Kongresi i Dibrës, i quajtur gjithashtu Kongresi kushtetues i përbashkët shqiptaro-osman u mbajt në 23-29 korrik 1909 në qytetin e Dibrës.
Kongresi u sponsorizua nga qeveria osmane xhonturke nëpërmjet Komitetit Qendror xhonturk “Bashkim e Përparim”, me qëllim që të ndikonte me mjete paqësore te shqiptarët për një qëndrim sa më besnik të këtyre ndaj qeverisë osmane.
Megjithatë, një pjesë e mirë e patriotëve shqiptarë pjesëmarrës në kongres refuzuan kategorikisht që të nënshkruanin symbyllur rezolutën e propozuar nga komiteti, dhe krijuan një komision të përbashkët me xhonturqit, vendimet e të cilit, edhe pse ishin në thelb për besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë Otomane, përfshinë për herë të parë disa masa që lejonin që shqipja të bëhej gjuhë zyrtare në Perandori dhe të mund të jepej mësim nëpër shkolla shtetërore.
Interpretimet e historianëve për vendimet dhe rëndësinë e Kongresit të Dibrës janë te dyfishta: nga njëra anë ato theksojnë pamjaftueshmërinë e këtyre vendimeve për qëllimet e Lëvizjes Kombëtare dhe përftimet që pati qeveria xhonturke nga ato, nga ana tjetër pranohet rëndësia e këtij kongresi në bashkimin e shqiptarëve dhe në prodhimin e rezultateve konkrete në plan kombëtar brenda perandorisë.
Pas 6 dite pune Kongresi, në mbledhjen e tij të fundit më 28 korrik, miratoi një program tjetër prej 17 pikash, të përgatitur nga Komisioni e të përbërë prej dy pjesësh: pjesa e parë, prej 5 pikash, që gjatë diskutimeve u quajtën “nene të bashkimit” ose “bashkimtare”, përfaqësonte programin e paraqitur nga xhonturqit me disa ndryshime që iu bënë në Kongres, nën trysninë e delegatëve shqiptarë.
Në këtë pjesë shprehej uniteti i të gjithë osmanlinjve dhe besnikëria e shqiptarëve ndaj osmanizmit, vendosmëria e tyre për të respektuar regjimin kushtetues, për të mbrojtur me armë në dorë qeverinë kushtetuese, në rast se do të kërcënohej nga jashtë ose nga ata që brenda vendit do t’u shërbenin ideve të huaja; kërkohej gjithashtu që gjithë shqiptarët të kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Kjo pjesë e programit, me gjithë ndryshimet që pësoi në Kongres, ruajti në thelb karakterin e saj xhonturk. Në pjesën e dytë të programit, të përbërë nga 12 pika, të cilat gjatë punimeve të Kongresit u quajtën “nenet dytësore ose të nevojshme” (për shqiptarët), megjithëse në mënyrë mjaft të moderuar, u përfshinë disa nga kërkesat e parashtruara nga përfaqësuesit e rrymës kombëtare shqiptare.
Një pjesë e mirë e masave që përfshiheshin këtu kishin të bënin me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e kulturor të vilajeteve të Turqisë Evropiane. Parashikohej ndërtimi në këto vilajete i hekurudhave dhe i rrugëve automobilistike; tharja e kënetave dhe sistemimi i lumenjve; krijimi në Turqinë Evropiane i shkollave normale turke për mësues dhe i shkollave të larta për tregti e mjeshtëri (profesionale), në të cilat të mësohej filozofia fetare, morali islam e Kurani; ngritja në një nga qendrat e Turqisë Evropiane e një universiteti turk; likuidimi i menjëhershëm i “Shoqërisë së duhanit të Perandorisë Osmane” (“Régie des tabacs…”) etj.
Krahas këtyre përfshiheshin edhe disa masa të veçanta për Shqipërinë. Kërkohej që të “hapeshin në Shqipëri, ku arsimi është më i prapambetur, shkolla fillore, të mesme dhe të larta për tregti e mjeshtëri, ku gjuha shqipe të mësohej lirisht në kufijtë e dëshpëruar”. Mësimi i gjuhës shqipe dhe sasia e orëve për të i liheshin për t’i caktuar çdo lokaliteti të veçantë.
Masat e veçanta për Shqipërinë, edhe pse krijonin mundësinë për mësimin e gjuhës shqipe, ishin larg kërkesës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për themelimin e shkollave kombëtare shqipe dhe për futjen e mësimit të detyruar të shqipes në shkolla. Vendimi që u mor në lidhje me alfabetin e gjuhës shqipe, për të përdorur “lirisht alfabetin turk ose shqiptar”, ishte gjysmak dhe u çelte rrugën xhonturqve e gjithë kundërshtarëve të alfabetit shqip për të penguar e për të luftuar përhapjen e shkrimit shqip.Megjithatë, sipas disa dijetarëve masat e veçanta patën rëndësi historike për gjuhen shqipe, pasi për herë të parë u arrit zyrtarizimi i gjuhës shqipe në perandorinë Osmane. / KultPlus.com
“Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur, askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur.”
“Ka vetë një kohë në jetë: Tani dhe Shumë vonë.”
“Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.”
“Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.”
“E sotmja është një ditë shumë e veçantë, sepse kurrë nuk e kemi parë më parë, kurrë nuk do ta jetojmë më. Është e vetmja ditë që kemi.”
“Në çështjet e rëndësishme të jetës ne jemi gjithmonë të vetëm.”
“Ekziston vetëm një mënyrë për të gjetur lumturinë në këtë jetë, dhe kjo është, ose të kesh një ndërgjegje të pastër ose të mos kesh fare ndërgjegje.”
“Nuk ka dy njerëz në botë që e shohin jetën në të njëjtën mënyrë.”
“Vetëm kur të përjetoni një ngjarje serioze në jetën tuaj, do të mundeni të kuptoni se me sa gjëra të parëndësishme je marrë kaq kohë.”
“Një jetë e mirë është ajo që frymëzohet nga dashuria dhe udhëhiqet nga dija.”
“Tre faza që do t’ju ndihmojnë në jetë: ‘më mbuloni’, ‘ide e mirë shef’, ‘kështu e gjeta kur erdha’.”
“Jeta është tepër e shkurtët, nuk ja vlen barra qiranë ta kalojmë duke u zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.”
“Nëse nuk lëvizni, mos prisni që dikush tjetër t’ju shtyjë.”
“Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton, kur ke gabim, askush nuk e harron.”
“Jetoje jetën tuaj si të dëshirosh, pa marrë parasysh mendimin e botës. Bota është shumë, por jeta jote është pak.” / KultPlus.com
Hyrja në pishinën e Gërmisë sot nga ora 10:00 deri në orën 11:00 do të jetë pa pagesë.
Sipas menaxhmentit të NPL “Sport Marketing”, kjo bëhet për të lehtësuar sado pak gjendjen financiare të atyre të cilët duan të frekuentojnë këtë ambient rekreativ si dhe për ata që nuk i kanë mundësitë financiare.
“Për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet që tash e 4 muaj janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative”, thuhet në njoftim.
Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” thotë se është duke vazhduar të respektojë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
NPL “Sport Marketing” vijon njoftimin duke theksuar se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur. / KultPlus.com
Deri më tani është ditur se Marin Barleti ka dy botime të tij, të cilat janë të njohura botërisht, „Rethimi i Shkodrës“ dhe „Skënderbeu jeta dhe vepra e tij“.
Por ai ka edhe një vepër të tretë që tani po e prezantoj e të cilën e kam gjetur gjatë hulumtimeve të mia disavjeçare që bëj mbi figurën e Gjergj Kastriotit, shkruan Gjon Keka. Ky libër, siç pohon, gjendet në Bibliotekën Nacionale të Vjenës dhe duket të jetë si dorëshkrim. Libri mbanë titullin : “Përmbledhje ose shkurtore e jetës së papëve deri te Marcellini II dhe i perandorëve romakë”, botim i vitit 1555. Në fakt janë dy botime, njëri që ka dy emra të familjes Engjëllore të Arbërisë, atë të Andrea Egjëllit dhe të Pjetër Engjëllit që në hyrje të Librit.
Kjo vepër e Marin Barletit do të publikohet së shpejti, siç thotë Gjon Keka, në librin e tij./ KultPlus.com
Mrekullitë e Shqipërisë kanë specifika të veçanta, që nuk i kanë edhe vendet e tjera, shkruan KultPlus.
Duke përfshirë vijën bregdetare, por edhe malet, Shqipëria konsiderohet si një vend me potencial të lartë të bukurive natyrore.
KultPlus ju sjell një karakteristikë të këtij vendi, në këtë rast Majën e Çikes.
Maja e Çikes është maja më e lartë në Evropë që gjendet afër detit. Në asnjë vend nuk e ke malin 2044 metra të lartë, e poshtë të shtrihet plazhi. Ky është luksi që të ofron Drymades./KultPlus.com
Shoqata “Thirrjet e Nënave” ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me përbërjen e delegacionit për bisedime me Serbinë, në Bruksel, me theks të veçantë rreth temës për personat e zhdukur!
“Ne gjatë gjithë kohës kemi kërkuar që të përfshihemi në delegacionin e bisedimeve me Serbinë për faktin se ne jemi kategoria më e prekur dhe e anashkaluar gjatë gjithë procesit të zbardhjes së fatit të të pagjeturve!”.
Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se pjeseëmarrja e tyre në dialog është shumë e rëndësishme.
“Pjesëmarrja jonë është e rëndësishme në këtë delegacion përballë Serbisë kriminale, e cila ende e mban peng politik, fatin e shqiptarëve të zhdukur, ndaj pjesëmarrja e familjarëve të cilët kanë qenë aktiv në këtë proces për dy dekada dhe vazhdojnë të jenë do t ‘ishte një grusht i madh për Serbinë dhe një forcë e shtuar për temat që do të shtrohen”.
“Ne e kuptojmë qëllimin e mirë të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e bisedimeve por mos harroni se nuk mund të pajtohemi me Serbinë pa u zbardhur fati i më të dashurve tanë dhe pa kërkuar falje për krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë!”.
“Thirrjet e Nënave” kërkojnë nga udhëheqësit e vendit që të mos nguten në finalizimin e bisedimeve me Serbisë. Kërkojmë nga Presidenti Thaçi, kryeparlamentarja Osmani dhe kryeministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të mos nguten për finalizimin e bisedimeve me Serbinë, sepse nuk mbyllet kapitulli i luftës pa dhënë llogari pala pushtuese kriminale serbe, për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm!”.
Artisti i madh shqiptar Robert Ndrenika ka zbuluar detaje të Teatrit të ri Kombëtar që pritet të ndërtohet.
Në një prononcim për gazetaren Fatmira Nikolli, Ndrenika është shprehur se është njohur dje me projektin pasi e kanë thirru në zyrë, regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri.
Ai falënderon Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike pasi siç thotë ai të gjitha vërejtjet e tyre i ka gjetur të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Ndrenika thekson se në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla.
“Falënderim! Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim (për dijeni edhe të mikes sime, gazetares Fatmira Nikolli) dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë kohës që unë pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt, të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin. Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. I gjeta të pasqyruara në atë projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç njërës ‘që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte’. Teatri i ri, do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro europianë. Me respekte të ndërsjella, Robert Ndrenika”
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi miratimin e planit të menaxhimit të integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, me propozimin e ministrit të Kulturës dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e planit të menaxhimit të integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Ngarkohet Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare.
Plani i ri synon, që të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit, si dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e Parkun Kombëtar të Butrintit 9,000 ha.
Qyteti antik i Butrintit për herë të parë u shpall monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. atsh / KultPlus.com
Opus Klassik në Gjermani ka shpallur listën e të nominuarve nëpër kategori të ndryshme për artistë të muzikës klasike, dhe në këtë listë është e nominuar edhe artistja e famshme shqiptare Ermonela Jaho, shkruan KultPlus.
Ermonela Jaho që është e njohur për rolet e mëdha të shfaqjeve operistike nëpër shumë skena të mëdha prestigjioze të botës, në këtë garë është e nominuar në kategorinë “Këngëtarja e Vitit”, ku ka të përfshirë edhe shumë këngëtare të tjera operistike që kanë famë ndërkombëtare.
Organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë juria për vlerësim të çmimeve është caktuar, kurse fituesit do të shpallen më 18 tetor në Shtëpinë e Koncerteve në Berlin./KultPlus.com
Ministri i Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarje të bursave për femra që regjistrohen në drejtime teknike në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP) për vitin 2020-2021.
“Vendimi synon stimulimin e femrave për regjistrim në drejtime teknike të IAAP, ndërsa bursat për këtë vit shkollor do të jenë bashkëfinancim i MASh dhe projektit LuxDev, i cili për këtë qëllim ka ofruar donacion në vlerë 10 mijë euro”.
Në vendimin e ministrit Likaj janë përcaktuar edhe profilet, kushtet dhe kriteret e përfitimit të 40 bursave që do të ndahen për vitin e ri shkollor.
I Am I (Unë jam unë) është autori i shumë protestave artistike që trajtojnë çështje të ndryshme politiko-sociale, shkruan KultPlus
“Ka virus, nuk ka ministër. Bravo Armend!”, është protesta e rradhës e autorit ‘I Am I’, ndaj situatës pandemike dhe politike në Kosovë, përmes së cilës i drejtohet një kundërshtim menaxhimit të situatës pandemike në vend.
“MINISTËR SYTË E COVID-IT I KI! VIRUSI NUK KA SY! MOS IA JEPNI SYTË JU!” ka shkruar autori teka ka publikuar disa foto para Ministrisë së Shëndetësisë, me sy të mbuluar me maskë.
‘I am I’ (Unë jam unë), është emri artistik i tij, dhe njihet për protestat e tij artistike ndaj disa çështjeve me rëndësi publike.
– Je në vete?!- madje publikisht, në mes të sheshit … -Mos ke luajtur mendsh?
Kësaj radhe sytë ju kishin zgurdulluar dhe merrnin një pamje të trishtë.
Zamira, studentja e letërsisë së huaj, që nga mëngjesi kishte mbetur vetëm për vetëm me qiriun e tyre, Stresin. Të tjerët, ata të katit të parë gjysëmbodrum, me torbë ding me gjëra të domosdoshme për rrugë, kishin lëshuar shtëpitë. Urdhri i dal nga megafoni ushtarako – policor shtonte shqetësimin e frikë nga të gjithë. Të gjithë duhet të iknin nga këtu, nga qyteti i lindjes dhe i kujtimeve …
Stresi me shikim në dritë, grilat e lëshuara të së cilës I jepnin mundësi të paktën për shikim të pastër. Gjithçka I dukej me pamje zebarake. Diçka mbante në dorë, që më shumë e ledhatonte se sa e vinte në shërbim. A thua e kaluan kufirin nëna me grua e fëmijët, ai nxori pyetjen në heshtje shqetësimi për ta. Ata i nisi për udhë, kurse vetë nuk mund të binte në dorë të tyre. Kishte rënë në sy dhe kishte evidencuar që kur e zunë në një mbledhje politike në terren dhe e mbajtën një natë të tërë nën grushtim në polici. Ikni ju, i këshilloi, se unë dal më vonë, mos u merakosni. Nënës iu fsheh lagështia e lotëve në rrudhat e shumta në fytyrën e rreshkët, kurse e shoqja u skuq gjak faqeve të fryra dhe, në vend se të shoqin përqafoi ngrohët fëmijët që i mbante tepër afër.
Kur u kthye në shtëpi, s’ishte askush pos Zamirës, që e priste mbështetur në ballkonin e vogël të katit. Madje mezi dukej ajo nga vazot e mëdha të luleve. Eja lartë! – i tha posa e fiksoi figurën e tij. Jam vetëm! Poshtë është më sigurt,- ia ktheu ky, duke mos e pasur mendjen fare as te ajo dhe as te qëndrimi i saj i vetmuar këtu. Unë ngela këtu, – s’iu prit të rrëfehej sapo u ul në një kanape dalëboje. Të mitë shkuan e më thanë që të qëndroja këtu, se rrezikohen vajzat e reja shikimin e kishte të shpërfillur dhe pak si në faj I nxirrte fjalët me drojë, sikur priste një qortim të rreptë më pastaj. Ndoshta gjej ndonjë shteg të fshehtë me dikë dhe bashkohem diku, – e përmbylli, ngj se e mërzit Stresi i cili as që jep shenja që po e dëgjon.
– Tashti kemi mbetur të vetëm, e mund të kontrolloj shtëpi për shtëpi!
– Si po mendon, pra?
– Dalja e fshehtë na rrezikon edhe më shumë.
– Ani…!
– Ti në krahët e mi duke më puthur, si dashnorët e Venedikut, sheshit përstrup. Dyshimet e zbehta siguria më e madhe. Së fundi, ti je deklaruar për guximin!
Ajo futi gishtin delikat përmes flokëve të shkurtra të zeza, ngriti pak harqet e vetullave fushës së ballit të lëmuar e të zbehtë dhe ofshan thellë. Jetë o jetë, i tha vetes. Unë të puthem me këtë burrë që veç i afrohet moshës së babit tim. O, Zot!
Në çast iu kujtua kolegu i grupit, nga një fshat malor, që e vështronte me shikim të ndrojtur vazhdimisht gjatë ligjëratave, prej ku ajo lexonte dëshirën për afrim, për shoqëri. Adhurimi i tij veçsa shtohej përditë e më shumë, sa dikur nuk ju durua dhe zinte vendin në të njëjtën ulëse apo pranë saj, në çdo ligjëratë. Kush e di se sa netë ka ëndërruar, dhe sa herë ka fantazuar një takim intim, duke u përkëdhelur e duke thënë fjalë përplot emocione, që dalin me një timbër të dridhshëm, herë-herë edhe me kuptime fragmentare, vetëm sa për të thënë diçka. Për të nisën edhe shoqet e kursit ta gërgasin, se, ajo një ditë do të bëhej nuse e katundit, dhe do t’i rrinë mirë rrobat e malësores… Atëherë as që mendoja për të ardhmen. Provimet, studimet, dëshmia për aftësi njohurish, këto ishin preokupimet e mia. Pret koha, i thosha vetës gjithmonë, kur përvidhej heshturazi ndonjë pyetje e natyrës së tillë brenda meje. E tash, ja çfarë ndryshimi i shpejtë. Ende pa përfunduar diplomimin, ik kah të mundesh e bëj çfarë të thonë! O, Zot, të qofshim falë!
– Nuk e di cila është koha më e mirë?- tha ai.
– Ta presim sa terri I mbrëmjes ta mbulojë qytetin,- dëshironte ajo.
– Nuk mendova të rrezikojmë aq shumë.
– Ani, si po mendon?
– Ditën me diell dhe duke luajtur lojën e dashnorëve të marrë në këtë dreq rrethimi.
Për pak kohë pllakosi heshtja brenda dhe jashtë. Pas disa çasteve një uturimë i ngriti që të dy në këmbë, me shikim kah grilat e dritareve, që shikonin vetëm sa ishte e gjerë rrugica për karshi. Më pastaj hapat e zhurmshëm këpucësh ushtarake, me një ritëm të çrregullt.
– A thua kanë ikur të gjithë këta flliqanë?
– Në daç i kontrollojmë shtëpi për shtëpi. Kohë kemi mjaft dhe ushtarët po ashtu.
– Po e bëjmë edhe një xhiro, kur të kthehemi sigurohemi më mirë. Mos po na del diçka e papritur. Këta janë me sherr e kush e di si ndodh.
Zamira ju ngjit për trupi Stresit, i cili veç bëri gati revolen e vogël, që e mbante në xhepin e brendshëm të sakos. Mos u frikëso!- i tha më tepër vetës se sa asaj, ngase zëri nuk u dëgjua fare. Me gishtat e shkurtë zgjeroi edhe pak shufrën e roletës. Hapat me zërat dhe hijet e tyre u zhdukën pas kthesës së parë të një pesëkatësheje. Ndoshta nuk kthehen më këndej, se shumë rrugë e rrugica ka qyteti. Apo mos veç bëjnë propagandë sa për të futur frikën. Ku e di njeriu ç’i pjellë mendja dreqit të mallkuar.
– A ikim tashti, pra?- tha Zamira e frikësuar.
– Edhe pak
– A futemi pra në pjesën e errët të bodrumit? Ata dinë vetëm të vrasin, kupton!
– Më duhet të raportojë për gjendjen e krijuar këtu. Nuk bën gjithçka të shkojë pa dëshmi.
– Gazetare je, ti?!
Pyetja i doli me një habi aq të madhe, sa Stresit i gufoj një gaz i përçudshëm. Kush kishte menduar se në këtë gjendje gufon nga ndrydhja një gaz i pakontrolluar.
– Pse, nuk më njeh ti?
– Tashti asgjë nuk po kuptoj. Gjithçka po më duket se është mister për mua. Edhe këto mure që i pashë posa linda, tashti më bëhet se janë tjera, më të buta, më të huaja, më të…
– Gazetar nuk ka. Ikën se ata janë fytyra të njohura. Rrezikohen.
– E ti?!
– Do ta njoftoj me telefon BBC-inë.
Ai nuk shikon nga ajo. Mendonte se ta formulojë mendimin, ngase ishte hera e parë për raportim të tillë. Mos po bëj më shumë keq sesa mirë me këtë njoftim, i lindi dyshimi. Jo, i tha vetes menjëherë, le të dihet gjithçka që po ndodh këtu. Më nuk ka çka humb nga kjo. Gjithçka mori fund. Është fare e mundshme që të vritemi ne të dy këtu, pa na parë kush, apo dhe në mes të sheshit, nëse nuk na del interpretimi teatral bindës. Më mirë një zë në shkretëtirë se heshtje mortore para kohe. Fundja, të gjithë e dinë se unë nuk e kam ushtruar ndonjëherë gazetarinë, e aq më pak raportimin e drejtpërdrejtë.
– Nisja, pra, më shpejt, e ikim nga këtu. M’u bë se dëgjova sërish zëra.
– Sa ta gjej numrin e telefonit,- i tha qetë.
Alo, alooo! Po ju raportoi nga Prishtina, nga kryeqyteti i Kosovës, vendi ku po bahet përzënia masive e popullatës nga të gjitha lagjet … Përtej, nga kufja e BBC-isë u dëgjua një a l o në fillim, e pastaj një ndrydhje suste. Ndoshta e incizoj në megafon, mendoi. Sot, më datën 3 prill 1999, ky qytet i zhurmshëm u boshatis dhe ka marr pamjen e një vendi të shkret, ku as zëra as gjë e gjallë nuk duket kund. Kolonat e gjata të njerëzve, me plaçka në krah, kanë mësyrë rrugën qendrore; disa për në stacionin e treni e disa edhe për në Fushë-Kosovë. Milicia e ushtria armike me megafon çirren e kërcënojnë, që të shkojmë të gjithë në A l b a n i, të cilën e adhurojmë kaq shumë. Edhe “Bregu i Diellit”, edhe lagjja “Arbëria”, edhe andej nga Gërmia, nuk kanë të ndalur ecjet lumë të njerëzve të moshave të shtyra , të grave e fëmijëve. Të rinjtë e të rejat janë më të rrezikuar dhe ende qëndrojë të strehuar podrumeve e garazheve. Ata që bëjnë kontrollin, kërkojnë para për të kaluar postblloqet. Madje ka nga te rinjtë që edhe i arrestojnë, po ashtu edhe vajzat e reja. Janë hapur fjalë që ato edhe i përdhunojnë edhe publikisht në disa raste. A l o, a l o! Po ju dëgjoi,- tha zëri për matanë. Ti veç fol edhe të falënderojmë që na flet nga vendi i ngjarjes. Jemi duke pritur momentin edhe ne që kemi ngelur, – vazhdoi raportimin Stresi, – për të ikur disi. Nuk e di a do mbetemi të gjallë, se rrugët janë rreth i mbyllur. Do të presim ndonjë moment më të përshtatshëm, e …
– Mjaft më, eja ikim, të lutem!- u përxherua Zamira.
– U këput lidhja, për dreq,- thirri me inat Stresi, duke u lëshuar këputshëm mbi kanape. Do bulëza djers të ftohta i shkëlqenin ballit.
– Tashti mund të bëjmë çfarë të dimë e të mundemi, – ofshani thellë.
– Dëgjo Zamira! Tash është më mirë të dalim, se rrugët sikur janë boshatisur. Nisemi kah rruga kryesore. Ti vërma dorën rreth qafës dhe kacavirru, sikur më dashuron, kupton… A ke luajtur teatër ndonjë herë?
– Unë, teatër?!- pyeti veten ajo. A do të mund ta bëjë një veprim të tillë? Vërtet për këtë njeri kam ndier simpati, që pas një jave kur u vendos te ne. Korrektësia e tij, puna e madhe që bënë, dhe një delikatesë e lindur, sikur ma krijonte një lakmi për të. Madje, duke e vlerësuar për shumë veprime dhe një butësi shpirtërore që e manifestonte në përditshmëri, një ndjenjë simpatie, që nuk guxoja t’ia thosha as vetes, në vetmi. Pse jam kaq e marrë, e pati gjykuar sa herë vetën. Një njeri i martuar, i moshuar, ta krijojë simpatinë, e ai kolegu i kursit, që për një fjalë që ma thotë, skuqet deri te veshët, asgjë! Hajde, mendje, hajde! Si po u bllokuaka truri nganjëherë, sa mos të gjykohet drejt! Kush ka të drejtë më shumë: mendja apo zemra?! …
– A je kësajde, moj!- i mëshoi zërit thekshëm Stresi, me një fije nervozizmi.
Ajo u shkund nga përsiatja dhe ia përqendroi shikimin…
Rruga ishte e boshatisur. Çdo lëvizje e vogël krijonte thyerje të qetësisë mortore. Do zëra të shkëputur herë – herë vinin dhe shuheshin pa u përcaktuar drejt kahjeardhja e tyre. Këta ecën rreptë, me një hap gati ushtarak. Ajo ia kishte future dorën nën krahë dhe bëhej gati që, sapo dukej ndonjë grup milicësh, t’ia niste lojës… Ecën edhe ca, me shikim të përvjedhur përanash. Dhe, ia zhurmëri hapash të thatë, që shoqëroheshin me do fjalë të pa qarta, jo nga largësia sa nga ndjenja e frikës.
– Ndalu, kujdes tashti!,- i tha Zamirës, dhe ajo iu hodh në përqafim, sa e shtrëngonin duart pas qafës, edhe nga ndjeja e herës së par të një puthjeje, aq e ndihmonte frika, që të mos shihte fundin e jetës. Edhe Stersi, i mbështetur për një shtylle elektriku, kishte fshehur sytë nën jakën e ngritur të saj …
– Shiko do njerëz!- tërhoqi vërejtjen njëri nga ta.
– Tanët janë!- ia priti tjetri.
– Këta nuk din të bëjnë dashuri, e aq më pak kështu rrugëve, në mënyrë moderne.
– Thua të mos i certifikojmë?
– Dihet kush ka vullnet për dashuri tashti, kupton.
Derisa hapat e tyre ua rrëmbeu kthesa e parë, ajo nuk i shqitej atij. Në sy i shkëlqyen lot të vaktë, përzier gëzim e ndjenjë bashkë.
Ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë ka hapë debat të madh në shoqërinë kosovare, ku disa e kundërshtojnë, e disa e mbështesin ndërtimin e këtij objekti fetar, por ka edhe shumë reagime për përzgjedhjen arkitektonike të këtij objekti, që sipas tyre, nuk do të duhej të aprovohej një projekt i tillë, shkruan KultPlus.
Së fundi ka reaguar edhe artisti i njohur Alban Muja, i cili ka përfaqësuar Kosovën edhe në Bienalen e Venecias.
KultPlus po ju sjell të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e Mujës.
Prishtina e Tirana, dy kryeqytetet tona, se shpejti munden me u ‘krenu’ per dy xhamite me te medha dhe me te shemtuarat ne Europe. Edhe Tirana ka pas mundesi para do vite te kete nje xhami dhe nje qender kulturore Islame moderne, por nuk e beri kete, e njejt po veprojm edhe ne, po e sjellim arkitekturen all Al-Fallujah ne qender te Prishtines. Marre./ KultPlus.com
Kjo kishte ndodh’ në Shkodër. Pikërisht në Pazarin e Shkodrës, në njërin nga tre mijë dyqanet e atij qyteti, i cili si atëherë si tash, gjithmonë mbet’ më afër ujit se tokës.
Nuk e kisha folur ndodhinë e moçme, po t’mos ishte përsëritur edhe në Shëngjergj dhe unë të mos trishtohesha nga urtësia dhe arroganca e dy botëve që bashkjetojnë nëpër shtëpitë, rrugët dhe dyqanet e qytetit dhe të qyteteve motra të Shkodrës.
Ai fëmijë, Ahu, i lazdruar dhe i trimëruar nga përkëdhelitë e erës, të aromës së luleve, i gulçuar nga vëzhgima e ujit, zbriti në Shkodër, në qytetin më të bukur dhe më të pikëlluem ndër të gjitha qytetet e botës sonë, të lagur vajtueshëm nga të gjitha anët me ujë të ambël. Hyni në dyqan argjentari si hyn era e krypës së detit në ag brenda dritareve të shtëpive shtatulëta.
Mbasi kish bërë gjithë atë udhë së shikuari kërcënueshëm, tha do ta gjej ku dua unë, fatin e dhënë.
Në dukje, shumë i zbehtë dhe i pafuqi, hyri në dyqanin e argjentarit, ende çun, Kolë Kodra që mbante me unaza e zingjirë qafe e dore Ulqin e Shas e Podgoricë, Pukë e Plavë e Guci.
I tha: O djalë, ty unë ta shkërdhefsha nanën!
Nana ime, Zoja, tha. Shkodrani u skuq vetë nga turpi i të folurit të të huajit, ia dha një llokum, e uroi, me fjalët e mira përcjellëse: Të lumtë goja o djalë, po ti qenke dukat. Fat për babën e nanën që të paskan. Të paqin për jetë e mot.
Kur djaloshi i vogël dhe i pafuqi, u bë dikur pak më i madh dhe pak më i fuqishëm, i azdisur dhe tronditës nga përkëdhelitë e erës, të aromës së luleve, të vëzhgimës së ujit, la shtëpinë e babait dhe doli në krahun tjetër të Maleve të Zeza, në Prizren e njëmijëepesëqindë dyqaneve.
Hyri në depon e pëlhurës, të Elez Kolës që merrte pëlhurën më të mirë të Venedikut, e hidhte në shtatin e vajzave e grave më të bukura të Prizrenit dhe të gjithë Rrafshit të Kosovës dhe të Dukagjinit, edhe më larg, të Edrenesë e të Peshtës e të Vjenës.
I tha: O burrë, ty unë ta shkërdhefsha qikën në duvak t’duvakut.
Po prizrenasi u skuq vetë nga turpi, mbylli me shpulakën e hollë gojën dhe uli kokën deri mbi dërrasën e arkës.
Doli shpejt, bleu bakllavë dhe ia qiti përpara: Të lumtë goja o djalë, po ti qenke dukat. Fat për babën e nanën që të paskan. Të paqin për jetë e mot.
Urimi e rriti edhe më shumë djalin.
Kur ai u bë më shumë burrë se djalë, i plotpushtetshëm nga era, lulet dhe uji, plot zjarr ngacmimtar përbrenda shpërthimit dhe tundimit, doli një ditë në Shkup.
Hyri në dyqanin e Likë Elezit. I tha: O burrë, ty unë ta shkërdhefsha gruan në shtrat të shtratit. Shkupiani i ra hija e turpërimit më shumë se kish aty edhe djalin njëmbëdhjetë vjeç. Nxori nga poshtë dërrasa e stolisur drekën e vet, që ia kishte sjell gruaja e saposharë. Ia shtroi përpara. I solli edhe ujë.
I tha: Të lumtë goja o djalë, po ti qenke dukat. Fat për babën e nanën që të paskan. Të paqin për jetë e mot.
Kur ai djalë u bë burrë burri, doli përsëri në Shkodër. Hyri përsëri në dyqanin e Kolë Kodrës, një burrë i gjatë e kokëulur, duke shikuar unazën e Soses, të bijës së flamurtarit të Flamurit të Berishës që do të martohej në Shmitër.
I tha: O burrë, unë ty të shkërdhefsha gjithçka që mund të shkërdhehet, madje të shkërdhefsha edhe atë gjithçka që nuk mund të shkërdhehet.
Argjentari u skuq, u turpërua shumë më shumë se dikur, herën e parë. E kish aty edhe shegertin. Nxori një lirë me vegë, ia la në dorë burrit avdall.
I tha: Të lumtë goja o burrë, po ti qenke më i mirë se ari. Fat për gruan dhe fëmijët që të paskan.
Burri doli dhe pastaj hyri në dyqanin e kobureve të stolisura me fije argjendi.
Ehat Murtezajt nga qyteti i Skenderajt, në vitin 1999, forcat serbe i kanë vrarë tre anëtarë të familjes dhe i kanë djegur shtëpinë e banimit. Ehati i cili në atë botë ka qenë 13 vjeç, thotë se nuk mund të llogaritet dëmi i shkaktuar, pasi nuk ka mjete financiare që mund të shpaguajnë krimin e ndodhur.
“Në maj të vitit 1999, forcat serbe kanë vrarë gjyshin, gjyshen dhe motrën 21 vjeçare, që ishte studente në Universitetin e Prishtinës. Shtëpinë tonë e kanë gjuajtur 23 herë më predha dhe shtëpia ka marrë flakë”, thotë Murtezaj.
Edhe pse Ehati nuk ka të evidentuar koston e humbjeve materiale, mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit (1990-1999), thonë ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Për këtë ata thonë se pala kosovare duhet të kërkojë shpagimin e dëmeve të fundit, në procesin e dialogut që ka rinisur javën e kaluar në Bruksel.
Sipas një studimi të UNHCR-it në nëntor 1999, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banuara në Kosovë u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht, citohet në një raport të Organizatës për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW).
I njëjti raport thotë se sipas një vlerësimi të dëmeve, të Kombeve të Bashkuara, për 649 shkolla në Kosovë, më shumë se një e pesta e shkollave të anketuara u dëmtuan rëndë dhe më shumë se 60 për qind u shkatërruan plotësisht.
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjate luftës në Kosovë janë vrarë mbi 13,000 persona.
Çështja e kompensimit të dëmeve të luftës, më 16 korrik është ngritur në Bruksel, kur rifilloi dialogu Kosovë-Serbi pas 20 muajsh pauzë.
Në këtë takim është biseduar për personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit tha se tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës edhe fondi pensional. Takimi i radhës në nivel të ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë mbi këto çështje është i paralajmëruar për 23 korrik.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk publikojnë të dhënat e kostos së dëmeve të luftës së shkaktuar nga Serbia në Kosovë, por thonë se ato ekzistojnë.
Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha të dhënat do të paraqiten në Bruksel nga anëtarët e delegacionit dhe do të bëhen publike.
“Ka të dhëna edhe për dëmet e luftës, për dëmet në objektet e trashëgimisë kulturore, dëmet në shkolla, ka fakte” tha Beqiri.
Sa vlerësohen dëmet e luftës në Kosovë?
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ekspertët e ekonomisë dhe ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e realizuan një studim në të cilin janë vlerësuar dëmet e luftës.
Haki Shatri, ish-ministër i Financave, i cili në vitin 2006 gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës në Vjenë ka qenë koordinator i ekipit për çështje ekonomike, thotë se sipas të dhënave të ekspertëve që janë paraqitur në bisedime, dëmet në përgjithësi që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, llogariten rreth 22 miliardë euro.
Atkivistë dhe familjarë të personave të pagjetur mbajnë në duar emrat e personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovës.
Përveç vrasjeve, dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shatri thotë se serbët kanë shkaktuar dëme në sektorin publik, atë privat, pastaj siç thuhet, grabitjen e fondit pensional, depozitave të qytetarëve e shumë dëme të tjera.
“Dëmet që janë bërë – ekonomitë familjare janë shkatërruar, janë djegur bagëtitë, prona shoqërore është shkatërruar, në disa raste është plaçkitur dhe fizikisht është bartur në Serbi etj. Delegacioni nga Kosova duhet t’i paraqesë këto të dhëna në tavolinë dhe faktori ndërkombëtar duhet të shoh se çfarë ka nodhur” tha Shatri.
Mustafa: Pa shpagim të dëmeve nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi
Edhe Muhamet Mustafa nga Instituti “Riinvest” ka qenë koordinator i ekipit për çështje ekonomike në Grupin Negociator në Vjenë. Mustafa nuk tregon koston e dëmeve, por thotë se spastrimi i llogarive ekonomike dhe zhdëmtimi i atyre që kanë pësuar dëme gjatë luftës është çështje esenciale për normalizim të marrëdhënieve dhe për fqinjësie të mirë në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për arsye se dëmet në pronën private gjatë luftës janë jashtëzakonisht të mëdha. Ne i kemi listuar ato të gjitha. Dhe kur është fjala për dëmet tek personat privat as shteti dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të intervenojë që të mos zhdëmtohen. Sepse Konventat ndërkombëtare, Konventa për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut e mbron pronën privat nga dëmtime çoftë me motive politike apo të luftës. Dhe këtu kemi të bëjmë me të gjitha nacionalitetet”, shprehet Mustafa.
Sheremeti: Kosova nuk ka të dhëna për dëme të luftës
Por, Furtuna Sheremeti, e cila është duke doktoruar në Belgjikë në temën për matjen e dëmeve të shkaktuara nga krimet e luftës, thotë se autoritetet e Kosovës nuk kanë treguar gatishmëri për dokumentimin e krimeve dhe dëmeve të luftës.
Sheremeti, e cila ka qene këshilltare e ish-kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mendon se Kosova nuk ka pasur një strategji operacionale si shtet për të adresuar të kaluarën.
“Kosova pas 20 vitesh pas luftës nuk ka bërë asgjë për të adresuar dëmet. Ato që janë bërë për dokumentim janë bërë prej shoqërisë civile. Ekziston një databazë për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë dhe e cila mbahet nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë e cila është iniciativë e shoqërisë civile nuk është nga shteti”, thotë Sheremeti.
Rastet individuale
Në Fondin për të Drejtat Humanitare me seli në Beograd, thonë se nuk e kanë numrin e saktë të procedurave për kompensimin e dëmeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, kundër organeve të Serbisë, sepse nuk i janë drejtuar të gjithë Fondit.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thonë se “disa prej tyre kanë paditur përmes avokatëve, të cilët janë të angazhuar në mënyrë të pavarur”.
Fondi për të Drejtën Humanitare u është drejtuar më shumë se 130 shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë qenë viktima të shkeljes së të drejtave njerëzore dhe ata janë përfaqësuar nga avokatët në rreth 35 lëndë për kompensim të dëmit, thuhet në përgjigjeje të këtij Fondi .
Iniciativat e qeverisë për vlerësim të dëmeve, të dështuara
Ndryshe, deri më tani, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka paraqitur ndonjë vlerësim zyrtar të dëmeve materiale. Por, në vitin 2011, 12 vjet pa përfundimit të luftës, pati paralajmëruar se do ta nisë mbledhjen e fakteve për të argumentuar, siç ishte thënë “të vërtetën shkencore dhe profesionale për krimet e luftës”, dhe në këtë kuadër, në vitin 2011, 12 vjet pas luftës, pati krijuar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Një grua duke ecur para një baneri kushtuar luftës në Kosovë, i vendosur para Qeverisë së Serbisë, 22 mars 2019.
Por, me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018, ndërkohë që në Ministrinë e Drejtësisë është formuar Divizioni për Drejtësi Tranzicionale, i cili është dashur të vazhdojë punën e institutit. Drejtues të këtij institucioni thonë se janë në fazën e konsolidimit dhe shumë shpejtë do nisin punën në terren.
Edhe qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, kishte paralajmëruar që të themelojë institutin e ri për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë, përfshirë edhe krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin. Kjo megjithatë mbeti pezull pas ndërrimit të qeverisë në Kosovë /REL / KultPlus.com
Kosova ashtu sikurse pothuajse e gjithë bota ka kohë që po përballet me virusin Covid-19, shkruan KultPlus
Ky virus ka nxjerru në pah edhe doktoresha dhe infermiere të caktuara të cilat në mënyrë vullnetar po kontribuojnë për luftimin e virusit në fjalë.
Dr, Nita Ymeraga nga Gjakova është njëra nga vullnetaret e cila ka muaj që nuk i ka parë prindërit e saj duke u kujdesur për të sëmurit me Covid-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Këngëtarja 52-vjeçare, Kylie Minogue, e ka konfirmuar lajmin se albumi i saj i pesëmbëdhjetë i incizuar në studio, “DISCO”, do të lansohet më 6 nëntor të këtij viti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ylli australian i muzikës ka deklaruar: “A jeni duke pritur t’iu them diçka??? Albumi im i ri ‘DISCO’ do të lansohet më 6 nëntor, dhe do të jetë i gatshëm për t’u para-porositur nga mëngjesi i së enjtes”.
Incizimi i ardhshëm e rikthen këngëtaren Minogue në rrënjët e para të karrierës, si dhe vjen pas albumit të saj të fundit të lansuar në vitin 2018, “Golden”, transmeton Koha.
Sipas një burimi të afërt, bëhet e ditur se Kylie ka punuar intenzivisht në muzikën e saj të re, dhe këta muajt e fundit gjithçka është finalizuar me sukses. Ndërkaq, kënga e parë e albumit e cila e mban titullin, “Say Something”, do të publikohet për gjithë adhuruesit të enjten më 23 korrik.
Minogue gjatë karantinës është mësuar si ta incizojë dhe prodhojë vokalin e saj. Ndërsa, për realizimin e albumit të ri, ajo ka punuar me producentin e njohur, Mousse T, DJ italian Alex Gaudino dhe producentin francez të këngëtares Madonna, Mirwais.
Në muajin maj, ylli i hitit “In Your Eyes” e kishte bërë të ditur lajmin se albumi i saj i shumëpritur, do të përfshinte këngë të zhanrit ‘disco’. Së fundmi ky zhanër është rikthyer në skenën botërore muzikore, falë edhe albumeve të artisteve të reja si, Dua Lipa dhe Doja Cat.
“Bregdeti i Orikumit është një tjetër destinacion turistik. Qyteza antike e Orikut është vlerë e jashtëzakonshme me interes për turistët, të cilët mund të njihen edhe me gërmimet e reja të realizuara së fundi”, është shprehur sot deputeti socialist, Damian Gjiknuri, i cili ka publikuar një video nga qyteza antike e Orikut.
Arkeologia Dorina Gjergji shprehet se gërmimet e para në qytetin antik të Orikumit kanë filluar në vitet 1958-1960.
“Ka qenë një bashkëpunim midis Institutit të Arkeologjisë shqiptare me atë sovjetike. Në fillim në vitet 50-60 u zbulua pjesa gjysëm harkore dhe për gati 50 vjet të gjithë arkeologët kanë menduar që kishim të bënim me një teatër. Por në vitin 2008 nisin gërmimet përsëri në këtë qytet antik. Gjatë gërmimeve arkeologjike vumë re që në fakt nuk kemi të bëjmë me një teatër, sepse kjo pjesa gjysëm harkore nuk ka një shkallare. Dhe gjatë gërmimit të 2013 dhe më pas në 2018 dhe 2019 u zbulua dolën në pah 2 kanale, duke treguar që kemi të bëjmë me një cisternë”, thekson ajo.
“Për portën veriore të qytetit antik të Orikut flet edhe Cezari në ditarin e tij në luftën civile midis tij dhe Pompeut, i cili tregon që qyteti antik i Orikumit ka qenë shumë mirë i fortifikuar. Në vitin 1990 Vasil Bereti nis gërmimet në qytetin antik të Orikumit dhe zbulon dy banesa karakteristike të këtij qyteti antik dhe shkallët e këtij qyteti”, thotë ajo.
Afër Orikumit, në kufi me Dukatin, mes fushës përpara Karaburunit, gjendet Kisha e Marmiroit. “Disa historianë e emërtojnë kishën me emrin e Shën Marisë, kjo si pasojë e faktit që në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe sidomos në territorin e Shqipërisë jugperëndimore, pjesa më e madhe e manastireve njihen me emrin e Shenjtores Shën Maria. Por kjo kishë njihet me emrin kisha e Marmiroit, një emër i marrë nga gurorja e antikitetit”, shprehet ajo./ atsh/ KultPlus.com
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da. Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s’të ka mbetun as em’n as besë; Vet e ke prishun për faqe t’zezë. Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin” Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë, Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n’votër, Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni, Besën e t’parëve t’gjith e harroni, Baheni robt e njerit t’huej, Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëxue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M’ata sy t’bukur q’dini me qa, Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia! Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t’tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara zotit. / KultPlus.com
Një nga platformat më të njohura për shikimin dhe transmetimin e filmave, Netflix, gjatë kësaj jave ka publikuar listën me 10 filmat më të shikuar në këtë platformë.
Netflix-u është i njohur për mospublikimin e të dhënave, e sidomos në rastet kur ato të dhëna janë negative. Mirëpo këtë herë kjo platformë ka vendosur që të ndajë me publikun një listë rreth filmave të vet origjinal e që janë më të shikuarit.
Në treshen e filmave më të shikuar në Netfilx hyjnë “Extraction”, “Bird Box” dhe “Spenser Confidential”.
Sipas Bloomberg, nga filmat më të shikuar, shikuesit kanë pëlqyer më shumë projektet, në të cilat luajnë aktorë të njohur, si: Chris Hemsworth, Sandra Bullock, Ryan Reynolds, Adam Sandler, Jennifer Aniston, Mark Wahlberg, Ben Affleck, Robert De Niro, Al Pacino e të tjerë.
Më poshtë lista e filmave më të shikuar të Netflix:
Extraction (99 milionë shikime)
Bird Box (89 milionë shikime)
Spenser Confidential (85 milionë shikime)
6 Underground (83 milionë shikime)
Murder Mystery (73 milionë shikime)
The Irishman (64 milionë shikime)
Triple Frontier (63 milionë shikime)
The Wrong Missy (59 milionë shikime)
The Platform (56 milionë shikime)
The Perfect Date (48 milionë shikime) / KultPlus.com
Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri.
Ministria e Kulturës ka përkujtuar ditëlindjen e shkrimtarit, poetit dhe albanologut, Martin Camaj.
“Është një rastësi e bukur që ditëlindjet e disa prej emrave të shquar të letrave shqipe janë pikërisht tani në korrik, në Muajin e Bibliotekës”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Kujtuam dje ne ditën e tij të lindjes, Martin Camajn, këtë shkrimtar, poet e albanolog, në çdo varg e rresht të të cilit frymon Shqipëri”, thekson ajo.
“Ky 95-vjetor është jo vetëm një homazh, por edhe një nxitje për njohjen e veprës së Camajt nga ana e lexuesit, e sidomos të të rinjve, që pikërisht aty gjejnë rrënjët e të parëve, të një Shqipërie që ndoshta nuk e gjejmë dot më fizikisht, por që gjallon në veprën e tij”, nënvizon ministrja Margariti./ KultPlus.com
‘Hapësira performuese e Qendrës Multimedia në lagjen Dardania në Prishtinë është mbyllur përfundimisht, pas gati dhjetë vitesh funksionim.
Kjo hapësirë ka shërbyer për qindra aktivitete kulturore që janë mbajtur krejt këto vite, jo vetëm ato të organizuara nga Qendra Multimedia, por edhe nga shoqata kulturore, artistë, shkrimtarë e aktivistë të ndryshëm nga Kosova dhe nga vende të ndryshme të botës. Një publik prej dhjetëra mijërash kanë përcjellë aty performancat e ndryshme teatrore e muzikore, leximet e qindra autorëve, diskutimet, promovimet e librave, ekspozitat e aktivitetet e ndryshme kulturore.
Këto gati dhjetë vite menaxhmenti i Qendrës Multimedia ka bërë përpjekje të vazhdueshme të gjejë zgjidhje më të qëndrueshme për aktivitetet e saj publike, megjithatë vullneti i komunës së Prishtinës në këtë drejtim ka munguar. Mbështetja e Komunës së Prishtinës ka qenë ose inekzistente ose minimale – në disa raste madje edhe penguese.
Rrugët dhe trotuaret në lagjen Dardania ku ka funksionuar Qendra Multimedia tani po shtrohen me asfalt të ri (po të na pyesni neve që kemi punuar aty, do të thonim se asfalti i vjetër s’ka qenë fare i dëmtuar), ashtu siç e kemi parë që po shtrohen me asfalt rrugët tjera gjithandej nëpër Prishtinë. Por asfalti i ri që po shtrohet e që do të shtrohet, nuk do të mundet kurrë t’i fshehë gjurmët e pafuqisë, padijes, dhe mos-vullnetit të këtij qyteti për t’krijuar e mbajtur hapësira kulturore, kaq të domosdoshme. Prishtina sot nuk ka humbur një hapësirë dosido, por ka humbur një vend ku qytetarët, artistët, aktivistët, janë ndier të lirë të flasin, të kritikojnë pa frikë, të revoltohen por edhe të krijojnë dashuri për njëri-tjetrin, për qytetin, për vendin tonë. Sot, Prishtina ka humbur një hapësirë të lirë, një copë lirie nga ajo pak liri që i ka mbetur pa u ngulfatur nga asfalti, betoni, kishat, xhamitë e qendrat e shopping-ut.
Prishtina nga tani ka një hapësirë të pavarur kulturore më pak. Megjithatë, beteja jonë për hapësira performuese do të vazhdojë. Për ruajtjen e këtyre pak që kanë ngelur dhe për krijimin e të rejave. ‘, thuhet në komunikatë. / KultPlus.com
Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel, thotë se për shkak të pandemisë koronavirusit, ka anuluar ceremoninë tradicionale, që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në Sallën e qytetit të Stokholmit, transmeton REL.
Lars Heikensten, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel, tha se për shkak të masave të kufizimeve, nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 mysafirë.
Ai tha se për shkak të pandemisë është e pasigurt nëse fituesit e çmimeve do të mund të udhëtojnë në Suedi, raporton AP.
Fituesit shpallen në tetor, por fondacioni tha se nuk ishte plotësisht e qartë ende se si dhe në çfarë forme do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
“Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”, tha Heikensten në një deklaratë. / KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit fton të gjithë dramaturgët shqiptarë që të konkurrojnë me dramat e tyre në konkursin për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi për vitin 2020”.
Çmimet të cilat i ndanë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit për çdo vit janë si në vijim:
Çmimi i parë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
Çmimi i dytë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
Çmimi i tretë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë e emëruar nga Ministri.
Tri Çmimet për dramat më të mira, jepen në të holla, të shoqëruara nga një certifikatë të nënshkruar nga Ministri dhe një kopje origjinal të vendimit.
Çmimet dorëzohen në një ceremoni të veçantë të organizuar nga MKRS, me 9 nëntor në ditëlindjen e “Katarina Josipit”
Tri dramat fituese botohen në një edicion special në gjuhën shqipe;
Kriteret dhe kushtet për pjesëmarrje
Laureat të Çmimit mund të jenë dramaturgët që janë shtetas të Republikës së Kosovës.
Një autor mund të sjellë më së shumti dy drama për shqyrtim;
Dramat që konkurrojnë në këtë konkurs duhet të jenë jo më të shkurtra se 50 minuta;
Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim;
Tema dhe as numri i personazheve nuk janë të limituara,
Dramat e papërfunduara apo sinopsiset nuk do të merren në shqyrtim;
Dramat që sillen në këtë konkurs duhet të jenë origjinale, të shkruara mbas vitit 2000, dhe nuk duhen të jenë të inskenuara apo të botuara më parë;
Drama që fiton vendin e parë, konsiderohet si dramë potenciale për t`u inskenuar në njërin nga sezonet e ardhshëm në TKK;
Dramat që shpërblehen për vendin e dytë dhe të tretë, fitojnë të drejtën për lexime skenike në TKK;
Dramat dorëzohen në tri kopje me mbishkrimin “Konkursi për Dramë Kombëtare ‘Katarina Josipi 2020” ;
Autorët duhet të nënshkruhen me shifër dhe shifrat fituese do të shpallen në media për konfirmimin e emrave të fituesve. Për konfirmim të shifrës, autori duhet të sjell si dëshmi dramën origjinale.
Dramat duhen të dërgohet në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35), ose përmes postes elektronike: [email protected];
Autorët që sjellin dramat e tyre në këtë konkurs konsiderohet se i pranojnë kushtet e këtij konkursi.
Konkursi do të jetë i hapur nga dita e publikimit në medie deri me 21 Shtator 2020. Çdo Dramë e ardhur mbas kësaj date nuk do të merret në shqyrtim. / KultPlus.com