Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës tha në një komunikatë se kishte zhvilluar me sukses një vaksinë për t’i dhënë fund përfundimisht koronavirusit. Kjo vaksinë, e cila mund të bëhet shpresa e njerëzimin, u krijua nga Akademia Ushtarake e Kërkimeve Mjekësore, që është në varësi të Akademisë Ushtarake të Shkencave.E Mërkurë.
Ministri i Mbrojtjes i vendit gjigant aziatik deklaroi se e kanë zhvilluar me sukses këtë antidot dhe ka dhënë miratimin për të bërë teste njerëzore dhe së shpejti të fillojnë prodhimin në shkallë të gjerë. Në mënyrë të ngjashme, autoritetet kineze raportuan se një ekip i udhëhequr nga Dr. Chen Wei ka punuar për një muaj për të zhvilluar antidotin.
“Vaksina është arma më e fuqishme shkencore për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit”, tha Chen në një paraqitje para rrjetit kinez CCTV. Chen Wei më tej shtoi: “Nëse Kina është vendi i parë që shpik një armë të tillë dhe ne marim patentën, do të demonstrojnë përparimin e shkencës sonë dhe imazhin e një vendi gjigant”.
Një lloj i ri i koronavirusit, COVID-19, u zbulua në dhjetor, në qytetin Wuhan, në Kinën, qendrore. Që nga ajo kohë nuk e ka të ndalur përhapjen në mbarë botën, duke u bërë një pandemi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch. / KultPlus.com
Ndërsa koronavirusi përhapet në të gjithë globin, Hollywoodi po merr një goditje të rëndë pasi disa nga yjet e tij janë diagnostikuar me këtë sëmundje.
Midis filmit dhe televizionit, një pjesë e aktorëve kanë njoftuar se kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe kanë hyrë në izolim.
Ja një vështrim në yjet që kanë dalë pozitivisht me COVID-19 mes shpërthimit global, transmeton KP.
Tom Hanks
Aktori 63-vjeç zbuloi se doli pozitivisht në testin për koronavirusin ndërsa ishte në Australi për të xhiruar një film.
Që atëherë, ai u ka ofruar fansave disa azhurnime për gjendjen e tij, duke siguruar se ai është kujdesur mirë dhe duke i nxitur ata të jenë të zellshëm dhe proaktivë.
Rita Wilson
Rita Wilson, 63- vjeç, gruaja e Hanks, gjithashtu u sëmurë me burrin e saj. Ajo duket në gjendje të mirë shpirtërore ndërsa po qëndron në karantinë.
Idris Elba
Njoftoi të hënën se doli pozitiv me koronavirusin pavarësisht se nuk kishte simptoma.
Që atëherë, aktori 47-vjeçar ka aktualizuar fansat e tij, duke thënë se po “ndihet mirë”, dhe duke u kërkuar atyre të përkujdesen për veten.
Kristofer Hivju
I njohur për rolin në “Game of Thrones”, Kristofer Hivju, 41-vjeç, i tregoi botës për diagnozën e tij me COVID-19 të hënën.
Në një postim në Instagram, ai shpjegoi se është me “shëndet të mirë” dhe u ka kërkuar fansave që “të jenë të kujdesshëm dhe të lajnë duart”, si dhe të ruajnë distancën e duhur midis tyre dhe të tjerëve.
Olga Kurylenko
Vajza e agjentit James Bond në “Quantum of Solace”, Olga Kurylenko, 40-vjeç, njoftoi kohët e fundit se doli pozitive me koronavirus.
Aktorja shpjegoi se asaj i ishte refuzuar një shtrat spitali pasi objekti ishte i plotë në mes të krizës.
Rachel Matthews
Aktorja e re Rachel Matthews, 26, zbuloi se është në mesin e atyre që vuajnë nga koronavirusi. Në një përpjekje për të ndihmuar të tjerët të identifikojnë virusin, aktorja e “Frozen II” ndau një afat kohor të simptomave të saj, duke thënë se gjërat filluan me një “dhimbje të fytit, lodhje dhe dhimbje koke”, para se të kishte ethe, dhimbje trupi dhe kollë të thatë.
Banesat ‘monument kulture’ janë gjithnjë e më shumë në vëmendjen e specialistëve të këtyre monumenteve.
Duke publikuar disa fotografi nga momente pune për restaurimin e fasadës së banesës së kategorisë I, të Bozho Filerit, në Lagjen “Gorricë”, Berat, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha sot se “ruatja e trashëgimisë kulturore është një nga misionet më të rëndësishme. Me gjithë vështirësitë e shumta që hasen për shkak të numrit të madh të objekteve dhe shtrirjes gjeografike, specialistët e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, po bëjnë më të mirën”.
Punimet konsistojnë në konsolidimin e muraturës së murit të gurit, në fasadën lindore, injektim, fugatim dhe trajtim i elementeve të strehës në pjesët e dëmtuara. Restaurim i murit çaterma, i fasadës dhe elementeve drusore të fashaturave horizontale dhe kolonetave të qosheve.
Arkitektura unikale e banesave në Berat duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit.
Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, i bëjnë këto banesa një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. / Atsh / KultPlus.com
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 13-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka marrë vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë si hapësirë karantine, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Sipas këtij vendimi, personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundje nga koronavirus COVID-19 futen në karantinë”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se Qendra e Studentëve në Prishtinë kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushim të gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin Nr.01/11, të datës 15 mars 2020.
Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet tjera relevante obligohen të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi. / Koha.net / KultPlus.com
The British School of Kosova ka filluar me mësim online në vend. Kjo ka ardhur si pasojë e vendimit të MAShT-it në Kosovë pas situatës së krijuar nga virusi kinez, coronavirusi, shkruan KultPlus.com
Që nga pezullimi i mësimit nga MASHT, si masë parandaluse për përhapjen e virusit COVID-19, stafi i shkollës “The British School of Kosova” (BSK), ka qenë duke punuar me përkushtim për të sjellë tek nxënësit e kësaj shkolle një platformë efektive për mësimin në distancë.
“Përmes procesit te mësimit në distancë, nxënësit e BSK do të kenë mundësinë të marrin dhe të shkëmbejnë njohuritë, bazuar në planprogramin mësimor të planifikuar për këtë vit shkollor, me anë të klasave virtuale interaktive dhe gjithëpërfshirëse që ndodhin në kohë reale”, tha drejtoresha e shkollës Diana Qarkaxhija.
Drejtoresha Qarkaxhija, ceki se sot u inicua platforma e mësimit në distancë me mbajtjen e një ore të kujdestarisë gjatë së cilës nxënësit morrën informacionet e duhura për ditët në vijim. “Ora e kujdestarisë u mbajt me pjesëmarrjen e pothuaj të gjithë nxënësve të nivelit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.
Nxënësit patën mundësinë që në mënyrë interaktive të komunikojnë me kujdestarët e tyre dhe me shokët e shoqet njëkohësisht”. Gjithashtu, edhe në nivelin fillor u mbajt një takim virtual i mësuesve me prindërit e nxënësve të tyre ku u ndanë informacionet e njëjta. Znj. Qarkaxhija, është marr vendim që platformë e mësimit në distance do t’u ofrohet nxënësve të “The British School of Kosova” deri në kthim në objektet shkollore. / KultPlus.com
Për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi – COVID 19, janë ndalur të gjitha aktivitete kulturore dhe janë mbyllur institucionet kulturore si: galeritë, muzetë, teatri etj, shkruan KultPlus.
Në pamundësi për ta hapur Galerinë Kombëtare të Kosovës, udhëheqësit
e këtij institucioni e kanë menduar një tjetër formë që të jenë sa më pranë
jush këto ditë.
Të shikosh një peizazh të natyrës së qetë mund të jetë relaksues
madje edhe i gëzueshëm. Por ndonjëherë ato pamje sjellin ndjenja të përziera.
Në disa vende ka një heshtje të rëndë në ajër, një pasiguri që mund ta ndjeni
edhe pse nuk mund të shihni asgjë. Kjo atmosferë mund të bëhet edhe më e fortë
nëse dini për historinë e atij vendi ose nëse kërkoni përgjigje që nuk mund të
gjenden.
Ekspozita `heshtja e rëndë`, tregon veprat e fundit të
skulptorit kosovar Burim Gashi dhe tregon pasojat emocionale të ngjarjeve
traumatike që ishin krijuar nga lufta, dhuna dhe paqartësia për njerëzit e
zhdukur. Në këtë seri të re të veprave Burimi tregon shumë përvoja personale
dhe traumatike që lufta dhe dekadat në vijim i kanë shkaktuar atij dhe njerëzve
përreth tij.
Duke shikuar veprat e tij vërehet se materiali i skulpturave
monumentale nga çeliku shkakton një kontrast të vrazhdë me format
organike, rrjedhëse të pamjes filigrane të skulpturave dhe
instalacioneve. Forma dhe materiali i veprave të artit reflektonte mbi
peshën subjektive që shtrihet mbi çdo person dhe gjithashtu shtrojnë pyetje se
çfarë po ju bën kjo peshë njerëzve nëse vazhdojnë ta mbajnë atë në heshtje.
Në veprat e tij Burim Gashi jo vetëm që po i hap veten audiencës, por gjithashtu krijon një hapësirë të ndjeshme për të reflektuar, menduar dhe folur për përvojat, emocionet dhe kujtimet individuale dhe kolektive. / KultPlus.com
Natyra e qetë, ku dominojnë frutat janë një arritje e të magjishmes përmes penelit. Gjithçka në atë që mëkon këto fotografim joshës të frutave dhe jo vetëm, tregon për një punë delikate dhe një finesë e admirueshme. Ngjyrat dhe drita, tonet dhe subjekti duket se nuk ndryshojnë dukshëm nga një punë në tjetrën, por ajo që të befason është ëndja që të rrëmbën në kërshëri rendëse në këtë pranverë të begatë të jetësimit të saj në tablo. Emilie Preyer, u lind më 6 qershor 1849 në Dusseldorf , vdiq më 23 shtator 1930.
Piktura e Emilie Preyer i përket Shkollës së Dusseldorfit dhe në vetvete ky shtresim estetik qaset të përafrojë jetën dhe penelata e kësaj gruaje e ka sjellë atë përsosmërisht duke aplikuar me mjeshtëri teknikën e realizimit. Fati i keq i të qenit grua nuk mundi ta vriste ëndrrën e saj për pikturën. Nën drejtimin dhe shembullin e babait ajo kishte përfunduar trajnimin dhe përvetësimin e sekreteve të telajos, penelit dhe ngjyrave në gjysmën e kohës së përcaktuar. Si në shumë vende edhe në vendlindjen e piktores së ardhme, për gratë studimet universitare ishin një “mollë e ndaluar”. Po i ati duke pikasur talentin e të bijës dhe duke shfrytëzuar autoritetin e tij arrin ta përfshojë të bijën në një trajtim universitar jozyrtar në Akademinë Mbretërore të Arteve në Dusseldorf. Gjatë periudhës 1866-1867 ajo do të përvetësonte dijet e artit të telajos nga Heinrich Mücke dhe peizazhiti, Hans Fredrik Gudemësuar. Ekspozita e parë e pikturave të Emilie Preyer do të niste rrugëtimin e ballafaqimit me artëdshësit në vitin 1866 në dyqanin e Artit “Bismeyer & Kraus” dhe galerinë e Eduard Schulte, për të vazhduar më pas me të tjerë sfida të prezantimit në Berlin, Dresden dhe Dusseldorf. /Albert Vataj /KultPlus.com
Eurovizioni nuk do të mbahet sivjet në Rotterdam, shkaku i pandemisë së koronavirusit, kanë bërë të ditur organizatorët.
“Me keqardhje të thellë na duhet të njoftojmë për anulimin e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2020 në Rotterdam”, kanë bërë të ditur ata përmes një njoftimi, raporton Reuters.
“Është e pamundur të vazhdojmë me këtë ngjarje ashtu si është planifikuar”. / KultPlus.com
Jared Letos i kanë humbur të gjithë ndodhitë dhe informatat për epideminë që ka kapluar botën, duke qenë në një strehim për meditim.
Derisa e gjithë bota po mëson për distancimin social dhe gjëra të tilla, aktori është shkyçur totalisht.
E pas 12 ditëve në shkretëtirë, ai është kthyer dhe të martën ka bërë një postim ku shfaqet i habitur, përcjell Gazeta Express
“Wow. 12 ditë më parë kam filluar një meditim të heshtur në shkretëtirë. Ne ishim totalisht të izoluar. Pa telefon, pa komunikim e gjëra të tilla. Ne nuk ia kishim idenë se çfarë ka ndodhur jashtë objektit ku po qëndronim“, ka shkruar Leto në Twitter.
“Kam ecur dje në një botë shumë të ndryshme. Një botë që ka ndryshuar përgjithmonë. Shokuese – është më e pakta që mund të them. Po marr vazhdimisht mesazhe nga miqtë dhe familjarët nëpër botë dhe po informohem me atë se çfarë po ndodh“, shton këngëtari i grupit Thirty Seconds to Mars.
Jared Leto është vokalist si dhe aktor i shumë filmave të njohur dhe fitues i çmimit Oscar. Ai njihet për jetën e tij paqësore dhe me aktivitete që qetësojnë shpirtin e tij, pas çdo projekti që bën./ Gazeta Express/ KultPlus.com
Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se tashmë nëpër ndërtesa në Prishtinë janë duke u vendosur edhe sasi të dezinfektuesit për duar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Ky veprim i Komunës së Prishtinës vjen pas aksionit të dezinfkektimit të rrugëve. Ai ka treguar se në mbi 200 ndërtesa janë vendosur tashmë dezinfektuesit.
“Në 200 ndërtesa po vendosen dezinfektues nga NPB”, ka njoftuar Ahmeti. / KultPlus.com
Nuk
numërohen vitet, s’mbaj mend sa kohë kisha pa qëndruar në shtëpi një ditë të
plotë, 24 orë pa dalë. As nuk e mbaj mend! Duket se jeta, me hapin e saj aq
dinamik, na e ka vjedhur kohën: puna, shoqëria, mërzitjet, stresi, njerëzit,
që, sido e kurdo, të “rrëmbejnë” kohën e ta bëjnë jetën më të lodhshme.
Nuk e mbaj
mend as herën e fundit që kam rënë në gjumin e drekës pa e vrarë mendjen kur do
zgjohem. Kujtoj nëpër të ca dremitje në pak minuta, sepse vinte takimi i
radhës, puna e radhës…. ajo tjetra e radhës. Në fakt, më kujtohet hera e
fundit kur kam qenë në plazh me prindërit e mi. Isha jo më shumë se 14 vjeç
atëherë. Zgjohesha e trullosur nga gjumi dhe me shumë dembelizëm, por e merrja
veten shpejt, më kapte menjëherë entuziazmi dhe pozitiviteti. Më dukej se
gjithçka pas atij gjumi do të niste nga zero.
Kjo është,
ndoshta, hera e fundit që kujtoj. Ose ndoshta kjo është ajo hera që dua të
kujtoj.
Nuk e mbaj
mend herën e fundit kur brenda një dite të lexoja 250 faqe libër në ballkonin e
shtëpisë; as të kem gatuar mëngjes dhe drekë, të kem bërë pazarin, të kem vënë
lavatriçen, të kem parë madje, edhe dy filma. Sa kohë e largët më dukej ajo që
tashmë më shfaqej para si deja vu.
Po punoj nga
shtëpia dhe jam pa stresin dhe presionin e përditshëm. Kuptohet, në këto ditë
ekonomia thuajse ka ndalur, por unë e di që është e përkohshme dhe vrulli është
afër. Ajo që më mbush dhe më plotëson egon është koha për punë kërkimore. E
ardhmja. Sfidat. Trendet e reja. Unë dhe ne, në një botë më të mirë.
Po rri në
shtëpi për një arsye që na ka prekur të dyve, ty dhe mua. E padukshme dhe e
pabesë, por më ka dhuruar kohën që më mungonte, kohën për të telefonuar
familjen, për të folur me mamin më gjatë pa ngutin që t’ia mbyll, sepse ‘kam
shumë punë’.
Kam fjetur
sot 11 orë. U zgjova me sytë si kapuç dhe njëra nga mollëzat ishte skuqur nga
gishtat e mbështetur në të njëjtin pozicion gjithë natën. Dukesha e bukur në
pasqyrë.
Më thuaj
pak, a të ndodh edhe ty? Muskuj të relaksuar, shtriqje të gjata, ngrihesh nga
shtrati e shtrihesh ne divan?
Ka një
histerizëm kolektiv i cili vjen si pasojë e ndrydhjes dhe merakut, me video dhe
foto që shkaktojnë të qeshura dhe situata sarkastike (2/3 e tyre janë për burra
që mezi po e shtyjnë me gratë e tyre në shtëpi).
Ka
indiferentizëm ndaj situatës, sepse shoh nga ballkoni (më del koha dhe të
përgjoj), sepse dalin njerëzit në rrugë, takohen, teshtijnë, vazhdojnë të
sillen shkujdesshëm, çuditërisht, në një kohë si kjo që po jetojmë.
Megjithatë,
shijoji! Këto ditë ti nuk i sheh minutat, as sekondat.
Bëj dashuri,
ndjehu mirë. Pi verë, bëj dashuri prapë.
Bëj dashuri
me librat a me filmat. Ah, librat, agonia e preferuar. Fantazi, frymë dhe liri.
Libri dhe liria. Humb në botën e librit, nuk do jesh më i njëjti. Provo të bësh
dashuri me librin, pastaj gjej një pasion tjetër. Ose do të të gjejë ai ty. Pi
verë sërish dhe bëj dashuri. Puthu.
Merr diçka
të ëmbël dhe një kafe, dil në ballkon dhe vështro larg nëse mundesh, nëse ke
pamje dhe je me fat. Me siguri, do fryjë një fllad i lehtë. Shijoje. Bëj
dashuri sërish. Rri në shtëpi. Gatuaj një recetë. Ndieji aromat e gatimit.
Kujto
momente të bukura. Sill në mendje plazhin, verën. Aromën e detit, kripës.
Kthehu te gatimi, kujdes mos e djegësh. Gatuaj me dashuri dhe bëj dashuri. Shtro tavolinën dhe prit komplimentet për darkën. Mos harro verën. Është afër… / KultPlus.com
Alpinistja Uta Ibrahmi është shprehur e gatshme të ndihmojë vullnetarisht në këto ditë të vështira, shkruan KultPlus.
Postimi i saj i plotë
Natën, pe kqyri Prishtinën për dritare, tepër e qetë, edhe spo më besohet çka po i ndodh njerëzimit! E çdo mëngjes po mendoj që është veç nji andërr e çuditshme … E di që krejt ka me kalu, herët ose vonë, edhe dyqysh .. veç të paktën secili të mundohemi me ba diçka, që ta ndihmojmë këtë proces.
Unë, pe kom tepër të vështirë me u mbyll në shtëpi, por jam tepër shumë e kujdeshme sa herë po dal!
Populli jem ka qenë motivi edhe përkrahja morale ma e madhja e jemja për me i ngjit majat e botës, edhe unë sot po du me e ndihmu! Jam e hapun me bë punë vullnetare, sidomos më të moshuar ose fëmijë – krejt çka muj me ba është me jau transportu ushqimet që ju mos me dal prej shtëpijave! Nr im eshte 049 873 378 / jam ne disposition 10 -16. /KultPlus.com
Vokalisti i grupit “Coldplay”, Chris Martin, të hënën i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta sjellë një performancë live për të gjithë personat e vetizoluar nga koronavirusi.
Transmetimi ku Martin shfaqej duke i interpretuar disa hite të ndryshme titullohej, #TogetherAtHome.
Në këtë transmetim live, këngëtari shumë i dashur britanik fillimisht i performoi këngët e grupit “Coldplay”, duke filluar me “Yellow” dhe tutje vazhdoi me interpretimin e coverit të këngës së David Bowiet, “Life on Mars?”
“Together, at Home” është një seri e re e koncerteve në internet e krijuar nga organizatat, “Global Citizen” dhe “World Health Organization”.
Koncertet në fjalë kanë për qëllim të mbledhin të holla për fondacionin “Solidarity Response Fund”, i cili do të ndihmojnë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit.
Në fund të transmetimit të tij, Martin e bëri të ditur lajmin se këngëtari i njohur amerikan, John Legend, do të jetë artisti i radhës i cili do të performojë në koncertet “Together, at Home”. / KultPlus.com
Në verën e vitit 1865, kur sapo kishte nisur të shkruante “Krim dhe ndëshkim”, një nga romancierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. I mbetur i ve, Dostojevski humbi edhe të vëllain.
I mbytur në borxhe për shkak të vesit të kumarit, Dostojevski trashëgon edhe borxhet e të vëllait dhe shumë shpejt kreditorët nisën t’i trokisnin në derë, duke e kërcënuar me burg. (Një dekadë më herët, ai mrekullisht i kishte shpëtuar dënimit me vdekje për shkak të leximit të librave të ndaluar).
I dëshpëruar, shkrimtari pranoi të shiste të drejtat e një koleksioni historish dhe pjesë e marrëveshjes ishte edhe një roman i ri me të paktën 175 faqe që duhej të ishte gati në nëntorin e një viti më pas.
Duke mos pasur rrugëzgjidhje, Dostojevski vendosi të përmbushte kontratën, por ishte kaq i përfshirë nga “Krim dhe ndëshkim” sa e kaloi gjithë vitin duke punuar mbi të në vend që të shkruante romanin “Kumarxhiu”, që ishte pjesë e kontratës. Me ardhjen e tetorit, Dostojevski duhej të shkruante gjithë romanin në 4 javë.
Më 15 tetor ai i kërkoi një miku që t’i sugjeronte një stenograf të mirë. Pa hezitim, miku profesor i sugjeroi emrin e një gruaje të re, Ana Grigoryevna Snitkina.
20-vjeçarja u entuziazmua nga oferta; Dostojevski ishte shkrimtari i preferuar i babait të saj dhe ajo ishte rritur me librat e tij. Të nesërmen ata filluan punën: ai diktonte, ajo shtypte në makinë. Gjatë 25 ditëve në vijim, Ana shkonte çdo ditë në shtëpinë e shkrimtarit. Çdo ditë ai bëhej më i qetë dhe më i sjellshëm me vajzën.
Me ndihmën e Anës, Dostojevski arriti ta përfundonte librin në kohë. Në përfundim të punës, ai e pagoi dhe e falënderoi. Ditën tjetër, me rastin e 45-vjetorit të tij, Dostojevski vendosi të organizonte një drekë, ku ftoi edhe Anën. Në atë drekë ai kuptoi se Ana ishte bërë drita e ditëve të tij dhe se puna me të i jepte kënaqësi.
Duke mos e imagjinuar më jetën pa të, ai i kërkoi ta ndihmonte që të përfundonte “Krim dhe ndëshkim”. Më 20 nëntor, 10 ditë pas përfundimit të projektit të parë, ai e ftoi Anën në shtëpinë e tij. Të dy u futën në studion e tij, ku ai i propozoi martesën në mënyrën më të mrekullueshme.
Dostojevski i tha Anës se do të donte të dinte mendimin e saj mbi një roman që po shkruante. Por sapo nisi t’i tregonte historinë u bë e qartë se për çfarë bëhej fjalë, ishte historia e atyre të dyve.
Ata u martuan më 15 shkurt 1867. Edhe pse patën vështirësi financiare dhe përjetuan tragjedi familjere, përfshirë humbjen e dy fëmijëve të tyre, ata e deshën njëri-tjetrin dhe qëndruan bashkë deri në vdekjen e shkrimtarit.
Pas vdekjes së tij, Ana studioi tregun e botimeve dhe punoi fort duke e bërë të shoqin një markë kombëtare, librat e cilit u shitën në miliona kopje. Sot shumë e konsiderojnë atë si gruan e parë që drejtonte një biznes në Rusi. / Nga Elona Qose / KultPlus.com
Kjo është kënga e parë e vokalistit të grupit të famshëm U2 Bono që nga viti 2017, shkruan KultPlus.
Këtë
këngë këngëtari dhe tekstshkruesi ia kushton italianëve të izoluar për shkak të
përhapjes së virusit Covid-19. Ditë më parë kemi parë italianë që nëpër
ballkonet e tyre ia thonin këngës duke u munduar ta harrojnë sado pak përhapjen
e këtij virusi të frikshëm.
Dhe këngëtari i U2, i inspiruar nga këto pamje shkroi këtë këngë për ta.
Bono
postoi në llogarinë e tij në Instagram këngën, e cila mban titullin “Let your
love be knoën”, me shkrimin: “për italianët, për irlandezët… për mjekët,
infermierët, kujdestarët, ju jeni ata për të cilët po këndojmë”.
Kënga u lansua në ditën e Shën Patrikut pasi që festimet u anuluan në Irlandë dhe në mbarë botën për shkak të udhëzimeve për të qëndruar larg tubimeve. /KultPlus.com
Producenti i njohur muzikor, Andrew Watt, i cili gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me yje të shumtë si: Ozzy Osbourne, Liam Gallagher, Justin Bieber, Post Malone, Rita Ora dhe Cardi B, përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar lajmin se është diagnostikuar me COVID-19.
“Para 12 ditëve, në mëngjesin e 6 marsit, fillova të ndihem keq sikur të isha goditur nga autobusi. Nuk mund të lëvizja nga shtrati për disa ditë dhe fillova të kem temperaturë. Pasi u vizitova nga mjeku në shtëpinë time, ai më tha se jam prekur nga gripi i thjeshtë dhe nuk ka gjasa të diagnostikohem me koronavirus, kjo pasi nuk kisha udhëtuar jashtë shtetit dhe i vetmi vend ku shkoja përveç shtëpisë sime, ishte studioja incizuese. Ai më udhëzoi t’i marr ilaçet, Tamiflu dhe Tylenol, për ta ulur temperaturën… por dridhjet, djersitja dhe ethet nuk po më kalonin. Në këtë pikë fillova të kollitem dhe mezi qëndroja zgjuar, kështu që menjëherë shkova në spital ku iu kërkova mjekëve të më testonin për CODIV-19. Por për shkak të rregullave federale, ata refuzuan të më testonin për këtë sëmundje. Meqenëse simptomat vetëm sa po më përkeqësoheshin, mjekët ma bënë një skanim të gjoksit me rreze X dhe zbuluan se kam pneumoni të rëndë. Përfundimisht, më diagnostikuan me koronavirus,” ka deklaruar Watt përmes një postimi në Instagram.
Muzikanti i njohur aktualisht është duke e marrë veten nga kjo gjendje e rëndë shëndetësore, si pasojë e së cilës po merr oksigjen me ndihmën e aparaturave. Watt i ka bërë thirrje të gjithëve ta marrin seriozisht pandeminë e koronavorusit, dhe të kujdesen për shëndetin e tyre duke i respektuar rregullat e izolimit nga të tjerët, sidomos personat në moshë të shtyrë, transmeton Koha.
Andrew Watt dhe Rita Ora, ishin në lidhje romantike për më shumë se një vit. Fillimisht ata ishin miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, para se të binin në dashuri me njëri-tjetrin. Edhe pse kjo lidhje nuk funksionoi, ata vazhdojnë të kenë raporte të mira mes tyre. / KultPlus.com
Mulliri te Hani i Dilit në Prishtinë po vazhdon të presë çdo ditë qindra-mijëra persona. Njëri nga mullinjtë më të frekuentuar në Prishtinë ka mbledhur qindra qytetarë edhe në mengjesin e sotëm.
Radhë të gjata të qytetarëve që nga orët e hershme të mëngjesit janë krijuar te Hani i Dilit në Prishtinë për t’u furnizuar me miell. / KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se që nga mbrëmë është vetizoluar, pasi që ka qëndruar në një ambient të njejtë me personin që doli se është i prekur nga korona virusi.
Haziri ka shkruar në Facebook se komuna në të cilën ai udhëheq ka marrë veprime konkrete për parandalimin e virusit.
“Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus. Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor”, k shkruar ai.
Haziri thotë se të gjithë personat që kanë qenë në ambient të njejtë do të ju nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.
“Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimi. Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete. Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi”, shkroi Haziri./GazetaExpress/ KultPlus.com
Aktori Laert Vasili i është bashkuar iniciativës së artistëve brenda edhe jashtë vendit, ku përmes një videomesazhi nga shtëpia u bën apel shqiptarëve që këto ditë të kenë më shumë kujdes për vetën dhe të tjerët.
Por, një kujdes të veçantë e kërkon për të moshuarit, për gjyshërit me përrallat
e të cilëve u rritëm.
Krejt në fund të videos ai ju këshillon që të lexoni sa më shumë gjatë kësaj kohe e duke ju kujtuar që në kohë të tilla janë nxjerr edhe vepra të mëdha. Për këtë mori shembull Shekspirin i cili në kohën e murtajës shkroi veprën “Mbreti Lir”. / KultPlus.com
Dola këtu ta shoh detin përsëri rrezet e diellit bien mbi flokët e mi, dhe ëndrrat shpërndahen nëpër ajër… Pulëbardhat në qiell, sytë e mi blu magjia është kudo, edhe këtu…
Shikomë, jam këtu në këmbë
erdha përsëri
dhe rrezet e diellit më janë përmbi,
nuk ka nevojë për vrapim apo fshehje
jeta është e mrekullueshme!
Vërtet, jeta është e mrekullueshme!
Dielli pasqyrohet në sytë e tu
rrezet e tij t’i ngrohin flokët e butë,
ata mesa duket të urrejnë sepse je aty,
dhe unë, oh kam nevoj për një mik,
një mik që do të më lumturonte,
dhe unë mos të rrija këtu më, i vetëm.
Kam nevoj për një mik, oh, për një mik ndjej nevoj, për të më lumturuar dhe për ta shkrirë vetminë… /KultPlus.com
Aktori i filmave “The Carol Burnett Shoë” dhe “Gunsmoke”, Lyle Waggoner, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur gazetarët e showbizit, të martën mbrëma.
Sipas “The Hollywood Reporter”, djali i Waggonerit ka treguar se babai i tij ka vdekur në Westlake të Kalifornisë, pas një sëmundjeje të gjatë, transmeton Koha.
Gjatë viteve ’60 dhe ’70, Waggoner morri pjesë në disa seri të suksesshme televizive përfshirë këtu, “The Carol Burnett Show” e cila u transmetua plot shtatë vjet si dhe ka luajtur në shoun e famshëm amerikan, “Wonder Woman.”
Në vitin 1979, aktori e themeloi kompaninë “Star Waggons” e cila lëshon me qira shtëpi motorike që shfrytëzohen në sheshin e xhirimeve të filmave dhe projekteve televizive, nga aktorët apo stafi realizues. / KultPlus.com