Ç’ke moj zemër që rënkon!

Poezi nga Ali Asllani

Ç’ke moj zemër që rënkon!

Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…
Paska rar’ hallva prej qielli e ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele për të bër’ një stan të ri!

Shitet vendi për para, me para e për para
Bëhet burri telendi, dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zërit te atdheut hund e tyre shtatë sqepe!

Duke blerë e shitur erë, dikush bëhet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte verë,
Milioneri yn’ i ri
Para shokut të dikurshëm vari buz’ edhe turi!

E përhera me dy faqe, që të haj’e qe te bluaj,
Në një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, në një xhep e dy flamurë
E hedh këmbën me daulle edhe turk edhe kaur!

Na të urt’ e të mëndafshtë s’qemë të zot të bënim zë
Ku fillon më thash e theme hij’ e vetës të përzë;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe
E ç’kërkon në gji të gjembit të këndoj’ një dallëndyshe?

Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e dëgjon thellë, di të vesh, edhe të zhvesh
Tani eja e t’ja themi asaj kënge që ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç’ke moj zemër që rënkon?! / KultPlus.com

Fransis Bekon: Nga të gjitha cilësitë e larta të mendjes, më e madhja është mirësia

Francis Bacon, Vikonti i Parë St Alban, ishte një burrë shteti, avokat dhe filozof anglez, i konsideruar si një figurë me ndikim në revolucionin shkencor. Një shkrimtar elokuent, ai shkroi gjerësisht për tema që varionin nga ligji dhe feja deri te politika dhe etika bashkëkohore. Djali i Sir Nicholas Bacon dhe Anne, një studiues, ai u rrit në një mjedis që vlerësonte edukimin dhe diskutimet intelektuale. Ai u arsimua në Universitetin e Kembrixhit. Ai u kualifikua si avokat dhe ndoqi një karrierë juridike për disa kohë përpara se të futej në politikë. Me kalimin e viteve, ai u bë i njohur si një reformator me mendje liberale, i cili kundërshtoi privilegjet feudale dhe pushtetet diktatoriale. Ai ishte gjithashtu kundër persekutimit fetar. Ai kishte lidhje të ngushta me familjen mbretërore dhe vazhdoi të bëhej këshilltari i parë i Mbretëreshës. Ai përfundimisht u emërua prokuror i përgjithshëm gjatë mbretërimit të James I dhe vazhdoi të rritet në shtat në vitet e ardhshme. Pavarësisht se kishte një karrierë të suksesshme dhe një pozicion pushteti në shoqëri, ai ishte i rrënuar nga problemet financiare. Ai ra në borxhe të thella dhe u akuzua për disa raste korrupsioni, pas të cilave karriera e tij e profilit të lartë përfundoi në turp. Si filozof, ai la pas një trashëgimi të pasur në vepra shkencore, juridike, fetare e letrare.

*** Nga të gjitha cilësitë e larta të mendjes, më e madhja është mirësia, është cilësi e karakterit Hyjnor; dhe pa mirësinë, njeriu është i mërzitshëm, bajat, një send pa vlerë.

*** Lexo jo për kundërvënie dhe ngatërrime, as për të besuar dhe për t’i marrë kallëp gjërat…por për të shoshitur dhe për të vlerësuar.

*** Rruga e fatit është si Rruga e Qumështit në qiell; e cila përbëhet nga një numër yjesh të vegjël, të cilët nuk dallohen prej njëri tjetrit, por që japin dritë së bashku: ashtu është edhe numri i virtuteteve të vogla dhe të pavlera apo i aftësive dhe i shprehive që i bëjnë njerëzit me fat.

*** Mosha duket se është më e mira në katër gjëra: druri i vjetër është më i miri për t’u djegur, vera e vjetër është më e mira për t’u pirë, miqtë e vjetë janë më të mirët për t’iu besuar dhe autorët e vjetër janë më të mirët për t’i lexuar.

*** Jeta e një beqari është një mëngjes i shijshëm, një drekë bajate dhe një darkë e mjerë.

*** Njerëzit duhet ta dinë se në këtë teatër të jetës së njeriut, vetëm Zotit dhe engjejve iu është rezervuar vendi i spektatorëve.

*** Ai që jep këshilla të mira, ndërton me një dorë; ai që jep këshilla të mira dhe shembull të mirë, ndërton me të dyja; por ai që jep këshilla të mia dhe shembull të keq, ndëron me një dorë dhe prish me tjetrën.

*** Nëse njeriu fillon me qartësi, ai do të përfundojë me dyshime, por nëse është i kënaqur t’ia fillojë me dyshime, do të përfundojë me qartësi.

*** Fantazia i është dhënë njeriut për të plotësuar atë çfarë ai nuk është; sensi i humorit i është dhënë që ta ngushëllojë për çfarë ai është.

AlbertVataj/KultPlus.com

Mjekësia shqiptare realizon një operacion të rrallë

Mjekët shqiptarë kanë kryer një operim të rrallë tek një pacient 30-vjeçar.

Intervenimi u realizua nga mjekët e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Detaje për këtë ka dhënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Në këtë ndërhyrje tepër komplekse që realizohet vetëm në klinika shumë të specializuara nëpër botë, pacientit iu realizua rezeksion prej 3 cm i pjesës së sipërme të trakesë dhe u realizua anastmoza e suksesshme trakeo-laringeale”, tha Rama.

“Mirënjohje ekipit të mjekëve dhe infermierëve: Prof. As. Fatmir Caushi, Dr. Shkencave Ilir Skenduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Fahri Kokiqi, Dr. Eljana Shima, Dr. Shkencave Ilir Peposhi dhe Inf, Manushaqe Osma, Inf. Valbona Bulku si dhe Inf. Mirjeta Almeta”, theksoi ai.

Letërsi/Autorë evropianë dhe gra dominojnë International Booker Prize

Autorë evropianë dhe gra dominojnë listën e ngushtë të çmimit të njohur letrar International Booker 2024.

Gjashtë libra, të cilët fokusohen në çështje të tilla si racizmi dhe diskriminimi, po konkurrojnë për çmimin fiktion, i cili ndan çmimin prej 50 000 paund, në mënyrë të barabartë, midis përkthyesit dhe autorit.

Kjo është hera e parë që autorë nga Suedia dhe Brazili hyjnë në listë dhe hera e katërt në pesë vjet që një shkrimtar argjentinas është në garë për çmimin. Dhe për të tretin vit radhazi, një autor koreano-jugor është përzgjedhur në listën e ngushtë.

Autorë nga Gjermania dhe Holanda janë gjithashtu në listën e ngushtë të këtij viti.

Eleanor Wachtel, kryetare e gjyqtarëve të International Booker Prize 2024, e quajti listën e ngushtë optimiste.

Ajo tha se librat hapen në “gjeografi të gjera të mendjes, shpesh duke treguar jetë të jetuara në sfondin e historisë ose, më saktë, duke ndërthurur intimen dhe politiken në mënyra rrënjësisht origjinale”.

“Këta libra mbajnë peshën e së kaluarës, ndërsa në të njëjtën kohë përfshihen me realitetet aktuale të racizmit dhe shtypjes, dhunës globale dhe katastrofës ekologjike”, tha Wachtel.

“Disa duken krejtësisht të përjetshëm në rrëfimet e tyre të kujdesshme dhe të gjalla të dinamikës së familjes, dashurisë dhe thyerjes së zemrës, traumës dhe pikëllimit”, theksoi ajo.

Autoret gra përfshijnë shkrimtaren argjentinase Selva Almada për “Not a river”, për jetën në një zonë rurale; regjisorja gjermane e operës Jenny Erpenbeck e cila shkroi “Kairos” për fundin e Luftës së Ftohtë në Gjermani; Ia Genberg nga Suedia për “The Details” të stilit antologjik dhe tregimi familjar i autores holandeze Jente Posthuma “What I’d rather not think about”.

Autorët meshkuj në listën e ngushtë janë koreanojugori Hwang Sok Yong për “Mater 2-10”, për pushtimin japonez, dhe debutimi dhe drama familjare e brazilianit Itamar Vieira Junior “Crooked plough”.

Erpenbeck ishte paraqitur më parë në listën e gjatë për “Go, went, gone” së bashku me Hwang për “At dusk”.

Wachtel tha se vepra e fundit e Erpenbeck ishte një “dramë intensive, e pasur rreth ndërthurjes së transformimeve personale dhe kombëtare gjatë viteve të vdekjes së Gjermanisë Lindore”.

Edhe Ismail Kadare gjendet në listën e fituesve të mundshëm të këtij çmimi, me romanin ”A dictator calls” sipas https://thebookerprizes.com/.

Që nga viti 2016, kur u bë një çmim vjetor për një vepër të vetme, autoret janë përzgjedhur tre herë më shumë se autorët.

Autorë nga Gjermania, Brazili, Suedia dhe Argjentina nuk kanë qenë kurrë fitues, ndërsa shkrimtarët nga Koreja e Jugut, Han Kang për “Vegetarian” në 2016, dhe Holanda, Lucas Rijneveld për “Discomfort Of Evening” në 2020, e kanë marrë çmimin në shtëpi.

Secilit prej titujve të përzgjedhur u janë dhënë 2 500 paund për autorin dhe 2 500 paund për përkthyesin.

Ceremonia e International Booker Prize 2024 do të zhvillohet më 21 maj.

‘Vals o vals ti jeho mbi të bukurin atdhe’ (VIDEO)

Vaçe Zela, padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare, shkruan KultPlus.com

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë kohës komuniste dhe iu dha titulli ‘Artist i Merituar’ në vitin 1973 dhe ‘Artist i Popullit’ në vitin 1977.

KultPlus këtu ju sjell tekstin dhe videon e këngës “Valsi i lumturisë”, një nga hitet më të njohura të artistes shqiptare.

lalalala…
lalalala…

Sa knaqsi kur degjoj
valsin tone ne kete pranvere
ai perseri po na fton
te vallzojme si ate here.

Bashk me pranveren dhe ti lulezon
lule plot ere qe ne shpirt me gjalleron…

(refreni)
Vals o vals ti jeho
mbi te bukurin atdhe
Fushat tona i pershkon
ku shperthen jete e re.

lalalala…
lalalala…

Ne nje vals na bashkoi
dhe na fali lumturin
tingujt sot e ndegjoj
dhe kujtoj prape rinine.

Bashk me pranveren dhe ti lulezon
lule plot ere qe ne shpirt me gjallerroooooooooon

(refreni)
Vals o vals ti jeho
mbi te bukurin atdhe
Fushat tona i pershkon
ku shperthen jete e re.
lalalala…
lalalala…

Kosovës

Poezi nga Asdreni

Kosovë, o vend’ i famshëm i trimnis,
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
…Si vashë e virgjen: nuse sikur je;
Dhe malet me bor
Mi krye i ke kunor!

Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t’and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don
Ti t’çohesh përseri
N’luftë t’mbarë për liri!

Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burra ti q’i len, t’gjatë si selvija,
Sakola mali, shoq në bot’ që s’ kanë
Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që e derdhin gjakun prrue
Atdheun për m’e shpëtue!

Ke bij që s’kanë drojë asnjë pikë
As syni far’ u tutet, s’dinë as frikë
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha
Trimnesha qi Shqipnija din m’i ba
Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Për nder të shtëpis s’vet;
E falin shpirt e jet!

Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë
Detyrën tin’ e ke me dal sot n’ballë
Se mbrrini koha, tokën për m’e mprue
Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue
Se mjaft e kanë robnue
Dhe n’ zjarm e kanë prue!

A mund m’e durue pa pra kët zgjedhë
Që të huejt para syve të t’venë ledhe
Për me t’rrzue nër kamb’ e për me t’shkel
Për me t’ba gjithë copë, mirë si ju del
Dhe duersh mos të lëshojn’
Prej faqes s’dheut të t’shojn!

Disa “Serbi e vjetër” duen me i thanë
“Maqedhoni” do t’ jerë emnin ja lanë!
Atyne si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija veç mbas dojes s’tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë
Se s’ka nji komb Shqiptarë!

Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë
Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë
At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’ e dur
Q’ anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon
E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarë mos kujtoni bes’ e fe
Po nanën ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math për ju
Të huejt me i u çnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m’e ba në bot’ një vent t’lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qilli
Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli
Me rrnue një Shqypni
Si zonjë në lumni.

Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini
Si Geg’ e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një trup bani-e an’ e mb’anë Shqypninë
Si ç’trimit mirë i prek
Me nder n’luftë me dek! / KultPlus.com

Syt e Lagur

Nga Edison Ypi

Mu lagën syt. O Zot ç’më gjet’. Pse ndodhi ? Nga më erdhi ? Çfarë të bëj ? Nga t’ja mbaj ?
Nuk griva asnjë qepë.
Nuk preva padashje gishtin, dhe më doli pak gjak, pastaj lot, dhe mu lagën syt. Jo. Asgjë e tillë nuk ndodhi.
As tërmet nuk ra, e aq u tremba, sa nga frika u lotova.
Nuk pashë Diellin drejt me sy, dhe pësova ibyrje, pastaj qarje.
Mund të më lageshin syt edhe nga përplasja e beftë me ndonjë shtyllë ose mur. Por nuk u përplasa me asnjë shtyllë a mur, apo hu’, dhe as nuk u rrëzova e u dërrmova mbi trotuar apo asfalt.
Kalimi nëpër Mokër, Skrapar, Mirditë, Pukë, mund të ishte një shkak bindës pse sytë mu lagën, mirpo në këto vende magjike u bë kohë që s’kam vajtur.
Sa herë vete në Kosovë më rrjedhin lotët rrëkè nga meraku për fatin qorr të asaj toke të bekuar. Në këto raste për lotët nuk mbaj shami’, i fshi me duar. Por dhe në Kosovë kah moti s’kam qënë.
T’i biesh rrotull Dumresë magjike me kodra të buta dhe liqere të kaltra, të rrjedhin lot nga mahnitja, është më se e natyrshme për cilindo që në vend të zemrës nuk ka një gur. Por halli se lotët e Dumresë dihet ku rrjedhin e lagin. Ndërsa lotët e mia janë një zarf i mbyllur pa pullë, vulë, emër, mbiemër, adresë sipër.
Ta kisha parë në ëndërr Hasien që kaloi një natë dimri mbledhur krruspull te qoshja e Urës së Matit ku maces do i kishin dalë të shtatë shpirtrat dhe qeni do kishte ngordhur dhjetë herë, trishtimi do më pështillej e shtrëngonte si Laokoontin gjarpëri, dhe një det me lot do më shtrydhte, por atë ëndërr nuk e pashë, dhe as kjo nuk ndodhi.
Nuk dëgjova Erik Satie, të thuash se u rrënqetha nga tingujt, dhe me dënesë qava sa një përrua me lot e mbusha. Ka kohë që nga frika e lotëve s’po dëgjoj nga ajo lloj muzike.
Po të më kishte ardhur në kujtesë një mbledhje kolektivi, një kazan me lotë do ishte i sigurtë. Por kujtesa ime me ato mënxyra ka kohë që s’po merret.
As nuk u sherrosa aq keq me ndonjë mik sa të më vinte aq inat sa sytë të më lagen, se prej kohësh kafenetë i kam zët, dhe rrallë flas me ndonjë mik.
S’ja prisha qefin asnjë mikeshe, që të thuash se për atë lagie sysh mikesha u bë shkak.
Të më ishte kujtuar ndonjë gjë e trishtë nga e kaluara e largët, mund të ishte arësye e mjaftueshme për lot, por asgjë e trishtë e kaluar apo e tashme s’e ka vizituar zotninë time kahone.
Të vijë një kohë që të mos ngjitesh dot në majë të malit, s’ësht shaka’, është dhimbje e padurueshme, shkak i plotë për lagie sysh, por s’ka asnjë gjasë sa kohë nuk është fakt por vetëm supozim.
Të them se erdhi ujku natën ma shembi vathën, çau dhen e dhi, dhe lotët vu’ nga keqardhja, do gënjeja, se s’kam as vathë as bagëti.
Apo të ankohem se erdhi natë skilja më hëngri pulat e kotecit, s’do ment që do jetë rrenë, se s’kam as pula as kotec.
I ra zjarri kasolles, e mbeta jashtë në erë e në shi dhe qava, do ishte rrenë, se shtëpinë e kam prej betoni.
A vallë u përlota sepse s’mu kujtua në cilën datë vrau veten Zef Serembja, i madhi Poet ? Jo, sepse atë datë s’e kam ditur kurrë.
Nuk besoj gjithashtu se sytë mu lagën ngaqë mu kujtuan harqet e njërës, sytë e tjetrës, kurmi vibrant nën fustan i një të trete. Ato ku m’i gjen, por nuk është rasti.
Ndoshta u laga pasi përpiva një libër që më solli në vëmendje një dashni të vjetër të paprekur dhe të rrezikshme si ato bombat e paplasura harruar andej-këndej nga luftrat e kaluara që shpërthejnë kur s’ta merr mendja. Jo as kjo. Po të më kishte shkaktuar lotët një bombë e tillë, do i dëgjohej zhurma.
Por ndoshta ndodhi që një plagë mes mijrave që kishte zënë kore, papritmas rrodhi dhe dhembi. As kjo. Se s’durova asnjë dhimbje, s’më dogji asnjë mall, s’më dehu asnjë mallëngjim, s’klitha asnjë rënkim. Epo pse mu lagën sytë ?/Top Channel/KultPlus.com

Lumi Sena i tejmbushur me baktere, garat e notit në Lojërat Olimpike të Parisit mund të anulohen

Garat e notit të lojërave olimpike në Paris mund të shtyhen ose anulohen tërësisht nëse cilësia e ujit nuk përmirësohet në lumin Sena, i cili rrjedh nëpër kryeqytetin francez, sipas organizatorëve të eventit.

Lumi është vendosur të presë disa evente olimpike këtë verë, por ka nivele “alarmante” të baktereve, sipas një paralajmërimi të lëshuar nga OJQ-ja ndërkombëtare Surfrider Foundation Europe të hënën. Grupi pohoi se nga 14 mostrat e marra në Urën Aleksandri III gjatë një periudhe gjashtëmujore, të gjitha, përveç njërit, treguan cilësi të dobët të ujit.

Tony Estanguet, një kampion tre herë olimpik në kanoe dhe president i Komitetit Organizativ të Parisit 2024, pranoi të martën se bakteri E. coli është “një nga sfidat më të mëdha” me të cilat përballen organizatorët, duke vënë në dukje se gara mund të vonohet ose të anulohet nëse cilësia e ujit përkeqësohet.

Rreziku kryesor vjen nga stuhitë e dendura të shiut, kur uji derdhet në sistemin e ujërave të zeza të Parisit, duke shkaktuar rrezik për tejmbushje. Shiu i tepërt më pas derdhet në lumë dhe mund të çojë në ndotje. Verën e kaluar një rrjedhje e ujërave të zeza çoi në anulimin e një gare noti paraolimpike./balkanweb/KultPlus.com

Poeti dhe përkthyesi Petro Çerkezi promovon 3 libra: Pasioni im, letrat e dashuria ime për poezinë

Poeti dhe përkthyesi Petro Çerkezi ka promovuar dy vëllimet e tij të fundit poetike “Qiell barok melankolie” dhe “Ti më këshillon të blej një bilbil” dhe përkthimin e autorit turko-qipriot, Mehmet Jasini, “Engjëj hakmarrës”.

Poeti Aleksandër Çipa vuri në dukje rolin e Çerkezit në modernitetit e poezisë shqipe në fundin e viteve 70, çka sipas tij e tejkalonte perimetrin kulturor të Shqipërisë së kohës.

Poetja Natasha Lako foli për librin e Mehmet Jasinit dhe karakteritstiklat që e shënjojnë atë.

Librat e Çekrezit sipas njohësve të letërsisë së tij, shënohet nga individualiteti dhe po aq edhe nga njohja e letërsisë helene, një pjesë të së cilës e solli në shqip./balkanweb/KultPlus.com

Mbi 153 mijë persona kanë dalë nga Kosova që nga e shtuna

Mbi 153 mijë persona kanë dalë nga Kosova që nga 6 prilli e deri më 9 prill sipas statistikave të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës në një përgjigje për portalin rtv21.tv tregoi numirin e personave që kanë dalë nga Kosova duke shfrytëzuar transportin tokësor dhe atë ajror.

Kështu, të shtunën me 6 prill nga pikat kufitare Perëndim, Lindje Veri kanë dalë 39 mijë e 466 persona, derisa këmbësor kanë qenë 1 mijë e 238, kurse me aeroplan fluturuan 6 mijë e 534 persona.

E të dielën nga të njëjtat pika kufitare dolën nga Kosova duke shfrytëzuar mjete të ndryshme te transportit tokësor 30mijë e 313, derisa në këmbë 2 mijë e 695, kurse me aeroplan 6 mijë e 241.

Me fillimin e javës vërhet një rënie e numrit të personave që kanë lëshuar Kosovën kështu duke shfrytëzuar transportin tokësor, nga katër pikat kufitare dolën nga Kosova 28 mijë e 843 persona, derisa në këmbë dolën 1mijë 141, kurse me aeroplan udhëtuan 5 mijë e 260 persona.

E të martën me 9 prill përmes transportit tokësor kaluan kufirin 27 mijë e 424 persona, 578 kmbësor dhe fluturan 3mijë e 537.

Derisa gjatë kësaj periudhe kohore, pra nga e shtuna në Kosovë hyrën mbi 160 mijë e 496./21Media/KultPlus.com

Kumbaro takon artistë të Ansamblit Popullor: Trashëgimia kulturore, pjesë e ofertës turistike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me grupin e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor që performoi në samitin e turizmit të organizuar në Tiranë.

Takimi është zhvilluar gjatë samitit të organizuar në Tiranë të Organizatës Botërore të Turizmit, ku grupi i artistëve performoi valle të traditës sonë artistike në shenjë mikpritjeje për të pranishmit në samit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja Kumbaro publikon foto nga takimi dhe shkruan se performanca e artistëve ishte një pamje më e bukur e ofertës sonë turistike, që lidhet me trashëgiminë kulturore.

“Me mall takova kolegë nga grupi i artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor që na nderuan me artin e tyre në samitin e Organizatës Botërore të Turizmit në Tiranë duke shpalosur një nga pamjet më të bukura të ofertës sonë turistike, atë të trashëgimisë kulturore të shpirtit shqiptar. World Tourism Organization (UNWTO)”, tha Kumbaro.

Tirana mikpriti takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që u zhvillua për herë të parë në vendin tonë, duke mbledhur së bashku 40 përfaqësues të nivelit të lartë nga vendet e kontinentit. Gjatë takimit, Komisioni për Europën miratoi Axhendën e Turizmit për vitin 2024, duke manifestuar prioritetet e Europës si destinacioni kryesor në botë dhe një pionier në inovacionin turistik, ndërsa Shqipëria konfirmohet si destinacioni me rritjen më të madhe të flukseve turistike.

Autoritetet kombëtare të turizmit të Evropës janë takuar në Tiranë për të avancuar zgjidhjet e përbashkëta për sfidat më të mëdha me të cilat përballet turizmi, si dhe mundësitë e ofruara nga kthimi i sektorit pas pandemisë.

Me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë anëtarëve të turizmit të OKB-së në rajon, takimi shërbeu si një platformë për dialog dhe bashkëpunim, duke ofruar një terren për shkëmbimin e njohurive, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe adresimin e sfidave dhe mundësive me të cilat përballet sektori i turizmit./atsh/KultPlus.com

Nënë Tereza: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

facebook sharing button

Të jesh njerëzor do të thotë të mendosh për tjetrin, të ndihmosh saherë që mundesh dhe asnjëherë mos të kesh prirje drejt të ligës.

KultPlus ju sjell disa thënie që trajtojnë raportin e njeriut në mes të mirës dhe të keqes.

‘Nëse ndizet një qiri për dikë tjetër ai gjithashtu do të shndrit rrugën tuaj.”-Buda

Qëllimi i jetës njerëzore është të shërbejë dhe të tregojë dhembshuri dhe vullnetin për të ndihmuar të tjerët. – Albert Schweitzer

Ne kemi ardhur me asgjë, ne do të shkojmë me asgjë, por një gjë e madhe që ne mund të arrijmë në jetën tonë të bukur është … Një kujtim i vogël në mendjen e dikujt dhe një vend i vogël në zemrën e dikujt.

Unë besoj se Zoti ka dërguar secilin prej nesh në tokë për një qëllim. Dhe se qëllimi është të ndihmojë dhe të duam njëri-tjetrin.

Kur kam takuar njerëz nga kultura të tjera unë e di se edhe ata duan lumturi dhe nuk duan vuajtje, kjo me lejon mua për të parë ata si vëllezër dhe motra.

”Një mjek i mençur ka thënë: “Ilaçi më i mirë për njerëzit është dashuria.” Dikush pyeti: “Në qoftë se kjo nuk funksionon?” Ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “rriteni dozën.”

Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë. -Fjalët e urta

“Kur isha i ri, dëshiroja ta ndryshoja botën, e kuptova se ishte e vështirë të ndryshohej bota, kështu që u përpoqa të ndryshoja kombin tim. Kur gjeta se nuk mund ta ndryshoja kombin, fillova të përqendrohesha në qytet, nuk mund ta ndryshoja qytetin dhe si një njeri i moshuar, unë u përpoqa të ndryshoja familjen time Tani, si një plak, e kuptoj se e vetmja gjë që mund të ndryshoj është vetë, dhe papritmas e kuptoj që, unë mund të kisha bërë një ndikim në familjen time, familja ime dhe unë mund të kishim ndikim në qytetin tonë, ndikimi i tyre mund të kishte ndryshuar kombin dhe unë me të vërtetë mund të kisha ndryshuar botën “. -Autori i panjohur

Njerëzit e mençur e dinë këtë të vërtetë: e vetmja mënyrë për të ndihmuar veten është të ndihmoni të tjerët”. -Elbert Hubbard. /KultPlus.com

100 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të parë, por tragjik, sipas irishcentral.

Pas nisjes nga Southampton-i, rreth 1 846 njerëz ishin në bord që, përbënin shumicën e kapacitetit maksimal të anijes prej 3 547 personash.

Duke u nisur nga Southampton-i, ”Titanic”-u pati një vonesë të vogël, kur sasia masive e ujit që anija zhvendoste pothuajse shkaktoi një përplasje me anijen ”SS New York”.

Ajo u ankorua më vonë në Cherbourg, Francë, rreth orës 18:30 për të marrë më shumë pasagjerë.

Anijet ”SS Nomadic” dhe ”SS Traffic” transportuan grupin tjetër të pasagjerëve në anijen luksoze.

Dyqind e tetëdhjetë e një pasagjerë hipën në Francë, 151 ishin të klasit të parë, 28 ishin të klasit të dytë dhe 102 ishin të klasit të tretë.

Njëzet e katër pasagjerë zbritën nga ”Titanic”-u në Cherbourg pasi udhëtimi i tyre kishte përfunduar.

Shumë nga pasagjerët më të pasur dhe më të famshëm të anijes hipën në Cherbourg.

”Titanic Belfast” raportonte se ”vetëm 21 nga ata që hipën në Cherbourg ishin francezë, me pjesën tjetër nga SHBA, Anglia, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Greqia, Italia, Libani, Polonia, Rusia, Siria dhe Uruguaji.

“Në anije ndodheshin produkte luksoze franceze si shampanjë, verë dhe djathra, përfshirë  34 000 kilogramë mish, 15 000 shishe birrë, 10 000 shishe verë dhe 12 000 shishe ujë mineral”, shkruan ”Titanic Belfast”.

Anija u ankorua në Cherbourg për vetëm disa orë përpara se të nisej, rreth orës 20:10,  për në Queenstown, në Irlandë, në ndalimin e saj të fundit përpara se të nisej për në SHBA dhe të mos kthehej më kurrë./ atsh / KultPlus.com

Gjykata Evropiane: Mbrojtja e klimës, e drejtë e njeriut

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) u dha të drejtë të moshuarve zviceranë, që e konsiderojnë mbrojtjen e klimës të drejtë të njeriut. Një goditje me çekiç ligjor, me pasoja potencialisht të rëndësishme.

Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka marrë një vendim historik në favor të të ashtuquajturve “të moshuarat e klimës” në Zvicër.  Ishte shumë e pazakontë që Dhoma e Madhe prej 17 gjyqtarësh u mor me këtë çështje. Kjo ndodh vetëm kur ende nuk ekzistojnë vendime gjyqësore për një çështje të rëndësishme. Kështu ishte deri sot me mbrojtjen e klimës dhe kjo tani ka ndryshuar rrënjësisht.

Gjyqtarët vendosën se mbrojtja ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu është një nga të drejtat themelore të Evropës. Këto janë sanksionuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut që nga viti 1950. Vendimi i dhënë në çështjen e të moshuarave zvicerane për klimën tani bën të mundur nxjerrjen e një të drejte individuale për më shumë masa për mbrojtjen e klimës. Gjithashtu, shoqatat mund të paraqesin ankesë edhe në kushte të caktuara. Kjo hap derën për procedura të mëtejshme para GJEDNJ. Gjashtë padi të tjera kundër qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës janë tashmë në pritje në Strasburg.

“Qeveritë janë të detyruara”

Gerry Liston, avokat në rrjetin global të avokatëve jofitimprurës GLAN, beson se vendimi nuk është vetëm një fitore për gratë zvicerane, por për të gjithë. “Vendimi i detyron qeveritë në të gjithë Evropën, jo vetëm Zvicrën, të vendosin objektiva të bazuara shkencërisht për mbrojtjen e klimës që mbajnë ngrohjen nën 1.5 gradë. Gjykimi tani mund të përdoret drejtpërdrejt si referencë në proces në nivel kombëtar,” tha Gerry Liston për DW në Strasburg.

Qeveria zvicerane, megjithatë, i sheh gjërat ndryshe. Një zëdhënëse i tha DW se Bern tani do ta shqyrtojë nga afër gjykimin. Vendimi i Dhomës së Madhe nuk kërkon veprim të shpejtë politik. Zvicra tashmë po bën shumë për të frenuar ndryshimet klimatike. Një zëdhënëse i tha DW se dënimi do të shqyrtohet me kujdes në Bernë. Nuk ka nevojë për veprime të shpejta politike si rezultat i vendimit të Dhomës së Madhe. Zvicra tashmë po bën shumë për të frenuar ndryshimet klimatike.

“Është fitore maksimale”

Bashkëkryetarja e Shoqatës së Lartë të Klimës, Rosmarie Wydler-Wälti, me shokët e saj ishte megjithatë shumë e lumtur. Në hollin përballë sallës së gjyqit pati shumë duartrokitje dhe klithma gëzimi. Shumë anëtarë të shoqatës u ulën në audiencë gjatë shpalljes së vendimit. “Kjo është një fitore maksimale. Tani, sipas neneve 2 dhe 8, ne kemi të drejtën për shëndet dhe një jetë të mirë. Çfarë duam më shumë? Kjo është dëshmi se ne kemi nevojë për mbrojtje,” tha Wydler-Wälti për DW menjëherë pas leximit të vendimit të gjyqtarit, i konsideruar “historik” nga disa ekspertë. “Kjo tani duhet të ketë ndikim. Zvicra ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Njeriut dhe tani duhet ta ndjekë.” Zvicra ka bërë gabime dhe tani duhet të ndryshojë kurs, tha bashkëkryetarja e seniorëve fitimtarë.

Të ashtuquajturat “të moshuarat e klimës” të Zvicrës e paraqitën ankesën e tyre në Strasburg në nëntor 2020. Shoqata Zvicerane e Të moshuarve të Klimës tha se qeveria zvicerane kishte shkelur të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtën për jetë, të parashikuar në nenin 2, dhe të drejtën për një mënyrë jetese të shëndetshme, të përfshirë në nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Disa nga paditësit tani janë mbi 70 vjeç; ata kërkuan që Zvicra të bëjë më shumë për të parandaluar valët e të nxehtit dhe stuhitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Apelimet e Portugalisë dhe Francës janë hedhur poshtë

Gjyqtarët e Strasburgut sot hodhën poshtë dy procedura të tjera të ngjashme, për arsye mjaft formale. Gjashtë fëmijë dhe adoleshentë nga Portugalia, të cilët vuanin nga pasojat e zjarreve në pyjet në fshatrat e tyre të origjinës, ishin aplikantët e parë që shkuan në Strasburg në shtator 2020. Megjithatë, ankesa e tyre nuk mund të vendoset nga GJEDNJ, sepse ata nuk i kanë ezauruar të gjitha rrugët e apelimit në Portugali. Vetëm atëherë do të autorizohej një apel në Strasburg. Një ish-kryetar bashkie i qytetit francez të Grande-Synthe gjithashtu dështoi. Duke qenë se aplikanti nuk jeton më në Francë, ai nuk mund të shpjegonte qartë se si mund të ishte viktimë e politikës franceze të klimës, shkruajtën gjyqtarët në arsyet e gjykimit të tyre.

Vendimi i Dhomës së Madhe të GJEDNJ është përfundimtar. Gjykata madje mund të vendosë gjoba që shtetet duhet t’u paguajnë paditësve si kompensim për kufizimin e të drejtave të tyre të njeriut. Kohët e fundit, gjykata ka hezituar të vendosë kundër shteteve në këto raste. Njohja e shkeljeve të të drejtave të njeriut në mbrojtjen e klimës tani mund të shkaktojë një ortek të konsiderueshëm padish nga paditësit individualë, sipas ekspertëve ligjorë të mbledhur në Strasburg për diskutime të thella.

Më shumë kërkesa për mbrojtjen e klimës

Aktivistët e klimës janë përpjekur ta imponojnë mbrojtjen e klimës prej vitesh jo vetëm në rrugë, por edhe në gjykata. Në vitin 2015 ata fituan procesin e parë gjyqësor në Holandë. Një gjykatë në atë vend urdhëroi shtetin të reduktonte masivisht emetimet e gazeve serrë.

Tani janë gjashtë raste të tjera në pritje para GJEDNJ, duke përfshirë një nga Gjermania. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), tashmë ka më shumë se dy mijë padi në mbarë botën për sjellje të dëmshme ndaj klimës, kryesisht në gjykatat kombëtare, shumica prej tyre në SHBA. Shtetet paditen nga qytetarët e tyre, për shembull nga banorët e ishujve të Paqësorit. Po rritet edhe numri i padive ndaj kompanive individuale. Një fermer peruan, për shembull, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanisë gjermane të energjisë RWE. Banorët e ishullit indonezian Pulau Pari akuzojnë kompaninë zvicerane të çimentos Holcim se ka dëmtuar jetën në Indonezi me emetimet e saj.

GJEDNJ, e krijuar nga Këshilli i Evropës në vitin 1959, mbikëqyr Konventën e të Drejtave të Njeriut të vitit 1950 dhe është një lloj strehe e fundit për njerëzit që mendojnë se nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë nga shtetet e tyre. Gjykata shqyrton qindra çështje në vit, kryesisht që përfshijnë procese të padrejta gjyqësore ose burgim të pajustifikuar.

Vendimet e saj janë të detyrueshme për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Në pothuajse gjysmën e rasteve ato respektohen realisht. Gjykata nuk ka autoritet policor për të zbatuar vendimet. Gjyqtarët e dërguar në Strasburg nga shtetet anëtare duhet të besojnë se qeveritë do t’u binden vendimeve të tyre.

Këshilli i Evropës ekziston që nga viti 1949. Ai nuk është një organ i Bashkimit Evropian, por një konfederatë e lirshme e të gjitha shteteve evropiane – përveç Bjellorusisë dhe Rusisë – për mbrojtjen e të drejtave të njeriut./DW/ KultPlus.com

Ekspozita “Legendary Dog” nga Ulay & Alban Muja, do të hapet në Charim Galerie në Vjenë

Charim Galerie këtë pranverë do të prezantojë veprën e Ulay dhe Alban Mujës, të kuruar nga Felicitas Thun-Hohenstein dhe Alenka Gregorič.

Duke punuar ngushtë me Fondacionin Ulay, Charim Galerie do të shfaqin një seri fotosh të hershme nga artisti konceptual dhe performuesi historikisht i rëndësishëm, Ulay. Ato do të instalohen së bashku me veprat e artistit kosovar Alban Muja, i cili së fundmi përfundoi një projekt të madh publik për Manifesta-n në Prishtinë dhe që ishte në dialog me Ulay gjatë jetës së tij.

“Legendary Dog” është titulli i ekspozitës i cili është marrë nga një video e realizuar nga Muja, ku shfaqet Ulay duke diskutuar për një punë të hershme të performancës me Marina Abramovic.

Galeria e Vjenës SOPHIE TAPPEINER do të mbajë një ekspozitë të përbashkët të mbështetur nga Fondacioni Ulay duke paraqitur punime nga Ulay dhe Sophie Thun, kuruar nga Hana Ostan Ožbolt.

Ekspozita hapet më datë 07.05.2024 në Vjenë. / KultPlus.com

‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’

Një shprehje e Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta gjen vend dhe sot ndër shqiptarë.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo thënie e poetit të madh ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.

Edhe sot, në këtë ditë festë për besimtarët muslimanë, shumë figura kanë uruar për festën e Fitër Bajramit, duke dëshmuar paqe e mirëkuptim pavarësisht bindjeve fetare ndërmjet njerëzve. /KultPlus.com

Disenjatoret Natyra&Diellza sjellin koleksionin pranveror, një frymë e freskët në botën e modës

Në këtë fillim të stinës së pranverës, një frymë e re dhe e freskët e ka përshkruar edhe botën e modës me koleksione të reja e tejet të veçanta. Një të tillë e kanë sjell edhe disenjatoret Natyra&Diellza, shkruan KultPlus.

Të inspiruara nga ngjyrat e luleve pranverore, përmes këtij koleksioni, disenjatoret sjellin fustane solemne me qëllimin e vetëm që secila vajzë apo grua të gjej veten dhe të shkëlqejë në paraqitjen e saj.

Koleksioni pranveror i disenjatorëve është një bashkëdyzim i mjeshtërisë së punës me dorë dhe vizionit të tyre ndaj modës, duke sjellë në jetë fustane tërheqëse që reflektojnë ngrohtësinë dhe ngjyrat e stinës së pranverës.

Në këtë koleksion, gjethet janë përdorur si inspirim kryesor për dizajnet e fustaneve, ndërsa ngjyrat e hapura dhe detajet e punuara me kujdes japin një ndjesi të lehtësisë dhe bukurisë natyrore.

Fustanet janë dizajnuar në atë mënyrë, për të përfaqësuar elegancën dhe finesën, duke e bërë veshjen si një përvojë të veçantë për ju.

Njëra nga karakteristikat kryesore të këtij koleksioni është qëndrueshmëria. Motra Natyra&Diellza janë në përpjekje të vazhdueshme për të integruar materiale të cilat janë të qëndrueshme dhe të përshtatshme.

Ky koleksion pranveror është një shprehje e vërtetë e elegancës dhe kreativitetit të disenjatorëve në botën e modës, andaj për secilën nga ju që dëshironi të shkëlqeni në eventet tuaja, Natyra dhe Diellza ju presin edhe në atelienë e tyre në Gjakovë. / KultPlus.com

Muzeu “Marubi” uron me foton më të vjetër të Tiranës, shkrepur nga Pietro Marubbi

Një urim i veçantë vjen sot në ditën e Fitër Bajramit nga muzeu i fotografisë “Marubi”, Shkodër. Me fotografinë më të vjetër të Tiranës, shkrepur nga Pietro Marubbi, ku dallohet Xhamia e Et’hem Beut dhe Kulla e Sahatit, stafi i muzeut u uron besimtarëve myslimanë: Përshumvjet Fitër Bajramin.

Përgjatë viteve muzeu “Marubi” ka sjellë ekspozita, biseda, programe edukimi, botime dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen patjetër me fotografinë dhe arkivin “Marubi”, zemrën e institucionit, por gjithmonë vëmendja është tek kultivimi, tek hulumtimi, tek hapja ndaj publikut e tek kujdesi ndaj studiuesve, vizitorëve, nxënësve e studentëve; tek krijimi i dinamikave për krijimin e një hapësire ftuese e cila ruan e promovon trashëgiminë kulturore në qytet e më gjerë.

Viti 2023 shënoi një rekord vizitueshmërie të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” me një numër total prej 19220 vizitorësh (52,7% femra dhe 47,3% meshkuj) shifër kjo 22% më e lartë se në vitin 2022./KultPlus.com

Aktori i njohur i Hollywood xhirime në Shqipëri: E dua Tiranën, është e ardhmja e Evropës

Çdo ditë e më shumë Tirana po kthehet në një destinacion të lakmuar për të gjitha kategoritë. Tundimit për të vizituar kryeqytetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as aktori dhe producenti i njohur amerikan Robert Miano. Aktori i njohur hollivudjan ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh, ku ka marrë pjesë në disa xhirime për një film të ri që po prodhohet me regjizor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka e Marin Hoxha.

Robert Miano e cilëson Tiranën si e ardhmja e Europës, dhe një qytet që duhet të zbulohet më shumë për shkak të njerëzve, ushqimit dhe energjisë së mirë. Miano është mjaft entuziast teksa shprehet se mezi pret të kthehet sërish në Tiranë.

“Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, shprehet Miano.

Ai ka luajtur krah emrave të njohur të kinematografisë amerikane si Al Pacino, Michael Madsen, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro./tema/KultPlus.com

Joseph Pulitzer, emigranti xhepgrisur që i mësoi botës gazetarinë

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan. Lindur në Makó, në Hungari, dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari.

Fillimet

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868. Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat.

Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885. Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

New York World

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The New York World (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare.

Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The New York World të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Udhëtimi rreth botës

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në New York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the World in Seventy-two Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Sulmi

Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, William Randolph Hearst bleu The New York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The New York World të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The New York World inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë.

The New York World denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Low, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit.

Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit.

Çmimi i parë

Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Woodlawn në Nju Jork (në rrethin e Bronksit)./ KultPlus.com

“La Boheme” e Puccinit vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit popullor do të vijë “La Boheme” e Puccinit. Kjo opera do të vijë përgjatë dative 12-12-16-17-19 Prill.

Kjo shfaqje do të vijë me bashkëpunimin e Orkestrës Simfonike të TKOB dhe me regjinë e Ada Gurrës.

Skenografia  është e Renold Sulës dhe kustomografia e Ardi Asllanit. Në pjesëmarrje do të jenë artistët të TKOB dhe miq ndërkombëtarë.

La Boheme është opera e kompozuar nga Giacomo Puccini mes 1893 dhe 1895 me një libret Italian nga Luigi Illica që bazohet në “Skenat jetës boheme” nga Henri Murger./tema/KultPlus.com

Imazhet e hershme nga Hamami i Pazarit të Shkodrës

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ndau në rrjetet sociale një foto të hershme të qytetit, nga fillimshekulli i kaluar.

Deri në fillim të shek.XX ngjitur me kodrën e Kalasë së Rozafës, buzë lumit Buna, ndodhej Hamami i Pazarit të Shkodrës.

Në origjinë Kisha e Shën Vlashit ndërtuar në shek.XIV në lagjen e tregtarëve raguzanë, do të rrënohej në 1452, me urdhër të kapitenit venecian të qytetit, si masë mbrojtjeje, meqë ishte shumë pranë mureve rrethuese të qytetit të poshtëm.

Më vonë, pas pushtimit osman, rrënojat do ringriheshin për t’a kthyer në hamam, funksion që e kreu deri në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Për pak vite Hamami i Pazarit të Shkodrës shërbeu si magazinë deri në vitin 1967, kur objekti u shemb plotësisht për ndërtimin e rrugës hyrëse të qytetit./KultPlus.com

177 vite nga lindja e gazetarit dhe politikanit hungaro-amerikan, Joseph Pulitzer

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan.

Lindur në Makó, në Hungari, dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari i ndarë nga jeta pak vite më parë.

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secesionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868.

Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat. Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885.

Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The New York World (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare. Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The New York World të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja  Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në New York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the World in Seventy-two Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, William Randolph Hearst bleu The New York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The New York World të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze.

Më 1896, The New York World inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë. The New York World denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit.

Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Low, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit. Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit.

Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911.

Ai është varrosur në Varrezat e Woodlawn në Nju Jork (në rrethin e Bronksit). /KultPlus.com