Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë gjatë këtij viti ka shënuar një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj.
Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se mbi 65,000 vizitorë kanë vizituar nga janari deri në nëntor muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilët u njohën me historinë dhe traditat shqiptare”.
“Vetëm gjatë festave të nëntorit muzeu u vizitua nga 2 mijë vizitorë vendas, por nuk mungonin edhe të huajt”, theksoi Hafizi.
Hafizi bën të ditur se “në Muzeun Etnografik vijojnë punimet për rikonstruksionin dhe pritet të jetë gati sa më shpejt për të pritur vizitorët”.
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.
Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim./ atsh / KultPlus.com
“My mother is a cosmonaut “, është filmi më i fundit që po prodhon producenti Andi Deliana.
Ai ka sjellë në Shqipëri aktorin e famshëm William Baldwin, i cili përveç këtij filmi do të jetë dhe si bashkëpunëtor në një serial me personazh qëndror Ali Pashë Tepelena, me titull i Beheaded.
“Nuk kam qenë asnjëherë më herët këtu. Jam një Nju Jorkez që jeton në Kaliforni. Duke qenë që u rrita në New York kam shumë miq shqiptarë. Për një projekt me Red Helicopter Films”, tha William Baldwin.
William Baldwin e njohim edhe si vëllain e Alec Baldwin. Por edhe për rolet e tij në filmat “Sliver”, “Fair Game”, “Internal Affairs”. Ai na tregon se si ishte të rriteshe në këtë familje me rregulla të çuditshme.
“Të rritesha në New Yorkun e viteve ’70 me vëllezërit e mijë të çmendur, që shumica nga ju duhet ti njohë Baldwin Brothers. Më pëlqen të tregoj mënyrën që konsiderohej normale në mënyrën se si babi na rriti dhe se se si nëna menaxhonte krizat në familje. Shkruaj në Instagram historitë dhe eksperiencat që kemi jetuar në mënyrën se si prindërit na trajtonin, dhe ata thonë, nuk do tja bëja kurrë këtë gjë fëmijës tim. Si ka mundësi që askush nuk lajmëronte policinë, por unë them; prindërit e mijë bënë një punë të mirë”, u shpreh William Baldwin.
E pranishme është dhe Natalia Sanchez aktore tejet e njohur ne Spanjë, sidomos me serialin Los Serrano.
“Po xhirojmë në Tiranë sepse një pjesë e ngjarjes zhvillohet këtu. Roli im është i Dorit, një vajzë që përpiqet të zbulojë të shkuarën e prindërve dhe merr vesh gjera jo të mira”, tha Natalia Sanchez.
Në film kanë kanë role kryesore dhe aktore: Stef Dawson, John Grossman dhe Mike Hoffman. /Top Channel /KultPlus.com
Samiti BE-Ballkani Perëndimor që do të mblidhet në 6 dhjetor në Tiranë, konsiderohet si një ngjarje historike për vendin.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në rrjetet sociale se “Shqipëria ka kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane”.
Samiti është i parë i këtij lloji që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është pjesë e zbatimit të Axhendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024.
Ai konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.
Sipas axhendës zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian, ndër temat kryesore të diskutimit do të jenë: trajtimi i pasojave të agresionit rus kundër Ukrainës; intensifikimi i angazhimit politik; përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja duke adresuar sfidat e paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu në Samit do të bëhet vlerësimi i progresit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së.
Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Po ashtu, udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të menaxhimit të migracionit pasi numri i migrimeve të Ballkanit Perëndimor është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Kjo përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit.
Ata do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit kundër terrorizmit dhe parandalimit të radikalizimit.
Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Brdo pri Kranju në tetor 2021. Ai u organizua nga Presidenca Sllovene e Këshillit./ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se porti i ri i Durrësit do të jetë motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama përshëndeti votimin e marrëveshjes nga Kuvendi me 74 vota pro dhe 35 vota kundër.
“Me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë”, tha Rama.
Në fjalën e tij në Kuvend, Rama theksoi se Porti Turistik i Durrësit është investimi më i madh i huaj në historinë e vendit, i cili do ta kthejë Durrësin në një portë të bukur të Mesdheut turistik dhe do t’i japë Shqipërisë një hov të madh drejt majës së vendit kampion të turizmit në Ballkan.
Kryeministri tha se ai do të jetë një motor ekonomik që do të sjellë një vlerë prej 8 miliardë euro në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Rama u shpreh se shteti nuk fal asnjë taksë në rastin e ndërtimit të Portit Turistik të Durrësit, por përfiton 1.069 miliardë euro nga taksat.
Sipas tij, “për herë të parë në histori shteti është edhe ortak me një investitor të huaj, i cili investon të paktën 2.1 miliardë”.
Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e djeshme me 74 vota pro dhe 35 vota marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”. / atsh / KultPlus.com
Violinisti Tedi Papavrami do të mbajë një koncert në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare në Shqipëri, më 25 nëntor, shoqëruar në piano nga artisti Philippe Bianconi, përcjellë KultPlus.
Papavrami është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Javëve Kulturore në Shqipëri dhe gjithashtu ka shpalosur programin e kësaj mbrëmje.
“Jam i lumtur që po marr pjesë në Javët Kulturore, veçanërisht në ato që paraqesin Shqipërinë. Rastet për të më ndjekur në Tiranë nuk kanë qenë të pakëta vitet e fundit dhe publiku shqiptar më ka falur vëmendjen e tij të shkëlqyer në repertore të ndryshëm. Këtë herë, pas disa integralesh (Bach, Beethoven), do të paraqes një program të kombinuar, midis disa sonatave qendrore të repertorit, rrugëtim midis gjuhëve të ndryshme të kompozitorëve Beethoven, Brahms dhe Franck, me partnerin pianist të mrekullueshëm Philippe Bianconi, me të cilin bashkëpunoj rregullisht që prej 30 vitesh. Më vjen mirë që po ia bëj atë të njohur, me këtë rast simbolik, publikut të Tiranës”, shprehet artisti.
Ndonëse zgjedhja e kompozitorëve të huaj qe logjike dhe përputhet me ekuilibrin e një programi recitali, zgjedhjen e pjesës shqiptare, Papavrami ja ka lënë në dorë një rryme më sentimentale.
“Jam sigurisht koshient që në historinë e muzikës shqiptare ka vepra më madhështore e të ndërlikuara se “Ballada” e kompozitorit shkodran Pjetër Gaci. Por veprat shqiptare që më lidhin me të kaluarën time në Shqipëri, në një kohë fëminore, kur nuk mendoja kurrë që do të jetoja më vonë në një vend tjetër, nuk janë të shumta dhe asnjë nga ato nuk është aq domethënëse sa kjo pjesë.”
Tutje, Papavrami është shprehur se para se të shkruaj këta rreshta, ka nisur të luaj “Balladën” në violinë, për ta kujtuar, në dhomën e tij të punës në Gjenevë, pa partiturë.
“Ashtu siç e prisja, çdo notë buronte qartë, pa asnjë hezitim në memorie, në karakter apo në nuanca, si dhe akordet e pianos që më përgjigjeshin në imagjinatë. Herën e fundit që e pata luajtur ishte në Paris, ku sapo kisha mbërritur, 40 vite më parë”, thotë Tedi Papavrami.
Më datë 25 nëntor, nga ora 19:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit ju pret një mbrëmje e mbushur me melodi të veçanta të përzgjedhura me shumë kujdes nga Tedi Papavrami. / KultPlus.com
Televizioni grek “Skai” ka transmetuar një reportazh mbi Vjosën, jugun në Shqipëri dhe gjithë destinacionet turistike të vendit tonë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro teksa shpërndau në rrjetet sociale, momente nga ky reportazh shprehet se turistët grekë po e preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë.
“Këtë javë do të shkojmë me Happy Traveler në Shqipërinë fqinje. Do të ecim paralelisht me lumin Vjosa deri në grykëderdhjen e tij në Adriatik. Do të vizitojmë edhe Përmetin me banjat e famshme termale, me urat e njohura si edhe Tepelenën historike. Do të shikojmë Apoloninë e vjetër, manastiret ortodokse dhe peizazhe të mrekullueshme natyrore që as nuk i dinim që i kishim kaq afër”, theksohet në reportazhin e “Skai”.
Sipas gazetës së njohur greke ”Kathimerini” pothuajse 200 000 qytetarë grekë vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti duke qenë pjesë e më shumë se 2,5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin ballkanik deri në fund të qershorit 2022.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.
Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor. / atsh / KultPlus.com
Një dokument në dosjen “Ekstrakte nga Kosova” e Foreign Office-it, bën një rikthim në kohë, suke sjellë citate dhe komente të shtypit evropian mbi kryengritjen shqiptare kundër xhonturqve mes viteve 1910-1911. Qëllimi i administratës britanike, dhe në veçanti diplomacisë së saj, ishte t’i përafrojë gjenezën e disa problemeve që u bartën për tre dekada e gjysmë si probleme që gjenerojnë konflikte në Ballkan.
Ndërsa, në artikullin “F” të kësaj dosjeje hasim pyetjen mjaft interesante: I kujt është Shën Naumi?
Ja se çfarë shkruan gazeta bullgare “La parole Bulgare” (gazetë kjo që botohej në gjuhën frenge), nr. 822 e datës 18 dhjetor 1943:
“Manastiri i Shën Naumit dhe kisha e Shën Klementit janë dy vende të shenjta për Bullgarinë Këta të shenjtë kanë përhapur kulturën bullgare kudo që kanë shkuar. Shën Naumi ishte nxënë i vëllezërve Qirili dhe Metodi. Ai u dërgua në Maqedoninë Perëndimore nga car Borisi, ngase, ajo pjesë e Bullgarisë po bëhej çdo ditë e më e rëndësishme. Tashmë janë bërë mbi një mijë vjet qëkur ai fanar drite qëndron atje si shenjë e kulturës bullgare në Maqedoninë Perëndimore. Sa herë që vendi ndodhej nën shtypjen e huaj, ai manastir ishte gjithmonë një seli e sentimentit bullgar”.
Ja çfarë thotë historia, thonë ekspertët britanik lidhur me manastirin e kontestueshëm në cep të brigjeve të Liqenit të Ohrit:
“Pas ndarjes së Perandorisë romake në dy pjesë”, shkruajnë ekspertët britanikë, “Gadishulli Ballkanik mbeti nën administrimin e pjesës lindore, gjegjësisht të Perandorisë së Bizantit. Ndodhën shumë invadime, por në shekullin IV aty u vendosën barbarët sllavë dhe më vonë edhe bullgarët, të cilët u asimiluan shpejtë nga sllavët, bile, para se të kalonin vargmalet”, komentojnë në mënyrë ironike, britanikët. “Një pjesë e maqedonasve, të cilët ishin të një familjeje me ilirët, me trakasit dhe me epirotët, u mbytën (vranë), ndërsa një pjesë tjetër u asimilua nga sllavët, ndërsa pjesa tjetër ruajti gjuhën e vjetër (trako-ilirishte ose shqiptare).
Qirili dhe Metodi ishin nga Selaniku, me prejardhje greke. I pari ishte në shërbim të perandorit bizantin, si bibliotekist, i dyti administrator në Azinë e Vogël.
Me qëllim të kundërvënies së fesë katolike që po përhapej shpejt ndër sllavët e Moravisë dhe të Çekosllovakisë, perandori e dërgoi atje Qirilin.
Qirili zbuloi alfabetin sllav dhe së bashku me vëllain e vet, ndihmoi shumë në përhapjen e influencës së lindjes në këto provinca. Në mesin e nxënësve të tyre ishin Gorazhdi, Angelari – që përmirësojnë alfabetin – Lorenci, Klementi, Naumi etj. Ata detyrohen ta braktisin Moravinë dhe Çekosllovakinë, për shkak të përhapjes së katolicizmit, dhe të shkojnë në Beograd. Më vonë Klementi, për t’u bërë pastaj peshkop i Dembrikës (Dibrës së sotme), me Ohrin si qendër. Naumi u tërhoq në bregun e Liqenit të Ohrit dhe themeloi manastirin i cili sot e mban emrin e tij, të cilin ai vetë e kishte quajtur Shën Arkangjeli. Nga viti 910, kur vdiq Naumi e deri më 1912 ky manastir është administruar nga priftërinjtë që vareshin nga Patrikana e Stambollit, përveç një kohe të shkurtër që zgjati katër vjet, nga viti 1870-1874, kur u administrua nga priftërinj maqedonas – të varur nga kisha bullgare, përsëri me seli në Stamboll.
Pas vitit 1912, ky manastir udhëhiqej nga shteti të cilin ia përcaktonin, edhe pse ky manastir ka qenë shkak për grindje në mes të shqiptarëve dhe të jugosllavëve. Në Konferencën e Londrës kjo çështje u zgjodh në favor të Shqipërisë, ndërsa me Protokollin e Firences, në Konferencën e Parisit, në Ligën e Kombeve dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, përkundër të gjitha vendimeve ndërkombëtare, siç do të sqarohet më vonë, ky manastir, faktikisht mbeti nën Jugosllavi. Pas çanëtarësimit të Jugosllavisë, ky manastir erdhi nën administrimin shqiptar.,
“Në aspektin fetar apo religjioz”, do të konstatojnë me këtë rast ekspertët britanik, “ky manastir ka më tepër rëndësi për Shqipërinë se sa për Jugosllavinë sepse, çdo vit, gjithnjë e më shumë shqiptarë e kanë vizituar atë, ndërkaq kishte shumë më pak serbë. Përveç kësaj, edhe prifti kryesor është një shqiptar nga Berati”, thonë këta ekspert për t’u zgjeruar në këtë pjesë të dokumentit me atë se si është diskutuar në fat çështja e këtij manastiri prej viti në vit, siç thonë ata, dhe prej vendi në vend.
“Më 1913, Konferenca e Londrës ia dha Shqipërisë Bregun Perëndimor të Ohrit”, thonë britanikët, “nga fshati Linit e deri tek Manastiri i Shën Naumit.Komisioni ndërkombëtar për caktimin e kufijve filloi të punojë në tetor të vitit 1912. Ata filluan ndarjen e fshatit Lin dhe vazhduan lartë deri në malet e Korabit. Më pas, për shkak të dimrit ndaluan punën, për ta rifilluar serish në pranverë të vitit 1914. Vazhduan caktimin e kufijve të Shkodrës. Para se të mund ta fillonin punën nga jugu, atyre iu desh ta ndërprisnin këtë për shkak të luftës botërore. Kështu, çështja e manastirit ngeli edhe çështje e kontestuar. Konferenca e Parisit më 1921 konfirmoi vendimin e vitit 1913, e më pas edhe Konferenca e Ambasadorëve e 6 dhjetorit të vitit 1922, ia dha manastirin Shqipërisë”, shkruajnë profesorët e Baliolit.
Pas këtij vendimi në favor të Shqipërisë, siç ishte e pritur, do të reagonte qeveria e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, ndaj dhe kjo çështje iu parashtrua Ligës së Kombeve, e cila vendosi që këtë kontest, ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë Jugosllave, ta zgjidh Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, kështu që vendimi i 6 dhjetorit të vitit 1922 u rikonfirmua, duke filluar nga Liqeni i Ohrit nëpër bregun perëndimor të Çevarës, nja 750 metra në veriperëndim të manastirit, më pas në afërsi të rrugës Korçë-Pogradec, duke shkuar në lindje, duke e lënë Alikapinë në Shqipëri, e Peshkopinë, Lubanishtën dhe Trabezicën në Jugosllavi. Mirëpo, ky vendim u refuzua nga Jugosllavia.
Kështu, në negociatat që u zhvilluan gjatë vitit 1925 , qeveria e Beogradit doli se ishte e gatshme që të hiqte dorë nga Vermoshi që ta merrte Shën Naumin. Ndërsa, qeveria shqiptare, e këshilluar që t’i hulumtonte dhe shqyrtonte këto mundësi, në fund e arriti këtë marrëveshje lidhur me këto negociata, kështu që Shën Naumi iu dha Serbisë, do të thotë Jugosllavisë, me ç’rast u përmirësuan kufijtë rreth Krajës, ndërsa Shqipëria e mori edhe Vermoshin. Gjithashtu, me këtë marrëveshje të kontestuar, edhe sot e kësaj dite, trembëdhjetë fshatra rreth Peshkopisë dhe brigjet rreth (në perëndim dhe jugperëndim) manastirit i takuan Shqipërisë..
“Më vonë”, shkruajnë ekspertët e Baliolit, “u mor vendimi (me protokollin e Firences të 26 qershorit 1926) që shqiptarët të mund të shkonin në manastir me varka kufiri, , për të qëndruar, vetëm për çështje fetare, jo më shumë se tri ditë”.
Më pas, me fillimin e Luftës ës Dytë Botërore dhe me shpërbërjen e Jugosllavisë mbretërore, u mor vendimi që Shqipëria ta rikthejë Shën Naumin dhe nënprefekturën e Prespës, aq më tepër duke pasur parasysh faktin se pjesa dërmuese e popullatës së kësaj ane ishin shqiptar etnik. Fillimisht kjo edhe ndodhi kështu, por gjërat ndryshuam më pas, pas kapitullimit të Italisë, kur bullgarët, të prirë nga situata ne porsakrijuar dhe kaosi që po mbretëronte gjithandej, ia dolën që ta pushtojnë këtë territor etnikisht dhe legalisht shqiptar me çfarë shkaktuan çarje të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve gjë që, në këtë kohë mund të konsiderohej e dëmshme sidomos për bullgarët dhe Bullgarinë. / Press online / KultPlus.com
Prestigjiozja franceze ‘’Le Monde’’ vijon t’i kushtojë vëmendje promovimit të Shqipërisë.
Ajo shkruan për lexuesit e saj se njëguidë48orëshenëkryeqytetinshqiptardotëishtembresëlënësepër çdoturistë, teksa fton turistët të shijojnë jetën e natës, artin e rrugës, gastronominë, muzetë e mahnitshëm dhe shëtitjet në zona turistike.
“I izoluar prej kohësh nga vullneti i një fuqie të hekurt, kryeqyteti shqiptar ka marrë ngjyra të reja. Mes muzeve të pasura, hapësirave të gjelbra të mëdha dhe hapjes së rrugës për artin e rrugës, ajo doli nga ky “dimër i madh” i përshkruar nga artisti i tij më i famshëm, shkrimtari Ismail Kadare”, shkruan ndër të tjera “Le Monde”.
Artikullin e gazetës franceze e ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, duke u shprehur i lumtur për promovimin që po i bëhet Shqipërisë. / KultPlus.com
Me përshkrime të mahnitshme dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm, media prestigjioze angleze “Financial Times”, i ka dedikuar një reportazh të gjatë alpeve shqiptare dhe turizmit dimëror, veçanërisht Bjeshkëve të Nemuna, përcjell KultPlus.
“Financial Times” pemës këtij artikulli i bëjnë thirrje të pasionuarve pas skijimit që si destinacion më emocionues të skijimit të këtij dimri t’i shohin Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë.
Artikullin e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke u shprehur se ky është një super promovim për Shqipërinë dhe ofertën turistike gjithëvjetore. / KultPlus.com
Një grup turoperatorësh francezë do të udhëtojnë në fillim të vitit të ardhëm në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila priti sot në takim Pierre Creuse, drejtues i “3B Voyages” dhe turoperatorëve të rajonit të Bordosë dhe gjithë jugut të Francës.
Kumbaro tha se “turoperatorëve francezë përveçse do të shohin nga afër gjithë destinacionet shqiptare për përgatitjen e paketave turistike, do t’u krijojmë edhe një agjendë të dedikuar me B2B për të ndërtuar bashkëpunime sa më të shpejta me turoperatorët shqiptarë”.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “67 mijë mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë deri në shtator të këtij viti, gati dyfish krahasuar me vitin e kaluar dhe s’ka diskutim se është një treg edhe me më shumë potencial”. / atsh / KultPlus.com
Ksamili në Shqipërinë e Jugut po shpallet nga TikTokersat dhe influencurat si “Maldivet e Shqipërisë” për shkak të ujërave të tij shkumbëzues dhe plazheve të bardha të pacenuara, shkruan Milo Boyd për gazetën e njohur britanike ”The Mirror”.
Kjo nënkupton për më tepër plazhe me rërë, ujërat blu kristal dhe shtëpi prej druri të varura mbi det. Kjo bën që shumica e njerëzve të imagjinojnë Maldivet.
Arkipelagu i Oqeanit Indian ka fituar një reputacion për një numër vendpushimesh të jashtëzakonshme me vila prej druri që janë ndërtuar mbi valët e detit.
Një prej tyre është Soneva Jani, që krenohet me platforma që lidhin shtëpitë private me pishina, veranda dhe një rrëshqitje të gjatë që zbret me nxitim në det, përfshirë erën nëpër disa nga lagunat blu të ishujve.
Ndonëse mund të jetë në listat e udhëtimit të shumë njerëzve, vizita në këtë vendpushim ka një çmim të kripur.
Qëndrimi për një javë në një vilë me dy dhoma gjumi në nëntor do t’ju kushtonte të paktën 7 000 paund.
Nëse ai çmim është shumë i lartë dhe kilometrat e ajrit që nevojiten për të arritur në Maldive shumë të mëdha, atëherë ekziston një opsion më i lirë dhe shumë më afër shtëpisë, çka krahasohet me plazhe si në parajsë.
Ksamili, fshati dikur i vogël në Rivierën Shqiptare, është bërë shtëpia e një numri hotelesh që duket se kanë imituar stilin e atyre në Maldive.
Video të panumërta në internet tregojnë pushues të nxirë duke notuar dhe duke u rrezitur nën qiellin blu.
Një vend veçanërisht popullor në Sarandë është plazhi i Pemës së Thatë, i cili ka disa shezlongë me korniza druri e rrjeta të varura mbi det.
Kur dielli bëhet përvëlues, ka edhe hapësira të izoluara nën çadrat me kashtë për t’u ruajtur nga rrezet e diellit ose për të bërë një sy gjumë.
Ksamili u vizitua së fundmi nga Yuliia Berkuta, një influencere ukrainase e udhëtimeve me 135 000 ndjekës në Instagram, të cilët vlerësuan resortin.
“Ksamili është një nga vendet më mahnitëse që kam vizituar në Ballkan. Ky fshat është shtëpia e ushqimeve të shijshme të detit, një deti shumëngjyrësh dhe ishujve të bukur që ndodhen shumë larg fshatit’’, shkruan ajo.
‘’E kam vizituar Ksamilin në dy raste dhe ia rekomandoj kujtdo që udhëton drejt Shqipërisë. Ndoshta avantazhi kryesor i zgjedhjes së qëndrimit në Shqipëri ndaj Maldiveve është padyshim çmimi’’, shkruan Berkuta.
Fluturimet vajtje-ardhje nga Londra në Korfuz – aeroporti më i afërt me Ksamilin dhe vetëm 30 minuta me traget larg mund të kushtojnë nën 100 paund, ndërsa udhëtimi vajtje-ardhje në Maldive zakonisht është 800.
Hotelet dhe resortet kanë gjithashtu një çmim të reduktuar për një vendpushim plazhi evropian, i cili kushton 30 deri në 40 paund për një natë për një dhomë në muajin maj.
Resortet nuk janë të vetmet gjëra që ofron Shqipëria.
Dhërmiu duket nga perëndimi përtej detit Adriatik deri në Italinë Jugore dhe është i njohur për perëndimet e diellit që të lënë pa frymë mbi ujërat blu.
Dhrimadhes është shumë joshës për hapësirën e tij me guralecë të zbehtë dhe shkëmbinj të mbështjellë nga ujërat bruz.
Ndryshe nga Maldivet, Shqipëria ka shumë më tepër për të ofruar sesa thjesht plazhe.
Brenda një jave në vendin e Evropës Jugore mund të ngjiteni në Alpe, të ecni në shtegun historik të Rrugës së Mëndafshit dhe të admironi horizontin e kryeqytetit Tiranë me rrethinat e saj./ atsh / KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk është thjesht një faqe e bukur e historisë së Shqipërisë, por është një thesar shumë i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kombëtare.
Rama mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Lëvizja Lufto Antisemitizmin në Jeruzalem, ku iu drejtua të pranishmëve me një fjalë.
Rama theksoi se “pranimi i hebrenjve dhe mbrojtja e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vetëm episodi i fundit i bashkëjetesës shembullore të gjatë me shqiptarët në atdheun e tyre, i cili u pa globalisht si një atdhe i dytë për hebrenjtë në vitet ’30 dhe shumë pak njerëz e dinë”.
“Ka një komponent themelor që bashkon ardhjet masive më të mëdha të hebrenjve në Shqipëri. Ata nuk janë drejtuar asnjëherë drejt këtij porti të qetë, por vetëm kur kanë qenë më të rrezikuarit. Siç tregohet nga historiani i parë i krishtërizmit, Flavius Joseph në librin e tij mbi luftërat judaike, vendbanimet më të hershme hebreje u krijuan në jug të Shqipërisë në shekullin e parë. Tre mijë hebrenj që kishin hipur në anije që drejtoheshin për në kryeqytetin e Perandorisë Romake si fuqi punëtore, u rrëmbyen në Adriatik dhe u devijuan në brigjet tona ku toponimia hebraike si Galile, Fionike, Orikum, Paleste, është ende e pranishme. Ata kishin ndërtuar sinagogën e parë në Ballkan, në shekullin e pestë në Sarandë, qytetin në kufi me Greqinë, në të njëjtën ndërtesë me bazilikën e krishterë”, tha Rama.
Ai shtoi se “kur në Spanjë dhe Portugali shpërtheu zemërimi i inkuizicionit kundër hebrenjve, mijëra të tjerë erdhën dhe u vendosën në qytetet shqiptare”.
“Sipas studiuesve të njohur si Alain Ducellier e Bogumil Hrabak, hebrenjtë sefardi ose sefardikë përbënin afër, nëse jo, shumicën e popullsisë në Vlorë gjatë atij shekulli, qyteti në jug ku po ndërtojmë muzeun hebraik. Gjatë shekujve të sundimit osman në Shqipëri, hebrenjtë e të gjitha grupeve si Sefardikë, Romaniote, Marrano u bashkuan në Shqipëri edhe pse dihet se marrëdhëniet mes këtyre grupeve nuk kanë qenë gjithmonë vëllazërore. Më e bukura për hebrenjtë, të paktën sipas dijes sonë që janë trima për luftë por jo për të rënë dakord me njëri-tjetrin”, tha ai.
Rama tha se hebrenjtë mundën të jetonin në mënyrë të shkëlqyer mes tyre dhe me shqiptarët.
“Kjo doli të ishte e vërtetë edhe kur grupi i katërt hebre që rrezikonte çrrënjosjen, hebrenjtë ashkenazi, u vendosën në Shqipëri pas nisjes së doktrinës së zgjidhjes përfundimtare. Në vitin 1931, qeveria e Shqipërisë urdhëroi regjistrimin e plotë të popullsisë. Me këtë rast hebrenjve iu njoh e drejta e tyre për bashkësi, duke përfshirë Sabatin. Ky ishte një akt i rrallë në Europën e asaj kohe, ku dominonte antisemitizmi. Në fakt, ishte i vetmi rast. Ndërsa kudo tjetër po shteroheshin, Shqipëria u dha atyre me ligj barazi etnike dhe fetare njësoj si të gjitha komunitetet e tjera në vend. Konsiderohet të jetë rasti i vetëm i diskriminimit pozitiv për hebrenjtë në ato kohë të errëta”, tha Rama.
“Kjo situatë bindëse inkurajoi ambasadorin amerikan në Tiranë, Herman Bernstein, një figurë qendrore botërore e Sionizmit në vitet 1930, të propozonte një marrëveshje ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për 500 familje hebreje të pranohen në Shqipëri. Misionarët e Kongresit Botëror Hebre negociuan gjithashtu me qeverinë mbretërore dhe mandatuan misionarin Leo Elton që të vizitonte i cili pati bisedime me dy ministra shqiptarë duke rënë dakord me ta që Shqipëria të pranonte masivisht hebrenjtë në rrezik dhe që ata të vendoseshin të lirë në territore për të krijuar vendbanime të ngjashme me kibucin e sotëm. Raporti i misionarit Leo Elton iu dha Rektorit të parë të Universitetit Hebraik, Profesor Judah Leib dhjetë vjet më vonë, ku qëndron edhe sot e kësaj dite. Faktet e pakta që dalin nga ky raport 50 faqesh flasin për të njëjtin model historie nderimi dhe solidariteti reciprok mes shqiptarëve dhe hebrenjve”, vijoi ai.
“Siç shkruante disa vite më parë në të përditshmen Haaretz, publicisti hebre Nir Hasson, Shqipëria konsiderohet në këto dokumente sipas Leo Elton një atdhe i dytë dhe shtesë për hebrenjtë. Ndërkohë një pjesë e opinionit europian ishte në panik nga frika se Shqipëria po asimilohej nga hebrenjtë. E gjithë kjo po ndodhte ndërkohë që qeveria në Shqipëri ishte nën kontrollin e Romës fashiste. Kështu shkruante një tekst i koduar i një informatori italian për Ministrinë e Jashtme në vitin 1936. “Pa dashur të alarmoj, më duhet të them se simpatitë shqiptare për ne do të shuhen së shpejti dhe vendin tonë do ta zënë hebrenjtë””, shtoi Rama.
Kryeministri solli në vëmendje se “në shtator 1943, kur ish-ambasadori nazist në Beogradm Neubacher erdhi në Tiranë për të takuar katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare për të pranuar formulën e pavarësisë relative për neutralitetin relativ, ai premtoi gjithçka me kusht që të plotësoheshin tre kushte të panegociueshme: sigurimi i një listë e hebrenjve; dorëzimi i arit monetar që ndodhej në Romë dhe dorëzimi i dy ungjijve të shenjtë të Beratit”.
“Katër negociatorët refuzuan kategorikisht fillimin e negociatave nëse nuk tërhiqej kushti për dorëzimin e listës hebreje. Duhet ta dini që në Kushtetutën e Parë Shqiptare, të shkruajtur në Mesjetë ka një paragraf që ka përkufizuar historinë e shqiptarëve me shekuj me radhë. “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Fjala “mik” nuk ka kuptim njeriun e ftuar, por atij që troket në portë sepse ka nevojë për ndihmë. Tradhtia ndaj këtij miku në Kodin e Nderit së shqiptarit është krim i pafalshëm. Këta negociatorë u shpjeguan nazistëve se nëse do të guxonin të pranonin dorëzimin e hebrenjve do të humbitnin të gjithë besimtarët e tyre. Ndaj pranuan të dorëzonin arin dhe nuk pranuan të dorëzonin hebrenjtë”, tha Rama.
Kryeministri tha se “nazistët u përpoqën edhe një herë në prill ’44 dhe në qershor ‘44, sipas enciklopedisë Izraelite Pinkas Hakehillot, derisa u arrit në përfundimin se nuk mund të arrihej asnjë marrëveshje me shqiptarët për këtë pikë”.
“Në pranverën e vitit 1942, në përputhje me statusin special të Mitrovicës, i cili lejoi ushtrinë naziste të hynte pa autorizim në të ashtuquajturat “teritori liberi” (territoret e lira) të Kosovës pa autorizim. Këtu po sjell një episod dhe më vjen keq për Spilbergun, që po ta dinte për Shqipërinë, do të ishte më i suksesshëm për rrëfimet e hebrenjve. Por dëgjojeni këtë. Një ekspeditë e forcave speciale të Rajhut me seli në Beograd, u caktua për të arrestuar të gjithë burrat hebrenj që jetonin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Drejtori i spitalit të qytetit ishte një shqiptar nga Shqipëria, doktor Spiro Lito, i cili në dijeninë time është gjithashtu një i drejtë midis kombeve në Yad Vashem, ai u kërkoi pacientëve shqiptarë të dilnin nga spitali, edhe pse me plagë të rënda që të ktheheshin në shtëpi dhe të lironin shtretërit dhe strehoi në spital gjithë burrat hebrenj të qytetit”, theksoi ai.
Rama u shpreh se “për të penguar hyrjen në spital për kontrolle, drejtori e rrethoi gjithë territorin e spitalit me tabela ku shkruhej: ‘Virus vdekjeprurës. Mos u afro’”.
“Pjesa interesante e historisë është se asnjë nga pacientët që u kthyen në shtëpi, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore dhe asnjë nga të afërmit e tyre nuk shkuan te nazistët për të thënë, dikush i çmendur më ka flakur babanë, gjyshin ose vëllanë për të zbrazur shtretërit për këta njerëz që po kërkoni. Kështu nazistët u kthyen pa asnjë hebre në duart e tyre. Pjesa tjetër e historisë është kontributi i pabesueshëm i Kishës Katolike. Jeni të vetëdijshëm se Kisha nuk ishte shumë e sjellshme me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por në Shqipëri, Kryepeshkopi u angazhua personalisht për t’u dhënë hebrenjve certifikata false të pagëzimit për t’i shpëtuar ata”, tha ai.
Kryeministri theksoi se “mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve është një virtyt i natyrshëm shqiptar”.
“Vlen të përmendet rasti i katër hebrenjve dhe ky një tjetër rast unik në Evropë, që u arrestuan. Ka shkëmbim letrash midis komandës naziste dhe qeverisë kolaboracioniste shqiptare, njerëz të caktuar nga nazistët, ku kërkonin lirimin e tyre, duke paguar një garanci prej 1500 napolona ari për secilin prej tyre. Pra, kjo ishte tronditëse për nazistët por ka prova të dokumentuara që qeveria kolaboracioniste këmbënguli dhe më në fund i liroi këta hebrenj duke paguar për ta”, tha Rama.
Por, kryeministri theksoi se do të ishte gabim të pretendohej se asnjë hebre nuk vdiq në Shqipëri gjatë Holokaustit.
“17 prej tyre nuk kanë vdekur duke u internuar apo spiunuar, por kanë vdekur si antifashistë pjesëmarrës në luftën nacionalçlirimtare dhe janë shpallur dëshmorë. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku përbërja fetare nuk ka një rol përcaktues apo dallues për sa i përket identitetit. Katër komunitete fetare tashmë jetonin së bashku në atë që Papa Françesku pagëzoi jo si një harmoni fetare, por si një vëllazëri fetare. Dhe një bashkësi e pestë e hebrenjve nuk ishte aspak problem”, u shpreh Kryeministri.
Rama tha se “kjo nuk është thjesht një faqe e bukur e historisë sonë, por është një thesar shumë i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kombëtare”.
“Dhe ne nuk duhet vetëm ta tregojmë, por duhet të sigurohemi që brezat e rinj ta kuptojnë me mendje e shpirt si pjesë e thelbit të të qenit shqiptar dhe të krenarisë që janë shqiptarë. Për ne është absolutisht e rëndësishme të jemi në linjë në luftën kundër antisemitizmit sepse siç e kuptojmë nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë”, shtoi Rama.
Sipas tij, bëhet fjalë për njerëzimin. “Lufta kundër antisemitizmit nuk është të mbrosh hebrenjtë apo Izraelin, por mbron veten, familjen, fëmijët dhe të drejtën tënde për t’u respektuar në të qenit musliman në Paris, i krishterë në një vend mysliman ose çfarëdo feje në cilindo vend ku nuk jeni pjesë e shumicës dhe ndërsa po e ndaja me themeluesin dhe sponsorin tuaj të hirshëm gjithashtu, unë besoj fuqimisht se rreziku më i madh me të cilin përballemi kur bëhet fjalë për antisemitizmin nuk është nga vandalët që vandalizojnë varrezat apo sinagogat hebreje. Kjo është diçka vërtet e turpshme, por është shumë e turpshme për të qenë vërtet e rrezikshme”.
“Përkundrazi, kjo ekspozon anën barbare të një skaji të caktuar. Rreziku më i madh vjen nga ata që duken të arsyeshëm dhe debatojnë e relativizojnë antisemitizmin. Nuk u ndjeva kurrë aq keq sa kur dëgjova disa anëtarë të Partisë Laburiste Britanike në një moment të caktuar disa vite më parë për antisemitizmin që më bëri shumë më të frikësuar se sa të dëgjosh lajmet për një sinagogë apo varrezë që u vandalizuan. Përsëri sepse relativizmi mund të na kthejë në vende vërtet të këqija. Vandalizmi është aty, i ekspozuar, është i qartë dhe lehtshëm përcaktohet vija ndarëse. Kështu që nuk mund t’ju them më shumë për antisemitizmin, ju e dini gjithçka për të”, tha ai.
“Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitet, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua… meqë ra fjala, isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me ta dhe ajo më thoshte: Mos u shqetëso. Rri qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu që do të bësh gabime gjithë jetës sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm”përfundoi Rama. / atsh / KultPlus.com
Rreth 10,000 qytetarë vizituan anijen italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë.
Kjo anije u ankorua në 16 tetor në portin e Durrësit, ku gjatë ditëve të qëndrimit tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitorëve.
Autoriteti Portual Durrës shprehu mirënjohjen për punën e bërë nga ekipet operacionale dhe të Sigurisë Portuale.
E ndërtuar në vitet ‘20 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija “Amerigo Vespucci “është kthyer në një shkollë lundruese që ka edukuar breza të tërë oficerësh.
Ajo ka kryer mbi 70 fushata trajnimi në mbarë botën. Prej vitit 1994 “Amerigo Vespucci” nuk kishte lundruar më në ujërat shqiptare.
APD njoftoi se anija ka vijuar sot lundrimin e tyre drejt destinacionit të radhës. / atsh / KultPlus.com
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “Gjirokastra është kthyer në destinacionin gjithëvjetor të turizmit”.
Gjatë një takimi me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në qytetin e Gjirokastrës, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja Kumbaro tha se “sot ofertat janë të shumta dhe mbi 2 mijë shtretër janë të zënë sidomos në fundjavë”.
Sipas saj, investime e kryera në Gjirokastër kanë ndodhur falë vizionit të qeverisë dhe gjirokastritëve që i rikthyen investimet në vlerë qytetare ekonomike dhe kulturore.
“Sot Gjirokastra është destinacioni numër një i turistëve që nuk vijnë për plazhin dhe rërën dhe këtë e dinë të gjithë”, tha Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “sot ka kaq shumë biznese te pazari, dyqane suveniresh, administratorë bujtinash, restorante hotele që sot pazari është mbushur sektori i turizmit dhe agroturizmit. Sot kemi vetëm një vështirësi ajo e zgjedhjes kur vjen në Gjirokastër të rrish ne Qafën e Pazarit, të shkosh në Dropull, Libohovë, apo të ndalosh në Tepelenë ,në Picar apo Valare. Të gjitha këto deri dje ishin vetëm emra fshatrash sot janë destinacione turistike , të gjithë këtë paketë e kemi në një shoqatë shumë të mirë që është “Visit Gjirokastra””.
“Jam krenare dhe e lumtur që në Gjirokastër kemi krijuar atë që quhet destinacione të menaxhuara, modeli më i mirë në Shqipëri. Këtë model po përpiqemi ta replikojmë edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë”, tha Kumbaro. / atsh / KultPlus.com
Në Berat po transformohet rrënjësisht imazhi i qendrës së qytetit, për ta bërë më tërheqës për turistët dhe mbi të gjitha për të ofruar standarde jetese më të larta për banorët.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo në një postim në rrjetet sociale ka ndarë momente nga puna për rehabilitimin e qendrës së qytetit si dhe fotografi nga projekti.
Sipas tij, së shpejti sheshi “Iljaz Vrioni” dhe hapësira përreth e rrugës “Antipatrea” do ketë tjetër pamje.
“Kemi nisur punimet për projektin e përmirësimit të siluetës urbane të rrugës ‘Antipatrea’ dhe rehabilitimin e sheshit ‘Iljaz Vrioni‘ (ish -Agjencia) në një hapësirë të bukur dhe me gjelbërim, të përshtatshme për qytetarët gjatë kohës së tyre të lirë dhe për fluksin e vizitorëve të cilët vizitojnë dy objektet e kultit “Katedralen” dhe “Xhaminë e Plumbit”. Projekti do të vijojë me rehabilitim të fasadave në dy anët e rrugës “Antipatrea” dhe përmirësimin e rrjetit nëntokësor”, u shpreh Demo.
Pas përfundimit të këtyre investimeve pritet të ketë rezultate të pritshme si mjedis urban të integruar dhe miqësor për këmbësorët ndërmjet qytetit modern dhe zonës historike, përmirësim i sigurisë së këmbësorëve, përmirësim i lëvizjes së turistëve.
“Do të ketë 14,350m2 hapësirë publike të rehabilituar të ndarë në: 8,120m2 hapësirë për këmbësorë dhe 9,620m2 fasadë të rehabilituar”, shtoi Demo.
Ndërsa trafiku në qytet do të jetë i organizuar në këtë mënyrë: i hapur nga të dy anët (me dy sense) Aksi “Ura e Varur” – “Biblioteka”, me një sens lagja “Mangalem” – “Katedralja” (drejt Spitalit Rajonal).
Investimet që po kryhen në bashkinë e Beratit vitet e fundit do të kenë një ndikim të madh në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe t’i japin një hov të ri turizmit në qytetin e një mbi një dritareve. / atsh / KultPlus.com
Parku Kombëtar Alpet që përfshin lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin e Bogën është ndër destinacionet më të vizituara gjatë këtij viti në vendin tonë.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër bën të ditur për ATSH-në se “gjatë këtij vitit ka pasur një fluks të lartë vizitorësh në Alpe, ku nga 1 janari deri në 30 shtator u vizitua nga 213 344 turistë, ku numrin më të lartë e zënë të huajt”.
“Konkretisht në këtë periudhë 93 095 ishin turistë vendas dhe 120 249 të huaj si gjermanë, francezë, sllovenë, etj”, tha AdzM Shkodër.
Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruar natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë, madje edhe në botë.
Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe.
Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat./ atsh / KultPlus.com
Konferenca ndërkombëtare e International Association of Southeast European Anthropology (InASEA) për vitin 2024 do të organizohet në Shqipëri.
Propozimi i dr. Olsi Lelajt që konferenca e radhës të mikpritet dhe të organizohet në Shqipëri, në drejtimin e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), mori mbështetjen e plotë nga anëtarët e organizatës, në mbledhjen e fundit që mbajti Asambleja e Përgjithshme e InASEA.
Me një anëtarësi prej mbi 300 studiuesish dhe e themeluar në vitin 1996, InASEA është aktualisht shoqata më e madhe e profesionistëve dhe institucioneve kryesore publike në fushën e dijes antropologjike, etnologjike, folklorit, antropologjisë historike dhe fushave të ngjashme për Europën Juglindore.
Ndaj, organizimi i kësaj konference, jo vetëm që do të jetë një mundësi e mirë për të parashtruar kërkimet e zhvilluara në fushën e antropologjisë shqiptare, por mbi të gjitha, do të jetë një moment historik pasi Shqipëria do të bëhet një qendër gravitacionale për antropologjinë europiane, e ku studiuesit më të mirë dhe institucionet kryesore në fushën e antropologjisë për Europën Juglindore, do të paraqesin dhe debatojnë risitë kërkimore.
Sipas dr. Olsi Lelaj, drejtues i departamentit të Etnologjisë në IAKSA, Akademia e Studimeve Albanologjike ka eksperiencën shkencore dhe teknike, si dhe partneritetet e duhura kombëtare dhe ndërkombëtare për organizimin e një ngjarjeje shkencore të madhe siç është Konferenca e 11-të e InASEA që do të mbahet në vitin 2024. / atsh / KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sezoni turistik në vend ishte surprizues jo vetëm për nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaj po ashtu, por edhe për sa i takon pastërtisë e shërbimeve publike.
Gjatë një takimi të mbajtur në një nga strukturat e reja turistike, e mbështetur drejtpërdrejt nga programet e qeverisë për të stimuluar sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në Lalz, Durrës Kryeministri tha se të ardhurat në buxhet nga ky sektor në fund të gjysmës së parë të vitit llogariten mbi 1 miliard lekë teksa foli për bilancin e sezonit turistik veror.
“Pa diskutim që ne kemi pasur një sezon surprizues në aspektin e shifrave. Vetëm në 6-mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard lekë të ardhura në ekonomi nga turizmi. Pothuajse dyfishin e vitit të mëparshëm. Kemi pasur fluks të vizitorëve. Deri në gusht kemi pasur 5.6 milionë turistë të huaj që është e barabartë me faktikisht 1.3 miliardë turistë më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh Kryeministri.
Rama tha se flukset e vizitorëve ishin të shpërndarë në të gjithë territorin.
“Kemi pasur një diversifikim shumë domethënës nga veriu në jug dhe një prurje inkurajuese për zonën veriore falë edhe investimeve për të përmirësuar infrastrukturën drejt atyre pikave më tërheqëse”, u shpreh Rama.
Një tjetër veçori e këtij sezoni turistik, sipas kryeministrit ishin edhe vizitat në qytete.
“Ky sezon ka sjellë vizitorë të shumtë në qytete. Duke filluar nga Tirana, ku patëm një bum turistësh. Hotelet ishin plot, por kemi edhe numër të madh apartamentesh të marra me qira, përmes agjencive dhe në rrugë digjitale”, tha ai.
Kryeministri u ndal dhe në kontributin e sektorit të turizmit në PBB.
“Kur ne e kemi nisur punën për të transformuar Shqipërinë në një vend turistik, turizmi kontribuonte me vetëm 4 % në PBB. Sot ai kontribuon 17 %. Shumë kush e ka harruar se kemi pasur një turizëm krejtësisht primitiv dhe jashtë çdo lloj standardi të konkurrencës në këtë mjedis gjeografik që Shqipëria ka fatin, por edhe peshën e madhe të vështirësisë mes lojtarësh botërore si Italia e Greqia, ashtu si dhe mes lojtarësh rajonal si Mali I Zi apo Kroacia”, deklaroi Kryeministri.
Rama theksoi faktin se Shqipëria deri para 30 vitesh ishte një vend pa turizëm, me detin krejtësisht të ndaluar.
“Sot pjesëmarrja e këtij sektori në volumin e PBB-së është 17 % për të gjithë ata që për 1 mijë e një arsye refuzojnë të njohin progresin dhe kanë kujtesën e shkurtër, kemi qenë një vend që bënim lajm për pisllikun”, deklaroi Rama. / atsh / KultPlus.com
Parku Kombëtar i Llogorasë, rreth 40 km në juglindje të Vlorës, është një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vend.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë tha sot për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-gusht ky park u vizitua nga 110 087 turistë, nga të cilët 15 674 të huaj dhe 94 413 vendas”.
Sipas ADZM Vlorë, turistët përveç shtigjeve që ndodhen në këtë park, kanë vizituar edhe qendrën e vizitorëve të parkut kombëtar Llogora, ku janë njohur me historinë e këtij parku.
Gjatë ditës së djeshme ky park mirëpriti një grup botanistësh të huaj, të cilët nën koordinimin e AdZM Vlorë, u njohën me vlerat natyrore të parkut si edhe ndoqën nga afër shtegun e Qafës së Thellë, e cila përbëhet nga prezenca e lartë e llojeve endemike dhe subendemike.
Parku i Llogorasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh. Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare.
Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2018 metra mbi nivelin e detit. Në këtë territor shtrihen disa fshatra turistikë si Palasa, Dhërmiu, Vunoi etj., që gjatë stinës së verës janë të populluar nga turistët vendas e të huaj.
Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve verore e dimërore si ngjitje në lartësi, ecje në natyrë, njohje me historinë dhe me monumentet e natyrës dhe të kulturës, por edhe për sporte ajrore, ku në shpatin e malit që shikon nga deti është përshtatur një pistë fluturimi për amatorët dhe profesionistët e fluturimeve me mjete të ndryshme sportive. /atsh / KultPlus.com
Është prezantuar për banorët e Drishtit, në njësinë administrative Postribë, projekti i “Rijetëzimit dhe përmirësimit të vlerave të Kalasë së Drishtit”, duke shtuar kështu një tjetër atraksion në paketën turistike të bashkisë së Shkodrës.
Në Kalanë e Drishtit (Drivastum), së shpejti do të bëhet një ndërhyrjeje për rikualifikimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave të një prej vendbanimeve më të vjetra në Shqipëri.
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, përmes studios Atelie 4, po planifikon së shpejti investimin në një prej zonave më me rëndësi për sa i përket historisë dhe trashëgimisë, duke e rikthyer Kalanë e Drishtit në një prej pikave më atraktive për turistët e vizitorët.
Projekti parashikon rivitalizimi e zonës së Kalasë së Drishtit, evidentimin dhe përforcimin e gjurmëve historike, restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve dhe hapësirave të banuara brenda kalasë si dhe kthimin e lagjes së banuar në gjendje funksionale dhe tërheqëse për turistët.
Projekti do ta kthejë zonën në një destinacion të mirëfilltë turistik duke rritur numrin e vizitorëve e duke ndikuar në zhvillimin social ekonomik të banorëve./ atsh / KultPlus.com
Sot në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u bë promovimi i veprës historiografike “Kosova” V-VIII të historianit Jusuf Buxhovi, përcjellë KultPlus.
Në këtë promovim morën pjesë akademikë të njohur shqiptarë, historianë dhe intelektual të shumtë, si Rektori i Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita, akademikët Neritan Ceka dhe Nestor Thereska, historiani Hadan Bello, shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, etnografja Luljeta Dano, ambasadori Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi si dhe ish ambasadorët e Shqipërisë Islam Lauka, Mal Berisha dhe të tjerë nga radhët e shtypit dhe të qarqeve intelektuale të Tiranës.
Rreth veprës së Buxhovit folën, ambasadori Avni Spahiu, përkthyes i veprave në anglisht, veprën e cilësoi hap të rëndësishëm në demistifikimin e gënjeshtrave të historiografisë serbe.
Ndërsa rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita, e quajti vepër të rëndësishme të historiografisë shqiptare, që ndriçon shumë çështje antike të Dardanisë si qendër e botës ilire.
Nikollë Camaj, foli rreth diapazonit historiografik të autorit në letërsi që asaj i kanë dhënë dimension antologjik. Rexhep Shahu foli rreth Buxhovit si publicist të kohës së kthesave historike. Në fund, akademik Neritan Ceka falënderoi në emër të nikoqirit. Theksoi se vepra e Buxhovit meriton vëmendje për çështjet e hapura si dhe guximin që të thyhen stereotipet ideologjike dhe ato që i ka vu historiografia serbe, që duhet të rishqyrtohen në përputhje me faktet.
Në fund, autori Buxhovi theksoi se ndjehet i nderuar që veprës së tij, më në fund , iu hapëm dyert në Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, me të cilën, tha se ka dallime dhe kundërshtime për shumë çështje, por që ato duhet të çojnë te njohja e të vërtetës jashtë kornizave ideologjike të historiografisë hegjemoniste serbe.
Promovimi u udhëhoq me shumë sukses nga Ambasador Flamur Gashi, ish gazetar dhe ish ambasador i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë. / KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin promovues të medies së njohur zvicerane “20 Minutes”, ndërsa u shpreh se “Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediet e huaja”.
“’20 Minutes’, një medie shumë e njohur zvicerane, në një artikull të fundit të saj iu sugjeron lexuesve që të vijnë për pushimet e shtatorit në Shqipëri. Shqipëria renditet në artikull si destinacioni i parë i preferuar, krahas Stambollit, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali”, shkruan Rama.
“20 Minutes” e rendit Shqipërinë mes 5 vendeve më të bukura që nuk duhen humbur gjatë muajit shtator, kur temperaturat janë të favorshme, kuzhina është e shijshme, vala e madhe turistike ka kaluar dhe çmimet ulen.
Me dy foto ilustruese të peizazhit piktoresk dhe të ujërave të kristalta të Ksamilit, prestigjiozja zvicerane ka veçuar Sarandën dhe rrethinat e saj.
“Saranda është afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Më në jug, mund të vizitoni me varkë dy ishuj të vegjël: Ishullin e Tongos dhe atë të Stillos”, shkruan mes të tjerash “20 Minutes”. / atsh / KultPlus.com
Duke nisur nga ky vit shkollor, nxënësit e klasës së parë në Shqipëri e Kosovë do të mësojnë me Abetaren e re të përbashkët.
Kryeministri Edi Rama uroi sot nxënësit, ndërsa u shpreh se abetarja e parë e unifikuar është krijesë e vullneteve të dy qeverive.
“Gëzuar Abetaren e parë të unifikuar, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë nxënësit shqiptarë këtej e andej bjeshkëve”, shkruan Rama.
Më herët, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me mësues të klasave të para, me të cilët ndau për herë të parë Abetaren e re të përbashkët unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.
Duke qenë se viti i ri shkollor 2022-2023 nis më parë në Kosovë më 1 shtator, e më pas në Shqipëri me 12 shtator, ministrja Kushi informon se në 1 shtator së bashku me homologen Nagavci do të prezantojnë abetaren unike për nxënësit e klasave të para në Kosovë.
Në dhjetor të vitit 2021, ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Arbërie Nagavci nënshkruan marrëveshjen për Abetaren e përbashkët. / KultPlus.com
Pas përfundimit të infrastrukturës së re rrugore dhe krijimit të mjediseve më të përshtatshme për frekuentuesit e parkut natyror të Syrit të Kaltër, numri i vizitorëve për vitin 2022, ka ardhur çdo muaj duke u rritur duke arritur në 93 000 që nga janari.
Kjo shifër u bë e ditur për ATSH-në nga burime zyrtare të Administratës së Zonave të mbrojtura AdZM të qarkut Vlorë.
Sipas Gjergji Mano, menaxher i AdMZ, biletaria elektronike nisi të funksionojë më 1 gusht 2022 dhe numri i turistëve vendas e të huaj që po e frekuentojnë parkun natyror të Syrit të Kaltër është i lartë.
“Nëse në qershor numri i turistëve arriti 3922 në korrik, ai pësoi rritje më 18 129, ndërsa më 21 gusht , numri i vizitorëve të Syrit të Kaltër arriti në 70.000”, tha Mano.
I pyetur për parkimin e automjeteve që i drejtohen këtij parku, Mano vuri në dukje se “ky parking po përfundon në fushën pranë digës së Liqenit të Syrit të Kaltër dhe ka një kapacitet deri në 300 automjete”.
Mësohet se treni ekologjik, i cili do të mundësojë lëvizjen e turistëve nga zona e hyrjes deri në afërsi të monumentit të rrallë gjeonatyror të Syrit të Kaltër pritet të realizohet pas muajit shtator.
Parku Natyror “Syri i kaltër” vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara edhe për këtë vit, ku një numër gjithnjë e më i lartë vizitorësh kanë aksesuar këtë park.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka në kuadrin e masterplanit të ri shtigjet brenda hapësirës së parkut natyror “Syri i Kaltër”, sinjalistikën e munguar prej shume vitesh dhe disa pika vëzhgimi për turistët e interesit të veçantë.
Ndërkohë rritje e panjohur më parë është shënuar edhe në drejtim të të ardhurave që sigurohen nga frekuentuesit e këtij parku.
“Nëse gjatë muajit qershor, të ardhurat arritën në 2 milionë lekë, në korrik u rritën me 11, ndërsa deri më 23 gusht arritën në 31 milionë lekë”, tha Mano për ATSH-në.
Syri i Kaltër i konsideruar si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, pranë Rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda. Brenda zonës së mbrojtur përfshihen sipërfaqe ujore, sipërfaqe pyjore, livadhe dhe toka bujqësore.
Nga pikëpamja mjedisore e shkencore, me harmonizimin midis pyllit të dendur dhe gjelbërimit gjithëvjetor, burimeve ujore të Syrit të Kaltër me ujërat e kthjellëta dhe të ftohta, ky park nga pikëpamje turistike dhe ekologjike paraqet rëndësi të veçantë kombëtare.
“Syri i Kaltër” tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota./ atsh / KultPlus.com