Kanë kaluar katër vjet nga droni në Beograd

Më 14 tetor të vitit 2014, në orën 21:27 është ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian Francë 2016.

Ndërprerja ishte paralajmëruar pothuajse që para fillimit: ishte ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar.

Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte.

E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42.

Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “Autochthonous”.

Të gjithë mbetën të habitur e të heshtur duke shikuar çudinë që zbriste nga lartësia.

Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare, e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

Pas kësaj, topi u “harrua” dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbritën spektatorët serbë të cilët mësyn lojtarët shqiptarë. Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares e braktisen duke kërkuar shpëtim në zhveshtoren e vet.

Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa ata sa u futën në kthinën e vet të stadiumit.

Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja.

Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë në fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 mëngjesit u kthyen në Tiranë

Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik të këtij viti, 3 pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë. / KultPlus.com

AAK premton grupe të leximit ndërsa librashitësi Florim Beqiri sqarohet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dje në faqen e saj zyrtare në Facebook ka postuar disa fotografi në Sheshin Nënë Tereza.

“Librat i kemi falë Florimit e shumë shpejtë do t’i kemi edhe grupet e leximit. #ARK” shkruhet në postimin në fjalë shoqëruar edhe me fotografi ku shihet deputetja Donika Kadaj Bujupi dhe të tjerë qytetarë duke lexuar afër tendave të leximit.

Në status asocohet Florim Beqiri, librashitësi që para disa ditësh shkaktoi bujë në Facebook me anë të postimit ku kërkonte që ti blenim librat e tij që atij mos t`ia merrnin tendën.

Ai ka një përgjigjje për këtë postim të AAK-së.
‘Lajmërim
Në profilin e deputetes Donika Kada që ajo ka shpërndar në Facebook ,përmendet Emri im dhe kinse mua sot më kanë falur libra.

Kjo nuk është e vërtetë pasi që unë sot nuk kam punuar dhe tërë ditën kam qenë në Shkup .Gjë që mund të vërtetohet edhe nga kjo foto e bërë në një librari atje’ tregon Florimi në postim.
Më pas nëpër pastime kanë vazhduar sqarimet për pjesën semantike të postimit. / KultPlus.com

‘si babë i tri çikave, ai na shtyu drejt shkollimit’

Rupi Kaur

si babë i tri çikave
do të kishte me qenë normale
që t’na shtyente drejt martesës
ky madje ishte edhe treguesi
për gratë e kulturës sime për qindra vite
në vend të kësaj ai na shtyu drejt shkollimit
duke e ditë që do të na pavarësojë
në nji botë që dëshiron të na mbajë nën fre
u sigurua se ne mësuam
të ecnim të lira

Adelina Ismaili: I kam kënduar komunitetit LGBT 20 vite më parë

Ditë më parë në Prishtinë është mbajtur parada e komunitetit LGBT, me emrin “Parada e Krenarisë”.

Përveç qytetarëve të shumtë, në këtë paradë nuk munguan edhe fytyrat publike.

Këngëtarja Adelina Ismaili ishte njëra ndër ato, e cila nuk mungoi duke dalë në përkrahje të këtij komuniteti.

Në një intervistë për “Prive”, Adelina tha se e ndjeu për obligim t’i bashkohet paradës, në momentin që mori ftesën nga ata.

Ajo tha se këngë për këtë komunitet kishte realizuar 20 vite më parë, kur ishte tejet e vështirë të trajtoheshin tema të tilla.

Madje, Ismaili citon edhe faktin se si kompozitori e kishte menduar që qëllimisht këngën të mos e bëjë “hit”, duke dashur që të mos bie në sy tema të cilën e trajton, e cila ishte thuajse gati e papranueshme për kohën.

Tutje, diva shqiptare deklaroi se ajo këngë bazohej në jetën reale të një miku të saj, i cili për fat të keq nuk jeton më.

Si kundër, edhe të intervistuarit tjerë brenda komunitetit LGBT, treguan se Adelina për ta është inspirim, duke e shquar si këngëtaren që ka thyer shumë barriera.

‘Rosa Azul’, do të hapet ekspozita e Sislej Xhafës në Kubë

Artisti Sislej Xhafa po e bën gati ekspozitën e tij të radhës.

Xhafa, një prej emrave më të mirë të artit bashkëkohor ndër shqiptarë, me 19 të këtij muaji në Havana do të hapë ekspozitën e radhës personale.

“Rosa Azul” do të hapet me një performancë me titullin “Again and Again”, ndërsa po të njëjtën natë do të performojë edhe Orkestra ‘Solistas de la Habana’.

Xhafa kësaj radhe do të pushtojë Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura në Havana – në Universal Art Building.
Ekspozita e parë gjigante e Xhafës në Kubë ka punë artistike të Xhafës në retrospektivë por edhe punë të krijuara enkas për ekspozitën.

“Rosa Azul” është një dedikim për bukurinë e ishullit Havana rrethuar nga trazirat globale dhe për njerëzit e veçantë të kësaj pjese të botës.

Kurator i ekspozitës është Jorge Fernandez Torres. Sipas tij, ekspozita e sjellë me vete dramën e tokës së Sislej Xhafës dhe kujtimet e tij nga konflikti në Ballkan.
“Puna e Xhafës është një elegji për rezistencën nga perspektiva e krijuesit që provon të vëzhdojë të gjitha metodat tona për mbijetesë. Sislej ka ndërtuar një karrierë prej nomadizmit që e karakterizon, duke udhëtuar në vende të ndryshme: Angli, Itali e Amerikë. Megjithatë, sjellja e tij nuk është ushqimi i stereotipit të artistit etnograf që kultivon marrëdhënie sipërfaqësore në vendet ku ai shkon” thotë kuratori i ekspozitës në konceptin e tij kuratorial, shkruan KultPlus.

Sislej Xhafa para pak muajsh hapi në Prishtinë ekspozitën në Galerinë e Arteve të Kosovës. Ai ka prezantuar Kosovën, Shqipërinë dhe Italinë në Bienalen e Venecias në Itali ndërsa ka ekspozuar në Manifesta në Ljublanë, në MoMA, në Suedi, në MAXXI Museum në Itali, në Prism Misericordia në Kaliforni dhe në galeri të tjera prestigjioze. / KultPlus.com

Muzikantët shqiptarë mund të aplikojnë në programin amerikan OneBeat

Është hapur aplikimi për programin OneBeat 2018.

Muzikantët nga Kosova të cilët duan të kalojnë një muaj në një rezidencë fantastike muzikore ftohen të aplikojnë në këtë program.

15 muzikantë nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kalojnë dy javë rezidencë në Kosovë dhe më pas dhjetë ditë tjera turne nëpër Maqedoni, Shqipëri, Kroaci e Serbi.

Iniciativë e Departamentit të Shtetit Amerikan, OneBeat sjellë afër muzikantë të cilët duan të kenë një ndikim në shoqëri, në komunitet.

Aplikimi për të qenë pjesë e programit mbyllet me 5 nëntor, ndërsa rezidenca do të mbahet nga 1-24 shkurt të vitit tjetër.

Për më shumë informata klikoni në këtë link.

Në vitin e shtatë, OneBeat sjellë muzikantë nga e tërë bota për qëndrim një-mujor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bashkëpunuar në krijim, performim dhe për të zhvilluar një strategji në angazhim më të afërt me shoqërinë.

Hapet ekspozita Fokus Award 2018, Midhat Poturovic shpallet fitues

Është hapur mbrëmë në Fier edicioni i radhës i Fokus Award 2018, ekspozitë e cila kurërozon konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesëmarrjen e qindra fotografëve shqiptarë, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota.

Sipas traditës shumëvjeçare të konkursit, pjesëmarrja është e lirë dhe pakufizime moshe.

Një përzgjedhje prej 36 fotografësh të cilët do të ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e Arteve të qytetit të Fierit është bërë nga bordi kuratoriali ekspozitës. 36 fotografitë e ekspozuara në Fokus Award 2018 kanë forcën për të gjeneruar pjesëmarrje dhe aktivizëm dhe për të drejtuar opinionin publik mbi tema të veçanta të sugjeruara nga fotografët pjesmarrës.

FokusAward këtë vit sugjeron si temë “Një duel me dritën” e cila në të vërtetë kthehet në një duel me kohën, me kohën që jetojme, me kohën e lenë pas, me kohën që na pret.

Avin Abassi, Fjolla Besimi, Arben Llapashtica, Agon Nimani, Fahredin Spahija, Ernest Baba, Gent Shkullaku, Jelena Jovetic, Rozafa Shpuza, Enea Verria, Andrea Kiss, Ina Toska, Dali Alili, Serkan Turac dhe fotografë të tjerë janë pjesë e kësaj ekspozite dhe çmimi të veçantë, shkruan KultPlus.

Fotografi Midhat Poturovic nga Bosnja ka marrë çmimin FOKUS AWARD në këtë edicion të nëntë, çmim që kushton 1 mijë dollarë.

Më tej ekspozita si përherë do vazhdojë intinerarin e saj duke u shfaqur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.

(Fotografitë janë marrë nga Burim Myftiu / Facebook)

Shqiptarë, urime datëlindja e Dritëro Agollit!

Sot një komb i tërë shqiptar e festojmë datëlindjen e Dritëro Agollit.

Nuk ka gjeneratë që nuk e ka lexuar poezinë e Agollit e nuk është mrekulluar prej saj. 12 tetori i vitit 1931 ishte dita kur erdhi në botë Agolli.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore.

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit.

Ndonëse vetë shkrimtari D.Agolli është shprehur se “me Arkën e djallit, do të ndryshoj përfytyrimin e letërsisë shqipe”, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973). / KultPlus.com

Ftohja

U ftoha nga shumë gjëra
Disa i harrova e disa i lashë
Disa i humba si një unazë
Në çezme a govatë

Vërtetë e humba të ritë
Por zemër marr kur ende i dua gratë
Sikur të ftohem prej tyre një ditë
Thoni për mua: ndjesë pastë!…

‘Mjerisht, i huaj jam në vendin tim’

Sikur s’jetoj në vendin tim – Dritëro Agolli.

Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën

më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s’e di nga vjen ky helm se s’kam ç’të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshet

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.

Fotografi të panjohura të shkrimtarit Fatos Arapi

Para pak ditësh u largua nga kjo jetë shkrimtari i njohur Fatos Arapi.

‘Liriku i fundit’ la pas vetes një krijimtari letrare të mrekullueshme.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Po i sjellim këtu disa foto të panjohura të Fatos Arapit.

‘Në Stamboll mos shkofsha kurrë, bashkohet burri me burrë’

Andon Zako Çajupi –
Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri

Grua seç mu prish kandari
Nuk është më ai i pari
Që s’përtonte ditë e natë
Ndizej si barut i thatë.

Lëre grua se ç’më gjeti
Nuk më bindet më aleti
Ky bandill që çante retë
Më s’i ngre kryet përpjetë.

Vjet si kalë turfullonte
Gratë e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythëzbuluar
Sulej si qen i tërbuar.

I pushtonte vetë të tëra
Zgavra, shpella, guva, vërra
Fryhej si një patëllxhan
Kur shkonte nën fustan.

Sa i vinte mend zanatit
E uronin gratë e fshatit
Po sot çka që është mërzitur
Trup e shpirt i rraskapitur?

Shikon çupat sisëplota
Me shalë të buta e të ngrohta
Nuset e bardha si dëbora
Që s’i shpëtonin nga dora.

Gratë e reja sisëmëdhatë
Që i ndërronte përnatë…
Dhe s`lëviz të bëhet burrë
Më mbeti vetëm për shurrë.

Ah moj grua moj e ngratë
Të mbeti burri kaq thatë
Megjithëse më s`të ngop dot
Por dikur s`kam qenë si sot.

Isha trim dhe djalë i hedhur
Pak usta për të zgjedhur
Buzëqeshja me të tëra
Mjaftonte që t’u hante vërra.

Por më shumë doja gratë
Vithe gjëra sisë mëdhatë
Por dhe çupat shumë i desha
Nuk i lija virgjëresha.

Mazallah mbeçin me barrë
I thirrja u bëja varrë!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.

I ndukja me buzë e dhëmbë
Sa ngrihej fshati në këmbë
Isha bej me mall me toka
Po bëja se ç’më thoshte koka.

Në Zagori dorë e parë
Me sejmerë e hyzmeqarë
Kisha kuaj lopë e dhen
Edhe gra më shumë se qen.

Vetë i ujdisja të tëra
Ç’më tha koka e s’e bëra?
Në Europë s’lashë vend pa parë
Kuplarate i mora mbarë.

Shijova bionde gjermane
Meskëputurat persiane
Rreth e qark iu solla botës
Por në Francë lashë mend e kokës.

Kush të dojë le ta provojë
Të ma marrë mikun në gojë
Në Stamboll mos shkofsha kurrë
Bashkohet burri me burrë.

Thonë se është ves i shëmtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo punë e pati
U plaka, më ra takati.

Kënga e Dua Lipës vjen nga Erika në ‘The Voice’ në Amerikë (VIDEO)

Kënga “New Rules” e Dua Lipës ndoshta është kënga më e mirë e këngëtares, me të cilën ajo edhe mundi të depërtojë më thellë në skenën e muzikës pop në botë.

Para disa ditësh, në The Voice 2018 në Amerikë, kënga e Duas u soll nga një prej konkurrenteve – Erika Zade.

Në një version pak më ndryshe, por gjithmonë shumë simpatik e të arritur prej vajzës së re e cila tanimë ka tërhequr gati 1 milion klikime me këtë performancë në Youtube, Kelly Clarkson – këngëtare e njohur dhe fituese e American Idol në vitin 2001 shtypi butonin për ta marrë në skuadër Zade, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=9fwvAk00GNs

Ky është sezoni i 15-të i The Voice, në juri me Kelly Clarkson, Jennifer Hudson, Adam Levine dhe Blake Shelton.

Erika do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërsa mbetet të shohim nëse këngë të tjera të shqiptareve të suksesshme nëpër botë do të këndohen në këtë spektakël i cili ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën. / KultPlus.com

Këngë e homazh për Robert Elsie (VIDEO)

Këngëtari Shaban Krasniqi, këto ditë lansoi këngën e radhës. E njëjta është homazh kushtuar albanologut të shquar Robert Elsie i cili me punën e tij të frytshme studimore e me përkthime la një bagazh shume të pasur veprash.

Shaban Krasniqi këtë këngë i’a ka dedikuar Robert Elsie me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij.

Robert Elsie, sipas amanetit të tij u varros në Shqipëri.

Tekstin e këngës e shkroi poeti i njohur Mentor Thaçi, muzikën e komponoi vetë këngëtari, ndërsa orkestrimin e videon e sajoi kantautori Arbër Krasniqi. / KultPlus.com

Safet Kamberaj, mësimdhënësi homofob që poston fotografi plot urrejtje

Sot, në ditën kur ndodhi parada e dytë e komunitetit LGBT në Kosovë, nuk kanë qenë të pakta ata që kanë dalë kundër saj.

Madje, urrejtja vjen gjithmonë më e fortë nga ata që nuk e duan paradën, derisa ata që dalin janë më të zëshëm për pozitivitet dhe dashuri.

E sikur nuk është për tu çuditur në Kosovë, në rrjetin social Facebook një ish zëvendësdrejtor i një shkolle ka postuar një fotografi, një tjetër mbjellje të urrejtjes.

Në fotografi shihet Shpend Ahmeti, Berat Buzhala dhe Frashër Krasniqi derisa në mbishkrim lexohet “Pederrat – veç nje të mirë e kanë, nuk shumohen”.

Safet Kamberajt i figuron në Facebook se është zëvendësdrejtor në shkollën “Xhemail Mustafa”.

Megjithatë në një lajm të vitit 2017-të ai figuron vetëm si mësimdhënës, dhe jo edhe zëvendësdrejtor. Megjithatë, shpërndarja e lajmit në këtë mënyrë është tragjedi edhe sikur Kamberaj të jetë sot mësues, drejtor, prind, zëvendësdrejtor. / KultPlus.com

Visar Krusha emërohet udhëheqës i Teatrit Dodona

Pas gati dy vjetësh pa udhëheqës, teatri “Dodona” është bërë me drejtor. Producenti e skenaristi Visar Krusha, të hënën, është emëruar udhëheqës i Teatrit të qytetit.

Shkurte Aliu, Kastriot Saqipi, Ben Apolloni, Faik Gashi e Mehmet Xhemajli ishin konkurrentët e tjerë që ia kishin mësyrë këtij posti, por Këshilli Drejtues i “Dodonës” i dha më së shumti pikë Krushës. Krusha e ka nënshkruar vendimin dhe së shpejti pret që ta nisë punën. Por atë e presin goxha shumë sfida, shkruan Koha.net

“Dodona” prej janarit të vitit 2017 ka qenë pa udhëheqës, derisa tek në maj të këtij viti u bë me Këshill Drejtues, gjashtë muaj pasi që pjesëtarët e kaluar kishin dhënë dorëheqje. Regjisori Kushtrim Koliqi, dramaturgia Doruntina Basha, aktori Enver Petrovci, regjisorja Hana Qena dhe Bekim Sele si përfaqësues i Komunës së Prishtinës, janë anëtarët e Këshillit.

Ansambli rezident, buxheti dhe disa probleme me objektin, janë vetëm disa prej çështjeve me të cilat Krusha do të përballet në detyrën e re

Yll Rugova me sarkazëm, kështu do të duket Biblioteka Kombëtare

Yll Rugova, drejtor i Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka shkruar sot në Facebook një status duke përdorur sarkazmën e tij.

“Së shpejti fillojmë me fasadën izoluese edhe të Bibliotekës Kombëtare. Do të ndjekim standardet më të larta ndërkombëtare të izolimit.
#arkitektura #fasada #unesco #izolimi #sar #kazëm” ka shkruar Ylli duke bashkangjitur një fotografi të Bibliotekës Kombëtare dhe një tjetër se si do të dukej ajo.

Komenti është dukshëm një ironi dhe një shaka që lidhet me debatin e kohëve të fundit rreth ndërtimit të Sallës
Koncertale dhe shkatërrimit të Shtëpisë së Mallërave “Gërmia”. Debati po vazhdon ndërsa në të janë përfshirë edhe qytetarët.

Libri i Elidor Mëhillit mbi Shqipërinë fiton dy çmime prestigjioze në SHBA

Libri “Nga Stalini te Mao-ja: Shqipëria dhe Bota Socialiste” i autorit shqiptaro-amerikan Elidor Mëhilli, profesor në City University of New York (SHBA), është nderuar së fundmi me dy çmime nga institucioni akademik më prestigjioz ndërkombëtar për studimet ruse, euro-aziatike, dhe europiano-lindore me qendër në SHBA.

Libri i Mëhillit është botuar në gjuhën angleze vitin e kaluar nga shtëpia botuese e universitetit Cornell (Cornell University Press). Prezantimi i tij i parë u bë në Tiranë, më nëntor 2017, tek “Ditët e kujtesës” organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Mëhilli fitoi çmimin “Davis Center Book Prize in Political and Social Studies” dhe çmimin “Marshall Shulman Book Prize,” të dhëna nga Shoqata për Studimet Sllave, Euro-Aziatike dhe të Europës Lindore (Association for Slavic, Eurasian, and East European Studies). E krijuar në SHBA në vitin 1948, kjo shoqatë është më e madhja në botë për nga lloji i vet—duke përfshirë mbi 3 200 akademikë nga universitete të ndryshme.

Çmimi “Davis Center Book Prize” sponzorizohet nga qendra Davis për Studimet ruse dhe euro-aziatike në Universitetin e Harvardit dhe jepet për librin më të mirë mbi Rusinë, Euro-azinë, apo Europën Lindore në fushat e antropologjisë, shkencave politike, sociologjisë apo gjeografisë.

Çmimi “Marshall Shulman” sponsorizohet nga Universiteti Kolumbia në Nju-Jork dhe jepet për librin më të mirë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare apo politikat e jashtme të shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe të Europës Lindore.

Libri i Mëhillit mbështetet mbi tetë vjet punë arkivore në Shqipëri, Rusi, Gjermani, Itali, Britani, Çeki, dhe SHBA. Mëhilli është profesor në Nju Jork që prej vitit 2013. Çmimet do të ndahen zyrtarisht në Boston, në dhjetor të këtij viti.

E papritur, por puna e Banksy ‘shkatërrohet’ pasi shitet në ankand

Banksy – artisti i njohur misterioz nga Anglia, ka bërë diçka edhe më historike se punët e tij.

Piktura ‘Girl With Balloon’ e tij shitet 1 milion dollar në ankand, por shkatërrohet menjëherë, në pak sekonda.
Pasi hameri u largua, piktura ra poshtë.

View this post on Instagram

Going, going, gone…

A post shared by Banksy (@banksy) on

Kjo po cilësohet si një prej ‘skandaleve’ më të mëdha në botën e artit së fundi.

Vitin e kaluar në Angli kjo punë u votua si puna më e preferuar e qytetarëve. Vepra është e realizuar në vitin 2006. / KultPlus.com

Meditim për Zotin

Nga Ali Podrimja

Mirë që imzot
është i bardhë
dhe e shoh
edhe në ëndërr

I zi të ishte
do të harroja
se kam pasur perëndi
e atdhe ndonjëherë

Mirë që tim zoti
lëkura i ndrit
e nuk më frikëson
as kur floku i skuqet

`i herë ndoshta zbardh
edhe fqinji të ketë
një zot të bardhë
e kopenë në vathë

Po tim zot atëherë
mes mumieve si ta dalloj
apo edhe më në shpinë
rrasën e varrit të bart unë

‘Kur vajzat tek ne gjejnë të dashur, ato e hanë një dajak të mirë!’

Nga Zana Avdiu

Kur vajzat tek ne gjejne te dashur, ato e hane nje dajak te mire nga familja e saj, dhe kjo konsiderohet krejtesisht normale, si nga vajzat ashtu edhe familja e saj.

Sado qe duket qe kane ndryshu gjerat, del dicka dhe e sheh qe gjendja eshte e keqe sikur edhe me heret. Ne nje grup, ku jane mbi 100 mije vetem gra dhe vajza shqiptare, po diskutonin rreth reagimit te familjeve te tyre, kur ata e kane kuptuar qe keto kane nje lidhje. 99.99% te pergjgjeve te tyre, ishin se ato i jane nenshtruar dhunes, mbylljes dhe ndeshkimeve te tjera, deri sa ata jane binde qe ti martojne.

– Tek ne, nese nje vajze krijon nje lidhje, ajo per disa kohe do ta mbaj fshehte nga familja e saj, sepse perndryshe ajo do detyrohet te fejohet a martohet brenda nates, e gjithe kjo percjellet me rrahje, mbyllje ne disa raste edhe vriten, e shume ndeshkime te tjera, te cilat i bien ne mend familjareve te saj (babes, vellut, axhes…etj).

Pse detyrohet te martohet brenda nates, dhe i nenshtrohet dhunes dhe ndeshkimeve te ndryshme?

Sepse:

– Nderi ne shoqerine tone, eshte i lidhur ngusht per gruan, qe ne kete menyre do ta kontrollojne edhe trupin e saj.
– Gruaja nuk guxon te kete lidhje qysh te doje vet, apo ta krijoje ate kur te doje sepse kjo e ben te pavarur ate, keshtu qe do te humbin poziten doninuese burrat.
– Burri duhet vendose kur me be nje lidhje, qysh me be ate lidhje edhe pse do ta beje ate. Ne rast se ajo e ka bere vet, ajo ka shkelur autoritetin e burrit, dhe eshte krejtesisht normale qe do te ndeshkohet, sepse ka bere shkelje.
– Pra, cdo denim eshte i arsyeshem, sepse mosbindja denohet edhe nga Zoti. E, burrat ne mendjen e tyre, pushtetin e Zotit ne toke e zoterojne ata, dhe sillen sikur grate te ishin krijesat e tyre!

Ne shoqerine tone, i gjithe morali qendron tek gruaja, dhe ne kete forme legjitimohet autoriteti i burrave mbi grate, keshtu qe e kontrollon gruan, dhe cdo gje per te.Nuk eshte rastesi, qe i gjithe presioni per moral dhe besnikeri bie mbi grate, ato ngarkohen me kete pergjegjesi te madhe dhe ne momentin qe ato nuk pergjigjen si duhet, i tejkalojne pergjegjesite e tyre, atehere vjen edhe ndeshkimi. E kush do ta jape ndeshkimin? Atyre te cileve iu detyrohen, burrat pra!… dhe ne kete menyre ato te mbesin nen kontrollin e burrave, pergjithmone!

Kjo pergjegjesi fillon te iu ngarkohet vajzave qe ne femijeri, te ndeshkohen per ato qe djemt deri ne moshen e rritur argetohen.
Djemte qe ne femijeri mesojne se si duhet te shajne, si duhet te mos frikesohen, si duhet te behet i dhunshem dhe dominues, ndersa vajzat i mesojne qe edhe kur dikush tjeter te shaje, ajo te skuqet. Pra, djali duhet te urdheroj, ajo te nenshtrohet!

Dhe, presioni mbi grate nuk eshte per moralin ne vetvete, ta zeme i bazuar tek Zoti, sepse Zoti sipas te gjitha feve, e denon ne te njejten menyre “imoralitetin”, qofte te burrit e qofte te gruas.. e tek ne, “imoraliteti” nuk eshte i ndaluar per burrat, por vetem grate. Pra, kur eshte ne pyetje pushteti, dominanca burrat e harrojne edhe Zotin edhe fene. Ata, ate e vene ne funksion vetem kur ua forcon poziten e tyre dominuese.

Keshtu qe, gra dhe vajza mos u nenshtroni, luftoni per veten tuaj. Ata nuk jane pronaret tuaj, por ju te vetvetes!

Nga Zana Avdiu

Shpjegohet profesori që e rrahi nxënësin në Podujevë

Profesor i gjimnazit në Podujevë, Sabit Kopalla e ka rrahur brutalisht një nxënës në oborr të shkollës.

Në një xhirim amator, profesori i anglishtes shihet teksa grushton fëmijën derisa nxënësit e tjerë e ndajnë.

Video është publikuar nga Llapi.info, ndërsa sipas dëshmitarëve rrahja ka ndodhur në shkollën “Ibrahim Rugova” në të cilët gjenden disa paralele të ndara të gjimnazit.

Profesori Sabit Kopalla ka mohuar se ka rrahur nxënësin. Ka thënë se vetëm ka ndërhyrë për t’i ndarë nxënësit e tjerë derisa përlesheshin.

“Më kanë lajmëruar nxënësit dhe në momentin që ka dashur të ikë unë e kam ndalur për ta dërguar në drejtori”, ka thënë Kopalla, për Express, të shtunën.

Kujtojmë se profesori Kopalla është i afërm me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu. Ai ka qenë kandidat për asamlist të LDK-së në këtë komunë. / KultPlus.com

A do të marrë pjesë Italia në Eurovizionin e vitit tjetër?

Italia ka vonuar, por e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovizionin e vitit 2019-të.

Meqë Italia e financon Eurovizionin, është automatikisht pjesë e TOP 5 – shteteve të cilat hyjnë drejt në finale.

RAI dje e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Italisë në Eurovizionin e majit të vitit tjetër në Izrael.

Italia e zgjedhë përfaqësuesin me anë të Sanremos – festivalit prestigjioz dhe me histori të gjatë muzikore.

Italia ka munguar disa vite në Eurovizion por u rikthye në vitin 2011 dhe që atëherë ka marrë pozicione të mira në finale. Herën e fundit Italinë e përfaqësuan Fabrizzio Moro dhe Ermal Meta të cilët përfunduan në vendin e pestë në finale.

Italia e ka fituar Eurovizionin dy herë, në vitin 1964 dhe në vitin 1990. / KultPlus.com

‘Burracakër që merreni me Elvanën!’

Nga Ilir Metaj

Elvana Gjata nuk është këngëtare që unë e pëlqej. Muzika e saj është mediokre për shijen time. Ama, Elvana për të qenë këngëtare mediokre, nuk paguhet gjë nga taksat tona. Nuk e fut dorën në xhepin tonë!

Siç ndonjë deputet medioker! Siç ndonjë gjykatës apo prokuror legen! Nuk e kuptoj dot kaq shumë mllef në drejtimin e gabuar.

E di që na pëlqen shume që kur dikujt i shket këmba, t’i japim shtymën e fundit, por pak më të përmbajtur or miq. T’i japim shtymën të keqes së vërtetë, nëse kemi “tope”!

Për elvanat, xhisielat e di që është e lehtë. ” Le të hedhë gurin i pari, ai që është pa mëkat”. Burracakër!