Rita Ora zbulon unazën e martesës që Waititi i ka dhuruar (FOTO)

Rita Ora i ka mbajtur të fshehta detajet rreth martesës së saj me Taika Waititi, pa asnjë konfirmim të datës së saktë kur çifti shkëmbyen zotimet e tyre, transmeton KultPlus.

Këngëtarja zbuloi më shumë detaje rreth unazës së saj të fejesës në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, të cilën deri më tani nuk ia ka treguar askujt.

Me një gur të madh të gjelbër dhe gur të vegjël prej diamanti përreth, unaza e këngëtares dukej shumë unike dhe e përshtatshme për karakterin e saj, të një vajzë rebele dhe energjike.

Ajo më pas edhe këndoi këngën e saj të re “You Only Love Me”.

KultPlus, ua sjell edhe performancën e saj, që ishte mbresëlënse. /KultPlus.com

Rita Ora: Kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për mbiemrin Ora

Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘ditë të veçantë’. Këngëtarja, po fliste në Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të fundit You Only Love Me. 

Rita tha: “Po jam e martuar. Jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”. Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: ‘Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë‘.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për mbiemrin Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende.’/ KultPlus.com

Taika Waititi: Rita Ora ndalon dhe u flet shqiptarëve kudo që i sheh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka më shumë se një vit që është martuar me regjisorin e famshëm hollivudian, Taika Waititi.

Çifti ishin nikoqirë të mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, në nëntor të vitit të kaluar.

E teksa qëndruar për disa ditë në Dyseldorf ku edhe po mbahej eventi, dyshja realizuan një dokumentar me “Vogue”, duke treguar se si është të kalosh 24 orë me ta.

Mes shumë aktiviteteve që zhvillojnë gjatë ditës, regjisori Taika i ra në sy se si Rita ndalon rrugës dhe përshëndetet me shqiptarët e diasporës.

“Çfarë ndodhi atje jashtë? Ne thjeshtë ishim duke ecur rrugës dhe rastësisht çdonjëri ishte duke folur shqip. Çfarë dreqin ishte kjo?, pyet Taika bashkëshorten e tij.

“Pra në thelb, ka kaq shumë shqiptarë çdo kund dhe…ata janë më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Pra, natyrisht ata ishin pronarët e picerisë. Ne thjesht ndaluam dhe ata na thanë: ‘Ejani për një pica tek ne’”, përgjigjet Rita.

Ndërkohë, pasi kishin shijuar picat në restorantin shqiptar në Dyseldorf, regjisori zelandez pati një këshillë për të gjithë ata që duan të hyjnë në një lidhje me një shqiptar/e.

“Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin. Nëse do të martoheni me një shqiptar, ju më mirë mësoni shqip”, tha Waititi.

Rita përndryshe ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me një album të ri këtë vit, kënga e parë e të cilit “You Only Love Me” do të publikohet më 27 janar. /Telegrafi /KultPlus.com

Rita Ora rikthehet fuqishëm këtë muaj me këngën e re ‘You Only Love Me’

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjell një projekt të ri, shkruan KultPlus.

Ora nëpërmjet rrjetit social Twitter ka shpërndarë një video, me mbishkrimin “Unë jam kthyer”, duke lënë të nënkuptohet se këtë muaj do të publikojë një këngë.

Sipas mbishkrimit, kënga do ta mbajë titullin “You Only Love Me”.

Kënga po ashtu pritet të publikohet më 23 janar. / KultPlus.com

Artistet shqiptare – hovi i madh për të shënuar suksese të njëpasnjëshme përgjatë vitit 2022

Dua Lipa

Artistja shqiptare Dua Lipa, më 4 janar zuri vendin e parë në platformën ‘iTunes’ në Amerikë, për herë të parë. Sukseset e saja të vazhdueshme nuk munguan. Ajo shënoi edhe një sukses të jashtëzakonshëm në platformën ‘Spotify’ përgjatë vitit 2022, duke tejkaluar Rihanën, e duke u bërë artistja e katërt më e dëgjuara. E pandalshme si gjithmonë, ajo u shfaq edhe në kopertinën e revistës ‘Wall Street Journal’.

Asnjëherë nuk e mohoi identitetin e saj, dhe këtë e shprehi edhe publikisht më 26 janar të vitit 2022, duke thënë se ajo i di jetët e humbura në Kosovë. E inkurajuar nga një mësuese në Kosovë, Dua Lipa arriti majat e suksesit. Më 8 shkurt fitoi çmimin si artistja më e mirë pop/rb, duke lënë pas këngëtarët e njohur si Adele dhe Ed Sheeran. Ndërsa, më 9 shkurt filloi turneun e saj në 28 vende të ndryshme, një turne që nxori në pah anët e saj më të bukura.

Po ashtu, ajo u bë edhe artistja e parë që ka gjashtë këngë me mbi 1 miliard transmetime, teksa pati edhe një rol të rëndësishëm në filmin ‘Argylle’ për të shënuar kështu ndoshta dhe një karrierë në aktrim, pasi që ka marr edhe një rol tjetër në filmin ‘Barbie’. Më 11 mars, publikoi këngën e shumëpritur në bashkëpunim me Megan Thee Stallion, “Sweetest Pie”, që mori vëmendjen e të gjithë artdashësve.

Ndërkohë, më 22 mars ajo mori pjesë në festivalin e njohur ‘Lollapalooza’ në mesin e artistëve si: J.Cole, Metallica e Green Day. U shpërblye gjithashtu me dy çmime në “iHeart Radio Music Awards 2022”. Ndërkaq, përkrah Megan Stallion, bëri paraqitjen e saj në rolin e prezantueses në çmimet Grammy. Por, çmime të rëndësishme mori edhe në “Billboard Music Awards 2022”, aty ku dhe u nominua fillimisht për nëntë çmime.

Më 27 maj, publikoi këngën “Potion” në bashkëpunim me Calvin Harris dhe Young Thug, që patjetër që shënoi sukses më vete. Ndërsa, kur ndalemi tek moda, atëherë Lipa dhe sukseset e saj njashtu janë të njëjta, me ç’rast ajo kryesoi samitin e “Vogue Magazine”, si dhe u shfaq në sfilatën “Balenciaga Couture”.

Më 5 gusht 2022, u nderua me titullin ‘Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës’ nga presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa, në anën tjetër, pranoi Pullën Postare me figurën e saj, ku u shpreh se ajo do të vazhdojë të bëj akoma më shumë, asisoj që Kosova të ngritët sa më shumë të jetë e mundshme.

Por magjia që ajo sjell në Kosovë, natyrisht që vjen nëpërmjet festivalit “Sunny Hill” që shënoi sukses tejet të lartë në këtë vit. Performanca e saj, qe një nga më të paharrueshmet ndonjëherë.

Por rikthehemi edhe tek skenat ndërkombëtare, duke mos lënë anash suksesin e saj në Argjentinë, aty ku mblodhi mbi 100 mijë njerëz. Më 30 shtator 2022, ajo u bë gruaja e parë që arrin 10 miliardë në platformën ‘Spotify’, duke arritur një rekord historik. Ndërsa, një bashkëpunim tjetër në fushën e muzikës, i solli asaj momente unike, me ç’rast edhe u shpërblye për bashkëpunimin më të mirë me Elton John, në “American Music Awards”, ndërsa ajo përkrah tij, fiton edhe çmimin “Hitmaker of The Year”.

Më 27 nëntor, merr nënshtetësinë shqiptare në Shqipëri dhe për këtë ajo shprehet të jetë tej mase krenare. Gjithashtu, koncerti që mbajti në Tiranë, për ditën e Pavarësisë, qe shfaqja solo më e madhe ndonjëherë në jetën e saj.

Së fundmi, ajo shpërblehet me çmimin “Koleksioni i Vitit” për koleksionin e saj që mban emrin shqip “Flutur”.

Rita Ora

Artistja tjetër shqiptare, u rikthye sivjet fuqishëm në jurinë e “The Voice of Australia”, aty ky dhe njihet për mjeshtërinë e saj të vokalit. Ndërsa, stili i saj qe gjithmonë i atillë që të tërheq pas vete, dhe për këtë kanë shkruar shumë magazina e medie ndërkombëtare. Shfaqet në kopertinën e “Vogue Arabia”, “Harper’s Bazaar Australia”, duke dëshmuar se mbetet top edhe në fushën e modës.

Në anën tjetër, Orën e shohim edhe pjesë të serialit të animuar “Kung fu Panda” si dhe “Tin Soldier”, duke goditur edhe me artin e saj të degës së aktrimit. Më 23 qershor publikon këngën e re, “Barricades”, këngë kjo që shënon sukses tejet të madh në fushën e muzikës. Ndërsa, në dy platforma, ajo arrin shifrën e 10 miliardë dëgjuesve, duke shënuar kështu një sukses madhështor për të.

Më 5 shtator, ajo dekorohet me titullin “Naim Frashëri”, pikërisht në Shqipëri, vendi i cili e priti me duar hapur artisten shqiptare. Mijëra njerëz të pranishëm kanë qenë në koncertin e shumëpërfolur të Orës në Tiranë, aty ku ajo elektrizoi skenën në mënyrë të hatashme më 6 shtator.

Më 9 tetor, ajo hap Kupën e Botës Rugby me një performancë të mrekullueshme. Ndërsa, së bashku me Bebe Rexhën e Ava Max, shfaqet magjepsëse në “MTV EMA Awards”. Në mes të skenës së MTV Ema, Ora i drejtohet Bebe Rexhës, duke i thënë: Motra ime shqiptare.

Nuk kanë munguar as edhe komplimentet për dukjet e saj, e sidomos për ato që i vesh në kopertina të njohura, siç është për shembull “L’Officiel Italia” apo “British Vogue”. Më 25 nëntor, ajo shfaqet edhe në pullat postare të Kosovës, me veshje kombëtare shqiptare. Për këtë, ajo është shprehur tejet mirënjohëse.

Së fundmi, ajo bëhet ndër artistet më të dëgjuara në botë, duke arrirë mbi 6.1 miliardë dëgjime në paltformën ‘Spotify’.

Bebe Rexha

Bebe Rexha është po ashtu artisja shqiptare e cila këtë vit shënoi gjithashtu sukses të lartë. Së pari fillon me prezantimin e saj të mrekullueshëm në “MTV VMA 2022”, e pastaj publikon edhe këngën ripërpunim të “I’m good Blue” në bashkëpunim me David Guetta, që ka arrirë sukses të lartë, duke zënë vende të para gjithandej nëpër platforma të ndryshme.

Performoi në skenën e “MTV EMAs 2022”, aty ku dhe u duk e mrekullueshme dhe e veçantë në stilin e saj, të modës dhe të këndimit.

Pikërisht në “MTV Ema” ajo fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë, për këngën tashmë tejet të njohur, ‘I’m good Blue’, këngë kjo që u publikua edhe me videoklip më 21 shtator.

Së fundmi, ajo u shpërblye me trofeun e vendit të parë nga “Official Charts”. / KultPlus.com

Rita Ora, ndër artistet më të dëgjuara në botë. arrim mbi 6.1 miliardë dëgjime në Spotify

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë ndër artistët më të pëlqyera në botë.

Së fundmi, ajo ka treguar që ka arritur mbi 6.1 miliardë dëgjime në Spotiift nga të gjitha këngët e saj.

Ndërkaq, Ora ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj, ku mes të tjerash do të publikojë edhe albumin e saj të ri në janar. / KultPlus.com

Befason Elena Ora, shfaqet duke pozuar krah Dua Lipës dhe shprehet krenare për të (FOTO)

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret më të suksesshme shqiptare që kanë arritur ti kapin majat e suksesit botërorë. Por në vazhdimësi është përfolur që dy këngëtaret nuk flasin bashkë dhe këtë e kanë dëshmuar ndër vite duke mos u shfaqur asnjëherë bashkë, shkruan KultPlus.

Krejt kjo, sipas raportimeve thuhet që ka ardhur si pasojë që Rita Ora nuk ishte shprehur e gatshme ti ndihmojë Duan në fillim të karrierës.

Por një fotografi e publikuar mbrëmë nga motra e Rita Orës, Elena Ora, ka befasuar të gjithë. Ajo shfaqjet krah Dua Lipës dhe shprehet krenare për të.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora.

Tashmë fansat kanë nis të aludojnë se akulli mes artisteve është shkrirë, e kjo mund të jetë një mundësi që të vijë edhe bashkëpunimi i shumë pritur i artisteve shqiptare, duke përfshirë: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin e ndoshta edhe ndonjë emër tjetër. / KultPlus.com

Rita Ora shkëlqen në darkën e “British Vogue” për fushatën frymëzuese ‘Forces For Change’ (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka qenë e pranishme në darkën “Forces For Change” të “British Vogue”, organizuar nga Edward Enninful dhe Vanessa Kingori në ‘The Londoner Hotel’, shkruan KultPlus.

Këngëtarja, 32 vjeçe u shfaq me një fustan mëndafshi me hapje të thellë që zbriste deri në fund të barkut dhe shpinës ndërsa kishte edhe një bisht të gjatë që ia mbulonte këpucët me taka.

Veshja e saj qe nga shtëpia e modës “Blumarine” dhe u kompletua me një gjerdan argjendi për këtë mbrëmje që ishte mbushur me yje. Ndërsa, flokët e saj bionde binin këndshëm në valë-valë të mrekullueshme.

Ora pozoi për fotografi krahas Emma Weymouth, Marchioness of Bath.

“British Vogue” u bashkua me BMW për fushatën “Forces For Change”, e cila frymëzon udhëheqës, yje në rritje, të rinj në platformë për të diskutuar një mori çështjesh sociale, kulturore dhe politike.

Më poshtë KultPlus ua sjell disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale, nga vetë Ora. / KultPlus.com

Koncerti madhështor i Rita Orës në Tiranë, pjesë e serisë së dokumentarëve në BBC

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka ndarë momente të karrierës së saj në episodin e fundit të dekumentarëve të gazetarit të njohur Louis Theroux në ‘Louis Theroux Interviews’ që transmetohet në BBC Two, transmeton KutPlus.

Gjatë këtij episodi, Rita Ora shpjegon sakrificën e saj dhe të famijes që të ikte nga shpërthimi i luftës në Kosovë dhe të zhvendoseshin në Londër, atëherë kur Ora ishte vetëm 1-vjeç e deri të kulmi i saj në karrierë ku vazhdon të ketë suksese të mëdha.

Po ashtu, gazetari ishte pjesë edhe në shtëpinë e Rita Orës ku përveç që u ndanë histori të ndryshme pas emigrimit në Britaninë e Madhe, aty familja Ora ka përgatitur edhe ushqimin tradicional, pite.

Në këtë episod, po ashtu u shfaq edhe një pjesë nga koncerti i Rita Orës në Tiranë, dhe takimi me të parin e Tiranës, Erion Veliajn.

E disa sekuenca nga kjo interviste, Elena Ora i ka ndarë në profilin e saj në Instagram./ KultPlus.com

Rita Ora uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë: Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri

Shqipëria po feston sot 110 vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste, të gjithë shqiptarët anë e kënd botës po festojnë në mënyra të ndryshme, por sytë tanë gjithmonë janë tek figurat tona publike të njohura në botë, shkruan KultPlus.

Rita Ora, është një nga artistet shqiptare më të njohura në botë e cila asnjëherë nuk harron të uroj festat shqiptare.

Kësaj radhe, duke e ndarë një fotografi të sajën nga koncerti në Tiranë, Rita ka uruar në shqip: Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri. / KultPlus.com

Vera Ora uron Ritën për ditëlindje: Ke zemrën më të madhe sesa trupin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 32-të, shkruan KultPlus.

E në këtë ditë special, një urim të veçantë e mori nga nëna e saj, Vera.

“Urime ditlindjen Rita pita me zemer me te madhe se sa krejt trupin qe e ke!
Te duam shume dashurija qe ke prej meje dhe tere familjes eshte qmimi ne i madh qe do te kesh tere jeten”, ka shkruar Vera Ora në Facebook./ KultPlus.com

E mrekullueshmja Rita Ora feston ditëlindjen e saj të 32-të

Rita Sahatçiu Ora e lindur më 26 nëntor 1990, është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me teken Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi i parë i saj Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante teket Britanike R.I.P dhe How We Do (Party). Ora ishte artistja me numrin më të madh të tekeve në listën britanike në vitin 2012, me tre teke rradhazi që arritën në pozitën më të lartë.

Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Ritën për markën e tyre, Adidas Originals. Gjithashtu në vitin 2014, kënga I Will Never Let You Down u rendit e katërta në Mbretërinë e Bashkuar dhe ajo u shfaq në teken “Black Widow ” të Iggy Azalea, e cila arriti numrin pesë në Mbretërine e Bashkuar dhe SHBA. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.

Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018. Tekja Your Song arriti numrin dhjetë në Britaninë e Madhe dhe teket Anywhere dhe Let You Love Me arritën numrin pesë në Mbretërinë e Bashkuar; kjo e fundit e bëri Orën artisten e parë femër britanike që të ketë gjithsej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.

Ora ka lindur në Prishtinë, në Provincën Jugosllave e Kosovës, nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera, është psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është ekonomist e pronar kafeneje. Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të madhe, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit. Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu, mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë “orëndreqës”, por prindërit e saj më vonë e shtuan Ora në mënyrë që të mund të shqiptohet lehtë.

Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte njëvjecare. Ajo u rrit pranë rrugës “Portobello” në Londrën Veriore dhe mori pjesë në St. Cuthbert me shkollën fillore “St Matthias” në Earls Court, pas së cilës u diplomua nga një shkollë e arteve të interpretimit, Sylvia Young School Theatre. Ajo filloi të këndojë në moshë të re.

Tani, Ora është në lidhje dashurie me regjisorin Taika Waiti, ku në paraqitjet e tyre të fundit, duken shumë të lumtur. /Wikipedia/ /KultPlus.com

Do të luajë krah aktores së njohur, zbulohet projekti i ri kinematografik i Rita Orës

Përveçse një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore, Rita Ora po shfaq talentin e saj dhe në aktrim. Ylli shqiptar mori pjesë më parë në “Fifty Shades of Grey” por jo vetëm, dhe tani do ta shohim në një tjetër prodhim. Bëhet fjalë për filmin “The Pocketwatch”, një vazhdim i “Descendants”.

Pjesë e këtij filmi do të jetë dhe Brandy Norwood, e cila rikthehet me rolin e Hirushes, të cilën ajo e luajti për herë të parë në versionin ikonik të “Walt Disney” të vitit 1997 të “Hirushes së Rogers dhe Hammerstein”. Anëtarët e kastit të shpallur më parë China Anne McClain, Kylie Cantrall dhe Dara Reneé.

Filmat “Descendants” shpalosën një mitologji të dy tokave të reja, Auradon idilik dhe Ishulli i Humbur, shtëpia e pasardhësve adoleshente të personazheve më ikonë të Disney-t dhe veçanërisht keqbërësve të tij më famëkeq. Sipas Disney-t, “The Pocketwatch” kthehet në këto vende dhe gjithashtu i çon audiencën në territorin armiqësor të papërfshirë të Wonderland, një vend magjik, misterioz i bërë i famshëm në Alice in Wonderland.

Brandy luan Hirushen, personazhin klasik të Disney-t, i cili është elegante, e ngrohtë, zemërmirë dhe diplomatike. Rita Ora portretizon “Mbretëreshën e Zemrave” tiranike, e fshehtë, e cila sundon mbi mbretërinë e Botës së Çudirave. Cantrall është Red, vajza rebele 16-vjeçare e Mbretëreshës së Zemrave.

Red e di që nuk do të marrë kurrë miratimin e Mbretëreshës, ndaj gjen mënyra për të provokuar nënën e saj dhe për të nxitur telashe. /abcnews.al / KultPlus.com

Rita Ora edhe në kopertinën e “L’Officiel Italia”, shfaqet me një modesti të rrallë vizuale (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon me suksesin e saj në tregun botëror. Së fundmi ajo ka pozuar për kopertinën e magazinës italiane “L’Officiel Italia”, shkruan KultPlus.

Fotografitë e realizuara nga Lee Malone e shfaqin Ritën në një anë krejtësisht ndryshe me të cilën jemi mësuar ta shohim. Në ngjyra më të errëta dhe me një ftohësi vizuale, Ora ka pozuar për veshjet e koleksionit të vjeshtës 2022.

Ndërsa, veshjet e markës “Prada” vijnë të realizuara nga Giorgia Cantarini dhe dukshëm shfaqen në një formë të veçantë, gjë që i shkon shumë pamjes së Orës. Ndërsa, grimi vjen nga produktet e tregut të krijuara nga Elena Ora, nëna e Ritës, dhe Kate Head.

Më poshtë KultPlus ua sjell fotografitë e realizuara në kuadër të këtij sesioni. / KultPlus.com

Në mes të skenës së MTV Ema, Rita Ora i drejtohet Bebe Rexhës: Motra ime shqiptare

“MTV EMA” është mbajte mbrëmë në Gjermani dhe si asnjëherë më parë ka qenë e vërshuar me artiste shqiptare.

Rita Ora, Bebe Rexhe, Ava Max, Dua Lipa dhe Loredana kanë qenë emrat e këtij edicioni, ku Rita Ora ka udhëheqë këtë mbrëmje të madhe muzikore, kurse të tjerat ishin të nominuara.

Dhe një detaj interesant ka ndodhë në këtë mbrëmje, ku në një moment të moderimit, Rita Ora i është drejtuar Bebe Rexhës me motra ime shqiptare.

KultPlus ju sjell këtë detaj nga kjo mbrëmje./ KultPlus.com

Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max duken magjepsëse në MTV EMA Awards (FOTO)

Kanë kaluar pesë vjet që kur Ora bëri debutimin e saj si prezantuese në EMA në ceremoninë e 2017-ës në Londër. Kësaj radhe asaj do t’i bashkohet aktori dhe regjisori Taika Waititi, shkruan KultPlus.

Çifti do të presë një natë të mbushur me yje në PSD Bank Dome, me interpretime nga Ava Max, Bebe Rexha, David Guetta, Gorillaz, Lewis Capaldi dhe Muse.

Bebe Rexha, e cila do të performojë gjatë performancës së sotme, është veshur nga Fjolla Nila, ndërsa grimin e saj e ka bërë grimerja Dafinë Neziri.

Ndërkaq, të pranishëm janë edhe Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi.

Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, është e pranishme në këtë mbrëmje. /KultPlus.com

Bebe Rexha mund të jetë përkrah Rita Orës në panelin e jurisë së “The Voice Australia 2023”

Channel Seven ka hapur kastin për The Voice 2023. Konkursi i këngës publikoi një ngacmues të ri këtë javë duke promovuar audicionet për sezonin e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Guy Sebastian ka konfirmuar se do të rikthehet si trajner vitin e ardhshëm duke postuar në lidhje me audicionet në faqen e tij në Instagram, përcjell rtv21.tv

Fituesit e kaluar të The Voice janë larguar më të pasur, por pak prej tyre kanë bërë karrierë të qëndrueshme në industrinë e muzikës.

Ish-futbollisti Lachie Gill fitoi 100,000 dollarë dhe një kontratë regjistrimi me Universal Music Australia kur mori pjesë në konkursin në fillim të këtij viti.

Kjo vjen pasi Seven konfirmoi muajin e kaluar se një muzikant i madh ndërkombëtar do të zëvendësojë anëtarit të jurisë Keith Urban në vitin 2023.

Daily Mail Australia e kupton se rrjeti u është afruar disa fituesve të Grammy për t’u paraqitur në shfaqjen e talenteve Aussie. Të tillë si Alicia Keys, Bebe Rexha, Gëen Stefani dhe Christina Aguilera, janë ndër emrat që po shqyrtohen. Ata do t’i bashkohen Rita Orës, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, të cilët pritet të kthehen./ KultPlus.com

E paparë deri më tani, katër artiste shqiptare në MTV Europe Music Awards

E jashtëzakonshme çfarë po ndodhë me suksesin e këngëtareve shqiptare në nivel ndërkombëtarë, shkruan KultPlus.

Këtë të diel, në ceremoninë e  MTV Europe Music Awards 2022 do të ketë shkëlqim shqiptarë në të gjitha anët, pasi që nga prezantuesja, performueset dhe të nominuarat janë hiq më pak se katër shqiptare.

Këngëtarja e njohur Rita Ora bashkë me bashkëshortin e saj Taika Waititi do të udhëheqin ceremoninë e sivjetme, përderisa në skenë me performancat e tyre do të paraqiten Bebe Rexha dhe Ava Max, ku të njëjtat janë të nominuara edhe në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë, kategori që është e nominuar edhe Dua Lipa.

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiwsto, “The Motto”, gjersa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Asnjëherë deri më tani nuk ka pas një paraqitje kaq masive të yjeve shqiptare, të cilat do të jenë pjesë e kësaj ceremonie që nga prezantimi, paraqitja e tyre në skenë e deri te nominimi./ KultPlus.com

Rita Ora shkëlqen në “Glamour Women of the Year 2022”, shfaqet bashkë me nënën dhe motrën

Rita Ora dukej sensacionale teksa ecte në tapetin e kuq të Çmimeve Glamour Women of the Year 2022 në Outernet London të martën ku u pa bashkë me nënën e saj Verën dhe motrën e saj Elena.

Këngëtarja, 31 vjeçe, kishte veshur një fustan elegant të zi, pjesërisht jashtë shpatullave, me fustanin që shtrihej deri në tokë.

Ajo zgjodhi një pamje magjepsëse të kombinuar me grimin, për të nxjerrë në pah tiparet e saj të bukura.

Rita në këtë event ka pozuar me mamanë e saj Vera Sahatçiu dhe motrën e saj Elena Ora.

Vera kishte veshur një xhaketë të bardhë dhe një fund të zi të cilin e bashkoi me një palë taka.

Ajo mbante një çantë të zezë me tufë me vete ndërsa qëndronte përkrah dy vajzave të saj.

Elena kishte veshur një mini fustan të zi me disa detaje, të cilin e bashkoi me një palë taka të zeza me rripa për t’i shtuar disa centimetra shtatit të saj, shkruan Dailymail, përcjell KultPlus.

Rita ishte në humor të mirë teksa mbërriti në eventin e shkëlqyeshëm, duke pozuar edhe me një fans jashtë ambientit.

The Glamour Awards është një ngjarje vjetore çmimesh të organizuara nga revista “Glamour”.

Çmimet “Gruaja e Vitit” nderojnë gra ‘të jashtëzakonshme dhe frymëzuese’ nga një sërë fushash, duke përfshirë argëtimin, biznesin, sportin, muzikën, shkencën, mjekësinë, arsimin dhe politikën.

Fituesit e kaluar përfshijnë: Nicole Kidman, Naomi Campbell, Angelina Jolie, Lady Gaga dhe Victoria Beckham.

Deborah Joseph, Drejtore e Redaksisë Evropiane në Glamour, tha: “Duke ndriçuar në qendër të vëmendjes gratë që ndryshojnë lojën në fushën e tyre dhe sfidojnë status quo-në, ngjarja jonë Glamour Women of the Year është rikthyer, duke festuar feminizmin në të gjitha format dhe qoshet e globit.

“Festimi i grave që bëjnë dallime të pabesueshme është një nga pjesët më të mira të Glamour-it lider në Evropë, kështu që jam e emocionuar që Gratë e Vitit të vendosin këtë skenë qendrore.” / KultPlus.com

Rita Ora flet për Kosovën në një emision: Gjyshi im ishte njeriu kryesor që më dha besim e kreativitet

Gjatë një paraqitjeje në emisionin e Jonathan Ross, Rita Ora foli edhe disa fjalë për Kosovën, në mesin e temave të shumta që u diskutuan, të fokusuara kryesisht në eventin MTV Europe Music Awards 2022, të cilin do ta prezantojë bashkë me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, transmeton KultPlus.

Rita flet për origjinën e saj nga Kosova dhe shpërnguljen me familjen në Britaninë e Madhe.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe ngritën rrugën e tyre”, tha Rita.

Ajo gjithashtu shpjegoi se ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë për ta, por tani ndjehet më fat që është në gjendje t’i shpërblejë ata për gjithë punën e bërë.

“Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Ne u rritëm në pronat e këshillit dhe tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë”.

Ora gjithashtu tha disa fjalë edhe për gjyshin e saj, Besim Sahatçiu, i cili ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit.

“Ai ndërroi jetë goxha i ri, por ishte shumë i mahnitshëm. Ai na tregonte të gjitha këto histori dhe me të vërtetë më bëri të besoja se ëndrra që kisha ishte realitet. Mendoj se ai ishte njeriu kryesor që më dha atë besim për kreativitet”.

MTV Europe Music Awards 2022 do të mbahen më 13 nëntor. /KultPlus.com

Rita Ora dhe Taika Waititi do të prezantojnë MTV EMA 2022

Rita Ora dhe shkrimtari, regjisori dhe aktori Taika Waititi do të prezantojnë MTV EMA 2022, që do të transmetohet drejtpërdrejt nga Düsseldorf, Gjermani të dielën, më 13 nëntor.

Harry Styles është kandidati kryesor i këtij viti. Ora udhëhoqi ceremoninë  e EMA-së në vitin 2017.

“Jam e emocionuar që jam kthyer dhe po e ndaj kësaj radhe skenën me Taika-n sepse kjo e bën atë edhe më të veçantë”, tha Ora në një deklaratë. “Ne i kemi marrë të gjitha në EMA-të e këtij viti, surpriza argëtuese, modë fantastike, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike!”

“Rita Ora është një e preferuar për një kohë të gjatë në MTV/EMA dhe së bashku me Taika Waititi me shumë talente, jemi absolutisht të sigurt se kjo dyshe e fuqishme do të vendosë skenën për një natë elektrizuese të festimit të muzikës globale,” tha Bruce Gillmer, president i muzikë, talent muzikor, programim dhe ngjarje në Paramount, dhe shefi i përmbajtjes së muzikës për Paramount, shkruan Billboard.

MTV EMA 2022 do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV në më shumë se 170 vende dhe në Pluto TV në territore të zgjedhura në të gjithë SHBA-në, Amerikën Latine dhe Evropë dhe Comedy Central në Gjermani më 13 nëntor. Do të jetë i disponueshëm në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht duke filluar 14 nëntor.

Fansat mund të votojnë për të preferuarit e tyre në 17 kategori neutrale gjinore në www.mtvema.com deri më 9 nëntor, ora 23:59. CET. Ka dy kategori të reja këtë vit – videoja më e mirë në formë të gjatë dhe performanca më e mirë metaverse.

Gillmer dhe Richard Godfrey janë producentë ekzekutivë të MTV EMA 2022. Debbie Phillips dhe Chloe Mason janë producentë. / KultPlus.com

Rita Ora hap Kupën e Botës Rugby me një performancë të mrekullueshme (VIDEO)

Këngëtarja Rita Ora ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke hapur ndeshjen e madhe në Kupën e Botës në Rugby në Zelandën e Re, transmeton KultPlus.

Duke nisur me stil ngjarjen sportive, loja mes Australisë dhe Zelandës së Re shënon fillimin e garës 2021 – e cila u vonua për shkak të Covid-19.

Dhe gjithmonë mbështetës ishte bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga anash para se t’ia jepte një puthje ne faqe gruas së tij.

Ora doli në fushë me një veshje elegante dhe plot stil, duke kënduar hitet e saj më të njohura si “Let Me Love You”, me koreografi unike. /KultPlus.com