosovës që u organizua nga nivelet më të larta të qeverive serbe dhe jugosllave në pushtet në atë kohë, që kishte rezultuar në shpërnguljen më të madhe të popullsisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Pacolli.
Pacolli, thotë se Prokurorët, policia, Gazetarët dhe studiuesit e të drejtave të njeriut kanë hetuar, dokumentuar dhe raportuar përgjegjësinë individuale të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë luftës.
“Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali i Hagës në disa raste të lidhura me Kosovën dhe disa jo. Ato tregojnë thellësinë e krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Ato tregojnë përgjegjësinë personale të ushtarëve, komandantëve, politikanëve dhe individëve të tjerë që punoninbrenda shtetit të Serbisë gjatë luftës. Kosova nuk duhet të pranoj revizionizmin historik. Ne duhet të punojmë për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë”, thotë Pacolli.
Pacolli, gjithashtu ka theksuar se “Ky u bë një qëllim strategjik gjatë punës sime ku u angazhova me shumë personalitete që kishin qasje në mijëra dokumente dhe dëshmi ku prokurorët tanë nuk kishin qasje”.
“Kemi dorëzuar tek Prokuroria Kosovës mbi 10 mijë dokumente dhe fakte që dëshmojnë përgjegjësinë politike dhe individuale të krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga Serbia. Mijëra dokumente që duhet të përpunohen nga prokurorët dhe të gjejnë individë përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë. Këto dokumente janë siguruar nga burime të ndryshme përmes mënyrave ligjore për të siguruar mbështetje për prokurorët tanë. Kjo është mënyra e vetme që Kosova ta mbajë të vërtetën gjallë dhe të sjell drejtësi. Kjo është mënyra e vetme për të kujtuar atë që ndodhi në Kosovë”, përfundoi Pacolli. / KultPlus.com
E di se ka diçka në buzëqeshjen tënde, seç marrë një shikim nga sytë e tu që sikur don të thotë se ke ndërtuar një dashuri por ajo është rrënuar dhe pjesëza jote e parajsës ndjeshëm është errësuar.
Dëgjoje zemrën tënde kur ai ty të kërkon, dëgjoje zemrën tënde s’ke gjë tjetër që mund të bësh. Nuk e di ku po shkon as cilën udhë po e merr, dëgjoje zemrën tënde para se ajo të të thotë lamtumirë…
Ngandonjëherë pyet veten nëse ia vlen kjo luftë? Gjithë momentet e bukura janë humbur, oh. Ato janë larguar tashmë, dhe asgjë nuk është ashtu siç duket në të vërtetë.
Ka disa zëra që duan të jehojnë, janë shumë gjëra për t’i përmendur por si të gjenden fjalët? Aroma e magjisë ka qenë aq e këndshme atëherë kur dashuria vërshëllente më shumë se era…
Dëgjoje zemrën tënde kur ai është duke të thirrë zemrën tënde dëgjoje, asgjë tjetër s’ka që mund ta bësh. Nuk e di se për ku je nisur apo ku do të shkosh, por para së gjithash, zemrën tënde dëgjoje…
Dëgjoje zemrën tënde, dëgjoje. Ah…
Tekstin e këngës e ka shkruar dyshja Per Gessle dhe Mats Persson
Fotografi Etienne Rémond do të sjellë fotografi të Prishtinës në ekspozitën e tij, të quajtur “Concrete Beauty”, shkruan KultPlus.
Etienne
Rémond është marrë me fotografi për afër 6 vjet, por asnjëherë nuk ka qenë aq i
inspiruar sa në Prishtinë ku ai tani jeton prej një viti. Edhe pse, për shumë
njerëz, pamjet e errëta të luftës mund të jenë gjëja e parë që ju bie në mend
kur flasim për Kosovën, ju duhen vetëm disa ditë këtu për të kuptuar që këto
pamje i përkasin të kaluarës.
I befasuar
nga gjallëria e Prishtinës, ai shpejt e kuptoi se ajo që e befasoi me të
vërtetë ishte se sa i fortë ishte kontrasti me kornizën e saj brutale të
betonit.
Kjo është
ajo që ai është përpjekur ta kapë duke e lënë veten të humbiste nëpër qytet dhe
ta bënte atë pjesë të vetes: jetën dhe energjinë që përmban brenda kufijve të
mbyllur, një rini të gjallë që ekziston në mes të këtyre ndërtesave të
tmerrshme e të shkatërruara jugosllave, hoteleve dhe ndërtesave krejt të reja
dhe baletit të pandërprerë të vinçave që i shoqërojnë.
Ekspozita do të hapet më datë 13 dhjetor në ora 12:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 19 dhjetor. / KultPlus.com
Koleksioni më i madh në botë i uiskit skocez do dalë së shpejti në ankand. Pritet që koleksioni të shitet për një shumë marramendëse prej 10.5 milion dollarë.
“Koleksioni i përsosur” u grumbullua nga i ndjeri Richard Gooding, një koleksionist amerikan nga Kolorado.
Sipas shtëpisë së ankandit Whisky Auctioneer, Gooding kaloi dekada të tëra në ndjekje të koleksionimit të pijeve të përsosura. Ai udhëtoi rregullisht në Skoci për të grumbulluar shishe speciale në ankande dhe distileri.
Koleksioni përbëhet nga më shumë se 3.900 shishe dhe do të shitet në ankand vitin e ardhshëm. Disa prej shisheve janë vlerësuar individualisht me një vlerë më shumë se 1.6 milion dollarë.
Koleksioni përfshin shishe të rralla dhe të çmuara të Macallan, Boëmore dhe Springbank, si dhe pije nga distileri që tani janë mbyllur si Stromness Distillery dhe Dallas Dhu. /KultPlus.com
Marie Fredriksson anëtare e grupit “Roxette”, e njohur për zërin e saj unik në shumë këngë hite të “Roxette”, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, bëjnë të ditur mediet botërore, përcjell KultPlus.
Së pari vdekjen e saj e konfirmoi gazeta e njohur suedeze “Expressen” e cila botoi një deklaratë të familjes së saj. “Sa shumë trishtim ndjejmë që të njoftojmë për ikjen e një prej artisteve më të mëdha dhe më të dashura për publikun”, shkruhet aty.
Vdekja e saj thuhet se ka ardhur si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Ajo ishte në luftë me tumorin në tru për një periudhë 17 vjeçare.
Më poshtë njëra nga këngët më të njohura të grupit me titull “Listen to your heart”. /KultPlus.com
Jufkat e Dibrës… Jufkat e Dibrës tashmë janë një ushqim që janë të njohura kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Më poshtë do ju përcjell një historik të shkurtër rreth krijimit të jufkave të mbledhur nga vetë unë duke takuar njerëz të ndryshëm në zonën e Dibrës së Madhe dikur ka qenë një Dibër. Jufka daton të jetë një produkt ushqimor shekullor. Ky produkt është prodhim autokton i zonës së Dibrës së Madhe. Ka përbërje 100% organike me bazë miellin e grurit i bluar në mulli me ujë, vezën e pulës të rritur e të ushqyer në natyrë dhe qumësht lope të kullotur në bjeshkët e Dibrës. Pas procesit të përgatitjes jufkat priten me thikë sipas dëshirës por e mira është me një trashësi diku ke 1.5cm dhe lihen të gjata diku me një gjatësi që varion nga 10-15 cm. Historia e jufkës është paksa interesante dhe pak sa si legjendë. Mendohet që prodhimi i tyre ka filluar që në mesin e shekullit të XIV nga familjet ortodokse ne zonën e Rekës. Dibra si një zonë malore dhe me një klimë relativisht të ftohtë dimri zgjat diku afërsisht 5-6 muaj, dhe për rrjedhojë përgatitjet për dimër fillojnë që ne vjeshtën e hershme. Nga takimi me Efimin( ortodokse) një zonjë nga Reka e Epërme tregon që jufka (petka) ka një legjendë interesante ku tregon që mielli i grurit simbolizon bardhësinë (zemërgjerësinë dhe mikpritjen e dibranëve) , veza simbolizon bërthamën (familjen), qumështi (begatinë) është tretësi dhe bën lidhjen në këtë rast, që të 3 këto përbërës shkrihen në një dhe krijojnë jufken që del si kërc i fortë, ku ky kërc simbolizon familjen e bashkuar dhe të shëndetshme, Efimi është diku rreth 85vjec dhe këtë histori ja ka treguar gjyshja e saj ku gjyshja e saj e kishte trashëguar nga paraardhësit e saj. Po të njëjtën histori e tregon dhe Dimitra banore po aty. Pra nga historia e Efimit dhe e Dimitrës janë një dëshmi e rëndësishme që tregojnë se jufka është ushqim i zonës së Dibrës. Ndërsa në Dibër të Madhe ka një histori tjetër që tregohet për jufkat. Sipas Asimes një zonjë e vjetër që banon në Banisht një fshat pranë qytetit tregon që jufkat janë bërë si rezultat pasi kanë proteina e vitamina. Që në dimër ky ushqim shërben për të na mbrojtur edhe nga i ftohti. Asimja, një grua me moshw diku tek të 60-tat tregon që jufka është një ndër zahiret më kryesore për stinën e dimrit ku përgatitet në kushte shtëpiake. Ajo shton: mbaj mend kur ikja ke gjyshja e nënës sime në kohën kur isha fëmijë gjyshja mbyllte më çelës odën ku përgatiteshin jufkat. Referuar këtyre dy tregimeve që ndava me ju unë arrij në konkluzion që ky produkt tashmë është i zonës së Dibrës dhe zonat për rreth e njohin vetëm si produkt Dibran. Gjithsesi duhet një studim më i gjerë rreth këtij produkti për ta përforcuar dhe ta ditur më të detajuar historinë e jufkave. Këto dy histori janë një gur themeli për mbledhjen e të dhënave rreth Jufkave të Dibrës. / KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Julinda Dhame është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Julinda Dhame, drejtore e Promovimit të Bashkisë së Tiranës . Prej pese vitesh drejton me sukses, një drejtori që shkon deri tek sinergjia me bashkëqytetarët!
Sepse Julinda Dhame , është një energji e pashtershme që punon 24 në 24 orë për qytetin për të qenë gjithmonë plot aktivitete të të gjitha dimensioneve duke i dhënë ritën tjetër kryeqendrës së Shqipërisë ashtu dhe të gjitha grupmoshave! /KultPlus.com
Forbes ka zbuluar listën e saj vjetore të artistëve më të paguar.
Qysh nga momenti famëkeq i Taylor Swift
dhe Kanye West në MTV Video Music Awards një dekadë më parë, ata tash po
kërkojnë titullin e artistit/es më të paguar. Këtë vit, Swift fiton.
Duke marrë fronin këtë vit, Taylor Swift
fitoi 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re rekordesh, miratimesh dhe
përfundimit të turneut të saj më të fundit. Ajo kërcen nga vendi numër gjashtë
i vitit të kaluar dhe është në krye të listës për herë të dytë në pesë vjet.
Pas Swift është Kanye West në vendin e dytë, duke fituar 150 milionë dollarë
për shkak të rritjes së shitjeve të atleteve të tij “Yeezy”.
Ed Sheeran dhe The Eagles bien
përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, duke fituar 110 milionë dollarë
dhe 100 milionë dollarë, për shkak të një koncerti të jashtëzakonshëm.
Në vendin numër gjashtë është Elton John,
duke mbledhur 84 milionë dollarë gjatë turneut të tij të lamtumirës.
Dhjetë artistët më të paguar sipas Forbes
për vitin 2019:
Dilan i cilësuar si këngëtari më i madh folk i shekullit të 20-të, me një karrierë mëse 45-vjeçare në publik, me më tepër se 40 albume muzikore, mijëra këngë të shkruara dhe disa libra poetik, poet me një vizion të jashtzakonshëm, shpesh i është shmangur kësaj pyetje.
Antikonformist i njohur në raport me materializmin industrialist të pop-kulturës amerikane, në vitin 1965 është përgjigjur shkarazi ” Mendoj më tepër rreth vetes se jam një këngëtar se sa valltar “. Për gati 20 vjet nuk ka dhënë asnjë intervistë. Argumentet janë edhe njëherë rihapur së fundi me daljen e librit “Vision of Sin” nga profesori i Universitetit të Oxford-it zoti Christopher Ricks i cili thotë se “Lirikat e shkruara nga Dylan, kanë hyrë në paktin e jetgjatësisë”.
Termi “literaturë” është veçse letërsi e përbërë prej sinteza të ngjeshura fjalësh. Pra tërheqja e vëmendjes prej këtyre fjalëve, jo në besimin e funksionit të fjalës si njësi e vetme, sepse natyrisht kadenca muzikore, zëri, stili, kanë rrolin e tyre, por pamja e fjalës së breftë në mënyrën më të pavarur nga të gjitha këto përbërës përbën argumentin e ngritur për dekada tashmë në pyetjen nëse është Bob Dylan zëri i “bum” gjeneratës e cila pa të a do kishte vallë zë.
Më poshtë disa nga thëniet e tij të njohura: Dashuria është gjithcka, pa të nuk bëni dot Sa rrugë duhet të bëjë njeriu para se të mund të quhet i tillë? Kur s’ke asgjë, s’ke cfarë të humbësh Nuk ke nevojë për meteorolog për të kuptuar nga cila anë fryn era /KultPlus.com
Është filmi i vetëm nga një regjisor shqiptar që është mbështetur nga Agjencia e Filmit në Maqedoni, ku të gjithë të tjerët janë maqedonas, shkruan KultPlus.
“Të gjithë e
thërrasin Rexho”, është film i metrazhit të gjatë dhe debutues për regjisorin
Ibër Deari, i cili ka shkruar edhe skenarin, bashkë me skenaristin tjetër Artin
Selmani.
Ibër Deari
ka treguar për KultPlus për emocionet që i ka sjell ky vendim për mbështetjen e
filmit të tij, por sipas tij, është shumë herët të flitet për procedurat në
vijim.
“Shpresoj që të gjej mbështetje edhe në shtete të tjera”, ka thënë Deari për KultPlus, i cili poashtu ka thënë se deri te vendimi për vendin se ku do të xhirohet dhe se cilët prej aktorëve do të jenë në këtë film, duhet kohë dhe angazhim. /KultPlus.com
Ajo është padyshim një nga emrat e rinj më premtues në fushën e muzikës, shkruan KultPlus.
Kosovarja deri më tani ka punuar në disa këngë të përmbledhura në album, kënga e saj “Je Chanterai” u dëgjua dhe u pëlqye mjaft.
Pas sukseseve, Erza së fundmi ka arritur ta ndajë skenën me Patrick Bruel që është njëri nga këngëtarët dhe tekstshkruesit më të famshëm francezë. Vet këngëtarja në rrjetin e saj social Facebook, ka njoftuar publikun se ka qenë pjesëmarrëse në koncertin e madh që e organizoi Bruel, i cili i bëri ftesë Erzës për të kënduar bashkë me të.
Perofrmanca është dhënë në televizionin francez TFI, ndërsa më poshtë KultPlus sjellë videon ku Erza këndon bashkë me francezin Bruel. / KultPlus.com
Po afron përfundimi i gjysmë vjetorit të parë në shkollat e Kosovës, dhe ballafaqimi i prindërve me rezultatet e fëmijëve ka bërë që të ngjallë reagime të ndryshme.
Mësimdhënësit kërkojnë që për një sukses më të madh të nxënësve, të kenë edhe bashkëpunimin e prindërve, por edhe prindërit shpesh vlerësojnë që po ngarkohen me punën për të cilën nuk janë të thirrur.
Për këtë çështje
ka reaguar edhe Aurita Agushi, aktore e njohur kosovare, e cila për suksesin
dhe mossuksesin e nxënësve, e adreson kryekëput te mësimdhënësit.
KultPlus ju
sjell reagimin e saj e cila e ka shfaqë nëpërmjet një statusi, status që ka
ngjallë reagime edhe te prindërit e tjerë.
Nëse në një
klasë prej 32 nxënëseve, në test vlerësohen vetëm dy nxënës me 5 , dy me 4 dhe
28 tjerë me 3-2 dhe 1, problemi është kryekëput te ti arsimtare e dashun.
P.S Jo në të gjitha lëndët jam e aftë me i ndihmu fëmijët e mi. Prandaj jeni ju aty, për secilën lëndë nga një mësimdhënës./ KultPlus.com
Grupi i njohur shqiptar “Elita 5” erdhën në tregun shqiptar në fillim të viteve të 90-ta, duke mbetur kështu ndër grupet më të njohura e më të dëgjuara në vendet shqipfolëse, shkruan KultPlus.
Njihen për tekstet e vecanta, ku përmes tyre i këndonin dashurisë, mallit, jetës etj.
Ndryshe, grupi Elita 5 ndër vite kanë sjellë hitet si “Al Kapone”, “Çmendem”, “Çka më ka syri”, “E urrej shiun” e shumë të tjera.
Në vijim, KultPlus ju sjell “Shiu vetëm ty të lagë”, një këngë që ishte dhe vazhdon të mbetet shumë e dashur për publikun shqiptarë e sidomos për adhuruesit e grupit.
Artisti i pakapshëm Banksy, edhe një herë ka krijuar një vepër të re arti në Birmingham. Artin e ka shfaqur me një temë festive.
Në fotografitë e para të realizuara, shihet i shtrirë në stol një person, e drerët festivë sikur të ngjitur në stol.
Siç raporton BBC, dikush ia spërkati më vonë hundët e drerëve me ngjyrë të kuqe, transmeton Koha.net.
Duke zbuluar veprën, Banksy duket se vlerëson bujarinë e njerëzve që i dhanë Ryanit ushqim dhe pije derisa edhe e filmuan, pas artit që ai e krijoi në një mur.
Në një postim në instagram, Banksy shkruan “Zoti e bekoftë Birmingham. Në 20 minuta ne e filmuam Ryanin në këtë stol ku kalimtarët i dhanë atij një pije të nxehtë, dy bare çokollate dhe një çakmak – pa kërkuar ai asgjë”. / KultPlus.com
Kalaja e Durrësit e shekullit V i rezistoi kohës, por jo lëkundjeve të forta të tërmetit.
Muret e saj janë shkatërruar tërësisht. Kalaja, një nga simbolet e qytetit të lashtë bregdetar të Durrësit, tashmë ka nevojë për ndërhyrje për t’i rikthyer identitetin.
Gjatë shekujve, ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Nga tërmeti i 26 nëntorit, muri rrethues i kalasë është shembur thuajse në tërësinë e vet.
Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së Perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme.
Në Kështjellën e sipërme kishin selinë e tyre Duka i Durrësit dhe më vonë, kur qyteti qeverisej nga feudalë shqiptarë (1368-1392), aty kishin vendqëndrimin e tyre Karl dhe Gjergj Topia. Ndërhyrjet e fundit restauruese në këtë kala janë kryer 5 vjet më parë.
Por paradoksi qëndron se deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të pastruar inertet të cilat kanë përfunduar në rrugë, madje duke bllokuar edhe një aks të saj. /KultPlus.com
Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.
Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.
Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Sot në Kosovë, institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Marshi nis nga sheshi “Skënderbeu” në orën 12:00. / KultPlus.com
Si sot,
më 10 dhjetor 1979, Nënë Tereza merr Çmimin Nobel për Paqe. Ato ditë në Oslo të
Norvegjisë, Don Lush Gjergji e zhvillon një intervistë me te dhe e boton në
revistën tonë Drita. Po e risjellim në portalin tonë për të kujtuar atë ditë të
madhe dhe si Nënë Tereza e ka përjetuar këtë shpërblim prestigjioz botëror.
Çfarë
do të thotë për ju dhe për motrat tuaja Çmimi Nobel për Paqe?
Nëna
Tereze: “Për motrat e mia asgjë, sepse
asgjë nuk ndryshon në Kongregatën tonë. Ky Çmim, si dhe të tjerë që kam marrë
gjatë këtyre viteve, është vetëm për të varfëritë tanë, mendoj se ka qenë
dhuratë prej Zotit, ndihmë e madhe që të mund të bëjmë diçka vitin e ardhshëm
për familjet tona.
Prandaj,
jemi lutur shumë për këtë qëllim, nga që, siç e dini dhe ju vetë, viti i
ardhshëm (1980) është viti kushtuar familjes. Sot, njerëzit vuajnë shumë dhe
nëse ne mund të bëjmë diçka për të bashkuar familjet, për t’i ofruar secilit
shtëpi, kjo do të ishte një punë e madhe. Ky çmim arrin në çastin e duhur. Ky
çmim tregon se bota po i njeh të varfëritë, prandaj edhe e ka për detyrë t’u
ndihmojë. Ky është kontribut i madh për paqe, ngaqë bota më në fund ka kuptuar
se puna e dashurisë është e rëndësishme për paqen.”
Si e
shihni Ju, si personalitet religjioz, problemin e paqes në botë dhe çfarë
mendoni se duhet të bëhet për ta forcuar paqen?
Nëna
Tereze:“Para së gjithash, ne duhet t’i
kthehemi të luturit në familje, sepse pa lutje besimi ynë është i dobët. Nëse
me të vërtetë besojmë dhe lutemi, ne do të bëjmë jetën tonë të konsekruar, do
të japim kontributin tonë për paqen. PA DASHURI NUK DO TË KETË KURRË PAQE!”
Cili
është rreziku më i madh për paqen?
Nëna
Tereze:“Rreziku më i madh për paqen
është aborti, ngaqë nëse ne mund të shkatërrojmë jetën, që na e ka dhënë Zoti,
dhe nëse nëna mund të bëhet ekzekutuese e fëmijëve të vet, atëherë çfarë do të
mund të thuhej vallë për vrasjet dhe luftërat e botës? Sot, njerëzit nuk e duan
më njëri-tjetrin dhe këtu qëndron fillimi i rrezikut për paqe në botë. Aborti
është filli i të gjitha të ligave të botës.”
Si e
pranuan të varfëritë këtë Çmim?
Nëna
Tereze:“Tani bota po i njeh të varfëritë
dhe unë mendoj se do të mendojë më seriozisht për këtë problem. Të varfëritë
tanë janë të lumtur me pak, me një buzëqeshje, një dorështrëngim, me pak oriz…
Ata janë protagonistët e vërtetë të “Çmimit Nobel për Paqe.”
Cili
është mesazhi i paqes për botën në ditën e Çmimit Nobel për Paqe, tani kur jeni
bërë zyrtarisht “Nëna e Paqes?”
Nëna
Tereze:“Duajeni njëri-tjetrin siç u do
Zoti. Ne do të qëndrojmë të bashkuar nëse lutemi, nga që të luturit ushqen
besimin dhe besimi ushqen dashurinë. Nëse ne besojmë dhe dashurojmë, atëherë do
të mund të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe për të tjerët”.
“Çmimi
Nobel për Paqe” është shpërblimi më i lartë në mbarë botën. Nga ana tjetër, në
Shqipëri, vëllezërit tanë nuk kanë kurrfarë lirie fetare. Çfarë mund të na
thoni për këtë?
Nëna
Tereze: “Nuk di se çfarë të them, nga që nuk
di se çfarë në të vërtetë po ndodhë atje. Nganjëherë marr ndonjë letër nga nëna
dhe motra ime, nga Tirana. Ato shkruajnë vetëm disa fjalë, ato kanë aq dëshirë
të madhe për t’u takuar edhe një herë me mua dhe me vëllain tim, Lazrin…
Atë që
do të mund të thosha është se unë lutem shumë për Shqipërinë, që Zoti Ynë t’i
ndriçojë që të mund të kuptojnë këtë: nëse duan të jetojnë në paqe duhet ta
duan njëri-tjetrin…
Mendoj
se Kisha jonë shqiptare ende nuk e ka kaluar të Premten e Shenjtë, por feja
jonë na mëson se jeta e Jezusit nuk mbaron aty, por vazhdon në kryq dhe bëhet e
plotë me ringjalljen. Populli ynë nuk duhet dhe nuk mund ta harrojë kurrë këtë.
Këtu qëndron fshehtësia e suksesit të krishterë. Krishti dha jetën e vet që të
bëhet jeta jonë, e pranishme tek çdo njeri, çdo familje… Ai sigurisht nuk do të
na harrojë kurrë…”
Si e
përjetuat udhëtimin e Papës në Turqi, si një dëshirë dhe përpjekje ekumenike.
Si e vlerësoni takimin ekumenik dhe lutjen e mbrëmjes së djeshme në Katedralen
e Osllos? Cili është mendimi juaj i përgjithshëm sa i përket dukurisë
ekumenike?
Nëna
Tereze:“Puna jonë është ekumenike, sepse
ne punojmë me secilin pa dallim, për të ndihmuar njerëzit të afrohen me
njëri-tjetrin, për t’i bërë që ta njohin Zotin si dashuri. Ne nuk punojmë vetëm
me të krishterë, por edhe me myslimanë, budistë, hindus, me të gjithë. Kur të
mbretërojë dashuria, atëherë do të kemi unitetin e Kishës në botë”.
Këtu
jemi të gjithë, myslimanë, katolikë, komunistë, ateistë, të gjithë shqiptarët,
që të thërrasin me shumë dashuri dhe mirënjohje: NËNA JONË TEREZE. Po, pas
vdekjes suaj?
Nëna
Tereze: “Kurrë nuk kam menduar për këtë.
Sot, unë jam në Norvegji, dhe unë jam norvegjeze, nesër diku tjetër. Nuk ka
rëndësi se ku do të përfundojë trupi im. Ajo që është me rëndësi është se unë e
gjej veten duke jetuar në amshim me Zotin”.
Po t’u
kërkohej të bëni një definicion për vetveten: kush jeni Ju?
Nëna
Tereze:“Origjina ime është shqiptare.
Shtetësia ime është indiane. Unë jam katolike, grua fetare. Për nga thirrja
ime, unë i takoj tërë botës. Por zemra ime i takon tërësisht zemrës së
Jezusit”.
Sot, në
ditën e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe, duke iu kthyer të gjitha
shpërblimeve, mirënjohjeve që keni marrë, cili çmim është më i shtrenjti, më i
afërti për Ju?
Nëna
Tereze:“Shpërblimi im më i madh është
dashuria ndaj Jezusit. Ai është çdo gjë për mua. Gjëja më e madhe për mua do të
ishte të bëj që dashuria universale të mbretërojë, sidomos për ata që
vuajnë!”./drita.info
(Botuar në Revistën “DRITA”, 12/1979, f. 8-9.Osllo, 10.XII.1979, Intervistoi: Don Lush Gjergji)
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Teuta Fazliu është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Quhet Teuta Fazliu, vjen nga Bujanoci. Në vitin 2000 shkoi në Kosovë si një 18 vjeçare, nisi studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ku u shkollua me bursë. E gjithë historia e dhimbshme e sakrificës së jetuarit dhe vepruarit të shqiptarëve e ka motivuar që të mos ndalet së mësuari për shqiptarinë.
Nga viti 2005 punon në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit lokal , ne pozicionin e pestë në këtë Ministri ku dallohet për punën e saj me shumë vullnet . Teuta ishte, kandidate per deputete ne zgjedhjet e fundit me Lëvizjen Vetvendosje./KultPlus.com
Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër.
Kur dëgjonte këngët e sopranos liriko-dramatiko Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.
Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947.
Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues.
Më konkretisht:
1. Tefta Tashko ishte talent i lindur, ose siç shprehej shtypi i kohës, kishte lindur me “zërin e saj ëngjëllor”. Në kohën kur debutoi për herë të parë në skenë Tefta Tashko 12-vjeçare, shoqëria shqiptare ndodhej nën trysninë e paragjykimeve përçmuese për muzikën “si profesion që ushtrohet nga këngëtarët jevgj dhe vallëtarët romë.
Duke sfiduar paragjykime të tilla Tefta Tashko ka qenë në brezin e parë të vajzave shqiptare, e cila nisi rrugën e mundimshme për të kultivuar talentin e saj për kanto për afro dhjetë vite 1927-1937, në konservatorët më prestigjozë të Francës dhe Italisë. Shpesh u detyrua të bënte punë të rëndomta për të siguruar kushtet minimale të jetesës.
2. Tefta Tashko braktisi perspektivën e sigurt të një karriere të shkëlqyer të sopranos në Francë dhe u kthye në atdhe, kur nuk kishte asnjë teatër opera dhe ishin fare të paktë bashkëkombaasit e saj që mund të kishin dëgjuar ndonjëherë muzikë operistike.
Përçimi i muzikës operistike përbënte vetëm një aspekt të misionit të saj të gjerë emancipues e fisnikërues të popullit, i cili në vitet 1930 ishte i varfër deri në mjerim dhe i pashkolluar deri në masën 90%.
Në mungesë të infrastrukturës për të zhvilluar muzikë operistike, Tefta Tashko nisi të japë koncerte recitale me disa nga operat më të njohura dhe duke interpretuar në versione origjinale këngë popullore dhe qytetare shqiptare.
Nëpërmjet punës këmbëngulëse ajo përpunoi deri në perfeksion pothuajse të gjithë elementët e saj të saj dhe të interpretimit. Ajo hyri natyrshëm në rezonancë me shpirtrat e shqiptarëve të të gjithë grupimeve sociale, veçanërisht me shpirtrat e drobitur të të vobektëve të shumtë.
Ndonëse vetë ishte në vështirësi ekonomike, ajo shpesh jepte koncerte falas për nxënësit e të varfërit, duke përballuar shpeshherë shpenzimet e koncerteve.
Në një letër që i dërgonte një kolegu dhe që gjendet në fondet e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, Tefta Tashko shkruante për koncertin në Fier: “Jam shumë e kënaqur nga pritja e popullit, por, për sa u përket të ardhurave, m’u desh të paguaj nga xhepi dy napolona e gjysëm”.
Shpesh të ardhurat që grumbullonte nga koncertet ajo i dhuronte për bamirësi për të varfërit dhe familjet e dëmtuara nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe të varfërit, në pamundësi për të blerë biletë, e ndiqnin koncertin nga jashtë sallës.
3. Ndonëse ishte shëndetligë, Tefta Tashko udhëtonte në të ftohtë, në rrugët me baltë dhe jepte koncerte në salla ku mungonin kushtet minimale për të kënduar. Madje jepte koncerte edhe në kushtet më të vështira të fshatrave.
Me këngët e saj Tefta jo vetëm gëzonte bashkëkombësit halleshumë, por edhe ndriçonte e zbulonte talentet për art në radhët e të rinjve dhe të rejave, i nxiste ata të hynin në rrugën e vështirë të artit që ka fuqi të madhe emancipuese dhe fisnikëruese.
4. Nderimin e veçantë për popullin shqiptar Tefta Tashko e ka shprehur edhe nëpërmjet përpjekjeve sistematike për të përpunuar këngët popullore, këngët qytetare shqiptare më të arrira të gjithë krahinave dhe qyteteve, dhe për t’i interpretuar ato me origjinalitet të papërsëritshëm.
Me këngë të tilla ajo hyri më shpejt në zemrat e shqiptarëve, të cilët përpiqeshin të gjenin format më dinjitoze për të shprehur nderimin për të.
5. Me gjithë punën dhe personalietin e saj, Tefta Tashko “funksiononte” si simbol dhe model i vajzës shqiptare të emancipuar dhe emancipuese, e aftë për t’u mirarsimuar në shkollat më cilësore të botës dhe për të ushtruar profesione të vështira e mjaft delikate, e vendosur në luftë kundër paragjykimeve të çfarëdollojshme dhe e përkushtuar për të zhvilluar vendin, e aftë për të konkuruar me dinjitet me profesionistët e të njejtit profil.
Kudo ku shkonte Tefta Tashko provokonte lot në sytë e vajzave dhe të grave, lot hidhërimi sepse ishin të mbyllura brenda ekonomive familjare dhe mjaft prej tyre e shihnin botën përmes errësirës së perçes; lot gëzimi sepse me gjithë personaltetin e saj Tefta Tashko ndriçonte si model i arrirë emancipimi, që i frymëzonte gratë dhe vajzat shqiptare të luftonin për emancipimin e tyre. /konica.al/ KultPlus.com