Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, humanistin arvanitas Dr.Panagiotis Koliomichalis me me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm në fushën humanitare; në ruajtjen, njohjen, përhapjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare, arvanitase dhe të popujve të tjerë ballkanikë; si dhe në forcimin e miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit grek.
Me mirënjohje për veprën e çmuar si koleksionist i gravurave, librave dhe pikturave të veçanta, pjesë e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare dhe organizator i ekspozitave me ‘Dokumente për Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës’”.
Në fjalën e tij të rastit gjatë ceremonisë solemne ku ishin të pranishëm Ambasadorja e Republikës Helene në Tiranë, Sophia Philippidou si dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe të MEPJ-së, personalitete, studiues dhe akademikë, diplomatë, drejtues institucionesh dhe anëtarë të Shoqatës kulturore “Lunxhëria”, Presidenti Meta u shpreh dy kombet tona kanë nxjerr burra të mëdhenj dhe gra të jashtëzakonshme të cilët kanë lindur me familje të përziera ose kanë jetuar ndër shekuj në territore të përbashkëta.
“I dashur Dr. Koliomichalis,
Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj dhe të babait tuaj, këtu ku do të jeni gjithnjë i mirëpritur!
Ju jeni një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe i shqiptarë, dhe vlerat tuaja humane janë të jashtëzakonshme.
Si mjek, filantrop, por edhe si koleksionist i apasionuar, ju keni trokitur ndër të parët në derën e Ambasadës sonë në Greqi, duke ofruar ndihmë në interes të qindra dhe mijëra shqiptarëve, të cilët kanë patur nevojë për përkujdesje shëndetësore, ilaçe dhe mjekim, në momente mjaft të vështira.
Me përulësi dhe përkushtim ju u keni shërbyer shqiptarëve në nevojë, duke marrë si këmbim një mirënjohje të thellë prej këtij komuniteti.
I motivuar nga një ndjenjë e fortë e dashurisë për Atdheun e babait tuaj, për Lunxhërinë dhe për Shqipërinë, ju keni punuar pa pushim për më shumë se pesë dekada, për të mbledhur dhe ruajtur një volum të jashtëzakonshëm objektesh koleksionuese, që përbëjnë një pjesë thelbësore të historiografisë dhe kulturës shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës dhe shpesh e harruar në pluhurin e kohës.
Gravurat, pikturat, librat, kartat postare të panjohura më parë për publikun shqiptar, ju jo vetëm që i gjetët, por bashkëpunuat harmonikisht me të gjithë bashkëkombësit tanë në mënyrë që t’i promovonit ato në sytë e botës, si vlerat e një kombi me histori dhe tradita. Përmes punës tuaj humanitare dhe koleksionuese, dhe kryesisht për shkak të prejardhjes tuaj të përbërë nga dy shtete fqinje dhe mike, ju keni arritur të ngushtoni distancat artificiale që ekzistojnë shpesh midis popujve tanë që janë ndërlidhur qysh në gjenezën e tyre. Në fakt, dy kombet tona kanë nxjerr burra të mëdhenj dhe gra të jashtëzakonshme të cilët kanë lindur me familje të përziera ose kanë jetuar ndër shekuj në territore të përbashkëta. Për gjithçka që keni bërë për mbarë botën shqiptare ju falënderojmë dhe do ju jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin dhe punën tuaj të vyer!”, – u shpreh Presidenti Meta. / BalkanWeb / KultPlus.com
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka deklaruar se mbase viti i ri shkollor do të duhet krejtësisht të zhvillohet online.
Likaj, derisa ka qëndruar në vendlindjen e tij në Deçan, ka deklaruar se ky plan po përgatitet, nëse situata me COVID-19 nuk ndryshon deri në shtator. “Jemi duke u përgatitur për planin B që nënkupton që ndoshta në shtator do të detyrohemi ta fillojmë mësimin në distancë apo mësimin online dhe për këtë kemi bërë edhe plane konkrete… si ministri e Arsimit kemi ndarë një paketë rreth një milion euro për blerjen e teknologjisë informative”, deklaroi Likaj.
Ministri i Arsimit tha se prioritet kanë edhe gjithë-përfshirjen në arsimin parashkollor./Insajderi.com/ KultPlus.com
Maska që ndizet kur ka kontakt me coronavirus mund të vijë këtë verë.
Së fundi, MIT dhe Harvard kanë punuar në sensorë që mund të zbulojnë viruse si ebola që nga viti 2014 dhe ata tani po punojnë në një maskë për fytyrën që do të ndizet kur i afrohet coronavirusit, siç raportohet nga Business Insider, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se laboratori i biokarburanteve në MIT filloi të zhvillojë sensorë që mund të zbulojnë virusin ebola në vitin 2014 dhe një ekip i vogël i shkencëtarëve nga MIT dhe Harvard u bashkuan së bashku për të botuar studimin e tyre në 2016.
Ata kishin përshtatur teknologjinë e tyre për të adresuar virusin ebola dhe virusin zika në atë kohë. Tani, ata shpresojnë se do të përshtatin studimin e tyre dhe sensorët e tyre do të jenë në gjendje të zbulojnë coronavirusin kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose edhe merr frymë në një maskë.
Studiuesi i MIT, Tim Collins i tha Business Insider se edhe pse projekti është në “fazat e tij të hershme”, rezultatet e deritanishme kanë qenë premtuese dhe ata shpresojnë se ata do të jenë në gjendje të demonstrojnë konceptin e tyre në javët në vijim. Ekipi i studiuesve ka testuar aftësinë e sensorit për të zbuluar coronavirusin me një mostër të vogël të pështymës.
“Pasi të jemi në atë fazë, atëherë duhet të testohen individë që pritet të infektohen për të parë nëse do të funksionojë në një mjedis të botës reale”, shtoi Collins.
Ai është konsideruar të jetë një nga pionierët e biologjisë sintetike, dhe ai fitoi grantin e gjeniut MacArthur në 2003. Laboratori i tij mori një grant prej 50,000 dollarësh në vitin 2018 nga Johnson & Johnson për të zhvilluar sensorë zbulues të virusit për palltot e laboratorit, dhe sensorët mund të jenë një mënyrë më e lirë dhe e shpejtë e zbulimit sesa testet tradicionale të diagnostikimit. /Albinfo.ch. / KultPlus.com
Me anulimin e garës në Eurovision Song Contest, organizatorët e kanë lënë në dorën e shteteve nëse dëshirojnë të ndryshojnë përfaqësuesit apo do ti dërgojnë të njëjtit me këngë të re.
Derisa shumë vende kanë konfirmuar ridërgimin e emrave të njëjtë, Shqipëria tashmë ka konfirmuar se do ta mbaj festivalin që dërgon artistin në skenën europiane.
Kjo do të thotë se Arilena nuk do të shkoj në mënyrë automatike, teksa gjasat që ajo të shkoj sërish janë vetëm nëse merr pjesë prapë në garën e festivalit të televizionit publik në Shqipëri.
Mirëpo, për shkak të gjendjes aktuale ku nuk janë të lejuara udhëtimet, duket se Arilena e ka të pamundur të paktën tani për tani të udhëtoj nga Amerikë, atje ku po punon për projektet e saj për të krijuar një tjetër material për kompeticion.
Mirëpo, një gjë dihet se artistët që dëshirojnë të marrin pjesë kanë kohë deri në shtator për të punuar në projektet e tyre pasiqë në muajin e nëntë hapet konkursi për pranimin e këngëve për festivalin e dhjetorit. / KultPlus.com
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot në SPAK denoncimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që për mediat përfaqësuesja e tyre është shprehur besimplotë se fajtorët do të marrin dënimin.
“Fakti që vijmë pranë SPAK-ut do të thotë që shumë shpejt gjërat do të levizin. SPAKU ka filluar një hetim për të gjithë ato që ne kemi akuzuar s’e kanë shkelur ligjet. Nuk e dimë se çfarë hetimesh po bëhen konkretisht, por e dimë që është një hetim i thelluar,”-shprehet përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ndërkohë aktori Mehdi Malkaj tregoi arsyet se përse Teatri Kombëtar ishte një godinë e mbrojtur, ndërsa gjithashtu kishte shumë shpresa për rindërtimin e tij:
“Shkyerja e Teatrit Kombëtar ishte e dhimbshme dhe e trishtuar. Unë di një gjë, që e ka emrin Teatër Kombëtar, si s’qenka i mbrojtur?! Kemi ne të drejtë të ndrërrojmë vargjet e himnit, se është kombëtar?! Dhe Teatri është kombëtar.
Në këtë rast jam besimplotë për rindërtimin, pavarësisht se ajo që është prishur në Shqipëri nuk është rindërtuar më. Këtu kam shumë besim që do rindërtohet se ka edhe një pjesë euroipiane që janë të ndjeshëm ndaj kësaj çështje. Ne jemi i vetëm popull që jemi kufizuar me vetën, jemi të kufizuar vetëm me shqiptarë. Kjo ka ndikuar deri më tani.” / Konica.al / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur botërisht, Dua Lipa, ka qenë në fokusin e edicionit më të ri të revistës “Elle”. Përveç fotosesionit të mahnitshëm që e kanë sjell dyshja bashkëpunuese, Dua ka dhënë edhe një intervistë ku ndër të tjera ka folur edhe për periudhën e izolimit gjatë pandemisë Covid-19, shkruan KultPlus.
Ajo ka treguar që këtë periudhë e ka konsideruar si shumë të mirë sepse i ka dhënë hapësirë që të qëndrojë më gjatë bashkë me të dashurin në Londër.
“Ne kemi shfrytëzuar maksimumin e situatës. Unë me siguri kam qenë duke planifikuar të shkoj në turne, dhe duke menduar se kur do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin. Të kesh gjithë kohën shtesë ishte vërtet e bukur. Ne po mundohemi të shohim anën e ndritshme”, ka thënë Lipa.
Ky qëndrim brenda, ajo shpreson që do t’i shërbejë njerëzimit që të jenë më të vëmendshëm për mjedisin.
Lipa tutje ka thënë që gjatë gjithë kësaj periudhë është munduar të qëndrojë sa më pozitive përkundër faktit se i gjithë vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë.
Një tjetër temë që Dua e ka shtjelluar për “Elle” është edhe barazia gjinore për të cilën flet edhe përmes këngës së saj “Boys will Be Boys”.
“Shpesh do të flas për barazinë e grave, veçanërisht në vendin e punës, por kjo këngë flet për përvojat personale dhe dhimbjet në rritje të asaj që si është të jesh femër.” / KultPlus.com
Romani “JENIÇERI I FUNDIT”, shënon një arritje specifike në letrat shqipe. Jusuf Buxhovi, është i shkolluar për letërsi dhe i specializuar në histori, prandaj këto dy afinitete krijuese janë tamam si dy komponente krijuese të cilat i ka inkorporuar në romanin historik, ku rrëfimi letrar është konceptuar mbi argumentin historik duke e sajuar komponentën e tretë, përkatësisht konceptin filozofik si synim përcaktues.
Romani „Jeniçeri i fundit“, është në vazhdën e temave historike që merret me të shkuarën për ta emancipuar të tashmen, e cila sido që të jetë, qysh të nesërmen, bile në sabah, kalon në pronësi të historisë, prandaj kufiri në mes historiografisë dhe letërsisë është i ngushtë, e që ngjason me një sintagmë rotative që haset në këtë libër: “Për fundin si fillim dhe fillimin si fund”(faqe 153), ku mund të interpretohet se aty ku nis një fillim ka edhe mbarim, sikurse ku është fundi i fillimit do të niste fillimi i një fundi tjetër,duke qitur në pah aspekte të mendimit filozofik, për “Dijet e Vjetra dhe Dijet e Reja”, “Gjaku i Dijës dhe Dija e Gjakut”, “Shteti i Dijes dhe Dija e Shtetit”,e veçmas bie në sy“të qenit (Unë) dhe të bërit (Mua)”, e deri tek “përfundimi në lëkurën e Gjarprit të Shtëpisë”.
Me këtë metodologji rrëfimi, dhe me përvojën e gjatë në shkrimin e romanit, Jusuf Buxhovi e mban pezull lexuesin, qoftë me strukturën e rrëfimit ku nxit kureshtjen për të ditur se,“shembja fillon aty ku përfundon ngritja, ndërsa ngritja fillon aty ku përfundon shembja…”, ose për të dalluar se “nuk ka asgjë të përhershme përveç ndryshimit, siç nuk ka asgjë të qëndrueshme përveç ndryshimit…”,etj., (faqe 8).
Roli i personazheve që trajtojnë ngjarje të caktuara, janë të kamufluara kryesisht me elemente teologjike që ngjall kureshtjen e lexuesit, për të mësuar për misticizmin si besim që e kanë aplikuar Rendi Bektashian, kuptohet edhe në hapësirën shqiptare. Por, kthimi i Jeniçerit në moshë të thyer dhe risocializimi i tij, sado që trajtohet sipas faktit historik ndërlidhet edhe me aktualitetin, sidomos me fatin e „Jeniçerëve Modern“, të cilët nuk i kanë humbur shpresat, për një kthim në moshë të thyer. Kurse fati i atij kthimi, lidhet pikërisht me moshat e thyera, siç është rasti me „Jeniçerin“ që trajtohet në romanin e Jusuf Buxhovit. Prandaj nëse diku më lart e kemi thënë se e sotmja, (pra edhe ky çast), nesër kalon në pronësi të historisë, atëherë fati ynë, ka ngjashmëri të mëdha me fatin e personazhit kryesor që trajtohet në këtë roman, ashtu siç zhvillohen shumë ngjarje e bëma historike që përngjajnë me të tashmen që e njohim pak më mirë.
Si koncept, ngritja dhe rrënimi i Perandorive, kanë zhvillim identik, që përshkohen nga faktor kohor të zhvillimeve socioekonomike, por në aspektin strukturor e filozofik ngjasojnë. Në këtë plan romani i „Jeniçeri i fundit“ aq sa ka të bëjë me Perandorinë që përshkruhet, po aq ka të bëjë edhe me rrënimin e një Perandorie që përfundoi kohë më parë, ku si pjesë e procesit të shthurjes, degdisjes dhe shkatërrimit të saj, ishte edhe protagonisti i romanit, përkatësisht vet autori i librit.
Personazhet e romanit lidhen kryekëput me trevën e Gjakovës dhe janë trajtuar më shumë nga aspekti i lëvizjeve teologjike ku i kundron zhvillimet sipas Rendit Bektashian, ndoshta për vet inspirimin që krijon rituali fetar i këtij besimi, rendi i tij dhe shkallët e hierarkisë janë aspekte të thella filozofike, kurse në planin gjuhësor e bëjnë romanin tërheqës dhe të pranueshëm.
Ndoshta për shumë kë, pjesët filozofike dhe ato që kanë të bëjnë me aspektin ritual donë vëmendje të shtuar. Por, nëse e abstrahojmë këtë mendim, dhe i marrim ato personazhe si të rëndomta, pa e përfillur kuptimin filozofik, mitologjik dhe teologjik, përsëri ngjarjet do të kenë kuptim logjik, (jo ndoshta me një mendim shumë të thellë),por që kuptohet me lehtësi gjithsesi. Prandaj, më duket sikur përdorimi i këtyre shprehjeve nga lëmi i mitologjisë dhe teologjisë, ka si qëllim për të emancipuar mendimin filozofik, të cilit i qaset nga aspekti historik, duke e shtjelluar mirë në planin gjuhësor, ku përveç elementeve historike, ka mjaftë mendime e meditime filozofike dhe trajtesa gjuhësore që do t’u hynin në shërbim historisë-filozofisë dhe letërsisë, ku ndërtohet një lloj trilogjie specifike. Ky fenomen i trilogjisë së mendimit është pjesë e punës së vazhdueshme që bënë ky autor i cili më shumë se kushdo tjetër e ka të ndërtuar konceptin e trilogjisë letrare, publicistike dhe historike.
Aspektet e theksuar më parë, janë pjesë e jetës dhe angazhimit intelektual të Jusuf Buxhovit, si letrar, si historian dhe si politikan, ndonëse që të tri elementet i kundron nga pozita e shkrimtarit, intelektualit dhe qytetarit në profesion të lirë.
Padyshim, romani „Jeniçeri i fundit“ jo që është ndër veprat më të kompletuara të autorit në këtë fushë, por mund të radhitet si njëra nga veprat më të realizuara në shkallë kombëtare të letërsisë shqipe. Romani në fjalë është një vepër që u hyn në shërbim të gjithëve që historinë e kanë synim dhe studim, pasi aty gërshetohen elemente të hershme të antikitetit historik që vjen deri në kohën e Rilindjes, përkatësisht në kohën e “Zgjimit Kombëtar”, e ndërlidhur edhe me faktorët kohorë deri në ditët tona. Këto elemente ngjallin inspirim tek lexuesi për të kuptuar më mirë bektashizmin si religjion, kurse ngjarja zhvillohet në një hapësirë të lokalizuar gjeografike me 1500 – 2000 m2, e cila shtrihet përreth Pashtrikut, Dushkajës, Përdrinit, në Papaj, në Qafë Prushi e në Rekë të Keqe. Por trajtimi është i shkëputur krejtësisht nga religjioni si predikim. Pra, inspirimi dhe motivimi në këtë vepër janë bazë për ta bërë ngjarjen më mistike, për ta zhvilluar imagjinatën e lexuesit dhe për ta bërë rrëfimin shumë më interesant. Ndërsa, fundi tragjik i një rendi shoqëror, i një Perandorie të caktuar, siç ishte ai i Jeniçerëve lidhet ngushtë me rolin e besimit bektashian në shoqëritë njerëzore. Këto zhvillime, kanë ngjashmëri me fundin tragjik të Perandorisë Komuniste, e cila po ashtu kishte ngritur në kult besimin dhe inspirimin në fenë e tyre, ndërsa gjatë procesit të shkatërrimit, edhe ky sistem përjetoi trauma identike me ato që ndeshen në këtë roman si fakt historik që lidhte me një epokë.
Përvoja jetësore që ka pasur autori, (sidomos me rënien e Perandorisë Komuniste), ia ka lehtësuar punën metodologjike, për ta interpretuar shthurjen e një sistemi a formacioni të caktuar në mënyrë sa më tragjike, ku përmes imagjinatës i ka ndërlidhur mirë faktet historike dhe ato letrare, me besimin si inspirim, i cili në atë kohë ishte aplikuar si rend shoqëror i përparuar i Perandorisë Otomane. Autori mjaftë mirë i ndërlidh dhe i ndërthur faktet me raportet e shqiptarëve me perëndimin. Duke i parë ato zhvillime në aspektin kulturor, strategjik dhe historik, duke qitur në pah përpjekjet e vazhdueshme të Jusuf Buxhovit, për ti lidhur shqiptarët me rrënjët e këtij qytetërimi.
Romani „Jeniçeri i fundit“, sidomos me angazhimin e Sheh Banit, kur do të kërkojë “veprim të shpejtë për ta mbikëqyrur gjendjen, ose nënshtrim të shpejtë për ta shpëtuar gjendjen…”, (faqe 146), pasi në ato “vise kishin filluar të futeshin fanatikë që vinin nga Kaukazi”,(f. 146), sepse “Sheh Nuri dhe të tjerët, hafije të pushtetit qysh moti ishin futur në radhët tona”, (faqe160), do ta detyrojnë Sheh Banin të ndërrojë strategji, kur “Tha se do të luftohet, por pa hyrë në luftë…”, (f. 146). Në këtë rast autori e ka ndërlidhur filozofinë e ngjarjes, me aktualitetin e para do kohësh. Natyrisht, duke mësuar nga e kaluara, duhet të ndërtohet e tashmja, me sa më pak gabime e hipoteka, të cilat janë bërë platformë e të gjitha angazhimeve të Jusuf Buxhovit, në planin letrar, publicistik, historik dhe kulturor.
S’ka dyshi romani „Jeniçeri i fundit“, në pamjen e parë lidhet me konfliktet e një kohe të shkuar, por mesazhi i tij, zëshëm flet për nevojën e krijimit të identitetit të ri, identitet ky që ka rrënjën historike si një dokument i mirë dhe mjaftë origjinal ku “sfidat e mëdha kërkojnë besim të patundur…”,(faqe 69), ndërsa zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se “fitimtar nuk merren ata që nuk ia dalin ta ndryshojnë atë, por ata që nuk bëhen pjesë e saj…”, (faqe 37), ose “u morëm vesh mos me lejue që krahu i luftës të fitonte në kandar, meqë kjo do të na përballte me shkatërrim të plotë…”, (faqe 139), refrene këto mjaftë të njohura në skenën politike të viteve të ’90-ta kur “Thirrja për durim e besim do të merret tradhti, ndërsa kryeneçësia heroizëm!”, (faqe 141), të cilat si nocione shtjellohen më mirë tek një pasus tjetër kur thotë se “Rendi i Ri Ushtarak” duhej të përvetësohej pa marrë parasysh se ata kishin bërë krime dhe masakra në Kryeshehër, (faqen 155), pasi kishte shenja të mosdurimit të atyre që mendonin “se gjaku ndalet me gjak”, (faqe 76), në kohën kur “Lufta për pushtet lejon çdo mjet… Atë e kanë përdorur edhe profetët”, (faqe 160).
Disa aspekte që janë nocione dhe përkufizime të caktuara, e ku e lidhin një lloj qarku interesant, kanë të bëjnë me norma e shprehje, me elemente të ritualitetit në aspektin liturgjik, mitologjik dhe filozofik siç janë: “Ama e Ati”, „Gur- Guri, Guri i Nanës dhe Guri i Dheut“, pastaj trajtimi dendur nga aspekti mitologjik i „Gjarprit të Shtëpisë dhe Gjarprit të Pemës“, aspekte filozofike rreth “Mençurisë”, “Me qenë shërbëtor”, “Pozita e shërbëtorit nga frika”, “ç’gjë është e mirë?”, “ç’gjë është e keqe”, “dyfytyrshave të djeshëm dhe të tanishëm”, “Dijet e Vjetra dhe Dijet e Reja”, “Dija e Gjakut dhe Gjaku i Dijes”, aspekte liturgjike si “Dita e katërdhjetë”, “Sëmundja e Territ”, “Stina e therave”, “Shpërthimi i Kuq dhe Udhëtimi i Dritës së Kuqe”, disa nocione administrative – juridike:“Rendi i Ri e Rendi i Vjetër”, “Këshilli i Urdhrit Vendor”, “Qendra e Urdhrit”, ose elemente të mitologjisë që lidhen me “Kështjella e Hijes”, “Guri i Kaltërt”, si dhe disa nocione karakteristike të të folmës popullore për “allamani – gjermanët, ingilizi- anglezët, vendet e frangut –francezët etj.” ose për “latinët – të krishterët” e për “moskovitët – rusët”, “Arnavudllëk – Dardano –Iliria”, e kështu me radhë.
Në roman janë ndërtuar edhe disa monumente të kultit e traditës siç janë: “Kështjella e Damastionit – Artana e sotme”, ku do të ndeshim personazhe mitologjikeMonun, Glauk, Audataetj. Ndërsa tek “Kështjella – Justiniana Prima”, kemi fenomenin e mbrojtjes me ligj – përkatësisht “dekretin perandorak” të vlerave që sot shkelen shumë, pra është fjala për tri lule: “Dardania cacalian – që ripërtërinë kujtesën dhe ndihmon shpirtin”, “Iliria – Aloitis – nga kërcelli i saj del një lëng i cili bënë që shpirti të mos plogështohet”,dhe lulen “Absentium rusticum – që është njëfarë pelini që idhtëson dhe nxjerr helm shërues”,(faqe 212 – 213).
Rrëfime të tjera:“Kështjella e Drilonit”, “Kështjella e pasqyrave”, “Kështjella e territ”, “Kështjella e rrethit”, “Kështjella e hijes”, ose rrëfimi “Kryqi i thyem, Shqiponja me kthetra, rikthimi i Sheh Banit dhe Kështjella e hijes”, kompletojnë kulturën e shkrimit, rrëfimit dhe interpretimit, kurse “Kthimi i Baba Qazimit si vrasës dhe shpëtimtar dhe përfundimi në lëkurën e Gjarprit të Shtëpisë”, e përmbyllsiparin e këtijqarku të rrëfimit, duke e lënë pezull se përsëritja e historisë mund të jetë tragjike dhe e dhembshme, pasi në këto rrethana janë krijuar “mundësitë e futjes në radhët tona të moskovitëve me anën e disa klerikëve të dyshimtë, që vinin nga popuj të Kaukazit dhe të Krimesë (tatarë, çerkezë, kozakë, ullukë e të tjerë, të cilët kishin lidhje të mira me ta edhe para se të pushtoheshin prej tyre në luftërat e fundit me ne”, (faqe134),gjë që porositet se “duhet e pas frikë nga gjendjet kur ujku e dhia bëhen bashkë”, (faqe 135).
Këto aspekte tematike, i kalojnë kornizat dhe kopertinat e një romani, siç është ky që po e trajtojmë, që flitet kryesisht për kohët e shkuara, por lexuesi do të beson se Jusuf Buxhovi, është njohës i mirë i historisë, që nga antikiteti, me pellazgët, ndërsa në roman e hasim edhe toponimin “Pellazgjia”, pastaj për “Perandorinë Dardane”, e shumë e shumë ngjarje e bëma të tjera, të cilat në mënyrë artistike janë parë nga prizmi i Rendit Bektashian. Gjithsesi, këto qasje në këtë roman janë trajtuar mirë, qoftë në kontekstin kohor apo historik.
Jusuf Buxhovi, është njëri nga historianët më të zëshm të kohës sonë, i cili me guxim intelektual shkroi për Kosovën“Historinë I-VIII“ dhe këtë “Libër për vetveten” (faqe 7), siç është romani në fjalë „Jeniçerin e fundit“!
Marsida Najdeni, një nga mjeshtret e traditës së orëve të familjes Tufina, por dhe studiuese e rrënjëve të kryeqytetit propozon që rrugës “Kajo Karafili” t’i hiqet emri, sepse komunistët na kanë shitur një vrasës me pagesë për hero.
Kjo rrugë sipas saj duhet marrë emrin e intelektualit të rrallë tiranas, Shadan Toptani.
Propozim
Propozoj: Heqjen e rrugës “Kajo Karafili” jo shumë larg Piacës, një komunist vrastar me pagesë, i cili ka ekzekutuar me dhjetëra djem Tirone, shumë dhe ende pa varr. Për ta kthyher rruga “Shadan Toptani”, një artist i madh, atlet, piktor, skenograf, filatelist, pra intelektual i kategorisë së parë. Shadan do të thotë i begatë, edhe ai veç mirësi dhuroi. / KultPlus.com
Kolegji Universum për disa vite me radhe po ofron programin për studime duale apo studime dhe punësim, ku studentëve iu mundësohet financim i plotë i studimeve, praktikë gjatë tri viteve si dhe punësim i garantuar në kompanitë me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim.
Studime & Punësim është program i cili kombinon studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojën praktike në Kolegjin Universum dhe mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.
Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kompania Fox Group po financon studimet e studentëve nga Kampusi i Ferizajit poashtu ju studentët që nga viti i parë po punojnë part-time për tregun global në kuadër të kësaj kompanie.
Hugh Downs, një pionier i televizionit, që u bë një nga prezantuesit më të pëlqyer, vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Scottsdale, Arizona.
Një anëtar i familjes theksoi se ”shkaku i vdekjes ishte një arrest kardiak”.
Karriera televizive e tij filloi në 1939 në moshën 18 vjeç, kur ai mori pjesë si prezantues në një stacion radioje në Ohio dhe më pas kaloi në televizion si prezantues për stacionin në pronësi të NBC, në Çikago, në vitin 1950.
Më shumë se tre dekada më vonë, Libri i Rekordeve Guinness vërtetoi se Downs mbajti rekordin për televizionin kombëtar komercial, me gati 10 000 orë transmetim që nga viti 1985./ atsh/ KultPlus.com
Për 85 vite, katër gra në familje kanë veshur fustanin e njejtë, ditën e dasmës. Gjithçka filloi me Maria Teresa Morenon, e cila e kishte qepur fustanin e nusërisë vetë, para dasmës, në vitin 1932.
Qysh atëherë, fustani i bardhë i mëndafshtë ka kaluar në disa gjenerata në familje, fillimisht i veshur nga stërmbesa e saj, Marta Prietoo O’Hara që e veshi atë në vitin 1983.
Më pas, atë e veshi motra e Martës, në vitin 1997 dhe në fund, stërstërmbesa e Maries, Pilar O’Hara Kassouf, e cila e veshi në shtator të vitit 2017.
Marta ka thënë në një intervistë për HuffPost, se fakti që ajo dhe vajza e saj, Pilar, veshën fustanin e njëjtë, me një histori të tillë familjare është eksperiencë që nuk përshkruhet.
“Ishte një lidhje e jashtëzakonshme me gjyshen time. Ajo jetonte afër meje dhe isha me të tërë kohën. Ajo jetoi deri në moshën 98-vjeçare, kështu që edhe fëmijët e mi u rritën pranë stërgjyshes së tyre” – ka thënë ajo.
“Gjyshja ime, do të ishte shumë e entuziazmuar po ta dinte se njëra nga stërmbesat e saj, dëshironin të vishnin fustanin e saj të nusërisë. Ajo do të emocionohej shumë dhe kjo më lumturon”.
Gjithçka nisi në vitin 1932, kur Maria u dashurua me një fustan që e pa në vitrinën e një dyqani dhe filloi ta qepë vetë.
Çifti pati katër fëmijë. Vajza e saj, Anita u martua me Pablo Prietton, në vitin 1957, por veshi një fustan tjetër, që ia qepi e ëma. Por, ajo e ruajti fustanin e nusërisë së nënës së saj.
Marta, njëra nga shtatë fëmijët e Anitës, po planifikonte të vishte fustanin e dasmës së nënës së saj, por ai ishte dëmtuar, ndaj veshi fustanin e nusërisë së gjyshes së saj.
Në vitin 1997, Elena, motra e Martës, u bë nuse me të njëjtin fustan. Pas dasmës së Elenës, fustani qëndroi në kuti për 20 vjet, derisa vajza e Martës, Pilari, u fejua në prill të vitit 2017.
Ajo ka treguar, se kishte shkuar në shtëpinë e gjyshes, për ta provuar.
“Sapo e pashë veten në pasqyrë, e dija: nuk kishta asnjë mundësi që të shkoja në dyqanet e fustaneve të nusërisë, për të parë fustanet që nuk kishin asnjë kuptim për mua, derisa fustani i nusërisë i trashëguar në familje, ka shumë kuptim”.
Fustani, vazhdon të ruhet ende në kuti! / KultPlus.com
Marigona Haziri, infermiere në Klinikën Infektive në Prishtinë, u detyrua të qëndrojë tre muaj në një banesë me qira larg prindërve me të cilët jeton, nga frika se mund të infektohej me koronavirus dhe mund ta bartë atë tek familja e saj.
Ajo tash ka filluar të udhëtojë për në Vushtrri prej nga vjen, por thotë se frika vazhdon të jetë e pranishme.
“Virusi nuk është gënjeshtër. Po shoh komente në rrjetet sociale që e thonë këtë, por jo, nuk është ashtu. Sikur ata të shohin gjendjen në Klinikën infektive siç ne personeli e shohim, besoj që çdo qytetar do të respektonte masat mbrojtëse dhe do të ruhej nga ky virus”, thotë ajo.
Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, Haziri spjegon vështirësitë me të cilat po përballetpër të shpëtuar jetën e pacientëve të infektuar me virus tani e katër muaj.
Haziri, e cila tre vite më parë ka nisur profesionin e infermieres në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, thotë të mos jenë përballur asnjëherë me një gjendje të tillë çfarë e ka shkaktuar koronavirusi.
“Një ditë e zakonshme në gjendje normale në Klinikën Infektive është më e qetë, por tani në pandemi kemi shumë punë. Në ora 7:00 fillon ndërrimi i ditës deri në ora 19:00. Sot (2 qershor) kam ardhur (në Klinikën Infektive) në ora 7:00 të mëngjesit, tek pacientat kam hyrë në ora 7:30 dhe kam mbetur e veshur me rroba deri në ora 14:00 për shkak të punëve të shumta”.
Numri i madh i pacientëve të hospitalizuar, thotë infermierja Marigona Haziri, bën që puna të bëhet pa pushim.
“Për shkak të mbingarkesës me pacientë të hospitalizuar jemi të detyruar të jemi të veshur me ato rroba që të mbrojnë nga koronavirusi deri në 7 orë, pa ngrënë dhe pa pirë, pra të izoluar ”, thotë ajo.
“Tash ora është 15:00, pak më herët kam ngrënë bukë nga dita e djeshme”, shtoi Haziri.
Mbingarkesa në Klinikën Infektive i ka lodhur infermierët
Rastet e para me koronavirus, Kosova i ka shënuar më 13 mars. Deri më 3 korrik, numri i të prekurve me koronvirus në Kosovë ka arritur në 3.064 dhe 55 persona kanë humbur jetën.
Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus javëve të fundit, gjendja në Kliniken Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduardhe kapacitetet e klinikës janë pothuajse të mbushura. Numri i të hospitalizuarve në Kliniken Infektive ka filluar të rritet që nga fillimi i muajit qershor, kur ka filluar faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.
Më datën 2 korrik, në Klinikën Infektive kanë qenë të hospitalizuar mbi 100 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në afër 3 mijë pacientë.
Marigona Haziri thotë se puna në Klinikën Infektive çdo ditë e më shumë po bëhet më e vështirë, por që kjo nuk i ndal infermierët dhe gjithë personelin shëndetësor të luftojnë me virusin.
“Është mjaft e vështirë, por me punë dhe angazhim jo vetëm nga unë, por komplet stafi i Klinikës Infektive kemi angazhim të madh, dhe kemi motiv që të punojmë me këto raste dhe nuk po lodhemi asnjëherë”, thotë ajo.
Pagat e infermierëve në Kosovë në vazhdimësi janë konsideruar të ulëta. Paga e një infermieri në Kosovës është rreth 400 euro në muaj.
Gjatë kohës së pandemisë, Qeveria e Kosovës pati vendosur që gjithë stafit shëndetësor t’i ndajë një shumë prej 300 eurosh për dy muaj (prill – maj), si shpërblim për punën që e kanë bërë.
Kurse numri i punëtorëve shëndetësorë në Kosovë të infektuar me koronavirus, që shkakton sëmundjen Covid-19, deri me datën 30 qershor, ka arritur në 160. Përveç kësaj, 500 punëtorë shëndetësorë janë duke qëndruar në izolim, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë. / KultPlus.com
Legjenda 50 vjeçe e hip-hopit Jay Z, ka vendosur të anulojë festivalin që do të mbahej nga 5 deri 6 shtator në Philadephia të SHBA-së, për shkak të krizës me COVID-19 në këtë shtet.
Këngëtari i hitit “99 problems” në vend të kësaj është duke i inkurajuar të gjithë që të përqendrohen në luftën për barazi racore pas protestave Black Lives Matter, shkruan revista Female First.
Ky festival ekstravagant, i cili vitet e kaluara paraqiti artistë si Nicki Minaj, Kendick Lamar, Rihanna, dhe Beyonce, do të kthehet vitin e ardhshëm.
Në një deklaratë, shtëpia diskografike e Jay Z, Roc Nation tha: “Viti 2020 është si asnjë vit tjetër. Jemi në një periudhë të rëndësishme në historinë tonë. Së bashku, jemi duke i luftuar disa pandemi, COVID-19, racizmin sistematik, dhe dhunën policore. Tani është koha të mbrojmë artistët tonë, fansat, familjet dhe komunitetin, dhe të përqendrohemi në përkrahjen për organizatat dhe individët të cilët po luftojnë për barazi dhe drejtësi në shtetin tonë. Andaj, Festivali Made in America do të anulohet deri në vitin e ardhshëm”, transmeton KOHA.
Ata të cilët tashmë i kanë blerë biletat do të mund t’i përdorin për festivalin e vitit të ardhshëm. / KultPlus.com
“E Kujtoj Atë Takim” , është një nga këngët magjepsëse që fillimisht erdhi përmes zërit hyjnor të bilbilit kosovar, Nexhmije Pagarusha, shkruan KultPlus.
“E kujtoj atë takim , me lotët e dashurisë Jetoj në atë përqafim , që ma dhurove ti”, është pjesë e refrenit që me plot muzikalitet e sjellë Nexhmije Pagarusha, ndërsa më pas u këndua për të satën herë nga këngëtarë e zëra të ndryshëm të muzikës shqiptare.
“Salla e Teatrit Kombëtar të Kosovës si rrallë herë ishte e stërmbushur. Pasi u zunë të gjitha karriget, pjesa e mbetur e publikut vendosi të qëndronte në këmbë, për ta parë e dëgjuar performancën e Edona Reshitaj në koncertin “Zonjat e Kangës”. Edona Reshitaj si zë i njohur për publikun si dhe natyra e koncertit, ishin me gjasë dy arsyet që garantonin suksesin e natës së mbrëmshme”, kështu e kishte nisur KultPlus artikullin për koncertin “Zonjat e Kangës” nga Edona Reshitaj.
Reshitaj, mes një numri këngësh të zgjedhura, e ka kënduar edhe një nga hitet më të pavdekshme të bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës.
KultPlus ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge të performuar nga aktorja dhe këngëtarja, Edona Reshitaj:
Kët natë të leht gjumi smë merr Vetëm hana m’bën shoqni Veç për ty i dashur qaj pse s’vjen ma s’di çka të baj
ëmmm… ëmmm… Smë lan lotët djal me t’shikju Eja xhanin me ma qetësu
Dal n’dritare me ndëgju Zanin tand a mos ta ndij Era e lehtë me flokët e mia lun Tuj shpresue se po vjen
ëmmm… ëmmm… Smë lan lotët djal me t’shikju Eja xhanin me ma qetsu
Sytë për ty i kam të njomë Si s’dien dhimbje hiç për mu E ty Hën t’lus me më ndihmu Ta gjej djalin që e du
ëmmm… ëmmm… Smë lan lotët djal me t’shikju Eja xhanin me ma qetsu
Një shekull e gjysmë para fetishizmit ndaj dështimit tonë modern, një çështje thelbësore kjo dhe filozofike për vlerën që mbart.
Filozofi, poeti, kompozitori dhe shkrimtari Friedrich Nietzsche (15 tetor,1844-25 gusht,1900) është burri më i qëndrueshëm dhe me më shumë ndikim në shoqërinë njerëzore. Është mjaft e njohur konsiderata që ai ka për masën e filozofëve, ku ai ju referohet atyre si “kokë-lakra“ dhe një herë është qarë duke thënë:”Është fati im që të jem njeriu i parë i denjë. Kam një frikë të tmerrshme se ndoshta një ditë do të konsiderohem si i shenjtë.”
Në një letër, ai i konsideron brezat e ardhshëm të begatë, që i përkasin një niveli të lartë mirëqenieje meqë kanë mundësi të shijojnë punën e tij:“Mua më duket se të marësh një nga librat e mi në dorë, është nderi më i madh që mund t’i bësh vetes. „
Një shekull e gjysmë më vonë, egoja e shëndetshme e Nietzsche-s është vërtetuar bindshëm, me një arsyetim çuditërisht mjaft modern: siguria me të cilën ai pohon se shpërblimet më të mëdha të jetës vijnë nga dora e mjerimit.
Më shumë se një shekull para “dhuratës së dështimit” dhe fetishizmit ndaj dështimit si një kanal drejt paturpësisë, Nietzsche lavdëroi këto vlera në mënyrë të barabartë, si pjesë të madhështisë dhe të qartësisë.
Në një nga shumë aforizmat tij emblematike, të shkruara më 1887 dhe të botuar në përzgjedhjen pas vdekjes nga fletoret e tij ”The Will to Power”,Nietzsche shkruan nën titullin kryesor: «Llojet e dishepujve të mi»:
“Për ato qenie njerëzorë që përbëjnë sadopak shqetësim për mua, dëshiroj dhe ju uroj vuajtje, shkatërrim, sëmundje, keqtrajtim, fyerje dhe ofendim. Dëshiroj të mos mbeten të panjohur me vetëpërbuzjen dhe torturën e dyshimit të personit të vet apo mjerimin e pasmposhtjes. Nuk kam as grimcën më të vogël të mëshirës për ta, sepse ju uroj të vetmen gjë që mund të provojë sot nëse dikush ka sado pak vlera apo jo, në qoftë se reziston.” / KultPlus.com
E mban mënd, moj Marë, dashurin’ e parë? Njeri nuk e gjegji, se jeshmë te vegji. Unë pa ty s’rrojë, vij’ e të kërkojë; tl pa mua s’rroje, vij’ e me kërkoje. Në lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr’ e grua losnim nënë ftua. Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinë të besoj taninë, perëndin’ a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. —— Bukuria jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,ballëtë si diell, faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë, mesi yt i hollë,sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,buzët si burbuqe, sytë si gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua! —– Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn veriu, breshëri kërcet mi tokë! Le të fryjë er’ e ftohtë, s’ka ç’më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dëbor’ e shi, sa flë njeriu me gas, kur ka mikenë në gji! / KultPlus.com
Në mbledhjen e Qeverisë u morë vendim që të mos lejohet tubimi i më shumë e 50 personave.
Me këtë vendim nuk lejohen dasmat dhe hapja e klubeve të natës siç ishte planifikuar, dhe kjo ka nxitur reagimet të shumta, sidomos nga artistët dhe gastronomët, shkruan Indeksonline.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, në një postim në Facebook ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojnë klubet të hapen, në të kundërtën paralajmëron protesta.
Ai u ka bërë thirrje organeve kompetente që të krijojnë një manuali të ri dhe bashkërisht të gjejnë një zgjidhje që nuk dëmton bizneset e tyre.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Si Bashkëpronar i një klubi të natës në Prishtinë jam i detyrar të shpreh një mllef timin.
Shumë standarde të dyfishta po aplikohen e që po krijojnë konfuzion edhe në kokën time. Një lokal me 30m2 lejohet të punoj me 50-100 musafir, ndërsa një lokal i natës me 2000m2 nuk lejohet të operojë aspak.
Jam për rregulla por pa dëmtime në biznese të veçanta. Janë lejuar 7000 biznese gastronomie të operojnë e 16 klube të natës nuk po lejohen. Le të ketë një rregull të njejtë dhe ne do e përkrahim, sa persona lejohen në metra katror aq do i lejojmë. Klubi im ka edhe një teras/ambient i hapur. Ne kemi mundësi të zbatojmë çdo manual që na ipet sikur të na lejohet edhe operimi. Ne, klubet e nates, e kemi perfitim remitencen, i kemi përfitimet nga diaspora e vera. Ne jemi duke vërejtur që ky numër i diasporës është tejet më i vogël se verat e kaluara. Nuk kemi numrin e njejtë të diaspores këtë vitë.
Ne punësojmë gjatë periudhës verore si ZONE Club më shumë se 150 persona me gjendje financiare jo të mirë, e gjithë ata janë duke kaluar këtë kohë në varfëri të skajshme. Edhe ne si biznese po shkojm drejt bankrotit e edhe punetorët tanë drejt varfëris së skajshme. Pse?
Shtetet fqinje duke perfshire edhe Serbine nuk kane zbuluar vaksinen, por kane lejuar hapjen e klubeve fe nates si dhe mbajtjen e festivaleve me kapacitet 100.000 persona sepse ne po na shkaterron ekonomia. Po ashtu edhe Mali i Zi ka lejuar klubet e natës dhe festivalet të funksionojnë. E Shqipëria veres asnjëherë nuk ka funksionuar me klube me ambient të mbyllur të natës gjatë verës sepse ata gjatë verës shfrytëzojnë klubet e plazheve apo beach club në brengdete, e ato gjithashtu janë duke funksionuar.
Ju bëjë thirje Organeve kompetente që të na ftojn më për krijimin e nje manuali të ri dhe bashkarisht të gjejmë një zgjidhje që nuk demton bizneset tona në veçanti, gjithnjë duke u kujdesur për shëndetin e secilit individ që na viziton.
Në të kunderten ne do të organizojmë protesta në klubet tona, me distancë e me shenja sepse ATO PO LEJOHEN!.
Në vendin tonë të preferuar për produkte të jetesës e gjumit, vera ka ardhur me shumë të reja!
Gjiganti JYSK i produkteve skandinave ka bërë të ditur se nga data 3 deri më 16 korrik do të sjell një zbritje deri në 60% në të gjitha kategoritë e produkteve, duke u fokusuar në ato të verës.
Nëse veç dëshironi të organizoni ahengje në kopsht, t’i gjeni mobiliet ideale të drurit apo ta zgjedhni një ombrellë të freskët për kopsht, atëherë JYSK është vendi që jua plotëson çdo kërkesë!
Keni parasysh se JYSK ka një kohë që ka prezantuar edhe konceptin 3.0 skandinav të ambientit, që nënkupton se përvojën e blerjes së produkteve të preferuara e keni më të lehtë se asnjëherë më parë!
Ministrja Dumoshi takoi gazetarët sportivë në shënim të Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, shkruan KultPlus.com
“Në nderim dhe respektim të punës të gazetarëve të sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim gazetarë të sportit për nder të ditës së tyre, Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Këtu keni njoftimin e plotë”:
“Ministrja Dumoshi takoi gazetarët sportivë në shënim të Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit
2 korriku është ditë shumë e veçantë për gazetarët e sportit në tërë botën, shënohet Dita Botërore e Gazetarëve Sportiv, si simbolikë e themelimit të Shoqatës Botërore të Gazetarëve të Sportit më 1924.
Në nderim dhe respektim të punës të gazetarëve të sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim gazetarë të sportit për nder të ditës së tyre, Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit.
Ministrja Dumoshi u shpreh se falë angazhimit të gazetarëve e komentatorëve sportivë, miliona sportdashës në të gjithë botën marrin informacione për klubet apo sportet e preferuara.
Në këtë ditë të shënuar, njohim kontributin e gazetarëve për promovimin e sportit, të cilët e bëjnë sportin edhe me të qasshëm për audiencën, e më të dashur për secilin prej nesh, tha ministrja Dumoshi.
Kosova numëron numër të madh të gazetarëve sportivë, të cilët me përkushtimin e tyre i kanë kontribuar sportit kosovar. Ministrja theksoi se ajo dhe Ministria që drejton vlerësojnë lart punën e të gjithë gazetarëve e komentatorëve sportivë në Kosovë veçmas kontributin e çmuar të gazetarëve: Ali Shala, Gani Ajeti, Agim Kasapolli, Azem Brovina, Gani Kosumi, Agim Binaku, Kemal Qarkagjiu, Burim Hatipi, Fehmi Sejdiu, Abaz Lula, Mustafa Lecaj, Veli Vraniqi e shumë të tjerëve.
Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, shoqatë kjo e anëtarësuar në Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë.
Gazetarët e pranishëm shpalosën para Ministres sfidat me të cilat përballen dhe theksuan që për avancimin e sportit në Kosovë, ndihma institucionale është thelbësore.
Ministrja falënderoi të pranishmit për takimin e përzemërt, u shpreh e gatshme për bashkëpunim sa herë që është e nevojshme si dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në mënyrë që bashkërisht të kontribuojnë për avancimin e sportit në Kosovë.
Ata e njoftuan ministren Dumoshi për punën dhe planet e shoqatës. Kosova planifikon të jete nikoqire e takimit të ardhshëm të Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore, kurdo që të krijohen kushtet për t’u realizuar një kongres i këtillë. Pritet që të marrin pjese rreth 300 gazetarë sportiv në këtë ngjarje, theksoi gazetari Edmond Thaçi, kryetar i shoqatës, duke vlerësuar se një kongres i këtillë do të kontribuojë gazetarisë sportive në Kosove por edhe promovimit të Kosovës në përgjithësi.
Ndër temat që u diskutuan në takim ishte edhe përmirësimi i kushteve për gazetarët në palestra dhe në fusha sportive. Rregullimi i infrastrukturës për media i ndihmon transmetimit sa më të mire të ndeshjeve.
Ministrja i siguroi që stadiumet e terrenet të cilat do të jenë sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare do të kenë hapësira të veçanta e komode për gazetarë e komentatorë”. / KultPlus.com
Pandemia Covid-19 ka bërë që Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ta shtyjë mbajtjen e testit PISA. Testi ishte paraparë të mbahej vitin e ardhshëm, por është shtyrë për vitin 2022. Dy muaj më parë Ministria e Arsimit e kishte konfirmuar se po e shqyrton mundësinë që Kosova të pauzojë pjesëmarrjen deri në vitin 2024 për shkak të rezultateve jo të mira dy herët e shkuara.
Por, burime të KOHËS në MASHT kanë thënë se pas vendimit që të shtyhet mbajtja e testit nuk do të tërhiqen. Për shtyrjen e testit, MASH-i është njoftuar në fund të muajit qershor.
“Për shkak të pandemisë, OECD ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetet dhe ‘PISA 2021’ të shtyhet për një vit për të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë vlerësim ndërkombëtar të nxënësve. Pra, pilotimi i testit PISA do të bëhet në vitin 2021, ndërsa testi do të mbahet në vitin 2022”, thuhet në një përgjigje të MASH-it.
Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, që të ketë Kosova rezultate të mira në 2022 fillimisht duhet të bëhen përmirësime në sistemin e arsimit, meqë thotë se në këtë drejtim nuk është punuar. Ai beson se ndikim negativ në PISA do të ketë edhe fakti që tash e disa muaj mësimi është mbajtur nga distanca e jo në shkolla.
Edhe Rinor Qehaja nga instituti “Edguard” vlerëson se Kosova nuk mund t’i gëzohet shtyrjes së testit, meqë, sipas tij, nuk është bërë ndonjë hap konkret, që do të mund të sillte rezultate më të mira se në të kaluarën.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të nxënësve (PISA) është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë, dhe mbahet çdo 3 vjet. Për herë të parë Kosova mori pjesë në “PISA 2015”, ku u rendit ndër vendet e fundit pjesëmarrëse. Renditje pothuajse të njëjtë pati edhe në “PISA 2018”, ku nga 79 shtetet pjesëmarrëse, në lexim zuri vendin e 77-të derisa në matematikë dhe shkencë të 76-n, duke lënë prapa vetëm Panamanë, Republikën Dominikane e Filipinet.
Ariana Malushi është banorja e re e New Yorkut, që së bashku me hallën Alidën, udhëheq në një nga qytetet më të mëdha të botës, fabrikën tashmë të famshme të përgatitjes së byrekut, “Balkan Bites”.
Gazeta e njohur kroate, Jutarnji List, ka publikuar një shkrim të gjatë për Arianën, që ka lidhje edhe me Kroacinë. Rrëfimin për Ariana Malushin, gazeta kroate e ka vlerësuar shumë interesant.
“Për shumë arsye, por të fillojmë me prejardhjen e saj. Nëna e Arianës është nga Kroacia, babai nga Kosova, ndërsa ajo është rritur e lidhur ngushtë me rrënjët ballkanike. Numër të pafund të verave i ka kaluar në Evropë me gjyshërit, duke u ushqyer me ushqime tradicionale”, shkruan në artikullin e “jutarnji.hr”.
Ariana ka treguar se ndonëse e lindur në SHBA, është rritur duke mbajtur lidhjen e fortë me familjen. Ajo gati çdo verë ka vizituar familjen në Evropë.
“Verat e kaluara në Kroaci gjithnjë kanë qenë të lumtura dhe të mbushura me delikatesa gastronomike dhe me ditë tjera në plazh. Ushqimin më të mirë e kam hëngër në shtëpi. Gjyshi im ishte peshkatar dhe çdo ditë ka sjellë në shtëpi peshqit e freskët që i ka peshkuar. Gjyshja ime dhe unë kemi përgatitur lloje të ndryshme makaronash. Dreka ishte gjithnjë vakti kryesor i ditës. Nuk kanë pasur shumë, por më të mirën gjithnjë e kanë ruajtur për ne”, ka treguar Ariana.
Shumë anëtarë të familjes Malushi janë shpërngulur nga Kosova në SHBA pak para luftës së fundit apo gjatë saj. Kanë marrë me vete traditën e ushqimit, si specat e mbushur dhe byrekun.
Ariana ka studiuar për marketing dhe financa në Miami, ndërsa karrierën e ka nisur në një agjenci marketingu. Gjithnjë ka pasur pasion udhëtimet. Në fillim të njëzetave ka udhëtuar për në Azinë Jugore, për të punuar si vullnetare dhe për të mësuar për kultura të ndryshme dhe kuzhina të ndryshme. Deri më tani ajo ka vizituar mbi 54 vende të botës.
“Në secilin vend ku kam qëndruar së pari kam shijuar ushqimin e rrugës dhe kështu jam lidhur me njerëzit lokalë. Prej kohës së kaluar në Kroaci dhe Kosovë e kam ditur se ushqimi i përgatitur në shtëpi është plotësisht i ndryshëm me ushqimin që mund ta gjeni në restorante”.
Pas një viti punë në marketing dhe në organizatat jofitimprurëse, Ariana ka nisur punën që kulturën ballkanike të shpërndajë dhe të ruajë përmes recetave autentike, që në familjen e saj janë trashëguar për dekada. Vendosi që idenë e saj ta ndajë me personin për të cilin e ka ditur se do ta ndihmojë për të përmbushur misionin – hallën Alida.
“Kur jam kthyer në New York, kam vendosur të punojë në një organizatë jofitimprurëse e cila ndihmon në luftë ndaj varfërisë dhe në përmirësim të kualitetit të jetës së njerëzve në gjithë botën. Kur u krijua ‘Balkan Bites’ ende e kam pasur atë punë, por kam kuptuar se për rritje afariste është e domosdoshme që projektit të ri t’iu përkushtohem plotësisht. Atë angazhim e kam përfunduar vitin e kaluar dhe prej atëherë punoj në ‘Balkan Bites’ me orar të plotë”, tregon Ariana, raporton “jutarnji.hr”.
E tëra nisi kur Ariana e luti hallën Alida që ta mësoj që të përgatit recetat tradicionale shqiptare, në nderim të gjyshesh së ndjerë, Magbules. Të dielave ato kanë pjekur dhe kanë gatuar së bashku, kujtonin gjyshen e saj dhe shumë shpejtë ofruan byrekun për tregjet lokale.
Halla e Arianës, Alida, në Kosovë ka punuar si gazetare, kurse trazirat politike e kanë shtyrë që të shpërngulet në SHBA në vitin 1991. Pas vendosjes në New York, Alida mori mësime në Qendrën Ndërkombëtare të Kuzhinës dhe pasionin e saj për gatim e ktheu në karrierë.
Jo shumë kohë pasi e hapi furrën e saj, nëna e saj Magbulja, u sëmur. Në qetësi mbylli dyqanin që për më shumë se një dekadë të kujdeset për nënën. Më pas Ariana ia prezantoi idenë për ‘Balkan Bites’.
“Një të diel, pasi gjyshja ime vdiq, halla ime dhe unë kemi përgatitur byrek dhe kemi biseduar për atë se si është e vështirë të gjendet byrek tradicional për të blerë. Kemi lexuar thuajse të gjitha etiketat në pjesën e prapme të byrekut të ngrirë që ishte në treg. Kemi parë që shumica nuk përdornin fare gjalpë ose e hollonin atë me vaj soje apo margarinë. Kështu kemi vendosur të fillojmë me përgatitjen dhe shitjen e byrekut”, ka treguar Ariana.
Vitin e kaluar byrekun e freskët e kanë shituar në tregje të ndryshme në New York, si në Queens Night Market dhe Urbanspace Holiday Market, por edhe në lokale të ndryshme. Për shkak të pandemisë u janë ndalë të gjitha këto burime dhe kështu kanë vendosur të shesin byrekë të ngrirë në mënyrë që njerëzit t’i shijonin ata në shtëpitë e tyre. Sot ato dërgojnë porosi në gjithë SHBA-në dhe shpresojnë që shpejtë të hyjnë në tregun ushqimor.
Ariana ka treguar se shumica e amerikanëve për herë të parë njoftohen me byrekun. Në New York në fakt janë disa restorante që ofrojnë byrek.
Për Arianën byreku përfaqëson shumë më tepër se vetëm një ushqim. Përfaqëson lidhjen me familjen, kulturën, traditën, bashkësinë familjare. Synimi i saj është që përmes Balkan Bites të ofrojë ushqimin ballkanik për pjesën tjetër të botës, që të heq kufijtë (fizik dhe në kokën e njerëzve) si dhe të ofrojë njerëzit e kulturave të ndryshme.
Filmi “Vule” i regjisorit Valmir Tertini do të jetë pjesë e festivalit të njohur italian BCT, shkruan KultPlus
E rëndësishme është se filmi ka fitu në preProduction me Itali , dhe tani premiera europiane është në Itali. Më herët është dhënë premiere edhe në Ballkan dhe në ShBA.
Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.
Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani. / KultPlus.com
Situata me arsimin në Shqipëri ka nxjerrë në një deklaratë për shtyp Ministren e Arsimit Besa Shahini ku foli për masat e ndërmarra për të adresuar problematikat e krijuara pas tërmetit dhe pandemisë, por edhe për vitin e ri shkollor.
Shahini deklaroi se këto dy fatkeqësi nuk lejuan mbajtjen e një procesi normal mësimor, por shtoi se e rëndësishme është që dy projektet e rëndësishme të ministrisë për libra falas dhe “Pakti për Universitetin” do të vijojnë.
Shahini shtoi se viti i ardhshëm shkollor do të fillojë më 14 shtator.
“Tërmeti dhe pandemia e bënë të pamundur që të zhvillojmë një proces normal mësimor. Buxheti i ministrisë për investime madhore tashmë është orientuar drejt rindërtimit të shkollave. Besoj se këtë vendim e mbështesni të gjithë. Në fund të vitit do të ndërhyhet në 38 shkolla të Tiranës dhe 20 të tjera jashtë kryeqytetit. Nga dhjetori do të kemi dhe shkollat e reja. Prioritet kanë shkollat me më shumë nxënës”.
“Përkundër presionit buxhetor të shkaktuar nga krizat kemi ruajtur dy projekte të mëdha për vijimin e arsimit. Arritëm të ruajmë projektin e librave falas. Kemi rritur fashat dhe të atyre që përfitojnë libra falas dhe në shkollën e mesme. Braktisja e shkollës është ulur shumë, por nuk jemi në zero. Të gjithë duhet të kenë qasje në mësim. Projekti i dytë është pakti për universitetin dhe subvencionimin e tarifave për studentët”, tha mes të tjerash Shahini./ A2 CNN