Publiku këndon në çdo fjalë me Dua Lipën në “Jingle Bell Ball 2017” (VIDEO)

Dua Lipa solli një interpretim të mahnitshëm të hiti të saj “New Rules”, në një transmetim të drejtpërdrejtë në eventin e Krishtlindjeve “Jingle Bell Ball 2017”, në Londër, shkruan KultPlus.

“Secili person në atë turmë këndonte së bashku me Duan ndërsa ajo interpretonte rregullat e rëndësishme për ne”, shkruan radiostacioni muzikor “Capital Fm”.

“Viti 2018 do të jetë edhe më i suksesshëm për këtë grua të fuqishëm”, shkruan tutje Capital Fm.
“New Rules” e Lipës e lansuar në korrik deri tani ka 745 milionë klikime vetëm në YouTube, ndërsa suksesi i saj e ka shpallur Dua Lipën si femrën më të dëgjuar në Britani të Madhe sivjet./ KultPlus.com

Albumi i Dua Lipës shpërblehet me pllakatin e artë (FOTO)

Dua Lipa po shndërrohet në një nga këngëtaret më të suksesshme të skenës ndërkombëtare , shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka njoftuar se albumi i saj debutues tashmë është shpërblyer me pllakatin e artë, shkruan KultPlus.

“Albumi i debutues tani i artë, dhe kam shitur 4 milionë kopje në Britani të Madhe. Nuk po ‘çmendem’, ju po!!! Faleminderit, ju dua”, ka shkruar Dua Lipa në rrjete sociale. Dua Lipa deri më tash ka shitur 4 milionë kopje të albumit në Britani të Madhe./KultPlus.com

Dua Lipa në ballinën e revistës gjermane (FOTO)

Vitin 2018 revista gjermane Nylon e fillon me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Ylli i hitit “New Rules” është në ballinën e kësaj reviste për muajin janar 2018.

Dua Lipa është këngëtarja më e dëgjuar në Britani të Madhe në “Spotify” për vitin 2017, duke lënë prapa yje të muzikës si Beyonce, Rihanna, e Taylor Swift./ KultPlus.com

Dua Lipa vlen 3 milionë dollarë

Tabloidi britanik “Metro” ka publikuar një artikull për këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

“Metro” në këtë artikull tregon për prejardhjen e Lipës dhe ngritjen e saj në skenën botërore të muzikës.

Kënga “New Rules” është dëgjuar në Spotify rreth 464 milionë herë, derisa “Scared To Be Lonely” 453 milionë herë.

“Metro” e cilëson Dua Lipën si figurë e premtuese e skenës britanike dhe ka raportuar se këngëtarja me prejardhje nga Kosova vlen 3 milionë dollarë ose 2.2 milionë funte.

Sivjet ajo ka mposhtur Rihannan, Ariana Granden, Taylor Swiftin dhe Beyoncen për të marrë pozitën e parë si këngëtarja më e dëgjuar në Britani të Madhe./ KultPlus.com

“New Rules” e Dua Lipës – kënga më e mirë e vitit 2017

Prestigjiozja amerikane “Time” e ka përzgjedhur këngën “New Rules” të Dua Lipës si këngën më të mirë të vitit 2017.

“New Rules” e Lipës e lansuar në korrik deri tani ka 745 milionë klikime vetëm në YouTube, ndërsa suksesi i saj e ka shpallur Dua Lipën si femrën më të dëgjuar në Britani të Madhe sivjet.

“Asnjë vit nuk ka pasur nevojë për ‘rregulla të reja’ (New Rules) si 2017-a, dhe e lindura në Kosovë dhe e rritur në Londër i renditi ato në një hit viral që ngulitet në kokë”, ka shkruar “Time” si përshkrim të kësaj kënge.

Top dhjetëshja e “Time” është si në vijim:

10. Kelsea Ballerini, “Legends”

9. JAY-Z, “Story of O.J.”

8. Selena Gomez, “Bad Liar”

7. Cardi B, “Bodak Yellow”

6. Portugal, The Man, “Feel It Still”

5. King Krüle, “Biscuit Town”

4. Frank Ocean, “Chanel”

3. Luis Fonsi & Daddy Yankee, “Despacito”

2. St. Vincent, “New York”

1. Dua Lipa, “New Rules”

Dua Lipa e para në “Spotify”, lë prapa Beyoncen dhe Rihannan

Këngëtarja e shqiptare Dua Lipa, ka lënë prapa emra të mëdhenj si Beyonce dhe Taylor Swift, duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar në platformën britanike Spotify, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Hitet e suksesshme të yllit të pop-it përfshijnë “New Rules”,e cila është dëgjuar për 464 milionë herë në mbarë botën. Kurse hiti i saj “Scared To Be Lonely”, është dëgjuar gjithsej 453 milionë herë në këtë platformë.

KultPlus ju përcjellë listën e pesë femrave më të dëgjuara në “Spotify”, në Britaninë e madhe:
1.Dua Lipa
2.Rihanna
3. Ariana Grande
4. Taylor Swift
5. Beyonce

“The Guardian” e përfshin në top dhjetë këngët e vitit hitin e Dua Lipës (FOTO)

Prestigjiozja “The Guardian” ka përfshirë këngën “New Rules” të Dua Lipës ndër dhjetë këngët më të mira të vitit.

Në përzgjedhjen e mediumit britanik kanë votuar më shumë se 50 persona nga redaksia e “The Guardian”.
“New Rules”, e publikuar më 7 korrik, deri tani ka grumbulluar rreth 745 milionë klikime në YouTube.

Në listën e “The Guardian” ajo është në pozitën e tetë. Kjo është lista e 100 këngëve më të mira, sipas “The Guardian”

“New Rules” luhet çdo mëngjes në ish-shkollën e Dua Lipa-s (FOTO)

Shkolla ku Dua Lipa ka ndjekur mësimet po e nderon ish nxënësen duke lëshuar këngën e saj çdo mëngjes për nxënësit e shkollës.

Dua Lipa, që është shndërruar në një yll të pop-it ndërkombëtar po kryeson listat ndërkombëtare, është një ish-nxënëse në Shkollën Fillore të Fitzjohn-it në Hampstead. “New Rules” e këngëtares 22-vjeçare tani luhet çdo ditë në sesionin e përditshëm “Wake Up Shake Up”, që organizohet për fëmijët më të vegjël në fillim të ditës. Ideja e sesionit është që përmes vallëzimit dhe këngës të aktivizohen nxënësit pasi që të mbërrijnë në shkollë, që në këtë mënyrë ata mund të jenë më të përqendruar për orët mësimore.

Rob Earrey, drejtori i i kësaj shkolle thotë se e mban mend Lipën si nxënëse të klasës së gjashtë duke shtuar se ndihet krenar me arritjet e saja. “Ne jemi jashtëzakonisht krenar për arritjet e Duas dhe sukseset që ka arritur”, ka thënë ai shkurt për revistën londineze Camden New Journal. Pas suksesit të këngëtares kosovare me hitin e saj “New Rules” , ndërsa ajo së fundmi ka realizuar edhe disa turne të suksesshme me këngëtarin Bruno Mars dhe Coldplay./KultPlus.com

Dua Lipa gatuan pite në emisionin e reperit shqiptar

Këngëtarja Dua Lipa ka qenë e ftuar në emisionin “Untitled Action Bronson” të reperit shqiptar Acton Bronson.

Në këtë emision Bronson gatuan receta të ndryshme me mysafirët e ftuar dhe me Dua Lipën shfrytëzuan rastin të gatuajnë pite.

Disa prej fotografive duke gatuar i ka shpërndarë edhe Dua Lipa, e cila ka thënë ishte kënaqur në emisionin e reperit shqiptar./ KultPlus.com

Dua Lipa vazhdon të mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTI në koncertin e Marilyandit (FOTO)

Dua Lipa po dëshmohet të jetë një aktiviste e madhe e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTI.

Bukuroshja nga Prishtina performoi në Maryland mbrëmjen e 28 nëntorit para publikut amerikan. Këngëtarja aktivitetin e njëjtë e bëri edhe në një nga koncertet e fundit ku shpalosi flamurin e komunitetit LGBTI.

Dua ndryshe nuk ka marrë asnjë nominim për çmimet Grammy, duke u konsideruar kështu kjo një befasi, shkruan telegrafi. Ajo po shkon sigurt drejt një miliard klikimeve me projektin “New Rules” të publikuar kohë më parë./ KultPlus.com

Shqiptarja Dua Lipa, ngriti në këmbë Çikagon (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, në kuadër të turit të saj të titulluar “The self”, të dielën ishte në Çikago, aty ku mahniti publikun me performancën e saj, shkruan KultPlus.

Dua, përmes fotografive ka paraqitur atmosferën në këtë koncert, ku edhe ka falënderuar fansat e saj në Çikago, përmes rrjetit social Facebook.

Fotografitë janë realizuar nga Pixie Levinson./ KultPlus.com

Rita Ora dhe Dua Lipa bashkë në një skenë, shfaqen në eventin special të Krishtlindjeve “Top of the Pops”

Dy yjet shqiptare të muzikës ndërkombëtare Rita Ora dhe Dua Lipa do të jenë në mesin e shumë emrave të njohur që do të interpretojnë në eventin e veçantë për Krishtlindje “Top of the Pops”, përcjellë KultPlus.

BBC One do të transmetojë dy edicionet festive ku do të përfshihen edhe emra të mëdhenj si Ed Sheeran, James Arthur, Clean Bandit, The Script, Bastille.

Fearne Cotton dhe Reggie Yates janë ata që do udhëheqin këtë mbrëmje. Ata do të paraqesin një event special, ku në një orë do të festojnë hitet më të mëdha dhe më pas ngjarjet më të suksesshme të vitit.

Cotton ka thënë: ” Udhëheqja e dy e këtij eventi ku përfshihet festimi i festave të fundviditit është padyshim një nga pikat kryesore të Krishtlindjeve dhe diçka që unë mezi pres çdo vit”.

Kurse Yates shtoi se “Krishtlindjet thjesht nuk do të ishin njësoj pa “Top of the pops” dhe se tashmë kjo është bërë një traditë vjetore që unë mezi pres”, ka thënë Yates./ KultPlus.com

Dua Lipa bën për vete edhe Meksikën, publiku këndon bashkë me të (VIDEO)

Këngëtarja Dua Lipa është duke shënuar sukses të madh sa i përket paraqitjeve të saja në shtete të ndryshme, shkruan KultPlus.

Së fundi ajo është prezantuar me një koncert në Meksikë e cila është pritur mjaftë mirë nga publiku i atjeshëm.
Në video shihet publiku duke përcjellë këngën e Dua Lipës dhe duke kënduar bashkë me të./KultPlus.com


Kryetari i Londrës mburret me Dua Lipën (FOTO)

Këngëtarja nga Kosova, tashmë me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV EMAs 2017-të, shkruan KultPlus.

Urimet për Duan nuk kanë munguar, ku ndër ta është edhe urimi nga kryetari i Londrës Sadiq Khan, i cili ka thënë që qyteti i Londrës ka disa prej talenteve më të mëdhenj të muzikës në botë.

“Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në “MTV EMA”, ka shkruar Khan në Twitter.

Këtë ceremoni të madhe të muzikës e udhëhoqi këngëtarja tjetër nga Kosova Rita Ora ndërsa me çmim doli edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta./ KultPlus.com

Viti i shqiptarëve në MTV EMA 2017 (FOTO)

Sonte është mbajtur ceremonia e MTV EMA 2017- dhe mund të konsiderohet si viti i shqiptarëve sa i përket kësaj ceremonie,shkruan KultPlus.

Me nikoqire Rita Ora, e cila për disa orë ka shkëlqyer me pamjen, performancën dhe udhëheqjen e saj, e cila nga afër përcillej edhe nga e ëma, kjo ceremoni rezultoi të ketë më shumë shqiptarë në këtë mbrëmje.

Këngëtarja tjetër shqiptare Dua Lipa është shpërblyer në këtë mbrëmje me cmimin si artistja më e mirë e re, kurse Ermal Meta është shpërblyer si këngëtari më i mirë në gjuhën italiane.
Përpos Rita Orës që ishte edhe nikoqire e mbrëmjes, këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm, për shkak të angazhimeve të tyre në muzikë./KultPlus.com

Dua Lipa – “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV EMA

Këngëtarja e re kosovare, Dua Lipa, ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV European Music Awards.

Çmimi i madh për kosovaren vjen pas sukseseve sivjet me albumin e parë dhe hitin “New Rules” që ka arritur më shumë se gjysmëmiliardi klikime vetëm në YouTube.

Dua Lipa nuk ishte pjesëmarrëse në ceremoninë që po udhëhiqet nga Rita Ora për shkak të koncerteve në Amerikë./KultPlus.com

Sonte, MTV Europe Music Awards me Rita Orën e Dua Lipën, këtu mund të përcillni parakalimin në tepihun e kuq (VIDEO)

Është një mbrëmje e madhe e muzikës ku ka mbledhur yje të njohura nga mbarë bota, shkruan KultPlus.
Në këtë mbrëmje të MTV Europe Music Awards që do të moderohet nga shqiptarja Rita Ora, do të paraqiten edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë, duke përfshirë edhe Dua Lipën e Ermal Metën.

Këtu mund të ndicni live parakalimin në tepihun e kuq./KultPlus.com

http://www.mtvema.com/live

Dua Lipa shpërndanë pizza për fansat (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare është filmuar derisa po shpërndante pizza për fansat e saj, shkruan KultPlus.

Ajo duket shumë e këndshme përderisa i shpërndan pizzat dhe komunikon me fansat, e saj,kur ata kishin dalur ta takonin para koncertit të saj që e ka mbajtur ditëve të fundit në Amsterdam./KultPlus.com

Publiku i Brazilit këndon bashkë me Dua Lipën (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Dua Lipa e cila po mban koncerte në shtete të ndryshme të botës, së fundi është paraqitur edhe në Sao Paulo të Brazilit, shkruan KultPlus.

Salla e koncertit ku ka perfomruar Dua Lipa ka qenë e stërmbushur me publik, të cilët e kanë përcjellë në këndim këngëtaren shqiptare Dua Lipa, e cila është duke shënuar sukses të madh në tregun botëror.
Për të parë emocionet e këtij koncerti mund të shihni në videon më poshtë./KultPlus.com

MTV Europe Music Awards të dielën ‘pushtohet’ nga shqiptarët (VIDEO)

Edhe dy ditë na ndajnë nga ngjarja e madhe e muzikës në Evropë.

MTV Europe Music Awards, sivjet do të udhëhiqet nga këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ndërsa në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe tre shqiptarë të tjerë, shkruan KultPlus.

Rita Ora përpos që është e udhëheqëse e kësaj ceremonie glamuzore që mbahet më 12 nëntor me fillim nga ora 21:00 në Londër, ajo edhe është e nominuar në të njëjtën kategori me bashkëvendësen e saj Dua Lipa “Best Look”. Ndërsa Dua Lipa, është e nominuar edhe në kategorinë “Best New Artist”.
https://www.youtube.com/watch?v=ykle3YuGcxE

Rita Ora e Dua Lipa ishin emrat e parë shqiptarë që dolën të jenë të nominuar në MTV EMA Awards, por pas disa ditësh u publikuan edhe emrat e dy këngëtarëve të tjerë e që ishin shqiptarë. Ermal Meta dhe Shkëlzen Kastrati-Xen, janë këngëtarët ku Meta do ta përfaqësoj Italinë e Xen Zvicrën, shkruan KultPlus.


MTV Europe Music Awards sivjet do të zhvillohet në Londër për herë të parë në më shumë se 20 vjet./ KultPlus.com

Dua Lipa ndezë Londrën (FOTO)

Dua Lipa, mbrëmjen e 6 nëntorit mbajti koncert në Londër, në kuadër të turit të saj të titulluar “The Self”, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, gjë për të cilin tregoi vetë këngëtarja Lipa.

Kësisoj KultPlus, në foto lajmin e ditës së sotme po shpalos fotografi nga koncerti i Dua Lipës, fotografi këto që tregojnë që ky koncert ishte madhështor.

Fotografitë janë realizuar nga Pixie Levinson./ KultPlus.com

Dua Lipa ndjekë stilin e Madonna-s (FOTO)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa e cila po shënon sukses të madh në botën e muzikës, si duket po ndjekë stilin e këngëtares së madhe Madonna, shkruan KultPlus.

Madonna e cila ka tundë skenat në tërë botën, përgjatë performancave të saj, ajo gjithnjë është komentuar edhe për dukjen e saj.

Dhe një inspirim nga veshjet e Madonna-s, duket ta ketë marë edhe Dua Lipa, pasi që, përgjatë një performance, shihet të ketë veshur një korset që është i stilit të Madonna-s.

Korseti i Madonna-s, të cilin e ka përdorë përgjatë turit të saj botëror në vitet e 90-ta, mbetet si veshja më e përfolur e këngëtares Madonna, veshje që janë përfshirë edhe në muzeume. Kurse Dua Lipa me këtë veshje është parë në performancën e “Later… with Jools Holland” ./KultPlus.com

Kryetari i Londrës në koncert të Dua Lipës

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka ndjekur nga afër një koncert të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo gjë e gëzoi pa masë kosovaren e cila shkrepi një fotografi me të parin e Londrës dhe atë e ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Jo çdo ditë kryetari i Londrës vjen në koncertet tua. Sadiq Khan faleminderit që erdhët. Nder i madh”, ka shkruar ajo./KultPlus.com