Ai më thotë

Poezi e shkruar nga Elona Çuliq.

Ai më thotë:
leni metaforat
s’kanë ça të duhen.
Shkruaji pa doreza të vërtetat.
Ç’fsheh pas “shpatulla e malit brì teje”?
Po kjo a figurë e kotë;
ku ka shpatulla mali?
Po ai vargu
“A e ke ndî si kërcasin sytë në furtunë”?
Po ku kercasin sytë?
Oh ç’të qeshun kam ba kur e kam lexue
këtu e do vite ma parë,
edhe pse me duhet me e pranu
që ajo poezi m’i rrin mirë shpirtit.
Por, kambënguli
shkruaj thjeshtë
pa metafora,
ja si shkruajnë të tjerët bjen fjala,
e kaurdisin një poezi me vajzën që i shkon në shkollë
apo duert e gjyshes në foto.
Të rrijmë shtrembët e të flasim drejtë,
pëlqehen ma shumë,
janë si bukt e bame në shpi,
gjithmonë të shijon.
Pse tash ti nuk shkruen kaq thjeshtë,
me të përtypë qysh në leximin e parë,
por jo, ti ke qejf kur na fton në lojën
e zbërthimit të kuptimësisë së vargjeve.
Kur poezinë ta lexojmë aq herë
sa me ta zbërthye
na i mbërthehet qenësisë si një realitet
që e kena pasë gjithmonë në ne
por nuk e kena ndî.
Pash besën
leni metaforat e shkruaj thjeshtë
a je kah merr vesht?
Unë buzeqëshi,
e ndërmendi shpatullat e nanës brì meje..
Theth, korrik 2017

Orkestra Filharmonike e Karlovy Vary do të dirigjohet nga një dirigjent shqiptar

“Nga Bota e re”, është simfonia e Antonin Dvorak, që i është besuar dirigjentit shqiptar Desar Sylejmani, i cili me këtë dirigjim do të prezantohet në Pragë, bashkë me orkestrën filharmonike të Karlovy Vary, shkruan KultPlus.
Ky koncert do të mbahet më 5 gusht, në sallën e njohur koncertale Smetana, ku do të perfomojë edhe sopranoja e njohur koreano jugore Eunsien Hong.
“Do të jetë përgjegjësi e veçantë për dirigjimin e simfonisë “Nga Bota e Re”, për herë të parë në qytetin e prehjes s’eshtrave të Antonin Dvorak”, ka thënë Sylejmani./KultPlus.com

Si të bëhesh shkrimtar: Këshillat e Hemingway për autorët ambiciozë

“Si shkrimtar nuk duhet të gjykosh. Ti duhet të kuptosh”.

Ernest Hemingway (21 Korrik 1899-2 Korrik 1961) ka kontribuar shumë në “këshilla të mbledhura për shkrimtarë të mëdhenj”, nga paralajmërimi i tij i famshëm kundër rrezikut të egos deri tek fjalimi i tij i shkurter por i ylltë në Çmimin Nobel.

Por disa nga urtësitë e tij më të bukura lulëzojnë në vitin 1935 të një pjese Equire me titull “Monologue to the Maestro: A High Seas Letter,” e përfshirë në të mrekullueshmen “Hemigway on Writing” – një përmbledhje e mendimeve më të thella të artistëve të famshëm mbi çështjen, larg nga punimet e tij të botuara dhe letrat e tij private.

Duke shkruar si “Korrespondenti Yt” (your correspondent) e shkurtuar “Y.C.,” Hingway i adresohet autorit ambicioz arkeik, me nofkët “Mice”-shkurtimi i “Maestro,” i cili është ai që e quajti i riu i realitetit i cili frymëzoi pjesën dhe luajti në violinë – dhe paraqet këtë urtësi karakteristike jo të pakuptimtë për t’u bërë shkrimtar:

“Mice: Si mundet një shkrimtar të stërvitet?

Y.C.: Shiko se çfarë ndodh sot. Nëse ju pëlqen peshkimi shiko saktësisht çfarë është që e bëjnë të gjithë. Nëse ju merrni një goditje nga ai ndërsa është duke kërcyer kujtohu derisa të shikosh saktësisht cili ishte veprimi që të dha emocion…

Nëse ishte tërheqja e spangos nga uji dhe mënyra se si ajo shtrëngohej si një tel violine derisa fillonin të binin pika prej saj, apo mënyra se si ai goditej dhe levizte ujin ndërsa hidhej. Kujto zhurmat dhe çfarë u tha. Gjej atë që të dha emocion; cili ishte veprimi që të dha kënaqësi. Pastaj shkruaje në një mënyrë të qartë që lexuesi ta shikoje të njëjtën gjë dhe të ketë të njejtat ndjenja që kishe ti. Ky është ushtrimi…

Mice: Në rregull.

Pastaj hy në kokën e dikujt tjetër… Nëse unë të bërtas përpiqu të kuptosh se për çfarë po mendoj gjithashtu dhe se si ndjehesh në lidhje me këtë. Nëse Karlos mallkon Juanin mendo se cilat janë dy anët e këtij mallkimi.
Mos mendo vetëm se kush ka të drejtë. Si një njeri gjerat janë siç duhet apo nuk duhet të jenë. Si njeri ti e di se cili ka të drejtë dhe cili është gabim. Ti duhet të marrësh vendime dhe duhet t’i zbatosh ato. Si shkrimtar nuk duhet të gjykosh. Ti duhet të kuptosh.

Mice: Në rregull

Y.C.: Dëgjo tani. Kur njerëzit flasin dëgjo me vëmendje. Mos rri duke menduar se çfarë do të thuash. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë kurrë. As nuk vëzhgojnë. Duhet të jesh i aftë të shkosh në një dhomë dhe kur të dalësh të dish gjithçka që shikove aty dhe jo vetëm këtë. Nëse ajo dhomë të dha ndonjë ndjenjë duhet ta dish me siguri se çfarë ishte që të dha një ndjenjë të tillë.
Provoje këtë për praktikë. Kur të jesh në qytet qëndro jashtë teatrit dhe shiko se si ndryshojnë njerëzit nga mënyra se si dalin nga taksia apo makinat motorike. Ka mijëra mënyra për t’u praktikuar. Dhe gjithmonë mendo për njerëzit e tjerë… / KultPlus.com

Ambasadorja gjermane viziton Fondacionin Agim Çavdarbasha

Ambasadorja gjermane Angelika Viets, së fundi ka vizituar Fondacionin Agim Çavdarbasha, shkruan KultPlus.
Në këtë vizitë ajo ka takuar gjithashtu dy artistët kosovarë Sokol Beqirin e Erzen Shkolollin, ku ky i fundit ka qenë i angazhuar si këshilltar kuratorial i ekspozitës së njohur të artit bashkëkohor “Documenta 14”.
Përderisa ambasadorja gjermane ka vizituar nga afër punën e Çavdarbashës, puna e Sokol Beqirit është duke u ekspozuar në ekspozitën Documenta 14, që është e hapur edhe aktualisht në Kassel të Gjermanisë dhe Athinë të Greqisë./KultPlus.com

Kumbaro: Faza e emergjencës së monumenteve kulturore është kaluar

Faza e emergjencës në atë të rijetëzimit të monumenteve të kulturës është kaluar. Kështu deklaroi ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë prezantimit të projektit “Krijimi i Qendrave të Informimit Publik për Regjistrimin On-Line të Pasurive Kulturore Kombëtare”.

Kumbaro tha se inventarizimi dhe dokumentimi kanë rol strategjik për mbrojtjen e pasurive kulturore, artistike dhe historike të trashëguara nga e kaluara.

“Kalimi nga faza e emergjencës në të cilën e morëm në vitin 2013, në një fazë të zhvillimit ekonomik, të trashëgimisë kulturore si motor zhvillimi, si burim ekonomie dhe në atë të rrjetëzimit të trashëgimisë kulturore me funksion ekonomik në shërbim të turizmit, por edhe të ekonomisë së komuniteteve lokale”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kumbaro shtoi se në këtë fazë një rol kryesor ka bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, pushtetin lokal, shoqatat, biznesin etj.

“Sot ne kemi partner strategjikë në kantieret e ndërtimit në trashëgiminë kulturore, ku vlen të përmendet Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, apo marrëveshja e fundit e nënshkruar me Bankën Botërore për programe afatgjata që prekin edhe trashëgiminë në Berat, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë”, u shpreh Kumbaro.

Projekti, i cili ka mbyllur fazën e parë, është një investim i qeverisë shqiptare i aplikuar dhe i fituar nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore. / KultPlus.com

Vdes aktori dhe regjisori Sam Shepard (VIDEO)

Aktori, dramaturgu dhe regjisori i njohur Samuel Shepard ka vdekur në moshën 73 vjeçare.

Sipas mediave të huaja, Sam Shepard, vuante nga skleroza laterale (ALS) dhe ndërroi jetë pranë familjes së tij.

Shepard ishte një shkrimtar i njohur, duke shkruar disa libra gjatë karrierës së tij.

Ai fitoi çmime të shumta gjatë jetës së tij, duke përfshirë një çmim Pulitzer në vitin 1979 për dramën Buried Child.

Shepard u nominua gjithashtu për një Academy Award për rolin e Chuck Yeager në The Right Stuff në 1983.

Revista e Nju Jorkut dikur e quajti atë “dramaturgun më të madh amerikan të brezit të tij”, transmeton Klan Kosova. / KultPlus.com

Selena Gomez tregon se për çka flet kënga ‘Fetish’ (FOTO)

Vetëm pesë ditë më parë, këngëtarja e famshme amerikane, Selena Gomez lansoi videoklipin e këngës së re ‘Fetish’, e cila deri më tani, është shikuar më shumë se s 20 milionë herë, në YouTube, shkruan KultPlus.

Videoklipi i këngës ‘Fetish’, paraqet këngëtaren 25 vjeçe, në një gjendje të rëndë psikologjike, çka ka bërë konfuz fansat dhe nxitur komentet, të cilët vazhdimisht kanë pyetur se për çka bëhet fjalë në këngën dhe videoklipin më të ri të Selena Gomez, në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan, Gucci Mane.

Së fundmi në një intervistë me ‘Dazed Digital’, Selena dhe regjisorja e videoklipit të këngës ‘Fetish’, Petra Collins, shpjeguan se “Fetish” nuk ka të bëjë me seksualitetin, por është një ngjarje dashuri horror, shkruan ‘Cosmopolitan’, përcjellë KultPlus.

FETISH

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on


‘Të dyja ne jemi adhuruese të zhanrit horror. Është një nga pikat e mia të preferuara të paraqesë tejet të fortë, një femër’, tha regjisorja Petra Collins.

Selena Gomes, i kishte kërkuar regjisores së njohur amerikane, Collins që të bënte diçka shumë të veçantë, të papritur dhe komplekse në këngën e saj të re.

‘E kam bërë shumë të qartë për Petran, se dua diçka që njerëzit nuk e presin. Shumica e njerëzve kur dëgjojnë fjalën ‘Fetish’ mendojnë se tëra ka të bëjë me një formë të çrregullt të seksualitetit’, tha Selena Gomez.

Selena tha se videoklipi i ri, në të cilën ajo paraqitet si asnjëherë më parë, ka të bëjë me dashurinë e çmendur dhe të ndërlikuar.

What's to come is never what they expect @petrafcollins 💕 thank you for inspiring me to be me

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on


“E dua këngën dhe klipin ‘Fetish’, sepse ajo tregon për një dashuri shumë të pistë, brutale dhe të çuditshme që mund të ndjehet ndaj dikujt, tha Gomez. /KultPlus.com

Ka vdekur aktorja Jeanne Moreau

Komediania, Jeanne Moreau, ikonë e kinemasë franceze, vdiq në moshën 89-vjeçare, bëri të ditur sot agjenti i saj.

“Aktorja me bukuri sensuale dhe me zërin e pakrahasueshëm, që tërhoqi regjisorët më të mëdhenj gjatë një karriere 65-vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj”, theksoi Jeanne d’Hauteserre, kryetarja e bashkisë së njësisë administrative të zonës 8 në Paris duke konfirmuar një informacion të revistës “Closer”.

Sipas disa burimeve, ajo u gjet e vdekur sot në mëngjes nga shërbyesja e saj.

Lindur më 23 janar në vitin 1928 në Paris nga një restaurues dhe një kërcimtare britanike, interpretuesja e paharrueshme e “Tourbillon” në filmin “Jules dhe Jim” ka luajtur në më shumë se 130 filma.

Laureate e çmimit për interpretimin femëror më të mirë në vitin 1960 në Kanë për “Moderato Cantabile”, ajo ka qenë vetmja komediane që ka drejtuar dy herë jurinë e këtij Festivali në vitin 1975 dhe 1995.

Ajo ka luajtur në më shumë se 130 filma, me emrat më të mëdhenj të kinemasë të tillë si Orson Welles, Wim Wenders, Rainer Werner Fassbinder, François Truffaut apo Elia Kazan./KultPlus.com

Bebe Rexha të premten lanson videoklipin e ri (FOTO)

Pas mirëpritjes nga fansa të shumtë rus në Moskë dhe performancës së shkëlqyer në ‘Evropa Plus’, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha po vazhdon punën në projektet e reja muzikore, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Instagram, paralajmëroi edhe këngën e radhës, në të cilin ka bashkëpunuar me reperët e famshëm amerikanë, Gucci Mane dhe 2 Chainz.

Kënga e re, videoklipin e së cilës Bebe, do ta lansojë këtë të, titullohet ‘That’s It’.

‘Këtë të premte, That’s It’, ka shkruar Bebe poshtë fotografisë, ku ka etiketuar edhe bashkëpunëtorët e saj, Gucci Mane dhe 2 Chainz.

Kënga ‘That’s It’ është publikuar para një muaji në YouTube, vetëm në versionin audio, ndërsa këtë të premte vjen edhe me videoklip./KultPlus.com

KultPlus nisë me ciklin e rrëfimeve “Ta zbardhi ftyrën”, do të prezantohen Sislej Xhafa e Imer Kutllovci

KultPlus në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, organizon ciklin e rrëfimeve ‘Ta zbardhi ftyrën’, më datën 3 gusht.

Ky cikël i rrëfimeve sjellë për publikun shqipfolës, tregimet e artistëve në arritjen e asaj që tashmë janë e që padyshim kanë arritur famë ndërkombëtare.

Nisim kështu me Sislej Xhafën, artistin bashkëkohor i cili së fundmi përfaqësoi Republikën e Kosovës në Bienalen e Venedikut me instalacionin ‘Lost and Found’. Xhafa, përveç instilacioneve me të cilat bëri bujë nëpër medie vendore e ndërkombëtare, ai në vitin 2016-të është nderuar me titullin ‘Akademik i Nderit’ në Firencë, aty ku edhe pati hapur ekspozitë personale. Ai pushtoi galeritë më të njohura të Evropës dhe jo vetëm. Sislej Xhafa, është artisti i cili nis ciklin e rrëfimeve ‘Ta zbardhi ftyrën’ të organizuar nga KultPlus.

KultPlus, me këtë cikël të rrëfimeve pretendon të prekë artin në të gjitha pikat kyçe. Kësisoj në ‘Ta zbardhi ftyrën’ vjen edhe aktori nga Kosova, i cili bëri një karrierë të suksesshme në Paris, Imer Kutllovci. Edhe për Imerin, kemi folur e dëgjuar mjaftë shumë. Ai është aktor i dhjetëra roleve në Paris, ndërsa është edhe aktor rezident në një nga teatrot e Parisit.

Imer Kutllovci bashkë me Sislej Xhafën, në ciklin e rrëfimeve ‘Ta zbardhi ftyrën’, do të tregojnë rrugëtimin e tyre deri tek hapja e dyerve të famës. Rrugëtimin e mundimshëm, që padyshim secili njeri ka kaluar nëpër atë, vetëm se përvojat janë të ndryshme.

Ejani më 3 gusht me fillim nga ora 20:00, në Hamam Bar Prishtina, për të dëgjuar, e pse jo edhe për t’u inspiruar që asnjëherë të mos hiqni dorë nga ëndrrat që keni. ‘Ta zbardhi ftyrën’ organizohet KultPlus, gazeta e parë dhe e vetme online për kulturë në rajon, projekt ky me mbështetje të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës./ KultPlus.com

Së shpejti edicioni i 36-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Kanë mbetur edhe dy javë, deri në nisjen e edicionit të 36-të, të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, shkruan KultPlus.

Këtë e bëri të ditur, vetë drejtori i këtij seminari, Rrahman Paçarizi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai tregoi se edicioni i 36-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, do të nisë më 14 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 gusht.

Edhe këtë vit ky seminar karakterizohet nga tri tema bosht. Tema boshte e sesionit të letërsisë është ‘Fakti dhe fiksioni’, tema e sesionit të gjuhësisë është ‘Qendrat e zhvillimit te shqipes’, ndërsa në sesionin e kulturologjisë është ‘Media dhe identiteti kulturor’.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë, atëherë Fakulteti Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. /KultPlus.com

Nesër manifestimi ‘’Një lule për Jasharajt’ në Prekaz

Me moton ‘Një lule për Jasharajt’, Ministria e Diasporës në kuadër të programit Ditët e Diasporës, nesër më 1 gusht, organizon manifestimin tradicional në Prekaz, në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, shkruan KultPlus.

Programi fillon në ora 19:00 me homazhet te varrezat e familjes Jashari, të cilat do të bëhen nën moton ‘Një lule për Jasharajt’, për të vazhduar në ora 20:00 me programin kulturo – artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, të udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare, Nezafete Shala dhe grupi muzikor.

Këtë e bëri të ditur, vetë ministri i Diasporës, Valon Murati përmes një postimi në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.‘Ftoheni që të merrni pjesë në këtë aktivitet, që së bashku të shënojmë Ditët e Diasporës 2017!’, thuhet ndër të tjera në postimin e tij në Facebook. /KultPlus.com

“Dunkrik”, në krye të klasifikimit në kinematë amerikane

Betejë në mbledhjen e të ardhurave në kinematë amerikane mes filmit “Dunkirk” dhe “The Emoji Movie”: në fund janë heronjtë e Christopher Nolan, i prodhuar nga Warner Bros dhe që do të mbërrijnë në kinematë italiane në 31 gusht, që kanë mbledhur 28,1 milionë dollarë, me një total prej 103 milionë.

Pas një nisjeje sprint të premten, emocionet e filmit të animuar të Sony – që në Itali do të dalë në 28 shtator me titullin “Emoji: Ndizi emocionet”, ka mbledhur fundjavën e parë në kinema 25,6 milionë dollarë, shkruan koha.net.

Në vendin e tretë është komedia “Girls Trip”, me Queen Latifah e Jada Pinkett Smith, që ka mbledhur 20 milionë dollarë (ne total 65,5 milionë).

Në vendin e katërt është Charlize Theron me “Atomic Blonde”: filmi aksion i David Leitch, i pritur në Itali në 17 gusht, sjell në shtëpi 18,5 milionë dollarë, vjen më pas Spider-Man: Homecoming, që me 13,4 milionë dollarë në fundjavë i tejkalon 278 milionë./KultPlus.com

Artistja shqiptare Iulia-Maria Kyçyku, në Locarno Film Festival

E njohur si Iulia Enkelana, artistja shqiptare Iulia- Maria Kyçyku do të jetë pjesë e një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropë, e cila, në edicionin e sivjetmë do të prezantohet me një film të shkurtër, shkruan KultPlus.

Vetë Iulia-Maria Kyçyku ka treguar për këtë film, se është film i metrazhit të shkurtër dhe është përzgjedhur në seksionin #movieofmylife.
“Në këtë seksion flitet për filmat që na kanë ndryshuar jetën, dhe pikërisht në këtë temë, kam realizuar këtë film, ku kam folur në gjuhën frënge për filmin “Netët e Cabiria-s” të Fellinit”, ka thënë për KultPlus, Iulia-Maria Kyçyku.
Ajo më pas ka shtuar se film nuk është fiksion, por një shprehje mirënjohjeje ndaj kinemasë. “Epika është teksti që them unë frëngjisht”, ka thënë ajo ecila jeton në Bukuresht.
Ky film është i pavarur dhe do të prezantohet më 10 gusht në Piazza Grande të Locarnos në Zvicër, ku do të nisë edicioni i 70-të. Festivali hapet më 2 dhe do të mbyllet më 12 gusht. /KultPlus.com
http://www.movieofmylife.ch/65-b270dd00

Paul McCartney, me këngë për Donald Trump në albumin e ri (FOTO)

Duket se këngëtari dhe kompozitori i njohur britanez, Paul McCartney, ka për të thënë diçka për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në albumin e tij të ri, shkruan KultPlus.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari, McCartney gjatë një vizite që u kishte bërë studentëve të artit në Institutin e Artit në Liverpool, ka shkruar Billboard, përcjellë KultPlus.

‘Nganjëherë situata në botë bëhet kaq e çmendur, saqë duhet t’i japësh një adresë’, ka thënë përpara studentëve, këngëtari 75 vjeçar, McCartney.

Të bëjë një këngë e cila do të kritikonte, Donald Trup, nuk është edhe krejt e papritur, pasi McCartney, ka përkrahur Hillary Clinton në vitin 2016, dhe së fundmi në një intervistë të realizuar me gazetën australiane, ‘Daily Telegraph’ McCartney ka kritikuar presidentin e SHBA-ve.

‘Unë nuk e përkrahi Donald Trupin. Ai është paragjykues, dhe paragjykimet e tij, me raste janë edhe në mes të njerëzve’, ka thënë këngëtari, Paul McCartney, i cili tani mendimin dhe kritikat e tij për Trump, do t’i sjellë përmes këngës.
Lista e muzikantëve që kanë kënduar apo janë shprehur kundër Trump përfshin Fiona, Death Cab, Roger Waters, Joan Baez, Carole King, Loudon Wainewright III, Billy Bragg dhe Lady Gaga, e cila të mërkurën, lëshoi një deklaratë të ashpër në Twitter, pasi Trump njoftoi ndalimin ushtarëve transgjinorë në ushtrinë amerikane. /KultPlus.com

Në Durrës nisin netët e muzikës shqiptare

Bienalja Netët e Muzikës Shqiptare, një aktivitet që daton në vitin 2003, ngre të martën siparin në qytetin e Durrësit. Për tetë ditë me radhë  instrumentistë shqiptarë dhe të huaj, do të sjellin vepra artistike që datojnë që nga shekulli i 15-të e deri në ditët tona, shkruan rtsh.

Me drejtues artistik violinistin e mirënjohur Florian Vlashi dhe drejtues të përgjithshëm kompozitorin e njohu Haig Zaharian, çdo natë e këtij festivali ka tematikën e saj. Organizatorët përmendin natën e muzikës baroke, klasike, pianistike, asaj jashtë sallave, nata e muzikës shqiptare apo dhe konkursin “Yjet e rinj”.

Një nga netët e bienales do t’i dedikohet humanistes së famshme me origjinë shqiptare “Nënë Tereza”. Tekstet e famshme të shkruara nga shenjtorja shqiptare do të Shoqërohen me muzikën e zgjedhur të Hajdenit. Artdashësit do të kenë mundësi të ndjekin koncertet e kësaj ngjarjeje muzikore në hollin e qendrës kulturore Aleksandër Moisiu, katedralen Shën Luçia, mjediset e amfiteatrit, muzeut arkeologjik apo dhe në ambientet e Galerisë Jozef./KultPlus.com

Chester Bennington u varros në ceremoni private në Kaliforni

Këngëtari i njohur, tashmë i ndjerë, është varrosur të shtunën me një ceremoni të mbyllur, në Kaliforni, shkruan TMZ, përcjellë KultPlus.

Këngëtari 41 vjeç, Chester Bennington, i cili vdiq më 18 korrik, u varros 29 korrik në afërsi të shtëpisë së tij në Palos Verdes, Kaliforni, ku morën pjesë familjarë dhe miq të afërt të këngëtarit.

Një nga miqtë e Chester Bennington, këngëtari dhe producenti i njohur amerikan, Blacbear, me të cilin Linkin Park, ka pasur disa bashkëpunime, postoi një fotografi në profilin e tij një rrjetin social Twitter, nga ceremonia e varrimit të Bennington.

‘Një ceremoni e bukur. Një pjesë nga ti do të mbetet në çdo këngë të cilën unë do ta këndojë në skenë./KultPlus.com

Mbyllet me sukses edicioni i 7-të i Festivalit Green

Për shtatë ditë me radhë, mijëra të rinj e familjarë morën pjesë në aktivitetet e Festivalit Green në Mitrovicë.

Për dallim me edicionet e kaluara, organizatorët e festivalit, konstatojnë se ky edicion ka shënuar ngritje në pjesëmarrje, llojllojshmërinë e aktiviteteve si dhe cilësinë organizative.

Festivali Green, tashmë është shndërruar në një aktivitet kulturor tradicional më të qëndrueshmin në Mitrovicë. Festivali GREEN synon të ngris ndërgjegjen dhe të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje më të madhe ndaj mjedisit si dhe të krijojë një ambient sa më të relaksuar për të gjithë qytetarët e rajonit.


Gjatë këtij edicioni janë realizuar aktivitete të shumta kulturore e mjedisore, si: Panairi i Gjelbër dhe Artizanaleve ku më shumë se 25 biznese familjare për katër ditë me radhë ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre. Në anën tjetër me shumë sukses u mbyllën katër sallone diskutimi, në njërën prej së cilave shefja e zyrës së BE/Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë Znj.Nataliya Apostolova theksoi “se mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik shkojnë së bashku dhe se mjedisi tejkalon etnicitetin. Apostolova rikujtoi se BE deri më tani ka investuar rreth 40 milionë euro në projekte mjedisore në Kosovë. Ne jemi të lumtur që vazhdojmë të ndihmojmë iniciativat e gjelbra në tërë Kosovën”.

Ndërsa në ambientet e muzeut të qytetit si dhe tek liqeni akumulues i Mitrovicës, u shfaqën filma artistik e dokumentar në ambient të hapur, duke e përmbyllur natën e mbrëmshme me filmat e shfaqur nga “Anibar on tour”. Krejt në fund, në qendër të qytetit të Mitrovicës artistë vendor për dy net me radhë performuan muzikë nga zhanre të ndryshme. Bendet dhe artistët si: Semiautomvtic, NS, Kreshnique & Dj Shotts, Ethnically Plugged, 4×4, Blitz The 99’s, Mentor Haziri & Band, Offchestra, Dj Wise, Neritan Selektor, DJ Bekla, Dj Wiggi, Lilac, Doroci, si dhe Florent V.

7Arte është organizatë joqeveritare kulturore që punon drejt zhvillimit të jetës kulturore dhe ngritjes së kapaciteteve të rinisë në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë. 7Arte ka për mision promovimin dhe zhvillimin e një kulture të përbashkët Evropiane. 7Arte synon të përdorë programet kulturore si mjet për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë drejtë mbrojtjes së mjedisit, duke nxitur qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin në mesin e të rinjve.

Ky projekt është zbatuar nga 7Arte dhe LITWOM, ndërsa është mbështetur nga GIZ (Programi Youth, Employment and Skills) , Zyra e BE-së në Kosovë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria për Kulturë, Rini e Sport, DKRS-Komuna e Mitrovicës, GAIA e Viprint./ KultPlus.com

Ledri Vula hapë DokuNights

Festivali i filmit të shkurtë dhe dokumentarit “Dokufest”, po vazhdon të shpalosë programet e edicionit të 16-të, kushtuar së ardhmes.

Së fundmi, Dokufest shpalosi edhe programin e plotë të DokuNights, të cilin në ditën e parë, pra më 4 gusht në skenën ANDRRA, e hapin emra të njohur të skenës sonë muzikore si: Ledri Vula, Buta dhe Gamblemania, shkruan KultPlus.

Ndërsa në ditën e dytë më 5 gusht, në skenën e njëjtë, Drugstore Beograd përsëri do e zbardhë ditën në DokuNights; me një line-up super emocionues të një performance live me Sleeparchive dhe me sets nga Regen dhe Andreas HZ.

E nata 6 gushtit, sjellë një andërr brenda një andrre, Koncepti live i ANDRRA-s bashkëpunimi mes artistes kosovare, Fatime Kosumi me anëtarët e bendit APPARAT nga Berlini.

7 gusht, e hënë, Bendi lokal Post Punk/Punk/Electonica dhe Elektorati Intelektual, do të hapin koncertin e DokuNights me këngë nga albumi I tyre I ri, I dyti me radhë “I can’t handle people anymore”.

Të martën e 8 gushtit vjen Crown & the ZBDs dhe Dj Goce. Më 9 gusht, e mërkurë performojnë Marcus Henriksson aka Minilogue, Samuli Kemppi, Panda dhe Moodular. 10 gushti e enjte sjellë Angry Youth, Mez, Grandmixxer, Zgjim dhe Greywan ndërsa më 11 gusht, e premte vijnë Ilian Tape Showcase, Zenker Brothers, Andrea dhe Leo Lumezi.

DokuNights përmbyllet më 12 gusht në LUMBARDH, ku sjellë performancën live të Kaira Kela, Kolektiv afro-beat nga Zagrebi me anëtarë nga Senegali, Izraeli, Kroacia dhe Kosova. Kombinimi i groove Afrikane me meloditë në gjuhën Mandinka, ata garantojnë daljen e diellit, shiut dhe rrezeve./KultPlus.com

‘Babai’ nesër në parkun ‘Ali Podrimja’ në Gjakovë

Në Parkun Kulturor ‘Ali Podrimja’ në Gjakovë, për nder të Ditës së Diasporës që është nesër më 1 gusht, do të mbahet një program i shkurtër kulturor duke përfshi kështu edhe premierën në Gjakovë të filmit ‘Babai’, shkruan KultPlus.

Programi kulturor do të nisë me fillim nga ora 20:00 ndërsa filmin ‘Babai’, i cili sjellë në rolin kryesor aktorin e ri Val Maloku, do të kenë mundësi ta shohin qytetarët e Gjakovës me fillim nga ora 21:00.
Regjisor i filmit ‘Babai’ është Visar Morina, i cili ka sjellë Norin (Val Maloku) si një djalosh të varfër i cili jeton përmes shitjes së cigareve dhe pastaj i duhet të udhëtojë në Gjermani në kërkim të babit të tij.

Këtë të marte nga ora 21:00 bashkohuni me ne në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” për këtë realizim të pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga kritikët botëror. Hyrja do të jetë 1 euro ku paratë e mbledhura do të shkojnë për Down Syndrome Kosova./ KultPlus.com

Botimi i portreteve të rralla të Gjergj Kastriotit, Pirros së Epirit dhe Aleksandrit të Madh (FOTO)

Këto janë tri portrete të rralla që janë marrë në veprën ‘Eloges de Paul Jove’, përcjell KultPlus.

Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut « Dars (Klos), Mat-Albania », sjell portretet autentike* të Gjergj Kastriotit, Pirros së Epirit dhe Aleksandrit të Madh, të marra në veprën « Eloges de Paul Jove** » nga Theobalde Müller de Marbourg (Theobaldum Müller von Marpurck) dhe të botuara në vitin 1577 nga Pietro Perna (1520-1582) në Bazel të Zvicrës./ KultPlus.com


‘Foltin’ mbyllë sonte ‘Verën e Shkupit’

Me koncert nga grupit “Foltin” sonte përfundon në Suli han edicioni i sivjetmë i Verës së Shkupit.

Foltin është një nga grupet më të njohura nga Maqedonia. Ekziston nga viti 1997. Pas vetes ka shtatë albume, muzikë për mbi 20 shfaqje teatrale dhe performanca të shumta në Maqedoni, Kroaci, Italia, Austri, Slloveni, Serbi, BeH, Shqipëri, Bullgari, Francë, Gjermani, Hungari, Angli, Liban, Holandë, Belgjikë, Turqi dhe Çeki.
Muzika e Foltin zakonisht përshkruhet si gaztore, e pasionuar, me atmosferë të nxehtë vallëzimi. Përveç në gjuhën maqedonase, këndojnë edhe në të ashtuquajturën “esperanto spontane”, përzierje e imagjinuar ose imitim fonetik i gjuhëve të huaja./ KultPlus.com