Marian Anderson ka qenë këngëtare amerikane e muzikës klasike dhe spiritualiste.
Si këngëtare me ngjyrë, ajo kishte probleme në Amerikën e asaj kohe kur racizmi ishte mjaft i theksuar.
Anderson u bë një figurë e rëndësishme në luftën për zhdukjen e racizmit dhe paragjykimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë artiste, 7 janari i vitit 1955 ka qenë data më rëndësishme në karrierën e saj.
Mezzo-soprano Mariana Anderson u bë personi i parë me ngjyrë që performoi në Operën Metropolitane të Nju-Jorkut, me shfaqjen “Un ballo in maschera” të Giuseppe Verdit. Kritiku muzikor Alan Blyth tha: “Zëri i saj ishte një kontralt i pasur, i gjallë me një bukuri të brendshme”. Ajo interpretoi në koncerte dhe recital në vendet kryesore të muzikës dhe me orkestra të famshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë midis viteve 1925 – 1965. /KultPlus.com
Elon Musk është bërë personi më i pasur në botë, duke kaluar shefin e Amazonit, Jeff Bezos, falë rritjes enorme që aksionet e “Teslas” kanë përjetuar së fundmi.
Pasuria e shefit të kompanisë së veturave elektrike ka arritur në 188 miliardë dollarë, sipas indeksit “Bloomberg”.
“Sa e çuditshme”, ka shkruar Musk në Twitter të enjten. “T’i kthehemi punës”, ka vazhduar ai.
Bezos ishte më i pasuri në botë që nga viti 2017.
Kompania e Muskut, “Tesla”, shpërtheu në vlerë së fundmi dhe ka arritur të mërkurën në vlerën totale prej 700 miliardë dollarësh.
Kjo e bën atë kompaninë më të pasur në botë duke tejkaluar edhe “Toyotan”, “Volkswagenin” e të tjerat. /Koha/ KultPlus.com
Një ndër autorët që vazhdon të lexohet anë e kënd botës është rusi Fjodor Dostojevski, shkruan KultPlus.
Ai vuri themelet e prozës së gjatë për fuqinë përshkruese, depërtimin e thellë psikologjik dhe peshën e madhe që i dha letërsisë në komunikim me lexuesin. Trazirat e mëdha që kishte kaluar, e bën që këto kthesa të mëdha jetësore t’i ketë përvojë edhe në shkrimet e tij, të cilat mbesin unike dhe madhore.
KultPlus ju sjell një fragment të veprës “Adoloshenti” nga Fjodor Dostojevski:
Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s’e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?
Dikujt i shpreh mençuri, një tjetri i shpreh banalitet, deri idiotësi, një i tretë kur fle, duket qesharak. Nuk di nga se vjen; ajo që desha të them është se si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin personi nuk di asgjë. Ka shumë që nuk dinë të qeshin, ndonëse këtu dija s’para hyn në punë; të qeshurit është dhunti, s’ke si e rregullon. Diçka edhe e arrin, duke i mposhtur brenda vetes instinktet e këqija, por fare pak.
Shumëkush e tregon veten si në pëllëmbë të dorës kur qesh. Kurse mua deri edhe e qeshura e mençur më është e pështirë. Them se kërkesa e parë për të qenë e qeshura ashtu si duhet, është të qenit i sinqertë. Po ku e gjen atë te njerëzit? Të qeshurit e sinqertë parashikon mposhtjen e ligësisë, po pse e lehtë është kjo? Ndaj dhe jo rrallë njerëzit qeshin me ligësi.
Kur shoqërohet nga sinqeriteti dhe privohet nga ligësia, të qeshurit del i gëzueshëm, i ëmbël, por ku e gjen gëzimin dhe ëmbëlsinë ndër njerëzit? Se të qenit i gëzuar është tipari më i shquar i njeriut! Por ndodh edhe kështu: orvatesh dhe jo pak të zbërthesh një karakter dhe s’ia arrin dot, mjafton që njeriu të qeshë, dhe karakteri i tij të hapet si në pëllëmbë të dorës. Kuptohet, kur të qeshurit është i sinqertë. Njeriu di të qeshë me zemërmirësi vetëm atëherë, kur ka zhvillim ngjarjesh lumturuese.
Nuk e kam fjalën për nivelin e zhvillimit mendor të njeriut, po flas për shpalosjen e karakterit të tij përmes të qeshurit, për tërësinë e vetive si njeri. As heshtja, as të qarët, as të folurit, as të emocionuarit nga veprimet fisnike të të tjerëve nuk arrijnë dot ta tregojnë njeriun aq sa e tregon të qeshurit. Qesh mirë, domethënë, është i mirë! Në iu rëntë në sy qoftë edhe një gram marrëzie në të qeshurit e tjetrit, dijeni, ky njeri s’e ka të theksuar dinjitetin vetjak.
Qoftë edhe kjo: dikush prej natyre është tejet i komunikueshëm, por ju duket disi banal e deri i lëshuar në sjelljen me njerëzit, dijeni se është natyrë vulgare; në rast se ju bie në sy në sjelljen e tij diçka fisnike, dijeni se o shtiret, o e ka të huazuar nga të tjerët. Ky njeri me kalimin e kohës ka për të ndryshuar për keq! Një i tillë mund të kapet pas “të dobishmes”, por ciniken do ta flakë pa pikën e keqardhjes, ashtu si këmbejnë njëra – tjetrën edhe shkulmet rinore, frelëshuara të të qeshurit të tij të ngazëllyer. / KultPlus.com
Komedia “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit është pjesë e programit artistik online që do sjellë teatri “Aleksandër Mosiu”, në Durrës për publikun.
Me regji nga Driada Dervishi dhe një kast aktorësh të njohur ajo do të shfaqet më 11 janar online për shkak të masave antiCovid.
“Komedia e Shekspirit vjen me pjesëmarrjen e dy prej bashkëthemeluesve dhe figurave kryesore të teatrit në vite, “Mjeshtrin e Madh” Lutfi Hoxha dhe “Mjeshtren e Madhe” Aishe Stari. Edhe pse e shkruar rreth 400 vite më parë dhe e rivënë në skenë me mijëra herë në vende të ndryshme të botës, kjo shfaqje mbetet gjithmonë e veçantë. “11 janar. Live! Na ndiqni!”, bën të ditur Teatri “Aleksandër Mosiu”.
Shfaqja do të vijë nën interpretimin e aktorëve Roland Koça, Hysen Bash’hysa, Mimoza Marjanaku, Xhejni Fama, Gjergj Doçi, Marsel Rupi, Muharrem Asllani, etj.
“Ëndrra e një nate vere” shpreh në mënyrë jashtëzakonisht lirike disa prej temave më të shkëlqyera shekspiriane, ku më të dukshmet janë ato të dashurisë, të ëndrrave dhe të imagjinatës krijuese.
Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës.
Kjo shfaqje vjen në kuadër të programit artistik në përvjetorin e 68 të Teatrit “Aleksandër Moisiu”. /ata/ KultPlus.com
Një ndër fjalimet e rralla që kanë mbetur nga figura e Fan Nolit është edhe ai i mbajtur në takimin e shoqërisë Vatra në SHBA në 1963.
Këtë fjalim të Nolit e kanë publikuar Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, duke e sjellur videon në të cilën shihen imazhe nga dokumentari “Krahë për Krahë”, nën regjinë e Endri Kekos dhe Ho Y Shen.
KultPlus ua sjell fjalimin e shkruar dhe videon ku dëgjohet zëri i veprimtarit të madh, Fan Noli:
“Ne nuk e inventuam, nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare, e gjetëm. E vetmja gjë që bëmë, është që atë patriotizmë që ekzistonte midis shqiptarëve u përpoqmë t‘a organizojmë, t‘a kanalizojmë. Tashi, arësyeja për të cilën na vajti puna mbarë, ishte se kishim një popull me të vërtetë i cili e deshte Shqipërinë. Edhe një popull i cili, jo vetëm kishte patriotizmë, virtytin e patriotizmës, por kishte edhe disa virtyte të tjera, nga të cilat do të numëronj vetëm një, të cilën na e kanë thënë që të gjithë të huajt të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Kur hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, përfaqësonjësi i Hindit Muhamed Aliu, u bëri këtë lëvdatë shqiptarëve: Sot, tha, bëmë punën më të bukur që qasmë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Ky është i vetmi vend në këtë botë i cili ka një shumicë muhamedane edhe na dërgon këtu si përfaqësonjës një peshkop ortodoks”, thotë mendimtari, teologu dhe politikani Fan Noli. KultPlus.com
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka një rol tejet të rëndësishëm në kulturën e kombit tonë. Qysh nga koha e Gjergj Kastriotit, Kanuni përmban rregullat e atëhershme të mënyrës së jetesës dhe ligjeve që hynin në përdorim, për të vënë rregull dhe rend në shoqërinë shqiptare, shkruan KultPlus.
Në Kanun, trajtohet roli i gruas, i burrit, martesa e shumë e shumë gjëra të tjera, në bashkëveprim me mënyrën e jetesës të asaj kohe.
Në vijim, KultPlus ju sjell disa rregulla të shkruara në Kanun për gruan:
Martesa
Percaktimi e mëndyrët e Martesës.
M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per
krah të punve, sa per të shtuem të fmive.
Mëndyrat e Martesës.
a) Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës; c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja; d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.
Tagri i djalit.
‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.
Djali sa të ket prind s’ka tager :
a) me mendue per martesë të vet; b) me shenjue shkuesin c) m’u perzie në fejesë të vet; d) as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.
Tagri vajzës.
Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në
dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s‘ka tager:
a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn; b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë; c) as në këpucë as në petka. Detyrët e burrit e të grues.
Detyrët e burrit ndaj gruen.
Burri a’në detyrë:
a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten; b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë. Detyrët e grues ndaj burrin.
Grueja a’në detyrë:
a) me i a ruejtë nderen burrit; b) me i rrogue pa zhibla; c) me i ndejë nen sundim; d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës; e) me rritë e me mkambë fmin me nderë; f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja); g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave. Tagri i burrit të vejë.
Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të
Shqypnisë s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter
qi të flasë per te perkah martesa).
Tagri i grues së vejë.
‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.
Grueja e vejë ka tager:
a) me folë vetë kah martesa; b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy; c) me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin. Të ndaluemt e martesës në Kanun.
Në fejesë varzash do të shikjohet:
a) Të mos jetë gjak e gjini; b) Të mos jetë të njij fisit; c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë; d) Të mos të jetë grueja e lshume; e) Të mos të ketë kumari: 1) në të peshuem në derë të Kishës;
2) në kunorë;
3) në të marrun të flokvet;
4) të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.
Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në
katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon
qi edhe shpin i a djegë).
Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati – a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per
me çue shejin në natë të dame.
Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin,
flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin.
Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si
paret, si shejin.
“ Nuse pa shkuesi s’bahet”.
Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht
– me petka vajzënijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.
Vajza nen unazë nuk ka tager me lshue djalin.
Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët per sy.
Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e edhe prindja i perkrahen së bis, kjo
s’mund të martohet ma per të gjallët e dhandrrit me tjeterkend.
Prindja e vajzës janë detyrë me i a kthye shpis së dhandrrit mje në ma të mbramin dysh, qi kan
la per at vajzë.
Sheji e dhetë grosht e kanus, qi i janë çue vajzës kur u xu, do të jesin n’arkë të sajë deri diten e
dekës së dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj dhandrrit; e të dije si vajza, si
djali, si prindja se aj shej s’i len me luejtë.
Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat xanë e per në hjekët dorë ky,
se s’mund të martohet, e s’a’kanun qi të shkojë tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e
pengueme.
Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.
Me dekë të dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet të martohet per arsye qi “me
dekë të dhandrrit, sheji xehet i hupun”.
Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanë, edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka
xanë me “Fishek më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të
prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau. / KultPlus.com
Dokumentari “Wake Up on Mars”, nën regji të Dea Gjinovcit, është në garë në dy kategori, në atë që njihet si festivali më i vjetër në Zvicër.
Garon në kategorinë “Opera Prima” dhe “Prix de Soleure”, në festivalin “Solothurn Film Festival”. Edicioni i sivjetmë, i 56-i me radhë, do të mbahet prej 20 deri më 27 janar.
Themeluar më 1966 në Zvicër, festivali i përvitshëm “Solothurn Film Festival”, është një përzgjedhje e filmave zviceranë, atyre të gjatë, të shkurtër, dokumentarëve dhe produksioneve të tjera filmike. Nëpërmjet diskutimeve, audienca takon figura me rëndësi të industrisë së filmit dhe diskutohet për filmat e shquar, si dhe kulturën e filmit në Zvicër. Me më shumë se 60 mijë vizitorë çdo vit, “Solothurn Film Festival” radhitet në mesin e ngjarjeve me më nam në Zvicër.
Historia e dokumentarit “Wake U pon Mars” i regjisores kosovare nis me një artikull që regjisorja e kishte lexuar në “New Yorker”. Aty në mënyrë të detajuar flitet për jetën e një familjeje rome nga Kosova që jeton në Suedi, dy vajzat e së cilës kanë qenë në komë për disa vite. Ato vuajnë nga e ashtuquajtura “sindromë e tërheqjes traumatike”. /koha.net/ KultPlus.com
Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur të ndryshojë gjithçka lidhur me jetesën e përditshme të njeriut, përfshirë edhe atë sociale.
Një restorant në kryeqytetin e Filipineve, Manila, në kuadër të masave kundër COVID-19 është duke bërë përgatitje që klientëve t’u shërbejë në sfera të tejdukshme për të ruajtur distancën sociale, transmeton KultPlus.
Me këtë synohet që përveç distancës mes klientëve të parandalohet edhe përhapja e mundshme të ndonjë infeksioni.
Punonjësit e restorantit në mënyrë të rregullt po i dezinfektojnë pjesët e brendshme të këtyre sferave të tejdukshme. / KultPlus.com
Ata kanë qenë heronjtë e vegjël të kinematografisë shqiptare, madje mund të cilësohen edhe si muzë frymëzimi për shumë bashkëmoshatarë të tyre (të asaj kohe).
“Beni ecën vetë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza llastica”, “Taulanti kërkon një motër”, “Në shtëpinë tonë”, “Partizani i vogël Velo” e të tjera prodhime kinematografike, mbeten edhe në ditët tona filmat më të dashur. Po ku janë sot protagonistët e vegjël? A vazhdojnë ata të jenë pjesë e kinematografisë shqiptare? E zbulojmë bashkë në vijim.
Herion Mustafaraj
Ai do të ishte fëmija më i famshëm i viteve ‘80, sepse edhe rolet e tij do të ishin të shumta. “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Shoku ynë Tili”, “Sinjal dashurie”, “Rikonstruksioni”, janë disa nga filmat në të cilët Herioni ka interpretuar, por për publikun mbetet ende i dashur roli i Benit në filmin “Beni ecën vetë”, me regji të Xhanfize Kekos. Ndonëse e nisi karrierën si aktor në moshën 6-vjeçare, ky pasion i Herionit nuk vazhdoi shumë gjatë. Pas viteve ‘90 ai u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u mor përsëri me art, duke punuar në teatrin e vogël të fshatit ku jetonte, në Massacusetts. Ndërsa për publikun shqiptar u shfaq si prezantues i Festivalit të 41-të në RTSH. Së fundmi ai është kthyer si protagonist në artin shqiptar, me rolin në “Hotel 2XL” sezonin e shkuar, prezantimin e eventit “Netët e Klipit Shqiptar” dhe së fundmi si konkurrent në “Dance With Me”.
Eptan Lohja
A ju kujtohet ai djali bullafiq dhe trazovaç, që nuk linte dy gurë bashkë, në filmin “Në shtëpinë tonë”? Ai është Eptan Lohja. Edhe Eptani, si shumë nga kolegët e tij, nuk e vazhdoi rrugën e artit, por mori një tjetër drejtim në jetë. Studimet e larta i kreu për Inxhinieri dhe punon prej 16 vitesh si Drejtor Marketingu në “Tv Klan”. Ai është martuar dhe ka një djalë e një vajzë.
Zhaklina Dhimojani
Të gjitha vajzat e duan “Mimoza llasticën”, sepse te ky personazh e gjejnë veten më së miri. Zhaklina Dhimojani shkëlqeu duke lënë pas emrin e saj, por arti nuk do të ishte më prioritet për të. Aktualisht jeton në Bern të Zvicrës, ku ka punuar si përkthyese në Zyrën Federale të Refugjatëve, dhe ka ndërtuar atje familjen e saj. Vajza e saj Alex, është një nga modelet më të njohura në këtë qytet.
Enea Zhegu
“Tomka dhe shokët e tij” ka qenë një ndër filmat më të dashur për fëmijë i viteve ‘77. Një tjetër sukses i regjisores Xhanfize Keko, por që nxori në pah edhe aftësitë e një aktori të vogël si Enea Zhegu (Tomka). As Zhegu nuk e ka vazhduar rrugën e vështirë e të bukur të aktrimit.
Genci Mosho
Ai ishte një djalë shumë çapkën dhe ka spikatur me rolet e tij. I përkëdheluri i teta “Xhanos” (Xhanfise Kekos, – sepse regjisorja e kishte shumë për zemër dhe ai nuk mungonte në filmat e saj), Genci zgjodhi të bëhej arsimtar dhe jo aktor. Megjithatë nuk është shkëputur nga arti, sepse i ndjek me kuriozitet zhvillimet artistike në kryeqytet, ndërsa nxënësit e tij i çon shpesh pranë kinemasë së Arkivit të Filmit, për t’i njohur më mirë me kinematografinë shqiptare.
Selma Sotiriadhi
A ju kujtohet “tullumbacja” tek filmi “Beni ecën vetë”? Selma Sotiriadhi, vogëlushja që ka interpretuar edhe në filmat “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Dollia e dasmës sime”, “Pranverë në Gjirokastër” dhe “Mësonjëtorja”, kur u rrit nuk preferoi të bëhej aktore, por të vazhdonte studimet për gjuhët e huaja.
Manjola Begolli (Gjoni)
Sa herë që flitet për sportin e shahut, atë e lidhim me figurën e Rudinës në filmin “Dy herë mat”. Me regji të Bujar Kapexhiut, ai është një nga filmat komedi më të bukur, që ka mbetur në arkivin e filmave shqiptarë si një pasuri e padiskutuar. Por Manjola nuk ia kushtoi kohën e saj artit, sepse studimet i vazhdoi për Ekonomik dhe është drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Ndërsa me emrin “Rudina” ka fituar një shoqe shumë të ngushtë, siç është moderatorja e suksesshme e programit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari.
Petro Papakosta
“Sa të çliroj Shqipërinë dhe erdha…” është batuta më e famshme e filmit “Partizani i vogël Velo”. Petro Papakosta i përket sot botës së letrave, pasi i është përkushtuar të shkruarit dhe ka nxjerrë në treg shumë botime me poezi dhe ese.
Donald Kokona
Ai nuk kërkon më një motër, por disa projekte, sepse Donald Kokona, i njohur nga të gjithë në filmin “Taulanti kërkon një motër”, është sot një arkitekt shumë i suksesshëm. Daljet e tij publike nëpër programe të ndryshme televizive i kushtohen tashmë vetëm profesionit si arkitekt dhe nuk kanë më lidhje me artin dhe filmin. Në moshën katërvjeçare ai u përzgjodh nga regjisorja Xhanfize Keko për të qenë pjesë e atij filmi për fëmijë, i cili e bëri atë fëmijën më të famshëm për kohën. Filmi i tij i fundit ishte “Shpella e piratëve”, i xhiruar në vitin 1990./urbannews.al/ KultPlus.com
Një frazë që shumë njerëzve do u ketë ardhur në mendje, veçanërisht atyre që kanë ndeshur në shprehjet më të këqija të qenieve njerëzore: zilinë dhe xhelozinë.
Një proverb i mirënjohur thotë: “Më ruaj nga miqtë Zot, se nga armiqtë ruhem vetë”. Dhe ai që quhet si “zjarr miqësor”, është një nga situatat më delikate dhe më të rrezikshme që shumë njerëz hasin gjatë udhëtimit të tyre.
Zilia është e rrezikshme, është një gjendje mendore, e mbushur me ligësi, zemërim.
Një ndjenjë qëllimi i së cilës nuk është të kundërshtojë, të heqë, të prishë. Të gjenerojë zemërim, shkakton keqdashje ndaj personit që është objekt i kësaj zilie.
Mund të jetë një emocion, pra, “shtrëngimi” që përjetohet kur mësohet se një tjetër na e ka kaluar, ose mund të bëhet një ndjenjë e qëndrueshme: një gjendje e keqe dhe e papërshtatshme, me keqdashje ndaj personit në fjalë.
Po flasim për diçka që nuk ka të bëjë me atë shtytje “të shëndetshme” që ndihet kur një konkurrent ose koleg pune arrin rezultate më të mira.
Pra, ajo ndjenjë që mund të quhet motivim për të bërë më shumë, për t’u angazhuar më shumë.
Reagimi spontan, i menjëhershëm që na kap kur mësojmë se jemi objekt i zilisë dhe shpifjes, është që të përballojmë “me gjoksin para” këtë provokim.
Na shtyn drejt një stuhie plot zemërim dhe dëshire për drejtësi
Por duhet të bëjmë kujdes dhe të mos biem në një kurth të mëtejshëm. Përpjekja për të bërë drejtësi, duke debatuar me njerëz të këtij niveli, ka gjasa të jetë e padobishme, duke qenë se ata përdorin përçarjen dhe keqdashjen dhe zor se preferojnë përballje direkte.
Reagimi i parë i njerëzve me këtë nivel ligësie është që, në vend se të shfaqen të indinjuar përballë shfryrjes së personit të fyer, ata shfaqin një farë afërsie apo solidariteti.
Sjellja e tyre është e bazuar në gënjeshtrën konstante dhe mashtrimin.
Këshilla më e mirë është të largoni një herë e mirë këta lloje personash. Ia vlen për mirëqenien tuaj të brendshme, qetësinë, por edhe shëndetin.
Kush ndesh në përvoja të tilla duhet që më pas, me qetësimin e ujërave, të reflektojë pak mbi jetën e vet dhe objektivat e saj.
Kërkimi i suksesit dhe miratimit me çdo kusht ju ekspozon përballë ndjenjave të zilisë dhe ligësisë, këtë e shohim përditë.
Nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta që bën, apo të braktisësh një rrugëtim të nisur prej kohësh, që mund të jetë edhe frut i vitesh të tëra studime dhe përpjekje. Do të thotë që të mos e bazosh të gjithë jetën tënde mbi konceptin e suksesit në fushën sociale dhe në punë. /meb/ KultPlus.com
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se kanë testuar gjithsej 257 persona për Covid19, shkruan KultPlus.
Mirëpo, ajo çfarë ka marrë vëmendjen e komentuesëve të shumtë, ka qenë fakti se IKSHPK ka theksuar se ekipet botërore po u kanë lakmi pasi që me një shpejtësi maksimale po i kryejnë testet.
‘Deri tani janê testuar gjithsej 257 persona! Ekipi fenomenal i IKSHPK! Pritja mesatare 1 minutē e 7 sekonda! Lakmi ekipet botērore! Boll ma sehirxhinjve!‘, është shkruar në postimin e IKSHPK-së. / KultPlus.com
Më 7 janar 1943, Nikola Tesla u shua në qilarin e hotelit ‘New Yorker’ në New York, SHBA, në kushte aspak të denja për një personalitet të rëndësishëm të shkencës.
Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfër e i harruar në moshën 86 vjeçare. Në vitet e fundit të jetës së tij Nikola Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. “përçuarja e energjisë pa tela” .
Imagjinoni një botë pa kabllo, ku kompjuterët, televizorët dhe pajisjet elektro-shtëpiake mund të funksionojnë pa fijet përcjellëse të energjisë, ravijëzoni një botë së cilës i rrethvjen një valë elektrike që sjell energji ashtu siç dielli sjell dritë. Fantashkencë! E pabesueshme! Në një botë skeptikësh do të ishte një emigrant nga Kroacia që do të guxonte të pohonte shkencërisht se kjo është e mundur. Atëherë kur energjia elektrike sapo kishte hedhur hapin e magjishëm të ndryshimit të botës, Nikola Tesla, ky shkencëtar propozoi një revolucion wireless, një të sotme të paimagjinueshme.
Askush nuk do ta besonte se një supergjeni si ai do të shuhej tragjikishit i kapluar prej vetmisë dhe i brejtur prej mjerimit, megjithëse ai ishte zotëruesi i 700 shpikjeve që revolucionarizuan elektromekanikën dhe hodhën një hap gjigand në fushën e valëve elektrike.
Ai ishte zotëruesi i 9 gjuhëve, ishte një shpikës, fizikant, inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fundshekullit XIX-të dhe fillimshekullit XX-të. Mbamendet gjithashtu dhe si një shtysë e rëndësisë prioritare i teknologjisë moderne. Patentat e tija dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.
Nikola Tesla lindi më 10 korrik 1856, në Smiljan të Kroacisë, në atë kohë pjesë e perandorisë Austro-Hungareze, dhe pasi mbaroi Institutin Politeknik në Raz të Austrisë, u diplomua në Pragë.
Ai e filloi karrierën duke punuar fillimisht si inxhinier elektrik në Budapest, në vitin 1881 dhe dy vjet më vonë u zhvendos në Paris duke punuar për shpikësin e madh të atyre kohërave, Edison në një prej filialeve të “Continental Edison Company”.
Në vitin 1883, Tesla demonstroi për herë të parë në Strasburg prototipin e motorit me induksion, por rrethi i shkencëtarëve europianë në atë kohë ishte tepër radikal për të kuptuar idetë e tij.
Duke parë këtë fakt, në vitin 1884 Tesla pranon të punojë për Thomas Edison në New York, me një rekomandim për Edisonin nga shkencëtari i madh i asaj kohe, Charles Batchelor i cili i shkruante Edisonit: “Unë njoh dy njerëz të mëdhenj në këtë botë, njëri je ti, ndërsa tjetri është ky djalosh”.
Nikola filloi të punonte në laboratorët e Edisonit në New Jersey, por shumë shpejt lindën divergjencat nga idetë brilante të Tesles, të cilat Edison i shihte shumë të rrezikshme për biznesin e vet.
Në atë kohë, ai pak rrjet elektrik që ishte ngritur ishte bazuar mbi rrymën e vazhduar dhe kishte shumë kufizime, ku më kryesorja ishte kufizimi në distancë i transportimit të energjisë, i cili ishte vetëm 3 km dhe për të transportuar këtë energji përdoreshin kabllo përcjellëse të trasha dhe rigjeneratorë të energjisë.
Në këtë moment, Tesla mbështetet për eksperimentet e tij nga bankieri i famshëm i asaj kohe, Morgan. Tesla arrin që më 1888, duke pasur si bazë teorinë e tij për fushën magnetike rrotulluese, të marrë patentën për gjeneratorin polifazë të rrymës alternative si dhe për të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të rrymës alternative për transformimin, transportin, shpërndarjen dhe përdorimin e saj.
Në vitin 1895 bëhet realitet ëndrra e Nikolës për të shfrytëzuar energjinë mekanike të ujit të ujëvarës së Niagarës për të prodhuar energji elektrike, duke ndërtuar hidrocentralin e parë në botë. Motorët elektrikë, të bazuar mbi teorinë e Teslës, pushtuan globin. Edhe në ditët tona, të gjitha makineritë elektrike bazohen mbi teorinë e këtij gjeniu. Motori me induksion elektrik i Tesles është klasifikuar si një nga 10 shpikjet më të mëdha të njerëzimit.
Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por atij i dedikojmë edhe shpikje të tjera, si drita fluoreshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotike etj. Ai gjatë gjithë jetës regjistroi rreth 700 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para në përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare.
Shumë koncepte të Nikola Tesles akoma janë të pazbërthyera dhe të pakuptueshme për botën e shkencëtarëve. Në vitin 1896 Nikola Tesla botoi artikullin shkencor për rrezet X, për të cilat më vonë Wilhelm Rontgen do të merrte patentën, por Tesla me gjenialitetin e tij, që e bënte në shumë raste edhe një njeri kapriçoz dhe të “çmendur”, asnjëherë nuk pretendoi pronësinë e kësaj shpikjeje.
Po në këtë vit, 1896, Tesla botoi edhe një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markoni. Gjithashtu, po këtë vit ai shpiku edhe anën tjetër të komunikimit valor, aparatin marrës dhe arriti që për herë të parë të transmetonte dhe të merrte një sinjal pa fije.
Në vitin 1901, me ndihmën e Morganit Tesla ndërton “Wardenclyffe”, laboratorin e tij të ri ku ndërtoi edhe kullën e tij të famshme, e cila ishte e lartë rreth 60 metë dhe kishte një kupolë në majë të saj me diametër 21 metër që do të ishte transmetuesi i parë në botë i energjisë pa fije dhe stacioni i parë broadcast i valëve elektromagnetike. Pikërisht këtu fillon dhe “çmenduria” e Tesles.
Ai kërkonte që me anë të shpikjes se tij të transmetonte energji valore në të gjithë botën, duke furnizuar kështu me energji anijet në det të hapur, të furnizonte trenat, industrinë dhe shtëpitë e njerëzve, duke arritur deri aty sa të komentonte se shpikja e tij mund të përdorej edhe për komunikimet jashtëtokësore.
Pikërisht këtu lind mosmarrëveshja e tij me Morganin, i cili i ndërpret fondet Tesles për kërkimet e tij. Në vitin 1917, kulla e famshme e cila u përdor për qindra eksperimente të Tesles do të shkatërrohet nën pretekstin e sigurisë kombëtare; ishte koha e Luftës së Parë Botërore.
Tesla kërkonte që të transmetonte energjinë në sipërfaqen e tokës. As me anë të transmetimit të saj me valë elektromagnetike dhe duke përdorur jonosferën, por problemi qëndronte tek mjedisi i përhapjes së kësaj vale, ajri. Ajri ndikonte në humbjen e energjisë me rritjen e distancës së transmetimit të saj.
Për këtë, Tesla mendoi që të përdorte Tokën si përcjellës dhe më vonë si kapacitor të energjisë, por Toka deri në atë kohë ishte përdorur si “tokë” në teorinë e elektricitetit dhe mund të shkarkonte çdo kondensator. Por, ai hodhi idenë që mund të emetonte energji të mjaftueshme në Tokë dhe ta kthente atë në një kondensator gjigant, dhe për këtë filloi eksperimentet në kullën e tij duke përfituar nga një marrëveshje me hidrocentralin e Colorado Springs për të përdorur energji pa pagesë.
Në atë kohë, nga eksperimentet e Tesles bari përreth laboratorit të tij natën shkëlqente me drita vezulluese të kaltra, ndërsa njerëzve që ecnin aty pranë u kërcisnin hapat sikur të ecnin mbi një rërë të trashë. Në një natë vjeshte, Tesla me anë të pajisjes së tij që e quante “Transformatori i shkëlqyeshëm”, arriti të pomponte në sipërfaqen e Tokës një tension 1 milion volt. Rryma përshkoi globin me shpejtësinë e dritës dhe mbërriti në anën tjetër të tij, duke u rikthyer mbrapsht, por duke dobësuar intensitetin.
Por, Tesla në rezonancë me kthimin arrinte të pomponte përsëri rrymë, duke e forcuar valën ashtu siç bëhet me një lisharës. Fenomeni erdhi duke u forcuar dhe shkaktoi djegien e siguresave në hidrocentral, por edhe rrufe gjigante pranë laboratorit si dhe një tërmet prej rreth 5 ballë.
Në vitin 1917, Tesla ndërton një stacion i cili nëpërmjet valëve elektromagnetike zbulonte vendndodhjen precize të anijeve armike, sistem i cili do të quhej radar në Luftën e II-të Botërore.
Nikola Tesla vdiq më 7 janar 1943, në një dhomë të hotel ‘New Yorker’, ku kaloi 10 vitet e fundit të jetës së tij.
Materialet shkencore nga puna e tij u sekuestruan nga FBI dhe u cilësuan sekret shtetëror. /albertvataj/ KultPlus.com
I numërova vitet e mia dhe zbulova se më kanë mbetur më pak vite për të jetuar nga ato që kam jetuar deri më sot.
Ndihem si fëmijë që ia kanë dhuruar një kuti me ëmbëlsira, të parat i hëngri me kënaqësi, por kur e pa se i kanë mbetur vetëm pak, nisi t’i hajë me kujdes dhe t’i shijojë tamam.
Nuk kam më kohë për konferenca të pafundme, ku diskutohet për statute, rregulla, procedura dhe dispozita të brendshme, duke e ditur se asgjë s’do të arrihet.
Nuk kam më kohë të duroj njerëz absurdë, të cilët përkundër moshës nuk janë rritur ende.
Nuk kam më kohë të luftoj kundër të paarriturve. Nuk dua të marr pjesë në tubime ku marshojnë ego të fryra.
S’duroj dot manipuluesit dhe oportunistët.
Më nevrikosin xhelozët që përpiqen të diskreditojnë të aftit me qëllim që të përvetësojnë vendet, talentet dhe sukseset e tyre.
Tepër e shkurtër është jeta ime për të diskutuar për tituj gazetash. E dua përmbajtjen, sepse shpirtit tim po i ngutet. Nuk kanë mbetur shumë ëmbëlsira në kuti.
Dua ta kaloj jetën me njerëz që i stolis çiltërsia njerëzore. Me njerëz që mund të tallen me gabimet e tyre, me njerëz të cilëve nuk u rritet mendja me sukseset e tyre. Me njerëz që e dinë ku e kanë vendin dhe nuk i ikin obligimeve të tyre. Me ata që mbrojnë dinjitetin njerëzor dhe vetëm duan të jenë në anën e së vërtetës, drejtësisë dhe integritetit. Kjo është ajo që jetën e bën të vlefshme për ta jetuar.
Dua të jem i rrethuar me njerëz që dinë të prekin zemrën e të tjerëve. Me njerëz që pas goditjeve të rënda që kanë marrë nga jeta janë mësuar të rriten dhe ruajnë ledhatimet e shpirtit.
Po, jam për ngut. Po ngutem të jetoj me atë intensitet që mund të ma falë pjekuria.
Nuk dua të harxhoj kot asnjë ëmbëlsirë që më ka mbetur në kuti. Jam i sigurt se janë më të ëmbla se ato që kam shijuar.
Qëllimi im është të arrij te caku i fundit në paqe me vetveten, me më të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.
I kemi dy jetë dhe e dyta fillon kur e kupton se e ke vetëm një.
Akademia e Studimeve Albanologjike botoi rreth 60 tituj për vitin 2020. Rektori i këtij institucioni, Marenglen Verli, për “ReportTV” rrëfen se si specialistët e instituteve të historisë, gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë kulturore, arteve dhe arkeologjisë me vetëm 4 milionë lekë kanë botuar 60 tituj të rinj, në të cilat përfshijnë dokumente arkivore, studime, monografi, fjalorë të gjuhës shqipe dhe revista.
“Edhe për ne viti që lamë pas për shkak të pandemisë Covid 19 ka pas vështirësitë e veta. Por, produkti ynë është dorëzuar deri në maj të 2020-s. Produkti i sivjetmë do të na tregoj se sa na ka prekur pandemia. Ne kemi pezulluar konferencat, Ditët e Albanologjisë etj., por produkti i vitit ishte i begatë. Kemi realizuar monografi, përmbledhje studimesh, të akteve të rëndësishme të konferencave, është shtuar gama e botimeve dokumentare etj”.
Gjatë viteve të fundit, ASA ka botuar rreth 1 mln dokumente të marra nga arkivat e huaja në fushën e historisë, por ku shkojnë këto botime me tirazh 200 deri 300 kopje?
“Botimet tona shkojnë në gjithë institucionet analoge, universitete publike, bibliotekat e vendit edhe pse jo edhe në ato të bibliotekat e shkollave të mesme, pse jo të mos shkojnë edhe jashtë përmes Ministrisë së Diasporës apo asaj të Jashtme. Ajo që ne na mbetet për në të ardhmen dhe që ndoshta do të gjejënjë rrugë, që deri më tani se ka gjet, është që publikimet më të mira tona të realizohen në gjuhë të huaja, që jo vetëm albanologët, por edhe elita politike e vendeve që kanë lidhje apo interesa për Shqipërinë, të kenë materialin tonë, jo vetëm të fqinjëve, që të gjykojnë realisht mbi botën shqiptare”, thotë Verli.
Një nga problematikat më të mëdha për albanologët është botimi i një Fjalori për Gjuhën Shqipe, që të tejkalojë atë të vitit 1980. Por, çfarë duhet për këtë?
“Në 70 vite janë botuar disa fjalorë, secili ka vlera dhe mangësitë e veta. Njerëzit që dikur kanë qenë më shumë, janë rralluar. Në ‘90 në fushën e Albanologjisë kanë qenë studiues edhe forca ndihmëse 300, sot jemi 100. Gjuhëtarët tanë janë të gatshëm që t’i prijnë kësaj pune, duhet një bashkëpunim dhe me kolegët jashtë Shqipërisë, por duhet edhe dëshira e mirë dhe vëmendja e duhur morale edhe materiale. Studime parciale janë bërë, por një fjalor gjithëpërfshirës do mbështetje serioze. Duhet disa vite punë”.
Fusha e Albanologjisë, e cilësuar si më e rëndësishmja për ruajtjen edhe promovimin e identitetit të shqiptarëve jashtë kufijve, ka në dispozicion thërrime. Megjithatë, Verli tregon mënyrën se si kjo fushë mund të promovohet më shumë
“Albanologjia është fusha, ndoshta jo e vetmja, por më rëndësishmja, që ne jemi origjinalë edhe përmes zhvillimit të këtyre shkencave i japim pasaportën vendit dhe kombit. Natyrisht, edhe një adrenalin që të dalë përtej entuziazmit të një ndeshje të mirë në stadium, por kjo kërkon që zhvillimi i këtyre shkencave të jepet në mënyrë racionale në shkolla. Besoj se në mënyrën e duhur instancat eprore duhet të zhvillojnë takime dhe të gjejnë mjetet që të bëhet e gjithë kjo që duhet bërë”, përfundon Verli.
Buxheti vjetor i Akademisë së Studimeve Albanologjike është rreth 20 milionë lekë, ndërsa burimet njerëzore, studiues edhe administratë 100 persona. / KultPlus.com
Sa diamante mund të mbajë një unazë e vetme? Përgjigjja, sipas librit të ri të rekordeve botërore “Guinness”, është 12.638 sish. Harshit Bansal, themeluesi i “Renani Jewels”-it në Meerut, Indi, ka vendosur rekordin botëror me diejnin e tij mbresëlënës.
Unaza, e quajtur Marigold, ose “Unaza e prosperitetit”, në formën e një luleje, ka një brez rrethor të zbukuruar me mijëra diamante natyrore 38.08 karat, sipas “Guinness”-it. Unaza peshon pak më shumë se 165 gramë, transmeton KultPlus.
Bansali tha se u frymëzua për herë të parë për të thyer rekordin për një unazë të mbushur me diamante më 2018, ndërsa studionte disenjin e bizhuterive në Surat, Indi. Dy vjet më vonë, kompania e tij përfundoi modelin e unazës më 30 nëntor 2020. Synimi ishte që të përfshinte më shumë se 10.000 diamante.
Bansali tha se ai tashmë kishte kthyer kërkesat nga blerësit që kishin bërë ofertat e para.
“Ne nuk kemi plane për ta shitur unazën. Është një çështje krenarie për ne. Marigold është e paçmuar ”.
Rekordi i mëparshëm – 7.801 diamante në një unazë – u vendos gjithashtu në Indi nga argjendarët “Hallmark Jewellers” me bazë, në Hyderabad. / KultPlus.com
“Le Journal” ka botuar, të martën e 27 majit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën e gazetarit (grand reporter) të saj asokohe tek Esat Pashë Toptani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Çështja e Shqipërisë
Një vizitë tek Esat Pasha
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Pamje nga Tirana – Esat Pasha
Durrës, 19 maj. (Me anë të një letre nga i dërguari ynë special.) – Një gabim i guidës tim, kënaqësia që pata duke u angazhuar në këtë vend të bukur dhe mikpritës më vonoi për një javë të tërë. Kur arrita në Durrës, bllokada ishte hequr prej tre ditësh. I lodhur nga samari shqiptar, i cili dëmton këmbët e kalorësit dhe pjesën e pasme, u ngjita në një karrocë për të arritur në Tiranë, sepse nuk është problem këtu që të thërrasim në mënyrë pompoze makinë si kjo që do të më sjellin, të shkëputur, të thyer e të çarë.
Tridhjetë kilometra ndajnë Tiranën me Durrësin. Rruga së pari ndjek detin, pastaj vazhdon në brendësi në lartësi të moderuara. Ajo është, përgjatë një distance të gjatë, e mbushur me gurë të mëdhenj sa madhësia e kokave, të sjellur atje me shumë vështirësi për t’u shtypur dhe për t’u futur mekanikisht në tokë, por që atëherë janë harruar dhe që, me çdo hap, pengojnë dhe frenojnë edhe kuajt më të guximshëm.
Kënetat lëngojnë përgjatë shtegut të kufizuar nga shpatet me shkurre, ku ka nëpërka me bollëk. Urat prej druri kalojnë mbi lumenjtë, por ato janë aq të ngrëna nga krimbat sa që karrocieri, çdo herë, zbret nga vendi i tij për të provuar rezistencën e tyre para se të lëshojë qerren (karrocën) e tij.
Atje, si në pjesën tjetër të vendit, paqja lexohet (shihet) në fytyrën e të gjithëve. Vetë kafshët kanë një pamje butësie. Dele, dhi, lopë enden rrugëve pa roje dhe buajt me brirë të mëdha enden të lirë në batakun e kënetave.
Më në fund, në këmbët e maleve shkëmbore, të cilat tashmë i ngjajnë blloqeve kaotike të granitit malazez, zbulojmë Tiranën, e cila e ka merituar të quhet Tirana e Gjelbërt, një mori pemësh të bukura rrethojnë qytetin dhe pothuajse i fshehin pamjen. Plepa të gjatë, selvi aromatike, manat gjigantë, pemë ulliri dhe lisa. Tokat pjellore na dhurohen para syve. Shqiptarë të veshur me lëkura delesh, pavarësisht nxehtësisë së madhe dhe plisin e bardhë mbi kokë, udhëtojnë mbi mushkat e dobëta.
Hyjmë në qytet. Ai duket njësoj si Elbasani, njëlloj si Kavaja.Është një qytet i vogël turk. Sidoqoftë, greqishtja flitet shumë atje, si në pjesën tjetër të Shqipërisë. Sa i përket shqipes, një gjuhë e plotë dhe shumë e vjetër, ajo për fat të keq ende nuk ka alfabetin më të vogël, dhe një gjuhë që nuk mund të shkruhet mund të jetë vetëm një gjuhë aksesore.
Oficerët turq — ata që mbrojtën Shkodrën — pijnë çaj në sheshet e vogla dhe të zymta përpara cepave të çuditshëm në muret që janë zbukuruar me emrin e dyqaneve. Këtu është tërhequr Shkëlqesia e Tij Esat Pasha në paqe të pritshme dhe kërcënuese.
Ndalem për një moment në konakun, i cili përbëhet nga një papafingo mbi një stallë. Unë bëj atë që mund të bëjmë me tualetin në këtë vend dhe, me çizmet, rripin, dhe me uniformën ushtarake drejtohem drejt kalasë.
Pas një muri të madh të zi, mbi rërën e një oborri të vogël, ushtarët turq flenë të mbingarkuar nën çadra. Ata duken se janë shtrirë në hijen e disfatës. Një oborr i dytë më çon te një shkallë prej druri në këmbët e së cilës unë prezantohem para një shërbëtori të vjetër libian. Më në fund, kaloj me përkthyesin tim dhe më fusin në një sallon me mure prej gëlqereje të pikturuara me penel. Një llambë, një tavolinë, disa kolltuqe të tmerrshme të stilit Luigji XVI dhe një pasqyrë që më kthen, pa mëshirë, imazhin tim të dobësuar. Rojet më dalin para dhe ja Esat Pasha.
Ai është pak i shëndoshë, pak i verdhë. Ai ka sy të zinj, të rëndë, të ndritshëm dhe të fiksuar si ata të Orientalëve. Ai më shikon me një shprehje mirësjelljeje të mërzitur dhe në fillim kërkon falje për gjendjen e tij shëndetësore. Shkëlqesia e Tij ka pak ethe, pak dizenteri gjithashtu dhe dhimbje koke. Ai do të jetë në gjendje të më japë vetëm një intervistë shumë të shkurtër. Unë përgjigjem me një kompliment, por bisedat përmes përkthyesve janë të ngadalta dhe lejojnë shumë kohë. Ne studiojmë me tepër kënaqësi një replikë që duhet të përkthehet dhe unë duhet të humbas shpresën për të parë që të shpërthejnë ndonjë nga këto gjallërimet e gjuhës që tradhtojnë thelbin e një mendimi. E kuptoj, megjithatë, që Esat Pasha është befasuar nga vizita ime dhe shqetësohet paksa.
Ai më shikon, më nuhat, gjithnjë duket se po pret që unë të zbulohem si i dërguari i dikujt, të deklarohem se jam nga një qeveri, një grup financiar, ndonjë udhëheqës tjetër shqiptar. Shkëlqesia e tij dyshon.
— Nuk jemi ne, më thotë ai, është Evropa ajo që duhet të zgjidhë çështjen shqiptare pasi është ajo që e ngriti atë. Në të vërtetë, ne jemi këtu pa ndonjë fuqi reale. Të gjithë në sferën tonë të ndikimit, ne, bejlerët e mëdhenj, bëjmë çmos për të ruajtur rendin, por nuk kemi asnjë mënyrë për të ndërmarrë veprime të përgjithshme. Rrethet (Krahinat) tona janë për secilin prej nesh një formë e pronës ku vendosim qetësinë, por nuk delegohemi nga askush. Ne nuk kemi as mandat dhe as forcë për të vepruar. Unë kam shpërndarë ushtarët e mi shqiptarë dhe po përgatitem t’i kthej Madhërisë së Tij Osmane, posa të kem anijet e nevojshme, trupat që më patën besuar. Unë e bëra detyrën time në Shkodër, siç do ta kishin bërë shefat e tjerë shqiptarë, jam i sigurt. Unë jam i pari i Tiranës, por kjo nuk është arsyeja pse mendimi im duhet të ketë përparësi mbi atë të përfaqësuesve të tjerë të parisë.
Ekziston një qeveri e përkohshme që punon në Vlorë,por ne jemi pa komunikime, pa kontakte me të dhe ajo vetë është privuar nga udhëheqësi i saj, pasi Ismail Qemali udhëton nëpër Evropë. Prandaj jemi në një situatë krejtësisht të përkohshme dhe po presim gjithçka nga vendimet e Evropës. Është ajo që vendosi për autonominë tonë, është ajo që duhet ta organizojë atë. Do të ishte urgjente që ajo të shpejtojë. Gjendja aktuale e pasigurisë është e rrezikshme, aq më e rrezikshme pasi padurimi i disa interesave lodhet në transmetimin e lajmeve të rreme. A nuk u tha që unë e kam shpallur veten mbret? A nuk u tha që unë kisha luftuar kundra Xhavit Pashës, trupat e të cilit janë në Fier? Të gjitha këto thashetheme nxejnë rivalitetet, inkurajojnë ambiciet e tepruara të disave, kërcënojnë paqen dhe përgatisin Evropën ose, çka është më shqetësuese, disa kombe të caktuara të Evropës, mundësinë për të ndërhyrë, jo më për të vendosur, por për të vepruar; jo më për ta bërë Shqipërinë një lloj vajze të adoptuar, por për të riparuar dhe lidhur zinxhirët shekullorë që katastrofa turke kishte rrëzuar.
Dëshira jonë është që liria t’i jepet me të vërtetë këtij vendi që e meriton atë dhe që do të dinte të përfitonte prej saj dhe ne nuk do të donim, nën maskën e mbrojtjes, të shndërrohemi në protektorat.
Këto deklarata patriotike, këto kërkesa për pavarësi janë gjysëm të vërteta si arsye e negociatave të caktuara të Esat Pashait, me rezervën enigmatike të qëndrimit të tij, me ato të prirjeve të tij që nuk arriti t’i fshehte.
— Situata, i thashë atij, është delikate dhe mbase Evropa do të hasë vështirësi të mëdha për të arritur një marrëveshje. Çfarë do të bëni nëse liheni të vendosni vetë për fatin tuaj?
Esat Pasha hezitoi për një moment, më shikoi dhe papritmas kujtoi se ishte i sëmurë. Ai me pak fjalë kërkoi falje për shqetësimin e dizenterisë së tij dhe u zhduk shpejt.
I lënë vetëm me një oficer të rrethit të tij të ngushtë, unë përsërita pyetjen time. Oficeri u përgjigj :
— Nuk mund të bëhet fjalë që Shqipëria të organizohet vetë. Një ekuilibër i brendshëm midis udhëheqësve xhelozë ndaj njëri-tjetrit, midis atyre të Veriut dhe të Jugut, midis myslimanëve dhe të krishterëve, nuk më duket i praktikueshëm. Nëse do të hiqnim dorë nga ndihma unanime dhe e menjëhershme e Evropës, do të na duhej të thërrisnim për ndihmë nga ato të fuqive të mëdha që do të tregojnë vullnetin e tyre të mirë.
—Për shembull ? E ndërpres
— Për shembull, Austria.
—Por, këmbëngula, po sikur Austria, duke pretenduar t’ju vijë në ndihmë, të vendoset te ju dhe të mos largohet kurrë?
Bashkëbiseduesi im heshti për një sekondë, pastaj u përgjigj :
— Nëse do të skllavërohemi, më mirë do të ishim skllevër të Austrisë sesa të Serbisë ose Greqisë. Austria është një popull i shquar, fuqimisht i civilizuar, i përparuar në shkencë dhe në art, dhe që qarkullon shumë para. Nëse do të na hajnë, më mirë të na hajë një luan sesa një ujk.
Pastaj, sikur të pendohej për atë metaforë, ndihmësi i Esat Pashës i dha fund bisedës dhe përfundoi duke u ngritur në këmbë :
—Ne presim me padurim vendimet dhe veprimet e Evropës dhe jemi të vendosur t’u nënshtrohemi atyre me gjithë zemër. Le të shpejtojë e t’i japë fund kësaj gjendjeje shqetësimi, kësaj lloj anarkie paqësore e cila, në planin afatgjatë, mund të degjenerojë në trazira dhe për të cilën nuk kemi fuqi (forcë) t’i japim fund.
Një prej portaleve më të njohur të turizmit global, “Swedish Nomad”, poston rregullisht listat e tij mbi vende të ndryshëm, lista të cilat mbahen si disa nga më të saktat dhe të besueshmet në treg, transmeton KultPlus.
Pasi “Swedish Nomad” kryen vizitën e tij në vendin e rradhës, ai rendit pikërisht ato gjëra që i kanë lënë vërtet mbresa nga vizita. Më herët gjatë 2020 kjo faqe ka veçuar 15 plazhet më të mirë në Shqipëri, ndërsa tani sjell listën e 15 gatimeve tradicionale shqiptare që duhen provuar nga gjithkush. Ndonëse shumë prej nesh i njohim këto pjata, mbetet gjithmonë interesante të shohësh se cilat janë ato gatime të cilat vlerësohen nga vizitorët ndërkombëtarë.
Pa dyshim, lista nis me tavën e kosit, specialiteti nga Elbasani i cili i bën të gjithë për vete! Mbetet një pjatë po aq e veçanë sa edhe universale, e cila në përbërjen e saj kombinon shije po aq të papritura sa edhe të këndshme. Fërgesa tradicionale me mish mbetet një pjatë e preferuar e turistëve e po ashtu edhe e “Swedish Nomad”, i cili e rendit të dytën në listën e tij.
Disa nga specialitetet e tjera të përmendura nga blogeri janë specat me gjizë, qoftet, qifqitë, flija dhe petullat, si edhe mishi dhe perimet e skarës, pikërisht ashtu si përgatiten në restorantet shqiptare.
Nuk mund të mungojnë edhe shumë të tjera si byreku, të cilin blogeri e preferon me djath apo me spinaq, rakija, dhe ëmbëlsirat shqiptare si bakllavaja, shëndetlija dhe kabunija.
Ajo e cila na habit gjithnjë është dashuria e turistëve për fasulet, pasi kjo pjatë shërbehet shpesh në tryezat shqiptare, aq shpesh sa edhe mund të harrojmë vlerat e shijen e saj! Megjithatë, vlen të na kujtojë “Swedish Nomad” se vërtet kuzhina shqiptare, e restorantit dhe e tryezës së shtëpisë, mbetet një nga më të mirat në botë! / KultPlus.com
SHBA u përfshi nga një protestë e fuqishme për shkak se ata që mbështesin Donald Trump nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri.
Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka patur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve.
Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan.
Madje një grua u qëllua me armë zjarri dhe vdiq nga plagët e marra.
Një nga oraganizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump.
Ai është parë në krye të protestës, ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare. Ai kishte të veshur një triko të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të. / KultPlus.com
Biblioteka kombëtare e Australisë ka zbuluar në mesin e koleksionit të gjërave personale të këngëtarit australian Benjon Paterson, një kuti me çokollatë të vjetër afro 120 vite, e cila për çudi ishte në gjendje të mrekullueshme.
Ekspertët australianë e zbuluan çokollatën në një kuti, që i ishte dhënë asokohe ushtarëve që luftonin. E gati 120 vite më vonë, çokollata ishte pothuajse e paprekur dhe e “freskët: që habiti edhe ekspertët e kësaj fushe.
“Kemi ndjerë një aromë interesante derisa e hapëm kutinë. Aty e kuptuan se bëhet fjalë për çokollatë të futur në kuti”, ka deklaruar Jennifer Todd. Çokollatat në kuti ishin porositur nga mbretëresha Victoria për ushtarët që luftonin.
Në secilën prej tyre ishin të shtypura mbishkrimet: “Afrika e Jugut 1900. Ju uroj Vitin e Ri, Victoria RI”. Prodhuesi i çokollatave “Kedberry” kishte bërë të ditur se ishin porositur rreth 35 tonelata çokollatë për ushtarët, të cilat i pagoi drejtpërdrejtë mbretëresha./ KultPlus.com
Situata në SHBA ka dal jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit.
Dua Lipa ka reaguar me postime në rrjete sociale në kritika drejtuar ish presidentit amerikan.
Ajo i quan terrorist protestuesit që kanë shkaktuar trazira duke u lënduar një numër personash, madje edhe policia.
Ndryshe, mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale./ KultPlus.com
Këngëtari, kompozitori dhe kitaristi amerikan i njohur, i lindur në Kanada, Neil Young duket se ka ndjekur shembullin e Bob Dylan dhe i ka shitur gjysmën e katalogut të tij muzikor fondit anglez “Hipgnosis Songs”.
Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende.
Katalogu i Young përfshin gati 1 200 këngë.
“E kam blerë albumin e parë të Neil Young në moshën shtatëvjeçare”, tha Merck Mercuriadis, kreu i “Hipgnosis”.
“Neil Young, ose të paktën muzika e tij, ka qenë konstantja ime që prej asaj kohe”, shtoi ai.
Për grupin, i themeluar në 2018, kjo është marrëveshja e tretë brenda një jave.
Disa ditë më parë, “Hipgnosis Songs” bleu katalogët e ish-kitaristes së “Fleetwood Mac”, Lindsay Buckingham dhe producentit Jimmy Iovine./atsh/KultPlus.com
Barbara D ‘ Urso, Maria De Filipi, Alfonso Signorini, Alesia Marcuzzi dhe gjithë anën e bolgisë suaj të brendshme…
Ju akuzoj.
Ju akuzoj, se jeni ndër përgjegjësit kryesorë të kalbjes kulturore të vendit tonë, ngritjes sociale, korrupsionit dhe korrupsionit moral, destabilizimit mendor të gjeneratave të reja, varfërimit etik të të rinjve tanë, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë.
Ju me televizionin tuaj te plehrave, programet tuaja te plehrave, shfaqjet tuaja pseudo artifakte, fallco, mashtruse, te vogla, keni kontribuar ne doren e pare dhe te paskrupullt ne dekadentizmin e mijevjecarit te trete qe kjo kohe fatkeqesisht nuk sjell me vete asnje vlere, por vetem asgje kozmike …
Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi mediatik pervers, që përfshinte bindjen e një vetërealizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen, famën, suksesin dhe bukurinë, kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, miratimin e audiencës, ndërtimin e asaj që duan të tjerët dhe jo çfarë jemi ne.
Ju keni reklamuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si rol model dhe njohje sociale, sepse programet tuaja mjaftojnë me pëlqimin tuaj të njerëzve të vrazhdë, injorantë dhe të vrazhdë. Ju keni marre fame dhe jeni transformuar ne modele per te imituar njerez qe nuk kane vlera, nuk kane kulture, nuk kane trashesi morale.
Ju përfaqësoni poshtërimin e maturantëve, mortifikimin e atyre qe studiojnë, atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, atyre që janë të irrituar dhe braktisin përfundimisht Italinë, sepse vëmendja është per teatrot e programeve tuaja.
Unë flas si mësues.
Ju akuzoj, ju jeni përgjegjës për gjithë këtë.
Shpresoj në fundin tuaj profesional dhe në zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetëm këto mund të jenë penalitetet e duhura për dëmin e pariparueshëm që i keni shkaktuar vendit.
*Letra e përmbledhur e shkruar nga një mësues, që po bën xhiron e rrjetit/ KultPlus.com
Të dielën, për mjeshtërinë e tij artistike dhe talentin e madh që posedonte do të përkujtohet aktori i ndjerë Avdush Hasani, shkruan KultPlus.
Drejtoria për Kulturë në komunën e Podujevës në bashkëpunim me Teatrin ‘Avdush Hasani’, do të organizojë këtë akademi përkujtimore në shenjë respekti për artistin.
Akademia përkujtimore që do mbahet të dielën do të filloj në orën 16:00 në ambientet e teatrit që mbanë edhe emrin e aktorit të madh.
Avdush Hasani u lind në vitin 1950 në Pakashticë të komunës së Besianës ish-Podujevës, kurse lamtumira e fundit ju dha me 10 Janar 1997 në vendin e tij të lindjes./ KultPlus.com
Alpinistja Uta Ibrahimi ka shënuar edhe një sukses të radhës, por kësaj here në filmimin ‘Her Story’, që dokumenton përvojën e saj në majën më të lartë në botë, shkruan KultPlus.
Uta vite më parë u bë simbol i maleve, pasi u bë gruaja e parë shqiptare që shkeli majën më të lartë në botë, Everest.
Filmi “Her Story” që portretizon dokumentimin e përvojës së saj të ngjitjes në Everest, sot është shpërblyer me çmimin “Filmi i shkurtër më i mirë për malet”, në Festivalin e Filmit në Stamboll.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Uta Ibrahimi nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shkruar se ndihet e lumtur që edhe një ëndërr e saj po bëhet realitet.
“çfarë dite e bukur … Unë jam aq e lumtur që historia ime po fiton njohje ndërkombëtarisht. Ja një ëndërr tjetër që po bëhet realitet në Festivalin e Filmit në Stamboll. Filmi i shkurtër ‘Historia e saj’ i cili përshkruan përvojën time në Himalajet dhe qëllimin tim për të ngjitur 14×8000 (të katërmbëdhjetë kulmet e botës), u vlerësua me çmimin ‘Best Short Mountain Film Aëard”, ka shkruar Ibrahimi.
what a beautiful day … I am so happy that my story is gaining recognition internationally.
Here’s to another dream…