Fillon restaurimi i shtëpisë së familjes në kompleksin e banimit Emingjiku

Ndërtesa kryesore në kompleksin e banimit Emingjiku, ka filluar të restaurohet gjatë vitit 2017. Pas një ndërprerjeje gati 4 vjeçare, kanë filluar ndërhyrjet restauruese në këtë ndërtesë, bëhet e ditur nga MKRS.

Gjatë muajit Maj të këtij viti, pas vlerësimit të bërë nga Inspektorati i Trashëgimisë kulturore rreth gjendjes dhe integritetit të vlerave të trashëgimisë kulturore të kësaj ndërtese, Plani i ndërhyrjeve restauruese është plotësuar me masat e sigurisë teknike.

Ky plan i kompletuar do të fillojë të zbatohet nën mbikëqyrjen e rregullt të institucioneve të trashëgimisë kulturore.Sigurimi i mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, dhe monitorimi sistematik paraqet njërin nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, prandaj jemi të përkushtuar në përmirësimin e gjendjes së kësaj trashëgimie.Punimet do të kryhen nga kompania “Pleqja”, nën mbikëqyrjen e stafit profesional nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve./ KultPlus.com

Komisioni disiplinor merr vendim, shkarkon Zharkun nga pozita e drejtorit të QKK-së

Komisioni Disiplinor që është krijuar në kuadër të Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka marr vendim që të shkarkojë drejtorin e këtij institucioni, Arben Zharkun, ku sipas vendimit, që është bazuar në Ligjin Nr.06/L-114 për Zyrtarë Publikë, është vlerësuar se Zharku ka kryer shkelje të rënda, shkruan KultPlus.

KultPlus ka siguruar vendimin e këtij komisioni, që është i datës 18. 08. 2021, dhe po sipas këtij dokumenti, vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Bëhet e ditur se Komisioni Disiplinor ka bërë shqyrtimin e legjislacionit në fuqi, shkresave, vendimeve si dhe provave të deponuara, dhe në bazë të gjetjeve, është vlerësuar se mes të tjerash, QKK ka hyrë në obligime kontraktuale, përkatësisht ka tejkaluar buxhetin e ndarë.

 “Në total, borxhet e QKK-së ndaj operatorëve ekonomik, deri në kohën e hartimit të këtij raporti, arrijnë shumën prej: 1. 809.075 euro. Borxhet për vitet 2018, 2019 dhe 2020, vetëm për kategorinë: Subvencione ( mbështetje financiare për realizimin e filmave) janë në shumën prej 1.710.375”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.  

Në këtë vendim, më pas është përfshirë edhe financimi i filmave, përkatësisht i filmit “Ekzil” me regji të Visar Morinës, sikurse që janë bërë gjetjet edhe në mospërfitimin e QKK-së nga fitimet e filmave që janë financuar nga ky institucion. Ky vendim i është dërguar zyrës së ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sikurse edhe zyreve të tjera që ndërlidhen më këtë rast. / KultPlus.com

KultPlus sjell Gjon’s Tears në Prishtinë, koncerti do të mbahet në Bibliotekën Universitare të Kosovës

Edicioni i katërt i mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën” që mbahet nën organizimin e gazetës online për art dhe kulturë “KultPlus”, do të shënohet në fund të këtij muaji, duke sjell artistin kosovar Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon’s Tears”, shkruan KultPlus.

Ardianë Pajaziti, drejtoresha e KultPlus ka shpjeguar se kjo mbrëmje artistike do të mbahet më 23 gusht, në Bibliotekën Universitare të Kosovës.

“Për shkak të rrethanave pandemike, jemi detyruar që kjo mbrëmje të bëhet me masa kufizuese, ku të pranishëm mund të jenë vetëm ata që kanë ftesa”, ka thënë Pajaziti, e cila është shprehur të jetë e kënaqur që KultPlus po sjell  Gjon’s Tears në Prishtinë, i cili në Evrovizion, me vota të jurisë profesionale doli të jetë i pari, por votat e publikut atë e renditën të tretin.

Mbrëmja artistike ku do të ketë edhe bashkëbisedim me Gjon Muharremaj, por edhe performancë do të mbahet prej orës 19:00, ku të pranishmit do të kenë rastin ta përcjellin nga afër këtë mbrëmje artistike në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën”.

Kujtojmë që në edicionet paraprake në “Ta zbardhi ftyrën” mysafirë ishin artistët e njohur si: Sislej Xhafa, Imer Kutllovci, Flaka Goranci dhe Erza Muqolli, të cilët edhe kanë një karrierë të pasur në botën ndërkombëtare. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=jznH_fltcYA

Koreja e Veriut transmeton Lojërat Olimpike pasi kanë përfunduar

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar Lojërat Olimpike të Tokios dy ditë pas ceremonisë së mbylljes. Sipas raporteve të lajmeve lokale, Televizioni Qendror Korean transmetoi 70 minuta të një ndeshjeje futbolli të grave, midis Britanisë së Madhe dhe Kilit këtë javë.

Ndeshja në fakt u luajt javë më parë, më 21 korrik. Sipas NK News, loja u transmetua pa komente dhe me rezolucion të ulët, duke e lënë të paqartë se si u morën pamjet. Koreja e Veriut nuk dërgoi delegacion në Lojërat Tokio 2020, duke thënë se dëshironte të mbronte atletët e saj nga COVID-19.

Ky vend thotë se nuk ka raste të virusit, por sipas ekspertëve, kjo nuk është e mundur. Vendimi për të mos marrë pjesë i dha fund shpresave të Koresë së Jugut për të përdorur lojërat për të bashkëpunuar me Veriun.

Në vitin 2018 Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut hynë në një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat çuan në një seri samitesh historike, raporton BBC.

A general view during the opening ceremony of the 2020 Tokyo Summer Olympics at the National Stadium in Tokyo, Japan, Friday, July 23, 2021. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Kryeministri Kurti vizitoi “Autostrada Biennale”

I shoqëruar nga ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi tre ekspozita të bienales ndërkombëtare të artit bashkëkohor, Autostrada Biennale.

Ata fillimisht vizituan Hapësirën e Edukimit dhe Prodhimit të Autostradës Biennale në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, ku u njoftuan mbi ekspozitën dhe programin e edukimit që kjo biennale po zhvillon.  E ndodhur në hangarin e dikurshëm të KFOR-it gjerman, transformuar tashmë në një hapësirë inovacioni, ajo ka për qëllim fuqizimin e të rinjve të Kosovës përmes edukimit, trajnimeve dhe punëtorive në fushën e artit, teknologjisë dhe inovacionit.

Nga aty, kryeministri Kurti dhe ministri Çeku vazhduan për në Stacionin e Autobusëve në Prizren kur po shfaqen ekspozitat e katër artistëve të artit bashkëkohor. Stacioni i Autobusëve këtë vit po mirëpret ekspozitat e Autostradës Biennale për të tretën herë radhazi.

Në fund, ata vizituan ekspozitën e artistëve Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada e cila po mbahet në Shtëpinë e Shani Efendiut.

“Se arti nuk është vetëm e bukura, por edhe mësimi dhe puna, po na e dëshmon edhe ky edicion i Autostrada Biennale”, u shpreh kryeministri Kurti. Ai i falënderoi organizatorët dhe kuratorën për prezantimin e tyre. Meqë arti dhe veprat e artit duhet të jenë të atilla që sa më shumë njerëz t’i shohin sa më shpesh, kryeministri uroi që gjithnjë e më shumë qytetarë të bëhen vizitorë të këtyre ekspozitave.

Autostrada Biennale është i vetmi institucion i artit bashkëkohor në Prizren dhe është themeluar në vitin 2014.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takim me Kadarenë: Kadare një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me shkrimtarin Ismail Kadare. Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me shkrimtarin, teksa zbulon se kanë diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”. Ambasadorja Kim shkruan se Kadare është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.

“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“-shton ajo.

DokuFest ndanë çmimet, filmi i Bekim Gurit, filmi më i mirë në garën kombëtare

Edicioni i 20-të i Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” sapo ka ndarë çmimet e e këtij edicioni, çmime që janë ndarë në kategori të ndryshme, shkruan KultPlus.

Në kategorinë kombëtare, Valter Lucaj është shpërblyer me dy çmime, atë të distribuimit dhe të publikut për filmin “Vozitësi”, kurse me special mention është shpërblyer Flaka Kokolli për filmin “Mardhë. Ndërsa filmi më i mirë i kësaj kategorie ka dalë të jetë filmi i Bekim Gurit, i cili në këtë edicion ka garuar me filmin “Një fëmijë”.

Më pas, në këtë edicion janë ndarë edhe çmimet: “Best Balkan Neëcomer” “Rampart” nga Marko Grba Singh, kurse në garën ndërkombëtare janë shpërblyer: filmi më i mirë i shkurtër: “The Criminals” nga Serhat Karaaslan, Best Green: “Ëhite on White” nga Viera Čákanyvá, filmi më i mirë për të drejtat e njeriut: “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah, mirënjohje speciale i shkon filmit “The Silence Of The Mole” nga Anais Taracena. Kurse fitues i garës “Truth Dox” është filmi “Ëriting Ëith Fire” nga Rintu Thomas dhe Sushmit Ghosh.Në kategorinë “Best International Short Dox” ka dalë si filmi më i mirë, filmi “The Rifle Man” nga Sierra Pettengill.

Kryeministrit Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të tij, me ç’rast ndau çmimin për filmin në garën kombëtare.

Në fjalën e tij të shkurtër gjatë ndarjes së çmimeve ai ua uroi të pranishmëve dhe organizatorëve 20-vjetorin e DokuFest-it, ndërsa shtoi se ky festival, i cili u ngrit e edhe sot mbështetet në punën e palodhshme të vullnetarëve që ndihmojnë në realizimin e tij, është rritur shpejt dhe shumë si pak çka tjetër në Kosovën e pasluftës. / KultPlus.com

Këmbana e të vdekurve

Bajram Mjeku

Gjithë dimrin e gjatë ranë këmbanat
s’prajtën kurrë, edhe kur s’kishte meshë
njeri i gjallë s’lëvizte në Prishtinë
vetmia e frikshme gërryente në shesh.

Një hije u shfaq në sheshin Skënderbe
ishte Pjetër Bogdani i mbështjellë në terr
nga Hasi u zdorgj me trastën prej zhguni
në sheshin e përgjakur eshtrat për t’i mbledh.

Nuk kishte murtajë, kishte vetëm gjumë
netëve të dimrit trokiti derë më derë
Zgjohuni! Përmenduni!, – klithte si korife
Gjumi asht gjys deke si helmi në vesh.

Këmbana e të vdekurve s’prajti që s’prajti
tingëlloi pandalshëm deri natën vonë
një komb i tërë dremiste me shekuj
më keq se në gjumë, kishte ra në komë. / KultPlus.com


Shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik të Greqisë, as iniciale e as ndonjë pllakë përkujtimore (FOTO)

Hasan Prishtina kishte një shtëpi në Selanik të Greqisë, e cila dallohet edhe për nga arkitektura e saj e veçantë, e që sipas informatave kjo shtëpi tash e shumë vite shërben si shkollë për nxënësit e verbër, shkruan KultPlus.

Kjo shtëpi është në rrugën “Leoforos Vasilissis Olgas” në Selanik, dhe sipas disa reportazheve, në këtë shtëpi nuk është asnjë shenjë identifikuese që kjo shtëpi ishte e Hasan Prishtinës.

Më herët kishte reaguar historiani Arben Llalla që për këtë shtëpi të iniciohet edhe procedurë mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke specifikuar se duhet të hapen letrat dhe jo të heshtet prona.

Më poshtë po e sjellim reagimin e më hershëm të Arben Llallës.

Shtëpia-Pallat e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina në Selanik, ky objekt është pronë e një shtetasi të Shqipërisë, prandaj do të ishte e udhës që Shqipëria të kërkonte zyrtarisht rikthimin e pronës së shtetasit të saj.

anë me dhjetra shtëpi dhe pasuri të patundëshme të shtetasve të Shqipërisë që pas vdekjes së tyre u janë dhuruar Shqipërisë, por ende Shqipëria nuk ka mundur ti marë. Duhen të hapen letrat dhe jo të heshtet për këto prona.”-shkruan Llalla./ KultPlus.com

Darka te “Mrizi i Zanave” darkë që gatuhet nga 400 familje, Prenga: Arnuam traditën me modernen

Ardianë Pajaziti

Fshati Fishtë të ofron një pamje të rrafshët e me shumë gjelbërim, përderisa përshkon rrugën dhe të sjell magjinë e fshatrave të dikurshëm, si ato të përrallave.

Shtëpitë e vogla, rrethojat prej drurit, kafshë e shpezë të paktë nëpër oborret e shtëpive e plotësojnë panoramën e këtij fshati, përderisa je në kërkim të një mrekullie që ke lexuar shumë shpesh nëpër gazeta.  Me shumë kureshtje pret se kur do të puqesh me shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Mrizi i Zanave”.

Shenjëzimet në rrugë, sinjalizonin se jemi afër, përderisa në makinë futet era e plehrave të kafshëve, dhe ishte shenja e fundit se je mu në zemër të Mrizit.

Disa lopë, dele, patat e shumta, një qen, një mace po formonin erën e fshatit që po hapnin mushkëritë e topitura prej betoni, dhe krejt kjo pamje të bën  të hapësh mushkëritë, si me atë përshtypjen se je tu marr frymën e fundit.

Po kërkoja Altin Prengën. Një vajzë me një përparëse me moto “Think Globaly, Eat Locally”, më bën me gisht rreth Altinit.

Ai kishte marr pamjen e punëtorit më të shkallmuar prej krejt punëtorëve që ishin në turin e darkës, pasi që, një dyqan në hyrje të agroturizmit, një verandë e mbuluar me rrush, dy salla të ngrënies brenda restaurantit, një pjesë tjetër e shtrirë nën hijen e pemëve, bujtina që fshihet brenda Kullës së Arrnume, hektarët me vreshta, kantinat e verës, pjesa ku përgatiten djathërat, lëngu i shegës dhe shumë copëza të tjera që rrumbullakojnë “Mrizi i Zanave” marrin nga pak energji nga Prenga, që tashmë i ka vu vulën e një vendi të rrallë për turizmin shqiptar.

Afrohet i buzëqeshur me një gotë lëng shege, lëng mirëseardhje për klientët e këtij vendi, e që shijon shumë në atë buzëmbrëmje, që po fshihte rrezet e diellit ngadalë.

“Ushqimi më i mirë vjen nga katuni, nuk vjen ndryshe, vetëm katuni e bjen”, thotë Prenga, përderisa na sjell gotën e verës, që e kultivon me shumë dashuri, dhe për asnjë moment nuk i largon sytë, duke u siguruar se shija e verës njëmend është ajo që e ka ëndërruar. 

“Kur e kam hapë restaurantin tem, pronarët e restauranteve tjera krenoheshin që nuk kanë birrë e venë shqiptare. E unë e kam thy këtë tabu, kam marr modelin italian e spanjoll, model që e kam përkthy në shqip, kam bo bashqen, kam bo vneshtat e kam bo kantinën. Tash, shumë restaurante mundohen me u furnizu nga ne”, thotë Prenga, i cili shton se në kohën kur e ka hapë restaurantin, lakrori është blerë vetëm në burektore, e Prenga është ai që e ka futë në mes të restaurantit.

“Ne jemi të lumtur, jemi krenarë për atë çka jem, pa na ardhë marre se kush jemi, pa të ardhë marre se je rritë me lakror, dhe këtë lakror e kam futë në menu para dhjetë vjete, atëherë  nuk ishte normale që lakrori të ofrohej në restaurant”, thotë Prenga, i cili kujton vitet e 90-ta të Shqipërisë, atëherë kur kishte hyrë Coca Cola, Fanta e Jeans në Shqipëri, e pikërisht Prenga riktheu popullin në perimet, pemët, verën, djathin e shumë produkte tjera që i bëjnë katundarët e Fishtës e që rriten po në tokën e Fishtës, e edhe atë të Pukës. 

Përderisa bëjmë shëtitje në vreshtë, në kantinë e në çdo cep të Mrizit të Zanave, mysafirët e tjerë po shijonin darkat e tyre, që sipas Prengës, në ato tryeza, vetëm kripa e sheqeri janë produkte që blihen, por jo edhe ushqimet e tjera që përgatiten me shumë përkushtim nga shumë punëtorë të fshatit.

“Kemi rrjet të bashkëpunimit me 400 familje të katunit, ku mbjellim perime që nuk janë normale për zonën tonë, kemi shtrirje të rrjetit, varësisht prej produktit deri në zonën e Pukës, dhe mbjellin ato perime që na mungojnë”, tregon Prenga, që prej këtyre shtëpive merr qumësht e perime, që të ofrojë aromën e kuzhinës shqiptare.

Prenga tregon se ka vetëm gjashtë lopë, e ai ka nevojë për mbi një mijë litra qumësht në ditë, dhe sjellja e qumështit tek Mrizi i Zanave është një melodi në vete, sepse, Prenga rrëfen se shumë prej fshatarëve kur sjellin qumështin, kthehen tek dyqani i vogël në hyrje të restaurantit dhe blejnë djathin e preferuar, djathi që është përgatitë pikërisht nga qumështi i lopëve të atyre fshatarëve.

Duke parë hapësira të ngjashme në Spanjë, Francë e Itali, e ku në këtë të fundit edhe ka marrë përvojën e mjeshtrit të kuzhinës, Prengës i shkëlqejnë sytë kur tregon për fillet e kësaj ëndrre të madhe, se si e imagjinonte Fishtën e tij në një tempull të kuzhinës shqiptare, në një tempull ku mund të bënte djathin tradicional, lëngun e sezonës, mishin që merret po nga zona, dhe krejt ky mund i katundarëve, më në fund të shpërblehej. Prenga shpjegon poashtu se qysh herët ka luftuar që të kultivojë kulturën se, rakia, vera e djathi duhet të blihet në lagje, e jo produkte industriale.

Dhe “Mrizi i Zanave” është “Mrizi i Zanave”, pikërisht për këto veçanti, që të hash drekën ose darkën në këtë vend, e prek jetën dhe mundin e fshatarëve me dorë, dhe se për një mund të tillë duhet të prenotosh shumë më herët. Dhe në këtë fshat, tashmë kanë zbritur shumë amerikanë, rus, francezë e italianë, por edhe në këtë pikë, Prenga mbetet Prengë. “Në radhë të parë jam krenarë kur shoh katunarët e mi duke hangër drekë ose darkë, janë katunarët e zonës tem, prapa tyre vijnë amerikanët, italianët e francezët”, thot Prenga, i cili shpjegon se nëse nuk do të ngritej ky tempull, kjo zonë do të ishte drejt braktisjes. “Nga ana patriotike, mendoj se kem sjell optimizëm, katunarët e kësaj zonë, janë heronjtë e fundit të këtij vendi”, thotë Prenga.  

Dhe “Mrizi i Zanave”, nuk do të ishte ky që është, nëse nuk do të kishte traditën e familjes. I rritur në një familje të varfër, por ruajtëse të madhe të traditave, duke përfshirë edhe stërgjyshen e Prengës, si një ruajtëse e madhe e recetave shqiptare, pastaj babain e tij si kuzhinier në kohën e diktaturës, e që Prenga e mban mend edhe kohën se si futej në kuzhinën e babait dhe i jepte pilaf me kos.

38 vjeçari, që pikë të dobët ka kultivimin e verës, punë për të cilën u shpërblye edhe në nivel evropian, tregon se është i lumtur që i ka funksionuar mundi, dhe ishte i bindur me arrogancë se toka dhe dielli i Fishtës do ti sillte një shije të mirë verës që kultivohet tek “Mrizi i Zanave”, e që i ka vënë edhe emër shqip si: “kuVen”, “GeG” dhe “ara e Dardhës”.

Një fshatar që zgjohet me të gdhirë e që nuk e di asnjëherë se sa orë pune i bëhen brenda 24 orëve, tregon se krejt këto produkte kanë zinxhir familjen Prenga, që ndryshe, sipas tij, nuk do të bëheshin dot.

Dhe lidhja me tokën, diellin dhe rrënjët e Fishtës,  për Prengën do të thotë shumë. Ai aktin më patriotik e quan ngulitjen e thellë të rrënjëve me tokën.

Dhe krejt këtë kulturë, këtë traditë me e sjell në kohë pa komplekse. Dhe përderisa afroheshim te Kulla e Arrnume, që është edhe e tipit të bujtinës për turistë, duket se pikërisht aty është mrizi, mrizaja e Fishtës.

Përderisa e shikon atë kullë të arrnume, që kishte gurë kushedi sa e sa vjet, Prenga tregon se është kullë e të parëve, që në të vërtetë ishte shtëpi e barinjve.

“Është “Kulla e Arrnume” ku jam rritë, në këtë kullë kam jetu për 15 vjet, deri në kohën kur edhe kam ikë për Itali. Ishte shpi çobanësh, shpi e një familje që kanë majtë bagëti” rrëfen Prenga, që sikurse kullën e fëmijërisë, edhe ushqimin, duke e ndërlidhë mes periudhave të ndryshme, bëri magjinë që ti sjell në kohë. “Pa komplekse se kush jemi, e qepëm traditën, me e harrnu me modernen, dhe e sollëm në kohë”, thot Prenga, i cili duket se nuk ka të sosur me ëndrra, sepse ëndrra e radhës është që të bëjë bashkë traditën e kuzhinës nga të gjitha viset shqiptare, duke bërë një ekspeditë në zonat e thella. Tashmë dy receta të arbëreshëve të Italisë i ka në menu, atë të makaronave, e ne përpjekje që të gjej edhe receta të tjera që aroma u vjen shqip.

Prenga që është sa në kuzhinë e sa në vreshtë, sa në kantinë e sa te përpunimi i djathit, arnimin mes traditës dhe modernes e ka bërë edhe me rrjetet sociale. Faqen e “Mrizi i Zanave” thotë se menaxhon vet, sepse, sipas tij ai ka një filozofi edhe për këtë çështje. “Edhe mjeshtëri më i madh i rrjeteve sociale nuk do të mund ta bënte punën e tij, sepse, askush nuk beson në punën time sikurse që besoj unë”, thot Prenga, i cili krejt në fund na ofron drejt tavolinës ku edhe na ishte servuar darka.

Me aromë shege, me aromë vere, me aromë të perimeve, e nën tingujt e pianos, po shijonim darkën e 400 familjeve të Fishtës.

At Gjergj Fishta në heshtje është kumbarë i këtij tempulli, që ka marr emrin nga vepra e tij “Mrizi i Zanave”, që tashmë nuk është mrizajë vetëm për fshatarët, por mrizajë e shumë shqiptarëve, dhe jo vetëm shqiptarëve./ KultPlus.com

Plazhet më të shtrenjta nga Jugu në Veri

Sezoni turistik veror erdhi këtë vit me rritje çmimesh për shumicën e bregdetit shqiptar. Tur-operatorët dhe vetë strukturat akomoduese raportojnë rritje mes 10-40% nga Jugu në Veri. Për ata që duan pushime ekonomike, plazhet e Adriatikut janë alternativat më të lira me Velipojën dhe Shëngjinin. Durrësi është për të gjithë, nga më ekonomikët tek më luksozët, kurse Jugu me çmimet më të kripura në të gjithë vijën. Qeparoi është varianti më i lirë në Jon, kurse Palasa, Dhërmiu e Jali më të shtrenjtat. Në disa prej tyre, çmimi i një shezloni është sa çmimi i një nate në hotel. Saranda dhe Durrësi janë dy qytetet me frekuentimin më të lartë, kurse Himara e Vlora mbeten në nivelet e një viti më parë. Pas një viti pushim, rizgjohet edhe industria e argëtimit dhe bregdeti “vlon” nga koncertet. Pavarësisht rigjallërimit të përgjithshëm të turizmit, operatorët e hotelerisë vërejnë se pushuesit kanë shkurtuar kohën e qëndrimit dhe kanë reduktuar shpenzimet.

Nga Nertila Maho

Suada dhe Enea vendosën që pushimet e tyre t’i kalonin në Sarandë, por për rezervimin nuk u kujdesën vetë. Ua lanë në dorë një agjencie, e cila u llogariti se për 7 net do të paguanin 630 euro në një hotel me tre yje, i cili do të kishte të përfshirë mëngjesin dhe shezlonet. Deri këtu gjithçka dukej për bukuri për çiftin që me vete kishin edhe një fëmijë të vogël.

Surprizat në fakt nisën sapo mbërritën në hotel. Në recepsion u konfirmohet se nuk kanë rezervim në emrin e tyre dhe se nuk kanë as dhoma bosh. Pas kontaktit me agjencinë, hoteli konfirmon se paska një rezervim (pagesa nga hoteli ishte kërkuar që të bëhej cash, pasi nuk duhet të deklarohej në bankë). Më pas, problem ishte gjetja e dhomës e kështu vazhduan peripecitë deri në akomodim e ato ditë qëndrim.

Ky është vetëm një episod ndër mijëra që pushuesit hasin çdo ditë në hotelet shqiptare. Rastet e mira në industrinë e “mikpritjes” janë të shumta, ashtu sikurse janë të pafundme edhe ato që lënë shijen e hidhur me pushues që kthehen nga pushimet me betimin “se këtu nuk do të pushoj më”. Turizmi vendas, edhe pse po rritet vit pas viti, vazhdon të vuajë nga mungesa të theksuara të cilësisë së shërbimit dhe duket se pandemia e COVID-19 e ka përkeqësuar situatën duke bërë hapa pas. Në një pjesë të hoteleve, stafet dikur të trajnuar tashmë janë larguar dhe hapja e sezonit është sajuar me aq sa ka qenë e mundur. Ecuria e dobët e vitit 2020 kur turizmi u bë nën kufizime dhe e mbajtën gjallë vetëm vendasit dhe turistët e Kosovës bëri që në vitin aktual të mos kishte angazhim për investime.

Tur-operatotët raportojnë se në një pjesë të mirë, hotelet e vogla janë lënë pa investime për shkak të mundësisë së ulët financiare, pasigurisë se çfarë do të ndodhte edhe këtë vit me turizmin, ndërkohë që ajo që është zgjuar këtë vit ka qenë qiradhënia. Jo të pakta kanë qenë rastet kur struktura, që deri dje janë menaxhuar nga pronarët e objekteve apo nga operatorë që kishin disa vite përvojë në sektor, sot janë kaluar me qira te të tjerë që janë të rinj në aktivitet. Por cilat janë disa nga tendencat që po përkufizojnë këtë sezon veror nga Jugu në Veri sa u takon çmimeve, plazheve dhe shërbimit?

Hotelet “zhdukin” ofertat, plazhet më të shtrenjta dhe më të lira nga Jugu në Veri

Një vit më parë, thuajse të gjithë hotelet, sidomos ata me kapacitet të lartë, por jo vetëm, u fokusuan tek ofertat si një mënyrë për të tërhequr turistët pranë tyre. Durrësi “luftoi” fort me paketat “all inclusive” (të gjitha të përfshira) të cilat tërhoqën jo pak turistët e Kosovës përgjatë gjithë sezonit në qëndrime fundjavash 2-3 ditë.

Po kështu, edhe për qëndrime javore kryesisht në korrik dhe gusht. Një pjesë e hoteleve, nga ana tjetër, zgjodhën “half board” (fjetje dhe dy vakte) që sërish u pa me interes nga ana e turistëve. Për hotelet në Vlorë nuk munguan ofertat e fundjavave me dy net dhe tre ditë me mëngjes të përfshirë, si dhe (shampanjë apo verë) duke synuar tërheqjen e klientelës. Të gjitha këto mblidheshin në paketa ekonomike prej 150 eurosh për dy persona.

Krejt e kundërta po vihet re në këtë sezon. Ofertat kanë qenë të limituara vetëm gjatë qershorit kur ende sezoni kishte një ecuri jo dhe aq dinamike, ndërkohë që çmimet janë kthyer pak shumë në nivelet e vitit 2019 (një vit normal ky për turizmin) ose në nivele afër me to. Tur-operatorët raportojnë se rritja e çmimeve në raport me vitin e pandemisë po shihet si një mundësi e strukturave për të rikuperuar disi humbjet e vitit të shkuar. Por cilët janë plazhet më të lira dhe më të shtrenjta në vend.

“Monitor” ka përpunuar mesataren e poshtme dhe të sipërme të çmimeve për një pjesë të mirë të bregdetit nga Jugu në Veri sipas bisedave me tur-operatorët, përfaqësues të strukturave akomoduese apo njoftime të vetë hoteleve në rrjetet e tyre sociale, për të dalë në disa përfundime.

Veriu, më ekonomiku
Kështu Veriu i Shqipërisë vazhdon të mbetet pjesa më ekonomike, nëse do të kalosh pushimet verore. Një dhomë hoteli me kushtet elementare, për dy persona, mund ta gjesh për 20 euro/natë në Velipojë dhe Shëngjin.

Sigurisht këto dy pika ofrojnë edhe hotele më të shtrenjtë se kaq, për ata që duan disa shërbime ekstra si pishina apo arredim më të detajuar, që luhaten në 70-80 euro/natë.

Shezloni kushton mesatarisht 300-500 lekë, ndërsa te Rana e Hedhun në Shëngjin arrin në 1,000 lekë.

Durrësi, me më shumë alternativa
Më pas, Durrësi është plazhi me më shumë alternativa dhe mundësi. Ky i fundit ofron si pjesën ekonomike ashtu edhe atë mesatare apo luksoze, me disa struktura akomoduese me kapacitet të lartë. Në Durrës mund të gjesh hotele me 25 euro/nata, ndërsa në strukturat akomoduese që janë ndërtuar së fundmi, çmimi arrin në 120 euro/nata. Edhe alternativat për shezlonin janë të shumta, nga 300 -1200 lekë.

Jugu më i shtrenjti, deri në 280 euro/nata
Në Jug të vendit, Vlora dhe Qeparoi ofrojnë alternativa akomodimi të mesatares së poshtme të çmimeve prej 35 eurosh (dhe maksimumi 150 euro), duke u bërë plazhet më të lira ndërkohë që Dhërmiu, Palasa, Jali apo dhe Saranda me disa struktura këtë vit janë plazhet me çmimet mesatare më të larta se pjesa tjetër e bregdetit.

Kjo sigurisht ka të bëjë edhe me tipologjinë që kanë hotelet specifike, ku një pjesë janë vila dhe nuk jepen me dhoma.

Në Himarë mund të gjesh hotele nga 40 në 100 euro nata dhe shezlonë deri në 1,500 lekë në ditë. Në Dhërmi, një hotel kushton mesatarisht nga 80 euro në 150 euro, ndërsa për shezlonin duhet të paguash midis 1000-2000 lekë. Më të shtrenjtat janë Jali dhe Palasa, që arrijnë në 280 euro/nata dhe shezloni 50 euro në ditë.

Rikthehen koncertet, por ankesa për orarin e muzikës
Ndryshe nga një vit më parë, kur grumbullimet nuk lejoheshin për shkak të pandemisë dhe pas orës 22:00 nuk lejohej muzika, vera 2021 i gjeti shqiptarët disi më të shkujdesur, por jo tërësisht pa kufizime. Orari për muzikën u zgjat deri në orën 23:00, ora policore nuk zbatohet në zonat turistike, ndërkohë që ka nisur organizmi i eventeve nga strukturat akomoduese. Thuajse të gjithë hotelet përgjatë bregdetit kanë përfshirë në mbrëmjet e tyre verore këngëtarë apo muzikë live, duke e rizgjuar biznesin që flinte prej më shumë se një viti.

Në rrjetet sociale mund të gjesh lehtësisht njoftimet për këngëtarët e ftuar nga secila strukturë, por gjithçka duhet të mbyllet në orën 23:00. Moslejimi i muzikës pas kësaj ore ka krijuar jo pak pakënaqësi tek hotelet dhe restorantet dhe përplasja më evidente këtë sezon ishte në Vlorë, ku bizneset në Lungomare ulën qepenat në formë proteste. Kjo u shoqërua edhe me përplasje me policinë. Nga ana tjetër, kjo e fundit ka vijuar me vendosjen e gjobave për rastet kur nuk respektohet orari.

Shtrenjtohen paketat turistike, Shqipëria atraktive për ata që s’duan masa anti-Covid
Që në fillim të sezonit veror, turistët shqiptarë dhe të huaj, kanë vizituar Shqipërinë, nga Veriu në Jug. Por, javët e fundit raportohet një rritje e lehtë e çmimeve. Sipas drejtuesit të një prej agjencive më të vjetra në vend, Union Travel, rritja e çmimeve ka ndodhur për disa arsye.

“Sezoni veror nisi me plotësim të kapaciteteve, si në bregdet apo edhe në mal e juglindje. Natyrisht, Shqipëria ka më primare plazhin dhe bregdeti është më i frekuentuar që në fillim të sezonit. Arsyeja kryesore që ka nxitur rritjen e çmimeve lidhet me faktin se, në Shqipëri, masat anti-Covid janë thuajse inekzistente dhe kjo e bën këtë vend atraktiv për të gjithë ata që duan pushime të lira nga rregullat. Përveç mbylljes së aktivitetit pas orës 24:00, këtu nuk ka asnjë masë tjetër të parashikuar. Kjo e bën Shqipërinë edhe më tërheqëse për turistët e huaj. Duke qenë më atraktive, kërkesa është më e lartë dhe kjo ka rritur çmimet këtë sezon” – thotë z. Sokol Dodbiba, drejtuesi i Union Travel.

Ai shton se, nuk kanë munguar turistë të huaj këtë vit, të cilët kanë qenë kryesisht nga Bjellorusia, Polonia e Armenia. Ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur më tepër Malin e Zi, sipas tij.

Dodbiba shton se, muaji gusht pritet të ketë sërish çmime të larta, deri në fillim të shtatorit, duke qenë se konsiderohet historikisht si piku i sezonit, me më shumë kërkesa.

Më herët “Monitor” ka raportuar se, shumë bare në kryeqytet e bregdet kanë rritur çmimet e kafesë. Të njëjtën tendencë po shënojnë dhe çmimet në restorante. Rritja nuk është vetëm në jug, por në gjithë vendin. Tendenca konfirmohet nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që publikohet nga INSTAT, sipas të cilit ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit Kafe – Restorante (catering) ishte 1.3% në maj dhe qershor, rritja më e lartë që nga janari 2017, kur raportohen të dhënat. Deri në fund të 2020-s, çmimet në bare e restorante ishin më të qëndrueshme, ndërsa ishin në tendencë rënëse në gjysmën e dytë të 2020-s. /Monitor/KultPlus.com

Varka në formë violine lundron në kanalet e Venecias

Një varkë në formë violine, është duke lundruar nëpër kanalet me ujë të qytetit të Venecias. Në fakt, ky ritual, bëhet për të nderuar të vdekurit nga pandemia COVID-19.

Në pamje e publikuara në rrjete sociale, shihet një varkë e madhe në formën e një violinë, ndërsa mbi të, qëndron një artiste që luan me veglën një muzikë të ndjerë.

Kjo varkë, e quajtur “Violina e Noes”, është ndërtuar e konceptuar gjatë muajve të para të pandemisë nga Livio de Marchi.

Qëllimi sipas ndërtuesit, është që këto ditë, në kuvertën e varkës 12 metra të lartë të vendoset një orkestër muzikore, e cila do të luajë muzikë për orë të tëra për turistët dhe banorët e qytetit të famshëm botëror./ konica.al/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Ramë Lahaj mbylli koncertin, njësoj siç e fillon Kamy romanin “I huaji”

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili kishte ndjekur nga afër koncertin e tenorit shqiptar Ramë Lahaj, lajmin nga vet Lahaj, se nëna i kishte vdekur dy orë para se të fillonte koncerti, kryeministri Kurti e krahason me romanin “I huaji” nga Albert Kamy.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e kryeministrit Kurti mbi emocionet e kësaj mbrëmje artistike.

“Nëna vdiq sot”, kështu e mbylli koncertin mbrëmë Ramë Lahaj, njësoj siç e fillon Albert Kamy romanin e tij të famshëm “I huaji”.

Në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, Ramë Lahaj&Friends na mblodhën për të na dhuruar emocione rrënqethëse. 13 vepra, 7 performues, një orkestër e tërë.

Filloi me “Bareshën” e Rexho Mulliqit, pastaj “Granada”, “Nemico della patria?!”, “Tacea La Notte Placida… Di Tale Amor”, “La forza del destino”, “Dio, che nell’alma infondere”, “Për ty Atdhe”, “Për mu paska ken kismet”, “E lucevan le stelle”, “Time to say goodbye”, “Non ti scordar di me”, “O moj e bukura Arbëri” dhe “O vendi im”.

Vlera të larta muzikore dëgjuam mbrëmë. Përveç Ramës sonë ishin edhe Simone Piazzola, Lana Kos, Xhelal Bakraqi, Isaneli e Arditi dhe Adhurim Grezda.

Pas një viti të mundimshëm, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj. Interesimi i madh i qytetarëve mbrëmë është edhe thirrje për aktivitete të tjera kulturore e artistike./ KultPlus.com

“Netflix rikrijon versionin e ri të “She’s All That”

Së fundmi, Netlix ka zbuluar se do të risjell  një version tjetër të filmit  “She’s All That”.

Përmes faqes së tyre, Netlix ka treguar se filmi do të vijë me një ndryshim nga origjinali. Në këtë version aktorja kryesore, e luajtur nga Addison Rae, pranon një sfidë për të kthyer djalin e ndrojtur në mbretin e mbrëmjes së
maturës. Gjithashtu pjesë e kastit të aktorëve do të jetë edhe aktorja kryesore e filmit “She’s All That”, Rachael Leigh Cook e cila do të luajë  rolin e mamasë së Addison. “He’s All That” do të publikohet më 27 gusht të këtij viti./ lapsi.al/ KultPlus.com

Bebe Rexha: Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është një ndër emrat më të lakuar në mbarë botën, e cila na ka bërë krenarë anë e mbanë botës me talentin e saj. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e rubrikës së “Us Weekly” dhe ka treguar 25 gjëra për veten dhe në këtë listë të gjatë nuk kishte si të mungonte një fakt shqip.

1.Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumpetës.
2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, New York
3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.
4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.
5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.
6.Filmi im i preferuar është Harry Potter.
7.Pi të paktën 3 kafe në ditë.
8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.
9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.
10.Kam një kopësht me domate në oborr.
11.Mbaj ditar. Më relakson.
12.Nuk e kam marr patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.
13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.
14.Banda ime e preferuar teksa rritesha ka qenë No Doubt.
15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.
16.Blej biskota me ylber.
17.Pija ime e preferuar është Arnold Palmer.
18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.
19.Kujdesem vetë për qenin tim Bear se ka frikë të shkojë në profesionist.
20.Kam një statujë Buddha në oborr prej 15 vitesh.
21.Koleksionoj pllaka megafoni.
22.Flas 3 gjuhë: anglisht, shqip dhe spanjisht.
23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.
24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.
25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to./ KultPlus.com

Dështon protesta kundër Goran Bregovic, dalin vetëm katër persona

Dështon protesta e paralajmëruar në rrjetet sociale kundër Bregoviç, 3 vetë ndjekin organizatorin e saj Kujtim Gjuzi.

Thirrjes së ish deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte bërë edhe njoftim në Komisariatin e Korçës për mbajtjen e një proteste paqësore këtë të diel kundër këngëtarit të ftuar në Festën e Birrës, i janë bashkuar vetëm 3 persona.

Ata lëvizën përgjatë pedonales me një pankartë, ku shkruhej: Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës, nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim!/ KultPlus.com

Fotografia ikonike e Barit të Italisë ishte shkrepur nga 16-të vjeçari Lorenzo Turi

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur të publikojë mëngjesin e kësaj fundjave një foto të veçantë të 30 viteve më parë, e cila u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste.

“8 Gusht 1991 – 30 vjet anija Vlora Kjo foto e shkrepur nga barezi 16 vjeçar Lorenzo Turi u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste, por dhe shembulli më i madh i mikpritjes në Bari e më pas gjithë Italinë! Le të mos harrojmë”, shkruan Veliaj.

Më 8 gusht 1991, qytetarë të mbledhur nga të 4 anët e vendit, të vuajtur dhe të varfër, thyen barrierat dhe frikën, duke tejmbushur anijen “Vlora”, e ankoruar në Portin e Durrësit. Njerëzit qëndronin ku të mundnin, hipnin përmes litarëve, dhe kërkonin lirinë dhe “tokën e premtuar”, Italinë./ KultPlus.com

Erifili Bezhani, vlonjatja e doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës

Nga Nini Mano

Portreti i Erifili Bezhanit, në vitet e fëmijërisë sime të hershme, në imazhin e përftuar ashtu, vjedhurazi bisedave të kujdesshme të të medhenjve, ishte thuajse i pakapshëm. E rritur dhe e shkolluar fillimisht në Greqi, e më pas në Francë, fotografitë e Erifilit në albumet e familjes, më kishin ofruar imazhin e personazhit magjepsës të tregimeve dhe novelave, treguar nga motra e saj, Evrinomi ne të vegjëlve, mbremjeve të gushtit, buzë detit, në lagjen Skelë, në Vlorë në mes të viteve 60-të. Vizioni I kalorëses së shkëlqyer, që rrugën nga lagja Goricë, ku banonte gjyshja, deri në Kala tek tezja, në Berat, e merrte me gallop të shpejtë, shumë ndryshe nga vajzat e tjera të së njejtës moshë, më afronin zanën e bukur të përrallave.

Me kalimin e viteve, kur e rritur, fillova të mërrja pjesë në bisedat e më të mëdhenjve, portreti i Erifilit nisi të paraqitej ashtu, sic ishte në të vërtetë: plot vitalitet, endrra dhe ambicje profesionale, që u thyen në mes papritur, për një shkak shumë të pakuptimtë: kundërvënia e shtetit ndaj koncepteve, përpjekje intelektuale të saj për shoqëri demokratike të vërtetë në Shqipëri.

Familja ku u rrit Erifili

Me jetën e Erifili Bezhanit lidhen histori të spikatura karakteresh shqiptare, por shumë të dhimbshme dhe tragjike të një familje me prejardhje të hershme intelektuale. Të tilla janë jetët e fëmijëve të Pavllo Bezhanit nga Vlora dhe Amalia Kolea nga Berati. Pavllo ishte bir I familjes së njohur Bezhani, familje e madhe, e pasur, me aktivitet të madh tregtar eksport-import në Vlorë, Greqi, Itali deri në Egjyptin e largët. Bezhanët njihen në historinë e zhvillimit të tregut financiar shqiptar, pasi që nga viti 1850 hapën të parën bankë private në Shqipëri, e njohur fillimisht si “Banka Pandeli & Lefter Bezhani”. Ndërsa Amalia Kolea ishte vajza e vogël e avokatit nga Berati, Kristo Kolea, përfaqësues i Monopolit francez të duhaneve “La Regie Des Tabac” në perandorinë Otomane në teritorin Shqipëri, Greqi, Maqedoni. Amalia Bezhani ka qënë poete, e para vajzë shqiptare, e cila ka botuar poezitë e saj në revistën “Bleta Shqiptare”, botim i komunitetit shqiptar të Misirit në Egjypt, në fund të shekullit XIX, kur jetonte me të vëllanë, patriotin Sotir Kolea. E mbetur e ve shpejt, në vitin 1918, Amalia Bezhani me mëncuri të vecantë, jo vetëm që drejtoi dhe zhvilloi biznesin e familjes brenda dhe jashtë vendit, por u kujdes për shkollimin sa më të mirë të 3 fëmijëve. Ndërsa vajzat, Erifili dhe Evrinomi studjuan dhe u diplomuan në universitetet e Francës, djali Aleko studjoi për Ekonomi në Romë, Itali në mes të viteve 30-të. Për të tre ushtrimi i profesionit në vendlindje, bashkë me idealin për të ndryshuar dhe përmirësuar bashkë me jetën, edhe konceptet e vjetra fanatike shqiptare, u ndërprenë në moshën më productive me ardhjen e PKSH-së në fuqi.

Kush ishte Erifili Bezhani

Erifili Bezhani lindi në Vlorë në 16.11.1910. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e ëma e dërgoi për shkollim në Korfuz. Pas mbarimit të shkollës së mesme, shkon në Francë me të motrën, ku studjon fillimisht për Letërsi Frenge dhe më pas kryen studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Alix-en-Provence, në 1939. Vazhdon me studime të mëtejshme deri sa merr edhe “Licenciee en Droit”. Ushtron 2 vjet profesionin e avokates në Marsejë, në vitet 1941-42, ku fejohet me një avokat të njohur aristokrat francez. Kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fakeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe kjo si “Profesore e D’Etudes Francaises “në të njejtin Universitet, Erifili Bezhani lë pas gjithcka dhe e shoqëron atë për në Shqipëri. Ishte kohë lufte, dimër I vitit 1943, kur dy motrat zbritën në Portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë prej luftës deri në vdekje. Pas një qëndrimi në qytetin e lindjes, së bashku me nënën, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe në vitin 1944 vendosen në Tiranë. Gjenden shumë shpejt në qëndër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, shkolluar në vende të ndryshme të Europës. Në vitet e para të clirimit, me fillimin e pushkatimeve të nëcionalitëve, Erifili kupton se ardhja e PKSH në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik. Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar, për fatin e tyre të keq e tragjik, bashkë me normat e edukimit perëndimor, edhe modelin e shoqërive të verteta demokratike. “Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve europiane, ndaj duhet ndalur”, shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet në lëvizjen antikomuniste të grupimit “Bashkimi Demokrat”, ku bënin pjesë anëtarë të grupit të Deputetëve, Liberal-demo-krateve, social-demokratët, etj. Miqtë e saj të përhershëm me të cilët shoqërohej, ishin intelektualë të njohur të kohës si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doctor Isuf Hysenbegasi, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj. Veterania e LNCL-së, Andromaqi Nocka, kujton:” Erifili ishte demokrate në shpirt, ashtu sic duhet të jenë sot politikanët. Unë vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumë vitesh Erifili Bezhanin, ishte me Dhimitër Paskon, u ulëm në një local dhe të dy, mbaj mënd që bisedonin për politikë, rreth rrugëve për vendosjen e demokracisë. Jo vetëm në atë rast, por asnjëherë Erifili, nuk më tërhoqi vëmëndjen për bindjet e mia politike, sepse dinte të respektonte cdonjeri. I vetmi faj për të cilin u dënua Erifili ishte se guxoi të fliste hapur, me zë të lartë vazhdmisht për vendosjen e demokracisë dhe për nevojën e pluralizimit politik në Shqipëri. Kishte një fjalor të pasur që shoqëronte argumentat rreth këtyre ideve. Aty u kapën edhe në dënimin e saj”. Për guximin dhe burrërinë që e kakrakterizonte Erifilin, ish-I dënuari plotik, Dr. Isuf Hysenbegasi ka lënë këtë kujtim:” Mes viteve 1945-46 një përfaqësues anglez bëri një takim me inteligjencën e Tiranës. Medis të tjerave, ai tha :”Ne Shqipërinë nuk do ta lëmë në duart e komunistëve”. Në atë moment ndërhyri Erifili Bezhani duke thënë :”Shikoni Egjyptin që po ju rrëshqet nga duart, sa për fatin e Shqipërisë, ai është përcaktuar tashmë”. “Kush jeni ju zonjë”, e pyeti anglezi. “Jam një grua shqiptare”, ju përgjigj Erifili Bezhani”. Në 16 Maj,1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të Deputetëve, të liberal-demokratëve, etj, Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi I vitit, dënohet me 20 vjet “heqje lirie” nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në të 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat cnjerëzore. Ish I burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan në kujtimet e tij: ” Erifili u dënua pothuajse në të njetjën kohë me Musine Kokolarin, Shega Këlcyrën dhe Nurie Koculin, bijë e Qazim Koculit. Ishin 4 fermat e para që u futën në burgun ferrë të Burrelit. Më vonë erdhën Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Të gjitha ishin me karakter të fortë dhe të papërkulura”. Drita Kosturi në kujtimet e saj rreth torturave që hiqnin të burgosurat gra në burrgun e Burrelit, përmënd qëndresën e Erifili Bezhanit dhe shoqeve të saj në burrgun e Burrelit:”Kam takuar shumë gra të burgosura me akuza politike, gra që përmbanin brenda vetes virtyte të larta të gruas shqiptare, të ushqyera nga tradita e brezave të tërë. Gra me karakter të fortë, me shpirt të gjerë demokratik, në të cilat krenaria mbyste dhimbjen për kushtet në të cilat ndodheshin. Janë nga ato gra të cilave lotët u gëlltiteshin nga sytë pa mundur t’u rreshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frieda Sadedini e mjaft të tjera”. Në Nëntor, 1951, kur vuante burgimin në Burrel, emri I Erifili Bezhanit përfshihet në listat e amnistisë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, falë ndërhyrjes së miqve të vjetër të familjes si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, por edhe sepse familja e sajkishte mbështetur financiarisht luftën Nacional-Clirimtare. Që nga kjo kohë dhe deri në vdekje, nis etapa e dytë e mundimeve të Erifili Bezhanit për mbijetesë, me shumë mundime poshtërime dhe privime.

Privacionet pas burgut

Në vitin 1952, pas shumë ndërhyrje miqsh, hyn në Kolektivin e Avokatëve të Tiranës ku nis punën si e para femër avokate. Thoma Haxhistasa, një nga avokatët e mbetur gjallë të brezit të vjetër, I diplomuar në Firence, Itali në vitet 30-të, djalë teze me Erifili Bezhanin, kujton:”Erifili ishte në ato vite e vetmja avokate femër në punë. Si femër, dallohej për qetësi, burrëri dhe elokuencë të shkëlqyer, ndërsa si profesioniste, ndiqte vijën e ashpër të logjikës juridike në argumentimin e fakteve dhe provave. Falë aftësive intelektuale të lindur dhe të kultivuar me finesë, të forcës së brendshme të vecantë, dinte të bënte mbrojtje të pakundershtueshme. Brenda 1 viti në punë, u bë ndër avokatet më të kërkuara në Kolegjin e Avokatëve në Tiranë nga klientët”. Në atë kohë u shfaqën hapur xhelozitë profesionale tek pjesa më maskiliste e kolegëve burra, që nuk mund ta konkurronin as profesionalisht. Punon vetëm një vit si avokate, pasi e përjashtojnë nga puna me motivacionin “e pa denjë dhe e pa zonja”. Mban datën 13 Tetor,1953 Promemorja, që e para avokate femër, tepër e fyer, por edhe me krenari të vecantë, I drejton Këshillit Mbikqyrës të Avokatisë, ku me argumente llogjikë, kundërshton vendimin për përjashtimin nga puna, duke kërkuar që të dëgjohet mbrojtja e saj: “Unë nuk jam e paaftë! Aftësia dhe zotësia ime provohet prej sukseseve që kam pasur unë në punë, suksese morale dhe materiale. Kurrë nuk më është tërhequr vërejtja për punën time, për studimin e dosjeve, për përgatitjen e mbrojtjes, për paraqitjen e provave. …Prej punës sime, të gjitha paditë kanë ardhur në preferim nga njerëz të panjohur, të cilët nuk dinë as emrin tim, por vijnë e kërkojnë në Kolektivë “avokaten e trashë”… Përvec punës sime si avokate, kam punuar edhe për Ministrinë, pasi të gjitha përkthimet prej shqipes në frengjisht, i kam bërë unë jashtë orarit të punës dhe pa asnjë shpërblim. Gjithashtu jashtë orarit të punës, kam bërë edhe përkthime prej gjuhës ruse në shqip, prej nga ka përfituar e gjithë Kolektiva, si psh, Kodi Civil Sovjetik, që ka trajtë me të drejtën e trashëgimit. … Unë nuk jam e padenjë! Përsa I përket moralitetit, mua më njohin shumë dhe të gjithë e dinë se kam kaluar një jetë austere dhe monastike, një jetë të pastër dhe të qetë, kushtuar vetëm studimeve. Fama ime personale nuk ka as njollën më të vogël në këtë pikë. Përsa I përket cështjeve politike, unë vërtetë kam qënë në burg, por në kolektivat e avokatëve të Shqipërisë janë të shumtë ata që kanë qënë nëpër burgje për faje shumë më të mëdha se faji im, sepse unë me regjimet e së kaluarës nuk kam pasur asnjë lidhje dhe me okupatorët jo vetëm që nuk kam punuar, por i kam luftuar duke ndihmuar me të gjitha fuqitë e mia moralisht dhe materialisht Lëvizjen Nacional-Clirimtare. Deri sa pushteti më rehabilitoi duke më kthyer të gjitha të drejtat, edhe të votës, nuk ka asnjë arsye që të më ndalohet e drejta e profesionit. Drejtonjësi i Kolektivës… u kishte thënë disa kolegëve se unë u përjashtova se nuk kam triskën e Frontit…”. Erifili Bezhanit nuk j’u dha triska e Frontit, c’ka e shpallte në fakt “armike të popullit”, por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit. Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion, të cilit I kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjecare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që I dha shteti demokratik Francez, Erifili Bezhanit ja mohoi në vendlindje rregjimi komunist. Përpjekjet për t’u rifutur në Drejtësi, Erifili Bezhani nuk I rreshti deri në fund të jetës së vet. Në familjen Bezhani ruhet edhe një letër e saj e vitit 1956, drejtuar Hysni Kapos, mik I vjetër I familjes, ku I kërkon marrjen e triskave të Frontit për vete, mëmën dhe motrën dhe rifutjen në punë si avokate. Pas përvojës së tmershme të burgjeve komuniste, aspak e frikësuar, Erifili Bezhani nuk nguron t’I drejtohet Hysni Kapos me krenari, duke I vënë në dukje të vërtetën e familjes Bezhani për ndihmën materiale për luftën Nacional-Çlirimtare si dhe aftësinë e saj profesionale si avokatja, që nuk humbi asnjë proces gjyqësor gjatë ushtrimit të profesionit:”… Unë dua që ju ta dini cështjen mirë, se nuk vij tek ju si mik I familjes për të kërkuar një favor, por si udhëheqës për t’i kërkuar që të ushtrojë influencën e Tij me qëllim që të më jepen të drejtat që më takojnë në bazë të ligjeve të pushtetit popullor…”.

Erifili përkthyese

Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë ju mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve. Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si Frengjisht, Anglisht, Italisht, Greqisht dhe Rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), punon si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Lidh kontrata përkthimi me Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi “Terminologji e Drejtësisë”, “Metoda e gjuhës shqipe për të huajt”, “Kodi Civili I BRSS”, shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, “Studime të Akademisë Shkencave të BRSS”, “Punime të Stalinit mbi Linguistikën”; “Historia e teatrit “Balshoi”, “Historia e muzikës ruse”; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; “Kodi penal I RPSH”, Ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin “Bota e atomit”, botime në gazetën “Zëri I Rinisë” dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit. Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mëncurinë e saj, I hapën rrugën e kontratave. Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Pas burgimit të saj, familjen e Erifilit, nënën dhe motrën, organet e pushtetit i larguan nga Rruga e Elbasanit, ku jetonin në një vilë dhe i cuan në bodrumet plot lagështirë të një shtëpie të vjetër në Lagjen 1 Maj, rruga “4 Dëshmorët”, Nr.36 në një dhomë të vetme, ku me komshinjtë e tjerë përdornin të njejtin korridor si vend për gatim dhe një cezme të vetme. Njëri prej tyre, Sh.Z, polic injorant, por që për militantizëm komunist, dinte të bënte shumë mirë luftën e klasave, i shqetësonte vazhdimisht, deri sa në mes të vitit 1958, nuk i lejoi më të përdornin as cezmën, as vendin e gatimit. E ndjerë e privuar deri në poshtërim, Erifili Bezhani, pas shumë ankesash zyrtare në organet e pushtetit local, që rranë në vesh të shurdhët, nuk mundi ta përballojë atë dhe e hodhi në gjyq. Por mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë! Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulcera, shtrohet me urgjencë dhe në operim e sipër, vdes. Ishte data 15 Shkurt, 1959 kur mbylli sytë në në sallën e operacionit në spitalin e Tiranës. Erifili Bezhani. Ishte vetëm 49 vjec, avokate, e diplomuar për Drejtësi në francë, por jeta i rezervoi në vendlindje fat tragjik, si rrallë pak femra të shkolluara jashtë vendit. Përvecse kontributit si intelektuale në vendosjen e demokracisë pluraliste perëndimore në Shqipëri, apo dënimit politik dhe burgimit si shumë të tjerë, Erifili Bezhani vlen të kujtohet dhe njihet si shembull i rrallë emancipimi për brezin femëror shqiptar të viteve 30-të./ KultPlus.com

Rita Ora përsëri në The Voice Australia

Këngëtarja e njohur shqiptare sërish është kthyer në Australi, për të qenë pjesë e The Voice Australia, shkruan KultPlus.

Kjo nuk është përvoja e saj e parë me këtë shoë, pasi që një edicion ka qenë pjesë e jurisë së kësaj gare të madhe, por që shihet të ketë pasur përvojë të mirë me këtë shtet, dhe ajo është rikthyer prap në këtë shoë televiziv./ KultPlus.com

Sot i famshëm në Itali, dikur refugjat i Anijes së Ëmbël, Kadiu: I kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës

Balerin i famshëm shqiptar Kledi Kadiu ishte në mesin e 20 mijë shqiptarëve që kishin vërshuar anijen e kallamit të sheqerit, e që ia kishin mësyrë detit për të kaluar në Itali. Kadiu kujton këtë datë që edhe shënon 30 vjet nga ai zbarkim, që edhe i solli suksesin dhe jetën e ëndërruar, shkruan KultPlus.

Ishte mengjesi i dates 8 gusht 1991 kur zbarkova për herë të parë në Itali. Kanë kaluar 30 vjet dhe kujtesa është akoma aq e gjallë në mua. Unë dhe 20,000 bashkatdhetarë të tjerë sapo i kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës dhe ne nuk e kishim idenë se kjo arratisje do të ndryshonte përgjithmonë historinë e dy kombeve. 🇦🇱🇮🇹

Kur hipa në atë anije, nuk e dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë./ KultPlus.com

Mes dhimbjes e dashurisë, Ramë Lahaj jetësoi Festivalin Operistik në Kosovë

Era Berisha

Fotografitë: Arben Llapashtica

Ngjyrat operistike të zërave që të lënë pa mend por të mbushura me emocione nga më të ndryshmet e që depërtojnë përtej lëkurës së njeriut për të arrirë në thellësinë e fshehur të tij, aty ku rrahjet e zemrës buçojnë furishëm teksa valëviten mes vete si një harmoni melodish, erdhi pikërisht nga mbizotërimi i tre zërave botërorë si: tenori Ramë Lahaj, sopranoja Lana Kos dhe baritoni Simone Piazzola, të cilët nën dirigjimin e veçantë të italianit Antonello Allemandi, mbrëmë atmosfera në sheshin ‘Skënderbeu’ u pushtua nga madhështia e zërave artistik, që porsi një ylber lëkundeshin në ngjyra diversive e magjishëm ndërlidheshin me tingujt e instrumenteve të cilat u gjallëruan nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, me ç’rast koncerti ‘Ramë Lahaj & Friends’ në kuadër të edicionit të parë të festivalit “Ramë Lahaj International Opera Festival”, pikturoi Prishtinën me ndjenja aq të fuqishme sa që gjurmën e pashlyeshme nuk do të donte ta zëvendësonte askush, shkruan KultPlus.

Zogjtë me vallëzimin e cicërimave të tyre, flladi i butë i netëve verore, dritat e ngrohta lartë në qiell, shushurimat e melodive që lehtas dëgjoheshin nga instrumentet e të cilat po bëheshin gati të ringjallen përsëri, dhe sytë e kalimtarëve që kthenin kokën për të njëqindtën herë për të shikuar se çfarë po ndodhte, ishin këto veçanti të bukura që po shoqëronin çdo njeri fiks një orë para se magjia operistike të zinte vendin kryesor në skenën gjigande të vendosur përballë audiencës. E gjysma e karrigeve tashmë ishin të mbushura plot teksa një varg njerëzish që nuk po i dihej fundi, me padurim po prisnin radhën për të hyrë brenda e disa të tjerë preferonin të shfrytëzonin shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ora shënoi 20:40 e duke filluar nga karriget e kuqe në fillim, të katërtat e të zezat mu në mes e deri tek ato të bardhat në fund, publiku tashmë kishte mbushur çdo hapësirë të mundshme për të shijuar atë që pas pak minutash do të fillonte e që në vete ngërtheheshin surprizat e shumta të njëpasnjëshme. Ndonëse qetësia absolute në një ambient të tillë është tejet e paimagjinuar, në publik mbizotëroi respekti i madh kur lëvizja e parë e dirigjentit të njohur italian, Antonello Allemandi papritmas theu pritjen e publikut e Orkestra e Filharmonisë së Kosovës filloi jetësimin e instrumenteve diversive të cilat qysh në sekondën e parë u shndërruan në trupa të dytë në skenë krahas instrumentistëve, lëvizjet e së cilëve për bazë kishin ashpërsinë e ëmbël që vërehej lehtësisht gjer në fund të audiencës.

Pas interpretimit të mahnitshëm e tejet emocionues të veprës ‘Baresha’, që shënoi fillimin e koncertit e njëkohësisht nderoi lartë ikonën, Nexhmije Pagarusha, në skenë doli tenori shqiptar Ramë Lahaj, i cili u mirëprit me duartrokitjet e publikut që pas disa sekondave pushuan për t’i dhënë rastin të marrë fjalën. Ai filloi me një fjalim të shkurtër, dukë falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre që me padurim prisnin magjinë e zërit të tij, e gjithashtu për të shprehur se Nexhmija gjithmonë do të mbetet në zemrat e çdo kujt, teksa fotografitë e saj lëshoheshin anash si një rrjedhë e bukur kujtimesh.

Një artist me famë ndërkombëtare që ka prekur skenat e mëdha botërore, Ramë Lahaj mu në mesin e Prishtinës të mbushur me artdashës e krijues artistik, me një qëndrim pingul në skenë e me një orkestër të tërë prapa tij, zëri i tij i cili posedonte nota të larta në çast zgjoi terqethët e qenies njerëzore që po përjetonin timbrin shkëlqyes të vokalit të tij unik, me ç’rast tingujt e këngës spanjolle u interpretuan në një mënyrë aq mbresëlënëse sa që kur zëri i tenorit arriti deri në kulm, ishte publiku ai që shikonte e dëgjonte me entuziazëm majën shurdhuese të talentit që Lahaj me një mjeshtëri madhështore e derdhte nga brendësia shpirtërore e tij.

Pas këtij interpretimi, në skenë performuan ndaras edhe dy yje botërore si baritoni Simone Piazzola dhe sopranoja Lana Kos. Piazzola i veshur në të zezë në një kostum klasik, interpretoi veprën ‘Nemico della patria’ e sopranoja Kos u shfaq me një fustan të bardhë duke dhënë një iluzion se një engjëll i bardhë sapo kishte shkelur këtë skenë magjepsëse e po këndonte pikërisht për publikun kosovar.

Sheshi kumbonte nga turma e brohoritjet e duartrokitjet e publikut që tashmë ishin bërë pjesë kyçe e çdo vepre të performuar dukë lënë gjurmë në atmosferën e krijuar kurse nuk munguan as video prezantimet e dedikuara për atdheun e mërgimtarët që shfaqeshin anash skenës e që ringjallnin kujtime e zgjonin emocione të veçanta e të ndryshme për qytetarët e Kosovës. Ndërkaq, pas përfundimit të këtyre videove që shikoheshin me admirimin e syve të pranishëm, tenori Lahaj bëri të ditur se një surprizë e vogël pas pak momentesh, nuk do të jetë më e tillë.

Përpara audiencës që nuk po ngopej dot me madhështinë e këtyre talenteve e tek të cilët gjithmonë vërehej uria e tyre për të dëgjuar hyjnizimin operistik të gërshetuar me simfoniken e Orkestrës së Kosovës, doli tenori i njohur botëror, Xhelal Bakraqi. Dëshmia se dashuria e papërmbajtur për operën e dëshira e madhe për ti dhuruar publikut tonë një natë që do ngelet në kujtesën tonë e ku harresa nuk vihej në pyetje, u shpalos mbrëmë më së miri nga vetë Bakraqi i cili pushtoi skenën me një timbër të jashtëzakonshëm, teksa duart e dirigjentit Allemando dhuronin imazhin e një dallëndysheje, krahët e të cilit përplaseshin në një harmoni të lëvizjeve të shpejta, precize e shumë delikate.

Në këtë natë e cila solli së bashku tenorin Lahaj, sopranon Kos dhe baritonin Piazzola, nuk do të kishte kuptim nëse të tretë së bashku nuk do të gërshetonin talentin e tyre në një tingëllimë të vetme e që në të vërtetë interpretimi i tyre së bashku pushtoi tërë Prishtinën duke kapluar zemrat e të pranishmëve në guaskën e ngjyrave të zërit që lehtësisht jehonte në qiellin e hapur të qytetit e depërtonin deri në mbulojën e shpirtit të publikut që kishte kohë pa dëgjuar një koncert të tillë të papërsëritshëm.

Ndërkohë, vepra e titulluar ‘O moj e bukura Arbëri’ nga Adhurim Grezda dhe Endrit Xerxa erdhi në një frymë të shumëpritur nga publiku që po adhuronte muzikën shqipe e edhe më shumë kur këndohej nga këta shqiptar të cilët prekin skenën botërore por rikthehen sërish në vendin e tyre për të performuar me sukses të plotë një program të pasur në përmbajtje e që pothuajse ulërinte në veshin e çdo kujt duke lënë momente të ngulitura thellë në shpirtin e publikut. Por kjo natë e cila në secilin moment frymonte copëza magjike, u përmbyll më herët, për arsye se tenori Lahaj në skenë bëri të ditur se dy orë para se koncerti të fillonte, nëna e tij fatkeqësisht kishe vdekur por dashuria e tij e madhe për të interpretuar para publikut kosovar nuk e ndaloi atë që të mos e anulonte koncertin.

Pas këtij lajmërimi të paparashikuar, gulçimet në publik ishin në numër të madh e lotët e tyre përcilleshin me duartrokitjet nga më të zjarrta që një njeriu mund ti përjetonte ndonjëherë në jetë. Andaj, programi i plotë i planifikuar nuk u interpretua por që ky koncert i cili filloi me emocione të hareshme e u mbyll me ndjenja të papërshkruara, vendosi përkufizimin e saktë se talenti i tenorit Ramë Lahaj kalon përtej çdo limiti e shpresa se një artist i tillë të rikthehet çdo vit në Prishtinë u vulos dukshëm në zemrën e secilës qenie njerëzore të pranishme.

Për të treguar më shumë rreth natë së mbrëmshme, për KultPlus foli tenori Xhelal Bakraqi.

“Ka qenë një natë e mrekullueshme, nuk e mbaj mend që ka pasur ndonjëherë kaq shumë njerëz në Prishtinë. Me të vërtetë ka qenë një koncert shumë i mirë andaj edhe unë u mundova ta dhuroj maksimumin nga vetja për të kënaqur të gjithë këta mysafirë sonte. Të gjitha veprat ishin të bukura sepse këngëtari e ngjall secilën vepër e edhe Orkestra më ka pëlqyer shumë. Por, në fund Lahaj na brengosi të gjithëve, por artistët gjithmonë janë pajtuar me të mirën e të keqën”, thotë Bakraqi.

Sipas tij, publiku është gjithmonë ai që lë më së shumti përshtypje sepse pa publik nuk ka performancë e tërheqja mes të dyjave është tejet e madhe.

Ndërsa, drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari për KultPlus e cilësoi këtë natë tejet të veçantë meqë për herë të parë po organizohet një festival operistik ku pjesë e tij është Filharmonia e Kosovës.

“Orkestra simfonike ka realizuar një program të larmishëm operistik dhe ajo se cka më ka bërë përshtypje është dëshmia se Prishtina e kombi ynë ka kulturë. Mbi 2,500 ulëse së bashku me shkallët e Teatrit dhe përqendrimi i jashtëzakonshëm nga orkestra e solistëve, tregon për një nivel të jashtëzakonshëm që seriozisht komuniteti artistik duhet ta ketë parasysh se tashmë mund të llogaritet një seriozitet i organizimit të koncerteve të muzikës klasike”, thotë Jashari.

Sipas tij, ajo se çfarë muzika klasike interpreton nuk është thjeshtë vetëm për 400 njerëz por për mijëra njerëz.

“Përcjellja me vëmendje e krejt publikut prezent në çdo moment dhe mos lëshimi i koncertit nga asnjë person, është arritja më e madhe krahas fillimit të një festivali mjaft të rëndësishëm e cila koincidon me fillimin e themelimit të institucionit të Operës së fundmi nga Qeveria e Kosovës”, përfundon Jashari për KultPlus.

Kjo ngjarje vjen si bashkëpunim ndërinstitucional në mes të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Filharmoninë e Kosovës. / KultPlus.com

Protestohet në Korçë kundër ardhjes së Bregoviqit

Disa qytetarë të Korçës kanë paralajmëruar protestë paqësore për të kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviq në festën e birrës, i cili u ftua nga Bashkësia e Korçës.

Sipas mediave lokale, organizatorët veçse kanë dorëzuar dokumentin në Komisariatin e Policisë që njofton për protestën që planifikohet të mbahet të dielën, njofton Klan Kosova.

“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviq në festën e birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët dhe që pritet të zhvillohet nesër”, bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës.

“Ju ftojmë të gjithë intelektualet, qytetarët nga të gjitha trojet etnike të jenë prezentë për të ndaluar këngëtarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviq. Protesta është PAQËSORE edhe e HESHTUR. Vendndodhja: katedralja ortodokse në Korçe, ditën e diel, data 08-08-2021, ora 11:00”.

Bashkia e Korçës dje gjatë ditës ka thënë se nuk do të anulojnë ftesën ndaj këngëtarit serb, përkundër reagimeve.

30 vjet nga pamja e anijes së ‘ëmbël’: Në sytë e shqiptarëve shihej uria, shpresa e konfuzioni

Nga Klevis Hoxhaj

Për shumë shqiptarë, Italia do të thoshte liri dhe shpresë për një jetë më të mirë”.

Kështu deklaronte kohë më parë, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, kur mirëpriste kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me eksodin e shqiptarëve.

8 gusht 1991. Atë ditë – tridhjetë vjet më parë – pamja e papritur e anijes “Vlora”, e tejmbushur nga njëzet mijë burra, gra dhe fëmijë shënoi një pikë kthese epokale për Italinë, shkruan në artikullin e saj “Corriere Della Sera”.

E përditshmja italiane, në vijim shkruan se në sytë e shqiptarëve shihej uria, lexohej shpresa e konfuzioni i atyre që erdhën nga një shtet i reduktuar për 41 vjet nën diktaturën buro-komuniste të Enver Hoxhës.

Në janar, raportet e para nga Tirana, duke përfshirë një nga Rai të “Isabella Stasi Castriota Scanderbeg” (i cili mbante në mbiemër lidhjen laike me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbej, i vrarë në 1468 pasi u rrek të kundërshtonte pushtimin e turqve), tregonin për një Shqipëri të rraskapitur.

Corriere përshkruan faktin se si përballja e italianëve me shqiptarët e sapoardhur ishte një “shok” i vërtetë.

“Ata nuk dukeshin sikur vinin nga disa milje detare, por nga një Itali e mjerë e shekullit më parë”, shkruan më tej e përditshmja italiane.

Marrëdhënia fillestare ishte shumë e mundimshme. Dhe me kalimin e viteve ajo gjithashtu do të përkeqësohej nga gabimet e pafalshme të kaq shumë emigrantëve të cilët, të mjerë, arkaik dhe të çmendur nga një diktaturë e izoluar nga bota, shpesh nuk respektonin as rregullat më elementare.

8 gusht 2021

Sot, lidhja që bashkon Italinë dhe Shqipërinë është më e gjallë se kurrë. Rajoni i Puglia-s dhe autoritetet shqiptare organizuan një sërë ngjarjesh për të përkujtuar zbarkimin.

Më 23 korrik, një kremtim i jashtëzakonshëm u festua në Kishën e San Nikolës, ndërsa në datat 5-8 gusht qyteti i Durrësit do të presë një ekspozitë të fotografes Eva Mexe.

Eva ishte vetëm 24 vjeç kur u ngjit në “Dolce nave” drejt Italisë, ku ajo ka jetuar që atëherë duke punuar si përkthyese dhe ndërmjetëse kulturore.

Kur 20 mijë shqiptarë iu afruan bregdetit italian, kryebashkiaku i atëhershëm i Barit, Enrico Dalvino, i priste në skelë.

Ai bërtiste: “Ata janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Ata nuk mund të kthehen, ne jemi shpresa e tyre e vetme”.

Këto fjalë janë të gdhendura aq shumë në zemrat e njerëzve të Barit saqë në vitin 2019 artistja Yasmine Pignatelli i ktheu ato në një vepër të titulluar “Ata janë njerëz”.

Për të festuar 30 vjetorin e zbarkimit, artistja krijoi një instalacion të dyfishtë në Durrës, Shqipëri.

“Ky është përfundimi i punës sime: një tingull i vetëm kaloi detin dhe asokohe dukej një pengesë e pakapërcyeshme”, shtoi Mexe.

2021…1991

“Vlora” ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar, e emërtuar prej qytetit në jugperëndim të Shqipërisë.

Më 7 gusht 1991, kur ajo u kthye nga Kuba me një ngarkesë kallam sheqeri, u sulmua gjatë zbarkimit. 20 mijë njerëz në bord detyruan kapitenin Halim Malaki, të lundronte në Itali.

Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindis-it, por sapo arriti, zëvendësguvernatori Bruno Pezzuto, e bindi kapitenin të lundronte drejt Bari-t, dhe koha e udhëtimit midis dy qyteteve u përdor për të paralajmëruar policinë dhe për të organizuar qendrat e pritjes.

Pasi “emigrantët” e pashpallur ende si të tillë mbërritën – u vendosën përkohësisht në “Stadio della Vittoria”.

Anija “Vlora” ishte episodi më i famshëm, por jo i vetmi. Pas rënies së diktatorit Hoxha në vitin 1985 situata nuk u përmirësua, dhe falë ndikimit të televizionit italian sinjalet e të cilit shkonin edhe përtej Adriatikut, duke filluar nga vitet ’90 njerëzit e parë vendosën të kalojnë detin në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Në shkurt 1991, dhjetëra qytetarë shqiptarë filluan të zbarkojnë në portin e Brindisi-t. Eksodi i parë masiv në qytet erdhi rreth 7 marsit të të njëjtit vit. /Albanianpost.com/ KultPlus.com