Menaxhimi i Vjosës, Universiteti i Gjirokastrës organizon Konferencë shkencore ndërkombëtare

Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër ka organizuar Konferencën Ndërkombëtare “Parku Kombëtar i Vjosës: Dialogu i shkencës, kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Studiuesit referuan për gjendjen aktuale, mirëmenaxhimin, resurset dhe perspektivën e zhvillimit të Parkut Kombëtar të Vjosës në shërbim të komunitetit lokal në jug të vendit.

Rektor i universitetit, Bektash Mema u shpreh nëpërmjet kumtuesve të ndryshëm do të sjellim shumë qasje të cilat do t’i shërbejnë planit të menaxhimit të parkut të Vjosës.

Ai tha se Konferenca e parë do të pasohet nga simpoziume të tjera të kërkimit shkencor si artikujt, projektet dhe forma të tjera diskutimi shkencor.

“Kemi synimin që universiteti i Gjirokastrës të shërbejë si një pol i rëndësishëm në këtë rajon jo vetëm për Parkun e Vjosës, por për të gjitha studimet dhe lidhjen e universitetit me komunitetin”, tha Mema.

Studiuesi Ksenofon Krisafi ka theksuar se “Vjosa është një lumë shumë i rëndësishëm i cili ndikon në klimën, mjedisin, florën, faunën, demografinë, ekonominë , zhvillimin e të gjithë njerëzve të kësaj zone”.

Ai ka thënë se nëse Vjosa nuk trajtohet me kujdes ajo ta shpërblen me atë mënyrë trajtimi që i bën njeriu.

Ndërkaq, autoritetet shqiptare kanë nisur tashmë punën për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur pak ditë më parë për mbajtjen e një takimi nga grupi teknik lokal, buzë Drinos në Tepelenë i cili ka nisur punën për përgatitjen e dosjes mbi përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s.

Kumbaro ka theksuar se “me një proces të drejtuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura u prezantuan për publikun të gjitha fazat e procesit të përfshirjes së Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në trashëgiminë botërore të UNESCO-s”.

I njohur si lumi i egër i fundit në Europë, Vjosa po tërheq një numër në rritje turistësh vendas  dhe të huaj, duke u kthyer në një zonë të preferuar për zhvillimin e ekoturizmit./ KultPlus.com

Tijan Sila fiton çmimin letrar ‘Ingeborg Bachmann’

Shkrimtari Tijan Sila, i lindur në Sarajevë dhe që tani jeton në Gjermani, fitoi sot çmimin prestigjioz ”Ingeborg Bachmann”, me vlerë 25 000 euro.

Sila mundi 13 konkurrentë për të fituar konkursin prestigjioz letrar në qytetin austriak të Klagenfurtit.

Sila i bëri përshtypje jurisë për çmimin e letërsisë në gjuhën gjermane me tekstin e tij, titulli i të cilit përkthehet si “Dita kur nëna ime u çmend”, ku ai shkruan për traumat midis brezave, konfliktet familjare dhe çmendurinë.

Juri Philipp Tingler foli për një “përzierje të mprehtë, tragjikomedisë dhe melankolisë” unike gjuhësore.

“Ende nuk mund ta besoj, por megjithatë jam euforike”, tha Sila pas ceremonisë së çmimit.

Sila ka lindur në Bosnje-Hercegovinë në vitin 1981.

Ai shkoi në Gjermani si refugjat lufte në vitin 1994.

Ai studioi gjermanisht dhe anglisht në Heidelberg.

Romani i tij i parë, “Tierchen Unlimited”, u botua në 2017, i ndjekur nga “Die Fahne der Wünsche” (”Flamuri i dëshirave”) dhe “Krach” (”Përplasja”).

Teksti i tij për konkursin Bachmann është pjesë e romanit të tij të ardhshëm.

Sila nuk është vetëm shkrimtar, por punon edhe si mësues gjermanishteje në një shkollë.

Çmimi jepet që nga viti 1977./ KultPlus.com

Rindërtohet edhe rruga e Komanit

Rruga e Komanit, një aks i rëndësishëm për aksesin drejt potencialeve turistike të Alpeve do të rindërtohet.

Nga Thethi, kryeministri Edi Rama informoi se tashmë po ndërtohet rruga e Dukagjinit dhe se shumë shpejt do të nisë edhe ajo e Komanit.

“Edhe rrugën e Komanit do ta bëjmë. Po bëhet rruga e Dukagjinit”, deklaroi Rama.

Rikonstruksioni i kësaj rruge veç përmirësimit të eksperiencës turistike duke përfshirë në guida edhe udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ka një ndikim të madh edhe në cilësinë e jetës për komunitetet, si dhe ofron mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës. Njëkohësisht sjell edhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë./ KultPlus.com

Rama: Falen gjobat për ndërtimet pa leje në shtëpitë e vjetra

Nga Thethi ku ndau sot 200 tituj pronësie, kryeministri Edi Rama dha lajmin se do të falen gjobat për ndërtimet që banorët kanë bërë për shtëpitë e tyre të vjetra.

“E dyta që ju e shtruat në takimet e bëra herën e fundit, çështja e gjobave. Këtu ka një masë të madhe gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve apo ndërhyrjeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër, që janë bërë për shkak të nevojës për krijim ekonomie përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë e ka bërë të pamundur”, tha Rama.

“Qeveria do t’i fali të gjitha këto gjoba, sepse nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’iu shmangur ligjit. Por kjo nuk do të thotë që do të lejohen ndërtime të tjera pa leje”, u shpreh Rama./ KultPlus.com

Nga rruga e Dukagjinit te linja 35 kV, projektet për Thethin destinacion cilësor elitar turistik

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli prezantoi sot paketën e investimeve për atë që ai e theksoi si Thethi i së nesërmes, destinacion cilësor elitar turistik.

Në takimin me banorë të kësaj zone, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci, Agolli renditi disa nga projektet që do të zbatohen për zhvillimin e kësaj zone.

“Duke filluar që nga ndërhyrjet që prej disa vitesh janë bërë në këtë zonë për përmirësimin e aksesit, ku faza e parë përfshiu ndërtimin e aksit të Bogës nga Qafë Thorja në Theth dhe nga Thethi në Ndërhysaj. Jemi duke bërë hapjen e rrugës së Dukagjinit që do të krijojë një unazë që do të lidhë Shkodrën nga drejtimi i Koplikut dhe drejtimi tjetër”, tha ai.

Agolli theksoi se rruga e Dukagjinit nuk është vetëm një aks rrugor që i shërben shpejtësisë në lëvizje.

“Rruga e Dukagjinti nuk është vetëm akses, por potencial zhvillimi për të gjithë këto zona. Kjo rrugë nuk do të mbetet vetëm në Theth fshat, por do të vijojë në të gjithë zonën, duke e kthyer në një potencial turistik”, shtoi ai.

Kreu i FSHZH, u shpreh se ndërhyrjet janë për të përforcuar elementin natyror dhe atë urban.

“Jemi duke punuar me bashkinë për përgatitjen edhe të projektit të kanalizimeve dhe një impianti të përpunimit të ujërave të zeza. Ndërkohë që jemi duke mbyllur projektin dhe nisim procedurën për fazën e parë të furnizimit me energji elektrike nga Dedaj në Bogë e Razëm, duke shndërruar linjën në linjë 35 kilovolt. Në fazën e dytë  është furnizimi me energji elektrike të qëndrueshme për banorët”, deklaroi Agolli.

Sipas tij, këto ndërhyrje së bashku me paketën e madhe të qeverisë për malet do të bëjë Thethin një destinacion cilësor elitar dhe turistik.

Strategjia gjithëpërfshirëse për Thethin

Thethi ka një histori 2800 vjeçare, muza e studiuesve të huaj që prej vitit 1905, në 1966 është shpallur Park Kombëtare dhe me qendër historike që prej vitit 2017.

Thethi që pret sot qindra e mijëra turistë, do të ketë një projekt të ri mbështetës nga qeveria dhe Bashkia Shkodër me iniciativë të Kryeministrit Edi Rama i cili do të diskutohet në një tryeze ndërdisiplinore për të garantuar arritjen e këtij ekuilibri mes natyrës dhe komuniteti.

Strategjia gjithëpërfshirëse për Thethin nga Bashkia Shkodër, përfshin trajtimin e hapësirave publike dhe objekteve publike si pikënisje.

Me kisha, kulla ngujimi, shkolla muze etnografik dhe qendër historike, Thethi ka një bosht kryesor që shtrihet paralel me shtratin e lumit dhe sipas arkitektëve, ky do të jetë fokusi i parë i ndërhyrjeve.Mes boshtit dhe shtatit të lumit do të ketë 5 pika kryesore ky fokusohen ndërhyrjet e para.

Puna do të nis që nga ura e parë e hyrjes për në fshat me sistemin e rrugës me gurë kalldrëmi dhe me çakëll të ngjeshur. Edhe qendra e vizitorëve do të marrë një pamje akoma më mikpritëse si pika kryesore për informimin e vizitorëve, por edhe pika për vendasit që do duan të riparojnë dhe ndërtojnë çatinë, muret apo edhe tabelat që Thethi të ruajë atë karakter që ka.

Projekti do të përfshijë edhe rehabilitimin e shtratit të lumit i cili do të pyllëzohet akoma më shumë.

Në rrugën që lidh kishën me urën e dytë, do të kthehet në një shesh të mirfilltë ku propozohet ngritja e një pavioni, “Oda e hapur” ku mund të organizohen panaire, tregu javor sezonal.

Ngritja e një muzeu për njohjen e trashëgimisë kulturore, natyra dhe historia e bjeshkëve është një tjetër pikë e këtij projekti zhvillimor për Thethin./ KultPlus.com

Si lindën Karnavalet e Brazilit që elektrizuan dje Vlorën

Karnavalet e Brazilit elektrizuan qytetin e Vlorës, mbrëmjen e djeshme.

Mbi dy duzina me artistë të ardhur nga Brazili si perkusionistë, balerinat e famshme të Sambas dhe kërcimtarë profesionistë, akrobatë e prestigjiatorë krijuan me energjinë e ritmin fantastik një atmosferë vërtet ekstravagante në rrugët e qytetit bregdetar.

Performancat nisën prej Kinemasë verore të Vlorës me balerinat dhe perkusionistët të cilët bashkë me balerinat e Qendrës Kulturore të qytetit e akrobatët e Cirkut shqiptar u shoqëruan edhe prej një numri të madh qytetarësh të apasionuar pas vespave.

Manifestimi kulturor i pari në vend, vazhdoi përgjatë Lungomares së Vlorës.

Capoeira, arti luftarak afro brazilian, kombinoi elementë të muzikës vallëzimit dhe akrobacisë .

“Fire dancers“ përdorën teknikat e tyre të veçanta, duke krijuar një shfaqje spektakolare me një kombinim të aftësive akrobatike dhe artit të manipulimi të zjarrit, duke emocionuar të vegjlit.

Mbrëmja vazhdoi me kërcimtaret e Sambas, e njohur në të gjithë botën si simboli i Brazilit, me rrënjë në kulturat afrikane, portugeze e e indigjene, e cila përfshiu spontanisht të gjithë vlonjatët prezent që së bashku me turistët vendas e të huaj, kërcyen nën ritmin e saj fantastik gjatë gjithë mbrëmjes .

Pak nga historiku i Karnavaleve të Brazilit

Origjina e karnavaleve të Brazilit është një përzierje komplekse dhe interesante e kulturave evropiane, afrikane dhe indigjene, që daton në periudhën koloniale.

Tradita e karnavaleve i ka rrënjët në festimet e Kreshmës në Evropë, veçanërisht në Portugali dhe Itali. Këto festa, që ndodhnin përpara fillimit të periudhës së Kreshmës së Pashkëve, ishin një kohë për gëzim, maskim dhe festa të mëdha.

Kur kolonizatorët portugezë arritën në Brazil në shekullin e 16-të, ata sollën me vete edhe traditat e tyre karnavaleske. Me ardhjen e skllevërve afrikanë në Brazil, elemente të kulturës dhe traditave afrikane filluan të integrohen në karnavalet braziliane. Këto përfshijnë ritme, muzikë dhe vallëzime afrikane, që i dhanë karnavaleve një karakter të veçantë dhe të ndryshëm.

Ritet dhe vallëzimet tradicionale afrikane, si Batuque dhe më vonë Samba, u integruan në festimet e karnavaleve, duke krijuar një atmosferë të re dhe energjike. Edhe kulturat indigjene të Brazilit kontribuan me elementët e tyre, duke përfshirë kostumet tradicionale, vallëzimet dhe ritualet.

Në shekullin e 19-të, Rio de Janeiro u bë qendra kryesore e karnavaleve në Brazil.

Shkollat e sambës filluan të formohen dhe paradat masive e spektakolare u bënë pjesë kryesore e festimeve, duke përfshirë elemente të kulturës afro-braziliane dhe muzikës si axé dhe frevo.

Karnavalet e Brazilit janë bërë një ngjarje ndërkombëtare që tërheqin miliona turistë nga e gjithë bota, duke kontribuar në ekonominë dhe kulturën e vendit.

Origjina e karnavaleve të Brazilit është një histori e pasur dhe shumëngjyrëshe, që reflekton diversitetin dhe bashkimin e kulturave të ndryshme që kanë ndikuar dhe formuar këtë traditë unike dhe të veçantë./atsh/ KultPlus.com

Komuna e Prishtinës organizon koncert festiv me ‘Asgjë sikur Dielli’ për festat e 2-4 Korrikut

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të organizojë koncert festiv me grupin e njohur muzikor “Asgjë sikur Dielli” për nderë të 2 Korrikut- Ditës së shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës, dhe 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, përmes një shkrimi në facebook.

“Kujtojmë dhe nderojmë të kaluarën e vendit dhe aleatët tanë nëpërmjet artit dhe kulturës. Festojnë së bashku me krenari Dy Korrikun, fillesën e rrugëtimit tonë për një shtet të pavarur dhe Katër Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Prishtina po frymon art dhe kulturë”, thuhet në shkrimin e drejtoreshës Halimi./ KultPlus.com

Euro 2024: Pse Austria është surpriza më e madhe e turneut

Nuk është e pazakontë të shohësh disa skuadra të shfaqen si surprizë në turnetë ndërkombëtare, por pak mund të kishin parashikuar që Austria do të ishte historia e Euro 2024.

E vendosur në Grupin D së bashku me disa kundërshtarë të vështirë, dukej sikur Austria do ta kishte të vështirë të arrinte në fazën eliminatore.

Polonia posedon një nga sulmuesit më ‘vdekjeprurës’ të të gjitha kohërave, Robert Leëandoëski.

Holanda është e ngarkuar me talent, veçanërisht përgjatë vijës së pasme. Franca është e freskët nga një fushatë e Kupës së Botës në 2022, ku përfundoi si nënkampione nga superylli Kylian Mbappé.

Pas një humbjeje të vështirë, por zhgënjyese 1-0 kundër Francës në ditën e parë të ndeshjes, u duk sikur shkrimi ishte në mur për Das Team . Kështu që erdhi si një tronditje kur Austria korri fitoret 3-1 dhe 3-2 kundër Polonisë dhe Holandës për të kryesuar grupin dhe për të kaluar në raundin e 16-të të Euros vetëm për herë të dytë .

Fitorja kundër skuadrës holandeze të mbushur me yje, e para e Austrisë në 34 vjet, ndezi festime të egra në mesin e skuadrës.

“Kur mund Holandën dhe fiton grupin, atëherë nuk mund të jesh aq i keq”, tha Marcel Sabitzer, i cili shënoi kundër Holandës.

Një stil unik

Në turnetë e mëdha, shpesh i kushtohet rëndësi nxjerrjes së një rezultati pa marrë parasysh çfarë. Çdo pikë ka rëndësi në fazën e grupeve, ndërsa është ‘fitoni ose shkoni në shtëpi’ në raundet e eliminimit. Stilet konservatore të lojës shpesh mund të shpërblehen, por Austria ka zgjedhur më shumë një mentalitet rreziku.

Një qasje e gjallë, e ka bërë Austrinë një nga ekipet më të këndshme për t’u parë në turne.

Transformimi i Austrisë mund të gjurmohet që nga emërimi i Rangnick në vitin 2022. Trajnerit gjerman shpesh vlerësohet me zhvillimin e ‘gegenpressing’, një stil futbolli që përfshin presionin e pamëshirshëm të kundërshtarëve menjëherë pas humbjes së topit. Ai ka ndikuar te ish-trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp dhe Julian Nagelsmann, aktualisht menaxher i kombëtares gjermane.

Kjo qasje mund të jetë tepër e lodhshme dhe t’i lërë skuadrat e Rangnick të pambrojtura në mbrojtje, por mund të jetë dërrmuese për t’u përballur me skuadrat kundërshtare dhe të bëjë një shikim emocionues në një turne ku herë pas here ka pasur mungesë argëtimi.

Austria shënoi gjashtë gola në tre ndeshjet e saj në grup – Anglia, Danimarka, Sllovenia dhe Serbia e Grupit C vetëm shtatë herë arritën të gjenin rrjetën mes tyre në gjashtë ndeshje.

Aftësitë e Rangnick

Ndoshta aspekti më bindës i fushatës së Austrisë në Euro 2024 kanë qenë aftësitë e Rangnick si menaxher.

66-vjeçari ka një CV të gjerë si trajner, pasi ka marrë punën e tij të parë në 1983.

Ai ka pasur qëndrime të ndryshme me klube gjermane si Stuttgart, Hannover dhe Schalke, por është më i njohur për punën e tij me skuadrën austriake Red Bull Salzburg dhe ekipin gjerman. RB Leipzig.

Të dy klubet i përkasin konglomeratit Red Bull GmbH (RB Leipzig u themelua vetëm në 2009), me Rangnick që u punësua si drejtor sportiv i të dy klubeve në vitin 2012. Ai pa një periudhë të gjatë suksesi me Salzburgun, duke fituar disa herë Bundesligën austriake, ndërsa ai mbikëqyri promovimin e Leipzig nga niveli i katërt në Bundesligën gjermane.

Ai drejtoi Leipzig-un në dy raste të veçanta gjithashtu, duke e udhëhequr atë në ndeshjen e tyre të parë në nivelin më të lartë në 2018. Ai gjithashtu udhëhoqi skuadrën në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e saj.

Pas dorëheqjes nga Red Bull në vitin 2020, ai pati një periudhë katër mujore si menaxher i sportit dhe zhvillimit për skuadrën ruse Lokomotiv Moscoë në 2021 para se t’i ofrohej një nga punët më të mëdha nga të gjitha.

Rangnick u emërua si trajner i përkohshëm i Manchester United në nëntor 2021 pasi 13 herë kampionët e Premierligës angleze u ndanë me Ole Gunnar Solskjær.

Rezultatet fillimisht ishin të lëkundshme kur ai u punësua nga Austria. Skuadra ra në Ligën e Kombeve B, duke marrë vetëm një fitore në sezon. Megjithatë, forma shpejt u rrit dhe Das Team rezervoi biletën e saj për në Euro 2024 pasi humbi vetëm një lojë në fazat kualifikuese. Pasi ka përballuar stuhinë në një grup të vështirë dhe një ndeshje të raundit të 16-të, reputacioni i Rangnick është në rrugën e duhur.

Sa larg mund të shkojnë?

Austria do të përballet me Turqinë të martën, me fituesin që kalon në çerekfinale. Ndeshja fillon në orën 15:00.

Një fitore do ta çonte skuadrën e Rangnick në një territor të paeksploruar, pasi nuk kishte avancuar kurrë përtej raundit të 16-të në Euro. Gjermani dëshiron të sigurohet që lojtarët e tij të mos kalojnë përpara dhe të zvogëlojnë shanset e ekipit të tij, por nuk do të shkonte aq larg sa ta përjashtonte ekipin e tij që të shkonte në përrallë deri në finale.

Megjithë qasjen e qëndrueshme të Rangnick, lojtarët e tij ende janë duke ecur në kulmin e fitimit të grupit.

“Emocionet në vendin tonë dhe mes atyre që ishin në stadium ishin sigurisht të mëdha”, tha kapiteni i ekipit Marko Arnautovic . “Megjithatë, mendoj se ndjenjat tona në fushë ishin edhe më të mëdha. Është një ndjenjë tepër e mrekullueshme. Ne ende mund të jemi të lumtur për këtë sot dhe ndoshta nesër. Më pas do të fillojnë përgatitjet për fazën e 16-të”.

Koha do të tregojë vetëm nëse Austria mund të fitojë turneun e saj të parë të madh ndonjëherë, por ky komb tashmë ka tronditur status quo-në në atë që ka rezultuar të jetë një Euro 2024 e paparashikueshme./Top Channel/ KultPlus.com

Dren Abazi & Zig Zag Orchestra me koncert të madh në Stadiumin e Tiranës

Artisti i njohur Dren Abazi & Zig Zag Orchestra do të prezantohen me koncert në Stadiumin “Selman Stërmasi”, në Tiranë, shkruan KultPlus.

Ky koncert i cili ngërthen në vete histori 15 vjeçare të muzikës artistike të solistit të njohur Dren Abazi, pritet që të dhurojë një natë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, ku bëhet e ditur se audienca prezente do të shijojë këtë performancë për rreth dy orë.

Dren Abazi vazhdon të mbetet një ndër këngëtarët më të adhuruar për audiencën e Shqipërisë, dhe koncerti në Tiranë po pritet si një mundësi e mirë që adhuruesit e artistit ta shohin për së afërmi performancën e tij.

Mbrëmja mbahet më 4 korrik, në ora 20.00, ndërsa hyrja është pa pagesë/ KultPlus.com

Ministri Sveçla paralajmëron burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse hyn në territorin e Kosovës, pa lejen e autoriteteve, do përfundojë në burg.

Ky reagim i Sveçlës, vie pas disa raportimeve se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të vijë në Kosovë, e për këtë, simpatizantët e tij vendosën gjatë natës në veri të vendit, posterë duke e cilësuar atë si ‘’Komandant suprem’’, transmeton klankosova.tv.

”I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”.

Pas 12 vitesh, Gëzim Myshketa rikthehet me një koncert recital në Durrës

Baritoni i famshëm shqiptar, Gëzim Myshketa, rikthehet në qytetin e tij të lindjes pas 12 vitesh me një koncert recital madhështor në Amfiteatrin e Qytetit Antik të Durrësit, shkruan KultPlus.

Ky koncert madhështor i cili vjen më 6 korrik në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe Teatrin e Operas do të ketë edhe artistë të ftuar special si Arjola Shehu, Gerald Murrja, Anxhelo Mucollari, Renisa Lacka, Adela Mucollari, Brikel Guga dhe Viktor Yankovski, nën udhëheqjen e dirigjentit italian Jacco Supa.

Po ashtu, baritoni Myshketa për herë të parë organizon edhe një masterclass me mjeshtrat më në zë të panoramës operistike ndërkombëtare si: Angelo Gabrielli, Daniela Schillaci, Mario de Carlo, Mirca Rosciani dhe Elda Laro për të perfeksionuar mbi 40 talente me prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Brazili, Mauritania, Kina, Polonia, Gjermania, Franca, Italia, etj.

Ngjarja do të mbahet më datat 1,2,3 dhe 4 Korrik duke u përmbyllur me një gala koncert Final në ADRIATIK HOTEL DURRËS ora 21:00./ KultPlus.com

Shfaqet për herë të parë ekspozita UNDINUS në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë

Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, u shfaq dje për herë të parë ekspozita UNDINUS.

Kryebashkiaku u Korçës, Sotiraq Filo e cilësoi një përvojë të jashtëzakonshme në art, ku realiteti dhe ëndrrat u ndërthurën me një simfoni tingujsh, ngjyrash dhe emocionesh nënujore.

Ai fton të gjithë që mos ta humbin këtë udhëtim të mahnitshëm përmes syve të një mjeshtëri në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë.

UNDINUS është ekspozita më e re imersive që u jep mundësi të gjithëve që të zbulojnë botën e mrekullueshme nënujore, të parë përmes syve të artistit.

Frymëzuar nga përvoja e tij personale dhe përmes fuqisë së artit digjital, Willred Dallto sjell një botë tërësisht të re ku realiteti dhe ëndrrat ndërthuren dhe ku një simfoni ngjyrash, tingujsh dhe emocionesh.

Ekspozita shoqërohet edhe nga një kolonë zanore origjinale e krijuar nga artistët e talentuar Era Canaj dhe Gent Shahini, dhe vizualet e mrekullueshme krijuar nga artisti 3D, Noel Çela./atsh/ KultPlus.com

Karnavalet braziliane vijnë në Lungomaren e Vlorës, spektakël magjik nën ritmet sambas dhe veshjet shumëngjyrëshe

Javët kulturore Ndërkombëtare sollën për herë të parë në Shqipëri, Javën Kulturore Braziliane.

Shfaqje filmash, koncert harqesh, aktivitete letrare dhe muzikore u organizuan nga data 21 deri më 29 qershor në Tirana, për të përmbyllur me shfaqjen spektakolare të karnavaleve braziliane në Vlorë.

Vetëm një hap larg detit, në Lungomaren e bukur të Vlorës, ky manifestim kulturor organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit solli ritmet, ngrohtësinë dhe ngjyrat e Brazilit, me perkusionistë të talentuar, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të Capoeira.

Pjesë e paradës shumëngjyrëshe të karnavaleve braziliane të famshme në të gjithë botën, u bënë edhe pushues e turistë të shumtë në Vlorë duke festuar nën ritmin e sambës braziliane shoqëruar nga një spektakël plot veshje, maska, kërcime, lojëra dhe akrobaci.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se “për herë të parë në Shqipëri një manifestim kulturor me kaq energji e nxehtësi amerikano-latine, plot ngjyra e traditë nga Karnavalet e famshme të Brazilit, me perkusionistë të talentuar, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të Capoeira”.

Nënkryetarja e Bashkisë Vlorë, Irena Toshkallari theksoi se ky organizim i sjell Vlorës një tjetër dimension turizmi.

“Ky aktivitet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kuadër të Javës Ndërkombëtare Braziliane ka për qëllim të bashkojë kulturat duke krijuar një atmosferë shumë ndryshe”, u shpreh ajo.

Balerinë të ardhur nga Brazili kanë përformuar përgjatë shëtitores për më shumë se 3 orë duke dhuruar spektakël për turistët e qytetarë të shumtë në Lungomaren e Vlorës.

Fotoreporteri i ATSH-së, Florian Abazi solli momente nga kjo shfaqje unike që përcolli një energji të jashtëzakonshme në jug të vendit./atsh/ KultPlus.com

Presidentja Osmani viziton Muzeun Etnologjik: Histori e kulturë në këto ditë të nxehta vere

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun dhe dy vajzat, sot ka vizituar Muzeun Etnologjik në Prishtinë.

“Nga vizita në Muzeun Etnologjik në Prishtinë – histori e kulturë, por edhe freski në këto ditë të nxehta vere”, shkroi Presidentja Osmani në Facebook.

Muzeu Etnologjik në Prishtinë mbetet një ndër institucionet kulturore të rëndësishme, ku ruan historinë dhe traditat kosovare.

Mediumi italian: Xhaka nuk i la lojtarët tanë ta prekin topin

Kombëtarja e Zvicrës fitoi dje ndaj Italisë me rezultatin 2-0, për të kaluar në çerekfinale të Euro2024.

Freuler dhe Vargas realizuan golat në këtë sfidë, për të eliminuar kampionin aktual të Europës.

Mediumi italian, Tuttomercatoweb, shkruan se Xhaka dhe Freuler e dominuan ndeshjen e djeshme.

“Freuler dhe Xhaka dominuan ndeshjen e djeshme ndaj Italisë, në një ndeshje që asnjëherë nuk ishte realisht në diskutim. Freuler, përveç golit të hapjes, e certifikoi paraqitjen me një ecuri të vazhdueshme, së bashku me Xhakën që nuk i la lojtarët tanë të preknin topin. Formë e shkëlqyer fizike dhe tani në çerekfinale zviceranët duan të vazhdojnë kështu”, shkruhet në postimin e Tuttomercatoweb.

Kujtojmë se Zvicra do përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Angli – Sllovaki. /GazetaBlic Sport/ KultPlus.com

Jake Allsop: Përplasja

Në mesin e shumë tregimeve mbi fatkeqësitë në komunikacion, ky tregim si një prej shembujve të rrallë të mjeshtrisë së shkrimit

PËRPLASJA

Nga Jake Allsop

E kam të vështirë tash të kujtoj pse më sollën këtu. Ma kanë dhënë një dhomë goxha të mirë. Është e vogël: ka një shtrat të ngushtë, një garderobë të integruar, një tavolinë dhe një karrige, një legen për larje dhe një raft librash. Dhoma është e vogël, por është e mjaftueshme për mua. ka një dritare të madhe përballë derës. Nëse qëndroj maje gishtave, mund të shoh jashtë fushat e gjelbra. Nganjëherë, për arsye që nuk i kuptoj, nuk i shoh fushat kur shikoj jashtë, drita të mëdha në formë disku, drita vërbuese që m’i lëndojnë sytë. Shumicën e kohës jam vetëm, po nganjëherë ata vijnë të flasin me mua. Mendoj se vijnë dy herë në ditë, po s’jam i sigurt, ngase e kam të vështirë të di çfarë kohe është, apo çfarë dite është, apo pse jam këtu.

Ata përherë ma parashtrojnë të njëjtën pyetje. Zërat e tyre janë të ngritur lart, cingërues. Më tingëllojnë së minj. Jam mësuar me ta tash dhe përpiqem të jem i sjellshëm. Përpiqem njëmend fort t’u përgjigjem pyetjeve të tyre. Më shikojnë nga shumë afër kur më marrin në pyetje, sytë e tyre të kuq të ndritshëm më rrëmojnë në sy të shohin nëse po e them të vërtetën. Po çka është e vërteta? Mund t’i kujtoj momentet e tmerrshme të përplasjes, momentet e llahtarshme kur e humba kontrollin e makinës. Mund të kujtoj si përpiqesha gjithë dëshpërim të dilja jashtë përpara se të rrokesha, por nuk mund të hapja derën. Mund të kujtoj ndjesinë e rrotullimit dhe rënies dhe momentin kur e preka tokën. Isha i kurthuar, i përplasur dhe me një barrë enorme në gjoksin tim. Ende mund ta ndiej tingullin e bërtimë sime në momentin… Kusuri është terr.

‘Kush je ti?’. ‘Si e ke emrin?’.  ‘Pse ke ardhur këtu?’. Nuk kam përgjigje në këto pyetje. Duken të magjepsur nga trupi im. Teksa flasin, ata ecin përreth meje, ngjiten lart t’i përkëdhelin krahët e mi, të mbajnë dorën time, ta shpojnë mishin tim të butë me gishtërinjtë e tyre të hollë. Kur rri ulur, atyre ua ka ëndja t’i rrasin gishtërinjtë në flokun tim të shpeshtë kaçurrel, apo ta prekin fytyrën time, posaçërisht buzët. Herën e parë që më prekën, e urreva, por tash jam mësuar me këtë gjë. S’më prish punë fare, ngase e di se nuk e kanë për qëllim të më lëndojnë. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Nganjëherë më lidhin për shtrati, ashtu që nuk mund të lëviz më fare. E urrej këtë ndjesi, ndjesinë e të qenit i kurthuar, pa qenë në gjendje të ik. Pastaj vijnë dhe më ngulin gjilpëra në mish. E di se tingëllon e marrëzishme, por kjo është ajo që ata e bëjnë. Me gjasë s’e bëjnë që të më lëndojnë; me gjasë janë duke bërë ndonjë lloj testi, duke u përpjekur të kuptojnë më shumë rreth meje dhe prej nga vij. Pandeh se unë jam për ta po aq alien sa edhe ata për mua.

‘Kush je ti?’, pyesin ata me zërat e tyre cingërues. Përpiqem fort të kujtohem. Një emër. Çfarëdo emri. Veç të mund ta shihja njëherë veten në pasqyrë. Me gjasë, nëse e shoh fytyrën time, mund të ma sjellë në mendje ndonjë emër. Është një pasqyrë mbi legenin e larjes, por kur shihem në të, nuk mund të shoh asnjë reflektim. Kjo njëmend më kall datën. Është sikur të mos ekzistoja më. Hukas pasqyrën, por nuk mjegullohet. A nuk testohen kështu vampirët? A jam i vdekur?

‘Si e ke emrin?’. Mund të mendoj për një dyzinë emrash: George, mary, John, Elizabeth… Emra mbertërish dhe mbretëresash të Anglisë. Le ta provojmë njërin.

‘John’.

Më shikojnë në heshtje, mandej largohen dhe kuvendojnë mes vete. Njëri që duket të jetë kryesori, kthehet dhe ndalet para meje, duke më shikuar në sy në mënyrë akuzuese. Tregoi drejt gjoksit tim dhe e luajti kokën. Ai e di se John është emër mashkulli. Si mund të jetë John emri im? Për çka, deduktoj, unë duhet të jem grua. Femër. Interesante. I lëviz duart nëpër lëkurën time të zezë të shkëlqyeshme. Burrat janë leshatokë. Unë s’kam qime në krahët e mi. Do të thotë jam grua. Dhe jam e bukur. E zeza është e bukur. Ku e kam dëgjuar këtë më parë? I shikoj krahët e mi. Papritur nuk janë më të zinj – janë të bardhë! Të rëndë, të ftohtë dhe të bardhë. Çfarë më kanë bërë? Dhe pse krahët e mi kaq papritur i ndiej kaq të rëndë, si copa plumbi. Me gjasë më kanë droguar. Prapë jam e frikësuar. E dua mamin tim! Një vaj fëmije gjithë frikë jehon në veshët e mi. Është zëri im që çirret, fëmijëror, për nënën?

‘Emri yt nuk mund të jetë John’, thotë më i gjati i këtyre krijesave cingëruese si minj. Sytë e tyre xixëllues të trëndafiltë më rrëmojnë në kërkim të një shpjegimi. ‘Të lutem, na e thuaj të vërtetën’.

‘Më vjen keq’, them unë. ‘Keni të drejtë. Emri im nuk është John. Është…’. zëri im përsëri kridhet në heshtje. Veç të mund të shihja reflektimin tim në pasqyrë! Atëherë do të dija se kush jam. Më lanë në heshtjen time.

Pas një kohe të gjatë u ngrita dhe shkova te pasqyra. Prapë s’kishte refletim. Asgjë. I lëviza gishtërinjtë nëpër fytyrë, duke i ndier xhungat dhe zgavrat, duke e ndier si ta prekja për herë të parë, kureshtar. E shqyrtoj trupin tim, duke e përkëdhelur dhe shpuar siç bënim ata. Përsëri, e eksploroj fytyrën time. Fytyra e kujt është? Si mund ta njihni fytyën tuaj? Apo trupin tuaj? Është një thënie: ‘Njoh diçka si shpinën e dorës sime’. I mbyll sytë dhe e ndiej shpinën dhe dorës sime. Çka di unë për këtë dorë? Asgjë. Mendoj prapë për ato momente të llahtarshme para përplasjes. Atëherë isha gjallë. Atëherë e di kush isha dhe çfarë po bëja. Isha… Një portret nis të formohet në pasqyrë, turbullt, si pema të largëta kur i shikon përmes mjegullës së mëngjesit. E shqyrtoj portretin në pasqyrë si të ishte një fotografi e dalë boje. Mund të vërej veç një tavolinë. Kjo është e tëra! Aty është një tavolinë dhe ushqimi, dhe njerëz duke ngrënë, duke bërë muhabet dhe duke qeshur… Mund të shoh një grua, duke u shërbyer ushqimin të tjerëve. Nëna e kësaj familjeje të lumtur. Nëna ime? Nëna ime. Është thjesht si një skenë nga një nga ana filmat rreth Jugut të thellë amerikan. Ajo më shikon.

‘Mary-Jean, boll pe ëndrra me sy hapur dhe haje drekën tënde!, thotë ajo.

Vrapoj te dera, i bie fort që ata të më dëgjojnë.

‘Mary-Jean’, bërtas. ‘Emri im është Mary-Jean! Dëgjomëni! Është Mary-Jean!’.

Askush nuk vjen. Kthehem te pasqyra. Prapë është e zezë. Fotografia ngushëlluese e famiiljes sime është zhdukur. Ku është nëna ime? Dhe ku jam unë, vogëlushja e bukur Mary-Jean, me kaçurrelat e shpeshta të zeza dhe sytë ëndërrimtarë? Errësira është kthyer. Mundohem të bërtas, por s’mundem. I dëshpëruar shtrihem përmbys në shtrat dhe mundohem të fle.

Më vonë, shumë më vonë. Kumbimi i zërave prej shumë larg. Zëra të fortë, jo zëra cingërues si të minjve, por të vendosur dhe të zënë me punë. dhe drita shkëlqyese, disqe të mëdha drite, duke djegur përmes kapakëve të syve të mi të mbyllur. Befas kam frikë t’i hap sytë.

‘Ai po sillet përçark, doktor’. Ishte një zë femëror. U përpoqa dëshpërimisht të kujtoja ku isha.

‘Faleminderit, infermiere’. Ky ishte një zë tjetër femëror, zëri i ndonjërës që ishte mësuar të ishte në detyrë. Mund të ishte vetëm i doktoreshes.

I hapa sytë, nuk e kisha frikë dritën më. Doktoresha po ma ngrinte dorën dhepo më shikonte. Mund të shihej se sytë e saj ishin të kaltër mbrapa syzeve me kornizë të trëndafiltë.

‘Mirë pra, djalosh’, vazhdoi ajo, duke ma mbajtur dorën. ‘Ishim përnjëmend në merak për ty’.

‘Ku kam qenë?’, pëshpërita, duke i rënë në të menjëherë se mund të kishte tingëlluar si një pyetje vërtet e pakuptimtë.

‘Ke qenë pa vetëdije për ditë me radhë, John, i dashur. Ke bërë goxha luftë, por ia dole, pavarësisht të gjithë eshtrave të thyer. Duket se në fund do të jesh fare mirë. Veç përpiqu të pushosh pakëz’. Ajo u kthye kah infermierja. ‘Mary-Jean, a mund t’ia japësh një qetësues, të lutem?’. Teksa infermierja u afrua me gjilpërën plot me lëng qetësues, e dëgjova doktoreshen të thoshte: ‘Këta të rinjtë dhe makinat e tyre të shpejta. Duhet të ketë një ligj kundër tyre’.

Infermierja më bëri të ndihem rehat, ose të tekembramja aq rehat sa është e mundshme të jesh kur je i paketuar në allçi prej kokës te këmbët. E dëgjova klik-klikun e thembrave të saj mbi dyshemenë e fort teksa ecte. Ishte tingull rehatues. Shumë shpejt më zuri një gjumë i thellë i patrazuar.

/Marrë nga Jake Allsop, “The Penguin Book of Very Short Stories”, Penguin, 1989

/Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Rinisin punimet restauruese në Teqen e Dollmës në Krujë

Në Teqenë e Dollmës, Monument Kulture i Kategorisë së parë kanë rinisur punimet për restaurimin e saj.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

E njohur për vlerat e saj arkitekturore, dekorative dhe tipologjike, Teqesë iu dëmtuan muret dhe kupola e saj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në vitin 2020 u kryen punime emergjente konsolidimi për të reduktuar në afat të shkurtër rrezikun e kolapsit total.

Në vitin 2021, CHwB Albania nisi zbatimin e projektit për konservimin dhe restaurimin e këtij objekti.

Teqeja e Dollmës është një pikë referimi e rëndësishme për komunitetin lokal të qytetit historik të Krujës, si dhe një pasuri e rëndësishme për komunitetin fetar bektashi në zonë.

Në gjininë e faltoreve islamike ajo përfshihet në tipin e vogël monumental me kupolë.

Faltorja është një konstruksion me një vëllim me bazë katrore. Mbi katër faqe muri të gurtë, nëpërmjet tropmave kalohet në tamburin oktogonal, mbi të cilën ngrihet kupola gjysmësferike e mbuluar me tjegulla vendi.

Në Francë sot zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Sot në Francë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Populli francez do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur mes presidentit Emmanuel Macron dhe lideres së të djathtës ekstreme, Marie Le Pen.

Sipas sondazheve kjo e fundit po prin bindshëm dhe se është në rrugë të drejtë për ta marrë për herë të parë udhëheqjen e qeverisë.

Këto zgjedhje do të jenë një provë serioze për Macron dhe aleatët e tij politik.

I pari i shtetit francez, i thirri qytetarët që t’i drejtohen kutive të votimit, pas një humbje që përjetoi ai në zgjedhjet evropiane.

Mbetet të shihet se kush do të dalë përpara me rezultat në raundin e parë që mbahet sot.

Derisa raundi i dytë, do të mbahet më 7 korrik.

Busheku, oazi i historisë dhe natyrës

Pranë qytetit të Elbasanit, gjendet një nga pikat turistike më të pëlqyera, Busheku. Në analet e vjetra turke, kjo zonë njihej si Buzurshek. Disa gjuhëtarë mendojnë se emri Bushek mund të ketë prejardhjen nga termi “buzë sheut” (buzë rrjedhjes), që nënkupton lumin Shkumbin.

Kjo qendër me vlera të mëdha turistike, dikur priste dhe përcillte karvane tregtarësh që përshkonin rrugën Egnatia. Arkeologët kanë zbuluar gjurmë të një kishe të lashtë, një nga më të hershmet në këtë trevë.

Rrapet shekullore që bëjnë hije për pushuesit kanë një histori interesante, thuhet se kalorësia turke, në sulmin e saj kundër Sopotit, përdori Bushekun si vendqëndrim. Hunjtë ku u lidhën kuajt e tyre zunë rrënjë dhe u shndërruan në rrapet e sotshme.

Sot, Busheku ruan rëndësinë e dikurshme si pritës i qytetarëve që nuk kanë mundësi të shkojnë më tej drejt bregdetit. Uji i kristaltë që buron në këmbët e një shkëmbi masiv grumbullohet në një rezervuar të pëlqyer për vizitorët. Me zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit, perspektivat për Bushekun janë shumë të mëdha. Vitet e fundit, në këtë pikë turistike janë realizuar një sërë investimesh në infrastrukturë dhe vepra arti, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e kësaj zone turistike.

Projekti për rehabilitimin e rrugëve ka rritur interesin tek vizitorët. Pavarësisht se janë bërë hapa të rëndësishëm, ka ende shumë potencial për t’u shfrytëzuar.

Busheku, me historinë e tij të pasur dhe natyrën mahnitëse, vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për elbasanasit dhe turistët. Me investimet e duhura dhe promovimin e duhur, kjo perlë natyrore nga viti në vit po kthehet në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri.

Shumë turistë e kanë vizituar Bushekun këtë stinë vere, Anna e cila ka ardhur nga Gjermania e ftuar nga miqtë e saj shqiptarë pohon se “është një vend fantastik! Peizazhet janë të jashtëzakonshme dhe ajri është aq i pastër, ishte një eksperiencë që nuk do ta harroj kurrë.”

John, nga Minesota edhe ai një vizitor në Shqipëri, e cilësoi Bushekun si një parajsë për dashamirësit e natyrës, ndërsa vlerësoi si mbrësëlënëse mikpritjen e banorëve të kësaj zone. “Definitivisht një vend për t’u vizituar, vizita këtu më ka mbushur me energji dhe paqe”.

Busheku nuk është thjesht një destinacion turistik, por një oaz i gjallë i historisë dhe natyrës. Me rrapet e tij shekullore, ujërat e kristalta dhe gjurmët e lashta historike, ky vend ofron një eksperiencë unike për çdo vizitor. Me zhvillimin e vazhdueshëm dhe investimet në infrastrukturë, Busheku ka të gjitha mundësitë për të shndërruar në një nga perlat më të vlefshme të turizmit shqiptar./atsh/ KultPlus.com

Hekurudha trans-siberiane, floriri brenda Tokës dhe fakte të tjera historike

Një udhëtim me një drejtim në Hekurudhën Trans-Siberiane, shoqërohet me kalimin e 3901 urave

Hekurudha Trans-Siberiane, është jo vetëm hekurudha më e gjatë në Rusi, por edhe më e gjata në botë. Udhëtimi në të zgjat plot 7 ditë, gjatë së cilës pasagjerët kalojnë nëpër 8 zona të ndryshme kohore dhe kalojnë jo pak por 3901 ura.

Në brendësi të Tokës ka aq shumë ar, sa mund të mbulohet e gjithë sipërfaqja e planetit

Duket se planeti ynë përmban një sasi shumë të madhe të një metali të çmuar siç është ari. Por sipas Discover Magazine, problemi është se 99 për qind e tij gjendet në bërthamën e Tokës. Po sa ar ka atje? Mjaftueshëm për të veshur të gjithë sipërfaqen e Tokës me një shtresë me trashësi 47 cm.

Qeniet njerëzore mund të përdorin vetëm një pjesë të vogël të ujit që ka Toka

Në shkollë na është mësuar se 71 për qind e sipërfaqes së planetit është e mbuluar nga uji. Ndërsa kjo është e vërtetë, sipas National Geographic njerëzit mund të përdorin vetëm 0.007 për qind të atij uji. Kjo sepse vetëm rreth 2.5 për qind e ujit të Tokës është ujë i ëmbël dhe mund të mbërrihet vetëm tek 1 për qind e tij. Pjesa tjetër ndodhet tek akullnajat dhe fushat e dëborës.

Njerëzit pinin dikur arsenik për të përmirësuar pamjen e lëkurës së tyre

Ju ndoshta mund të keni dëgjuar se një pjesë e madhe e produkteve kozmetike të preferuara nga mbretëresha Viktoria e Britanisë së Madhe ishin të mbushura me arsenik. Në fakt, në atë kohë gjërat kanë qenë edhe më keq. Sepse në fund të shekullit XIX në treg kishte produkte për lëkurën me arsenik, të prodhuara nga dr.Xhejms P.Kembëll. Ai pretendonte se produktet e tij zhduknin njollat, pikat e zeza dhe “shpërfytyrimet e tjera të fytyrës”.

Personi i parë që hyri në SHBA përmes Ellis Island ishte një vajzë 15-vjeçare nga Irlanda

Më 1 janar 1892, Eni Mur ishte pasagjerja e parë që zbarkoi në Ellis Island në ditën e hapjes së saj si një pikë kufitare. Ajo kishte udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara me dy vëllezërit e saj më të vegjël në bordin e anijes “SS Nevada”, pasi u nis nga Kuinstauni, Irlandë (sot Kobh). Një fakt tjetër mbresëlënës? Dita më e ngarkuar e punës në Ellis Island ishte 17 prilli i vitit 1907.

Japonia ka një makinë shitëse për çdo 40 persona

Japonia mendohet të jetë vendi me dendësisë më të madhe të makinerive shitëse në botë, me 1 të tillë për çdo 40 banorë. Ndërsa shumica shesin lloje të ndryshme pijesh, të tjerat tregtojnë akullore, makarona por edhe kamera.

Disa kërpudha krijojnë insekte-zombi, të cilave pastaj u kontrollojnë mendjen

Kërpudhat tropikale Ophiocordyceps, infektojnë sistemin nervor qendror të milingonave. Pasi depërtojnë në trupin e një insekti për 9 ditë, ato vendosin plotësisht nën kontroll lëvizjet e bujtësit. Sipas National Geographic, kërpudha e detyron milingonën të ngjitet në pemë, pastaj të pësojë konvulsione dhe të bjerë poshtë në tokën e ftohtë dhe të lagësht, ku lulëzojnë kërpudhat. Më pas kërpudhat presin deri në mesditë për ta detyruar milingonën të kafshojë një gjethe dhe të presin vdekjen e ngadaltë.

Portokallet e para nuk ishin ngjyrë portokalli

Portokallet origjinale nga Azia Juglindore ishin një hibrid midis mandarinës dhe pomelos, dhe në të vërtetë ato kishin ngjyrë jeshile. Në fakt, portokallet në rajonet më të ngrohta, si Vietnami dhe Tajlanda, mbeten ende sot të gjelbra gjatë fazës së pjekjes. Pra nëse keni pyetur ndonjëherë veten cila “portokalli” u shfaq e para, ngjyra apo fruti, tani e keni përgjigjen. /bota.al/ KultPlus.com

Rrufetë dhe stuhia ndërpresin ndeshjen Gjermani-Danimarkë

Ndeshja Gjermani-Danimarkë, e vlefshme për çerekfinalet e EURO2024 ndërpre në minutën e 35-të nga një stuhi e dhunshme, e shoqëruar me rrufe të shumta.

Lojtarët e Gjermanisë dhe Danimarkës u detyruan të ktheheshin në dhomat e tyre të zhveshjes pasi rrufetë dhe shiu nuk lejonin vazhdimin normal të takimit.

Rezultati ishte 0-0, kur shiut ia zuri vendin një breshër i dendur.

Moti i keq ishte parashikuar, por organizatorët shpresojnë të rifillojnë lojën më vonë.

Megjithatë, deri tani, fusha e stadiumit ndodhet në gjendje optimale./ KultPlus.com

Vitia: 6.4 milionë euro investime në pajisjet për ndihmë të personave me aftësi të kufizuara

Janë ndarë 6.4 milionë euro për investime në pajisje në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara.

Kështu shkroi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një postim në Facebook.

Sipas Vitisë, investimi do të kryhet brenda dy viteve dhe pajisjet e siguruara përfshijnë karroca për mbështetjen posturale për fëmijë të varur 100 për qind në karrocë, karroca posturale për fëmijë aktiv, karroca për tetraplegjikë, karroca elektrike të palosshme, paterica, tavolina ushqimi, lifte elektrike, shtretër elektrikë, jastëkë të posaçëm, dhe shumë mjete të tjera që ua lehtësojnë jetën. / KultPlus.com

Fotografët e parë në Shqipëri, në rrëfimin e Robert Elsies

Robert Elsie i kushtoi jetën historisë dhe studimit të Shqipërisë.

Një ndër temat që ai ka prekur ka qënë dhe ajo e udhëtarëve të huaj që e njohën herët këtë vend. Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni në vjeshtë të vitit 1863, albanologu Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) u shoqërua nga fotografi austriak Jozef Sekeli (Josef Székely, rreth 1838- 1901), i cili thuhet se ka bërë ndër fotografitë më të hershme të Shqipërisë.

Koleksioni i tij përfshin 50 fotografi, me pamje të Shkodrës, të Prizrenit, të Ohrit dhe të Manastirit. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë ishte dukuri e zakonshme për udhëtarët, shkencëtarët dhe albanologët në Shqipëri të merrnin në aparat fotografik me vete për të fotografuar vendin. Ky material, jo gjithmonë fotografi me cilësi të lartë, u shfrytëzua për të ilustruar librat e tyre për Shqipërinë.

Disa koleksione nuk u botuan kurrë, dhe mbeten tani – një shekull më vonë – për t’u zbuluar. Historia e fotografisë vendase në këtë rajon të Evropës juglindore, d.m.th. të fotografëve nga rajoni vetë, lidhet në mënyrë të veçantë me dy koleksione me famë. Fototeka Marubi në Shkodër përfshin rreth 150.000 fotografi, shumë prej tyre me një rëndësi të dukshme historike, artistike dhe kulturore. U përpilua nga tre breza fotografësh. Pjetër Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) ishte piktor dhe fotograf italian i cili, si përkrahës e Garibaldit, u detyruan të ikte nga Piaçenca të Italisë për arsye politike dhe gjeti strehim në Shkodër rreth vitit 1850. Aty, themeloi dyqanin Foto Marubi me disa aparatë fotografikë që i kishte sjellë me vete. Fotografitë më të vjetra të koleksionit janë nga vitet 1858-1859. Disa foto të Marubit u botuan në revistat The London Illustrated Neës, La Guerra d’Oriente dhe L’Illustration. Marubi u ndihmua nga djali Rrok Kodheli (1862-1881) dhe nga vëllai i tij, Kel Kodheli (1870-1940), i cili më vonë, pas vdekjes së Pjetrit, e mori në trashëgim firmën familjare dhe u bë i njohur si Kel Marubi.

Keli mësoi të përdorte efekte të posaçme dhe të përpunonte negativat. Gjithashtu filloi të fotografonte jashtë studios me aparate më bashkëkohore. Lidhur ngusht me familjen Marubi ishte fotografi dhe piktori Kolë Idromeno (1860-1939) i Shkodrës. Me mbështetjen e Pjetër Marubit, prej të cilit mësoi artin e fotografisë, ai shkoi në Venedik në vitin 1875 për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura. Ai nuk arriti të përfundonte mësimin dhe e braktisi Akademinë pas gjashtë muajve, mirëpo mbeti në Venedik dhe punoi disa vjet si ndihmës i një piktori venecian, për të kthyer në Shqipëri në vitin 1878. Në vitin 1883, Idromeno hapi një fotostudio me aparatë fotografikë të marrë nga shoqata Pathé në Francë.

Në vitin 1912, importoi për herë të parë në Shqipëri aparate filmike dhe shfaqi filme. Në gusht të atij viti, firmosi një kontratë me shoqatën Josef Strauber në Austri për të krijuar atë që mund të quhet kinemaja e parë në Shqipëri. Brezi i tretë i fotografëve Marubi ishte djali i Kelit, Gegë Marubi (1907-1984). Ai studioi në Lion të Francës në 1923- 1927 pranë shkollës së parë të fotografisë dhe të kinemasë të themeluar nga vëllezërit Lymier, dhe punoi në Shkodër si fotograf nga viti 1928-1940. Ishte i pari në familje që përdori celuloid në vend të pllakave prej xhami. Fotostudio Marubi kap dhe dokumenton historinë e Shqipërisë së Veriut që prej Lidhjes së Prizrenit e mëtej. Përfshin fotografi të mahnitshme të udhëheqësve të fiseve të veriut, të kryengritjeve të malësorëve, të jetës qytetare në Shkodër dhe të ngjarjeve publike të ndryshme.

Vetëm pak fotografi janë botuar deri tani. Që prej vitit 1994, me mbështetjen e UNESCO-s, bëhen përpjekje për të shpëtuar koleksionin dhe për ta bërë të njohur. Koleksioni tjetër i njohur i fotografisë dhe të cinematografisë ballkanike ështe ai i vëllezërve Manakis në Maqedoni. Janaki Manakis (1878-1954) dhe vëllai Milton Manakis (1882-1964) lindën në fshatin Avdela afër Grevenës, tani në veri të Greqisë, dhe ishin me prejardhje vllahe (aromune). Nga 1898-1904 kishin një dyqan fotografik në Janinë dhe në vitin 1905 u vendosën në Manastir, tani në Republikën e Maqedonisë, ku hapën Studion për Artin Fotografik. Janaki dhe Milton Manakis bënë më shumë se 17.300 fotografi në 120 vende të ndryshme. Në vitin 1905 realizuan edhe filmin e parë në Ballkan.

Në Shqipëri janë edhe koleksionet e Shan Picit (me rreth 70.000 fotografi), të Dedë Jakovës (me rreth 50.000 fotografi) dhe të Raboshtës, të gjitha të lidhura ngushtë me shkollën e Marubit në Shkodër. Koleksione të tjera të rëndësishme të fotografisë së hershme ndodhen në Korçë. Ndër ato janë veprat e Petro Dhimitrit (1861-1946), i cili filloi si fotograf bredhacak në vitet 1890; të Kristaq Sulidhit, i cili mësoi profesionin në Greqi; dhe të Vani Burdës të Bukureshtit i cili hapi një fotostudio në Korçë në vitet 1920. Me një interes të veçantë është vepra e Kristaq Sotirit (1883-1970) të Korçës, student i Sulidhit, i cili mërgoi në Shtetet e Bashkuara në 1902-1903 dhe punoi fotograf në Nju Jork dhe Los Anxheles.


Në vitin 1923 u kthye në Korçë dhe, bashkë me piktorin e njohur korçar Vangjush Mio (1891-1957), hapi fotostudion Sotiri, të njohur në juglindjen e Shqipërisë. Janë ruajtur rreth 14.000 fotografi të këtij koleksioni. Mund të përmenden edhe Ymer Bali i Tiranës, Mandi Koçi (1912-1982) i Voskopojës, Jani Ristani i rrethit të Gjirokastrës, Misto Cici i Pogradecit dhe Xhimitiku i Beratit. Megjithëse nuk lidhet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, nuk duhet harruar në historinë e fotografisë shqiptare edhe emri i Gjon Milit (1904-1984), i cili mërgoi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923, studioi në Institutin e Teknologjisë të Masaçusec-it (Massachussetts Institute of Technology) dhe u bë i famshëm si fotograf për revista të njohura amerikane si Life dhe Fortune./shqip/KultPlus.com

‘Qani ju trima bashkë me ne, se ra Shqypnia me faqe n’dhe’

Poezi e shkruar nga Pashko Vasa


O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.


Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit./KultPlus.com