Për të katërtën herë me radhë, poetët do të takohen në qytetin e Ferizajit për manifestimin poetik “Ora e Astritit”, shkruan KultPlus.
Këtë e kanë konfirmuar organizatorët, Klubi letrar De Rada, përmes një postimi në Facebook, teksa poetët mund të aplikojnë deri më 30 gusht.
“Më 5 shtator do të shpallen titujt e poezive që kanë fituar të drejtën për pjesëmarrje në përzgjedhjen finale, të cilat edhe do të përfshihen në katalogun që botohet me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Kjo orë letrare organizohet kushtuar Astrit Bytyçit, dëshmorit të lirisë dhe poetit nga Ferizaji. / KultPlus.com
Është grua e cila rrezaton energji të mahnitshme dhe një nur të rrallë. Për aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ata që veprojnë në Kosovë e në rajon, emri i Elizabeth Gowing është i njohur.
Që nga viti 2006 kur ka ardhur në Kosovë, Elizabeth Gowing është pasionuar pas shumë kauzave e angazhimeve, deri sot kur edhe e mbizotëron fuqishëm gjuhën shqipe, dhe kjo për faktin se një kohë të mirë ajo e kalon me njerëzit, duke kuvenduar, duke folur, duke dëgjuar halle e duke menduar zgjidhje për problemet e shqiptarëve të Kosovës.
Më afër zemrës, Gowing – e shkolluar në Oksford dhe më pas edhe në Londër, e ka gjithmonë komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Me këtë komunitet ajo punon tash e disa vite, më shumë se një dekadë të tërë, duke u shndërruar kështu në njërin prej zërave më të artikuluar e racional për mbrojtjen e këtyre komuniteteve të neglizhuara e të tmerruara shpesh nga shoqëria kosovare.
Në vitin 2016-të, ajo e pranoi medaljen ‘Nënë Tereza’ për punën e saj humanitare, e cila përthekohet me organizatën joqeveritare ‘The Ideas Partnership’, aty ku bëhet punë për barazinë, për mirëqenien, për mjedisin, për filantropinë, për trashëgiminë kulturore, për fragjilen, që të bëhet më e fortë.
Elizabeth është libër po aq i mirë e i hapur sa edhe librat të cilët ajo i ka shkruar e i ka përkthyer, gjithmonë me kryefjalë Kosovën. Para se ta zbulojmë sidomos aktivizmin e Gowing për komunitetet Rom, Ashkalinj e Egjiptian, ia vlen ta njohim më mirë Elizabeth në të gjitha frekuencat e jetës së saj. Ajo tanimë edhe me letra është njëra nga ne, një kosovare e mrekullueshme.
*
“Kam ardhur në Kosovë me punën e burrit tim para 14 viteve. Atij i është dhënë pozita e Këshilltarit në Qeverinë e Agim Çekut dhe kemi ardhur për 6 muaj këtu. Deri atëherë nuk kam pasë kontakt me Kosovën, përveç me disa fëmijë në shkollën ku isha zëvendësdrejtoreshë në Londër në vitin 1999. Mandej, kontrata e tij u zgjat dhe pas përfundimit ne vendosëm me jetu këtu dhe kemi kriju shoqëri dhe OJQ këtu, prandaj na ka pëlqy jetesa këtu” tregon për KultPlus, Elizabeth Gowing.
Elizabeth thotë se ‘në Kosovë njerëzit gjithmonë ta bëjnë një vend’.
“Mundet me pasë monumente të bukura por nëse njerëzit nuk të përshendesin, nuk kujdesen për njëri-tjetrin, atëherë nuk është përvojë e këndshme për me jetu në një vend” tregon ajo.
*
Futemi më mirë në temën kryesore. Elizabeth, bashkë me ekipin e saj dhe marrë parasysh përvojën e saj sidomos në punën me tri komunitetet e margjinalizuara, së shpejti do ta hapë një qendër të komunitetit. Qendra “Azure” do të ndërtohet dhe funksionojë në mënyrë ekologjike dhe do të zëvendësoj qendrën aktuale të TIP. Kjo qendër do të ofrojë aktivitete të mësimit dhe edukimit për të rinjtë dhe fëmijët e Fushë Kosovës, gjithashtu edhe shërbime për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Nuk është shkollë klasike. Është një qendër komunitare ku mbahet edhe çerdhja, edhe orët për fëmijët që janë jashtë shkollës, edhe mësim shtesë për fëmijët që vijojnë shkollë, por edhe aktivitete për gratë shtatzëna ose fizioterapi për fëmijët me nevoja të veçanta”.
“Për gati 10 vite kemi pasë një qendër me qira në një shtëpi private në lagjen 29 të Fushë Kosovës. Kuptohet, nëse e kishim ditë që do të kemi aktivitete për kaq shumë vite, kishim kursye ato para dhe kishim ble një vend. Tash ka ardhë koha për këtë vendim dhe kemi pasë fat me pasë përkrahje nga Komuna për blerjen e tokës, gjithashtu prej në donatori britanik, dhe donacion prej UEFA Children’s Fund dhe prej AECOM Foundation për ndërtim. Projekti është me ndërtue diçka ekologjike që do të jetë shembull për Kosovën, por edhe do të jetë ma e përshtatshme për përfituesit tanë, dhe që do të ofrojë punësim për njerëz të lagjes gjatë procesit të ndërtimit” tregon Elizabeth.
Arsimimi, Elizabeth thotë, është me rëndësi për të gjithë – edhe në nivel individual sepse është e vetmja mënyrë me të cilën personi mundet me i tejkalu pengesat e varfërisë per vete si dhe për familjen. Arsimimi i fëmijëve pakicë është në dobi të tyre por edhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, vazhdon Elizabeth.
Me organizatën e saj, Elizabeth ka punuar në Fushë Kosovë e Janjevë, e në vendet tjera ku komunitetet Rom, Ashkalinj e Egjiptian janë më të lokalizuara. Plot projekte organizohen me grupmosha të ndryshme.
Në Mitrovicë, së fundmi, organizata ka ndihmuar 45 vajza nga këto tri komunitete që ta vazhdojnë shkollën, ta përqafojnë orientimin e tyre jetësor dhe të zhvillojnë aftësi për të reflektuar mbi rëndësinë e shkollimit dhe arsimimit.
Gjatë pandemisë, rreth 140 familje nga këto komunitete, në Graçanicë, Janjevë e Fushë Kosovë janë ndihmuar nga ‘The Ideas Partnership’ me paketa ushqimore dhe ndihmë për këta njerëz për të cilët pandemia erdhi si një goditje e radhës.
“Siç e dimë të gjithë, ligjet në Kosovë janë për merak, pra nuk besoj që qasja që mungon është ‘top-down’ – domethënë nga lartë deri poshtë. Çka kërkohet, në shume fusha, është fushata ‘bottom-up’ – prej poshtë deri lartë në sistem. Kjo nënkupton që secili qytetar është personi që mundet me kontribuu në luftimin e racizmit dhe pabarazisë. Organizata jonë, ‘The Ideas Partnership’, ka nje bazë vullnetare dhe shumë prej tyre janë shqiptarë (të tjerë janë nga komunitetet, dhe një përqindje janë të huaj). Kuptohet, kur marrin pjesë vullnetarët në iniciativat e bashkuara, kur njihen me njëri-tjetrin si dhe me realitetin e njëri-tjetrit, atëherë kuptohet që jemi të gjithë njerëz, që ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqinj në çdo komunitet dhe çdo komb, dhe mund të kuptohet si është ndikimi direkt prej margjinalizimit të komuniteteve të caktuara- qofshin tash Romët, Ashkalinjtë ose Egjiptianët qofshin shqiptarët në Jugosllavinë e Millosheviçit” vazhdon tutje Elizabeth.
Nuk ka se si të mendojë ndryshe një grua e cila ende sot mban timonin, bashkë me tjerë, atë të aktivizmit për të qenë në anën e komuniteteve për të cilat kjo shoqëri nuk ka dhënë shumë, dhe nuk jep as sot.
“Sa ma shumë që kemi mundësi që njerëzit të bashkëpunojnë në aktivitete, sa ma shumë angazhohen njerëzit për barazi dhe kundër padrejtësive në shtetin e tyre, aq më mirë do të luftojmë qasjet e vjetra që veç pengojnë në zhvillimin e Kosovës” thotë Elizabeth Gowing.
Duke filluar nga kjo javë, Elizabeth dhe ekipi i saj i mrekullueshëm, e këtu po ashtu edhe vullnetarët dhe bashkëpunëtorët tjerë, po kërkojnë nga qytetarët ndihmë rreth fushatës ‘Back to school with 300 school bags – Të kthehemi në shkollë me 300 çanta”. Ata që shprehin dëshirën, do të ndihmojnë në blerjen e çantave për fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara, që ata të jenë gati për shkollë dhe mos të fillojnë procesin e mësimit me qese për librat e tyre, por me çanta simpatike.
Elizabeth nuk ka ndaluar asnjëherë së punuari me komunitetet, në një formë a tjetrën. Shpesh me anë të artit, madje, Elizabeth dhe ekipi i saj kanë dashur t’i vëjnë në funksion komunitetet në mënyrë që qytetarët e këtyre komuniteteve të ndihen të vlefshëm, të dashur, të devotshëm në krijimin e diçkafit kreative.
“Puna në këtë qendër që do të hapet lidhet drejtpërdrejtë me dukurinë e braktisjes së shkollimit nga fëmijët e komuniteteve. Kemi dy mediatore (një grua e re e cila merret pikërisht me martesat e hershme dhe me arsimimin e vajzave) të cilat lidhen me fëmijët, me mësueset, dhe sigurojnë që fëmijët të kenë çantat për vitin e ri shkollor dhe fletoret e nevojshme. Ato identifikojnë rastet kur ka rrezik të braktisjes dhe flasin me prindërit ose ndihmojnë me barna e me veshmbathje aty ku ka nevojë” rrëfen Elizabeth.
Të nisësh e ta shpalosësh çdo komunitet në Kosovë, në pasluftën e Kosovës, është punë e vështirë dhe e lodhshme. E kur këtu flasim për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, kjo shpalosje bëhet edhe më e vështirë, në faktin se problemi e përcjellë problemin dhe gjithçka shkon zinxhir pas zinxhiri, e nuk dihet me cilin problem të merresh e angazhohesh më herët. E mira e Elizabeth dhe ekipit të saj është se katalizatorët janë ndezur në disa drejtime, dhe disa drita po rrijnë gjithmonë hapur në dhomën e errët të mbrojtjes e përparimit të këtyre komuniteteve në përditshmërinë në Kosovë.
“Kuptohet, është kundër ligjit që fëmijët të detyrohet të punojnë. Është rrezik i madh për shëndetin dhe sigurinë e tyre, unë kam ndihmu në disa raste në ndjekjen penale për prindërit apo të tjerët që i detyrojnë fëmijët për punë”
“Kisha kërku prej të gjithë qytetarëve që duan me ndihmu fëmijët e varfër, që mos t’i inkurajojnë këto dukuri të jashtëligjshme. E di që secili person që ia ofron 20 cent një fëmije në trotuar, e bën prej zemrës së mirë. Mirëpo, e di prej bisedave që kam pasur me prindërit e këtyre fëmijëve, i kam ftuar me i regjistru fëmijët e tyre në shkollë. Ato 20 centët janë arsyeja pse fëmijët nuk lejohen me shku në shkollë. Lëmosha e tyre është tepër e vlefshme për me i leju me e kalu kohën në shkollë, prandaj secili person që jep 20 cent për fëmijët, i parandalon ata të shkollohen” na tregon Elizabeth.
*
“Gjate përvojës që kemi pasë me fëmijët e komuniteteve por gjithashtu me fëmijët shqiptarë, kemi kuptu si sistemi arsimor qaset me nxënësit që janë ndryshe prej të tjerëve. Ky është një problem për fëmijët që janë shumë të shkathët, por gjithashtu për fëmijët të cilëve u nevojitet kohë ma shumë për me mësue diçka. Është problem për fëmijët që kanë ardhë nga jashtë (qofshin të diasporës, qofshin të kthyer) dhe për ata që nuk kanë familjarë që dijnë shkrim-lexim dhe munden m’i ndihmue me detyrat”.
Fotografia nga Jonada Jashari
Elizabeth ka shumë për të treguar, dhe është e mahnitshme të shohës se si organizata ku ajo punon dhe të cilën e ka bashkëthemeluar, po kërkon njerëz që të punojnë në projekte të ndryshme. Vetëm së fundmi po kërkohen asistentë për mësimdhënie, pedagogë, logopedë e psikologë që do të angazhohen në kuadër të projektit “Edukimi për të gjithë – Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme” i cili financohet nga Bashkimi Evropian / Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EU EIDHR) dhe implementohet nga 3 organizata: Organizata ndërkombëtare People in Need Kosovo dhe 2 OJQ lokale The Ideas Partnership dhe AutizmiFlet Kosovë.
Madje, edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë, punonjësit e organizatës kanë punuar pa ndalë. Punonjësi social Ramic Saip e vazhdoi punën në qytetin e Graçanicës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve, për të lehtësuar qasjen e tyre në institucionet komunale, ofrimin e ndihmës në rregullimin e dokumenteve të gjendjes civile, asistimin në plotësimin e dokumenteve për të aplikuar për ndihmë sociale, dhe gjithashtu është bërë edhe shpërndarja e maskave mbrojtëse tek qytetarët në nevojë.
Qysh nga viti 2013, ‘The Ideas Partnership’ është aktive në Obiliq me klasa të mësimit shtesë për fëmijë dhe adoleshent, mirëpo në fillimet e saj, pjesëmarrësit kanë qenë edhe të rritur dhe prindër të cilët kanë mësuar shkrim dhe lexim.
Gjatë këtyre viteve gjithsej në klasat e mësimit shtesë kanë qenë rreth 90 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas.
Këto mësime shtesë mbahen 3 herë në jave, me fokus të veçantë në lëndët e gjuhës shqipe dhe matematik, mirëpo diskutohen edhe tema të tjera të përditshme apo varësisht nga kërkesa e nxënësve. Përveç mësimeve shtesë të ofruara në Obiliq, punonjësit tonë organizojnë edhe takime të ndryshme me drejtorin komunale dhe OJQ të tjera që janë në interes të mirëqenies së fëmijëve. Gjithashtu , edhe gjatë kohës së pandemisë COVID19, aktivitetet kanë vazhduar që të mbahen në mënyrë të rregullt përmes formave virtuale.
Duke e falenderuar Elizabeth për këtë rrëfim, mbesim me shpresë që ajo dhe ekipi i saj do të kenë vullnet, përkrahje e motivim që të punojnë me çdo grup të neglizhuar në Kosovë, e sidomos me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas.
(Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e KultPlus/YIHR dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ)
Nënë Tereza, nëna që shenjtëroi mëshirës dhe devocionin dhe i mëkoi shpresës diellin e besimit.
Sot nuk është vetëm dita e kujtesës dhe kremtes së shenjtores shqiptare, por edhe përulësisë dhe bamirësisë si akti sublim me të cilin ne shpërblejmë shpirtin me dritën më të vezullimtë të besimit te mirësia dhe dashuria. Nënë Tereza i’a mëkoi zemrën e saj çdo kraharori dhe shpirtin e ndezi në çdo diell, duke u derdhur mbi ne rreze dhe dritë. Ajo erdhi si një vullnet qiellor dhe u përjetësua nga vepra e lartë e përkushtimit dhe devocionit, e dashurisë dhe mëshirës, e adhurimit dhe besimit. Ajo erdhi për të qenë shëmbëllimi më i përsosur i dashurisë së Zotit për njeriun, i asaj force qiellore që i shndërron të gjitha gjendjet në përjetime ngazëlluese. Dëshmoi me jetën dhe veprën e saj mirëbërëse se gjithçka është e mundur në besim. Udhëhoqi vullnetet e dlira dhe forcën e arsyes, për të ndërtuar altarin e së mundshmes qiellore dhe bërjen e vullnetit të Hyut, si në qiell ashtu edhe në tokë. Udha e saj e gjatë dhe e mundimshme është shembulli më domethënës i forcës që gjallon prej mirësisë dhe dhembshurisë, mëshirës dhe besimit. Një përulësi mirënjohje që rrëmbeu interesimin e mbarë botës, një admirim që e mbuloi me lavdi veprën ngadhënjyese e kësaj shëlbyeseje të përkushtuar, kësaj misionareje të patëdytë të mirëbërjes dhe mëshirës. Pakkush, si ajo, mundi që me faljen dhe dashurinë, tolerancën dhe mëshirën, ti jepnin jetë dhe energji përtëritëse besimit, ta popullonin botën me drejtësi dhe humanizëm. Ajo ishte e rrallë, si e tillë mbeti e pazëvendësueshme, megjithëse misioni që mban emrin Nënë Tereza përpiqet çdo ditë, në çdo cep të botës; të kthejnë dritën ku kaplon errësira, mëshirën ku pushtetin ka barbaria, humanizmin dhe dorën e ndihmës, kur njerëzit përpëliten në dallgët e përbindshme të të sotmes gjithnjë e më armiqësore. Pranojeni në zemër dhe në shpirt atë dhuratë bekimi që ajo e endi me mundim e sakrifica, e jetësoi në çdo ëndërr dhe i’a dha dëshirimit si një motivim, si një forcë shndërruese të çdo përpjekje mirësie në sublimim që Ajo e mbrujti në shenjtërim. / Albert Vataj/ KultPlus.com
Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën.
Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.
Millosh Gjergj Nikolla është emri i tij i vërtetë, se Migjeni i përbërë nga bashkimi i rrokjeve fillestare të tre emrave të tij, është pseudonimi ose emri i pendës.
Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jogan Begerin. Migjeni ishte fëmijë me interesime dhe aftësi të shumanshme: këndonte bukur, i pëlqente të merrej me sport, dallohej për gojtari dhe kishte shumë dëshirë të lexonte.
Në shkollë, përveç serbishtes dhe gjuhëve klasike, mësoi rusishten dhe frëngjishten, që u bënë burim kulture dhe formimi revolucionar për të. Që në shkollë të mesme ai shfaq pikëpamje përparimtare dhe mban qëndrime, që nuk pajtoheshin me dogmat dhe moralin fetar. Më 1933, ndërsa rronte me shpresën se do t’i jepej bursë për të ndjekur studimet e larta, u emërua mësues në Vrakë, në një fshat afër Shkodrës. Atje Migjeni u ndesh me vështirësi të shumta dhe me pengesa të krijuara prej mentaliteteve fetare e prej ndërhyrjeve të konsullit serb, që e kishin regjistruar në ‘librin e zi’. Në atë kohë ai u prek edhe nga tuberkulozi në mushkëri. Vlen që të përmendet zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli). Në Shkodër, Migjeni u njoh me shtypjen shoqërore dhe me hipokrizinë fetare. Kështu u formua përfundimisht urrejtje e tij dhe dashuria e tij, kurse prej njohjes së lëvizjes përparimtare komuniste, u formuan shpresa dhe besimi i tij për të ardhmen, që u pasqyruan aq intensivisht në veprimtarinë e tij të shkurtër, por të vrullshme e të thellë. Më 1935, duke menduar se klima malore do t’i printe shëndetin, shkoi mësues në Pukë. Edhe atje nuk pati dobi. Në Pukë, Migjeni vijoi të zhvillojë si mësues e poet veprimtarinë e tij më të gjerë e më të pasur. Aty shkroi jo vetëm shumë, por edhe ato krijimet më të mira që na mbetën nga penda e tij e fortë.
Vuajtjet e popullit shqiptar, sidomos të popullit malësor, e bënë Migjenin të vuante më shumë se nga sëmundja që po i shkallmonte mushkëritë. Në Pukë më 16 qershor 1937 shkroi këngën e tij të fundit ‘‘Nën flamujt e melankolisë’’. Klima e rreptë e Pukës ia acaruan sëmundjen, prandaj vendosi t’i bjerë pas shëndetit, të dilte jashtë shtetit për shërim. Më 13 dhjetor 1937 mori lejen dhe vizën italiane. Në Itali u vendos në shtëpinë e motrës Olgës e cila studionte atje. Shëndeti sa vinte i dobësohej. Në klimën e ftohtë të Torintos sëmundja e tij i mori hov. Në dhjetor të vitit 1937 shkoi për kurim, në një sanatorium afër Torinos (Itali), sanotariumin ‘‘Shën Luigji’’ ku dhe vdiq më 26 gusht 1938.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si “Zgjimi”, “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Shpirtënit shtegtarë”, etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë (“kalbësinave që kërkojnë shejtnim”). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për “një agim të lum e të drejtë kombëtar”, me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira (“Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në “Poemën e mjerimit”, veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si “Zoti të dhashtë” etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli.
Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. (“Veprat” e plota të Migjenit janë botuar tre herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957. / KultPlus.com
“27 janar 1998, këto janë pamjet e sulmit të parë të serbëve ndaj Familjes Jashari. Në çdo vend shihen vrima të mbetura të plumbave por e gjithë Familja Jashari, shpëtuan nga sulmi”, kështu e fillon rrëfimin televizioni zviceran SRF.
Në video shihen Hamza Jashari, i cili flet për represionin e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Shaban Jashari, babai i heroit Adem Jasari, në odën e tij flet pa frikë dhe i vendosur për të luftuar.
Në video shihet nëna e Adem Jsharit, dhe pjesëtar të tjerë të familjes që sot nuk jetojnë më.
I vetmi personalitet në odën e Jasharajëve, shihet profesori i shquar Zekeria Cana, i cili në atë kohë ishte zyrtar i LDK-së.
Në kullën e Jasharajve, shihen armatim i i madh që posedonte familja legjendare, shkruan FMimages.net. / KultPlus.com
Pandemia ka goditur me gjithë fuqinë “Beethovenfestin” në Bonn dhe shumica e ngjarjeve janë shtyrë për vitin 2021. Nga programi i gjatë, që ishte planifikuar për të nderuar Ludwig van Beethovenin për 250-vjetorin e lindjes së tij, vetëm një projekt do të mbahet: “Bauprobe Beethoven,” apo “Beethoven, A Scenographic Mock-Up”.
Në këtë “inspektim teatral të vendit”, grupi i artistëve nga Berlini “Rimini Protokoll” planifikon që të mbushë hapësirën e madhe në “Beethovenhalle” në Bonn, e që është në rinovim.
“Asnjë notë e vetme nuk do të dëgjohet në ‘Beethovenhalle’ në Bonn gjatë këtij jubileu të Beethovenit”, kanë thënë artistët e ndërtesës, e cila u hap në vitin 1959, e që thonë se simbolizon Gjermaninë e pasluftës “historinë e rilindjes, lavdisë dhe pasurisë, por edhe atë të neglizhencës, grindjes dhe humbjes së kuptimit”.
“Rimini Protokoll”, i themeluar në vitin 2000 nga Daniel Wetzel, Helgard Haug dhe Stefan Kaegi, organizon punime skenike, ndërhyrje e performanca dhe audioshfaqje përkrah “ekspertëve” të përditshëm, të cilët kanë fituar njohuritë dhe aftësitë e tyre përtej teatrit. Ndër shfaqjet e tyre ishte “Konferenca Botërore e Klimës”, një tallje që përkonte me Samitin e klimës në Paris, në vitin 2015.
Ndërhyrja më e fundit e kolektivit do të ndodhë në punishten në “Beethovenhalle”, më 12 dhe 13 shtator, pasi grupe të vogla (maksimum 15 persona për shkak të kufizimeve të koronavirusit) do të bëjnë inspektime skenike gjatë mëngjesit dhe pasdites. Udhëheqës do të jenë të ashtuquajturit “ekspertë të përditshmërisë”, që përfshijnë aktorë amatorë dhe njerëz, puna dhe jeta e të cilëve është goxha e lidhur me “Beethovenhalle”.
“Pas një hulumtimi të gjatë, ne kemi gjetur 10 njerëz të cilët kanë një lidhje interesante biologjike apo intelektuale, që lidhet me ‘Beethovenhalle’”, ka thënë Helgard Haug nga “Rimini Protokoll” për DW.
Në mesin e tyre ishte shefi i protokollit që mbikëqyri vizitat e katër ish-presidentëve gjermanë në “Beethovenhalle”, një ish-kryetar, një historian arti, muzikant dhe drejtues teknikë që u kujdesën për hapësirën për katër dekada. Një njeri i cili në vitin 1983 ishte dënuar për zjarrvënie të qëllimshme të hapësirës dhe “Pretzel Womam” një legjendë e Bonnit, e cila është kujdesur për mirëqenien e vizitorëve të koncertit do të jenë po ashtu pjesë e turneut – dhe do të tregojnë sekretet e tyre për të krijuar një histori të veçantë rreth hapësirës.
Një simbol i vjetër i Republikës Federale të Gjermanisë në ish-kryeqytetin Boon, një mosmarrëveshje e gjatë në lidhje me të ardhmen e sallës moderniste, përfundoi me një marrëveshje rinovimi për 166 milionë euro. Pasi që rinovimi nuk do të përfundojë para vitit 2024, “Beethovenfest” në Bonn e humbi hapësirën më të rëndësishme. Tani, në mënyrë ironike, aty do të zhvillohet e vetmja ngjarje në qytet dedikuar manifestimit të madh.
“’Beethovenhalle’ ishte diçka si një elefant ngjyrë rozë në dhomë”, ka thënë menaxheri i projektit “Beethovenfest”, Thomas Scheider, për vendimin për të ftuar “Rimini Protokoll” për të përdorur hapësirën ikonike.
“I vetmi vend ku nuk ishte menduar që të mbahet ndonjë performancë për të shënuar përvjetorin, tani është i vetmi vend i mbetur”, ka shtuar ai. Ka treguar se hapësira ishte një vend me rëndësi për mbledhje private dhe publike, si dhe për ngjarje politike e kulturore.
“Por është edhe një metaforë e të kujtuarit dhe sesi të mbajmë gjallë kujtimet”. Sigurisht, muzika ka vend kryesor në çdo ngjarje të “Beethovenfest” dhe kompozitorit amerikan që vepron në Berlin, Ari Benjamin Meyers, i ishte kërkuar që të shkruante një vepër për këtë ngjarje në “Beethovenhalle”.
Inspiruar nga vepra e fundit e Beethovenit “Great Fugue”, Meyers ka krijuar një vepër e cila u interpretua nga “Asasello Quartet”, që do të dëgjohet gjersa audienca kalon nga një ekspert tek tjetri. Meyers e ka përshkruar Beethovvenin në një intervistë për DW si “si kompozitorin e parë bashkëkohor”. Publiku potencial duhet të dijë se një helmetë dhe jelek sigurie do t’u jepen nga organizatorët, ndërsa kërkohet të kenë me vete këpucë të forta dhe që të jenë veshhapur. / KultPlus.com
Gjatë punimeve me karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës janë zbuluar disa gjetje arkeologjike rastësore.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se “gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike”.
Sipas saj, është radha e studiuesve të thonë fjalën e tyre, për detaje të mëtejshme.
“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore janë nisur në terren për të realizuar verifikimin në vend të situatës, dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre pranë ambienteve të IKTK”, – nënvizoi Margariti.
Ministrja u shpreh se “ky proces do të realizohet në bashkëpunim me specialistë të DRTK Gjirokastër. Njëkohësisht, specialistët do të përgatisin relacionin përkatës, i cili do të kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Procedurat e mëtejshme në lidhje me gjetjet do të përcaktohen nga KKTKM”.
Më shumë se 20 vende neolitike janë gjetur në Shqipëri, që datojnë përafërsisht nga shekulli i VII deri në shekullin e III, të cilat janë disa prej vendbanimeve më të hershme bujqësore në Europë. atsh / KultPlus.com
E dashura ime, në mes të urrejtjes zbulova brenda vetes një dashuri të pathyeshme.
Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme. Mes kaosit zbulova brenda vetes një qetësi të pathyeshme. Në mes të dimrit kam kuptuar, më në fund, se brenda vetes kam një behar të pathyeshëm.
Dhe kjo më bën të lumtur. Sepse kjo vërteton se s’ka rëndësi se sa ashpër më kundërvihet bota ngase brenda vetes kam diç më të fortë, diç më të mirë që sakaq më shtyn të shkoj përpara.
/KultPlus.com
1959 – Albert Camus Directs His Play ‘Les Possedes’. Les répétitions au théâtre Antoine de la pièce ‘Les possédés’ d’Albert Camus, mise en scène par l’auteur : attitude d’Albert CAMUS sur la scène du théâtre, un pied sur une chaise et une cigarette à la main, sous la lumière des projecteurs. (Photo by Jack Garofalo/Paris Match/Getty Images)
Oda shqiptare historikisht në mungesë të institucioneve edukativo-arsimore në trojet shqiptare e ka luajtur një rol historik në edukimin e gjeneratave të reja.Në odën shqiptare është përcjellur tradita shqiptare dhe pleqtë e mençur kanë shpjeguar shumë fillozofi popullore të cilat kanë qenë edukative për kohën dhe rrethanat historike shqiptare. Aty janë përcjellur edhe shumë fjalë të cilat e kanë pasur peshën e vet historike,për shumë ngjarje dhe personalitete qoftë ata që kanë qenë mbarë të orientuar por edhe për ata që kanë qenë të orientuar mbrapshtë.
Pleqtë e mençur kur kanë dashur të flasin për personalitete qoftë politike apo personalitete të tjera të cilët ishin shëndrruar në kancer për shqiptarët dhe vepronin në dem te popullatës e përdornin fjalën ka me u ba me ju dhimtë gurit e drurit. Guri gjithmonë në traditën shqiptare ka simbolizuar forcën për faktin se gjatë tërë historisë luftëtarët e lirisë shpeshherë si mburoj i kanë pasur shpellat e gurit ku janë strehuar shpeshherë dhe kanë kaluar dimrat e vështirë, dhe jo rastësisht në fillozofinë tonë popullore është folur edhe fjala “ma i fortë se guri”, për përsonalitetet qendrestare.
Kurse edhe druri ka pasur një rol shumë të madh në familjet tradicionale shqiptare sepse në dimrat e gjatë dhe me plot borë ka ngrohur vatrën e shtëpisë. Gjatë shumë bisedave që zhvilloheshin në odat shqiptare për personat problematikë dhe që ishin kundër çështjes kombëtare por edhe për të tillët që i keqpërdornin pozitat politike për qëllimet e tyre financiare,duke e dëmtuar kombin dhe popullin shqiptar në shumë aspekte përdorej fjala:”Ka me u bërë me ju dhimtë gurit e drurit.” Vërtetë shpeshherë ata persona kanë pasur një fund tragjik dhe kanë përfunduar si është më së keqi. Atëherë pleqtë tanë nëpër odat shqiptare i merrnin edhe shembujt të shumtë për personat e tillë.Edhe një pjesë e politikanëve shqiptar në trojet shqiptare që për përfitime të tyre personale e familjare e kanë sjellur popullin shqiptar në gjendje të vështirë e mbramja do t´iu vjen keq.Ata do t´iu dhimbsen gurit e drurit por asesi nuk kanë për t´iu dhimbsur popullit shqiptarë që e kanë sjellur buzë greminës. Nuk e di të tillët a e mendojnë se pozicionet politike nuk janë të perjetshme ato janë kalimtare në demokraci.
E sikur pleqtë në atë kohë edhe mirreshin vesh prej një krahine në krahinën tjetër i qojshin fjalë njëri- tjetrit.Njëri thoshte: ” Moj e mira qe shkon me mshtjerra lumtë na lumtë na erdh pranvera”.E pasi plaku tjetër e kishte pritur me vite atë pranverë por nuk kishte ardhur ia kthente me fjalët: ” Moj e mira që shkon me dhenë terrt e verrtë e kurrni send”.Këto ishin komunikimet e pleqve të mençur për kohën dhe rrethanat politike.E fjalët e burrit se personat kanë me ju dhimtë gurit e drurit më tingellojnë edhe sot pas shumë viteve kur i ndëgjoja pleqtë tanë plisbardhë, të cilët edhe pse nuk ishin aq shumë të shkolluar por e kishin qëndresën e gurit dhe trurin e pastër prej biluri i cili rrezatonte dritë në mes të errësirës dhe edukonin brezat me fillozofinë popullore që përcillej prej brezi në brez.Është për tu theksuar se politikanët dhe intelektualët që rrjedhin nga familjet që është përcjellur tradita shqiptare brez pas brezi nëper oda shqiptare ndonjëri nga ta e ka ruajtur edhe sot e asaj dite atë burrërinë tradicionale shqiptare.Kjo shihet gjatë takimeve dhe shumë shpejtë mund ti dallosh politikanin dhe intelektualët, tradicionalë shqiptar nga politikanët e familjeve pa taban kombëtar.Për faktin se politikanëve dhe intelektualeve pa taban kombëtar ju mungon edukata familjare.E burrat e dheut në të kaluarën kur dëshironin t´ia lëshojnë një fjalë të rend dikujt që e meritonte e sillnin fjalën shumë herë rreth e rrotull deri sa vinin tek fjala që duhet thënë bashkëbiseduesit.
Këtu po e sjelli vetëm një dialog që e kam fokusuar si i ri që u zhvillua në një odë të komunës së Prizrenit.Derisa pleqtë bisedonin një plaku të mençur të kanunit që shtjellonte tema me karakter kombëtar njëri nga fundi i odës i thotë: “Nuk është ashtu siç je duke thënë “,plaku e ndalë bisedën dhe e pyet:“Mbasi nuk është ashtu na shpjego se si është?“ e ai i përgjigjet :”Si është nuk e di por ashtu si thue ti nuk është “.Dhe kur pritet reagimi i plakut qohet vëllai i ti dhe i thotë këto fjalë”Këtë person ma leni mu”. I përgjigjet me fjalën “Moj e mira nato talla n´tollovi nihet budalla”.Fatkeqësisht sikur ai fatziu i fundit të odës na u ka mbushë politika shqiptare.Ata thonë nuk është ashtu edhe pse vet nuk e dinë se si është dhe si duhet ecur përpara dhe as nuk kërkojnë këshilla se si duhet udhëhequr shteti.Me një fjalë po përseritet ajo fjala e mirditorës së mençur që e kishte pasur djalin shumë puntor e ku thoshte:”Me majtë kuzhdo shpi, Kola jem i kish majt tri-por nja e menzi.”
ArtCamp po ndryshon lokacionin shkaku i ankesave të një grupi qytetarësh të Sllupçanit, shkruan KultPlus
“Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga banoret e fshatit Sllupcan, unë mendoj që ne nuk jemi më të zhurmshëm se sa dasmat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Ky është vendi ku është mbajtur ArtCamp, d.m.th. sot gjithçka është pastruar, nga vitit tjetër do jemi me një lokacion te ri, shume larg prej fshatit Sllupçan! Ju Faleminderit!
Ky është vendi ku është mbajtur ArtCamp, sot është i pastruar, i rregulluar ashtu si ka qenë, nuk ka ndodh as një incident, as një problem, e gjithë kjo falë vizitoreve që ishin shumë të edukuar dhe respektonin kohën e qëndrimit në Camp.
Nga viti tjetër, nuk do jemi më në ketë lokacion. Do shkojmë me një vend te ri, shumë large fshatit jo për të festuar më shume, e as për të lëshuar muzikë më shume, e as për të pirë alkool (alkooli as nuk është shitur ne camp, Sponsori i pijeve ka qene JAFFA dhe besoj se e dini se ka pije jo alkoolike), Ne do largohemi vetëm sepse një grup i vogël janë kundër kësaj ideje që të mbahet në at vend, dhe ne me shume kulture e pranojmë kërkesën e tyre, pa bërë zhurme e pa nxit urrejtje tek banoret, sepse kjo ngjarje artistike është bëre për te mirën e tyre, e jo për të nxitur urrejtje. Urrejtja i takon të keqes, ne nuk jemi për të bërë keq e as për të nxitur.
Në Camp kanë qenë pjesëmarrës 45 artistë të shteteve të ndryshme që për herë të parë e vizitojnë Komunën tone dhe kanë pikturuar në natyrë dhe kanë mësuar më shumë për vendin dhe historinë tonë. Në Camp ka pasur këngëtar që i njohim të gjithë, ka pasur muzike klasike, rock dhe Dj, ka pasur Humor dhe Stand Up, dhe të gjithë filmat që janë shfaqur janë me vlera dhe me shume çmime ndërkombëtare. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga banoret e fshatit Sllupcan, unë mendoj që ne nuk jemi më të zhurmshëm se sa dasmat, e as më të zhurmshëm se sa shume probleme elementare qe na rrethojnë. Zhurma nuk vjen nga një ngjarje kulturore 3 dite!
Puna jonë është bë me shumë sinqeritet, askush nga ne ska pasur një fitim material nga kjo, jemi munduar gjithçka qe kemi pas të investojmë në këtë koloni që u bë si festival i vogël, rezultatin e patë vet, banoret e kësaj komune kane nevojë për të parë art, dëgjuar art dhe për të shijuar. Jam shumë krenar për këto banor dhe shume mirënjohës.
Por nga disa reagime shume te vogla dhe jo te sinqerta, për te mos i dhëne shumë ngjyre tjetër, ne kemi vendosur mos të jemi në këtë vend, do shkojmë shume më larg.
Sllupcan ti meriton paqe, dashuri dhe mirësi mes njerëzve, Urrejtja-nxitja, kritika e Facebook nuk na dërgojnë askund përveç se të mbajmë inate dhe paragjykime. Për ata që mendojnë dhe e dinë më të mirën për vendin tone, ju lutem zgjohuni e punoni, në fshatin tone nuk mbaj mend as një aktivitet sportiv, kulturore e edukativ.
Do keni përkrahjen tone, nëse nuk ju pëlqejn idetë tona të frikshme, degjeneruese dhe të rrezikshme, së paku na lejoni mund të ju ndihmojmë edhe me sponzorim, vetëm zgjohuni e të bëhet diçka e mire.
Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, sot ka marr pjesë në një ceremoni zyrtare të organizuar nga OSBE me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të komunave dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.
Dushi gjatë kësaj ceremonie theksoi se ky nënshkrim, përveç që do të ndihmojë qendrën për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, njëherit do të obligojë akterët relevant që të merren me këtë fenomen, përfshirë edhe institucionet që zbatojnë ligjet dhe politikat për parandalimin e dhunës në familje.
Në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dushi i ka njoftuar të pranishmit me hapat konkret të cilët janë ndërmarr nga Ministria e Drejtësisë në krijimin e mekanizmave adekuat në parandalimin e dhunës në familje, si nevojë për zbatimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2010-2020, i cili i trajton shërbimet për viktimat dhe ndjekjen penale të kryesve të krimit.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë implementimit të strategjisë së kaluar, ndër to edhe çështja e financimit të qëndrueshëm për strehimoret, rehabilitimi dhe riintegrimi i viktimave, trajtimi i kryesve, strehimi i nënave me fëmijë dhe harmonizimi i legjislacionit nacional me dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Sipas Dushit, strategjia e re do të adresojë rritjen e shërbimeve të rehabilitimit të viktimave të dhunës në familje, duke bërë ndarjen e fondeve për shërbime integruese afatgjata në nivelin qendror dhe lokal. Po ashtu, theksoi se do të bëhet themelimi i institucioneve dhe këshillimoreve me programe obligative për kryesit e dhunës. Në këtë strategji do të parashihet që në strehimore të ketë edhe një aneks për strehimin e nënave me fëmijë djem mbi 12 vjeç.
Disa tifozë të KF Tiranës, të njohur si ‘Capital Crew’, kanë shpalosur një baner para duelit që skuadra e tyre e zhvillon sot në ‘Air Albania’ ndaj klubit serb Cervena Zvezda në kuadër të Ligës së Kampionëve, e që fillon nga ora 20:00.
“Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk meremi me gra dhe fëmijë”, kanë shkruar ata.
Gjithashtu, në postimin e tyre në Facebook,theksohet se Kosova është zemra e Shqipërisë.
Rep artistja e njohur amerikane Cardi B, e ka shënuar suksesin e radhës në muzikë duke u bërë reperja e vetme, albumi i së cilës ka qëndruar më së gjati në historinë e toplistës “Billboard 200”.
Ylli i hitit “WAP” e ka festuar thyerjen e këtij rekordi të shënuar me albumin debutues “Invasion of Privacy”, duke i falënderuar adhuruesit e saj për mbështetjen e vazhdueshme.
Ajo po ashtu i ka ngacmuar fansat duke thënë se po punon shumë për t’u siguruar që albumi i dytë, të jetë edhe më i mirë dhe suksesshëm.
“Është ndjenjë shumë e mirë! Faleminderit të gjithëve që më përkrahni dhe vazhdoni t’i dëgjoni këngët e albumit ‘Invasion of Privacy’. Aktualisht jam duke punuar rreth albumit tim të dytë i cili po merr pak më shumë kohë, por dua të sigurohem që ta realizoj një projekt të mahnitshëm,” kishte shkruar Cardi B në mesazhin e saj të postuar në Instagram.
Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri kanë vijuar konsultimet me akterë të ndryshëm mbi masat e ndërmarra deri më tani me qëllim krijimin e kushteve të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë vitit të ardhshëm shkollor.
Në Facebook, ministrja Besa Shahini bën me dije se ditën e sotme janë zhvilluar konsultime mes zëvendësministres Nina Guga, drejtorëve të MASR Zamira Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillit Kombëtar të Prindërve, sindikatave e arsimit dhe organizatave të ndryshme.
Masat e ndërmarra deri më tani nga Ministria e Arsimit, mënyra e zhvillimit të mësimit dhe detajimi final i udhëzuesit për vitin e ri shkollor ishin disa prej temave të trajtuara në këtë konsultim mes përfaqësuesve të ministrisë dhe palëve të tjera.
Shahini nënvizon se në fokus të punës së ministrisë që ajo drejton “qëllim kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë”./ A2 CNN
Industria e turizmit global është shkatërruar nga pandemia me koronavirus me 320 miliardë dollarë humbje në eksport në pesë muajt e parë të vitit, dhe me më shumë se 120 milionë vende të punës në rrezik, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Ai ka thënë se turizmi është sektori i tretë më i madh i eksportit të ekonomisë globale pasi më 2019 ka kontribuuar për 7 për qind të tregtisë globale.
“Ky sektor punëson një në 10 persona në botë dhe u ofron jetesë qindra miliona personave tjerë”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur se turizmi për disa shtete përbën 20 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm.
Sandra Carvao, shefe për inteligjencë të tregjeve dhe konkurrencë në Organizatën Botërore të Turizmit, ka thënë se humbjet prej 320 miliardë dollarëve në periudhën janar-maj, janë trefish më të mëdha krahasuar me ato të krizës financiare globale më 2009.
Përveç rrezikut të humbjes së vendeve të punës në sektorin e turizmit, të dhënat kanë treguar se edhe sektorët tjerë të lidhur, përfshirë shërbimet për ushqim, përballen me kërcënimin e njëjtë.
Në të gjetura është thënë se bizneset e vogla janë kryesisht “të ndjeshme”.
Guterres ka thënë se turizmi është “shtyllë kyçe për konservimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore”.
Ti je një fëlliqësirë, një njeri i veshur me petkun e egërsirës. Shaj, pshty, godit, gjuaj, mallko!
Shaj, se ty t’ka mallku fati me petkun e egërsirës, ndërsa mua me petkun e gruas.
Shaj, pshty, godit, gjuaj, mallko! Shaj se një dobësirë si ti nuk është mësu me dashtë, me respektu, nuk është mësu me i falë dikujt atë çka lypë me marrë vetë!
Kofsh e rrnofsh i mallkum.
Shaj, pshty, godit, gjuaj e mallko në durofsha edhe pak, në pastë jetë ky fryt i dhunës e i përbuzjes, shkatërrom se prapë aty më ke. Shkatërrom se zgjidhje tjetër nuk kam veç durimit. Shkatërrom e në fund krejt m’i njeh 7 copa në ballë, a në trup, a në zemër. Kudo, veç kursema këtë dhimbje.
Kofsh e rrnofsh i mallkum. Mallku qoftë jeta jem, rrnesa jem, mallku qofshin çdo minutë e çdo rrugë që të ka sjell te unë, qoftë mallku çdo sekond që të kam njoftë e më ke njoftë, mallku qofshin krejt çka vijnë pas teje, mallku qoftë çdo ditë që zbardh e terrohet!
Kofsh e rrnofsh i mallkum o ti që je gjithçka veç burrë nuk dite më kanë kurrë! / KultPlus.com
Ajo është vetëm 19 vjeç por Rina Lipa tashmë ka vendosur themelet e asaj që do të ketë në të ardhmen, një karrierë të suksesshme si aktore dhe modele.
Rina, motra e vogël e Dua Lipës ka rreth 750 mijë ndjekës në Instagram dhe madje ka realizuar edhe disa sete fotografike për brandin e njohur “Nasty Gal”.
Ajo ka dhënë një intervistë për revistën Schonmagazine.
“Një nga trajnerët e mi të aktrimit më ka thënë një herë që të mos dekurajohem dhe të vazhdoj përpara”, kujton Rina.
“Kjo ishte diçka që nuk mund ta kuptoja në atë kohë, por të bëhet e qartë më vonë”.
Disa nga këto motivime për të ecur përpara kanë bërë që Rina të arrijë deri tek “Nasty Gal”, me të cilën bashkëpunoi në një koleksion vitin e kaluar.
Rina tregon për bashkëpunimin dhe shprehet se për të ishte hera e parë në Los Angelos dhe ja ka kaluar shumë mirë pasi ka ndërthurur punë me shëtitjen.
Puna me “Nasty Gal” i dha mundësinë Rinës të eksperimentonte më tej me modën, një nga dashuritë e saj prej kohësh. “Më pëlqen të eksperimentoj me stile të ndryshme – shumë ngjyra dhe printime”, shpjegon ajo.
“Mundohem të qëndroj në trend por gjithashtu të jem e vërtetë me veten në të njëjtën kohë”.
Sa i përket përdorimit të rrobave të motrës së saj, Rina shprehet se akoma vazhdon që t’i marrë veshjet Duas.
Rina tregon se dëshira e saj më e madhe është aktrimi, madje shprehet se ajo cilësohet si mbretëresha e dramave nga miqtë dhe të afërmit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarjen e e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike për vitin akademik 2019/2020.
Përfitues të bursave janë 1.516 studentë të dy niveleve të studimit bachelor dhe master. Shuma e bursës për student është 700 euro.
MASh njofton të gjithë studentët përfitues të bursës se, pas shqyrtimit të ankesave të mundshme do të bëhet rimbursimi i mjeteve brenda një afati të shkurtër.
Nga sot edhe zyrtarisht nis projekti i shndërrimit të ndërtesës së ish-burgut në Prishtinë në muze.
Si hap të parë, Ministrja Vlora Dumoshi nënshkroi vendimin për formimin e grupit punues që do të hartojë Konceptin për Projektin e Ndërtesës së ish Burgut të Prishtinës me destinim muze, të cilin koncept do t’ia paraqesë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Grupi punues me vendim të ministres do të ketë këtë përbërje: Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë në rolin e kryesueses;Ndërkaq në rolin e anëtarëve:Profesor Luan Mulliqi, anëtar korrespodent i Akademisë; Bislim Zogaj, drejtor i AMKMK-së; Xhavit Loshaj, këshilltar i Ministrit të Drejtësisë;Hydajet Hyseni, Kryetar i Shoqatës së Burgosurve Politik të Kosovës;Meriman Braha, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës;Fikrije Berisha, zyrtare e Agjencisë së Arkivave të Kosovës dhe Dr. Hagji Ademi, Instituti i Historisë dheAjshe Kamberi, MPB.
Ky vendim shënon hapin e parë konkret drejt shndërrimit të objektit të ish Burgut të Prishtinës në muze dhe është një akt i ndërmarrë nga ministrja Dumoshi konform programit të Qeverisë Hoti. Ndërtesa në të ardhmen dotë menaxhohet dhe administrohet nga MKRS-ja me funksionin muze.
Ministrja Dumoshi tha se ky vendim është marrë duke pasur në konsideratë ndjeshmërinë e çështjes, kompleksitetin e ndërtesës, duke përfshirë edhe aspektin shoqëror dhe historik.
“Shndërrimi i ndërtesës së ish Burgut të Prishtinës me destinim Muze shënon një hap të rëndësishëm për dokumentimin e së kaluarës tonë, krijimin e një hapësire të përshtatshme dhe të nevojshme për të institucionalizuar përjetimet e të burgosurve shqiptarë të Kosovës nën regjimin jugosllav e më pas atë serb. Muzeu i cili do të jetë si rezultat final nga vendimi i sotëm, do të shërbejë si një kujtesë e sakrificës që kanë bërë shqiptarët e Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë”, u shpreh ministrja Dumoshi. / KultPlus.com
Disenjatorë dhe shtëpi të njohura të modës të tilla si, “Giorgio Armani”, “Fendi”, “Prada” dhe “Versace”, po rikthehen në pasarelat e modës në muajin shtator, kështu është bërë e ditur sipas kalendarit të javës së modës në Milano, të publikuar javën e kaluar.
Pasi pandemia e koronavirusit i detyroi shumë shtëpi të modës ti prezantojnë koleksionet e reja online, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve të zakonshëm të javës së modës në Milano po planifikojnë që veshjet e koleksionit “Pranverë/Verë 2021”, t’i prezantojnë në formë fizike, transmeton Koha.
Për shkak të masave të vazhdueshme për parandalimin e virusit, ku përfshihet mbajtja e maskave dhe distancimi social, shtëpitë e mëdha të modës kanë sugjeruar që të bëhen ndryshime në uljen e të ftuarve që i ndjekin sfilatat, duke e limituar dukshëm numrin e tyre.
Në tërësi, 28 shtëpi të modës planifikojnë t’i prezantojnë koleksionet e reja në formë fizike, dhe 24 të tjera do të marrin pjesë në javën e modës së Milanos e cila mbahet nga 23-28 shtator, përmes prezantimeve online.
“Dolce&Gabbana”, Salvatore Ferragamo, “Max Mara” dhe “Marni”, po ashtu përfshihen në listën e markave që do t’i mbajnë sfilatat me publik, bashkë me disa brende të reja si: “No. 21”, “Sunnei”, “Drome”, “MSGM. Missoni” dhe të tjerë.
Italia ishte shteti i parë jashtë kontinentit të Azisë që shënoi raste marramendëse të viktimave dhe të prekurve me koronavirus. Rajoni me numrin më të madh të të infektuarve ishte Lombardya, ku përfshihet edhe Milano. / KultPlus.com
Drita Krasniqi nga Prishtina është infermiere në QMF që po kontribuon kundër pandemisë Covid19 në Kosovë.
Drita ka edhe një mesazh për gjithë qytetarët: Jeta juaj vlen, kujdesuni për veten!
Drita Krasniqi tashmë është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.
1.Emri dhe mbiemri: 2.Qyteti: 3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili 4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domosdoshme)
Dhuna në familje është njëra ndër dukuritë më të shpeshta por dhe më të errëta të shoqërisë tonë. Rrëfimet që dëgjojmë janë të shpeshta, por të pamjaftueshme për të krijuar një vend më të sigurt për gratë e fëmijët që përjetojnë dhunë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, gazetarja, artistja dhe aktivistja për të drejtat e grave Mirja Lakso nga Suedia, ka shkruar se gjatë punës së saj për një artikull për një revistë suedeze në lidhje me dhunën në familje në Kosovë , ajo ka intervistuar një grua e cila për 20 vite ka përjetuar dhunë sistematike nga bashkëshorti i saj.
Sipas Laskos gruaja e kishte shikuar e habitur kur kjo e kishte pyetur nëse ajo përgjatë këtyre 20 viteve ka dalë vetëm në rrugë.
“Sot kam intervistuar një grua në Kosovë që është rrahur nga burri i saj për 20 vjet. Ajo më tregoi për atë kohë që as nuk mund të dilte në kopsht për 3 muaj sepse kishte frikë se një fqinj do të shihte plagët në fytyrë. Kur e pyeta nëse mund të dilte ndonjëherë vetë, si për shëtitje apo vrapim, gjatë 20 viteve, ajo më shikoi sikur isha e çmendur. “ABSOLUTISHT JO. Asnjëherë të vetme gjatë 20 viteve”, ka thënë ajo.
Gjithashtu ajo ka vënë në pah faktin se 68% e grave në Kosovë përjetojnë dhunë në familje dhe sipas saj nuk ka një sistem të vërtetë mbështetës për t’i ndihmuar këto gra dhe për këtë arsye ato mbesin në një vend me abuzuesin e tyre.
Mirja Lakso ka shtuar se ndonëse ekzistojnë strehimore për këto gra, në to nuk lejohet strehimi i fëmijëve që janë më të mëdhenj në moshë. Sipas saj të jetosh si refugjat nuk i ndihmon gratë të jenë ta pavarura.
“Ka strehimore dhe ndihmë urgjente. Por fëmijët më të mëdhenj nuk lejohen të jetojnë në strehimore dhe sa kohë duhet të qëndrojnë viktimat në strehimore? Për pjesën tjetër të jetës së tyre? Të jetosh si refugjat. Nuk është një zgjidhje e gjatë. Nuk i ndihmon gratë të jenë të pavarura”, ka vazhduar statusin e saj Lakso.
Më tutje ajo ka shtuar se në bazë të bisedave që ka zhvilluar me ekspert të ndryshëm një ndër arsyet kryesore që gratë qëndrojnë me abuzuesin e tyre është edhe mungesa e pavarësisë ekonomike. Sipas saj edhe gruaja me të cilën kishte biseduar sot nuk kishte cent në xhep.
Krejt në fund të këtij statusi Mirja Lakso ka shkruar se asaj i duhen informacione për të gjetur viktima të dhunë në familje, strehimoret në të cilat vendosen këto viktima si dhe mundësinë për të intervistuar burrin nga Kamenica për të cilin dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Ajo ka shtuar se të nevojshëm janë edhe udhëheqësit fetar e politik, si dhe ekspertet e fushës.
Më poshtë gjeni statusin e saj të plotë:
Sot kam intervistuar një grua në Kosovë që është rrahur nga burri i saj për 20 vjet. Ajo më tregoi për atë kohë që as nuk mund të dilte në kopsht për 3 muaj sepse kishte frikë se ndonjë fqinj do të shihte plagët në fytyrë.
Kur e pyeta nëse mund të dilte ndonjëherë vetë, si për shëtitje apo vrapim, gjatë 20 viteve, ajo më shikoi sikur isha i çmendur. ABSOLUTISHT JO. Asnjë herë e vetme gjatë 20 viteve.
Dhe gjëja është, pavarësisht se çfarë thonë njerëzit që nuk kanë përvojë, ky është realiteti i shumë grave në Kosovë – dhe jo vetëm në zonat rurale. Duke mos qenë në gjendje të largohen nga shtëpia e tyre kur dëshirojnë dhe lëvizin lirshëm.
68% e grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë në familje. Kjo përfshin dhunën fizike, ekonomike, psikologjike dhe seksuale.
68% Kjo është më shumë se gjysma e grave në Kosovë.
Dhe ky është problemi kryesor. Dhuna e burrave ndaj grave.
Një problem tjetër vijues është se nuk ka një sistem të vërtetë mbështetës për t’i ndihmuar këto gra, të cilat më pas mbesin me abuzuesin e tyre.
Ka strehimore dhe ndihmë urgjente. Por fëmijët më të mëdhenj nuk lejohen të jetojnë në strehimore dhe sa kohë duhet të qëndrojnë viktimat në strehimore? Për pjesën tjetër të jetës së tyre? Të jetosh si refugjat. Nuk është një zgjidhje e gjatë. Nuk i ndihmon gratë të jenë të pavarura.
Sipas ekspertëve me të cilët kam folur deri më tani:
❇️ Mungesa e mundësive financiare për gratë për të lënë abuzuesit e tyre është arsyeja kryesore pse viktimat qëndrojnë. Gruaja që intervistova sot nuk kishte asnjë cent në xhep.
❇️ Ajo që është e nevojshme për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje të largohen dhe të mbijetojnë është një lloj programe / pako mbështetëse qeveritare.
(Unë dua të lidhem me të gjithë që punojnë me këtë)
Kështu që tani jam duke punuar për këtë artikull për një revistë suedeze në lidhje me dhunën në familje në Kosovë.
❇️ Kam nevojë për ndihmë për të gjetur viktima për të intervistuar.
❇️ Dua të vizitoj strehimore të ndryshme.
❇️ Unë dua të intervistoj policinë dhe prokurorët.
❇️ Dua të intervistoj burrin që vrau gruan e tij në Kamenica (Kosovë) muajin e kaluar. Edhe familja e saj.
❇️ Unë dua të intervistoj udhëheqësit fetarë dhe politikë.
❇️ Dhe ekspertë të fushës.
Shumë falënderues për të gjithë ndihmën! / KultPlus.com
Urtësitë për ditën e sotme i kemi zgjedhur nga një vend relativisht fqinj, dhe mendojmë se populli bullgar ka prodhuar një thesar të vyer për t’u lexuar, mbajtur në mendje, dhe aplikuar në jetë.
Disa nga thëniet më të mira:
Nëse nuk je i pasur, orvatu të kesh miq të pasur; nëse je i pasur, orvatu të mos kesh miq të varfër.
Edhe armikun tënd ushqeje kur ka uri dhe etje.
Shikimi është grepi i merakut, nënqeshja është ajo që vihet nën grep.
Shikoje njeriun në sy dhe jepi atë që i takon.
Ajo që është e këndshme për shpirtin është e bukur për syrin.
Atje ku s’ka pleq të mirë, s’ka as rini të mirë.
Edukata është pasuri e paçmuar.
Kush jeton shumë, di shumë.
Në qoftë se ke të drejtë, je i fortë.
Në qoftëse udhëheqësi është i mirë, atëherë edhe ai që shikon pas tij s’është i keq.
Në vrimën e vet edhe miu është trim.
Burrë s’është ai që flet, por ai që bën.
Deveja transporton sheqer, por vetë ha gjembaçë.
Është e shkurtër rruga e mirëqenies, por është tejet e rrezikshme.
Kurrë mos u mbështet në fatin, por në vetvete.
Njeriu është më i fortë se guri e më i brishtë se lulja.
Nga plaga e shpatës shërohesh, por nga plaga që të shkakton shpifja, kurrë.
Njëqind miq janë pak, një armik është shumë.
Të gjithë ata që nuk janë në luftë, janë luanë.
Vetëbindja është veti e keqe e njeriut, por mburrja edhe më e keqe.
Miku s’duhet të harrojë çfarë i ka borxh të zotit të shtëpisë.
Në atë që rri anash, druri nuk do të bjerë.
Gëzimi i tepruar dhe pikëllimi i tepruar janë fqinj me çmendurinë.
Mblidh tokën, të shpëtosh kokën.
Mbi të gjitha është asgjëja, nga e cila u krijua çdo gjë.
Në dyshim, absteno.
Atdheu është vendi ku është robëruar shpirti, tjetër s’ka të tillë.
Kur bien këmbanat e mëdha, zilkat nuk dëgjohen.
Punët e mëdha nuk bëhen me fuqinë e trupit, me rrëmbim dhe shpejtësi, por me arsye, me këshillm dhe fjalë të urtë të cilat pleqëria i ka me bollëk.
Shikoje shpesh, do të duket i vogël; adhuroje shpesh, do humbë parfumin.
Ai që me diellin mbjell kunguj, do t’i thyhen për kokë.
Derisa është vajzë: gjuhën plumb e këmbët flakë; kur u bë grua: gjuhën flakë e këmbët plumb.
Në situata të vështira durimi është timonieri më i mirë.
Veset e ndryshme ulin dinjitetin, janë rrjedhojë mosrespektimi ndaj vetes.
Shtëpi me dy familje, djalli rri në pus.
Toka e fortë, qielli i lartë, ku la me shku?
Vdekja e hershme e një kopraci është e vetmja vepër e mirë e tij.
Gratë janë si lulet, po nuk u vaditën, vyshken.
Ai që u beson ëndrrave kullot erëra.
Disave paraja u merr mendtë, disave u jep.
Është shtëpi e keqe ajo, në të cilën suksesi urohet me gotë, ndërsa pikëllimi shuhet me shishe.
Halli është më i fortë se guri.
I shkathti nuk kakaris si pula në tërë lagjen për një vezë.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Qendrën Inovative të Kosovës (Innovation Centre of Kosovo – ICK), për t’u informuar për aktivitetet dhe objektivat që ka kjo organizatë.
Ajo u prit nga drejtuesit e kësaj organizate me në krye drejtorin ekzekutiv të ICK-së, Uranik Begu.
Ndër objektivat kryesore të organizatës në fjalë janë ndërmarrësia për të rinj, përkrahja për nisjen e bizneseve (start-up) për të rinj për krijimin e vendeve të reja të punës përmes inovacionit duke ofruar mbështetje në edukim në fushat e teknologjisë dhe ndërmarrësisë.
Me këtë rast, ministrja Dumoshi, tha se ndjehet e kënaqur për arritjet e organizatës e cila u ka mundësuar shumë të rinjve të trajnohen dhe më pas ose të hapin vetë biznese ose të përfundojnë si të punësuar.
Ministrja Dumoshi foli për rëndësinë dhe rolin e MKRS-së në fushën e ndërmarrësisë dhe theksoi se partneriteti me palët që janë të përfshira në këtë fushë është e rëndësishme. “Jam e interesuar që të rris partneritetin publiko-privat në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen mundësi më të mëdha punësimi, që si qeveri, e sidomos ne si ministri që mbulojmë dikasterin e rinisë, të ndërmarrim veprime konkrete për krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.
“Vendi ynë ka shumë të rinj të talentuar dhe si ministri po ndryshojmë dhe plotësojmë dokumentet ligjore dhe strategjike të cilat do të mundësojnë rritjen e punësimit të të rinjve. Aftësimi profesional i të rinjve duke përfunduar në tregun e punës është një prej objektivave me prioritet që kam si ministre dhe këta të rinj përpos që do të punojnë për tregun e brendshëm të Kosovës i cili nuk është edhe aq i madh, ata do të punojnë edhe për tregun e jashtëm, të cilët do të ndikonin në rritjen eksportit në njërën anë dhe të ardhurave për vendin tonë”, vlerësoi ministrja Dumoshi, në fjalën e saj informuese.
Nga ana e tij, drejtori Begu e informoi në hollësi ministren Dumoshi me punën që bën ICK-ja në trajnimin e shumë të rinjve, në përkrahjen e start-upeve për bizneset e reja dhe përkrahjen e shumë projekteve inovative të cilat kanë depërtuar edhe në tregun global.
Ministrja Dumoshi u shpreh se është e rëndësisë strategjike që rrëfime suksesi sikurse ICK-ja të përkrahen nga institucionet vendore për të marrë shërbimet e mira që ofron kjo organizatë ashtu që mbështetja financiare të përqendrohet përbrenda vendit dhe jo të dalë jashtë shtetit. / KultPlus.com