Stërmbesa e Gjergj Kastriotit: Jam krenare për Skënderbeun dhe çfarë njeriu i madh ishte ai

Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota, tregoi mbi krenarinë e të qenit një ndër trashëgimtaret e vetme të tij.

Sipas saj, ky informacioni jo vetëm ishte i panjohur për të, por njëkohësisht nuk ishte e vetëdijshme për vlerën dhe rëndësinë.

“Në atë kohë, teksa ishim duke kërkuar për pemën tonë familjare, nga këndveshtrimi im mendoj se vërtet nuk e kuptonim se çfarë do të thoshte. Teksa koha kalon jam duke mësuar më tepër mbi kulturën dhe Skënderbeun dhe çfarë njeriu i madh ishte ai, çfarë trashëgimie të madhe ka lenë pas. Jam vërtet shumë krenare.”

Sophie nuk ngurroi të tregonte dhe për vështirësitë e hasur për shkak të humbjes së dëgjimit në veshin e saj të djathtë. Kjo erdhi papritur në jetën e saj, dhe e konsideron si sfidën më të madhe të karrierës muzikore.

“Ishte shumë e papritur, dhe të jem e sinqertë nuk mendova se do mundesha të vazhdoja karrierën time muzikore, duke kënduar apo duke luajtur në violinë. Jam rritur si person, spiritualisht. Nuk është vetëm aspekti fizik i të qenit shurdh, por dhe ato çka vijnë nga pas. Depresioni, ankthi, pranimi i njerëzve, ka pasur njerëz që nuk më kanë besuar. Kanë qeshur me mua, ose nuk e kanë marrë seriozisht. Në këtë pozicion që jam, mund të them se kam kaluar shumë dhe ekziston një rrugë që unë duhet të ndjek për shpirtin tim.”

E pyetur mbi pjesën tjetër të familjes Castriota, dhe kontakte e Sophies me ta, këngëtarja u shpreh:

“Nuk jam shumë e sigurt se kush janë ata. Por për shembull, kushëriri im Alessandro Castriota dhe familja e tij janë në Itali, dhe mbaj kontakte me ta. Ai është një njeri shumë i mirë. Po përpiqet të bëj mirë për familjen. Mendoj se është shumë e rëndësishme për ne që të lidhemi me njëri tjetrin.” / koha.net/ KultPlus.com

Për çfarë aktivitete kanë nevojë fëmijët pas karantinës?

Si të gjithë ne edhe më të vegjelit tanë, po kalojnë kohë të vështira në karantinë. Praktikisht fëmijët në këtë kohë janë mbyllur në shtëpi, dhe papritur e  gjithë  rutina e tyre ka ndryshuar. Tani nuk shkojnë më në shkollë dhe nuk kanë mundësi të ndjekin aktivitetet e zakonshme.

Tek fëmijët ky ndryshim I papritur ndikon shumë në psikologjinë e tyre, duke shkaktuar stres, duke i bere ata më të mbyllur në vetëvete dhe shumë pasiv. Duke mos pasur aktivitete ata do ulen gjithë ditën para televizorit ose me smarphone-in në dorë. Tashmë I dimë të këqijat e perdorimit të tepërt.
Karantina nuk ofron shumë zgjidhje… por cfarë duhet të bëjme pas karantinës..? Ku ti angazhojme fëmijët kur shkollat janë mbyllur..?

Një shkollë e mirë verore është pikërisht relaksi më i nevojshem pas një karantine të gjatë.

Në mënyrë që të ndihmojë femijet t’I kthehen sadopak aktiviteteve fizike dhe sociale këtë verë Anglia Summer School po sjell nje program special në 7 qytete të ndryshme të Kosovës.
Anglia Summer School është shkolla verore më e pëlqyer nga prindërit dhe fëmijët në Kosovë me mbi 6500 fëmijë pjesëmarrës që nga viti 2005.

Programi veror këtë vit përfshin mësim të gjuhës angleze përmes aktiviteteve, sporteve  te ndryshme si kayaking, climbing, eksperimenteve shkencore dhe arteve. I gjithë programi synon të ndihmojë fëmijët t’i kthehen normalitetit të munguar për një kohë kaq të gjatë dhe të largojë stresin e mbledhur duke parandaluar efektet negative qe izolimi mund të kete tek ta.

Për t’u informuar më shumë rreth programit veror të Anglia Academy Kosovo ju lutem klikoni në www.angliaacademy.com apo kontaktoni n ë 044166173.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Pandemia na ka bërë të humbasim sensin e kohës

Është bërë refreni i pandemisë së koronavirusit, një reflektim i asaj se si të gjitha ditët na duken të turbullta dhe se kohët e fundit nuk vërejmë as detajet më të thjeshta.

Të martat janë të enjte, janë të mërkura janë të diela. Nuk ka më ditë javësh, as fundjava. Ka vetëm dje, sot dhe nesër.

Së bashku me këto ndjenja çorientimi, mund të duket sikur është më e vështirë të përqendrohemi dhe na duhet më shumë kohë për të kryer punë të ndryshme, sikur truri ynë po punon më ngadalë. Nëse po ndjeni sikur truri juaj po tkurret, nuk jeni të vetmit. Ekspertët thonë se e gjitha ka të bëjë me atë se si pandemia është duke ndikuar në shëndetin tonë, aftësinë tonë për të menduar qartë, mësuar dhe mbajtur mend.

Ja çfarë po ndodh dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë.

Rutina jonë e përditshme është zhdukur

Ne kemi humbur të gjithë rutinën e një jave tipike, dhe kjo do të thotë të kesh fundjavën si kufi ose si një ndarje, ose diçka për të cilën shpresojmë. Tani fundjava është njësoj si një ditë jave. Për shkak se për shumë njerëz puna është shtëpi dhe shtëpia është punë, disa mund ta gjejnë veten duke punuar me orë të gjata edhe gjatë fundjavave.

Humbja e rutinës gjithashtu do të thotë se më shumë energji mendore është shpenzuar për të vendosur se çfarë do të bëjmë çdo ditë.

Këto ndryshime po shkaktojnë stres

Të mos jemi në gjendje të kujtojmë se çfarë dite është, gjithashtu mund të jetë një simptomë stresi. Pandemia është duke u bërë një burim stresit kronik, duke pasur parasysh që po vazhdon me javë, apo edhe muaj për disa njerëz. Nivelet e larta të stresit dëmtojnë përqendrimin dhe vëmendjen tonë dhe mund të ndikojnë në kujtesën afatshkurtër.

Një efekt tjetër i stresit? Mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit. Shpesh nëse ndiheni të stresuar ose ndiheni në ankth, këto mendime dhe ndjenja e bëjnë më të vështirë të bini në gjumë. Kjo pagjumësi, nga ana tjetër, mund të dëmtojë më tej aftësinë për t’u përqendruar dhe humbjen e kujtesës afatshkurtër.

Koha është relative

Atëherë, çfarë mund të bëjmë?

Psikologët rekomandojnë që të përpiqemi ruajmë një sens të strukturës, në atë masë që është e mundshme.
Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë çdo ditë është një strategji efektive dhe do t’ju ndihmojë.

Ata gjithashtu rekomandojnë të bëjmë pushime të shpeshta, të ushtrohemi dhe të hamë shëndetshëm.

Dhe nëse kjo ju bën të ndjeheni më mirë, askush nuk e di më se çfarë dite është. Koha është një iluzion. /bota.al/ KultPlus.com

Avril Lavigne me këngë nga shtëpia, nderon punëtorët që po luftojnë pandeminë (VIDEO)

Këngëtarja Avril Lavigne, ka ripërpunuar këngën e saj “Warriors” për ta shprehur mirënjohjen e saj për punëtorët e shërbimeve shëndetësore.

Ylli kanadez i muzikës që është në izolim në Los Angeles, ka sqaruar se këngën e ka përpunuar në studion e shtëpisë së saj, teksa klipin e ka xhiruar në oborr.

“Është një dedikim për të gjithë mantelbardhët që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit. Ata janë heronjtë e vërtetë dhe kështu kam dashur që të falënderoj gjithsecilin prej tyre”, ka thënë Lavinge.

Kënga origjinale ishte realizuar si një rrëfim për telashet shëndetësore që kishte pasur ajo shkaku i sëmundjes Lyme, transmeton KultPlus.

“E sfidova atë sëmundje dhe e mposhta. Që prej asaj kohe, më duhet të jem në formën më të mirë të shëndetit”, ka thënë këngëtarja.

Lavigne debutoi në skenën botërore në vitin 2002 me albumin “Let Go”.

Që prej atij viti e deri më tani, ajo ka realizuar gjashtë albume dhe ka shitur mbi 40 milionë kopje nëpër botë.

Ajo ka thënë se njerëzit kanë kaluar shumë kohë në izolim dhe sipas saj, këto momente duhet t’i shfrytëzojnë për reflektim.

“Teksa bota ngadalësoi, njerëzit kanë më shumë kohë që të mendojnë për gjithçka”, ka thënë ajo. / KultPlus.com

Le Monde për Pashko Vasën: Ai është autor i një vepre mbi banorët e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, një vepër shumë e vlerësuar në Lindje

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Maj 2020

“Le Monde illustré” ka botuar, më 29 prill 1876, në faqen n°6, një shkrim për liderin, atdhetarin dhe shkrimtarin e njohur shqiptar Pashko Vasën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vasa Efendiu, guvernatori i Hercegovinës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vasa Efendiu, portretin e të cilit sjellim këtu, është një nga personazhet më të dalluara dhe energjike.

Edhe pse i krishterë, ai ka zënë, disa herë, funksionet e drejtorit të përgjithshëm të duhaneve, të ardhurat e të cilit janë një nga burimet kryesore të Perandorisë Osmane. Më vonë, ai u gradua në gjykatën e lartë, një dallim që rrallë u akordohet personaliteteve të krishtera turke, pavarësisht krerëve të shumtë perandorakë që deklarojnë të kundërtën.

Kur Mahmud Nedim Pasha, veziri i madh aktual, erdhi në pushtet vitin e kaluar, punët e perandorisë ishin në gjendjen më të mëshirshme. Nuk kishte para për të paguar kuponat e borxhit dhe nevojitej shtypja e kryengritjes së krahinave të Bosnjes. Ai e kuptoi menjëherë se ishte e nevojshme të braktiste zakonet e vjetra turke dhe të rrethohej me njerëz inteligjentë, të aftë dhe energjikë, myslimanë apo të krishterë.

Megjithëse ishte armiku personal i Vasë Efendiut, ai hoqi dorë nga zemërimi (inati) i tij i vjetër dhe e emëroi guvernator të Hercegovinës. Me këtë emërim, ai shpresonte të bënte për vete kryengritësit duke u dërguar atyre një guvernator të krishterë, të racës sllave (këtu është gabuar gazeta), shumë të njohur dhe me shumë ndikim në veriun e Shqipërisë.

Vasa Efendiu është rreth pesëdhjetë apo pesëdhjetë e pesë vjeç, dhe ka njohuritë më të mëdha të frengjishtes, italishtes dhe turqishtes. Ai është gjithashtu autor i një skice (vepre) mbi banorët e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, një vepër shumë e vlerësuar në Lindje. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-illustre-1876-pashko-vasa-guvernatori-i-hercegovines-nje-nga-personazhet-me-te-dalluara-te-perandorise-osmane/?fbclid=IwAR3DAF5tU2yBVRmP0Aoalc_HMIQOXdoL4CZ43ENIQ75X9H3YCz_o5oKe2l4

Sonte shfaqet ‘Nata e 12-të’, drama e njohur e Shekspeare

Në kuadër të programit online për muajin maj, sonte në ora 21:00, përmes formatit Livestream në Facebook, transmetohet shfaqja ‘Nata e 12-të, prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, njofton KultPlus.

E shpërblyer “Shfaqja më e mirë” në konkursin për Teatër nga MKRS në vitin 2012, me autor ëilliam Shekspeare e nën regji të Ilir Bokshit, shfaqja ka qenë pjesëmarrëse në disa festivale ku është shpërblyer edhe me disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare.

Shfaqja është një ndër kryeveprat e dramaturgjisë botërore e cila në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka qendruar disa vite në repertorin e rregullt duke qenë një ndër shfaqjet me numër rekord te reprizave. / KultPlus.com

501 vjetori i vdekjes së Leonardo Da Vinçit, gjeniu i Rilindjes

Sot është 501 vjetori i vdekjes së njërit ndër personalitetet më të shquara perëndimore dhe botërore – Leonardo Da Vinçi.

Ai lindi në kohën dhe vendin e duhur – Anchiano/Fiorentinë. Qytetin simbol të kulturës së atëhershme.

Në 501 vjetorin e vdekjes së njërit nga artistët më me ndikim në historinë e artit botëror, KultPlus ju sjell disa fakte interesante mbi jetën e artistit.

1. Një fëmijë i paligjshëm!

Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.

2. Emri i një qyteti!

Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.

3. Pak ka arsimim formal!

Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.

4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!

Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.

5. Piktura e tij më e hershme!

Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.

6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!

Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.

8. Adhurues i kafshëve!

Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.

9. Një vegjetarian i rreptë!

Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.

10. Incidentet e fëmijërisë!

Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.

11. Shtëpia e fëmijërisë!

Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.

12. Vepra e parë e porositur./KultPlus.com

Florent Shasivari i dërgon letër Parlamentit Europian, proteston për problemet në Kosovë

Florent Shasivari me profesion kompozitor i cili jeton në Francë, së fundi i është adresuar Parlamentit Europian me një letër e cila duke u bazuar në ngjarjet e fundit në Kosovë, vie si shenjë proteste në këtë kohë pandemie, shkruan KultPlus.

Letra është shkruar në gjuhën frënge, dhe i është drejtuar deputetve të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, si dhe ekipit te presidencës, Jaume Duch Guillot i cili është bartës i fjalës së presidentes së komisonit europian, Ursula von Der Leyen.

Shasivari për KultPlus tregoi të jetë falenderues ndaj disa deputetëve të cilët tashmë i janë përgjigjur letrës së tij.

‘Letra nuk përmban asnjë nuancë partiake, përpos problemeve që jemi ballafaquar dhe ballfaqohemi tash, e këto 21 vite’, shprehet tutje Shasivari. / KultPlus.com

Mjekja shqiptare: Kur kontribuon sadopak por me zemër, të kthehet shumëfish

Alma Bashvogli Zela është një prej mjekeve, pjesë e ekipit të parë shqiptar të mjekëve dhe infermiereve në ndihmë të spitalit të Breshias në Itali.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, mjekja tregon përvojën e saj në këtë mision humanitar.

“Që në fillim në spitalin e Breshias më atashuan pranë mjekësisë preventive ose siç quhet ndryshe mjekësia parandaluese. Në pjesën e parë të ditës kryeja tamponimet, pra testet nëse je pozitiv ndaj COVID. Pothuajse çdo 5 minuta realizoja nga një tamponim. Në javët e para kishte shumë fluks, ndërsa në javët e fundit nisi të binte fluksi. Në pjesën e dytë të ditës, spitali civil i Breshias kishte ngritur një sistem ku i gjithë personeli mjekësor i bëhej monitorimi i gjendjes klinike për 14 ditë, ku jepeshin gjeneralitet dhe shënoheshin simptomat e tyre. Në varësi të simptomave, si një grup mjekësh që ishim vendosnim nëse këtyre do t’i kryhej apo jo testi i tamponimit. Kur shkova në fillim, gati 10% e stafit ishin të infektuar me COVID”, tregon ajo.

Mjekja tregon se për një muaj, bashkëpunimi me ekipin italian ka qenë i shkëlqyer.

“Më duhet të them që bashkëpunimi ka qënë i shkëlqyer që në ditët e para në Spitalin e Breshias. Na mirëpritën drejtuesit më të lartë të këtij institucioni duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm i spitalit bashkë me shefat e pavioneve të ndryshme. Pasi studiuan CV e secilit, na  bënë një ndarje duke parë duke iu referuar edhe eksperiencës sonë. Ne punuam krah më krah me stafin italian dhe nuk na bënë të ndjeheshim si të huaj madje gjatë gjithë kohës na falenderonin për faktin që po shërbenim në Itali”, tregon Alma.

Sipas Almës, shërbimi në spitalin e Breshias e bëri të kuptojë diçka shumë të rëndësishme.

“Shërbimi në Lombardi, në rajonin më të nxehtë të COVID në Itali, na bëri të kuptojmë që kur kontribuon sado pak por me zemër, ajo të kthehet shumëfish. Ne dhamë atë që dinim të bënim më mirë por nga italianët morëm kulturën e jashtëzakonshme mjekësore që kanë ndërtuar ndër vite. Nëse do më kërkonin të rishkoja në Itali, do ta bëja pas asnjë ngurrim nëse do të ishte e nevojshme por të gjithë duam që Italia të mos gjendet kurrë më kurrë përballë një situate të tillë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ekipi i mjekëve dhe infermierëve bëri detyrën që i takonte, sikurse do ta kishin bërë edhe në Shqipëri. “Nuk ndihem aspak heroinë. Bëmë të njëjtën gjë që bëjnë mjekët dhe infermierët shqiptarë në Shqipëri. Isha pjesë e një misioni dhe më takonte si mjeke në radhë të parë dhe si qytetare e botës. Mendoj se humanizmi nuk njeh komb dhe limitet e mjekësisë nuk mund të ndalen në kufinj gjeografikë të përcaktuar”, përfundoi Alma. / KultPlus.com

Në arkivolin e mumies 3,600-vjeçare gjenden rroba nusërie

 Shkencëtarët kanë gjetur mumien e një vajze adoleshente në Egjiptin e lashtë, e varrosur me stoli nusërie.

Thesaret e varrosura me mumien në arkivolin e vjetër 3,600-vjeçar, mendohet se janë një pajë e sendeve të shtrenjta që do të ishin dhuruar për një nuse në një martesë. Zbulimi u bë nga një ekip spanjoll që punonte në një nekropol në Luxor, Egjipt. Ekipi, nga Projekti Djehuty, gjeti arkivolin në një kodër të quajtur Dra Abu el-Naga

Në kohët e lashta, kjo do të kishte qenë në qytetin e Thebës, kryeqytetin e Egjiptit në periudhat e Mbretërisë së Mesme dhe të Re.

Arkivoli prej druri u zbulua në një gjendje mrekullisht të mirë dhe disa nga bojërat e saj të bardha ishin ende të freskëta. Arkivoli i adoleshentes, rezultoi të ishte një thesar i vogël sendesh me vlerë, të cilat ekspertët i kanë lidhur me një skenar të mundshëm martese.

Disa raporte, gjithashtu sugjerojnë se, brenda arkivolit u gjetën rroba nusërie. Arkeologët konstatuan dy vëthë, dy unaza dhe katër qafore, me mumien.

Kjo përfshinte gjerdanet e shkëlqyeshëm me rruaza qeramike, si dhe 75 gurë të çmuar. /konica.al/ KultPlus.com

Letra e shkrimtares së njohur italiane drejtuar fëmijës që humbi

Këtë natë kuptova që ti ishe: një grimcë jete e ardhur nga asgjëja. Po qëndroja me sy hapur në errësirë e papritmas në këtë terr, u ndez një dritë qartësie: ti ishe. Ekzistoje. Qe sikur të ndieja një plumb në gjoks. Më ndaloi zemra.

Kur rinisi të rrihte me goditje të shurdhëta e të hutuara, kuptova se po rrokullisesha në një pus ku gjithçka ishte e paqartë e terrorizuese. Tani jam këtu, e mbyllur me çelës brenda një frike që më lag fytyrën, flokët, mendimet. E në të humbas.

Përpiqu të kuptosh: nuk është frika nga të tjerët. Nuk pyes për të tjerët. Nuk është frika ndaj Zotit. Unë nuk besoj në Zot. Nuk është frikë ndaj dhimbjes. Nuk i trembem dhimbjes. Është frika për ty, ndaj rastësisë që të shkuli nga asgjëja për të të ngjitur në kërthizën time.

Nuk kam qenë kurrë gati për të të pritur, edhe pse të kam kërkuar shumë. Kam shtruar gjithmonë pyetjen mizore: Po sikur të mos i pëlqejë të lindë? Po sikur një ditë ti të më qortoje duke britur: “Kush të tha të më sillje në botë, pse më solle, pse?”

Jeta është një mundim i tillë, mor bir. Është një luftë që përsëritet çdo ditë, e momentet e gëzueshme të saj janë aq të shkurtra e paguajnë një çmim mizor. Si mund ta di se nuk do ishte e drejtë të të hidhja tej, si mund të kuptoj se nuk do t’i rikthehesh heshtjes?

Nuk mundesh të më flasësh. Grimca jote e jetës është veçse një nyje celulash të sapokrijuara. Ndoshta nuk është as jetë, veç mundësi jete. E megjithatë do jepja gjithçka që ti të më ndihmoje me një shenjë, me një sinjal. Nëna ime thotë se unë ia dhashë dikur e prandaj më solli në botë.

Nëna ime, ta dish, nuk më donte. U nisa gabimisht, në një moment zbavitjeje të dikujt. E që të mos lindja çdo natë shkrinte në ujë një ilaç. Më pas e pinte duke qarë. E pi deri në natën kur unë lëviza, brenda kërthizës së saj, e godas më shkelm për t’i thënë mos më hidh tej. Ajo ishte duke vendosur gotën në buzë.

E largon menjëherë duke e derdhur në tokë. Disa muaj më pas unë rrotullohesha fitimtare në diell e se qe mirë apo keq nuk e di. Kur jam e lumtur, mendoj se qe një e mirë, kur jam e palumtur, them se qe një e keqe. Edhe kur jam e palumtur, mendoj se do më vinte keq të mos lindesha, pasi asgjëja është më e keqja e asgjësë.

Unë, po ta përsëris, nuk i trembem dhimbjes. Ajo lind me ne, rritet me ne e me të mësohemi si me faktin se kemi dy krahë e dy këmbë. Unë në fund të fundit nuk i trembem as vdekjes, pasi një që vdes, do të thotë se ka lindur, se ka dalë nga asgjëja. Unë i trembem asgjësë, mosqenies, detyrimit për të thënë se nuk isha, rastësisht, o gabimisht, apo thjesht për zbavitjen e tjetrit.

Shumë gra pyesin: Pse të sjell në botë një fëmijë? Për të pasur uri, për të pasur ftohtë, për t’u tradhtuar, fyer, për të vdekur i vrarë në luftë apo nga sëmundja? E mohojnë shpresën që uria e tij të ngopet, që i ftohti i tij të ngrohet, që besnikëria e respekti të jenë miq, që të jetojë gjatë duke tentuar të eliminojë sëmundjet e luftën.

Ndoshta ato kanë të drejtë. Po asgjëja duhet preferuar ndaj vuajtjes? Unë madje dhe në intervalet kur qaj për falimentimet e mia, deluzionet e mia, hallet e mia, konkludoj se të vuash është më mirë se asgjëja. E po ta shtoj këtë jetë me dilemën lind o nuk lind, përfundoj duke eksklamuar se lindja është më mirë se moslindja.

Si thua, është e drejtë të shtrosh një arsyetim të tillë edhe për ty? Nuk është si të të sjellësh në botë për veten time e mjafton? Nuk më intereson të sjell në botë për vetveten e mjaft. Madje, nuk kam aspak nevojë për ty.

Do të jesh burrë o grua?

Do të doja të ishe grua. Do të doja që ti të provoje një ditë atë që po provoj unë: nuk jam aspak dakord me nënën time që thotë se të lindësh grua është një fatkeqësi. Nëna ime, kur ishte e hidhëruar, pëshpëriste: Ah sikur të kisha lindur burrë!

E di: është një botë e fabrikuar për burrat e për burrat, diktatura e tyre është kaq antike sa që shkon deri te mënyra e shprehjes. Thuhet burrë për të thënë burrë e grua, thuhet fëmijë për të thënë djalë o vajzë, thuhet bir për të thënë bir o bijë, thuhet vrasës për të treguar një burrë o një grua. Në legjendat që meshkujt kanë krijuar për të shpjeguar jetën, krijesa e parë nuk është një grua, por një burrë i quajtur Adam.

Eva vjen më pas për ta argëtuar e për të krijuar telashe. Në pikturat që zbukurojnë kishat e tyre, Zoti është një plak me mjekër: kurrë një plakushe me flokë të bardhë. E të gjithë heronjtë e tyre janë meshkuj: nga ai Prometeu që zbuloi zjarrin, tek Ikari që tentoi të fluturonte e deri tek Jezusi që e shpallin si biri i Shpirtit të Shenjtë – pothuajse sikur gruaja nga e cila lindi të ishte një inkubatriçe apo një dado.

E MEGJITHATË, PIKËRISHT PËR KËTË TË JESH GRUA ËSHTË KAQ TËRHEQËSE. ËSHTË NJË AVENTURË QË KËRKON KAQ KURAJË, NJË SFIDË QË NUK TË MËRZIT KURRË. DO TË KISHE KAQ GJËRA PËR TË BËRË PO TË LINDJE GRUA.

E për ta nisur do të të duhej të luftoje për të bindur se Zoti, po të ekzistonte, mund të ishte dhe një plakë me flokë të bardhë apo një një vajzë e bukur. Më pas do të të duhej të shpjegoje se mëkati nuk lindi në ditën kur Eva këputi mollën: në këtë ditë lindi një virtyt i mrekullueshëm i quajtur mosbindja.

Në fund do të të duhet të luftosh për të demonstruar se brenda trupit tënd të lëmuar e me forma, ndodhet një inteligjencë që ulëret për t’u dëgjuar. Të jesh nënë nuk është një zanat. Nuk është as një detyrë. Është vetëm një e drejtë midis shumë të drejtash. Do të lodhesh shumë duke ulëritur. E shpesh, pothuajse gjithmonë do të humbësh. Por nuk duhet të shkurajohesh.

Të luftosh është shumë bukur se sa të fitosh, të udhëtosh është shumë më argëtuese se sa të mbërrish: kur ke arritur o ke fituar , të kesh është një boshllëk i madh. E për të kapërcyer këtë boshllëk duhet të rifillosh udhëtimin, të krijosh zbulime të reja. Po shpresoj që ti të jesh një grua, pavarësisht se unë të quaj bir. E shpresoj që ti të mos thuash kurrë atë që thotë nëna ime. Unë nuk e kam thënë kurrë.

Po dhe po të lindje burrë, unë do të isha e kënaqur njëlloj. E ndoshta më shumë, sepse do të të kursehen kaq shumë injorime, shumë shërbime, shumë abuzime. Po të lindje burrë për shembull, nuk do kishe frikë se mos të përdhunonin në errësirën e një rruge.

Nuk do të nevojitej një fytyrë e bukur për t’u pranuar me vështrimin e parë, as një trup i bukur për të fshehur inteligjencën. Nuk do t’u nënshtrohesh paragjykimeve dashakeqëse kur të flesh me kë të të pëlqejë, nuk do të dëgjosh të të thuhet se mëkati lindi kur këpute një mollë. Mund të luftosh më rehatisht për të bindur se Zoti dhe po të ekzistonte mund të ishte një plakushe me flokë të bardha ose një vajzë e bukur.

Mund të mos bindesh pa u tallur, të dashurosh pa u zgjuar natën me ndjenjën se po rrokullisesh në një pus, të mbrohesh pa u insultuar. Natyrisht do të të takojnë skllavëri të tjera, padrejtësi të tjera: as dhe për një burrë jeta nuk është as e lehtë, ta dish.

Derisa të kesh muskuj të fortë do të të kërkojnë të mbash sa më shumë pesha, do të imponojnë përgjegjësi arbitrare. Derisa të kesh mjekër, do të qeshin po të qash, madje dhe kur të kesh nevojë për ngrohtësi. Derisa të kesh një bisht para, do të të urdhërojnë të vrasësh ose të vritesh në luftë, do të kërkojnë pjesëmarrjen tënde për të vendosur tiraninë e krijuar në shpella.

E megjithatë apo pikërisht për këtë, të jesh një burrë është gjithashtu një aventurë e mrekullueshme: një detyrë që nuk do të zhgënjejë kurrë. Të paktën shpresoj, pasi po të lindësh burrë, do të jesh një burrë siç unë e kam ëndërruar gjithmonë: i ëmbël me të dobëtit, i egër me prepotentët, zemërgjerë me këdo që të do të mirën, i pamëshirshëm me atë që të urdhëron.

E në fund, armik i cilitdo që tregon se Jezusi është biri i Babait të Shpirtit të Shenjtë, e jo i gruas që e lindi. Biri im, po përpiqem të të shpjegoj se të jesh burrë nuk do të thotë të kesh një bisht para, do të thotë të jesh një person. E mbi të gjitha mua më intereson të jesh një person. Është një fjalë e mrekullueshme fjala person, pasi nuk vë limite midis burrit e gruas, nuk vë barrikada midis kush ka bisht e kush jo.

Nga ana tjetër filli që ndan kush ka bisht e kush jo është një fill aq i hollë, që praktikisht shprehet me aftësinë e pjekurisë o jo të një krijese në kërthizë. Zemra e truri nuk kanë seks. As sjellja.

Po të jesh një person me zemër e tru, mbaj mend se unë nuk do të jem nga ata që do të urdhërojnë të sillesh në këtë mënyrë a në tjetrën, femër a mashkull qofsh. Do të të kërkoj vetëm të shfrytëzosh mirë mrekullinë e ardhjes në jetë, të mos i dorëzohesh kurrë frikës. Është një shtazë përherë në pritë, frika.

Na kafshon të gjithëve, çdo ditë e janë pak ata që nuk lejojnë të kafshohen nga ajo. Në emër të kujdesit, të komoditetit e të herë dhe të urtësisë. Frikësohen kur kërcënohen nga rreziku e sapo ai largohet, njerëzit bëhen arrogantë. Nuk duhet të shmangësh kurrë rrezikun, edhe kur frika të frenon. Të vish në jetë është vetë një rrezik i pendimit se pse ke ardhur.

NË VEND TË FRIKËS UNË NDIEJ NJË LLOJ MELANKOLIE, NJË LLOJ PAKËNAQËSIE QË ZBEH EDHE HUMORIZMIN TIM. MË VJEN KEQ TË VDES, PO. E NUK HARROJ KURRË ATË ÇKA MË THËNË ANA MAGNANI VITE MË PARË: “ORIANA IME, NUK ËSHTË E DREJTË TË VDESËSH, MEQENËSE KEMI LINDUR”. / KultPlus.com

‘Ku jeton dashuria ku rritet mirësia, ku frymon njerëzia të frymojme dhe ne’

Muzika e grupit Jericho është një përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.

Jericho njihet për këngët dhe tekstet e tyre tejet të veçanta.

Sonte KultPlus ju sjell ‘Endërr e prerë’ nga Jericho, një këngë me një mesazh të fuqishëm. / KultPlus.com

Fjala, superfuqia e grave

“Jam mësuar edhe me meshkuj që i kanë thënë grave pa pikën e turpit se nuk janë më të nevojshme në kompani që prej momentit që kanë lindur fëmijë, ose i kanë thënë se gratë të cilat bëhen nëna vjedhin kompaninë. Dhe kështu, me kohën, kam mësuar se kujt duhet t’i besoj dhe si t’u jap zgjidhje situatave thjesht duke folur. Duke folur me gra të tjera.”

Nga Chandler Baker

Përgjatë karrierës sime, fillimisht si avokate dhe sot si shkrimtare, kam mësuar se nëse gratë kanë një superfuqi është fakti se ato flasin: në tualet, përpara një gote me verë, gjatë shëtitjes, në chat. Eksperienca më thotë se meshkujt herë pas here tentojnë ta zhvlerësojnë me përçmim këtë aspekt (“gratë flasin shumë”, “nuk e qepin kurrë gojën” etj…). Por në të vërtetë unë besoj se kanë frikë nga ajo që mund të themi. Dhe a e dini një gjë? Ndoshta nuk e kanë edhe aq gabim.

Kjo sigurisht që nuk është diçka e re për çdo grua që ekziston në këtë botë prej disa dekadash. Gjithsesi, në vitin 2017 me nisjen e lëvizjes #MeToo, idea që fjalët e grave të përbashkuara në një kor mund t’i jepnin jetë një lëvizjeje kërcënuese për patriarkatin, i dha të gjithëve përshtypjen se ishin pjesë e një revolucioni.

Në atë kohë isha e angazhuar në një zyrë ligjore dhe shkruaja tregime për të rinj. Ky ishte zhanri që më pëlqente të lexoja kur isha adoleshente, por për të qenë e sinqertë ishte një angazhim që nuk më kërkonte të rrëmoja shumë në eksperiencat e mia personale. Por kur pashë të gjitha gratë e botës që postonin fjalën “Me Too” në rrjetet e tyre sociale, pësova një trandje. Ndjeva urgjencën për t’u bërë një shkrimtare ndryshe sa kisha qenë deri në atë çast, një shkrimtare më pak… e matur. Në një formë të cilën mund ta quaj kundër intuitës, forca e asaj lëvizjeje që po lindte dukej se ishte e varur nga gadishmëria e grave për të qenë vurnerabël. Dhe atëherë thashë: Erdhi momenti im.

Vendosa te projektet që do të mbaroja hartimin e librit me të cilin po punoja dhe nisa të mendoj për mënyrat se si kjo armë e dëshmuar dhe e fortë e rezistencës femërore, pra bashkëndarja e historive tona të jetuara, kishte një impakt në vetë ekzistencën time.

Ja pra disa prej gjërave që personalisht kam mësuar duke diskutuar, biseduar dhe më modestisht, duke bërë thashetheme me gra të tjera: kolegia më e vjetër më mësoi të përballesha me meshkuj që tentojnë të marrin meritën e ideve të mia, duke thënë me atë theksin teksian: “Ehiii, kjo është fiks si ajo që sapo thashë unë!”; avokatja e një studioje tjetër më mësoi të isha strategjike kur tregova për shtatzaninë time duke shmangur që kjo të ndikonte në pagën apo në bonuset e mia; ose edhe një tjetër kolege që më mësoi të mbaja gjithmonë me vete një dosje me certifikatat dhe arritjet e mia, të cilat duhet t’i kisha gati në çdo rast.

Shumë elementë të tjerë kanë lindur nga një përballje e ndershme mes kolegesh: një mike u ankua për faktin se meshkujt në kompaninë e saj kishin zakonin të iknin për një “happy hour” duke shkarkuar mbi të peshën e gjithë punës. Një kolege tjetër tregoi se vartësit e saj meshkuj nuk tregojnë mjaftueshëm respekt dhe lodhjen e saj si shefe që t’i disiplinojë.

Jam mësuar edhe me meshkuj që i kanë thënë grave pa pikën e turpit se nuk janë më të nevojshme në kompani që prej momentit që kanë lindur fëmijë, ose i kanë thënë se gratë të cilat bëhen nëna vjedhin kompaninë. Dhe kështu, me kohën, kam mësuar se kujt duhet t’i besoj dhe si t’u jap zgjidhje situatave thjesht duke folur. Duke folur me gra të tjera.

Në krye të gjithë kësaj kuptova se procesi im i ri krijues duhet të kishte si qëllim distilimin e këtyre eksperiencave të përditshme në portretizimin më efikas që mund të simbolizonte të qenit grua sot. Por pë ta bërë, duhej që unë vetë e para të hapja arteriet e ekzistencës sime.

Me përmasat që mori lëvizja, kuptova gjithashtu se nga një anë isha mirënjohëse që më në fund bota po i kushtonte vëmendje ngacmimit seksual, por nga ana tjetër ajo që doja më shumë ishte të thosha: “Një moment! Tani që kemi vëmendjen tuaj, na lini të tregojmë disa probleme specifike të grave në vendet e punës!”.

Kjo është pikërisht pikënisja ime çdo mëngjes në momentin që ulem para kompjuterit. Puna ime është e dyfishtë. Së pari dua që gratë të ndihen të përfaqësuara në çdo faqe. Nëse shkruaj “e zuri gjumi me nxehtësinë e laptopit që i djeg kofshët”, shpresoj që të ketë gra që thonë “pikërisht kështu është”, sepse kështu janë gratë dhe nënat që punojnë. Së dyti, dua të paraqes një fjalor dhe një perspektivë përmes së cilës të hapet një debat mbi detajet e politikave gjinore jo vetëm në ambientet profesionale, por edhe më gjerë.

Sepse më besoni, veprimet e mia nuk diktohen nga ideja që turma burrash do të nxitojnë të lexojnë librat e mi, edhe pse për atë që ia vlen, mendoj se duhet. Përkundrazi, ajo që mund të përpiqem të bëj është të armatos gratë me fjalë të dobishme për të vazhduar debatin. Padyshim që unë jam thellësisht e vetëdijshme për faktin se askush nuk dëshiron të dëgjojë predikimet. Unë jam e vetëdijshme për ironinë e lehtë me të cilën debatuesit meshkuj mund t’i injorojnë gratë me terma si “qurravitje”, “ulërima” dhe “ekzagjerime”.

Për këtë arsye mendoj se një manifest feminist mund të jetë pjesë e një romani triller. Për ta mbyllur, dua të them se sot shkruaj sepse të kesh besim të gratë e tjera jo vetëm që është e nevojshme, por është një prej gëzimeve më të mëdha të jetës sime. (A ka gjë më shpërblyese se një darkë me një, ose akoma më mirë me katër mikesha?)

Sepse kështu flasim, ndajmë gjëra së bashku, hyjmë në komunikim me njëra-tjetrën, e duke bërë kështu, vëmë në diskutim status quo-në. Pikërisht ky është qëllimi im pse shkruaj.

Chandler Baker është avokate nga Teksasi në SHBA, e cila nëpërmjet një romani ka zbuluar ngacmimet dhe padrejtësitë e grave në vendet e punës.

(Artikulli u përkthye nga Erjon Uka) / KultPlus.com

Spektakël dritash në fundjavë, qielli do të pushtohet nga shi meteorësh

Qielli do të pushtohet nga një spektakël dritash në fundjavë, nga rënia e meteorëve të quajtur Eta Aquariids. Eta Aquariids krijohen nga mbeturinat e lëna pas nga Kometa Haleta dhe ndodhin çdo vit nga mesi i prillit deri në fund të majit.

Sipas Daily Mail, meteorët janë copa mbeturinash që hyjnë në atmosferë me shpejtësi deri në 148,000 milje në orë, transmeton KultPlus.

Ato do të jenë të dukshme gjatë fundjavës ku një duzinë meteoritesh do të jenë të dukshme në orë por të martën në mbrëmje numri do të shkojë deri në 40 ose më shumë në orë.

Astronomët thonë se për të parë këtë ‘dush’ duhet të merrni një karrige të rehatshme dhe të shijoni për orë të tëra e nuk do të keni nevojë për dylbi ose teleskop.

Eta Aquariids emërtohen me emrin plejadë Ujori pasi bien nga ajo pikë në qiell ku konkretisht ndodhet ylli Eta Aquarii.

“Për kushtet më të mira, ju duhet të gjeni një vend  larg dritave të rrugës dhe burimeve të tjera të dritës”,  sipas Royal Muzeums Greenwich.

Dushi i meteorëve do të shikohet më mirë në hemisferën jugore, por do të jetë i dukshëm edhe në hemisferën veriore, vetëm jo aq qartë.

Mënyra më e mirë për t’i parë, sipas NASA-s, është të shtriheni me shpinë dhe të kërkoni drejt qiellit, pasi ju jep pamje më të gjerë pa tendosur qafën.

Fizikani Clare Kenyon nga Universiteti i Melbourne tha për ABC se këndi është i përsosur sepse është sipër horizontit dhe ka më pak mundësi të fshihet pas pemëve.

Një tjetër dush meteorësh të quajtur Orionid do të ndodhi në Tetor me 25 yje në orë. / KultPlus.com

Kur Prishtina hesht (FOTO)

Kanë mbetur edhe pak ditë që Prishtinës t’i hiqet karantina, duke vazhduar kështu me rregulla të reja, shkruan KultPlus.

Prishtina e shumë qytete tjera të karantinuar, kanë mbetur me një pamje të dhimbshme edhe pse të bukur në qetësinë e saj.

Fotografi Kushtrim Ternava ka realizuar disa fotografi të qytetit të Prishtinës, gjatë kësaj kohe të pandemisë. / KultPlus.com

Si e shpallën Umberto Econ ‘Persona Non Grata’ në Shqipëri

Ka qenë qershori i vitit 2000 kur Umberto Eco erdhi i ftuar për një kurs leksionesh mbi semiotikën, në Institutin e Kulturave Europiane të Moskës, ku studioja edhe unë asokohe – i vetmi student shqiptar aty.

Në fund të javës qenë vënë afishet në të gjitha ambientet e Universitetit të Shkencave Humanitare se të shtunën, mjeshtri i madh, shkencëtari i famshëm dhe prozatori lavdishëm i postmodernizmit do të jepte një konferencë shtypi.

Në mbarë botën letrare, universitare e shkencore të Moskës ky ishte një “peshk i madh” për kureshtjen e elitës, duke pasë parasysh dhe faktin që Umberto Eco ishte gjerësisht i njohur dhe i lexuar në Rusi.

E shtuna e shumëpritur erdhi. Në orën 11.30, salla e madhe e konferencave të Universitetit qe mbushur cit dhe rrëketë e njerëzisë që mësynin dyert e sallës u mpiksën aq keq, sa mbetën të ngrira e të palëvizshme, pa asnjë mundësi tjetër për qenë të pranishëm brenda, andaj u sajua një lidhje me qendër zëri, që ta ndiqnin bisedën nga ambientet e jashtme, pa e prekur, ajme, me sy, aurën e gjallë të idhullit të tyre.

Dikur, me vështirësi të mëdha, i rrethuar nga një gardh profesorësh rusë dhe amazonkash që ngjanin më shumë me gardianë, ia behu edhe Eco. Për një kohë të gjatë i buzëqeshi vesh me vesh sallës në delir dhe ovacione, mandej zuri vend në qendër të një tavoline të gjatë, të mbushur me një radhë mikrofonash dhe vazo të mëdha lulesh. Ishte një zagushi e madhe, djersë e ufëm, por edhe qafa të tendosura që zgjateshin të shihnin fytyrën më të zgjuar mjekëroshe të planetit, që thuajse kishte humbur pas shkurreve të lulëzuara në tavolinë. Dukej e zhdukej vetëm vizllimi i reflekseve prej syzeve të tij tek shpërndanin mendjemprehtësi dhe inteligjencë spekulative, çka u sillte adhuruesve mahni, respekt e përulje.

Dikur edhe Eco u këshillua me dy përkthyeset amazona, të cilat nxituan të zhdavarisnin retë e dendura të luleve. Kësodore u shpalua i qartë torsi simpatik i njeriut të madh. Dhe mjeshtri foli. Në sallë ra heshtja përdëllyese. Isha në radhët e para dhe e ndiqja pa vështirësi ligjërimin e tij gjithë batuta të kripura mbi formalizmin rus, strukturalizmin dhe semiotikën, ndërsa në ije ndjeja herë pas here goditjen e lehtë me bërryl të poetit Danjilla Davidov, krejt të përpirë nga adhurimi (një ditë më pas ai më dha dhe një poezi të shkruar posaçëm me atë rast).

Por nuk dua të ndalem në aftësitë oratorike të mjeshtrit të madh. Ai i hipnotizoi dëgjuesit me erudicion, gjetje origjinale plot xixëllima mençurie e sidomos humor të zgjuar paradoksal. Më intereson të kujtoj pjesën e nxehtë të përgjigjeve të tij për pyetjet e panumërta që i bëheshin nga salla.
Ja, në njërën prej pyetjeve do të ndalem dhe për faktin se atë pyetje e formuloi miku im poet, Danjilla Davidovi, që siç e kemi thënë, e kisha përbri:Mjeshtër, siç është gjerësisht e njohur, ju jeni një ndër personalitetet më ndikuese të inteligjencies europiane që, personalisht, i përmbaheni pikëpamjeve politike të majta. A ju ka ndodhur mjeshtër, që pikërisht për shkak të këtyre bindjeve ose frymës së këtyre bindjeve, të jeni ndjerë i padëshirueshëm në ndonjë ambient, lëvizje intelektuale në Itali, apo kund tjetër gjetkë?
Pasoi një heshtje gjersa njëra prej amazonave përkthyese ia përcolli pyetjen të plotë rrëzë veshit, ndërkaq që Eco, me kokë të anuar, nuk ia ndante sytë atij që kishte bërë pyetjen, teksa tundte ritmikisht kokën e anuar. Mori drejtqendrimin dhe shpalli:

Faleminderit për këtë pyetje kaq interesante… a e dini çfarë, zotëri simpatik? Jo… jo, më falni më parë t’ju pyes: ju vetë, çfarë pikëpamjesh ndani?… nëse, sigurisht, nuk përbën ndonjë sekret…

Politike? – kërkoi të sqarohej miku im.

O, sigurisht… për atë po flasim…

E qartë. Ju siguroj, i nderuar mjeshtër, asnjë sekret s’ka dhe, nëse më lejoni, bindjet e mia të deritashme janë të djathta, e… në pastë gjë tjetër të rëndësishme, është fakti se këto pikëpamje, po të shprehemi figurativisht, i kam farkëtuar vetë në kudhrën e realitetit tonë.

Ju kuptova dhe, as që e vë në dyshim përgjegjësinë e kërkimit tuaj intelektual, që ju ka sjellë, me ndërgjegje të lirë, në pikëpamjet tuaja të djathta. Por që të mos i shmangemi pyetjes suaj në fillim, po ju rrëfej një rast të dhunshëm arrogance politike që më ka ngjarë në Shqipëri.
Përveç habisë sime, ndjeva edhe bërrylin e fortë të Davidovit në ije.

Ka ngjarë kështu, – vazhdoi rrëfimin Umberto Eco. – Në pranverën e vitit 1993, përkthyesja ime dhe një grup intelektualësh shqiptarë më ftuan në Tiranë me rastin e promovimit të romanit tim “Emri i trëndafilit”. Por sa zbrita në Durrës, pushteti i atëhershëm i djathtë, i Partisë Demokratike shqiptare, më ndaloi dhe më ktheu mbrapsht si “persona non grata” për shkak të bindjeve të mia të majta, pa arritur të kontaktoj dot me grupin e intelektualëve shqiptarë që, sipas fjalës, kishin dalë të më prisnin.
Ndërsa kishte ndërhyrë pyetja tjetër, ashtu i turbulluar nga ky informacion negativ, u rreka të kthjellohem në disa mospërputhje dhe, sapo mbaroi përgjigjen, unë tashmë e kisha ngritur dorën, derisa m’u dha fjala.

I nderuar mjeshtër, a jeni i sigurtë se ky incident i papëlqyeshëm me Shqipërinë ju ka ndodhur në pranverën e vitit 1993?

Po, po, për këtë ju siguroj… është një fakt i veçantë që nuk mund ta ngatërroj lehtë.

Atëherë, mjeshtër, kam përshtypjen se logjika juaj ka një plasaritje të fortë dhe nuk përputhet me faktet…

Continua a raccontare, prego…

Sepse, mjeshtër, në vitin 1993, me sa di unë, ju keni botuar në Shqipëri vetëm një ese me titull “Tregtarët e apokalipsit”, në gazetën “Zëri i Rinisë”.
Umberto Eco ngriti të dyja duart lart në shenjë të thellë habie dhe, më shumë se mua, iu drejtua publikut:

Si duket, po përballemi me një rekord të skrupulozitetit bibliografik! – tha dhe shtriu dorën me xhentilesë drejt meje, për të më lënë të vazhdoja.

Jo, i nderuar mjeshtër, është një nder që s’e kam merituar ndonjëherë… thjesht këtu jam një student shqiptar dhe, asokohe, në vjeshtë 1993 kur është botuar eseja juaj, kam qenë redaktor i kësaj gazete. Ndërsa promovimi i romanit tuaj, për të cilin thatë se ju ftuan më 1993, nuk mund të ndodhte para se të përkthehej. Dhe siç e dimë mirë të dy, “Emri i trëndafilit” është botuar më 1998; atëherë pra, kishte vend t’ju ftonin në promovimin e tij, nëse një ftesë e tillë ju është bërë… Mirëpo, edhe sikur t’jua kishin bërë një ftesë të tillë në Shqipëri (dhe kjo do të kishte vend vetëm në vitin 1998, jo më parë), prapë na del një mospërputhje e madhe, tashmë e një natyre thelbësore: atëherë në pushtet nuk ka qenë e djathta, që t’ju kthente mbrapsht si “persona non grata”, për shkak të bindjeve tuaja të majta. Përkundrazi, që nga viti 1997 e deri tani që po flasim, Shqipërinë e qeveris pushteti i së majtës. Ata duhet t’ju kishin dëbuar për shkaqe bindjesh të majta. Po përse ta bënin këtë? Për shkak të bindjeve tuaja të majta? Ky do të ishte një oksimoron! Prandaj ju thashë se logjika juaj bart një plasaritje të thellë, trashësia e së cilës shkon plot pesë vjet distancë. Me çfarë logjike ta mbushim këtë thellomë, i dashur mjeshtër?
Gjatë gjithë asaj kohe kishte zotëruar një bunacë heshtjeje, por me të mbaruar pyetjen, salla u përmbyt nga mërmërima të sikletshme pakënaqësie, që për mua kishin një domethënie të padyshimtë: “Ja tani dhe ky shqiptar mistrec vjen e na prish festën!”.

Epo, si duket, të nderuar kolegë, – iu drejtua Eco, tashmë sallës, jo me mua, – qenka dashur të udhëtoj gjer në Moskë për të dyshuar në besnikërinë e kujtesës sime… eh… njëherë tjetër do t’i jap një përgjigje më të përpiktë kolegut tuaj shqiptar… pa harruar ta falendoroj për një të dhënë me interes të madh për mua, si botimin tim të parë në Shqipëri të esesë “Tregtarët e apokalipsit”… – deshi ta mbyllte situatën diskomforte, por ndërkohë ishte ngritur në këmbë Danjilla Davidovi:

Mos ndoshta mjeshtri i madh e ngatërron përvojën nga Shqipëria me ndonjë vend tjetër?

Ndoshta, ndoshta… nuk e përjashtoj edhe këtë mundësi…

Ju lutem shumë, – gjëmoi pizgë një zë nervoz prej femre, – ju vajzave moderatore! Mos e drejtoni diskursin në qorrsokaqe të tilla dhe… më falni… në çështje pa pikë interesi për ne… Sepse, më falni, mjeshtrin nuk e kemi ftuar t’i japë hesap kujt!
Pas apelit të saj, salla u shkund dhe dialogu me Eco-n rinisi, i ngrohtë, i gjallë, hokatar, me pyetje të rafinuara për çështje të mëdha e, natyrisht, me përgjigje të zgjuara që i shkojnë për shtat klasit të tij.

(Nga “Thembra e Akcilit”, MB, 2014) / KultPlus.com

Shtëpia e Pablo Escobar kthehet në hotel, konsiderohet një destinacioni përrallor

Shtëpia që Pablo Escobar, zotëronte dikur tashmë është shndërruar në një pikë turistike përrallore, transmeton KultPlus.

Casa Malca, ndërtesa e ndodhur në Tulum, Meksikë, ishte pronë e Escobar deri në 1993, kur u braktis pas rënies së perandorisë së tij të drogës.

E përdorur nga ai si shtëpi pushimi, çdo dritare e ballkon i saj sheh pamje të magjishme, qoftë nga deti apo nga një liqen që ndodhet pranë.

Ajo qëndroi një dekadë e braktisur. Ishte Lio Malca, koleksionues arti, i cili pa vlerën e vërtetë të pronës magjike dhe e shndërroi atë në një hotel.

Prona u rikonstrukturua dhe u mbush me vepra arti të epokave të ndryshme. Pikturat, skulpturat, mobiljet e veçanta dhe historia që ajo mbart e shndërruan ‘Casa Malca’ në një histori suksesi. / KultPlus.com

Nata nuk ka fund

Poezi nga Ajne Iberhysaj

Mendja e fjala ndrydhen mes dhëmbëve
Puthen aq sertë si dritëhijet e rrugëve
Theken me derte e plasë veten

Nata nuk ka fund e shkëmbi rrotulliset
Dinjiteti thërret e Don Zhuanet bëhen manar
Revolta godet ndërgjegjën e heshtur.
Nata nuk ka fund e Sizifi me shkëmbin përqafohet

Gjykatësi kërkon prova tjera
Si janë buzët e saj e sytë ç’ngjyrë kanë
Mbledh krahët e morali nuk ka masë as ngjyrë
Në çfarë derexhe kemi ardhur.

Durimi u shtjerr e Prometheu kërkon nyjën lidhëse
Melodrama vazhdon e teatri mendor rrëfehet
Kemi mbetur si pikturë akulli në mur
Ecim e këmbët i zvarrisin vitet

Ky djall jetën kafshon e drejta heshtë
Kush do dënohet unë ti ajo
Nata nuk ka fund e Sizifi me shkëmbin goditet
Shikon ëndrra e buzët të digjen

Shiu i pjekë qershitë e goja zjarr
Në heshtje e shijon lëngun e hardhisë
Kemi rënë në Had e dëshpërimi është dhuratë
Rrokullise edhe një gote tjetër vere

Tereziu matë e matë e puthen djajtë
U plevitosën rrugët me shtrëngim e kafshim buzësh
Kaq poshtë kemi rënë unë ti ajo
Nata nuk ka fund e Sizifi me shkëmbin kacafytët… / KultPlus.com

Me 1 maj 1918 u themelua ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’

Në vitin 1918, më datë 1 maj, në ilegalitet të plotë u themelua komiteti ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.

Ky komitet në po të njëjtin vit më 7 nëntor, u vendos përfundimisht në Shkodër, nga figurat e shquara atdhetare si Bajram Curri, Hoxha Kadri Prishtina, Sali Nivica, Niman Ferizi, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Qamil Bala, Sali Rama, Hafiz Ismet Dibra etj.

Qëllimi parësor i kësaj organizate politike kombëtare ishte mbrojtja e shtetit të pavarur shqiptar, për demokratizimin e tij, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare mbrenda Jugosllavisë, që ishin të shkëputura padrejtësisht më 1913 dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë.


(Foto nga Albanian Vintage Photography) / KultPlus.com

Skuadra e astronomëve kap foto të planeteve në formim, mund të jenë planete të ngjashme me Tokën

Imazhe magjepsëse të planeteve duke u formuar janë kapur nga astronomët. Ato mund të ruajnë të dhëna për origjinën e botërave të ngjashme me Tokën.

Një skuadër ndërkombëtare astronomësh përdori obzervatorin ‘Europe Southern Observatory Very Large Telescope’ në Kili për të kapur 15 fotot të disqeve planetare, transmeton KultPlus.com

Në imazhe u gjetën ‘zona të ndritshme’ që tregojnë për proceset që kanë ccuar në formimin e planeteve.

Disqet proto-planetare formohen në bashkëpunim me yllin që rrethojnë. Kokrriza pluhuri në disk bashkohen për të formuar planete të ngjashme me Tokën. / KultPlus.com

“Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim”

50 shprehje frymëzuese që do ta motivojnë secilin

“Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.” – Winston Churchill

“Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim.” – Herman Melville

“Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta.” – Colin Davis

“Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar.” – Henry Thoreau

“Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë.” – Chris Grosser

“Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe.” – John Rockefeller

“Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam.” – Thomas Jefferson

“Ka dy tipe njerëzish që do të thonë se nuk mund të bësh diferencën në botë: ata që kanë frikë të provojnë dhe ata që kanë frikë nga suksesi jot.” – Ray Goforth

“Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë.” – Jim Rohn

“Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash.” – Albert Einstein

“Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë.” – Wiston Churchill

“Boll ndoqe paratë, ndiq pasionin.” – Tony Hsieh

“Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill

“Kreditet e suksesit tim ia jap këshillës më të mirë.” – GK Chesterton

“Do të të jap një formulë për suksesin? Është e thjeshtë. Dyfisho normën e dështimit. Po mendon për dështimin si armik të suksesit. Por nuk është e gjitha. Mund të dekurajohesh nga dështimi ose të mësosh nga ai, kështu që vazhdo dhe bëj gabimet e tua. Bëj ç’të jetë e mundur. Kështu e gjen suksesin.” – Thomas Uatson

“Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të.” – Jim Rohn

“Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë.” –Anonim

“Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.” – Anonim

“Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.” – Muchael Bobak

“Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin.” –Tony Robbins

“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.” – Robert Kuyoaski

“Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë.” – Steve Jobs

“Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, sepse s’do mundesh, por si ta përballosh atë.” – Barack Obama

“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes.” – Franklin Roosvelt

“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve dhe gjykimit. Forcohet shpirti, rritet ambicia dhe arrihet suksesi.” – Helen Keller

“E vetmja mënyrë për të filluar është të heqësh dorë nga të folurit dhe të fillosh ta bësh.” – Walt Disney

“Luftëtari i suksesshëm është një njeri mesatar por i fokusuar.” – Bruce Lee

“Nuk ka sekrete për suksesin. Është rezultat i përgatitje, punës së shumtë dhe mësimit nga dështimi.” – Colin Powell

“Suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë.” – Conrad Hilton

“Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikim.” – Jim Rohn

“Nuk mund të të jap formulën e suksesit, por të jap formulën e dështimit që është t’i kënaqësh të gjithë.” – Herbert Suope

“Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e do atë që  bën atëherë do jesh i suksesshëm.” – Albert Schveitzer

“Suksesi nuk është thjeshtë të arrish në jetën tënde. Por edhe të inspirosh të tjerët t’ia arrijnë”– I panjohur

“Rrëzohu 7 herë e ngrihu 8 herë.” – Proverb japoneze

“Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët zgjohen dhe punojnë për të.” – I panjohur

“Nëse e ëndërron mund ta arrish.” – Walt Disney

“Ndryshimi mes asaj që je dhe asaj që do është ajo çfarë bën.” – I panjohur

“Një njeri i suksesshëm është ai që ngre një ndërtesë me tullat që hodhën në drejtim të tij.” – David Brinkley

“Për të patur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga humbja.” – Bill Cobsy

“Për të pasur sukses, në fillim duhet të kemi besim se ne mundemi.” – Niko Kazanzaqis

“Shumë nga dështimet në jetë ndodhin nga njerëz që u dorëzuan duke mos ditur se sa pranë suksesit ishin.” – Thomas Edison

“Mos u huto nga kritikat. Kujto që shumë njerëz kanë ecur vetëm për shkak të atyre që e kafshuan.” – Zig Ziglar

“Sekreti i suksesit është ta bësh gjënë e zakonshme në mënyrën më të mirë të mundshme” – Jon Rockefeller

“E di që je në rrugën e suksesit nëse bën punën tënde, dhe nuk pret të paguhesh për të.” – Oprah Winfrey

“Ekziston një forcë e madhe brenda çdo njeriu, që kur lëshohet, mund të bëjë çdo dëshirë, çdo ëndërr realitet.” – Anthony Robbins

“Sekreti i suksesit është të dish atë që askush nuk e di.” – Aristotel Onasssis

“Dështova në mënyrën time për të pasur sukses.” – Thomas Edison

“Asgjë të vlefshme që bëra nuk ishte aksidentalisht, as shpikjet e mia nuk erdhën aksidentalisht. Jo, kur kam vendosur se çfarë rezultati dua, punoj për të deri kur të vijë.” – Thomas Edison

“I vetmi vend ku suksesi vjen përpara punës është vetëm në fjalor.” – Vidal Sassoon

“Vazhdo të ecësh, shanset janë të pengohesh, ndoshta kur nuk e pret. Por nuk kam dëgjuar për një njeri të suksesshëm që të rrëzohet dhe të qëndrojë ulur.” – Charles Kettering/filozofia.al / KultPlus.com

Ti qave

Poezi nga Ismail Kadare

Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Atëhere lotëve të tu s’ua vura veshin,
Te desha, pa e ditur se të desha.

Një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,
Ahere e kuptova ç’kisha humbur,
Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.

Më rrëzëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re.
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
secila m’e bukur se tjetra qe.

Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.

Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë, akti i solidaritetit me anë të fotografive (FOTO)

twitter sharing button
pinterest sharing button
email sharing button
sharethis sharing button

Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare.

Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë ku u desh të përzihej dashuria, dhembshuria, solidariteti dhe mbijetesa.

Dikush fali gjakun e babait, dikush të të birit e dikush të vëllait. Shumë nga ata që falën, thonë se vepruan mirë që e ndërprenë hasmërinë, shkruan KultPlus.

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. / KultPlus.com

Ermonela Jaho: Do të gjejmë një mënyrë për të pasur artin tonë

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, është një nga yjet e skenave botërore, me role në shfaqje të ndryshme të operës ku ka marrë shumë vlerësime. Si personazh në serinë “Opera në kohën e virusit Covid-19” të faqes “OperaWire”, sopranoja shqiptare shprehet mes të tjerave se publiku do ta kuptojë se çfarë sakrificash kërkon kjo kohë edhe nga të gjithë artistët.

“Mendoj se ndikimi më i madh do të jetë që të kuptojmë se ky profesion është jashtëzakonisht i cenueshëm. Shpresoj që publiku do ta kuptojë tani çfarë sakrificash kërkon nga të gjithë artistët, që të jenë në skenë dhe të nxjerrin jetesën nga arti i tyre. Zhvillimi i ri do të jetë transmetimi online siç e kemi parë. Edhe pse asgjë nuk e zëvendëson emocionin e pastër të të qenit afër artistëve gjatë performancave dhe energjinë, që e ata e marrin nga publiku e që transmetohet edhe tek interpretuesit, ne do t’ia arrijmë të gjejmë një mënyrë për ta pasur artin tonë”, shprehet sopranoja Jaho. Operat “Madama Butterfly” , “La traviata” etj, janë disa nga veprat që Jaho ka shkëlqyer në skena. Sopranoja e njohur Ermonela Jaho në shkurt të një viti më parë shënoi një tjetër sukses edhe në Mynih të Gjermanisë. Sopranoja erdhi në skenë me rolin kryesor, atë të Violetës në operën “La Traviata”, e cila është shfaqur shumë në teatrot italiane, por edhe në rreth 23 shtete të botës. “La Traviata” me Ermonela Jahon ishte më herët edhe në skenën e në teatrit të operës “Bayerische”. Me një aktivitet të vlerësuar në skenat botërore, një tjetër shkrim vjen për sopranona ishte dhe nga “The Guardian”. Kritiku John Crace pohon se sopranoja është mahnitëse.

“Jaho është sopranoja më e mirë në botë. Pikë. Aftësia e saj për të hyrë në rolet që interpreton, është mahnitëse”, thotë ndër të tjerët John Crace, për prestigjiozen britanike “The Guardian”. Në korrik të një viti më parë sopranoja Ermonela Jaho ishte me operën “Ana Bolena” në skena të huaja. Sopranoja interpretoi rolin kryesor në operën e Donizzetit “Anna Bolena”, në premierën e këtij produksioni, që hapi siparin e Opera Australia në fillim të muajit korrik. “The Economist” dhe “Financial Times” po ashtu shkruajnë me vlerësime atë kohë për sopranon shqiptare.

“Një ëngjëll i zjarrtë”, e cilëson “The Economist” sopranon shqiptare Ermonela Jaho për interpretimin e rolit të Ana Bolenës, në operën e Donizzetit. /KultPlus.com