Në vazhdimësi bëhet thirrje për bojkotimin e produkteve serbe dhe mbështetjen e produkteve vendore.
Bojkotimi i produkteve serbe është mënyra më e mirë se si shqiptarët mund ta parqesin anën e tyre patriotike.
Një thirrje të tillë për vetëdijesim e ka bërë edhe artisti Genc Prelvukaj i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e konsideron një njeri të ligë, shqiptarin që zgjedh të konsumoj një produkt serb.
Tutje Prelvukaj konsideron që një shqiptari i cili konsumon produkte serbe, i rrënohet çdo e drejtë për të manifestuar atdhedashurinë në gjëra të tjera.
Ky është postimi i plotë i Genc Prelvukaj:
Nuk e di sa njeri i ligë duhet të jesh, sa shqiptar i dobët dhe sa mungese patriotizmi duhet të kesh, kur para çdo lloj produkti kroat, gjerman, italian, anglez apo vendor, ti zgjedh për konsum një produkt serb.
Këtu të rrënohet çdo e drejtë për të manifestuar atdhedashurinë në gjëra tjera. Për çfarë arsye feston 28 Nentor e 17 Shkurt, pozon me shqiponjë në gjoks, viziton Krujë e Prekaz, apo vishesh kuq e zi në ndeshje, kur në nderim të atyre që ranë, u burgosën, helmuan, përndjekën dhe pushkatuan ti nuk bën një sakrificë aq minore, bojkotin ?
Dhe mos u ndikoni nga ata analistë apo portale që ju thonë se iniciativa të tilla nuk janë të dobishme, sepse lehtësisht mund të jenë importuesit e mallrave serbe sponzorët e bizneseve të tyre. Në fund të fundit edhe nëse dëmi kundrejt ekonomisë serbe përkthehet vetëm në 1%, e mira jonë është diku tjetër: tregojmë se kemi dinjitet dhe respekt për vetën. / KultPlus.com
Henry Charles Bukowski ka qenë një poet dhe shkrimtar i njohur. Ai ka lënë pas 6 romane, disa tregime, dhjetëra poezi dhe aforizma që citohen kudo në rrjetet sociale, apo në portale të ndryshme.
Në vazhdim do të keni mundësinë të lexoni disa nga thëniet më të bukura të Bukowskit.
Problemi i kësaj botë është se njerëzit inteligjent janë plot dyshime, kur idiotët janë të mbushur me vetëbesim.
Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?
Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë.
Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.
Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.
Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.
Pa letërsi, jeta është një ferr.
Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.
Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë
Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.
Unë do të doja një dhjetor me dritat e fikura dhe njerëzit e ndezur.
Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.
Secili ka të metat e tij, dihet. Por unë isha tri herë më lart se persekutorët e mi.
Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.
Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën por kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh që e kanë atë fytyrë të cilën e kanë.
Jam i sigurtë që do të më jepet një minutë për t’i menduar të gjitha herët që doja ta ulërija atë që ndjeja, por kam heshtur nga frika se nuk do të kuptohem, dhe do të pendohem për synimet të cilat i kam braktisur ngaqë frika se do të dështoja më ka ndaluar t’i vazhdoja.
Kjo jetë është një e përdalë. Shkon kështu çakërqejf, sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.
Ndryshimi midis një demokracie dhe një diktature është se në një demokraci ti voton një herë e pastaj i merr urdhrat; në një diktaturë nuk e shpenzon fare kohën duke votuar.
Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni!
Filloni ta shpëtoni botën duke shpëtuar një njeri çdo herë; gjithçka tjetër është romantikë madhështore ose politikë.
Është e mundur të dashurosh një qenie njerëzore nëse nuk e njeh atë më tepër se duhet.
Ka gjithmonë diçka që na i rrënon jetët tona. Gjithçka varet se cila prej tyre nga bie hise e para.
Ne të gjithë jemi pengje dhe jemi të gatshëm të merremi peng.
Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, ajo vetëm u shtri për të përfshirë të gjitha ngjyrat. / KultPlus.com
Tenori Rame Lahaj është mjaft aktiv në jetën e tij profesionale, duke shëtitur kështu nëpër teatro gjithandej nëpër botë.
Këtë vit, Tenori shqiptar do ta nis me dy koncerte, në Ankara dhe Stamboll.
9 dhe 11 janari, teanorin Lahaj do ta gjejë në skenën bashkë me artistët e mrekullueshëm Murat Karahan dhe Alvazer.
Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Lahaj ndër të tjera shprehet që për të është kënaqësi e madhe që do të ndajë skenën me këtë artistë.
“Të dashtun miq e adhurues të operas,
Këtë vit po e filloj me koncertin e 3 Tenoreve në Turqi, me ftesen e Limak Orkestra dhe mikut tim Murat Karahan. Kënaqesi e madhe t’a ndajë skenën me dy artistë të mrekullueshëm si Karahan dhe Alvarez.
Për të gjithë ju që ndodheni në Turqi, koncerti i parë i 3 Tenoreve do të jetë në Ankara më 9 Janar, dhe në Stamboll më 11 Janar 2023.
Mirupafshim së shpejt për të festuar, për një fillim sa më të mbarë të vitit 2023 për të gjithë ne”, shkruan Lahaj. / KultPlus.com
Viti 2023 ka nisur me një mot krejt të pazakontë për stinën. Temperaturat e fillimit të janarit në të gjithë Europën kanë arritur në nivelet historike në një pjesë të mirë të shteteve. BBC raporton se në Varshavë temperatura ishte 18,9 gradë celsius të dielën, ndërsa në Bilbao 25,1, mbi 10 gradë nga mesatarja e muajit.
Ndërkohë që në Europë njerëzit kanë shijuar rrezet e diellit, në Amerikën e Veriut vijojnë stuhitë e dëborës, që deri tani kanë marrë jetën e 60 njerëzve. Por ndërsa nga ajo anë e Atlantikut ngrica duket se ka pushtuar brigjet, në anën europiane panorama është e kundërt.
Temperaturat në Holandë, Lihtenshtejn, Lituani, Letoni, Çeki, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi kanë thyer rekordet kombëtare për stinën. Temperatura të larta u regjistruan edhe në Gjermani, Francë e Ukrainë.
Në Zvicër, temperaturat arritën deri në 20 gradë celsius duke shkaktuar probleme të mëdha ekonomike në industrinë e turizmit dimëror, ku një pjesë e resorteve janë detyruar të përdorin borë artificiale për të mos humbur klientët, që janë mësuar të kalojnë pushimet dimërore duke bërë ski.
Megjithatë, jo gjithkund në Europë situata është kaq diellore. Në disa pjesë të Skandinavisë dhe Rusisë parashikohet të ketë reshje të dendura bore, ndërsa në Moskë parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -20 gradë celsius në fundjavë. /a2news/ KultPlus.com
Përkujtohet sot në ditën e lindjes, aktori i dashur për publikun, Kadri Roshi. Më 4 janar 1924 lindi figura e mirënjohur e kinematografisë dhe e skenës shqiptare, Kadri Roshi.
Roshi lindi në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur vdiq edhe i ati.
Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e Teatrit Popullor. Në vitin 1951 përfundoi edukimin universitar në Pragë. Me t’u kthyer në atdhe, Roshi interpretoi rolet e para në Teatrin Kombëtar.
Përllogaritet se aktori ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop tek kujdestari i “Lulëkuqe mbi mure”, si edhe nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në Rilindje deri tek plaku Mere.
Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste, janë: “Vdekja e burrit” (1991), “Apasionata” (1983), “Partizani i vogël Velo” (1980), “Ballë për ballë” (1979), “Gjeneral gramafoni” (1978), “Njeriu me top” (1977), “Fije që priten” (1976), “Përballimi” (1976), “Malet me blerim mbuluar” (1971) dhe “I teti në bronz” (1970).
Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999. /atsh / KultPlus.com
Media prestigjoze angleze BBC i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku është folur për natyrën e vendit tonë dhe për faktin se deri vonë është konsideruar si ‘enigma e Evropës.
Rubrika e mirënjohur e BBC Travel, Slowcomotion ka zgjedhur Alpet shqiptare për të ftuar lexuesit të vizitojnë Shqipërinë ku mund të ndihen të sigurt dhe të krijojnë miqësi të qëndrueshme me banorët vendas të cilët janë ndër njerëzit më mikpritës.
Pjesë nga artikulli i BBC Travel shkruar nga gazetari Peter Elia i cili vizitoi Alpet Shqiptare:
Duke ecur nëpër luginat e gjelbra dhe livadhet e shpërndara nga lulet e egra nën rrezet e diellit flakëruese, me Alpet Shqiptare të grira me armë zjarri që ngrihen lart lart, u godita nga largësia e plotë e këtij peizazhi. Ndryshe nga vendpushimet më të famshme alpine të Evropës, nuk kishte hotele apo ashensorë skish në horizont. Në vend të kësaj, mjedisi gjithëpërfshirës ngjalli një ndjenjë befasuese izolimi dhe nuk mund të mos ndihesha se kisha hyrë në një tokë sekrete në pjesën e pasme të garderobës që i kishte shmangur disi vëmendjes së botës së jashtme.
Duke u shtrirë nga Shqipëria Veriore në Kosovën jugore dhe në verilindje të Malit të Zi, Alpet Shqiptare njihen më mirë me emrat e tyre vendas shqip (Bjeshkët e Nëmuna) dhe serbo-kroatisht (Prokletije) – që të dy do të thotë “Bjeshkët e Nemuna”. Megjithatë, pyetja se si këto shpate gëlqerore të dhëmbëzuara e morën emrin e tyre të pazakontë, mbetet një mister.
Sipas legjendës lokale, djalli shpëtoi nga ferri dhe krijoi karstet e thepisura akullnajore në një ditë të vetme të keqe. Disa thonë se emri i alpeve rrjedh nga një grua që mallkoi malet kur po ecte nëpër to me fëmijët e saj në një ditë të nxehtë dhe nuk mund të gjente ujë. Të tjerë pretendojnë se ushtarët sllavë u dhanë maleve emrin e tyre ndërsa përpiqeshin të marshonin nëpër to. Në një farë mënyre, historia e çuditshme e origjinës së majave është diçka si një metaforë për Shqipërinë në tërësi.
E quajtur prej kohësh “enigma e Evropës” nga autorët e librave dhe guidat e udhëtimit, Shqipëria është ndoshta vendi më i keqkuptuar në Evropë. Gjuha e saj është një anomali semantike pa asnjë të afërm të njohur në familjen gjuhësore indo-evropiane. Pas Luftës së Dytë Botërore, sundimtari autoritar Enver Hoxha e mbylli efektivisht kombin malor nga bota e jashtme për katër dekada; ndalimi i fesë (dhe duke e bërë atë kombin e parë ateist në botë); duke ndaluar udhëtimet dhe duke e shtyrë Edi Ramën, kryeministrin aktual të vendit, të thotë se Shqipëria dikur ishte “Koreja e Veriut e Evropës”. Gjatë Luftës së Ftohtë, Hoxha e bindi kombin se pjesa tjetër e botës donte të përmbyste shtetin e tyre komunist, kështu që ai e mbushi vendin me deri në 500,000 bunkerë betoni që njerëzit të fshiheshin në rast sulmi.
Çuditërisht, bastioni komunist nuk ishte kurrë pjesë e Bllokut Lindor dhe që nga tranzicioni i tij në demokraci në vitin 1991, nuk ka qenë kurrë anëtare e NATO-s apo e Bashkimit Evropian. Në vend të kësaj, ajo ekziston si një lloj paradoksi kontinental: është një nga dy vendet e vetme me shumicë myslimane në Evropë (së bashku me Kosovën fqinje); më shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit (afërsisht 10 milionë) sesa në të (2.8 milionë); dhe është një vend ku po do të thotë jo dhe jo do të thotë po.
Për dekada, pak udhëtarë dinin asgjë për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe rrënojat romake dhe otomane. Por në vitet që kur kombi ballkanik u hap me kujdes ndaj botës, ai ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një nga qoshet e fundit të egra dhe më pak të eksploruara të Evropës. Një nga projektet e tij më të guximshme në kujtimet e fundit është ‘Majat e Ballkanit’: një shteg rrethor ecjeje 192 km që lidh Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën përmes një sërë shtigjeve që shtrihen në Bjeshkët e Nemuna.
Vizioni për këtë projekt ndërkufitar erdhi në vitin 2013, por rrënjët e tij shkojnë shumë më larg. Shumë shqiptarë dhe kosovarë i referohen marrëdhënies së tyre të ngushtë si “një komb, dy shtete”, siç theksohet në sloganin popullor shqiptar “jemi nje” (ne jemi një). Në fakt, 93% e kosovarëve janë etnikisht shqiptarë dhe flasin shqip. Kosova (më parë pjesë e Serbisë) dhe Mali i Zi u inkorporuan në Jugosllavinë e sapoformuar në vitin 1918, por shpërbërja e vendit në vitin 1992 shkaktoi një seri konfliktesh të ashpra etnike, pasi Serbia dhe Mali i Zi janë kryesisht ortodoksë të krishterë. Si rezultat, qindra mijëra kosavanë u larguan nga shteti i tyre, me shumë kalimin e Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri. Në vitin 1999, sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund një lufte mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Kosova përfundimisht fitoi pavarësinë në vitin 2008, por tensionet përgjatë këtyre kufijve vazhduan.
“‘Nëse Shqipëria është enigma e Evropës, ecja në këtë shteg më ndihmoi të kuptoja shumën e pjesëve të saj. Duket se ky ish-shtet totalitar, i cili dikur u përpoq kaq dëshpërimisht të mbante botën jashtë, po përdor turizmin si një mënyrë për të ftuar njerëzit brenda dhe për t’u mësuar atyre diçka se si një vend mund të shërohet dhe të ndryshojë”- thuhet në mbyllje të artikullit të BBC, shkruar nga gazetari Peter Elia. / KultPlus.com
Ambasadorit William G. Walker përmes një ceremonie solemne do t’i dhurohet titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka”.
Ceremonia solemne do të mbahet më datë 14 janar në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.
William Walker ishte zëri më i fuqishëm për gjenocidin në Reçak.
Lufta e bërë në Reçak, e cila kulmoi me Masakrën e Reçakut, u bë lajm i botës me anë të fotografive por edhe zërit të diplomatit amerikan William Walker.
Masakra e 15 janarit 1999 ishte ndër më të tmerrshmet në Kosovë, dhe Walker ishte ai që e përhapi nëpër botë lajmin se në Kosovë popullësia po vritej nga serbët.
Walker morri detyrën të hetonte më shumë këtë Masakër, ndërsa vetëm tri ditë më pas, Qeveria e Jugosllavisë e shpalli atë persona non grata.
Ai po i bënte presion patologes francize Helena Ranta e cila ishte kryesuese e forenzikës asokohe, për të ndihmuar në zbardhjen e masakrës së tmerrshme.
Për shqiptarët, William Walker mbetet heroi i kësaj kohe, dhe i përjetshëm, në kërkim të drejtësisë për Masakrën e Reçakut por edhe për të gjithë të vrarët. / KultPlus.com
Shkrimtari, filozofi, mendimtari, publicisti, përfaqësuesi i ekzistencializmit ateist, laureat i Çmimit Nobel në Letërsi (1957), gjatë jetës së tij ai u quajt “ndërgjegjja e Perëndimit”. Lindur në qytetin algjerian të Mondovi më 7 nëntor 1913. Babai i tij, një rojtar i bodrumit të verës, u plagos për vdekje në Betejën e Marly në 1914, dhe pas vdekjes së tij familja e tij u përball me vështirësi serioze financiare.
Nuk dihet nëse Alberti mund të kishte marrë një arsim nëse në 1923 një mësues i shkollës fillore nuk do të kishte bindur nënën dhe gjyshen e nxënësit të tij të aftë ta dërgonin atë në Lice. Në vitin 1930, Camus u sëmur nga tuberkulozi dhe ai duhej të përfundonte sportet aktive, dhe më pas, për shkak të një sëmundjeje të mëparshme, ai nuk u lejua të kalonte trajnime pasuniversitare dhe nuk u dërgua në ushtri. Gjatë viteve 1932-1937. Albert Camus u arsimua në Universitetin e Algjerit (Fakulteti Filozofik), duke u diplomuar me një diplomë master.
Vitet pas diplomimit ishin të mbushura me aktivitete të fuqishme – shoqërore, krijuese, teatrale. Në 1935 ai u bë anëtar i Partisë Komuniste Franceze, nga e cila u largua në 1937, tk. politika e Kominternit u bë e huaj për të. Në të njëjtin vit, ai kupton në mënyrë aktive ekzistencializmin, studion veprat e përfaqësuesve të tij. Në 1936, Camus ishte organizatori i “Teatrit të Punës” udhëtues, ku ai ishte regjisor dhe aktor. Gjatë viteve 1936-1937. ndërmori udhëtime në Evropën Qendrore, Itali, Francë. Në vitin 1936, u botua një koleksion i eseve lirike të titulluar “Ana e gabuar dhe fytyra”, dhe vitin tjetër u botua romani “Martesa”.
Që nga viti 1938 Camus ka punuar si redaktor për revistat periodike. Që nga viti 1940, biografia e tij është shoqëruar me Francën dhe Parisin. Suksesi i jashtëzakonshëm i romanit “I huaji”, i shkruar në 1942, e bën autorin e tij të famshëm në të gjithë botën. Gjatë luftës, Albert Camus ishte anëtar i lëvizjes së Rezistencës, anëtar i organizatës nëntokësore “Komba”, punonjës i organit të saj të shtypit. Ishte kjo gazetë që botoi në 1943 “Letrat drejtuar një miku gjerman”, të cilat afirmuan vlerat e përjetshme morale. Në 1944, Camus shkruan romanin “Murtaja”, në të cilin fashizmi është personifikimi i dhunës dhe së keqes (u lirua vetëm në 1947).
Vitet 50 karakterizohet nga dëshira e qëllimshme e Camus për të qëndruar i pavarur, për të shmangur preferencat e diktuara ekskluzivisht nga “përkatësia partiake”. Një nga pasojat ishte mosmarrëveshja me Jean Paul Sartre, një përfaqësues i shquar i ekzistencializmit francez. Në vitin 1951, një revistë anarkiste botoi një libër nga Albert Camus “Njeriu rebel”, në të cilin autori eksploron sesi një person lufton me absurditetin e brendshëm dhe të jashtëm të ekzistencës së tij. Libri u perceptua si refuzim i bindjeve socialiste, dënim i totalitarizmit, diktaturës, të cilit Camus iu referua edhe komunizmit. Hyrjet në ditar dëshmojnë për keqardhjen e shkrimtarit për forcimin e ndjenjave pro-sovjetike në Francë, verbërinë politike të së majtës, e cila nuk donte të vinte re krimet e Bashkimit Sovjetik në vendet e Evropës Lindore.
Kjo periudhë karakterizohet nga rritja e interesit për teatrin. Në 1954, Camus vuri në skenë veprat e tij dhe bëri përpjekje për të hapur një teatër eksperimental në kryeqytet. Në 1957 ai u bë një laureat Nobel me formulën “për kontributin e tij të madh në letërsi, duke nxjerrë në pah rëndësinë e ndërgjegjes njerëzore”.
Jeta e Albert Camus më 4 janar 1960, u ndërpre nga një aksident me makinë në të cilin ai dhe familja e shokut të tij u futën. Shkrimtari-filozofi i madh u varros në jug të Francës, në varrezat në Lourmarin. Në vjeshtën e vitit 2009, Presidenti francez Nicolas Sarkozy doli me një nismë për të rivarrosur eshtrat e Camus në Panteon, por të afërmit e saj nuk e mbështetën atë. Në verën e vitit 2011, njëra nga gazetat italiane njoftoi një version që Camus ishte viktimë e shërbimeve speciale sovjetike, të cilët krijuan një aksident, por nuk mund të duronte kritikat e biografëve. /KultPlus.com
Isaac Newton ishte një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicient anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor. Libri i tij “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica” (Principet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar së pari në vitin 1687, hodhi themelet për “mekanikën klasike”. Sot janë bërë 380 vite që kur ai ka lindur.
Në Principia, Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe gravitetin universal që formësoi këndvështrimet shkencore kryesore deri sa u zëvendësua nga Teoria e Relativitetit. Njutoni përdori shpjegimet e tij matematike të gravitetit për të derivuar ligjet e lëvizjes së planeteve të Keplerit, llogaritur baticat, trajektoret e kometave, precedentët e ekuinikseve dhe fenomeneve të tjera natyrore, duke zvenitur më tej dyshimet për heliocentricitetin e Sistemit Diellor. Ai demonstroi se lëvizja e objekteve në Tokë dhe trupa qiellorë mund të llogaritet nga të njëjta principe. Konkluzioni i Njutonit se Toka është një sferoid i shtypur në pole, u konfirmua më vonë nga matje gjeodezike të Maupertuis, La Condamine dhe të tjerë, duke bindur shumicën e shkencëtarëve Evropianë për superioritetin e mekanikës Njutoniane mbi sistemet e mëparshme.
Njutoni ndërtoi teleskopin e parë praktik reflektues dhe zhvilloi një teori të sofistikuar të ngjyrave të bazuara në vëzhgimet e kryera me një prizëm qelqi që zbërthen dritën e bardhë në ngjyrat e spektrit të dukshëm. Punimet e tij mbi dritën u grumbulluan në librin e tij shumë influencues “Optika”, i botuar më 1704. Ai formuloi gjithashtu një ligj empirik për ftohjen, bëri llogaritjen e parë teorike për shpejtësinë e dritës dhe prezantoi i pari nocionin e lëngjeve Njutoniane. Në vazhdimësi të punës së tij në llogaritje, si një matematikan, Njutoni kontribuoi në studimin e serive të energjive, gjeneralizoi teoremën binomial të eksponentëve me numra jo të plotë, zhvilloi një metodë për të përafruar zgjidhjet e një funksioni dhe klasifikoi shumë prej kurbave të rrafshit kubik.
Në mekanikë, Njutoni formuloi parimin e inercisë.
Në optikë, ai e ndërtoi teleskopin, zhvilloi teorinë e ngjyrave në bazë të vëzhgimit të një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.
Në matematikë, Njutoni së bashku me Gotfrid Lajbnicin dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njësimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën “metodë të Njutonit” për gjetjen e zerove të një funksioni dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “treshe të artë” të matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës: Ligjin e inercisë, Ligjin e veprimit dhe të kundërveprimit, Ligjin e forcës.
Pas Galileut, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se është njësoj me atë të Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.
Njutoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës. / KultPlus.com
Dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë transportuar për në hapësirë nëpërmjet raketës Falcon 9 të misionit Transporter 6, nga Space Launch Complex 40 (SLC-40).
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar dhe pamje nga nisja e dy satelitëve në hapësirë.
“‘Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shprehet Rama.
Rama thekson se, “nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”.
Kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc., me vlerë 6 milionë dollarë u nënshkrua në fund të muajit shtator të vitit 2022.
Kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.
Ndër të tjera, ky shërbim do t’ju mundësojë institucioneve përfituese marrjen e imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive./atsh/ KultPlus.com
Sot në shumë vende të botës Viti i Ri fillon më 1 janar. Festimi i Vitit të Ri më 1 janar është një fenomen relativisht i ri. Regjistrimi më i hershëm i festimit të Vitit të Ri besohet të ketë qenë në Mesopotami, i cili festohej rreth vitit 2000 para erës sonë në ditët e ekuinoksit pranveror (muaji mars). Një numër datash të tjera janë ruajtur në kulturat e lashta të lidhura me stinët dhe kalendarët. Egjiptianët, fenikasit dhe persët e nisnin vitin e ri me ekuinoksin e vjeshtës (shtator), ndërsa ilirët festonin me solsticin e verës (20 ose 21 qershor), grekët me solsticin e dimrit (21 dhjetor).
Festimi i Vitit të Ri (stilus, calculus) në Europë prej shekujsh është shënuar në data të ndryshme kalendarike, duke përfshirë 1 dhe 25 mars, 1 shtator, 25 dhjetor, etj. Stili i natës së Vitit të Ri që fillon më 1 janar (Stilus Circumcisionis) u mor nga zakoni i lashtë romak i emërimit të konsujve (153 para erës sonë). Edhe pse Jul Cezari rreth vitit 46 p.e.s. përdori kalendarin Julian, duke mbajtur 1 janarin si datën e fillimit të vitit të ri. Me zgjerimin e Perandorisë Romake, u rrit edhe përdorimi i kalendarit Julian. Megjithatë, pas rënies së Perandorisë Romake në shekullin e 5 pas Krishtit, shumë vende ndryshuan kalendarin për të pasqyruar më shumë fenë e tyre, dhe 25 Mars (stilus Incarnationis ose Festa e Shpalljes), si dhe 25 dhjetori (stylus Nativitatis ose Kshndella) u bënë ditë të zakonshme të Vitit të Ri. Më vonë u bë e qartë se kalendari Julian kërkonte modifikime të mëtejshme për shkak të një llogaritjeje të gabuar në lidhje me vitet e brishtë (në çdo katër vjet duhet të jetë vit i brishtë). Papa Gregori XIII prezantoi një kalendar të rishikuar (është fjala për kalendarin gregorian) më 24 shkurt 1582 (Inter gravissimas), i cili rivendosi 1 janarin për të festuar ardhjen e saktë të Vitit të Ri. Kalendari në fjalë do të praktikohet fillimisht në Shtetet Papale (dhe shtete të tjera italiane dhe ballkanike të besimit katolik romak), Francë, Portugali dhe Spanjë. Më vonë vendet protestante dhe ortodokse miratuan këtë kalendar, ndërsa Britania e Madhe dhe kolonitë e saj amerikane përqafuan kalendarin gregorian nga viti 1752. Më parë ata festonin Vitin e Ri më 25 Mars. Me kalimin e kohës, edhe vendet jo të krishtera filluan të përdorin kalendarin Gregorian. / KultPlus.com
Anton Çetta, që konsiderohet si nderi i kombit, ka qenë dhe mbetet ndër figurat kryesore të rezistencës së shqiptarëve, ku në kohën më të vështirë për popullin kosovar, ai me iniciativën e tij arriti të pajtojë shumë familje, shkruan KultPlus.
Më poshtë KultPlus ju sjell një nga thëniet e njohura të tij, që flet për popullin shqiptar, për robërimin e traditën e popullit tonë.
Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar… / KultPlus.com
Versioni francez i Oscars “Cesar Awards” ka njoftuar se do të ndalojë pjesëmarrjen e kujtdo që përballet me një dënim të mundshëm me burg për sulme seksuale nga ceremonia e vitit 2023.
Cesar Awards që do të mbahet muajin e ardhshëm – thanë se po vepronin në respekt për çdo viktimë të mundshme.
Kjo do të thotë se ceremonia do të përjashtojë aktorin francez Sofiane Bennacer, i cili është nën hetim për akuzat për përdhunim të cilat ai i mohon.
Cesar Awards ka thënë se po shqyrtonte një ndryshim rregullash rreth përshtatshmërisë.
Tani ata kanë njoftuar se kushdo që hetohet për krime të dhunshme të dënueshme me burgim – veçanërisht ato të natyrës seksuale – do të ndalohet të marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti më 25 shkurt.
Rregulli vlen edhe për këdo që është dënuar për një vepër të tillë.
Akademia do të votojë nëse do të bëjë një ndryshim të përhershëm në kriteret e pranueshmërisë./21Media/ KultPlus.com
Kompania amerikane Tesla njoftoi se ka shitur një rekord prej 1,3 milion automjete elektrike vitin e kaluar, megjithatë, shitjet ishin më të ulëta nga sa kishte premtuar drejtori i përgjithshëm Elon Musk, i cili synonte rritjen e shitjeve me pothuajse 50 për qind çdo vit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra e vitit 2022 tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 936 mijë automjetesh të shitura në vitin 2021, por nuk arriti në 1,4 milion të nevojshme për të përmbushur objektivin e rritjes prej 50 për qind të kompanisë. Shitjet u rritën me 40 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa prodhimi u rrit me 47 për qind, në 1,37 milion.
Objektivi nuk u arrit pavarësisht rritjes së fortë të shitjeve në fund të vitit që përfshinte zbritje të rralla prej 7.500 dollarësh në SHBA për modelet më të shitura Y dhe 3.
Tesla Inc., me seli në Austin të Teksasit, gjithashtu u detyrua të përballet me valën e re të infeksioneve të koronavirusit në Kinë, e cila ndërpreu prodhimin në fabrikën e saj në Shangai.
“Faleminderit të gjithë klientëve, punonjësve, furnitorëve, aksionarëve dhe mbështetësve tanë që na ndihmuan të realizojmë një 2022 të shkëlqyer në dritën e sfidave të ndjeshme gjatë gjithë vitit”, tha kompania e automjeteve elektrike dhe paneleve diellore.
Tesla nuk nxori asnjë model të ri vitin e kaluar, ndërsa përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit e vjetër të automjeteve dhe startup-et si Lucid dhe Rivian, të cilët vazhdimisht prezantojnë modele të reja të automjeteve elektrike. /aa/ KultPlus.com
Aktori i famshëm uellsian Anthony Hopkins ka mbushur të 85-tat.
– Disleksia nga e cila vuante si fëmijë e bën atë të turpshëm dhe introvert, vetëm si i rritur do të zbulojë se ka sindromën Asperger.
– Një pianist i shkëlqyer, megjithatë ai është i përkushtuar ndaj aktrimit që e ndihmon të ndihet më i pranuar.
– Pas shërbimit ushtarak u pranua në “Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik” dhe më pas në “Teatrin Kombëtar” me regji të legjendarit Laurence Olivier.
– Ai bëri debutimin e tij në film në rolin e Rikard Zemërluanit (1968).
– Mes viteve 70 dhe 80 karriera e tij u nda midis Britanisë së Madhe dhe SHBA dhe mes kinemasë, televizionit dhe teatrit.
– Në vitin 1992 ai fitoi Oscarin si protagonist, duke luajtur vetëm 16 minuta dhe duke u shfaqur për rreth 25 minuta, për rolin e Hannibal Lecter në “Heshtja e Qengjave”.
– Në vitin 1993 u shpall kalorës duke marrë titullin “Sir”.
– Ai është shtetas amerikan që nga viti 2000.
– Ai u nominua për një çmim Oscar gjashtë herë (“Heshtja e qengjave”, “Mbetjet e ditës”, “Nikson” “Amistad”, “Dy Papët” dhe “Babai”).
– ”Babai” i dha atij Oscarin e dytë të karrierës së tij në vitin 2021, duke e bërë atë fituesin më të vjetër në histori.
– I martuar tri herë ai ka një vajzë nga martesa e parë.
– Ai është vegjetarian dhe anëtar i Greenpeace. / KultPlus.com
Librat e shkëlqyer u ofrojnë lexuesve një përvojë unike për të zhvilluar veten, duke e përjetuar botën përmes tregimeve të njerëzve të tjerë. Ato nxisin një reflektim të thellë dhe shërbejnë si tregime paralajmëruese, të cilat mund të jenë të fuqishme nëse leksionet që nxjerrim prej tyre zbatohen me mençuri në jetën tonë.
Për më tepër, librat e mëdhenj na kujtojnë se përvoja njerëzore është praktikisht e njëjtë, pavarësisht nga gjeografia apo periudha kohore. Për më tepër, ato inkurajojnë qartësinë e mendimit, gjë që mund të na ndihmojë t’ia dalim përballë rrethanave të vështira në një botë të trazuar. Më poshtë janë 5 libra të mrekullueshëm, që duhet të na nxisin të punojmë mbi atë që duhet të rregullohet më shumë në këtë botë:mbi veten tonë.
Vëllezërit Karamazov
Mësimi i jetës: Të gjithë jemi përgjegjës për të keqen që ekziston në botë.
Romani realist i Fjodor Dostojevskit, është shumë aktual brenda kontekstit historik të trazirave shoqërore të Rusisë të shekullit XIX-të. Ai tregon historinë e një babai dhe tre djemve të tij në një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e Rusisë. Romani është pjesërisht një thriller, pasi 3 djemtë janë të përfshirë në vrasjen mizore dhe të çuditshme të babait të tyre.
Djali i dytë tepër intelektual është veçanërisht i trazuar nga pesha e të keqes në botë, dhe përvoja e tij pasqyron shqetësimet e thella për njerëzimin, lirinë, të mirën dhe të keqen që kanë ardhur për të karakterizuar jetën moderne. Një nga mësimet kryesore të romanit është
i rrënjosur tek besimin ortodoks lindor, se të gjithë janë përgjegjës për të gjithë, duke nënkuptuar se ne të gjithë kemi kontribuar në shkatërrimin e botës sonë, gjë që mund të jetë në kontrast me idetë perëndimore për individualizmin.
Në sfondin e historisë së pasur të Rusisë, Dostojevski përshkruan ulje-ngritjet e përvojës sonë të përbashkët njerëzore, duke na kujtuar se ne gjithashtu kemi fuqinë për të ndryshuar gjërat. Ndërsa shohim me një shqetësim në rritje trajektoren e botës, epilogu i romanit na sugjeron se një shkëndijë e vogël e së vërtetës tek secili prej nesh, mjafton për të rindezur dëshirën për të mirën, të vërtetën dhe të bukurën.
Gjërat shpërbëhen
Mësimi i jetës: Jini fleksibël dhe pragmatik, dhe jo të ngurtë.
Në veprën klasike të Çinua Açebe, Things Fall Apart (Gjërat shpërbëhen), përballemi me luftën e një njeriu me veten, ndërsa shoqëria ku jeton shndërrohet para syve të tij. Historia rrëfen jetën e një luftëtari të famshëm në një fis të epokës para-koloniale në Nigerinë Juglindore, i cili sheh me hidhërim rritjen e ndikimit të misionarëve dhe kolonialistëve të krishterë midis popullit të tij.
Romani përshkruan traditat e pasura para–koloniale të popullit Igbo, ndërsa luftëtari përpiqet me të gjitha mënyrat të ruajë traditat dhe mënyrën e jetesës së popullit të tij. Megjithatë, në fund e kupton se gjërat kanë shkuar shumë larg, dhe se shoqëria Igbo ashtu siç e njihte dikur është duke u shpërbërë.
Luftëtari i Açebes refuzon të pranojë se shoqëritë janë dinamike, dhe se ato i nënshtrohen vazhdimisht ndryshimeve. Në ngurtësinë e tij, luftëtari refuzon të pranojë se fotografia e tij idealiste e traditës Igbo përfshinte gjithashtu disa praktika që i dehumanizuan të tjerët.
Me urrejtjen e tij virtuale ndaj dobësisë, ai e çon në ekstrem guximin e tij zakonisht të virtytshëm, duke shkaktuar edhe vdekjen e vet. Në këtë proces ai e kthen mbi vete dhunën e kolonializmit, duke menduar se ky akt i fundit sfidues do ta çojë përpara kauzën e tij. Megjithatë, luftëtari nuk arrin të kuptojë se koha i zhduk konturet e vrazhda të veprimeve tona individuale, duke i zbutur ato në tronditjen e vazhdueshme të historisë. Në thelb, gjithçka për të cilën ai luftoi me të drejtë, vdiq bashkë të. Me këtë roman, Açebe na paralajmëron të jemi kundër interpretimeve të ngushta të shoqërisë, dhe na inkurajon të jemi fleksibël dhe pragmatikë.
Zbulesa
Mësimi i jetës: Ndoshta problemi jeni ju vetë.
E shqetësuar thellësisht për nihilizmin mbizotërues që ajo pa, koleksioni i tregimeve të shkurtra të shkrimtares amerikane Flaneri O’Konor synonte t’i trondiste lexuesit. Personazhet e saj më të paharrueshëm janë të krishterë të respektuar, me qëllime të mira, përpjekjet në dukje të të cilëve për devotshmëri, kontrastojnë shumë me mendjemadhësinë e tyre që ekziston thellë brenda vetes së tyre.
Këta personazhe fshihen me mjeshtëri pas mirësjelljes dhe përshtatshmërisë shoqërore, ndërsa mbeten të vetë-kënaqur. O’Konor u përpoq që të shkundte me forcë personazhet e saj (dhe lexuesit) nga kjo vetëkënaqësi. Tek novela “Zbulesa”, një grua e respektuar, e ndërgjegjshme për përkatësinë e saj klasore, sulmohet papritur nga një vajzë adoleshente, e cila dukshëm është e neveritur nga vaniteti i saj.
Fasada sociale e gruas shkatërrohet për një moment nga përpjekja e vajzës për të nxitur tek ajo një reflektim të brendshëm. Përveç portretizimit të shkathët të mënyrave të sjelljes aristokrate në SHBA-në e Jugut, historia na tregon se botëkuptimi i kësaj gruaje nuk lë vend për humanizmin e të tjerëve.
Megjithatë, tronditja nga fyerja dhe goditja e lehtë fizike nga adoleshentja, mjaftojnë për tëzgjuar tek ajo idenë se pavarësisht sjelljeve të saj, ajo mund të jetë ndonjëherë shumë e keqe nga brenda. Në qendër të tregimit është ideja se rrahja dhe fyerja ndodhën për ta ndihmuar gruan të pranonte të vërtetën me veten, dhe të fillonte të vinte në pikëpyetje pikëpamjet e saj arrogante mbi veten dhe njerëzit përreth saj.
Krishti i varfër i Bombas
Mësimi i jetës: Ne jemi të verbër ndaj vuajtjeve që u shkaktojmë të tjerëve, sepse nuk mund të shohim dot përtej vuajtjet tona.
I vendosur në pyjet e Kamerunit kolonial, romani i Mongo Betit tregon historinë e një prifti katolik francez, i cili zbulon kotësinë e imponimit të besimeve, praktikave ose (në këtë rast) virtyteve ndaj të tjerëve. Prifti francez ka ngritur një shtëpi unike për trajnimin e grave të ardhshme, ku gratë angazhohen në detyra të ndryshme, duke kultivuar virtyte të forta katolike përpara se të lejohen të martohen.
Megjithatë, përmes një sërë zbulimesh tronditëse, ai zbulon se objektivi i tij i virtytshëm është zhvlerësuar si për ironi nga mendjemadhësia e tij dhe e atyre që e rrethojnë. Disa personazhe në libër, nxjerrin në pah dyfytyrësinë e qenieve njerëzore, ku në një rast ata e shohin veten viktima të sistemit kolonial dhe në një tjetër si viktimizues të atyre që i rrethojnë.
Natyra e dyfishtë e veprimeve të tyre, tregon se ata, ndoshta si shumë prej nesh, janë të verbër ndaj vuajtjeve që u shkaktojnë të tjerëve, sepse nuk mund të shohin përtej vuajtjes së tyre. Beti na kujton se është më e lehtë nga sa mendojmë të luhatemi mes viktimës dhe kriminelit, dhe na takon të gjithëve që të hapim sytë, në mënyrë që të mos shkelim verbërisht të tjerët në kërkimin tonë për drejtësi.
Fausti
Mësimi i jetës: Puna e përditshme për t’u bërë një njeri më i mirë nuk mbaron asnjëherë.
Fausti i Johan Volfgang Gëtes, tregon historinë e përpjekjes së një shkencëtari për të kapërcyer kufirin e njohurive njerëzore. Bazuar në një epikë mesjetare, personazhi kryesor iashet shpirtin e tij Djallit në një përpjekje për të kapërcyer kufijtë e përvojës njerëzore.
Natyrisht, ky vendim i dyshimtë (si shumë të tjerë që përfshijnë shitjen e pjesëve të vetes te qeniet e liga) ka pasoja shkatërruese. Gjithsesi nuk është gjithçka e humbur, pasi në fund, shkencëtari përmes kërkimit të tij këmbëngulës arrin të kuptojë se i gjithë kozmosi (madje edhe i ligut) punon për të mirën.
Tema kryesore e tregimit, sillet rreth konceptit se jeta është një përpjekje e pandërprerë, duke nënkuptuar që ne duhet të vazhdojmë të punojmë me veten tonë; një proces që nuk ndalet asnjëherë gjatë gjithë jetës. Vepra e Gëtes na mëson se është detyra jonë, madje më e rëndësishmja, dhe më e shenjta, të zbulojmë pse jemi këtu. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë pyetje të rëndësishme, të shohim nga vetja dhe të mësojmë nga të tjerët. Këto janë thelbësore për të qenë qenie njerëzore të vërteta.
Çfarë i bën të shkëlqyera kryeveprat?
Librat e mëdhenj zakonisht karakterizohen nga dy gjëra:universaliteti dhe përjetësia. Siç tregojnë këto 5 histori, konteksti historik është pothuajse i parëndësishëm, pasi përvoja njerëzore e kapërcen kohën, hapësirën dhe vendndodhjen gjeografike.
Për më tepër, librat e shkëlqyer mund të na ndihmojnë të riorganizojmë kuptimin tonë mbi botën – ose siç shprehej kritiku i famshëm letrar Harold Blum, ato na inkurajojnë të “riorganizojmë përgjithmonë mobiliet e jetës sonë”. Kjo sepse ato mund të ndikojnë mbi thuajse në çdo aspekt të jetës sonë. Ato na mësojnë të jemi mendimtarë kritikë, pragmatikë, të mprehtë dhe empatikë. Po ashtu na ndihmojnë në ndërtimin e karakterit të mirë. Dhe njerëzit me karakter të mirë formojnë institucione, shoqëri dhe kombe më të mira. / Big Think/ KultPlus.com
Avokati i regjisorit legjendar franko-zviceran pati konfirmuar se Godard zgjodhi t’i jepte fund jetës së tij në moshën 91-vjeçare pas një beteje të gjatë me ‘sëmundjet e shumta shfuqizuese’.
Godard vdiq në shtëpinë e tij në qytetin zviceran Rolle, në liqenin e Gjenevës, sipas familjes së tij.
Ndërsa eutanazia në Zvicër është e paligjshme, mjekët mund të përshkruajnë një koktej droge, të cilat, nëse gëlltiten ose injektohen nëpërmjet një pike intravenoze, i lejojnë pacientit të marrë jetën e tij.
E përditshmja franceze Liberation citoi një person të afërt me familjen të thoshte se ‘ishte vendimi i Godard dhe ishte e rëndësishme për të që njerëzit të dinin për të’.
Godard ishte një nga regjisorët më të mirënjohur në botë, i njohur për filmat francezë të “Valës së Re”: “Breathless and Contempt”, që frymëzoi një brez regjisorësh duke përfshirë Quentin Tarantino dhe Martin Scorsese.
Stili i tij i drejtimit e prishi konvencionin dhe ndihmoi në fillimin e një mënyre të re të krijimit të filmit, me punën me kamerë të dorës, shkurtimet dhe dialogun ekzistencial.
Në festivalin e filmit në Kanë 2014, Godard i tha transmetuesit zviceran RTS se nuk mendonte se do të dëshironte të vazhdonte të jetonte me çdo kusht nëse do të ishte në gjendje të vështirë.
“Nëse jam shumë i sëmurë, nuk kam asnjë dëshirë të më hipin në një karrocë… aspak”, tha ai.
I pyetur nëse do të konsideronte vdekjen e asistuar në Zvicër, ai tha: ‘po… tani për tani’.
Gjatë një karriere të gjatë që filloi në vitet 1950 si kritik filmi, Godard ishte ndoshta regjisori që theu kufijtë në mesin e kineastëve të “Valës së Re” që rishkruan rregullat për kamerën, zërin dhe narrativën – duke u rebeluar kundër një tradite të mëparshme të tregimit më formulues.
Quentin Tarantino ishte një fans i madh Godardit, madje ai e quajti kompaninë e tij të prodhimit sipas një prej filmave të tij, “A Band Apart”./ KultPlus.com
Në gardh të qerpikut ka mbetur pak push nga vegimi yt, Fërkoj sytë, në mes të akullnajës së tyre është një vrimë, prej nga rrush i shtrydhur i bebëzës pikëllon ca musht, Ngjit në buzë fjala e pathënë kurrë n’gjuhë të padëgjuar, gjurma e pamjes, që si fantazmë s’la gjurmë mbi retinë, Nuk hyj dot brenda, dera është e mbyllur dhe e ngushtë , ulem në prag të dritës si hije e duroj atë ç`është shkruar. Po pres të vijë njeriu prej dëbore që ndërtuam bashkë, me të bardhën e syve në dimrin që shkoi kur mërdhinim, Të zezën e vrimave shkruar me kujtime hiri, të shuara, Në vend të hundës një orë të vjetër që punonte akoma, Nuhatnim rrahjet, çastet, ndërsa fytyrën e tjetrit lëpinim, Këlyshë të vegjël, që ngrihen e rrëzohen, ende të hutuar, Përdhe e shtrirë, e lodhur nga pjellja, barkhapur, lehona. Bëmë një rreth e u kthyem përsëri aty ku u nisëm dikur, E ngjitëm gurin deri në majë, tani do rrokulliset poshtë, Engjëjt kundrojnë atë lojë ekraneve në fluturim a shtrirë, Lodhur ngjisim, zbresim shkallëve të ferrit, tokës, qiellit, Qemë terr, tym, mjegull, ajër, ujë, pemë, peshq e zogj, Qemë e nuk qemë njëherësh se hiç nuk ka, veçse bosh është guri, guaskë atomesh, vesh, lëkurë, cipë, shpellë .
Ja, midis dy çastesh mbushet dhe zbrazet enë e frymës, Nuk di se kush jam, lëvozhga vallë apo thelbi ndërmjet? Arra e trurit është edhe ajo thelb mishi, bosh me rrudha, ku brigjet e peshqit notojnë bashkë a përkundër rrymës, Isha matanë, por ish e njëjta gjë, breg dhe atje, shkretë, Humbëtirë qëllimesh, shpresash, largim nga fillesa udha, gjurmë fantazmash mbi retinë, ëndrra dëbore të brymës.
Theva arrën e ëndrrës, gjeta një tjetër thelb të rrudhur, që flinte atje, t’ardhmen në bark të dheut, varrin brazdë, ku fara e plugut hodhi atë që ndodh, kufomën e jetës, mishin ngjallur n’vdekje plis, ecejaket, kohën e humbur, përleshjet, gravitetin, rëniet tëposhtë dhe fluturimet lart, Gjeta majave, muret në krahë, shtatoret e mumies, vetes, ju, skllevër të tjetrit. Fërkova sytë, heshta e u ula mbi gur.
Fllad i lehtë i flatrës së bebëzave ftoh pjalmin e kllapisë, Helmi ngrin, n’atë akull gdhend kundrimi buzë të hapura, dyer, vagina, tunele arratisjesh. Rrezja ngrohet e shkrin bregun e trajtës, pi shkumë aty, thithet prapë në sisën e valëve e kthehet në vrimë, mbrapsht si flakë në zjarr, trembur nga greminë e territ , grackë hapur e kërthizës për shkëndijën që lind, nuk duron dot më e bie matanë.
Gjeta po të njëjtën guaskë në breg, me në mes perlën, Në mes të perlës thërrmijën e rërës, n’mes të thërrmijës hiçësinë, në mes të hiçit gjithçkanë pa fund, valën, erën, ujët, e s’hodha më hije se hija isha unë, e flakës, vetes, e resë së mendjes mbi liqen, babait, nënës dhe fëmijës, e shtatores që kalbet në diell. U zvogëlova bashkë me të e u treta si dëborë në det, shkumë në rërë, ngjyrë thinjës.
Lagur jam, lodhur, pa rrënjë, i rëndë si trung i nxirë valëve, Rruazat e lotit përzier me ujë, me kripë përzier, e përthyejnë ndryshe dritën. Pjerrët lidhin sytë rrezet e kithta të brigjeve, ku tjetri këmbëzbathur, përpara se të zgjidhë barkën, i falet jehonës në guaskë, pëshpërimës së pafund të vajtjeardhjes, ngarkon gurin në krahë dhe shuhet si shkëndijë shtigjeve, brazdave të këmbëve, trurit , mendimeve, të erës, valëve… / KultPlus.com
Me termin “Oblomovizëm” zakonisht përkufizohet një lloj patologjie dembelzimi që e merr emrin nga Oblomovi, personazhi kryesor i romanit të Ivan Goncharov, të cilit jeta i duket aq e pakuptimtë sa çdo mëngjes e ka të pamundur të ngrihet nga shtrati. Pasi e lexon këtë kryevepër të letërsisë ruse fillon të mendosh se të sëmurë mbase janë ata që nuk arrijnë ta kuptojnë filozofinë e Oblomovit.
2. Stefan Zweig – Bota e djeshme
Shtetet përfundojnë në luftë, miliona të pafajshëm humbin jetën edhe kur duket sikur të gjithë po përpiqen ta mënjanojnë kasaphanën botërore. Një lexim i domosdoshëm që tashmë nuk tingëllon edhe aq si përshkrim i “botës së djeshme” se sa si paralajmërim tmerrues i asaj që mund të na presë.
3. Mark Mazower – Selaniku, qytet fantazmash
Historia e trishtë e Selanikut nga e kaluara e lavdishme si një nga qendrat kryesore të perandorisë osmane ku kryqëzoheshin kultura nga më të ndryshmet tek shkatërrimi i tyre si pasojë e lindjes së nacionalizmit në Ballkan.
4. Ismail Qemali – Kujtime
Një libër kujtimesh ku Ismail Qemali përshkruan veprimtarinë e tij si diplomat në shërbim të perandorisë osmane. Një lexim i detyrueshëm për të shkundur stereotipin nacionalist me të cilin është studiuar deri më sot një nga figurat kryesore të themelimit të shtetit shqiptar.
5. Alexander Lernet-Holenia – Baron Bagge
Një nga librat më të dashur të Stefan Zweig, Baron Bagge është rrëfim i dhimbshëm i absurditetit të luftës, kufirit midis jetës dhe vdekjes dhe dashurisë si përpjekje për të mbijetuar.
6. Claire Keegan – Vogëlsi të tilla
Në vetëm rreth 100 faqe që përshkruajnë Krishtlindjet e Furlongut, Keegan trajton me mjeshtëri temën e abuzimin të vajzave dhe grave prej kishës katolike në Irlandën e vitit 1985.
7. Machiavelli – Komeditë (Mandragola, Gruaja prej Androsit, Clizia) Machiavelli njihet më shumë si autori i Princit por sekreti i shprehjes së tij të famshme se “fati (fortuna) është femër” është i fshehur në këto komedi që janë sa të thella aq edhe zbavitëse.
8. Javier Cercas – Monarku i hijeve
Historia nuk është asnjëherë bardhë e zi dhe një nga meritat e rralla të këtij romani autobiografik të Cercasit, në gjurmët e vdekjes së xhaxhait të tij si ushtar falangist gjatë luftës civile në Spanjë, është gjykimi i pjekur rreth dilemave morale të individëve përballë një sistemi totalitar.
9. Javier Zamora – Solito
Rrëfimi tepër prekës i peripecive të një djali të vogël që udhëton i vetëm nga El Salvadori për t’u bashkuar me prindërit emigrantë në SHBA. Realiteti i dhimbshëm i kapërcimit të kufijve, përtej retorikës ksenofobe kundër emigrantëve të paligjshëm.
10. Annie Ernaux – Pasion i thjeshtë
Çfarë e dallon dashurinë e vërtetë nga pasioni i thjeshtë? Kjo mund të thuhet vetëm në fund të jetës. Por ndërkohë edhe ky libër i Ernaux ia vlen të lexohet për të patur disa parametra./politiko.al/ KultPlus.com
Ministri Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se është zhbllokuar përfundimisht procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore, përcjell KultPlus.
Pas vlerësimit dhe rekomandimit pozitiv nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disa vjeçar i shtohen Hamami i Madh në Prishtinë, varrezat Hebraike në Prishtinë, shkolla e Muzikës (ish Saraji i Mustafë Pashës) në Gjilan, Atik Xhamia në Gjilan, dhe ish-hoteli Jadran në Mitrovicë.
Gjatë javëve dhe muajve në vijim pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të ndryshme të trashëgimisë kulturore. / KultPlus.com
A e dini se J.R.R. Tolkien nuk i konsideronte “Kryezoti i unazave” dhe “Hobit” si veprat e tij të shkëlqyera, pasi për të ato ishin thjesht histori argëtuese?
Ishte pa dyshim shkrimtari i parë i fantazisë, që shkroi histori siç i shohim edhe në ditët e sotme. J.R.R Tolkien ishte nga të paktët autorë, që transformoi botën duke pasur një ndikim të madh tek shkrimtarët e letërsisë imagjinare, duke bashkëlidhur krijimtarinë e vet me botën reale dhe duke u dhënë shpresë njerëzve në kohë lufte.
John Ronald Reuel Tolkien lindi në 3 janar 1892 në Bloemfontein, Afrika e Jugut. Emri Tolkien besohet të jetë me origjinë gjermane, që nënkuptonte marrëzisht i guximshëm, ose tmerrësisht i zgjuar. Kur ishte 4 vjeç, i vdiq i ati nga ethet reumatike dhe ai shkoi të jetojë me nënën në Birmingham të Anglisë, së bashku me vëllanë e vogël, Hilari. Nuk kaloi shumë dhe, në vitin 1904, nëna e tij u diagnostikua me diabet dhe vdiq në nëntor të po atij viti. Djemtë u dërguan në shkolla me konvikt dhe Atë Morgen, një prift katolik, i mori nën kujdestari.
Kur John Ronald ishte 16-vjeç, ra në dashuri me Edith Bratt, një tjetër jetime, por Atë Morgen nuk e aprovoi, kështu që iu desh të priste deri në moshën 21-vjeç për t’i propozuar. Ndërkohë, ai ndoqi shkollën e “King Edward” në Birmingham dhe Kolegjin Exeter, Oxford në vitet 1915-1919. Gjatë qëndrimit në kolegj, u martua me Edith Bratt më 22 mars 1916.
Kur ishte 28 vjeç, u shkëput përkohësish nga mësimdhënia dhe mori pjesë në Betejën e Sommes, një nga pesë betejat më të mëdha dhe më të përgjakshme në historinë e njerëzimit, si dhe në konflikte të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Betejën e Sommes luftuan mbi 3 milionë ushtarë, si rrjedhojë më shumë se 1 milionë u plagosën ose u vranë. Pas luftës iu rikthye mësimdhënies, duke e kaluar pjesën më të madhe të jetës duke dhënë anglisht dhe letërsi angleze, në Universitetet e Leeds, i specializuar në anglishten e vjetër dhe të mesme. Për t’u argëtuar, ai shkroi libra të zymtë dhe të pikëlluar, të cilët përfundimisht u bënë “Silmarillion”. “Hobit” mendohej të ishte një libër zbavitës për fëmijët e tij, ndaj kur e botoi, botuesi i kërkoi një vazhdim.
Të paktë janë ata shkrimtarë të aftë, që mund ta lidhin krijimtarinë e tyre me jetën reale. “Hobit” u bë i njohur në mbarë botën dhe u përkthye në më shumë se 50 gjuhë të ndryshme, duke u shitur më shumë se 100 milionë kopje në të gjithë botën dhe është libri i gjashtë më i shitur në historinë njerëzore, ndërsa “Kryezoti i unazave” zë vendin e 3-të.
Tolkien e kishte shkruar “Hobit” si histori zbavitëse për fëmijë për një aventurier të vogël që shkoi dhe vodhi arin e një dragoi, duke hasur në rreziqe të shumta gjatë rrugës. Ishte menduar që t’i bënte fëmijët për të qeshur dhe ngazëllyer. Për herë të parë libri u botua gjatë mesit të Luftës së Dytë Botërore dhe pati një domethënie të veçantë për familjet që kishin anëtarë të dashur të familjes në luftë. Në njëfarë mënyre u dha shpresë, se të gjithë do të ishin mirë dhe të dashurit e tyre do të ktheheshin të sigurt dhe të shëndoshë.
Po ashtu “Hobit” frymëzoi edhe luftëtarët, pasi ata panë se si personazhet kishin kapërcyer pengesat sfiduese, i zemëroi teksa panë se si Bilbo dhe xhuxhët luftuan dragoin dhe bëri që ta mirëpritsnin veprën. Një tjetër arsye që bëri që ata të lidheshin aq mirë me librin, ishte fakti që luftëtarët po përballeshin me vështirësi njëlloj si personazhet, prej nga u frymëzuan nga shpresa që karakterizonte personazhet për ta transferuar atë në jetën reale.
“Hobit” dhe “Kryzoti i unazave” jo vetëm që frymëzuan luftëtarët, por edhe lexuesit anembanë. Këto libra janë padyshim mirëfilli fantazi, gjithsesi kjo nuk ua zbeh aspak efektin që përhapin tek lexuesi. Personazhet e librit lidhen me botën reale në kaq shumë mënyra: ata duhet të vazhdojnë dhe luftojnë përmes sfidave, dhe ata kanë sukses në shumë prej këtyre sfidave. Por më e rëndësishme është që personazhet e ndryshojnë tërësisht linjën e tregimit në një mënyrë që librat e tjerë nuk e bënë. Personazhet mësojnë mësime dhe ndërsa vazhdoni të lexoni, personazhet mësojnë më shumë rreth historisë së Tokës së Mesme.
Ky koncept mahniti lexuesit, sepse nuk ishte përdorur kurrë. Disa nga këta lexues vazhduan të krijojnë muzikë, lojëra dhe libra të tjerë bazuar në këto histori. “Kryezoti i unazave” ishte një gur i fortë për lojëra si “Dungeon” dhe “Dragon”, i cili përfshinte shumë nga lojërta fantastike që u shfaqën në Tokën e Mesme. Muzikanti i parë që solli në jetë këngë nga librat ishte Donald Swann, i cili mori gjashtë poezi për t’i shndërruar në tekste këngësh, me lejen dhe miratimin e J.R.R Tolkien etj.
Librat e J.R.R Tolkien ishin disa nga historitë më me ndikim të shkruara ndonjëherë për shkrimtarët letërsisë triller në të gjithë botën. Personazhet e librave në vend që të mbeteshin në vendnumëro, u rritën dhe ndryshuan me kalimin e kohës, të njëjtën gjë bëri edhe bota e tyre. Autori i dha një histori “Kryezotit të unazave” dhe “Hobit” me betejat e ndërmarra, dimrat e vështirë apo një vit veçanërisht prodhimtar në krijimin e birrës. Kjo tregimtari e bëri historinë që po ndodhte të dukej shumë më e vërtetë.
Bota në librat “Hobit” dhe “Kryezoti i unazave” është një botë plotësisht e sajuar, me gjuhën e vet karakteristke. Autoei shpiku dialekte të shumta që për këto libra, njëherazi edhe për argëtim, veçanti që e tërheq lexuesin dhe u krijon mundësinë ta gjejnë më lehtë lidhjen midis tyre dhe librit. Tolkien nuk i populloi librat e tij me aventura çudibërëse dhe të çuditshme si shumë shkrimtarë të letërsisë fantastike në atë periudhë, ai u dha personazheve një qëllim dhe qëllim të vërtetë.
Në ditët e sotme, shkrimtarë nga e gjithë bota marrin parasysh gjithçka që i bëri të veçantë tregimet e J.R.R. Tolkien, qoftë ajo gjuhësore, historia apo komplotet e personazheve, për t’i përfshirë ato në shkrimet e tyre.
J.R.R. Tolkien ishte një pionier i botës së fantazisë dhe frymëzoi njerëz në të gjithë botën që të ndjekin dhe të arrijnë ëndrrat e tyre. J.R.R Tolkien është krijues i modelit të ndryshimeve, sepse formësoi librat që lexojmë sot me kaq endje.
Që nga vdekja e tij më 2 shtator 1973 në moshën 81-vjeç, ndikimi i John Ronald Reuel Tolkien, i njohur si J.R.R. Tolkien vijon të rritet. Filolog, profesor dhe shkrimtar, Tolkien ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij “legendarium”-it, fjalës që ai i referohej krijimtarisë vendosur në Tokën e Mesme dhe zonave përreth. Tolkien kaloi më shumë se 50-vjet duke shkruar poemat dhe trillimet e legendariumit të tij; rezultati është një krijimtaria e gjerë dhe jashtëzakonisht mbresëlënëse. / KultPlus.com
White i lindur në Çikago ishte një nga anëtarët e parë që iu bashkua grupit të themeluar nga vëllezërit e tij më të mëdhenj Maurice dhe Verdine, transmeton KultPlus.
Basisti Verdine tha se vëllau i tij “i mahnitshme e i talentuar” tani po “i binte daulleve me engjëjt”.
Ndër homazhet për White, këngëtari Lenny Kravitz e quajti atë një “mbret të vërtetë” dhe tha se ishte “i bekuar” që ishte ndikuar prej tij.
White filloi ti binte daulleve në moshën nëntë vjeçare dhe u shfaq në albumin e tij të parë ‘Donny Hathaway’s Live’, kur ishte vetëm 16 vjeç.
Në vitin 1974, ai iu bashkua “Earth Wind & Fire”, hitet më të njohura të të cilit përfshijnë ‘Shtatori’ dhe ‘Boogie Wonderland’.
Një vit më vonë, grupi fitoi famë me albumin “That’s the Way of the World”.
Albumi u bë më i shituri i të gjitha kohërave, me më shumë se 90 milionë disqe të shitura në mbarë botën.
Me kalimin e viteve grupi fitoi gjashtë çmime ‘Grammy’ dhe katër ‘American Music Awards’, si dhe hyri në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ në 2000 dhe fitoi një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’.
Vdekja e Fredit u njoftua në rrjetin social Instagram nga Verdine White, i cili nuk dha një shkak.
“Familja jonë është e pikëlluar sot me humbjen e një anëtari të mrekullueshëm dhe të talentuar të familjes, vëllait tonë të dashur Frederick Eugene ‘Freddie’ White”, ka shkruar ai.
Përveç suksesit të tij në bateri, White ishte një vëlla i mrekullueshëm, i cili ishte “gjithmonë argëtues dhe i lezetshëm”, shtoi ai.
“Ne gjithmonë mund të mbështetemi tek ai për ta bërë më të lehtë një situatë në dukje të keqe! Ai do të jetojë në zemrat tona përgjithmonë, prehu në paqe i dashur Freddie!”
Si përgjigje, Kravitz shkroi: “Duke dërguar dashurinë time dhe ngushëllimet më të thella për ju dhe familjen.
“Isha i bekuar që isha në praninë e tij dhe i bekuar që isha ndikuar prej tij. Një mbret i vërtetë. Pusho në paqe.” / KultPlus.com
Para nisjes, vashë Athine, Kthema ti at’ zemrën time! A, meqë u shkul nga gjiri’ vet Mbaje pra e merr atë çka mbet’. Besën, para nisjes, ma dëgjo, Ζωή μου, σᾶς ἀγαπῶ.
Për ato gërsheta pa të sosur, Erëra t’Egjeut q’u vijn’ rrotull; Për ato qepalla shkruar në të zi, Puth faqkat që çelin plot butësi; Për syçka si kaprollë, t’ashprat ato, Ζωή μου, σᾶς ἀγαπῶ.
Për ato buzë që digjem gjithnjë; Për atë bel që aq dua ta zë; Për lulet e mbledhura që thonë Çka asnjë fjalë dot s’e sqaron; Për hare a breng’ dashurie, cilëndo, Ζωή μου, σᾶς ἀγαπῶ.
Vashë Athine! Unë kam shkuar. Mendo mua, e shtrenjtë! i vetmuar. Paçka se për Stamboll mora flatrim N’Athinë kam zemrën, kam shpirtin tim: A mund të të mos dua më? Jo! Ζωή μου, σᾶς ἀγαπῶ.
Shënim: Ζωή μου, σᾶς ἀγαπῶ (Zoí mu, sas agapó), nga greq. “Jeta ime, të dua.”