Nesër shfaqet filmi “Trapped by Law” nga Sami Mustafa

Të mërkurën, më 15 Shkurt shfaqet filmi i shumëpritur “Trapped by Law” nga Sami Mustafa dhe mbahet paneli i diskutimit mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në shoqërinë tonë në Kosovë.  

Organizuar nga Manifesta 14 Prishtina, eventi do të zhvillohet në Kino ARMATA duke filluar nga ora 18:00. Mos e humbisni rastin të dëgjoni Almira Bajramin nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, Avni Mustafa nga Roma Versitas Kosova dhe Sakibe Jashari nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë teksa janë duke u përfshirë në një diskutim që nxit mendim mbi çështjen në fjalë. Filmi është në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe, si dhe do të ketë edhe përkthim simultan (SHQ/AN/SHQ) gjatë panelit të diskutimit.  

Filmi “Trapped by Law” është një portretizimi prekës i betejave me të cilat përballen dy vëllezërit e rinj, Kefaet dhe Selami, teksa lundrojnë në kompleksitetin e ligjit të “riintegrimit të detyruar” të nënshkruar mes Kosovës dhe Gjermanisë, së bashku me shtetet e tjera të BE-së. Ky film i fuqishëm, i xhiruar gjatë një periudhe prej pesë vitesh, tregon historinë e rrugëtimit të dy vëllezërve përmes ndarjes së tyre të detyruar nga familja, miqtë dhe kulturën hip-hop ku ata u rritën. 

Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar, angazhuar dhe punuar drejt krijimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e United Nations Mission in Kosovo (UNMIK)./ KultPlus.com