KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Teuta Fazliu është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Quhet Teuta Fazliu, vjen nga Bujanoci. Në vitin 2000 shkoi në Kosovë si një 18 vjeçare, nisi studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ku u shkollua me bursë. E gjithë historia e dhimbshme e sakrificës së jetuarit dhe vepruarit të shqiptarëve e ka motivuar që të mos ndalet së mësuari për shqiptarinë.
Nga viti 2005 punon në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit lokal , ne pozicionin e pestë në këtë Ministri ku dallohet për punën e saj me shumë vullnet . Teuta ishte, kandidate per deputete ne zgjedhjet e fundit me Lëvizjen Vetvendosje./KultPlus.com
Bisedë me Anton Markun, poet dhe veprimtar për promovimin e letërsisë shqipe në Austri
Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana
Mimoza
Hasani Pllana: Marrëdhëniet letrare shqiptaro-austriake prej themelimit janë zhvilluar
pa shkëputje. Meritë për këtë vazhdimësi janë padyshim shtetasit austriakë, por
edhe ata shqiptarë, që kontribuan për promovimin dhe pasurimin e vlerave
letrare të letërsisë shqipe, në këtë vend. Kjo trashëgimi e gjerë po vazhdon
edhe me punën tuaj, duke qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë, si
dhe i klubeve letrare shqiptare dhe austriake, pëmes të cilave keni arritur të
përktheni për lexuesin austriak një numër të konsiderueshëm të veprave letrare
shqipe. A mund të na flisni për trendet dhe binarët e përkthimit të letrave
shqipe, prej kohës kur jeni pjesë e kësaj fushe?
Anton
Marku: Të shkruash do të thotë të mendosh, të dialogosh me vetveten, të hysh në
thellësi të botës tënde, të komunikosh me të tjerët, të shprehesh për
realitetin objektiv dhe atë fiktiv në mënyrë artistike. Personalisht, përpos
disa sprovave, ende nuk kam filluar që aktivisht të merrem me përkthime letrare
nga gjuha shqipe në atë gjermane dhe anasjelltas. Deri para dy viteve, krijimet
e mia, qoftë në prozë apo në poezi, kam tentuar t’i përkthej dhe për shtatë
vetë, ndërsa korrigjimet ia kam besuar një autori gjermanofolës, sidomos Peter
Paul Wiplinger-it, njërit ndër shkrimtarët më të njohur austriakë, mik i
shqiptarëve dhe anëtar nderi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë
në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ (LShKShA). Në dy vitet e fundit kam filluar që
të shkruaj direkt në gjuhën gjermane dhe ato shkrime të ndryshme t’i lexoj po
në këtë gjuhë para publikut austriak. Në anën tjetër, një pjesë e
konsiderueshme e autorëve shqiptarë në Austri në dhjetë vitet e kaluara kanë
përkthyer librat e tyre në gjuhën gjermane dhe atë proces e ka bërë të mundur,
kryesisht nga Dr. Kurt Gostentschnigg, përkthyes, albanolog, poet dhe njohës
shumë i mirë i gjuhës shqipe. Një përkthyese tjetër, shumë e mirë në Austri,
është edhe Adrea Grill.
M.: Në takimet e ndryshme letrare ku ju jeni
pjesë, anëtarët e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, të PEN Klubit të Austrisë
dhe pjesëmarrës të tjerë prej komunitetit letrar nga vendet e ndryshme (pra në
takimet e zakonshme me përfaqësim shumëkombësh dhe shumëkulturor), si
vlerësohet letërsia shqipe krahas letërsive të vendeve tjera europiane, çfarë e
përafron dhe e dallon?
A.M.:
Në njëfarë mënyre autorët shqiptarë kanë sjellë risi në letërsinë austriake, si
për nga temat që trajtojnë, stili i shkrimit apo qasja ndaj fjalës së shkruar,
si shenjëzim estetik. Kjo dhe është një ndër arsyet kryesore që letërsia
shqipe, jo dhe aq e njohur në këtë shtet, po vlerësohet çdo ditë e më shumë, si
vlerë e shtuar.Me letërsinë e vendeve tjera europiane atë po e përafrojnë
harmonia mes mendimeve, larmia e narracionit, meditimi reflektiv apo mesazhi
artistik, por edhe pasuria e figurave stilistike, si metafora, simboli,
krahasimi, etj. Dallimet, kryesisht kanë
të bëjnë me faktin se letërsia shqipe që krijohet në diasporë është në një masë
të madhe patriotike, politike e me tone melankolike, e cila shumë rrallë ia ka
dalë të lirohet nga historia, temat e luftës dhe nostalgjia për ‘‘kohërat e
vjetra’’. Ajo ende po ka vështirësi që të transformohet, reformohet dhe
përshtatet me trendet dhe kahjet ligjërimore, që sot po ndodhin në letërsinë
bashkëkohore, e cila sot shkruhet shkurt, qartë; është më dinamike, më reale,
precize, shumëdimensionale, universale, më e hapur, më përparimtare dhe më
avangardiste.
M.: Bazuar në përvojën tuaj disavjeçare në
funksion të njohjes dhe promovimit të letërsisë shqipe në shtetin austriak,
cilët janë autorët shqiptarë më të lexuar?
A.M.:
Për fat jo të mirë, jo shumë shkrimtarë shqiptarë janë të përkthyer në gjuhën
gjermane dhe të njohur në Austri. Përjashtim bëjnë emrat e mëdhenj të letërsisë
shqipe, si Ismail Kadare, Martin Camaj, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Rexhep
Qosja, Fatos Kongoli, Besnik Mustafaj, Kasëm Trebeshina, Kim Mehmeti, etj. Nga
brezi më i ri njihen veprat e Lindita Arapit, Beqë Cufajt, Shaip Beqiri, Jeton
Neziraj, Ilir Ferrës, Anila Ëilms, Jeton Kelmendit, etj. M.: Si qëndrojnë marrëdhëniet tuaja me
qendrat e mëdha shqiptare, sa bashkëpunoni me organizatat simotra:
institucionet nga Kosova dhe Shqipëria? A.M.: LShKShA është bashkëthemeluese e
Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKShM), e cila u krijua në vitin
2013 dhe në kuvendin konstituiv, të së cilës
morën pjesë autorë shqiptarë nga 13 shtete të botës. Që nga ajo kohë ne
takohemi së paku dy herë në vit: një herë në Gjermani, ku gjendet dhe selia e
LKShM dhe gjatë muajit gusht në Kosovë dhe Shqipëri, përgjatë ‘‘Muajit të
Mërgatës’’. Deri më tani kemi mbajtur disa orë letrare, përurime librash,
konkurse letrare, si dhe kemi botuar disa antologji, ndër të cilat vlen të
veçohen ato për Shën Terezën dhe Gjergj KastriotinSkënderbeun. Po ashtu, edhe
pse rastësisht, e jo shumë i strukturuar, nuk mungon bashkëpunimi me Lidhjen e Shkrimtarëve të
Kosovës dhe PEN Klubin e Shqipërisë.
M.: Duke qenë se jeni poet dhe deri tani keni
publikuar disa libra me poezi, si dhe jeni përfaqësuar në disa antologji në
gjuhën gjermane, si e vlerësoni procesin e përkthimit të poezisë shqipe në
gjermanisht; sa është e vështirë dhe e mundur që të ruhet origjinaliteti i
poezisë shqipe gjatë përkthimit në gjuhën gjermane?
A.M.: Procesi i përkthimit në cilëndo gjuhë
është sa specifik aq dhe kompleks. Përkthyesi duhet të jetë njohës shumë i mirë
i të dy gjuhëve, mundësisht të jetë edhe vet krijues, t’i mbetet besnik sa më
shumë që është e mundur orgjinalit, por dhe t’i japë vetes lirinë që të përdorë
nuanca dhe variante alternative gjuhësore, që do ta pasuronin veprën, gjithnjë
pa rrezikuar që të humbet kuptimi i saj. Konsideroj se një ndër të tillët ishte
dhe tashmë i ndjeri Hans-Joachim Lanksch, që ka realizuar përkthime në
gjermanisht të shumë autorëve të poezisë shqipe. Ajo çfarë në asnjë rast nuk do
të duhej të ndodhte është përkthimi i drejtëpërdrejtë, fjalë për fjalë, i një
teksti nga një gjuhë në tjetrën. Edhe mua më ndodh, që të kem përshtypjen se
ndonjë nga poezitë e mia të shkruara në gjuhën amtare nuk e kanë fuqinë e
njëjtë të shprehjes, estetikën, ngjyrën, tingullin dhe elegancën e njëjtë në
gjuhën gjermane. Ajo, që në këto raste bëj është të lëviz apo zhvendos ndonjë
fjalë, të shkurtoj apo zgjas ndonjë varg, apo dhe të përdor ndonjë sinonim, në
mënyrë që në gjuhën tjetër krijimi të jetë sa më i kuptueshëm për lexuesin.
M.: Meqë janë disa vite që jetoni dhe veproni në
Austri, si i vlerësoni marrëdhëniet shiptaro-austriake nga fusha e
Albanologjisë dhe Filologjisë? Cilat janë ngjarjet dhe emrat më të spikatur
austriakë, që gjatë historisë kontribuan në këto dy fusha për ndërtimin e urave
në mes dy kulturave?
A.M.:
Albanologët gjermanofolës, sidomos ata nga Austria ishin prijetarë të shkencës
së albanologjisë, filluar nga Johannes Georg von Han, Gustav Mayer, Norbert
Jokli, Franz Nopsca, Maximilian Lambertz, etj. Që në vitet e hershme të shk
XVIII, ata treguan interes të jashtëzakonshëm, për gjuhën dhe kulturën shqipe,
duke botuar studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes; kërkime
gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes. Po ashtu, një numër i madh
i albanologëve të shquar shqiptarë, po ashtu studiuan në Austri. Ndër ta, si më
të shquarit, dallohen: Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Pekmezi, etj. Në lidhje
me këtë temë, përmes hulumtimeve dhe shkrimeve të paraqitura në disa të
përditshme tona, kontribut të madh është duke dhënë publicisti Hazir Mehmeti, i
cili ka vite që jeton në Vjenë.
M.: A
mund të na thoni çfarë jeni duke punuar aktualisht në funksion të njohjes së letërsisë shqipe nga
lexuesi austriak?
A.M.:
Me themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
‘‘Aleksandër Moisiu’’, në vitin 2011, krijuesit shqiptarë në Austri, më në fund
arritën të kenë: një adresë të tyre, një emër, një shenjë dalluese, një ‘‘kulm
mbi kokë’’, qoftë ai dhe virtual. Lidhja u vu në jetë nga entuziazmi i
themeluesve të saj dhe për një periudhë të shkurtër kohore arriti që të
identifikojë, anëtarësojë mbi 30 krijues/e nga të gjitha rajonet e Austrisë. Në
dy vitet e para të veprimtarisë së saj u organizuan më se 20 orë letrare në
gjuhën shqipe, jo vetëm në Vjenë, por dhe në qytetet të tjera, si Linz, Graz,
Salzburg, Wiener Neustadt, Baden, Kapfenberg, Knittelfeld, etj. Nga viti 2013
orët letrare, tashmë mbahen në të dy gjuhët, atë shqipe dhe gjermane. Që nga
ajo kohë, anëtarët e Lidhjes kanë botuar mbi 40 libra individualë, ndërsa u
publikuan edhe dy antologji të përbashkëta, po ashtu në të dy gjuhët ‘‘Illyrcum
1’’ dhe ‘‘Illyricum 2’’. Në anën tjetër u vendosën, u thelluan kontaktet dhe
bashkëpunimi me shtëpi botuese, institucione shtetërore, organizata
joqveritare, etj. LShKShA qëllim parësor ka promovimiin e kulturës, e sidomos
artit dhe letërsisë shqiptare në Austri, si dhe krijimin e urave të miqësisë me
autorë vendas dhe të huaj që jetojnë në këtë vend. Që nga viti 2013 marrim pjesë në
manifestimet ‘‘Javët e Integrimit në Vjenë’’ dhe në ‘‘Muajt e Kulturës
Shqiptare në Austri’’, madje duke organizuar orë letrare në gjuhën gjermane, e
në të cilat ftojmë autorë gjermanofolës dhe me prejardhje të huaj, të cilët
jetojnë në këtë shtet mik.
Anton MARKU, u lind më 1971 në Gjakovë. Shkollën fillore, të mesme dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike ‘‘Bajram Curri”-dega gjuhë dhe letërsi shqipe, e mbaroi në Gjakovë. Studimet Universitare i përfundoi në Prishtinë, ndërsa në Vjenë përfundoi studimet master në shkencat politike. Jeton dhe punon në Austri, ku është anëtar i PEN Klubit të Austrisë, i shoqatës ‘‘IG-Autorinnen und Autoren’’, këshillit redaktues të revistës ‘‘Ëords and Ëorlds‘‘, i klubit letrar në Vjenë ‘‘Der Kreis’’, i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në Vjenë, i Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve IËA Bogdani etj. Ka botuar libra me poezi në gjuhën shqipe, disa prej të cilëve janë përkthyer edhe në gjuhën angleze, gjermane, ruse, arabe, kroate dhe rumune./KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Mimoza Çaça është një ndër 21 zonjat që
do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan
KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Mimoza Çaça, administratore e kompanisë Mireli , është një histori e vërtetë suksesi në prodhimin e bulmetit të shijshëm e shumë cilësor . Aktiviteti i cili ka 27 vite në treg, përfshin të gjithë ciklin nga grumbullimi i qumështit, konservimi dhe përpunimi, stazhionimi dhe tregtimi i nënprodukteve finale.
Grumbullimi i qumështit bëhet
tek 1500 fermerë të ndarë në disa komuna te vendit Mireli
ka mbushur 27 vite, plot sakrifica , vështirësi dhe suksese.
Janë suksese që se Mimoza i
lidh ngushtë me familjen dhe përkushtimin që të gjithë kanë
patur për të shërbyer dhe për ta rritur biznesin çdo ditë
Tanimë gjërat kanë ndryshuar
shumë në të mirë të të gjithë familjes Çaça!
Investimet cilësore e kanë bërë punën e tyre shumë më të
thjeshtë dhe prodhimet shumë më cilësore.
Konsolidimi i biznesit ka kaluar përmes hapave të vazhdueshëm investuese në ambientet e zhvillimit të aktivitetit, në makineri, pajisje dhe linja të tjera prodhimi duke siguruar kapacitete të larta përpunuese dhe produkte të standarteve të larta. Aktiviteti përfshin të gjithë ciklin nga grumbullimi i qumështit, konservimi dhe përounimi, stazhionimi dhe tregtimi i nënprodukteve finale./ KultPlus.com
Në Ditën Ndërkombëtare të Të Drejtave të Njeriut, mw 10 dhjetor, me fillim nga ora 20:00 vjen një shfaqje “Ofshamë” me koncept dhe regji nga Burim Baftiu dhe Erson Zymberi, në Teatrin e Gjilanit.
Shfaqja është prodhim i
Organizatës Joqeveritare “Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes”
– ANP – Gjilan.
Shfaqja është një zë, një thirrje a një reflektim i shoqërisë tonë mbi rrugën, vështirësitë dhe gjendjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe fatin e njerëzve të pagjetur. Një ëndërr e tyre. Një ankth bashkë me një ofshamë në fund. Një dashuri e humbur. Një e vërtetë dhe një dhimbje e madhe. Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Albina Azemi, Albina Murtezi, Antigona Murtezi, Arlind Mustafi, Armend Dushica, Aurora Ismajli, Bekim Sopi dhe Ipek Mustafa. /KultPlus.com
Gjithmonë gjërat e fshehura zgjojnë kërshërinë, sikurse ato të ndaluarat. Njeriu bën çmos që të zbulojë çfarë fshihet prapa perdeve, çfarë është ajo që s’e lënë të shihet apo që e bëjnë të ndaluar. Dhe, në momentin që e sheh atë për të cilën digjet nga kërshëria, o mund të fascinohet o mund të dëshpërohet!
Kohët e fundit i tillë është filmi “Joker” diku i ndaluar, diku i fshehur – ai ka zgjuar kërshërinë e atyre që s’e kanë parë, derisa i ka pataksur ata që e kanë parë.
Filmi “Joker” është bërë i famshëm në pothuaj pjesën më të madhe të botës. Deri më tani ai ka arritur të arkëtoi mbi 1 miliardë dollarë duke rrëzuar shumë filma tjerë nga froni. Megjithatë, nëpër disa vende të botës është anuluar me arsyetimin e autoriteteve se përmban nivel të lartë të dhunës, pra ka skena të dhunshme brenda tij që s’janë të përshtatshme, veçanërisht për adoleshentët dhe personat e ndjeshëm.
Përgjithësisht,
kritika e vlerësoi si një film të suksesshëm, por megjithë vlerësimet e mira
nga kritikët dhe nga publiku që mori, “Joker” vazhdon të prodhojë debat të
madh, bazament i së cilit është pyetja, “a është ky film i rrezikshëm për shoqërinë?”
Para se të bëjmë
përpjekje për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, duhet theksuar se sa i përket
realizimit artistik “Joker-i” qëndron në nivelin më të lartë. Gjithë puna e
jashtëzakonshme vjen në saje të përkushtimit të regjisorit Todd Phillips, kastës
së aktorëve, e veçanërisht aktorit kryesor Joaquin Phoenix që luan rolin e
Arthur Fleck-ut, pra të “Joker-it”, i cili u vlerësua me notat më të larta për aktrimin
gjenial. Madje, vlen të theksohet edhe sakrifica e tij për të dalë sa më mirë –
ai humbi mjaft kilogramë si dhe studioi sëmundjen nga e cila vuan Fleck-u për të
dhënë një tablo tamam të një sëmuri mental që qesh me të madhe kudo, edhe në
ambiente dhe raste kur s’ka gjë për të qeshur.
Këtu edhe
mund të nis rreziku i ndikimit, sepse “Joker-i” si një njeri krejt i pafajshëm
në fillim, kalon nëpër situata të pakëndshme, gjersa rrethi e përbuz dhe e nënçmon
pa e kuptuar hallin e tij, pa u përpjekur t’ia kuptojë dëshirën e tij të madhe
– të bëhet një kloun i njohur në qytetin e tij, Gotam. Në vazhdim të filmit,
ashtu lehtazi, ai kryen një sërë krimesh duke u hakmarrë në njëfarë mënyre ndaj
këtij rrethi ku ishte katranosur. Këtu ai s’e kursen madje as të ëmën e tij nga
e cila dëshpërohet kur merr vesh se ajo e paskësh gënjyer. Kemi të bëjmë me
shndërrimin e heroit në anti-hero; “Joker-i” është film modern që nuk përfill
skemën bazike të filmave të vjetër, ku heroi kryesor duhet të jetë ai që bën
vetëm gjëra të mira, është çdoherë pozitiv dhe audienca duke e parë atë merr
shembull dhe përpiqet t’i përvetësojë virtytet e tij.
Në
modernitet i iket kësaj; aty bëhet përmbysja strukturale, dhe nuk merret
parasysh skema klasike e Aristotelit dhe katarza e tij që arrihet duke parë
ngjarjet nëpër të cilat kalon heroi kryesor dhe duke parë së fundmi fatin e mirë
që e përcjell atë – publiku spastrohet shpirtërisht. A ka katarzë në
modernitet? Dhe, a mund të ndjenë publiku katarzë në filmin “Joker”?
Skenat e
dhunshme në “Joker” përshkruhen në atë mënyrë, saqë të nguliten mirë në kokë. Kështu
është krijuar një sasi e madhe ankthi dhe tmerri. Arthur Fleck-u jeton në
qytetin Gotam bashkë me nënën e tij, në situatë të vështirë sepse i takojnë
shtresës së ulët të shoqërisë. Ëndrra e tij madhore është të bëhet një ditë
kloun i njohur. Për t’i hyrë kësaj rruge ai drejtohet tek shou-meni Murray
Franklin, rolin e të cilit e luan aktori i famshëm Robert De Niro. Por sikurse
nga i gjithë rrethi, ai poshtërohet e s’merret seriozisht as nga Franklini.
Pasi i vuan tërë këto, Arthuri plogështohet, thyhet shpirtërisht dhe bëhet tip
i dhunshëm gradualisht. Për Arthurin jeta dhe vdekja bëhen njëjtë, ai ka
krijuar në shoqërinë e sëmurë, portretin e një të çmenduri. Por a është ai vërtet
i tillë?
I parë nga kënde
dhe interpretime të ndryshme, “Joker-i” mund të konsiderohet si film që trajton
fatin e një individi që thellohet në krizë ekzistenciale; personi i Arthurit
mund të shihet si distopik, një njeri që ka probleme të ambientohet në shoqëri dhe
meqë s’arrin se s’arrin – bëhet i dhunshëm, del kundër saj.
“Joker-i” përgjithësisht
mund të thuhet se është film i errët, i mbushur me humor të zi dhe sarkastik ndaj
shoqërisë materialiste që s’i kushton vëmendje individit, madje e përbuzë. Dhe është
pikërisht shoqëria që e krijon njeriun-monstrum, siç ndodh me Arthurin që gjakftohtë
vret këdo që i del përpara dhe e pengon – mjafton që në duar ka një revolver.
“Joker-i” i
regjisorit Phillips është triller psikologjik që glorifikon dhunën dhe ndez
edhe ndjenjat më të thella të publikut sado të çuditshme qofshin ato. Sepse
Arthuri zbavitet duke vrarë njerëzit rreth tij, ai në njëfarë mënyre arrin të bëhet
klouni që ëndërronte të ishte – vetëm se në rrethana tjera. Ai ka në kokën e
tij hakmarrjen, është i vetëdijshëm por aq i bën. Ai s’nguron t’ia vesh fytyrës
ca plumba shou-menit pasi që ky ishte tallur duke lëshuar një video të tij pa e
pyetur, as djelmoshave në tren që e rrahin brutalisht dhe e tallin me ta parë
qeshjen e tij të pakontrolluar. (Edhe atyre u jep plumba dhe i vranë), madje
s’i shpëton as tipi që i pati dhënë armën, këtë të fundit e masakron me një
thikë. Pyetja që do të shtrohej në këtë rast, do të ishte: Në raste të tilla përballë
padrejtësive njerëzore dhe margjinalizmit a është i pashmangshëm krimi?
Jeta është e
vështirë dhe e ashpër, por a është kjo arsye e mjaftueshme që të shkohet aq
larg sa për t’i dëmtuar dhe vrarë njerëzit e tjerë?
Arthuri në
fillim shfaqet taman tip religjioz kur vetëm përpiqet të jetoj në mënyrën e tij
pa shqetësuar askënd dhe duke u besuar plotësisht njerëzve, nënës e terapeutes
së tij. Por, ai bëhet barrë për të gjithë, mandej tallet dhe rrihet qysh nga
djelmoshat e këqij në skenën e parë e tutje.
“Joker-i” është
thirrje për gjithë njerëzimin që të reflektojnë. Ai bën thirrje që të dëgjohet
zëri i secilit njeri nga shoqëria; personazhi i Arthurit bjen ndesh me këtë
psalm të Biblës ku thuhet: “Zoti është afër zemrës së thyer dhe shpëton ata që
janë të shtypur”. Sepse njeriu në pamundësi për të qenë i duruar dhe për t’u përballur
me problemet braktis predikimet fetare dhe merr vet punën në dorë – duke bërë zgjidhjen
(me raste duke përdorur dhunën) e tyre.
Në fund kemi ardhur në përfundim se “Joker-i” nuk është bërë rastësisht kaq i famshëm dhe i përfolur në mbarë botën. Ai është një kryevepër, një realizim i përsosur artistik, me tematikë shoqërore delikate dhe mjaft aktuale. Arthuri është zëri i shumë njerëzve të persekutuar, të vetëm, të braktisur nga çdo mëshirë, të përbuzur dhe të flakur tej shtresave të larta të shoqërisë./KultPlus.com
Së shpejti në skenën e Teatrit “Dodona”, në Prishtinë do të ngjitet komedia e Ag Apollonit “Mat”
Regjinë është duke e bërë Ben Apolloni, kurse në dy rolet e kësaj komedie do të paraqiten aktorët: Brahim Basha, në rolin e Matit dhe Adelina Halitjaha, në rolin e Vdekjes. Kurse kostumet do t’i realizojë Egzon Kazagaqi.
Komedia “Mat” është një rrëfim për një burrë që takohet me vdekjen e tij.
“Mat” është një komedi përplot situata komike, dialogë shumë inteligjentë e përplot humor, që jep mundësi të jashtëzakonshme për aktorët për të shfaqur aftësitë e tyre interpretuese por edhe mundësi leximi kreativ nga regjisorët.
Provat për këtë shfaqje kanë filluar qe disa javë dhe së shpejti pritet premiera në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Realizimi i shfaqjes është përkrahur nga MKRS dhe Komuna e Prishtinës.
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Ilmira Lika është një ndër
21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian
Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Ilmira Lika
Ilmira Lika – Drejtoreshë Ekzekutive në RTV Teuta Ulqin –Mali i Zi
Nga mosha 18 vjeçare nisi karrierën medatike ne Radio Televizionin e Malit të Zi në
emisionin e vetëm në gjuhen shqipe të asaj kohe. Punoi si gazetare në
këtë media në viset ku jetojne shqiptarët deri në 2004 dhe
gjithmonë spikati për dëshirën për të bërë më të mirën në profesion.
Në 2004-2011 ka punuar në RTV Teuta ne Ulqin, në 2008-2013, u zgjodh në detyrën e këshilltares së Kuvendit te Komunës së Ulqinit pranë, FORCA. Nga viti 2013 ushtron detyrën e drejtoreshës ekzekutive dhe kryeredaktores së RTV Teuta në Ulqin , media që emiton 80% program në gjuhën shqipe dhe 20% në gjuhë e tjera. Televizioni ka përmbajtje të ndryshme, kurse qëllimi kryesor është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe vlerave kombëtare . Shquhet si aktiviste me vlera në të gjitha poblematikën sociale ne qytetin e Ulqinit dhe jo vetëm. /KultPlus.com
Ylli Baka e Era Rusi sapo kanë publikuar një këngë me dedikim për tërmetin e fundit në Shqipëri, dhe të gjitha të hyrat nga ky projekt do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti, shkruan KultPlus.
Muzika e kësaj kënge është punuar nga Klodian Qafoku, me tekst të Arben Duka,
kurse video është realizuar nga MAX Production.
Pas tërmetit në Shqipëri ku vdiqën dhjetëra qytetarë dhe u rrënuan shumë objekte
kolektive dhe shtëpi, ka pas shumë iniciativa për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti,
duke përfshirë edhe artistët.
Mirëpo, kënga “Në emër të shpresës”, është kënga e parë që i dedikohet kësaj
katastrofe natyrore.
Të gjithë ata që klikojnë në këtë video, kanë shansin të ndihmojnë për të prekurit nga tërmeti, pasi që me klikun e tyre rriten edhe fondet nga kjo këngë./KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Elvira Shkurti është një
ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian
Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Elvira Shkurti
Elvira Shkurti Mjeke
kardiologe në një qytet përralle sic është Pogradeci ku ajo për mbi 35
vite i ka shërbyer me devotshmëri e kujdes absolut! Ndaj dhe qyteti i
liqerit kur përmendet dr Elvira thonë: e ka bekuar Zoti …është e
mrekullueshme! Ja cdo të thotë të jesh një mjeke e përkushtuar në kujdes të
pacientit, ata dinë të vlerësojnë !!! Pacientin e ka idhull. Respekti ndaj tij,
komunikimi me qetësi, durimi dhe maturia e kanë afruar shumë me të dhe me
profesionin. Gjithnjë ka bërë maksimumin që i sëmuri të sqarohet dhe të
këshillohet për sëmundjen e tij. Por duhet të jesh edhe psikolog, edhe
sociolog, por edhe i ndjeshëm që të dish edhe kushtet sociale në të
cilat ndodhem një pjesë e pacientëve, sidomos ata që jetojnë në fshat.
Vështirësitë në rrethet e vogja janë të mëdha, Kardiologu mbulon të
gjitha hallkat e shërbimit (vizita në poliklinikë, ndjekja e të sëmurëve
në spital, pritja e të sëmurëve në urgjencë, dhe shpesh edhe vizita në
familje). Por për respektin që ka ndaj të sëmurit, humanizmit, durimit
dhe qetësisë që e karakterizon, i ka kaluar këto vështirësi. Por ka patur edhe
raste të trishta,që e kanë mërzitur dhe i kanë dhënë emocione
negative. Këto raste kanë qënë edhe mësim për Doktoreshë Elvirën.
Mbështetje e madhe në
punë e saj, ka qënë , familja dhe bashkëshorti i saj, Pirro dhe ai
nga bota e mjekësisë ne profesion si Farmacist.
Dr. Elvira, është një nënë e lumtur e dy djemve shumë të mbarë dhe të zotë që punojnë dhe jetojnë në SHBA dhe që kane arritur sukses absolut. Nipi dhe mbesa e saj , Mathias dhe Maribella i japin forcë që të jetë ende e vlefshme për pacientët e saj. /KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Homazh e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Merita Çoçoli është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Merita Çoçoli
Nga viti 1995, jeton me familjen e saj në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, ku nisi karrierën si gazetare e kulturës, skenariste dhe regjisore e disa dokumentarëve televizivë që janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare.
Në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë Programi në Gjuhën Shqipe, për 25 vjet ndjek dhe promovon kulturën shqiptare, nëpërmjet kronikave të lajmeve, reportazheve dhe emisioneve në Studio, të cilat kapin shifrën e mbi 700 premierave në vazhdimësi.
Është shefe e Departamentit të Filmit artistik, dokumentarit, dokumentareve tëpërpunuara dhe Teatrit. Tashmë ka nisur një cikël të riemisionesh TV Arkiv, ku çdo të Premte shfaq, për here të parëarkivin e televizionit në gjuhën shqipe qe nga viti 1968.
Është ideatore dhe pjesë e bordit të Festivalit Teatror “Akt Fest” që mbahet çdo vit në Shkup. Festivali shpërblen aktorët më tëmire profesionistë Shqiptarë nga të gjitha trevat shqipëfolëse,për krijimet e tyre gjatë vitit. Pa lënë edhe aktrimin ajo realizon filma dokumentarë me një gjuhë bashkëkohore, ku ngjarja realizohet nga aktorë, filma që mbështeten financiarisht nga Fondi i Filmit të Maqedonisë. Filmi i fundit me regji dhe skenar të Mertita Çoçolit kishte premierën në Shkup.
Filmi tiullohet“Nezo” dhe flet për luftën e Kosovës parë nga këndvështrimi human i popullsisë civile, e cila vuan pasojat e rënda të luftës. “Luftës i vjen erë çnjerëzimi”, është mesazhi që Merita Çoçolipërcjell në filmin dokumentar .
Me zërin e saj të veçantë, paraqitjen që nuk njeh moshë dhemprehtësinë e vëzhgimit, Merita Çoçoli është një personalitet iartit dhe kultures shqiptare. .KultPlus.com
Forumi për Lidership dhe Demokraci ka lansuar projektin ”Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes”, projekt i mbështetur nga Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kosovë – GIZ.
Njomza Emini, në cilësinë e
themelueses së Forumit për Lidership dhe Demokraci, shpalli të hapur këtë
projekt në prezencë të përfaqësuesve diplomatikë, pjesëmarrësve nga shoqëria
civile dhe institucionet vendore, mediet dhe përfituesve, gra dhe vajza, të
këtij projekti.
Ajo u shpreh e lumtur për lansimin
e këtij forumi, i cili do t’i shërbejë barazisë gjinore në vend, ndërkaq
falënderoi përzemërsisht të gjithë ata që iu bashkuan kësaj nisme.
Në fjalën e tij, Ambasadori
Gjerman në Kosovë, Christin Heldt, inkurajoi pjesëmarrëset për ngritjen e tyre
profesionale, duke theksuar se barazia gjinore është parakusht për zhvillimin e
shoqërisë në Kosovë.
Gjithashtu, në cilësinë e
panelistësve, mbi sfidat që hasin gratë dhe vajzat në përfshirjen e tyre në
vendimmarrje në Kosovë, pikëpamjet dhe përjetimet e tyre i ndanë edhe Albulena
Haxhiu nga Lëvizja Vetëv, denosje, kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati dhe Merita
Limani, hulumtuese për çështje gjinore.
Pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e aktiviteteve të ngjashme nga ana e Forumit për Lidership dhe Demokraci, që roli i vajzave dhe grave të jetë edhe më tepër i pranishëm në shoqëri, sidomos në funksione vendimmarrëse./KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Homazh e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Anila Kalleshi është një
ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian
Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Mbrëmjen Homazh në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Anila Kalleshi themeluese dhe drejtuese e Anila Kalleshi Center presidente e “Albanian Lifestyle Medicine Association”
Anila
Kalleshi prej vitesh ushtron profesionin si dietologe klinike dhe
drejton qendrën “Anila Kalleshi Center”. Eshtë qendër me eksperiencë
22-vjeçare, e cila ka sjellë rezultate të mrekullueshme ku dëshmitarë janë vetë
klientet të cilat kanë qenë dhe janë mjaft të kënaqura nga transformimi që kanë
pasur. Rezultatet pozitive të klientëve që zgjodhën të humbnin peshë nëpërmjet
seancave në “AKC”, ishin arsyeja pse Anila kurrë nuk u dorëzua por
vazhdoi te ecte , duke bërë që sot “Anila KalleshiCenter” të gëzojë
një vend të veçante në tregun shqiptar.
Eshte antare e “L’associazione Italiana di Dietetica e Nutrizione Clinica (ADI)”, anëtare e “British Dietetic and Nutrition Association (BDNA)”, anëtare e “European Confederation of Dietetic Association (ECD)”, anëtare e “American Dietetic and Nutritionist Association”, anëtare e “Academy of Nutrition and Dietetics”, anëtare e “ILMA ” dhe LMGA Lifestyle Medicine Global Alliance dhe presidente e “Albanian Lifestyle Medicine Association”./KultPlus.com
Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula është duke organizuar mbrëmjen e madhe të bamirësisë, pas goditjes së fundit të tërmetit në Shqipëri, shkruan KultPlus.
Mula ka
njoftuar për KultPlus se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për këtë
koncert bamirësie, ku janë të ftuar të gjithë artistët e të gjitha fushave, të
cilët mund të performojnë në fusha të ndryshme.
Koncerti do
të mbahet më 8 dhjetor, në ora 17:00, në Sallën Koncertale të Kishës Ortodokse
në Tiranë.
Me kauzën “Artistët e bashkuar në një zë”, bëhet thirrje që të gjithë artistët shqiptarë kudo janë, ti përgjigjen kësaj ftesë. /KultPlus.com
Sapo është publikuar lista e filmave në Sundance Film Festival, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, dhe pikërisht në këtë garë është edhe filmi i regjisorit shqiptar Visar Morina, i cili në këtë festival do të prezantohet me filmin e metrazhit të gjatë “Exil”, shkruan KultPlus.
Filmi rrëfen tregimin e
Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i
diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të
identitetit.
Filmi “Exile” i skenaristi
dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin
prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili
fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.
“Exile” është bashkëprodhim
në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika
i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und
Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter,
Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages,
German Federal Film Board.
Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi./KultPlus.com
Sapo është publikuar lista
e filmave në Sundance Film Festival, një ndër festivalet më të rëndësishme të
filmit në botë, dhe pikërisht në këtë garë është edhe filmi i regjisorit
shqiptar Visar Morina, i cili në këtë festival do të prezantohet me filmin e
metrazhit të gjatë “Exil”, shkruan KultPlus.
Filmi rrëfen tregimin e
Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i
diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të
identitetit.
Filmi “Exile” i skenaristi
dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin
prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili
fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.
“Exile” është bashkëprodhim
në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika
i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und
Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter,
Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages,
German Federal Film Board.
Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi./KultPlus.com
Gjatë ditëve të panairit të Librit, me Agronin na u desh të shkonim në promovimin e një autoreje të re shqiptare. Me qetësinë e tij, me një kujdes të admirueshëm profesional, Agron Tufa i bëri një analizë të hollësishme librit poetik që na kishe mbledhur, e tillë, që nuk mund të ishte e një njeriu që ishte në nxitim e sipër për të ikur.
Ajo ishte edhe hera e radhës kur u rrokëm përqafe, por jo e fundit. Ne e përzumë Agronin me heshtjen tonë. Tani po flasin shumë, dhe mirë bëjnë, por kur Agroni kërcënohej, fyhej, poshtërohej nga po ata njerëz që nuk kursejnë askënd, nga po ato puseta me imunitet shtetëror shpesh, ku ishim ne? Agron i dashur, bëre shumë mirë, ne jemi mësuar ta përzëmë me shkelma “Mendjen” nga Shqipëria. Europa është atdheu i Lirisë, Shqipërinë më parë duhet ta pastrojmë nga AntiLiria, por kur?/KultPlus.com
Premiera e shfaqjes së balerinit dhe koreografit të njohur Eno Peçi “Exil” do të shpaloset nesër, dhe për të folur rreth saj sot është mbajtur një konferencë për medie në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.
Situata
socio-ekonomike në vendin tonë është mjaft e rënduar dhe kohët e fundit kemi
qenë dëshmitarë të braktisjeve të mëdha të vendit, kryesisht nga të rinjtë, dhe
me synimin e njëjtë, një perspektivë në vendet tjera.
Dukuritë negative
u kanë shërbyer artistëve për t’i përdorur në veprat e tyre artistike, në mënyrë
që t’i sensibilizojnë njerëzit që të përballen me problemet deri në zgjidhjen e
tyre.
Në skenën e
Teatrit Kombëtar së fundmi ka zbarkuar balerini dhe koreografi i njohur nga
Shqipëria Eno Peçi i cili ka kohë që jeton dhe vepron në Vjenë, ndërsa lëviz nëpër
teatrot më të njohura botërore me shfaqjet e tij.
Qëndrimi në
Kosovë për të është eksperiencë e veçantë, sikurse edhe për balerinët të cilët
kanë pasur rastin të mësojnë dhe të bashkëpunojnë me të.
Në konferencën
e sotme përveç Peçit ishin prezent edhe tre balerinë të cilët folën para
audiencës për shfaqjen dhe bashkëpunimin me koreografin Peçi.
Ushtruesi i
detyrës së Drejtorit të BKK-së Kreshnik Musolli hapi konferencën duke dhënë
disa detaje për shfaqjen, teksa falënderoi bashkëpunëtorët për realizimin e
“Exilit”. Pastaj prezantoi autorin Peçi, i cili e tregoi në pika të shkurtra
historinë e shfaqjes.
“Shfaqja
quhet ‘Exil’, dhe historia bazohet në vitet ’97 dhe ‘98 në ngjarjet që kanë
ndodhur në Shqipëri. Por kjo nuk është autobiografia ime.
Janë dy
familje të ndryshme me probleme për shkak të situatës socio-politike, janë
shqetësimet dhe përpjekjet për t’i dërguar fëmijët diku tjetër ku kanë një të
ardhme më të mirë” shpjegoi ai.
“Bashkëpunimi
me balerinët kosovarë ka qenë fantastik, për ftesën që më bëri Teatri unë
zgjodha “Exilin” sepse është diçka që u përket të gjithë shqiptarëve anembanë
botës, pavarësisht se unë për bazë kam marrë vitet ’97 dhe ‘98, periudha kur
kam lënë Shqipërinë. Prandaj mendova se kjo pjesë do t’i përshtatet shumë
Baletit të Kosovës”, tha ai.
Duke folur për
kualitetin e shfaqjes, ai u shpreh se kanë punuar aq shumë, saqë s’mund të
merret me mend.
“Kemi punuar
nga mëngjesi në darkë duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe të përkushtuar.
Unë lëviz nëpër shumë teatro nëpër botë, por jam mahnitur nga puna e këtyre balerinëve
dhe nga ky proces ata kanë arritur një kualitet që krahasohet padiskutim me teatrot
tjera të botës dhe me kënaqësi do të merrja edhe një ofertë tjetër për të bashkëpunuar
me këta balerinë”, tha ai.
I pyetur për
kushtet në të cilat kanë bërë prova dhe kanë punuar, ai shprehu indinjatën e
tij.
“Kushtet janë
të mjerueshme, dhe është vështirë të punohet kështu. Si balerinë ne duhet të
ushtrohemi gjatë tërë ditës, e kemi procesin e punës sonë që është mjaft i
komplikuar dhe kushtet e mira janë të domosdoshme për një balerin”, potencoi
ai, duke marrë shembull një rast kur balerinët ishin veshur me xhupa për shkak
të ftohtit të madh që mbretëronte në Teatër.
“Në ditën e
parë të provave pashë gjithë balerinët me xhupa, ata po rrinin ashtu derisa e
mora vesh që ishte akull ftohtë dhe uji që rridhte në bodrumin e Teatrit s’e
lejonte të hapej sistemin e ngrohjes. Këto kushte më befasuan dhe më erdhi keq
për balerinët që s’mund t’i kryenin punët që kishin ndërmend”, u shpreh ai.
Megjithatë,
provat për shfaqjen kanë shkuar mirë dhe prezenca e Peçit ka ndikuar mirë tek
balerinët të cilët u shprehën të ngazëllyer për rastin që të bashkëpunojnë me të.
Balerini
Mehmet Bikliqi tregoi përvojat e tij duke e quajtur eksperiencën e jashtëzakonshme.
“Ka qenë një
eksperiencë e jashtëzakonshme edhe nga ana teknike edhe nga ana artistike,
faktikisht ne kemi punuar me këto stile dhe mënyra e shpjegimit të Enos nuk ka qenë
vetëm koreografi por edhe shkollë për neve që e kemi përfituar gjatë këtij
procesi. Eno ka dhënë më shumë sesa e ka pasur për detyrë. Stili i tij ka disa
specifika të cilat ai i ka shpjeguar me një gatishmëri të lartë, edhe si janë
edhe si duhet t’i bëjmë këto stile.”
Ka qenë gjithçka
për neve, shkollë dhe shfaqje, Eno na ka involvuar në konceptin e kësaj
shfaqjeje dhe i gjithë ekipi këto ditë është duke jetuar me shfaqjen” u shpreh
Bikliqi.
Edhe
balerini tjetër Fatmir Smani u shpreh i kënaqur me përfshirjen në këtë shfaqje.
“Sot e kësaj
dite shqiptarët shohin mundësinë për të ikë jashtë vendit, andaj e kemi pasur të
lehtë të futemi në shfaqje, sepse e kemi ndjerë atë sikurse dhe ndjenjën e një
të riu që i duhet të ikë jashtë. Eno ka qenë transparent dhe puna ka shkuar në
përgjithësi mirë. Kemi punuar shumë që të dalim sa më mirë para publikut”,
potencoi Smani.
Edhe balerini
Sead Vuniçi potencoi se puna me Enon ka shkuar mirë dhe se ata kanë mësuar shumë
prej tij për t’u ngritur në karrierën e tyre profesionale.
Shfaqja do të mbahet nesër dhe pritet të ketë interesim të madh nga publiku për shkak të tematikës sociale dhe aktuale për kohën tonë, megjithëse ngjarja për bazë ka vitet e shkuara. /KultPlus.com
Gjithmonë e dashuruar Në njeriun e fortë e të fuqishëm Në të pashmin mbështjellë me ngjyra stinësh gjithë sharm Në burrin që qesh me mua e për mua qan Në të mirin, në më të bukurin djalë.
E dashuruar përherë Në të dashurin plot mirësi, butësi e mençuri Atë që dhe deti e ka zili për thellësinë e mendjes së tij.
Ah! Sa e dashuruar jam! Në njeriun që për mua rrokullis dhe malet Që botën të vogël ma bën sa një yll majë gishti E trupin lart në qiell ma dërgon me puhizën e fundit të para agimit.
Ai nuk ma trazon shpirtin udhëve të të dëshpërimit As kthinave të gënjeshtrës, As momenteve të pendimit. Në errësirën time më sheh veç si rrezullim drite Jam muzë e tij! E vetmja dashuri. E vetmja dhimbje.
Ai nuk pranë të bëj çdo gjë! Çdo gjë! Nuk lë gjë pa bërë për mua.
E dashuruar! Ah! Gjithmonë e dashuruar Në burrin që nuk e njoha Kurrë./KultPlus.com
“The Grand Gelinaz Shuffle” është gara e madhe e
gastronomisë që po zhvillohet në 138 restaurante të botës, e në këtë garë ishte
futur edhe restauranti “Mullixhiu” në Tiranë, me shef kuzhine Bledar Kola,
shkruan KultPlus.
Bledar Kola kishte konfirmuar
më herët për KultPlus se në këtë ngjarje të madhe do të performojnë 148
kuzhinierë, ku do të tregojnë sekretet e tyre në këtë ngjarje prestigjioze, dhe
është hera e parë që Shqipëria ishte futur në këtë spektakël të gastronomisë.
Përderisa
gara po zhvillohet nga kuzhinierët e tjerë të njohur botërorë, stafi i restaurantit
“Mullixhiu” në Tiranë, Bledar Kola bashkë me stafin e tij sot kanë gatuar në
fshatin Bubq, një ndër fshatrat më të goditur nga tërmeti I fundit në Shqipëri.
Edhe një ndër shefat më të njohur në nivel botëror José Andrés ka mbështetë Kolën për këtë iniciativë, i cili në Twitter ka njoftuar se Bledar Kola është duke gatuar për të atakuarit nga tërmeti.
“Me stafin e restorant “Mullixhiiu”, te cilet kane ardhur ne Bubq tani dhe kemi vendosur te qe kthejme qendron tone te vullnetareve ne nje “super-restorant” per banoret e gjithe kesaj zone. Qellimi eshte, ushqim te ngrohte ne cdo shtepi. Nga e majta ne te djathte: Nikolin Kola-“RRNO Fondation” Entiana Osmenzeza-Nje nga kuzhineret me te mira ne Itali Aulon Kalaja Mattias Haupt-Fotoreporter nga Gjermania Bledar Kola-Eestorant “Mullixhiu” Alban Laci-E-Korrier Nertil Gedaj-Kushinier (Me heret ky staf ka sherbyer ne Thumane, tek ditet e para te katastrofes. Nderkohe qe prisnin te organizonin nje event nderkombetar me 163 restorante nga e gjithe bota, vendosen t’a anulonin dhe t’i pergjigjeshin fatkeqesise natyrore)”, ka shkruar Bledar Kola në facebook./KultPlus.com
Albert
Camus shkroi këtë letër falënderimi për mësuesin e shkollës fillore, Louis
Germain, menjëherë pas marrjes së Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Një
gjest i rëndësishëm ishte ai i shkrimtarit francez që tregon se si mësuesit e
shkollave fillore mund të kenë një rëndësi të madhe për edukimin dhe formimin e
individëve
Albert Camus
“I
nderuar z. Germain,
Kam pritur të shuhet rrëmuja që më ka rrethuar këto ditë para se të vij
t’ju flas me gjithë zemër. Më kanë bërë një nderim shumë të madh (dhënien e
Çmimit Nobel për Letërsi N.d.R.) të cilin as nuk e kërkova, as nuk e kujtova.
Por, kur më erdhi lajmi, mendimi im i parë, pas mendimit për nënën time, ishte
për ju. Pa juve, pa atë dorë të dashur që ju i ofruat një fëmijës së varfër, që
ai isha unë, pa mësimin dhe shembullin tuaj, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga
gjithë këto. Unë nuk e mbivlerësoj këtë lloj nderi, por kjo është, të paktën,
një mundësi për t’ju treguar se çfarë ishit dhe vazhdoni të jeni për mua dhe
për t’ju siguruar se përpjekjet e juaja, puna juaj dhe bujaria që ju keni
mbjellë, janë gjithmonë të gjalla në një nga nxënësit tuaj i cili, pavarësisht
prej moshës, nuk ka pushuar së qeni nxënësi juaj mirënjohës.
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Edita Tahiri është një ndër
21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian
Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12
dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto
çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Edita Tahiri
Edita
Tahiri ka një karrierë të gjatë dhe të shquar politike në Kosovë e jashtë saj.
Ishte një nga protagonistët kryesore të ndryshimeve politike në Kosovë dhe
rajonin e Evropës Juglindore,një
nga themelueset dhe liderët kryesorë të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, Lidhjes
Demokratike të Kosovës, në vitet 1991-1999. Ishte Ministre e Punëve
të Jashtme të Kosovës (1991-2000) dhe është e njohur për punën e saj të madhe
në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovësdhe çështjes
shqiptare. Ishte pjesëmarrëse e delegacionit të Kosovës në Konferencën e
Rambujes (1999) ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e
Marrëveshjes së Rambujes,
që cila solli intervenimin e NATO-s në Kosovë në 1999 dhe hapi rrugën e
pavarësisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministrja
Edita Tahiri ka mbaruar studimet pasuniversitare në Universitetin e Harvardit,
ka doktoruar në shkencat politike në Universitetin e Prishtinës më 2 nëntor
2011.
Me
filozofinë e saj politike për liri, demokraci dhe vetëvendosje ajo iu
përkushtua qëllimit që të sigurojë që gjenocidi kurrë më nuk do ti ndodh
popullit të saj. Përveç funksionit të Ministres së Punëve të Jashtme, ajo
mbajti edhe funksione tjera si: Anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të
Kosovës LDKprej
1991-1998; Sekretare për marrëdhënie me jashtë e LDK-së
(1991-1998), Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-2000; 2001-2004), Emisare
speciale e Presidentit
Rugova, Kryetare e Komisionit për politikë të jashtme e Kuvendit të
Kosovës (1998-200) dhe shumë funksione tjera.
Ishte
lidere shpirtërore e Forumit të Gruas të LDK-së dhe koordinatore nga Kryesia
e LDK-së
(1991-1998) dhe shumë përgjegjësi tera përfshirë Themeluese e Qendrës së
Kosovës për Studime Ndërkombëtare (1994).
Edita Tahiri në kapacitetin e saj si Ministre e Punëve të Jashtme e një vendi të okupuar dhe shumë pak të njohur siç ishte Kosova, gjatë dhjetë vjetëve të punës së saj, arriti që ta bëjë të njohur çështjen e Kosovës dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare në qarqet më të larta botërore si dhe të sigurojë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për të drejtën për vetëvendosje dhe Pavarësise./KultPlus.com
U ba nji javë qysh se ra termeti…shqiptaria mbare e kallzoi veten në solidaritetin me fatkeqët. Po ai “baba i kombit” Malo Kadare si s’u ndie kund gjallë këto ditë more?
Ki Malua që ia shiti shtetit shqiptar apartamentin në Tiranë per 300 mije euro…a din kush a ka dhurue ndonje cent hala per viktimat e termetit!? Me paret e taksapaguesve shqiptare asht ble ai apartament pra…i ka takue me ua kthye do euro shqiptareve në ditë fatkeqesie, në mos tana ato 300 mije… Do euro ti kish dhurue se s’po i mëton kush me futë hallexhinj te banesa ne Durrës…as “babait te kombit” dhe as Batonit te e tija në Qerret…
Skandal… ma mirë merrini nja dy familje që kane mbete në mes të rrugeve dhe strehojini në atë apartment “muze” të Malos mbasi asht ble me paret e taksapaguesve dhe atyne u takon…hiquni pallavrave me muze të shkrimtarëve të diktaturës…, KultPlus ka sjell statusin origjinal të Ilir Secit. /KultPlus.com
Tomas Edison* u kthye një ditë nga shkolla me një letër në dorë. “Nënë këtë letër ma ka dhënë mësuesja. Më tha të mos e hap por të ta jap vetëm ty ta lexosh”
Me sytë e përlotur nëna e tij filloi t’ia lexonte të birit me zë të lartë: “Biri yt është një gjeni, dhe kjo shkollë është shumë e vogël për të. Ne nuk kemi mjaft mësues të mirë për ta trajnuar, prandaj ju lutemi që ta mësoni vetë në shtëpi”.
Shumë vite më vonë, nëna e tij vdiq dhe Tomas Edisoni ishte bërë një nga shpikësit më të mëdhenj të kohës. Ndërsa kërkonte në sendet dhe letrat e të ëmës, në një cep të sirtarit të tavolinës së saj të punës, gjeti një letër të mbështjellë. Në të shkruhej: “Zonjë, biri yt është një mendje prishur (i sëmurë mendor). Ne nuk e lejojmë të kthehet më në këtë shkollë!”
Edisoni qau për orë të tëra dhe pastaj shkroi në ditarin e tij: “Tomas Alva Edison ishte një fëmijë mendje prishur, i cili me ndihmën e një nëne heroinë u kthye në gjeniun e shekullit”
Fjalët e një nëne kanë fuqi të paimagjinueshme. Ato burojnë nga një zemër që e sheh fëmijën e saj me sy ndryshe. Të tjerët mund ta shohin fëmijën tonë si më pak të talentuar, pa vlerë, pa asgjë të vecantë që mund të kontriubojnë për këtë shoqëri. Ajo që ka rëndësi është si i shohim ne si nëna fëmijët tanë. Cfarë shikojmë ne tek ata: potencialin brenda tyre apo portretin e pashpresë që të tjerët mund të na paraqesin për ta.
Le të bëjmë një pakt me veten për të mos u dorëzuar, por për t’i dhënë krahë potencialit të fëmijëve tanë ashtu si nëna e Tomas Edisonit. Le të flasim fjalë bekimi dhe jo mallkimi mbi fëmijët tanë, le t’u themi: t’i mundesh, në vend që ti nuk di të bësh asgjë. Le t’i themi ti vlen, në vend që t’i tregojmë se shoku apo shoqja e klasës janë më të mirë, më të aftë, më të zgjuar se ata. Le t’u flasim fjalë jete dhe shprese, sepse kështu bën Perëndia me ne.
*Tomas Edison shpiku llampen inkadeshente, sistemin energjitik, telegrafin, mikrofonin etj. Ai i dha hov revolucionit industrial./KultPlus.com
Së fundi në Kosovë, janë shënuar “Ditët e falënderimit të Kosovës për ShBA-të 2019”, në kampusin e Kolegjit “ILIRIA” ku është hapur edhe ekspozita me vepra të fotografit të njohur, Asllan Krasniqit: “Grafitët e Lirisë – Faleminderit Amerikë dhe NATO!”, “Eksodi 99 me 99 fotografi”, “Luftë kundër harresës së gjenocidit të shekullit të kaluar”.
Për ekspozitën e fotografit të shquar shqiptar nga diaspora,
Asllan Krasniqi, ka folur Dibran Fylli, i cili ka thënë se fotografin Krasniqi
e konsiderojnë me cilësi e veçanti si të vetmin fotoreporter shqiptarë nga
diaspora, i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptar
të Kosovës.
Ai ka thënë se shqetësimi i përhershëm i Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo ngjarje të asaj që ndodhi me popullsinë shqiptare gjatë vitit 1999./KultPlus.com