‘Manifesta 14’ hapet në kryeqytetin më të ri në Evropë

Sot, më 21 korrik, Manifesta, edicioni i 14-të i Bienales Nomade Evropiane është hapur në Prishtinë, Kosovë.

Nga data 22 korrik deri më 30 tetor, Manifesta 14 Prishtina prezanton një program 100 ditor të përbërë nga ndërhyrje të shumta artistike dhe urbane, shfaqje, ngjarje dhe punëtori. Programi i Manifesta 14 i përgjigjet thirrjes së qytetit të Prishtinës, por edhe nevojës globale për të rikthyer dhe rimenduar hapësirat publike. Një Vizion Urban dhe ndërhyrjet urbane nga CRA-Carlo Ratti Associati, një seri konsultimesh me qytetarët dhe projekte të thelluara kërkimore nga ekipi i Edukimit i Manifesta 14, kanë frymëzuar një program artistik dhe urban shumështresor. Nën titullin, ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe, programi u zhvillua bashkë me ekipin e Manifesta 14 nga Ndërmjetësuesja Kreative Catherine Nichols në bashkëpunim të ngushtë me kolektive vendase, artistë, studiues, arkitektë dhe aktivistë

Statistika kyçe

Manifesta 14 ka një program rrënjësisht vendor: nga 103 pjesëmarrësit, ku përfshihen 25 kolektive, 39% kanë origjinë nga Kosova, numri më i madh ndonjëherë i pjesëmarrësve vendas i të gjitha edicioneve të Manifesta. Një tjetër 26% të pjesëmarrësve janë nga Ballkani Perëndimor, që do të thotë se 65% e totalit të pjesëmarrësve vijnë nga rajoni. Më tej, 56% e pjesëmarrësve individualë janë gra dhe 3% janë non-binary / jo-binar.

Hapësirat e Manifesta 14 Prishtina

Nëpër 25 hapësira publike dhe gjysmë publike në Prishtinë, nga Hamami i Madh i epokës osmane deri te Pallati i Rinisë dhe Sporteve i kohës së Jugosllavisë, programi më së miri eksplorohet nga shtigjet e Manifesta 14. Përmes këtyre shtigjeve vizitorët mund të shohin zhvillimin e vazhdueshëm urban të këtij kryeqyteti të ri, social e dinamik. Nëpërmjet angazhimit të saj me një sërë vendesh të ndryshme – secila me historitë e veta unike, Manifesta 14 Prishtina tërheq vëmendjen ndaj nevojës dhe përdorimit të hapësirës publike brenda peizazheve urbane. Ndërhyrjet kryesore urbane përfshijnë Korridorin e Gjelbër, i cili lidh dy anët e qytetit me një shteg të qëndrueshëm të lëvizshmërisë dhe hap qasje në laboratorin e të mësuarit eko-urban të zhvilluar nga raumlaborberlin për Manifesta 14 Prishtina në ish-Fabrikën e Tullave.

Për herë të parë në historinë tre dekadeshe të Manifesta, Manifesta 14 ka krijuar një institucion të përhershëm ndërdisiplinor kulturor, Qendrën për Praktikë Rrëfyese, e vendosur në mjediset e ish-bibliotekës “Hivzi Sulejmani”. Ky është rezultat i një ndryshimi të rëndësishëm në qasjen institucionale të Manifesta, duke u përqendruar në krijimin e një ndikimi afatgjatë në infrastrukturën lokale dhe ekosistemin kulturor në Qytetin Mikpritës. Me këtë edicion, Bienalja Nomade Evropiane ka formuar gjithashtu një rrjet rajonal dhe program të ngjarjeve përmes Manifesta 14 Prishtina – Projekti i Ballkanit Perëndimor, duke lidhur programin e Prishtinës me ato të partnerëve kulturorë që vijnë nga i gjithë rajoni.

Katër shtyllat

Programi i Manifesta 14 është i përqendruar rreth katër shtyllave: 1) Qendra për Praktikë Rrëfyese me hapësirën e saj Edukative të quajtuar Oaza, 2) ish-Fabrika e Tullave, 3) Grand Hotel Prishtina dhe ekspozita e saj tematike në shtatë kate dhe 4) shtigjet që lidhin 25 hapësirat mes ndërhyrjeve artistike dhe urbane të shtrira në të gjithë qytetin. Të gjitha këto janë thurur në një itinerar të kompozuar mirë, që bashkon të gjitha elementët ndërdisiplinore të Manifesta 14 Prishtina në një program koheziv, duke i lejuar vizitorët të njihen me historitë e vendeve në të cilat prezantohen ndërhyrjet artistike. Rreth këtyre katër shtyllave, programi tenton të transformojë modelin e bienales në një katalizator pjesëmarrës dhe bashkëpunues për ndryshimet shoqërore. Ju lutemi, shihni aneksin dy për më shumëdetaje mbi secilën nga këto katër shtylla.

Kosova dhe marrëdhënia e saj me Evropën

Ndërhyrjet artistike dhe urbane të Manifesta 14 Prishtina, duke përfshirë ekspozitën tematike të titulluar The Grand Scheme of Things, i kërkojnë vizitorit të marrë parasysh shtysën politike të rrëfimitarisë. Në një botë në të cilën shkëmbehen idetë lirshëm, në një bienale përplot me tregime – çfarë do të thotë për të rinjtë dhe komunitetin artistik të një vendi të jetojnë me kufizime udhëtimi në zonën Shengen? Mungesa e liberalizimit të vizave do të thotë se komunitetet kulturore dhe artistike të Kosovës përballen me pengesat më themelore, të cilat kurizojnë kapacitetin e tyre për të zhvilluar dhe mbajtur dialog konstruktiv me pjesën tjetër të Evropës, e gjithashtu me pjesën tjetër të botës. Si Bienalja Nomade Evropiane, përmes ndërhyrjeve urbane dhe artistike në të gjithë Prishtinën, Manifesta trajton marrëdhëniet e Kosovës me Evropën. Nëpërmjet sinergjisë së pjesëmarrësve ndërkombëtarë dhe vendorë, Manifesta 14 shpreson jo vetëm të vendosë në qendër të vëmendjes talentet e nënpërfaqësuara të rajonit, por edhe të krijojë dhe hapë rrjete të reja për komunitetet artistike dhe kulturore të Kosovës. Stimulimi i bisedimeve ndërmjet kulturave të ndryshme ka qenë thelbësor për të gjitha edicionet e Manifesta; për Manifesta 14 Prishtina, ne përpiqemi të zhvillojmë dhe mbështesim diskutimet kulturore dhe debatet sociale – për të hapur pjesën tjetër të Evropës dhe botës ndaj Kosovës, në mënyrë që bota të ketë mundësinë të shohë gjithçka që Kosova ka për të ofruar. Manifesta 14 Prishtina është pa pagesë dhe e hapur për 100 ditë, deri më 30 tetor 2022. / KultPlus.com

Presidentja Osmani fton Metën në Kosovë për të përmbyllur mandatin

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar presidentin Ilir Meta për vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e përmbylljes së mandatit të këtij të fundit.

Zyra për media e Presidencës njofton se Osmani do ta presë homologun shqiptar nesër në ora 09:00 me ceremoni të lartë shtetërore.

“Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër (22 korrik 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në orën 09:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Kosova mirëpret gazetaret e radhës ukrainase

Kosova ka shprehur gatishmëri që të strehojë gazetarë ukrainas pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Mesditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur gazetaret e radhës ukrainase, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash – si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Boja, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Deri më tani si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo” që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar katër gazetarë ukrainas.

Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.

European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe AGK janë duke bërë përgatitje që në ditët në vijim të presë gazetarë të tjerë nga Ukraina. / KultPlus.com

Cila është arsyeja që e ktheu investitoren Ardijana Rexhaj nga diaspora në Kosovë?

Histori të ndryshme suksesi janë prezentë prej vitesh, si në Kosovë ashtu edhe në mbarë botën. Një rast i tillë është Ardijana Rexhaj e lindur në Kosovë dhe e rritur në Norvegji, e cila e la jetën e saj në Norvegji dhe u kthye në Kosovë për të hapur një biznes, konkretisht Kerkoj.com. Një biznes që ka të bëjë me shitjen, blerjen dhe dhurimin e gjërave të ndryshme, shkruan KultPlus.

Shumë prej personave që ishin të detyruar të largohen nga vendlindja e kanë gjetur veten duke përqafuar mundësitë që ofrojnë sistemet arsimore në vendet e tyre të adoptuara, duke arritur qëllime akademike që janë edhe më mbresëlënëse, duke pasur parasysh pengesat që kanë kapërcyer.

Historia e një familje refugjatësh nga Kosova në Norvegji

“Nëna dhe babai im janë nga Istogu dhe pak para se të fillonte lufta, babai im shkoi në Norvegji, i detyruar të lë nënën, vëllain dhe mua në Kosovë edhe për tre vite të tjera, kjo për shkak që ishte djali i vetëm në familje dhe të gjithë ishin të shqetësuar për shkak të situatës së luftës. Kur unë isha në moshën katër vjeçare patëm mundësinë të bashkohemi me babain në Norvegji. “Nëna dhe babai im kanë qenë gjithmonë njerëz shumë të aftë, megjithatë, presioni për t’u përshtatur me mjedisin e ri dhe për të ushqyer familjen ishte i madh.”

Fillimi i një karriere të bujshme

Me shpresën për të filluar një karrierë të suksesshme u largova nga shtëpia në moshën 18 vjeçare për të studiuar në Oslo, në degën e Administrimit të Biznesit, ku kam studiuar për 4 vjet dhe gjithashtu kam punuar 4 punë part-time përgjatë studimeve. Pasi mbarova fakultetin, jam kthyer në vendbanimin e mëparshëm për të punuar me babain tim, i cili kishte hapur një kompani në vitin 2007. Aty punova për 3 vite ku edhe e bleva apartamentin e parë në moshën 24 vjeçare. Mirëpo, migrimet e mia ishin të vazhdueshme, pas 3 viteve punë me babain, u transferova përsëri në Oslo, ku fillova të punoj si konsulente në një nga 5 kompanitë më të mira të konsulencës në botë.”

Lindja e natyrshme e idesë

“Babai im po kërkonte të blinte tokë në Kosovë ose në Ulqin dhe më tha se po haste në shumë vështirësi sepse nuk kishte ndonjë platformë e përshtatshme dhe serioze e cila përmbante informacionet dhe shërbimin e duhur. Kompanitë ishin jo serioze dhe nuk kishin përgjigje konkrete, babai më njoftoi për problemet që i hasi gjatë procesit, duke më propozuar kështu idenë për të krijuar një platformë në të cilën edhe njerëzit nga Kosova por edhe nga diaspora do ta kishin shumë të lehtë të qasen, të blejnë, të shesin apo dhurojnë. Unë jam mirënjohëse për besimin që ai kishte tek unë, megjithatë nuk isha e sigurt se si mund t’ia dilja, pasi e ndieja se ishte shumë ndryshe dhe e panjohur fillimi i një kompanie, për më tepër në një vend dhe industri që dija shumë pak, edhe pse kisha lindur këtu.

Vendosshmëria për të sjell diçka ndryshe

“Për ditë të tëra kam menduar se si kjo platformë do të dallohej në treg, fillova me krijimin e kornizave bazike sepse po ndjenja se ishin të nevojshme për një fillim të mbarë dhe për një bazë të fortë. Ishte dhe është ende e rëndësishme për mua që i gjithë krijimi i biznesit është nga shqiptarët për shqiptarët, nga programerët, dizajnerët, shkrimtarët e përmbajtjes, etj. E nisa këtë rrugëtim duke punuar me kohë të plotë në Norvegji, ishte shumë e vështirë të kontaktoja njerëz të ndryshëm dhe njëkohësisht të punoja punën e atëhershme, dhe pas përfundimit të orarit të punoja në Kërkoj. Kërkoj është e vetëfinancuar, prandaj kam punuar 12 orë në ditë në Norvegji sepse më duheshin financa për të zhvilluar biznesin. Pas një viti pune intensive, gjetja e personave që mund të punoja, dhe duke u ndjerë më e gatshme për të vazhduar me planet e mia, caktova një datë për ta lënë punën time në Norvegji, dhe për të ardhur në Kosovë. Plani fillimisht ishte që unë të qëndroja në Kosovë për 1 vit, jo të vendosem përgjithmonë këtu. Pra, mendova se unë mund të filloja biznesin tim, ta vendosja atë në një pozitë të qëndrueshëm dhe më pas të punoja në mënyre hibride – duke qëndruar këtu dhe me familjen time në Norvegji herë pas here, por më pas ndodhi pandemia dhe kjo prishi disa gjëra, por mund të them që rregulloi disa të tjera.”

Emri kërkoj erdhi duke ‘kërkuar’

Unë kam menduar, pyetur dhe kërkuar një emër të duhur me javë të tëra. Madje e mora edhe fjalorin shqip dhe e lexova faqe për faqe duke u munduar të gjeja diçka që tingëllonte si e duhur për atë që kompania do të ofronte. “Kërkoj” si platformë është për shitje, blerje, dhe vendosje me qera, e cila ka shumë kategori dhe shumë nënkategori. Synimi është që “Kërkoj” të jetë vendi i bizneseve dhe individëve, që “Kërkojnë”, dhe duke e menduar fjalën Kërkoj disa herë, u ktheva dhe vendosa ta zgjedhja këtë emër, ku më pas e bleva domenin e faqes së internetit dhe në vitin 2019 e themelova biznesin tim në Istog.

Themelimi i një biznesi, arsye për të qëndruar në Kosovë

“Kërkoj” është 100% pjesa kryesore që më ka bindur të qëndrojë në Kosovë. Me kalimin e kohës, sigurisht, ka pasur edhe arsye të tjera që kanë kontribuar në dashurinë time për vendin dhe njerëzit këtu. Megjithatë, zhvillimi i “Kërkoj” ka qenë shumë përmbushëse për mua. Zhvillimi i një vendi ku mund të shisni, blini ose dhuroni diçka për njerëzit dhe bizneset e vogla më ka dhënë një qëllim edhe më të madh për të krijuar diçka të dobishme dhe kuptimplotë. Në Kërkoj, kemi edhe kategorinë e punës, ku si individ mund të plotësoni CV-në tuaj dhe të kërkoni punë. Në gjithçka që kemi krijuar dhe kemi zhvilluar, qëllimi im – dhe misioni i biznesit është të zgjidhë problemet që babai im dhe persona të tjerë kanë kur kërkojnë një vend të përbashkët për shërbime dhe artikuj të ndryshme.

“Rinjohja” me Kosovën pas kthimit në vendlindje

Nuk dija asgjë për Prishtinën, as ku ishte Grandi, e lëre më diçka tjetër, më duhej të mësoja gjithçka nga fillimi, të njihesha me Kosovën dhe të njihja anëtarë të ndryshëm të familjes që nuk kisha pasur mundësi t’i njihja si fëmijë. Kur karantina mbaroi dhe ne filluam jetën pas pandemisë, fillova dalëngadalë të krijoj kontakte dhe të njohë më shumë njerëz. Tani që pandemia ka mbaruar, ende nuk është e lehtë, veçanërisht në fushën e programimit, nevoja për programer të talentuar është e lartë – e po ashtu është edhe më sfiduese për një kompani të vetëfinancuar si Kërkoj, të përmbushë të gjitha kërkesat në një fazë kaq të hershme.

Çka pas 5 viteve?

“Qëllimi ynë kryesor pas 5 vitesh, është të bëhemi tregu kryesor për njerëzit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Të jemi në shtëpinë e të gjithëve dhe të drejtojmë si individët ashtu edhe bizneset online duke u ofruar atyre mundësinë për të shitur artikujt e tyre, për të gjetur punën ose për të rritur biznesin e tyre. Diçka që është po aq e rëndësishme për mua është mjedisi dhe të sigurohemi që vendi ynë të kontribuojë në mënyrën më të mirë të mundshme për një të ardhme më të gjelbër për brezat tanë të rinj. Mendoj se kjo pjesë e imja është shumë e ndikuar nga edukimi im në Norvegji ku natyra është gjithmonë e ruajtur dhe e rëndësishme. Unë dua që kjo të jetë po aq e rëndësishme edhe për njerëzit tanë në Kosovë. Kjo është gjithashtu arsyeja pse fokusi ynë nuk është të qenit një E-commerce, por është të shesim gjëra që mund t’i konsideroni si të panevojshme dhe të përdorura. Dhënia e një jete të re artikujve të ndryshëm, shitja e tyre tek dikush që ka nevojë ose edhe të ia dhurojmë ato. Qëllimi ynë është që të kemi kontejnerë në të gjitha qytetet e Kosovës ku njerëzit mund ti dhurojnë sendet e tyre që nuk i duan ose nuk i përdorin, kështu që ne mund t’ia dhurojmë njerëzve në nevojë, si dhe të reduktojmë mbushjen e deponive dhe të hedhim gjërat që janë të ripërdorshme. Për të mos përmendur që dëshira ime për Kërkoj është që t’u jap njerëzve dhe bizneseve kudo që janë në Kosovë një mundësi për të shitur gjërat e tyre, nëse dikush është në një fshat duke bërë xhampera me grep, mund t’i shes ato në Kërkoj.
 
Ne sapo kemi filluar, Kërkoj është ende në fazat e para, mirëpo ne jemi rritur si staf, me programera, dizajnera dhe asistentë të shitjes. Shpresojmë që njerëzit të shijojnë përdorimin e platformës Kërkoj po aq sa ne jemi duke shijuar krijimin e saj, dhe të na japin komentet e tyre përgjatë eksperiencës së tyre, pasi që ne duam të bëhemi më të mirë dhe të plotësojmë të gjitha nevojat që nuk plotësohen si tek njerëzit këtu, ashtu edhe tek diaspora.

Shpresoj të shoh “Kërkoj” në të gjithë Ballkanin në vitet e ardhshme. Emri “Kërkoj” mund të ndryshojë, por koncepti do të jetë gjithmonë i njëjtë në secilin vend, si në Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci e shumë vende të tjera”, ka thënë ajo.

Disa njerëz janë të determinuar që të arrijnë suksesin pavarësisht vështirësive që dalin në pah gjatë rrugëtimit të tyre. /KultPlus.com

PE-ja miraton rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.

Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.

Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.

Në seancën e PE-së u miratuan raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në tri raportet u bë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve.

“Raportet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, tha deputetja gjermane, Viola von Cramon, e cila ka hartuar raportin për Kosovën.

Në raportin për Kosovën sërish bëhet thirrje për liberalizimin e vizave.

“Vota e sotme dëshmon përkushtimin e Parlamentit për integrimin e Kosovës në BE dhe jep një udhëzime se si mund të zbatohen standardet evropiane në Kosovë. Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtimin për të avancuar në reformat e lidhura me BE-në dhe është pozicionuar qartë si një partner i besueshëm, i fuqishëm i lidhur me aleancën evropiane dhe transatlantike. Për fat të keq, BE-ja ka dështuar që të sigurojë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Unë shpresoj vërtetë se ky është raporti i fundit ku përmendet dështimi i liberalizimit të vizave”, tha Viola von Cramon.

Votimi i raporteve për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën pason debatin e mbajtur një ditë më parë për këto dokumente./REL / KultPlus.com

Listuan Manastirin e Deçanit si monument të rrezikuar, Europa Nostra zbarkon vetë në Kosovë

Një delegacion i organizatës evropiane “Europa Nostra” që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore po qëndron në Kosovë. Ata kanë vizituar Manastirin e Deçanit, të cilin e kanë futur në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021.

Delegacioni i Europa Nostra është pritur dje nga Igumeni Sava Janjic, të cilëve u ka shtruar darkë në ambientet e objektit fetar, raporton Gazeta Express.

Igumeni Janjic ka publikuar disa fotografi të vizitës së delegacionit të organizatës evropiane në manastir.

“I nderuar ta mirëpres delegacionin e Europa Nostra sot në Manastirin e Deçanit. Mbrojtja e trashëgimisë së përbashkët në Evropë është thelbësore për të ardhmen e kontinentit tonë. Duke vizituar vende të traditave të ndryshme Europa Nostra do të theksojë nevojën e mbrojtjes së trashëgimisë në Kosovë. Delegacioni i Europa Nostra që po kalon këto ditë në një vizitë studimore në Kosovë përbëhet nga ekspertë të shquar të cilët janë tejet të angazhuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në evropë dhe të punojnë në shumë projekte në këtë fushë. I nderuar që i mirëprita”, thuhet në ‘cicërimën’ e Janjic në Twitter.

Futjen e Manastirit të Deçanit në 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë, e kanë kundërshtuar institucionet e Kosovës.

Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani i kanë dërguar letër organizatës “Europa Nostra”, që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në këtë letër, shefi i qeverisë dhe shefja e shtetit kanë argumentuar pse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

Ndaj futjes së Manastirit të Deçanit në listën e “7 Vendeve më të Rrezikuara në Evropë” ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Misioni i KFOR-it në Kosovë prillin e vitit të kaluar në një një përgjigje për Express, kanë deklaruar se nuk kanë regjistruar ndonjë incident të konsiderueshëm kundër Manastirit të Deçanit në 10 vitet e fundit.

“Ne nuk kemi regjistruar ndonjë incident të konsiderueshëm të sigurisë në dhjetë vitet e fundit kundër Manastirit të Deçanit. KFOR-i do të vazhdojë të operojë me qëllim të garantimit të një bashkekzistence paqësore në atë zonë. Të gjitha objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore në mbarë Kosovën duhet të respektohen dhe të ruhen. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, në përputhje me parimin e reaguesit të parë, të dytë dhe të tretë”, thuhej në përgjigjen e KFOR-it për Gazetën Express. / KultPlus.com

“Të vrarë nga Serbia e të izoluar nga Evropa”, aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë

Mos liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian ka krijuar pakënaqësi të mëdha te populli.

Në shenjë proteste, Organizata ‘Lëvizja për Demokraci’ ka mbajtur sot një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Një burg i improvizuar në formë të hartës së Kosovës është vendosur para zyrës së BE-së ku brenda tij qëndronin disa aktivistë të kësaj organizate duke shprehur kështu padrejtësinë që po ju bëhet qytetarëve të Kosovës me mosliberalizimin e vizave.

“Të vrarë nga Serbia e të izoluar nga Evropa”, ishte një nga thirrjet e këtij aksioni simboli. / KultPlus.com

Foto: Arben Hoti/REL

Foto; Arben Hoti/REL

Ka vdekur sot Esma Mulla, një nga balerinat e para në Kosovë

Ka vdekur sot Esma Mulla, një nga balerinat e para në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqja e saj më e mirë, aktorja Kumrije Hoxha.

“U nda nga jeta Esma Mulla nga balerinat e para të Kosovës. Pusho në paqe mikja ime, gjithmonë do të jesh në zemrën dhe kujtimet e mija”, ka shkruar Hoxha.

Kujtojmë që Ansambli i Parë i Baletit kosovar është formuar në vitin 1972. Balerinët e asaj gjenerate janë shkolluar në Shkollën e mesme të Baletit në Shkup, ku nën udhëheqjen e drejtoreshës Tatjana Petkovska, u shkolluan 25 balerinë të rinj kosovar, nga ta 19 meshkuj e 6 femra.  
Pas përfundimit të suksesshëm të shkollimit, shumica prej tyre kthehen në Prishtinë dhe në kuadër të Teatrit Popullor Krahinor, formohet Ansambi i Baletit, pjesë e së cilit ishte edhe Esma që sot iku nga kjo botë.

Shtatëmbëdhjetë balerinët e parë jane: Ahmet Brahimaj, Rrustem Selca, Elez Nikçi, Shqipe Hoxha, Esma Mulla, Selajdin Kiçe, Gani Loshi, Jonuz Beqiraj, Hysen Podrimçaku, Rrustem Bajrami, Rrustem Metaj, Isa Bajraktari, Gani Shala, Skender Domniku, Shaban Shabanaj, Enver Berisha. Për udhëheqës ishte zgjedhur Abdurrahman Nokshiqi, i cili i takon gjeneratës më të hershme. Më vonë, Trupës iu bashkangjitën edhe 5 balerina nga Shkupi, e gjithashtu edhe balerinat kosovare të gjeneratës më të re, si: Nexhmije Meha Selca, Sabrije Spahiu Shkreli, dhe dy balerinët Enver Elshani dhe Jashar Berisha.
 
Dhe kështu fillon Epoka e Baletit kosovar. Që në paraqitjet e para, balerinët kosovar treguan se janë mjaft të përgatitur dhe kanë cilësi te atilla që mund të barazohen me balerinët e vendeve të tjera. / KultPlus.com


 

“Duam liri”, refugjatët afganë në Kosovë ankohen se po jetojnë sikur në burg

Një ish-zyrtar dhe politikan i inteligjencës afgane, i cili ka punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, thotë se ai dhe rreth 45 refugjatë të tjerë afganë kanë mbetur të bllokuar në një bazë ushtarake amerikane në Kosovë në kushte të papërshtatshme që kur u evakuuan nga Shtetet e Bashkuara nga Afganistani. verën e kaluar dhe se ata ndjeheshin “si të burgosur”, shkruan CBS News, transmeton Gazeta Express.

Muhammad Arif Sarwari, i njohur si “Inxhinieri Arif”, punoi me CIA-n gjatë pushtimit amerikan të Afganistanit në vitin 2001. Ai vazhdoi të shërbejë si zyrtar i lartë i inteligjencës dhe politikan përpara se talebanët të rimerrnin kontrollin e vendit gushtin e kaluar.

“Ka njerëz këtu që kanë qenë në Ministrinë e Mbrojtjes (MPB) në Afganistan, ata që kanë punuar në CIA, Ambasadën e SHBA në Kabul, oficerë policie dhe disa njerëz të rregullt që u arratisën nga talebanët”, tha Sarwari për CBS News. në një mesazh nga Camp Bondsteel në Kosovë.

“Ne nuk kemi absolutisht asnjë liri për t’u larguar nga zona. Ne kemi qasje vetëm në një fushë, banjat, sallën e ngrënies dhe tendën tonë. … Jo vetëm që nuk jemi në gjendje të largohemi nga kampi, por nuk mund të flasim me shumicën e vizitorët.”

Ai tha se kur ai dhe disa nga refugjatët e tjerë hynë në një avion ushtarak amerikan që evakuonte njerëzit nga Kabuli gjatë tërheqjes kaotike të SHBA-së gushtin e kaluar, ai fillimisht u dërgua në Kuvajt dhe Katar, por më pas iu tha se do të dërgohej në Kosovë për përpunim të mëtejshëm. Ai tha se kur përfundoi në kampin Bondsteel, atij iu tha se nëse refugjatët duhej të qëndronin atje më shumë se disa javë, do të sigurohej strehim më i mirë.

Por Sarwari tha se asgjë nuk ka ndryshuar në nëntë muaj në kamp, ​​përveç disa refugjatëve që u është mohuar hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Kjo, plus mungesa e informacionit për rastet e tyre, bëri që disa nga afganët të organizonin një protestë në fillim të këtij muaji. Në grupe të vogla mbanin tabela ku thuhej: “Shkelja e të drejtave të njeriut”; “Sa duhet të vuajmë”; “Duam drejtësi”; dhe “Ne duam lirinë”. Fëmijët ishin mes refugjatëve në fotot që Sarwari ndau me CBS News.

“Jam këtu me gruan dhe dy vajzat e mia. Pas rreth 3-4 muajsh qëndrimi tonë, ata siguruan disa klasa për fëmijët dhe u dhanë disa lojëra për t’u shpërqendruar. Nuk ka shkolla të duhura,” tha Sarwari.

Ai beson se stresi ka shkaktuar një sërë problemesh mjekësore në kamp. “Udhëtimi i vetëm që kemi pasur deri më tani është hyrja dhe dalja nga spitali. Një burrë këtu pati një atak në zemër, i cili ishte mjaft i rëndë për t’u dërguar direkt në SHBA për operacion. Shkaku ishte stresi. Disa nga zonjat Këtu kanë pasur aborte — të shkaktuara edhe nga stresi. Ne jemi përballur me probleme të tjera shëndetësore të shumta.”

Një refugjat tjetër në kamp, ​​i cili gjithashtu ka punuar me SHBA-në në Afganistan gjatë luftës, tha se ai ishte në mesin e një numri afganësh të cilëve iu tha se nuk do t’u jepeshin viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, pas muajsh pritjeje në kampin Bondsteel. Ai kërkoi të mbetet anonim për të mbrojtur familjen e tij, e cila është ende në Afganistan.

Ai tha se pasi iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara, atij iu tha se Departamenti i Shtetit do të organizonte që ai të merrte një vizë për të shkuar në një vend tjetër të sigurt. Pas dy muajsh të tjerë pritjeje për atë vizë, së fundmi ai u informua se nuk do të kishte të drejtë të shkonte në vendin që kishte kërkuar.

Refugjati tha se ishte i dëshpëruar të largohej nga kampi Bondsteel në mënyrë që të mund të fillonte të fitonte para për të mbështetur familjen e tij në Afganistan dhe po konsideronte thjesht të përpiqej të largohej nga kampi.

“Ne jetojmë në kampe që nga dita e parë si të burgosur dhe madje më të ulët se të burgosurit; të burgosurit kanë të drejtën për të punuar dhe të drejtën për të gjetur disa mjete për të mbajtur familjet e tyre, por pse të mos e kemi edhe ne këtë të drejtë?” tha ai në një letër drejtuar Departamentit të Shtetit, të datës 25 qershor 2022. “Pse na janë privuar të gjitha liritë? Nuk na lejohet të dalim jashtë kampeve. Pse nuk kemi akses në persona dhe shërbime ligjore legjitime? Mediat nuk lejohen të hyjnë brenda kampit dhe ne nuk lejohemi që individualisht të kërkojmë zgjidhje për veten tonë”.

CBS News ka kontaktuar Departamentin e Shtetit për koment, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Një zyrtar në Camp Bondsteel tha se një kërkesë për vizitë e CBS News ishte duke u shqyrtuar.

Javën e kaluar, tre refugjatë në bazë – dy prej të cilëve kishin punuar për Shërbimet e Sigurisë afgane nën qeverinë e mëparshme – kërkuan leje nga SHBA për t’u kthyer në Afganistan dhe kërkesat e tyre u pranuan, tha refugjati anonim.

“Pas kthimit në Afganistan, ata duhet të përballen me një kërcënim të besueshëm me vdekje dhe me siguri mund të vriten”, shkroi ai në një letër drejtuar Departamentit të Shtetit. “Kush do të ishte përgjegjës në rast se ata vriten?”

Ai tha se nuk kishte marrë asnjë përgjigje në letrën e tij.

“Inxhinieri Arif” tha se aplikimi i tij për një vizë speciale emigruese është ende duke u proceduar, por se “nuk dihet asgjë për rastin tonë”. Ai tha se i ishte thënë se SHBA po punon për migrimin e tij dhe familjes së tij në një vend të tretë ku ata kanë të afërm, por ai ende pret të dëgjojë më shumë për këtë.

“Pas 11 shtatorit, unë mirëprita grupin e parë amerikan që erdhi në provincën Panjshir në atë kohë dhe ndihet kontradiktore me emrin e misionit të tyre, ‘Operacioni Aleat Mirë se vini’ për të praktikisht të padëshiruar dikë që i mirëpriti ata i pari,” tha Sarwari.

Operacioni Aleatët Mirësevini është ajo që ushtria amerikane e quajti operacionin e saj për evakuimin e afganëve që punuan ose mbështetën SHBA-në pasi Talibanët morën Afganistanin vitin e kaluar.

“Njerëzit këtu kanë punuar me SHBA-në kundër terrorizmit dhe kanë rrezikuar jetën e tyre për këtë kauzë dhe janë të pafajshëm, megjithatë disa u cilësuan si të papërshtatshëm. Ndërsa njerëzit e tjerë kanë të ardhme të paqartë. Ekipi i verifikimit dhe Uashingtoni ka dështuar qartë, ashtu si dështuan. në Afganistan”. / KultPlus.com

“FreeVisa”, një grup qytetarësh protestojnë te zyra e BE’së në Prishtinë

Mos liberalizimi i vizave nga ana BE-së ka bërë që disa qytetarë të Prishtinës të protestojnë sot para zyrës së BE-së në kryeqytet , shkruan KultPlus.

“Marshojmë për Liri të Lëvizjes” ishte thirrja që mblodhi disa qytetarë të cilët shpalosën një flamur të Kosovës të rrethuar me gjemba ku shkruan “FreeVisa”, kjo erdhi si thirrje për diskriminimin që po i bëhet Kosovës nga BE-ja.

Dje është mbajtur Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku mbështetjet për liberalizmin e vizave nuk munguan por nuk kishte diçka konkrete. / KultPlus.com

Presidentja Osmani në Bruksel për takimin e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, kërkon liberalizimin e vizave

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

Po ashtu gjatë vizitës në Bruksel, Presidentja Osmani do ta takojë presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe krerë tjerë shtetesh partnere të BE-së për ta rritur mbështetjen për rrugëtimin evropian të Kosovës. / KultPlus.com

Pak para ditës kritike, austriakja ia nisë Macronit rreth 16 mijë nënshkrime që kërkojnë liberalizim për Kosovën

Kati Schneeberge, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron që t’i liberalizojë vizat për Kosovën, duke ia treguar edhe një peticion me 16 mijë nënshkrime që e kërkojnë një gjë të tillë.

Schneeberge ka treguar në letër se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira – duke thënë se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.

“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Në letër tregohet se vizat kanë edhe shpenzime dhe kjo ia vështirëson jetën popullit të Kosovës.

Letra e saj vjen një ditë para se Këshilli Evropian potencialisht mund të diskutojë rreth vizave për Kosovën.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që përballet me regjim vizash, përkundër premtimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian që ato do të liberalizohen. /Express / KultPlus.com

Kati Schneeberge, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron që t’i liberalizojë vizat për Kosovën, duke ia treguar edhe një peticion me 16 mijë nënshkrime që e kërkojnë një gjë të tillë.

Për herë të parë në Kosovë organizohet gara ndërkombëtare në basketboll 3×3 Challenger

Për herë të parë në Kosovë dhe në rajon më 16 dhe 17 korrik do të organizohet gara ndërkombëtare në basketboll 3×3 Challenger, ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga vende të ndryshme të botës, dy ekipe nga Kosova dhe një nga Shqipëria, përcjellë KultPlus.

Për këtë ngjare është mbajtur konferencë për media, në të cilën kanë folur ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku.

Ministri Çeku ka theksuar se është i lumtur që po shtohet numri i ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë, duke shtuar që organizime të tilla si kjo e 3×3 Challenger dëshmojnë që Kosova ka kapacitet për të organizuar ngjarje të mëdha.

Ndeshjet do të zhvillohen në Sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 15:00 deri në orën 23:00, ndërsa përveç basketbollit do të ketë edhe perfomanca nga artistë ndërkombëtarë dhe vendorë./ KultPlus.com

Lajmi i fundit nga BE-ja: Liberalizimi i vizave po vjen, e them me siguri të plotë por nuk guxoj të përmend datë

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Euronews Albania deklaroi se anëtarët e BE-së besojnë se Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë.

Diplomati theksoi se nuk mund të thoshte një datë të saktë, por është i bindur se momenti i liberalizimit të vizave për Kosovën është shumë afër.

“Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, u shpreh Lajçak.

Lajçak po ashtu tha se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. / KultPlus.com

Festivali i parë i Baballarëve në Kosovë po rikthehet me edicionin e tretë

Festivali i parë i Baballarëve në Kosovë po rikthehet me edicionin e tretë, përcjellë KultPlus.

SUPERDADS do pushtojnë Prishtinën, të dielën, më 19 qershor nga ora 16:00 te Platoja e “Zahir Pajaziti” – te Hotel Grandi.

Me muzikë, argëtim, lojëra interaktive, gara mes baballarëve, lexim, art, kuiz dhe plotë energji, këtë vit do shënohet Dita Ndërkombëtare e Baballarëve dhe do të frymëzohen baballarët dhe kujdestarët që të jenë të vëmendshëm dhe të përfshirë aktivisht në edukimin e fëmijëve, të fillojnë diskutime mbi rëndësinë e atësisë, me një fokus të veçantë në avokimin për lejen prindërore.

“Ejani me familje dhe tregoni se çfarë babai jeni! Është kënaqësi të shohësh fëmijët e tu duke u shoqëruar me fëmijët e shokut/shoqes tuaj. Ftoni edhe baballarët e tjerë bashkë me familje”, thuhet në njoftim.

Ky festival implementohet në kuadër të projektit “E Ardhmja për Rininë” nga SIT me mbështetje nga UNFPA, zyra në Kosovë, CARE International në Ballkan, Agjensioni Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak, Komuna e Prishtinës, QKSGj dhe D4D. / KultPlus.com

“Java e Filmit Kosovar” organizohet në Mitrovicë

Pas sukseseve të kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare, organizata kulturore 7Arte organizon një javë me shfaqjen e filmave më të njohur Kosovar, shumica prej të cilëve shfaqen për herë të parë para publikut mitrovicas.

Për shtatë ditë me radhë, duke filluar nga 20 –26 qershor, nga ora 21:00, do të shfaqen 8 filma në ambient të hapur, më konkretisht në terasën e 7Arte që gjindet në qendër të qytetit.

Programi i filmave të paraparë për këtë javë: “Luaneshat e Kodrës” (83’), “Zana”(97’), “Babai” (94’), “Cirku Fluturues”(115’), “Zgjoi” (84’), “Pa Vend (15’); Në Mes (18’), si dhe “Rooftop Story”(74’).

“Java e Filmit Kosovar” në Mitrovicë fillon me shfaqjen premierë të filmit “Luaneshat e Kodrës” nën regji të Luana Bajramit, e cila bashkë me producenten Valbona Rrahmanin, do të jenë të pranishme dhe do të bashkëbisedojnë me audiencën pas shfaqjes së filmit.

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do iu dedikohen kineastëve kosovar, si mbështetje e cila përkon edhe me vet qëllimin e organizatës 7Arte. Ky aktivitet realizohet në koordinim dhe mbështetje të Qendrës Kinematografike të Kosovës si dhe produksioneve filmike.

7Arte përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut./ KultPlus.com

Kur ta ktheva Kosovë shpinën, hej e hej more e lash borë e gjeta dimën (VIDEO)

Kur ta ktheva Kosovë shpinën
Hej e hej more e lash borë e gjeta dimën

Porsi uji që del nga gurra
Hej e hej more porsi bora nëpër qurra

Porsi mjalta nëpër hoje
Hej e hej more m’del prej zemre m’thot prej goje

Dridhen telat e sharkisë
Hej e hej more për me i knu përjetë lirisë

Gjetëm shkrete moçale këneta
Hej e hej more lot e gjak o na shkojke jeta

Na nxorr jashtë krajli Serbisë
Hej e hej more sikur sot klysht e tradhtisë

Votrat tona i kemi lanë
Hej e hej se ne Shqypni e kem nji nanë

S’mjafton kanga e sharkisë
Hej e hej more për me i knu gjithmonë Shqypnisë

Dy Shqypni të kem gjithmonë
Hej e hej more dorën në zemër pushkën në dorë./ KultPlus.com



Prestigjiozja Vogue shkruan për Ilirida Krasniqin, dentisten që influencon vajzat dhe gratë për modën (FOTO)

Vogue e Francës i ka dedikuar vështrim të gjatë Ilirida Krasniqit, e cila me profesion është dentiste, por që disa vite nëpërmjet rrjeteve sociale është shndërruar në një influencere të modës, që pikërisht veshjet e saj shumë elegante dhe të bazuara në vitet e 80-ta bën mediet e mëdha që ti referohen veshjeve të saj, e kësaj here Vouge i ka dedikuat një shkrim më të gjatë, përcjell KultPlus.

Në këtë paraqitje të Vogue, Krasniqi ka kujtuar se nëna e saj e vishte shumë në mënyrë të rregullt, por që Ilirida e ndryshonte me detaje. Ndërkohë ajo ka treguar se moda ka filluar ta provokojë më shumë kur kishte mbushë 16 vjet, dhe se para kësaj periudhe ishte e dhënë shumë pas sportit.

Ilirida që ka përfunduar edhe masterin për dentiste, si dentiste punon dy deri tre herë në javë, kurse pjesën tjetër ia dedikon veshjeve, e që këto dy pasione të punës i zhvillon në Kopenhagë.

Ilirida më pas ka treguar edhe për pesë veshjet e domosdoshme e që sipas saj janë: një këmishë e bardhë, një palë xhinse, një bluzë me përmasa të mëdha, fustan i zi mëndafshi dhe sandale komode.

KultPlus ju sjell linkun e intervistës së Ilirida Krasniqit për Vogue të Francës./ KultPlus.com

https://www.vogue.fr/fashion/article/ilirida-krasniqi-fashion-essentials-summer?fbclid=IwAR0OgWgXs_qJ-ciaxQJBjQdM_Nx65X4_OV_e83jR0YNJlgP0hmt-LHWEdys

Reporterja gjermane: Me këtë foto mund të përshkruhej e gjithë dhimbja e shqiptarëve të Kosovës

Gjermanja Ursula Meissner punon prej shumë dekadash si fotografe në zonat e luftës, ku mes tjerash ka spikatur edhe në luftën e Kosovës. 

Sipas saj, lufta në vetvete është shumë tragjike, andaj nuk ka nevojë për skenare.  

“Një fotografi është fotografi e mirë, nëse zgjon emocionet. Kur unë isha në Kosovë, fotografova një fytyrë të një vajze. Vajza e vogël kishte dy ditë dhe dy netë pa fjetur duke ecur nëpër shumale – e gjithë kjo për ti shpëtuar rrezikut. Me këtë fotografi mund të përshkruhej e gjithë dhimbja e shqiptarëve të Kosovë,” thotë Meissner në intervistën e fundit të saj për “Web.de”. 

Vajza e vogël shqiptare nuk kishte as forcë për të qarë.

Më tutje ajo tregon se kjo foto i kishte prekur shumë njerëz, përkundër që nuk shihej “gjak dhe armë”, pasi dhimbja njerëzore mund të tregohet edhe pa këto elemente. 

“Por këto fotografi rrallë korrin sukses,” tregon ajo./ KultPlus.com

Izolimi shtetëror pengesë në zhvillimin e potencialit tek të rinjtë

Nga Sahide Brati

Të rinjtë e Kosovës për gjetjen e një pune ose që të kenë një jetë të siguruar, nuk kanë një mundësi të garantuar. Kur zhvillimet ekonomike dhe politike në vendin e tyre nuk ecin siç duhet, shumë nga të rinjtë joshen nga ideja që të lënë përkohësisht vendin e tyre për një edukim më të mirë dhe një karrierë profesionale në vendet më të zhvilluara.

Gjenerata e re në Kosovë është ambicioze dhe ka pritshmëri të larta për të ardhmen e saj, por atyre shpesh iu mohohet mundësia për të marrë pjesë në trajnime, në vizita studimore, në panaire, dhe në universitete ku do të përfitonin njohuri të rëndësishme. Për të gjitha këto iu duhet një vizë të cilën ka raste të shumta që edhe nuk mund ta marrin. Shëtitja nëpër ambasada, është e mundimshme, ka kosto dhe shpesh me rezultat negativ.

Fluturesa Kryeziu, është studente e gjuhës gjermane, e cila ka përfunduar një semestër në Gjermani në Universitetin Philipps. Ajo thotë se procesi i vizës nuk ishte i ndërlikuar për të dhe të tjerët ia lehtësuan atë.

“Për t’u pajisur me një vizë dhe për shmangien e një vonese afatgjate të saj, është shumë me rëndësi që dokumentet të cilat na kërkohen nga ambasada në fjalë, të jenë të gjitha dhe në gjendje të rregullt. Sigurisht se nga ndihma e personave përkatës, si dhe nga profesorët tanë, procedura për aplikimin e vizës, për mua nuk ishte fare e ndërlikuar dhe ishte shumë më e thjeshtë nga si e mendoja unë“, tha ajo.

Pas përfundimit të gjitha procedurave dhe dorëzimit të dokumenteve ajo priste me padurim për përgjigjen.

“Pas 1 muaji e një jave më është dorëzuar viza. Mirëpo edhe pse pritja nuk ishte shumë e shkurtër, përgjigjja pozitive ishte mjaft emocionuese dhe më në fund pas çdo përpjekje dhe mundi që kisha bërë deri në atë kohë, në fund kam marrë shpërblimin e saj”, tregoi ajo.

Studimin jashtë vendit për një semestër e cilëson të veçantë. Përveç bukurisë së vendit, kulturës së vendit, ajo thekson edhe krijimin e shoqërisë së re nga vende të ndryshme të botës.

Në vendin drejt të cilit ajo ka udhëtuar shprehet se e ka tërhequr kultura tradicionale, një vend modern ku tregon se edhe njerëzit ishin të sjellshëm dhe aspak paragjykues.

Shkaku situatës me pandeminë ajo nuk kishte mundësi të merrte pjesë në ndonjë punëtori për zhvillimin personal përveç në Universitet.

“Për shkak se COVID-19 na kishte kufizuar shumë mundësi të reja, Universiteti prapë arriti të na mundësoj disa përvoja të reja të cilat ishin të jashtëzakonshme për ne. Neve na janë mbajtur disa seminare trajnimi për mësuesit e gjuhës gjermane ku kishim drejt te zgjedhim edhe nivelin arsimor, si: arsimin fillor, të mesëm, universitar dhe arsimin e të rriturve për trajnerë”, tha Kryeziu.

Tutje, ajo shton se ata kanë mbajtur disa trajnime që kishin të bëjnë me gjuhën dhe organizime të tjera.

“Gjithashtu neve na është ofruar edhe trajnim gjuhësor e posaçërisht për mësuesit e gjuhës gjermane. Gjithashtu gjatë sezonës së verës kishim disa organizime në Universitet nga profesorët tanë, si: organizime bisedash, këshillime, prezantime dhe forma të tjera veprimi”, tha studentja.

Kryeziu e përshkruan këtë eksperiencë si unike.

“Studimi jashtë vendit është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo mundësi ka ndryshuar jetën time për mirë dhe ka formësuar shumë mënyrën se si mendoj për disa aspekte të jetës”, thotë ajo.

Ideja për të kaluar disa muaj larg shtëpisë dukej frikësuese në fillim për të, por asaj nuk iu desh shumë kohë që të mësohej me jetën larg shtëpisë. Ajo thotë që brenda pak kohe, pati mundësinë të udhëtoj në disa shtete të Evropës, por edhe të jetoj në një nga qytetet më të zhvilluara në botë.

Po ashtu, shprehet mirënjohëse për këtë përvojë dhe entuziaste nëse do t‘i ofrohej përsëri diçka e tillë.

“Mësova shumë për botën në përgjithësi, takova shumë njerëz dhe bëra miq të përjetshëm. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse që pata mundësinë të studioj jashtë vendit. Dhe sigurisht, po ta kem mundësinë të përjetoj edhe njëherë këtë eksperiencë do të pranoja pa menduar dy herë”, shtoi ajo.

Ndërsa, A.S, aplikoi në Ambasadë të Zvicrës për vizë ngase ishte e ftuar në një konferencë nga një Industri Botërore e Bioteknologjisë.

“Unë do të udhëtoja në Zvicër për një Konferencë Ndërkombëtare” Future X Healthcare 2019”, ku isha e ftuar si studente nga kompania Roche (Industri Botërore e Bioteknologjisë), kompania është zvicerane ndërsa konferenca mbahej në Munich të Gjermanisë”, tha ajo.

Vizita thotë se kishte për qëllim pjesëmarrjen në konferencë mirëpo edhe disa takime në Zvicër me kompaninë në lidhje me një projekt startup të saj si studente.

“Sa i përket entuziazmit, nuk e mohoj që e prisja me padurim pasi që kisha tentuar gjatë verës të shkoja si studente në këtë kompani për të bërë intership dhe nuk u realizua pasi mungonin disa dokumente në UP që i kërkonte kompania për këtë çështje. Kur më ftuan në konferencë, isha shumë e lumtur sepse do të mund të shihja ekosistemin e këtij gjiganti botëror në këtë fushë dhe punën që bëjnë këto lloj industrish”, rrëfen ajo.

Procesi i aplikimit tregon se ishte shumë i lodhshëm dhe me kosto të lartë për buxhetin e studentit, por procedura e aplikimit ishte në rregull sa i përket respektimit të ligjit dhe nuk kishte vonesa.

Tutje, ajo tregon se viza iu refuzua dhe se cilat ishin shkaqet.

“Arsyeja e refuzimit në fillim nuk ishte fare e qartë, por kur njoftova organizatorin e konferencës, dhe e njoftova që më është refuzuar viza ai më shkruajti një email që t’i drejtohem ambasadës, dhe ta kuptoja pse ma refuzuan vizën, sepse sipas tij, ishte e pakuptimtë dhe e padrejtë. Unë shkova në ambasadë për ta dërguar këtë ankesë, personalisht dhe kërkova detaje për refuzimin e vizës, ata e lexuan dhe arsyeja ishte pasi konferenca mbahet në Gjermani nuk më ishte lejuar viza zvicerane edhe pse kompania Roche është zvicerane dhe më kishte dërguar ftesën në Ambasadë të Zvicrës, ku pas konferencës do të shkoja edhe atje”, tha ajo.

Studentja tregon se tek ajo, kjo ngjarje ndikoi mjaft pasi kishte bërë shumë mund e përkushtim që të merrte një ftesë nga ky Institut Shkencor.

“U ndjeva shumë e izoluar si një vajzë e re, me ambicie në fushën e shkencës, në shtetin tim dhe nga shteti ku doja të shkoja për këtë qëllim”, tha ajo.

A.S thotë se në atë periudhë e kishe kuptuar se sa shumë çështjet politike të vendit të saj me shtetet Evropiane kishin ndikim dhe pengesë në rrugëtimin e saj. Ndërkaq shton se për shtetasit e tjerë të ri si ajo nuk ekzistojnë pengesa të tilla.

Ajo mendon të aplikoj përsëri për vizë kurdo që të ketë mundësi.

“Nëse bëhet liberalizimi i vizave padyshim që do të udhëtoja prapë ndoshta do të ishte mirë ta kisha këtë të drejtë unë si një vajzë e re që jetoj në Evropë. Nëse nuk ndodh liberalizimi unë prapë do të provoj të aplikoj për vizë kur do të kem nevojë të udhëtoj për qëllime akademike apo si turiste. Arsyeja është e njëjtë, pra për vazhdim të studimeve, hulumtime shkencore, pse jo edhe si turiste”, shprehet ajo.

Hulumtimet e shumta të realizuara në vende të ndryshme të botës tregojnë se studentët që kanë mundësi të përfitojnë eksperienca profesionale kudo në botë aftësohen në shumë fusha të jetës e përmirësimi i notës mesatare është më e pakta që mund ta arrijnë.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, madje ka disa vite.

Por, sipas saj, kjo është padrejtësi që po i bëhet Kosovës, ngase asaj i janë përcaktuar kushte për plotësim më shumë se të gjitha vendet që tashmë e kanë të zgjidhur këtë problem.

 “Kosova është vendi më pro-evropian e jemi vendi i vetëm i izoluar në regjion. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian veç e kanë votuar këtë çështje. Tashmë kjo çështje nuk është në dorën e Kosovës, por është padrejtësi e Bashkimit Evropian në këtë drejtim. Evropa duhet të reflektoj e duhet të vendos pro liberalizimit të vizave“, tha ajo.

Deputetja, shprehet se nuk ka statistika se sa lëvizin të rinjtë në vendet e BE-së, derisa thekson se këtë proces po e vështirësojnë edhe pritjet e gjata për termine.

“Po ekziston mënyra që studentët po aplikojnë individualisht për bursa dhe ata që fitojnë bursa po gjejnë edhe mundësinë e marrjes së vizave nga vendet ku kanë fituar bursë. Duke marrë parasysh edhe situatën me pandemi edhe më shumë janë vështirësuar edhe afatet për marrje termin, por edhe marrje të vizave, sepse shumica e vendeve janë izoluar! Prapë po e potencoj kjo është padrejtësi që po na bëhet!”, deklaroi Kadrijaj.

Ndërkaq, sociologu Labinot Kunushevci, shpjegon se si ndikon izolimi shtetëror në aspektin socio-kulturor.

“Duke qenë se 60% e strukturës së popullsisë në Kosovë është nën moshën 25 vjeçare, kjo flet për potencialin demografik, profesional, moral e human të shoqërisë në Kosovë. Se si ndikon izolimi në aspektin socio-kulturor, kjo mund të shpjegohet me realitetin e frustrimit social sepse izolimi nxitë frustrim social i cili e shndërron energjinë dhe potencialin e rinisë në fenomene dhe dukuri përmbysëse në aspektin vleror dhe të kontributit publik“, tha ai.

Më tej, ai tregon se sa sjell dekurajim kjo çështje dhe si ndikon tek të rinjtë.

“Të rinjtë e izoluar, me mungesë perspektive, të pa integruar, të përjashtuar, janë më të prirur për reagime apo veprime radikale. Të rinjtë me ambicie të larta profesionale ndjehen të zhgënjyer, me pritshmëri që shndërrohen në iluzione, me barriera të patejkalueshme, të dekurajuar, sepse nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshme nga Evropa Perëndimore përmes regjimit të vizave“, thotë ai.

Nëse do të bëhej liberalizimi i vizave, njohësi i sociologjisë, numëron ndryshimet që do të ndodhnin.

“Liberalizimi i vizave do të ndikonte në thyerjen e iluzioneve, në krijimin e kontakteve, në avansime profesionale, në integrimin e të rinjve në tregun perëndimor të punës, në krijimin e përvojave të reja, do ta bënte shoqërinë më të hapur, duke e pa një botë tjetër të suksesit, me shembuj të mirë të edukimit, disiplinës, kulturës së punës, etj”, shtoi Kunushevci.

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Kosova përmes Kuvendit, ka miratuar një gamë të gjerë të ligjeve të domosdoshme për një shtet normal dhe me demokraci të zhvilluar.

Ata thonë se ky vend ka një infrastrukturë të kompletuar ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në këtë aspekt Kosova nuk dallon aspak nga vendet e rajonit, kurse, në disa fusha, si mbrojtja e minoriteteve qëndron më mirë se vendet e rajonit sikurse edhe për trajtimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

“Gjithë legjislacionin e saj e ka përshtatur me legjislacionin ndërkombëtar, përkatësisht me atë të Bashkimit Evropian. Në shumë raste thuhet se ligjet vetëm janë përkthyer në gjuhën shqipe ndonëse konteksti i Kosovës ndryshon shumë me atë të vendeve nga të cilat janë marrë ligje të caktuara. Kosova edhe sipas shumë organizatave ndërkombëtare por edhe vet raportuesve si në rastin e BE-së ka plotësuar kushtet për të përfituar liberalizimin e vizave në vendet e Unionit Evropian”, treguan ata.

Nga KMDLNJ, tregojnë se sipas historisë nga kjo mundësi e BE-së kanë përfituar shtetet të cilat nuk kanë qenë as afër plotësimit të kritereve sikur që është Kosova, por kjo më shumë shihet si çështje politike.

Shtojnë se Kosova në pamundësi që të njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga disa shtete të Evropës (vende anëtare të BE-së) ende të rinjtë dhe qytetarët në përgjithësi e kanë të pamundur që të lëvizin lirshëm jashtë kufijve shtetërorë.

“Ende qytetarët e Kosovës janë të obliguar të përfillin procedura të stërgjatura e të kushtueshme për t’u pajisur me viza për të lëvizur në vendet evropiane dhe më gjerë. Përjashtimisht, vendeve të rajonit për të cilat nuk është e domosdoshme pajisja me viza për qytetarët e Republikës së Kosovës“, thanë ata.

Tutje, sipas tyre, të drejtat e të qytetarëve të Kosovës po shkelen nga mekanizmat ndërkombëtarë.

“Lirisht, mund të themi se kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve si njëra ndër të drejtat e njeriut e cila po u mohohet qytetarëve të Kosovës paraqet shkelje të të drejtave të njeriut, aq më tepër në kohën kur janë krijuar shumë mundësi teknologjike dhe tjera por edhe po promovohet diversiteti kulturor, fetar, gjuhësor, etj dhe për faktin se Kosova është njëri ndër shtetet të cilat qëndrojnë më mirë se disa vende anëtare të BE -së në të gjitha shtyllat apo kriteret për anëtarësim”, treguan nga KMDLNJ.

 Përkundër të gjitha kushteve të plotësuara, qytetarëve të Kosovës u mohohet e drejta e lëvizjes së lirë, nga KMDLNJ, vlerësojnë se kjo përbën shkelje të rëndë të drejtave të njeriut. Nga kjo organizatë, shtuan se ky shtet padrejtësisht është izoluar dhe çështja e vizave po kushtëzohet me një marrëveshje politike të imponuar që duhet ta lidhë me Serbinë.

Sipas tyre, më të prekur nga kjo shkelje, janë të rinjtë dhe studentët të cilët ndjekin procedura të gjata për vizat e të cilat edhe kushtojnë.

“Për këtë arsye të rinjtë kosovarë po e pësojnë në aspektin profesional për faktin se nuk po pajisen me viza prandaj po e kanë vështirë të sigurojnë lejeqëndrim për të studiuar apo për t’u aftësuar profesionalisht . Lëvizja e lirë po i vë në pozitë diskriminuese të rinjtë kosovarë pikërisht nga ata që proklamojnë vlera demokratike ku liria e lëvizjes është njëra ndër vlerat kryesore të demokracisë evropiane e që aq paskrupullt iu mohohet rinisë kosovare”, thanë tutje.

Ndërkaq, ata thonë se në KMDLNJë ka pasur shumë raste kur studentët janë ankuar për izolimin e si pasojë ka pasur dhe raste që kanë humbur bursat e studimit shkaku i mospajisjes me viza.

Përveç ngritjes së shqetësimeve nga KMDLNJ , si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut , nuk ka pasur mundësi të bëhet më shumë për faktin se është e drejtë ekskluzive e vendeve ku aplikohet për viza të lëshojnë apo të mos lëshojnë viza. Edhe kur refuzohen vizat , shtetet përgjegjëse nuk e japin asnjë sqarim për këtë e as që e kthejnë taksën e paguar për viza nga aplikuesi e që, për rrethanat tona është mjaft e kushtueshme“, u shprehën tutje.

Pastaj, shtojnë se për këtë kauzë ka pasur reagime nga i gjithë spektri shoqëror, e veçanërisht nga të rinjtë të cilët po ballafaqohen me pabarazi krahasuar me të rinjtë e vendeve të tjera.

“Ka pasur reagime publike madje i jemi drejtuar edhe ambasadave përgjegjëse por se nuk janë përgjigjur për faktin se konsiderojnë se është e drejtë e tyre e patjetërsueshme pajisja apo jo me viza. Ankimimi në nivele më të larta merr kohë dhe nuk prodhon asnjë rezultat pozitiv. KMDLNJ–ë nuk ka mandat ekzekutiv por vetëm ka rol informues dhe sensibilizues për shkelje eventuale të të drejtave të njeriut”, thanë ata.

Sipas tyre, ata janë organizatë e cila gjithë aktivitetin e saj e ka të bazuar në mbrojtje, promovim dhe avancim të të drejtave të njeriut në përgjithësi.

Ndërsa, Nexhmi Musliu, zyrtar për media në Ambasadën e Francës, sqaron se liberalizimi i vizave ka të bëjë vetëm me vizat me qëndrim të shkurtër më pak se tre muaj.

“Edhe nëse Kosova një ditë do të përfitojë nga liberalizimi i vizave, përsëri do të kërkohen viza për qëndrime më të gjata se tre muaj. Prandaj do të ketë gjithmonë viza pune dhe viza studimi për të rinjtë që dëshirojnë të fitojnë përvojë pune në një vend të Bashkimit Evropian (ose më saktë në zonën Shengen) ose të studiojnë atje”, tha ai.

Kurse, nga Ambasada për punësim në Zvicër bëjnë të ditur se numri i vizave të lëshuara për kosovarët është shumë i ulët, rreth 50 deri në maksimum 100 në vit.

Nga Këshilli Rinor Kosovar treguan se kishte disa ngjarje që të rinjtë e kësaj organizate shkaku izolimit shtetëror e kishin të pamundur të merrnin pjesë dhe e veçuan një.

“Kemi pasur disa raste të tilla mirëpo një nga këto eksperienca është kur ne si organizatë kemi pasur të organizojmë ‘workshop training’ rreth një festivali të filmit në Bosnje, i cili nuk ishte i mundshëm për shkak të procedurave tejet të komplikuara për marrjen e vizës dhe kontradiktave mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës”, thanë nga organizata.

Nga KYC, numërojnë disa përvoja që të rinjtë i kanë përjetuar.

“Disa prej këtyre aktiviteteve jashtë vendit që mund t’i përmendim janë: pjesëmarrja jonë në seminarin avokimit “EcoFighters” në Stamboll, pjesëmarrja jonë në grupin punues për udhëzuesin “PeerEducation” në Berlin të Gjermanisë, përfaqësimi jonë në Panairin e Anëtarëve gjatë Asamblesë së Përgjithshme 2017 në Berlin, pjesëmarrja jonë në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare të të Rinjëve në Krushevë, Maqedoni të Veriut”, treguan ata.

Sipas tyre, shpesh në tryezat e tyre është diskutuar rreth kësaj teme e kur atyre iu mohuan shumë aktivitete në botë shkaku vizës ishte zhgënjyese për ta.

 Më tej, ata krahasojnë të rinjtë që kanë lëvizur në botë dhe e kundërta.

“Dallimi kryesor mes atyre që kanë pasur aktivitete jashtë vendit dhe ata që më shumë janë angazhuar në Kosovë mund të themi se ata të cilët kanë dalur jashtë vendit kanë pasur një pikë më shumë referuese rreth aktivizmit rinor në shtete më të zhvilluara si dhe kanë pasur një ide se në cilat pjesë apo çështje duhet të punojmë duke i parë metodat të cilat i kanë shfrytëzuar ata praktikisht”, thonë ata.

Nga KYC thonë se të rinjtë që janë angazhuar në aktivitetet e kësaj organizate, të paktën 30 për qind të tyre kanë vazhduar studimet e tyre jashtë Kosovës.

Në vitin 2000, disa studiues, filluan një përpjekje ambicioze për të dokumentuar rezultatet akademike të studimit jashtë vendit në të gjithë Sistemin Universitar të Gjeorgjisë me 35 institucione.

Ata kanë zbuluar se studimi jashtë ndihmon, në vend që të pengojë, performancën akademike të studentëve në rrezik.

“Dhjetë vjet më vonë, ata kanë zbuluar se studentët që studiojnë jashtë vendit kanë përmirësuar performancën akademike pas kthimit në shtëpi, nivele më të larta diplomimi dhe njohuri të përmirësuara të praktikave kulturore dhe kontekstit krahasuar me studentët në grupet e kontrollit. “, shkruhet në një publikim të portalit Inside Higher Ed.

Krenare Gashi-Krasniqi, drejtoreshë e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), në Kosovë, tregon së të rinjtë që kanë përfituar nga programet e RYCOS-së kanë udhëtuar kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjithashtu ju kemi ofruar edhe mundësi në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian në ngjarje që lidhen me të rinjtë. Mirëpo mundësitë që RYCO ofron për të rinjtë e rajonit duke përfshirë edhe të rinjtë nga Kosova tejkalojnë edhe kufijtë kontinental. Ne kemi edhe program të veçantë me Ministrinë e Punëve të Japonisë ku të rinjtë nga Ballkani kanë mundësi shkëmbimi përvojash me të rinjtë dhe kulturën Japoneze”, tha ajo.

Izolimin shtetëror, sidomos, për rininë e vendit e cilëson si sfidë e cila thotë sa është e padrejtë aq edhe e pakuptimtë.

 Anëtarët e organizatës të cilën e drejton thotë se ishin pjesëmarrës në shumë organizime, shkaku bashkëpunimit që kjo organizatë ka me ambasadat respektive.

“Gjatë përvojave tona për ngjarjet që janë bashkorganizuar nga RYCO me partnerët tanë Evropianë, të rinjtë nga Kosova kanë marrë pjesë në gjitha ngjarjet njësoj sikur edhe bashkëmoshatarët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Kanë qenë vet të rinjtë ata që kanë ngritur shqetësimin rreth pengesave që po u shkakton izolimi i vendit. Dhe se kanë humbur shumë mundësi pasi nuk kanë pasur viza të udhëtojnë”, thotë ajo.

Drejtoresha Krasniqi, liberalizimin e vizave për kosovarët e posaçërisht për rininë e konsideron si përfundim të një kapitulli izolues për të vetmin vend në gjithë kontinentin evropian.

Lëvizja e lirë në zonën Shengen thotë se do të ishte një mundësi për përvoja personale e profesionale për brezin e ri dhe mundësi njohje me të rinjtë e tjerë evropianë.

“Kjo do të nënkuptonte edhe mundësi për të rinjtë evropianë për tu njohur me potencialet dhe vlerat e të rinjve nga Kosova në zemrat e të cilëve rrah pulsi i Evropës me intensitet të njëjtë, ndoshta edhe më të lartë se sa të rinjve nga pjesët tjera të kontinentit. Fatkeqësisht ka mungesë të theksuar të njohjes së realitetit të potencialit të të rinjve nga Kosova nga të rinjtë që janë qytetarë të Bashkimit Evropian. Kjo sigurisht ka ndodhur për shkak të pamundësisë për tu takuar sa duhet me ta e njohur për së afërmi vlerat e aftësitë e tyre”, shprehet ajo.

Sipas saj, RYCO ka ngritur shqetësim për mohimin e të drejtës së lëvizjes për të rinjtë kosovarë në gjitha diskutimet që janë zhvilluar.

Përpos kësaj, ajo thotë se kjo organizatë ka ofruar mundësi për moshën e re duke ju dhënë atyre hapësirë për të treguar te vendimmarrësit evropianë se sa sfiduese është kjo barrierë personalisht dhe profesionalisht.

Ajo thekson se udhëtimi kishte ndikim pozitiv tek ata që e kishin këtë mundësi.

 “Ajo që është lehtësisht e dallueshme, është fakti që të rinjtë nga Kosova që kanë pasur mundësi të udhëtojnë janë shumë më të hapur në mënyrën se si i perceptojnë dukuritë që ndodhin dhe veçanërisht janë më të gatshëm të përballen me sfidat komplekse të globalizimit”, shtoi Krasniqi.

Por disa të tjerë e kishin të pamundur të merrnin pjesë në ngjarje të tilla, ajo tregon se për këtë arsye ata e kishin humbur kurajon.

 “Ndërsa ata që kanë pasur përvoja të hidhura, janë shumë më të frustuar dhe të dekurajuar për të kërkuar mundësi të reja. Kjo ndjesi ngulfatëse ka ulur edhe dozën e besimit të institucionet e Bashkimit Evropian karshi përkushtimit të tyre për rrugën evropiane të Kosovës. Kjo mund të dallohet po ashtu lehtësisht në bisedat e para me ta”, tha ajo.

Drejtoresha Krasniqi, sugjeron që vendet të cilat hezitojnë ende ta rimendojnë seriozisht pozicionin e tyre, ngase, nëse kjo vazhdon, do të ndikoj në ulje të besueshmërisë së BE-së kundrejt Kosovës.

Ajo, tregon se sa penalizues është kufizimi i kufijve në rritjen e potencialit te brezi i ri.
“Çdo ditë më shumë me një gjendje të tillë izoluese nënkupton më pak mundësi për të rinjtë kosovarë e rrjedhimisht kufizim të shfrytëzimit të potencialit të tyre në fusha të ndryshme. Kjo do të penalizonte jo vetëm të rinjtë kosovarë por edhe vet Bashkimin Evropian i cili po humb një mundësi për shfrytëzuar lirshëm gjithë këtë potencial”, shtoi ajo.

Hulumtimi i Institutit të Edukimit Ndërkombëtar (IIE) tregon se studimi jashtë vendit për periudha më të gjata kohore ka një ndikim të lartë në ofertat pasuese të punës dhe përparimin në karrierë, si dhe zhvillimin e gjuhës së huaj dhe aftësive të komunikimit.

“Ndër të diplomuarit që studiuan jashtë vendit për një vit akademik, 68 për qind raportuan se studionin jashtë duke kontribuuar në një ofertë pune ose ngritje në detyrë. Në të njëjtën kohë, fitime më të mëdha në aftësitë e punës në ekip u raportuan nga studentët që morën pjesë në programe afatshkurtra, të cilat priren të jenë më të strukturuar dhe të orientuar drejt ekipit sesa programet afatgjata, ku studentët mund të ndjekin përvoja më të pavarura”, shkruhet tutje në studimin e IIE-së.

 Nga instituti i lartpërmendur tregohet se nga 70 për qind e të anketuarve, thanë se përvoja e tyre në studime jashtë ka kontribuuar në një shkallë të konsiderueshme përmirësimi. Ku përmenden pesë aftësi kryesore të cilat ishin zhvilluar: kurioziteti, fleksibiliteti/përshtatshmëria, aftësitë ndërkulturore, besimi dhe vetë-ndërgjegjësimi. Përpos kësaj, më shumë se 50 përqind shënuan fitime të konsiderueshme në aftësitë ndërpersonale dhe në zgjidhjen e problemeve. Ndërsa, shkathtësitë teknike dhe softuerike kishin më pak gjasa të zhvilloheshin. / KultPlus.com

Nga Sahide Brati

Stacionet e trenit në Kosovë në fokusin e fotografit Bujar Gashi (FOTO)

Nga Prishtina në Pejë ka 20 stacione treni. Fotografi kosovar Bujar Gashi ka marrë iniciativë t’i fokusojë këto stacione e t’i sjell për publikun, shkruan KultPlus.

Sipas Gashit, disa nga këto stacione nuk janë në gjendje të mirë dhe po shkojnë drejt shkatërrimit.

Gashi i ka sjell për publikun vetëm disa nga këto stacione që sipas tij janë më të bukurit.

“Disa prej tyre janë shumë simpatik, ndërsa shumica janë në gjendje jo të mire. Në vazhdim do ti postoj disa nga më të bukurit dhe disa nga më interesantet.

Më pëlqen shumë ai i fshatit Bardh, më duket në gjendje shumë të mirë, nuk ndaluam ta shikojmë nga brenda, por kam përshtypjen se edhe brenda është i bukur!”, ka shkruar Gashi. / KultPlus.com

Diplomatja amerikane sot viziton Kosovën

Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e nis me Kosovën.

Donfried, vizita e së cilës vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë ditë më herët, pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Freedom House publikon raportin për nivelin e demokracisë në Kosovë

Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.

Rritja është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.50 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është 3.00.

Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit janë rritur po ashtu në 2.75, ndryshe nga 2.50, sa ishte në raportin e kaluar, ndërsa të gjitha vlerësimet tjera mbeten të pandryshuara nga një vit me parë.

Nga vendet e rajonit gjendja është përkeqësuar në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, situata është e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar. /VOA/ KultPlus.com

Reagon rrjeti i OSHC-ve për arsimin parauniversitar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në sistemin arsimor të Kosovës

Rrjeti Ombrellë i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (RrOOSCAP) është duke e parë me shqetësim të lartë situatën e krijuar së fundi në sistemin arsimor të Kosovës si pasojë e mungesës së dialogut mes akterëve relevantë.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpërndarjen e mjeteve financiare shtesë në muajin prill 2022 pa asnjë konsultë paraprake me palët relevante, ka barrikaduar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për hyrje në grevë dhe bllokadë totale të arsimit nga data 20.04.2022 duke mos konsideruar asnjë mjet tjetër sindikal. Në anën tjetër, pas publikimit të raportit me rezultate shqetësuese lidhur me përceptimet e nxënësve mbi cilësinë e arsimit, Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) pritet të marshojë në 29 komuna të Kosovës me kërkesa specifike për rritjen e mirëqenies dhe cilësisë në arsim.

Rrjeti fton me urgjencë Zyrën e Presidentës së Republikës së Kosovës (ZPRK) të përfshihet në këtë mes duke e ngritur problematikën në fjalë në nivel kombëtar përmes themelimit të “Këshillit Kombëtar për Cilësi në Arsim”. Kjo me qëllim të lehtësimit të komunikimit mes palëve që tanimë kanë bllokuar çdo kanal komunikimi mes vete dhe parandalimit të veprimeve që thellojnë më tej krizën në arsim. Rrjeti inkurajon Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që të rimendojnë pozicionet dhe qëndrimet aktuale duke u hapur për diskutime dhe gjetje të zgjidhjeve optimale për të shmangur çfarëdo veprimi që shkon në dëm të nxënësve të Kosovës.

Me këtë rast, rrjeti përkrah dhe qëndron pas kërkesave të Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK) që ndërlidhen me kthimin e vëmendjes kombëtare në çështjet që ndërlidhen me arsimin, specifikisht rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së arsimit në Kosovë. Në fakt është momenti i fundit, tanimë edhe i tejkaluar, për të prioritizuar dhe vënë në qendër të vëmendjes përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë dhe kjo vlen për të gjitha institucionet dhe të gjithë akterët tjerë shtetëror dhe social që në një apo tjetër mënyrë kanë ndikim në sistemin edukativo-arsimor të Kosovës.

Organizatat anëtare të rrjetit, njohin të drejtën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për paga më të dinjitetshme në të gjithë sektorët, përfshirë këtu edhe në sektorin e arsimit. Por, nuk është aspak e drejtë dhe korrekte të që kjo të bëhet duke e rrezikuar edhe më tej mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe është krejtësisht e papranueshme që të bëhet në dhe mbi kurriz të nxënësve. Prandaj, kërkojmë me ngulm nga SBASHK që të zëvendësojë grevën me mjetet tjera sindikale që shprehin pakënaqësitë dhe artikulojnë kërkesat përkatëse karshi institucioneve.

Për fund, rrjeti i përbërë nga Kosova Education Center (KEC), organizata ETEA, Kosova Center for Distance Education (KCDE), Kosovar Youth Council (KYC), Peer Educators Netëork (PEN), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM), Qendra per Studime te Avancuara FIT, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Teach For Kosova, organizata TOKA dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) – shpreh gatishmërinë përkatëse për të ofruar çfardo ndihme dhe ekspertize përkatëse për të gjitha palët e lartëpërmendura lidhur me inicimin e dialogut, themelimin e “Këshillit Kombëtar për Cilësi në Arsim” dhe parandalimin e përkeqësimit të gjendjes në sistemin arsimor të Kosovës. / KultPlus.com