“Rrjedh në këngë e ligjërime” vjen edhe në versionin për piano nga Durim Rrahmani (VIDEO)

“Rrjedh në këngë e ligjërime” është një nga dy këngët që fitoi çmimin e dytë në Festivalin e 19-të të Këngës në RTSH në dhjetor të vitit 1980.

E kënduar në versionin origjinal nga Vaçe Zela e me pas nga Gaqo Çako, kjo këngë me muzikë të Feim Ibrahimit, orkestrim të Gjon Simonit dhe tekst të Gjok Becit, vazhdon të emocionojë edhe sot.

Ishte tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, i cili e riktheu këtë këngë për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të ripërpunuar dhe me disa ndërhyrje në tekst.

Por kënga tashmë na vjen edhe me një version të ri. Është pianisti nga Podujeva, Durim Rrahmani i cili e sjell këngën në version për piano.

Edhe në këtë version kënga vjen për mrekulli dhe interpretimi i Rrahmanit vjen i shoqëruar me një videoklip të cilin mund ta ndiqni më poshtë. / KultPlus.com