Dhjetëra këngë të stilit popullor, tash janë pjesë e albumit të parë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, i promovuar dje në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcjell KultPlus.
Këngët janë të interpretuara nga solistë të ndryshëm, ato kontribuojnë në ringjalljen e folklorit si një segment i rëndësishëm kulturor, si dhe ndihmojnë, që përdorimi i instrumenteve tradicionale të përcillet brez pas brezi.
Në album janë të përfshirë këngëtarë të ansamblit, si dhe bashkëpunëtorë të tij si: Violetë Kukaj, Riza Bytyçi, Mirvete Bajrami, Majlinda Cikaqi, Liridon Sadriu, Edi Furra, Hysni Klinaku, Granit Musliu, Zana Abazi, si dhe incizimi i fundit i këngëtarit të ndjerë, doajenit, Ismet Bogujevci. / KultPlus.com
Njëri nga filmat e shumëpritur nga Marvel Studios, Ant-Man and the Wasp: Quantumania arrin në Cineplexx më 16 shkurt, me eventin Superheroes Night ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.
Presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige thotë se Ant-Man and the Wasp: Quantumania është filmi më i rëndësishëm në MCU që nga Avengers: Endgame. Paul Rudd dhe Evangeline Lilly rikthehen në rolet e tyre si Ant-Man dhe Wasp ku në këtë pjesë gjejnë veten duke eksploruar Quantum Realm së bashku me vajzën e tyre, duke ndërvepruar me krijesa të reja të çuditshme dhe duke hyrë në një aventurë që i shtyn ata përtej kufijve të asaj që ata mendonin se ishte e mundur. Sida e tyre e rradhës përfshinë shfaqjen e një karakteri të ri, Kang the Conqueror (luajtur nga Jonathan Majors), i cili do të luajë një rol të madh në hyrjet e Marvelit që do të vijnë, duke përfshirë “Avengers: The Kang Dinasty” që pritet të dal në kinema në vitin 2025.
Gjatë eventit ‘Superheroes Night’, të enjten do të dhurohen këto shpërblimet në Cineplexx:
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.
Gjerë tani Anë e mbanë botës Gratë i kanë mbijetuar Ndoshta ngaqë gjyshet tona ishin stoike ose, ngaqë në atë kohë, ato s’kishin të drejtë të ankoheshin.
Po ato prapë e mbërrinë pleqërinë me trupa të vyshkur por shpirtra të fortë.
E tash, në vend të kësaj, janë shkruar disertacione për këtë temë Që në fillim të të tridhjetave agonia fillon, parashikimi i katastrofës.
Një trup është shumë më tepër se shuma e hormoneve të tij. Në menopauzë a jo gruaja mbetet grua, është përtej prodhimit të sekrecioneve apo vezëve.
Të mos kesh perioda nuk nënkupton humbje të sintaksës as koherencës, nuk duhet të të bëj të fshehesh si një kërmill në guaskë, as të provokojë gërmime të pafundme.
Nëse depresioni vjen nuk do të jetë ndonjë gjë e re Zatën çdo cikël menstrual na ka ardhur me lot dhe barrën e tij, e zemërimin irracional.
Nuk ka arsye, pra, të ndihesh e zhvlerësuar: Hiq qafe tamponët dhe peceta higjienike! Përdori për të ndezur një zjarr në kopshtin tënd Zhvishu lakuriq Vallëzo ritualin e plakjes Dhe mbijeto Si shumë Para teje.
Muzeu i Artit Modern (MoMA) në Nju Jork, në bashkëpunim me Cinecitta i kanë kushtuar një ekspozitë aktores me famë botërore, Claudia Cardinale.
Pothuaj 70 vitet karrierë janë përmbledhur në këtë event, që si rrallëherë Muzeu i Artit Modern ia kushton një artisti të vetëm, sa kohë është ende në jetë.
Në ekspozimin e 23 filmave, 17 prej të cilëve tashmë të restauruar, 84-vjeçarja Cardinale, nuk mundi të ishte e pranishme, por ekspozita u inaugurua nga vajza e saj Claudia Squitieri.
“Megjithëse e adhuruar në nivel ndërkombëtar për shkak të bukurisë së saj Claudia Cardinale ka treguar përmes roleve në filma, brishtësinë emocionale si edhe inteligjencën”, shkruan MoMA, në përshkrimin e ekspozitës, e cila do të jetë e hapur për publikun deri më 21 shkurt.
Cardinale flet rrjedhshëm italisht, anglisht, spanjisht, dialektin siçilian si edhe gjuhën tuniziane, pasi ajo ka lindur në Tunizi, nga prindër me origjinë siçiliane.
Bashkëpunimet e Cardinale-s kanë qenë me emra të shquar të kinematografisë botërore si Fellini, Visconti, Abel Gance, Alexander Mackendrick, Sergio Leone, Werner Herzog dhe Richard Brooks.
Claudia Cardinale përveç aktrimit është njohur edhe për përpjekjet e saj si aktiviste e të drejtave të grave. / atsh / KultPlus.com
Tashmë është bërë tradicionale që obelisku “NEWBORN” të ndërroj pamje në çdo përvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Edhe këtë vit, obilesku po merr pamje të re e për këtë ka njoftuar autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili.
Këtë vit ngjyrat e monumentit janë ato të flamurit të Kosovës – e kaltërta, e verdha dhe e bardha.
“New Born” është objekti më i njohur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe qysh nga viti 2013, ky momunent ndryshon pamjen në mënyrë që të përçojë mesazhe të ndryshme. / KultPlus.com
Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë deklaroi se deri më tani 263 fëmijë janë shpëtuar nga rrënojat. Mes tyre, 162 fëmijë po marrin trajtim mjekësor në spitale të ndryshme dhe 101 po dërgohen në strehimoret e drejtuara nga ministria.
Herë pas here, pamjet e punonjësve të shpëtimit që nxjerrin foshnjat, të vegjlit dhe fëmijët nga pjesët më të thella të rrënojave të betonit bëhen virale në mediat sociale, me njerëz nga e gjithë bota që i përshkruajnë histori të tilla mbijetese si “mrekulli”.
Këtu janë disa nga shpëtimet e mrekullueshme të fëmijëve që befasuan përdoruesit e internetit në ditët e fundit.
Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë deklaroi se deri më tani 263 fëmijë janë shpëtuar nga rrënojat. Mes tyre, 162 fëmijë po marrin trajtim mjekësor në spitale të ndryshme dhe 101 po dërgohen në strehimoret e drejtuara nga ministria.
Herë pas here, pamjet e punonjësve të shpëtimit që nxjerrin foshnjat, të vegjlit dhe fëmijët nga pjesët më të thella të rrënojave të betonit bëhen virale në mediat sociale, me njerëz nga e gjithë bota që i përshkruajnë histori të tilla mbijetese si “mrekulli”.
Këtu janë disa nga shpëtimet e mrekullueshme të fëmijëve që befasuan përdoruesit e internetit në ditët e fundit.
Hamza, një foshnjë shtatë muajshe, u shpëtua në provincën Hatay, një nga rajonet më të prekura në Türkiye, pasi mbeti nën rrënoja për më shumë se 140 orë që nga tërmeti i parë që goditi vendin.
Aliye Dagli, një vajzë dyvjeçare, gjithashtu u nxor e gjallë nga rrënojat në Hatay falë ekipit të kërkim-shpëtimit dhe përpjekjeve të vullnetarëve të AFAD pothuajse 133 orë pas tërmeteve shkatërruese. Foshnja, e cila u dërgua në ambulancë në krahët e personelit mjekësor, është trajtuar. Një foshnjë që llogaritet të jetë rreth dy muajshe u gjet e gjallë 128 orë pas tërmetit në Hatay. Mbijetesa e foshnjës për gati pesë ditë pa asnjë lëndim ishte një pamje e fuqishme që përloti njerëzit dhe ngrohu shumë zemra. Përpjekjet për identifikimin e foshnjës janë duke u zhvilluar pasi prindërit e të miturit janë ende të zhdukur.
Një Jusuf Huseyin 15 muajsh u nxor jashtë pas orës 105 të tërmetit. Rreth 20 minuta më vonë, vëllai i tij 7-vjeçar Mohammed Huseyin u nxor nga i njëjti grumbull pllakash betoni të asaj që dikur ishte një ndërtesë trekatëshe në Hatay.
Vetëm 10 ditësh Yag?z Ulas mund të jetë i mbijetuari më i ri i tërmetit, i cili u çlirua nga rrënojat në Hatay me nënën e tij. Dyshja kaluan 101 orë në rrënoja, duke përballuar të ftohtin e ftohtë të dimrit. Në Kahramanmaras, epiqendra e tërmetit shkatërrues, Raha një vjeçare dhe nëna e saj Ela Hamoko me origjinë siriane u shpëtuan pasi mbetën të bllokuar në rrënojat për 81 orë.
Pesëvjeçari Hazal Guner u shpëtua në Hatay pasi mbeti i bllokuar në rrënoja për 72 orë. Kur u pyet nëse donte të pinte ujë kur e nxorrën nga rrënojat, ajo u përgjigj: “Jo, nuk jam ekzaminuar ende”. Ajo u dërgua me nënën e saj në spital për një ekzaminim mjekësor. / KultPlus.com
Më datë 15 shkurt të vitit 1944, u botua në Tiranë numri i parë i “Revistës letrare”, me bashkëthemelues: Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Sterjo Spasse dhe Nexhat Hakiu.
Në atë fillimviti, në një odë të vogël të banesës së Spasses në Rr. Fortuzi, u mblodhën këta katër “qyqarë ëndërrimtarë” (ashtu siç do t’i vetëquante më pas Kokona bashkëkohësit e tij), të cilët synonin që nëpërmjet të përdyjavshmes “Revista letrare”, të çelnin shtigje të reja në lëmin kulturor dhe të lëshonin “një shkëndijë të re në mes të kaosit mendor shqiptar” (Kuteli, Revista letrare, Viti I, Nr.1, Tiranë 15 shkurt 1944).
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton këtë ngjarje të rëndësishme për jetën letrare e kulturore në vend, duke sjellë dhe foto të një kopjeje të “Revistës letrare”.
Teksa shoshisnin mendimet mbi romanet që kishin parë së fundmi dritën e botimit (Romani “Kasollja e xha Tomit” i përkthyer nga Spasse dhe ribotimi i romanit të tij “Pse”) dhe shprehnin trazimin për situatën politike e ekonomike në vend, atyre u lindi ideja për të nxjerrë të parën revistë letrare duke zgjedhur fjalën për t’i thirrur ndërgjegjes kombëtare./ atsh / KultPlus.com
Historiku i emancipimit arsimor, kulturor dhe kombëtar të Shqiptarëve në ish Jugosllavi si dhe procesi i shkëputjes politike nga Serbia nga fundvitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, lidhet ngushtë me themelimin e Universitetit të Prishtinë, më 15 shkurt 1970.
Mund të thuhet se nga dita që u themelua Universiteti i Prishtinës, ky zhvillim historik u vu në binarët e pakthyeshëm.
Ato që tha rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, akademik Dërvish Rozhaja, gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, se vetëdija arsimore dhe kulturore e kultivuar në institucionet më të larta të dijës dhe të shkencës, siç është universiteti, përcaktojnë edhe atë shoqërore dhe politike, u kthyen në platformë politike të kthesës historike nëpër të cilën kaloi Kosova gjatë lëvizjes kombëtare të fundviteve të tetëdhjeta dhe atyre të nëntëdhjeta e deri te shpallja e pavarësisë shtetërore, më 17 shkurt 2008.
Andaj, nuk është e rastit që në listën e nismëtarëve të themelimit të LDK-së ishin edhe rektorët e Universitetit të Prishtinës: akademik Dervish Rozhaja dhe akademik Idriz Ajeti. Ndërsa akademik Gazmend Zajmi ishte njëri ndër ideatorët kryesorë të Programit politik të LDK-së si dhe dokumentve themelore të shkëputjues nga Serbia: Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990.
Në vazhdën e angazhimit të rektorëve të Universietit të Prishtinë në kuadër të lëvizjes kombëtare duhet përkujtuar edhe rolin e akademik Idriz Ajetit si Kryetari i parë i Parlamentit të Kosovës nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992 kur iu vunë themelet parlamentare shtetit të Kosovës.
Me këtë rast duhet përkujtuar edhe kontributin e madhe të rektorit të Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovcit, njëherësh edhe anëtarë i Këshillit Qendrot të LDK-së, për dinamizimin e lëvizjes së rezistencës kombëtare në tetoritn të viti 1997 me anën e protestave të studentëve, që i dhanë impulset vendimtare rezistencës së armatosur. / KultPlus.com
Shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të martën se nivelet globale të deteve janë rritur me shpejtësi që nga viti 1900, dhe rritja e këtij niveli vë në rrezik vende si Banglladeshi, Kina, India dhe Holanda dhe rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë gati 900 milionë njerëz që jetojnë në zonat e ulëta bregdetare.
Në një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit mbi kërcënimin ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nga rritja e nivelit global të detit, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres deklaroi se nivelet e detit do të rriten ndjeshëm edhe nëse ngrohja globale kufizohet “mrekullisht” në 1.5 gradë Celsius, një qëllimi që cilësohet si i pakapshëm ndërkombëtarisht.
Ai paralajmëroi se Toka është në një pikë që vlerësohet si “një dënim me vdekje” për vendet që preken nga kjo rritje, duke përfshirë shumë kombe të vogla ishullore.
Përveç vendeve të kërcënuara, Guterres tha se “mega-qytetet në çdo kontinent do të përballen me efekte serioze, duke përfshirë Kajron, Lagosin, Bangkokun, Mumbain, Shangain, Kopenhagën, Londrën, Los Anxhelesin, Nju Jorkun, Buenos Airesin dhe Santiagon”.
Shefi i OKB-së theksoi lëvizje në ngrohjen globale llogaritet, pasi rritja e nivelit të detit mund të dyfishohet nëse temperaturat rriten me 2 gradë Celsius.
Organizata Botërore Meteorologjike publikoi të martën të dhëna që përshkruan rrezik të madh nga rritja e nivelit të deteve, tha Guterres.
“Niveli mesatar global i deteve është rritur më shpejt që nga viti 1900 se në çdo shekull të mëparshëm në 3,000 vitet e fundit,” tha ai.
“Oqeani global është ngrohur më shpejt gjatë shekullit të kaluar se në çdo kohë në 11,000 vitet e fundit”, shtoi ai.
Sipas të dhënave të cituara nga Guterres, niveli mesatar global i detit do të rritet me rreth 2 deri në 3 metra gjatë 2 mijë viteve të ardhshme, edhe nëse ngrohja kufizohet në 1.5 gradë Celsius.
Me një rritje prej 2 gradëve Celsius, niveli i deteve mund shkojë deri në 6 metra, dhe me një rritje prej 5 gradëve Celsius, detet mund të ngrihen deri në 22 metra.
“Bota jonë po kalon kufirin e ngrohjes prej 1,5 gradësh, dhe me politikat aktuale, po shkon drejt 2,8 gradëve – një dënim me vdekje për vendet e cenueshme”, tha Guterres. / Express / KultPlus.com
Një kanion 300 metra u krijua në një ullishte në rajonin e Hatajit pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë. Hendeku i thepisur, me rërë që u formua i ngjan një kanioni dhe gropa arrin një thellësi prej 40 metrash. Krijimi i tij është një tjetër demonstrim i fuqisë shkatërruese të tërmetit 7.8 ballë që vrau dhjetëra mijëra njerëz në Siri dhe Turqi dhe shkatërroi blloqe të tëra qytetesh.
Disa qytetarë thanë se dëgjuan një shpërthim të madh gjatë tërmetit dhe panë një dritë jeshile në zonë.
Irfan Aksu, i cili jeton në zonë, tha se kur filloi tërmeti, ai krijoi “një tingull të pabesueshëm”. “Ishte si një fushë beteje kur u zgjuam”, tha ai. / KultPlus.com
…🇹🇷…It looks close to a huge fault formed after an earthquake in the Turkish province of Hatay.
The fissure runs through an olive grove: it is about 300 km long, 200 m wide, and 30 m deep
According to the latest data, 29,605 people died in Turkey, over 80,000 were injured pic.twitter.com/rwUDiUvt4M
Një shkëmb i madh hapësinor, asteroidi 2005 YY128 , me diametër 580 deri në 1,300 metra, do të kalojë sonte (në orën 1:46 të mëngjesit të së enjtes) në një distancë të sigurt prej 4.5 milionë kilometrash nga planeti ynë, domethënë rreth 12 herë më shumë se distanca e Tokës nga Hëna.
Kjo vlerësohet të jetë qasja e saj më e afërt në katër shekuj, sipas Space.com.
We’ve been tracking asteroid 199145 (2005 YY128) & know its orbit. On Feb 16 it will make its close approach, but will do so at a distance 12 times further away than the Moon with no threat of impact.
Asteroidi u zbulua në vitin 2005 nga astronomët amerikanë, të cilët gjatë 17 viteve të fundit kanë studiuar orbitën e tij me saktësi të lartë, megjithëse ka disa pasiguri për madhësinë e tij të saktë. Ai i përket kategorisë së asteroidëve potencialisht të rrezikshëm, një emërtim që u jepet shkëmbinjve hapësinorë të paktën 140 metra.
Asteroid 2005 YY128 is having its closest approach to Earth in more than 400 years. Its closest approach will occur this Wednesday night around 7:46 p.m. EST and it is bright enough that observers with a large telescope can spot it: https://t.co/aNK30wubcs ☄️
NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore amerikane vlerësojnë se kanë zbuluar të paktën 95% të asteroidëve më të mëdhenj se një kilometër në diametër që i afrohen Tokës në një distancë prej të paktën 50 milionë km. Deri më sot, asnjë nuk përbën kërcënim për të ardhmen e parashikueshme, sipas llogaritjeve të orbitës së tyre./albeu / KultPlus.com
Një mundësi për ta diversifikuar jetën turistike të rajonit të Korçës, vjen nga një destinacion i cili ka filluar të frekuentohet së fundmi. Bëhet fjalë për Gurin e Kamjes, pranë Pogradecit.
Përveç turizmit kulinar, kulturor e historik, kjo zonë ofron dhe bukuri të tilla natyrore, të cilat ia vlen të promovohen.
Prekja e kësaj maje me dëborë ka sjellë kënaqësi të madhe për vizitorët e të gjitha moshave. Një nga vizitorët më në moshë, rrëfen se ky aktivitet i ka bërë të rinjtë të lënë divanet, kafet e teknologjinë dhe të shijojnë natyrën e cila është një alternativë gjithnjë më e mirë se jeta sedentare.
Drejtori i Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë, Ledjan Zeqollari thotë se Guri i Kamjes tashmë është pjesë e hartës turistike të Pogradecit, duke e diversifikuar mjaft hartën turistike të tij. “Bën pjesë edhe në harta dhe është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme, duke zhvilluar më tepër ekoturizmin dhe turizmin malor”, është shprehur Zeqollari.
Sipas udhërrëfyesve, vitet e fundit interesi është në rritje për të vizituar jo vetëm monumentet e natyrës por edhe ato kulturore. Operatorët turistikë sugjerojnë të shtrihet turizmi i natyrës më gjerë se Pogradeci, pasi ka mjaft destinacione që njihen pak nga turistët.
Guri i Kamjes ka statusin e “monumentit të natyrës” që prej vitit 2002, por gjithashtu ka dhe vlera historike pasi në 28 korrik të vitit 1912, patriotët e zonës së Gorës, shpallën pavarësinë, 4 muaj përpara shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Ndërsa në Luftën e Parë Botërore, Guri i Kamjes ka shërbyer si kullë vëzhgimi për ushtarët francezë, ndërkohë që Pogradeci ishte i ndarë mes kampit francez e atij bullgar.
Pedagogu Ermal Hasimja, pjesë e një grupi vizitorësh, thotë se është një destinacion interesant edhe për ata që vijnë nga Tirana pasi mund ta shoqërojnë edhe me një vizitë në Pogradec apo Korçë, sepse është një zonë që ka se çfarë ofron, por nuk ka qenë nxjerrë në pah mjaftueshëm.
Sipas guidës, destinacioni është i lehtë dhe i realizueshëm për të gjitha moshat./ atsh / KultPlus.com
Universiteti i Prishtinës nesër shënon 53 vjetorin e themelimit të tij. Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni solemne në të cilën të pranishëm do të jenë: rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, akademikë, rektorë nga rajoni dhe vendi, profesorë, studentë të dalluar, përfaqësues institucionesh dhe partnerë të tjerë.
Ngjarja mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, duke filluar nga ora 13:00.
Për rrjedhën e ceremonisë, luteni të gjeni të bashkangjitur agjendën.
AGJENDA 13:00 Intonimi i himnit shtetëror, Orkestra kamertale Intonimi i himnit Gaudeamus Igitur, Kori i Fakultetit të Arteve 13:05 Hapja e ceremonisë 13:10 Fjalimi i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. dr. Qerim Qerimi 13:20 Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti 13:30 Fjalimi i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Mehmet Kraja 13:35 Fjalimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha 13:40 Fjalimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama 13:45 Pikë muzikore F. Liszt – Transcendental Etude No. 12 “Chasse-neige” – Melisa Ibrahimi – piano 13:50 Fjalimi i rektorit të Universitetit të Lubjanës, prof. dr. Gregor Majdič 13:55 Fjalimi i rektorit të Universitetit të Zagrebit, prof. dr. Stjepan Lakušić 14:00 Fjalimi i akademik Ismail Kadare 14:05 Fjalimi i rektorit të UP-së në vitet 1975 – 1979, prof. dr. Feriz Krasniqi
14:10 Ndarja e mirënjohjeve për studentët e dalluar Ndarja e mirënjohjeve të veçanta 14:25 Pikë muzikore Avni Mula “Agimet Shqiptare” Zana Abazi – Ramadani, soprano dhe orkestra kamertale
14:30 Përmbyllja e aktivitetit dhe koktej rasti / KultPlus.com
Të mërkurën, më 15 Shkurt shfaqet filmi i shumëpritur “Trapped by Law” nga Sami Mustafa dhe mbahet paneli i diskutimit mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në shoqërinë tonë në Kosovë.
Organizuar nga Manifesta 14 Prishtina, eventi do të zhvillohet në Kino ARMATA duke filluar nga ora 18:00. Mos e humbisni rastin të dëgjoni Almira Bajramin nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, Avni Mustafa nga Roma Versitas Kosova dhe Sakibe Jashari nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë teksa janë duke u përfshirë në një diskutim që nxit mendim mbi çështjen në fjalë. Filmi është në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe, si dhe do të ketë edhe përkthim simultan (SHQ/AN/SHQ) gjatë panelit të diskutimit.
Filmi “Trapped by Law” është një portretizimi prekës i betejave me të cilat përballen dy vëllezërit e rinj, Kefaet dhe Selami, teksa lundrojnë në kompleksitetin e ligjit të “riintegrimit të detyruar” të nënshkruar mes Kosovës dhe Gjermanisë, së bashku me shtetet e tjera të BE-së. Ky film i fuqishëm, i xhiruar gjatë një periudhe prej pesë vitesh, tregon historinë e rrugëtimit të dy vëllezërve përmes ndarjes së tyre të detyruar nga familja, miqtë dhe kulturën hip-hop ku ata u rritën.
Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar, angazhuar dhe punuar drejt krijimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.
Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e United Nations Mission in Kosovo (UNMIK)./ KultPlus.com
Biri im, në dorë mban lule të kuqe, trëndafila Dikur mbaje balona të bardhë, atëhere ishe fëmije Jetoje në një kohë pa kohë Ishin balona të bardhë, për paqë. Sot je bërë burrë, ke lëshuar balonat në qiell, si një thirrje për ndihmë, për shpëtim sikur ata të pashpresë që hedhin shishe në det SOS kërkojnë ndihmë. Por Prishtina nuk ka det, as nuk ka lum ku ta hedhesh atë shishe? I hodhe balonat. Nuk e kishim menduar kurrë se lufta do të mbaronte do të bëheshe burrë dashurinë ta përjetoje. Biri im, atëhere i përgjëroheshe Shën Marisë për liri Sot i përngjunjësh Marisë për dashuri Mari quhet ajo e bukura vajzë që të pret këtë ditë të të dashuruarve. Mari apo ndryshe, nuk është me rëndësi, Mari e quaj për të gjitha ato vajzat që janë rritur si ajo që sot të pret, i pret lulet e kuqe E pret djalin me lule, djalin me balona./ KultPlus.com
Rihanna raportohet se nuk është paguar për performancën e saj të dielën në “SuperBowl”.
Ndonëse emra të mëdhenj të muzikës, duke nisur nga Bruce Springsteen e deri te Beyonce kanë performuar në të kaluarën në këtë ngjarje të madhe sportive, asnjë prej tyre nuk është paguar.
“Ne nuk i paguajmë artistët. Në i mbulojmë shpenzimet dhe koston e prodhimit”, ka thënë një zëdhënës i Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) për Forbesin në vitin 2016.
Brian McCarthy, nënkryetari i komunikimit i NFL-së, konfirmoi për Nesweek se liga mbulon “të gjitha kostot që lidhen me shfaqjen” – dhe ndërsa artistët nuk marrin një tarifë paraqitjeje, ata paguhen në shkallë sindikale, e cila është një pagë minimale e garantuar me kontratë sindikale.
Super Bowl e vitit të kaluar u shikua nga 112.3 milionë shikues, sipas Nielsen dhe sipas të dhënave të transmetimit nga NBC-ja, dhe ndeshja e këtij viti mendohet se ka tërhequr vlerësime edhe më të larta, raportoi Los Angeles Times.
Artistët shpesh shohin një rritje në shitje menjëherë pas shfaqjes, si dhe mundësinë për të rritur ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Në një moment që është bërë viral në rrjetet sociale, Rihanna ka shfrytëzuar paraqitjen e saj në “Super Bowl” për të reklamuar markën e saj “Fenty Beauty”. Derisa po këndonte, ajo është grimuar për pak sekonda me produktin e kësaj marke.
Këtë vit shfaqja ishte edhe më interesante, pasi qysh në fillim të përformacës, këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi e bëri të ditur se është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin, A$AP Rocky, duke u bërë kështu artistja e parë ndonjëherë që performon si një shtatzënë./ KultPlus.com
Shtëpitë e lëvizshme dhe portokabinat do të përdoren në zonat e tërmetit për të akomoduar njerëzit e mbetur të pastrehë pas tragjedisë. Dërgesa e parë që mbante 350 njësitë fillestare, tashmë është nisur nga Katari për në Turqi dhe Siri.
Shteti i Gjirit është zotuar gjithashtu të dërgojë 10.000 njësi banimi të lëvizshme në zonat e tërmetit, tha Fondi për Zhvillim i Katarit në një postim në Twitter.
“Duke pasur parasysh nevojat urgjente në Turqi dhe Siri, ne kemi marrë vendimin për të dërguar kabinat dhe karvanët tanë në rajon, duke ofruar një mbështetje shumë të nevojshme dhe të menjëhershme për popullin e Turqisë dhe Sirisë”.
Turqia është goditur nga një tërmet i tmerrshëm me magnitudë 7.8 ballë, që ka tronditur themelet e vendit. Sipas vlerësimeve, numri i të vdekurve nga ka kaluar shifrën 36.000 me numërimin që pritet të rritet. Turqia ka kthyer vëmendjen e saj nga shpëtimi i njerëzve në sigurimin e strehimit dhe burimeve të nevojshme për ata që janë prekur nga tragjedia.
Katari kishte planifikuar gjithmonë të dhuronte njësitë e banimit, të cilat ishin instaluar për të strehuar fluksin e tifozëve që vizituan vendin arab gjatë turneut nëntor-dhjetor. / KultPlus.com
Portali “Idealista”, i specializuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka shpallur shitjen e tetë banesave në qytetin Sant’Elia a Pianisi me çmimin simbolik prej 1 euro. Në një intervistë për këtë faqe interneti, kryetari i bashkisë, Biagio Faiella, shpjegoi procedurat që duhen ndjekur për të blerë një nga shtëpitë e nxjerra në shitje.
Dy procedurat kryesore janë prezantimi i një projekti rehabilitimi “brenda gjashtë muajve pas blerjes së shtëpisë”, krahas detyrimit për të përfunduar punën “brenda tre viteve në vijim”. Përveç kësaj, ka faktorë që përcaktojnë zgjedhjen e njërit apo tjetrit blerës për shtëpinë, në rast se ka disa persona që bëjnë oferta për të njëjtën shtëpi.
“Kushdo që zgjedh të përdorë inxhinierë dhe arkitektë vendas për dizajnin, ka më shumë avantazh. Nëse në të njëjtën mënyrë, rindërtimi kryhet nga kompani vendase, ka një avantazh shtesë”, sqaroi zyrtari.
Këto janë shtëpi që u përkisnin prindërve të pronarëve aktualë që banonin në shtëpi të tjera. Ai rrëfeu gjithashtu se për disa prej shtëpive të ofruara janë interesuar njerëz nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Procesi që duhet ndjekur nga autoritetet do të jetë si më poshtë: “Aplikimi do të shqyrtohet dhe do të kontaktohet blerësi: në atë moment noteri organizon aktin me shitësin. Më pas është kontrata për të nënshkruar me Këshillin Bashkiak, me të cilën pranohen kushtet për kohën e ndërtimit”.
Lidhur me komunën në fjalë, portali i lartpërmendur raportoi se është një vend i karakterizuar nga “qetësia e mjedisit të rrethuar nga natyra”./A2CNN/ KultPlus.com
Një prej shkrimtarëve më të shquar gjermanë të shekullit të njëzetë, Herman Hesse u lind më 2 korrik 1877, në një qytet pranë Shtutgartit dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano të Zvicrës. Përveç shkrimeve në prozë, ai shquhet si poet me më shumë se 680 poezi, të përmbledhura këto në 12 vëllime. Se një ditë do të bëhej shkrimtar, ai e kishte të qartë, por tjetër gjë shihnin prindërit tek ai. Sipas tyre, duhej të bëhej klerik, si ata vetë: i ati punonte, që para se të lindte ai, si misionar në Indi, ndërsa e ëma ishte bijë e një misionari. Në këto kushte, poeti u rrit në një familje me tradita të forta fetare. Në vitin 1891, prindërit e dërguan në seminarin protestant “Maulbronn”. U largua vetëm pas disa muajsh, pasi nuk mund ta duronte edukimin kristian.
Brenda vetes, ai ishte i vendosur: “Ose do të bëhej poet, ose asgjë!” Por, rruga nëpër procesin krijues, për të qe një odise e vërtetë. Hesse ndërroi disa shkolla dhe nuk mundi të përshtatej, ndaj në një fazë depresive, kur ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, u përpoq të vriste veten. Më vonë, ai punoi në një punishte ku prodhoheshin makineri, në një fabrikë që prodhonte sahate për kulla, si dhe në librari. Kërkimi i identitetit të tij, procesi i vështirë për të realizuar veten, ishin temat që Hesse do të trajtonte më vonë në romanet e tij. Tregimet e tij përshkoheshin nga përjetime nga jeta, nga analiza të vetvetes dhe rrëfime poetike. Biografi i Hesse-s, Gunnar Decker, e shpjegon kështu interesin mbarë-botëror për këtë letërsi: “Çështja e autonomisë dhe e religjiozitetit, një kuptim për fenë, që nuk është militant, misionar, por i hapur për koncepte të tjera të jetës. Kjo është një çështje shumë akute në botën arabe. ”
Librat e tij me romane, poezi, shkrime kritike, politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrijnë në 80 milionë ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu, një nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921, Hesse u bë qytetar zviceran, ndërsa më 1946 iu akordua çmimi “Nobel” në letërsi…/hejza/ KultPlus.com
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në Ferizaj për nder të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të promovohet edhe libri “1981 (vidhe këtë libër)” i Agron Shalës, botuar nga Klubi letrar “De Rada”, që është edhe organizator i këtij aktiviteti promovues.
Ky libër, i katërti me radhë i autorit Agron Shala, me titull intrigues dhe dinamikë rrëfimi që të rrëmben, është një vështrim analitik mbi ngjarjet dhe dukuritë që i kanë dhënë vulën një epoke të historisë kombëtare. Megjithatë, ky udhëkryq historik për autorin shërben vetëm si pikënisje e odisejadës që përshkon shekuj dhe periudha të historisë kombëtare dhe të asaj botërore. Në metodën e tij të veçantë, deduktive për nga natyra, autori ngërthen një varg mënyrash të njohjes së botës, duke nisur nga përjetimi dhe përvoja personale, sjellja e fakteve historike, vlerësimet e mendimet e personaliteteve të shquara të përbotshme mbi ngjarje të caktuara, për të arritur deri tek e sotmja.
Është me rëndësi të theksohet fakti që libri është vlerësuar lart nga publicistë, gazetarë, krijues e studiues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si: Lekë Tasi, Dushi Gashi, Daut Dauti (redaktor i librit), Bajram Mjeku, Durim Taçi, Ahmet Selmani, Zyrafete Shala, Salajdin Salihu, Beqir Pushkolli, Agron Halitaj, Arsim Hamiti, Gazmend Bytyçi, Agron Islami mendimet e të cilëve janë përmbledhur në kapitullin e fundit të librit.
Promovimi i librit do të bëhet në Galerinë e Arteve në Ferizaj, të mërkurën më 15 shkurt në ora 16:00. / KultPlus.com
Vitrina e butikut në Zhanë d’Ark mjegullohet prej hukamës së fshesares që thith’ mirfilli nji gacë natore. Mbështetë në shisën rrumeqe lidhun me spagë thasësh, kapërdin’ si n’jerm tymnajën djallëzore, mandej shkundë hinin e dalldisë që i mpinë rranzat e kofshëve t’epshume marrisht nga vikama e drujtë e manekinit. Krejt përhupshëm, i ngjeshet edhe ma fort vitrinës e harrohet n’nji përqafje krahësh kallkan, ku varet nji etiketë me ulje çmimi…
Po semafori din veç me përqeshë e ajo përmendet tue shtypë me thembër bishtin e fikun të andrrës. / KultPlus.com
Muzika ka fuqi për të kthyer bindje dhe parime në emocione dhe veprime. Ajo është si një “linjë transporti” që përcjell bindjet e kokës në rrugën e gjatë nga mendja për te zemra. Për këtë arsye, kombet kanë himne, ushtritë kanë banda, kishat kanë kore dhe xhamitë kanë myezinë.
Rrallë mund të shikohet një film (qoftë artistik apo edhe dokumentar) që nuk përcillet me muzikë, sepse regjisorët dëshirojnë që shikuesit të ndiejnë emocione: qoftë frikë, gëzim, dhimbje, adrenalinë, mall, humor etj.
Himni kombëtar i Shqipërisë, ose “Himni i flamurit”, u shkrua nga Asdreni më 1908, si poezi, dhe thuhet se u këndua për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Më vonë, himni erdhi në trojet shqiptare dhe, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ai u njoh si himni kombëtar. Është shkruar në disa punime mbi “Himnin e flamurit”, se nuk njihet asnjë tjetër himn kombëtar në botë, i cili i është kushtuar flamurit ; por njihet fare mirë se edhe himni kombëtar i Amerikës i kushtohet flamurit të saj, me titull: “The Star Spangled Banner” (Flamuri që shndrit me yje). Në këtë aspekt, himnet kombëtare të Shqipërisë dhe të Amerikës i ngjasojnë njëri-tjetrit, por ka edhe një tjetër ngjasim: muzika e tyre është marrë prej një vendi të huaj. Për himnin kombëtar shqiptar është përdorur muzika e kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu; kurse për himnin kombëtar amerikan është përdorur muzika e kompozitorit anglez/britanik John Stafford Smith. Pra, muzika nuk duhet doemos të jetë autoktone, që të shfrytëzohet si himn kombëtar. Për çudi, së paku tri herë janë bërë përpjekje o konkurse në Shqipëri për ndryshimin e himnit kombëtar (1922, 1937 dhe 1945), pikërisht sepse u mendua se ndikimi i huaj në himnin ekzistues ishte një “cen”, por këto përpjekje dështuan.2
Muzika nuk njeh kufi. Më 1909, një himn tjetër filloi të këndohej anembanë Shqipërisë, me vlerën e një himni kombëtar: “Himni i alfabetit”, shkruar nga Parashqevi Qiriazi. Të dyja himnet, “Himni i flamurit” dhe “Himni i alfabetit” përcjellin temat e bashkimit dhe vetëmbrojtjes, por ka ndryshime midis tyre në imazhet e përzgjedhura, si edhe në strategjinë e vetëmbrojtjes. I pari, shkruar nga një burrë, bën thirrje për bashkimin e shqiptarëve rreth flamurit, me armë në dorë; ( P.sh., te: Tole, Vasil, “Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar”, te: http://www.vasiltole.com/ Albanian/NationAnthem-AL.html#_ftn5) kurse i dyti, shkruar nga një grua, bën thirrje për bashkimin e shqiptarëve rreth alfabetit, me penë në dorë. Të dyja himnet kanë luajtur, dhe luajnë ende, një rol të rëndësishëm simbolik në përgatitjen e popullit shqiptar për t’u bërë ballë sulmeve ushtarake dhe politike, si edhe për rrënjosjen e ndjenjave patriotike. “Himni i alfabetit” u shkrua menjëherë pas Kongresit të Parë të Manastirit, në të cilin mori pjesë Parashqevi Qiriazi si krahu i djathtë i vëllait të saj Gjergj Qiriazi dhe, nga ana zyrtare, si sekretarja e Komitetit të Alfabetit. Ky kongres nderohet sot si një ndër kuvendet më të rëndësishme në gjithë historinë politike dhe kulturore të kombit shqiptar, jo vetëm për bashkimin e alfabetit, por edhe si një hap madhështor drejt bashkimit kombëtar dhe politik.
Parashqevia e njihte shumë mirë lodhjen, mundimin dhe vështirësitë që u tejkaluan për të arritur vendimin e famshëm. Ndër frytet e papritura kulturore që dolën pas Kongresit, spikat “Himni i alfabetit”. Ai i ka qëndruar kohës, dhe sot është një ndër këngët më të njohura në llojin e himneve patriotike shqiptare. Anasjellas, mund të themi se “Himni i alfabetit” ka luajtur një rol të fuqishëm në përforcimin e suksesit popullor të Kongresit të Parë të Manastirit. Pra, vendimi i Kongresit e lindi himnin, dhe himni e mbështeti vendimin e Kongresit. Ky punim synon të zbulojë origjinën e panjohur (deri tani) të muzikës së himnit, si edhe të hedhë dritë mbi kontekstin e shkrimit të tekstit nga Parashqevi Qiriazi, një rilindëse dhe pioniere e arsimit të gruas shqiptare, e cila është dekoruar më vonë: me “Urdhrin e Lirisë” (1958); me medaljen “Për veprimtari patriotike” (1962); me titullin “Mësues i Popullit” (më 1987); dhe me urdhrin “Nderi i Kombit” (më 2017).
Është një fakt mjaft interesant që alfabeti shqip nuk ishte njësuar deri në fillim të shekullit XX. Vetëm në Shkodër përdoreshin së paku tri alfabete.
Nuk është qëllimi i këtij punimi të rithuhet çka është thënë në dhjetëra libra e qindra artikuj për nevojën e ngutshme të njësimit të alfabetit, jo vetëm si çështje praktike e kulturës librore, por edhe si çështje e mbijetesës kombëtare. (P.sh., te: Prifti, Kristaq, red. Historia e popullit shqiptar, vëll. II. Tiranë: Toena, 2002, f. 391–396). Njihet gjerësisht se u zgjodhën dy alfabete, si kompromis, por shumica e figurave shqiptare letrare të kohës e dinin se kjo zgjidhje ishte e përkohshme. Ndaj, zakonisht flitej në atë kohë për zgjedhjen e alfabetit (njëjës), p.sh.: “Alfabetin tonë ta mbrojmë, shpejto burrani …” [jo “Alfabetet tona”]. Disa versione të Himnit të alfabetit në internet janë: Kori “Lira” në Korçë (https://youtu.be/ZjDSqY4hvdw); Kori i shkollës “Udha e Shkronjave” në Tiranë (https://youtu. be/dMvnJ19Bj9Q); Kori i burrave të Prishtinës(https://youtu.be/iNoWGpivQKo), të gjitha të aksesuara më dt. 18 nëntor 2018. Në Shkodër përdoreshin alfabetet e shoqërisë “Agimi”, “Bashkimi” dhe alfabeti i Shkrimtarëve të Vjetër. Ishin në qarkullim në Shkodër edhe botimet e K.Kristoforidhit (botime që përhapeshin në Shkodër nëpërmjet Shoqërisë Biblike Britanike dhe për Vende të Huaja), pra duke paraqitur një alfabet të katërt).
Megjithatë, nuk mund të kuptohet suksesi i “Himnit të alfabetit” pa pasur parasysh kushtet aktuale të kohës, sidomos luhatjet emocionale që ndjeu populli shqiptar, së pari: hare, me shpalljen e lirisë së Hyrietit dhe me suksesin e Kongresit të Manastirit; e pastaj: zhgënjim, me ndryshimin e qëndrimit të xhonturqve kundrejt shqiptarëve pas Kongresit. Duhet të kihet parasysh, gjithashtu, se Kongresi i Alfabetit u zhvillua në një kontekst kaotik që përfshinte: rënien e Perandorisë Osmane, ngritjen e nacionalizmit, përpjekje për zgjerime territoriale në Ballkan dhe pozicionimin strategjik të Fuqive të Mëdha për interesat e tyre në Ballkan. Të gjitha këto ishin si një lojë shahu politike, që e çoi botën në prag të Luftës së Parë Botërore (pas së cilës do të rishkruhej harta politike e botës). Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët ballkanike po e shikonin kombin shqiptar gjithmonë e më shumë si pjesë e domosdoshme e strategjive të tyre madhore në ndeshjet e tyre me njëri-tjetrin, dhe fati i kombit shqiptar, i përçarë dhe i paorganizuar, ishte në fije të perit. Vështirë se mund të merrej seriozisht një projekt i shqiptarëve për vetëqeverisje (qoftë me autonomi, qoftë me pavarësi) nëse ata nuk mund të binin dakord me njëri-tjetrin për një element aq themelor sa alfabeti. Pa pasur parasysh gjithë këto faktorë, nuk mund të kuptohet një çudi e veçantë e kulturës shqiptare. Çudia është kjo: ndërsa shumë kombe kanë himne për mbrojtjen e atdheut të tyre, shqiptarët paskan një himn patriotik kushtuar mbrojtjes së alfabetit të tyre! Në vitin 2018 u përkuan tri përvjetorë me rëndësi kombëtare: 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 140-vjetori i Lidhjes së Prizrenit dhe 110-vjetori i Kongresit të Manastirit. Mund të konstatojmë një dallim të qenësishëm midis tyre, në karakter dhe në suksesin përfundimtar. Lidhja e Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit shquhen për bashkimin e kombit me anë të kuvendeve ku mbizotëronte nevoja e luftës së armatosur për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ato dy lidhje e përforcuan kombin shqiptar në kohën e tyre, dhe sot, me të drejtë, ato kremtohen dhe kujtohen me një ndikim frymëzues për kombin. Megjithatë, ato dy lidhje u shpërbënë relativisht shpejt si lëvizje, pa arritur qëllimin e tyre përfundimtar. Ndryshe ishte Kongresi i Parë i Manastirit dhe alfabeti i tij që ende përdoret. Ai shquhet për një lloj tjetër arme – pena jo pushka – dhe kundër një hasmi tjetër, jo kundër armiqve fqinjë, por kundër disa të metave që ishin të rrënjosura brenda karakterit shqiptar, të meta që po paralizonin kombin, duke rrezikuar edhe asimilimin përfundimtar të tij. Ndër këto të meta ishin: naiviteti, xhelozia, letargjia, mosveprimi, prirja për t’u joshur nga të tjerët, mungesa e vizionit, përçarja etj.
Te Kongresi, këto të meta u vënë në shënjestër si armiq të vërtetë që duheshin luftuar. Gjergj Qiriazi, përgjegjësi i Shoqërisë Biblike, i cili mund të quhet edhe iniciatori kryesor i Kongresit, e njihte mirë parimin e thënë nga Jezus Krishti në Bibël: “Çdo mbretëri e përçarë në vetvete shkatërrohet dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet”.
Zgjidhja e problemit të alfabetit ishte çështja praktike që i bashkoi delegatët shqiptarë në Manastir, por problemi e alfabeteve të shqipes ishte një pasqyrim në mikrokozmos i problemeve të tjera themelore që duheshin zgjidhur. Kongresi i Parë i Manastirit synoi të dëbonte disa nga këto të meta nga mendësia shqiptare. Bashkimi i aq shumë figurave të shquara shqiptare në një vend, për një vendim aq të rëndësishëm, ishte “fillimi i mbarë” i kapitullit të ri të shkrimit të shqipes. Fryma e unitetit mbarëshqiptar u përforcua në Kongres me anë të çasteve prekëse, si fjalimi bujar i At Gjergj Fishtës dhe mënyra se si Ibrahim Efendiu e përqafoi dhe e puthi pas fjalimit.
Dihet se Kongresi nuk u mbyll me suksesin e plotë të synuar (u pranuan dy alfabete, jo vetëm një), por ai ishte një hap aq i madh në drejtimin e bashkimit, një sukses aq i papritur, saqë shkaktoi madje një reagim kundërshtar nga qeveria e xhonturqve dhe nga forcat e irredentizmit grek, siç përshkruhet nga Parashqevi Qiriazi në një relacion mbi Kongresin: “Që në Kongresin e Manastirit turqit edhe grekërit treguan planet e tyre ndaj shqiptarëvet. Bënë çmos që të merret alfabeti arab edhe grek për të shkruar gjuhën shqipe. Për të luftuar punën e vlefshme të Kongresit të Parë të Manastirit dhe për të penguar mbrothësinë e popullit shqiptar t’arsyer me gjuhën amtare, xhonturqit nisën fushatën kundër abc-së shqipe duke botuar një abetare të tyren me shkronja arabe. E zemëruar nga kjo punë e keqe e xhonturqvet kundër abc-së aty për aty shkrova himnin e alfabetit kombëtar.” Me këtë shkrim, del i qartë motivimi i Parashqevisë për shkrimin e “Himnit të alfabetit”: luftë për mbrojtjen e kombit. Ajo kishte sakrifikuar shumë për alfabetin dhe për arsimin në gjuhën shqipe, bashkë me delegatët e kongresit. Vëllai i saj, Gjerasimi, kishte dhënë jetën e tij për predikimin e Ungjillit në gjuhën amtare dhe për arsimimin e shqiptarëve në gjuhën shqipe. E tani, pas një periudhe jetëshkurtër me shpresën e lirisë dhe të autonomisë pas Shpalljes së Hyrietit, fryma e bashkimit mbarëshqiptar, të arritur me aq vështirësi në Manastir, po sulmohej sërish. Ndryshe nga luftërat e tjera, në këtë betejë mund të luftonte një grua, sidomos një grua e arsimuar. Parashqevia, e cila rrëfen se ishte “e zemëruar”, i rroku “armët” e saj të preferuara – penën dhe muzikën – dhe shkroi himnin:
Sot ësht’ dita shqipëtare të përpiqemi Alfabetin ton’ të mbrojmë, shpejto burrani. Shkronjat tona jan’ të arta, këto duamë. Shqipëri, atdhe i dashur, ne s’të lemë ty të varfër. Shkronjat ton’ kanëpër të mbrojtur me gjithë shpirt shqipëtarisht.
Arëmiqtë o shqipëtarë po përpiqenë Shkronjat turçe dhe gërqishte të na japinë. Le t’i mbajnë ato për vete, kemi tonatë.
Ata duan shqiptarë ndarjenë tonë. Këtë punë shumë kthjellet e treguanë. Ngrihuni pra t’u tregoni se ju s’i ndroni
Ndonëse njihen mirë rreshtat e ëmbla të himnit të alfabetit – “Shqipëri, atdhe i dashur, … Shkronjat tona jan’ të arta” – qëllimi i këngës nuk ishte për të brumosur një frymë të ëmbël atdhedashëse me idealizma. Përkundrazi, himni ishte një thirrje për luftë. Ai lexohet pak si fjalimi i një gjenerali në fushëbetejë, mu para përleshjes, për t’i motivuar ushtarët për të mos u lëshuar. Mund të vihen re elementet e luftës në himnin e saj: Antagonistët: shqiptarët kundër “armiqve” (atyre që donin t’ua impononin shqiptarëve shkronjat turke dhe greke). Fushëbeteja: alfabeti (përmendet dy herë mbrojta e alfabetit, si tokë e sulmuar). Urgjenca: “Sot është dita … shpejto burrani … Ngrihuni pra” (sepse sulmi i armiqve nuk po pritej, por kishte filluar). (Kujtimet e Parashqevi Qiriazit mbi Kongresin e Manastirit, AQSH F. 57 (Parashqevi Qiriazi), D. 1 (Veprimtare krijuese), f. 4–5. Himni u botua edhe te: Koti, Dhori. Këngëtore e re: përmban këngët e vjetra, dhe të reat (botimi VII). Korçë: Dhori Koti, 1935, f. 20–21.)
Taktika e armikut: Parashqevia synoi të demaskonte taktikat e armiqve. Sipas asaj, qëllimi i tyre përfundimtar ishte ndarja e shqiptarëve. Ajo kishte dëshirë që shqiptarët të mos e bënin syrin qorr, duke theksuar se ky qëllim i tyre po tregohej “shumë kthjellët”. Strategjia e shqiptarëve: Për t’i bërë ballë sulmit të armikut, Parashqevia nxiti shqiptarët që të mbronin alfabetin shqip, duke përdorur folje veprimi dhe ndajfolje të goditura: përpiquni, mbroni, shpejtohuni, ngrihuni, tregoni, mos i ndroni armiqtë – e t’i bëni këto shqiptarisht dhe me gjithë shpirt.
Motivimi: Parashqevia shfrytëzoi motivet e krenarisë kombëtare për t’i nxitur shqiptarët për mbrojtjen e alfabetit. Duke përdorur përemrin pronor “shkronjat tona,” ajo deshi të ushqente frymën e krenarisë për alfabetin kombëtar. Nuk ishte alfabeti i komisionit, as alfabeti i kongresit, por alfabeti i të gjithë atdhetarëve. Ndonëse alfabeti ishte i ri, ishte qenësisht shqiptar, falë unitetit të shfaqur në kongres. Ajo e thellon më tepër këtë frymë krenarie me rreshtin sarkastik: “Le t’i mbajnë ato për vete, kemi tonatë.” Pra, Parashqevia nuk deshi që shqiptarët të tregoheshin servilë dhe pasivë, si gurë shahu për kombet e tjera, sepse kështu fati i Shqipërisë do të ngelej në gjendje të mjeruar. Vini re që Parashqevia nuk kishte frikë që Shqipëria do të bëhej e varfër, por që do të mbetej e varfër (“Nuk të lëmë ty të varfër”). Teksti i Parashqevi Qiriazit ishte i fortë, por nuk do të arrinte suksesin aq të madh mbarëkombëtar sikur të ishte vetëm një thirrje nga një grua e re shqiptare, botuar në një revistë. Ndryshe nga “Himni i flamurit”, i cili u shkrua nga Asdreni si vjershë, e më vonë u përshtat për himn, Parashqevia synoi që në fillim të shkruante një himn që do të këndohej. Ajo ka shfrytëzuar fuqinë e muzikës për të përcjellë thirrjen e saj. Që në fëmijërinë e saj, Parashqevia e njihte mirë këtë fuqi. Ajo ishte rritur në gjirin e shkollave dhe kishave ungjillore protestante në Manastir, në Korçë e në Stamboll, takimet e të cilave gjithmonë përfshinin këndimin e himneve në gjuhët amtare, jo nga një kor profesionistësh, por nga gjithë nxënësit dhe besimtarët. Kudo ku shkonin misionarë ungjillorë, botonin dy libra në gjuhën amtare: Biblën dhe një libër himnesh. Vëllai më i madh i Parashqevisë, Gjerasim Qiriazi, nuk ishte vetëm predikuesi i parë protestant shqiptar i cili kishe themeluar kishën e parë ungjillore shqiptare, por ishte edhe autori dhe përkthyesi i dhjetëra himneve të krishtera. Madje, para Kongresit të Manastirit, më 1908, qenë botuar dy libra himnesh për kishat ungjillore shqiptare, i pari me 44 7 himne (më 1893), dhe i dyti me 121 himne (më 1907). Gjergj Qiriazi, Sevasti Qiriazi dhe vetë Parashqevi Qiriazi përkthenin gjithashtu himne të krishtera.
Deri tani është hamendësuar se Parashqevia e ka kompozuar vetë “Himnin e alfabetit”, ose se e ka huazuar nga një marsh francez. Por cila është origjina e vërtetë e kësaj muzike? Përgjigjja zbulohet në botën universitare amerikane, madje në disa nga kolegjet më prestigjioze. Në fillim të shek. XX, ndeshjet e futbollit amerikan midis kolegjeve rivale Yale dhe Harvard ishin shumë të forta. Para një ndeshjeje në vitin 1900, një student nga kolegji Yale, Allan M. Hirsh, krijoi një këngë frymëzuese me emrin “Boola” (Bula), për të motivuar studentët dhe tifozët e tjerë të Yale-it. Teksti i këngës thoshte guximshëm se Yale-i do të fitonte thellë dhe lojtarët e dërrmuar të Harvard-it do të qanin: “Bula bula, bula bu!”. Me të vërtetë, kolegji Yale-i e fitoi ndeshjen kundër Harvardit, 28–0! Si melodi, Hirshi e përshtati këngën e tij prej një kënge popullore me emrin “La Hoola Boola” (La Hula Bula), e kompozuar nga muzikanti afrikano-amerikan Bob Cole. Ky muzikant spikat në historinë e teatrit të Amerikës dhe në historinë e vështirë të diskriminimit ndaj pakicave, sepse ai ka shkruar dhe ka sjellë në skenar të parën dramë muzikore, A Trip to Coontown (Një udhëtim në Kuntaun), e cila ishte shkruar, drejtuar dhe luajtur ekskluzivisht nga artistët zezakë dhe që vazhdoi në skenë prej viteve 1898–1890. Më 1901 kënga e A.M.Hirsh-it u botua për herë të parë si partiturë nga Charles H. Loomis (New Haven, Connecticut), me titullin “Yale (March & Two-Step) Boola”. Më 1905 kënga filloi të përdorej edhe nga Universiteti i Oklahomës, dhe përdoret ende sot nga ky universitet para ndeshjeve të tij të sportit, me titullin: “Boomer Sooner”.
Mund të pyesim se si ndodhi që një këngë për stadiume të futbollit amerikan do të gjente vend si muzika e “Himnit të alfabetit”? Midis viteve 1900–1901, këngës së A. M. Hirsh-it iu shtuan ca strofa të reja, me nëntitullin “Bright College Years” (Vitet e shndritshme të kolegjit). Këto fjalë të reja nuk ishin për sportin, po për vitet e shkollës, për krenarinë e të qenët student në Kolegjin Yale, për miqësitë që krijoheshin në kolegj, si edhe për besnikërinë që një student duhet të tregojë “ndaj Zotit, atdheut dhe Yale-it”, teksa largoheshin e niseshin për të punuar në “botën e turbullt si deti”. Sigurisht, në kohën kur Parashqevi Qiriazi e shkroi tekstin e “Himnit të alfabetit”, nuk kishte qenë ndonjëherë studente në Kolegjin Yale, por ajo, si motra e saj e madhe Sevasti, ishte diplomuar në një kolegj tjetër amerikan, një shkollë protestante për vajza në Stamboll, me emrin “Constantinople Women’s College” (Sevastia u diplomua më 1891, Parashqevia më 1904). Ky kolegj kishte drejtorë dhe profesorë nga Amerika. Ende nuk kemi zbuluar një dëshmi të drejtpërdrejtë për këtë çështje, por duhet të hamendësojmë se amerikanët që punonin në këtë kolegj e kishin sjellë këngën “Boola” të Kolegjit Yale në Stamboll për t’i frymëzuar studentet, dhe se aty Parashqevi Qiriazi duhet ta ketë dëgjuar e kënduar këngën. Kur erdhi koha që Parashqevisë i duhej një muzikë e mirë për të frymëzuar shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ruajtur besën e dhënë në Kongresin e Manastirit, përballë trysnisë së krijuar nga xhonturqit kundër alfabetit të ri, ajo e shfrytëzoi melodinë që ende oshtinte në kokën e saj prej vitesh, duke qenë e sigurt se kjo muzikë mund të këndohej lehtë dhe se do të kujtohej për një kohë të gjatë. Sipas Sevasti Qiriazi-Dakos, kënga u këndua në mitingun e shkronjave në Korçë në shkurt, 1910, kur u mblodhën rreth 12.000 pjesëmarrës.
Sevastia shkruan: “Pas fjalimeve, njerëzit kënduan ‘Himnin e alfabetit’, i cili ishte kompozuar posaçërisht për këtë rast prej motrës sime, Parashqevisë. Himni i rrëqethi që të gjithë dhe qysh nga ajo ditë është kthyer thuajse në himn kombëtar”.
Ky konstatimi i Sevastisë, shkruar më 1938, qëndron ende sot, 80 vjet më pas. “Himni i alfabetit” ka karakterin e një himni popullor kombëtar, sepse shpreh ndjenjën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve para Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sepse lartëson një luftë që nuk duhet ushtruar me dhunë, por me “shkronjat tona të arta”, dhe sepse ëndërron një Shqipëri që nuk duhet të lihet e varfër. Një mesazh aq i rëndësishëm mund të përcillej me kumtesa, ligjërata dhe kuvende, por Parashqevia e dinte që mesazhi i saj do të përjetësohej me një këngë.
Në nëntor të vitit 1958 u kremtua 50-vjetori i Kongresit të Parë të Manastirit me një mbledhje solemne në Tiranë. E pranishme në këtë eveniment ishte Parashqevi Qiriazi, e cila kishte sjellë me vete Viktoria Dakon, mbesën 17-vjeçare të Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazi Dakos. Në një intervistë, Viktoria kujton një çast tepër emocionues të kësaj mbledhjeje. Pas dhënies së kumtesave, Nexhmije Hoxha i kërkoi “Teta Parashqevisë”, asokohe 78 vjeçe, që të këndonte “Himnin e alfabetit” para sallës, dhe “pothuajse të gjithë të pranishmit ishin me lot në sy”. Çasti ishte emocionues jo vetëm sepse Parashqevia e kishte shkruar vetë himnin rreth 50 vite më parë, as vetëm sepse ajo kishte qenë e vetmja femër që luajti një rol zyrtar në Kongresin e Manastirit, por edhe sepse Parashqevia u prezantua si “delegatja e fundit e mbetur gjallë”. Sikur Parashqevia 78-vjeçare ta kishte recituar tekstin e “Himnit të alfabetit” në mbledhjen e 1958-së, nuk do të ishte aq prekëse, por ajo e këndoi. 19 Intervistë, David Hosaflook me Viktoria Dako-Rulin, më 15 nëntor 2018. 20 Shih edhe rrëfimin e V. Dako-Rulit te: Qiriazi-Dako, Sevasti. Jeta ime: jetëshkrimi i pabotuar i “Mësueses së Popullit” Sevasti Qiriazi-Dako. Tiranë: Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante, 2016, f. 290. Aty Viktoria. / KultPlus.com
Paleta e tij e ngjyrave është e kufizuar në të zezë dhe të kuqe, stili i tij është më shumë i fuqishëm dhe për të realizuar një nga këto vepra atij i nevojtiten afërsisht 30 orë punë.
Por, megjithë ndryshimin e pazakontë në qasjen në krijimin e artit të marrë nga James Cook, askush nuk mund të mohojë talentin e tij e aftësitë e jashtëzakonshme krijuese.
Studenti i arkitekturës po e rishkruan idenë e njerëzve për artin, duke prodhuar fotografi të jashtëzakonshme dhe duke përdorur vetëm makina shkrimi.
James filloi atë që ai e quan ‘mënyra e tij e çuditshme e argëtimit’ pesë vjet më parë. I frymëzuar nga artisti i vonë i shkrimit të makinave amerikane, Paul Smith, i cili nuk mund të përdorte lapsa ose furça sepse vuante nga paraliza cerebrale.
James tani merr porosi e paguhet për punën e tij nga e gjithë bota.
‘Unë përdor karaktere dhe shkronja specifike për të bërë punë të caktuara. Për shembull, ndalesat e plota, nënvizimet dhe shkurtimet përpara janë të mira për linjat e drejta, dhe kllapat, apo dhe zerot që janë të mira për kthesat’, pati deklaruar ai për Daily Mail. / KultPlus.com