Ambasada amerikane falënderon të gjithë ata që nuk po ndalen duke punuar në këto ditë pandemie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka dedikuar një falënderim të veçantë të gjithë atyre që nuk po ndalen duke punuar dhe ofruar shërbimet e tyre edhe në këto ditë të pandemisë.

“Shumë prej nesh po arrijmë akoma që të studiojmë dhe punojmë nga shtëpitë këto ditë dhe javët e fundit, falë lidhjeve të qëndrueshme me Wiereles. Prandaj, duam të falënderojmë ofruesit e internetit të Kosovës që na kanë mundësuar që të jemi të lidhur me më të dashurit tanë! Ju lumtë”.

Tutje Ambasada e SHBA-ve po ashtu shprehu mirënjohje edhe për ata që janë në vijë të parë të kryerjes së obligimeve ndaj qytetarët.

“Duke përfshirë këtu punëtorët në supermarkete, furra, farmaci, banka, media, shërbimet, fermerët, pastruesit, prodhuesit e ushqimit, fabrikat, stafin e dorëzimeve dhe shumë e shumë të tjerë që akoma shkojnë të punojnë si zakonisht gjatë kësaj kohe. Përgëzime për ju”.

The Times: E mira që mund të vijë nga një botë pas Koronavirusit

Bota jonë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në javët e fundit. Por mes trazirave dhe shqetësimeve, ka arsye për të besuar se mund të dalim nga kriza me disa cilësi njerëzore të përmirësuara, shkruan Matthew Syed.

Koronavirusi e ka kthyer jetën tonë përmbys dhe, megjithëse shpresojmë të kthehemi tek normalitetit në muajt në vazhdim, ka të ngjarë që asgjë nuk do të jetë përsëri si më parë. Shumë prej nesh kanë humbur jetën dhe bizneset e tyre, dhe kanë probleme emocionale apo financiare.

Por mes errësirës, ​​ka edhe mundësi

Mundësitë për të riimagjinuar botën dhe vendin e gjithsecilit prej nesh në të. Teknikat e përmbysjes zakonisht përdoren nga njerëzit që punojnë në industritë krijuese, për të qenë më produktivë, ose për të krijuar inovacione. Pyes veten nëse ne të gjithë mund t’i përdorim teknikat e përmbysjes për të kërkuar një rreze drite mes reve gri.

Risi të frymëzuara nga një pandemi

Merr arsimin. Tradicionalisht është konceptuar si një vend ku fëmijët thithin dijet. Në veprën “Kohë të Vështira” të Charles Dickens, Z. Gradgrind thotë “më jep fakte, zotëri!”. Arsimi, natyrisht, ka vazhduar që prej asaj kohe, por ende ka një tendencë për t’i parë klasat si forume për të dhënë njohuri zyrtare. Atëherë, si thoni për një përmbysje të kësaj: “Edukimi nuk ka të bëjë me dhënien e njohurive”.

Kjo provokon idenë për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi që nuk tërhiqen nga disiplinat tradicionale. Aftësi më të buta. Aftësi që janë të rëndësishme në botën e vërtetë, por që mësuesit nuk i mësojnë, pasi përpiqen të gjejnë kohën vetëm për të dhënë mësimet e kërkesave të kurrikulës. Për shembull: Improvizimi,  Debatet, Puna në Ekipe.

Shumica e prindërve (nëse janë si unë) do ta kenë kuptuar se sa e vështirë është të mësosh fëmijët në shtëpi. Por ja  disa ide “rebele” që dalin nga përmbysja e supozimit. Bëni fëmijët tuaj të ecin në pjesën e përparme të dhomës, vendosni disa letra me tema të ndryshme dhe kapni njërën rastësisht,  pastaj kthejeni atë për të zbuluar një temë. Detyra e tyre është që më pas të kthehen në pjesën tjetër të dhomës dhe të flasin për këtë temë për 60 sekonda.

E provova me vajzën time (shtatë vjeçe) dhe herën e parë, ajo ngriu. Ajo kishte temën (“tenisi”) dhe ia doli deri në fund, megjithëse me pengesa dhe duke belbëzuar, por nga përpjekja e katërt me temën (“jeta e egër”), ajo ishte e rrjedhshme gjatë gjithë kohës. Tani është duke mësuar artin e improvizimit.

Unë gjithashtu i kërkova asaj dhe vëllait të shkruanin dështimin e tyre më të madh dhe ato mësuan prej tij.

Ideja ishte të zhvendosnim konceptin e dështimit nga diçka stigmatizuese, në diçka që na ndihmon të rritemi. Ne ndamë histori për njerëz të famshëm që kishin dështuar. Një citim i JK Rowling ishte shumë i dobishëm: “Disa dështime në jetë janë të pashmangshme. Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, përveç nëse jeton kujdesshëm, saqë mund të mos kesh jetuar fare – në këtë rast, ti dështon në mënyrë të paracaktuar”.

Këto janë thjesht ide kthyese që lidhen me arsimin, por jam i sigurt që mund të mendoni për dhjetëra kontekste të tjera në të cilat mund të funksionojë kjo teknikë. Shembulli i sistemit arsimor nuk është të ndaloni fëmijët të përdorin njohuritë zyrtare, por të gjejnë mënyra për ta plotësuar këtë me aftësi të tjera (dhe të argëtohen në të njëjtën kohë). Shkollat ​​inovative tashmë janë duke i implementuar disa nga këto ide. /

Artistët bëhen bashkë për një këngë bamirësie

Dua Lipa, Chris Martin nga grupi Coldplay dhe Rita Ora janë ndër yjet e muzikës që do të ‘huazojnë zërat e tyre’ për një këngë bamirësie në Radio 1 Live Lounge.

Ata dhe 20 të tjerë kanë incizuar një version të hitit të vitit 20013 “Times Like These” nga Foo Fighters.

Të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë tek bamirësitë “Children in Need” dhe “Comic Relief”.

Yje të tjera të përfshira në këtë këngë janë Anne-Marie, Bastille, Ellie Goulding, Jess Glynne, Paloma Faith dhe Rag ‘N’ Bone Man.

Kënga “Stay Home Live Lounge” do të publikohet në mesdite më 23 Prill.

“Stay Home Live Lounge” do të incizohet dhe filmohet nga artistë nëpër shtëpitë e tyre dhe do të prodhohet nga Fraser T Smith.

‘Albanian Wildlife Photographers’, sjell dokumentarin e parë mbi jetën e egër (VIDEO)

Një film i jashtëzakonshëm dokumentar, mbi jetën e egër në Kosovë dhe Shqipëri, është publikuar së fundmi, në ekran dhe online.

Ky prodhim është i pari dhe i vetmi në llojin e vet, që dokumenton nëpërmjet pamjeve të cilësisë së lartë kafshët e egra që gjallojnë në natyrën shqiptare.

Dokumentari natyror, i realizuar nën regjinë e Jeton Dajakajt, sjell një aventurë në terren të anëtarëve të shoqatës më të madhe të fotografëve shqiptarë të natyrës, Albanian Wildlife Photographers.

Dajakaj është shprehur, se “si projekt, pasqyron punën e një grupi fotografësh, me synimin që, përmes objektivave të tyre, të pasqyrojë bukuritë e vendit, po ashtu speciet e ndryshme që jetojnë në vendet tona”.

Projekti, pas të cilit, përveç Dajakajt, qëndron edhe producenti Granit Hyseni, është realizuar krejtësisht me financimin privat të anëtarëve të shoqatës.

Së bashku me Dajakajn, ata kanë sjellë skenarin e dokumentarit, me kohëzgjatje prej gati 45 minutash. Dajakaj, gjithashtu ka pasur rolin e montazhierit, por edhe të kameramanit. Për pamjet mahnitëse, përveç Granit Hysenit dhe Jeton Dajakajt, janë kujdesur edhe: Meriton Dajakaj, Arian Mavriqi, Fatos Lajçi, Sefer Aliqkaj, Liridon Zejnullahu dhe Besnik Jakupi.

Sam Smith thotë se e ka tejkaluar koronavirusin pa u testuar për këtë sëmundje

Ylli i njohur i muzikës, Sam Smith, ka deklaruar që beson 100 për qind se e ka pasur koronavirusin, por nuk është testuar nga kjo sëmundje pavarësisht se i kishte vuajtur simptomat e saj.

Duke folur për emisionin e Zane Lowet, këngëtari shpjegoi se është prekur herët nga kjo sëmundje, por pasi e kishte diagnostikuar veten, kishte qëndruar i mbyllur në shtëpi deri sa është shëruar.

“Nuk jam testuar për COVID-19 por e di që e kam pasur këtë atë. Jam 100 për qind i sigurt se e kam tejkaluar këtë sëmundje. Gjithçka që kam lexuar rreth simptomave të saj më ka shtyrë rreth kësaj diagnoze. Pra, po definitivisht mendoj se e kam pasur koronavirusin,” ka deklaruar Smith.

Pasi ishte sëmurë, edhe motra e Smithit kishte filluar t’i shfaq të njëjtat simptoma me të, duke bërë kështu që familje e tyre të vetizolohej për tri javë të plota, transmeton Koha.

Aktualisht, Sam Smith, po e shijon suksesin e këngës së tij të re “I’m Ready”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me këngëtaren dhe mikeshën e tij, Demi Lovato.

Muajin e kaluar, ylli britanik i baladave e kishte konfirmuar lajmin se po e shtynë lansimin e albumit të ri muzikor, “To Die For”. Ai ka treguar se ka vendosur t’ia ndërrojë titullin si dhe t’i bëjë disa ndryshme në këtë incizim, para se të publikojë për fansat anembanë botës.

Iniciativë për dhurimin e pajisjeve teknologjike për nxënësit që s’mund ta ndjekin mësimin online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen një nisme për t’ju ndihmuar nxënësve që nuk kanë s smartphone, as tablet e as kompjuter për të komunikuar me mësimdhënësit, pasi që në kohë pandemie mëzimi po zhvillohet online.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se duke marr parasysh urgjencën e krijuar tani, nuk duhet të lihet asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pak teknologji. / KultPlus.com

Pogradeci në vitet ’80, publikohet koleksioni i rrallë i fotografive

Bashkia e Pogradecit sjell një koleksion të rrallë fotosh, të viteve  ’80 të qytetit Pogradecit që shtrihet në bregun e liqenit të Ohrit.

Foto i përkasin një periudhe 30 – 40 viteve më parë ku spikat pamja e liqenit dhe bukuritë  natyrore që identifikojnë qytetin e Pogradecit.

Fotot janë të fiksuara nga aparati i mjeshtrit Kristaq Sotiri dhe janë publikuar sot nga bashkia e Pogradecit, si një aset i veçantë nga koleksioni i këtij fotografi. /atsh/ KultPlus.com

Më 23 prill premiera e serialit botëror “Gangs of London”, pjesë e tij edhe aktorë shqiptarë

Jeta Zymberi

Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar trileri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Kjo seri britaniko-amerikane e aksionit, është vendosur të transmetohet më datë 23 Prill në Sky Atlantik, shkruan KultPlus.

Ndryshe nga gjithë serialet e tjera botërore, këtë seri po e presin me padurim shqiptarët sepse pjesë e saj janë edhe gjashtë aktorë shqiptarë të cilët shumë shpejt do të kthehen në personazhet e preferuar të publikut.

Eri dhe Orli Shuka, janë dy prej aktorëve shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Londër, atje ku tashmë po e ndërtojnë një karrierë mbi baza të forta.

Në këtë serial, Eri luan Mirlinden e cila është e martuar me Luan (Orli Shuka). Një çift që i ka mbijetuar luftës dhe lëvizin në Londër menjëherë pas luftës. Ata kanë dy fëmijë, dy vajza. Xavier e thërret Mirlinden, lady Macbeth. Ajo është grua e fortë dhe që i dëgjohet fjala. Pika e dobët e Luan dhe nxitësja e veprimeve të tij në të njëjtën kohë.

Aktori tjetër që është pjesë e kësaj serie, është Florist Bajgora i cili numëron një numër të konsiderueshëm të roleve në filmat por kësaj radhe ai i ka hyrë një tjetër rruge. Asaj të suksesit botëror.

Aktorit kosovar Florist Bajgora ka një rol interesant në këtë serial dhe pritet të marr vëmendje.

Fotografia: Jetmir Idrizi

Por, ajo që nuk është ditur deri më tani është fakti që këtij seriali tashmë i është bashkuar edhe aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.

KultPlus ka mësuar gjithashtu se tashmë është dhënë premiera online dhe kuptojmë që në këtë projekt marrin pjesë edhe aktorët Nebli Basani dhe Arita Sadiku.

 ‘Gangs of London’, është vendosur në një nga qytetet më dinamike dhe multikulturore të botës, i cili është copëtuar nga betejat e trazuara kundër bandave që e kontrollojnë atë, vakumi i krijuar nga kreu i një organizate krimi kërcënon paqen.

Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshinë skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur.

Corin Hardy (The Monkey, The Halloë) do të marr rolin në tre nga dhjetë episodet, së bashku me regjisorin francez Xavier Gens (Hitman, The Divide), i cili do t’i xhirojë dy episode.

Ajo çka vlen të ceket është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të luajnë edhe aktorët shqiptarë.

Seria është një bashkëprodhim i HBO / Sky me Pulse Films dhe Sister Pictures dhe është (për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh) të vendosur për Cinemax dhe Sky Atlantic të HBO-së, që u raportua së pari në nëntor 2017.

“Gangs of London” pritet të jetë një sukses i madh për aktorët shqiptarë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=4CJ5p4XisHs&feature=share&fbclid=IwAR3xuzXi7WZ7R62u_rwZ7t6SRawfL-ZY3LcqRn_drra-TnMzCE73kSFZhbc

Gjosho Vasia, një yll i ndritshëm i artit e humorit shqiptar

Nga Pjeter Logoreci

Një shkrim biografik për Gjosho Vasinë, simbol i vuajtjes, qytetarisë dhe kulturës

Edhe pse nga kontakti me familjen e Gjosho Vasisë mora shumë informacione mbi jetën dhe aktivitetin e tij, për të shkruar këto rreshta biografike, u deshtë që të „mendohem mirë“. Personazhi im, burri i shumë talenteve Gjosho Vasia, përveç madhështisë shpirtërore dhe njerëzore, ishte një Titan i humorit të kulturuar shkodran, por edhe atij të zgjedhur shqiptar. Vasia ishte një figurë përfaqësuese e shtresave qytetare e atdhetare që u përndoqën, përfaqësues i elitës të humoristëve të talentuar që dolën nga „jeta“. Siç do lexojmë më poshtë, diktatura komuniste, nuk e deshtë këtë njeri të madh, me vizion dhe u mundua të ja cungojë gjymtyrët që në rini. Megjithatë, Gjosho-ja, shpesh “luante me zjarrin”, duke ironizuar linjën e kuqe të partisë apo imituar personazhet qesharake të makinerisë së diktaturës.

…me gjithë përndjekjen, arrita të bëj diçka, të jem dikush, e madje arrita të njihem prej të gjithë shqiptarëve…. Komunistët njëmijë herë më nxorën prej dere, por unë njëmijë herë u futa prej dritares…, ka shkruar humoristi shkodran Gjosho Vasia në kujtimet e jetës së tij.

Gjosho Vasia lindi, në qytetin e Shkodrës me 28 tetor 1931, në një familje me tradita të larta atdhetarie e qytetarie. Babai Jaku dhe nëna Angje, patën tre fëmijë, ndër to dy djem dhe një vajzë. Rruga Vasiej, ku lindi dhe u rrit artisti, kish marrë emrin e familjes së tij, shtëpia e së cilës ishte nder të parat të ndërtuara në rrugicën pranë Katedrales së Shkodres. Krejt lagjja Serreq, pjesë e së cilës ishte dhe rruga Vasiej, ishte qendra e familjeve qytetare, të cilat i përcollën vlera të papërsëritshme kulturës shkodrane. Pasi mbaroj mësimet fillore dhe të mesme në shkollën e jezuiteve në Shkodër, në shtator të vitit 1949, duke parë nevojat e kohës për mësues, punësohet si arsimtar në zonat e thella të Mirditës.

Ndër kohë, një ngjarje e padëshiruar ndodhi në Shkodër, ku disa të rinj antikomunist protestuan ndaj veprimeve të policisë sekrete. Sigurimi filloj raprezaljet duke vrarë disa prej tyre. Shumë u burgosën, të tjerët arritën të arratiseshin e ndër to edhe i vëllau i Gjoshos, Lec Vasia.

Pas tre muajsh pune, ndër ditët që priste një inspektim nga seksioni i arsimit, me 23 nëntor 1949, në derën e klasës së mësuesit Gjosho Vasia, në vend të inspektorit trokasin dy policë, të cilët “Në emër të Popullit”e arrestojnë atë. Ashtu i lidhur me hekura, mbi një kamion të ngarkuar me gurë, dërgohet në internim në kampin famëkeq të shfarosjes në Tepelenë, ku fillon kalvari pesë vjeçar i mundimeve, i atij që kish lindur artist.

…Tepelena më priti me “krahë-hapët”, kujton Gjosho Vasia. Tremijë të mjerë në atë kamp përqendrimi, tremijë skelete të dhimbshëm që nxirrnin vaj e ofshama, krizma nofullash e hekurash, ….ndër to fëmijë të stërkeqtë që nuk njohën qumështin e nënës…, u bënë miqtë e mi. …Oh! Tela të hekurta, “burrni” komuniste, poshtërsi që të lindi e të rriti injoranca e kuqe, ti …mur rrethues i këtij kampi shfarosës, rrasë e këtij vorri të pamëshirshëm, perde e zezë e thurur në tezgjahun e djallit, kulshedër me jargë sllavizmi, gjarpër që helmon pafajësinë, …..qofsh mallkue përsa të jetojë padrejtësia në botë….

Por jo vetëm lotë, mundime dhe vdekje në kampin fatkeq të shfarosjes. Aty, Gjosho mundohej që me sharmin e humorin e tij të lindur, tu jepte ngjyra jetës së përditshme të banorëve. Shpesh, spiunë, informatorë, policë, kapterrë apo personazhe të ndryshëm, bëheshin “frymëzim” i lojrave e humorit të tij. Aty edhe pse në mes vuajtjesh dhe i rrethuar me tela me gjëmba, ai arriti të gjejë dhe “gjysmën tjetër” të tijën, dashurinë e vërtetë, shoqen e jetës Berinën.

Berina, një vajzë fisnike që komunizmi ja mbylli rininë në kampin e Tepelenës, vinte nga familja tiranase me tradita e Kaceleve. Ajo rritej jetime, pasi babai i saj, tregtari Jonuz Osman Kaceli, u asgjësua në vitin 1951 së bashku me një grup intelektualësh të pafajshëm me akuzën e vendosjes së bombës në ambasadën sovjetike. Sipas familjarëve, nuk u vërtetua kurrë nëse Jonuzi u pushkatua, vdiq ndër tortura, u varros i gjallë, apo e hodhën nga dritarja e burgut.

Le të ndjekim përsëri linjën e zhvillimeve të jetës së personazhit tonë Gjosho Vasia, i cili pas 5 vitesh të egra, lirohet nga internimi dhe kthehet në Shkodër. Fillon pa shpresë të kërkojë punë, pasi nga statusi i tij “i internuar” i mbylleshin të gjitha dyert. Për arsye që të mos “kujtoheshin” për internimin, ai detyrohet të deklarojë atë periudhë si koha kur ishte ushtar dhe arrin të fillojë punë në Ndërmarrjen e Pasurive të Shtetit si ndihmës bojaxhi, ku lyente me gëlqere muret e rrugicave të Shkodres.

Gjatë kësaj kohe, Gjosho mëson autodikakt instrumentin e kitarës dhe fillon të jetë pjesë e ndonjë evenimenti kulturor në qytet. Paraqitet për të parën herë në një skenë të improvizuar amatorësh në qendër të qytetit, natyrisht i panjohur, me kupletin Plak me Marak të autorit të famshëm Pjeter Gjini. Të mahnitur nga zëri i tij, Gjoshon fillojnë ta ftojnë në mbrëmjet e argëtimit që organizoheshin nga rinia në ndërmarrjet e ndryshme. Suksesi dhe fama e tij në qytet, u bë shkak që ai të humbasë punën si bojaxhi, pasi e njohën dhe e paditën si ish i internuar e si “element armik”.

Pas një periudhe të vështirë, në vitin 1957, i propozojnë që të punojë në fermën Perlat Rexhepi në repartin e riparimit të arkave, por me kusht që të drejtojë dhe grupin amator të fermës.

Atë vit, Gjosho i përvishet punës me pasion për të krijuar dhe drejtuar grupin artistik të ndërmarrjes dhe paraqitet me sukses në festivalin e estradave, ku arrin të fitojë çmimin e parë, të cilin e fiton edhe në vitin 1958-tën për të dytin vit radhazi.

Në vjeshtën e vitit 1958, artisti ynë Gjosho Vasia, thirret ushtar dhe dërgohet në një repart pune në fshatin Bubullimë të Lushnjës. Në repart, ai krijon një grup artistik duke aktivizuar dhe civile nga zonat për rreth e ndër to edhe këngëtaren e re Vaçe Zela. Në këtë periudhë, përveç se drejtues grupi, atij i duhet të shkruaj tekstet, të aktroje dhe të shoqërojë me kitarë këngët e repertorit.

Pas viteve 1960, ai ishte shumë aktiv në skenë dhe arrin të bëhet një humorist i njohur dhe mjaft popullor. Bëhet mjeshtër i interpretimit të skeçeve humoristike, i parodisë, prezantues i pashoq, por fillon të njihet dhe si bejtexhi duke i dhënë dasmave dhe festave familjare një kënaqësi të papërshkruar. Siç pohon ai vetë: ….vargun popullor shkodran (Bejten) pata fatin ta dëgjoj qysh fëmijë nga gaztori i madh Zef Hilë Gega. Vargu tetërrokësh, AB- AB ose rrima, u përdor shumë në Shkodër prej Osos së Falltores, Hilës së Files, Kasem Xhurrit, Tuk Vasisë e mikut tim Pjeter Gjinit….

Njihen duelet në bejtë të Gjoshos me talente të tjerë të humorit si Pjeter Gjinin, Mergim Muhjen, Muharrem Nurjen, Gjok Vatën, Njazi Burginë, Mark Kaftallin e me kushrinjtë e tij Simon e Kolec Pepa.

Duke shfletuar shënimet e Gjoshos, lexoj që në vitin 1962, punësohet si punëtor, në Fabrikën e Cingareve të Shkodres, ku i kërkohet të krijojë grupin artistik, i cili u bë shumë i njohur për humorin dhe lojën e mrekullueshme të aktorve. Aktorët Gjosho Vasia, Muharrem Nurja dhe Gëzim Kruja, që ishin themeli i grupit, si dhe këngëtarët Fatmira Puka, Gjokë Vata, Tonin Tërshana, njiheshin në të gjithë republikën.

Në vitin 1967, Gjosho-ja krijon grupin shumë të njohur të Hidrocentralit të Vau Dejës me të cilin del në turne në të gjithë republikën. Bashkëpunon me aktorin brilant Zef Deda duke u bërë dyshja me simpatike e skenave të humorit shqiptar. Një vit më vonë, në 1968-tën, Gjosho dhe grupi i tij i hidrocentralit nderohet me Flamurin e Festivalit të Estradave të Ndërmarrjeve si dhe merr Medaljen e Artë në takimin e estradave profesioniste në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, Gjosho Vasia, arrin të shpalosë të gjithë talentin e tij të shumanshëm. Ai ishte autor, rregjisor, poet, kompozitor, parodist, prezantues, imitues. Ai lot në kitarë, por edhe imiton me goje vegla të ndryshme muzikore si dhe zëra personazhesh të ndryshëm. Në një aktivitet të dendur artistik, humoristi Gjosho Vasia dallohet për ironinë dhe realizimin me mjeshtri të figurave “problematike” për shoqërinë e kohës. Ai sjell në skenë, me një interpretimi brilant, një galerie rolesh si :… të kopracit, dembelit, hajdutit, matrapazit, rrencakut, burokratit, mendjemadhit, punëtorit pararoje, fshatarit medioker…

Po ashtu është shumë aktiv së bashku me humoristin Zef Deda në TVSH, në programet e ndryshme, që nga ai i fëmijëve deri në formatet e mëdha të vitit të ri që organizonte radiotelevizioni.

Në vitet 1970 – 74, kur arti dhe kultura pat një “fllad” të lehtë modernizimi dhe demokratizimi, Gjoshon e pranojnë si aktor profesionist në Estradën e Shkodrës. Kjo ëndërr nuk i zgjatë shumë, pasi fillon fushata e “ashpërsimit të luftës së klasave” me pleniumet e radhës. Ai e kupton që duhet të largohet nga ky institucion që ishte nën kontrollin e rreptë të partisë dhe jep dorëheqjen, ….“që ma pranuan me gjithë qejf”, tregonte ai.

Aktori Gjosho Vasia, me personalitetin e talentin e tij të pashoq, u ndi mirë gjatë interpretimeve në skenën profesioniste, por duhet përmendë që përjetoj edhe momente të vështira nën trusninë e disa “kolegëve me parti” të cilët e sulmonin për “hijet në biografi”. Pat ndonjë aktor të “famshëm” të estradës, që për xhelozi profesionale apo servilizëm partiak të devotshëm, kërkonte viktimën te Gjosho Vasia.

…Unë kam dy Gjosho mbrenda meje, i shprehej aktori miqve të afërt, …Gjoshon që flet, qesh e këndon, hin e del nëpër skena…e Gjoshon që hap gojën vesh më vesh, por ka zemrën që i kjan me lot gjakut…

Pas statusit të “profesionistit” në teatër, ai fillon punën në Uzinën e Telave në Shkodër me statusin e përditshëm “të punëtorit”. Në të vërtetë, në organike figuronte si punëtor, por krijoj dhe drejtoj grupin artistik nga ku sfidoj me profesionalizëm shumë artistë të mëdhenj të skenës. Ai arrin të zërë vendin e tij të respektuar në plejadën e humoristëve më të përmendur shqiptar, si dhe të fitojë respektin dhe miqësinë e tyre. Aktorët të cilët e njohën atë nga afër si P. Preka, S. Sallaku, Z. Deda, F. Hasa, A. Prodani….etj. janë shprehur me superlativa për Gjosho Vasinë njeri dhe aktor.

Ndërsa në lagjen e tij, Gjoshon e mbajnë mend për kanconetat italiane që këndonte sidomos kur mblidhte miqtë për të pjekur rakinë. Komshitë çuditeshin me aftësitë e Gjoshos për të bërë të gjitha zanatet. Në rindërtimin e shtëpisë së tij, falë një fiziku prej sportisti, ai bëri hamallin, muratorin, karpentierin, marangozin, bojaxhinë e mekanikun. Gjosho njihet edhe si kompozitor i disa këngëve të muzikës së lehtë e për fëmijë të cilat shpesh i këndonte në mes miqve e shokëve. Ai është autori i këngës se njohur “Unë dhe Kombinoshet”, të cilën pasi nuk ja pranuan në festivalin e fëmijëve në Shkoder, fitoj çmimin e parë në festivalin kombëtar të pionierëve në Tiranë.

Por Gjosho ishte dhe sportist i mirë. Ai garoj disa herë në garat e atletikës ne disiplinën “kërcim së larti”, duke pas rezultate të shkëlqyeshme e duke marrë vendet e para. Në kampionatin rinor kombëtar të atletikës në vitin 1949, shpallet i dyti në kërcim së larti si dhe në Spartakiaden e parë Kombëtare të vitit 1959 në Tiranë, ai shpallet kampion i kërcimit së larti. Falë këmbënguljes së B. Dizdarit e F. Bilalit, ai ishte aktiv edhe me ekipin e Vllaznisë, ku stervitej tre herë në javë në stadium dhe njihej si kampion lokal i kërcimit së larti.

Në vitin 1990, kur filluan lëvizjet për demokraci, Gjosho Vasia kërcënohet me burg nga një instruktor i partisë së Shkodrës, pasi kishte “Llapen e Madhe” e bënte “agjitacion e propagandë”, “tallej” me partinë…. Në këto rrethana, ai vendosë gjënë më sublime, të arratiset prej atdheut.

Pasi shet çdo gjë që i përkiste trashëgimisë 300 vjeçare të familjes Vasia, blen dy bileta avioni dhe fluturon për në Kanada. Por atje nuk ndjehet mirë dhe vendosë të jetojë në qytetin e Triestes deri sa vdes me 21 nëntor 2013. Më vonë, emri i tij, Gjovalin Jak Vasia u gjet ndër listat zeza të ministrisë së mbrendëshe me numrin 40, së bashku me shumë të tjerë të përgatitur për tu eleminuar në rast raprezaljesh.

Në vitet e demokracisë, në nëntor të 2008-ës, Gjosho Vasia u vlerësua nga këshilli bashkiak në Shkodër me titullin MIRENJOHJA E QYTETIT dhe me 16.3.2010 u vlerësua nga Presidenti Republikës Bamir Topi me urdhrin MJESHTER I MADH me një motivacionin që është rezultantja e jetës së tij:

…TALENTIT DHE KRIJUESIT TË RRALLË TË SKENËS SË HUMORIT, QË, FALË PERSONALITETIT DHE KARAKTERIT TË FUQISHËM, JO VETËM DITI TI REZISTOJË ME FISNIKËRI PËRNDJEKJES SË EGER TË DIKTATURES KOMUNISTE, POR ME HUMORIN E TIJ U DHA GËZIM, DRITË DHE SHPRESË NJERZVE TË THJESHTË DHE BASHKËVUAJTËSVE NË TË GJITHË VENDIN.

Baba, s’na ka lanë kurrë me kuptu që ishim të varfër



Nga Dafina Shehu

Baba, s’na ka lanë kurrë me kuptu që ishim të varfër.
Na ka siguru gjithmonë miell, vezë, vaj dhe fasule.
At kohë kam mendu se e tan dynjaja han ashtu.
Bile ka pasë raste që kam mendu se ishim shumë të pasur.
Shtëpia ishte e vjetër dhe pothuajse e shkatërruar.
Dyert dhe dritaret ishin të qara dhe dimri për ne ishte një torturë e madhe.
Baba, s’na ka lanë kurrë me kuptu që ishim të varfër.
Prej gojës së tij asnjiherë se kemi ndi tuj ankue ose tu qa naj dert.
Ka qenë gjithmonë pozitiv dhe optimist ndaj jetës, me gjithë ato barra të rënda që mbante mbi supe.
Puna e tij ka qenë e ndershme dhe gjithmonë asht ndi krenar kur ka dalë në shesh me tezgën e tij të vogël.
Krejt çka ka mujt me shit, janë kanë, farat, kikirikat dhe lajthit.
Mbante edhe nji peshore anash.
Krejt çka ka mujt me fitu, janë kanë 3-4 euro prej mëngjesit deri në dark.
Baba, s’na ka lanë kurrë me kuptu që ishim të varfër.
Çdo mbramje ka sjell diçka me hanger, edhe pse ai vet s’ka fut gja në gojë.
Ai ka qenë heroi ynë.

Si fmij mbaj mend shumë kujtime dhe ngjarje.

Kur mbusha 6 vjet hyra në klasë të parë.
Isha shumë i emocionuem; për botën e re dhe çdo gjë që do t’më sillte ajo.
Në javën e parë nana m’kapi përdore dhe shkuem bashkë në librari.
Më blejti fletore, lapsa e ngjyra.
Mezi prisja që me ato ngjyra të pikturoja botën e re.
Po ajo se çka unë kam ëndërrue gjithmonë, ka qenë çanta.
E përfytyroja veten me nji çantë shpine dhe se sa shumë do të më ngjante.
Nana gjithmonë m’thoshte se kur të hyjsh në shkollë kam me ta ble çantën.
Dhe ne ishim aty, në çastin e ëndërruem.
Unë i shikoja çantat me nji dashni të madhe; sytë e mi shkëlqenin para tyre.

Ëndërrimet e mia u zhduken kur nana iu drejtua shitësit:
-Te tana bre bir qenkan të bukura dhe me shije, qenkan të qëndisuna qysh asht ma s’mirti.
Po a nuk keni diçka ma të thjeshtë për djalin tem, diçka që asht edhe e damtume e që mundem me marr me nji çmim ma të lirë.

Ka qenë hera e parë që nanës iu ka dridhë zani, ose hera e parë që unë nanën e kam pa kaq të dobët para meje.
Edhe shitësi u vu ngushtë.
“E kam nji çantë që fiks do i shkonte tët biri zonjë.
Ejani nesër në të njëjtën kohë dhe merreni”.

Shitësi ma dha çantën e tij, që e runte në sirtar si kujtim.
Ma dha se e dinte se do ta çmoja dhe do të kujdesesha për të në të njëjten mënyrë.
U gzova për çanten por kurrë nuk do e harroj trishtimin në sytë e nanës që çantën nuk mundi me ma sigurue ajo.
E unë atë çast kurrë nuk do e harroj, kur kuptova për herë të parë, se ishim aq të varfër sa nuk mundnim me ble qofte nji çantë të vetme.

Nji herë baba u kanë goxha smute, dy ditë nuk asht përmend hiç.
Unë e nana dolëm në sheher me i sigurue babës barnat që i duheshin..
Prej një farmacie në tjetrën, tuj mundue me i marrë borxh (veresi), ama asnjana nuk pranonte.
Ishte kohë krize.
-Biri jem, ti m’prit ktu, afër qendres… unë do e shikoj edhe at farmacinë atje lart, mirëpo ti mos hajde që t’lodhesh, m’prit ktu se kthehem shpejt.
Unë prita prita dhe u lodha, pastaj u ula në bllok, e pastaj m’kish nxanë gjumi krejt.

Kur u përmenda, afër kokës pashë shumë monedha të grumbullueme.
Unë kurrë nuk jam ndi i varfër, mirëpo pamja ime nuk e thoshte të njëjten.
Njerëzit humanistë, më kishin ndihmue, pa e ditë edhe unë se kisha nevojë për ato para. .

-Nanë, me kto para, babës kemi me i ble barnat…dhe nanë, baba s’ka nevoje ma me dalë në tezgë me punueee:))

Nana ia plasi vajit. .

Ka qenë hera e dytë që e kuptova sa të varfër ishim.

Humbja e babës, ka qenë humbja ma e madhe që e kam provue në jetë.
Edhe tash që u rrita e u bana burrë.. kurgja s’em ka dhimtë ma s’shuemti se ikja e tij.
Prej moshës 10 vjeçe unë kam qenë burri i shpisë, burri i kasolles së vjetër, me dyer dhe dritare të harrnueme.

Dy vjet pas vdekjes se babës, shoqata e jetimave, na vizituen e na siguruen ushqim të bollshëm.
Ka qenë hera e parë që shpinë e kam pa te mbushun me ushqime të llojllojshme.
Shoqata na i rregulloi dyert dhe dritaret.
Tash nuk hynte pluhuni dhe as era dhe i ftohti nuk depërtonin.
At natë e kam ndi shumë mungesën e babës, dhe nevojën që ai me qenë prezent afër nesh, me pa që ma nuk fryen ftohtë dhe nuk kemi nevojë me i mbulue kokat me qarqaf.
Baba, kurrë s’na ka lanë me kuptu që ishim të varfër.
Ne ishim shumë të pasur, ne e kishim njëri-tjetrin, e kishim Zotin, dhe e kishim shpresën për të nesërmen.
Baba s’ka mujt me na sigurue ushqime të bollshme ose shtëpi luksoze, ama baba na ka dhurue dashni të pakufishme, na ka dhurue qelësin e jetës, na ka dhurue shpirtin optimist të tij.

Unë e kam shpirtin e babës, dhe nuk jam i varfër. / KultPlus.com

“One World: Together At Home” ka mbledhur një shumë të madhe të hollash

Koncerti i mbushur me yje, “One World: Together At Home”, i cili u organizua nga Lady Gaga në bashkëpunim me “Global Citizen”, ka arritur t’i mbledhë 127.9 milionë dollarë për fondacionet të cilat i ndihmojnë të prekurit nga koronavirusi.

Në koncertin e transmetuar live dhe i cili zuri vend të shtunën, performuan disa prej yjeve më të njohur të muzikës, dhe si rezultat, fansat nuk u kursyen në përkrahjen e tyre ndaj këtij projekti bamirës, transmeton Koha.

Lëvizja “Global Citizen” e cila ka për qëllim që t’i japë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030, në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar: “127.9 milionë dollarë të mbledhura për të prekurit nga COVID-19. Kjo është fuqia dhe ndikimi i ngjarjes ‘One World: #TogetherAtHome’. Faleminderit @ladygaga që na ke ndihmuar në krijimin e këtij koncerti historik të transmetuar në mbarë botën. Të gjithë njerëzit anembanë globit, ju lutemi të qëndroni të fortë dhe të sigurt. Së shpejti do të kemi mundësi ta takojmë njëri-tjetrin personalisht.”

Duke iu përgjigjur këtij lajmi, Gaga tha: “Jam e nderuar dhe shumë modeste që kam qenë pjesë e këtij projekti. Faleminderit @GlblCtzn dhe @WHO. Ju dua shumë.”

Ngjarja “One World: Together At Home” e cila zgjati 8 orë dhe u përcoll nga një numër i madh i publikut, I përfshiu performancat dhe fjalimet e disa prej emrave më të njohur të showbizit si: Paul McCartney, Celine Dion, Sir Elton John, Beyonce, Jennifer Hudson, John Legend, Billie Eilish, Matthew McConaughey, Sarah Jessica Parker, Rita Ora, Lizzo, Idris Elba, Jessie J dhe të tjerë.

Para se të fillonte transmetimi i kësaj ngjarjeje, Gaga e përshkroi atë si një letër dashurie për njerëzit anembanë botës.

Pop ylli i njohur i muzikës gjithashtu është kujdesur t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen, gjatë një video-mesazhi emocional të postuar në Instagram.

“Thjeshtë dua t’ua bëjë me dije se kjo ngjarje është një letër dashurie për të gjithë ju anembanë globit. Ju dua shumë dhe shpresoj që do ta ndjeni dashurinë e secilit kur ta shikoni koncertin. E bukura e këtij organizimi është se duke e shikuar atë së bashku, duket sikur të gjithë po e përqafojmë njëri-tjetrin,” kishte deklaruar Gaga.

Gjithashtu gjatë ditës, u bë e ditur se disa prej performancave të ngjarjes historikë, “One World: Together At Home”, janë incizuar dhe lansuar në formën e një albumi live.

Incizimi i përmban gjithsej 79 këngë, dhe të gjitha të ardhurat nga shkarkimi i tij do të dhurohen për fondacionin “COVID-19 Solidarity Response Fund for the World Health Organisation”.

Sipas “Global Citizen”, nga shuma e mbledhur prej 127.9 milionë dollarëve, 55.1 milionë do të dhurohen për “COVID-19 Solidarity Response Fund”, ndërsa 72.8 milionë dollarët e mbetura do të dhurohen për punëtorët lokal dhe regjional të cilët shërbejnë në vijën e parë të frontit.

“S’është hajdut ai që merr ç’i nevojitet, por ai që mban e s’ju jep të tjerëve”

Të gjithë e njohim Leon Tolstoin si një shkrimtar dhe filozof rus, një mjeshtër i letërsisë realiste dhe një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës. Por pak prej nesh e dinë se ai qe një prej të parëve mbështetës të idesë që veprat e artit nuk duhet të jenë pronë private, por duhet t’i përkasin gjithë njerëzimit.

Refuzimi që i bënte kishës dhe shtetit e bënin atë një anarshist të veçantë kristian, që urrente pronën private, dënonte fort vanitetin dhe ishte një prej të parëve që refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi.

Më poshtë një koleksion i thënieve të tij shumë të thjeshta e njëkohësisht tejet të mençura mbi jetën, dashurinë, besimin e lumturinë…

-S’është hajdut ai që merr ç’i nevojitet, por ai që mban e s’ju jep të tjerëve, diçka që atij s’i duhet patjetër, por që të tjerëve u duhet shumë.

– Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.

– Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

 Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

 E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

 Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

 Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

 Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

 Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

 Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

 Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

 A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

 Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

 Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

 Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

 Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

 E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

 Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.

 Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.

 Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.

 Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.

 Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.

– Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.

 Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.

 Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.

 Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë. / KultPlus.com

Shkolla Finlandeze ofron shkollimin online falas për regjistrimet e reja

A e dini se aktualisht Shkolla Finlandeze është Shkolla më e mirë në tërë rajonin? Duke kombinuar pedagogjinë finlandeze të klasit botëror me teknologjinë më të avancuar, Shkolla Finlandeze është duke duke iu ofruar nxënësve një eksperiencë të klasit botëror të mësimit online, ndryshe nga çdo shkollë tjetër në rajon!

Shkolla Finlandeze është e përkushtuar të udhëzojë fëmijën tuaj në shtegun më të mirë të mësimnxënies të ofruar nga stafi i shkëlqyer i mësimdhënies dhe prandaj është duke ju ofruar një mundësi të mrekullueshme për të gjithë nxënësit në Kosovë. Regjistroni fëmijën tuaj tani për vitin e ardhshëm akademik në Shkollën Finlandeze dhe filloni mësimin online menjëherë FALAS. Regjistrohu këtu dhe merr më shumë informata: https://bit.ly/3ao4SXY

Kanë kaluar tashmë 6 javë në të cilat Shkolla Finlandeze ka organizuar online tërë kurrikulën online për të gjithë nxënësit. Të gjitha lëndët dhe orët mbahen online dhe mësimdhënësit janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme për t’u siguruar që të gjithë nxënësit e përjetojnë mësimin sikur të ishin në ambientin shkollor.

Të gjitha lëndët mbahen si zakonisht dhe nxënësit fitojnë ndjenjën sikur të ishin ende në shkollë. Ata takohen çdo ditë me mësimdhënësit e tyre dhe shokët e shoqet e klasës dhe i mësojnë të gjitha njësitë mësimore të cilat janë të planifikuara. Ata mbajnë diskutime të drejtpërdrejta, prezantime individuale, dhe, sigurisht, kanë edhe detyra të cilat tregojnë progresin e tyre.

Mësimdhënësit përdorin një numër të madh të aplikacioneve dhe platformave online të cilat janë interesante dhe të lehta për t’u kuptuar në mësimdhënie sa më të mirë të nxënësve. Nxënësit bëjnë eksperimente në laboratore virtuale, ata krijojnë storie komike duke përdorur kreativitetin e tyre, luajnë me instrumente virtuale, zgjidhin probleme matematikore, dhe shumë e shumë të tjera. Deri më tani, mësimdhënësit tanë kanë përdorur mbi 54 platforma dhe aplikacione online të cilat e bëjnë mësimin edhe më interesant dhe zbavitës.

Ejani në shkollën më të mirë ndërkombëtare në Kosovë, Shkollën Finlandeze në Kosovë. Ne jemi këtu për t’i ofruar fëmijës suaj sistemin e edukimit më të mirë në vend dhe rajon me kurrikulën e klasit botëror të Finlandës dhe me mësimdhënësit më profesionistë në rajon, mësimdhënës vendorë dhe ndërkombëtarë. Fokusi i Shkollës është krijimi i ambientit më të mirë të mësimnxënies për liderët e së ardhmes dhe t’i pajisim ata me diturinë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillimin e karrierës së tyre. / KultPlus.com

(Shkrim i sponsorizuar)

Sonte nga ora 20:30 Gjenerali Wesley K. Clark në konferencë live për Kosovën


Sonte nga ora 20:30 në faqen zyrtare të Kolegjit Universum në facebook ndiqni konferencen live për Kosovën nga Gjenerali Wesley K. Clark (ret.) me temen “Bota pas Covid-19”.

Për të qenë pjesë e diskutimit me Gjeneralin regjistrohu në këtë link http://tiny.cc/mof7mz

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian.   

Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes dhe detajeve për konferencën kontakto [email protected] apo +383 44 144 062;  

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Karantina krijon ankth dhe stres

Në Angli janë shtuar rastet me futbollistët që kanë kontaktuar federatën për t’i ndihmuar në lidhje me anën psikologjike, e cila është shumë e rënduar. Janë të shqetësuar për atë që do të ndodhë me të ardhmen e tyre. Për momentin janë 299 raste futbollistësh.

Karantina krijon probleme, frika nga virusi gjithashtu. Kanë shqetësim për familjet e tyre, por edhe për veten. Edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme kjo krijon stres, ankth, dyshime dhe trishtim. Puna fizike e lojtarëve është shumë e rëndësishme. Duhet mbajtur në formë trupin sepse ndikon shumë në largimin e stresit.

Për të larguar bllokimet mendore që mund të krijojë kjo kohë pandemie janë psikologët sportivë, të cilët kanë teknika që të çlirojnë mendimet. Frika është e njëjtë për të gjithë.

Ta pranosh

Hapi i parë është të pranosh situatën ku po jetojmë. “Disa sportistë kanë bërë gabimin e madh dhe kanë menduar se kjo do të ishte një situatë kalimtare dhe me pak rrezik. Mendonin se do të shkonin në stërvitje, pastaj të lanin duart dhe të riktheheshin të nesërmen për të vazhduar futbollin,por nuk ishte kështu. Duhet ta pranojnë që kjo është situata ku jemi dhe nuk kemi rrugëzgjidhje për momentin”, thotë ish-drejtoresha e kabinetit psikologjik të Realit të Madridit, Hoze Maria Buketa.

Hapi i dytë është të mendosh se si ta kalosh këtë kohë.

“Të mendojmë pozitivisht dhe të heqim dorë nga pesimizmi. Duhet të mendojnë që janë të dobishëm. E rëndësishme është që të lojtarët të jenë aktivë. Tani nuk mund të luajnë, por duhet të punojnë në biçikletë. Rendimenti fizik është i rëndësishëm për të ndihmuar mendërisht futbollistët”, thotë psikologja .

Ajo i këshillon që të kalojnë kohë të shëndetshme për mendjen, me familjen dhe fëmijët. Është koha që të kujtojnë hobet dhe dëshirat e tjera të fëmijërisë. Ajo thotë se është e rëndësishme që të bëhen edhe lojëra të ndryshme dhe të eksplorohen programe të shumta në telefonat celularë që ndihmojnë në krijimin e ideve të reja. / KultPlus.com

CNN: Më 1911 bota u bashkua kundër pandemisë në Kinë

   

Një epidemi vdekjeprurëse u përhap nëpër Kinë, në vitin 1911, duke kërcënuar për një pandemi të mundshme. Origjina dukej se kishte të bënte me tregtinë e kafshëve të egra, por në atë kohë askush nuk ishte i sigurt.

Bllokimet, masat karantinë, veshja e maska, kufizimet e udhëtimit dhe kontrolle kufitare, u vendosën për të ulur e nivelit të infeksionit. Më shumë se 60,000 njerëz vdiqën në Kinën verilindore të ditëve moderne dhe u bë një nga epidemitë më të mëdha në botë në atë kohë.

Kur sëmundja u vu nën kontroll përfundimisht, qeveria kineze mblodhi Konferencën Ndërkombëtare të Murtajës në qytetin verior të Shenyang – afër epiqendrës së shpërthimit.

Të pranishëm ishin virologë, bakteriologë, epidemiologë dhe ekspertë të sëmundjeve nga shumë prej fuqive kryesore të botës – Shtetet e Bashkuara, Japonia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Qëllimi ishte të gjente shkakun e shpërthimit, të mësonte se cilat masa ishin më efektive, të zbulonin pse sëmundja ishte përhapur deri më tani dhe të vlerësonte, se çfarë mund të bëhej për të parandaluar një valë të dytë. Ndërsa konferenca nuk ishte pa akuza për përgjegjësinë, por ishte vetëm për të mësuar të vërtetën.

Teksa bota tani përballet me një pandemi të karakterizuar nga mungesa e një reagimi të koordinuar globalisht dhe përpjekjes shumëpalëshe nga ana e liderëve politikë, aspektet bashkëpunuese të konferencës së vitit 1911 në Kinën veri-lindore ia vlen të rishqyrtohen.

Në krahasim me 1911-ën, na paraqitet një botë e polarizuar dhe e ndarë. Më 1911 nuk kishte asnjë organizatë shëndetësore të përbashkët.

Përgjigja ndaj epidemisë, detyra e të provuarit për të kufizuar përhapjen e saj, i lihej secilit shtet, shpesh atyre me antagonizma politike.

Në Shenyang nuk kishte politikanë, vetëm shkencëtarë që panë nevojën për një përgjigje globale ndërqeveritare – dhe një organizatë globale shëndetësore. Kjo filloi të shfaqej pas Luftës së Parë Botërore me Lidhjen e Kombeve të formuar pas Konferencës së Paqes, në Paris më 1919. Lidhja mori çështjet në lidhje me shëndetin përmes Byrosë së Shëndetit, formuar nga seksioni ekzekutiv i ekspertëve mjekësorë.

Byroja synoi zhdukjen e lebrozës, malaries dhe etheve të verdha, si dhe ndihmoi me sukses në kontrollin e epidemisë së tifos në Rusi, apo shpërthimet e sëmundjeve të kolerës dhe tifos në Kinë, midis luftrave. Pas Luftës së Dytë Botërore, pasardhësi i Lidhjes, Kombet e Bashkuara, do të krijonte OBSH.

Plaga e Madhe mançuriane nuk u përhap në asnjëherë shumë rëndë, në pjesën tjetër të Kinës, Mongolisë apo Rusisë. Mbyllja e portit Dalian, ndaloi përhapjen nga Mançuria në destinacione kryesore në Japoni, Kore, Hong-Kong dhe në Azi e gjetkë.

Nga atje mund të ishte zhvendosur në Evropë, Amerikë dhe në të gjithë botën. Por nuk ndodhi. Sumers, historiani, tha se kjo ndodhi si pasojë e një përgjigje të bashkuar.

“Një bashkim i tillë i njohurive të duhura, burimeve të duhura dhe njerëzve të duhur nuk ka qenë gjithmonë rasti në sfidat e tjera globale të sëmundjeve epidemike” – tha ai.

Masat e marra sot në të gjithë botën – spitalet karantinë të ndërtuara posaçërisht, ordinancat e veshjes me maskë, praktikat e përmirësuara sanitare, kufizimet e udhëtimit, aeroplanët e bazuar dhe ekipet e përkushtuara të punonjësve të kujdesit shëndetësor – në shumë mënyra, përsërisin ato të marra 110 vjet më parë, në Kinën verilindore.

Sidoqoftë, lojtarët kryesorë sot – SHBA, Kina, vendet e Bashkimit Evropian dhe Japonia – me sa duket, kanë pak interes për një përgjigje të koordinuar ndaj krizës shëndetësore dhe perspektivat e çdo konference apolitike duken të largëta.

Në vitin 1911, ekspertët kryesorë në botë për sëmundjen, ishin të etur për ta parë nga afër situatën në Kinë.

Ndoshta kjo është ajo që duhet të ndodhë në një moment pas pandemisë koronavirus: shkencëtarët mund të anashkalojnë politikanët, që të gjejnë kështu një mënyrë për të përmbushur, shkëmbyer dhe diskutuar Covid-19, në një forum të hapur.

OBSH akuzohet si e kompromentuar, virusi është racionalizuar, fuqitë e mëdha konkurrojnë për burime dhe kontrollin e mjeteve, ndërsa vendet më të varfra kanë mbetur të mbrojtur kryesisht, vetëm nga vetë ato./ Konica.al / KultPlus.com

Eli Vizel: Mëkati më i madh është vetëm indiferenca

   

        Pesëdhjetë e katër vjet më parë, një djalë i ri hebre nga një qytet i vogël diku në Karpate, u zgjua jo shumë larg vendlindjes së dashur të Gëtes, Wiemar, në një vend të mbuluar tashmë nga turpi i përjetshëm, famëkeqi Buchenwald. Më në fund ishte i lirë, por zemra nuk i gëzonte dhe mendonte se nuk do ta njihte dot më kurrë gëzimin.

I liruar një ditë më parë nga ushtarët amerikanë, ai kujtonte zemërimin e tyre për shkak të asaj që panë në atë vend. Edhe pse nuk e kuptonte gjuhën e tyre, sytë e atyre ushtarëve i thanë atë çfarë donte të dinte: që edhe ata do të kujtonin.

Tani që qëndroj para jush, jam plot mirënjohje ndaj popullit amerikan. Jemi në prag të një mijëvjeçari të ri. Çfarë trashëgimie do të na lërë ky shekull që po lëmë pas? Si do të kujtohet në mijëvjeçarin e ri? Sigurisht që do të gjykohet, madje ashpër.

Dështimet e mëdha kanë hedhur një hije të madhe mbi njerëzimin: dy luftra botërore, dhjetëra civile, atentatet ndaj udhëheqësve të botës, gjakderdhjet në Kamboxhia, Nigeri, Indi, Pakistan, Ruanda, Kosovë dhe Sarajevë; Hiroshima dhe sigurisht, Holokausti. Kaq shumë dhunë! Kaq shumë indiferencë!

Është vallë e mundur ta shohësh indiferencën, si të jetë virtyt? Mos vallë është e domosdoshme ta praktikosh, thjesht për të jetuar normalisht, ndërsa bota përreth përjeton trazira? Sigurisht, indiferenca mund të jetë tunduese. Është shumë më e lehtë të shmangësh ashpërsi të tilla. Mbi të gjitha, është e lodhshme të përfshihesh në dhimbjen dhe dëshpërimin e dikujt tjetër…

Indiferenca e zvogëlon kaq shumë personin tjetër. Pas portave të errëta të Aushvicit, më i tmerrshmi dhe tragjiku ndër kampet naziste, ishin ata që i quanin “muselmanner”; të mbështjellë me ca batanije të grisura, shtriheshin në tokë me sytë drejtuar nga qielli, duke mos e ditur më, se kush dhe ku ishin. Nuk ndjenin më dhimbje, uri apo etje; nuk kishin më frikë nga asgjë; ishin të vdekur dhe nuk e dinin akoma.

Të shtyrë nga tradita, disa prej nesh ndjenë se të braktisesh nga njerëzimi nuk është fundi i botës; mendonim se të braktisesh nga Zoti, është më keq sesa të ndëshkohesh prej tij. Më mirë një Zot i padrejtë sesa një Zot indiferent. Për ne, të injoroheshim nga Zoti, ishte ndëshkim më i ashpër sesa të ishim viktima të zemërimit të tij.

Mund të jetojmë larg Zotit, por jo jashtë tij. Zoti është kudo. Edhe në vuajtje? Po, edhe në vuajtje. Në një farë mënyre, të jesh indiferent ndaj asaj vuajtje është çfarë e bën njeriun jonjerëzor.
Indiferenca është më e rrezikshme se zemërimi dhe urrejtja.

Zemërimi, me raste, mund të jetë kreativ. Dikush shkruan një poemë të mrekullueshme, një simfoni ose bën diçka speciale për njerëzimin, sepse është i zemëruar nga padrejtësitë. Indiferenca nuk është kurrë e tillë. Edhe urrejtja, ndonjëherë, mund të shtyjë në përgjigje. Indiferenca nuk është përgjigje. Indiferenca nuk është fillimi, është fundi. Ndaj, si e tillë është gjithmonë “mike” me armikun, sepse i sjell përfitime agresorit, kurrë viktimës, dhimbja e të cilës, shumëfishohet kur ndihet e harruar…

Indiferenca nuk është thjesht mëkat, është ndëshkim. Ky është një nga mësimet më të rëndësishme, të nxjerra nga shekulli që po lëmë pas. Në vendin nga vij, shoqëria përbëhej nga tri kategori njerëzish: vrasësit, viktimat dhe indiferentët. Gjatë kohërave më të zymta, në kampet e vdekjes, ne ndiheshim të harruar, të braktisur.

Ngushëllimi ynë i vetëm, ishte se ato kampe ruheshin mirë, se ishin sekret, se udhëheqësit e botës së lirë nuk e dinin çfarë ndodhte pas atyre gardheve. Nëse do ta dinin, – mendonim, – patjetër që do të lëviznin qiell e tokë, për të ndërhyrë. Por më vonë, mësuam se bota e dinte…

60 vjet më parë, njëmijë hebrenj që ishin në anije në St. Louis, u kthyen mbrapsht. Ajo anije, që ishte në brigjet amerikane, u kthye. Nuk e kuptoj. Presidenti Ruzvelt ishte njeri i mirë, me zemër të madhe. Ai i kuptonte ata që kishin nevojë për ndihmë. Çarë ndodhi? Pse kjo indiferencë?..

Ndërkohë, në këtë shekull traumatik ka pasur edhe ngjarje pozitive: disfata e nazizmit, shembja e komunizmit, rilindja e Izraelit në tokën e paraardhësve…

Shpesh, kujtoj atë djalin e vogël nga Karpatet, i cili, e ka shoqëruar burrin që jam sot, gjatë këtyre viteve të trazuara. Bashkë, ne ecim drejt mijëvjeçarit të ri, të mbushur me frikë të thellë dhe shpresa të mëdha. / KultPlus.com

Dritaren e ke të lejuar

Poezi nga Lulzim Tafa

(Letër babait)

Sapo i dëgjova lajmet
Qeveria është e vendosur
Ata që i kanë 65
Asnjë dakik liri.

Kot më shikon me ata sy
Unë s’mund të të jap asgjë
Nga liria ime nëntëdhjetë minutëshe

Tek e fundit
ti e di
liria nuk është
virus i transferueshëm

prandaj nga sot
nëse do ta shohësh diellin si lind
apo shiun duke pikluar
trembi dallëndyshet dhe dil në dritare
Dritaren e ke të lejuar. / KultPlus.com

Strategji për hapjen e sezonit turistik, Klosi: Distancim social në zonat e plazhit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se ka nisur diskutimi për një strategji për hapjen e sezonit turistik në Shqipëri.

Gjatë një interviste në një nga studiot televizive, Klosi u shpreh se për afatin se kur do të mund të hapen plazhet shqiptare do të vendosin mjekët, ndërsa ne, shtoi ai, po punojmë për të përcaktuar sesi do të funksionojë sezoni, në mënyrë që të mos ketë rrezik për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Kemi filluar të bëjmë një strategji. Ka nevojë që të mbështetet turizmi edhe duke bërë pushime brenda kufijve”, u shpreh ministri Klosi, duke nënvizuar se prioritet është jeta e njerëzve.

Sipas Klosit, po punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë mbi parimet e Organizatës Botërore të Turizmit si dhe me një dakordësim me partnerët e rajonit.

“Po përgatisim rregullat për distancimin social edhe në zonat e plazhit, po përgatisim edhe opinionin që këtë vit plazhi nuk mund të jetë si në 2019, do jetë gjithçka më e reduktuar. Por ne shpresojmë që do të kemi mundësi që sezoni të ketë turizëm”, tha Klosi.

Ministri Klosi bëri të ditur se falë mënyrës së si u menaxhua në Shqipëri, situata e infeksionit nga COVID-19, ne sot do të kemi mundësinë të dalim shumë më shpejt në treg, sesa vendet e tjera, përreth si Italia, Greqia, Mali i Zi apo edhe Turqia, të cilat janë shumë të dëmtuara prej COVID-19, si dhe kanë struktura hoteliere shumë të mëdha, që ja u vështirësojnë vënien në kohë të shpejtë në punë.

Ndërsa strukturat tona hoteliere, bëri të ditur Klosi, janë të vogla, disa edhe familjare dhe janë lehtësisht të menaxhueshme për tu vënë në punë, brenda një periudhe kohore të shkurtër edhe për rreth 3 ditë.

“Këto dy faktorë do na japin shumë dorë që në të vazhdojmë të kërkojmë një treg të vendeve të pa prekura nga COVID-19, siç janë vendet Balltike, Ukraina, Bjellorusia, vendet e zonave Skandinave, Çekia, Polonia me të cilat ne po komunikojmë çdo ditë për të ndihmuar hotelierët shqiptarë, duke përpjekur të bëjmë, si të thuash edhe negociata shtetërore, në mënyrë që, nëse ne do të kemi hapje të tregut të kemi të siguruar edhe turistët”, deklaroi Klosi./atsh / KultPlus.com

Tifozi i çmendur pas Messit: Koleksion me 200 fanella të argjentinasit

Pasioni për Lionel Messin nuk njeh kufi, dhe këtë e dëshmon Surya Wijaya, një tifoz nga Indonezia i cili e zotëron koleksionin më mbresëlënës të fanellave të superyllit argjentinas.

Ai nuk ka vetëm fanella të ndryshme të Messit në Barcelonë, por edhe fanella të Argjentinës me emrin e Messit në ngjitur në shpinë.

“I kam 200 fanella. Për ta pasur koleksionin që e kam sot kam shpenzuar shumë para dhe kohë në 11 vjetët e fundit të jetës sime”, tha Wijaya për MARCA.

“Shumë njerëz më thonë se jam i çmendur që e kam këtë hobi, por unë iu them atyre se kjo është jeta dhe pasioni im”, shtoi ai.

“Disa prej tyre i kam blerë në dyqane në Indonezi, por shumicën prej tyre në internet. Të gjitha janë origjinale, por nuk e kam asnjë fanellë të Messit me të cilën ka luajtur një ndeshje”, theksoi ai.

Wijaya thotë se, megjithatë, ai ka qenë tifoz i Barcelonës edhe para se Messi të dilte në skenë.

“Kam qenë tifoz i Barcelonës dhe Argjentinës edhe para Messit, sepse më pëlqente Riquelme”, shtoi ai. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Forbes: Koronavirusi ”varfëron” pasanikët e botës

Koronavirusi varfëron pasanikët e botës: ata vlejnë në total 8.000 miliardë dollarë dhe këtë vit regjistruan rreth 700 miliardë më pak se në vitin 2019.

Me gjithë divorcin e tij prej shumë miliardë dollarësh, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë për të tretin vit radhazi, i ndjekur nga Bill Gates, ndërsa Bernard Arnault ngjitet në vendin e tretë, duke kapërcyer Warren Buffett.

Në mesin e italianëve mbreti i Nutella Giovanni Ferrero është më i pasur, i ndjekur nga Leonardo del Vecchio.

Pasqyrimi i pasanikëve vjen nga revista ”Forbes”, e cila thekson se 51% e miliarderëve të janë më të varfër se vitin e kaluar.

Ndër 278 hyrjet e reja ishin Eric Yuan, themeluesi dhe CEO i Zoom Video Communications, shërbimi online që po shpërthen me emergjencën e koronavirusit që detyron mbi katër miliardë njerëz të rrinë në shtëpi.

SHBA mbetet vendi me numrin më të madh të miliarderëve, 614, i ndjekur nga Kina që numëron, përfshirë Hong Kongun dhe Macao, 456. /ANSA / KultPlus.com

Telegrami i përfaqësuesve të Lidhje së Prizrenit drejtuar kryeministrit britanik më 1880

Nga Aurenc Bebja 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1880, në ballinë, telegramin e përfaqësuesve shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit dërguar asokohe kryeministrit britanik William Ewart Gladstone, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 Raguzë, 28 maj.

Drejtuesit e Lidhjes shqiptare vendosën, më 26 maj, të urdhëronin komandantët e mbledhur në Tuz që të sulmonin malazezët. Por partia myslimane ishte kundër kësaj rezolute.

Përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare i dërguan telegramin e mëposhtëm Z. Gladstone :

“Shqiptarët, të përfaqësuar aktualisht nga komiteti i nënshkruar, ju përgëzojnë për emërimin tuaj si kryeministër të Anglisë.

 Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje mbrojtjes së lartë të kombit anglez për të ruajtur kështu integritetin e territorit dhe të drejtat e tyre; shqiptarët do t’u kushtojnë të gjitha përpjekjet dhe jetën e tyre.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-des-debats-politiques-et-litteraires-1880-telegrami-i-perfaqesueve-te-lidhjes-se-prizrenit-dejtuar-kryeministrit-britanik-william-ewart-gladstone/

“Më zi se në luftë”

“Asnjëherë nuk kemi përjetuar ditë më të zeza”, thekson Souzan, një nënë 50 vjeçe e dy fëmijëve.

Duke folur me telefon nga shtëpia në qytetin e saj të vogël në periferi të Bejrutit, kryeqytet i Libanit, pothuajse një muaj pas masave radikale qeveritare për mbrojtje të Libanit nga pandemia, Souzan ka përmbledhur gjendjen e saj dhe të mijëra libanezëve me një fjali të vetme.

“Është më keq se në luftë”, ka deklaruar ajo për “Al-Jazeeran”.

Gjashtë muajt e fundit janë përshkruar me vështirësi të papara në Liban. Madje shumëkush mendon se vendi po përjeton kohë edhe më të vështirë se gjatë pesëmbëdhjetë viteve të luftës civile, e cila përfundoi më 1990, raporton KOHA.

Dekadat me korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit të drejtuar prej ish-komandantëve të luftës të kthyer në politikanë dhe prej një rrjeti biznesi të dominuar nga elita e korruptuar, ekonomia libaneze po përballet me një krizë të paparë në mbamendjen kolektive. Edhe lufta në Sirinë fqinje e ka bërë të veten.

Dhe në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së virusit korona, Qeveria libaneze ka shtrënguar qytetarët që të mos merren me aktivitete ekonomike, kritike për jetën e tyre, sidomos për ata që jetojnë me të hyra të ulëta. Dhe Souzan – e cila i ka kërkuar “Al-Jazeeras” të mos ia publikoi edhe mbiemrin – është detyruar për herë të parë të kërkojë ndihmë për të mbajtur familjen.

Organizaa “Human Rights Watch” kishte paralajmëruar në fillimmuaj se nëse nuk do të kishte program të ri qeveritar të ndihmës, miliona libanezë mund të vuajnë urie. Libani është një vend prej gjashtë milionë banorësh, prej të cilëve më shumë se 1.5 milionë refugjatë sirianë dhe palestinezë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ekonomia libaneze do të pësojë tkurrje prej dymbëdhjetë për qind sivjet sherri i virusit korona.

Rreziqet e indiferencës – një fjalim i papërsëritshëm nga Elie Wiessel

Fjalimi i Elie Wiessel i mbajtur në vitin 1999 në Washington DC.

Pesëdhjetë e katër vjet më parë, një djalë i ri hebre nga një qytet i vogël diku në Karpate, u zgjua jo shumë larg vendlindjes së dashur të Gëtes, Wiemar, në një vend të mbuluar tashmë nga turpi i përjetshëm, famëkeqi Buchenwald. Më në fund ishte i lirë, por zemra nuk i gëzonte dhe mendonte se nuk do ta njihte dot më kurrë gëzimin.

I liruar një ditë më parë nga ushtarët amerikanë, ai kujtonte zemërimin e tyre për shkak të asaj që panë në atë vend. Edhe pse nuk e kuptonte gjuhën e tyre, sytë e atyre ushtarëve i thanë atë çfarë donte të dinte: që edhe ata do të kujtonin.

Tani që qëndroj para jush jam plot mirënjohje ndaj popullit amerikan. Jemi në prag të një mijëvjeçari të ri. Çfarë trashëgimie do të na lërë ky shekull që po lëmë pas? Si do të kujtohet në mijëvjeçarin e ri? Sigurisht që do të gjykohet, madje ashpër.

Dështimet e mëdha kanë hedhur një hije të madhe mbi njerëzimin: dy luftëra botërore, dhjetëra luftëra civile, atentatet ndaj udhëheqësve të botës, gjakderdhjet në Kamboxhia, Nigeri, Indi, Pakistan, Ruanda, Kosovë e Sarajevë; Hiroshima dhe sigurisht Holokausti. Kaq shumë dhunë! Kaq shumë indiferencë!

Është vallë e mundur ta shohësh indiferencën si një virtyt? Mos vallë është e domosdoshme ta praktikosh thjesht për të jetuar normalisht, ndërsa bota përreth përjeton trazira? Sigurisht, indiferenca mund të jetë tunduese. Është shumë më e lehtë të shmangësh ashpërsi të tilla. Mbi të gjitha është e lodhshme të përfshihesh në dhimbjen dhe dëshpërimin e dikujt tjetër….

Indiferenca e zvogëlon kaq shumë personin tjetër. Pas portave të errëta të Auschwitz-it, më i tmerrshmi dhe tragjiku ndër kampet naziste, ishin ata që i quanin “muselmanner”; të mbështjellë me ca batanije të grisura, shtriheshin në tokë me sytë drejtuar nga qielli, duke mos e ditur më se kush dhe ku ishin. Nuk ndjenin më dhimbje, uri apo etje; nuk kishin më frikë nga asgjë; ishin të vdekur dhe nuk e dinin akoma.

Të shtyrë nga tradita, disa prej nesh ndjenë se të braktisesh nga njerëzimi nuk është fundi i botës; mendonim se të braktisesh nga Zoti është më keq sesa të ndëshkohesh prej tij. Më mirë një Zot i padrejtë sesa një Zot indiferent. Për ne, të injoroheshim nga Zoti ishte ndëshkim më i ashpër sesa të ishim viktima të zemërimit të tij.

Mund të jetojmë larg Zotit, por jo jashtë tij. Zoti është kudo. Edhe në vuajtje? Po, edhe në vuajtje. Në një farë mënyre, të jesh indiferent ndaj asaj vuajtje është çfarë e bën njeriun jonjerëzor.
Indiferenca është më e rrezikshme se zemërimi dhe urrejtja.

Zemërimi, me raste, mund të jetë kreativ. Dikush shkruan një poemë të mrekullueshme, një simfoni, ose bën diçka speciale për njerëzimin sepse është i zemëruar nga padrejtësitë. Indiferenca nuk është kurrë e tillë. Edhe urrejtja, ndonjëherë, mund të shtyjë në përgjigje. Indiferenca nuk është përgjigje. Indiferenca nuk është fillimi, është fundi. Dhe si e tillë është gjithmonë mike e armikut, sepse i sjell përfitime agresorit, kurrë viktimës, dhimbja e së cilës shumëfishohet kur ndihet e harruar…

Indiferenca nuk është thjeshtë një mëkat, është ndëshkim. Dhe ky është një nga mësimet më të rëndësishme të nxjerra nga shekulli që po lëmë pas. Në vendin nga vij, shoqëria përbëhej nga tri kategori njerëzish: vrasësit, viktimat dhe indiferentët. Gjatë kohërave më të zymta, në kampet e vdekjes, ne ndiheshim të harruar, të braktisur.

Ngushëllimi ynë i vetëm ishte se ato kampe ruheshin mirë, se ishin sekret, se udhëheqësit e botës së lirë nuk e dinin çfarë ndodhte pas atyre gardheve. Nëse do ta dinin, – mendonim, – patjetër që do të lëviznin qiell e tokë për të ndërhyrë. Por më vonë mësuam se bota e dinte…

60 vjet më parë, njëmijë hebrenj që ishin në anije në St. Louis u kthyen mbrapsht. Ajo anije, që ishte në brigjet amerikane, u kthye. Nuk e kuptoj. Presidenti Ruzvelt ishte një njeri i mirë, me zemër të madhe. Ai i kuptonte ata që kishin nevojë për ndihmë. Çarë ndodhi? Pse kjo indiferencë?…

Ndërkohë, në këtë shekull traumatik ka pasur edhe ngjarje të mira: disfata e nazizmit, shembja e komunizmit, rilindja e Izraelit në tokën e paraardhësve…

Shpesh kujtoj atë djalin e vogël nga Karpatet, i cili e ka shoqëruar burrin që jam sot gjatë këtyre viteve të trazuara. Bashkë ne ecim drejt mijëvjeçarit të ri, të mbushur me frikë të thellë dhe shpresa të mëdha.