Lufta ndaj parimeve, fundi i një populli

Shkruan: Arben I. Kastrati

Lufta ndaj parimeve, fundi i një populli

Përditshmërisë sonë të vogël klaustrofobike, në të cilën patologjitë dhe defektet janë shndërruar në vlera, i është shtuar edhe lufta ndaj njerëzve të paktë parimorë, që sulmohen brutalisht dhe ndiqen verbërisht nga krerët e institucioneve.

Më e bukura nga të tëra zhgënjimet në RKS-në e pavarur, është shuarja e idealistëve nga politika shqiptare. Servimi i idealistëve dhe parimorëve në ushqim për intriga, pabesi, amoralitet, është shndërruar në domosdo për krekrët e institucioneve dhe argëtim për qytetarët, tani më.

****

Klasa politike shqiptare është e falementuar nga morali dhe parimet. Edhe pse e përcarë, e ndërurryer dhe e armiqësuar skjashmërisht me njëra tjetrën, njëmendësia politike shqiptare së fundmi është bashkuar me një qëllim, të luftojë emrat e paktë të përvetshëm parimorë, me qëllim diskreditimin e personaliteteve të tyre.

Brutaliteti me të cilin emrat e përvetshëm që forcërisht mbrojnë parimet, luftohen si nga partia amë ashtu edhe nga krerët e institucioneve shtetërore, është e frikshme. Zhdukja e parimeve morale, për t’u zëvendësuar nga interesat politike, është shndërruar në luftë të kobshme.

Shembulli që klasa politike me këto veprime dërgon në popull, është trishtuese. Të kërkosh nga individi të heqë dorë vullnetarisht nga parimet, është sikur t’i kërkosh individit të c’bëjë personalitetin e tij.

Klasa politike po e mëson popullin se si të devijojë nga parimet bazike njerëzore, që të manipulohet, të shitet, të humbas parimet, të humbas vlerat, të humbas dinjitetin, të humbas moralin. Politikanët shqiptarë në RKS, as pendesë as turp nuk provojnë prej kohësh.

****

Kryetari i vendit, duhet të jetë figurë unifikuese, thuhet në Kushetutën e Kosovës. Kryetari i shtetit në të cilin rroj, një i paditur i certifikuar, mirret profesionalisht me thashethëme, me shpifje nën brez dhe me intriga primitive, për ta diskerdituar oponentët politikë me parime. Është poshtruese për qytetarin të dëgjojë të tillë niveli edukate, dijeje dhe intrige nga Kryetari i vendit.

Dëshira e frikshme për ta shuar njeriun me parime, ashtu sic i shuan idealistët, është shembull i trishtë se si vendi gradualisht por sigurt, po shkon drejt c’bërjes së lirisë së shprehjes dhe vendosjes së totalitarizmit.

Frika më e madhe, ngelet moskundërshtimi i instalimit të totalitarizmit. Ndërsa ankthi kombëtar, ngelet shndërrimi i ndërmarrjeve të frikshme dhe shuarja e vlerave njerëzore në argëtim.

Devalvimi i dinjitetit politik dhe njerëzor në këtë vend, ka arritur shkallë të lartë trishtimi.

Fragmente nga kryevprat “Sundimtari”, “Gjuetari i balonave” dhe “Kështu foli Zarathustra”

– Niccolò Machiavelli, “Sundimtari”

“Njeriu në përgjithësi gjykon më shumë nga shqisa e të pamurit se sa nga ajo e prekjes, sepse të gjithë mund të shohin por pak mund të testojnë nga ndjenjat. Të gjithë e shohin ata që paraqitesh se je, por pak e dijn atë që vërtetë je; dhe ata pak nuk guxojnë të mbajnë qëndrim kundër opinionit të shumicës.”


–  Khaled Hosseini, “Gjuetari i balonave”

“Jam shumë e frikësuar sepse jam shumë e lumtur. Një lumturi e tillë është shumë e frikshme. Ata ta lejojnë këtë lloj lumturie vetëm kur janë duke e përgatitur të marrin diçka prej teje.”


– Friedrich Nietzsche, “Perëndimi i idhujve”

“Liria është vullneti për të qenë përgjegjës për veten.”

“Koncepti im për lirinë – Vlera e një gjëje nganjëherë nuk qëndron tek ajo përmes së cilës dikush e arrin atë, por në atë që dikush jep për të – ajo që na kushton neve. Institucionet liberale pushojnë së qenuri liberale në momentin që ato realizohen: pas kësaj, nuk ka asgjë më të keqe dhe nuk ka asnjë lëndues më të madh të lirisë se sa institucionet liberale.”

“Nëse dëshiron të përpiqesh për paqe të shpirtit dhe kënaqësi, atëherë beso; nëse dëshiron të jesh një përkrahës i së vërtetës, atëherë pyet.”


– Friedrich Nietzsche, “Kështu foli Zarathustra

“Po ju përgjërohem, o vëllezër, qëndrojini besnik tokës, e mos u besoni atyre që ju flasin për pritshmëri pastokësore! Janë helmatisës, të vetëdijshëm ose jo; janë përçmues të jetës, njerëz në prag të vdekjes, të helmuar edhe vetë nga vetvetja; toka është e lodhur prej tyre. Oh, sikur të zhduken përgjithmonë!”

“Kështu më tha një ditë djalli: “Edhe Zoti e ka ferrin e tij, domethënë është dashuria e vet për njerëzit.

E kam dëgjuar rishtazi shqiptimin e këtyre fjalëve: “Zoti vdiq; e vrau mëshirimi i tij për njerëzit.”

Viti mbarëkombëtar i Fishtës, Homeri shqiptar përkujtohet nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”

Në 142 – vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përmes organizimit online në kuadër të Edicionit VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova e ka përkujtuar At Gjergj Fishtën.

Me këtë rast, kryetari i shoqatës “Tradita”, Selam Sulejmani tha se këtë edicion të shtatin me radhë, në 80 – Vjetorin e ndarjes nga jeta, e përkujtojmë, poetin, shkrimtarin, përkthyesin, publicistin, kryetarin e Komisionit për hartimin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit – At Gjergj Fishtën. Në kuadër të programit të manifestimit profesor Xhelal Zejneli e paraqiti referatin special kushtuar jetës dhe veprës së “Homerit” shqiptar, që u formua në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare.

“Ati françeskan Gjergj Fishta(1871-1940), është poet, dramaturg, prozator, estet, publicist, pedagog, klerik i lartë, politikan. Drejtoi për një kohë të gjatë shtypin e urdhrit françeskan dhe veprimtarinë kulturore dhe arsimore të këtij urdhri. Është një ndër figurat më të mëdha të letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX. Deri në Luftën e Dytë Botërore u ngrit si poet kombëtar i Shqipërisë, ndërsa pas vitit 1944 ra në harresë që zgjati 46 vjet me radhë. Lindi më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës, ku dhe u pagëzua nga misionari françeskan dhe poeti Leonardo de Martino(1830-1923). Ndoqi shkollat françeskane në Troshan dhe Shkodër. Që fëmijë u ndikua nga De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaçeviq, i cili i ushqeu dashurinë për letërsinë. Më 1886, kur ishte 15 vjeç, u dërgua nga françeskanët në Bosnjë – në Sutjeskë, Livno dhe Kreshevë ku studioi teologji, filozofi dhe gjuhë të huaja, sidomos latinishten, italishten dhe kroatishten. Me një fjalë, ai përgatitej për karrierë ekleziastike dhe letrare. Atje ra në kontakt me shkrimtarin boshnjak Gërga Martiq (1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjçeviq (1865-1908), të cilët i zgjuan talentin letrar. Fishta u frymëzua edhe nga shkrimet e e shkrimtarit të hershëm françeskan Andrija Kaçiq-Mioshiq (1704-1760), poet dhe publicist dalmat i periudhës së iluminizmit, po ashtu edhe nga veprat e poetit kroat Ivan Mazhuraniq (1814-1890), autor i poemës epike Vdekja e Smail Aga Çengiqit (Smrt Smail-age Čengića). Fishta njihte edhe krijimet letrare të poetit dhe princit malazez Petar Petroviq Njegosh (1813-1851), autor i poemës epike Kurora e maleve (Gorski vijenac, 1847) në të cilën flitet për qëndresën e Malit të Zi kundër turqve dhe që konsiderohet si epos kombëtar i malazezëve” – theksoi Xhelal Zejneli.

Ai më tej shtoi se Fishta më 1894 u shugurua prift dhe u pranua në urdhrin françeskan. Po atë vit u kthye në Shqipëri dhe filloi punën si mësues në kolegjin françeskan në Troshan e më pas si famullitar në fshatin Gomsiqe.

“Më 1899 bashkëpunoi me abatin e Mirditës Preng Doçin(1846-1917), me prozatorin dhe priftin Dom Ndoc Nikajn(1864-1951) dhe me folkloristin Pashko Bardhin(1870-1948) për të themeluar shoqërinë letrare Bashkimi të Shkodrës, e cila i hyri punës për zgjidhjen e çështjes së alfabetit të shqipes.

Në këtë kohë Fishta ishte bërë figurë udhëheqëse e jetës kulturore e publike në Shqipëri, e sidomos në Shkodër. Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në qarkun e Shkodrës. Zëvendësoi italishten me shqipen, për herë të parë si gjuhë në shkollë. Kjo masë ndikoi për t’i dhënë fund mbisundimit kulturor italian ndër katolikët e Shqipërisë së veriut dhe të rinjve shqiptarë që studionin në këto shkolla, u ushqeu një ndjenjë identiteti kombëtar. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë letrare Bashkimi. Fishta u zgjodh nga Kongresi për të kryesuar komisionin prej 11 delegatësh, që do të përcaktonte variantin më të mirë të alfabeteve të propozuara. Në tetor 1913, themeloi të përmuajshmen françeskane Hylli i Dritës, e cila iu kushtua letërsisë, politikës, folklorit dhe historisë. Kjo revistë doli deri në vitin 1944, me ndërprerje në vitet 1915-1920 si dhe në vitet 1925-1929, kur Ahmet Zogu kishte vendosur censurë. Revista ndihmoi për zhvillimin e kulturës së veriut, ashtu si revista Albania e Faik Konicës(1875-1942) në Bruksel dhe në Londër, që kishte ndihmuar për afirmimin e kulturës mbarëshqiptare, përfshi edhe atë të jugut. Në vitet 1916-1918 Fishta botoi në Shkodër gazetën Posta e Shqypniës, një gazetë politike dhe kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria në kuadër të Kultusprotektorat-it”- deklaroi ndër të tjera Xhelal Zejneli.

Fishta është autor i 37 botimeve letrare, por emri i tij është i lidhur me një nga krijimet më mahnitëse të letërsisë shqiptare – Lahutën e malcís, Shkodër 1937. Është një poemë epiko-historike me 15.613 vargje që vë në qendër luftën për pavarësi, e në veçanti, ngjarjet e historisë së Shqipërisë së veriut të viteve 1858-1913. Kjo kryevepër letrare ishte shkruar midis viteve 1902-1909. Pastaj u ripunua nga autori gjatë një periudhe 30-vjeçare. Konsiderohet si e para ndihmesë në gjuhën shqipe për letërsinë botërore.

Në panoramën kulturore të veprimtarisë së shoqatës “Tradita”, janë përkujtuar emra të spikatur poetësh, shkrimtarësh, publicistësh, përkthyesish, patriotësh të lëvizjes dhe rezistencës shqiptare, si: Ismail Kadare, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Lasgush Poradeci, Murat Isaku, Mehmet Gega, Adem Demaçi, Rafi Halili, Rahim Neziri, Ali Vishko, e shumë te tjerë.

“Në pleqëri pendohesh sidomos për mëkatet që nuk i ke bërë”

William Somerset Maugham ishte një dramaturg, novelist dhe shkrimtar i tregimeve të shkurtra angleze. Ai ishte ndër shkrimtarët më të njohur të epokës së tij dhe me reputacionin autori më i paguar gjatë viteve 1930.

Të dy prindërit e Maugham vdiqën para se të bëhej 10 vjeç, dhe djali jetim u rrit nga një xhaxhai i babait, i cili ishte emocionalisht i ftohtë. Ai nuk dëshironte të bëhej avokat si burrat e tjerë në familjen e tij, kështu që ai stërviti dhe u kualifikua si mjek. Romani i tij i parë Liza i Lambeth (1897) u shitë aq shpejt sa Maugham hoqi dorë nga ilaçi për të shkruar me kohë të plotë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ai shërbeu me Kryqin e Kuq dhe në korpusin e ambulancës para se të rekrutohej në 1916 në Shërbimin e Inteligjencës Sekrete Britanike. Ai punoi për shërbimin në Zvicër dhe Rusi para Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 në Perandorinë Ruse. Gjatë dhe pas luftës, ai udhëtoi në Indi, Azinë Juglindore dhe Paqësorin. Ai tërhoqi nga ato përvoja në tregimet dhe romanet e tij të mëvonshme.

KultPlus ju sjell sot disa nga thënie e tij më të njohura:

“Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por që rreshtin së dashuruari.”

“Përsosuria ka një të metë të madhe: ka gjasa të jetë bajate.”

“Në pleqëri pendohesh sidomos për mëkatet që nuk i ke bërë.”

“Njerëzit më kanë interesuar përherë, por s’më kanë pëlqyer kurrë.”

“Njeriu elegant është ai, veshja e të cilit nuk bie kurë në sy.”

“Vështirë të diskutohet me një të dehur. Më kot ta mohojmë, kush është esëll është një shkallë më poshtë.” / KultPlus.com

RrGK: Të ndalen sulmet dhe shpifjet ndaj Vjosa Osmanit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësim për sulmet e vazhdueshme dhe, siç thotë përmes një reagimi, shpifjet ndaj kryeparlamentares së parë në Kosovë, Vjosa Osmanit.

“Duke përsëritur kërkesën që të ndalen sulmet ndaj grave në politikë dhe vendimmarrje, përmes kësaj letre bëjmë thirrje që të mos cenohet integriteti dhe kontributi i Osmanit në sferën publike. Osmani është figurë publike dhe është e angazhuar në politikë tash e një kohë të gjatë, andaj, puna dhe performanca e saj duhet vlerësuar mbi kritere të jetës publike dhe institucionale, dhe asnjëherë duke u nisur nga një mendësi patriarkale dhe një diskurs që në qendër ka familjen”, thuhet në reagim.

RrGK vlerëson se kundërshtimet politike si dhe mospajtimet institucionale duhet të shprehen pa linqime të tilla ndaj familjarëve të palëve të përfshira.

“Shpifja dhe fyerja, sipas Ligjit nr. 02/L-65 të Republikës së Kosovës cilësohen si vepra penale dhe janë të dënueshme më ligj, andaj me qëllim të ndërtimit të një shoqërie demokratike që promovon lirinë e shprehjes, mirëpo parandalon gjuhën e shpifjes dhe atë të fyerjes, RrGK kërkon që shpifjet ndaj Osmanit të trajtohen përkitazi me ligjin në fuqi. Çdo përpjekje për të zvogëluar kontributin e grave në politikë dhe në sferën publike është vetëm hap prapa në arritjen e synimit tonë të përbashkët për një shoqëri të lirë, demokratike dhe të barabartë”, përfundon reagimi i RrGK-së. / KultPlus.com

Nebi Dervishi, laureat i Çmimit Kombëtar “Ali Vokshi” për vitin 2020

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në edicionin VII me radhë të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”, Çmimin kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2020, ia ka akorduar profesorit Nebi Dervishit.

Ky çmim, jepet për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare dhe të njëjtin deri më tani e kanë fituar: Avzi Mustafa (2015), Remzi Nesimi (2016), Tahir Zajazi (2017), Reshat Nexhipi (2018) dhe Xhemaledin Salihu (2019).

Këtë vit, pas shpalljes së konkursit, dhe shqyrtimit të propozimeve të arritura, Komisioni përkatës, i kryesuar nga prof. Zeqirja Idrizi, vendosi që Çmimi kombëtar “Ali Vishko”, për vitin 2020, t’i ndahet historianit të njohur, Nebi Dervishit.

Profesor Dervishi aktualisht është ligjërues i rregullt në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Tetovës dhe një nga studiuesit e personalitet e njohura të historiografisë shqiptare.

Pjesëmarrja shumëvjeçare dhe aktiviteti i tij në fushën e arsimimit në ruajtjen e kultivimin e traditës dhe veprimtaritë e ndryshme profesionale paraqesin segment të rëndësishëm në jetën dhe punën e tij të deritanishme.

Në opinion shkencor dhe profesional është i njohur si krijues i frytshëm dhe punonjës i palodhur i arsimit shqip.

Nga analizat e opusit të tij mund të shihen rezultatet që tregojnë zhvillimin e suksesshëm dhe të vazhdueshëm shkencor, gjatë disa dekadave si dhe aktivitetet e frytshme në fakultetin ku ligjëron dhe jashtë tij. / KultPlus.com

Momenti i tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, në qershor të vitit 1999 (VIDEO)

Sot janë mbushur 21 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Në një video nga arkivi i agjencisë britanike të lajmeve Associated Press shihet se si trupat jugosllave largohen nga Kosova

Me automjete të blinduara, tanke dhe autobusë, shumica e forcave serbe po largoheshin nga Kosova duke lënë pas një shkatërrim të madh dhe mijëra viktima. Me ta u larguan edhe një pjesë e madhe e civilëve serbë.

Tërheqja filloi në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e nënshkruar më 9 qershor 1999 në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë së atëhershme jugosllave.

Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:           

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.      

 d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë. Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar diktatorin Sllobodan Millosheviq të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. / KultPlus.com

Filmi “Tenet” parashihet të shënojë suksese të mira

Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e filmave me buxhet të lartë, të mbushur me skena aksion dhe që trajtojnë tema komplekse, pasi regjisori i famshëm kinematografik, Christopher Nolan, tashmë e ka lansuar trilerin zyrtar të filmit të tij të ri “Tenet”.

Në këtë projekt të shumëpritur luajnë aktorë të listës A në Hollywood, si: John David Washington, Robert Pattinson dhe Elizabeth Debicki.

Me skenar dhe regji të Nolanit, filmi “Tenet” e sjell historinë e një agjenti sekret në detyrë për ta parandaluar shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, transmeton Koha.

Xhirimet e filmit kishin filluar në maj të vitit 2019, si dhe kanë zënë vend në shtete të ndryshme të botës, si: Danimarka, Estonia, India, Italia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Amerika.

Me një buxhet prej 205 milionë dollarëve, që është projekt origjinal më i shtrenjtë i regjisorit Nolan, filmi duhet t’i arkëtojë deri në 500 milionë dollarë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet.

Studioja prapa këtij projekti, “Warner Bros”, kishte vendosur ta lansonte atë nëpër kinema nga 17 korriku i këtij viti, por duke qenë në fund të trilerit nuk është shkruar fare kjo datë, lë të nënkuptohet se ka gjasa të lansimi i tij të shtyhet deri në përfundim të pandemisë. / KultPlus.com

Cila do të jetë e ardhmja e sfilatave postCOVID-19?

Pas tronditjes së pandemisë, moda po vë në dyshim nevojën për të rikonceptuar ritmet dhe stinët e shfaqjeve të modës.

Stilistë dhe menaxherë kanë njoftuar kohë dhe metoda të prezantimeve të tyre në të ardhmen.

Por disa, si Channel, nuk duan të heqin dorë nga gjashtë shfaqje vjetore.

I pari që u mor me realitetin e rreptë të ndryshimit të imponuar nga distancimi shoqëror, dhe për rrjedhojë pamundësinë e organizimit të shfaqjeve të modës me publikun, ishte Giorgio Armani, i cili me mençuri ishte ndër të parët që prezantoi koleksionet e tij në Milano në pragun e mbylljes, për të shtyrë prezantimin e Dubait nga prilli, deri në nëntor.

”Mbreti” Giorgio bëri të ditur se ai preferon zgjerim më të madh në kohë dhe numër të koleksioneve të tij vjetore.

Alessandro Michele për Gucci nxori gjithashtu të njëjtat përfundime.

“Do të takohemi vetëm dy herë në vit për të ndarë kapitujt e një histori të re. Ata do të jenë kapituj të çrregullt, të pandryshuar dhe thellësisht të lirë. Ata do të shkruhen duke përzier rregullat dhe zhanret. Ata do të ushqehen në hapësira të reja, kode gjuhësore dhe platforma të reja komunikimi”, shkoi ai në Istagram.

Valentino e ka bërë të ditur që do të paraqitet në shtator të 2021 dhe priten sfilata dixhitale.

Ndërkohë, ‘‘Pitti Immagine’‘ ka shtyrë sfilatat për burrat dhe fëmijët për në muajin janar.

Ndërsa Milano, Parisi dhe Londra kanë paralajmëruar javët e modës në internet, kjo e fundit fillon më 12 qershor, ku do të sfilojnë burra e gra së bashku.

Nuk ka hequr dorë nga numri i sfilatave edhe Channel, që transmetoi dje videon e koleksionit të saj të ri ”Cruise”.

“Nuk e di nëse numri i duhur është dy ose gjashtë, kjo varet. Ne kemi një avantazh në llogaritjen e ndikimit tonë. Besojmë se është e rëndësishme të bëjmë sfilatat, por duhet të kemi ende liri krijuese për t’u shprehur në çdo kohë “, theksoi presidenti Bruno Pavlovski./ atsh/ KultPlus.com

Një tjetër vepër e shpëtuar, përfundon restaurimi i ikonës “Shën Joan Pagëzori”

Qendra muzeore Berat sapo ka përfunduar ndërhyrjen restauruese të ikonës “Shën Joan Pagëzori” e vitit 1835, që mban firmën e Naum Çetirit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se “pas një muaji pune intensive, ajo i shtohet ekspozimit ikonografik në muzeun “Onufri””.

“Vepra paraqiste shumë problematika, por pas ndërhyrjes u arrit rezultati i dëshiruar, duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës. Ajo pasuron jo vetëm koleksionin e muzeut “Onufri”, por plotëson kronologjinë në artin e autorëve ikonografë Çetiri”, – theksoi Margariti. / atsh/ KultPlus.com

Charlie Chaplin: Unë kam fatin e mirë të jem burri i një gruaje të mrekullueshme

Unë kam fatin e mirë të jem burri i një gruaje të mrekullueshme. Do të doja të kisha mundësi të shkruaja më gjatë për këtë, por këtu është fjala për dashurinë dhe dashuria e përkryer është gjëja më e mrekullueshme në botë, por edhe më zhgënjyese, sepse është gjithmonë diçka më shumë nga sa mund ta shprehësh me fjalë.
– Unë nuk udhëhiqem nga ndonjë art i të jetuarit, as nga ndonjë filozofi: të mençur a mendjelehtë qofshim, të gjithëve na duhet të luftojmë për të jetuar.
– Në qoftë se një autor nuk preket nga vepra e tij, atëherë ai nuk ka se si të presë që të preket publiku.

-Nga autobiografia e Charlie Chaplin, “Jeta ime”. / KultPlus.com

Charlie Chaplin dhe gruaja e tij, Oona O’Neill.

13 vjet nga vizita e presidentit Bush në Shqipëri

Presidenti Xhorxh W. Bush është bërë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që viziton Shqipërinë.

Ai 13 vjet më parë, pikërisht më 10 qershor të vitit 2007 dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Aleksandër Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha presidentit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

U.S. President George Bush greets crowds of Albanians in Fushe Kruje, Albania, Sunday, June 10, 2007. (AP Photo/Gerald Herbert)

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Presidenti po ashtu tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën.

Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë.

Bush tha se SHBA-ja përkrah dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri.

“Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bush ka folur para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje kjo për Shqipërinë që ka kontribuar ushtarakisht në Afganistan dhe Irak.

“U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë,” tha Bush. Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.

“Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike,” tha ai.

Bush takoi në Fushë-Krujë një grup biznesmenësh shqiptarë që kishin marrë mbështetje financiare nga agjenci amerikane zhvillimi. Pas takimit, Bush doli, jashtë protokollit, në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe takoi shumë qytetarë entuziastë. Presidenti amerikan George Bush ka mbërritur në Tiranë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri. /Periskopi/ KultPlus.com

21 vjet nga tërheqja e forcave serbe nga Kosova

Më 10 qershor të vitit 1999 Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.

Kështu, sot mbushen 21 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë. Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë. Sulmet që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali, Uesli Klark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, po në këtë ditë urdhëroi ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

 Pas kësaj rreth 800 mijë refugjatë të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë. Ndërkaq, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa nisi largimi i forcave serbe.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore./ KultPlus.com

Peticioni i Lidhjes shqiptare të Gjirokastrës drejtuar Fuqive të Mëdha

Nga Aurenc Bebja 

“La République Française” ka botuar, të shtunën e 26 qershorit 1880, në ballinë një shkrim në lidhje me peticionin e Lidhjes shqiptare të Gjirokastrës drejtuar asokohe Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Berlin, 24 qershor.

Lidhja Shqiptare e Gjirokastrës sapo ka dërguar peticionin e mëposhtëm që t’u jepet anëtarëve të konferencës:

“Të gjithë shqiptarët në emër të njerëzimit janë duke i bërë thirrje edhe një herë drejtësisë së fuqive të mëdha, duke u kërkuar atyre që të marrin seriozisht rrezikun me të cilin kërcënohen duke parë kështu atdheun e tyre t’i jepet të huajve.

Shqiptarët u kërkojnë Fuqive të Mëdha që t’u mbrojnë kombësinë dhe integritetin e atdheut të tyre.

Përndryshe, ata do të detyroheshin të vdisnin të gjithë, me armët në duar, në mbrojtje të të drejtave të tyre natyrore sesa të mbeten në mëshirën e të huajve.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-republique-francaise-1880-peticioni-i-lidhjes-shqiptare-te-gjirokastres-drejtuar-fuqive-te-medha/

Buxhovi: Lidhja e Prizrenit kishte krijuar rrethanat për marrjen mbi vete funksionet e një qeverie



Nga Jusuf Buxhovi

Kuvendi i Lidhjes u hap më 10 qershor 1878 në Prizren, në medresën e Mehmet Pashës, pranë Bajrak-Xhamisë. Edhe data e mbajtjes nuk ishte e rastësishme, meqë ajo duhej të mbahej para se të fillonte punimet Kongresi i Berlinit që ishte caktuar të mbahej më 13 qershor. Nga të dhënat e tanishme, të cilat janë të pakta, meqë është ruajtur vetëm një pjesë e protokolleve të mirëfillta të mbledhjes, merret vesh se në Kuvend kanë marrë pjesë më shumë se njëqind përfaqësues të shumë krahinave shqiptare, por ku mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës (nisja e të cilave thuhet se ishte penguar nga intrigat e valiut turk Hysen Pasha, por që arsyet janë pak më të thella), ndërsa nga Vilajeti i Janinës mori pjesë vetëm Abdyl Frashëri. Megjithatë, nga këta 110 emra që gjenden dhe shumica vinë nga Vilajeti i Kosovës, kryesisht janë personalitete që kishin marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit, ndër të cilët shquhen Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizativ të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Korenica, Shaban bej Prizreni, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra e të tjerë. Në kuvend morën pjesë si delegatë disa feudalë boshnjakë dhe sulltanistë nga viset e Bosnjës-Hercegovinës. Aty mori pjesë edhe mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu bashkë me disa përkrahës së linjës sulltaniste, që bazuar në raportet e konsujve të pranishëm në Prizren, ishte mjaft aktiv. Kjo demanton në tërësi pohimet se Lidhja u mbajt “fshehtë” dhe pa dijen e Portës.
Në bazë të dokumenteve me mangësi të shumta, megjithatë, kuptohet se Kryetar i Kuvendit u zgjodh Iljaz pashë Dibra, ndërsa aty foli Abdyl Frashëri, jo në cilësinë e “kryetarit” e as “të kryesuesit” të Lidhjes, siç është shënuar nga një pjesë e mirë e historiografëve shqiptarë, por si përfaqësues i Komitetit të Stambollit.
Ajo që ishte më e rëndësishme, megjithatë kishte të bënte me faktin se Kuvendi ia doli të marrë vendimin për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, te një Lidhjeje (Ittifaku), me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit. Sipas traditës, së bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave që ishin përfshirë në Kuvendin e Prizrenit.
Kuvendi themeloi organet e larta. Në krye të Lidhjes ishte Këshilli i Përgjithshëm me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iliaz pashë Dibra. U formua edhe Komiteti Qendror i Lidhjes nga tri komisione: komisioni i punëve të jashtme me përgjegjës Abdyl Frashërin, komisioni i punëve të brendshme i drejtuar nga Haxhi Shabani dhe komisioni i të ardhurave financiare i drejtuar nga Sulejman Vokshi.
Aktet e para të Kuvendit të Përgjithshëm ishin: një peticion për çështjen shqiptare, dërguar Kongresit të Berlinit, dhe një peticion, dërguar Portës së Lartë , Kararnameja (Akti i vendimeve-kanuni) dhe Talimati (Urdhëresa).
Kararnameja (Akti themelor) kishte gjashtëmbëdhjetë pikë, me të cilin mund të thuhej se sanksionohej formimi i Lidhjes si organizatë politike (pika 16) dhe përcaktonte detyrat e saj më të ngutshme. Në pikën 1 theksohej karakteri mbrojtës, ndaj çdo qeverie, përveç asaj të Portës së Lartë, të veprojë aktivisht me të gjitha mjetet për të mbrojtur integritetin e vendit.
Në nenin 4 kur thuhet se “me ligjet e lara të sheriatit, ne do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin e shokëve besnikë të besimit jomysliman, ashtu si për vete”, bën të ditur për ruajtjen e karakterit islamik, gjë që si formulim në ato rrethana ishte edhe i pashmangshëm.
Frymën kombëtare nga e cila ishte e privuar më 10 qershor ditën e hapjes së Kuvendit dhe veçmas nga kërkesat për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një, që ishte një formë e autonomisë, me të cilën sigurohej mbrojta e vendit nga copëtimet e mëtutjeshme që kërcënonin nga të gjitha anët, Lidhja do të fillojë ta animojë qysh në Kuvendin e Përgjithshëm, i cili u mblodh në Prizren, më 1 korrik 1878. E kompletuar me 96 delegatë nga Kosova dhe me delegatët nga Shkodra (26 sish) e Vilajeti i Janinës (me 20), pas një diskutimi të gjerë, Kuvendi miratoi një Rezolutë ose Kanun të ri për Lidhjen e Prizrenit, me të cilin u bënë hapat e rëndësishëm në përpunimin e mëtejshëm të programit të Li-dhjes. Sepse, Kanuni i ri, e shpalli botërisht organizatën e themeluar në Prizren si Lidhje Shqiptare dhe organin i saj qendror e quajti Komiteti Kombëtar.
Statuti i ri ishte pastruar nga ndonjë formulim me karakter fetar islamik dhe nga ideja e besnikërisë ndaj Perandorisë Osmane, që kishte pasur vend në Kararname. Në tekstin e Kanunit thuhej shprehimisht se Lidhja do të luftonte për të drejtat kombëtare shqiptare dhe se veprimtarinë e saj do ta shtrinte vetëm në trojet shqiptare. Ajo i jepte të drejtë Komitetit Kombëtar të formonte nënkomitete të Lidhjes në qendrat e sanxhaqeve të Shqipërisë, të organizonte një ushtri të armatosur për të mbrojtur trojet shqiptare, të shpallte mobilizimin ushtarak të të gjithë burrave të aftë për armë, të vilte, për nevojat e veta buxhetore, një sërë taksash të ndryshme dhe të jepte dënime penale kundër dezertorëve nga Lidhja Shqiptare, me çka mund të thuhet se Lidhja kishte krijuar rrethanat për marrjen mbi vete funksionet e një qeverie.
Kanuni i miratuar më 2 korrik 1878, shënon një fitore të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në gjirin e Lidhjes së Prizrenit. Në të vërtetë, me këto të drejta, që u sanksionuan në kanunin e 2 korrikut 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit fitoi bazën ligjore për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar brenda shtetit perandorak osman. / KultPlus.com

Thethi, destinacion i turizmit malor, rruga drejt Alpeve Shqiptare është magjike

Alpet shqiptare ofrojnë pamje të mahnitshme për syrin e vizitorëve. Duke sjellë pamje nga rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër shprehet se pamjet flasin vetë.

Jo të gjitha rrugët ju çojnë në Theth, ama, ato që ju çojnë atje janë magjike. Aksi Shkodër- Malësi e Madhe-Bogë-Qafë-Thore-Theth ia vlen të kalohet për pamjet e mahnitshme që të ndesh syri.

Nga Shkodra do të kaloni në territorin e bashkisë Malësi e Madhe, do të vizitoni fshatin piktoresk të Bogës. Thethi është magji turistike që duhet përjetuar e ripërjetuar. “Nëse nuk keni vizituar Thethin, të paktën një herë, nuk keni shijuar turizëm malor në Shqipëri”, shprehet ADZM Shkodër.

Thethi, tabloja me e bukur natyrore, ku vijat e telajos ngjiten dhe zbresin duke krijuar thyer më fantastike të peizazhit e pastaj zbresin si në një kupë në rrafshnajën e Thethit duke krijuar një shtrojë të gjelbër ku janë ngulur kullat shekullore, ashtu të ngurta prej guri që hahen me malet.

Thethi është një fshat në njësinë administrative Shalë në qarkun e Shkodrës dhe është qendra e Parkut Kombëtar të Thethit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar./atsh/ KultPlus.com

Rita Ora kujton fëmijërinë si refugjate nga Kosova teksa bënë thirrje kundër racizmit

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, dëshiron të sigurohet që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të jetojnë dhe të rriten në një ambient të mirë.

Ylli i hitit “Girls” ishte shpërngulur në Londër si fëmijë, pasi prindërit e saj Oraniku dhe Vera, u larguan nga vendlindja e tyre Kosova për t’i ikur represionit në fillim të viteve ’90, dhe tani këngëtarja deklaron se është falënderuese që ka pasur mundësi ta shijojë një fëmijëri të lirë, sepse kjo gjë ia ka mundësuar t’i gëzojë dhe vlerësojë më shumë të gjitha kujtimet e fëmijërisë, transmeton Koha.

Në një postim të fundit në Instagramin e saj, Rita e postoi një video ku shfaqet shumë e vogël duke luajtur dhe argëtuar, dhe poshtë saj kishte shkruar: “Tung të gjithëve. Besoj se arsyeja e këtij postimi është që ta ndajë me ju një kujtim nga fëmijëria ime, nga vera e vitit 1994. Thjeshtë, u ndjeva e lirë teksa e shikoja këtë video dhe doja ta ndaja me të gjithë ju. Edhe si fëmijë, vërehet se e kam dashur kamerën shumë! Shpresoj që ky postim ju bënë të qeshni, thjeshtë duke e parë një fëmijë të lirë dhe të hareshëm. Dhe pikërisht këtë e meritojnë të gjithë. Pra, mundësinë për ta shijuar një jetë të mirë dhe rastin për të qenë të lumtur. Gjërat e thjeshta, siç është ndjenja e sigurisë për të shkuar në park dhe të qenit fëmijë pa brenga, janë gjithçka në këtë jetë. Sepse këto janë kujtimet që i mbajmë me vete gjithmonë dhe në bëjnë ata që jemi si të rritur. Le t’iu ofrojmë njerëzve një ambient të jashtëzakonshëm dhe të sigurt për të qenë fëmijë dhe për t’u rritur siç duhet,” ka përfunduar Ora.

Këngëtarja 29-vjeçare e njohur ndërkombëtarisht e pranoi se gjatë kohës sa është rritur në Londër si refugjate, ishte përballur me racizmin, si dhe i kritikoi ashpër të gjithë ata persona që i paragjykojnë të tjerët në bazë të racës dhe nacionalitetit.

Ylli i hitit “Let Me Love You” po ashtu u bëri thirrje njerëzve që t’iu ofrojnë fëmijëve një ambient ku mund të ndihen të lirë, në mënyrë që të rriten pa u përballur me paragjykime.

“Kur prindërit e mi vendosën të zhvendosen nga Kosova në Angli, ishte një eksperiencë mjaft e vështirë. Më kujtohet se u desh t’i shihja dhe përjetoja disa gjëra, vetëm për t’u ndjerë e përfshirë në shoqëri, në mënyrë që një vajzë refugjate të kishte mundësi të lozte me vajzat tjera. Por, kur e isha në parkun që shihet në video, më kujtohet se ndjehesha e lirë. Racizmi, mënyra si ndihen imigrantët dhe refugjatët është vërtetë një fenomen i tmerrshëm. Ne nuk mund të gjykohemi në bazë të ngjyrës së lëkurës, apo vendit prej nga vijmë. Ne jemi një racë e vetme. Raca njerëzore. Sidoqoftë, vetëm dua t’iu them se ju dua të gjithëve dhe shpresoj të keni buzëqeshur sot. Faleminderit… E juaja përgjithmonë, Rita.” / KultPlus.com

142 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

Sot mbushen 142 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre, andaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizës lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.

Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm kishin për çështjen kryesore të ditës një unitet të plotë mendimi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë.

Mendim të njëjtë shprehën delegatët që u takonin qarqeve atdhetare edhe për karakterin dhe programin politik të organizatës, që do të themelonte Kuvendi. Ata kërkuan me këmbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar.

Në ditën e parë të punimeve në Kuvend folën delegatë të të gjitha grupimeve politike. Nga fjalimet që u mbajtën në këtë ditë ruhet vetëm një fragment i fjalës së Abdyl Frashërit, kryetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë, i vilajetit të Janinës.

Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.

Delegatëve të grupimit atdhetar, iu desh të përballeshin në Kuvend si me qëndrimet e dëmshme të qarqeve pro Turqisë ashtu autoriteteve qeveritare osmane, të përfaqësuara nga mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu, që ishte i pranishëm në këtë tubim. Ata u përpoqën të pengonin bashkimin e shqiptarëve në një lidhje kombëtare.

Megjithatë, Kuvendi i Prizrenit e përmbushi misionin e tij historik kombëtar. Akti më i rëndësishëm i tij ishte vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje. me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit.

Po atë ditë Kuvendi Kombëtar miratoi tekstin e një proteste, drejtuar Kongresit të Berlinit, me anën e së cilës ngrihej zëri kundër shkëputjes së krahinave shqiptare në favor të shteteve fqinje. Sipas traditës, së bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave që ishin përfaqësuar në Kuvendin e Prizrenit.

Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për themelimin e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhën themelet e një organizate kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë të saj, pati një karakter atdhetar.

Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet e saj të larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore, ndërsa kryetar u zgjodh Iljaz pashë Dibra. / KultPlus.com

Zbulohet buceta e shtatores së Fadil Vokrrit, skulptori Agron Blakqori: Në shtator do të jetë e gatshme

Jeta Zymberi

Suksesi i futbollit të Kosovës, ka ardhur kryekëput falë legjendës së futbollit shqiptar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, shkruan KultPlus.

Vokrri, i cili vdiq para dy viteve, ishte njeriu më vendimtar në fushatën e Kosovës për t’u njohur si vend i futbollit. Ai ishte futbollisti më i madh që Kosova e ka prodhuar – edhe pse ky epitet mund të sfidohet së shpejti nga gjenerata e reja premtuese e talenteve që po lindin.

Pas vdekjes së tij, stadiumi i ekipit kombëtar mori emër të ri për nder të tij: Stadiumi Fadil Vokrri, aty ku sot u zbulua buceta fituese e shtatores së tij, autor i secilës është skulptori Agron Blakqori.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ku me këtë rast e ka quajtur këtë si një moment të veçantë. Sipas tij, para kësaj shtatore në të ardhmen do të përkulen sportistë dhe legjendat e ardhshme të futbollit.

Buceta ideo-artistike e skulptorit kosovar Agron Blakqori, shumë shpejt do të shndërrohet në një shtatore e cila do të zërë vend përpara stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ministria e Kulturës fillimisht ka hapur konkurs për projektin e hartimit të shtatores si dhe parkun përreth stadiumit në Prishtinë. Skulptori Agron Blakqori, ka treguar për KultPlus se koha ka qenë e shkurtër, por ai ka arritur të realizojë bucetën me sukses. Buceta shfaq figurën e Vokrrit në aksion për të shënuar.

“Konkursi ka qenë publik nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, unë kam marrë pjesë, përkundër që koha ka qenë e shkurtër, kam arrit me realizu bucetën. Unë jam gjeneratë e re dhe nuk e mbaj mend kohën kur ka luajtur Fadil Vokrri, por duke u bazuar në fotografi, video dhe duke u konsultuar me futbollistë e familjarë, besoj e kemi nxjerrë në formën më të mirë. Kjo lëvizje i përgjigjet më së shumti Fadilit sepse e ka topin përpara dhe është në aksion për të shënuar gol”, ka thënë Blakqori për KultPlus.

Sipas kritereve të konkursit, shtatorja pritet të jetë 3 metra dhe Blakqori ka treguar që shtatorja do t’i nënshtrohet disa procese të punës dhe në fund do të bëhet procesi i modelimit dhe do të shkrihet në bronz.

“Sipas planit dinamik, besoj që kah fundi i muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor, shtatorja do të jetë e gatshme”, thotë autori.

Shtatorja e cila pritet të vendoset para hyrjes së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë., do t’i ketë në dispozicion rreth 100 metra katrorë. Ku përveç bazës është ideuar edhe pjesa rreth shtatores.

“Është paraparë që të jenë në dispozicion 100 metra katrorë dhe për këtë kam bashkëpunuar me arkitektin Valon Xhelili i cili e ka realizuar pjesën ideore në 3D, përveç bazës edhe pjesën përreth shatores”, ka thënë tutje skulptori.

Buceta si e tillë nuk i ka të përfshira të gjitha detajet, por Blakqori tregon se ka ende punë për tu bërë deri në finalizim. E për një shtatore të detajuar ai thotë që do të bashkëpunojë ngushtë edhe me futbollistët e familjarët e Fadil Vokrrit.

“Mezi po pres të filloj punën”, shprehet skulptori.

Ndërsa arkitekti Valon Xhelili ka treguar për KultPlus rreth idesë së tij për pjesën rreth shtatores. Sipas tij kërkesa e Agronit ka qenë që pjesës rreth shtatores t’i jepet një karakter.

“Ideja që përfaqëson ky projekt ideor ndërlidhet me flamujt që gjenden mbrapa statujës që përfaqësojnë 6 yjet e flamurit tonë shtetëror, pastaj pjesa e platformës ku është e vendosur statuja e Fadilit që asocon në topin e futbollit por me materializim të ndryshëm që rrethohet me ndriçim dhe që nëse largohemi pak në distancë e vërejmë që edhe në këto pozicione ku paraqitet ndriçimi formohet harta e Kosovës”, ka treguar Xhelili.

Vlera e parashikuar për këtë projekt është paraparë 49 mijë euro. / KultPlus.com

James Bond vjen në rolin e babait në filmin e ardhshëm “No Time To Die”

Sipas gazetës “The Mail on Sunday”, personazhi i aktorit Daniel Craig, spiuni më i famshëm në botë, James Bond, do të jetë baba i një vajzë pesë vjeçare, Mathilde, në filmin e ardhshëm “No Time To Die”. Agjenti 007 këtë fëmijë do ta ketë me Dr. Madeleine Swann, e cila në film portretizohet nga aktorja e njohur franceze, Lea Seydoux.

Rrëfimi i filmit të shumëpritur është zbuluar online javën e kaluar, kur orari ditorë i cili u tregon aktorëve ku duhet të shkojnë për të xhiruar, doli në shitje në eBay, transmeton Koha.

Ky orar e përshkroi një skenë ta caktuar të filmit në Itali, që u realizua vitin e kaluar dhe agjentja Nomi vjen përkrah doktoreshës Swann dhe vajzës së saj, Mathilde, e cila në film portretizohet nga aktorja, Lisa-Dorah Sonne.

Një burim i afërt ka raportuar se agjenti Bond vjen si baba në këtë projekt, pasi protagonisti Daniel Craig, i cili e portretizon këtë rol për herë të fundit në karrierën e tij, ka dashur ta befasojë publikun me këtë vazhdim të filmit.

Gjithashtu është bërë e ditur se fakti që producentët dhe regjisori i filmit kanë vendosur ta shndërrojnë agjentin karizmatik në baba të një 5-vjeçareje në këtë film, i ka hapur dyert për krijimin e momenteve të reja dhe të fuqishme për këtë personazh edhe në të ardhmen.

Ngjarja e filmit “No Time To Die” zë vend pesë vjet pas ngjarjeve të zhvilluara në vazhdimin e fundit, Spectre”, dhe e sjellë agjentin 007 duke e shijuar pensionimin në Jamaica, së bashku me doktoreshën Swann, para se të detyrohet ta shpëtojë botën dhe një herë të fundit nga një pandemi biologjike.

Lansimi i filmit nëpër kinema është shtyrë për muajin nëntor për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe pritet ta tërheq një numër të madh të shikuesve, pikërisht për faktin se Daniel Craig do të përshëndetet me këtë personazh ikonik. / KultPlus.com

“Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” vijnë përmes një ekspozite

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të hap ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” me autor Parim Kosova, përcjellë KultPlus.

Ekspozita do të hapet më 10 qershor në ora 18:00, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. / KultPlus.com

Në gjoks ia stamponte emrin e kompanisë dhe i shiste, rrezohet busti i tregtarit që u pasurua nga tregtia e skllevërve

Protestuesit e anti-racizmit në qytetin anglez të Bristol rrëzuan statujën e diskutueshme të tregtarit të skllevërve Edward Colston të dielën pas viteve të grindjeve për trashëgiminë e tij.

Sipas mediave të huaja, statuja 5.5 metra u rrëzua nga bazamenti i saj dhe pastaj u hodh në lumin Avon drejt fundit të një proteste ku morën pjesë rreth 10,000 njerëz për të denoncuar racizmin institucional.

Marshimi, i ngjashëm si në të gjithë Evropën, u organizua në solidaritet me lëvizjen “Black Lives Matter” pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd muajin e kaluar në Minneapolis, SHBA.

Colston lindi në një familje të pasur tregtare, në Bristol, por ishte arsimuar në Londër, ku kishte qëndruar në pjesën më të madhe të jetës së tij të punës, sipas uebfaqes së Muzeut të Bristolit.

Ai fillimisht tregtoi në Evropë tekstile prej leshi dhe verë, por bleu aksione në Royal African Company (RAC) në vitin 1680.

Vetëm anëtarët e RAC u lejuan të tregtonin me Afrikën për ar, fildish dhe skllevër.

Anijet RAC, të cilat niseshin nga Bristol, Liverpool dhe Londër, transportuan rreth 100,000 skllevër të Afrikës perëndimore në Karaibe dhe Amerikën midis 1672 dhe 1689.

Të gjithë ata ishin markuar në gjoks me inicialet e kompanisë.

Sipas faqes së internetit të Historisë së Parlamentit, Colston “bëri pjesën më të madhe të pasurisë së tij nga tregtia e skllevërve”.

“Vitet 1680 ishin pa dyshim më fitimprurësit në biznes, dhe sipas një llogarie, ai u tha se kishte në pronësi mbi 40 anije”.

Ai përdori fitimet e tij për të kaluar në huadhënie të parave, duke ofruar kredi për qeveritë përpara se të shiste rezervat e tij RAC te Mbreti William III.

Ai më pas u tërhoq në Surrey dhe filloi të financojë një seri projektesh bamirësie, kryesisht në Bristol dhe Londër, duke përfituar nga shkollat, spitalet dhe kishat.

Siç bëhet e ditur më tej, Colston u gjend për pak kohë edhe në politikë si deputet midis 1710 dhe 1713, megjithëse në vitet shtatëdhjetë të tij atëherë, ai rrallë ndoqi parlamentin në Londër.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Surrey në vitin 1721 dhe u varros në Kishën All Saints në Bristol.

Përtej statujës së rënë tani, Bristol e nderoi duke i vënë emrin e tij edhe ndërtesave dhe rrugëve. / KultPlus.com

Black Lives Matter protests. Protesters throw statue of Edward Colston into Bristol harbour during a Black Lives Matter protest rally, in memory of George Floyd who was killed on May 25 while in police custody in the US city of Minneapolis. Picture date: Sunday June 7, 2020. See PA story POLICE Floyd. Photo credit should read: Ben Birchall/PA Wire URN:54052046 (Press Association via AP Images)

21 vjet nga vrasja e Haki Misinit, zëri që s’u shua kurrë

Haki Misini mbetet një nga zërat më të mirë të muzikës rok në vitet e 70’ta në Kosovë. Të gjithë e besuan që zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohej edhe për shumë vite, për atë e ndalën forcat serbe ku tash e 21 vite më parë edhe e vranë, shkruan KultPlus.

Haki Misini u vra vetëm pak orë para se të nënshkruhej marrëveshja për bombardimet e NATOS-s dhe kjo ishte dhimbja më e madhe.

Misini atë kohë vepronte në grupin MAK, ku gjithashtu një tjetër anëtar i grupit, Mehmet Tupella u vra gjatë luftës duke bërë kështu që zëri i këtij grupi tashmë të dëgjohet vetëm përmes këngëve të tyre që kanë mbetur pjesë e historisë së muzikës kosovare.

Thuhet që gjëja e fundit që Haki Misini mori nga shtëpia e tij prej nga ku e nxorën forcat serbe, janë cigaret me të cilat do të largohet për të mos u kthyer më i gjallë pranë familjes.

Trupi i tij e i disa personave të tjerë u gjetën në vitin 2005 në Suhodoll të Mitrovicës, dhe pas kësaj eshtrat e tij prehen në varrezat e tokës së Kosovës.

“Moj e mira te pojata”, “Tri gota”, “Në syrin tënd pash një lot” , “Idila verore”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, janë këngët që edhe sot vazhdojnë të dëgjohen e interpretohen nga artistë të ndryshëm.

Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Grupi “MAK”, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend. /KultPlus.com

Adriana Matoshi zgjedhet aktorja më e mirë në festivalin e Francës

Një ndër aktoret më të mira shqiptare, Adriana Matoshi po vazhdon ta mbajë frontin. Një çmim tjetër është shtuar karrierës së saj. Matoshi është shpërblyer me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, shkruan KultPlus,

Lajmin e ka ndarë për publikun edhe këtë aktorja ku përvec regjisorit, ajo uron edhe vetën e saj.

“Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me cmime!”, ka shkruar aktorja.

Ky është edicioni i 5-të i këtij festivali që shfaq filmat e shteteve si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Në maj të vitit 2018, Matoshi ishte shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në “South East European Film Festival”, që është mbajtur në Berlin të Gjermanisë. Këtë çmim e fitoi me rolin e saj në filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit. / KultPlus.com