Trazirat në Uashington; Burri fut në shtëpi 75 protestues që të mos kapeshin nga policia

Një burrë në qytetin e Uashington u hapi derën e shtëpisë dje dhjetra protestuesve që ishin rrethuar nga policia, pas nisjes së shtetrrethimit dhe mesymjes së policisë në kryeqytetin e SHBA.

Sipas raportimeve, në ora 06.00 të mëngjesit kur skadoi koha e ndalim-qarkullimit, më shumë se 60 njerëz dolën nga shtëpia e tij tre-katëshe duke brohoritur e duke duartrokitur të zotin e saj Rahul Dubey.

Dubey, një 44-vjeçar indiano-amerikan, reagoi instinktivisht kur policia po shpërndante me dhunë protestuesit.

Një nga protestuesit, 22 vjeçari Meka, tha se po protestonte paqësisht kur policët bllokuan të dyja daljet e rrugës Swann Street në veriperëndim të qytetit.

Ai thotë se policia nisi të mësyjë ndaj tyre, duke i shtyrë e duke goditur, duke përdorur ‘spraj’ djegës dhe duke mos i lënë të largoheshin.

Në këtë moment Dubey që po ndiqte skenën nga hyrja e tij, hapi dyert e shtëpisë 500 metra katrorë.
Ai tashmë po quhet “hero” dhe “legjendë absolute” për aktin.

“Hapa dyert dhe duke u mbajtur te parmaku nisa të shtyj njerëzit drejt shtëpisë”, tha ai për revistën Esquire. “Ishte si një tsunami njerëzish që policët po shtynin në rrugën time, dhe e gjithë përmbytja po hynte në shtëpi. Unë i thoja ‘Hyni brenda, hyni brenda’, ‘Ngjituni lart! Ngjituni lart’”

Dhuna e policisë u përshkallëzua pasi presidenti Donald Trump u dha një paralajmërim të ashpër protestuesve që nga shumë në vend u interpretuar si shpallje lufte. Trump i përshkroi një pjesë të protestuesve si “anarkistë profesionistë, turma të dhunshme, zjarrvënës, grabitës, Antifa e të tjera.”

Ramë Lahaj takohet me Gent Cakajn

Tenori nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj, ka takuar sot Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, shkruan KultPlus

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri Cakaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se me Ramë Lahajn kanë diskutuar rreth artit, kulturës e historisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtu keni statusin e tij:

“Sot më vizitoi në zyrën time miku im i çmuar e tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj! Biseduam për artin, kulturën, historinë, Kosovën e Shqipërinë 🇦🇱🇽🇰! Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ish-ushtar i UÇK-së në mbrojtje të vendit të tij, sot ka prekur majat më të larta të artit botëror”.

Samantha Marie Ware e quajti ‘torturë’ punën me aktoren Lea Michele

Të premten e kaluar, aktorja e njohur hollywoodiane, Lea Michele, e postoi një mesazh në Twitter përmes së cilit e shprehi hidhërimin e saj rreth vdekjes së George Floydit, i cili e humbi jetën pasi një polic i vuri gjurin në fyt për nëntë minuta, gjatë kohës sa po e arrestonte atë në Minnesota.

“George Floyd nuk e meritoi këtë. Ky nuk ishte një incident i izoluar dhe dhuna e padrejtësia ndaj komunitetit afrikano-amerikan, duhet të përfundojë. #BlackLivesMatter,” kishte shkruar Michele.

Por, mesazhi përkrahës i saj nuk u mirëprit nga aktorja, Samantha Marie Ware, e cila kishte punuar me Michelen në serinë e famshme televizive “Glee”.

Të hënën ajo iu përgjigj mesazhit të ish-koleges duke shkruar: “Qesharake… A të kujtohet kur e bëre eksperiencën time të parë televizive një ferr të vërtetë?!?! Sepse unë nuk do ta harroj kurrë këtë. Besoj se u kishe thënë të gjithëve që nëse do të kishe mundësi, do të ma shkulje parukën. Kjo është vetëm një prej sjelljeve arrogante dhe traumatike të cilat i kisha përjetuar nga ti dhe që më bënë ta dyshoja një karrierë në Hollywood,” kishte shkruar Ware.SAMEYAAAAAA✔@Sammie_Ware

Ware në sezonin e gjashtë të serisë “Glee” e kishte portretizuar Jane Haywardin, dhe ky ishte roli i saj i parë në një projekt hollywoodian. Pas kësaj eksperience që tani del të ketë qenë mjaft sfiduese për të, ajo ka vazhduar të luaj në seri të shumta televizive përfshirë këtu edhe shoun, “What/If”, ku aktroi krahas yllit të shpërblyer me “Oscar”, Renee Zellweger, dhe që u transmetua në platformën Netflix.

Deri më tani, Lea Michele, e cila është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Zandy Reich, nuk ka reaguar ndaj mesazhit të aktores Samantha Marie Ware. Por, kjo e fundit nuk është aktorja e vetme që zbuloi se Michele ishte një kolege e keqe dhe raciste.

Edhe aktorët tjerë afrikano-amerikan të këtij projekti, Dabier Snell dhe Jeanté Godlock, reaguan ndaj hipokrizisë së Lea Micheles e cila kishte deklaruar se ndihet e indinjuar me trajtimin që u bëhet afrikano-amerikanëve në Amerikë. Ata zbuluan se aktorja nuk kishte pranuar të ulen në një tavolinë me të, si dhe i kishte quajtur buburreca të gjithë aktorët me role dytësore në seri.

Gjithë ky skandal me të cilin Lea Michele po përballet, me ç’rast po akuzohet nga ish-kolegët e saj afrikano-amerikan për trajtim të padrejtë, ka bërë që ajo t’i humbë edhe disa marrëveshje të mëdha biznesore. Një kompani të cilën aktorja po e promovonte në rrjetet sociale, ka bërë të ditur të martën se e kanë shkëputur bashkëpunimin me të, pasi i marrin shumë seriozisht akuzat e këtilla.

Nga murtaja deri te MERS-i: Historia e shkurtër e pandemive

Më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandemi koronavirusin e ri, i cili ishte shfaqur për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, gjatë fundit të vitit të shkuar.

Deri në qershor, më shumë se 6.3 milionë raste janë konfirmuar me COVID-19, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, ndërsa numri i vdekjeve të regjistruara në të gjithë botën ka kaluar 370-mijëshin.

Deri më tani nuk është gjetur asnjë vaksinë apo trajtim për koronavirusin, i njohur zyrtarisht si SARS-CoV-2. Disa nga masat më themelore për mbrojtjen kundër tij përfshijnë larjen e shpeshtë dhe të hollësishme të duarve me sapun dhe ujë, distancimin fizik dhe izolimin.

Këto rekomandime kanë qenë gjithashtu masat e përcaktuara për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera, skajshmërisht ngjitëse që kanë goditur botën në të kaluarën.

Praktika e karantinës për sëmundjet ngjitëse u përmend në “Kanunin e mjekësisë”, shkruar nga polimati persian Ibn Sina (980-1037), i njohur më mirë në Perëndim si Avicena. Botimi i këtij librit daton nga viti 1025.

Fjala karantinë rrjedh nga fjalët italiane “quaranta giorni”, që në përkthim i bie 40 ditë.

Në vijim është një vështrim i shkurtër i disa prej pandemive më të rënda të së kaluarës.

Murtaja Justiniane (541-549)

Numri i të vdekurve: përafërsisht 30-50 milionë

Shkaktari: Murtaja bubonike

Ky ishte rasti i parë i regjistruar i murtajës. Ka marrë emrin sipas perandorit bizantin Justiniani I, i cili e kishte sëmundjen, por më pas u shërua. Kjo sëmundje u përhap te njerëzit nga brejtësit që strehonin pleshtat që e bartnin bakterin Yersinia pestis. Minjtë që e përhapën kryesisht e përçonin sëmundjen përmes lundrimit të anijeve e karrocave.

Qendra politike dhe tregtare e Perandorisë Bizantine, Kostandinopoja, (Stambolli i ditëve të sotme) u godit më së rëndi. Sipas historianëve antikë, pandemia linte të vdekur deri në 10.000 njerëz brenda një dite, megjithëse historianët modernë pretendojnë se numri mund të ketë qenë afro 5000.

Pandemia nuk u përhap vetëm në Kostandinopojë. Por përfshiu të gjithë Perandorinë Osmane, e goditur po ashtu nga lufta dhe tregtia, duke lënë të vdekur afro 25 për qind të popullsisë.

Pandemia u rikthye çdo 12 vjet, deri përafërsisht në vitin 750, duke e përfshirë më se gjysmën e popullsisë së Evropës (rreth 100 milionë njerëz).

Vdekja e Zezë (1346-1353)

Numri i të vdekurve: midis 75 deri 200 milionë.

Shkaktari: Murtaja bubonike.

Vdekja e zezë shkatërroi Evropën, Afrikën dhe Azinë, duke lënë të vdekur diku midis 75 deri në 200 milionë njerëz, për ta bërë atë shpërthimin më vdekjeprurës të sëmundjes në historinë e regjistruar.

Njëjtë si Murtaja e Justinianit, ajo u shkaktua nga bakteri Yersinia pestis, që fshihej në minj. Anijet që mbanin minjtë mundësuan që ajo të përhapej midis kontinenteve. Emri “Vdekja e Zezë” i mbeti për shkak të njollave të zeza që i formonte në lëkurën e të infektuarve.

Sipas disa rrëfimeve, shpërthimi i parë i Vdekjes së Zezë në Evropë ndodhi në Caffa, në Gadishullin e Krimesë. Në vitin 1346, ky port i rëndësishëm tregtar u rrethua nga ushtria mongole, e cila kishte pushtuar tokat në të gjithë Azinë. Megjithëkëtë, shumë prej ushtarëve ishin të infektuar nga murtaja. Kur iu nënshtruan asaj, ushtria dogji kufomat e tyre mbi muret e qytetit, duke bërë që njerëzit që banonin brenda qytetit të infektoheshin.

Pandemia e tretë e kolerës (1852-1860)

Numri i të vdekurve: Përafërsisht 1 milion

Shkaktari: Kolera

Sipas OBSH-së, ka pasur shtatë epidemi kolere në botë. Ajo që pati ndikimin më të madh global ishte pandemia e tretë, e vitit 1852.

Filloi në Indi, përpara se të përhapej edhe në pjesën tjetër të Azisë dhe në disa pjesë të Evropës, në Amerikën e Veriut dhe në Afrikë.

Kolera shkaktohet nga ngrënia e ushqimit ose konsumimi i uji të kontaminuar me bakterin vibrio. Mund të rezultojë me sëmundje akute që shkakton diarrenë dhe mund ta gjenerojë vdekjen brenda vetëm disa orëve, po qe se nuk trajtohet.

Sipas OBSH-së, ende janë rreth 1.3 milionë deri në katër milionë raste aktive të kolerës për çdo vit, me 21.000 dhe 143.000 vdekje të regjistruara.

Pandemia e gripit (1889-1890)

Numri i të vdekurve: së paku 1 milion

Shkaktari: Gripi A, nëntipi H3N8

Kjo konsiderohet si pandemia e fundit më e madhe e shekullit nëntëmbëdhjetë. Është një lloj i veçantë i gripit që njihej si “Gripi Aziatik” ose “Gripi Rus”, me gjasë ngase origjinën e kishte në rajonin e Azisë Qendrore të Perandorisë Ruse.

Pandemia u përhap shpejt, e ndihmuar nga ekzistenca e formave moderne të transportit, si hekurudhat dhe udhëtimi transatlantik me anije. Në fakt, u deshën vetëm katër muaj për të rrethuar planetin, duke arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 70 ditë pas pikut të tij në vendin e origjinës, në Shën Petersburg.

Pandemia e gjashtë e kolerës (1899-1923)

Numri i të vdekurve: 800.000

Shkaktari: Kolera

Kolera kaloi në disa faza dhe mishërimi i gjashtë i saj në vitin 1910, sikurse të tjerat para saj, filluan në Indi.

Ajo la të vdekur me qindra mijëra njerëz para se të përhapej në pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme, të Afrikës së Veriut, Evropës dhe Rusisë.

Përhapja e kolerës është e lidhur ngushtë me qasjen e pamjaftueshme në ujërat dhe ambientet e pastra. Nevojiten 12 orë dhe pesë ditë që një person i prekur t’i shfaqë simptomat, pasi të hajë ushqim ose të pijë ujë të kontaminuar.

Gripi Spanjoll (1918-1919)

Numri i të vdekurve: përafërsisht 20-100 milionë

Shkaktari: Gripi H1N1 – Origjina e shpendëve

Rastet e para të identifikuara të kësaj sëmundjeje të veçantë të gripit u regjistruan në pranverën e vitit 1918 mes ushtarëve amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përpara se të përhapej në gjithë botën dhe të infektonte të paktën një të tretën e popullsisë globale.

Megjithëse numri i të vdekurve prej saj nuk dihet me saktësi, shumë vlerësime e paraqesin këtë shifër në më shumë se 50 milionë dhe disa deri në 100 milionë, duke e bërë atë pandeminë më vdekjeprurëse që nga Vdekja e Zezë.

Në SHBA ky grip u quajt si “Gripi Spanjoll”, megjithëse studiuesit nuk mund të identifikonin origjinën gjeografike të sëmundjes. Sidoqoftë, rastet e sëmundjes u raportuan gjerësisht në Spanjë, e cila nuk ishte e përfshirë në Luftën e Dytë Botërore dhe për këtë arsye nuk iu nënshtrua lajmeve nga koha e luftës, ndoshta duke krijuar një përshtypje të rreme që kishte origjinën atje.

Ajo që ishte veçanërisht e rëndësishme për këtë shpërthim ishte efekti i saj tek të rriturit e shëndetshëm, ndryshe nga shpërthimet e mëparshme ku imuniteti i të rriturve dhe të miturve kishte qenë më i ndjeshëm.

Pa asnjë vaksinë, kjo pandemi pati dy shpërthime. Shpërthimi fillestar ishte më i butë se i dyti. Ushtarët që ktheheshin nga zonat e luftës i kontribuuan shpërthimit të dytë.

Komunitetet vendosën karantina, zbatuan masën e bartjes së maskave ​​dhe ndaluan tubimet publike, si një mënyrë për të luftuar pandeminë. Mendohet se këto masa, të kombinuara me njerëzit që zhvillojnë imunitet ndaj tij, ndihmuan për t’i dhënë fund pandemisë, megjithëse ekziston edhe një teori që virusi ndryshoi shpejt në një version më pak vdekjeprurës, duke rezultuar në një rënie të thukët të shkallës së infeksioneve dhe vdekjeve.

Gripi aziatik (1956-1958)

Numri i të vdekurve: të paktën 1.1 milionë

Shkaktari: Gripi A – nëntipi H2N2

Rasti i parë i gripit aziatik u identifikua në Kinë në vitin 1956. Nga atje, ai u përhap në Singapor, Hong-Kong dhe në Shtetet e Bashkuara. Kishte gjithashtu raporte se u përhap edhe në Indi, në vitin 1957. Studimet kanë sugjeruar se pandemia kishte origjinën nga llojet e viruseve të gripit të shpendëve dhe njerëzve.

Simptomat, të cilat përfshinin humbjen e fuqisë në këmbë, të dridhurat, dhimbjet e fytit, rrjedhjen e hundëve dhe kollën, shfaqeshin menjëherë pas ekspozimit ndaj virusit.

Kishte dy valë të këtij shpërthimi, por përhapja e infeksionit u ngadalësua pas zhvillimit të një vaksine në gusht të vitit 1957.

Gripit pandemik i Hong-Kongut (1968)

Numri i të vdekurve: përafërsisht 1 milion

Shkaktari: Gripi A – H3N2, nënlloji i H2N2

Rasti i parë i raportuar i kësaj pandemie ishte në korrik të vitit 1968, në Hong-Kong. Përhapjet ndodhën në Singapor dhe Vietnam, ku brenda 12 javësh mbërthyen edhe pjesë të tjera të botës, duke përfshirë edhe Afrikën dhe Amerikën e Jugut. Në SHBA vdiqën rreth 100.000 persona, si pasojë e pandemisë.

Mutacioni i virusit të gripit të mëparshëm aziatik në vitin 1956 ka ndikuar që të krijohet variacioni H3N2, në një proces të quajtur ndërrim antigjenik, në të cilin virusi pësoi ndryshim thelbësor.

Shkalla e vdekshmërisë ishte dukshëm më e ulët se në shpërthimet e mëparshme të gripit, me një raport rast-fatalitet nën 0.5 për qind. Ka të ngjarë që njerëzit, të cilët ishin të ekspozuar ndaj pandemisë së mëparshme, të jenë imunizuar ndaj këtij virusi të veçantë.

Kujdesi i përmirësuar mjekësor dhe disponueshmëria e antibiotikëve për infeksione dytësore bakteriale janë përmendur gjithashtu si faktorë për përhapjen më të ngadaltë të sëmundjes. Virusi H3N2 është në qarkullim edhe sot e kësaj dite, si virusi i gripit sezonal A.

Pandemia e HIV/Aids-it (1981-)

Numri i të vdekurve: 32 milionë

Shkaktari: Virusi i imunitetit të njeriut (HIV) që sulmon qelizat që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet. Nëse nuk trajtohet, mund të shpjerë në sëmundjen SIDA.

HIV-i sulmon dhe shkatërron një lloj qelize të bardhë të gjakut në sistemin imunitar, të quajtur qeliza CD4 ose T-Helper, dhe shumohet brenda këtyre qelizave. Ndërsa shkatërron më shumë prej këtyre qelizave dhe arrin të krijojë shumë kopje të vetvetes, sistemi imunitar dobësohet gradualisht, duke ia vështirësuar trupit luftimin kundër infeksioneve të tjera. Faza e fundit e një sistemi imunitar të dobësuar është SIDA. SIDA u raportua për herë të parë në vitin 1981.

Bartja nga njeriu te njeriu ka ndodhur përmes kontaktit seksual të pambrojtur, ndarjes së gjilpërave me një person të infektuar me HIV dhe transfuzioneve të gjakut të kontaminuar.

Pothuajse një milion njerëz vdesin çdo vit për shkak të SIDA-s. Sipas OBSH-së, e cila i referohet asaj më shumë si një epidemi globale sesa si pandemi, në rajone të caktuara të Afrikës, të cilat mbetën më të prekurat, një në çdo 25 persona është duke jetuar me HIV. E kjo shifër përbën më shumë se dy të tretat e popullatës në nivel global.

Sindroma e rëndë akute respiratore SARS (2002-2003)

Numri i të vdekurve: 774

Shkaktari: SARS-CoV

Sipas qendrave amerikane të Kontrollimit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Ngjitëse, SARS-CoV mendohet të jetë një variacion i koronavirusëve që buroi nga një deponi e pasigurt kafshësh. Besohet të jenë lakuriqët ata që përhapën atë te kafshët e tjera dhe më pas te njerëzit. Personat e parë të infektuar ishin në krahinën Guangdong, të jugut të Kinës, në vitin 2002.

SARS-CoV u përhap në të paktën 26 vende dhe infektoi më shumë 8000 njerëz, megjithëse numri i të vdekurve konsiderohej shumë i ulët në krahasim me pandemitë e tjera.

Simptomat janë të ngjashme me gripin dhe përfshijnë ethe, dhimbjen e kokës, diarrenë dhe dridhjet. Edhe në kulmin e pandemisë, në vitin 2003, rreziku i përgjithshëm i bartjes ishte i ulët.

Singapori, Hong-Kongu dhe Tajvani u goditën më rëndë, duke i shtyrë këto vende që të caktojnë protokolle mjekësore në pritje të pandemive të ardhshme.

MERS – sindroma akute respiratore e Lindjes së Mesme (2012-)

Numri i të vdekurve: 858

Shkaktari: MERS-CoV

MERS-CoV, një lloj koronavirusi, u identifikua për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012.

Koronavirusët janë një familje e madhe virusesh që mund të shkaktojnë sëmundje, të cilat fillojnë nga ftohja e zakonshme deri tek SARS-i.

MERS-i është një sëmundje virale e frymëmarrjes, me simptoma që përfshijnë ethe, kollë dhe gulçim.

Që nga janari i vitit 2020, rreth 2519 persona janë infektuar me të. Ka një shkallë jashtëzakonisht të lartë të fatalitetit, në krahasim me koronavirusët e tjerë, duke e shkaktuar vdekjen e gati 35 për qind të atyre që e kontraktojnë.

Shoqëria Civile: Të ndalohet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi

Përmes një reagimi të përbashkët të një numri të organizatave jo-qeveritare në vend, është kërkuar që të ndalet linçimi publik ndaj aktivistit, Shkëlzen Gashi, shkruan KultPlus

Para pak kohësh, aktivisti Gashi ka pasur një deklaratë publike rreth raportit të Dick Marty-it, deklaratë kjo e cila ka ngjallur një varg reagimesh më pas.

Këtu keni reagimin e disa organizatave jo-qeveritare të cilat kërkojnë ndaljen e gjuhës së linçimit:

“REAGIM

Të ndalohet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi

Po vazhdon linçimi publik ndaj aktivistit për të drejtat e njeriut Shkëlzen Gashit. Për shkak të deklaratave të tij publike të bëra më shumë se një muaj më parë ku ndër të tjera përmendi edhe viktimat civile jo shqiptare dhe të drejtën e tyre për drejtësi, si dhe përgjegjësinë individuale që duhet të mbajnë ata ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Shkëlzen Gashi u linçua publikisht, kërcënua e fye në mënyrën më të keqe nga audienca e gjerë, por edhe nga personalitet e politikanë të shumtë. Kështu, duke dëshmuar se edhe 21 vjet pas luftës, në vendin tonë është tejet e rrezikshme të flasësh për krimet e luftës, për një narrativë tjetër të saj, në një shoqëri ku kultura e mosndëshkimit ka forcuar rrënjët.

Së fundmi, Ish-kryetari i Skënderajit, aktualisht shef i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku duke folur për Qeverinë, nën drejtimin e z.Albin Kurti ndër të tjera e cilëson z. Gashi si “udbash”, e njeri që “urren UÇK-në, e tenton ta kriminalizojë atë”, e rrjedhimisht si njeri që “urren Kosovën”.

Ditë më parë edhe Presidenti i Kosovës zt. Hashim Thaçi ia mveshi deklaratave të aktivistit Shkëlzen Gashi urretjen ndaj UÇK-së duke e keqcituar me dashje edhe pas sqarimeve publike të këtij të fundit lidhur me secilin keqkuptim të ngritur që nga intervista e parë e tij.

Ne jemi jashtëzakonisht të brengosur me fyerjet e linçimet që vazhdimishit po i bëhen aktivistit Shkëlzen Gashi nga personalitete e potilitikanë me ndikim në shoqërinë tonë, të cilët tash e sa vite kanë krijuar një diskurs publik sa i përket të kaluarës e luftës ku vetëm një e vërtetë e një narrativë mbizotëron, e siç po shihet të tentosh ta sfidosh atë është mjaft e rrezikshme.

Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet t’i atribuohen kolektivisht një grupi ose etnie, por janë individët që duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre që lidhen me konfliktin. Diskursi publik mbi Ballafaqimin me të Kaluarën duhet të jetë i bazuar në prova sepse çdo pretendim apo supozim i gabuar mund të dëmtojë rëndë përpjekjet për të krijuar një kuptim të saktë të asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel.

Ne i bëjmë thirrje spektrit politik që të ndalojë menjëherë linçimin publik që po i bëhet aktivistit Shkëlzen Gashi, sepse me një elitë të tillë politike ku prezantohet e promovohet një narrativë e vetme, një e vërtetë e vetme, ne pamundësojmë procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, dhe mohojmë të drejtën e viktimave dhe familjareve tyre për drejtësi. Po ashtu, ne sugjerojmë që partitë poltitike të mbajnë aktivitete sensibiziluese për antarët e tyre në mënyrë që të kuptojnë drejtë procesin e drejtësisë tranzicionale dhe parimet mbi ballafaqimin me të kaluarën në mënyrë që linçime të tilla të ngjashme në të ardhmen të evitohen.

P.S. Organizatat mbështetëse të kësaj iniciative janë të listuara në fund.

RrGK – Rrjeti i Grave të Kosovës 

INTEGRA

ORCA – Organizata për rritjen e cilësisë në arsim

NSI – New Social Initiative

TOKA

Instituti Columbus

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS

Multimedia

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF

Çohu

Nora Ahmetaj

BIRN KOSOVA

Internews Kosova

Artpolis

SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime

ETEA

Developing Together

EcoKosWomem

EC Ma Ndryshe

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC

DokuFest

CHwB

Cel Kosova

IPKO Foundation

Instituti GAP

NGO Aktiv

RTV Kim

ACDC

QKRMT

Sbunker

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan

CPC – Center for Political Courage

POLIS

NOPM

GAIA – SCI Kosovo

CVE Analyst

FLOSSK

KADC”

/ KultPlus.com

Pula: Ka ndryshuar vetëm pushtuesi, në vend të serbit kemi shqipfolës

Luljeta Pula, ka reaguar rreth formimit të Qeverisë së re që ndodhi sot pasdite, shkruan KultPlus

Ajo ka shprehur mendimin e saj se këtu ka ndodhur vetëm një ndyshim pushtuesish, por jo ndryshimi i vërtetë.

“Nuk kemi luftuar për kësi Kosove! Ka ndryshuar vetëm pushtuesi! Në vend të sërbit kemi shqipfolës që i bejnë argatin Sërbisë! Pezm e dëshpërim pa fund”, ka shkruar Pula në llogarinë e saj në Facebook. / KultPlus.com

Matohasanaj, fshati në rrënojat ilire, atraksion i veçantë për turistët

Matohasanaj, fshati 30 km larg qytetit të Tepelenës që njihet ndryshe edhe si “Gjirokastra e vogël”, ngrihet në rrënojat ilire që datojnë përgjatë shekullit XIX – XX, duke ngjallur gjithënjë e më shumë, një interes të shtuar të vizitorëve dhe turistëve të huaj për ta parë nga afër këtë fshat.

Bashkia Tepelenë ka publikuar një seri fotosh nga ky fshat, me histori të veçantë dhe shpjegon se banorët përgjatë shek. XIX – XX kanë jetuar më së shumti në emigracion dhe fshatin që shikojmë sot, është ngritur nga projektet e Izmirit, Turqi, në kohën e pushtimit turk.

Fshati ka një pozitë tejet të veçantë gjeografike. Rrethohet nga malet e larta dhe ngrihet sipër një kodre tejet panoramike, ku lehtësisht kuptohet pse në të gjendet edhe një fortifikim mjaft interesant antik.

Sipas dokumentimeve të pakta historike edhe arkeologjike fortifikimi thuhet se i përket shek. II – III p.e.s (Kuvendi i Studimeve Ilire vol. I fq.117) ndërtuar fillimisht nga Nomadët, me gurë masiv në formë trapezoide dhe kuadratike pa llaç, e sigurisht më pas shfaqen shenjat e ndërhyrjeve restauruese me blloqe guri të latuar në formë drejtëkëndore.

Disa gjurmë sipërfaqësore shfaqin dukshëm gurët e vendosur në gjysmë harku që mesa duket ka qenë amfiteatri, e megjithatë përveç shpalljes si monument kulture (1963) asnjë kërkim nuk është bërë më tej.

Matohasanaj është pjesë e ciklit të pashkëputur të vendbanimeve antike që nis pa u shtyrë më tej nga: Hadrianopoli – Antigonea – Fortifikimi antik i Leklit – Tepelena, Qyteza Ilirke e Horës – Vendbanimi antik i Matohasanaj-t, Amanatia – Ploçë – Apllonia , me një distancë 15 – 25 km nga njëra tjetra.

Sot fshati ka rreth 40 banesa 2 katëshe, e bashkë me të kanë mbijetuar kultura e zakonet e zonës.

“Mund të jenë banorët më mikpritës të Lopësit. Të thjesht në dukje, të qetë edhe me një respekt të veçantë për mikun e tyre… Ajo që vlen të thuhet është fakti se ky fshat ka thesare historike, që e bëjnë një potencial të rëndësishëm për tu vizituar nga turistët”, bën të ditur bashkia Tepelenë.

Ndërsa i fton vizitorët që nëse kanë ndërmend të qëndrojnë dy ditë në Tepelenë, mund të bëhen udhërrëfyes historik, për ta bërë këtë fshat të bukur t’mos vdes nga harresa. /atsh/ KultPlus.com

Trump, presidenti me shkallën më të lartë të pakënaqësisë së popullit në histori të ShBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shkallën më të lartë të pakënaqësisë popullore në këtë periudhë të qëndrimit në pushtet, sipas një ankete të re.

Sipas të dhënave të faqes “FiveThirtyEight”, 54 për qind e amerikanëve nuk janë të kënaqur me punën e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Ky është niveli më i lartë që nga tetori i vitit të kaluar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Pakënaqësia ndaj presidentit Trump ka shënuar rritje përsëri, tani deri në 54 për qind. Ka pasur presdientë me përkrahje më të ulët në këtë pikë gjatë mandatit të parë, por asnjë president nuk ka pasur shkallë më të lartë të pakënaqësisë sesa që e ka Trump tani”, tha Nate Silver, themelues i kësaj faqeje.

I vetmi president amerikan që kishte shënuar shkallë të përafërt të pakënaqësisë së popullit ishte Jimmy Carter me 52 për qind në ditën e 1230-të të presidencës.

Në të njëjtën periudhë të qëndrimit në pushtet, ish-presidenti Barack Obama kishte përkrahje prej 47.3 për qind, ndërsa 47.1 për qind ishin të pakënaqur me punën e tij.

Rritja e pakënaqësisë ndaj punës së presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë erdhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me koronavirusin dhe protestat në të njëjtën kohë. / KultPlus.com

Reagon Vasfije Krasniqi pas emërimit të Goran Rakiq si zëvendëskryeministër: Turp

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila kishte rrëfyer publikisht tmerrin që i kishte ndodhur 20 vite më parë, Vasfije Krasniqi Goodman përmes një postimi në Twitter e ka quajtur të turpshëm vendimin e kandidatit për Kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti për ta emëruar në postin e zëvëndëskryeministrit Goran Rakiq , nga Lista Serbe.

Krasniqi-Goodman ia ka bashkangjitur postimit një postim të Avdullah Hotit para dy viteve i cili i njëjti kishte kritikuar Kuvendin, duke e quajtur Listën Serbe “ instrument i Beogradit”. / KultPlus.com

Edhe librat në karantinë

Biblioteka Kombëtare Austriake do të fusë në karantinë librat për të mbrojtur lexuesit nga infeksionet e koronavirusit, nëse kemi parasysh që ajo zotëron koleksionin më të madh të librave në vend.

Pasi institucioni të rihapet të hënën, në ish-pallatin perandorak në Vjenë, të gjithë librat e kthyer nga lexuesit do të mbahen në një dhomë të veçantë për të paktën 24 orë.

“Koha është një dezinfektues i shkëlqyeshëm për librat dhe kimikatet i ruajnë më së miri ata”, theksoi biblioteka në një shënim.

Të dhënat në internet të bibliotekës do të përditësohen në mënyrë që përdoruesit të shohin nëse librat e tyre të dëshiruar janë në raftet e tyre apo në karantinë/ANSA / KultPlus.com

Vlora Dumoshi vazhdon të udhëheqë me Ministrinë e Kulturës edhe në Qeverinë Hoti

Qeveria Hoti mori besimin e deputetëve të Kuvendit. Me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim, sot është votuar Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Kësisoj, Hoti merr udhëheqjen e ekzekutivit nga Albin Kurti, i cili në 70 ditët e fundit ishte kryeministër në detyrë.

Qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi më 25 mars. Qeveria e re, e kundërshtuar nga VV-ja si parti fituese, do të ketë për partner koalicioni LDK-në, AAK-në, Nisma-AKR dhe komunitetet joshumicë.

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ri qeverisës.

Me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë të udhëheqë Vlora Dumoshi e cila u zgjodhë fillimisht pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Tutje po ju shpalosim përbërjen e Qeverisë Hoti: Zëvendës kryeministër i parë do të jetë Besnik Tahiri, pasuar nga Driton Selmanaj, Albulena Balaj dhe Goran Rakiqi.

Përbërja:

Avdullah Hoti – Kryeministër – LDK

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë – AAK

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër – LDK

Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre – Nisma 

Goran Rakiq – Zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal -Lista Serbe

Hykmete Bajrami – Ministre e Financave – LDK

Besian Mustafa – Ministër i Zhvillimit Rural – LDK

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – LDK

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes – LDK 

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës – LDK

Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme – LDK

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë – LDK 

Selimi Selimi – Ministër i Drejtësisë -AAK 

Blerim Kuqi – Ministër i Ambientit -AAK 

Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë – AAK 

Ramë Likaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës – AAK 

Skender Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Nisma 

Vesel Krasniqi – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë – Nisma 

Dalibor Jevtiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim – Lista Serbe 

Enis Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal – KDP. / KultPlus.com

“Ne jemi përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve”

Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti shpesh kritikon sistemin politikë por edhe shumë dukuri të tjera shoqërore. Përmes shkrimeve të tij ai ka arritur ta fitojë dashurinë e lexuesve të cilët e çmojnë shumë fjalën e tij, shkruan KultPlus.

Sot KultPlus ju sjell një thënie të Kim Mehmetit:

“Ne jemi përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve”

Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, publicistë dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturorë në Shkup.

Kim Mehmeti është nismëtarë i më shumë iniciativave qytetare në Maqedoni dhe në rajon.

Tani punon si përgjegjës i zyrës së TV Top-Channel në Shkup.

Përpos në gjuhën amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar në fillim të viteve të shtatëdhjetë të shekullit të njëzet nëpër revistat kroate. Kim Mehmeti është rrëfimtarë i lindur, ai nuk u nënshtrohet shablloneve, por i dorëzohet qëndismës së lëndës së vet rrëfyese. Andaj proza e tij është e veçantë dhe tërheqëse. Thjeshtë ajo e rrëmben lexuesin dhe e shpie drejtë thellësive joshëse nga shkon imagjinata e tij e bujshme, e cila shtrihet nga fantazmagoria e së vërtetës dhe reales deri te irealja dhe fantastikja. Fati, si peshore e jetës, është ai që përcakton krijimtarinë e këtij autori.

Kim Mehmeti, fitues i shpërblimit “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë 2008 Kim Mehmeti, fituesi i Shpërblimit “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008

Arsyetimi i Jurisë: Për shkathtësinë dhe koloritin e rrëfimit poetik, për mjeshtërinë e ndërtimit të prosedeut romantik, midis magjisë dhe reales, të vërtetës dhe fiktives, të ambientuar në fshatin e tij metaforik, në të cilin ndërthuret e tërë historia jonë, në një periudhë të ndjeshme të agonisë së Perandorisë Otomane, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, stalinizmit dhe titizmit, juria vendosi njëzëri që çmimi t’i jepet shkrimtarit Kim Mehmeti, për romanin “Vitet e urithit”, botuar nga Toena, Tiranë më 2007.

Shpërblimi për gazetari nuk u nda, sepse sipas vlerësimit të jurisë, pavarësisht faktit se në mesin e konkurruesve ka pasur gazetarë kualitativë, këtë herë cilësia e teksteve të paraqitura nuk ka përkuar me standardin e lartë që ka vendosur juria për ta akorduar këtë shpërblim.

Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera. / KultPlus.com

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me origjinë shqiptare për përkushtim e guxim

Zviceranja me prejardhje shqiptare, Antigona Kalimashi, është dekoruar me shirit pasi shpëtoi jetën e një gruaje. Për përkushtimin dhe guximin e saj ajo është nderuar nga ushtria zvicerane.

Madje, sipas njoftimit në faqen zyrtare të ushtrisë zvicerane, Antigona është personi i parë që mori shiritin CdA.

Ky çmim nga Shefi i Ushtrisë për Arritje të Jashtme iu paraqit Shërbimit të Shpëtimit në Shkollën e Shpëtimit 75 për veprim të guximshëm.

Antigona Kalimashi kishte shpëtuar një grua që kishte rënë para trenit në stacionin e trenit në Freiburg nga gjakderdhja duke përdorur rripin e saj të uniformës. / KultPlus.com

Gruaja e George Floyd përkrah vajzës 6 vjeçare ju drejtohet mediave, kërkon drejtësi (VIDEO)

Vdekja e qytetarit nga Minneapolisi, George Floyd, i cili e humbi jetën pasi një polic i vuri gjurin në fyt për nëntë minuta, gjatë kohës sa po e arrestonte atë në Minnesota, ka bërë bujë të madhe në gjithë botën.

Veprimi i policëve të përfshirë në këtë ngjarje, cilësohet të ketë motive raciste dhe kështu ka shkaktuar protesta shpesh të dhunshme të cilat po vazhdojnë ende.

Por, këtë ngjarje tragjike më së rëndi po e përjeton bashkëshortja e George Floyd dhe vajza e tij 6 vjeçare.

Roxie washington, bashkëshortja e George, krah vajzës ka folur sot gjatë një konference për media.

“Në fund të ditës, të gjithë po i kthehen familjeve. Giana nuk e ka më babanë. Kurrë nuk do ta sheh duke u rritur, të shkoj në mbrëmje të maturës. Kurrë nuk do të jetë aty për ta dërguar në altar. Nëse ka ndonjë problem, nuk do ta ketë babanë për t’iu drejtuar”, tha ndër të tjera Roxie në fjalimin e saj përgjatë të cilit nuk mund t’i mbante lotët. Ndërsa vajza e vogël, e cila ndonëse nuk foli, fytyra e saj tha më shumë se fjalët.

Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar proces gjyqësor të pavarur si dhe dënim të merituar ndaj Chauvinit, ata gjithashtu janë kundër dhunës, pasi që kanë bërë thirrje të ftohen gjakrat duke kërkuar thjesht vetëm drejtësi. / KultPlus.com

Jennifer Aniston në ankand me nudon e saj historike, për të mbledhur fonde për koronavirusin

Për të përballuar emergjencën e koronavirusit çdo aksion është i mirë. ’Edhe duke nxjerrë nga sirtari’, një foto nudo të 25 viteve më parë. Është pikërisht kjo ajo që ka bërë Jennifer Aniston. Në të vërtetë jo ajo drejtpërdrejtë por Mark Selinger, që në 1995 e ka fotografuar aktoren të zhveshur dhe tani nxjerr në ankand atë foto së bashku dhe me shumë të tjera.

Por artistja duket se e mbështet plotësisht këtë iniciativë dhe ka postuar në rrjetet e saj sociale linkun për të marrë pjesë në ankand. Fotoja është realizuar kur Aniston ishte në kulmin e karrierës së saj, si protagoniste e ‘Friends’, në atë kohë në sezonin e saj të dytë.

Me rolin e Rachel Green artistja nga Los Angeles u bë menjëherë një modele, pasi prerja e saj e flokëve u bë një model i ndjekur nga femrat ndër vite. Fotoja e Selinger është deri më tani një nga fotot më të famshme të realizuara nga Aniston, për kopertinën e ‘Us Magazine’, që doli në shkurt të 1996. Kjo ndoshta edhe për faktin sepse artistja është shfaqur shumë pak herë në jetën e saj e zhveshur.

Me këmbët e kryqëzuara dhe gjunjët me të cilat mbulon gjoksin, kështu pozon artistja në foton e Selinger, e cila nuk është një foto erotike, por një foto që tregon pafajësi dhe pastërti, si në stilin e artistes dhe të personazhit që vetë ajo interpreton. Fotografi ka vendosur ta nxjerrë në ankand së bashku me 24 foto të tjera, të gjitha të realizuara prej tij, për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar ata që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë sigurime shëndetësore për të përballuar emergjencën e koronavirusit. Ankandi është organizuar si pjesë e RADArt4Aid, një projekt i realizuar nga Red Carpet Advocacy dhe Christie’s.

“Falënderoj Mark që më dha mundësinë të jem pjesë e kësaj iniciative’, ka shkruar Jennifer në postimin e saj në Instagram, ku ka sqaruar iniciativën. Në postim shfaqet edhe një video ku shihet puna për fotot e saj në studion e fotografit/BW / KultPlus.com

Divjaka, një qytet i ri, por me histori të lashtë

   

Divjaka është një qytet i ri, por që ka një histori të lashtë që lidhet me Qytetin e Humbur Arnisa dhe me “Via Egnatian” e Romës së Vjetër. Vetë emri i saj rrjedh pikërisht nga kjo rrugë që lidhte Apoloninë me pjesën e saj që vinte nga Durrësi, e bashkoheshin në Klodiana ose Peqini i sotëm. Divjaka ose Due Vie, Dy Vijat, shtrihej në kodrat ku bashkoheshin këto dy rrugë, nga ku i ngeli dhe emri.

Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara për turizmin detar, natyrorë, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe kulinarinë me bazë prodhimet e detit dhe perimet bio të fushave të saj. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.

Shembulli më domethënës për këtë është Parku Kombëtar i Divjakës, ku çdo fundjavë me dhjetra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që kanë zbritur kohët e fundit dhe vazhdojnë të zbresin në këtë park të mbrojtur mësë miri nga moratoriumi i gjuetisë dhe pylli i dendur.

Objektivi kryesor është Pelikani Kaçurrel, por jo vetëm, janë edhe shpendë të tjerë si flamingot që gjallojnë në strugat e ëmbla, rosat e egra, çafkat, karabullakët etj, që kanë pushtuar lagunën dhe grykëderdhjen e Shkumbinit.

I kontaktuar së fundmi me Kryetarin e Bashkisë, Fredi Kokoneshi, mësuam për investimet e bëra në tokat bujqësore, në urbanistikën e qytetit, në shkolla e kopshte, por edhe në fushën e turizmit.

Vetëm këtë vit, nga janari e deri më tani, në këtë park janë futur rreth 400 mijë vizitor vendas dhe të huaj. Turistë të ardhur nga vendet evropiane apo edhe më larg, numërohen rreth 30 mijë që janë shoqëruar nga punonjësit e parkut. Vendet më të preferuara kanë qenë “Ishulli i Pelikanit”, Këneta e Madhe ku mbretërojnë Flamingot dhe shumë lloj të tjera shpendësh, dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen flamingot dhe rosat e egra.

Tashmë vizitorët nuk janë kurioz të çlodhen në bregdet apo të shëtisin në pyllin e veçantë me pisha të buta, të shijojnë peshkun apo ngjalat e shijshme të Kënetës së Karavastasë, por ata mund të vëzhgojnë edhe shpendë të ndryshëm në jetën e tyre të egër.

Zbatimi i moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, në këtë zonë ka sjellë një rigjallërim të faunës së egër. Flamingot dhe pelikanët që popullojnë lagunën e Karavastasë, kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore me reportazhet e tyre të shumta për jetën e egër në park. Divjaka është një mbretëri natyrore, që mund të vizitohet në çdo ditë të vitit… / KultPlus.com

Dita Botërore e Biçikletave – Përdorini për këto pesë përfitime

Përdorimi i më pak makinave për të shkuar në punë ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit, por me rastin e Ditës Botërore të Biçikletave që festohet çdo vit më 3 qershor, këto janë disa sugjerime mbi përfitimet personale të përdorimit të përditshëm të biçikletës nga kardiologu dhe mjeku sportiv Guidalberto Guidi, i pyetur nga Dottori.it

1.Përdorimi i përditshëm i biçikletës është i mirë për të gjithë, përfshirë njerëzit me patologji. Aktiviteti që praktikohet me çiklizëm, dhe që përfshin zona të mëdha të muskujve, siguron energji për kohë të gjatë.

Këshilla për të rritur përdorimin e saj është e vlefshme si për subjektet e shëndetshme, gjithashtu për ata me patologji të tilla si presioni i lartë i gjakut, mbipesha, diabeti ose kolesteroli i lartë në të cilin ky aktivitet mund të integrohet me një terapi të saktë të barnave.

2. Ata që nuk duhet ta përdorin atë: Biçikleta nuk rekomandohet për njerëzit me vështirësi në ekuilibër, sepse ata janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të rënies, për ata me probleme kronike të frymëmarrjes dhe për të ata që janë subjekte të rënda alergjike.

3.Efektet e dobishme për zemrën dhe sistemin kardiovaskular: Sa i përket sistemit kardiovaskular, një nga fenomenet e para që ndodh ka të bëjë me rritjen e rrahjeve të zemrës dhe me një përmirësim të qarkullimit të gjakut. Në zemër, aktiviteti gjatë pedalimit, zhvillon një rritje të vëllimit të zgavrave të saj.

4. Merrni masat e duhura: Për të pedaluar në mënyrë të efektshme dhe për të ruajtur muskujt nga lodhja e shpeshtë, këmba duhet të jetë krejtësisht paralele me tokën dhe thembra duhet të jetë në bosht me pedalin.

Nuk duhet të shtyhet pedali me gishtin e këmbës ose thembër.

5. Po për fëmijët? Nga pikëpamja fizike, përparësia më e madhe për fëmijët është të mësuarit e koordinimit të nevojshëm për të lëvizur pedalin, për të ndryshuar drejtimin dhe për të qëndruar në ekuilibër. Kjo gjithashtu kontribuon në arritjen e një aftësie autonome për të lëvizur e cila është e ekuilibruar dhe harmonike gjatë pedalimit.

Më të moshuarit gjithashtu provojnë mundësitë e trupit të tyre, prandaj ata e kuptojnë se sa mund të pedalojnë dhe kur fillojnë të lodhen./ os / KultPlus.com

Mblidhen mbi 10 milionë dollarë për George Floyd-in

Në një fond për funeralin e afrikano-amerikanit George Floyd janë mbledhur më shumë se 10 milionë dollarë, vetëm një javë pas vdekjes së tij gjatë arrestimit nga policia.

Fondi zyrtar përkujtimor për George Floyd i mblodhi saktësisht 10,113,200 dollarë nga 390,100 dhurues deri të martën pasdite, në kohën kur në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara po mbahen protesta masive për këtë rast dhe kundër diskriminimit racor.

Kjo shifër është një ndër më të lartat që është mbledhur ndonjëherë përmes internetit në faqen “Gofundme”, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, ky fond ishte hapur me qëllimin për t’i mbledhur vetëm 1.5 milion dollarë, por shifra tashmë gati është shtatfishuar.

Ky fond u hap para shtatë ditësh nga vëllai i afrikano-amerikanit të vdekur, Philonise Floyd.

Këto të holla do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit, këshillimeve psikologjike, udhëtimet drejt gjykatave dhe për përkrahje të familjes së viktimës, përfshirë kujdesin dhe shkollimin e dy fëmijëve që i ka lënë pas vetes. / KultPlus.com

Calvin Harris është DJ më i pasur në botë

Lista e DJ-ve më të pasur në botë ka disa vjet që realizohet dhe kurreshtja e publikut për të parë se cilët janë DJ-t më të paguar të vitit, është shumë e madhe.

Përgjatë kohës, Calvin Harris, e ka kryesuar këtë listë si DJ dhe producenti muzikor më i pasur dhe më i paguar në botë. Por vitin e kaluar ai u rrëzua prej pozitës kryesuese nga dyshja e famshme, “The Chainsmokers”, kryesisht falë hitit të tyre “Something Just Like This” të cilën e realizuan në bashkëpunim me rok bendin “Coldplay”, çka edhe u mundësoi promovim më të fuqishëm anembanë botës.

Por, Harris nuk ka për çfarë të brengoset, pasi ai është rikthyer në maje të listës së DJ-ve më të pasur në botë, edhe pse në vitin 2012 ai gjendej në pozitën e 24-të, me një pasuri prej 13 milionë dollarësh.

Tetë vjet më vonë, Calvin Harris, vlerësohet ta ketë një pasuri prej 240 milionë dollarësh, çka e bënë atë DJ-in më të pasur në botë. Në bazë të kësaj shume, llogaritet që brenda një viti ai i arkëton rreth 28 milionë dollarë.

E kësaj liste i bashkëngjiten edhe DJ të tjerë të famshëm, të tillë si: Steve Aoki, Tiesto, Alesso, David Guetta, Zedd, Moby, Skrillex, Marshmello, Kascade dhe Deadmau5. / KultPlus.com

Fjalimi historik i Victor Hugos me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit francez Voltaire

Nga Aurenc Bebja

Më 30 maj 1778 u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare shkrimtari dhe filozofi i shquar francez Voltaire (François-Marie Arouet).

Me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të “njeriut të shekullit të XVIII”, gazeta “Le Rappel” ka botuar, të shtunën e 1 qershorit 1878, në ballinë, fjalimin historik që i është dedikuar asokohe nga shkrimtari dhe politikani i shquar francez, Victor Hugo, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Portret i Victor Hugo nga Nadar (rreth 1884).

100 vjetori i Voltaire
Fjalimi i Victor Hugo

Si sot njëqind vite më parë një njeri vraponte. Vdiq i pavdekshëm. U largua me vitet, veprat, përgjegjësitë më të ndritshme dhe më të frikshme, përgjegjësinë e ndërgjegjes njerëzore të paralajmëruar dhe të korrigjuar. Ai u largua i mallkuar dhe i bekuar, i mallkuar në të kaluarën, i bekuar nga e ardhmja, dhe këto janë, zotërinj, dy format e shkëlqyera të lavdisë. Ai kishte në shtratin e tij të vdekjes, në njërën anë, brohoritjen (dashamirësinë) e bashkëkohësve dhe të brezave, në anën tjetër, këtë triumf të fishkëllimës dhe urrejtjes që e kaluara e pamëshirshme u rezervon atyre që luftuan kundër saj. Ai ishte më shumë se një njeri, ishte një shekull. Ai kishte ushtruar një funksion dhe kishte përmbushur një mision. Ai ishte zgjedhur padyshim për punën që kishte bërë falë vullnetit suprem i cili manifestohet si dukshëm në ligjet e fatit (të ardhmes) ashtu edhe në ato të natyrës. Tetëdhjetë e katër vitet që ky njeri jetoi përfshijnë intervalin që ndan monarkinë në kulmin e saj nga revolucioni në agimin e tij. Kur lindi, Luigji XIV ishte ende mbret, kur vdiq, Luigji XVI mbretëronte tashmë, në këtë mënyrë djepi i tij arriti të shohë rrezet e fundit të fronit të madh dhe arkivoli i tij, dritat e para të humnerës së madhe. (Duartrokitje.)

Zotërinj, para se të shkoj më tej, le të biem dakord, për fjalën humnerë; ka humnera të mira; këto janë humnerat ku bie e keqja. (Te lumtë!)

Zotërinj, pasi u ndalova pak çaste, më mirëkuptoni që duhet të përfundoj mendimin tim. Asnjë fjalë e pakujdesshme ose djallëzore nuk do të flitet këtu. Ne jemi këtu për mbajtur një qëndrim qytetar. Ne jemi këtu për të pohuar progresin, për të mirëpritur mirëbërjen e filozofisë (filozofëve), për t’i dëshmuar shekullit të XVIII mirënjohjen e atij të XIX, për të nderuar luftëtarët madhështorë dhe shërbëtorët e mirë, për të uruar përpjekjen fisnike të popujve, industrisë, shkencës, marshimin e guximshëm përpara, punën, për të çimentuar harmoninë njerëzore, me një fjalë për të lavdëruar paqen, këtë vullnet sublim universal. Paqja është virtyt i civilizimit, lufta është krim. (Duartrokitje.) Ne jemi këtu, në këtë moment madhështor, në këtë orë solemne, për tu përulur me besim para ligjit moral dhe t’i themi botës që dëgjon Francën, këtë : Ka vetëm një fuqi, vetëdija në shërbim të drejtësisë; dhe ka vetëm një lavdi, gjenia në shërbim të së vërtetës. (Lëvizje.)

Pas kësaj, dua të vazhdoj.

Zotërinj, para Revolucionit, ndërtimi shoqëror ishte ky :

Poshtë, populli;

Mbi popullin, feja e përfaqësuar nga kleri,

Krahas fesë, drejtësia e përfaqësuar nga gjyqësori.

Dhe, në atë kohë në shoqërinë njerëzore, kush ishte populli ? Ishte injoranca (padituria). Cila ishte feja ? Ishte rreptësia (ndëshkimi). Dhe çfarë ishte  drejtësia ? Ishte padrejtësia.

A po shkoj shumë larg me fjalët e mia ?

Do ta kufizoj veten duke cituar dy fakte, por vendimtare.

Në Toulouse, më 13 tetor 1762, ne gjejmë në bodrumin e një shtëpie një djalë të ri të varur. Turma u rebelua, kleri u nxeh, gjyqësori informoi.

Ishte një vetëvrasje, por e shpallën vrasje. Për cilin interes ? Në interes të fesë. Dhe kë po akuzonin ? Babain. Ishte një protestant (huguenot), dhe donte të pengonte djalin e tij që të bëhej katolik. Ekziston një lloj makabre morale dhe pamundësie materiale; broçkulla ! ky baba vrau djalin e tij, ky plak ka varur këtë djalë të ri. Drejtësia punoi, dhe doli me këtë përfundim. Më 9 Mars 1762, një burrë me flokë të bardha, Jean Calas, u soll para një sheshi publik të cilin, e zhveshën lakuriq, e shtrinë mbi një rrotë, i lidhën  gjymtyrët dhe e varën me kokën poshtë. Tre burra gjendeshin aty, mbi podium, një gjykatës, i quajtur David, i ngarkuar që të kujdesej për të tortëruarin, një prift, i cili mbante kryqin dhe xhelati, me një shufër hekuri në dorë. I pandehuri, i çuditur dhe i tmerruar, nuk shikonte priftin por xhelatin. Xhelati ngre lart shufrën e hekurt dhe i thyen krahun. Viktima ulërin dhe i bie të fikët. Gjykatësi nxitohet t’i japë të dënuarit të nuhasë disa kripëra, kështu ai bëhet i vetëdijshëm; pastaj prapë një goditje tjetër me shufrën, ulërimë e re, Calas humb sërish vetëdijen; e zgjojnë dhe xhelati fillon përsëri; dhe për faktin se secila gjymtyrë duhej thyer në dy vende, ai merr dy goditje çdo herë, pra gjithsej tetë. Pas humbjes së ndjenjave për të tetën herë, prifti i ofron atij kryqin që ta puthë, Calas i kthen kokën, dhe xhelati i jep goditjen e fundit, domethënë, i shtyp gjoksin me skajin e madh të shufrës së hekurt. Kështu dha frymë Calas. Kjo zgjati dy orë. Pas vdekjes së tij, u shfaqën provat e vetëvrasjes. Por një atentat ishte kryer. Nga kush ? Nga gjykatësit. (Reagim. Duartrokitje.)

Fakt tjetër. Pas plakut, një djalë i ri. Tre vite më vonë, në 1765, në Abbeville, të nesërmen e një nate të stuhishme dhe me erëra të forta, mbledhin për tokë mbi trotuarin e një ure një kryq të vjetër, i cili për tre shekuj ishte gozhduar (vënë) mbi një parapet (mur). Kush e hodhi përtokë këtë kryq ? Kush e bëri këtë sakrilegj ? Nuk e dimë. Ndoshta një kalimtar. Ndoshta era. Kush është fajtor ? Peshkopi i Amiens lëshon një hetim fetar. Ja çfarë është hetimi fetar : është një urdhër për të gjithë besimtarët, nën dënimin e ferrit, të thonë atë që dinë ose mendojnë se dinë për këtë apo atë fakt; rendi vrastar i fanatizmit deri në injorancë. Hetimi fetar i peshkopit të Amiens funksionon, zmadhimi i thashethemeve merr përmasat e denoncimit. Drejtësia zbulon, ose pretendon se ka zbuluar, se natën kur kryqi ra përtokë, dy burra, dy oficerë, njëri me emrin Labarre, tjetri Etallonde, kaluan mbi urën e Abbeville, ndërsa ata ishin të dehur dhe këndonin një këngë rojesh ushtarake. Gjykata e Abbeville është kompetente për këtë çështje. Gjykatësit e Abbeville vlejnë një lloj si ata të Toulouse. Ata nuk janë më shumë të drejtë, kështu lëshuan dy urdhër-arreste. D’Etallonde u shpëtoi (u arratis), Labarre u kap. E çuan para hetimit gjyqësor. Ai mohon të ketë kaluar mbi urë, por pranon se ka kënduar këngën. Gjykata e Abbeville e dënoi, por ai apeloi në parlamentin e Parisit. E çojnë në Paris, por dënimi u duk i drejtë dhe e konfirmuan. E sjellin përsëri në Abbeville, të lidhur me zinxhirë. Shkurtimisht, momenti i tmerrshëm po afronte ! Fillojnë t’i bëjnë kalorësit Labarre pyetjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme me qëllim që ai të rrëfejë bashkëpunëtorët e tij; por cilët bashkëpunëtorë ? që ka kaluar një urë dhe ka kënduar një këngë; ata i thyejnë një gju gjatë torturës; rrëfyesit të tij, kur dëgjoi të thyheshin kockat, i ra të fikët; të nesërmen, 5 qershor 1766, Labarre tërhiqet zvarrë para sheshit të madh të Abbeville, ku po digjej një turrë me dru; i lexojnë vendimin e dënimit dhe pastaj i presin grushtin, dhe në vijim gjuhën me një copë hekuri, dhe më në fund, për mëshirë, i presin kokën dhe e hedhin në turrën e druve. Kështu vdiq kalorësi Labarre. Ai ishte nëntëmbëdhjetë vjeç. (Moment e gjatë dhe e thellë.)

Pra, o Voltaire, ti shqiptove një klithmë tmerri dhe do të jetë lavdia jote e përjetshme! (Duartrokitje e dyfishuar.)

Kështu ti fillove gjyqin e tmerrshëm të së kaluarës, ti mbrojte kundra tiranëve dhe mostrave çështjen humane, dhe ti ia arrite. Njeri i madh, qofsh përgjithmonë i bekuar! (Duartrokitje e re.)

Zotërinj, gjërat e tmerrshme që sapo kujtova u realizuan në mes të një shoqërie të sjellshme, jeta ishte e gëzuar dhe e lehtë, vinin dhe shkonin, nuk shikonin as lart e as poshtë vetvetes, indiferenca çoi në pakujdesi, poetë të hirshëm, Saint-Aulaire, Boufflers, Gentil-Bernard, shkruajtën vargje të bukura, oborri ishte plot me ahengje, Versaja shkëlqente, Parisi jetonte në injorancë ; dhe gjatë kësaj kohe, nga egërsia fetare, gjyqtarët vranë një plak mbi një rrotë dhe priftërinjtë shqyen gjuhën e një fëmije për një këngë. (Emocion i madh. Duartrokitje.)

Në prani të kësaj shoqërie të egër dhe të turpshme, Voltaire, i vetëm, pasi kishte para syve të tij të gjitha këto forca të bashkuara, gjykatën, fisnikërinë, financat; kjo fuqi e pavetëdijshme, turma e verbër; kjo gjykatë e frikshme, aq e rëndë për të dënuarit, aq servile ndaj të zotit, duke shtypur dhe gjunjëzuar popullin para mbretit (Bravo!), ky kler, i përzier tinëzisht mes hipokrizisë dhe fanatizmit, Voltaire, i vetëm, e përsëris, i shpalli luftë këtij koalicioni të të gjitha pabarazive shoqërore, kësaj bote të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme, dhe ai e pranoi betejën. Dhe cila qe arma e tij ? ajo që ka lehtësinë e erës dhe fuqinë e rrufesë. Një pendë. (Duartrokitje.)

Me këtë armë ai luftoi, me këtë armë ai fitoi (mundi).

Zotërinj, le ta përshëndesim këtë mëndje.

Voltaire fitoi, Voltaire bëri luftë rrezatuese, luftë e një kundër të gjithëve, domethënë luftën e madhe. Lufta e mendimit kundër materies (lëndës), luftën e arsyes kundër paragjykimeve, luftën e të drejtës kundër të padrejtës, luftën për të shtypurit kundër shtypësit, luftën e mirësisë, luftën e butësisë. Ai pati butësinë e një gruaje dhe zemërimin e një heroi. Ai ishte një mëndje e ndritur dhe një zemër e madhe. (Bravo.)

Ai luftoi (mundi) kodin dhe dogmën e vjetër. Ai mundi feudalin, gjyqtarin gotik, priftin romak. Ai e ngriti popullatën në rangun e popullit. Ai mësoi, paqësoi dhe civilizoi. Ai luftoi për Sirven dhe Montbailly si për Calas dhe Labarre; ai pranoi të gjitha kërcënimet, të gjitha zemërimet, të gjitha persekutimet, shpifjet, dëbimin në mërgim. Ai qe i palodhshëm dhe i palëkundur. Ai e mundi dhunën me buzëqeshjen, despotizmin me sarkazmën, pagabueshmërinë me ironinë, kokëfortësinë me këmbënguljen, injorancën me të vërtetën.

Thjesht thashë këtë fjalë, buzëqeshje, do të ndalem këtu. Buzëqeshja është Voltaire.

Zotërinj, le ta themi, sepse paqja është ana e shkëlqyeshme e filozofit, te Voltaire ekuilibri rivendoset gjithmonë. Pavarësisht nga zemërimi i tij i drejtë, ai kalon, dhe Voltaire i irrituar gjithmonë i lë vend atij të qetë. Pastaj, në këtë sy të thellë, shfaqet buzëqeshja.

Kjo buzëqeshje është mençuria. Kjo buzëqeshje, po e përsëris, është Voltaire. Kjo buzëqeshje ndonjëherë shkon deri në qeshje, por trishtimi filozofik e tundon (temporizon) atë. Me të fortët, ai tallet ; më të dobëtit, ai është përkëdhelës. Ajo shqetëson shtypësin dhe siguron të shtypurin. Kundër të mëdhenjve, përballjen; për të vegjlit, keqardhjen. Ah! le të jemi të ndjeshëm nga kjo buzëqeshje. Ai ka pasur ndriçime agimi. Ai ka ndriçuar të vërtetën, të drejtin, të mirën, çfarë ka të ndershme në të dobishmen. Ai ndriçoi brendësinë e bestytnive (supersticioneve); këto shëmtira janë të mira për tu parë; ai i vuri në pah. Duke qenë i zgjuar, ai ishte pjellor. Shoqëria e re, dëshira për barazi dhe koncesion, dhe ky fillim vëllazërie i cili quhet tolerancë, dashamirësia reciproke, vënia në proporcion e burrave dhe të drejtave, arsyeja e njohur si ligj suprem, fshirja e paragjykimeve dhe e mbështetjes së njërës palë, qetësia e shpirtrave, fryma e indulgjencës dhe faljes, harmonia, paqja, kjo është ajo që doli nga ajo buzëqeshje e madhe.

Padyshim që ditën kur identiteti i mençurisë dhe mëshirës do të njihet, ditën kur do të shpallet amnistia, pohoj, se atje lart në yje, Voltaire do të buzëqeshë. (Duartrokitje të trefishta. Thirrjet : Rroftë amnistia!)

Zotërinj, ekzistojnë marrëdhënie misterioze mes dy shërbëtorëve të njerëzimit të cilët janë shfaqur në një interval kohor prej1800 vitesh.

Lufta kundër « pharisaïsm-it », demaskimi i mashtrimit, rrëzimi i tiranive, uzurpimeve, paragjykimeve, gënjeshtrave, bestytnive, prishja e tempullit, dhe pse jo të rindërtohet nga fillimi, domethënë duke zëvendësuar gënjeshtrën me të vërtetën, duke sulmuar gjykatën e egër, duke sulmuar klerin e etur për gjak etj, të merret kamxhiku për të dëbuar shitësit nga vendi i shenjtë, të pretendohet trashëgimia e të privuarve, të mbrohen i dobëti, i varfëri, të vuajturit, të luftohet për të përndjekurit dhe të shtypurit ; kjo ishte lufta e Jezu-Krishit ; dhe cili është njeriu që bën këtë luftë ? Voltaire. (Bravo.)

Puna ungjillore plotësohet nga puna filozofike; fryma e butësisë ka filluar, shpirti i tolerancës ka vazhduar; le ta themi me një ndjenjë të thellë respekti, Jezusi qau, Voltaire buzëqeshi, dhe me këtë lot hyjnor dhe këtë buzëqeshje njerëzore u bë ëmbëlsia e qytetërimit të sotëm. (Duartrokitje e zgjatur.)

A ka buzëqeshur gjithmonë Voltaire ? Jo. Ai ka qenë shpesh i zemëruar (mërzitur). E keni vënë re në fjalët tona të para.

Sigurisht, zotërinj, masa (rregulli), rezerva, proporcioni, ky është ligji suprem i arsyes. Mund të themi se moderimi është vetë frymëmarrja e filozofit. Përpjekja e të mençurit duhet të grupojë (përmbledhë) një lloj sigurie të qetë, përafërsisht prej të cilës përbëhet filozofia. Por në momente të caktuara pasioni për të vërtetën lind fuqishëm dhe dhunshëm dhe është në të drejtën e tij, si erërat e mëdha që pastrojnë (marrin me vete gjithçka). Kurrë, këmbëngul, asnjë i mençur nuk do t’i lëkundë këto dy njerëz të mëdhenj mbështetës të punës sociale, drejtësisë dhe shpresës, dhe të gjithë do ta respektojnë gjyqtarin nëse ai mishëron drejtësinë, dhe të gjithë do të nderojnë priftin nëse ai përfaqëson shpresën. Por nëse magjistratura quhet torturë, nëse Kisha quhet Inkuizicion, atëherë njerëzimi i shikon ato në fytyrë dhe i thotë gjykatësit : Unë nuk e dua ligjin tënd! dhe i thotë priftit : Unë nuk e dua dogmën tënde! Unë nuk e dua turrën e drurëve tuaj në tokë dhe ferrin tuaj në qiell ! (Ndjenjë e gjallë. Duartrokitje të gjata.) Atëherë, filozofi i zemëruar ngrihet dhe e denoncon gjyqtarin para drejtësisë dhe e denoncon priftin para Zotit ! (Duartrokitjet dyfishohen.)

Këtë pra bëri Voltaire. Ai është i madh.

Kush ishte Voltaire, e thashë; cili ishte shekulli i tij, do ta them.

Zotërinj, njerëzit e mëdhenj rrallëherë janë vetëm; pemët e mëdha duken më të mëdha kur dominojnë një pyll; ato gjenden aty në shtëpinë e tyre. Ka një pyll shpirtrash (mëndjesh) rreth Voltaire; ky pyll është shekulli i tetëmbëdhjetë. Midis këtyre shpirtrave, ka disa maja (koka), Montesquieu, Buffon, Beaumarchais, dhe dy ndër të tjerat, më të lartat pas Voltaire, – Rousseau dhe Diderot. Këta mendimtarë i kanë mësuar njerëzit të arsyetojnë; arsyetimi i mirë sjell veprimin e mirë, korrektësia në mendje bëhet drejtësi në zemër. Këta punëtorë të progresit kanë punuar në mënyrë të dobishme. Buffon themeloi natyralizmin; Beaumarchais gjeti, përtej Molière, një komedi të panjohur, pothuajse një komedi shoqërore; Montesquieu bëri kërkime aq të thella në ligj sa arriti të nxjerrë në dritë drejtësinë. Sa i përket Rousseau-së dhe Diderot, le t’i përmendim këto dy emra veç e veç; Diderot, një inteligjencë e gjerë kureshtare, një zemër e butë që ndryshoi drejtësinë, dëshironte të jepte nocione të sigurta si bazë për idetë e vërteta dhe krijoi kështu Enciklopedinë; Rousseau i bëri një shërbim të admirueshëm gruas, ai e plotësoi nënën nëpërmjet foshnjes, ai vendosi njërën afër tjetrës këto dy madhështi të djepit; Rousseau, një shkrimtar elokuent dhe patetik, një ëndërrimtar i thellë oratorik, i cili shpesh herë ka zbuluar  dhe shpallur të vërtetën politike; ideali i tij i përafrohet reales ; ai pati lavdinë e të qenurit i pari në Francë që u quajt qytetar; fibra qytetare lëkundet në Rousseau; ajo që lëkundet te Voltaire është fibra universale; mund të thuhet se, në këtë shekull të tetëmbëdhjetë pjellor, Rousseau përfaqëson Popullin; Voltaire, akoma më gjerë, përfaqëson Njeriun. Këta shkrimtarë të fuqishëm janë zhdukur; por ata na lanë shpirtin e tyre, Revolucionin. (Duartrokitje.)

Po, Revolucioni francez është shpirti i tyre. Ai është përhapja e tyre rrezatuese; ai vjen prej tyre; ai gjendet kudo në këtë katastrofë të bekuar dhe të shkëlqyer që mbylli të kaluarën dhe hapi të ardhmen. Në këtë transparencë e cila është specifike për revolucionet, dhe e cila përmes shkaqeve lejon të shohim efektet, dhe nëpërmjet planit të parë shohim dhe të dytin, shohim pas Diderot Danton, pas Rousseau Robespierre, dhe pas Voltaire Mirabeau. Këta i bënë ata.

Zotërinj, t’u bësh rezyme disa epokava falë emrave të njerëzve, të emërosh shekujt, t’i bësh disa prej tyre personazhe njerëzore, kjo mundësi u është dhënë vetëm tri popujve, Greqisë, Italisë, Francës. Themi shekulli i Perikliut, shekulli i Augustit, shekulli i Leon X, shekulli i Luigjit XIV, shekulli i Voltaire. Këto emra kanë një kuptim të madh. Ky privilegj, që tu vihen emra shekujve, ekskluzivisht për Greqinë, Italinë dhe Francën, është shenja më e lartë e qytetërimit. Deri te Voltaire, këto janë emra krerësh shtetesh; Voltaire është më shumë se një kryetar shteti, ai është një kryetar idesh. Me Voltaire fillon një cikël i ri. Ne e ndiejmë se tani e tutje fuqia e lartë drejtuese e njerëzimit është mendimi. Qytetërimi iu bindte forcës, tani ai do t’i bindet idealit. Është fundi i skeptrit dhe shpatës të zëvendësuar nga rrezja; domethënë, autoriteti i shndërruar në liri. Asnjë sovranitet tjetër përveç ligjit për njerëzit dhe ndërgjegjjes për individin. Për secilin nga ne, dy aspektet e progresit dalin qartë, dhe këtu ato janë : ushtrimi i së drejtës, domethënë të qënit njeri; përmbushja e detyrës, domethënë të qënit qytetar.

I tillë është kuptimi i kësaj fjale, shekulli i Voltaire; ky është kuptimi i kësaj ngjarje supreme, Revolucioni francez.

Dy shekujt e paharrueshëm që i paraprinë shekullit të tetëmbëdhjetë e kishin përgatitur; Rabelais paralajmëron për të drejtat e familjes në « Gargantua », dhe Molière paralajmëron kishën në « Tartuffe ». Urrejtja e forcës dhe respekti për ligjin (drejtësinë) janë të dukshme te këto dy mendje të shquara.

Kushdo që thotë sot : forca ka përparësi mbi ligjin, është veprim mesjetar dhe u flet njerëzve duke u kthyer mbrapa treqind vite. (Duartrokitje të përsëritura.)

Zotërinj, shekulli i nëntëmbëdhjetë lavdëron (glorifikon) shekullin e tetëmbëdhjetë. I tetëmbëdhjetë propozon, ndërsa i nëntëmbëdhjeti përfundon. Dhe fjala ime e fundit do të jetë vëzhgimi i qetë, por i patundur i progresit.

Kohët kanë ardhur. Drejtësia ka gjetur formulën e saj : federatën njerëzore.

Sot, forca quhet dhunë dhe fillon të gjykohet, lufta akuzohet, civilizimi, në bazë të ankesës së njerëzimit, bën gjyqin dhe harton dosjen e madhe kriminale të pushtuesve dhe kapitenëve. (Lëvizje.) Ky quhet dëshmitar, historia. Realiteti i ashpër paraqitet. Shkëlqimet (Rrezet) e rreme treten. Në shumë raste, heroi është një shumëllojshmëri e vrasësit. (Duartrokitje.) Njerëzit e kuptojnë se zmadhimi i një pakete (tarife) nuk mund të jetë zvogëlim, se nëse të vrasësh është krim, të vrasësh më shumë nuk mund të bëhet për rrethana lehtësuese (Të qeshura dhe brohoritje), që nëse të vjedhësh është turp, të pushtosh nuk mund të jetë një lavdi (duartrokitje të përsëritura), që « Te Deum-ët » nuk ndryshojnë asgjë, se vrasja është vrasje, se gjaku i derdhur është gjaku i derdhur, se është e kotë të quhesh Çezar apo Napoleon, dhe se në sytë e Zotit të përjetshëm ne nuk ndryshojmë fytyrën e vrasësit pavarësisht se në vend të një kapeleje, i vëmë atij mbi kokë një kurorë perandori. (Brohoritje të gjata. Një seri duartrokitjesh.)

Ah! le të shpallim të vërtetat absolute. Le ta çnderojmë luftën. Jo, lavdia e përgjakshme nuk ekziston. Jo, nuk është mirë dhe nuk është e dobishme të bëhen kufoma. Jo, jeta nuk mund të punojë për vdekjen. Jo, oh nëna që më rrethoni, lufta, kjo hajdute, nuk mund të vazhdojë të marrë fëmijët tuaj. Jo, gruaja nuk mund të rrisë fëmijën me dhembje, se njerëzit lindin, popujt punojnë dhe mbjellin, që fshatari fekondon fushat dhe punëtori qytetet, që mendimtarët meditojnë, që industria bën mrekullira, se gjeniu bën çudira, që veprimtaria e gjerë njerëzore shumëfishon në prani të qiellit me yje përpjekjet dhe krijimet, për të arritur në këtë ekspozitë të tmerrshme ndërkombëtare e cila quhet fushë beteje! (Ndjenjë e thellë. E tërë salla çohet në këmbë dhe brohoret për oratorin).

Fusha e vërtetë e betejës ja ku është. Është ky takim i kryeveprave të punës njerëzore që Parisi po i ofron botës në këtë moment.

Fitorja e vërtetë është fitorja e Parisit! (Duartrokitje.)

Fatkeqësisht, nuk mund ta fshehim, se në këtë çast, sado i denjë të jetë për admirim dhe respekt, ka akoma aspekte funerale (të zeza); ka akoma anë të errëta në horizont, tragjedia e popujve nuk ka mbaruar; lufta, lufta e rreptë, është akoma këtu, dhe ajo ka guximin të ngrejë kokën përmes kësaj feste të paqes. Princat, që prej dy vitesh, kanë vazhduar me një keqkuptim fatal, mosmarrëveshja e tyre është një pengesë për harmoninë tonë, dhe ata janë frymëzuar gabimisht që të na dënojnë mbi zbulimin e një kontrasti të tillë.

Le ta kthejë Voltaire-in ky kontrast. Përballë kërcënimeve të mundshme, le të jemi më paqësorë se kurrë. Le t’i drejtohemi këtij njeriu të madh të vdekur, kësaj qenie të madhe të gjallë, kësaj mëndje të madhe. Le të përulemi para varreve të nderuara. Le t’i kërkojmë këshilla një personi, jeta e dobishme e të cilit për njerëzit u shua njëqind vite më parë, por vepra e të cilit është e pavdekshme. Le të kërkojmë këshilla mendimtarëve të tjerë të fuqishëm, ndihmësve të këtij Voltaire-i të lavdishëm, Jean-Jacques Rousseau, Diderot, Montesquieu. Le t’u japim fjalën këtyre zërave të shkëlqyeshëm. Le të ndalojmë gjakderdhjen, Mjaft ! mjaft ! despotë, Ah ! barbarizmi vazhdon, le të protestojë filozofia. Shpata është e pamëshirshme, le të zemërohet civilizimi. Le t’i vijë në ndihmë shekulli i tetëmbëdhjetë atij të nëntëmbëdhjetë; filozofët paraardhësit tanë janë apostuj të së vërtetës; ti thërrasim këto fantazma të shquara; që, para monarkive që ëndërrojnë luftërat, ata shpallin të drejtën e njeriut për jetën, të drejtën e ndërgjegjes për lirinë, sovranitetin e arsyes, shenjtërinë e punës, mirësinë e paqes; dhe, meqë nata del nga fronet, le të dalë drita nga varret (Thirrje njëzëri e zgjatur. Thirrje : Rroftë Victor Hugo!)

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-rappel-1878-fjalimi-historik-i-victor-hugo-me-rastin-e-100-vjetorit-te-ndarjes-nga-jeta-te-shkrimtarit-dhe-filozofit-te-shquar-francez-voltaire/

Edith Durham, mbrojtësja e zjarrtë e Ballkanit

Rreth jetës së Edith Durhamit  përpara udhëtimit të saj në Ballkan ka shumë pak informacion. Mendohet që për të ndërmarrë këtë udhëtim ajo është frymëzuar nga Edward Lear, artist dhe shkrimtar britanik i cili vizitoi Shqipërinë, shkruajti libra dhe realizoi piktura të peizazheve shqiptare. Thuhej se asnjëherë nuk e kishte menduar veten të përfshirë në politikën e Ballkanit.

Në fakt, ajo para se të nisej për në Ballkan kishte njohuri të kufizuara për jetën dhe politikën e këtij rajoni. Pavarësisht gjendjes së trazuar në atë kohë përmendet se shqiptarët ishin shumë të shoqërueshëm dhe se shqipja një gjuhë indo-europiane dallon nga sllavishtja dhe është një gjuhë unike. Durham mbërriti në Trieste në vitin 1900 dhe më pas u nis drejt Malit të Zi, e hipur në një gomar, duke mbajtur në kujtesën e saj çdo peizazh që kalonte para syve të saj të cilat do t’i pasqyronte më vonë në shkrimet e saj.

Durham do të rikthehej në vitin 1901 në Malin e Zi dhe  më pas do të shkonte në Shkodër, e cila sipas studjuesve ishte kryeqyteti verior i Shqipërisë. Në vitin 1903, ajo do t’u dedikonte një shkrim të titulluar ‘Nga pikëpamja e shqiptarëve’ dhe hapur do të fliste për aspiratat e tyre. Ajo do t’i mbështeste shqiptarët sepse i kishte bërë përshtypje Shqipëria, kultura dhe qytetërimi që sipas saj ishte shumë ndryshe nga e saja. Zjarri me të cilin ajo e mbronte Shqipërinë, origjinaliteti dhe përshkrimet e saj të gjalla kishin zënë një hapësirë të gjerë në mediat perëndimore përfshirë dhe Suplementin Letrar të The Times. Revista britanike ‘The Athenaeum’ i konsideronte librat e saj me udhëtimet në Ballkan si ‘më të mirat të shkruajtura ndonjëherë’ dhe kjo e inkurajoi Durhamin të mbronte edhe më shumë çështjet e shqiptarëve.

Në verë të vitit 1904, ajo hyn në territorin shqiptar për tu informuar personalisht se çfarë po ndodhte në Shqipëri. Sipas studiuesve ajo shoqërohej nga Konstantin Sinas, një shqiptar përfaqësues i Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj. Në fakt ata shkuan në Tepelenë dhe mbërritën në Vlorë e cila u bë qendër atdhetare gjatë luftës në Ballkan. Ajo u tha autoriteteve turke në frëngjisht ‘Unë jam angleze’. Sipas saj ajo kaloi në një kontroll rigoroz ku çdo libër që kishte me vete vulosej dhe shikohej me imtësi. Më pas ajo vazhdoi rrugën në fshatrat shqiptare nga Berati në Elbasan më pas në Durrës. Në Shkodër atë e mikpritën si një mikeshë të vjetër sepse shkodranëve ju kishte bërë përshtypje Edith Durhami e cila pati mundësinë të diskutonte dhe aspiratat kombëtare me ta. Ajo kishte pasur mundësinë të udhëtonte nëpër qytetet shqiptare dhe të dallohej për shpirtin e saj të lirë.

Me rikthimin e saj në Angli, ajo filloi të shkruante librin e saj Brenga e Ballkanit që i shkruar në një gjuhë sa më të thjeshtë do të mbërrinte në duart e shumë lexuesve dhe do të bënte të njohur çështjet e shqiptarëve duke argumentuar dhe shpjeguar pozicionin e Shqipërisë, ndjenjat kombëtare që shqiptarët kishin për vendin e tyre. Në fakt, ajo i kishte kuptuar shume mirë shqiptarët. Kishte arritur të futej në skutat më të thella të dashurisë që ata kishin dhe kanë për atdheun e tyre.

Pas vdekjes së nënës së saj, ajo vjen në Shqipëri, tashmë nuk ishte e kushtëzuar për t’u rikthyer në Britani. Kishte mbledhur shënime dhe koleksione, objekte dhe veshje popullore. Ajo ishte antropologe, anëtare e Institutit Antropologjik Mbretëror dhe sipas saj politika mund të studiohej vetëm duke parë traditat, kulturat dhe sidomos zotërimet e një populli. Kërkimet e saj ishin aq origjinale sa që ajo jepte kontributin e saj të vyer me anë të publikimeve që realizonte për Shqipërinë. Në vitin 1908, Durham drejt rrugës së saj në Shkodër dëgjoi për revolucionin Xhon Turk. Mendohej që ata do të ndërmerrnin reforma të reja. Ajo ishte shumë e lumtur në fillim dhe thoshte se ‘gjithë jetën e kishte pritur këtë moment. Do të vdes e lumtur sepse shqiptarët do të jenë të lirë’.

Studiues të shumtë përmendin sa e apasionuar ishte ajo pas çështjes shqiptare, sa e ndjente deri në palcë dëshirën e shqiptarëve për të qenë të lirë. E zhgënjyer nga reformat e turqve, ajo hipi në një kalë dhe së bashku me Marko Shantojën udhëtoi drejt Shkodrës. Në shkrimet e saj ajo i përshkruan këto rrugëtime dhe tregon se sa e afërt ishte ajo me Shqipërinë dhe shqiptarët. Thjesht e donte dhe vlerësonte kulturën shqiptare. Në periudhën që ishte në Shqipëri, Durhami pati kontakte me shërbimet konsullore britanike të rajonit dhe ju dërgonte letra ku përshkruante tensionet mes Turqisë dhe Shqipërisë  dhe sigurisht duke mbajtur krahun e  shqiptarëve ndërsa do të vlerësohej nga zyrtarët e asaj kohe ‘si një grua e spikatur  që zotëron një gjuhë të fuqishme’.

Në vitin 1909, ajo u largua nga Ballkani për në Angli, me dëshirën më të madhe për t’u rikthyer në Ballkan por megjithëse larg ajo vazhdoi të shkruante për Shqipërinë dhe nëpër revistat perëndimorë të diskutonte çështjet e shqiptarëve. Gjithashtu, po në këtë vit ajo publikoi librin Shqipëria e Epërme i cili do të bënte një përshkrim të detajuar të shqiptarëve. Kritikët pasi vlerësuan maksimalisht udhëtimet e saj në Shalë, Dushman, Nikaj, etj, treguan se Durham donte një Shqipëri të drejtuar nga vetë shqiptarët dhe jo të drejtuar nga të huajt. Pavarësisht se ajo udhëtonte vetëm, u bë shumë e dashur për popullsinë vendase ndërsa ajo ja kthente admirimin duke i quajtur shqiptarët të armatosur dhe gati për qëndrese ‘tigra të çuditshëm, të bukur dhe brilante. Në vitin 1910, Durham ishte ende në Londër por kishte një vëmendje të madhe ndaj situatës së trazuar në Ballkan  dhe donte të rikthehej sërish aty sa më parë që të ishte e mundur që të jepte kontributin e saj…Durham mbetet një nga figurat më të rëndësishme, një mbrojtëse e flaktë e shqiptarëve dhe e çështjes shqiptare. / KultPlus.com

Isaac Newtoni dhe dorëshkrimet që zbardhin recetën e tij kundër murtajës

Nuk është edhe aq i keq sa sugjerimi për të injektuar dezinfektues. Parashkrimi i Isaac Newtonit në shekullin e 17-të për murtajën – që përziente pluhur të vjellash me të vjella bretkose për të krijuar “tableta” që largonin dergjën – është zbardhur tani.

Dy faqe të pabotuara nga shënimet e Newtonit në librin mbi murtajën nga Jan Baptist van Helmont më 1667, “De Peste”, do të vihen në ankand këtë javë. Newton ishte student në “Trinity College”, Cambridge, kur universiteti u mbyll gjatë murtajës bubonike, e cila vrau 100 mijë njerëz në Londër në vitet 1665 dhe 1667.

Kur dijetari u rikthye në Cambridge më 1667, ai nisi të thellohej në veprën e Van Helmontit. Analiza e Newtonit për “De Pesten” është deklarata më substanciale që ka bërë për murtajën, thotë Bonhams, sipas të cilit letrat ishin “me rëndësi kryesore për korpusin e veprave të Newtonit, ashtu sikundër edhe thellësisht kuptimplote për kontekstin e sotëm”. Specialisti i shtëpisë së ankandeve për libra, Darren Sutherland, ka thënë: “Shënimet kalimthi të Newtonit përfaqësojnë shkrimet e vetme të rëndësishme mbi këtë çështje nga mendja më e madhe shkencore në botë. Një përkujtues i tejkohshëm, mbase, se nuk ka asgjë të re nën diell”.

Shënimet përfshijnë rastin e një burri që kur preku “letra të infektuara menjëherë ndjeu një dhembje si një gjilpërë shpuese, dhe mori një ulcerë ngjitëse në gishtin tregues e vdiq brenda dy ditësh”, dhe observimi i tij që “vendet e prekura nga murtaja duhet të shmangen”.

Sidoqoftë, disa prej kurave potenciale të Newtonit janë të paqasshme për t’u përdorur sot. Ai shkruante se “më së miri është një bretkosë e varur nga këmbët në një oxhak për tri ditë radhazi, që të paktën ka vjellë dhé me insekte të ndryshme, një si dyllë të verdhë, dhe pas kësaj ka ngordhur. Duke gërshetuar të vjellat e pluhurosura me sekretimin dhe serumin në tableta largohet sëmundja dhe nxirret jashtë helmi”.

Van Helmon, një mjek i njohur, ishte mjek praktikant në Antwerp kur qyteti u pllakos nga murtaja më 1605.

Pavarësisht namit të Newtonit, letrat asnjëherë më parë s’janë përfshirë në përmbledhjet e veprave. Kur vdiq Newtoni më 1727, arkiva e tij e madhe iu la të mbesës së tij, Catherine Conduitt. Ajo i mbeti familjes deri më 1872, kur pasardhësi i tij, Isaac Newton Wallop, i dhuroi shkrimet e tij për “Trinity College”. Cambridge i mbajti vetëm shkrimet shkencore dhe ato matematikore dhe i ktheu prapa shkrimet e tij kundërthënëse në alkimi, teologji e filozofi. Këto letra, përfshirë shënimet e Newtonit te Van Helmonti, iu shitën më 1936 koleksionuesve privatë, mes të cilëve edhe John Maynard Keynesit.

“Nuk ka pasur kurrë interes të madh në shkrimet e ‘tjera’ të tij deri tash vonë”, ka thënë Sutherland. “Vërtet është një rast i njeriut të duhur, në kohën e duhur – me kurat e tij për të larguar virusin që po shkaktonte pandemi”.

Faqet do të nxirren në ankand nga Bonhamsi për një vlerë të përafërt prej 80 deri në 120 mijë dollarësh si pjesë e shitjes online “Essential Genius: Ten Important Manuscripts”, që zgjet deri më 10 qershor. Ankandi përfshin edhe një draft me autografe të vargjeve të fundit të poemës së fundit të Walt Whitmanit “A Thought of Columbus”. / KultPlus.com

Yjet e “The Lord of the Rings” ribashkohen në ZOOM (VIDEO)

Kasti i “The Lord of the Rings”, janë ribashkuar të dielën në një takim përmes platformës virtuale, Zoom.

Ata janë kyçur dhe kanë komunikuar me njëri-tjetrin për gati një orë, në kuadër të serisë së bashkëbisedimeve të Josh Gad, të quajtur “Reunited Apart”.

Gjatë kohës së pandemisë, respektivisht karantinës, Gad i ka mbajtur njerëzit të zbavitur duke i bashkuar në bashkëbisedime virtuale yjet e filmave si “The Goonies”, “Back to the Future” dhe “Splash”.

Ndërkaq kësaj radhe Gad udhëhoqi bisedën mes Elijah Wood, Sean Astin, Billy Boyd, Dominic Monaghan, Orlando Bloom, Viggo Mortensen, John Rhys-Davies, Sean Bean, Liv Tyler, Andy Serkis, Hugo Weaving, Miranda Otto, Karl Urban, Sir Ian McKellen, regjisori Peter Jackson, kompozitori Howard Shore dhe bashkë-skenaristja Philippa Boyens.

“One Zoom to Rule Them All” u mbajt në përkrahje të organizatës bëmirëse që synon fundin e urisë së fëmijëve, “No Kid Hungry”.

Chrissy Teigen dhuron 200,000 mijë dollarë si garanci për protestuesit e arrestuar

Vrasja e George Floyd nxiti revoltën e njerëzve fillimisht në Amerikë dhe tani nëpër të gjithë botën. Prej ditësh, po organizohen protesta masive kundër racizmit dhe dhunës së policisë, të cilat kanë marrë përmasa të paparashikueshme në shumë vende.

Chrissy Teigen, ka dhuruar së fundmi $200,000 si garanci për protestuesit e arrestuar.

Përmes një statusi në Twitter ku ironizoi dhe presidentin Trump, Teigen njoftoi se do të kontribuonte me $200,000 për të mbrojtur nevojat e protestuesëve rreth vendit. / KultPlus.com