Zëri i shiut

Poezi nga Walt Whitman
Përktheu: Faslli Haliti

Po ti cili je? pyeta shiun që zbriste ëmbël,
Dhe, çudi të thuhet, m’u përgjigj, e përkthej si vijon:
jam Poema e Tokës, tha zëri i shiut,
përjetë ngrihem e pakuptueshme nga vendi e deti i
padepërtueshëm,
lart drejt qiellit, nga ku, në formë fluturake
ndryshuar tërësisht, por ende e njëjta,
zbres për të lag toka të thara skeletike,
shpërfaqjet e pafundme të pluhurit të botës,
dhe atë në to, që pa mua do të ish vetëm farë, latente,e palindur;
dhe përherë, ditë e natë, i kthej jetë, vetë origjinës sime,
e bëj të pastër, e qendis;
(Sepse kënga, e dalë nga vendi i saj i lindjes,
pas plotësimit, bredharake,
i intereson asaj ose jo,
kthehet në kohë me dashuri.)

In 1852 — three years before Leaves of Grass — Walt Whitman anonymously published a short novel, in six parts, in New York’s Sunday Dispatch.

“Shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare”

Nga: Faik Konica

1. Njeriu fillimisht i sheh gjërat ashtu siç janë, dhe më pas u jep pamjen e asaj çka ai do dëshironte të ishin (Albania 4, 1906).

2. Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897).

3. Grekët kanë një armë të frikshme: pabesinë (Albania 2, 1897).

4. E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike. (Albania 2, 1897).

5. Ka qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur (Albania 2, 1897).

6. Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme. Çka i kërkohet poetit, poetit të vërtetë, është të shkaktojë një dridhmë të re, të flasë një gjuhë që të tjerë nuk e kanë folur, të ngacmojë ndijime që të tjerë nuk i kanë. (Albania 2, 1897).

7. Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit (Albania 2, 1897).

8. Gazetarët janë njerëz spiritualë dhe të dashur (Albania 5, 1897).

9. Xhelat je se të pëlqen të jesh (Albania 8, 1897).

10. Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme (Albania 9, 1898).

11. Nga lartësia e piedestalit ku zuzarët kapardisen me poza gjysmë-perëndish, ne do t’i asgjësojmë me një të goditur. A bon entendeur, salut! (Kush të dojë, le ta kuptojë) (Albania 9, 1898).

12. Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon (Albania 11, 1898).

13. Politika e vërtetë qëndron në kapjen e drejtimit të një evolucioni të caktuar dhe në përpjekjen për të ndihmuar në përshpejtimin e fundit të tij (Albania 11, 1898).

14. Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia (Albania 11, 1898).

15. Popujt që ushqehen me perime e produkte qumështi kanë përgjithësisht zakone shumë të buta. (Albania 11, 1898).

16. Një popull që është i paaftë të afirmojë vitalitetin e vet, është në rrugë të pashmangshme tatëpjete (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

17. Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer një vendi dhe gjithkush i shërben në mënyrën që i përshtatet më mirë karakterit të tij. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

18. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

19. Sharjet e kundërshtarit të nderojnë (Albania 16,15-31 korrik 1889).

20. Ka njerëz që shiten tek një qeveri për të pështyrë gënjeshtra. (Albania 16,15-31 korrik 1898).

21. Ai që i bën vërejtje dikujt si i edukuar keq, tregon nga ana e tij një edukim të paktën po aq të keq. (Albania 16,15-31 korrik 1898).

22. Mund të jesh njeri vulgar e të thuash do gjëra të arsyeshme (Albania 16,15-31 korrik 1898).

23. Më mirë të jesh një i egër i ndershëm, se sa një i qytetëruar i poshtër (Albania 16,15-31 korrik 1898).

24. Të gjitha vendet kanë tradhtarët e tyre të ndyrë (Albania 24, 15-28 shkurt 1898).

25. Lëvdata shpesh e ka brenda prapamendimin. (Albania 26, suplement 4, 5-30 prill 1899).

26. Pakorrigjueshmëria e një alkooliku është simptoma më e njohur e një çrregullimi mendor (Albania, 15-30 qershor 1899).

27. Ka shpesh personazhe vlera e të cilëve, zmadhuar nga larg, shfaqet më e vogël tek shihet nga afër. (Albania, 10 shtator 1900).

28. Nuk mund të gjykohet për tokën para se të mbjellësh ( domethënë: toka e mirë njihet kur hedh farën (Albania, 31 maj 1901). /KultPlus.com

I përndjekuri i dashurisë

Poezi nga Dritëro Agolli

Unë jam i burgosuri yt,
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi, as qelia s’më mbyt,
Dhe s’më mbyt as dritarja e zënë.

Kur ti prangat m’i hodhe në mish,
Unë i putha duart e tua.
Është rast i pashembullt ta dish,
Që xhelatin ta puth a ta dua!

I përndjekuri yt erotik,
I përndjekur të mbetet gjithmonë!
Erotik i mirë a i lig,
Hidhmi duart në fyt, torturomë!

T’i ndryshojmë qytetet

Jo trafik, reduktim i ndotjes, solidaritet midis njerëzve, masa në favor të më të dobtëve. Gjatë këtyre muajve banorët e qyteteve kanë eksperimentuar një mënyrë të re të jetuari. Një mësim i rëndësishëm për të ardhmen.

Prej disa javësh jeta në qytete është vënë në gjendje pauze. Rrugë të heshtura, qiej bosh, parqe të shkreta, kinema, bare dhe muzeume të mbyllura. Frenezia e punës dhe e blerjeve, kaq familjare deri pak muaj më parë, është ndërprerë. Izolimi ka krijuar qytete fantazmë. Tani bllokimi ka përfunduar dhe jeta ka rimarrë ritmin e zakonshëm, por pandemia nuk i ka fshirë problemet afatgjata: varësinë nga lëndët djegëse me bazë fosile, rritjen e emisioneve të CO2, ajrin e ndotur, një treg imobiliar disfunksional, humbjen e biodiversitetit, hendekun midis të pasurve e të varfërve, punën e keqpaguar. Shpejt do të duhet të kthehemi e të merremi me to. Kriza e Covid-19 na ka ofruar një perspektivë të re lidhur me këto probleme dhe mbi limitet e jetës urbane e dekadave të fundit. Qytetet janë nyje kryesore të shoqërisë tonë globale të ndërlidhur. Lehtësojnë qarkullimin e njerëzve, produkteve dhe parave, fitimet e kompanive dhe privatizimin e trojeve, të resurseve dhe të shërbimeve bazë. Kjo situatë u ka sjellë përfitime disa njerëzve, falë mundësisë për t’u spostuar lehtësisht, bollëkut të mallrave të konsumit, aftësisë për të thithur investime dhe një rritjeje të qëndrueshme ekonomike.

Por bota urbane e globalizuar ka edhe një anë të errët: një shoqëri jashtëzakonisht e ndërlidhur mund ta transformojë me shpejtësi një epidemi lokale në pandemi. Veç kësaj, sektorë të gjerë të ekonomisë menaxhohen nga kompani të mëdha, që jo gjithmonë shikojnë interesat e popullsisë, resurset dhe trojet mund të mbesin të papërdorshëm për vite të tëra dhe punonjësit e keqpaguar e ekonomisë informale ose të gig economy janë të ekspozuar ndaj rreziqesh të mëdha dhe kanë pak mbrojtje. Ky model paraqet kushtet ideale për përhapjen e sëmundjeve si Covid-19 dhe është absolutisht i papërshtatshëm t’i përballojë. Sistemi i vjetër, që parashikonte konkurrencën midis qyteteve për ta përmirësuar pozicionin e tyre në rendin global, nuk ka qenë kurrë jashtëzakonisht i përshtatshëm për të plotësuar nevojat e të gjithëve. Por sot kemi nevojë të përmirësojmë bashkëpunimin dhe këmbëngulja vendore duket deri e rrezikshme.

Pyetja themelore

Pas pandemisë do të na duhet të ndeshemi me një pikepyetje ekzistenciale: çfarë shërben vërtet një qytet? Për të favorizuar rritjen, tërhequr investime dhe konkurruar me rivalët në skenën botërore? Apo për të përmirësuar cilësinë e jetesës e të gjithëve, favorizuar mbështetshmërinë dhe aftësinë e përballimit të vështirësive? Një qasje nuk e përjashton gjithmonë tjetrën, por problemi është të gjendet një ekuilibër. Përtej pozicioneve politike e ideologjike, pjesa më e madhe e njerëve thjesht do të ketë shëndet të mirë dhe të ndjehet e sigurtë, sidomos përballë kërcënimeve të së ardhmes, qofshin ato të lidhura me klimën, fenomenet atomosferike apo me virusët.

Pandemia na ka futur të gjithëve në një eksperiment kolosal në kohë reale, plot me shembuj sesi mund të jetë një ardhme më e mbështetshme. Sot kemi në rast unik për të studiuar e vlerësuar se cilat nga këto përvoja mund të përdorim për të ndërtuar qytete më të mbështetshme e më të sigurta. Në shumë qytete i është dhënë drita jeshile ndryshimeve të shpejta për të kontrolluar më mirë ekonominë, shëndetësinë, transportin dhe furnizimin ushqimor. Jemi të rrethuar nga masa të politikës urbane progresiste: bllokim i nxjerrjeve nga shtëpia, shtetëzim i shërbimeve, asistencë shëndetësore dhe transporte publike falas, leje për sëmundje dhe rroga të garantuara. Veç kësaj, po shtohen rrjetet e asistencës të krijuara nga qytetarët e thjeshtë që ofrohen vullnetarë për të ndihmuar më të dobëtit në jetën e përditshme. Idetë radikale e djeshme janë bërë zgjedhjet pragmatike e sotme. Risitë e prodhuara nga kriza mund të na mësojnë shumë, duke na ndihmuar që të krijojmë një politikë urbane që, përtej urgjencës, mund ta bëjnë jetën më të pëlqyeshme e më të sigurtë për të gjithë.

Reduktimi i automobilave

Gjatë lockdown miliona njerëz në të gjithë botën janë ndodhur në kontekste urbane shumë më të heshtur respektivisht së kaluarës. Mbi bazën e kësaj përvoje mund të imagjinohet dhe të realizohet një lloj i ri mobiliteti urban. Disa administrata vendore tashmë po e bëjnë. Për shembull, Komuna e Milanos ka njoftuar se pas krizës do t’i transformojë 35 kilometra rrugë për automjete në zona biçikletash dhe pedonale. Zvogëlimi i trafikut automobilistik u ka treguar qytetarëve sesi dë të ishte jeta në lagje më të jetueshme e të pedonalizuara. Pas mbarimit të masave kufizuese do të na duhet të kthehemi e të përballemi me nevojën e emetimit të gazrave të shkaktuara nga transporti dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Është një problem kryesor: ulja e qarkullimit të makinave, sipas disave deri me 60% brenda 2030, mund të jetë e domosdoshme për të shmangur një ngrohje globale me efekte shkatërrimtare. Kjo ulje do të zgjidhte një seri problemesh të vështira urbane: zhdukjen e hapësirave publike, rritjen e borxhit, shtimin e qendrave tregtare në periferi, zvogëlimin e zonave tregtare në qendrat e qyteteve, vdekjet e shkaktuara nga incidentet rrugore, cilësia e ulët e ajrit dhe rritja e emisionit të gazrave. Një transport publik i aksesueshëm, ekonomik dhe pa emisione gazrash është esencial për krijimin e një të ardhmjeje më pak të varur nga makinat.

Kriza aktuale ka evidentuar një hendek të konsiderueshëm për sa i përket mundësisë së spostimit në qytet. Në shumë qytete liberalizimi dhe privatizimi i kanë mundësuar disa kompanive të menaxhojnë pjesë të transporteve në interes të aksionerëve dhe jo të përdoruesve. Miliona njerëz nuk mund t’ia lejojnë vetes të blejnë as makinë, as abonim për mjetet e transportit publik. Kjo situatë ka pasur pasoja të mëdha gjatë pandemisë. Për shumë njerëz të pamundur, mundësia e përdorimit të mjeteve publike për të arritur spitalet, vendet e furnizimit me ushqime dhe shërbime të tjera esenciale mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes. Covid-19 ka demonstruar se deri në çfarë pike disa kategori punëtorësh janë të domosdoshëm në jetën tonë. Është esenciale t’u garantohet këtyre njerëzve mjete transporti ekonomike dhe me cilësi të mirë. Qysh përpara pandemisë problemi ishte paraqitur: më 2018 një qytet francez ka ndërtuar transport falas, ndërsa qeveria e Luksemburgut ka eliminuar biletat në të gjitha mjetet publike. Kriza shëndetësore e ka përshpejtuar procesin, duke i shtyrë disa administrata lokale në të gjithë botën që t’i bëjnë falas transportet, sidomos për punonjësit esencialë dhe për njerëzit më të dobët.

Një tjetër masë themelore është ajo e inkurajimit të spostimeve që detyrojnë të bëhet aktivitet fizik. Në shumë vende biçikletat konsiderohen tashmë prej kohësh si opsioni më i mirë për të lëvizur. Zonat pedonale dhe pistat çikliste mund të kenë një rol vendimtar në spostimet urbane, përveçse të kenë një një efekt pozitiv ndaj shëndetit të qytetarëve. Nevoja e distancimit fizik midis njerëzve ka bërë që të shfaqen mangësi të mëdha hapësirash pedonale. Për të përmirësuar aftësinë përshtatëse dhe reagimin e zonave urbane do të jetë themelore të rritet sipërfaqja e trotuarëve dhe kufizimi i hapësirave për mjetet motorike. Çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar 6000 këmbësorë vdesin ose mbesin të plagosur rëndë për shkak të incidenteve rrugore. Një ulje e limitit të shpejtësisë mund të kontribuojë në uljen e ngarkesës ndaj spitaleve, duke lehtësuar kështu menaxhimin e epidemive të reja. Lockdown ka prodhuar edhe një reduktim të ndjeshëm të ndotjes atmosferike. Sipas një studimi të fundit, kufizimet e vendosura në Kinë kanë shpëtuar jetët e 77000 njerëzve thjesht duke u përmirësuar cilësinë e ajrit. Një faktor aq më shumë i rëndësishëm në qoftëse kihet parasysh se ndotja mund ta rrisë rrezikun e vdekjes të njerëzit e sëmurë me Covid-19.

Duke parë kostot e larta shëndetësore e sociale të shkaktuara nga nj cilësi e keqe e ajrit, konfirmimi i tendencës aktuale do të mundësonte lehtësimin e barrës mbi sistemin shëndetësor. Sektori i aviacionit është goditur rëndë nga pandemia. Nga fillimi i krizës, numri i përgjithshëm i fluturimeve është më shumë se përgjysmuar: një ulje drastike që në të ardhmen do të na mundësojë të kuptojmë se cilat dhe sa fluturime ajrore janë për t’u konsideruar të kotë. Administratat qytetare do të duhet të kërkojnë sa më shpejt ta bëjnë të përhershëm reduktimin e trafikut rrugor e ajror, duke përmirësuar aksesueshmërinë dhe cilësinë e transporteve publike dhe duke stimuluar spostime në këmbë ose me biçikletë. Javëve të fundit jemi spostuar më pak dhe kemi transferuar shumë prej aktiviteteve tona online. Është një mundësi e madhe për të rimenduar qasjen tonë ndaj punës, blerjeve dhe kohës së lirë, si edhe për të realizuar investime më të mëdha në sisteme transporti të aksesueshëm dhe të mbështetshëm për të gjithë.

Masa të pamendueshme

Tashmë jemi mësuar me mangësitë e ekonomisë urbane moderne: punë e përkohshme dhe e keqpaguar, biznese të vogla të pavarura të gjymtuara nga shumëkombëshet, privatizim i trojeve dhe i resurseve, rritje e hendekut midis lagjeve të pasura e të varfëra. Covid-19 i ka nxjerrë në pah gjithë këto probleme. Punëtorët më pak të shpërblyer, sidomos gratë, nuk kanë pasur zgjedhje tjetër përveç asaj që të vazhdojnë të punojnë, duke ju ekspozuar infektimit. Spitalet kanë regjistruar mangësi materialesh esenciale. Njerëzit që jetojnë në lagjet e varfëra nuk kanë pasur më hapësira të mjaftueshme për aktivitete sportive. Në këtë kuptim, një prej aspekteve surprizues të përgjigjes ndaj krizës ka qenë futja e menjëhershme e masave që deri pak kohë më parë dukeshin të pamendueshme: pezullimi i pagesës së kredive dhe i qirave, leja për sëmundje (në vendet ku nuk është e parashikuar), tendenca për të shtetëzuar shërbimet (sidomos në shëndetësi e në transport), rroga e garantuar, bllokimi i nxjerrjeve nga shtëpia dhe anullimi i borxheve. Kriza ka flakur tej disa pika të forta të tregut të lirë.

Emergjenca na ka shtyrë që t’u japim më vlerë gjërave që kanë peshë. Punëtorët esencialë, sidomos nl sektorët e shëndetësisë e të zinxhirit ushqimor, nuk konsiderohen më ingranazhë të mënjëanueshëm në margjinat e sistemit ekonomik, por marrin vlerësimin e duhur për kontributim e tyre jetik në mirëqenien e të gjithëve. Dyqanet e vogla të lagjeve janë rizbuluar falë aftësisë së tyre për të krijuar lidhje personale dhe më përkushtimin e tyre ndaj komunitetit. Është një rast për të rimenduar zonat tregtare e qendërs së qyteteve, duke krijuar një ofertë lokale të diversifikuar që mund të plotësojë nevojat e komunitetit dhe t’ia forcojë në funksion të krizave të tjera.

Emergjenca shëndetësore ka evidentuar brishtësinë ekonomike e shumë punëtorëve. Përtej subvencionimeve shtetërore dhe masave mbështetëse ndaj të ardhurave të punëtorit të pavarur, po shfaqen propozime më radikale për ta ndryshuar raportin midis njerëzve dhe punës. Për shembull, kriza ka forcuar idenë e një të ardhure universale bazë, domethënë të një shume parashë të derdhur pa kushte dhe automatikisht tek të gjithë qytetarët, pavarësisht nga aktiviteti punues i zhvilluar. Qeveria spanjolle ka vebdosur që ta eksperimentojë këtë masë dhe vende të tjera po vlerësojnë mundësinë e ndjekjes së të njëjtës rrugë, për të krijua një rrjet sigurie që mund t’u garantojë të gjithëve një jetë të denjë e të mbështetshme.

Ekonomia sociale mund të sigurojë spunto të mëtejshme për t’i rimenduar qytetet pas pandemisë. Mëpërmjet aktivitetit të kooperativave, bizneseve të vogla vendore dhe organizatave të vullnetarizmit, ekonomia sociale krijon mallra, shërbime dhe bashkëpunim me baza lokale në aspekte të ndryshme, nga energjitë e rinovueshme tek ndërtimtaria e mbështetshme, nga ushqimi tek mikrofinanca. Këto aktivitete sjellin shumë përfitime: rritje të punësimit, furnizim lokal, rroga më të barabarta, kushte pune më të mira, përdorim të mbështetshëm të resurseve, pjesëmarrje demokratike dhe impenjim më madh për drejtësinë sociale. Ndërtesat dhe trojet e braktisura e bizneseve të mëdha të ndërtimeve mund t’u cakothen organizatave të lagjeve për të favorizuar qëndrueshmërinë e komuniteteve lokale nëpërmjet krijimit të kompanive bujqësore, aktiviteteve për shfrytëzimin e energjive të rinovueshme, hapësirave për kohën e lirë dhe biodiversitetit dhe magazinimit të qymyrit.

Një komunitet urban i gjelbër

Në këtë moment po zbulojmë se ekonomia mund të ndryshojë për mirë. Për shembull, shumë kompani janë rikonvertuar përkohësisht në aktivitete socialisht të dobishme si prodhimi i dizinfektuesve, respiratorëve dhe pajisjeve mjekësore. Këto përvoja duhet të jenë një burim frymëzimi për të ardhmen e planifikimit ekonomik të qyteteve. Fabrikat mund të modifikohen për të prodhuar turbina eolike, biçikleta elektrike, panelë izolues dhe pompa nxehtësie. Hapësirat në tepri të destinuara për zyrat private dhe apartamentet luksoze mund të ripërdoren për të krijuar banesa për punonjësit esencialë, biblioteka, kopshte, shkolla formimi dhe hapësira për coworking. Gjatë lockdown shumë njerëz kanë vërejtur sesa janë reduktuar hapësirat e gjelbëra të disponueshme në qytete dhe shumë familje kanë qëndruar të mbllura në hapësira të pakta pa akses në hapësira të jashtme. Zonat e gjelbëra publike duhet të zgjerohen për t’u mundësuar njerëzve që të mblidhen e të rimarrin veten pas traumës së Covid-19. Disponueshmëria e këtyre hapësirave është në themelin e mirëqenies tonë emotive dhe psikologjike, përveçse ka efekte pozitive ndaj uljes së dioksidit të karbonit, cilësisë së ajrit dhe mbrojtjes së faunës së egër.

Alternimi i hapësirave të banimit në zona të gjera të gjelbëra të përshtatshme për spostimet më këmbë dhe me biçikletë mund ta reduktojë varësinë tonë nga automobilat, të rrisë biodiversitetin dhe të krijojë vende të destinuara për kohën e lirë pak hapa larg nga shtëpia. Në këto hapësira mund të ketë zona për prodhimin lokal të ushqimeve dhe strukturave për ta mbrojtur nga përmbytjet, si sistemet e mbështetshme të drenazhimit dhe kopshtet ujore, duke përmirsëuar aftësinë e territorit në pritje të emergjencave të reja. Pastaj, ka motive të shkëlqyera për t’u përqëndruar mbi modernizimin e strukturave të banimit. Në perspektivën e masave të reja të izolimit gjatë muajve të dimrit, mundësia e pasjes së shtëpive të ngrohta dhe me konsume energjitike të ulëta mund të zgjidhë probleme të tejra të lidhura me koston e lëndëve djegëse me bazë fosile dhe me rritjen e vdekshmërisë në dimër.

Veç të tjerash, situata aktuale na ofron mundësinë që të krijohet një raport më i mirë me natyrën dhe me kafshët. Deri pak kohë më parë në rënie konstante, fauna e egër ka gjetur hapësira të reja falë pezullimit të aktiviteteve njerëzore, por tani rrezikon të jetë më e kërcënuar se më parë. Për të krijuar një ekuilibër më të mirë me speciet e tjera të kafshëve do të duhet, për shembull, të zgjerohet habitati i faunës së egër, të rivendosen yonat natzrale e dëmtuara dhe të reduktohet varësia jonë nga rritja intensive dhe nga dietat me bazë mishi.

Roli i shtetit

Kërkuesit hipotezojnë se zoonozat (sëmundjet e transmetuara nga kafshët tek njeroi, si Covid-19) janë një prej pasojave të zhvillimit njerëzor në shkallë të gjerë. Një raport i botuar kohët e fundit nga UNDP-ja analizon mënyrën me të cilën rritja e shpejtë e popullsisë urbane në të gjithë botën dhe reduktimi i ekosistemeve të pakontaminuara po favorizojnë transmetimin e agjentëve patogjenë nga kafshët tek njeriu. Rigjenerimi dhe mbrojtja e hapsirave natyrale mund të jetë e domosdoshme për përmirësimin e aftësive tona në përballimin e pandemive të reja. E ardhmja e qyteteve nuk është e vendosur. Përvojat pozitive që kemi përjetuar gjatë kësa krize mund të forcohen e të zgjerohen për të krijuar një kontekst urban më të barabartë, më të gjelbër e më të sigurtë. Nëqoftëse vendosim në qendër të prioriteteve tona komunitetin, miqësitë dhe jetën familjare, do të zbulojmë se kemi shumë resurse për ta përmirësuar jetën tonë. Përgjigja e qyteteve ndaj kësaj krize dhe ndaj asaj që do të vijë prapa do të jetë vendimtare. Me siguri që shteti do të ketë një rol më të madh dhe, në disa raste, do të marrë një formë autoritare, siç e kanë demonstruar pushtetet speciale e dhëna qeverive për të kontrolluar kufijtë, survejimin dhe karantinën. Por ka një mënyrë për t’i kundërshtuar këto tendenca: të luftohet për një shtet demokratik dhe pjesëmarrës ku zgjidhjet të jenë të dakordësuara me qytetarët në vend që të imponohen nga lart.

(Paul Chatterton jep Urbanistikën e së Ardhmes në Leeds University. Është autor i librit Unlocking Sustainable Cities (shtëpia botuese Pluto Press) /bota.al /KultPlus.com

Kulla e Pizës rihapet për publikun

Kulla e Pizës, një nga objektet më të njohura turistike të Italisë, është rihapur pas një pushimi tre mujor për shkak të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Kjo është një ditë e rëndësishme, pasi ne po hapim të gjithë këtë zonë”, tha Pierfrancesco Pacini, kreu i administratës së kësaj zone turistike.

Italia rihap nesër edhe Koloseun dhe Muzetë e Vatikanit.

Në Firence, muzeu ”Uffizi” dhe Galleria dell’Accademia, shtëpia e Davidit të Michaelangelo-s, janë gjithashtu të gatshme të mirëpresin përsëri vizitorët. /KultPlus.com

“Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur”

Thënie nga Marsel Prust

Sëmundja është mjeku të cilit ne i kushtojmë më shumë vëmendje; mirësisë, dijes, ne vetëm iu bëjmë premtime; dhimbjes i bindemi.

Në një ndarje ai i cili nuk është me të vërtetë në dashuri, thotë gjërat më të çiltëra.

Në teori njeriu është i vetëdijshëm se toka rrotullohet, por në praktikë nuk e percepton atë, terrenin mbi të cilin ai ec nuk duket se lëviz, dhe ai mund të jetojë i pashqetësuar. Pra, kështu është me Kohën në jetën e dikujt.

Gjithmonë gjatë një çasti kalimtar të mendjes ne marrim vendime jetëgjata.

Në momentet e sëmundjes ne jemi të detyruar të pranojmë se ne nuk jetojmë vetëm, por të lidhur me zinxhirë në një krijesë të një mbretërie tjetër, krejt e një bote tjetër, e cila nuk ka dijeni për ne dhe nga e cila është e pamundur të arrijmë që ta kuptojmë veten: ky është trupi ynë.

Jo ngaqë njerëz të tjerë janë të vdekur që vlerësimi ynë për ta zbehet gjithnjë e më shumë, por ngaqë ne vetë po vdesim.

Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur, ata janë cirk simpatik që i bëjnë shpirtrat tanë të lulëzojnë.

Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave të cilëve u mungon imagjinata.

Gënjeshtrat janë thelbësore për njerëzimin. Ato janë ndoshta po aq të rëndësishme sa ndjekja e kënaqësive dhe për më tepër janë të diktuara nga kjo ndjekje.

Si çdokush që nuk është në dashuri, ai mendonte se njeriu zgjedh personin e dashur pas diskutimeve të pafund dhe në bazë të cilësive ose avantazheve të veçanta.

Ashtu si shumë intelektualë, ai ishte i paaftë për të thënë një gjë të thjeshtë në një mënyrë të thjeshtë. 

Dashuria është një torturë reciproke. 

Dashuria është hapësirë ​​dhe kohë e matur me zemër. 

Asnjë mërgim në Polin e Jugut ose në samitin e Malit të Bardhë nuk na ndan ne më saktësisht nga të tjerët se praktikimi i një vesi të fshehur.

Vetëm nëpërmjet artit ne mund të dalim nga vetja dhe të dimë se çfarë sheh një person tjetër.

Intonimet tona përmbajnë filozofinë tonë të jetës, atë që secili prej nesh është vazhdimisht duke e thënë vetë për gjërat.

Njerëzit mund të kenë shumë lloje të ndryshme të kënaqësisë. Kënaqësia e vërtetë e tyre është ajo për të cilën ata do t’i braktisin të tjerët.

Njerëzit dëshirojnë të mësojnë për të notuar dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur një këmbë në tokë. 

Lidhjet që bashkojnë një person tjetër me veten tonë ekzistojnë vetëm në mendjen tonë. 

Hijeshia e gruas që po kalon në përgjithësi është në proporcion të drejtpërdrejtë me shpejtësinë e kalimit të saj. 

Vetëm parajsa është parajsë e humbur.

Udhëtimi i vetëm i vërtetë i zbulimit nuk konsiston në kërkimin e peizazheve të reja, por në të pasurit e syve të rinj.

Paradokset e sotme janë paragjykimet e së nesërmes, gjersa paragjykimet më të zhytura në errësirë ​​dhe më të mjerueshme kanë pasur moment të tyre të risive, kur moda u huazonte atyre hirin e saj të brishtë.

Koha në dispozicionin tonë çdo ditë është elastike; pasionet që ndiejm e bymejnë atë, ato që na frymëzojnë e tkurrin atë, dhe zakoni e mbush atë.

Bota nuk u krijua një herë dhe për gjithë kohën për secilin prej nesh individualisht. Janë bërë shtesa ndaj saj në rrjedhën e gjërave tona të jetës për të cilat ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë dyshim.

Nuk ka asnjë njeri, sado i mençur, i cili në një periudhë të rinisë së tij nuk ka thënë gjëra, ose nuk ka përjetuar disi vetëdijen nga e cila është kaq i pakënaqur në jetën e mëvonshme, sa po të mundte, do ta shuante nga kujtesa.

Ata vuajtja e të cilëve është për shkak të dashurisë, si themi ne për disa invalidë, janë mjekët e vetes. 

Tre të katërtat e sëmundjeve të njerëzve inteligjentë vijnë nga inteligjenca e tyre. Ata kanë nevojë për së paku një mjek që mund ta kuptojë këtë sëmundje. 

Koha kalon dhe pak nga pak gjithçka që ne kemi thënë gënjeshtër bëhet e vërtetë. 

Koha, e cila i ndryshon njerëzit, nuk e ndryshon imazhin që kemi krijuar prej tyre.

Ne jemi në gjendje të gjejmë gjithçka në kujtesën tonë, e cila është si një laborator mjekësie ose kimik në të cilën shansi drejton dorën tonë ndonjëherë në një bar qetësues dhe nganjëherë në një helm të rrezikshëm. 

Ne jemi shëruar nga vuajtja vetëm duke e përjetuar atë të plotë. 

Ne bëhemi moralë, kur jemi të pakënaqur. 

Ne nuk do të kemi sukses në ndryshimin e gjërave sipas dëshirës sonë, por gradualisht dëshirat tona ndryshojnë.

Ne nuk marrim dituri, ne duhet ta zbulojmë atë për veten tonë pas një udhëtimi që askush nuk mund të na marrë ose të na lërë. 

Ne kurrë nuk duhet të kemi frikë të shkojmë tepër larg, sepse e vërteta qëndron përtej. /KultPlus.com

Prishtina Green Week, për një javë sjellë shumë aktivitete në kryeqytet

Gjatë Javës së Gjelbër, kur shënohen edhe disa ditë ndërkombëtare të rëndësishme që kanë të bëjnë me ambientin, Prishtina do të promovojë aktivitete të shumta, webinar, seminare, projektet për Prishtinën e Gjelbër dhe shumëçka tjetër, shkruan KultPlus.

Në Prishtina Green Week do të ketë aktivitete të shumta në lidhje me rëndësinë e Prishtinës së Gjelbër, si një projekt i Komunës së Prishtinës.

“Gjendemi në një periudhë të rëndësishme, ku e kemi parë se si ngjyrat e Prishtinës janë rikthyer me përdorimin më të vogël të veturave. Po investojmë në shtigje të biçikletave, gjelbërim dhe sidomos në Planin e Mobilitetit, me idenë që të ketë sa më shumë gjelbërim e ajër të pastër”, thonë organizatorët.

Prishtina Green Week do të jetë një ngjarje e madhe, në rikthimin e plotë të fokusit në gjelbërim e ambient, jo vetëm për qytetarët e Prishtinës, por për gjithë Kosovën. /KultPlus.com

Ahmeti: Prindër mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike deri t’i marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që mos të dërgohen fëmijët në çerdhe publike derisa t’i marrim vendimet, shkruan KultPlus.

“Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat”, ka shkruar fillimisht ai.

Ahmeti thotë se duhet pritur Ministria e Arsimit që ta qartësojë situatën si dhe rregullat.

“Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte”, shkruan Ahmeti, duke vazhduar:

“Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri t’irim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje”. /KultPlus.com

103-vjeçarja feston me birrë shërimin nga Covid-19

Një 103-vjeçare nga Massachusetts e SHBA-së është shëruar nga COVID-19 dhe e ka festuar këtë me pijen e saj të preferuar, një birrë të ftohët, ka njoftuar familja e saj për CNN-in.

Kur Jennie Stejna kishte rezultuar pozitive me koronavirus në fund të prillit, familja e saj nisi të përgatitej për më të keqen, ka treguar mbesa e saj Shelley Gunn. Në një moment, familjes i ishte thënë se Stejna nuk është duke ngrënë dhe nuk po pinë dhe ka gjasa të mos e kalojë natën. E kishin telefonuar atë për t’u përshëndetur, tregon Gunn.

Kur bashkëshorti i Gunnit, e pyeti Stejnan nëse është e gatshme ta kalojë këtë sfidë, ajo është përgjigjur “po gjithsesi”.

“Ajo gjithmonë ka qenë një grua luftarake”, ka treguar Gunn.

Në vend se të merrnin telefonatën e hidhur nga shtëpia e kujdesit ku ishte Stejna, më 8 maj morën lajmin se ajo ka testuar negative dhe është shëruar nga koronavirusi.

“Infermieret erdhën në dhoëmn e saj dhe ajo tha, ‘Nuk jam më sëmurë, largohuni nga dhoma’”, rrëfen Gunn.

Shtëpia e kujdesit e nderoi Stejnan me pijen e saj të preferuar – një birrë të ftohët.

“Mendoj se i ka dhënë të gjithëve buzëqeshje dhe shpresë, ndërsa janë ditë të errëta për të gjithë”, ka thënë Gunn. /KultPlus.com

Albumi i Katy Perry s’pati sukses, këngëtarja rrëfen për depresionin

Këngëtarja Katy Perry është hapur rreth përjetimeve të saj, pas albumit i cili nuk pati sukses. Kjo vjen, pasi ajo shpesh ka pasur një sërë hitesh dhe ka fituar çmime të shumta, ndërsa albumi i fundit nuk arriti të renditet në top-lista.

35-vjeçarja, e cila po pret fëmijën e saj të parë, ka folur me guxim se si u ndikua shëndeti i saj mendor nga ky mossukses. Njëra nga këngët në albumin “Witness”, “Chained To The Rhythm”, arriti të jetë në top-listat e Billboard, por këngët e tjera nuk u pritën edhe shumë mirë.

”Unë u bëra shumë e pasigurt dhe u detyrova të organizoja një udhëtim, për t’u qetësuar si emocionalisht, shpirtërisht dhe psikologjikisht”. /KultPlus.com

Kurti e Vitia shpalosin vendimet, bëjnë thirrje për kujdes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes edhe pas aplikimit të fazës së tretë të masave.

Ata tutje kanë shpalosur vendimet të cilat janë marrë në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka thënë se fakti që po hiqen masat, nuk do të thotë që duhet të hiqet edhe kujdesi, duke bërë thirrje që udhëzimet e IKSHPK-së të zbatohen në përpikëri.

“Një ndër vendimet e rëndësishme është ai për liberalizimin e masave në ballafaqimin me pandeminë. Ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze, nga nesër mund të fillojmë më një hapjen e cila nuk është e plotë. Ajo çka po bëjmë është që po i rihapim kopshtet dhe çerdhet nga 0-5 vjet, pastaj po e bëjmë riorganizimin e testit të arritshmërisë, testit të maturës i cili do të mbahet më 4 korrik. Më 13 mars e patëm marrë vendimin për mbylljen e kufijve, sot shfuqizuam vendimin por të gjithë ata që hyjnë në Kosovë obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve. Gjithashtu hapen edhe baret, kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare nga nesër”, ka thënë ai.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në këtë fazë është arritur falë bashkëpunimit me qytetarët.

Ai ka thënë se IKSHPK ka vlerësuar se kushtet janë të mjaftueshme për hapjen e fazës së tretë.

Vitia ka thënë se një javë pas hapjes së kufijve tokësorë do të shqyrtohet mundësia për hapjen e atyre ajrorë. /KultPlus.com

KOSOVA BAŞBAKANI ALBİN KURTİ (ERCAN KASAP/PRİŞTİNE-İHA) Kosova’da korona virüsünün yayılmasının ardından Malişeva, Klina ve Vitia kentleri karantina altına alındı. Vaka sayısı ise 5’e yükseldi.

Nga data 8 qershor rihapen çerdhet në Kosovë

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 8 qershor të rihapen çerdhet.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

Vitia gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Vitia ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.

“Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia. /KultPlus.com

Ofshama e hijes, mes letërsisë dhe sociologjisë

Recension nga Lundrim Shabani

(Ibrahim Berisha: “Ofshama e hijes”, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2019)

Kur kupton se do të lexosh një përmbledhje me poezi nga një sociolog,fillon e i bën ato projeksionet e para në shkallën e paragjykimit, se çfarë mund të gjesh në ato poezi, sidomos kur je i apasionuar për fushën e sociologjisë, por që ka rastisur të merresh me letërsi. Ky nuk është paradoks, përkundrazi, territori mjaft i gjerë i poezisë, për të mbushur boshllëkun, duket se ka nevojë për të gjitha rezervuaret e dijes që e karakterizojnë qenien njerëzore dhe organizimin e saj në shoqëri që nga antika e para-antika e këndejmi, e njëra ndër fushat që mbushë këtë boshllëk është edhe sociologjia.

Megjithatë edhe sociologu, ashtu si çdo tjetër njeri prej mishi e prej gjaku, ka përjetime e dhimbje të cilat edhe të bëjnë të ofshash e gjëmosh sa që harron se çka thotë sociologjia, harron Karl Marksin e Maks Weberin e i nënshrtohesh dhimbjes sate që të detyron të bësh edhe hapin më dëshpërues në tentimin e kapërcimit të asaj dhimbje, pra të shkruash. Këtë e bën edhe poeti, profesor i sociologjisë, Ibrahim Berisha me “Ofshamën e hijes”.

Sa i përket titullit, përveç onomatopesë, si kuptim të dytë ofshamën mund ta marrim edhe si mallkim, ndërsa figurën e hijes si dhimbje, pasi që hija shkaktohet kur një objekt i caktuar pengon rrezet e dritës dhe si pasojë e atij pengimi, ose restrikcioni, apo ndalese, përfitohet hija, ose  shenja, apo njolla, e shumë sinonime tjera që mund t’i nxjerrim nga kjo. Pra, kemi Ofshamën e mungesës së dritës. Këtë mundgesë  do ta shohim më poshtë.
Vepra është e ndarë në disa cikle që përmbajnë numër të ndryshëm të poezive nga njëri-tjetri dhe poezitë janë të shkruara në kolona. Titulli i veprës është edhe titulli i ciklit të parë, pra “Ofshama e hijes”. Ky cikël fillon me poezinë “E pathënë e përhershme” dhe katër vargjet a para të kësaj poezie janë:
 
“Çfarë ke për t’i thënë lirisë kur ajo nuk është
Kur nuk u shijua nga zemra e një gruaje
As nga shpirti i një burri që shpërndan ofshamë
Nëpër dhimbjen e humbjes së vet

Pra, qysh në vargjet e para shohim se kemi të bëjmë me ofshamën e një dhimbjeje të shkaktuar nga një humbje dhe mendoj se ky është edhe thelbi i subjektit të kësaj përmbledhje me poezi të Ibrahim Berishës.
Në vazhdim, në këtë cikël kemi figura të ndryshme që dalin më të theksuara se të tjerat si: drita, dielli, shiu bora, terri, era, zjarri etj, por edhe figura si: patatet, domatet, kumbulla, bimët, ujitja etj, që simbolizojnë punimin e tokës e cilat lidhet me ekzistencën. Një pikëpamje ekzsitencialiste e kemi edhe te poezia “ Flijimi i milingonës” që gjinden po në këtë cikël. Apo edhe te poezia “Pa krahë” ku autori përmes pyetjes retorike pyet pse një zog i hareshëm nuk sheh mundësinë e kthetrave të skifterit.
 Komunikimi me mitologjinë është i pranishëm në këtë përmbledhje të paktën në një rast në poezinë “Cila e vërtetë” me mitin e Sizifit, ku autori shpreh pikëpamjet e tij filozofike duke e vënë në mëdyshje forcën e Siziifit që është vetëm një mit, e në anën tjetër duke tërhequr paralele me buburrecin qe shtyen tokën përkundër erës e vesës deri në gju, gjë që është një realitet. Pyetje të tilla filozofike mund të hasim në vazhdimësi në këtë përmbledhje.
Një poezi tjetër interesante në këtë cikël është edhe “Lufta kundër luftës”, ku autori ngreh shqetesimin e tij për luftën dhe nevojën për të luftuar që kanë njerëzit derisa harrojnë “për shtëpitë e tyre të ngrohta” e dalin në fushëbetejë,  ku “mbesin shumë rroba të ftohta”.
Cikli tjetër në vijim titullohet “Kurrgjë më e përsëritshme”, titull ky që e mbanë edhe njëra nga poezitë e këtij cikli, vargjet e së cilës thonë:

“Kurrgjë më e zakonshme se urrejta pas dashurisë
Shkretëtira pas thatësisë së përsëritur
Lulëzimi i pemës pas shiut të butë e të gjatë
Pjekja e frutave në degët me pamje të kërrusur”

Duke i listuar kështu disa gjëra që vijnë natyrshëm pas disa gjërave tjera dhe poezia përfundon me vargjet:

“Kurrgjë më e përsëritshme se falja pas mëkatit
Dhe lumturia pas dënimit të paharruar plotësisht
Psherëtima e rivendosur në mburrjen boshe dhe kjo
Mëri e errët e kujtesës”

Këtu na del se mëria e errët e kujtesës është bërë po aq e zakonshme sa fenomenet e listuara në këtë poezi, po aq natyrshëm sa lulzimi pas shiut, pjekja e frutave në degën e kërrusur, falja pas mëkatit etj.
Mes poezive tjera te ky cikël, përpos pikpamjeve filozofike, gjejmë edhe vargje ku na kthejnë te thelbi i kësaj përmbledhje, te mungesa, apo dhimbja dhe këtë e gjejmë te vargjet e poezisë “Është e mundur”

“Kjo është e mundur në këtë moment
kur zgjohem sall ofshamë
Ndërsa ti pikë për pikë mallëngjim
Ngase unë jam larg, dhe nuk arrijë kurrë atje”Cikli i radhës titullohet “Nuk më sheh plotësisht”, në të cilën, thuajse në çdo poezi, del figura e ndarjes dhe e mungesës, sidomos te poezia “Nuk është më”. Por nuk mungon gjithashtu edhe shpalimi i ideve interesante që autori mjeshtërisht i shtron. Njëra nga këto është te poezia “Lëvizja e lirë”, ku merr shembullin e hajnit i cili:

“…Asnjëherë nuk do të na falë
Pse i kemi kyçur dyert e shtëpive
Për të fshehur vetveten e padukshme…”

“…Hajnat gjithmonë kanë të drejtë
të ushtrojnë profesionin që mundëson lëvizjen e lirë,
hyrjen dhe daljen…”

Kjo mënyrë e shtrimit të problemeve përmes shembujve që shpërfaqin të metat e sistemeve ose të metat e konvencave shoqërore, është mjaft intriguese për lexuesit dhe gjithashtu e vështirë për t`u realizuar.

Në ciklin e radhës mungesa është e shprehur tani më drejtëpërdrejtë, si në titullin e ciklit  “Përsëri mungon”, poashtu edhe në tituj të poezive si poezia “Kur mungon”, apo poezia “Ti s`je” ose tjetra “As ti nuk je më” gjithashtu edhe në vargjet hyrëse te disa poezi tjera si për shembull te poezia “Kot”:

Ti ke qenë rreze domethënëse
Hënëz lundruese dhe fantastike”

Apo te poezia tjeter me titullin “ Dritarja mbi det”,  ku vargjet nistore janë:

“Nuk je kthyer ta hapësh dritaren
As nuk i ke prekë moti krahët e lopatave që notojnë”
Në këtë cikël medoj se është realizuar indicja e autorit sa i përket pjesës së dhimbjes së shkaktuar nga mungesa ku  poeti paraqet edhe nevojën e domosdoshme për tejkalimin e dhimbjes dhe përpjeket e arritjes së paqes apo qetësisë siç është edhe poezia me titullin “Paqe”


“Gjatësi e përkohshme” titullohet cikli i radhës në të cilin logjika e ndërtimit është e njëjtë me ciklet e mëparshme, por këtu bie në pah përdorimi i termeve të fizikës si: gjatësia, sipërfaqja, koha, shtrirja, rrezja etj., duke i përdorur në funksion të ideve metafizike, ide këto që hasen me bollëk te ky autor.
Si reminishencë, në këtë cikël, vjen edhe poezia “Ndërtuesit”,  ku autori kujton punëtorët e Ramiz Sadikut në përplasje me helmetat e bardha e uniforma blu, me thirrjet “Duam parat tona, hajnat në burg” etj., dhe rrugëtimin e tyre drejt fitores së paarritshme. Kjo është poezia e vetme që përputhet me projeksionin që përmendëm në fillim të këtij teksti kur kupton se do të lexosh poezi nga një sociolog.
Cikli përmbyllës i kësaj përmbledhje me poezi titullohet “E përsëritshme”, titull ky që paraqet diçka të vazhdueshme, diçka që nuk përfundon ose nëse mund të themi figurativisht, autori dështon t`i jap fund dhimbjes dhe në njëfarë mënyre dorëzohet. Edhe poezia e fundit titullohet “Herën tjetër” duke na vënë në dijeni se me siguri do të ketë një herë tjetër ku do të përballemi me ofshamat e hijes.
Në këtë përmledhje, përveç mjeshtërisë dhe përvojës së poetit me dekada në poezi, të bjen në sy edhe përdorimi i pastër i gjuhës shqipe, ku pothuajse në tërë tekstin nuk mund të gjeni as edhe një fjalë të huazar apo ndonjë ndikim nga gjuhët  tjera, gjë që pasuron dhe pastron poezinë shqipe në përgjithësi. Të bije në sy, gjithashtu, edhe përdorimi i shprehjeve të thjeshta, nëse mund t’i quajmë kushtimisht, në emërtimin e poezive ku shpeshëherë ato emërtohen me një folje, ndajfolje, apo edhe togfjalësha qe të jep përshtypjen se janë marrë nga ndonjë fjali e rëndomtë dhe janë përdorur si tituj, në këtë mënyrë duke i ikur titujve bombastikë që bëhen vetëm për të tërhequr vëmendjen. Gjithashtu,  ikja nga rima dhe përdorimi i aliteracionit dhe asonancës është veti që këtë vepër e afron kah modernja. Megjithatë, ikja më e rëndësishme në këtë vepër është ikja nga shoqërorja, kah personalja që për një sociolog është shumë e vështirë, gjë të cilën Ibrahim Berisha ia del me sukses.

Vepra “Ofshama e hijes” hyn në mesin e shumë “ofshamave” tjera që poezisë shqipe i kanë dhënë dhe i japin ngjyrat që i mungojnë ose që i janë zbehur, kurse lexuesit ndjenjën që e kërkon dhe atë që e suprizon.

(Punimi është paraqitur në lëndën Letërsi aktuale shqipe, në studimet master, Dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë) /KultPlus.com

“Wind of Change”, “The Scorpions” dhe CIA

Nga: Nadine Wojcik

Ajo fishkëllimë. Shumë pak duhet që ta dëgjoni që ajo t’u kalojë mornica, veçanërisht kur është e shoqëruar me imazhe të dokumentarit nga ngritja e Murit të Berlinit më 1961, deri te brohoritjet e gjermanëve lindorë ku ai bie, e të vallëzimet e ushtarëve sovjetikë.

Balada e fuqishme “Wind of Change” është përfundimisht melodia e rënies së bllokut komunist. Ishte shkruar nga rock-grupi gjerman “The Scorpions” në shtator të 1989, dy muaj para rënies së Murit të Berlinit. Falë tekstit anglisht, e kapi gjendjen emocionale përgjatë gjithë bllokut lindor dhe shpresën e njerëzve për ndryshim.

Rreth 14 milionë kopje të kësaj kënge janë shitur në gjithë botën. Ishte pjesë e 78 top-listave kombëtare dhe një version i ribërë i lansuar në vitin 2009 është parë në “YouTube” më shumë se 765 milionë herë.

Lideri i “The Scorpion”, Klaus Meine, ka thënë se pjesëmarrja e grupit në festivalin e njohur “Moscow Music Peace” në gusht të vitit 1989 e kishte shtyrë atë që ta shkruante këngën.

Ai e ka përshkruar momentin e inspirimit për gazetën gjermane “Hamburg Abendblatt”: “Të gjithë ishim së bashku një mbrëmje – gjermanët, rusët dhe muzikantët amerikanë, gazetarët dhe po ashtu anëtarë të Ushtrisë së Kuqe (sovjetike) – të gjithë në një barkë në lumin Moskva duke shkuar në parkun Gorky. Ky ishte vizioni: E gjithë bota duke u mburrur, të gjithë duke folur gjuhën e njëjtë – muzikën”. /Koha /KultPlus.com

Vlora më 1912 dhe 1920

Nga Mithat Frashëri

(Me rastin e 100 vjetorit te Luftës së Vlorës, maj 1920-maj 2020)

Vlorë, një emër paskëtaj i lidhur me historinë e Shqipërisë; me lidhje të zgjidhshme.

Dy data 1912 dhe 1920, dy ngjarje, dy flakë. E dyta plotësoi të parën, e mbaroi, e forcoi, i dha shkëlqim, e bëri të vërtetë, reale, e shpëtoi prej mjegullës dhe dyshimit. E para i hapi udhë të dytës, po e dyta i dha trup së parës, e bëri të pashme, të gjallë, me shpirt, me frymë, ose më mirë akoma, mblodhi në këtë pjellë shpirtin dhe frymën e përhapur, që fluturonte në erë dhe s’kishte zënë vend përdhe, e forcoi në këtë zall me rërë pastaj e hodhi mbi gjithë Shqipërinë, si një vesë që bie dhe ngjall bimët e vyshkura prej të thatit.

Shumë herë fati i një njeriu, i një kombi, varet prej një të papandehur dhe më kot kërkojmë shkaqet e ngjarjes, pyesim si dhe pse u bë kështu. Ato janë ngjarjet, që rrjedhin befas, papritur, që i kanë rrënjët në faktorë të padukur. Po edhe disa ngjarje të tjera janë drejtësisht fryti i një dëshire dhe i një vullneti, që i bën, që i mejton dhe që i do. Thamë se fati është i verbër. Në kushtet e dyta fati e ka hequr shaminë, që i mbyll sytë dhe sheh, shikon, kupton.

Një mijë e nëntëqind e dymbëdhjeta mund të bëhej edhe gjetkë, në vend që të bëhej në Vlorë, në çdo qytet tjetër, në të parin fshat, edhe në të fundit.

Po një mijë e nëntëqind e njëzeta nuk mund të bëhesh veçse në Vlorë, në këtë baltë, prej këtyre njerëzve.

Dymbëdhjeta hodhi një flakë, se materializoi dëshirën dhe idealin e një kombi, mbaroi një ide, i dha formë mendjes.

Njëzeta i dha gjallim lëndës, e bëri me shpirt formën, e mbërtheu në zemra dhe në mendje.

Mbarimi i Dymbëdhjetës qe pak befas, e papritur, mbase dhe një grimë para kohe. Dhe në gaz e në turbullim të një ngjarjeje të lumtur, që nuk pritet, ndërgjegjja kombiare nuk gjeti kohë të kristalizonte aspiratat e saj, të merrte gjerësinë e fatit, të ndjente dhe të shijonte lumturinë e re. Ishte një ide, një ideal, një dëshirë e qëndruar pak në erë, e pazbritur fare në dhê.

Intervali dymbëdhjetë-njëzet është mbushur me të bëra të këqija dhe të zeza, po mbase jo të palogjikshme. Logjika është e pamëshirë dhe më tepër akoma kur komenton punën që ka rrjedhur, ngjarje të cilave u njohim shtytkat. Kështu që në tetë vjet mjerime, në qoftë se kjo jetë nga nisja dhe  në fund njeh “mjerime”, gjemë një shpjegim. Po të shpjeguarit, edhe me logjikë qoftë, s’e ndalon njeriun nga fatkeqësia dhe nuk ia praps dot as keqardhjen e turpin. Çdo të shpjeguar nuk fal, nuk e lan fajin. Komentimi nuk ecën bashkë me harrimin, mbase bën zgjimin, se në i gjettë shkaqet e një ngjarjeje (dhe ngjarjen fatkeqe njerëzit e quajnë faj dhe turp), sheh dhe mënyrat, mjetet e të prapsurit të së keqes, e të pjellit të ngjarjeve fatbardha.

Të parët dhe të gjykuarit me gjak të ftohtë është një lumturi, por bashkë me të edhe një pafatësi. Është një gëzim shpirti, si edhe një pikëllim zemre. Sido që të jetë, është një qetësi fryme dhe kush ka qetësinë, di të presë, të durojë, të ushqejë shpresën, se fundi i gjykimit është puna. Në debat të ndalimeve, të vështirësive, të veprimeve të zeza, e sheh njeriu se një punë dhe një veprim i lumtur mund dhe prish të palumturin. Puna, aktiviteti, të ushqen shpresën. Si mekaniku që njeh makinën dhe e ndreq, sado e prishur që të duket, ashtu edhe ai që analizon, ai që sheh dhe përkëdhel çarqet e panumërta të kësaj makine, që i themi jetë, e di se me punë, me durim, me palodhje e me papikëllim, sistemi i makinës mund të vihet në lëvizje në drejtimin, që duam.

Duhet një shkaktar, një që të dojë ta ndreqë makinën.

Ky shkaktar u bë Vlora. Shkaktar jo i fatit, befas, pa ditur, pa pandehur, pa dëshirë, po shkaktar i mençur, i ndërgjegjshëm për atë që duan, që dinë ç’bëjnë, që ka përgatitur kushtet, që ka mprehur vullnetin, në durim e në heshtje, të vendosur për fitim a për vdekje, që ka parë çdo rrezik, ka peshuar pse-në dhe si-në e shortet, duke mos kapsitur syrin, me gjak të ftohtë ka hyrë në zjarr dhe ka dalë me fitim në dorë.

Shpesh një punë e vogël, një shkak i vogël pjell një fryt të madh. Këtu kemi një punë të madhe, një shkak të madh, që i jep lindje një pune të madhe.

Edhe kështu njëzeta kurorëzon dymbëdhjetën. Njëzeta e fortë, më trime se e pushtetshme, e merr dymbëdhjetën, e nxjerr nga gjembat dhe greminat, e ngre në këmbë dhe i thotë: EC.

Dymbëdhjeta solli famë në këtë Vlorë. Njëzeta nderoi Vlorën. Vlora nderoi njëzetën.

Njëzeta i tha Shqipërisë: je e lirë, dhe këtë liri ja ke hua vetvetes. Nuk ke miq dhe dashamirë, po ke veten tënde. Dhe kur ke veten tënde, mos ki më frikë. Këtij urdhri, qe e pamundur mos t’i bindet njeriu; Shqipëria u mëkëmb, u forcua, u mbajt dhe eci. Fuqinë, shëndetin, shpirtin dhe gjëllimin e mori nga vullneti i saj.

Nderim, respekt dhe venerim për këtë vend!

Një dëshirë e kaq dhjetë vitesh po shtynte kombin drejt një të ardhmeje të re, drejt një jete të bërë dhe të shpënë për të mbarën, për dobinë, për interesin dhe për shkëlqimin e vendit. Një dritë ishte hedhur mbi udhën që po ecnim dhe ajo dritë rrëfente një udhë të re. Kandili qe ndezur dhe busulla e dëshirës kishte gjetur një pol, herë e ndritur, herë e zbehtë, shpesh herë në rrezik që të shuhej. Busulla e humbiste polin dhe udhëtari e lidhte udhën si anija pa timon, si barka pa vela. Yllit, që rrëfente qëllimin, re të zeza  e mbulonin shkëndijën dhe tallazet e valës bëheshin kanosëse.

Atij kandili i desh hedhur vaj, që të dilte flaka përmbi tymin dhe të ndriste rrugën. Edhe në qoftë se djersa bën pjellor çdo send, këtu djersa u mbyt me gjak dhe u ngjall me vullnet.

Venerim, respekt dhe nderim për ata njerëz!

***

Në këtë qytet të bërë vërtet “shqiptar”, çdo shqiptar ndjen një kryelartësi dhe një mburrje, kërkon të zbulojë shkaqe të reja për lëvdatë, burime për mburrje dhe në çdo çap, që bën zemra, bën një lutje, që ta gjejë këtë qytet më të lavdërueshëm dhe më të lulëzuar se nga çdo tjetër. Në ç’punë hyn ajo therori, ajo burrëri, po qe që një punë e palodhshme s’erdhi t’i jepte çdo ditë një shkëlqim të ri.

Edhe me këtë dëshirë në zemër nxitoj të bëj një vizitë të shpejtë. Tetë vjet jete turbullimi i kanë sjellë pak nderim fizionomisë së qytetit: këtu atje sheh ca shtëpi të reja, disa dyqane të modernizuara, një shesh tregu të rregulluar, një ndërtesë qeverie të mbajtur mirë, një kujdes prej bashkisë në pastrim të rrugëve dhe në ngritje të godinave të rrëzuara.

Mësoj se një kopsht qyteti, një park i vogël po përgatitet në këtë klimë të butë, këtu që rron ulliri, lulëzon limoni dhe portokalli, këtu që eukaliptusi, kaktusi dhe palmat me gjithë shoqet e tyre të vendeve të nxehta, gjejnë një diell mbrojtës dhe gjelbërim prurës, padyshim një park i kujdesur mund të bëhet një model bimësh dhe një kënaqësi për syrin e për shpirtin. Po pse të paralajmërojmë, le të presim mbarimin. S’është me të thënë, është me të bërë.

Ja spitali: mjeku më rrëfen udhën, më bën nderimet si një zot shtëpie, më rrëfen të sëmurët, sallat e operacioneve, depozitat, farmacinë … dhe tekdo një pastërti e kujdes mbretëron, tekdo sheh njeriu shenjën e një dashurie për mjeshtërinë, një dëshirë për shërbim.

Mësoj se flitet për formimin e një muzeu dhe mbrëmë që luajtur një pjesë teatri prej një trupe amatorësh.

Një muze! Të donin, sa lëndë të begatshme mund të mblidhnim! Të kishim dashurinë e së shkuarës dhe të na dhembte pak më tepër për të lënat e stërgjyshërve! Por pa u ngjitur në paranikët tanë të vjetër, pa vajtur në “antikat” e Pojanit dhe të kaq viseve të tjera, balta e të cilave mbulon qytete të moçëm, vetëm plaçkat, kujtimet dhe mbeturinat e këtyre dhjetë viteve të fundit sikur të mbledhim, vetëm për të mos harruarit e viteve 1912 dhe 1920 sikur të kujdesej muzeu i Vlorës, do të bëhej një koleksion prej më të vlefshmëve për ne.

Duke shëtitur mejtohem. Dhjetë vjet. Kujtimi është akoma tepër i ri për t’u harruar. Sa ndryshim, që atëherë e tëhu: n’atë kohë gjindja kishte një ç’interesim për çdo send që prekte punët e shoqërisë. Tani çdo gjë e Shqipërisë e intereson dhe e zgjon. Zgjedhjet e deputetëve, zgjedhjet e bashkisë janë bërë me një zell, që dëften se detyrat qytetare janë kuptuar mirë.

Ndërgjegjja kombëtare kur zgjohet, i jep një fisnikëri njeriut, si çdo dashuri dhe çdo frymë, që fisnikëron punët e të mortmit.

Por fisnikëria ka dhe detyra të rënda. Është gjë e rrallë dhe fort e madhe që të jesh fisnik, por dhe sa gjë e rëndë që të dish të mbash shkallën e asaj fisnikërie.

Sa barrë e rëndë bie tani mbi supet e kësaj Vlore, nga e cila të gjithë presin mbarimin e punëve të mëdha, zbukurim dhe lulëzim! Zgjimi i ndjenjës kombiare sjell entuziazëm dhe ky hov i zemrës e bën njeriun të përparojë, të naltësohet, të mos qëndrojë pa arritur kulmin e udhës, që ka zënë.

Dymbëdhjeta nuk zgjoi entuziazëm, nuk tronditi dejet, nuk flaku poshtë këtë atmosferë vdekjeje, që mbështillte çdo njeri të dënuar për prishje. Edhe mbeti në shpirtra e në zemra si gjumë i somnambulit.

Njëzeta nuk mund që të mos zgjonte entuziazëm. Jo, një punë e tillë nuk mund që të mos njihte detyrat që i ngarkoheshin. Do të qe më i madhi mëkat në botë përgënjeshtrimi i atyre shpresave të mëdha, që zgjoi Dymbëdhjeta. Vlora që bëri një hap kaq të madh dhe të shkëlqyer, nuk mund më të kridhet n’ errësirë.

Edhe sa punë akoma për të mbaruar! Sa çape të tjerë për të hedhur!

*

Ky fragment është nxjerrë nga “Një udhëtim nga Trieste ne Vlorë” 12 tetor 1922, një udhëpërshkrim i Mid’hat Frasherit (Lumo Skendo), njëherësh edhe një meditim historik, filozofik dhe artistikpër dy ngjarje madhore te  historisë së Shqipërisë, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ( 28 Nëntor 1912) dhe Luftën e Vlorës ( 21 maj 1920), që solli çlirimin dhe pavarësinë e vërtetë e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj. /KultPlus.com

KOMF mban nesër konferencë, publikohet raporti i monitorimit “Komuna ime”

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF mbajnë konferencë për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna ime, e Drejta Ime Sociale”. Konferenca për media do të mbahet më 1 Qershor 2020, në orën 10:00, në “Hotel Sirius” në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve këtë vit i gjen fëmijët në një gjendje sociale edhe më të rënduar, si pasojë e pandemisë Covid–19, ku shumë fëmijë dhe qytetarë kanë mbetur pa shërbime sociale. 

Edhe pse shërbimet sociale dhe familjare janë të garantuara me ligj për të gjithë fëmijët e qytetarët në nevojë, ato nuk janë trajtuar me prioritet nga qeveritë e deritanishme qendrore e lokale. Kosova ka filluar procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale në vitin 2009 duke synuar t’i sjellë shërbimet sa më afër qytetarëve, por edhe pas 10 viteve, ky proces ende nuk është implementuar në tërësi. Kjo situatë po rezulton me shkeljen e të drejtave të fëmijëve e qytetarëve në nevojë për shërbime sociale, duke i lënë në një gjendje të rëndë dhe të pa-trajtuar nga institucionet përgjegjëse.

Ky raport pasqyron gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale në shtatë komuna, ofron të gjeturat dhe rekomandimet lidhur me financimin, planifikimin dhe menaxhimin e shërbimeve, llogaridhënien, ndarjen e përgjegjësive, monitorimin dhe inspektimin.

Në këtë konferencë do të lansohet edhe fushata e KOMF “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”, e cila do të jetë pjesë e aktiviteteve për shënimin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP. /KultPlus.com

Filmi “The County” me gruan kundër kopesë

Për filmin e tij me humor të zi “Rams”, regjisori nga Islanda, Grímur Hákonarson, u frymëzua nga përralla për therjen e deleve nga vëllezërit që mendonin se disa nga delet mund të rrezikonin që të shkatërronin kopenë e tyre dhe mënyrën e jetesës.

Edhe te ky film ai tërheq një tjetër shtresë nga kultura nordike, duke kthyer vëmendjen e tij te një grua që gjen zërin e saj në mes të jetës së qetë bujqësore, duke lënë gjurmët e saj në një industri të dominuar nga burrat. Si paraardhësit e tij, “The County” gërsheton elemente të një tragjedie të prekshme me komedi absurde, duke vënë në pah një portret njerëzor ku komuniteti dhe vetmia bashkëjetojnë në një peizazh kontradiktës – gjeografik, personal dhe politik.

Në një skenë që ma rikujtoi hapjen me arrestimin e Andrew Kötting në filmin “The Filthy Earth” ne takojmë Inga (veteranen televizive Arndís Hrönn Egilsdóttir) duke nxjerrë një viç nga barku i lopës në një fermë në periferi që ajo e udhëheq me burrin e saj, Reynir (Hinrik Ólafsson). Është një jetë e vështirë, një që Ingo (e cila çdo herë kishte ëndërruar që të zhvendosej në ambient më miqësor) e ka duruar më shumë për të mirën e Reynirit sesa të veten, e lidhur po aq shumë edhe me dashurinë që burri i saj e ka për fermën e familjes. Kështu që kur Reynir vdes në një aksident të dyshimtë rrugor, Inga jo vetëm që ndihet në ankth dhe e humbur, por ndien edhe një ndjenjë të çuditshme të tradhtisë – një besëtytni të hutuar se ai disi e ka braktisur atë, duke e lënë të zhytur në borxhe.

Mërzia e saj, sidoqoftë, kthehet shumë shpejt në zemërim për kooperativën e fuqishme lokale, ndaj së cilës Reynir ishte përkushtuar me sa duket me devotshmëri, por që tani Inga e sheh si një metropol të korruptuar, duke shfrytëzuar komunitetin të cilin është dashur që ta mbronte. Me të vërtetë, pëshpëritjet sugjeruese që përfshirja fantazmë e Reynirit me kooperativën mund ta kenë dërguar atë në varr më herët, e rrit ndjeshmërinë e Ingas ndaj padrejtësive. Kështu ajo e përdor “Facebook-un” për të shkruar një postim të zemëruar ku ajo e krahason kooperativën me mafinë. Jep detaje për mënyrat sesi ata bëjnë kapjen për fyti të jetës së dikujt apo të një biznesi (“asgjë nuk ndodh pa bekimin e tyre”) dhe për rrezikun e përballjes me ta. Është një hapje e furishme në një luftë të pavarësisë që do ta bëjë atë të hedhë pleh – edhe në kuptimin e vërtetë edhe si metaforë – në fytyrën e autoriteteve. /Koha.net /KultPlus.com

Majlinda Kelmendi: Shtyrja e Lojërave Olimpike lajm i mirë për mua

Pandemia e koronavirusit ka pezulluar të gjitha aktivitet sportivë në Kosovë, këtu duke përfshirë edhe sportin e xhudos.

Kjo ka ndikuar mjaft shumë edhe në formën e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit, e cila ka qenë e karantinuar së bashku me ekipin olimpik të Kosovës për më shumë se 11 javë, në qendrën stërvitore në qytetin e Pejës.

Kelmendi në një intervistë për KosovaPress, ka përshkruar kohën e karantinës, duke u shprehur se kanë pasur vështirësi të mëdha në ditët e parë, mirëpo më pas janë mësuar duke qëndruar së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe pjesën tjetër të ekipit.

“Mund të them se në fillim ka qenë pak e vështirë, por pas disa javësh jemi mësuar, jemi adaptuar. Pjesa më e vështirë ka qenë ajo që nuk e kemi pa familjen, mirëpo sa i përket stërvitjeve kemi ushtruar mjaft mirë, në krahasim me vendet tjerat të cilat nuk kanë munduar me ushtru aspak”, tha Kelmendi.

Covid-19 ishte gjithashtu shkaktari i shterjes për një vit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, mirëpo një vendim të tillë, Kelmendi e cilësoi si një lajm të mirë për të duke parë edhe formën në të cilën ajo është duke kaluar.

“Për mua personalisht ka qenë lajm i mirë duke e marrë parasysh që kam pas probleme me disa lëndime kohëve të fundit dhe po mendoj që kam kohë të përgatitemi më mirë”, deklaroi ajo.

Kelmendi gjithashtu u shpreh se i kanë munguar shumë garat, si asaj, ashtu edhe pjesës tjetër të ekipit, ndërsa për të ardhmen potencoi se nga ajo duhet të priten vetë suksese të mëdha, e sidomos në Lojëra Olimpike, atje ku edhe synon medaljen e dytë të artë në karrierën e saj.

“Mos me rrejt kam pasur shumë stres këto kohët e fundit dhe kam pasur nevojë që të pushoj. Këtë e kam vërejtur gjatë karantinës. Tash ia ka nis me më munguar por gjatë këtyre tre muajve s’mund të them se më kanë munguar shumë, se thjesht kam pushuar, jam relaksuar dhe e kam pas jetën ashtu komplet pa stres dhe tanimë kam filluar të ndjej mungesën… Po unë po vazhdoj me punu, me ushtru shumë seriozisht dhe po mendoj që duhet të presim vetëm suksese”, përfundoi Kelmendi.

Kujtojmë që Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin e saj, Driton Kuka kanë qenë shumë të zëshëm në kërkesën e tyre për lirimin e masave, sidomos për sportistët të cilët është dashur ta mbanin formën e tyre në nivel të lartë me stërvitje jo të zakonshme gjatë pandemisë së koronavirusit. / KultPlus.com

Ata që dashurojnë akoma

Poezi nga Fatos Arapi

Ata që s’kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që s’kanë zjarr,
kur të kujtojnë zjarrin,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Të pagjumët e botës,
me syrin hapur si nata,
në mesnatën e tyre
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që kanë vdekur
dhe dashurojnë akoma,
ty dhe mua le të kujtojnë. / KultPlus.com

Vizitorët rikthehen në Apoloni, simbiozë e shkëlqyer e trashëgimisë kulturore dhe natyrës

Pas lehtësimit të masave kundër COVID-19, vizitorët janë rikthyer në Apoloni të Fierit, në një nga parqet arkeologjike të mrekullueshme të vendit, ku natyra dhe trashëgimia kulturore janë në një simbiozë të shkëlqyer.Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar një seri fotosh ku shihen vizitorë, që tregojnë interes për objektet arkeologjke që janë ekspozuar aty, ambientet e amfitetarit dhe që shkrepin aparatin për të fiksuar momentet e bukura nga ky park.

Me një kolazh të pasur asetesh të çmuara që nga Muzeu Arkeologjik, te Manastiri i Shën Mërisë, Monumenti i Agonotetëve, Biblioteka, Odeoni  etj parku arkeologjik ka kaq shumë për të parë dhe ngjall interes të veçantë në çdo kohë. Atsh / KultPlus.com

Ndërron jetë “Mjeshtri i madh” i këngës dibrane Qerim Sula

Këngëtari i njohur nga Dibra, Qerim Sula, ndërroi jetë sot në moshën 69-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sula ishte një nga këngëtarët më të njohur të zonës së Dibrës, ndërsa është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i madh”.

Edhe pse mbaroi shkollën mekanike, Sula  ishte i dashuruar dhe i përkushtuar për muzikën, ndaj që në moshë të re u aktivizua me grupet amatore të Zalldardhës, ndërsa në vitin 1967 me ansamblin “Dibra”.

Një vit më pas, më 1968 bën prezantimin e parë në Festivalin e Parë Folklorik të Gjirokastrës me këngën e Hazis Ndreut, “Kënga e Lam Dacit”, ku u vlerësua me çmim të parë për interpretimin e tij. Ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike deri në vitin 2000.

Ai është aktivizuar në mjaft trupa e ansamble, si dhe ka qenë pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë. Ka kënduar në shumë skena të vendit, por edhe jashtë shtetit, si në Gjermani, Austri, Turqi, Belgjikë, etj.

Në vitin 1981 ishte në Kosovë me ansamblin “Kukësi i ri”. Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitet kombëtare. Ka realizuar dy albume me këngët më voluminoze dibrane.

Theodore Roosevelt: Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë

Shprehje mbi ëndërrat, shpresën dhe faljen.

“Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre”.” – Les Brown

“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey

“Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker

“Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci

“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon

“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford

“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers

“Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen

“Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn

“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne

“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt

“Personi i vetëm me të cilin duhet të krahasohesh dhe të jesh më i/e mirë, është personi që ti ishe dje. Bëhu sot një version më i mirë i tij”. – Anonim

“Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit

“Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt

“Nuk ka rëndësi se sa dëm u bën të tjerëve, por sa shumë të dëmtojnë ty dhe ti sërish të vazhdosh të ecësh përpara”. – Rocky Balboa

“Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri”. – Proverbë afrikane

“Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt

“Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon”. – Aristoteli

“Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conan O’Brien

“Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte”. – Jimmy Dugan

“Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.

“Të falësh do të thotë ta lësh të lirë një të burgosur dhe të kuptosh se i burgosuri ishe ti”.

“Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.

“Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.

“Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.

“Kur dikush bën diçka gabim, fale duke mos i harruar gjithë gjërat e mira që ai ka bërë”.

“Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.

“Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.

“Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë mund të kushtojë ty lirinë”.

“I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”.

Kalaja e Skënderbeut me punime dhe në pritje të gjallërimit prej vizitorëve

Pavarësisht situatës së vështirë nga COVID-19 dhe dëmeve të tërmetit, Kalaja e Krujës vijon të mirëmbahet.

Hapësirat e gjelbra, kalldrëmet në rrugicat e kalasë dhe muret shekullore pastrohen nga bimësia, duke ofruar një pamje të qetë dhe relaksuese.

Kjo pasi prej vitit 2019, Kalasë së Krujës iu shtua një mirëmbajtës i cili është dhe banor i Kalasë.

Shkëlzen Topçiu, mirëmbajtësi i kalasë shprehet për ATSH-në “se unë po pastroj shtëpinë time, këtu jam lindur e rritur”.

Ai shton se “këtë punë e kam bërë kur isha emigrant në Itali, por këtu është ndryshe dhe ora ime e punës nis në orën 5 të mëngjesit”.

Lajm po i mirë është se edhe në qytetin antik të Albanopolisit, në vendbanimin Ilir, pas 30 vitesh është punësuar një mirëmbajtës.

Prej 15 shekujsh, Kalaja qëndron mbi një kodër shkëmbore, dëshmitare e luftrave dhe e jetës së egër të qytetit të Krujës, një herë e një kohë, qendra e shtetit të Arbrit. Kalaja qëndron në 557 metra lartësi,ndërsa pranë saj ndodhet Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës, por ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut.

Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Në këtë muze numërohen pavijone të tilla si pavijoni i Antikitetit dhe Mesjetës së Hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princërve, e pinokotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës.

Muzeu i Krujës ndodhet në një pikë piktoreske të qytetit dhe vizitorët nuk e anashkalojnë asnjëherë një vizitë në të, ndërsa ndodhen në qytetin e Krujës, për të parë Pazarin apo kalanë. Atsh / KultPlus.com

Rama për Teatrin e ri: Sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka filluar me një video për Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Rama shkroi se Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë ka nxjerrë yje me famë botërore dhe se sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja, njofton Klan Kosova

“Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror”, shkroi mes tjerash Rama.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…