Ministri Çeku takohet me komunitetin artistik në Mitrovicë

Diskutimet e hapura mes Ministrit Hajrulla Çeku dhe komunitetit artistik tashmë janë shndërruar në një platformë të takimeve shumë konstruktive dhe efektive.

Pas Prishtinës ka filluar cikli i diskutimeve në qytetet tjera të Kosovës.

Mbrëmë takimi i mbajt në qytetin e Mitrovicës, një prej qendrave më të mëdha në Republikën e Kosovës dhe burim i shumë mekanizmave, organizatave dhe institucioneve kulturore.

Qëllimi i këtyre diskutimeve është që të dëgjohet zëri dhe propozimet e vet komunitetit kulturor për të parë këndvështrimin e tyre se si të rregullohet dhe zhvillohet më tej kultura në vendin tonë.

Ministri Çeku tha se ndjehet i lumtur që adresa e parë pas Prishtinës është Mitrovica, si një zgjerim i diskutimit me komunitetin për nevojat e reformës së përgjithshme kulturore e cila ka për bazë koncept dokumentin për kulturën si një udhëzues i përgjithshëm që do të parasheh rregullimin e legjislacionit, politikat lidhur me organizimin e institucioneve publike të kulturës, raportin e shtetit me skenën e pavarur kulturore, një vizion të ri për zhvillimin kulturor në Republikën e Kosovës.

Temat që u diskutuan ishin fondi për kulturën, gjetja e modaliteteve më të mira për hartimin e politikave kulturore, qasja e zhvillimit strategjik kulturor nga niveli qendror në atë lokal apo anasjelltas, investimet në infrastrukturën fizike, rinovimin e infrastrukturës ekzistuese, ndërtimin e objekteve të kulturës, harmonizimi i kuadrit artistik me tregun e punës, rritja e përkrahjes për punonjësit e artit në nivelin lokal, rinovimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, përmirësimin e listës së trashëgimisë duke mënjanuar objektet që nuk ekzistojnë, rritje e komunikimit mes muzeve në Kosovë, përmes krijimit të një rrjeti të muzeve lokale, kultura sportive tek fëmijët, rregullimi i çështjes së ansambleve të teatrove të qyteteve, përgatitja e kuadrove të reja teknike deficitare që janë pjesë e realizimit të aktiviteteve kulturore, bashkëpunimi mes teatrove duke rritur konkurrencën mes tyre nëpërmjet organizimit të ndonjë festivali, mbështetja e teatrove alternative, jo vetëm e teatrove profesioniste, mungesa e hapësirave kulturore, si kinematë, stimulimin e të rinjve që të merren më shumë me kulturë, zhvillimi i aktiviteteve dhe artit edhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, galeria e artit të qytetit, rritja e aktiviteteve kulturore edhe në fushën e folklorit dhe tematika tjera që ndërlidhen me fuqizimin dhe përmirësimin e jetës kulturore në rajonin e Mitrovicës.

Ministri Çeku tha se duke dëgjuar për së afërmi kërkesat dhe shqetësimet e komunitetit, me reformën që ka nisur do të tentohet t’u jepet përgjigje këtyre problematikave. Ndërsa në fokus të investimeve në infrastrukturën fizike të objekteve të kulturës do të jenë rinovimet objekteve ekzistuese, me theks, teatrot e qyteteve. Pastaj, mundësinë e rritjes së bashkëpunimit kulturor duke e de burokratizuar dhe decentralizuar kulturën, çështjen e ansambleve, duke gjetur modalitetet më të mira, qoftë edhe përmes audicioneve, për të rritur konkurrencën, gjetjen e formës më të mirë të financimit dhe përkrahjes së institucioneve të kulturës dhe skenës së pavarur kulturore, ndërtimin e politikave më të mira shtetërore për veprimtarinë kulturore në vendin tonë, ishin disa prej pikave ministri vuri në pah se duhet të marrin përgjigje me reformën kulturore.

Ndër diskutuesit që kontribuuan me idetë dhe propozimet e tyre ishin: Valdete Idrizi, drejtoreshë për kulturë në Komunën e Mitrovicës, Lulzim Hoti nga OJQ “7 Artet”, Kushtrim Mehmeti regjisor, Adem Zhitopotoku nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës, Erhan Mujka nga Kosovaars, Enis Kelmendi nga Shoqata e Historianëve në Mitrovicë, Nora Prekazi-Hoti, nga Muzeu i Qytetit Mitrovicë, Mehmet Preteni aktor nga Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë, Zekë Murseli, nga OJQ “Aleksandër Moisiu”, Nerimane Ferizi artdashëse dhe aktiviste e shoqërisë civile në Mitrovicë, Erdogan Muhamet nga Birlik Mitrovica Turk Dernegi, dhe përfaqësues tjerë të shoqërisë civile./ KultPlus.com

Albin Tahiri pas suksesit në Lojrat Olimpike Dimërore: Faleminderit të gjithëve që më besuan dhe më mbështetën

Albin Tahiri ka reaguar pasi ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, përcjell KultPlus.

Ai në reagimin e tij ka falënderuar të ata që i besuan dhe mbështetën gjatë gjithë këtyre viteve.

Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

KultPlus iu sjell postimin e plotë të Albin Tahirit:

Më pëlqen shumë kjo tatëpjetë, ndonëse kam mbetur prapa më të mirëve më shumë se sa prisja. Ky kurs përmban gjithçka që dëshironi, pjesë të pjerrëta dhe të sheshta, seksione teknike dhe me shpejtësi të lartë, kërcime, kanion etj. Merreni me mend, më pëlqeu edhe pjesa e sotme e sllallomit të kombinatit alpin. Dhe nëse dikush do të më thoshte se do të jem top 15 në Lojërat Olimpike disa muaj më parë, do të firmosja menjëherë.

Faleminderit të gjithëve që më besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë atyre viteve./ KultPlus.com

Vdes në moshën 77 vjeçare këngëtarja Betty Davis

Betty Davis, këngëtarja dhe muzikantja pioniere amerikane, ka vdekur në moshën 77-vjeçare, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Davis hapi një gjurmë me markën e saj që ndikuan edhe tek yjet, duke përfshirë Prince dhe Madonna.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua në faqen e saj nga shoqja e saj Constance Portis.

Dejvis i janë bërë homazhe nga yjet, duke përfshirë rockerin amerikan Lenny Kravitz dhe Princin, që shkruan për ndikimin e saj tek ai. /KultPlus.com

105 vjet nga lindja e intelektuales, Musine Kokolari

Shkruan Mirela Kumbaro

10 shkurt 1917 lindi nje grua, nje lule, nje shkrimtare, nje intelektuale, nje mendje e lirë, nje gjirokastrite.

“Hëm vashë, hëm muzë, hëm hero beteje” e quan Isuf Luzaj vajzën me shifon të zi.

Simbol që përmes brishtësisë i qëndroi diktaturës, Gruaja-Libër,

Musineja mbetet një personazh që intrigon me kombinimin e çuditshëm që përvijohet, midis profilit shumë të rafinuar, siluetes prej Madone, vështrimit të përhumbur, deklaratave të forta, zgjedhjes socialdemokrate, vrazhdësisë së gjyqit politik, teksteve naïve me nënon plakë, kërkimit akademik në një italishte perfekte, nga sokakët e të marrëve te kishat bibliotekë të Romës, nga burgu te pavijoni onkologjik; nga qëndismat e mëndafshta te fjala e dëshpëruar prej mungesës së lirisë.

 “Sa më tepër shkruaja, thotë Musineja, aq më tepër më tërhiqnin ato kohë në të cilat kam jetuar të ashtuquajturën pjesë më  të bukur të jetës sime: fëmijëria”

Gjirokastrite, Grua, Mendimtare, Musineja magjeps sepse, siç e cilëson Lasgush Poradeci, kritikën e tij letare për librin e saj “Siç më thotë nënua plakë”,

ajo “e kapte jetën”.

Unë do i rezistoj tundimit për t’u bërë analizë teksti mendimeve e shkrimeve të Musine Kokalarit, sepse kolege te mi studjues e kane bërë tashmë, por edhe se do t’ia lë këtë një tjetër kohe më të shtyrë kur unë do t’i rikthehem profesionit tim të përjetshëm, librave.

Por dua të ndaj për të disatën herë keqardhjen se, megjithë gatishmërinë e Ministrisë së Kulturës që vuri në dispozicion edhe fondin e nevojshëm për ta restauruar në bashkepunim me familjen dhe trashegimtarët e ligjshëm të Musinesë, ende shtëpia vuan në dhimbjet e rrënimit, jo prej harresës por prej fatkeqësisë së zjarrit.

Në vitin dedikuar Musine Kokalarit në 100 vjetorin e lindjes së saj, Qeveria shqiptare jo vetëm i botoi veprën e plotë Musinesë, dhe shume ndere të tjera më se të miratuara, por ende të pamjaftueshme, jo vetëm hartoi projektin e restaurimit të shtëpisë por vuri ne dispozicion edhe fondin e nevojshëm për restaurim.

Trashegimtarët nuk arritën të bëhen bashkë për ta rijetësuar projektin dhe për të bërë marrëveshjen me Ministrinë e Kulturës.

Ama, nuk e humbas besimin se projekti do ta shohe dritën e realizimit sepse vullneti ynë është i palëkundur, pa dyshim dhe i komunitetit gjirokastrit.

Një rijetësim i tillë do të ishte shembulli më i mirë ku historia do të përzihej me arkitekturën, letërsia me mikpritjen dhe kujtesa me të shkuarën që na kthen drejt së ardhmes, duke shkuar në gjurmët e Musinesë për të mos harruar atë, për të mos harruar viktimat e persekutimit komunist, për të mos e lënë të keqen të përsëritet.

Nuk kam iluzionin se kemi arritur të plotë qëllimin.

Ne tesktet e saj Musineja thotë: “une kam mbetur e zhgënjyer vetëm ato herë që kam arritur së fundi qëllimin për të cilin synoja… duke mos gjetur në realizim atë që më kishte krijuar fantasia”

Kjo është vetëm një etapë.

Dhe askush s’bën dot asgjë vetëm. Bashkë do ta bëjmë./ KultPlus.com

Mësohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Full House’, Bob Saget

Komediani dhe aktori Bob Saget, i cili u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Orlando, Florida, muajin e kaluar në moshën 65-vjeçare, vdiq nga trauma në kokë pasi e goditi aksidentalisht kokën, tha familja e tij të mërkurën, transmeton KultPlus.

Saget ka shumë të ngjarë që goditi pjesën e pasme të kokës tha familja e tij në një deklaratë për Reuters. Asnjë drogë apo alkool nuk ishte përfshirë.

“Ndërsa vazhdojmë të vajtojmë së bashku, i kërkojmë të gjithëve të kujtojnë dashurinë dhe të qeshurën që Bob solli në këtë botë dhe mësimet që ai na dha të gjithëve”, shtoi familja.

Reaguesit e urgjencës e gjetën aktorin më 9 janar në një dhomë në Ritz-Carlton në Orlando dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje, tha zyra e sherifit të Orange County në atë kohë.

Saget sapo kishte filluar një turne për komedi dhe performoi pranë qytetit të Jacksonville një natë më parë.

Saget luajti babain e ve, Danny Tanner në “Full House” nga 1987 deri në 1995, dhe gjithashtu në një vazhdim të quajtur “Fuller House” nga 2016 deri në 2020. Në shfaqje, Tanner ndau shtëpinë e tij me tre vajzat e tij, kunatin e tij dhe shokun më të mirë. /KultPlus.com

(Photo by Richard Shotwell/Invision/AP, File)

Ramë Lahaj mban koncert në Dubai më 17 shkurt

Tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj do të mbajë një koncert në Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Amfiteatrin Milenium në Dubai, përcjell KultPlus.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ajo ka thënë se të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022.

KultPlus ua sjell njoftimin e plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Për herë të parë Kosova po prezantohet në expozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.

Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë të gjitha masat që shteti ynë të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellur në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë. Për ti dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Rame Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).

Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022 . Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 ( 13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 Shkurt, në Al Was Plaza në Dubai. Të interesuarit mund të lajmërohen për biletat pa pagesë deri më datën 15.02.2022 në numrin e telefonit: +971506648749″. /KultPlus.com

Shitet për 4.3 milionë dollarë diamanti i zi që besohet se ka ardhur nga hapësira

“The Enigma”, diamanti më i madh në botë me 555 karat, doli në ankand në Londër të mërkurën për 3.16 milionë paund (4.3 milionë dollarë, 3.8 milionë euro), transmeton KultPlus.

Diamanti i rrallë i zi, ose karbanado, besohet të jetë krijuar kur një meteorit ose një asteroid goditi Tokën më shumë se 2.6 miliardë vjet më parë.

Diamanti 555,55 karatësh, me 55 fytyra arriti në 3,16 milionë funte, duke përjashtuar çmimin e blerësit, në një shitje në internet të mbajtur nga shtëpia e njohur e ankandit Sotheby në Londër.

Karbonadot zakonisht gjenden afër sipërfaqes së Tokës, gjë që sugjeron origjinë jashtëtokësore.

“Mendohet se ky lloj specifik i diamantit të zi është krijuar ose nga ndikimet meteorike që prodhojnë depozitimin e avullit kimik natyror ose një origjinë jashtëtokësore – nga shpërthimet e supernovave që formuan asteroidë me diamant që përfundimisht u përplasën me Tokën,” tha shtëpia e ankandeve.

Një nga substancat më të vështira për t’u prerë, diamanti nuk ishte treguar kurrë më parë nga pronari i tij i paidentifikuar gjatë 20 viteve të fundit.

Ekspertëve iu deshën tre vjet për ta kthyer diamantin e përafërt në një xhevahir me 55 fytyra dhe së fundmi u shfaq në Dubai, Los Angeles dhe Londër.

Forma e saj u frymëzua nga simboli i fuqisë dhe mbrojtjes në formë palme në Lindjen e Mesme, Hamsa, i cili gjithashtu lidhet me numrin pesë.

“Çmimi i Enigma nuk arriti plotësisht në nivelet ndërgalaktike. Por ajo që nuk mund të mohohet është se Enigma është një diamant me të drejta të pashembullta mburrjeje,” tha Tobias Kormind, drejtor menaxhues i argjendarit më të madh në Evropë në internet, Mayfair.

“Madhësia, forma dhe burimi i diamantit Enigma e bëjnë atë novator dhe të mahnitshëm,” shtoi ai. “Shumica e diamanteve janë prerë në një nga 10 format e njohura, por forma e Enigmës i ngjan një dore.”

Enigma nuk është një diamant i cilësisë së çmuar dhe karbonadot zakonisht nuk përdoren në bizhuteri ose shiten në ankand, por janë rritur në popullaritet kohët e fundit./ KultPlus.com

Kur Arthur Miller i shkruante Marilyn Monroes: ‘E dashura ime perfekte’

“Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”, kështu i shkruante në një nga letrat e pafund dramaturgu Arthur Miller, aktores së njohur Marilyn Monroe. Dhjetëra letra dashurie janë gjetur në arkivin personal të shkrimtarit, pjesa më e madhe dedikuar bjondes me të cilën pati historinë më të gjatë të dashurisë.

Në një letër që mban datën 30 prill 1956 kur Miller ishte duke i dhënë fund divorcit me Mary Slattery, tregohet pasioni i madh që i kishte rrëmbyer.

“Do të puth e do të mbaj në krahë deri sa bashkë të shkrihemi në ndodhi të papritura, e jashtëzakonisht të bukura, deri sa të dëgjosh psherëtimat e mia. E kur koka jote të prehet mbi shpatullën time, atëherë do të jem burri më i lumtur më botë…”, shkruan Miller.

Nga gjithë historitë e dashurisë, ajo me Miller do të ishte më e veçanta për aktoren, e cila pavarësisht kontraditave në fund të kësaj lidhjeje do ta ruante gjithnjë me dashuri në kujtesë. Ata u martuan më 29 korrik 1956. Çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller me një shikim. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marilyn Monroe. Fatkeqësisht martesa e Monroe dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

Miller do të shprehej më vonë se “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”.

Pas vdekjes së saj, Miller do të ishte njeriu që do të përkufizonte më mirë karakterin e jetën e saj.

“Merlin vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film”, shprehej ai. / KultPlus.com

‘Bie borë, pa pushuar, sikur bie jo flokë-flokë’

Poezi nga Boris Pasternak

Bie borë, bie borë.
Yj’ të bardhë të fërfëllazës –
elbaroza pret në dorë –
tej parvazit të dritares.

Bie borë, gjithçka – përndezë,
gjithçka turret në flatrim: –
shkallinat e shkallës së zezë,
dhe kthesat në kryqëzim.

Bie borë, pa pushuar,
sikur bie jo flokë-flokë,
po mbi një mantel t’arrnuar
kup’ e qiellt zbret në tokë.

Kryeshkallës,që nga sheshi,
me një pamje çatrafili,
tinës, si në kukafshehti,
zbret nga papafingo qielli.

Sepse jeta – gjatë nuk pret.
Kërshëndellat – vrik, një timtë.
Intervali – grimë e shpejtë:
Viti i Ri – beh sa hap sytë.

Bie dendur, mizëri.
N’ato gjurmë, në një hap,
me at’ temp, at’ përtaci
apo me at’ shpejtësi,
Koha nget e ikën vrap?

Një nga një vitet, ndoshta,
shtrohen siç bie dëbora,
a si fjalët në poemë?
Bora bie, bie bora,
bie borë e trazon dhenë:
zbardhet shtegtari saora,
gand habi janë bimë e pemë,
kthesat kryqëzimesh flenë.

Përktheu: Agron Tufa / KultPlus.com

Tahiri shkruan historinë në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, duke u renditur i 15-ti, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi. Në lëshim ishte i 22-ti.

Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

Ai garoi edhe në disiplinën e lëshimit, ku përfundoi i 22-ti nga 27 garues.

Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom. /KultPlus.com

Bertolt Brecht: Të hezitosh është gjë e mirë, nëse pastaj e bën gjënë e duhur

Bertolt (Eugen Berthold Friedrich) Brecht-i është ndër më të njohurit dramaturgë dhe poetë gjermanë të shekullit XX. Ai lindi në Augsburg, qytet në juglindje të Bavarisë.

Nga fundi i Luftës së Parë Botërore regjistrohet në Universitetin e Munihut për Mjekësi dhe Shkenca Natyrore, por duke qenë më shumë i interesuar në çështjet letrare, ai nuk e merr seriozisht studimin e këtyre disiplinave. Poezitë e para nis t’i publikojë në gazetën vendase të Augsburgut kur ishte shumë i ri. Më pas do të angazhohet me shkrime (kritike) mbi teatrin. Siç e rrëfen vetë, ai kishte shkruar katër drama dhe një opera kur nisi të lexojë për herë të parë analiza politike dhe shkrime të Marksit.

Njohja me teorinë marksiste do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm te Brecht-i, çka do të reflektohet në të gjithë krijimtarinë poetike, letrare dhe intelektuale: në fakt prej këtu e gjithë vepra e Brecht-it mund te themi se do të jetë e drejtuar vetëm në shërbim të përparimit dhe emancipimit politik të klasës punëtore. Walter Benjamin-i thotë se ai ishte i pari që u drejtoi intelektualëve kërkesën për të mos e furnizuar aparatin e prodhimit pa e ndryshuar atë në drejtim të socializmit.[1] Intelektualët e interesuar në çlirimin e punëtorisë, ose inteligjenca progresive/revolucionare siç e quan Brecht-i, nuk duhet t’i shërbejnë aparatit prodhues të kohës, por duhet që brenda mundësive ta ndryshojnë në interes të klasës punëtore.

Edhe pse nuk u bë asnjëherë anëtar i Partisë Komuniste Gjermane, Brecht-i gjithsesi dakordësohej me të gjitha qëllimet revolucionare të saj. I vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej, një natë përpara ardhjes në pushtet të nazistëve, Brecht-i largohet nga Gjermania, një arrati që do të përfundojë vetëm me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Pasi marrin pushtetin, nazistët urdhërojnë djegien e të gjitha veprave të tij. Atij i hiqet edhe shtetësia gjermane me akuzën për “tradhti të lartë”. Gjatë kësaj kohe, ai shkruan pjesët më të rëndësishme mbi teatrin, si dhe poezi e novela. Pas mbarimit të luftës kthehet dhe vendoset në Berlinin Lindor ku angazhohet ne veçanti me teatrin epik. / KultPlus.com

Brecht: Të hezitosh është gjë e mirë, nëse pastaj e bën gjënë e duhur

Bertolt (Eugen Berthold Friedrich) Brecht-i është ndër më të njohurit dramaturgë dhe poetë gjermanë të shekullit XX. Ai lindi në Augsburg, qytet në juglindje të Bavarisë.

Nga fundi i Luftës së Parë Botërore regjistrohet në Universitetin e Munihut për Mjekësi dhe Shkenca Natyrore, por duke qenë më shumë i interesuar në çështjet letrare, ai nuk e merr seriozisht studimin e këtyre disiplinave. Poezitë e para nis t’i publikojë në gazetën vendase të Augsburgut kur ishte shumë i ri. Më pas do të angazhohet me shkrime (kritike) mbi teatrin. Siç e rrëfen vetë, ai kishte shkruar katër drama dhe një opera kur nisi të lexojë për herë të parë analiza politike dhe shkrime të Marksit.

Njohja me teorinë marksiste do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm te Brecht-i, çka do të reflektohet në të gjithë krijimtarinë poetike, letrare dhe intelektuale: në fakt prej këtu e gjithë vepra e Brecht-it mund te themi se do të jetë e drejtuar vetëm në shërbim të përparimit dhe emancipimit politik të klasës punëtore. Walter Benjamin-i thotë se ai ishte i pari që u drejtoi intelektualëve kërkesën për të mos e furnizuar aparatin e prodhimit pa e ndryshuar atë në drejtim të socializmit.[1] Intelektualët e interesuar në çlirimin e punëtorisë, ose inteligjenca progresive/revolucionare siç e quan Brecht-i, nuk duhet t’i shërbejnë aparatit prodhues të kohës, por duhet që brenda mundësive ta ndryshojnë në interes të klasës punëtore.

Edhe pse nuk u bë asnjëherë anëtar i Partisë Komuniste Gjermane, Brecht-i gjithsesi dakordësohej me të gjitha qëllimet revolucionare të saj. I vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej, një natë përpara ardhjes në pushtet të nazistëve, Brecht-i largohet nga Gjermania, një arrati që do të përfundojë vetëm me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Pasi marrin pushtetin, nazistët urdhërojnë djegien e të gjitha veprave të tij. Atij i hiqet edhe shtetësia gjermane me akuzën për “tradhti të lartë”. Gjatë kësaj kohe, ai shkruan pjesët më të rëndësishme mbi teatrin, si dhe poezi e novela. Pas mbarimit të luftës kthehet dhe vendoset në Berlinin Lindor ku angazhohet ne veçanti me teatrin epik. / KultPlus.com

Bertolt Brecht in 1937. (Fred Stein/picture-alliance/dpa/Associated Press)

84 vjet nga lindja e Azem Shkrelit

Azem Shkrelí ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Librat e tij me të njohur me poezi janë: Bulzat, Engjujt e rrugëve, E di një fjalë prej guri, Nga bibla e heshtjes, Pagëzimi i fjalës, Nata e papagajve , “Lirikë me shi, Zogj dhe gurë. Ndërsa në prozë ai shquhet sidomos me romanin e tij “Karvani i bardhë”.

Azem Shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe dhe vazhdon të mbetet i tillë falë thesarit që ka lënë si pjesë e letërsisë shqipe. / KultPlus.com

Joe Biden: Tesla është prodhuesi më i madh i veturave elektrike

Presidenti Joe Biden e quajti kompaninë Tesla të martën si prodhuesin më të madh të automjeteve elektrike në vend, përcjell KultPlus.

I gjithë ky reagim erdhi pasi presidenti u përball me thirrje të përsëritura për të njohur kompaninë si një lider në industrinë e automobilave dhe të energjisë së pastër.

Gjatë një fjalimi të fokusuar në rritjen e prodhimit vendas të automjeteve elektrike, Biden foli për ndikimin e Teslës në industri

Ai gjithashtu njoftoi se kompania australiane Tritium do të ndërtojë një fabrikë në Tenesi dhe do të prodhojë deri në 30,000 karikues të automjeteve elektrike çdo vit. /KultPlus.com

Albin Tahiri rrugës për të bërë ëndrrën e tij realitet, synon top 15-shin

Albin Tahiri do të garojë nesër (e enjte) në kombinim alpin, disiplinë kjo që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

Ai ka gjasa shumë të mira të realizojë synimet e tij, të cilat tashmë janë rritur më shumë se sa përfshirja në top 30-she, që ishte qëllimi i tij.

Meqenëse, numri i garuesve është vetëm 27 sosh, shkaku i mungesës së normave olimpike të skitarëve në të dyja këto disiplina, Albinit i janë shtuar ambiciet për të përfunduar në mesin e 15 më të mirëve në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Ai ka numrin rendor 25, derisa gara e tij me kohën tonë lokale do të nis në ora 3:30 në lëshim, ndërsa sllallomi fillon në ora 7:15.

Albini ka zhvilluar sot përgatitjen e fundit, ndërsa fokusi i tij kryesor ka qenë tek lëshimi. /KultPlus.com

Photo: GEPA pictures/ Harald Steiner

Artistja Arlinda Hajrullahu rikthehet pas 10 vitesh me ekspozitën personale “Pasqyrë.Plotni.”

Era Berisha

Me ngjyra të mistershme, enigma të thurura përbrenda pikturave, fotografi poetike, instalacion reflektues, video komunikuese si dhe gjeometrinë e spërkatur gjithandej në katër mure, u shpalos ekspozita “Pasqyrë.Plotni.” e artistes Arlinda Hajrullahu me kurator Arbër Selmani, me ç’rast dimensionet e ndryshme të veprave unike erdhën fuqishëm përballë syve të publikut, sy këta të cilët u bënë pjesë e thellë e ekspozitës, për të takuar kështu gjysmën e shpirtit të tyre përbrenda një plotësie hyjnore, shkruan KultPlus.

Ende pa shënuar ora 19:00, artdashës të shumtë kishin mbushur hapësirën e ngrohtë të Galerisë së Fakultetit të Arteve. Ndërsa, për ata që vazhdimisht po hynin brenda një nga një, do të ishte piktura e titulluar ‘Mbahu fort’ e zhytur në ngjyra të errëta që shpërfaqte dorën e një gruaje, ajo që paralajmëronte të pranishmit për atë se çka do të pasonte tutje. Për atë ndjenjën që e shtrëngon fort intensitetin e ekspozitës; plotësia. E titulluar “Pasqyrë.Plotni.”, ekspozita erdhi në një formë krejtësisht të veçantë, formë kjo e cila ngërthen njeriun brenda ciklonit të ndjenjave të gjalla e të ndezura që papritmas flluskojnë brenda shpirtit të pranishëm.

Pas ca momentesh, hapjen e ekspozitës e bëri kuratori Arbër Selmani i cili tregon se ekspozita ka një poetikë brenda.

“Jam për herë të parë në rolin e kuratorit dhe jemi mundu që së bashku me Arlindën të sjellim një ekspozitë e cila ka mesazh, e cila ka poetikë brenda saj. Ka pasqyrë, ujë, video e mjete të ndryshme të cilat mund ti shihni brenda ekspozitës. Unë do doja që ju secili ta shijoni këtë ekspozitë sepse ju do ta shihni dhe do ta gjeni veten në të gjitha pikturat”, thotë Selmani.

Ndërsa, artistja Arlinda Hajrullahu i uroi mirëseardhjen të pranishmëve e njëkohësisht tregoi se kanë kaluar plot 10 vite që nga ekspozita e kaluar e saj.

“Unë do të doja të ju uroja mirëseardhjen. Prania e juaj këtu është mjaft shumë e rëndësishme për mua dhe njëkohësisht është një përkrahje morale që besoj më është dashur në këtë rikthim që nga ekspozita ime e kaluar personale, 10 vite më parë. Uroj që ti shijoni punimet, ta gjeni veten dhe të bëheni pjesë e tyre”, thotë Hajrullahu.

Për të vazhduar kështu pas pikturës së parë që solli njeriun ballë për ballë me veten nëpërmjet pasqyrës së vendosur mu në vend të fytyrës së gruas, ishin pikturat e tjera si: ‘Ti dhe unë’, ‘Dyer të mbyllura’, ‘Errët’, ‘Mburoja’, ‘Bashkëbisedë’ dhe ‘Rrënjët’, që po prisnin njerëzit t’i afroheshin atyre, për të parë e reflektuar atë që sytë e tyre, bota e tyre dhe emocionet e tyre shpalosnin para pikturave në një betejë personale që qetësisht zhvillohej ndërmjet. Pra, ishin pikturat e palëvizshme dhe njeriu i gjallë që futeshin brenda një komunikimi shpirtëror sa në një mënyrë flagrante po aq edhe të shkëlqyeshme.

Secila pikturë, secila figurë përbrenda pikturës, përmbante një pasqyrë, kjo për shkak të krijimit të një ndërveprimi me publikun, i cili po njëlloj si duart e spikatura në veprat artistike, ka ndjerë duart e artistes Hajrullahu, që herë anonin ka butësia e vrullshme e herë të tjera pushtonin ngjyrat e plasaritura bukur në krijimet e saj. Ndërkohë, ngjyrat e errëta ishin ato të cilat fshehtësisht mbizotëronin përgjatë ekspozitës si një zinxhir i pashkëputshëm i krijimit të një atmosfere që pa kushte përqafonte brendësinë e vërtetë të qenies njerëzore.

“Pasqyrë.Plotni.”, ekspozitë kjo që erdhi me ide të posaçme dhe të thella për publikun solli edhe inkuadrime të veçanta siç ishin: shkallët afër pikturës ‘Mburoja’ për të vënë akoma më shumë në pah lojën mjeshtërore të pikturës abstrakte, instalacioni me ç’rast e vetmja pikturë pa pasqyrë u vu në qendër të një pasqyre të mbushur me ujë e që ishte vendosur mu në tokë si një dalje e shquar e pikëllimit të pikturës jashtë mburojës së ngjyrës, si dhe kubi i vendosur në pjesën e parë të ekspozitës, kub ky lëvizës që shpalosi katër gjysmë portrete të cilat plotësoheshin kur të pranishmit afroheshin pranë për të parë veten e tyre si dhe për  tu bërë pjesë e pandashme e portreteve që në pamje nuk ndërlidheshin me fytyrën përballë por kjo veçse ishte bërë tashmë individualiteti vetjak i kësaj ekspozite të rrallë.

Po ashtu, pjesa e dytë e ekspozitës e ndarë nga vetëm një mur në mes, shpërfaqi një atmosferë pothuajse më të qetë në përmbajtje por të njëjtë si koncept. Ajo që shihet së pari është një shkrim i vendosur në murin e bardhë, si një hyrje e rastësishme në ambientin tjetër. E përballë atij shkrimi, qëndronte edhe pyetja: ‘A nuk jemi secili pasqyrë e secilit?’, që duket se obligonte të pranishmit të rrinin pak më shumë minuta përballë saj, me ç’rast kështu përmbushej qëllimi i ekspozitës.

Ndërkaq, në qoshet e hapësirës së dytë të kësaj ekspozite ku në njërin kënd pareshtur luante videoja e realizuar nga Nok Selmani, nën meloditë e veprës ‘Maya’ të kompozitorit Librun Jupolli, shpalosi ekspozitën në një ambient tjetër; atë të natyrës së qetë e të mbushur me ndjenjën e të qënurit i plotësuar. Ndërsa këndi tjetër, një kënd që i ngjasonte këndit familjar, përmbante dy piktura nën titullin ‘Ambient 1&2’, të cilat përballë tyre të vendosura do i gjendeshin afër dy ulëse, në kuadër të një bashkëbisedimi mes të pranishmëve, të cilët do të shoqëroheshin nga një dritë e ngrohtë pranë tyre, për të mos i’u shkëputur asnjë çast ndenjës familjare, ajo që ndodhet në shtëpinë e gjithsecilit.

Kështu krejt në fund, veçantia e “Pasqyrë.Plotni”, në një heshtje totale që vështronte emocionet e ndjenjat e shprazura nga të pranishmit, erdhi nëpërmjet një pasqyre të vendosur horizontalisht në tokë, pasqyrë kjo që heshtazi shikonte pasionin për artin pamor, rëndësinë që ajo ka tek njeriu, udhëkryqin e punimeve që pikën e gjeti me një vështrim të papritur në pasqyrën e fundit; pasqyra e vetme e plotë.

Gjithashtu, për të treguar rreth bashkëpunimit të tyre, për KultPlus foli kuratori i ekspozitës, Arbër Selmani.

“Bashkëpunimi me artisten ka lindur nga vetë artistja e cila ka vendosur që të ketë një kurator për këtë ekspozitë, ku ajo i ka parë shkrimet e mia në rrjetet sociale, mënyrën se si unë i ndërtoj fjalitë dhe mënyrën se si unë shkruaj. Kemi dashur që ngadalë ta krijojmë konceptin kuratorial, i cili ka pasë disa elemente si pasqyra e uji, duke u lidhur kështu në titullin e ekspozitës ‘Pasqyrë.Plotni.’, sepse asnjë pasqyrë nuk është e plotë realisht, përveç njërës. Pastaj e kemi krijuar një video, një poezi, një kënd familjar duke bërë që ekspozita të përthekoj disa ambiente”, thotë Selmani.

Sipas tij, ideja ka qenë që njëri të gjejë veten tek tjetri dhe anasjelltas.

“Në psikologji thonë se ti je reflektimi i dikujt tjetër dhe ti je reflektimi i sjelljeve të dikujt tjetër, specifkisht sidomos kur e dashuron dikë ku është gjithmonë ajo energjia që ta dhuron një person dhe ti ia kthen. Pyetja e ekspozitës është ‘A nuk jemi ne secili pasqyrë e njëri-tjetrit?’, si për të mirë ashtu edhe për të keqe, mendoj se reflektojmë tek njëri-tjetri. Po më pëlqen shumë që ka kaq shumë interesim dhe se njerëzit dëshirojnë të dinë se çfarë po ndodh. Kubi në fakt më ka lënë më së shumti përshtypje sepse janë portrete gjysmake, duke parë gjysmën e fytyrës së dikujt tjetër dhe gjysmën e fytyrës tënde, andaj secili person është duke qenë edhe vetë artist, e kjo ka qenë qëllimi jonë”, përfundon Selmani për KultPlus.

Kurse, artistja Arlinda Hajrullahu, për KultPlus shpalosi përshtypjet e saj për këtë mbrëmje mjaft të bukur.

“Në rend të parë, në këtë kohë pandemie, po më vjen mirë që po shoh shumë njerëz që nuk i kam parë me vite. Po ndjehem e lehtësuar që veçse është bërë hapja e ekspozitës për arsye se është një punë disa vjeçare e cila u kurorëzua me këtë ekspozitë. Besoj që vizitorët do ta shijojnë e ta pëlqejnë sepse u ktheva me një ekspozitë personale pas 10 vitesh”, thotë Hajrullahu.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 23 shkurt 2022 në Galerinë e Fakultetit të Arteve. / KultPlus.com

‘O Atdhe, më je i dashur sa më s’ka më je nënë, më je motër, më je vlla’

Shkruan Naim Frashëri

Atdheu

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
Ty përditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.
Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.
Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
Gas përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi! /KultPlus.com

Emisari britanik, Stuart Peach në vizitë zyrtare në Kosovë, takohet nesër me Osmanin

Emisari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach do ta vizitojë Kosovën nesër (10 shkurt) në një vizitë zyrtare, shkruan KultPlus.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do të takohet me të në ora 11:00.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas do të ketë komunikatë për media”, njofton zyra për media e Presidencës së Kosovës.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, vizituan para disa ditëve Kosovën. /KultPlus.com

“The Power of the Dog” dhe “Dune” janë filmat me më së shumti nominimet për Oscar 2022

“The Power of the Dog” i Netflix-it udhëhoqi nominimet në çmimet e 94-të të Akademisë me 12 nominime, duke përfshirë filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe njohjen për të gjithë aktorët kryesorë të tij: Benedict Cumberbatch, Kirsten Dunst, Jesse Plemons dhe Kodi Smit-McPhee.

“Dune” ndoqi nga afër me 10 nominime të shpërndara kryesisht në kategoritë teknike që shpërbleu mjeshtërinë gjigante të përshtatjes së Villeneuve të romanit të Frank Herbert të vitit 1965, por papritur anashkaloi drejtimin e Villeneuve.

Publikimi i Warner Bros debutoi njëkohësisht në kinema dhe – kundër kundërshtimeve të forta të regjisorit të tij – në HBO Max.

Së bashku me”The Power of the Dog” dhe “Dune”, të nominuarit për filmin më të mirë ishin: “Belfast”, “CODA”, “Don’t Look Up”, “Drive My Car”, “Licorice Pizza”, “King Richard , “Nightmare Alley” dhe “West Side Story”.

Këtë vit, akademia ende nuk ka hartuar planet për shfaqjen e saj, përveç se do të përfshijë një mikpritës për herë të parë që nga viti 2018. /KultPlus.com

Denzel Washington sapo theu rekordin e tij të nominimeve për Oscar

Së fundmi janë publikuar nominimet për çmimet “Oscar”, derisa mbrëmja gala do të mbahet më 27 mars të këtij viti, shkruan KultPlus.

Aktori Denzel Washington ka thyer një rekord, duke u bërë aktori me ngjyrë me më së shumti nominime në histori të Academy Awards.

Me performancën e tij në filmin The Tragedy Of Macbeth, ikona 67-vjeçare vazhdoi rekordin e tij historik.

Nominimet e kaluara ishin për Cry Freedom (1987), Glory (1989), Malcolm X (1992), The Hurricane (1999), Training Day (2001), Flight (2012), Fences (2016), Roman J. Israel, Esq. (2017), dhe tani, Tragjedia e Makbethit (2021).

Dy fitimet e tij Oscar erdhën për filmat Glory dhe Training Day. /KultPlus.com

Forum i Hapur, prezantohen gjetjet e Manifesta 14 pas konsultimet me qytetarët

Më 15 shkurt me fillim nga ora 18:00 në një forum të hapur do të prezantohen gjetjet e Manifesta 14 pas Konsultimeve me Qytetarë dhe Anketës Publike, shkruan KultPlus.

Konsultimet me Qytetarë janë pjesë e programit para-bienal të Manifesta 14 dhe i drejtohen përhapjes së perspektivës në kulturën bashkëkohore, zhvillimin urban, politikat socio-kulturore të Prishtinës duke përfshirë pikëvështrime nga komunitete të ndryshme dhe shoqërinë.

Konsultimet me Qytetarët u zhvilluan në bashkëpunim me Studio L A (Holandë) dhe u facilituan nga Applicative Research Solution (ARS), NGO Aktiv dhe Termokiss.

Gjetjet do të informojnë programin e Manifesta 14 duke lejuar të krijojmë një program që pasqyron nevojat e Prishtinës dhe gjithë komuniteteve të saj.

Pas prezantimit hyrës nga Drejtorja e Manifestës Hedwig Fijen dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama, gjetjet e Konsultimeve me Qytetarë dhe Anketës Publike do të prezantohen nga hulumtuesi Aliriza Arenliu.

Së fundmi, përfaqësues të Manifesta do të moderojnë një diskutim të hapur me publikun. Kjo është një mundësi për të hulumtuar dhe reflektuar mbi gjendjen kulturore të Prishtinës me komunitetin dhe stafin e Manifestës. /KultPlus.com

‘Koha është te duhemi’

Shkruan: Ali Podrimja

Dashuria

Koha eshte te duhemi 
të kesh besim ne mua kur te them: Trime, 
të kem besim në ty kur me tha: Trim. 
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite, 
shumë e pushket mbushi babai yt, fisi yt, 
një mijë e një të zeza kurdise ku do ma zije priten. 
E nën kulm banonim, 
nga frengjia me drite me peshove, 
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles, 
se mos do te takoj te kroni i shpresave. 
Ma ruaj syrin, dashuria ime, 
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari! 
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ, 
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset. 
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete 
uje te madh, 
i huaj s’jam as vij nga toke e vdekshme. 
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh: 
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone. 
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet, 
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes, 
do ta ndez llamben ne Kulle, 
do ta hedh faren ne token e re. 
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre, 
e mehalla jeohnte nga shpifjet. 
Na iku jeta, trime, s’menduam pak edhe per vete, 
Koha është te duhemi. /KultPlus.com

I njohur për rolin e tij në filmin ‘Home Alone’, fjalimi i Joe Pescit në Oscar zgjati vetëm 3 sekonda

Joe Pesci, i njohur për rolin e tij në filmin e famshëm “Home Alone”, feston sot ditëlindjen e tij të 79-të, shkruan KultPlus.

Pesci, i cili në vitin 1991 e fitoi çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë në rol dytësor me filmin e Martin Scorsese “Goodfellas”, pati një fjalim të veçantë.

Fjalimi i tij zgjati vetëm tre sekonda, ku Pesci tha: “Është një privilegj për mua, faleminderit”.

Pas disa viteve, kur e pyetën pse nuk shtoi edhe diçka tjetër më shumë në fjalim, ai tha se nuk e besonte që ka fituar këtë çmim. /KultPlus.com

fil

Fragment nga romani ‘Kronikë në gur’ i Ismail Kadaresë

Njëri nga romanet më të njohur të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, është pikërisht romani“Kronikë në gur”, prej të cilit KultPlus iu sjellë një fragment.

“E merrja me mend se si pikat e panumërta rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta të çatisë sonë, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokë, që pastaj të avulloheshin dhe të ngjiteshin prapë atje lart, në qiellin e bardhë. Ato nuk e dinin se në strehët e çatisë i priste një grackë e panjohur, qyngji prej llamarine.

Tamam në çastin kur bëheshin gati të kërcenin nga çatia në tokë, pikat e shiut gjendeshin befas në qyngjin e ngushtë, bashkë me mijëra e mijëra shoqe të tjera, që pyesnin të frikësuara: ‘Ku po shkojmë kështu, ku po na çojnë?’ Dhe, pa e mbledhur veten mirë nga ky vrap i çmendur nëpër qyngj, binin papritur në një burg të thellë e të errët, në sternën e madhe të shtëpisë sonë.

Kështu merrte fund jeta e lirë dhe e gëzuar e pikave të shiut. Atje, në sternën e errët e të shurdhër, ato do të kujtonin pastaj me pikëllim hapësirat qiellore, që nuk do t’i shihnin më kurrë, qytetet e habitshme poshtë tyre dhe horizontet plot me vetëtima.

Vetëm unë ndonjëherë, duke luajtur, do t’u dërgoja me anë të pasqyrës një copë qiell të vogël sa një pëllëmbë, që do të lodronte mbi gjirin e ujit, si një kujtim i shkurtër i qiellit të madh.

Ato do të kalonin shumë ditë e muaj të mërzitshëm atje poshtë, derisa nëna ime t’i nxirrte me kovë, pas shumë kohe, të hutuara e të shushatura nga terri, për të larë pastaj me to rrobat tona, shkallët dhe dyshemetë e shtëpisë.

Por tani për tani ato nuk dinin asgjë. Tani ato vraponin tërë gaz e bujë nëpër pllakat e gurta të çatisë dhe, duke dëgjuar zhurmën e tyre, unë u qaja hallin.

Kur shirat vazhdonin tri-katër ditë rresht, babai e shkëpuste qyngjin në një vend, që sterna të mos mbushej më tepër se ç’duhej. Sterna ishte shumë e madhe. Ajo shtrihej pothuaj nën gjithë sipërfaqen që zinte shtëpia jonë dhe në qoftë se shpërthente mund të përmbyste në fillim kubenë dhe pastaj të shkatërronte krejt themelet e shtëpisë, sepse qyteti ynë ishte i pjerrët, dhe në këtë qytet mund të ndodhte çdo gjë.

Ndërsa po vrisja mendjen se cili e kishte më vështirë të duronte burgimin, njeriu apo uji, dëgjova hapat e gjyshes dhe pastaj zërin e saj nga dhoma tjetër:

– ‘Ngrehuni, ngrehuni, kemi harruar të heqim qyngjin’.

Babai dhe nëna u ngritën menjëherë të alarmuar. Babai vrapoi në errësirë nëpër korridor, me mbathjet e gjata të bardha, hapi dritaren e vogël të qoshkut dhe me një shkop të gjatë e mënjanoi qyngjin. U dëgjua zhurma e ujit që filloi të binte në oborr.

Ndërkaq, nëna ndezi llambën me vajguri dhe bashkë me babanë e me gjyshen zbriti shkallët. Unë u afrova te dritarja dhe u mundova të vështroja përjashta. Era e përplaste shiun me furi pas xhamave dhe mazgallat e vjetra të shtëpisë rënkonin.

Nuk m’u durua dhe zbrita shkallët të shikoja se ç’bëhej poshtë. Ata të tre ishin të shqetësuar dhe nuk më vunë re. Kishin hequr kapakun e grykës së sternës dhe po mundoheshin të vështronin ç’ndodhte atje brenda. Nëna mbante llambën dhe babai vështronte.

Ndjeva një rrëqethje në trup dhe u kapa pas rrobave të gjyshes. Ajo më vuri dorën në kokë. Porta e jashtme dhe e brendshme dridheshin nga era.

– Ç’është ky kiamet! – tha gjyshja.
Babai, i përkulur i tëri, po mundohej të shikonte brenda në sternë.

– Bjer një copë gazetë, – i tha nënës.

Ajo e solli. Babai e mblodhi shuk gazetën, e ndezi dhe e lëshoi në sternë. Nëna lëshoi një klithmë të vogël.

– Ujët është ngjitur gjer te gryka, – tha babai.

Gjyshja filloi murmuriste një lutje.

– Shpejt, – thirri babai, – ndiz fenerin.

Nëna, dyllë e verdhë, me duart që i dridheshin ndezi fenerin, ndërsa babai hodhi në kokë mushamanë e zezë, ia mori fenerin dhe shkoi të hapte portën. Edhe nëna hodhi një rrobë të vjetër mbi kokë dhe i shkoi pas.

– Gjyshe, ku vanë ata? – pyeta i trembur.
– Të thërresin fqinjët, – tha gjyshja.
– Pse?
– Të na ndihmojnë të pakësojmë ujët e sternës.

Jashtë, midis zhurmës së shiut, u dëgjua mbyturazi një trokëllimë porte. Pastaj një tjetër, një tjetër.

– Gjyshe, si do ta pakësojnë ujët?
– Me kova, bir.

Unë iu afrova grykës dhe vështrova poshtë. Errësirë. Errësirë dhe frikë.” /KultPlus.com

Dua Lipa e gatshme të dhurojë spektakël, sot fillon turneu i saj në 28 vende të ndryshme

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, do të fillojë sot turneun e saj të parë pas pandemisë, ku edhe do të performojë në FTX Arena në Miami, shkruan KultPlus.

Lipa, e cila së fundmi fitoi çmimin e artistes më të mirë Pop/R&B në Brit Awards, do të mbajë këtë turne në 28 vende të ndryshme.

Përgjatë gjithë kësaj aventure, 26 vjeçarja do të ketë 87 koncerte të ardhshme, menjëherë pas Miamit, ajo do të udhëtojë për në Orlando ku do të performojë në Amway Center.

Të gjithë biletat për Miami janë të shitura dhe Lipa pritet që të dhurojë spektakël.

Albumi “Future Nostalgia” do të jetë fokusi kryesor i të gjithë fansave, të cilët janë duke e pritur një koncert të tillë për një kohë të gjatë.

Lipa ka bërë edhe lansimin e disa këngëve të reja, së bashku me hitin e Elton John.

Ndërkaq, më 2 shkurt të këtij viti, këngëtarja shqiptare ka mbajtur një koncert virtual, me ç’rast rrjetet sociale u “pushtuan” nga video të ndryshme të saj. /KultPlus.com