Fotografia që dëshmon pasionin e Ibrahim Rugovës për vallëzim (FOTO)

Ibrahim Rugova cilësohet si figura historike e Kosovës, që pati rol kyç në shtetndërtimin e vendit.

Krahas që mbeti në histori si një president historik, ai ka qenë i njohur edhe si një akademik e intelektual i rrallë.

Ibrahim Rugova si i tillë ka qenë edhe shumë i lidhur me këngën tradicionale shqiptare.
KultPlus sot ju sjellë një fotografi të përbashkët të Ibrahim Rugovës së bashku me intelektualin tjetër të madh Ramiz Kelmendin.

Me fytyrat e tyre të buzëqeshura, ata shihen teksa ndjekin ritmin e valles. / KultPlus.com

Ermal Meta nesër publikon këngën e re

Këngëtari shqiptar Ermal Meta nesër do të publikojë këngën e tij të re.

Shqiptari që fitoi në Sanremo këtë vit, dhe do të ngjitet muajin tjetër në Eurovizion për Italinë, nesër do të lansojë këngën e re – “Dall’alba al tramonto”.

Kënga do të dalë nëpër radiot italiane derisa Meta nuk ka zbuluar më shumë.

Kësisoj, kjo do të funksionojë si një strategji e mirë që Ermali të rikthehet në emër të përfolur në Evropë, krahas pjesëmarrjes në Eurovizion 2018.

Ermali e fitoi këtë vit Festivalin e Sanremos në Itali me këngën e tij së bashku me Fabrizio Moron dhe të njëjtën këngë do ta performojnë në Eurovizion, me datë 12 maj në finale.

Italia gjithmonë kualifikohet për në finale pasi është në mesin e shteteve që financiarisht e mundëson mbajtjen e Eurovizionit. / KultPlus.com

Zëvendësministrja në qeverinë Haradinaj shkruan në CV se di të kërkojë në internet

Aftësitë kompjuterike siç janë operimi në sistemet operative Windows e iOS janë bërë të zakonshme në CV-në e atyre që kërkojnë dhe gjejnë punë, por një zëvendësministre e qeverisë së Ramush Haradinajt ka edhe një tjetër aftësi kompjuterike: se si të kërkojë në internet, në Wikipedia dhe se si ta përdorë emailin.

Rejhan Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme nga partia e Behgjet Pacollit, në CV-në e saj që është e publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së, përveç përvojë së punës dhe arsimimit, ka shkruar se di të punojë në Windows me programet e Microsoft Office, transmeton Koha.net.

Krejt në fund të CV-së ajo ka shkruar: “Internet: Wiki, E-Mail, Search, etc”.

PËRVOJA E PUNËS

2017 – vazhdon Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme – Qeveria e Republikës së Kosovës
2015 – 2017 Udhëheqëse e Departamentit të Financave – Mabetex Holding sh.a
2011 – 2014 Këshilltare e Lartë Politike, Shefe e Kabinetit, Kabineti i Zv.Kryeministrit të Parë
2011 – 2011 Menaxhere e zyrës, Presidenti i Republikës së Kosovës
2007 – 2011 Asistente Ekzekutive e Presidentit të AKR-së
2003 – 2007 Auditore e brendshme, Kompania e Sigurimeve, Siguria
2001 – 2003 Zyrtare e departamentit të dëmeve, Kompania e Sigurimeve, Kosova e Re
2000 – 2001 Profesoreshë e Gjuhës Angleze

EDUKIMI DHE TRAJNIMET

1992 – 1995 Bachelor
Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, Kosovë
Drejtimi: Gjuhë dhe Letërsi Angleze
2006 – 2010 Bachelor
Universiteti Iliria, Prishtinë, Kosovë
Drejtimi: Banka dhe Financa
2011 – 2014 Master

Universiteti Stafordshire, Londër, Britani
Drejtimi: Administrim Biznesi
2009 – 2010 Shkolla për Integrim Evropian, Prishtinë

2006 – 2006 Trajnim
Qendra e Trajnimeve e Bankës së Kosovës, Prishtinë, Kosovë
Drejtimi: Auditim IT

Aftësitë komunikuese :Komunikim të shkëlqyer në të folur dhe në të shkruar, e aftë për të përballuar dhe menaxhuar dinamiken e komunikimit në grup dhe komunikimit institucional.

Aftësitë profesionale :Aftësi të shkëlqyera organizative. Përvojë shumëvjeçare në veprimtarinë politike, institucionale dhe menaxhuese. Eksperiencë të gjatë në vendosjen dhe kultivimin e raporteve diplomatike dhe nderinstitucionale në mes të Kosovës dhe vendeve të tjera.

Aftësi kompjuterike :Sistemet Operative: Windows.

Programet: MS – Word, Excel, PowerPoint, Access, Outlook etc.

Internet: Wiki, E-Mail, Search, etc.

Ornela Vorpsi

Nga Edison Ypi

Ornela Vorpsi ishte e bukur si Sirenë homerike. Ornela Vorpsi ishte një ulurimë shëtitëse. Ornela Vorpsi ishte një Yll “Super Nova” që sapo kishte dalë nga një “Black Hole” që ishte Shqipëria e aso kohe. Ornela Vorpsi ishte aq e bukur dhe kryelartë, sa pa shqiptuar asnjë fjalë, vetëm me prezencë, i bënte pluhur e hi çmenduritë e kohës, luftën e klasave, moralin proletar, rrethimin kapitalisto revizionist, komitetet, mbledhjet, plenumet, dhe të gjitha marrëzitë e tjera.

Ornela Vorpsin të gjithë e dashuronin.

Ornela Vorpsi dilte edhe me Mamin. Një kombinim i tillë i hireve femërore me kryelartësinë, seriozitetin, guximin, nuk ishte parë kurrë. Ishin nga fort të rrallat femra që fatkeqësia nuk i kishte ligur dhe shëmtuar, por trimëruar dhe zbukuruar. Tek kalonin dukej sikur i klithnin turmës; Ejani në vete, Femra nuk është për t’u veshur me kominoshe doku për të punuar me turne nëpër fabrika të qelbëta. Femrën e ka bërë Perëndia për t’u komplimentuar dhe dashuruar. Turma hapte rrugën. Mbante frymën. Vinte në vete. Për pak çaste bëheshin njerëz. Harronin që ishin veshur me lecka dhe që ishin të uritur.

Sipas një ligji të pashkruar që zbatohet me përpikmëri, ziliqarët, delirantët, budallenjtë, shëmtaraqët, fatkeqët nga sëmundje të rënda, të sëmurët nga diagnoza të fshehta, marrin masa, bëjnë çmos, lodhen shumë, të mos duken sa të zinj e të këqij janë përbrenda.

Por ka disa raste kur rrethanat kombinohen në atë mënyrë që turiqenve dhe surratbajgave ziliqarë, u erren sytë, u torollepset mendja, ikin nga fiqiri, fshehin analizat, ndryshojnë diagnozat, harrojnë çdo kujdesje dhe flakin çdo vëmendje për të mos u dukur sa të këqij e shpirtkatranë janë, hapin barkun. Derdhja e vrerit, shpallja e budallallëkut, shenjat e sëmundjeve, provat e çrregullimeve, arsyet e fatkeqësive, shfaqja e surratit, u bëhen të papërmbajtshme. Gjithçka u shpërthen me tërë madhështinë e “llaftarisë tmerrisht të bukur”, si thotë Lasgushi i madh.

Sa mirë që ndodh kështu. Përndryshe nuk do ta mësonim dot kurrë sa i thellë, i errët dhe i pisët është humnera e ligësisë njerëzore.

Sapo Ornela Vorpsi u shfaq, majmunat e Fejsbukut, minjtë e skutave, urithat e portaleve, katunarët e gazetave dhe televizioneve, u bënë bashkë për t’ju hedhur në fyt. Nuk janë shumë si numur. Janë të rëndësishëm për të ilustruar dukurinë monstruoze.

Për çfarë po i bie legenit çeta e shejtanbudallenjve ndaj Ornela Vorpsit të bën të vësh duart në kokë.

Sipas tyre, meqenëse Ornela Vorpsi tha para nja 30 e ca vitesh se kur ishte studente ka provuar një debulesë sentimentale ndaj pedagogut Edi Rama, kjo ndodhi e atëhershme më se e natyrshme e të gjitha kohërave, ka shkaktuar një hata të tanishme të llahtarshme me përmasa të jashtëzakonshme për marrëzira që i kishim kujtuar të vdekura, por paskëshin qenë të gjalla; Lufta e klasave nuk po zhvillohet si duhet. Vigjilencën proletare e ka marrë lumi, Komunistat e armiq janë bërë si këmbët e dhisë. Morali komunist për ibret. Kultura borgjezo po bën kërdinë brenda radhëve të shtrënguara të klasës punëtore, inteligjencës kooperativiste, sidomos ndër artistët që janë aleatët më besnikë të partisë orientimet e së cilës janë lënë mënjanë dhe nuk po u jepet asnjë rëndësi, e të tjera e të tjera, me lujt mendsh.

Sipas hajvanëve të sotëm që pretendojnë të jenë mbajtës të palodhur të kandilit të të gjitha femrave të të gjitha epokave dhe vendeve, në kohën kur ndalohej veshja, ndalohej krehja, ndalohej larja, ndalohej arratisja, ndalohej muzika, paska qenë e ndaluar edhe dashuria. Një studente që e kishte babanë në burg paska qenë e ndaluar të ushqente simpati sentimentale për një pedagog. Gomerët e sotëm e dinin që atëherë, bashkë me ta edhe Ornela Vorpsi duhej gjithashtu ta dinte, se pedagogu që Ornela Vorpsi simpatizonte, pas nja 30 vjetësh do bëhej Kryetar i Partisë Socialiste, do bënte çmos për ta afruar Shqipërinë me Europën dhe jo me Turqinë e Arabinë, çka ishte dhe është gabim tepër i rëndë moralopolitik për studenten dhe rrezik i madh për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë. Sipas lopçarëve në fjalë, Ornela Vorpsi, mund ta përdhoste shpirtin e saj me çfarëdolloj çuni; çun shefi, çun drejtori, çun oficeri, por kurrsesi me çunin piktor të një babai skulptor.

O pika që s’u bie. Ornela Vorpsi mund të kishte dashuruar edhe ndonjë nga ju lehëtarët e sotëm. Por nuk e dinte në cilin katund vuanit, në cilën kooperativë dergjeshit, cilat ara prashisnit, me cilën dhì bënit qejf.

Faleminderit Ornela Vorpsi për rastin e mrekullueshëm që na dhe për të njohur neandertalët.

Presidenca nuk flet për borxhin gjysmë milionësh për librin autobiografik të Thaçit

Presidenca e Kosovës vazhdon të heshtë rreth deklarimeve të ish-prokurorit të Hagës, Geoffrey Nice, se Hashim Thaçi nuk ia pagoi atij borxhin gjysmë milioni euro për ndihmë rreth librit biografik.

KTV-ja i ka dërguar pyetje Presidencës për të gjitha këto pretendime të ish -prokurorit të Hagës, dhe nëse do paguhet ky borxh që pretendon Nice, por Presidenca nuk ka kthyer përgjigje, raporton KTV.

Por, njëjtë nuk mund të veprojnë edhe me deputetët e Kuvendit, kur do të jenë anëtarë të Komisionit hetimor për këtë çështje.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se Komisioni do të zbardhë gjithçka dhe askush nuk mund të mbrojë individët që punojnë në dëm të shtetit.

Ndërsa, shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe nëse deputetët e partive në pushtet do ta bojkotonin këtë Komision, punën mund ta kryejnë edhe deputetët e opozitës.

Ai thotë se presidenti duhet ta kuptojë që Presidenca nuk është institucion personal për promovimin e figurës personale. Në muajin mars, presidenti Hashim Thaçi, promovoi librin e tij biografik që flet për të kaluarën e tij para, gjatë dhe pas luftës.

Dhimbjet e rritës

Rrezearta Reka

Kur isha 10-12 vjeçe mbase, më kujtohet se ankohesha te prindërit për ca dhimbje të çuditshme në këmbë. Dhimbje të durueshme gjithsesi, por të tilla që janë këmbëngulëse dhe që zgjasin për ditë a javë të tëra. Fatmirësisht, në një nga vizitat te mjeku, ishim siguruar që s’ishin gjë, pos dhimbje të rritës. Këto, krahas me të tjerat që veç sa kishin filluar: shenjat e para të migrenës, si paralajmërim për menstracionet e para, puçrrat në vend të çukave në faqe, mustaqet mbi buzë dhe pushi i butë në fytyrë. Nuk më kujtohet në këto dhimbjet në këmbë kishin kaluar vetvetiu, apo thjeshtë i kisha harruar në përballje me këto të fundit. Gjithsesi, ishte hera e parë që kisha dëgjuar se rrita dhemb. Në moshë të vogël, dhimbjet janë fizike: në këmbë, në vezore, në kokë. Në moshë më të madhe, dhimbjet e rritës bëhen gjithnjë e më shpirtërore. Çdo çast në historinë tonë modeste, dhimbje epike e rritës: martesa dhe dhimbja e braktisjes së vetes së lirë e të pakompromis, amësia dhe motherf*%*ing dhimbja e lindjes e denjë vetëm për një njeri të madh dhe lindja e vetes si nënë, kariera dhe dhimbja e dështimeve, mundësive të humbura, e sfidave të reja, në përpjekje të pafund për të mbetur njeri gjatë gjithë kësaj kohe.

Në jetën time si e rritur, kam ndërruar shumë shtëpi, në disa qytete. Disa shtëpi të përkohshme, disa familjare, disa me qera dhe të tjera të tilla që i quanim tonat. E në secilën nga këto ndërrime që kam pasur, kam lënë një copë zemër, e shumë lot, në pragun e derës që kam mbyllur për të fundit herë. Nuk ka fare rëndësi nëse këto shtëpi kishin oborr të madh apo të tjerat ishin veç një dhomëshe. Është e rëndësishme se në secilën prej tyre kisha përjetuar kujtimet me të cilat kisha vendosur edhe një gurë në kalanë time që spo rreshtja së ndërtuari.

Banesën e fundit të cilën e kishim bërë shtëpi, e konsideroja si vendbanimin tim të parë stabil, të cilin po e ndaja me familjen time. Tani kishim dhomat tona, një dhomë dite të vogël sot, por që atëbotë më dukej e madhe, dhe madje edhe një ballkon asimetrik e minimal, po që të mirëpriste sa herë kishe nevojë të nxirrje frymën në mbrëmjet e vona. Fëmijët ishin të vegjël, 5 dhe 3 vjeç, e ne ishim një dekadë të më të ri, dhe rrita veç sa kishte filluar. Por, me fillimin e shkollave, çerdheve, kohëmatësve qindsekondësh të kredive, kurseve, magjistraturave e doktoraturave, koha kishte humbur rëndësinë, dhe na përkujtohej vetëm kur haxhoheshin bateritë e orës së murit, që ma kishin bërë dhuratë për dasmë. Ditë pas dite, edhe dhimbje kishim, sidomos të shkuarjes në çerdhje e në punë, por që nuk kishim kohë për ato. Kishim bërë edhe ca ndryshime në dhomën e fëmijëve, për të akomoduar rritën, por që shumë shpejtë, pothuajse në formë iluzore si te Liza ne Botën e Çudirave, ishim rritur shumë më shumë se sa që lejonte hapësira në banesën tonë, që dikur na dukej e madhe.

Banesën e re e kishim blerë diku rreth Ditës së Falemnderimeve: dy të vrame me një të rame! Koincidencë simbolike dhe zbritje marramendëse në teknikën e bardhë, të domosdoshme për jetë të re. S’ka dy javë që jemi zhvendosur. Fatmirësisht, ndryshimi ishte më i lehtë kësaj rradhe, se s’kemi ndërruar lagje, e që ishte një nga parakushtet e vëna nga fëmijët. Sërish folenë e kemi ndërtuar në katin e fundit, aty ku hap sytë në mëngjes dhe qielli të len shëndenë. Aty ku secili tani kemi dhomat tona dhe ku fëmijët tashmë nuk kanë nevojë për spjegime se pse mami dhe babi akoma nuk kanë dhoma të ndara. Aty ku buka gatuhet dhe hahet shlirë, e vera e kuqe ngrohet nga drunjët që digjen prush, ndërkaq në terracë, (ballkoni asimetrik tashmë kujtim i largët!), lulet vallëzojnë nga era e fortë e katit të lartë. Banesën e vjetër e shoh çdo ditë, në përfundim të ecjes së kthimit nga puna. Madje, deri para disa dite kisha shfrytëzuar hyrjen e vjetër, si shkurtesë që më çonte drejt banesës së re. Ditën e fundit të dorëzimit të çelësave, po bëja një turne nëpër banesë. Më shumë se turne fizike nëpër çdo dhomë veç e veç, kjo ishte turne shpirtërore nëpër kujtime, anë e përtej rritës. Kuzhina s’kishte më asnjë troshë të mbetur, perdet e dhomës së fjetjes ishin tëholluar nga vitet, e flokët e tepihut ishin krehur në pispillosje. Dritarja nga e cila sodisja dritat e qytetit çdo mbrëmje pas darkës, dhe ku çanim hallet e ditës, përmes shtëllungave të duhanit, sikur më përshëndeste. Duke mbledhur kostumet e fundit të superheronjëve nga Halloween-i i fundit, pash që dhoma e fëmijëve ishte rritur. Kjo banesë më kishte dhënë vatrën e çmuar për rritën e familjes sime dhe tani ishte koha t’a falemnderoja, me uratat për familjen e re që do të zhvendosej aty. Kur për të fundit herë mbylla derën e banesës, lash në pragun e saj më shumë se një copë zemër. Falemnderohesha që spo kalonte asnjë fqinj aty pari, për të parë ujëvarën nga sytë e mi, derisa po shkulja shenjën me emrat tonë nga dera.

Atë natë, nuk rreshta së menduari sa ishim rritur. Çdo banesë e kaluar ku kishim bërë nga pak rritë, mbante vulën e përkohshme. Ose ishin të bashkësisë, ose të qerasë, ose të vogla. Jeta ngreh penjët vazhdimisht dhe nuk i dihet në të çon në tjetër shtëpi, a vend, nesër. Mirëpo, në atë çast, sikur banesa e re ishte më e përhershme dhe çuditërisht ndjeheshim në shtëpi. Derisa po më ledhatonte jasteku i ri, e më përkundte dysheku i saposhtrirë, pata një vegim, ani që natë e vonë: më shumë se që kisha lënë copëza zemre në pragjet e dyerve që po mbyllja për të fundit herë, kisha marrë çdo herë me vete një copë shtëpi. Një gurë kujtimi, në kalanë e jetës që vazhdon së ndërtuari bashkë me rritën tonë. Kalaja pa njerëz s’është gjë pos grumbull gurësh të ftohtë. Atë natë, kalaja jonë po gërrhiste gjumë që gëlonte ëndërra për të nesërmen: ku mirëmëngjesin do ta dëshironte kafeja e posa zier. Ku tjetër, pos në shtëpi!

Regjisori serb, në Festivalin e Kanës me personat e zhdukur në luftën në Kosovë

Filmi “The Load” me regjisorin serb Ognjen Glavonic është përzgjedhur të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Filmi do të jetë pjesë e programit Directors Fortnight në Festivalin prestigjioz të filmit që do të nisë muajin maj.

E veçanta e filmit është se ai flet edhe për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, kjo e përfshirë brenda tregimit të përgjithshëm të projektit filmik.

Filmi flet për një shofer kamioni, Vladën, i cili udhëton nga Kosova për në Beograd për të dërguar një pako misterioze, në kohën kur po ndodhim bombardimet e NATO-s në Serbi në vitin 1999. Në film luajnë Leon Lucev, Tamara Krcunovic dhe Pavle Cemeric.

Filmi është 90 minuta dhe në gjuhën serbe, i xhiruar në shkurtin e vitit 2017-të, dhe i bazuar në një ngjarje krejt të vërtetë. Filmi është bashkëproduksion mes Serbisë, Katarit, Francës, Kroacisë dhe Iranit.

Edicioni i 71 i Festivalit të Filmit në Kanë do të mbahet nga 8-19 maj.

Edhe filmi i kaluar i këtij regjisori, “Dubina Dva” ka folur për viktimat shqiptare në luftën e fundit në Kosovë, me kontekstin e varrezave masive në Beograd dhe në tërë Serbinë. / KultPlus.com

Bebe Rexha do të performojë sonte te Ellen Show

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha është duke korrur mjaft sukses në skenën muzikore ndërkombëtare, veçmas me hitin e saj “Meant to be”.

Ajo së fundmi ka treguar se do të jetë pjesëmarrëse në shoun e njohur amerikan “The Ellen Show”.

Ajo sot ka publikuar një fotografi në Instragm me Ellen DeGeneres ndërsa i ka ftuar të gjithë fansat që ta ndjekin performancën e saj.

“Sonte. Mos e humbisni performancen time tek The Ellen Show”, ka shkruar këngëtarja Rexha.

Ajo së fundmi ka publikuar dy këngë të reja – “Ferrari” dhe “2 souls on fire”. / KultPlus.com

Candan Erçetin nesër e hapë Balkan Trafik Festival

Nesër mbrëma Candan Erçetin do ta hapë edicionin e këtij viti të festivalit Balkan Trafik Festival.

Këngëtarja turke me origjinë shqiptare do të ngjitet në skenë për të sjellë ritmin e saj të përzier mes Turqisë dhe Ballkanit.

Erçetin e nisi karrierën rreth viteve 80-të ndërsa në vitin 1986 ajo ishte pjesë e grupit Klips Ve Onlar – i cili e përfaqësoi Turqin në Eurovizion.

Në vitin 1995, albumi i saj “Hazirim” ishte në kryesimin e toplistave muzikore në Turqi. Në vitin 2009 ajo u bë profesoreshë në Universitetin e Galatasaray ndërsa sot njihet si një prej këngëtareve më të njohura nga Ballkani dhe me një bagazh muzikor që ka tejkaluar kufinjtë e kontinentit.

Candan do ta hapë nesër edicionin e Balkan Trafik Festival me koncertin në BOZAR – hapësira kulturore e njohur në Bruksel të Belgjikës. Koncerti fillon në ora 20:00. / KultPlus.com

Serbia e Kroacia ‘porosisin’ një serial mbi mafinë dhe besën shqiptare

Tony Jordan, një shkrimtar dhe një skenarist i njohur britanik, po punon në një projekt televiziv që merret me mafian shqiptare.

Ai është bashkuar me Antenna Group për të prodhuar “Besa” – një seri prej 45 minutash e ndarë në 12 episode.
PRVA në Serbi, Planet TV në Slloveni dhe RTL në Kroaci e kanë ‘porositur’ një projekt të tillë.

Produksioni do të punojë deri në muajin shtator kur edhe mendohet të fillojë transmetimi i serialit, fillimisht në këto tri shtete, shkruan UkAlbanians.

Peter Smith nga Antenna Group ka thënë se drama do të trajtojë çështjen e identitetit, moralit dhe lidhjeve ndërnjerëzore. Gjithçka do të fokusohet në kodin moral të shqiptarëve, në lidhjen mes besës dhe mafisë.

Antenna Group po punon që më pas seriali të shpërndahet gjithandej nëpër Evropë dhe në shtetet ku një temë e tillë do të zgjonte interesim. / KultPlus.com

Hapet gara e postereve dhe sloganeve rreth arsimit cilësor

Dizajno posterin dhe krijo sloganin tënd për të qenë pjesë e garës!

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian janë të lumtur të prezantojnë garën për dizajnimin e postereve dhe sloganeve në rëndësinë e arsimit cilësor në Kosovë.

Krahas Kampanjës në Arsim Cilësor e cila do të lansohet shumë shpejt në Kosovë, dizajnerët por edhe të gjithë personat kreativë mund të aplikojnë në këtë garë me punët e tyre artistike.

Çka është arsimi cilësor? Çka nënkupton arsimi dhe edukimi për ty dhe si mund ta ndryshojë arsimi cilësor mendësinë në Kosovë? Çka mund të bëhet për përmirësimin e arsimit, cila janë pikat e forta dhe të dobëta të arsimit në Kosovë? Si e shihni ju lidhjen në mes të Bashkimit Evropian dhe arsimit në Kosovë?

Bëhu kreativ dhe dorëzo punën tënde për të qenë pjesë e garës. Çmimi prej €1000 do të ndahet në gjysmë për dy fituesit e garës.

Posterët do të jenë pjesë e ekspozitës në EUICC në Prishtinë dhe në Mitrovicë, si pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës.
Afati i fundit për aplikim në garën tonë është 30 prill 2018!

Për më shumë informacione rreth aplikimit vizitoni www.euicc-ks.com, ndërsa pyetjet mund ti adresoni në [email protected]

Raporti i Progresit: Kosova duhet ta respektojë të drejtën e Kishës Ortodokse Serbe

Komisioni Evropian në Raportin e Progresit të publikuar dje, mes tjerash për Kosovën ka përmendur edhe fushën e kulturës, artit dhe të drejtave kulturore.

Në një pjesë të raportit përmenden marrëdhëniet mes autoriteteve kosovare dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Dihet se trashëgimia serbe në Kosovë është problematike dhe se në të kaluarën ka pasur tensione në këtë fushë mes dy shteteve.

“Ka një përpjekje që këto marrëdhënie të ripërtërihen. Njësiti i Policisë së Kosovës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Fetare dhe Kulturore i mbron objektet e trashëgimisë kulturore serbe. Disa incidente të vogla janë raportuar në disa raste. Autoritetet e Kosovës megjithatë duhet të tregojnë se Kisha Ortodokse Serbe i ka të gjitha të drejtat mbi territorin dhe pronësinë e saj. Kosova duhet të tregojë se e respekton këtë të drejtë” shkruhet mes tjerash në Raportin e publikuar dje, me vonesë dhe aspak premtues për Kosovën, shkruan KultPlus.

Raporti ka përmendur se ka nevojë për më shumë përpjekje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nëpër Kosovë.

“Qeveria ka bashkëpunuar me EU në draftimin e strategjisë për trashëgimi kulturore 2017-2027. I njëjti përkushtim pritet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgimi Kulturore” shkruhet në këtë raport.
Duhet të punohet më shumë edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, ndërsa në përgjithësi raporti vlerëson se ka pasur zero progres në fushën e edukimit dhe kulturës. / KultPlus.com

Artistët shqiptarë i bashkohen problemeve të përbashkëta në ekspozitën në Shkup

Një numër artistësh shqiptarë do të jenë pjesë e një ekspozite në Shkup.

Alban Muja, Anri Sala, Flaka Haliti do tu bashkohen artistëve të tjerë në “All That We Have in Common”.

Ekspozita do të hapet të mërkurën e 18 prillit.

Ekspozita adreson paqartësitë në kontekstin e zhvillimeve kulturore, politike e sociale që lidhen me dobësinë dhe paparashikueshmërinë e jetës.

18 artistë kanë sjellë punët e tyre në Shkup, në ekspozitën që synon të na bëjë të reflektojmë mbi të tashmën, mbi sjerlljet tona dhe përvojat tona. Problemet që këta artistë i fokusojnë në veprat e tyre janë tragjike: mjerimi shoqëror, përjashtimi, manipulimi politik dhe faktorët tjerë që ndikojnë në shqetësimin tonë të ditëpërditëshëm.

Ekspozita do të hapet në ora 20:00 në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, shkruan KultPlus.

Në ekspozitë marrin pjesë edhe Maja Bajevic, Ibro Hasanović, Gjorgje Jovanovik, Šejla Kamerić, Žaneta Vangeli dhe artistë të tjerë nga Serbia, Bosnja, Maqedonia, Slovenia, Turqia, Greqia dhe Franca.
Mira Gacina dhe Jovanka Popova janë dy kuratoret e ekspozitës. / KultPlus.com

Shqiptarja Eleni Foureira performon në MadWalk 2018 në Greqi

Këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira, e cila po bën karrierë muzikore në Qipro dhe në Greqi, ka performuar disa këngë të saja në një spektakël të njohur në Greqi.

MadWalk2018 ka mirëpritur artistët e njohur nga Greqia dhe nga disa shtete evropiane.

MadWalk2018 – një organizim i modës ka mirëpritur edhe Elenin e cila në këtë video shihet duke kënduar versionin e saj të hitit “Gigi in Paradiso” nga Dalida.

Eleni do të këndojë për Qipron në Eurovizion, pas vetëm 1 muaji. Kënga “Fuego” tanimë po cilësohet si një ndër këngët më të mira të këtij edicioni të festivalit evropian.

Në këtë spektakël kanë performuar edhe Sakis Rouvas – këngëtar i njohur në Greqi. / KultPlus.com

Petrit Halilaj i çon qilimat e tij në Varshavë

Qilimat e punuar nga artisti Petrit Halilaj që nga 7 prilli janë në Varshavë.

Petriti dhe artistë të tjerë janë bashkuar në hapjen e një hapësire të re ekspozuese në Varshavë, e cila quhet “Friend of a Friend”.

“Do you realise there is a rainbow even if its night orange red” është puna artistike e Halilajt në këtë ekspozita krahas artistëve të tjerë pjesëmarrës.

Një numër i madh i galerive janë bashkuar për të qenë pjesë e kësaj hapësire ekspozuese. Në mesin e galerive të përfshira janë edhe Chertlude nga Berlini dhe Jan Kaps nga Kolni. Galerive të mëdha i shtohen edhe galeritë nga Varshava: BWA Warszawa, Foksal Gallery Foundation, LETO, Piktogram, Dawid Radziszewski, Raster, Stereo, Wschód.

Halilaj me të njëjtin koncept të qilimave të varur nëpër mure dhe ndërtesa ka marrë pjesë edhe në Bienalen e Venecias vitin e kaluar, ku edhe morri një Mirënjohje Speciale. Halilaj është fitues i Mario Merz Prize

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 28 prill.

Iniciativa është pritur mirë, sidomos bashkëpunimi mes galerive vendore dhe atyre ndërkombëtare dhe pritet të shihet nëse një praktikë e tillë artistike mund të funksionojë. / KultPlus.com

‘Sajzeza’ e Eugent Bushpepës dhe Adelina Ismailit (VIDEO)

Eugent Bushpepa po e mahnitë Evropën këto ditë derisa po e promovon këngën e tij përfaqësuese në Eurovizion.

Bushpepa me këngën “Mall” po tenton që të jetë sa më i mirë drejt skenës së Eurovizionit, ndërsa duket se po e merr pëlqimin e publikut evropian.

Në Shqipëri, Eugenti ka një karrierë të bujshme muzikore, shkruan KultPlus.

Në një performancë të para disa vitesh, Bushpepa ka kënduar bashkë me këngëtaren Adelina Ismaili këngën e njohur “Sajzeza”.

Zëri i fuqishëm i Eugentit dallohet dukshëm në këtë performancë në një prej televizioneve shqiptare. Tani është koha që të kujtojmë edhe këtë performancë të tij, të një prej këngëtarëve që me zërin e tij magjeps por edhe na kujton për vokalin e mirë mashkullor shqiptar.

E presim Eugentin me performancat e radhës dhe me tentimin e tij në Eurovizion. / KultPlus.com

Eugent Bushpepa këndon ‘Mall’ para Eurovizionit (VIDEO)

Këngëtari Eugent Bushpepa sot ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në Amsterdam.

Në kuadër të Eurovision in Concert, Eugent Bushpepa ka kënduar këngën “Mall” me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Eugenti, gjithmonë perfekt në këndimin e tij, sonte ka arritur ta mahnisë audiencën në këtë koncert ku vijnë edhe këngëtarët tjerë të Eurovizionit të këtij edicioni.

Eugenti do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit, me datë 8 maj, ndërsa nëse kualifikohet do të këndojë edhe në finale, me datë 12 maj. / KultPlus.com

Kur ‘Një grusht qershi’ vjen prej Gjurmëve (VIDEO)

KultPlus ju sjellë sot këngën “Një grusht qershi” kënduar fillimisht nga grupi Gjurmët por që vazhdoi të këndohej edhe nga këngëtarë të tjerë madje edhe sot.

Era ja përkdhelë hapin e…
E bëhet sikur nuk më sheh
Sa bukur i paska ra
Fustani i kuq o me dantela

E sonte ne
Do ta hedhim e
Një valle t’ëmbel o si qershi

Mos thuaj nuk e di
Diku thellë në ty
E shoh një shkëndi
Sa herë të shikoj në sy , o moj…

Diku thellë ne ty
E shoh një qershi
Sa herë të shikoj në sy ooo…

S’të paska hije kjo gërshetë
Sdi pse behësh sikur nuk më flet
Sikur të të kisha pranë
Nji grusht qershi do a kisha dhanë

E sonte ne
Do ta hedhim eee
Një valle t’ëmbel o si qershi

Mos thuaj nuk e di
Diku thellë në ty
E shoh një shkëndi
Sa herë të shikoj në sy , o moj…

Diku thellë ne ty
E shoh një qershi
Sa herë të shikoj në sy ooo…

E sonte ne
Do ta hedhim eee
Një valle t’ëmbel o si qershi

Mos thuaj nuk e di
Diku thellë në ty
E shoh një shkëndi
Sa herë të shikoj në sy , o moj…

Diku thellë ne ty
E shoh një qershi
Sa herë të shikoj në sy ooo…/ KultPlus.com

Vdes regjisori çek Millosh Forman

Regjisori çek, Millosh Forman ka vdekur në moshën 86 vjeçare, ka njoftuar agjencia çeke e lajmeve, CTK.

Forman ka fituar çmim Oskar për klasikët, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Amadeus”.

Ai ka ndërruar jetë të premten në Shtetet e Bashkuara pas një sëmundje të shkurtër, ka njoftuar gruaja e tij Martina.

“Ai ka vdekur në qetësi derisa ka qenë i rrethuar tërë kohën nga familja dhe miqtë e tij”, ka thënë ajo.

Forman është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara në periudhën e komunizmit në Çeki, duke pranuar më pas shtetësinë amerikane.

Me filmat “One Flew Over the Cuckoo’s Nest,” dhe “Amadeus,” ai ka fituar 13 çmime Oscar, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë.

’50 milionë euro për Sonila Meçon, 25 për Fevziun e 30 për Ermal Mamaqin’

Nga Edison Ypi

Shpërblime mediatike

Sonila Meço meriton 50 milionë Euro shpërblim. E meriton Meçua këtë shumë, madje është pak, po të kihet parasysh se është e vetmja që në jetën publike si gazetare dhe jetën private si amvisë, zbaton me sukses të plotë principin sipas të cilit femër e bukur nuk është ajo që sa më tepër çvishet aq më joshëse duket, por ajo si Meçua që sa më tepër vishet aq më magjike bëhet.

30 milionë Euro duken shumë për Ermal Mamaqin. Por i duhen dhënë urgjent për thyerjen e çdo rekordi të suksesit komercial përmes zero talentit. Pas marrjes së gjithë këtyre pareve Mamaqi nuk do na rroganisi më kokën derisa plaka me kosore dhe kapuçon do ta marri me vete në Shtishtufinë.

25 milionë Euro shpërblim i duhen dhënë Blendi Fevziut me motivacionin; Për kontribut të shquar në luftën kundër hyzmeqarllëkut mediatik.

15 milionë Euro më se të merituara i duhen dhënë Blerina Bombaj. Për profesionalizëm të gradës më të lartë, rrjedhshmëri të foluri mahnitëse, kulturë të gjërë, erudicion të pafund. Por më së shumti si autore e sloganit “Jemi çfarë hamë” që nënkupton “Jemi çfarë dhjesim”.

10 milionë euro të thata në dorë Çim Peka i ka hak nëse premton se këto pare do t’i shpenzojë për ta zgjeruar audiencën e portalit të vet me elektorat me nivel pak më të lartë se fanatikët e djathtë.

10 milionë euro i duhen dhënë Mero Bazes në formë falenderimi për aplikimin me zotësi të rrallë të logoresë propagandistike repetitive me impakt të plotë te spiunat e sigurimit dhe zero sukses tek audianca serioze.

8 milionë Euro për Roland Qafokun, këtë skraparlli të urtë dhe puntor si ai, të lënë padrejtësisht në hije. Do jetë një investim i mirë ky shpërblim kur dihet se Qafoku këto pare do t’i shpenzojë të gjitha për librin që po shkruan për prapësitë e politikës shqiptare nga shpallja e Pavarësisë e tëhu.

Nja 20 milionë euro Henri Çilit për meritën e padiskutueshme të zbulimit befasues se kush shkruan keq paguhet mirë dhe kush shkruan mirë paguhet zero. Këtë zbulim Çili e ka bërë dhe e zbaton vetëm me mua. Por përderisa zbulimi gjenial do t’i shërbejë të mirës së njerëzimit në shekujt e ardhshëm, unë Çilin nuk do ta pushkatoj.

Bejdo Malo s’ka pse të mos mbetet i kënaqur me 5 milionë euro shpërblim për gjithatë kontribut që jep në gjallërimin e një televizioni që ka hequr të zit e ullirit, me kusht që shumën në fjalë ta ndajë me gestapon Eliana Hoxha së cilës me këtë rast t’i rekomandohet të ndërrojë mbiemrin që e ka si të kurvit.

Rezear Xhaxhiu meriton nja 5 a 6 milionë euro për tërë ato stërmundime që i shkaktojnë budallenjtë e ftuar në studio që mezi arrin t’i bëjë zap duke i tallur se ndryshe s’është e mundur.

30 milionë Euro për Klement Balilin dhe Saimir Tahirin t’i ndajnë mes vedi për shkrimin e bestsellerave “Mirupafshim në Alipostivan” dhe “Komsomolasit nuk dorzohen”.

50 milionë Euro i ka hak Fatos Lubonja me kusht që të japi fjalën se do heqi dorë nga pllaquritja e buzëve kur flet dhe autoreferencializmi, përsëritja pafund e fjalëve “unë” dhe “për mendimin tim”.

Gëzim Muriqi, fituesi i projektit të shtatores së Nënës Terezë në Rijekë

Me datë 10 prill, në Rijekë të Kroacisë si projekt fitues për bocetin e Nënës Terezë është zgjedhur puna e Gëzim Muriqit.

Në një mbledhje rasti u vendos që ky bocet fitues të zhvillohet dhe të vendoset në sheshin publik të qytetit në Rijekë.

Boceta ka dalë fituese pasi e mishëron humanizmin, dashurinë dhe bamirësinë që Nënë Tereza i dha botës për vite me radhë.

Statuja do të vendoset gjatë këtij viti në Rijekë, kur edhe shënohet 30 vjetori i vizitës që Nënë Tereza i ka bërë këtij qyteti në Kroaci.

“Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë nismë fisnike. Në veçanti e falënderoj hierarkinë, klerin dhe komisionin përzgjedhës pranë kësaj kishe me status të shenjtë në përzgjedhjen e bocetit – modelit tim” tregon vetë artisti Muriqi. / KultPlus.com

Ballkoni

Poezi nga Charles Baudelaire

Dashnore e dashnoreve, nënë e kujtimeve
për mua je çdo detyrë dhe çdo kënaqësi!
Do të bjerë ndërmend bukuria e përkëdhelimeve,
nuri i mbrëmjeve dhe vatra plot ngrohtësi,
dashnore e dashnoreve, nënë e kujtimeve!

Mbrëmjet ndriçuar nga qymyri plot ngrohtësi,
Dhe mbrëmjet në ballkon, me avuj të trëndafiltë mbuluar!
Ah, sa mirësi zemra jote më rrezatonte, sa butësi!
Shpesh ne patëm thënë gjëra të paharruara;
Mbrëmjeve ndriçuar nga qymyri plot ngrohtësi.

Sa të bukur diejt në mbrëmjet e ngrohta të praruara!
Sa e fortë është zemra! Hapësira pa anë e kënd!
Duke u përkulur mbi ty, mbretëreshë e vashave të adhuruara,
më dukej sikur thëthija, parfumin e gjakut tënd.
Sa të bukur diejt në mbrëmjet e ngrohta, të praruara.

Posi mur i madh gjithnjë më shumë nata nxinte
dhe sytë e mi n’errësirë të tutë donin të gjenin.
O helm, o ëmbëlsi, goja frymën tënde thëthinte!
Në duart e mia vëllazërore këmbët e tua flinin.
Porsi mur i madh gjithnjë më shumë nata nxinte.

E njoh artin për të thirrur minuta lumturie,
të kaluarën pashë tulatur nën gjurin tënd.
Pse të kërkoj më kot bukuritë e tua dalldie,
përveçse te trupi, zemra jote, në tjetër vënd?
E njoh artin për të thirrur minuta lumturie!

Këto betime, aroma, puthje që s’kanë të mbaruar,
nga ky hon i ndaluar për ne a do lindin përsëri?
siç ngjiten në qiell diejt e rinuar,
pasi në detra janë larë, zhytur në thellësi?
O betime! O aroma! O puthje që s’kanë të mbaruar!

Pjella e sabahut

Poezi nga Qëndrim Morina

Dimrit herët, ushqimi mbaroi,
Bora nisi të bjerë,
Unë tuj pjellë;
maca t’egra.

I shtrinë me këmbë hava
Çizmet e llastikut
mbathë,
Kapuçin me tufë t’kuqe ngjitë;
Pjella maca t’egra.

Barku u gëzua
Që hodhi macat mes krahësh,
Çova duart përpjetë,
Shykyr që ka Zot thashë;
Nuk m’la macat n’palcën e barkut,
T’ngordhin si bagëtia pa gji n’mes të dimnit.

T’gjithë erdhën, u rrasën n’shpi,
Kush me çaj, kafe e kush me petulla,
Që çlirova barkun e çita macat nër sqetulla.