Ura

Poezia “Ura” nga Manjola Nasi

Këtu ka një urë dhe unë e shoh veten
duke u lëkundur mbi të.
Uji, qielli, drita e pasdites, pemët,
të çarat mes gurëve, të errëta e të myshkëta,
pilivesat, puhia e vockël që krijojnë me krahë.
Buzës së lumit nuk ndihet frymë njeriu.
Ura është këtu dhe unë lëkundem brenda saj
si një fëmijë në djep, që shpreson se do të rritet.
Por jam prerja tërthore mes ish-it dhe asgjësë,
e kaluar e paleverdishme
ku zihet ngushtë e tashmja.
Premtimet e nënkuptuara vlejnë më pak se të thënat.
Ura është vetë unë dhe vetë unë jam ura.
Ajo që nisi si një vepër e zakonshme
murimi, që ura të mos shembej
më dha lirinë e ngurtë
që po desha, të mos shembem as unë
tani që kam veç gurë për të mbajtur.
Këtej s’kalon më asnjeri, po mbetet ura./KultPlus.com

Imazhi që kemi për veten është i kotë, mendjemadh-10 thënie nga Philip Roth

Kur ende është i freskët lajmi për vdekjen e Tom Wolf-it ka ndodhur edhe ajo e 85 vjeçarit, Philip Roth, një prej romancierëve më të mëdhenj amerikanë të gjysmës së dytë të shek XX. Le ta kujtojmë me disa nga thëniet e tij të paharrueshme.

Të shkruash të shndrron në dikë që gjithmonë gabohet. Iluzioni, se një ditë mund ta bësh si duhet, është këmbëngulja që të bën të ecësh përpara.Pastoral americana (1997).

Duhet të qëndrosh mbi ndjenjat. Nuk jam unë ai që po ta kërkon: është jeta. Në të kundërt ndjenjat do të ngërthejnë, do të tërheqin në det dhe do të zhdukesh për gjithmonë. “Indinjatë”

Imazhi që kemi për veten është i kotë, mendjemadh, plotësisht mendjemadh, por vazhdojmë ta menaxhojmë këtë imazh.

Rivaliteti, konkurrenca, zilia, xhelozia të gjitha të këqijat e karakterit njerëzor i ushqen sistemi; të mirat, paraja, pronësia….Me kritere të tilla të korruptueshme maten lumturia dhe suksesi. “Ankimi i Portnoit”

Pse duhet të kërkoj kaq justifikime për të qenë dikush që më përpara i përgjigjej figurës së ndershme “beqar”? Nxjerrë nga “E keqja e Portnoit”

Mendjemadhësia e pacipë e budallenjve mund të përcaktojë plotësisht fatin e të tjerëve.

Dobësia e të tjerëve mund të të shkatërrojë po aq sa edhe forca. Të dobëtit nuk janë të padëmshëm. Dobësia e tyre mund të jetë forca e tyre.

Mos ji armiku i vetes. Ka kaq shumë mizori në botë, po aq sa edhe gjërat janë. Mos i përkeqëso duke u shndrruar në një kokë turku.

Në sport gjithçka kërkon vendosmëri, përkushtim dhe disiplinë dhe praktikisht ia keni dalë.

Nuk kam asgjë për të rrëfyer. T’i etiketoj librat e mi me përkufizime autobiografike ose rrëfime është të falsifikoj natyrën. Këto fjalë ngrenë një pengesë tjetër mes lexuesit dhe veprës, forcojnë tundimin e banalizimit të rrëfimit duke e shndrruar në një thashethemnajë. / bota.al

Qosja e Kadare dhe trajtimi i figurës së Skënderbeut

Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja nuk e trajtojnë Skënderbeun siç është trajtuar pothuajse te të gjithë, si personazh i pranishëm, por ata e trajtojnë si personazh në mungesë apo personazh statujë, trajtim ky i cili i ka lënë mbresa studiuesit Ag Apolloni, i cili në kuadër të “Javës së Albanologjisë” solli punimin “Hija e Skënderbeut te Kadare dhe Qosja”.

Alberina Haxhijaj

Letërsia shqipe ka një zhvillim atipik, problemi i saj nuk është vetëm shkrimi shqip që daton vonë apo statusi religjioz e propagandistik i librave të parë, por sidomos mungesa e romanit deri në shek. XX dhe sidomos mungesa e romanit të mirëfilltë deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Por edhe romanet e gjysmës së parë të shekullit të kaluar janë romane të papjekura, herë romanca të mirëfillta, herë romane sentimentale dhe herë edukative, sqaron Apolloni duke theksuar se vetëm pas Luftës së Dytë Botërore shfaqen autorët me vetëdije të konsoliduar për zhanrin e romanit dhe kështu romani kthehet në dominant kulturor edhe në letërsinë shqipe.

Nuk është rastësi që pikërisht me roman arritën suksesin më të madh dy shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja, Kadare me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” dhe Qosja me “Vdekja më vjen prej syve të tillë”. “Këta dy romancierë të kohës sonë tashmë janë autorë klasikë, jo në kuptimin e poetikës por të vlerës. Janë autorë të mëdhenj të cilët janë marrë edhe më figurën më të madhe të historisë shqiptare – Skënderbeun. Njëri shkruan një roman ‘Kështjella’ ndërsa tjetri një novelë ‘I ringjalluri i penduar’”, theksoi Ag Apolloni.

Sipas tij, që të dy veprat kanë pasur një pretekst kontekstual, okazional. Romani u shkrua me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, ndërsa novela me rastin e sjelljes së statujës së Skënderbeut në Prishtinë. “Ismail Kadare njihet si autor i cili nuk eksperimenton me poetika, në veprat e tij gjithmonë qëllim ka qenë ideja jo forma. Romanet e tij janë të mbushura me referenca nga mitet antike e deri te ngjarjet aktuale politike, por nuk provojnë teknikën e kolazhit, eksperimentet funksionale, irritimin e fabulës e të tjera. Në planin formal ai lidhet fortë me zhanrin e romanit duke ruajtur elementet bazike të romanit realist që edhe sot konsiderohet model i përkryer zhanror”, tha ai duke shtuar se në këtë kuptim edhe Kadare është shumë i lidhur me esencën, shkruan KultPlus.

Sipas tij “Kështjella” ruan esencën e romanit historik dhe përvishet me elemente të tjera që e largojnë nga ai tip i romanit siç është rasti i mos paraqitjes së heroit që edhe në mungesë është më i dukshëm se të tjerët. “Romani i Kadaresë nuk i qëndron besnik një poetike por e mbron zhanrin, krejt të kundërtën e bën Qosja i cili i qëndron besnik poetikës por e tradhton zhanrin. Ky konstatim nuk ka lidhje me aksiologjinë por vetëm me tipologjinë”, tha ai. “I ringjalluri i penduar” nis me një lutje për ringjalljen e Skënderbeut dhe gjithë pjesa tjetër e saj përshkruan itinerarin e të ringjallurit. Fillimi i saj shkon kah gjeneza e letërsisë fantastike, mesi artikulohet si satirë, fundi shfaqet si revoltë e trefishtë e heroit, narratorit dhe e autorit.

“Këtu autori e nxjerrë heroin nga e kaluara për ta sulmuar të tashmen, pra ai pozicionohet në krahun e heroit dhe i sulmon të tjerët rreth tij”, theksoi Apolloni duke shtuar se ironia që lexohet në mes të rreshtave të novelës qëndron në faktin se nuk dihet nëse prurja e Skënderbeut në Prishtinë bëhet në shenjë nderimi për heroin apo me qëllime të përfitimeve të organizatorëve. Leximet e kumtesave në kuadër të “Javës së Albanologjisë” përfunduan sot duke shënuar kështu edhe mbylljen e edicionit të nëntë të ngjarjes letrare. / KultPlus.com

Marigona Qerkezi me rol debutues si Gilda në Teatrin e Operës në Cagliari

Sopranoja Marigona Qerkezi nuk ka të ndalur me interpretimet e saja nëpër teatrot ndërkombëtar. Roli i saj i radhës debutues do të jetë Gilda në operën Rigoletto tëGiuseppe Verdi në Teatrin e Operës në Cagliari, Itali, shkruan KultPlus.

Opera Rigoletto bazohet në molodramën me tri akte “Le rois’amuse” nga VictorHugo ndërsa muzika nga kompozitori italian GiuseppeVerdi. Sopranoja Marigona Qerkezi e cila e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një njoftimi në Facebook e ka konsideruar këtë debutim një debutim të mrekullueshëm.

“Një tjetër debutim i mrekullueshëm po më pret !!! Do të jem GILDA në operanRigoletto nga GiuseppeVerdi në Teatrin e Operas në Cagliari – Itali. Jam jashtëzakonisht e lumtur”, ka shkruar ajo. Qerkezi në këtë operë do të luajë krahas interpretuesve si Alessandro Scottoof Luzio, Devid Cecconi, LucaDall’Amico, Sarah M Punga, LeonoraSofia, EnricoRinaldo, NicolaEbau e të tjerë. Dirigjent do të jetë ElioBoncompagni ndërsa regjisor PierFrancesco Maestrini./KultPlus.com

Nis ristrukturimi muzeal i shtëpisë së vëllezërve Frashëri (VIDEO)

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur fillimi i punimeve për rikonstruksionin e shtëpisë muzeale të vëllezërve Frashëri.

Me një video të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë ka uruar të gjithë ndjekësit e tij.

“Mirëmëngjes dhe me fillimin e punimeve për rimëkëmbjen muzeale të Shtëpisë së vëllezërve Frashëri dhe gjallërimin e një rajoni zemrek të historisë sonë kombëtare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Gazeta zvicerane Blick: Sonte humbja është e ndaluar, sonte duhet të jeni 11 Behrama (FOTO)

Loja mes Zvicrës dhe Serbisë, që do të zhvillohet sonte në kuadër të Kampionatit Botëror ka zgjuar një vëmendje të madhe në shumë vende, e sidomos në vendet të cilat edhe do të përballen me këtë lojë futbolli, ku pa dyshim përfshihen edhe Kosova dhe Shqipëria, shkruan KultPlus.

Gazeta zvicerane Blick ka shkruar se sonte humbja është e ndaluar dhe se sonte lojtarët e ekipit të Zvicrës duhet të jenë 11 Behrama.

Po ashtu kjo gazetë të gjithë lojtarët ka paraqitë me frizurë të Behramit./KultPlus.com

William Shakespeare: Ferri është i zbrazët, të gjithë djajt janë këtu

“Mos keni frikë nga madhështia. Disa lindin të mëdhenjë, e disa e arrijnë, ndërsa të tjerët e kanë madhështin të ngulur mes tyre.”

“Ferri është i zbrazët. Të gjithë djajt janë këtu.”

“Ne e dim çka jemi, por nuk e dim çka mund të bëhemi.”

“Frikacakët vdesin mijëra herë para vdekjes; guximtari vdekjen e shijon vetëm njëherë.”

“Mos e humb dashurinë tënde aty ku ajo nuk vlerësohet.”

“Nuk dashurojnë atë që nuk e shfaqin dashurinë e tyre.”

– William Shakespeare

Fondacioni i Dua Lipës do të ndajë mbi 100 mijë euro për fëmijët e Kosovës

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares të famshme Dua Lipa ka njoftuar se nuk kanë mbetur edhe pak javë kur edhe do të ndahen publikisht mbi 100 mijë euro për organizatat e ndryshme që merren me fëmijë dhe komunitete të nën-përfaqësuara, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social facebook, pasi që njëra nga mediet e Kosovës ka publikuar një shkrim, se fondacioni i Dua Lipës nuk ka ndihmuar ashtu sikurse ishte paralajmëruar me rastin e mbajtjes së koncertit të fundit në Prishtinë, ku edhe ishte premtuar se të hyrat nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi.

“Nëse jo e vetmja, atëherë jemi njëra ndër iniciativat e pakta private e cila e bën një donacion në këtë vlerë. Dhe përpos fondeve direkte, për më pak se një javë, ne e kemi promovu Kosovën në disa nga mediat më të mëdha botërore. Fondacioni i ka mbajtur mjetet e ngrira, pikërisht sepse nuk ka dashur që ato t’i ndajë në kohë zgjedhjesh, kur Dua Lipa e ka pasur mundësinë e vetme për të ardhë në Kosovë. Të gjitha pohimet tona kemi me i dokumentu me detaje”, ka shkruar Lipa./KultPlus.com

“Don’t Cry for Me Argentina” (VIDEO)

“Don’t Cry for Me Argentina” është një ndër këngët më hit të këngëtares me famë botërore, Madonna, shkruan KultPlus.

Një këngë e tillë ishte lansuar qysh në vitet e 70-ta dhe ishte dedikuar për Zonjën e Parë të Aegjentinës, Evita.

KultPlus ju sjellë versionin e këngëtares Madonna./KultPlus.com

Ngritja e kampeve për refugjatët sirianë në Shqipëri alarmon Pandeli Majkon: Refugjatët sirianë po i përdorin si “bombë njerëzore”

Lajmet se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej cdo gadishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës sic janë shqiptarët. Mediat mund të japin lajme por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë cfarë ofron për të huajt.

Nëse dikush, nuk di të merret me diktatorin e Sirisë, padyshim që nuk kupton se ky individ dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, po përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore”. Qëllimi është për të shkatërruar strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë. Eshtë një krim cinik dhe antinjerëzor që si teknologji ka filluar me Luftën e Jugosllavisë. Arma synon panikun. Qëllimi është që të ngjalli pasionin e ADN-së për “ruajtjen e territorit” i cili nuk është njerëzor. Krijimi i “antinjeriut” vjen si ftesë nga kjo aleancë e pashpallur lindore e cila po troket në Europën me politikanë që masin cdo gjë me vota…

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruhet në rregullat e lashta të trajtimit të të huajve që trokasin në derën e shtëpisë së shqiptarit. Shqiptarët janë populli më miqësor me të huajt dhe që i mbron ata me vullnet e pa kërkesë nga të tjerët.

Askush, dhe për asnjë arsye nuk mund të fyejë kombin shqiptar duke luajtur me këtë ndjenjë kaq pozitive karshi të huajve. Shqipëria është një rast i rrallë në një botë refuzuese për të huajt. Cdo familje shqiptare ka migrantë jashtë vendit, në Perëndim, dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë dashamirës me ata që janë larguar nga vendi i tyre për arsye të mbijetesës.

Si njohës modest i krizave të tilla humanitare e vlerësoj të pavend përhapjen e lajmeve të tilla të cilat mund të shkaktojnë panik në vendin më miqësor me të huajt sic është Shqipëria. Ajo nuk është një “epruvetë” ku interesat politike dhe paaftësitë menaxhuese të të tjerëve të gjejnë justifikim me “eksperimente” të tilla.

Grumbullimimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë.

Shqipëria ka gatishmëri për të huajt por askush nuk mund të bëjë “humor” nisur nga nevojat e saj. Nëse ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane.

Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë.
Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.

Shqipëria do të ishte e gatëshme të ndajë peshën e cdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… “Pse dicka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?” Dhe më ironikja vjen më pas “Nëse na kërkoni dicka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?”… Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!/KultPlus.com

Era Istrefi: Rrini gati

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka porositë fansat e saj, shkruan KultPlus.

Ajo me një fotografi që tashmë ka postuar porositë fansat e saj që të rrinë gati, dhe pikërisht kjo porosi ka të bëjë me videoklipin e saj më të ri, që duket se së shpejti do të lansohet.

Bëhet fjalë për këngën Prisoner e cila tashmë e ka lansuar nëpërmjet audios, por tashmë ajo këtë videoklip e ka realizuar në Xhamajka.

Në fotografinë që Era Istrefi tashmë e ka postuar ajo ka treguar se kënga është gati dhe fansat vetëm edhe pak mund të presin deri të momenti kur mund ta shikojnë këtë videoklip./KultPlus.com

Ushtari britanik James Blunt këndon “You’re Beautiful”, këngën që ia dedikoi një vajze anonime kosovare (VIDEO)

Ai asnjëherë nuk ka treguar më shumë rreth kësaj kënge, përpos që ia ka dedikuar këtë këngë një vajze kosovare, ku James Blunt kishte shërbyer me forcat e KFOR-it, në vitin 1999 në Kosovë, shkruan KultPlus.

James Blunt që kishte marë inspirimin në Kosovë por që këngën e lansoi më vonë, u bë shumë i famshëm dhe kjo këngë ishte shndërruar në një super hit.

Ai shihet në këtë video duke kënduar këtë këngë para një audience të madhe, ku të pranishmit këtë këngë e kanë kënduar bashkë me këngëtarin./KultPlus.com

Qosja: Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte fetarisht tolerant

Sot në Institutin Albanologjik në Prishtinë filloi hapja e edicionit të nëntë të “Javës së Albanologjisë”, shkruan KultPlus. Kjo Konferencë Shkencore, sivjet i kushtohet 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Dhjetëra studiues, shkrimtarë e figura të njohura kishin zënë vend në sallën e Institutit të Albanologjisë.

Gili Hoxhaj

Drejtori i Institutit të Albanologjisë, Hysen Matoshi në fjalën e tij theksoi simpoziumin shkencor që u mbajt para 50 vitesh në Prishtinë në 500 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Sot në një kontekst të ri gjeopolitik në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ku ende përballemi me identitetin e kontekstuar të Kosovës si shtet që pret anëtarësimin në organizëm të ndryshëm ndërkombëtar, dua të them se Konferenca për Skënderbeun nuk e përmban atë klimë të entuziazmit të 68-es, duke lenë më shumë mundësi për qasje akademike, shkencore, për diskutime dhe argumentime të mbështetura në një bazë më të gjerë e më të verifikueshme studimore”, u shpreh Matoshi.
Ai tutje u shpreh se tradita shkrimore e nxjerrë Gjergj Kastrioti Skënderbeun si personalitetin më të trajtuar të historisë shqiptare.

“Ndonëse jemi të vetëdijshëm që përmasa e tij historike është rimodeluar me elemente që ndonjëherë shkojnë përtej prezantimit objektiv, Skënderbeu është burim frymëzimi që në kontekste të ndryshme historike që nga Rilindja Kombëtare e këtej ka luajtur rol të rëndësishëm për ndërgjegjësimin tonë kombëtar”, u shpreh tutje Matoshi.

Në emër të kryeministrit, Ramush Haradinaj, fjalën e mori Jahja Lluka, kryetari i Komisionit Qeveritar për shënimin e vitit të Gjergj Kastriotit. Lluka tha se janë shumë të interesuar t’ua japin fjalën shkencës që ta thotë fjalën për kryeheroin kombëtar.

“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë më institutet Kosovë- Shqipëri, të cilat i falënderoj për të gjitha konferencat që janë mbajtur dhe për atë që do të mbahet më 16 tetor në Prishtinë, me pjesëmarrje të shumë shkencëtarëve nga të gjitha meridianët e botës. Më pas do ta vazhdojmë në Prizren me vurjen e kompozicionit të skulpturave të tre liderëve të lidhjes, të cilat me vendim të UNMIKU-t janë hekur për një kohë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ka vendin e vet dhe duhet t’ua kujtojmë gjithë njerëzve që Lidhja është para gjithë neve”, tha Lluka në fjalën e tij.

Më pas fjalën e mori rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike të Tiranës, Marenglen Verli i cili pasi përshëndeti të pranishmit, u shpreh se kjo ceremoni shënon një rast të rrallë e solemn që në emër të Akademisë së Studimeve Albanologjike të Tiranës, të thotë disa fjalë për këtë konferencë dedikuar heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ai gjatë fjalimit të tij tha se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kampioni i madh e emblema e luftës ka shumë ngjashmëri me emblemën e paqes dhe mirësisë, Nënë Terezën.

“Pas qindra vitesh të bëmat e princit të Arbërit, ende përcjellin mesazhe me vlerë dhe joshin artistë, studiues e historian nga të gjitha fushat tjera nga e gjithë bota, që frymëzohen dhe duan të njohin për së afërmi epokën skënderbiane. Kudo që jetojnë shqiptarët, ky ka qenë vit i Gjergj Kastriot- Skënderbeut. Për të përkujtuar këtë veprimtari, ne jemi sot këtu por janë edhe veprimtari të tjera jo vetëm në botën shqiptare, ai përkujtohet edhe në vende të tjera gjatë këtij viti të Skënderbeut”, tha në fjalën e tij Verli.

Kurse akademiku Rexhep Qosja lexoi kumtesën e tij me titull “Gjegj Kastrioti- Skënderbeu dhe shqiptarët sot”, duke theksuar se edhe pse ky vit ka nxjerrë shumë njohuri për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, prapë nuk dihen të gjitha që do duhej të diheshin, për jetën, fëmijërinë, pamjen, veshjen, armët, strategjinë ushtarake e politikën e tij.

“Skënderbeu është figura më e madhe e historisë shqiptare si organizues dhe si prirës ushtarak e luftëtar, kundër pushtimeve të Perandorisë Osmane. Ajo rëndësi historike Skënderbeut do ti njihet edhe nga vendet më të njohura të Evropës. Rëndësia e tij në botën shqiptare nuk është vetëm ushtarake por është shumë e gjerë, është rendësi edhe politike dhe shtetndërtuese, pikërisht qe ishte e tillë, madhore dhe historike, figura e tij kurrë nuk do të jetë e përvetësuar nga një shtet tjetër për shkaqe etnike të atij shekulli, apo prej ndonjë bashkësie fetare apo shteti për shkaqe fetare apo shkaqe ideologjike e politike apo për shkaqe pseudoshkencore”, u shpreh në fjalën e tij Qosja.

Qosja tha se dihet sa do duhej të dihej as për gjendjen shoqërore, ekonomike, shpirtërorë të shqiptarëve të asaj kohe. Ai më tutje tha edhe pse për pamjen e Skënderbeut kanë shkruar shumë historianë, shkrimtarë, e piktorë, portretin më të saktë e ka sjellë Marin Barleti në veprën e tij.
Qosja: Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte fetarisht tolerant

Qosja në kumtesën e tij lexoi edhe një pjesë lidhur me qëndrimin e Skënderbeut ndaj fesë. Ai tha se të dhënat e tij e nxjerrin si një shtetas tolerant fetarisht, madje në një kohë ku Evropa nuk ishte shumë tolerant fetarisht.

“Historianët dhe publicistët tanë kanë shkruar shumë për përkatësinë fetare të Skënderbeut, disa prej tyre thonë se ai i kishte provuar tri fe, katolike, ortodokse dhe myslimane. Disa të tjerë thonë se feja ortodokse ishte feja e besimit të tij, disa thonë se feja e tij ishte feja katolike e cila është e vërteta për qëndrimin e tij ndaj fesë, unë nuk mund ta them me bindje të krijuar prej të dhënave botërore se cilës fe ai i takonte shpirtërisht dhe zyrtarisht por unë me bindje të krijuar nga disa vepra që i kam lexuar për jetën, politikën dhe shtetin që kishte krijuar ai dhe sidomos me bindje të krijuar prej sjelljeve të tij si kryekomandues i luftës 25 vjeçare kundër osmane, si prirës politik e shtetëror i shqiptarëve të Arbërisë, mund të them se Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte politikan, krijues, kryekomandant dhe shtetar fetarisht tolerant”, tha Qosja në fjalën e tij.

Qosja më tutje u shpreh mbi çmitizimin e figurës së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, duke thënë se ai nuk është shndërruar në mit nga trajtimet zmadhuese që nuk kanë munguar por nga trajtimet realiste e objektive mbi karakterin e tij.

“Skënderbeu është figurë historike të cilën gojëdhënat, historiografia, letërsia dhe artet e kanë bërë figurë mitike, për këtë arsye disa historianë, studiues e shkrimtarë janë shprehur këtë vit se Skënderbeun duhet ta trajtojmë realisht dhe ta çmitizojmë. Jam kundër këtij qëndrimi ndaj figurës së Skënderbeut dhe jam kundër edhe sepse Skënderbeun nuk e kanë bërë mit trajtimet zmadhuese që nuk kanë munguar por në radhë të parë trajtimet realiste, objektive me të vërtetat për karakterin e tij, për natyrën e tij, politikën e tij dhe luftërat e udhëhequra prej tij dhe për luftëtaret madhore të udhëhequra prej tij. Nuk thuhet kot se nuk ka shoqëri pa mite dhe nuk thuhet se çështja e identiteteve është e ndërtuara edhe me mite dhe jo vetëm se ruhen por edhe ndërtohen mite të reja”, u shpreh Qosja në fjalën e tij.

Ai tha se miti i Skënderbeut ka filluar të ndërtohet në të gjallë të tij por përcaktues në zhvillimet e mëtejme e ka luajtur Rilindja Kombëtare Shqiptare, pasi që këto janë dy epokat më të mëdha në historinë shqiptare. Skënderbeu ka arritur të bëhet një faktor me rendësi të madhe evropiane në kohën në të cilën jetoj, për shumë arsye krijuesit e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare do të bëhen shembulli madhështor mitik për ndërtimin shpirtëror dhe atdhetar shqiptar, andaj historia shqiptare nuk duhet të privohet nga miti i Skënderbeut.

“Ta privojmë historinë tonë prej këtij miti, ta privojmë kombin tonë prej këtij miti, jo…jo dhe jo sepse ashtu do të pajtoheshim me përpjekjen për ndryshim e vetëdijes dhe kujtesës kolektive të popullit shqiptar, sepse ashtu do të varfëronim identitin tonë kolektiv sepse ashtu do të dobësonim fuqinë e përbashkësisë së historisë tonë, sepse do të privoheshim prej një madhërie historike që ka filluar epokën e madhe të humanizmit e renesancës historike.

Miti i Gjergj Kastriotit të Skënderbeut është mit fuqidhënës edhe në politikën edhe kulturën, qytetërimin edhe në etiken e popullit shqiptar dhe përpjekjet për bashkimin kombëtar dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, sot dhe gjithmonë ”, u shpreh në fund Qosja.


Poashtu në hollin e Institutit u hap ekspozita për Gjergj Kastriotin Skënderbeun ndërsa u shpalosen gravura nga autorë e botime të ndryshme. Ndërsa poshtë xhamit ishin vendosur përplot botime, fragmente botimesh e poezi për Gjergj Kastriot- Skënderbeun. Kjo ekspozitë ishte hapur më parë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ndërsa sot erdhi si bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve. Në sesionin e dytë të Konferencës, fjalën e mori, Alfred Moisiu.

Më pas fjalën e mori, ish-presidenti, Alfred Moisiu i cili tha se ia vlen të flitet për figurën e Skënderbeut andaj duhet të nxirren në dritë veçmas për brezin e ri, pasi që nëse nuk dihet se nga vijnë duhet të dimë se nga po shkojmë. “Gjergj Kastrioti ka qenë heroi ynë kombëtar dha emër kombi të arbrit. Ne jemi krenar që po e përkujtojmë figurën e tij madhështore. Për të janë shkruar disa libra të cilët flasin për forcën e tij udhëheqësi si drejtues e ushtarak dhe për kontributin e tij si mbrojtës i civilizimit evropian. Mendoj se studimi i artit luftarak e taktikës së Skënderbeut në atë kohë, është i nevojshëm, do me thënë se ka shumë fenomene interesante dhe konkluzione që vlejnë të njihen më mirë edhe nga studiuesit e sotëm ushtarak”, u shpreh Moisiu. “Java e Albanologjisë” do të zgjat deri më 21 qershor në Institutin Albanologjik të Kosovës./ KultPlus.com


Kosova ka 722 mijë ‘dembelë’

Agjencia e Statistikave thotë se numri i ‘dembelëve’ në Kosovë është rritur në tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kjo Agjenci në anketën e fuqisë punëtore i kategorizon si persona jo-aktivë të gjithë ata që gjatë periudhës referente nuk ishin as të punësuar dhe as të papunë.

Në këtë kategori hyjnë ata që nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh. “Nga popullsia në moshë pune, 60.8 % nuk janë ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave, shkruan “Kallxo”.

Nëse e kthejmë përqindjen në numra, i bie që në tremujorin e parë të këtij viti kanë qenë 722 mijë e 314 persona jo-aktivë. Prej tyre, 231 mijë e 70 persona ishin burra dhe 491 mijë e 244 persona ishin gra. Në tremujorin e parë të vitit 2017, shkalla e personave jo-aktive ishte 58.3 për qind.

Mos e kritikoni logon e Federatës së Futbollit

Ilir Muharremi

Në art nuk mund të ketë saktësi dhe gjithherë rezultati nuk mund të pritet i saktë. Arti është vlerësim subjektiv e më pak objektiv. Që disa ditë po ngrihet pluhur rreth logos së përzgjedhur të Federatës së Futbollit të Kosovës. Është kjo logoja e piktorit Sali Musliu e dizajnuar nga vet ai dhe ka ngjallur mjaftë kritika dhe reagime. Kush e kritikon, dizajnerët, artistët? Normal që dizajnerët qohen kundër sepse vet ata janë pjesë e konkursit dhe logot e tyre nuk janë vlerësuar si logoja fituese. Sa marrin vesh ata nga dizajni? Secili në mënyrë të vet gjykon e sa ja qëllon këtë koha e dëshmon. Të gjithë kanë të drejtë ta gjykojnë, por jo në forma tendencioze të ngulin këmbë si gomari në baltë. Këta “artist” kundërshtarë kërkojnë rezultate matematikore në logon fituese. Mos harroni arti është art dhe mund të prezantohet edhe më ndryshe. Cilat parime janë ndjekur te kjo logo? Vet autori e pohon se janë ndjekur parimet e Bauhaus-it. Nuk është logo e ngarkuar, është e minimaliste, në të ka pak, thjeshtësi, natyralitet, por domethënie.

Gjashtë yje moderne, të cilat i gjejmë edhe në flamurin tonë. Një top i konstruktuar me kimik më shumë ngjanë me vizatim. Është një katrorë i mesëm i cili simbolizon hartën e Kosovës. Kurse katrorët anash kanë domethënien për të kaluarën tonë. Cila e kaluar? Futbolli zhvillohej nëpër fusha e livadhe dhe kalon deri te yjet e sotme. Ato fusha tamam përshtaten me vizatimin Musliut të pa sakta, me vija jashtë kontureve. Përfundi me font të thjeshtë shkruan Federata e Futbollit e Kosovës. Është pedante, modeste, me shumë kuptime, e thellë.

Të klikosh në internet për logot e futbollit të gjitha janë të thjeshta dhe janë munduar t’i ikin shumë efekteve kompjuterike. Logoja fituese është shumë unike dhe nuk ngjanë me asnjë logo në internet. Tashmë në botë kërkohet thjeshtësia dhe kuptimi. Pra, arti i konceptit e jo arti i estetikës. Pa të keq, por i shikova një numër të logove konkurruese ishin më shumë të fokusuara në estetikë, detaje, dhe krejt kompjuter. Arti i stom është ngopë nga ekzagjerimi dhe patetika, ka nevojë për thjeshtësi “naive”. Ndoshta një këshillë mund të jetë në këtë logo: do të ishte mirë t’i kishte edhe dy gjuhë të tjera: Angleze dhe Serbokroate sepse jemi shtet multietnik./KultPlus.com

Bebe Rexha për shqiptarët: Jemi si kuaj, mund të durojmë gjithçka!

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, ka dhënë një intervistë për BBC ku ka folur edhe për shqiptarët.

Njëra prej mediave më të mëdha në botë, shkruan se Rexha ka arritur të bëjë standard të mirë jete duke shkruar këngë hite për të tjerët, dhe nganjëherë duke kënduar edhe vet.

Rexha që u shpërngul nga Dibra në New York, ka marrë famë të madhe pasi kishte punuar në këngën e famshme të Eminem e Rihannas, the Monster, e po ashtu edhe me këngën Me Mylself and I për G-Easy.

Për momentin, ajo radhitet në Top 10-ëshen e këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe me këngën ‘Girls’ të cilën e ka publikuar në bashkëpunim me Rita Orën.

Edhe e tëra kjo, është një rezultat i një pune të zorshme 10-të vjeçare për t’ia dalë në industrinë e muzikës.

“Kam trokitur në disa dyer derisa duart e mia ishin të kaltra e të zeza, e edhe derisa mu gjakosën”, ka thënë 28 vjeçarja Rexha për BBC.

Sikurse Dua Lipa e Rita Ora, edhe Bebe ka prejardhje shqiptare, shkruan BBC.

“Ka diçka në ujin e shqiptarëve”, ka thënë me të qeshura ajo. “Ne jemi shumë të fortë. Jem si kuaj dhe mund të durojmë gjithçka”, ka deklaruar Bebe Rexha, në intervistën e saj të fundit.

Wall Street Journal: Ismail Kadare, ndërgjegjja e popullit të tij

Në tre libra të përkthyer rishtas, autori më i njohur i Shqipërisë tregon atë që ai e quan “funksioni themelor i letërsisë: mbajtja e moralit ndriçues”. – Është gazeta Wall Street Journal që i bën jehonë tri eseve të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, të botuar në një libër, që mbajnë emrat e përkthyesve Ana Kokobobo dhe John Hogdson

Artikulli i kritikut Sam Sack nis me këtë paragraf: “Në një ese të vitit 1985 mbi Eskilin, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare argumenton se gjëja më e vlefshme e grekëve të lashtë – madje më e rëndësishme se shpikja e filozofisë dhe e demokracisë – ishte ndjenja e tyre e “keqardhjes kolektive”. Një thënie e guximshme, por kini parasysh që shekuj më parë grekët kishin zhvilluar një luftë të egër dhe të padenjë moralisht kundër Trojës. Një qytetërim më pak i zhvilluar do ta kishte fshirë atë periudhë të turpshme nga kujtesa e vet. Në vend të kësaj, grekët e bënë atë gurthemelin e letërsisë së tyre. “Krimi u ekspozua nga të gjitha këndet prej vetë grekëve, pa ndonjë presion të ushtruar nga kombet e tjera”, shkruan Kadare. “Kjo ishte një ekzorcizëm i pashembullt, një akt tronditës, në të njëjtën kohë duke çliruar dhe emancipuar. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, ndërgjegjja e një populli po kalonte me dëshirë një shqetësim të tillë”.

Që prej vitit 1960, zoti Kadare, tani 82 vjeç, ka ndjekur shembullin e grekëve në të gjitha rrethanat e pamundura. Ai ishte autori më i njohur i Shqipërisë në sundimin stalinist të Enver Hoxhës, që e udhëhiqte regjimin e kolektivizimit të detyruar dhe shtypjes së pamëshirshme nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, deri në vitin 1985. Ai është akoma autori më i njohur i vendit të tij. Për nga natyra e vet, totalitarizmi synon ta mbajë ndërgjegjen në një gjendje gjumi. Ajo kërkon një ngadalësim shpirtëror që lehtëson bindjen. Z. Kadare e kishte të vështirë lirinë nga ndërhyrja e shtetit, për shkak të karrierës së tij, ai lëvizi mes lëshimeve dhe kodifikimeve të kritikave të qeverisë së Hoxhës; ai u botua dhe u censurua, me radhë. Megjithatë, siç tregojnë tre libra të përkthyer rishtas, ai i mbeti besnik asaj që ai, e ka quajtur “funksioni themelor i letërsisë: mbajtja e moralit ndriçues”. Eseja e Kadaresë për Eskilin vijnë së bashku me konsideratat debatuese të Dantes dhe Shekspirit në “Ese mbi Letërsinë Botërore”, të përkthyer nga Ana Kokobobo”. Me tej “WSJ” vazhdon: “Koleksioni shërben si një lloj guri i Rosetës për të deshifruar ndikimet dhe motivet e tij. Këta klasikë, pohon ai, flasin aq shumë sa i përket gjendjes së vështirë të shqiptarëve se sa të tjerëve. Ai e sheh Prometeun e Eskilit, heroin e ndëshkuar ashpër se i dha zjarrin njerëzimit, si një nga figurat e para në letërsi që kundërshtoi tiraninë. Ai e quan “Komedinë Hyjnore” të “vetmen vepër që për të, pasqyroi si errësirën dhe dritën e Shqipërisë komuniste”. Dhe ai thekson se, ashtu si shkrimtari i Europës Lindore të shekullit të 20-të, Shekspiri ndoshta ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Dialogu i z. Kadare me kanonet perëndimore vazhdon në romanin “A girl in exil” (E penguara), botuar fillimisht në vitin 2009, me një histori që vendoset në fillim të viteve 1980. Historia përqendrohet mbi një dramaturg shqiptar të njohur me emrin Rudian Stefa, në të cilën vepra aktuale e tij, në zhvillim, është një dramë që evokon “Hamletin” dhe “Macbeth”, që përmban fantazmën e një partizani komunist të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pra, kur ai thirret për pyetje nga Komiteti i Partisë, ai supozon se do të qortohet për shkelje të parimeve të realizmit socialist. Z. Kadare gradualisht zbulon një shëmbëlltyrë të tundimeve të pushtetit. Sack ka marrë në shqyrtim veprat “E penguara” e “Kamarja e turpit”, por nuk lë pa përmendur edhe “Pallatin e ëndrrave” apo “Ura me tri harqe”. Mbi “Kamaren e turpit”, “WSJ” shkruan se kjo vepër ilustron fiksionin disashtresor që ai krijoi gjatë sundimit të Hoxhës. Ky roman u botua në vitin 1978 dhe është pjesë e dy librave të tij më të mëdhenj, “Ura me tri harqe” (1979) dhe “Pallati i ëndrrave” (1981), romane që ripërpunuan historinë dhe folklorin shqiptar me qëllime delikate alegorike. ‘WSJ’ tërheq vëmendjen se ngjarja prej ku nis romani është rebelimi i Ali Pashës, guvernatorit shqiptar që u përpoq të largohej nga Perandoria Osmane dhe u vra nga forcat e Sulltanit më 1822. Fokusi nuk është në kryengritje aq sa te “dhurata”: koka e prerë e Ali Pashës, që e ruajtur në akull, transportohet deri në një nga sheshet e Kostandinopojës dhe shfaqet si një paralajmërim për kryengritësit e mundshëm. Z. Kadare rrotullohet mes karaktereve të ndryshme të lidhura me atë stemë të dhunës autoritare.

Ndërsa për romanin “E penguara”, përkthimi është nga John Hodgson, “WSJ” shkruan se qëllimet politike të librave të Kadaresë janë qarta dhe të pagabueshme.

“Duke përshkruar korrupsionin dhe mizorinë e çuditshme të Perandorisë Osmane, z. Kadare sjell një pamje dhe vlerësim të vrazhdë të komunizmit shqiptar. Por do të ishte gabim ta mendonim këtë roman si një alegori politike oruelliane. Evokimi i së kaluarës ndihet si bashkëkohor (turistët dynden në Stamboll për të goditur kokën e prerë dhe pothuajse mund t’i imagjinoni ata ta fotografojnë me celular) dhe jashtë kohës. Z. Kadare ka më shumë të përbashkëta me William Faulkner, një shkrimtar që nxjerr mitologjinë nga legjendat rajonale.

Ky, gjithashtu, është sa një projekt moral, aq edhe artistik. Te “Kamarja e turpit”, Kadare përshkruan përpjekjet e Perandorisë Osmane, që me vullnet rreket të shfarosë gjuhën dhe zakonet e Shqipërisë. Ky roman i paharrueshëm i shton veprës së tij të përjetshme rikuperimin kulturor. E kaluara është padyshim e pranishme në librat e tij – një fantazmë që ecën mes të gjallëve, ose një kokë e prerë që duket se ju bllokon në vështrimin e saj” – mbyll shqyrtimin kritik Sam Sack në Wall Street Journal./mapo

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO
Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Rita Ora shfaqet si Marilyn Monroe, ka realizuar fotografinë më të përfolur (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka realizuar një set të fotografive, njësoj si aktorja ikonë Marilyn Monroe, shkruan KultPlus.

Ajo me një paraqitje ka realizuar fotografinë më të përfolur të aktores amerikane, e cila me një fund të zi, ka pozuar njësoj si aktorja./KultPlus.com

Realiteti i grave në Kosovë erdhi si dialog mes punimeve të Mjellma Gorancit e Shqipe Kamberit (FOTO)

Për dy javë adhuruesit e artit pamor, veçmas të punimeve të piktoreve të njohura Shqipe Kamberi e Mjellma Goranci, do të kenë mundësi ta shohin punën e tyre të ekspozuar në Galerinë “Monet”, dhe ato punime edhe mund t’i marrin me vete me çmimet e vendosura poshtë tyre, shkruan KultPlus.

Gili Hoxhaj

Punimet e tyre janë ekspozuar në vende të ndryshme, por sonte ato janë bashkuar në një galeri të vetme, ku tërhoqën mjaft vizitorë. Ata që kanë parë qoftë edhe vetëm një punim të artisteve Kamberi e Goranci e identifikojnë lehtë autoren, e pikërisht përmes vijës identifikuese sonte patën mundësi ta gjejnë një urë komunikimi mes asaj se çfarë ato trajtojnë. Subjekt i të dyja punimeve është gruaja, veçse përmes stilit të tyre ajo lëviz në trajta të ndryshme duke prekur një pjesë të realitetit e historisë së tyre në shoqërinë kosovare.

Mënyra se si ato i kanë portretizuar e ngjyrat i bëjnë fort të dallueshme. Punimet e Gorancit vijnë përplot kolorit, ndërsa kufizohen me korniza ngjyrë ari, detajet e gruas aty vijnë e theksohen qoftë përmes flokëve, vatheve, e qafës së zgjatur, ato janë përherë në lëvizje brenda kornizës përmes se cilës Goranci i ka vendosur ato në ambiente të ndryshme, duke reflektuar edhe aktivitetin e tyre shumëdimensional brenda shoqërisë. Sytë e tyre janë përherë në kërkim. Bie fort në sy një pikturë që e paraqet gruan që për trupi shtrëngon fëmiun gjatë procesit të gjidhënies.

Mjellma Goranci thotë se portreti i modelit të gruas paraqet një cikël në vazhdimësi në këtë ekspozitë, gruaja në pikturën e saj flet për gruan sot, për krenarinë e sakrificën që ajo mbart. Mbi të gjitha, pikturat e saj nuk janë ikja nga vetvetja, por janë pasqyrim i përditshmërisë e brendësisë së saj.
Përveç portreteve të veçanta, në mesin e punimeve të saj edhe punime të cilat sjellin një gjallëri ngjyrash përmes luleve e ngjyrave të ndezura.

“Përveç bukurisë e krenarisë, portretet e punimeve të mija prapa kanë edhe problemet që gratë i hasin çdo ditë. Veprat e mija flasin më shumë për atë që nuk shihet se sa për atë që shihet. Unë e paraqes gruan kosovare që duket mirë, është krenare, sakrifikon për mirëqenien e familjes. Portretet e mija flasin për gruan që konkurron për karrierën e vet, është shumë e angazhuar, ka shumë përgjegjësi të cilat shpesh ia kushtëzon edhe shoqëria, për t’u martuar, të krijojë familje, të jetë e zonja e shtëpisë, të kujdeset për fëmijë e konkurron me një mashkull që ka shumë më pak ngarkesa”, tha Goranci.
Në mesin e shumë miqve e kolegëve, në këtë ekspozitë ishte dhe piktorja Zake Prelvukaj. Ajo për KultPlus u shpreh se e çmon fort sinqeritetin me të cilin Goranci e paraqet veten e problemet e përditshme të grave, ndërsa arrin që materialet dekorative t’i përdor me mjeshtëri.

“Mjellma e ka një lloj kolazhi e dekoracioni që din ta përpunojë, pasi nganjëherë materialet dekorative e shkatërrojnë pikturën. Por kjo ka aq forcë që e bën shumë mirë dhe me pëlqen shumë piktura e saj, pasi e trajton edhe vetveten. Artisti shpesh ik nga vetja por kur i sheh pikturat e saj e sheh që i trajton problemet e gruas. Këtë e bën në mënyrë shumë të sinqertë”, u shpreh Prelvukaj për KultPlus.

Ata që e kanë shijuar ekspozitën “Vetëdija, dikur dhe sot” të Shqipe Kamberit veçse e dinë stilin e saj, përmes të cilit kanë takuar historinë e grave shqiptare. Përmes këtij stili unik,vizitorët sonte patën mundësi ta prekin realitetin e gruas në një kohë tjetër. Përmes së bardhës, ajo ka bërë ndërlidhjen me gratë që tashmë kanë dëshmuar veten.Shikimi i tyre i mpirë ka hije të së kaluarës e tradicionales, ndërsa me një stoitet qëndrojnë në të tashmen përmes ngjyrave të ndritshme. Lulet në kokën e tyre e thyejnë bardhësinë, e sikur kanë qëndisur një hijeshi në vepra, motiv i cili ka një lidhshmëri me fëmijërinë e autores.

“Punimet janë të stilit të njëjtë të ekspozitës paraprake. Por atëherë i kam pasur gratë e diskriminuara por këtu janë të emancipuarat. Do të thotë çikat që po ja zbardhin fytyrën Kosovës. Këto me lule janë të mbulesave të jastëkut ku kam fjetur si fëmijë. Unë gjithmonë kam bërë ato që kam dashur dhe kam dashur të tregoj se ku jam sot. Kjo është një mënyrë e imja që reflektoj përballë një realiteti. Këtë radhë nuk kam përdorur ngjyra tjera. E kam lënë të bardhen që të jetë më e ndritshme dhe të paraqiten më pozitive. Këto janë gra shqiptare”, tregoi Kamberi për KultPlus.

Ndërsa më tutje Zake Prelvukaj theksoi se e njeh shumë mirë punën e të dyja artisteve, dhe tha se e vlerëson shumë ambicien e tyre për ta paraqitur gruan në shoqëri. Ajo tha se Shqipja edhe arrin ta trajtoj realitetin e grave duke përdorur edhe materiale tradicionale.
“Shqipja ka një relief ku përdor materiale tradicionale. Askush nuk ka etnos më të pasur se ne pasi dallon nga fshati në fshat. Më pëlqen që ka zgjedhur diçka tradicionale dhe ua ka dhënë një emblemë të gjithave nëpërmjet fytyrës”, u shpreh Prelvukaj.

Komunikimi i shpeshtë për tema nga më të ndryshme ndërmjet Gorancit e Kamberit që numërojnë disa vite shoqëri, dëshmohet edhe përmes motivit të veprave të tyre. Preokupimet e tyre janë të përbashkëta.Si të tilla punimet e tyre veçse e plotësojnë mozaikun e realitetit të gruas.

“Unë dhe Mjellma jemi shoqe shumë të mira. Bashkë debatojmë dhe trajtojmë çështjen e grave. Kjo ekspozitë është një debat mes punimeve tona”, u shpreh Kamberi lidhur me ekspozitën e tyre të përbashkët. Ndërsa Goranci e theksoi se edhe kjo ekspozitë reflekton dialogun e tyre të përbashkët, e temat me të cilat ato preokupohen.

“Në këtë ekspozitë jemi bashkuar për një arsye, pasi që e kemi parë një dialog të përbashkët, me Shqipen jemi shoqe shumë të mira dhe na preokupojnë të njëjtat probleme, të njëjtat motive na inspirojnë. Duket sikur edhe Galeria e ka vërejtur këtë dialog mes punimeve tona andaj dhe ne e kemi mirëpritur”, tha tutje Goranci. Ekspozita me punimet e Shqipe Kamberit e Mjellma Gorancit, do të qëndroi e hapur edhe për dy javë në Galerinë “Monet”./KultPlus.com

Britanikja: 7 arsye për të shkuar në Shqipëri

Britanikja “Metro” i ka dedikuar Shqipërisë një artikull nën titullin “7 reasons to go to Albania”/ “7 arsye për të shkuar në Shqipëri”.

Në të gjithë artikullin shtjellohen shtatë arsyet që “Metro” e nis me festivalin “Kala” në Dërmi, ku mund të kërceni gjithë natën.

Mund të kërceni gjithë natën
Roy Ayers, Todd Terje dhe Black Madonna do jenë prezent në festivalin një javor të muzikës “Kala”, i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në Dhërmi prej të mërkurës. Krahas muzikës, disko, jazz dhe techno në fokus janë edhe masazhet, yoga në perëndim të diellit dhe rafting në Kanionet e Osumit.

Ose shijoni plazhin
Ju mund të kaloni një jetë të tërë duke eksploruar 265 kilometra bregdetare të Shqipërisë, por në vend të një jete, drejtohuni në rivierë. Duke u shtrirë nga Saranda në jug të Vlorës në veri, pjesa më e madhe e këtij rajoni ishte një zonë ushtarake gjatë kohës komuniste dhe është kryesisht e pazhvilluar. Aty ku mungojnë vendpushimet luksoze, plazhet janë më të izoluara dhe ofrojnë më shumë privatësi, por edhe vendet janë më të lira dhe do kurseheni goxha.

Zbuloni një botë të lashtë
Një nga arkeologjitë më të rëndësishme në Shqipëri është Butrinti, i cili është pjesë e Trashëgimisë së UNESCO-s dhe rrënojat e tij datojnë që nga shekulli i tetë p.e.s. Qyteti qendror i Beratit, i shënuar edhe në Unesco dhe rreth pesë orë larg, është i mbushur me kisha bizantine dhe xhami otomane të lidhura me rrugë të lashta me kalldrëm. Mos harroni Voskopojën, i njohur si fshati i artistëve për shkak të piktorëve të shumtë që ka nxjerrë.

Shihni nga afër problemet e pasluftës
Peizazhi i rrokullisur është i mbushur me bunkerë nga epoka e pasluftës. Më i madhi – bunkeri atomik që i përket ish-diktatorit Enver Hoxha – u hap në 2014 si Bunk’Art 1, një muze mbi historinë dhe sekretet e regjimit të tij.

Kjo u pasua nga Bunk’Art 2 në vitin 2016. Ju gjithashtu mund të vizitoni Shtëpinë e errët të gjetheve, një vilë të veshur me hardhje në kryeqytetin Tiranë që dikur ishte selia e shërbimit sekret shqiptar dhe tani është i hapur si Muzeu i Mbikëqyrjes. Gjithashtu mos harroni dhe ishullin e Sazanit, një bazë ushtarake e braktisur jashtë brigjeve të Vlorës.

Provoni koktejet në lokalet e shumta të Tiranës dhe për këtë drejtohuni në Bllok, lagje në kryeqytet.
Pjatat e shijshme nga ushqimi mesdhetar do e kthejë vaktin tuja në një festë.
Ose mund të vizitoni malet e larta dhe liqenet e thella
Në veri, Alpet shqiptare posedojnë një bukuri të egër që nuk e gjen askund. Historia e rajonit është e mbyllur në gjakmarrjet e lashta dhe folklorin, dhe jeta bujqësore mbetet e pandryshuar prej shekujsh – mos u habitni kur të shihni fermerët që tokën e lërojnë akoma me kaun dhe zgjedhën. Në lindje të vendit, ujërat kristalizuese të Liqenit të Ohrit janë si diçka nga parajsa. Poshtë në jug, shumica e turistëve shkojnë në anën maqedonase për arkitekturën osmane dhe kishat bizantine, por nuk e humbasin qytetin e Pogradecit për një ‘shije’ ndryshe.

Era Istrefi nuk do ta bëjë sot hapjen e Kampionatit

Sot nis Kampionati Botëror ‘Russia 2018’. ‘Live it up’ është kënga zyrtare dhe zërat kryesor janë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës disa media shqiptare kanë shkruar se Era do të jetë atje për ta bërë hapjen e Kampionatit por nëna e saj, Syzana Tahirsylaj në një prononcim për lajmi.net e ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo tha se Era do të jetë pjesë e Kampionatit për të perfomuar ‘live’ por kjo do të ndodhë në mbyllje, pas një muaji në ceremoninë e ndeshjes finale.

”Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.

Ndryshe sot do të zhvillohet ndeshja e parë në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe hapjen e këtij kampionati sipas mediave të huaja do ta bëjë Robbie Williams./KultPlus.com

Përkujtesë: Presidenti Rugova në 125-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Muhamet Hamiti

(Fjala e plotë e Presidentit Ibrahim Rugova më poshtë, pas një shënimi hyrës për kontekstin politik të shënimit të këtij përvjetori në Kosovë në qershorin e vitit 2003)
Manifestimet kryesore për shënim të 125-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit u mbajtën më 9 qershor 2003, sepse në mëngjesin e 10 qershorit Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, bashkë me shefin e UNMIK-ut Mihael Shtajner (Michael Steiner), do të udhëtonte për Bruksel për të folur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian për situatën aktuale në Kosovë. Kjo ndodhte në kohën kur mantra (maksima) e politikës ndërkombëtare, që s’ishte ende e gatshme të merrej me statusin e Kosovës, ishte ‘standards before status’ (standardet para statusit), një taktikë për shtyrje të procesit për përcaktim të statusit përfundimtar të Kosovës, që parashtrohej me Rezolutën e OKB-së 1244 të miratuar më 10 qershor 1999, duke marrë parasysh Marrëveshjen e Rambujesë të shkurt/marsit 1999, që e kishin nënshkruar përfaqësuesit e Kosovës, por jo të Serbisë. Kjo Marrëveshje parashtronte “vullnetin e popullit të Kosovës”, por jo referendumin, si një nga parimet udhëheqëse për përcaktim të statusit të Kosovës.
Nën presionin ndërkombëtar për ‘standarde për statusit’, politikanët kryesorë të Kosovës, me përjashtim të Rugovës, e kanë pasë shmangur fjalën ‘pavarësi’ nga diskursi politik i asaj kohe. Këtë kërkesë kishte edhe Përfaqësuesi Special i OKB-së për Kosovën, autoriteti suprem pushtetor në Kosovë, shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner.
Fija themelore tematike e diskursit politik të Ibrahim Rugovës në ato vite ishte pavarësia e Kosovës. Kjo u pa edhe në takimet në Bruksel gjatë vizitës së tij të përbashkët me Shtajnerin. Deputetët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, por edhe zyrtarë të tjerë evropianë, ishin më shumë të interesuar për qëndrimet e Presidentit Rugova për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën pesë vjet pas lufte sesa për zëdhënësin e mantrës ndërkombëtare ‘standarde para statusit’, Mihael Shtajnerit. Kjo nuk i ka pasë pëlqyer fare Shtajnerit, siç e dimë ne që ishim bashkë me Presidentin Rugova në ato takime.
Me rastin e 125-vjetorit të Lidhjes Shqiptare Prizrenit, Presidenti Rugova dekoroi me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit 37 personalitete të njohura nga Kosova e Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, ndërsa të gjithë themeluesit dhe veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit me dekoratën “Hero i Kosovës”.
Në fjalën e vet në manifestimin qendror, më 9 qershor 2003, Ibrahim Rugova e quante Lidhjen e Prizrenit “lëvizja më e kompletuar për shtetin shqiptar pas rezistencës së shkëlqyeshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili për 25 vjet rresht e mbrojti vendin e vet dhe botën perëndimore”.
Përpjekjet për pavarësi nuk reshtën, thoshte ai, duke përkujtuar se më 1912 u shpall “pavarësia shqiptare”, e cila u “cungua me mbetjen e gjysmës së territoreve shqiptare jashtë shtetit që u njoh nga fuqitë e mëdha”, që “u sanksionua edhe pas Luftës së Parë botërore, si dhe pas Luftës së Dytë botërore”. Më tej Presidenti Rugova përkujtonte: “Në vitet ’90 me fillimin e përfundimit të Luftës së ftohtë dhe me shkatërrimin e një shteti ku u vendos me dhunë Kosova dhe territoret tjera shqiptare, në Kosovë filloi organizimi i Lëvizjes demokratike për liri, pavarësi e demokraci dhe ndërtoi shtetin e vet”.
Presidenti Rugova nuk mbërrit ta shihte të realizuar projektin për pavarësinë e Kosovës që e kishte udhëhequr vet nga viti 1989. Presidenti Historik, ati themeltar i Republikës, ndërroi jetë më 21 janar 2006. Pavarësia e Republikës së Kosovës u shpall në Kuvend më 17 shkurt 2008.
————–

Fjala Presidentit Rugova në akademinë solemne për shënimin e 125-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit:
Prishtinë, 9 qershor 2003
Jemi tubuar sot në këtë Akademi solemne për një ditë solemne të historisë sonë, në 125-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Kjo ditë solemne bëhet edhe më e madhe, sepse për herë të parë po e kremtojmë në Kosovën e lirë, çfarë ishte ëndërr dhe projekt i burrave të mëdhenj të Lidhjes së Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizje për themelimin e shtetit modern shqiptar. Ishte lëvizje për mbrojtjen e territoreve shqiptare dhe për çlirimin nga Mbretëria Otomane.
Sot mund të themi se ishte lëvizja më e kompletuar për shtetin shqiptar pas rezistencës së shkëlqyeshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili për 25 vjet rresht e mbrojti vendin e vet dhe botën perëndimore.
Lidhja e Prizrenit ishte përcaktuar për t’u inkuadruar me shtetin e vet shqiptar në botën perëndimore.

Më 10 qershor të vitit 1878, u mblodhën në Prizren delegatë nga të gjitha viset shqiptare, themeluan institucionet: Kuvendin kombëtar, Qeverinë, sektorin diplomatik dhe forcat mbrojtëse – ushtrinë e vet.
Këto institucione funksionuan plot tri vjet rresht. Kuvendi i Prizrenit i kundërshtoi vendimet e Kongresit të Berlinit për shkëputjen e territoreve shqiptare dhe vazhdoi ndërtimin dhe mbrojtjen e shtetit të vet në tërësinë territoriale. Për tri vjet Lidhja e Prizrenit vendosi administratën shqiptare, në Kosovë kryesisht dhe në viset e tjera.
Më 1881 Mbretëria otomane nuk mundi ta tolerojë më ngritjen e shpejt të shtetit shqiptar dhe vendosi ta shkatërrojë atë me forca të armatosura. Pas rezistencës së ashpër të forcave të Lidhjes së Prizrenit nën komandën e Sylejman Vokshit, të luftimeve që u zhvilluan sidomos në Kosovë, u shua kjo lëvizje e shkëlqyeshme.
Në këtë kohë njëri nga krerët e Lidhjes së Prizrenit Abdyl Frashëri bashkë me Ymer Prizrenin dhe Sylejman Vokshin thoshte me optimizëm dhe vizion të madh “Ne po mbjellim e të tjerët do të korrin.
Ky ishte vizioni i burrave të mëdhenj të Lidhjes së Prizrenit, të bindur se shpirti i saj do të vazhdojë të jetojë. Kështu sot mund të themi se Lidhja e Prizrenit ishte një lëvizje e kompletuar shtetërore që i aktivizoi të gjitha fuqitë e një kombi për liri, pavarësi dhe demokraci.
Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit shqiptarët u forcuan dhe u konsoliduan në planin e brendshëm kulturor, diplomatik e të miqësisë. Kështu më 1899 nën drejtimin e Haxhi Zekës në Pejë u themelua “Lidhja e Pejës” si ringjallje e Lidhjes së Prizrenit që u pranua në të gjitha territoret.
Po atë vit Sami Frashëri botoi traktatin e vet një lloj kushtetute për drejtimin e shtetit shqiptar “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”. Por edhe kjo Lidhje e Pejës u shua nga Porta e lartë.
Kështu përpjekjet për liri e pavarësi nuk pushuan as pas shuarjes së Lidhjes së Pejës. Në fillim të viteve 1900 burrat e Lidhjes së Prizrenit dhe brezi tjetër i burrave të kësaj kohe për 34 vjet rresht vazhduan përpjekjet për liri e pavarësi. Kështu më 1912 u shpall pavarësia shqiptare.
Por kjo pavarësi u cungua me mbetjen e gjysmës së territoreve shqiptare jashtë shtetit që u njoh nga fuqitë e mëdha. Kjo u sanksionua edhe pas Luftës së parë botërore, si dhe pas Luftës së dytë botërore.
Në vitet ’90 me fillimin e përfundimit të Luftës së ftohtë dhe me shkatërrimin e një shteti ku u vendos me dhunë Kosova dhe territoret tjera shqiptare, në Kosovë filloi organizimi i Lëvizjes demokratike për liri, pavarësi e demokraci dhe ndërtoi shtetin e vet.
Objektiv i të gjitha partive politike të viseve shqiptare u vendos: Kosova e pavarur, shqiptarët në Maqedoni të jenë në strukturën shtetërore, shqiptarët në Mal të Zi të kenë administratë lokale dhe në Preshevë.
Lëvizja demokratike për liri e pavarësi e Kosovës ishte për integrime evropiane e veriatlantike.
Në saje të përpjekjeve të përbashkëta dhe me ndërhyrjen e NATO-s më 12 qershor të vitit ’99 Kosova u lirua.
Qe katër vjet pas luftës Kosova ka pasur një progres të mirë në të gjitha fushat e jetës. Kemi bashkëpunim të mirë më UNMIK-un dhe KFOR-in e OSBE-në. Institucionet e Kosovës bashkë me UNMIK-un po përgatiten për zhvillim ekonomik të vendit.
Pra do të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike e paqësore me garanca për minoritetet dhe të gjithë qytetarët e saj të integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Njohja formale e pavarësisë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës dhe do të shpejtonte zhvillimin ekonomik e demokratik.
Në 125-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit do thënë se objektivat e saj ishin legjitime për mbrojtjen e territoreve të veta, ishin objektiva humane si të çdo populli dhe nuk ishte për marrjen e territoreve e të tjerëve.
Jemi krenar me Lidhjen e Prizrenit që reflekton edhe në kohën tonë për të mirë.
Nga kjo Akademi solemne përshëndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presdientin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni. Si gjithmonë përshëndesim Papa Gjon Pali II, që gjithnjë lutet për Kosovën.
Zoti e bekoftë Lidhjen e Prizrenit!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Zoti e bekoftë Kosovën!

Vokrri mbante numrin 9 – vdiq më 9 qershor, në orën 9 (FOTO)

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, sonte u diskutua për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën, pas një sulmi në zemër.Ish-futbollisti Muharrem Sahiti, tani trajner, ka folur për lidhjen e Vokrrit. të cilin e kishte mik të afërt, me numrin 9.

“Është interesante… Fadili ka mbajtur dresin me numrin 9. Pas pranimit (të Kosovës në FIFA), filloi të shpërndante dresa me numrin 9. Vdes me 9 qershor, në orën 9”, është shprehur ai në T7.“Sikur ka qenë i lidhur për atë numër”, ka thënë Sahiti.