Letërsi/Autorë evropianë dhe gra dominojnë International Booker Prize

Autorë evropianë dhe gra dominojnë listën e ngushtë të çmimit të njohur letrar International Booker 2024.

Gjashtë libra, të cilët fokusohen në çështje të tilla si racizmi dhe diskriminimi, po konkurrojnë për çmimin fiktion, i cili ndan çmimin prej 50 000 paund, në mënyrë të barabartë, midis përkthyesit dhe autorit.

Kjo është hera e parë që autorë nga Suedia dhe Brazili hyjnë në listë dhe hera e katërt në pesë vjet që një shkrimtar argjentinas është në garë për çmimin. Dhe për të tretin vit radhazi, një autor koreano-jugor është përzgjedhur në listën e ngushtë.

Autorë nga Gjermania dhe Holanda janë gjithashtu në listën e ngushtë të këtij viti.

Eleanor Wachtel, kryetare e gjyqtarëve të International Booker Prize 2024, e quajti listën e ngushtë optimiste.

Ajo tha se librat hapen në “gjeografi të gjera të mendjes, shpesh duke treguar jetë të jetuara në sfondin e historisë ose, më saktë, duke ndërthurur intimen dhe politiken në mënyra rrënjësisht origjinale”.

“Këta libra mbajnë peshën e së kaluarës, ndërsa në të njëjtën kohë përfshihen me realitetet aktuale të racizmit dhe shtypjes, dhunës globale dhe katastrofës ekologjike”, tha Wachtel.

“Disa duken krejtësisht të përjetshëm në rrëfimet e tyre të kujdesshme dhe të gjalla të dinamikës së familjes, dashurisë dhe thyerjes së zemrës, traumës dhe pikëllimit”, theksoi ajo.

Autoret gra përfshijnë shkrimtaren argjentinase Selva Almada për “Not a river”, për jetën në një zonë rurale; regjisorja gjermane e operës Jenny Erpenbeck e cila shkroi “Kairos” për fundin e Luftës së Ftohtë në Gjermani; Ia Genberg nga Suedia për “The Details” të stilit antologjik dhe tregimi familjar i autores holandeze Jente Posthuma “What I’d rather not think about”.

Autorët meshkuj në listën e ngushtë janë koreanojugori Hwang Sok Yong për “Mater 2-10”, për pushtimin japonez, dhe debutimi dhe drama familjare e brazilianit Itamar Vieira Junior “Crooked plough”.

Erpenbeck ishte paraqitur më parë në listën e gjatë për “Go, went, gone” së bashku me Hwang për “At dusk”.

Wachtel tha se vepra e fundit e Erpenbeck ishte një “dramë intensive, e pasur rreth ndërthurjes së transformimeve personale dhe kombëtare gjatë viteve të vdekjes së Gjermanisë Lindore”.

Edhe Ismail Kadare gjendet në listën e fituesve të mundshëm të këtij çmimi, me romanin ”A dictator calls” sipas https://thebookerprizes.com/.

Që nga viti 2016, kur u bë një çmim vjetor për një vepër të vetme, autoret janë përzgjedhur tre herë më shumë se autorët.

Autorë nga Gjermania, Brazili, Suedia dhe Argjentina nuk kanë qenë kurrë fitues, ndërsa shkrimtarët nga Koreja e Jugut, Han Kang për “Vegetarian” në 2016, dhe Holanda, Lucas Rijneveld për “Discomfort Of Evening” në 2020, e kanë marrë çmimin në shtëpi.

Secilit prej titujve të përzgjedhur u janë dhënë 2 500 paund për autorin dhe 2 500 paund për përkthyesin.

Ceremonia e International Booker Prize 2024 do të zhvillohet më 21 maj.

‘Kur sunduesit grinden’ nominohet për Booker International 2024

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nominohet për Booker International Prize 2024. Kadare u bë fituesi i parë i këtij çmimi në 2005 dhe ishte nominuar sërish në 2017 me romanin “Kamarja e turpit”.

“Kur sunduesit grinden” rrëfen fatin e qindra autorëve që shkruanin në kohën e diktaturës.

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.

Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj.

Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.

Dua Lipa takohet me Mbretëreshën Camilla në ceremoninë e çmimit Booker (VIDEO)

Dua Lipa është takuar me Mbretëreshën Camilla në ceremoninë e çmimit Booker 2022.

Kjo ishte një paraqitje e rrallë e Mbretëreshës Camilla e cila u zhvillua në Round House të Londrës.

Dua Lipa kanalizoi magjepsjen e vjetër të Hollivudit me një fustan të zi prej kadifeje me doreza rrjetë. Këngëtarja e “Don’t Start Now” u stilua nga Lorenzo Posocco, i cili ka punuar me të gjatë dy viteve të fundit.

Kjo ngjarje u krijua për të festuar dhe lidhur shkrimtarët e Booker të këtij viti me një gamë të gjerë lexuesish nga organizatorët e saj. Mbretëresha i dha fituesit të çmimit 50 mijë dollarë dhe trofeun e Çmimit Booker.

Dua Lipa mbajti edhe një fjalë rasti në këtë ceremoni, ku shprehu dashurinë e saj për leximin.

Gjatë bisedës së saj me Dukeshën, Dua Lipa u dëgjua duke thënë se “nuk do të këndonte”.

Sekretarja e Fondacionit Booker Prize Eve Smith tha se Camilla ishte e kënaqur që mori pjesë në ngjarjen e ndarjes së çmimeve dhe se ka një interes të madh për shkrimtarët. / KultPlus.com